VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Gjatë rrëzimit të një avioni në shkretëtirë, shpëtojnë një italian dhe një shqiptar

By | November 21, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Djali i një shefi të policisë i thotë të atit

Djali i një shefi të policisë i thotë të atit:

– Babi, do vij edhe unë në punë me ty sot edhe do t’i shikoj se sa të mençur jane policët që ke punësuar.

Nejse shkon ky aty edhe i thote te atit “ik ti, se merrem unë me këta!”.

I rreshton të tërë e iu thotë:
– Kush e gjen sa vezë kam në dorë do t’ia jap të tria.

– Mundohen policët po asnjëri s’e gjen dot.

Del përjashta edhe i thotë të atit:

– Babi, të gjithë këta policët qenkan budallenj.

– Po pse, të keqen babi?

– Unë iu thashë kush e gjen sa vezë kam në dorë, do t’ia jap të tria edhe asnjëri s’e gjeti.

– PO TI SA KISHE, TË KEQEN BABI?

Këndi i humorit: Takohen tre shoferë maunesh, tregojnë tri histori dashurie

Takohen tre shoferë maunesh dhe po tregonin se çfarë kishin pësuar, se ishin të tre të dëmtuar.

I pari :
-Unë mbas një muaj e gjysëm udhëtimesh nëpër Europë, shkoj në shtëpi, e shtrij gruan në krevat….

Eeeeeh….. mbas dy orësh dashuri, ngrihem, fut dorën në pantallona, nxjerr 30 euro dhe i lë në komodinë ….

Harrova që isha me gruan time, se isha mësuar një muaj e gjysëm të paguaja. Filloi të më godasë gruaja me çfarë të gjente.

I dyti:

– Eeeeh, mirë ti, po unë? Shkoj mbas dy muajsh në shtëpi, e shtrij gruan në shtrat:

Fillojmë të bëjmë dashuri, mbas një ore fut dorën në xhup nxjerr 20 euro dhe i lë në komodinë…

I merr gruaja dhe me kthen 5 euro mbrapa e u zumë, më bëri copë…

Amaaaa…. i futa një dru të mirë….

I treti:

-Eeeeh, ju s’keni gjë, -me shikoni mua:

Kam një këmbë dhe një dorë të thyer.

Shkova në shtëpi mbas një udhëtimi të gjate në Amerikë.

Kisha kohë pa e berë dhe, sa shikoj gruan, fillojmë…

Mbas ndonjë ore, ngrihem, fut dorën në xhaketë, kur bie zilja e derës…..

-Shpejt, – më thërret gruaja, – më erdhi burri!!!

Dhe une idioti u hodha nga kati i tretë…

Këndi i humorit: Goni e pyet Besin

Goni e pyet Besin:

– O Besi, nga i merr gjithe këto lekë ti mo?

Ai përgjigjet:
– Une i them mamit dhe babit që unë e di të gjithë të vërtetën. Dhe pastaj mami më jep 10000 lekë dhe më thotë të mos i them babit dhe babi më jep 20000 lekë e më thotë: – Mos i thuaj plakës.

Kështu niset Goni për në shtëpi me mendimin se do ta provonte edhe ai këtë marifet.

Arrin në shtëpi dhe i thotë së ëmës:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Mami e puth dhe i jep 20000 lekë, duke i thënë: mos i thuaj gjë babait.

Pastaj Goni bën të njëjtën gjë me babain dhe ai i jep 50000 lekë e i thotë të mos i tregojë asnjë fjalë mamasë.

Goni kështu po u merr përditë lekë shtëpisë derisa një ditë thotë: “Do ta provoj këtë gjë edhe me të tjerë”.

Në atë moment bie dera, Goni shkon e hap e sheh se është postjeri.

Goni i thotë atij:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Postjeri skuqet, hap krahët dhe i thotë:

– Hajde te babi, o bir!

Këndi i humorit: Shoku im, vëllai im, dua të më bësh një nder…

Shoku im, vëllai im, dua të më bësh një nder…

– Çfarë të bëj?…

– Dua të shkosh te prifti. Dhe dua që ta vonosh të vijë në shtëpi, sepse gruan e tij e kam dashnore…

– Jo, unë të tilla gjëra nuk mund t’i bëj…

Pas shumë lutjesh, pranoi të shkonte të vononte priftin…

Në orën që po mbyllte prifti kishën, i afrohet dhe i thotë:

– Atë, dua të rrëfehem!

– Në këtë orë? Eja nesër, që të kemi më shumë kohë!

– Jo, o atë, tani ndjej që duhet të rrëfehem.

Ç’të bënte prifti, hapi kishën e shkoi te vendi i rrëfimit.

– Bir, ku të kam parë unë ty? i thote prifti…

– Jam nga fshati ngjitur ..

– Mos je i biri i Vasilit ti?

– Po, o ate, ai jam…

Pasi biseduan që të dy ishin me të njëjtën skuadër, votonin të njëjtën parti, e pyet prifti:

– Pa më trego tani çfarë ke mëkatuar?

– Dëgjo, o atë, nuk mund t’ju genjej …. por shoku im më tha t’ju vonoja, sepse ai ka dashnore gruan tuaj!!..

Prifti i inatosur u ngrit në këmbë duke mërmëritur nëpër dhëmbë e duke ardhur vërdallë, u ul sërish e u qetësua. Dhe e pyeti djalin:

-Bir, ti je i martuar?…

-Po, o atë, i martuar jam…

– Ik mor vrap në shtëpi se shoku yt ka shkuar te gruaja jote… ime shoqe ka 5 vjet që ka vdekur….

Këndi i humorit: Një grua bën operacion fytyrën kur mbush 47 vjeç

Një grua bën operacion fytyrën kur mbush 47 vjeç. Gjatë rrugës për në shtëpi ndalon në një librari dhe pyet librashitësin.

– Sa vjeçe të dukem unë??

– Rreth 30 – i pergjigjet ai.

– Jo, i thotë, jam 47.

Duke ecur dhe pak ndalon tek një piceri dhe pasi blen picën pyet shitësin:

– Sa vjeçe mendon ti se jam?

– Rreth 27, i thotë ai.

– Jo -i përgjigjet- jam 47.

Me plot besim në vetvete ndalon tek stacioni i autobusit për të pritur urbanin. Në krah kishte një plak rreth të 70-ave.

E pyet:

– Xhaje, sa vjeçe, të dukem unë?

-Eh – pergjigjet xhaja- unë jam 78 dhe mezi shikoj, por kur isha i ri e gjeja moshën e femrave duke u prekur gjoksin.

Nga kurioziteti i madh i thotë:

-Ec mo, të vejë ku të vejë, gjeje.

E kështu xhaja i fut dorën poshtë bluzes dhe i përkëdhel gjokset.

Pas pak i pergjigjet.

– Ti je 47 vjeçe.

Ajo, shumë e habitur, e pyet:

– E drejtë…. si e gjete?

-Eh – i përgjigjet xhaja- unë isha në rradhë pas teje në piceri.

Këndi i humorit: Tre shokë po bisedojnë në kafe për gratë e tyre

Tre shokë po bisedojnë në kafe për gratë e tyre.

Thotë i pari:

– Gruaja ime lexoi librin ”Dy luftërat botërore” dhe lindi binjakë!!

I dyti:

– Gruaja ime lexoi librin ”Tre muskotjerët” dhe lindi trenjakë!!

I treti duke u ngritur nga tavolina thërret:

– Duhet të ik me vrap në shtëpi. Në momentin që erdha për kafe, e lashë gruan duke lexuar ”Ali baba dhe 40 hajdutët”.

Këndi i humorit: Një polic del në pension

Një polic del në pension dhe, duke biseduar me kolegun e tij, e pyet atë i shqetësuar se si do ta kalojë kohën në pension.

Kolegu i thotë: “Në qoftë se ke një ngastër të vogël tokë mund të vësh pula për vezë dhe gjela për mish.”

I kënaqur, polici në pension shkoi në dyqanin e shpezëve dhe bleu 50 zogj pule të posaçelur.

Të nesërmen shkoi përsëri në dyqan dhe kërkoi 50 të tjerë. Pronari, tejet i kënaqur nga fitimi prej shitjes se zogjve, e përshëndeti ngrohtësisht policin.

Të pasnesërmen polici kthehet në dyqan dhe i kërkon edhe 50 të tjerë. Pronari, për të mos e humbur klientin e vyer, dhe për t’i shërbyer atij sa më mirë, e pyeti:

“Se mos diçka nuk po shkon mirë me zogjtë që t’i kam shitur deri tani?”

Polici i përgjigjet:
“Jo, jo, gjithçka në rregull me zogjtë. Por unë ende nuk e kam kuptuar nëse po i mbjell tepër thellë apo nëse po iu hedh tepër ujë. Sepse të gjithë po më ngordhin.”

Këndi i humorit: Një shqiptaro-amerikan mori taksi për të shetitur nëpër Tiranë

Një shqiptaro-amerikan erdhi për vizitë në Shqipëri. Nje ditë mori taksi për të shetitur nëpër Tiranë. Duke kaluar pranë Pallatit të Kulturës pyeti taksistin:
– Çfarë është ky?
– Pallati i Kulturës, u përgjigj taksisti.
– Sa vjet është dashur të ndërtohet ky?
– Me duket nja 7 vjet, tha taksisti!
– Ne në Amerikë për dy javë e ndërtojmë një të tillë!

Duke ecur kaluan pranë Stadiumit Kombëtar e pyet sërish:
– Çfar stadiumi është ky?
– Ky eshte Stadiumi Kombëtar!
– Sa kohë është dashur për ta ndërtuar këtë?
– Besoj nja 3 vjet, tha taksisti!
– Ne në amerik një stadium të tillë e ndërtojmë për një javë!

Taksisti po i vinte inat, por vazhdoi i qetë të përgjigjej! Duke ecur kaluan Muzeut Historik Kombëtar, e pyeti sërish:
– I bukur ky muzeu këtu, sa kohë është dashur ta ndërtoni?
-Besoj 4 vite, tha taksisti.
– Në Amerikë për 1 muaj e ndërtojmë një të tillë tha shqiptaro-amerikani.

Po kalonin prane 15 katëshit, e pyeti sërish shqiptro-amerikani: – Dhe ky i bukur qenka, sa vite është dashur të ndërtohet??
Taksisti i mbushur plot inat ia ktheu:
– Po ku di unë ore shok, dje kur kalova këtu nuk ishte…!!!!

Këndi i humorit: Vjehrra dhe tre dhëndurët e saj

Vjehrra për të parë sa shumë e donin tre dhëndurēt e saj, mendoi t’i vinte ata në provë.

Del me dhëndërin e parë, dhe ajo hidhet në liqen. Hidhet dhe ai dhe e shpeton vjehrren. Të nesërmen dhëndërri i parë gjen para derës së shtëpisë së tij një makinë të re dhe një letër ku shkruhej: “Dhuratë nga vjehrra”.

Ditën tjetër vjehrra del me dhëndërrin e dytë dhe në një moment ajo hidhet në det. Dhëndërri i dytë hidhet dhe e shpëton. Këtij vjehrra i dhuron një makinë shumë të bukur dhe të kushtueshme bashkë me një letër mirënjohjeje.

Ditën e fundit vjehrra del shetitje me dhëndërrin e tretë, dhe në një moment ajo hidhet në oqean. Ky dhëndërri i tretë nuk e prishi fare terezinë, por vazhdoi shetitjen i qetë pa vjehrrën.

Të nesërmen ai sheh para derës së shtëpisë së tij një makinë të re, një palë çelsa të një apartamenti luksoz dhe një letër ku shkruhej: “Dhuratë nga VJEHRRI”.

Këndi i humorit: Kam një pyetje: Si asht jeta martesore?

Pyet njani shokun e tij.

-Si asht jeta martesore?

– Epo si me qenë, mor yahoo!

Nuk më lejohet me pi,

nuk më lejohet me tymosë,

nuk më lejohet me dal me miqtë për birra,

nuk më lejohet me iu hedhë ndonjë sy bukurosheve në rrugë…

– Mesa po shof qenke ba pishman që je martue, mor yahoo ?

– As kjo nuk më lejohet me e çue për mend !

Këndi i humorit: Fshati e pyet Nastradinin

Fshati e pyet Nastradinin:
– Sa vjeç je, o Nastradin?
Ai i thotë:
– Jam 40 vjeç.
Për çdo vit e pyesin. Përgjegjja gjithmonë 40 vjet.
Pyetja e dytë e fshatit:
– Përse Nastradin, ti gjithmonë po na thua se i ke 40 vjet?!
– Po unë jam burrë, burrat nuk i ndërrojnë fjalët.

Këndi i humorit: Nastradini po ëndërronte për një tas me supë të nxehtë

Nastradini po ëndërronte për një tas me supë të nxehtë me kos dhe gjethe mendre brenda. ‘Sa do të doja të kisha tani një supë të tillë të shijshme’, po mendonte ai me vete, kur dera e shtëpisë trokiti. Ishte djali i fqinjit me një tas në dorë:

-Babai im të bën shumë të fala dhe të kërkon një tas me supë të nxehtë me kos dhe gjethe mendre brenda, nëse e keni, – tha djali i fqinjit.

Nastradini qeshi dhe tha:

-Sa mirë! Fqinjët e mi iu marrin erë madje edhe fantazive të mia!