VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Katër dukuri të trashëgimisë kombëtare përgatiten për në UNESCO

By | November 23, 2020

Komentet

Vjosa Osmani: KQZ ka marrë vendime të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) duhet ta ruajë integritetin e vet, derisa vendimet e takimit të së premtes në këtë institucion i ka konsideruar të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme.

Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se në mbledhjen e 22 janarit është ushtruar presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim dhe udhëheqësit të kësaj zyre.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

KGJK kishte thënë se “janë 47 kandidatë nga rreth 1,080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit”.

“Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së. Por e kemi me çdo kusht që ta shpëtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment e një asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të biem në kurthet që ndërtohen, me qëllim që ky proces të parandalohet dhe të stërzgjatet”, ka thënë Osmani në adresimin e saj.

Ajo ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin sërish në këtë institucion.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake si dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë do të detyrohem të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe ashtu siç më detyron kushtetuta e vendit”, ka thënë mes tjerash ajo.

Në takimin e së premtes Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.

Ky propozim, sipas drejtorit të kësaj zyreje, Yll Buleshkaj, ka ardhur si rezultat i paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme, pikë kjo që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vjetët e fundit.

Buleshkaj ka theksuar se zyra që ai drejton ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankesa më vonë.

Por, kjo u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së, të cilët vendosën që të votojnë një nga një për subjektet politike, pasi disa prej tyre nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. rel

Emocione në Presidencë, Dhimitër e Roza Anagnosti marrin dekoratën e lartë, artistja: Me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë, për mua është 20 vjeç

Dhimitër Anagnosti mund të jetë 85 vjeç, por zëri i tij mbetet i njëjtë dhe po aq i fortë sa për të dhuruar emocione. Ai është vlerësuar sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, teksa së bashku me bashkëshorten, artisten e madhe të skenës shqiptare Roza Anagnosti kanë ndarë një mesazh.
Regjisori e quajti një ditë të veçantë duke falënderuar njerëzit me të cilët ka punuar në vite dhe presidentin Meta.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.
Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, tha regjisori Dhimitër Anagnosti.

Ndërsa bashkëshortja e tij, u ndal më gjatë për të lexuar mesazhin e tij, me shumë emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeçar, për të cilin tha se i duket ende si 20.

“Ky shkruan unë po ia lexoj dhe shpesh ia interpretoj. Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj. Juridikisht jam i pavdekshëm sepse ADN. ime udhëton në përjetësi përmes brezave në vijim. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim.

Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit.
Në këtë vend, në këtë truall ku brezat kanë derdhur energji fizike, intelektuale, morale, shpirtërore, rrezatohet një energji misterioze e shumëllojshme, që ta bënë jetën më të lehtë, më të plotë, më me kuptim, energjia e memories historike.
Përshëndes në mënyrë të veçantë që na dha një surprizë në këtë gëzim, në 85-vjetorin e Dhimitrit, se për mua ngel 40 vjeç gjithmonë. Zotin President të Republikës e falënderoj pa masë dhe të gjithë iniciatorët.
Falënderoj pa masë të gjithë miqtë dhe artistë të shquar që janë sot në këtë sallë, se as Dhimitri nuk do të bënte ato vlera, artistë në të gjitha fushat, që kanë punuar dhe kanë bërë vlera të jashtëzakonshme, qoftë në art, në skenë dhe ekran, në pikturë. Këtu kam edhe një nga bregu gazetari, i cili është i biri i të famëshit, i yllit të polifonisë Lefter Çipës.
Pra ju falënderoj dy herë që në këtë kohë pandemie ju keni dhënë bashkë me Dhimitrin siç e tha kaq bukur Presidenti, sa mi shteroi ato fjalë me thënë të drejtën sepse është një titull shumë kuptimplotë për artistin ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’.
Siç tha Presidenti emblemë e kombit tonë dhe të gjithë ju bashkë dhe të gjithë artistët që edhe këtu nuk janë të gjithë, por ju jeni përfaqësuesit më të denjë të tyre, keni mbështetur dhe i keni forcuar dhe jeni në vazhdimësi të integritetit tonë.
Pra ju keni dhënë dashuri, emocion, po këtë asnjëherë nuk e bën pa publikun tonë të dashur që në çdo hap e në çdo moment ne na nderon. Unë jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë që bashkë kemi mbështetur njëri-tjetrin, në vështirësi dhe në të mirë, në gëzime dhe hidhërime.
Bashkë me fëmijët tanë të cilët, Junën e kam këtu bashkë me bashkëshortin Tonin edhe dua të përmend edhe vajzën tonë Era, e cila është larg, por me zemër dhe shpirt është këtu. Na kanë lënë mundësi me mbarëvajtjen e tyre që ne të punojmë mirë dhe të vazhdojmë për popullin tonë me emocione, me një popull të mrekullueshëm që kemi.
Ju falënderoj për herë të dytë të gjithëve sepse kjo pandemi na krijoi një jetë tjetër dhe shpresoj që shumë shpejt të kalojë, që arti të marrë atë energji, se ky popull energjik nuk duron dot, nuk i mjafton vetëm buka, po do dhe emocionin, do dhe artin, do dhe kulturën edhe të gjithë këto.
Edhe njëherë Zoti President faleminderit shumë!”, tha aktorja.

I mbush 85 vjet filozofi i filmit shqiptar Dhimitër Anagnosti – Nga PËRPARIM KABO

23 janar 1936… palce dimri… çfare ndodhi ate dite, si ishin oret e para po ato ne vazhdim….kush e la boten e te gjalleve ate dite, kush erdhi ne jete ? Si ne nje ekran kinemaje nje ze i brendshem i bute i thelle i ndjeshem lexon keto rreshta dhe me tej shfaqet nje portret burri ne nje shesh xhirimi filmi….Ndoshta Perralle nga e kaluara-ndoshta nje prodhim i ri : Koburja nga Europa nje skenar qe nuk u xhirua film por erdhi si roman. Burri ne ekran lindi ne 23 janar 1936…ishte ftohte dimer kur qau per here te pare dhe tha: Erdha…kjo bote qenka e bukur por me e bukur do te behet kur?!
Sot me 23 janar 2021 pra pas 85 vitesh…ai femije eshte nje burre fisnik nje artist i madh me dimensione europiane….filozofi i filmit shqiptar Dhimiter Anagnosti. Arti tij ka nje simbioz organike mes imazhit te fjales e levizjes dhe emocionit…Filmat e tij jane filma jo fjale qe shoqerojne imazh…Hipokrizia eshte hipokrizi ne artin e tij grotesku eshte grotesk…veprimi eshte veprim…e perditeshmja eshte e perditeshme. Arti filmik i Dhimiter Anagnostit dhuron realizem besueshmeri komunikim histori …te ben te ndjesh. Aktoret qe luajne te filmat me regji te Anagnostit rriten ridimensionohen …fitojne pervoje maturohen…Guret e shtepise sime, Gjoleka i biri i Abazit…sa poetek ka te keta filma sa dashuri per vendlindjen per traditen historine kontributin zakonet ritualin…Ndertimi i figures filmike tipizimi individual vizatimi antropologjik loja marrdheniet te perjetuarit….Kthimi i ushtrise se vdekur…nje loje brilante e Bujar Lakos dhe Guljem Radojes…Dhimiter Anagnosti eshte jo thjesht nje kolone mbajtese e godines se filmit shqiptar por eshte nje godine me vete…institucionale, eshte nje shkolle dhe model ku duhet te referohet e sotmja dhe e ardhmja…
Do ishte me vlera dhe fat per ate kineast qe do provonte te realizonte nje film me ndonje skenar te Dhimitrit qe pret ne sirtar dhe me mbikqyrjen e tij…Anagnosti eshte per ne shqiptaret si Felini per Italianet…I dashur Dhimiter te shoh sot ne kete 85 vjetor buze detit atje poshte…ne bregun tone te dashur duke hedhur shikimin tej ne horizont ku dy shtellunga te medha ne pafundesi te japin imazhin e dy anijeve qe humben pa nam e nishan dhe ati yt nga qielli te thote , bir Taqo i gjeta…E ti nis e shkruan skenarin me te ri: Kthimi anijeve te humbura…Kujtesa zbret poshte ne histori ne ate jete te thjeshte ku rruga fati endrra dhe e ardhmja nisnin ikjen dhe ktheheshin vetem nga deti…
Ta gezosh 85 vjetorin e lindjes monumenti yne i kultures Dhimiter Anagnosti se bashku me Rozen dhe vajzat…Eshte fat per ne qe jemi bashkohes me ty dhe artin tend sepse na dhurove liri imagjinat ndjenja dhe identitet kombetar…Mirenjohje…!
Pkabo 23 janar 2021

Lushnja e shpall “Qytetar Nderi” shkrimtarin e shquar Visar Zhiti

VOAL – Shkrimtari i shquar Visar Zhiti shpallet “Qytetar Nderi” në Lushnjë. Me këtë rast ai iu dërgon këtë letër përshëndetjeje zyrtarëve të Lushnjës:
Përshendetja e tij:
I dashur Kryetar i Bashkisë së Qytetit tonë,
Zoti Fatos Tushe!
Të dashur anëtarë të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, të dashur bashkëqytetare e bashkëqytetarë!
Sot është dita e Kongresit të madh të Lushnjes,
aq jetik për Atdheun, që 101 vite më parë u mblodh aty ku jeni mbledhur ju tani, për ta përkujtuar. Nga këtu doli një qeveri e re e patriotëve që do ta shpëtonte Vendin nga një copëtim tjetër dhe ky Kongres ka hyre në lavdinë e historisë kombëtare si “Pavarësia e Dytë” e Shqipërisë.
Me këtë rast ju do të shpallni, si dhe më parë, “Qytetar Nderi” të tjerë, mes të cilëve është dhe emri im. Jam i emocionuar. Jemi ne të nderuar nga Lushnja jonë, e dashur dhe mikpritëse. Do të doja shumë të isha mes jush, por jam shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, atje ku kongresistët e Lushnjes, me një largpamësi mahnitëse, shihnin shpetimtarin e Shqipërisë dhe nga këtu qytetarët e Lushnjës,
101 vjet më parë, i dërguan një letër historike, apel, Presidentit Wilson, në emër të të gjithë shqiptarëve, firmosur nga Kryetari i atëhershëm.
E parandjenë që Shqipërisë do t’i duhej miqësia
dhe aleanca me Amerikën, që do të bëhej realitet.
Nderime Lushnjës!
Unë në Lushnjë kolova fëmininë time dhe rininë e parë. Lushnja na deshi dhe na mbajti mirë.
Tim atë, Hekuran Zhitin, e bëri prapë mësues, aktor të Teatrit të Estradës së Lushnjës, që në themelim, i dha njohje gjithandej, e bëri dhe “Qytetar Nderi” dhe një rruge i vuri emrin e Tij. Ai ka shkruar në Lushnjë dramën e vetme të Kongresit të madh.
Dhe unë shkrimet e para i nisa në Lushnjë. Mbasi mbarova gjimnazin, Lushnja më nisi në shkollë të lartë. Kudo ku kam qenë dhe jam, them si përherë: jam dhe lushnjar. Më deshi dhe në kohë të vështira, më dha miq e shokë, më mbrojti, dënimi im në diktaturë më ka ndodhur larg Lushnjës, më priti dhe kur u ktheva nga burgu. Me qytetarë të tjetë së bashku u hodhëm në lëvjzjen për liri dhe demokraci të vendit. Lushnja më bëri dhe deputet, nga Lushnja botova librat e parë, në Lushnjë kemi kryer veprimtari të ndryshme social-kulturore dhe, edhe kur kam qenë me punë jashtë vendit në ambasadat tona, jam përpjekur të bëj dhe kam bërë për të rinjtë lushnjare, për shkollat, autorët e Lushnjës, etj.
Në krijimtarinë time si shkrimtar gjithmonë ka “Lushnjë” e do të ketë. E thashë për mirënjohje. Lushnja nuk është vetëm vendi i bujqëve dhe fermerëve të mirë, i agronomëve dhe biznesmenëve, por dhe qyteti i artisteve të njohur, poetë, shkrimtarë, piktorë, muzikantë, këngëtarë, sportistë, historianë, shkencëtarë, etj. I përmenda për mirenjohje, se Lushnja, mes shumë virtyteve, na ka dhënë dhe atë të modestisë. Vetem desha t’ju falenderoj dhe uroj nga larg, nga Chicago, por dhe nga afër, nga zemra, gjithë të mirat juve dhe Lushnjës tonë dhe Kongresit – përjetësi!
Gjithmonë pranë jush,
me dashuri,
bashkëqytetari juaj ,
Visar Zhiti
Illinois, Roselle, 20 janar 2021

Dënohet gjuha e PDK-së dhe LDK-së ndaj RTV Dukagjini

VOA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënoi të enjten siç tha gjuhën linçuese të dy subjekteve politike, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike ndaj Radio televizionit Dukagjini, pasi që ky i fundit në një emision debatues publikoi një anketë lidhur me rezultatet e pritshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se gjuha linçuese është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni të drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale.

“Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente. Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e këtij Asociacioni.

Të dy subjektet politike thanë se do të ndërpresin bashkëpunimin me këtë televizion, të cilin e akuzojnë për mbështetje të lëvizjes Vetëvendosje dhe për përhapje të siç thanë, lajmeve të rreme.

Partia Demokratike e Kosovës që ka qenë më e zëshmja në reagimet ndaj Radiotelevizionit Dukagjini. Të enjten në një konference për gazetarë, shefi i shtabit të kësaj partie, Betim Gjoshi, tha se subjekti i tyre ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin .

“Nga sot, asnjë përfaqësues i PDK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë debat politik apo çfarëdo emisioni tjetër në këtë televizion propagandues dhe manipulues. Përjashtim bëjnë vetëm ato debate që tashmë janë xhiruar gjatë ditëve të kaluara. Radiotelevizioni Dukagjini ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por kjo gjë tashmë e ka arritur kulmin”, tha zoti Gjoshi.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për opinion tha se RTV Dukagjini po përdorë të gjithë potencialin e vet mediatik në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje duke publikuar siç thuhet sondazhe të porositura për të çuar përpara një bindje politike.

“Ndërlidhja e ngushtë e RTV Dukagjini me “Lëvizjen Vetëvendosje!” shpërfaqet në secilën natë nëpërmjet të ashtuquajturave sondazhe online, që sërish, ndonëse s’kanë asnjë saktësi, asnjë profesionalizëm e së këndejmi asnjë vlerë për të ndërtuar opinion, paraqiten si fakte mbi të cilat ndërtohet lajmi. Ky prezantim sistematik dëshmon jo vetëm joprofesionalizmin e një medium në vend, por edhe keqpërdorimin e hapësirës publike në kohë fushate e para saj”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike duke nënvizuar se me këtë nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë redaktoriale të mediave, por as nuk do të tolerojë fushatën fake news ndaj saj”.

Drejtori i Radiotelevizonit Dukagjini, Ermal Panduri që njëherësh edhe udhëheq debatin politik në këtë televizion, tha se këto sulme po rrezikojnë punën e 150 punonjësve të këtij mediumi dhe se pret nga subjektet politike të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje.

Zoti Panduri tha se “RTV Dukagjini në sondazhin të cilit po i referohen subjektet politike, që po kërcënojnë me mospjesëmarrje, ka respektuar me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavarura i Mediave. Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit”, tha ai duke nënvizuar se debatet politike gjatë gjithë̈ kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë̈ të jenë të tilla.

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare, Human Rights Watch, i publikuar në fillim të këtij viti nxori në pah se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë shënjestra të frikësimit, kërcënimeve në rrjetet sociale dhe sulmeve fizike, ndërsa hetimet dhe ndjekjet penale për këto vepra janë të ngadalshme.

RTV Dukagjini: Gazetarët ndihen të rrezikuar nga LDK-ja dhe PDK-ja

Luljeta Krasniqi – Veseli

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, që të ndërpresin bashkëpunimin me këtë medium, duke e akuzuar që në kohë fushate po mbështet një parti politike, në këtë rast Lëvizjen Vetevendosje, dhe po përhap lajme të rreme.

Por, sipas drejtorit të këtij televizioni, Ermal Panduri, gjuha e përdorur nga këto dy parti është linçuese dhe po rrezikon punonjësit e kësaj medie.

“Përmes kësaj gjuhe që po e përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren. Ne ndihemi të rrezikuar që të kryejmë punën tonë. Gjuha që është përdorur sot na demotivon për të vazhduar punën që bëjmë dhe na demotivon të themi atë që e shohim me sy”, thotë Panduri për Radion Evropa e Lirë.

Në sondazhin e bërë nga RTV Dukagjini, të cilit po i referohen subjektet politike, e që po kërcënojnë me mospjesëmarrje në debate, Panduri thotë se televizoni që ai udhëheq, i ka respektuar të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat për një sondazh janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: porositësi, kryerësi, numri i respodentëve dhe margjina e gabimit, që, sipas Pandurit, të gjitha këto janë respektuar.

“Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini, kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë̈ të jenë të tilla. Ne nuk mund të shërbejmë si platformë për të qëruar hesapet politike dhe nuk i shërbejmë frustrimit politik të ndonjë individi nga ndonjë subjekt politik”, thotë Panduri.

Në anën tjetër, juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga partitë politike përbën një rrezik për gazetarët në Kosovë.

“Fushata denigruese e lansuar sot(e enjte) nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kundër RTV Dukagjini është e rrezikshme dhe përbën sulm ndaj lirisë së medieve. Gjuha e përdorur sot duke i quajtur fake news (lajme të rreme) dhe duke e ndërlidhur aktivitetin e gazetarëve me Serbinë është thirrje për dhunë dhe i bën target të sulmeve gazetarët e këtij mediumi”, thotë Kusari.

Në këtë kohë të fushatës parazgjedhore, shton Kusari, “militantët e partive politike janë aktivizuar dhe partitë politike duhet të kenë kujdes me gjuhën që përdorin pasi që, sipas saj, me lehtësi mund të nxisin veprime kriminale ndaj gazetarëve”.

“Nëse një parti politike i denoncon publikisht mediat, atëherë përkthyer në praktikë, kjo i bie që një militant i kësaj partie apo ndonjë partie tjetër mendon që është në rregull që t’i sulmojë mediat dhe ajo do të përkthehet edhe në dhunë fizike”, thotë Kusari.

Partitë politike që janë të pakënaqura me përmbajtjen e televizioneve, shton Kusari, duhet t’i ndjekin rrugët ligjore dhe jo t’i linçojnë gazetarët.

Të enjten, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku është njoftuar që Partia Demokratike e Kosovës shkëput çdo komunikim me RTV Dukagjinin.

Kjo parti emisionet në RTV Dukagjin i ka quajtur propaganduese dhe manipuluese.

“Radiotelevizioni Dukagjini ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por kjo gjë tashmë e ka arritur kulmin. Ekrem Lluka (pronar i RTV Dukagjini) dhe Albin Kurti janë bërë bashkë, krejt e njëjtë, të pandashëm dhe të bashkuar krejtësisht për qëllime të pista dhe biznesore”, tha shefi i shtabit të kësaj partie, Betim Gjoshi.

Sipas PDK-së, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të RTV Dukagjinit menaxhohen nga i njëjti person, i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media thotë se RTV Dukagjini, po përdor të gjithë potencialin e vet mediatik për t’i shërbyer një partie politike, përkatësisht, siç thotë LDK-ja, “në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“LDK-ja nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë redaktoriale të mediave, por as nuk toleron fushatën fake neës (lajme të rreme) ndaj saj. Prandaj, paralajmëron se në qoftëse RTV Dukagjini vazhdon me propagandë të tillë, që duket sheshazi se ka për qëllim të ndikojë dhe orientojë votat e qytetarëve për një parti të caktuar, LDK-ja do ta rikonsiderojë bashkëpunimin me RTV Dukagjini, në mënyrë që mos të bëhemi pjesë e abuzimit informativ me pasoja për votuesit tanë dhe për qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reguar lidhur me deklaratat e këtyre dy partive. AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.

“Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bën thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente. Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në, përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndryshe raporti më i ri i Human Rights Watch, i publikuar më 13 janar ka vlerësuar se gazetarët në Kosovë kanë vazhduar të jenë caqe të frikësimit dhe kërcënimeve në mediat sociale, si dhe të sulmeve fizike.

“Midis janarit dhe shtatorit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve dhe mediave, përfshirë pesë sulme fizike kundër gazetarëve dhe dhjetë kërcënime. Policia ka qenë duke hetuar katër raste të regjistruara në kohën e shkrimit [të raportit]”, thekson Human Rights Watch.

Vjosa Osmani: Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës

VOAL – Në 15 vjetorin e ndarjes së liderit Ibrahim Rugovës nga jeta, sot në mesditë kryetarja e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti bënë vizitë tek varri i ish Presidentit të Republikës së Kosovës. Zonja Vjosa Osmani posti këtë status në faqen e saj në facebook:
Sot, në 15-vjetorin e ndarjes nga ne, e rikujtojmë presidentin Rugova, njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet kërkuar ajo e si duhet ngulur këmbë për të, deri në arritjen e plotë të saj. Ai na mësoi se synimet politike e shtetërore thjesht janë të mundura, nëse ekziston këmbëngulja për to.
Duke na mësuar se si ta duam lirinë, ai na e dha shembullin se si ta refuzojmë të keqen, ideologjinë, dhe ta krijojmë solidaritetin e papërsëritshëm ndërmjet nesh. Me të ne u çliruam përfundimisht nga frika dhe u mbështetëm në besimin e përbashkët duke u bashkuar rreth kauzës së lirisë e pavarësisë.
Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës, intelektuali i cili e humanizoi politikën dhe i hapi udhë vendit dhe gjithë rajonit që të shkëputej nga ideologjia komuniste e nga regjimi shtypës i Millosheviçit.
I përjetshëm kujtimi për të.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: I paharruar qofsh për të gjithë, Mustafa Arapi!

Shumë i trishtë ky mëngjes. U nda prej nesh një profesionistit i shkëlqyer, një personalitet nga më të pikasurit në fushën e artit, të pikturës dhe të trashëgimisë kulturore, piktori i njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, Mustafa Arapi, i cili prej ditësh luftonte me COVID-19.

I lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 – 2006.

Aktiviteti i tij professional ka qenë mjaft i gjerë. Artikujt e tij me karakter të mirëfilltë shkencor janë të panumërt. Do të veçonim kontributin e tij të çmuar dhënë si autor i shumë artikujve në revistën Monumentet, nga viti 1988 e deri sot, si:

Konservimi dhe restaurimi i pjesës qendrore të ikonobartësit të kishës së Evangjelizmos të Kalasë së Beratit;
Disa vlera të përftuara nga restaurimi i një vepre të Onufrit;
Analizë mbi dy ikona të piktorit David Selenica;
Onufër Qiprioti – Ikonograf i shekullit XVI – XVII;
Nikolla, biri i Onufrit dhe jo i Onufër Qipriotit;
Restaurimi i pikturës murale të realizuar nga Onufër Qiprioti dhe Alivizi, Foka në Kishën Shën Maria në fshatin Vrahogoranxi;
Zbulime të reja mbi autorësinë në disa ikona;
Konservimi dhe restaurimi i ikonobartësit të së Evangjelizmosë në Kalanë e Beratit;
Ecuri në ruajtjen dhe restaurimin e mozaikëve;
Probleme të restaurimit të disa ikonave… etj.

Mustafa Arapi ka nxjerrë në dritë me qindra metra katrorë afreska, si në kishën e Shën Marisë në Leusë të Permetit por edhe në Kishën e Shën Marisë në Vllahogoranxi, të piktor Onufër Qioriotit dhe Alivizit, të Kishës së Shën Thanasit në Karavasta edhe në shumë të tjera nëpër Shqipëri. Ai ka restauruar shumë ikona dhe tavane dekorative të kishave, si të kishës së Gjithëhenjtorëve në Himarë, të Shën Thanasit në Karavasta, të Shën Kollit në Grabovë, Kishën e Manastirit të Zvërnecit, ikonostasin e Leusës, etj. etj etj. Shumë studime që ai ka kryer për piktorët shqiptarë do të mbeten në trashëgiminë tonë të shkruar për kulturën dhe artin shqiptar. Mustafa Arapi ka lënë gjurmën e tij edhe si dijedhënës i brezit të ti, duke punuar si profesor i pikturës në Akademinë e Arteve, nga viti 1985 deri më 1991.

Largimi nga jeta i Mustafa Arapit është jo vetëm trishtim por një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për trashëgiminë kulturore shqiptare.

I paharruar qofsh për të gjithë, Mustafa Arapi!
E paharruar qoftë Jeta dhe Vepra jote! Ngushëllime Familjes!

Prej ditësh i shtruar tek ”Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare piktori Mustafa Arapi (Mesazhi prekës i vajzës)

Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë prej COVID-19 në moshën 70-vjeçare. Ai nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmin e bën të ditur vajza e saj, Dorina Arapi e cila zbulon se piktori ka vdekur në mesnatë dhe lë dhe një mesazh prekës për babain e saj të ndjerë.

Disa ditë më parë ajo zbuloi se Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

STATUSI NGA DORINA ARAPI

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta
Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.
Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!
Të duam përjetësisht!

U nda nga jeta Vojsava Lena (Beci Lito)

Pas një sëmundje të rëndë dhe një lufte 4-5 vjeçare u nda nga jeta në Kanada Vojsava Lena, e njohur në shoqëri dhe komunitet si Beci Lito.
Beci Lito ishte edhe bashkëproducente me bashkëshortin e saj Ilir Lena e kanalit televiziv shqiptar në Kanada Pasqyra Shqiptare me një aktivitet 18 vjeçar.
Do të ishte pikërisht Ilir Lena që do të lajmëronte ndarjen nga jeta të Beci Litos me një status në rrjetin social.
Ilir Lena nuk iu nda asnjë çast të shoqes deri në momentin e fundit. Sikur edhe djali i tyre.
Ja statusi i Ilir Lenës:
“R.I.P. Voisava Lena (Beci Lito).
Për 18 vjet bashkëproducente e emisionit tonë, mbështetje e pakursyer dhe frymëzim për mua.
Unë humba gruan dhe shoqen e jetës, por edhe komuniteti shqiptar humbi një shqiptare të mirë.
Me dashuri
Ilir Lena”

Pianodrom vazhon aktivitetin – FALEMINDERIT TË GJITHË KOMPOZITORËVE SHQIPTARË!!!! Ju jam thellësisht mirënjohëse! Nga Etrita Ibrahimi

Një tjetër regjistrim, në studion e Radio Tiranës, gjithmonë në kuadrin e edicionit të tetë të festivalit “Pianodrom”, i cili vazhdon aktivitetin e tij, pavarësisht pandemisë…!
Një koncert bazuar mbi kompozitorë shkodranë dhe jo, mbi kompozitorë që u frymëzuan nga muzika shkodrane në veçanti dhe nga ajo e veriut të Shqipërisë në përgjithësi!
Një koncert për Shkodrën time…!❤❤❤
Programin e nisa me një transkriptim të bërë nga unë, të dy materialeve hyrëse të operës “Mrika”, të Prof. Prenkë Jakova…
për të kaluar në muzikën e sinqertë dhe entuziaste të suitës së Prof. Tish Daija
e më pas në variacionet tepër pianistike të Prof. Çesk Zadeja…
në “shkodraninë” shumë delikate dhe elegante të Prof. Aleksandër Peçi,
që më pas u ndoq nga variacionet tepër profesionale mbi temën e Deles Rudë, të Prof. Tonin Harapit…
për t’u mbyllur me suitën nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” të Feim Ibrahimit, të cilën e lashë të fundit sepse Gjergji vdes, por vepra përfundon në Do Mazhor…në tonalitetin më optimist që ekziston në muzikë dhe që në këto kohë të vështira, na jep një dozë të fortë kurajoje për të pranuar humbjet e njerëzve të dashur dhe për të përballuar ditët e ardhshme!
Faleminderit Prof. Aleksandër Peçipër këtë festival,
për idenë brilante të këtij koncerti, të cilën menjëherë e pranova me shumë dëshirë dhe entuziazëm, pasi muzika shqiptare është e shenjtë për mua, në çdo kohë dhe në çdo rast!
Pasi studiova këto kohë dhe luajta dje pak më shumë se një orë muzikë,
ritheksoj me shumë, por shumë krenari se muzika jonë është përfaqësuese e denjë e këtij vendi dhe të gjithë ne:
Shteti, institucionet dhe muzikantët, e kemi detyrë te veçantë ruajtjen dhe përhapjen e saj!
Nuk mund të mendoja një hapje më të mirë të vitit se sa ky koncert, prandaj
FALEMINDERIT TË GJITHË KOMPOZITORËVE SHQIPTARË!!!!
Ju jam thellësisht mirënjohëse!🙏🙏🙏

Vjosa Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, uroi presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me, siç tha, “besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur”.

Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të amerikan.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, tha Osmani.

Biden ka vizituar Kosovën për herë të fundit në vitin 2016, derisa ka qenë duke shërbyer si nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Ai vazhdimisht ka shprehur mbështetje për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shtetësia e saj është e pakthyeshme.

Në vitin 1999, Biden, atëbotë senator, i ka mbështetur edhe sulmet e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, për ndaljen e dhunës në Kosovë. rel


Send this to a friend