VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Kujtimi iu tregon shokëve

By | March 23, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Në orën 8 të mëngjesit, një polic i ri hyn në komisariat duke gulçuar dhe i mbytur në djersë

Në orën 8 të mëngjesit, një polic i ri hyn në komisariat duke gulçuar dhe i mbytur në djersë. I thotë shefit të tij: “Është vetëm ora tetë dhe tashmë kam fituar 3 euro!”
Dhe ai e pyet: “Mirë, po si i fitove?” Polici i ri i përgjigjet: “Shef, unë do të merrja autobusin, në vend që të bleja biletën, e ndoqa nga pas dhe i shpëtova 3 euro!”
Shefi e këshillon: “Mirë, por nëse nesër në vend se të ndjekësh nga pas autobusin, ndjek një taksi, ti do të fitosh 10 euro!”

Këndi i humorit: Një burri po i dilte anestezia pas një operacioni kirurgjikal

Një burri po i dilte anestezia pas një operacioni kirurgjikal. Gruaja e tij i qendronte prane. Ai filloi te hapte syte dalengadale dhe peshperiti:

-Shpirti im, sa e bukur je!

Pastaj e zuri gjumi perseri. Gruaja nuk e kishte degjuar kurre burrin te fliste kaq embel dhe ia kapi doren e ia shtrengoi plot dashuri. Agroni hapi serish syte dhe peshperiti:

-Hej, je e lezeçme!

Gruaja u merzit pak pasi heren e pare ishte “e bukur” ndersa tani vetem e “lezeçme” keshtu qe e pyeti burrin:

-Burre ç’po ndodh? Qepare isha e bukur, ndersa tani e lezeçme?

Peshperiti serish Burri:

-Po me del anestezia, o gru!

Këndi i humorit: I lutet gruaja burrit

I lutet gruaja burrit:

-I dashur burrë, më nxirr sonte për darkë në ndonjë restorant!

-Nuk dal për darkë me gra të martuara, e dashur grua! – i thotë i shoqi.

-Po unë jam gruaja jote!! – i thotë ajo.

-Nuk i shkel parimet e mia për askënd në botë!! – përgjigjet ai.

Këndi i humorit: I thotë biondja shoqes së vet bionde

I thotë biondja shoqes së vet bionde:
“Paramendo, dje u ndal rryma, mbeta në ashensor një orë rrafsh!”
“Po kjo nuk është asgjë. Unë kam mbetur tri orë në shkallët lëvizëse”.

Këndi i humorit: Nëna, e shqetësuar për shkak se djali i saj i vogël është kaps, shkon tek pediatri

Nëna, e shqetësuar për shkak se djali i saj i vogël është kaps, nuk del jashtë prej disa ditësh, shkon tek pediatri.
Pediatri e qetëson: “Mos u shqetëso, zonjë, kam zgjidhjen! Merrni një fotografi të Gramoz Ruçit duke drejtuar seancën plenare dhe tregojani fëmijës. Ajo do të zgjidhë problemin në çast! ”
Nëna shkon te kioska dhe kërkon gazeta e revista me fotografi të Ruçit.
Por nuk mundi të gjejë asnjë. “Unë mund t’ju jap një revistë me fotot e Ramës duke tallur opozitën, aty mund të gjesh sa të duash nga fotot që dëshironi!”
– “Mirë … Do t’i provoj ato! “- thotë nëna. Kur kthehet në shtëpi, nëna ia tregon foshnjës fotot e Ramës. Menjëherë foshnja fillon të mbushë pelenat. Nuk pushoi gjithë ditën dhe gjithë natën. Të nesërmen në mëngjes zonja shkon prapë, shumë e shqetësuar, tek pediatri dhe thotë: “Doktor, fëmija vetëm del jashtë dhe nuk ka të ndalur!”
Mjeku thërret: “Por nuk është e mundur … si mund të ketë ndodhur, a ia treguar foton e Ruçit??? “.
– “Eh! … po ……… kioska nuk kishte asnjë fotografi të Ruçit dhe kështu më dha një revistë me foton e Ramës! “.

Mjeku kap kokën me duar:

-Moos, zonjë!!! Ajo është dozë për të rriturit!

Këndi i humorit: Na ishte një herë një gjahtar arinjsh shumë i famshëm

Na ishte një herë një gjahtar arinjsh shumë i famshëm. Nje djale i ri donte te mesonte dhe shkon tek ai per t’i kerkuar ndonje keshille…

Gjahtari i thote:

– Merr nije pushke, futu ne ndonje tunel ose shpelle dhe bej Uuuu! Dhe ariu do beje te njejten gje. Kur te dale do ta vrasesh.!

– Ne rregull, thote djali.

Te nesermen djali shkon te takoje prape gjahtarin. Ishte komplet i fashuar dhe ne karroce invalidi.

Habitet dhe e pyet gjahtari:

-Po çfare ndodhi, more?

Djali thote bera si me the ti.

-Hyra ne nje shpelle. Une bera Uuuu…’ ai beri Uuuuu… Une Uuuu’, ai Uuuu’!

-Mire deri ketu, i thote gjahtari. Po pastaj?

-Pastaj me mori treni perpara!

Këndi i humorit: Maçoku i vogël sheh maçokun madh që ishte krekosur tek po dilte nga shtëpia

Maçoku i vogël sheh maçokun madh që ishte krekosur tek po dilte nga shtëpia, dhe e pyet:
-Ku po shkon?
-Te bej dashuri! – thote i madhi.
-Te vij edhe une?- pyet i vogli.
-Po mire, – i thote i madhi
Nisen te dy dhe arrijne ne nje lendine. Koha ishte e bukur dhe dielli shkelqente. Maçoku i madh shtrihet ne lendine dhe per shtate pale qejfe po priste macen, i vogli shtrihet pak me tutje. Prit e prit i madhi e macja hiç. Pas dy oresh, i lodhur nga pritja maçoku i madh çohet te ike.
-Do te vish? – e pyet te voglin.
-Ik ti, ik, – i thote i vogli. – se une do bej edhe pak dashuri…

Këndi i humorit: Një kalimtar sheh një fëmijë duke qarë dhe e pyet

Një kalimtar sheh një fëmijë duke qarë dhe e pyet:
-E çfarë ke, të keqen xhaxhi, që po qan?
-Më ka humbur 1 euro!
-Ja, merre 1 euro nga unë!
Pastaj fëmija fillon të qajë edhe më shumë.
-E çfarë ke që po qan tani?
-Po të mos e kisha humbur 1 euro, tani do t’i kisha 2 euro!

Këndi i humorit: Dy shokë kishin shkuar për të vjedhur në kopshtin e një komshije

Dy shokë kishin shkuar për të vjedhur në kopshtin e një komshije.
Njeri quhej Hasan tjetri Arjan.
Hasani do bente roje, ndersa Arjani do shkonte per te vjedhur.
Nderkohe qe Hasani po bente roje vjen i zoti i kopshtit. Arjani fshihet, ndersa Hasani po bente sikur po shkruante diçka…
I zoti i kopshtit:- Hej, çfare po ben aty ti, re?
Hasani:- Ja, po shkruaj nje poezi…
I zoti kopshtit :- Po lexoje ta degjoj une çfare poezie eshte. …
Hasani :- Po se kam mbaruar akoma…
I zoti kopshtit :- Po s’ka gje, sa te kesh bere lexoje ….
Hasani:- Ok…”Lart eshte qielli, poshte eshte toka, Ulu Arjan se te duket koka “…!!

Këndi i humorit: Ishin dy shokë, njëri nga këta ishte shumë koprac

Ishin dy shokë, njëri nga këta ishte shumë koprac.

Pyet shoku kopracin : Hë, ore, si je, çfare ben , mire je , a ke SIDA, more?

Koprraci i përgjigjet: Kam i çik, sa per vete!

Këndi i humorit: Një ditë, macja shkon te vrima e miut dhe fillon të lehë si qen

Një ditë, macja shkon te vrima e miut dhe fillon të lehë si qen.
Miu e dëgjon dhe mendon me vete se aty ku rri qeni nuk ka mace dhe del jashtë.
Macja e gëlltit miun dhe e gezuar me barkun plot mendon me vete: “Sa mirë është kur di gjuhë të huaja”!

Këndi i humorit: Duke ecur mbi një urë, deputeti i zonës, rrëshqet dhe bie në ujë

Duke ecur mbi një urë, deputeti i zonës, rrëshqet dhe bie në ujë!

Tre femije, qe ishin duke notuar, u zhyten dhe e nxoren ate ne breg.

-Bravo çuna! Tani qe me nxoret, kerkoni çfare te doni!

-Une dua te gjitha lodrat e botes, – tha femija i pare.

-Une dua nje shtepi te madhe, qe te mos zihen më mami me babin,- kerkoi i dyti.

-Ndersa une,- u hodh i treti, – dua nje karroce invalidi, me nje magnetofon te madh!

-E ç’e do karrocen?! – u habit Deputeti, ti nuk je invalid!

-E po do te behem, sa ta marre vesh babai se te shpetova ty nga mbytja!!