VOAL

Please Wait ...
0%

A kemi ngelur përsëri pa opozitë? – Nga Artan Fuga

By | May 19, 2017

Komentet

Ambasadori amerikan në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harry Kamian deklaroi në Vjenë se “korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë.”

 

Zoti Kamian e lidhi këtë me cështjen më të nxehtë në Shqipëri, të hetimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimi Tahiri. “Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”- tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë theksoi edhe cështjen voluminoze për hetimin e ndikimit të qeverisë në zgjedhje nëpërmjet punësimeve në administratë. “Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”0 tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.

pergjigja osbe

Zyrtari amerikan deklaroi se “duke iu referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit”. PANORAMA

Shpallen në kërkim 3 ish-drejtues policie për “kultivim e trafikim drogash” dhe “grup i organizuar kriminal”

Ministria e brendshme bëri sot zyrtarisht të ditur se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) mori nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra-ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë “Arrest në burg”.

Urdhër-ndalimi është nxjerrë për Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Një tjetër urdhër ndalimi ishte për Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Personi i tretë, për të cilin ka një vendim gjykate në mungesë për “Arrest në Burg”, është Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

“Megjithë kontrollet e ushtruara në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Nga kontrolli në banesa dhe ambjente janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda” – theksohet në njoftimin e ministrisë së brendshme.

Tashmë të tre ish-zyrtarët janë shpallur në kërkim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Për ngjarjen reagoi sot edhe opozita. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se operacioni u dekonspirua.

Ai deklaroi se ngjarjet e 24 orëve të fundit treguan qartë “policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit”.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti, sepse ka lejuar gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë, duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.

Beriane Mustafa: Shteti i Kosovës i ka borxh familjes sime dhe shumë familjeve tjera për të vënë drejtësi (video)

VOAL – Beriana Mustafa, bija e intelektualit të shquar atdhetar Xhemajl Mustafa, këshilltar i Presidentit Rugova, vrarë më 23 nëntor 2000, ka postuar sot, në 17 vjetorin e vrasjes së babait, këtë shënim në faqen e saj në facebook:

Nuk do ta kisha menduar kurrë që në këtë Odiseaden tonë gati dy dekadëshe, në shtetin e ri të Kosovës, urdhërdhënësit e vrasjes tënde do të ishin ende në liri.
Krejt e rastësishme, sot në përvjetorin e 17 të vrasjes tënde , në Kosovë do të qëndrojë kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trandafilova, e cila mbetet shpresa ime e vetme (edhe pse jam shumë skeptike), që kjo gjykatë do të vë drejtësi, për ty dhe shumë veprimtarë të tjerë të vrarë, nga kundërshtarët tuaj politik.
Shteti i Kosovës, i ka borxh familjes sime dhe shumë familjeve tjera që të vë drejtësi. Përndryshe institucionet e këtij vendi nuk mund të flasin për sundim të ligjit, nëse themelet e saj mbeten të zhytura në gjakun e vrasjeve politike, për të cilat deri më tash askush nuk është sjellë para drejtësisë.
Prehu në paqe babë, e beteja ime do të vazhdojë deri në frymën time të fundit, për të sjellë drejtësi për vdekjen tënde.

Shënimin e saj Beriane Mustafa e ka shoqëruar me këtë video nga varrimi i babait:

 

 

Vajza e Azem Hajdarit: Ku ndryshon drejtimi i PD nga Basha më atë të Berishës

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputetja më e re e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka bërë dallimin mes Berishës dhe Bashës si drejtues të PD-së.

E pyetur nga prezantuesit e emisionit se kush është lider më i zoti, pra Basha apo Berisha, ajo është përgjigjur duke thënë se z. Berisha ka pasur rolin e tij në PD dhe është provuar për këtë rol.

Ndërsa Kreu aktual i partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas Rudina Hajdarit është akoma në provë.

“Zoti Berisha ka pasur rolin e tij në Partinë demokratike është provuar ndërsa zoti Basha është akoma në provë”, është shprehur Hajdari.

Manastir, u shënua Dita e Alfabetit Shqip

Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe figura të shquara të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, viztuan ekspozitën me portretet e kongresmenëve të cilët miratuan vendimin e pranimit të alfabetit shqip

MANASTIR – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 nëntorit, Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit Shqip, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe figura të shquara të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, vizituan Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir dhe ekspozitën me portretet e kongresmenëve të cilët miratuan vendimin e pranimit të alfabetit shqip.

Të pranishëm në manifestimin e mbajtur në Manastir, ndër shumë mysafirë të ardhur nga rajoni dhe më gjerë, ishin edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, ministri i Kulturës i Maqedonisë, Robert Allagjozovski, kreu i Bashkimit Demokratik për Ingegrim (BDI), Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministra shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë.

Kreu i BDI-së, duke theksuar se një ndër vlerat më të mëdha të kombit shqiptar është dita e 22 nëntorit, deklaroi: “Pas 22 nëntorit të alfabetit pasojnë ngjarje të tjera si pavarësia dhe shumë zhvillime brenda kombit shqiptar. Edhe pse këta njerëz para 109 vjetësh mund të jenë përgojuar, ata kanë bërë hapin më me vlerë në historinë e kombit tonë”

Ekspozita e përgatitur nga një koloni artistike me portretet e 11 kongresmenëve të Kongresit të Manastirit, si dhe aktivitete të tjera kushtuar kësaj dite në Maqedoni, u organizuan nga Sekretariati i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Sot është një ditë e shënuar e kombit tonë. Me këtë ekspozitë kemi tentuar që të shpaguajmë për punën e tyre që kanë bërë sot e 109 vite”, tha Valmir Aziri, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë.

Mëngjesin e sotëm, zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë priti dhe nderoi në mënyrë solemne doajenët e arsimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të Ditës së Alfabetit, në Manastir u mbajt tribuna shkencore kushtuar 109 vjetorit të Ditës së Alfabetit, ku të pranishëm ishin studiues të albanologjisë nga institucionet shkencore të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. I ftuar special ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga zv/kryeministri Hazbi Lika.

Ndryshe, Dita e Alfabetit Shqip apo “Kongresi i Manastirit” shënon mbledhjen e dhjetëra dijetarëve shqiptarë më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, me synimin e përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë kongres delegatë të ardhur nga anët e Shqipërisë, si dhe nga shoqata dhe klube shqiptare nga mbarë bota, miratuan vendimin e pranimit të alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar në 36 shkronja të gjuhës shqipe.

Për popullin shqiptar, “Kongresi i Manastirit” ishte ngjarja më e rëndësishme në fillim të shekullit XX, ku me rezultatet e tij më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë. Me këtë, 22 nëntori mbetet ditë përkujtimore për popullin shqiptar si “Dita e Alfabetit”. aa

Urdhër-arrestet për ish-zyrtarët në arrati, nis hetimi për dekonspirim të operacionit

TIRANE- Ndonëse dje Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër-arrestet për 3-ish zyrtarë të policisë, ende nuk ka asnjë ekzekutim për arrestimin e tyre.

Duke marrë shkas nga ky dështim, ka nisur hetimi për dekonspirim pasi operacioni që u ndërmor mbrëmjen e djeshme rezultoi pa sukses. Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën dyshohet se janë përfshirë në trafikun e kanabisit.

Jaeld Çela ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës për rreth 2 vjet, Sokol Bode ka drejtuar policinë kufitare në Dhërmi, ndërsa Gjergj Kohila ka qenë shef i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Lubonja jep alarmin: PS e PD në “luftë bandash” kush të kapë më parë prokurorinë

Në një kohë kur kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati pas një muaj, debati që ka ‘mbërthyer’ kampet politike është fakti se kush do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Përgjithshme.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Në “Neës24”, komentoi sugjerimin e OPDAT dhe EURALIUS, ku në rekomandimet e tyre thuhet qartë se si do të veprohet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që sipas gjasave do të jetë i përkohshëm.

Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama synon që të zgjedhë një prokuror me shumicë të thjeshtë, pasi kërkon që të ‘kapë’ drejtësinë.

Teksa qëndroi tek ideja e tij, Lubonja nënvizoi faktin se strategjia e Ramës është që të kontrollojë institucionet e drejtësisë. Po ashtu, Lubonja pohoi se i gjithë debati mes partive politike është një ‘luftë bandash’, për faktin se kush do ta kapë Prokurorinë, shkruan ‘BalkanËeb’

“Rama synon të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ai ka strategji për të kontrolluar institucionet e drejtësisë. Për çudi, këtë versionin që kryeprokurori të jetë i përkohshëm e ka mbështetur edhe OPDAT dhe EURALIUS. Jam dakord që ai të ikë (Llalla). Por ky ‘i përkohshmi’, duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët. Këtë luftë e bëri opozita. Rama kishte si synim që ta kapte drejtësinë. Ajo reforma që u bë, ishte një grusht shteti në një farë mënyre. Me këtë lëvizje, është një lëvizje që do të krijojë shumë tension. Ku kemi dosjet e hapura, duam transparencë. Ku kemi dyshime se maxhoranca po mbron Tahirin. Jo vetëm që nuk krijon transparencë, por krijon idenë që drejtësia nuk i dihet se kur do të vij. Edhe prokurori Llalla nuk ishte me Berishën. Mos e kujtoni këtë. Visho Ajazai konsiderohej njeriu i Berishës. Por ai e caktoi në NATO (Rama). Ne nuk kemi qenë pas dere, por ama është e qartë që kemi një strategji për të kontrolluar institucionet. Edhe një prokurori dhe kryetari i SHISH, të Berishës, kur iku ky nga pushteti (Berisha), u kthyen me maxhorancës, dhe Ramën. Ky i do të gjitha plotësisht (Rama). Nuk ka ide që drejtësia të jetë e pavarur. Prova më e qartë është ajo që po ndodh me Saimir Tahirin. Ata bëjnë ‘luftë bandash’ me njëri tjetrin, se kush do ta kapë Prokurorinë. Por ne duam drejtësi.”, tha Lubonja.

Policia e Kosovës rrethon banesën, por nuk e gjen aty Albin Kurtin (Fotot)

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka shkuar herët në mëngjes në banesën e Albin Kurtit që gjendet afër parkut të qytetit për ta marr dhe për ta dërguar në gjykatë por janë kthyer mbrapsht pasi ai nuk gjendej aty. Kjo pasi, Kurti ka refuzuar të shkojë në të gjitha seancat ku është i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës.

banesa albini

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

banesa albini 2

Herën e kaluar gjykata ka urdhëruar që ai të sillet me forcë, ndërsa njësoj ka vepruar edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

banesa albini 3

 

Kasapi i Bosnjës dënohet me burgim të përjetshëm

Ratko Mladiçi është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpall fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish Jugosllavinë

Ish komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq i njohur edhe si kasapi i Bosnjës, u shpall fajtor pas më shumë se 25 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.

Mlladiçi nxirret me zor nga salla në momentin kur po lexohej verdikti (video)

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiç është nxjerrë me zor nga salla. Kjo për shkak se ai aty u ka bërtitur gjykatësve në një situatë shumë të tensionuar.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, është duke e shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiqi është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiqi mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë, në vitin 1993, për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiqi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Ndiqeni live këtu vendimin për Ratko Mlladiqin

GJNPJ lexon aktgjykimin për Ratko Mladiçin

Mladiçi u paraqit në sallën gjyqësore dhe po merr pjesë në shqiptimin e aktgjykimit, ndonëse mbrotja e tij ditëve të kaluara kërkoi që termini i shqiptimit të aktgjykimit të anulohet

HAGË – Në sallën gjyqësore të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi ka filluar leximi i aktgjykimit për komandantin ushtarak të Ushtrisë së Armatës së Republikës Sërpska, Ratko Mladiç.

Mladiç u paraqit në sallën gjyqësore dhe është duke marrë pjesë në shqiptimin e aktgjykimit, ndonëse mbrotja e tij ditëve të kaluara kërkoi që termini i shqiptimit të aktgjykimit të anulohet, duke justifikuar me “gjendjen e brishtë shëndetësore” të të akuzuarit.

Aktakuza e prokurorisë së Hagës kundër Ratko Mladiçit përbëhet nga 11 pika.

Ratko Mladiç akuzohet për gjenocid në Srebrenicë të kryer në vitin 1995, për persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në rajonin e mbarë Bosnjë e Hercegovinës të cilët në gjashtë komuna, Foça, Prijedor, Sanski Most, Vlasenici dhe Kotor – Varosh morën përmasat e gjenocidit.

Mladiç akuzohet edhe për krime kundër njerëzimit duke shkelur ligjet dhe zakonet e luftës.

Aktakuza kundër ish-komandantit të Shtabit kryesor të Ushtrisë së RS-së përfshinë edhe zbatimin e fushatës së snajperëve dhe granitimin e civilëve në Sarajevë nga maji i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995, me ç’rast janë vrarë së paku 10 mijë civilë mes të cilëve 1.601 fëmijë.

Aktakuza e Mladiçit e cila është ngritur në vitin 1995, ngarkohet edhe për marrjen e pjesëtarëve të Kombeve të Bashkuara si pengje gjatë sulmeve ajrore të NATO-s mbi pozicionet e URS-së në maj dhe qershor të vitit 1995.

Prokurorët Peter McCloskey, Alan Tieger dhe Dermon Groome kërkuan që Gjykata t’i shqiptojë Mladiçit dënim maksimal që mund të japë kjo gjykatë, me burg të përjetshëm,

Nga ana tjetër, mbrojtja e Mladiçit gjatë tërë kohës ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe kërkoi lirimin e të akuzuarit.

Mladiç duke përdorur identitet të rrejshëm ishte fshehur 16 vite, ndërsa u arrestua në Serbi më 26 maj të vitit 2011 pas çka u ekstradua në Tribunalin e Hagës.

Gjykimi i tij zgjati pesë vite.

Gjykata lëshon urdhërarrest për Kurtin, Haxhiun e Bujupin

Hedhja e gazit në Kuvendin e Kosovës, 10 mars 2016

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për tre deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Donika Kadaj – Bujupin dhe Albulena Haxhiu, pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë.

Gjykata tha se deputetët kanë qenë të ftuar të paraqiten në gjykatë. Ata akuzohen, për siç thuhet, përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm [hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës] dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, tha se deputetët e akuzuar nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre në seancën e ftuar.

“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, dhe sipas informatave të njëjtit nuk janë gjetur ne adresat e dhëna. Meqenëse të njëjtit nuk janë paraqitur, gjykata urdhëron arrestimin/ndalimin e tyre dhe dërgimin në qendrën e paraburgimit”, tha gjyqtari.

Kurse deputeti tjetër i akuzuar për të njëjtën vepër Faton Topalli, tha pas ndërprerjes së seancën se gjykata është e politizuar dhe po punon për interesa të caktuar politike.

“Kjo është gjykatë e politizuar dhe krejtësisht në shërbim të klanit pronto dhe po i mbështet interesat e këtij klani. Gjyqëtari Kalludra është i politizuar dhe është në shërbim të interesave politike. Se gjyqtari Kalludra është i politizuar kjo u tregua më së mirë kur ai dënoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me 21 vjet burgim për terrorizëm”, tha deputeti Faton Topalli, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Edhe deputetja Albulena Haxhiu tha se mosparaqitja e tyre në seancë ka të bëjë pikërisht me dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, javën e kaluar, me 21 vjet burgim. Ajo tha se sistemi i drejtësisë është i politizuar dhe ai trup gjykues që ka lëshuar ato urdhërrarrest duhet ndryshuar.

“Sigurisht që nuk do të paraqitemi në gjykatë. Ne kërkojmë liri për aktivistët tanë, kërkojmë drejtësi për Astritin. Kërkojmë ndryshim të këtij trupi gjykues sepse e konsiderojmë të papranueshëm dhe të kapur nga klanin pronto”, tha Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka kritikuar dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj për siç tha ka thënë ajo, që nuk po del në anën e atyre që kanë të drejtë.

“Sa i takon veprimeve tonë në Kuvend, ju e dini që në atë kohë i kemi bërë bashkë më deputetë e tjerë si të Nismës apo edhe AAK-së. Njëri nga ata të cilët kanë qenë pjesë e veprimeve tonë është edhe zoti Haradinaj që është kryeministër dhe në atë kohë kur lëshoheshin urdhërrarreste, i njëjti kundërshtonte këtë sistem të kapur të drejtësisë. Tash nga frika se po e humb karrigen e kryeministrit, i njëjti ka mbyllur gojën. Kjo është goxha problematike, shqetësuese dhe e turpshme nga ana e kryeministrit Haradinaj”, tha Haxhiu.

Prokuroria pretendon se deputetet Blerta Deliu dhe Flora Brovina, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes vitin e kaluar.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, thanë për Radion Evropa e Lirë, se të paktën dy shtëpi të deputetëve janë bastisur sot nga Policia e Kosovës. Ata thënë po ashtu se nuk e dinë se a do të paraqiten e polici apo jo deputetët e kërkuar nga gjykata.