VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Dy shokë, një kosovar dhe një tirans, ishin ulur në kafe dhe po bënin muhabet

By | January 11, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar

Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar, meqë nuk i kisha qenë në dasëm, thashë t’i bëja një vizitë.

Ne rini te gjithe e mbanim mend si tip gangsteri .

Hyj ne shtepi dhe me pret e shoqja, futem ne sallon e gjej duke lare enet, ndersa gruaja po shikonte nje telenovele turke.

Nderkohe qe ky po lante enet nje aktori turk i ra telefoni e po fliste ne telefon, nderkohe ja pret nusja e shokut:

– Mbylle ate çezme, se po flet ne tel tjetri , 3 ore te lash enet edhe ti !

Shoku nga nervat mbyll çezmen, fshin duart e ulet prane meje e me thote:

– Nga inati ja lash enet pa la !

Un qe e shikoj ne heshtje , ai kthehet serish te une:

– Gjithsesi po i laj mbasi te mbaroj telenovela, se edhe pak ka !

Këndi i humorit: Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt

Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt:

– Lere, se jam shumë e merzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!

– Po pse, moj zemra? – e pyet shoqja.

– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëmë, Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar, Beni më tradhtoi me shitësen e rrobave, Goni me kushërirën time, të gjithë mashtrues janë dhe pikë, biles biles dhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Një burrë i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Një burrë i lutet Zotit , aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Vetëm një ditë, qe ajo të kuptojë se sa vuaj unë.

Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.

Dhe kështu u bë.

Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.

I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.

Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.

Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.

Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.

Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.

Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.

Papritur vuri re qe ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.

Shtrihet ne krevat por as burri nuk e le rehat.

Diten e dyte çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:

-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.

Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh sepse mbrëmë ngele shtatzënë…

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër

Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër.

– Mirë se erdhe në qeline time, pse të kanë dënuar? – e pyet i burgosuri i vjetër gjirokastritin.

-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi i theva vitrinën një dyqani xhevahiresh me një tullë!

– Ah, domethënë të paskan kapur në flagrancë…?

– Jo, më kapën më vonë, kur u ktheva për të marrë tullën! – thotë gjirokastriti.

Këndi i humorit: Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje

Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje.

Beni: Une dje po flej me babin.

Zysha: Jo Beni, unë fjeta me babin.

Beni: Ndoshta ti ke ardhur me vonë, se mua më zuri gjumi shpejt.

Këndi i humorit: Për fushatë elektorale, deputeti shkon në zonën e tij të thellë për premtime

Për fushatë elektorale, deputeti shkon në zonën e tij të thellë për premtime.

Atje ai u habit kur pa se të gjithë ishin pajisur me aksesorë elektrikë dhe elektronikë shtëpiakë, si televizorë, soba, kompjutera, fshesa elektrike, dixhital etj… dhe tha:

.Ju qenkeni shumë mirë, pse ankoheni.

Populli iu përgjigj: Po të kishim edhe drita do të ishte edhe më mirë!

Këndi i humorit: Një lypës i zgjat dorën njërit që po kalonte në rrugë dhe i kërkon 1000 lekë

Një lypës i zgjat dorën njërit që po kalonte në rrugë dhe i kërkon 1000 lekë. Ky zotëria e sheh lypësin dhe i thotë:

-” Në qoftë se unë të jap 1000 lekë, ti do shkosh të pish me ato lekë?”

Lypësi:

-” Jo, të betohem.”

-” Po bixhoz do luash me këto lekë?”

Lypësi:

-” Jo, të betohem.”

-” Mire, hajde të kalojmë nga shtëpia ime bashkë që gruaja ime të shohë se çfarë u ndodh atyre që nuk pijnë alkool dhe nuk luajnë bixhoz.

Këndi i humorit: Një burrë shkon tek psikologu

Një burrë shkon tek psikologu:

– Kam ardhur per gruan time. I eshte bere fiksim se duan t’ia vjedhin fustanet.

– Po si keshtu? Nga e kupton kete?

– Po ja, ka angazhuar dike qe t’ia ruaje. E gjeta dje ne dollapin e rrobave.

Këndi i humorit: Një burrë kthehet në 8 të mëngjesit në shtëpi

Një burrë kthehet në 8 të mëngjesit në shtëpi. Dhe duke u përpjekur të mos bëjë zhurmë, shikon gruan zgjuar që e priste!

– Po ku je, o superman !

– Po ja, o zemer, isha per darke me nje klient shume te rendesishem dhe mbyllem nje akord!

– Per darke deri ne 8 te mengjesit, superman?

– Po jo, zemer, pas darkes, meqe mbyllem akordin, shkuam per te pire nga nje gote, per te festuar akordin!

– Ne klub deri ne 8 te mengjesit, te dukem gje budallaqe, superman ?

– Po jo, o zemer, po ai pinte shume, e meqe eshte klient i rendesishem, pagova tavolinen e shoqerova ne shtepi se u be keq!

– Po si keshtu, superman , edhe taksist je?!

– Po çfare po thua keshtu, zemer, pastaj ç’dreqin me quan superman, se s’po kuptoj!!!

– Po se vetem Supermani, o budalla, vesh breket siper pantallonave!

Këndi i humorit: Një ushtar ik pa leje nga reparti

Një ushtar ik pa leje nga reparti,  kapterri (komandanti i tij) i vihet në ndjekje, e kap përpara se ai të shkojë në shtëpi dhe e kthen për në repart. Rrugën e kthimit e bënë me tren, ku ishin ulur perballë një gruaje dhe vajzës së saj. Treni hyn në tunel, brenda bëhet errësirë totale dhe vetëm kur dëgjohet një e kërcitur shpullë paaauuuu…. Më pas treni del nga tuneli dhe… serish dritë. Tani të katër pasagjerët po mendonin:

-Vajza: Ky kapterri, ja, burrë i mirë duket, por pa mamin tim dhe, se si do t’i ketë ardhur dhe e ka ngacumuar. Ajo s’ka duruar, se është grua e martuar, dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.

-Gruaja po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari si ushtarët, ka parë gocen time, nuk është përmbajtur dot dhe e ka ngacmuar. Ajo, si gocë e ndershme që është, nuk e ka duruar dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.

-Kapterri po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari idioti, pa këto dy femrat këtu përballe, nuk i është duruar dhe i ka ngacmuar. Ato e kanë ngatërruar dhe ma veshën mua m’shpullë.

Ushtari: Ah, që s’po vjen dhe një tunel tjetër që t’ia kisha kërrcitur dhe njëherë surratit këtij legenit!!!

Këndi i humorit: Dy policë, roje në një aeroport, diskutojnë ndërmjet tyre

Dy policë, roje në një aeroport, diskutojnë ndërmjet tyre:

I pari: Një gjë nuk kuptoj sesi një terrorist mund të rrëmbejë avionin! …. Shiko këtë sa i madh është!…

I dyti: Po sa budalla je!… Po terroristi nuk e rremben kur është në tokë dhe është kaq i madh, por atje lart, kur bëhet i vogël fareee!….

Këndi i humorit: Një familje ishte ngusht për banesë, kishte vetëm dy dhoma

Një familje ishte ngusht për banesë, kishte vetëm dy dhoma, në njërën flinte gruaja me fëmijët dhe tjetrën e përdornin si dhomë pritje e në të flinte edhe i zoti i shtëpisë.

Një ditë i vjen një mysafir i cili bëhet kurioz dhe pyet të zotin e shtëpisë:

-Më falni po si ia bëni për të fjetur me gruan?

-Kur dua të flej me gruan fërshkëllej ..

-Po mirë kur doni ju fërshkëlleni, po kur don gruaja si ia bëni?

-Kur don gruaja vjen dhe thotë: A fërshkëlleve ti, apo më bëne veshët mua?