VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Kësaj gruas i kishte ardhur në majë të hundës martesa

By | February 27, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Një ditë Nastradini u nis për në fshatin fqinj

Një ditë Nastradini u nis për në fshatin fqinj. Ai hypi në mushkë, por ajo ishte shumë e pabindur atë ditë. Merrte gjithmonë drejtimin e kundërt që donte Nastradini, kështu që ai vendosi të mos ia prishte mushkës.

Mushka ndalej. Pastaj nisej prapë. Herë ecte shumë ngadalë. Herë rendte shumë shpejt. Një kalimtar e pa dhe i tha:

-Nastradin, për ku kështu?

-Ku të më çojë mushka, – tha Nastradini.

Këndi i humorit: Nastradini e kishte marrë hua kazanin e fqinjit

Nastradini kishte marrë hua kazanin e fqinjit. Pak ditë më vonë, ai vuri një gavetë brenda kazanit dhe ia ktheu fqinjit. Kur fqinji pa gavetën, e pyeti:

-Nastradin, çfarë është kjo?

-Kazani yt e polli këtë, – tha Nastradini.

Fqinji u lumtura shumë. Ai mori kazanin dhe gavetën.

Pas disa javësh, Nastradini mori përsëri hua kazanin. por kësaj here nuk ia ktheu më fqinjit. Ky u shqetësua dhe shkoi të pyesë. Nastradini iu përgjigj:

-Kazani yt vdiq. Më vjen keq.

Fqinji u trondit:

-Hej, kazani nuk vdes, çfarë thua kështu!

Nastradini ia ktheu:

-Ti besove se kazani pjell, tani pse nuk beson se kazani vdes.

Këndi i humorit: Nastradini i ngarkoi thasët me grurë në gomarin e tij dhe u nis për në mulli

Një ditë Nastradini i ngarkoi thasët me grurë në gomarin e tij dhe u nis për në mulli. Fqinjtë e tij, sapo e panë, ia dhanë edhe gomarët e tyre të ngarkuar me thasë gruri, për t’i bluar në mulli. Nastradini nuk ua refuzonte dot. Kështu që përfundoi me nëntë gomarë me grurë, plus gomarin e vet, bëheshin dhjetë.

Ishte e vështirë t’i mbante në rresht gomarët. Kështu që, kur u bë natë, vendosi t’i numërojë. Ai numëroi nëntë.

-Po ku është gomari im? – pyeti Nastradini veten. Ata duhej të ishin dhjetë.

Zbriti nga gomari dhe i numëroi nga e para. I dolën dhjetë.

Hypi në gomar dhe, në një farë vendi, i numëroi gomarët dhe i dolën nëntë. Zbriti nga gomari dhe i dolën dhjetë. Kështu disa herë. Dikur u lodh dhe i tha vetes:

-Mjaft më me numërimet. Sa herë hyp më gomar, më dalin nëntë, sa herë zbres nga gomari më dalin dhjetë.

Këndi i humorit: Nastradini e dërgoi të birin të marrë ujë në krua

Nastradini e dërgoi të birin të marrë ujë në krua. Ai ia dha të birit shtambën, ia veshi me shuplaka në të dyja faqet dhe pastaj i tha:

-Shko, merr ujë te kroi dhe ki kujdes të mos e thyesh shtambën!

Fqinji i tij, duke parë skenën që ndodhi, i tha Nastradinit:

-Ti çfarë po bën, Nastradin? Yt bir nuke theu shtambën. Pse po e ndëshkon fëmijën e pafajshëm?

-E çfarë kuptimi ka ndëshkimi pasi të jetë kryer dëmi? – iu përgjigj Nastradini.

Këndi i humorit: Një natë një grup hajdutësh hyri në shtëpinë e Nastradinit

Një natë një grup hajdutësh hyri në shtëpinë e Nastradinit.

-Na i jep të gjitha paratë dhe të gjitha stolitë! – i thanë ata.

-Ju dukem unë si njeri i pasur? Nuk kam asnjë para! – iu përgjigj Nastradini hajdutëve. Keqbërësit ishin shumë të pakënaqur nga Nastradini që nuk po bashkëpunonte dhe nga vetja e tyre që hynë në një shtëpi kaq të varfër. Sidoqoftë, ata vendosën ta kalojnë natën në shtëpinë e Nastradinit. Dhe, sa të ishin aty, nuk do të humbnin rastin për ta ndëshkuar atë njeri që thoshte se nuk ka para.

-Do të rrish në një këmbë gjithë natën! – e urdhëruan ata Nastradinin. Hajdutët ranë të flenë dhe lanë vetëm njërin të ruante Nastradinin. Pak më vonë, roja u lodh. Ai zgjoi një shokun e tij dhe ia la radhën të ruante. Rojës së dytë po i vinte keq që Nastradini po rrinte në një këmbë tek qoshja.

-Ti je lodhur duke qëndruar në njërën këmbë, – i tha ai. Tani mund të qëndrosh në këmbën tjetër.’ Ky ndërrim i këmbëve e qetësoi menjëherë Nastradinin. Ai i shprehu mirënjohje hajdutit:

-Ti dukesh njeri më i mirë se shokët e tu, – tha ai. Paratë e mia janë në oborr, fshehur nën një mollë. Ti merri ato, por mos iu jep atyre asgjë.

Këndi i humorit: Një natë Nastradini dhe një mik i tij po kundronin me admirim qiellin

Një natë Nastradini dhe një mik i tij po kundronin me admirim qiellin dhe po vështronin hënën e re.

Ndërsa po vazhdonin nga një bisedë në tjerën, miku u kujtua dhe e pyeti Nastradinin:

-Nastradin Efendi, më thuaj, kur dalin hënat e reja, me hënat e vjetra çfarë bëhet?

Nastradini iu përgjigj mikut të tij fare pa përtuar:

-Hënat e vjetra i marrin, i bëjnë copë e grimë dhe i shndërrojnë ato në yje.

Miku i Nastradinit u kënaq shumë me përgjigjen.

Këndi i humorit: Një i njohur i kërkoi Nastradinit të dilte dëshmitar në gjyq dhe ta gënjejë kadiun

Një i njohur i kërkoi Nastradinit të dilte dëshmitar në gjyq dhe ta gënjejë kadiun. Ai këmbënguli aq shumë saqë, më në fund, Nastradini pranoi dhe shkoi në gjykatë. I njohuri ia paraqiti çështjen e tij kadiut:

-Zotëri kadi, i padituri më ka borxh dy thasë me grurë.

Kadiu e pyeti Nastradini se çfarë do të thoshte për këtë.

-Po, zotëri kadi, i padituri ia ka borxh dy thasë me tërshërë paditësit, – tha Nastradini duke filluar gënjeshtrën e tij.

Paditësi u trondit dhe kërkoi të marrë fjalën:

-Zotëri kadi, dëshmitarit i rrëshqiti gjuha, deshi të thoshte dy thasë me grurë.

-E ç’rëndësi ka se është grurë apo tërshërë, gjersa është një gënjeshtër! – ironizoi Nastradini.

 

Këndi i humorit: Në fshatin e Nastradinit ishte një festë e madhe

Në fshatin e Nastradinit ishte një festë e madhe. Fqinjët e tij erdhën plot hare për ta marrë në festë.

-Nastradin Efendi, nesër është Dita e Gjyqit të Madh. Pse të mos shkojmë në piknik, të pjekim një qingj dhe të kemi një darkë të fundit të mbarë?

-Por qingji im është drita e syve të mi, – kundërshtoi ai. Nuk mund ta ther qingjin tim.

Fqinjët nuk hiqnin dorë aq lehtë nga qëllimi i tyre.

-Nastradin Efendi, është Dita e Gjyqit të Madh. Ne do të shkojmë në atë botë gjithsesi. E çfarë të keqje ka të hamë darkën e fundi?

Më në fund Nastradini u bind dhe ua dha qingjin e tij. Ata të gjithë së bashku shkuan drejt lumit për të festuar. Së pari e vunë qingjin në zjarr për ta pjekur. Pastaj i zhveshën rrobat e u hodhën në lum për t’u larë, në mënyrë që të kënaqen duke notuar, pastaj të kenë edhe oreks të mirë. Nastradini ua mori rrobat dhe ua hodhi në zjarr. Kur ata dolën nga lumi, qingji ishte pjekur për mrekulli dhe rrobat e tyre ishin djegur. Miqtë e Nastradinit u shokuan.

-E çfarë iu ndodhi rrobave tona?

-Ah, rrobat, – filloi Nastradini të shpjegojë qetësisht. I përdora për ta forcuar zjarrin. Përderisa nesër është Dita e Gjyqit të Madh ju nuk do t’i përdorni më.

Këndi i humorit: Nastradini kishte marrë para borxh nga një mik dhe nuk po ia kthente dot në kohë

Nastradini kishte marrë para borxh nga një mik dhe nuk po ia kthente dot në kohë. Një ditë, kur miku i tij erdhi prapë për t’ia kërkuar paratë, Nastradini i tha:

-Unë do t’i kthej paratë shumë shpejt.

-Po kur?-e pyeti burri.

-Më dëgjo mirë. Tani unë i kam mbjellë këto drizat para shtëpisë. Kur të vijë pranvera, këto driza do të bëhen të mëdha.

-Po!

-Delet do të vijnë pranë drizave, do të kruhen tek drizat dhe leshi i deleve do të mbetet nëpër degët e tyre.

-Ehë?

-Pastaj unë do ta mbledh leshin e deleve nga drizat, do ta bëj shtëllunga, do ta shes në pazar dhe do ta paguaj borxhin ty.

Miku i tij filloi të qeshë. Nastradini i tha:

-A e shikon? Tani ti i përfytyron paratë e thata në duart e tua dhe je i lumtur. A nuk është kështu?

Këndi i humorit: Një ditë Nastradini u ngjit në predikatore dhe, para se të fillojë predikimin, i pyeti besimtarët

Një ditë Nastradini u ngjit në predikatore dhe, para se të fillojë predikimin, i pyeti besimtarët:

-E dini për çfarë do të flasim sot?

-Jo, – iu përgjigjen ata njëzëri.

-Në qoftë se nuk e dini, atëherë pse të vazhdojmë, – tha Nastradini dhe doli nga xhamia.

Javën tjetër, ai prapë i pyeti besimtarët:

-E dini për çfarë do të flasim sot?

-Po, e dimë.

-Atëherë nuk kemi pse të vazhdojmë, – tha ai dhe doli nga xhamia.

Besimtarët e vendosën që herën tjetër gjysma e tyre t’i përgjigjen “po” e gjysma “jo”.

Kur Nastradini iu bëri të njëjtën pyetje, ata iu përgjigjen siç e kishin vendosur.

-Atëherë gjysma që e di t’ia tregojë gjysmës që nuk e di, – tha Nastradini dhe doli nga xhamia.

Këndi i humorit: Një ditë dimri, Nastradini mblodhi dru të thata në pyll dhe i ngarkoi në gomar

Një ditë dimri, Nastradini mblodhi dru të thata në pyll dhe i ngarkoi në gomar. Gjatë rrugës ai filloi të mendojë nëse drutë ishin apo jo mjaft të thata për t’u djegur. Ai vendosi t’i djegë disa prej tyre sa për provë. Përpara se ai të mendonte për pasojat, e gjithë barra e druve mori flakë. I shqetësuar nga zjarri, gomari filloi të vrapojë. Nastradini i thirri gomarit:

-Të isha në vendin tënd, do të hyja në liqen!

Këndi i humorit: Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi. Nastradini shkoi në shtëpinë e biznesmenit në ditën dhe orën e caktuar. Kur iu afrua shtëpisë, Nastradini e pa biznesmenin duke vështruar nga dritarja. I ra ziles dhe thirri:

– Kam ardhur me ftesën e zotit të shtëpisë.

Shërbyesi i shtëpisë hapi derën dhe i tha se i zoti i shtëpisë nuk është këtu.

Nastradini u zemërua, por e ruajti qetësinë.

– Atëherë bëji atij shumë të fala nga unë dhe thuaji që herën tjetër, kur të largohet nga shtëpia, të mos e harrojë kokën në dritare, – i tha Nastradini.