VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit – Nastradini: Të gjesh diçka që e ke humbur

By | April 27, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Vajza e vogël shikon mamin që po provonte pallton e re

Vajza e vogël shikon mamin që po provonte pallton e re.

Është e gëzuar dhe e habitur:
– Uaa, mami, sa e bukur , babi ta bleu pallton?

I përgjigjet e ëma:
– Jo, të keqen mami , t’i kisha mbajtë shpresat te ai, as ti nuk do ishe sot!

Këndi i humorit: Na ishin tri femra, njëra bionde, tjetra brune dhe e treta flokëkuqe që punonin në të njëjtën zyrë

Na ishin tri femra, njëra bionde, tjetra brune dhe e treta flokëkuqe që punonin në të njëjtën zyrë, dhe si shefe kishin nje femer e cila dilte gjithmone me heret nga puna.
– Hej vajza – thote brunia – le te ikim me shpejt ne shtepi neser, shefja s`do e marri vesh kurre.
Keshtu qe te nesermen ato dolen nga puna direkt pas shefes. Brunia vajti ne nje takim, floke-kuqja vajti ne nje lokal dhe biondja iku direkt ne shtepi ku gjeti burrin e saj tek po bente sex me shefen e saj. Ajo me shume qetesi doli jashte dhe u kthye ne shtepi ne orarin e zakonshem.
Te nesermen brunia thote:
– Sa mire e beme, do ikim perseri keshtu!
– Ne asnje menyre – thote biondja – mua gati me kapi shefja!

Këndi i humorit: Na ishin një bionde dhe një brune

Na ishin një bionde dhe një brune.
Teksa po dilnin në xhiro biondja tha:
– Ohhh, doli dhe ky i luleve!!
Biondja:
-Kush na qenka ky i luleve? S’të pëlqen të të sjellë lule?
Brunia:
-Po me solli ky lule, duhet t’i mbaj këmbët 3 ditë përpjetë!!!
Biondja:
-Pse moj, nuk ke vazo në shtëpi ti…??!!

Këndi i humorit: Policët po marrin në pyetje disa gra lidhur me një çështje

Policët po marrin në pyetje disa gra lidhur me një çështje. Dhe siç ndodh gjithmonë kanë ndjenjën e dyshimit mbi profesionin që ato kanë kryer. Teksa i pyesin për të dhënat, i kërkojnë edhe punën. Vjen e para dhe përgjigjet:
“Unë, si ta them…kam qenë kujdestare në një azil pleqsh”, i thotë për ta kamufluar pak veten.
Polici e sheh mirë, por për mënyrën e të veshurit, s’ia mbush mendjen dhe guxon që të shkruajë “Prostitutë” në proces-verbal.
Vjen radha e të dytës: “Unë kam punuar…si sekretare në një kompani”. Mirëpo sërish polici s’bindet, duke parë me kujdes format e saj dhe prap shkruan: “Prostitutë”.
Kur vjen radha e tjetres, kjo duke mos ditur se ç’ishin përgjigjur shoqet, vendos ta thotë hapur: “Unë kam punuar… në semafor”.
Polici këtë herë s’mendohet shumë dhe shkruan: “Elektriciste…”.

Këndi i humorit: Një bionde u kthye në shtëpi nga puna

Një bionde u kthye në shtëpi nga puna. Nga dhoma e gjumit po dëgjonte disa zëra të çuditshëm, hyri dhe pa burrin e saj lakuriq në krevat.
-E çfarë të ka ndodhur? – e pyeti.
-Kam pësuar infarkt në zemër!!! – i tha burri.

Biondja shkoi me vrap tek telefoni të telefononte ambulancën. Në momentin qe po merrte në telefon, djali i saj 5 vjeçar shkoi dhe i tha:
-Mami, mami, tezja është fshehur lakuriq në dollapin tënd të rrobave!

Biondja uli telefonin dhe shkoi sërish në dhomën e gjumit, hapi dollapin dhe në të vërtetë gjeti motren e saj lakuriq e i tha:
-Moj budallaqe, burri im po pëson infarkt në zemër dhe ti loz kukafshehurazi me fëmijët!!!!

Këndi i humorit: Njëri i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Njëri i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Vetëm një ditë, që ajo të kuptojë se sa vuaj unë.

Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.

Dhe kështu u bë.

Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.

I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.

Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.

Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.

Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.

Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.

Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.

Papritur vuri re që ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.

Shtrihet në krevat por as burri nuk e le rehat.

Ditën e dytë çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:

-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.

Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh, sepse mbrëmë ngele shtatzënë…

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër

Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër.

– Mirë se erdhe në qelinë time, pse të kanë dënuar? – e pyet i burgosuri i vjetër gjirokastritin.

-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi i theva vitrinën një dyqani xhevahiresh me një tullë!

– Ah, domethënë të paskan kapur në flagrancë…?

– Jo, më kapën më vonë, kur u ktheva për të marrë tullën! – thotë gjirokastriti.

Këndi i humorit: Gruaja kërkon të shoqin në telefon. I përgjigjet vogëlushja e tyre

Gruaja kërkon të shoqin në telefon. I përgjigjet vogëlushja e tyre:

-Jo, mami! Babi nuk të del dot në telefon, se po flet në kompjutel me një vajzë të valfël!

-Nga e di ti se ajo është e varfër?

-Është pa loba e shkleta! Ka dalë lakuliq!

Këndi i humorit: Në ditarin e saj një grua që kishte udhëtuar me anije shkruante

Në ditarin e saj një grua që kishte udhëtuar me anije shkruante:
-E Martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset…
-E Mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drekë në kabinën e tij…
-E Enjte, kapiteni i anijes kërkoi që ta kalojë natën me mua….
-E Premte, kapiteni i anijes m’u kërcënua se nëse nuk pranoj të fle me të do ta fundosi anijen me gjithë 387 pasagjerët….
-E Shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët nga anija jonë!!!

Këndi i humorit: Në tren, pranë e pranë, ndodhen një mjek, një jurist, një prift dhe një zyrtar i taksave

Në tren, pranë e pranë, ndodhen një mjek, një jurist, një prift dhe një zyrtar i taksave.

I pari, duke lavdëruar veten, thotë:

-Mendojeni se, kur më flasin njerëzit, më drejtohen me “Doktor i madh”!

I dyti lavdëron veten kështu:

– Merreni me mend se mua më drejtohen me “Hirësia Juaj!”

– I treti e lavdëron veten kështu:

-Mua më drejtohen me “Shkëlqesia Juaj!”

Pas një heshtje, të tre shikojnë zyrtarin e taksave se çfarë do të thoshte dhe, pa nguruar, e pyesin:

-Po ti djalosh çfarë mund të na thuash për këtë?

Zyrtari i taksave iu hedh një shikim të ftohtë dhe iu thotë me ton të prerë:

-Sapo unë hyj në ndonjë shitore, të zotët e shitoreve thërrasin “Oh, Jezu Krishti!”

Këndi i humorit: Një druvar i gjorë italian preu një lis në pyll, por papritur sëpata i ra në lumë

Një druvar i gjorë italian preu një lis në pyll, por papritur sëpata i ra në lumë.
Ai fillon të qajë me dëshpërim dhe Neptuni i shfaqet atij duke e pyetur:
– Pse po qan?
Druvari i shpjegon atij se sëpata e tij ka rënë në lumë dhe se ai nuk do të jetë në gjendje të punojë dhe të mbështesë familjen e tij.
Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas një kohe me një sëpatë të artë.
– A është kjo? – pyet.
– Jo – përgjigjet druvari.
Pastaj Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas njëfarë kohe me një sëpatë argjendi.
– A është kjo? – pyet.
– Jo – përgjigjet druvari ende.
Së fundi Neptuni zhytet dhe rishfaqet me një sëpatë të hekurt.
– A është kjo? – pyet.
– Po.
Neptuni e admiron atë për ndershmërinë e tij dhe i jep të gjitha tri sëpatat. Druvari kthehet në shtëpi i lumtur. Pak ditë më vonë, druvari është duke ecur në pyll me gruan e tij. Gruaja papritmas bie në lumë.
Ai fillon të qajë në dëshpërim dhe Neptuni i shfaqet atij duke e pyetur:
– Pse po qan?
Druvari i shpjegon atij se gruaja e tij ra në lumë. Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas një kohe me Monica Belluccin.
– A është kjo gruaja juaj? – pyet Neptuni.
– Po! – përgjigjet menjëherë druvari.
Neptuni përgjigjet:
– Ti je një mashtrues rrenacak !!!
– Jo, jo, përpiqu të kuptosh, po të kisha thënë “jo”, do të zhyteshe në lumë dhe do dilje me Manuela Arcurin, nëse do të kisha thënë prapë “Jo”, ti do të zhyteshe prapë dhe do të nxirrje gruan time. Dhe do të m’i jepje të tria gratë. Por unë jam një njeri i varfër dhe nuk mund të kujdesem për veten time, pa lere pastaj për tri gra në të njëjtën kohë!

Këndi i humorit: Një zotëri italian kthehet në shtëpi më herët se pritej

Një zotëri italian kthehet në shtëpi më herët se pritej, e gjen gruan e tij në shtrat me një refugjat dhe tërbohet:
– “E pashpirt! Si ma bërë këtë gjë mua! Unë …”
– “Qetësohu, unë jam duke mbaruar një porosi të priftit!”
– “Po çfarë thua, moj e pashpirt, do të ma mbushësh mendjen se prifti të kërkoi të shkosh me refugjatin?!”
– “Natyrisht, don Fabrizio më telefonoi këtë mëngjes për të më thënë nëse ai mund të dërgonte këtu një nga të varfrit e famullisë dhe nëse mund t’i jepja diçka që burrit tënd nuk i intereson më!”.


Send this to a friend