VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit

By | August 31, 2019

Komentet

Ndahet nga jeta gazetarja Ardita Sylejmani–Bllaca

Sot, në moshën 32 vjeçare, u nda nga jeta gazetarja e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë transmetuesi publik, sindikata e këtij transmetuesi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas këtij Asociacioni, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe Komandantit të shquar Smajl Hajdaraj – Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar , që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARAJ”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji! Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut! Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?: 1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli. 2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit1998 /99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt,plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas , të cilet ishin ne sherbimin e popullit.

Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh , dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit. Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj , se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin! 3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit , e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!

Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës! Ne e dim se gjatë vitit 1998/99 , po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta! Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë,pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos! Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës! Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës! – Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde .

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh .

Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese .

Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ?

A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese .

Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!

Gjykata Speciale dërgon dhjetëra ftesa të reja për ish-luftëtarët e UÇK-së

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” të prokurorëve të Tribunalit Special në Hagë. Janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar së fundmi ish-pjesëtarëve të UÇK ‘së nga Haga. Kështu ka deklaruar për Express, të mërkurën kreu i OVL’UÇK’së, Hysni Gucati.

GAZETA EXPRESS

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku e ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, janë dy personat që së fundmi kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Por këta dy nuk do të jenë të vetmit të cilët do të ulën në bankë përpallë prokurorëve të speciales.

Rendin tash e ka ish-ushtruari i UÇK’së nga rajoni i Dragashit, Lulzim Kabashi. Ai më datë 24 të këtij muaji pritet që të intervistohet nga prokurorët specialë rreth veprimtarisë që e ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për ftesën e ka konfirmuar për Express të mërkurën kreu i OVL’UCK’së, Hysni Gucati.

“Është një ftesë e re që ka mbërri në Dragash të një bashkëluftëtar i joni. Të premten i ka mbërri ftesa. Kanë ardhë edhe ftesa të tjera. Emrat ende nuk i dimë por ka edhe të reja. Janë disa që kanë ardhë. Lulzim Kabashi me datë 24 do të shkojë të lajmërohet”, ka deklaruar Gucati.

Ai tutje është shprehur se intervistimin e ka kryer ish-kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota sot kthehet pas intervistimit”, thotë ai.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK’së sipas Gucatit do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje një ish-luftëtarë nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga specialja. Ai është një veteran i UÇK’ së nga komuna e Suharekës”, thotë ai.,

Tërhiqet shorti në KQZ, kështu janë renditur partitë në fletëvotim

Është tërhequr shorti për numrat e partive politike në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, raporton Express.

Në shortin që është tërhequr në KQZ janë përcaktuar edhe numrat që secila parti dhe koalicionet do t’i bartin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lista e plotë dhe numrat e partive në këto zgjedhje:

Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë numrin 113

Partia Demokratike e Kosovës kanë numrin 112

PZG kanë numrin 117

Partia Liberale Egjiptiane 111

KNRP kanë numrin 130

Koalicioni AAK-PSD kanë numrin 119

Kandidat i pavarur Esmir Kasi kanë numrin 132

Partia Euroatlantike e Kosovës kanë numrin 129

GIG kanë numrin 133

JGP kanë numrin 123

Partia FJALA 125

Koalicija VAKAT 124

PKS kanë numrin 115

Lista Serbe kanë numrin 135

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kanë numrin 131

Lëvizja Vetëvendosje kanë numrin 126

NISMA-AKR-PD kanë numrin 122

SDA kanë numrin 114

KDTP kanë numrin 127

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kanë numrin 128

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë numrin 134

SLS kanë numrin 121

SLOBODA kanë numrin 120

NDS kanë numrin 118

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës 116.

Universiteti i Pitsburgut i bën publicitet kandidaturës së Vjosa Osmanit për Kryeministre

Nominimi për kryeministre nga radhët e LDK-së, e ka shtyrë Universitetin e Pitsburgut që t’i bëjë publicitet ish-studentes së tyre, Vjosa Osmanit. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të këtij universiteti, i është bërë një profil Osmanit, për aktivitetin e saj dhe punët që ka bërë sa ka qenë pjesë e këtij universiteti.

“Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i ka kryer studimet e magjistraturës dhe doktoratën, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dhe përkrahur kandidaturën e saj për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)” thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky Universitet ka treguar se Vjosa Osmani ka përfunduar studimet në nivelin master dhe doktoratë në këtë institucion, madje duke u angazhuar edhe si ligjëruese e jashtme.

“Përmes një deklarate për medie ky universitet ka thënë se “Dr.Vjosa Osmani ka përfunduar studimet e magjistraturës LL.M. dhe ato të doktoratës S.J.D. me nderime të larta dhe më pas është angazhuar si ligjëruese e jashtme” në këtë universitet” thuhet në njoftim.

Osmani vlerësohet si gjithashtu edhe për rolin e saj për trajnimin e ekipit të Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare dhe për arritjet e saja në sfera të ndryshme.

““Për më shumë se 15 vjet, znj. Osmani ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhin – VIS. Në vitin 2018, asaj iu dha çmimi Sheth International Award për arritjet e saj në Kosovë dhe në mbarë botën dhe gjithashtu u vlerësua si Kampione e Përfshirjes Sociale nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Pitsburg-ut” thuhet në njoftim.

Universiteti i Pitsburgut e vlerëson se ishte pikërisht angazhimi i saj që bëri që të jetë fituese e çmimeve ndërkombëtare dhe Osmani tashmë është e përkushtuar për paqe dhe zhvillime pozitive në vend.

“Ishte angazhimi për qytetarët që bëri që ajo të fitoj Cmimin Sheth International Award. Ajo është qartazi e përkushtuar për një të ardhme pozitive, paqësore dhe të zhvilluar për Kosovën” thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ky Universitet” përfundon njoftimi, transmeton GazetaExpress

Kurti: S’kam nevojë për tre zëvendës e 35 këshilltarë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar Besianën, me ç’rast është takuar edhe me qytetarë të kësaj komune.

Sipas Kurtit, vendimi i parë që do të bëjë në qeveri, është zvogëlimi i numrin të ministrive, derisa ka shtuar se nuk ka nevojë për tre zëvendës dhe 35 këshilltarë në qeverinë e tij.

Vetëvendosja u zotua se do të luftojë pabarazinë, papunësinë, si dhe padrejtësinë.

“Përmes shtetit social, zhvillimor dhe të së drejtës Lëvizja do ta luftojë edhe pabarazinë, edhe papunësinë edhe padrejtësinë. Tashmë, ka ardhur dita që qytetarët e shumtë që po na bashkohen e dinë se Kosova nuk mund të vazhdojë më kështu, e duan ndryshimin e kësaj gjendje dhe do ta votojnë masivisht Lëvizjen.”

Bashota e Maloku, para Gjykatës Speciale

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Bashota intervistohet sot në Holandë, derisa Maloku ka bërë të ditur se do të intervistohet në Lubjanë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan Gazeta Express

Bashota ka bërë të ditur se është nisur dje për në Holandë, derisa shtoi se do të intervistohet sot, ashtu siç e kanë paralajmëruar për tri orë rresht.

Para nisjes për Hagë ai tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

Po ashtu, tha se “edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”.

Atë do ta mbrojë në Hagë, avokati Taulant Hoda.

Nesër nga prokurorët e Hagës do të intervistohet edhe Naim Maloku.

Maloku përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mundet të udhëtojë për në Hagë derisa, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

“Me Gjykatën në fjalë do të përballem i vetëm dhe pa avokat. Tërë jetën, me mundësitë, dijen dhe aftësitë e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të atdheut. I tillë jam dhe do të mbetem”, ka bërë të ditur ai.

Në Hagë këto ditë do të intervistohen edhe Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj.

Beogradi fajësohet për nxitje tensionesh te serbët e Kosovës

Bekim Bislimi

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.

Për më shumë, sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rada Trajkoviq nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t’i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet.

Frikësimi i qytetarëve serbë, sipas saj, po bëhet në forma të ndryshme nga Beogradi.

“Fatkeqësisht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafinë ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve”, thotë Trajkoviq.

Lidhur me pohimet e zonjës Trajkoviq, kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve serbë dhe presionin eventual për të ndikuar në procesin zgjedhor, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për ndonjë hetim, por i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në aspektin policor, e trajton çdo informacion dhe në përputhje me vlerësimet, ndërmerr veprimet e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo e cila ka fushëveprim më të madh në veri të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë, i cili ka ekzistuar edhe më herët, tashmë është shtuar para zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne, si parti, kemi presion të madh dhe të tmerrshëm këtu në veri, i cili është shkaktuar nga ana e institucioneve të Qeverisë së Serbisë, si dhe nga struktura të caktuara kriminale, të cilat u janë të njohura mirë Policisë së Kosovës dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Kosovë. Përveç pamundësimit të një veprimi normal politik, këtu ekziston një dozë e madhe e frikës dhe kjo frikë është rezultat i kërcënimeve dhe dhunës së pandërprerë të serbëve ndaj serbëve”.

“Kjo është e dirigjuar nga Beogradi me qëllimin që të frikësohen të gjithë serbët që mendojnë ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe të nënshtrohen dhe dëgjojnë direktivat që vijnë nga Beogradi, e të cilat vijnë më shumë përmes qarqeve që janë më shumë kriminale dhe joformale se sa që janë zyrtare”, thotë Jabllanoviq.

Për presionin ndaj përkrahësve të subjekteve rivale të Listës Serbe, ka folur për Radion Evropa e Lirë edhe Slobodan Petroviq, lider i Partisë së Pavarur Liberale.

“Kemi disa fakte. Ja, pikërisht,një njeri në Shtërpcë është pushuar nga puna. Ai është kryetar i këshilli tonë në Komunën e Shtërpcës. Ai ka punuar atje në shëndetësi dhe është pushuar nga puna nga eprori i tij, për shkak se nuk i është përulur kërkesës së tij që të shpërndajë këshillin e Partisë së Pavarur Liberale dhe që publikisht të dalë dhe ta përkrahë Listën Serbe”, thekson Petroviq.

Pavarësisht tentimeve të Radios Evropa e Lirë për të kontaktuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, ata nuk kanë qenë të qasshëm. Por, në një komunikatë të këtij subjekti politik, të lëshuar për media ditën e premte, Lista Serbe i ka cilësuar deklaratat e përfaqësuesve të partive tjera serbe, në paraqitjet e tyre në media, si sulme ndaj mbijetesës së popullit serb në Kosovë.

“Ajo që po bëjnë Rada Trajkoviq, Nenad Nashiq, Slobodan Petroviq dhe Slavisha Petkoviq, duke e sulmuar Listën Serbe dhe institucionet serbe, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së popullit serb. Qëllimi i tyre politik është që të shuhen institucionet serbe në Kosovë, në mënyrë që të hiqen dhjetëra mijëra paga, pensione dhe përfitime sociale, të cilat i financon shteti jonë i Serbisë dhe të fundosen në sistemin e ‘Kosovës së pavarur plotësisht’”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila është themeluar dhe ka mbështetjen e plotë nga Beogradi zyrtar.

Rreth një javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë mediave në Serbi se kanë të dhëna dhe informacione, të cilat nuk do të publikohen kurrë, lidhur me presionin që u është bërë subjekteve të caktuara serbe që të dalin në zgjedhje, ta konkurrojnë Listën Serbe, në mënyrë që kjo e fundit të marrë sa më pak vota dhe rrjedhimisht të zvogëlohet ndikimi i Beogradit në politikën e Prishtinës.

“Unë jam i sigurt që populli serb në Kosovë do të zgjedhë të votojë për Listën Serbe, për shkak se kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe mënyra e vetme që të punojmë bashkë dhe të luftojmë për të ardhmen”, ka deklaruar Vuçiq.

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për përfaqësim të kulturës demokratike, në Mitrovicën Veriore, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë thashetheme nga të gjitha subjektet politike serbe për presion ndaj tyre dhe qytetarëve, por ata deri më tash, në veri të Kosovës nuk kanë të evidencuar ndonjë rast të konfirmuar. Të gjitha këto, sipas tij, paralajmërojnë fushatë zgjedhore me tensione.

“Fushata do të jetë mjaft e keqe, stresuese dhe mjaft radikale. Do të ketë akuza të mëdha nga të gjitha anët. Unë mendoj që cilado parti, qoftë e pakicave, qoftë e shumicës, shqetësimin duhet ta paraqesë në prokurorinë kompetente dhe të hetohet secila akuzë”, thekson Radakoviq.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ky institucion është duke u marrë me hetime të caktuara mbi raste që cenojnë sigurinë dhe procesin zgjedhor, po ai nuk specifikon ndonjë rast konkret.

“Po, ka pasur diçka. Sigurisht që do të ndërmerren hapat konkretë. Ne jemi duke u marrë me këtë, do të thotë, hetuesia në bashkëpunim me ne, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke e përcjellë gjendjen. Mirëpo, për emra konkretë dhe për raste konkrete, ende është herët të flasim. Kryesorja është se ne po merremi me këtë”, thotë Hoxha.

Sidoqoftë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor, 4 subjekte politike serbe do të garojnë për 10 ulëse të garantuara për komunitetin pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Në legjislaturën e kaluar, Lista Serbe ka pasur 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ramush Haradinaj dënon vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vjedhjen e bustit të dëshmorit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj në Pejë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky akt është i shëmtuar dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast.

Shkrimi i plotë:

Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!

Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i

Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.

“Këta kolegët e PDK-së, këta më quanin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më quanin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj. “Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj në emisionin n’Konak.

Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.

“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos. Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet e 6 tetorit, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! – Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha pushtetet e pasluftës, e në veçanti këto të pas pavarësisë, më shumë kanë punuar për realizmin e interesave personale të grupeve të interesit të politikës sesa për realizmin e interesave të qytetarëve, të cilat e udhëhoqën shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion të palejueshëm për standardet e shteteve demokratike.
Shpërndarja e legjislaturë së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe vendimi për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, vetëm sa ka shtuar pakënaqësitë qytetare ndaj klasës së tejkonsumuar politike, ngase këto zgjedhje do të jenë vetëm një farsë dhe maskaradë zgjedhore e radhës për sigurimin e shumicës në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe asgjë më shumë.
Shkuarja edhe kësaj radhe në zgjedhje pa reformë zgjedhore do t’u shkojë për shtati partive që kanë qeverisur deri më tani, të cilat në parlamentin e Kosovës do t’i delegojnë të njëjtat fytyra të stërvjetëruara, të korruptuara dhe inkriminuara politike.
Sikurse në zgjedhjet paraprake, edhe këto zgjedhje do të manipulohen, vjedhen dhe kontrabandohen nga nëntokat e partive politike

Emrat e rinjë në listat zgjedhore, kozmetikë mashtruese

Edhe pse janë futur njerëz të rinjë në pjesën e fundit të listave zgjedhore, në parlament do t’i kemi të njëjtit njerëz me mendësi të vjetër dhe udhëheqje të njëjtë.
Sikurse koalicionet para zgjedhore, ashtu edhe ato pas zgjedhore do të jenë vetëm marrëveshje interesi për përfitime personale pa asnjë strategji zhvillimore për vendin.
Futja e emrave të rinj në listat zgjedhore nga ana e partive politike është vetëm një kozmetikë mashtruese për opinionin publik kinse kanë bërë ndryshime dhe reforma brenda partiake, ku përveç kuotës gjinore nuk ka shans që emrat e rinj të dalin fitues karrshi betejës brenda llojit me “veteranët” e pasuruar për dy, tre e katër mandate.
“Veteranët” me nga tre-katër mandate janë përseri uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike.
Klanet mafioze të partive të njëjta politike do të jenë përseri “boshti kurrizorë” i kuvendit.
“Juniorët” do të jenë vetëm numra që do të përdorën për interesa klanore për votimin e agjendave partiake, që i bie se deputetët e rinjë do të dirigjohen nga “veteranët” dhe liderët partiak.
Shprehur në mënyrë figurative, deputetët e rinjë do të jenë “rrota” të reja të “karrocës” së kuvendit e cila do të drejtohet nga “timonierët” e vjetër.
“Ujqit e vjetër” do të vazhdojë me tenderomaninë, korrupsionin, skemat e njëjta kriminale që kanë kapur çdo institucion, kanë krijuar monopole antiligjore në çdo kompani publike dhe private.
Nga parafushata shihet qartë se partitë politike edhe në këto zgjedhje do ta ndërlidhin mitin e UÇK-së dhe rugovizimit, me klientelizmin, nepotizmin dhe veteranomaninë për grumbullim të votave.
Siq ka ndodhur në fushatat tjera, edhe në këtë parafushatë partitë politike dhe kandidatët për kryeministra po proklamojnë të njëjta premtime. Dikush e ka në gojë ç’kapjen e shtetit, dikush taksën, e dikush tjetër luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja dhe ç’kapja e shtetit do të bëhen sllogan neveritës i këtyre zgjedhjeve.
Zgjedhjet e 6 tetorit nuk do të mund të prodhojnë një stabilitet afatëgjatë politik e aq më pak stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për shkak se tashmë dihet qëllimi i tyre “madhorë”.
Prandaj rikthimi i subjekteve politike tek votuesi për të rimarrë një mandat të ri, është sigurimi i 2/3 së votave në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi e jo ndëshkimi për keq-qeverisjen 11 vjeçare siq duhej të ndodhte realisht.
Marrja me tema të „mëdha“, edhe kësaj radhe do ta lë anash zhvillimin ekeonomik dhe mirëqenjën qytetare.
Ata ose ato që tani po vëjnë vija të kuqe, pas zgjedhjeve do t’i largojnë nga vokabulari i tyre, si gjithnjë për të “mirën” e qyterarëve dhe vendimeve të “mëdha” për vendin.
Politikanët e papërgjegjshëm thirren pikërisht në tema të mëdha vetëm sa për ta hipnotizuar votuesin me gënjeshtra dhe mashtrime, për shkak se vendimet e mëdha për Kosovën nuk i marrin palët dialoguese, por i marrin fuqitë e mëdha, siq i kanë marrë në Rambuje dhe në Vjenë.
Pra, do të jenë fuqitë e mëdha në Bruksel e Washington, në Paris e Bruksel që do të vendosin për fatin e Kosovës, përkatësisht ndarjen përmes shkëmbimit të territoreve apo bosnjëzimin përmes “Zajendincës”, e cila “De facto” e shënon zgjidhjen finale (fatale) për Kosovën.
Servimi i temave të mëdha në fushatë zgjedhore nga ana e subjekteve politike, s’është gjë tjetër veqse demagogji e pastër politike e cila do të shfrytëzohet vetëm për akuza të ndërsjella për korrupsion, për krim të organizuar, për vrasje politike dhe për tradhti kombëtare.

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve!?

Të njëjtin politikanë do t’i shohim së bashku dhe në përqafim të njëri-tjetrit në koalicone pas zgjedhore, duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, e dikush tjetër duke e luajtur rolin viktimës zgjedhore.
Do të ngelën të mashtruar ata që harrojnë se këto zgjedhje janë të kurdisura për të siguruar shumicën në kuvend që voton marrëveshjen Kosovë-Serbi e kurrgjë më shumë e as më pak.
Ashtu siq është i gatshëm skenari për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, është duke u përgatitur edhe skenari krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës për ta filluar dialogun me Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.