VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Disa të moshuar në pushime kthehen pas një shëtitje të gjatë në hotelin ku ata po qëndrojnë

By | November 6, 2019

Komentet

Këndi i humorit: – Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???

– Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???
– Problemi është që çova burrin për të më blerë patate dhe ma shtypi makina!!
– Po tani çfarë do bësh?
– Po bëj makarona për drekë… u pa puna!

Këndi i humorit: Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra

Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra.
Dhe shkoi një grua për të gjetur burrë. Në hyrje të dyqanit shkruheshin rregullat që duhet të ndiqte çdo kliente.
-Ligji nr 1 ishte: në dyqan mund të hyje vetëm një herë.
-Ligji nr 2: në çdo kat mund të gjejsh burrë vetem duke ngjitur katet.
-Ligji nr 3: nuk mund të zbresesh katet përveçse kur të ikësh.
Kështu hyri gruaje në katin e parë ku shkruhej:
-Burra me punë.
Gruaja u ngjit në katin e dytë ku shkruhej:
-Burra me punë që duan fëmijët.
Gruaja vazhdoi, u ngjit në katin e tretë ku shkruhej: -burra me punë që duan fëmijët dhe janë të pashëm.
Gruaja u ngjit në katin e katërt ku shkruhej: -burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë.
“Le të ngjitem dhe një kat (pestin) më lart,” tha gruaja dhe aty lexonte:
-Burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë dhe që janë shumë romantikë.
Gruaja e vendosi të merrte burrë nga kati i pestë, por nuk duroi e u ngjit në katin e gjashtë, ku gjeti të shkruar:
-Je vizitoria e 31.456.012 – në këtë kat këtu nuk ka burra, ky kat është për të treguar që gratë nuk kënaqen asnjëherë e me asgjë!!!!……

Këndi i humorit: Një burrë e merr doktorin në telefon

Një burrë e merr doktorin në telefon:
-Alo, doktor!
-Po- i thotë doktori…
-Ka pirë gruaja shishen e benzinës duke menduar se ishte ujë, si t’ia bëj?

-Si po reagon ???-pyet doktori.
-Po sillet vërdallë nëpër shtëpi si e çmendur…
-Po mirë, s’është problem,-thote doktori… Mbyll derën që mos të dalë jashtë deri sa t’i mbarohet benzina!!!

Këndi i humorit: Më në fund Kujtimi fillon punë në shtet

Kujtimi fillon më në fund punë në shtet. Ditën e parë të punës e thërret shefi në zyrë:
– Mirëmëngjes Kujtim, urime për punën! Shpresoj të kemi një bashkëpunim të niveleve më të larta. Në lidhje me orarin duhet të vini si gjithë të tjerët nga ora 8 deri në 16:30. Keni ndonjë gjë për të thënë:
– Shiko shef, faleminderit për mundësinë që më dhatë, po unë kam një problem të vogël. Bëra një aksident para ca vitesh dhe i ka humbur të dy “topet”. Jua thashë, megjithëse nuk ka lidhje me punën!
– Atëherë gjërat ndryshojnë, -Ju, Kujtim, do vini në punë nga ora 10 deri në orën 11, pasi pjesën tjetër të ditës ne kruajmë “topet” dhe kështu ju nuk keni pse të ndiheni i diskriminuar…..

Këndi i humorit: Një çift fshatarësh po bënin xhiro në xhadenë e fshatit dhe vajza pyet djalin

Një çift fshatarësh po bënin xhiro në xhadenë e fshatit dhe vajza pyet djalin:
– Ej, o Gzimo, kur e merr vesh kali që pela do “muhabet”?
– E nuhat, zemër e nuhat!
Pasoi kaloi pak kohë, vajza e pyet prapë:
– Po qeni kur e kupton që qenushja do “muhabet”?
– E nuhat zemër, e nuhat!
Pak më vonë e pyet përsëri:
– Po demi ku e kupton që lopa do “muhabet”?
– E nuhat zemër, e nuhat nuk e di se sa herë duhet të ta them, i thotë djali i nevrikosur!
– Atëherë o Gzimo, ti… o je pederast, o je ftof edhe të janë bllokuar hundët!!!!!

Këndi i humorit: Dy budallenj arratisen nga çmendina dhe ndalojnë në një repart ushtarak

Dy budallenj arratisen nga çmendina dhe ndalojnë në një repart ushtarak. Njëri prej tyre merr një pushkë dhe ja drejton tjetrit. Ky i fundit afrohet dhe vendos njërin sy tek gryka e pushkës…. kur të parit i rrëshket dora dhe gjuan:
– Boooom!
Ndërkohë i afrohet tjetrit dhe i thotë:
– Mos m’i hap sytë ashtu si i habitur, se edhe unë u tremba!!!

* * *

Një grua nga një fshat i humbur, shkon për të bërë vizitën e saj të parë te gjinekologu. Futet brenda. Pasi përshëndeten, doktori i thotë:
– Zhvishuni zonjë!
Pas pak zonja i përgjigjet:
– Doktor… unë u zhvesha, po ti??

Këndi i humorit: Nji emigrant kthehet n’Shqipni mbas katër viteve

Nji emigrant kthehet n’Shqipni mbas katër viteve që kishte jetu e punu jashtë shtetit.
Kur afrohet te shpija, sheh t’shoqen tuj ndejt n’ballkon në katin e dytë dhe thotë me vedi: po i baj surprizë, nuk po e thërras prej ktu.
Futet tinzash prej penxheres e kadekadalë njitet nalt nëpër shkalla. Del n’ballkon, ia mbyll sytë dhe i thotë: gjeje, kush jam?
– ….hahaha Fredi, elektriçisti, po kush tjetër moj zemër!

Këndi i humorit: Nji shkodran që ishte student në kohën e Enverit në Kokëqytet

Nji shkodran që ishte student në kohën e Enverit në Kokëqytet, futet te mensa dhe ulet ndejun në nji prej tavolinave që ishin aty. Sa i afrohet kuzhinieri, i thotë shkodrani:
– Sot na paske ba groshë ë ë? Hehe. Kuzhinjeri i çuditun, i thotë:
-Si e gjete ore shkodrano?!
-E ndiva erën e peshqirit që ke te supet, i përgjigjet shkodrani. Ditën tjetër prap shkodrani:
-Hë ma, sot na paske ba mish e?
-Si e gjete ore shkodrano?!
-E ndiva erën e peshqirit. Prapë ditën tjetër shkodrani:
-He ma, prap paske ndrru a? Na paske ba pilaf sot e? Kuzhinjeri ç’mendet krejt, se si ka mundësi me e gjet. Shkon n’shpi ky guzhinjeri dhe i thotë t’sams:
-Më ç’mendi fare një shkodran. Ç’do ditë ai e gjen se çfarë kam gatuar. Si e gjen i thotë e ëma?! E ndien thotë erën e peshqirit. Si, si i thotë e ëma?! E ndien erën e peshqirit:-Ma sill pak peshqirin mua, i thotë kjo.
Merr peshqirin, e fut në P… , dhe i thotë të birit:
– Ja, merre peshqirin, se tani do gjejë një mut ai shkodrani. Ditën tjetër vjen shkodrani te mensa dhe i afrohet kuzhinjeri i gëzum e i thotë:
– He shkodrano, shkodrano e gjenë dot se ç’kam gatuar?

– Mos mor, i thotë shkodrani, po pse s’thu se ti keke djali i Sevdijes!!!

Këndi i humorit: Ishin 2 budallenj dhe i kishin shtëpitë përballë njëra tjetrës

Ishin 2 budallenj dhe i kishin shtëpitë përballë njëra tjetrës. Ishin fikur dritat dhe njëri del ne ballkon e i lëshon me një elektrik dritën tek ballkoni tjetrit, dhe i thotë:
– Kapu te drita dhe eja këtu.
.
Dhe ky tjetri i thotë:
– Pse more, budalla jam unë, të më fikësh dritën ti e te bie në tokë unë pastaj?

Këndi i humorit: – E gjen dot se çfarë dallimi ka mes policit dhe gomarit?

Duke biseduar me njëri-tjetrin, i thotë shoku-shokut:
– E gjen dot se çfarë dallimi ka mes policit dhe gomarit?
Rastësisht, një polic që po kalonte, i dëgjon dhe i hidhet menjëherë djalit që foli duke e kapur për fyti.
– Hë, çfarë dallimi ka mes policit dhe gomarit? – i thotë polici.
Djali i frikësuar ia kthen:
– Jo, jo, e ke keqkuptuar, asnjë dallim nuk ka.
– Ashtu pra, se thashë… – ia kthen polici dhe largohet i krekosur…

Këndi i humorit: Një burrë i vjetër nga Miami merr në telefon të birin në New York

Një burrë i vjetër nga Miami merr në telefon të birin në New York the pa hyrje të gjata i thotë:
“Dëgjo! Unë dhe jot ëmë po divorcohemi. Boll më! Kam 45 vjet që e duroj.”
“Baba, ç’thua?! Je në terezi?” – ngre zërin nga telefoni i biri.
“Ka marrë fund. Nuk mundemi ta shohim më njëri-tjetrin me sy.  Ajo më sëmur. Unë gjithashtu. Ndaj, telefonoji sat motre në Çikago dhe njoftoje për çka të thashë” – dhe mbyll aparatin pa i lënë shteg të bisedojë më gjatë.
I shqetësuar, djali merr në telefon të motrën.
“Sinqerisht e ke?! Ç’dreqin janë duke bërë?” – i thotë ajo dhe telefonon në çast të atin.
“Baba! Më dëgjo me kujdes. Ju s’keni për t’u divorcuar dhe mos bëj gabim të thërrasësh ndonjë avokat derisa të vijmë ne. Nesër në darkë do jemi që të dy në shtëpi. A më kuptove?” – dhe e mbyll telefonin.
Babai kthehet menjëherë nga e shoqja dhe i thotë i kënaqur:
“Më në fund, nesër fëmijët do t’i kemi në shtëpi. U bë shumë kohë që s’i kemi parë. Hajde, çohu e të bëjmë pazarin.”

Këndi i humorit: Një polic takon njërin në rrugë dhe duke e përshëndetur i thotë

Një polic takon njërin në rrugë dhe duke e përshëndetur i thotë:
– Sa paske ndryshu Kujtimo, nga ezmer qënke bërë bjond, nga i shkurtër qënke zgjatur pak, madje paske lēnë mjekërr dhe të shkoka shumë, më shumë se mustaqet… ha ha ha çfarë ndryshimi!!!!
– Më falni zoti polic, i thotë personi tjetër, por më duket se jeni ngatërruar, pasi unë nuk e kam emrin Kujtim…. e kam Rifat!
– Shih… shih paske ndërruar edhe emrin!

* * *

Njëri i thotë shokut të tij:
– Ke bërë ndonjëherë seks treshe?
– Jo, i përgjigjet tjetri!
– Ke dëshirë ta provosh?
– Sigurisht që po!
– Atëherë nxito për në shtëpi se mund të arrish në kohë!, i thotë shoku.

* * *

Napoleon Bonaparti mbante gjithmonë veshur një bluzë të kuqe, që nëse plagosej, ushtarët mos ta dallonin dhe të vazhdonin betejën…!
Eh si përsëritet historia… edhe sot disa politikanë, mbajnë pantallona ngjyrë kafe…!

* * *

Zot…. të lutem kontrolloje të dashurin tim që mos të më tradhëtojë.. dhe nëse më tradhëton, të mos e shohë njëri…. dhe nëse e sheh njëri të mos më thonë gjë mua… dhe nëse më thonë, të mos i besoj…. dhe nëse i besoj të lutem më bëj që të mos nevrikosem… dhe nëse nevrikosem mos më bëj që ta vras…. dhe nëse e vras…. mos të më fusin në burg…!