Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin:
– Për çfare ke ra ti?
– Për dritat! Po ti?
– Për dritat!
– Pse gënjen? – ndërhyn gardiani – ti je kapur me drogë.
– Po për çfare po e shisja drogën unë? Për të paguar dritat pra!
Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez.
Në mes të filmit vjen një mizë në fytyrën e anglezit dhe e largon me dorë. Po të njëjtin veprim bën dhe shqiptari. Vjen tek kinezi, një ta kapur dhe e ha.
Një insekt gjigand kalon tek anglezi dhe ai përsëri e largon me dorë. Vete te shqiptari, ai e kap me dy duar dhe ia zgjat kinezit:
– Na, sa lek e do?
Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim. E pyet zysha të parin:
-Beni, pse me vonesë?
– Po ja, o zyshe, po shihja një ëndërr sikur po ikja për Zvicër dhe nuk me doli gjumi…!
-Po ti, o Genci, pse erdhe me vonesë në mësim?
– Une, zyshe, po e shoqëroja Benin deri te aeroporti se e kam shumë shok.
Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë. Të gjithë i bëjnë lëvdata.
Dikush thotë: “Sa i ka ngjarë vogëlushja babait. Ka sy të kaltër krejt si të atij!” Disa të tjerë thonë: “Është si dy pika uji me mamanë! Është e bukur krejt si mamaja!”
Beni është shumë xheloz për motrën, ai thotë:
“Motra ime është pa dhëmbë, është bash si gjyshi ynë!”
Një ditë luani zgjohet i zemëruar, kështu që i vërsulet një drenushe dhe i bërtet:
-Hmmm… e di të kush jam unë?
Drenusha i përgjigjet:
-Po, po, ti je mbreti i pyllit!
Luani e lavdëron:
-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend.
Ditën tjetër zgjohet edhe më i zemëruar dhe i turret një zebre:
-E di ti kush jam unë?
-E di, je mbreti i pyllit,- i përgjigjet zebra.
-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend, – i thotë luani.
Ditën e tretë zgjohet tej mase i zemëruar dhe i hungëron një elefanti: E di ti kush jam unë?
Elefanti e merr me feçkë dhe e hedh në ajër:
-Ky rrumpallë çdo ditë bën kështu, nuk kujtohet se kush m…. është!
Djali kthehet në shtëpi me sy të nxirë dhe babai, sapo e sheh, e pyet:
– Ahhh, paske luftuar? Shih si je katandisur! Më trego, kush ta bëri këtë?
Djali është pak në mëdyshje për t’u përgjigjur, por, duke parë insistimin e babait, i thotë atij:
– Ti e di, isha në shtëpinë e të dashurës sime dhe syrin ma nxiu nëna e saj!
Babai nxiton në telefon, e thërret gruan në fjalë dhe i thotë asaj:
– Përshëndetje, unë jam babai i Markut! E pashë si e ke nxirë tim bir dhe dua të them që të mos guxosh më të vësh dorë mbi djalin tim, sepse, përndryshe, unë të bëj namin!
Gruaja nuk heziton të përgjigjet:
– Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra. Kur djali yt filloi të puthte vajzën time në dhomën e ndenjes, shkova në kuzhinë! Pastaj djali yt e zhveshi vajzën time, ata u mbërthyen në shtrat dhe e bënë gjënë e tyre! Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra, por kur djali yt u fsheh prapa perdes, nuk e pashë më!
Po lutej djali para se të flinte:
– Zot i dashur, të lutem bëj që Berlini të jetë kryeqytet i Finlandës!
I flet e ëma:
– Bir i dashur, çfarë lutjeje është kjo?
Djali ia kthen:
– Lëre nënë, kemi pasur provim me shkrim në Gjeografi.
Këndi i humorit: Kësaj gruas i kishte ardhur në majë të hundës martesa dhe burrin nuk e dashuronte më
Kësaj gruas i kishte ardhur në majë të hundës martesa dhe burrin nuk e dashuronte më. Kështu që e ndau mendjen 101% për divorc. Por s’po dinte si t’ia thoshte pa dashur që të plasë sherri…
Gruaja – O burrë, ti mos u mërzit me mua, por kam një lajm të keq.
Burri – Jo nuk kam për tu mërzit hiç fare shpirt se dhe unë kam një super lajm të mirë për ty. Pa hë, ma thuaj atë lajmin e keq që ke ti…
Gruaja – Do ta them, po thuaje ti në fillim.
Burri – Kam fituar 1 milion € në lotari.
Gruaja – Kam djegë gjellën.
Dy policë gjejnë dy protofolë dhe vendosin të presin që të vijnë pronarët e tyre. Por askush nuk vjen.
Atëherë vendosin t’i mbajnë protofolët. E pas një jave njëri polic e pyet tjetrin:
-Ti çfarë ke gjetur në protofolin tënd?
-Një pushim me familjen në Antalia… po ti?
-Unë kam gjetur dy fatura.
-E çfarë po bën me to?
-Dita ditës jam duke i paguar.
Mësuesja sjell rezultatet e provimeve në klasë:
Mësuesja:
-O Beni, pse ke kopjuar nga Ana në provim?
Beni:
-Jooo zyshee. Ku e kuptove ti që kisha kopjuar?
Mësuesja:
Sepse pyetjen e 10, Ana e kishte shkruajtur “Nuk e di”, ndërsa ti kishe shkruajtur “As unë”!
Këndi i humorit: Në një lagje të kryeqytetit jeton Maria, shumë e bukur, tejet elegante, grua e një mjeku
Në një lagje të kryeqytetit jeton Maria, shumë e bukur, tejet elegante, grua e një mjeku.
Simoni është një nga ata që e dëshiron çmendurisht dhe i thotë:
-Sa e bukur je, nuk e di çfarë do të bëja që të flija me ty!
Maria e pyet disa herë se çfarë i tha dhe ai, më në fund, ia përsërit dëshirën e tij.
Ajo i thotë: “Eja nesër në orën 11 me tri mijë euro dhe do ta plotësosh dëshirën tënde!”
“Oh, zonjë, po ku t’i gjej unë tri mijë euro?”
Maria i thotë përsëri: “Gjeji dhe eja!”
Të nesërmen në orën 11 Simoni parqitet me tri mijë euro dhe Maria ia plotëson dëshirën.
Pas nja dy orësh vjen i shoqi dhe menjëherë pyet:
“A ka ardhë Simoni?”
“Nuk po të kuptoj,” – i përgjigjet ajo.
“Simoni duhej të vinte në orën 11 dhe të më sillte borxhin prej tri mijë eurosh,” i thotë i shoqi.
“Po, po, ka ardhur, por dua të të sqaroj…” – thotë Maria.
“Nuk ke çfarë të më sqarosh, – i thotë i shoqi, – Simoni është burrë i vërtetë, m’i kishte borxh tri mijë euro dhe e mbajti fjalën, i solli saktësisht në orën 11!”
Na ishte njëherë një gjarpër duke përshkuar një autostradë. Një kamion kaloi mbi gjarpërin dhe ia shtypi prapanicën.
Gjarpëri vendosi të kthehet dhe të marrë prapanicën që ia kishte shtypur kamioni. Por një tjetër kamion kaloi ndërkohë dhe ia shtypi kokën.
Morali i kësaj fabule është: “Mos e sakrifiko kokën tënde për një copë të prapanicës.”
Lajmet me interesante
-
Çerek milionë nga elektorati rugovist i LDK-së votuan Vjosa Osmanin dhe bojkotuan LDK-në e Isa Mustafës – Nga Elida Buçpapaj
By voal.ch | February 22, 2021 -
Aktori dhe regjisori Agim Qirjaqi, një meteor në Teatrin Kombëtar Nga Vepror Hasani
By voal.ch | -
Shpëtojeni Petrit Rukën që nesër të mos thoni… ca fjalë konsumi cinik Nga Përparim Kabo
By voal.ch | -
Përçarja pa vetëdije mund të falet, por ajo me paramendim asnjëherë – Nga Shqipe Duriqi Dauti
By voal.ch | February 23, 2021 -
Tri dekada nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, persekutimet dokumentohen në muze
By voal.ch | February 20, 2021
Lajmet e fundit
-
Luleshqerra – Përrallë nga HANS CHRISTIAN ANDERSEN
By voal.ch | February 25, 2021 -
INSIGHTS INTO ALBANIA’S HISTORIC ADMISSION TO THE LEAGUE OF NATIONS Interviewed by Rafaela Prifti – MA Cultural Anthropology
By voal.ch | -
26 SHKURT 1951 GJENOCID KOMUNIST – Nderim familjar për 22 heronjtë e pafajësisë edhe prej brezit të katërt Nga Filip Guraziu
By voal.ch | -
Organet muzikore prestigjoze të Evropës pasqyrojnë albumin e kompozitorit Thoma Simaku
By voal.ch | -
TIMO FLLOKO: Pengu im: kinemaja u shua në moshën e pjekurisë profesionale
By voal.ch | -
(Video) Ndiqni me vemendje intervistën e historianit zviceran Oliver Jens Schmitt tek Adi Krasta në ‘A Show’
By voal.ch |
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: voal.ch/kendi-humorit-einstein-neper-koferenca-gjithmone-shkonte-shoferin-e-tij-personal/ […]