VOAL

Please Wait...

Kastriot Dervishi i përgjigjet Erjon Braçes dhe tregon të vërtetën e fotos se Zogut me Viktor Emanuelin pas Luftës

By | April 8, 2019
1 Comments
  • CI CD 2 weeks ago Reply

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: voal.ch/kastriot-dervishi-pergjigjet-erjon-braces-dhe-tregon-te-verteten-e-fotos-se-zogut-viktor-emanuelin-pas-luftes/ […]

Komentet

Lutjet e Agustin Mirakajt që ranë në vesh të shurdhër

U nda nga kjo jetë një nga emblemat e të përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Agustini vuajti gjatë regjimit komunist në kampin Shtyllë te Fierit.
E nisi jetën me vuajtje dhe e mbylli me vuajtje.
E nisi si trashëgimtar i armiqve të diktaturës dhe e mbylli nga indiferenca e shqiptarëve!
Iku pa i mbushur 55 vjeç pa mundur që të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Kërkoi ndihmë në rrjetin social sepse sëmundja e tij kërkonte të ndiqej në spitale të specializuara.
U lut Agustin Miraka!
Mjerisht nisja në Itali u bë dikur,  por nëse do të kishte udhëtuar më parë në Itali a do t’ja kishte dalë ?
Po ndofta kishte mundësi!
Po i sjell këtu të gjitha lutjet e Agustin Mirakajt të cilat ranë në vesh të shurdhër.
Po i sjell tani që të zgjohen ndërgjegjet e fjetura nga letargjia e indiferencës.
Tani në Shqipëri fushatë zgjedhore është në kulm edhe pa u shpallur dhe kush e di si gëlon paraja e zezë për të trafikuar vota, për një parlament po aq antishqiptar sa i mëparëshmi.
Por për Agustin Mirakajn nuk u gjet mundësia për të kuruar jashtë në kohën e duhur!
————-
Lutjet e Agustin Mirakajt
1 Mars 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi ti lutet zotit per shendetin tim te keqesuar shume .
Me perzemersi e dashamirsi e kerkoj nga ju.
Agustin Anila Miraka
26 Shkurt 2021
Te nderuar vellezer e motra shqipetar kudo qe jeni kush te kete mundesi t’i lutet zotit per shendetin tim .
Me perzemersi e dashamirsi
Agustin Anila Miraka
16 Shkurt 2021
Te nderuar motra vellezer ju bej me dije se sonte ndodhem ne nje Poliklinike ne Rome neser me shtrojne ne Spital .
E gjith ky interesim nga te aferm e mi erdhi kjo shpres per jeten time fal jush, ndihmeses dhe dashmirsise tuaj 😭. Gjithashtu dhe te burgosurve politikë .
Zoti jua shperblefte per te mira ne Familjet tuaja 🙏.Foto shume i smure i lodhur duke zbritur nga Avioni ne Rome .
Ju dua shume🙏
9 Shkurt 2021
KERKOJ NDIHME PER JETEN TIME!
Nga Agustin Anila Miraka.
Miqte e mi, dua t’ju lajmeroj ecurine e semundjes time. Pas nje operimi ne zorren e trashe dhe pas 9 seancave kimioterapie, informacioni qe me dhane ne ekon e fundit te bere ne spitalin Hygeia(eko e bere dje ne date 08.02.2021) ishte qe semundja eshte ne hapat e para te avancimit ne MELCI.
Mjeket nuk me japin me shprese per mundesi sherimi.
Duke qene qe ne bark po me mblidhet akoma uje dhe trupi s’ka me fuqi ta perballoje, me kane ndaluar te vazhdoj kimioterapine, ne kete menyre semundja mund te perhapet shume shpejt.
Ju lutem me ndihmoni qe te kem mundesine te kurohem jashte Shqiperise, ne nje spital qe mund te me shpetoje jeten.
JU LUTEM PER NDIHME
Per cdo paqartesi, kontaktoni ne numrin: 0682666140
Adresa e shtepise: Rruga Zef Margjinaj, Pallati 21, Shkalla 1, Apartamenti 12
Lagjia 6
Kombinat Tirane
Pervec linkut te meposhtem ku mund te ndihmoni, bashkangjitur do te gjeni dhe numrin e llogarise time personale ne rast se e keni me lehte.
Numri IBAN i llogarise time: AL83 2151 1031 ALL1 0000 1359 7602
Faleminderit nga zemra!
Ps: Ju lutem shperndanje sa më shumë! 🙏

Izraeli vendos për vendin e Ambasadës, Kurti për hapjen

Bekim Bislimi

Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo është shprehur edhe në letrën që ai ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Përparim Kryeziu.

Deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje vijën pas debatit të krijuar në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ku janë ngritur dyshimet nëse Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, pasi që ky subjekt politik të formojë qeverinë e re të vendit, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit është lideri i saj, Albin Kurti.

Në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se lidhur me vendndodhjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Kurti ka qenë mjaft i qartë.

“Në lidhje vendndodhjen e Ambasadës, zoti Kurti ka qenë korrekt, konsistent dhe transparent në qëndrimet e tij, duke thënë se ajo është një çështje që do të trajtohet nga qeveria e re pasi të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë. Ky është një veprim i rëndësishëm para një vendimi të qeverisë së tij për këtë çështje. Si kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, zoti Kurti është interesuar që të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin me partnerët e vendit tonë”, ka thënë Kryeziu.

Hapja e Ambasadës në Jerusalem është e paraparë me marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtual, kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi atë ditë ka deklaruar se ka miratuar kërkesën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla që Kosova të hapë Ambasadën në Jerusalem.

Ambasada turke në Prishtinë, kishte kundërshtuar më herët hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Po ashtu, edhe Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”.

Dyshimet

Në takimin e 1 marsit mes liderit të LVV-së dhe ambasadorit turk në Prishtinë, Çağri Sakar, Kurti pati paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet do të vendoset Ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem, duke shtuar se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”.

Dyshimet se Kosova mund të mos e hapë Ambasadën në Jerusalem, ishin ngritur edhe nga shtypi perëndimor. Associated Press ka shkruar se Kurti është gjetur në pozitë të vështirë diplomatike para marrjes së detyrës të kryeministrit, e pas marrëdhënieve diplomatike qe shteti tij ka vendosur me Izraelin. Tekstin e AP- së me titull “Pas rezistencës nga Turqia, Ambasada e Kosovës mund të mos jetë në Jerusalem”, e ka publikuar po ashtu The Times of Israel edhe e përditshmja izraelite, Haaretz.

Ky artikull është thirrur në një komunikatë të LVV-së lidhur me takimin e Kurtit me ambasadorin turk në Prishtinë, Çağri Sakar.

Porositë për Kurtin dhe përgjigjet e tij

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bazuar në të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albin Kurti kishte marrë letra urimi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”.

Në anën tjetër, Erdogan i ka shkruar Kurtit se është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri. Erdogan e ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

Por, bazuar në deklaratën e dhënë Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeziu, del se qeveria e re e vendit do ta “trajtojë” këtë çështje dhe jo ta shqyrtojë, pasi që të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë.

Për më shumë, Kryeziu ka theksuar se Kurti e ka bërë të qartë se njohja nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me këtë vend, “paraqet një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e vendit dhe krijimin e partneriteteve të reja në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor”.

“Këtë e ka thënë (Albin Kurti) nga dita e parë. E njëjta është e shprehur edhe në letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Izraelit, zoti Natanyahu e ku zoti Kurti vendos theksin te marrëdhënia historike mes kombit shqiptar dhe komunitetit hebre”, ka theksuar Kryeziu.

Vetë Albin Kurti, u ka shkruar letra falënderuese kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe presidentit turk, Erdogan.

Në letrën e tij për Netanyahun, Kurti e ka falënderuar për ftesën që ai ia ka bërë për ta vizituar Izraelin, duke thënë që këtë “do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”.

Ndërkaq, presidentit turk Erdogan, Kurti i ka shkruar se synon që pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, “të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”.

Në anën tjetër, Enver Hasani, profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, në një deklaratë për REL-in, ka thënë se, sipas së drejtës diplomatike dhe konsullore, në kuadër të standardit të së drejtës ndërkombëtare publike, përcaktimi i lokacioneve të përfaqësive të huaja diplomatike është e drejtë ekskluzive kushtetuese dhe sovrane e shtetit që i pranon ato përfaqësi.

30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve! – Nga ALBA KEPI

Historia po përsëritet me forma ndoshta më civile, por motivet janë të njëjta;
Dashuria për liri personale e profesionale, mirëqenie e dinjitet njerëzorë, largim nga limitet e një diktature “moderne” që vendos pë votën, jetën, pronën, profesionin, familjen, e siguria e një të ardhme të lirë e sa më të mirë për fëmijet.
Qyteti i Brindizit është mbushur sot me fotografi gjigande që përcjellin imazhet e zbarkimit të 27 mijë emigrantëve shqiptarë në këtë qytet, në natën e 6 -7 marsit 1991.
Fotografitë e realizuara në atë kohë nga Damiano Tasco kujtojnë 30 vjetorin e eksodit të madh të mijëra shqiptarëve që me anije e mjete të ndryshme lundrimi mbërritën në brigjet italiane.
“Brindizi qyteti i mikpritjes” është mesazhi i përcjellë dhe në gjuhën shqipe në këto fotografi që kujtojnë zemërgjerësinë e banorëve të këtij qyteti që hapën dyert e mikpritën brenda një ditë një fluks kaq të madhe emigrantësh e i paparë më parë.
Edhe pse Marina Ushtarake Italiane nën urdhërin e qeverisë që drejtohej nga kryeministri Giulio Andreotti, kishte vendosur bllokimin e anijeve e moszbarkimin e shqiptarëve, kapiteneria e portit dhe autoritetet lokale të Brindizit, vendosën në mënyrë autonome të aplikojnë ligjin e detit, të shpëtojnë e të lejojnë në tokën e tyre ata mijëra shqiptarë që ndodheshin mes detit në një mot të keq, me detin shumë ballësh, erën e fortë e shiun që binte pa reshtur.
Qyteti i Brindizit vuri në dispozicion 38 shkolla për të strehuar shqiptarët e zbritur nga anijet e Arqipeshkopi i këtij qyteti, Imzot Todisco, ishte i gatshëm të hapte të gjitha kishat për t’i mikpritur.
Brindizinët sollën veshje ushqime e hapën dyert duke strehuar në shtëpitë e tyre mjaft shqiptarë të dëshpëruar e të etur për një jetë të lirë e të denjë.
Ky qytet që më vititn 1991 numëronte rreth 95 mijë banorë menaxhoj me dashamirësi e humanizëm mbërritjen e 27 mijë shqiptarëve që ishin më shumë se 1 /3 e popullsisë së tyre.
Sot në Brindizi jetojnë 276 shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi e përbëjnë mbi 10% të rreth 2500 emigrantëve nga të gjitha kombësitë që jetojnë në këtë qytet.

ËSHTË KOHA QË FAMILJA TË ZGJEDHË SHQIPËRINË PËRPARA PARTISË….! – Nga ILIR ҪUMANI

Sa e thjeshtë është të jesh i lumtur dhe i begatuar kur brezat jetojnë në një Paqe dhe harmoni familjare….!!!! (Biri, Babai, Gjyshi, Stërgjyshi dhe Katragjyshi…!). A nuk do të ishte një mrekulli që edhe një Kryeministër i një vendi të qëndroj larg interesave të ngushta meskine dhe nepotizmit, të qëndroj në lartësinë e një detyre si burrështetas për të siguruar dhe garantuar përmes drejtimit të punëve të vendit një mirëqënie më të mirë dhe një Paqe Sociale për të gjithë popullin e Tij….!?

Që të arrihet kjo, Popullit dhe votuesve të të gjitha krahëve, u nevojitet të ndryshojnë këndvështrimjn e deritanishëm, JO për PARTINË, por për SHQIPËRINË, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e shkuara dhe e tashmja tradicionale, dhe të mendojnë për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të sigurt për vete dhe fëmijët e tyre, duke zgjedhur në krye të punëve të vendit si përfaqësues dinjitoz NJERIUN, atë që beson dhe e gjen brenda vetes….!!!! Kjo është e mundur dhe patjetër që mund të bëhet një realitet i prekshëm, ashtu si për çdo komb e shoqëri të civilizuar dhe të emancipuar që dëshiron ta shoh vendin të përparuar e të zhvilluar, pa cene e plagë sociale siç deri tani i ka përjetuar dhe po i vuan me shumë dhimbje shoqëria shqiptare. Falë një klase politike të pamaturuar dhe të pamerituar që ka prodhuar konflikte pafund përmes krizave politike, e ka drejtuar dhe po e drejton vendin përmes modeleve imponuese e të vrazhdëta, sjelljeve nepotike dhe autokratike, të atyre që na kanë drejtuar me mendësi patriarkale dhe arkaike të së shkuarës tonë!

Jemi një popull i mençur, vital, novator dhe plot energji, fisnik e bujar. E duam përparimin dhe zhvillimin, meritojmë më të mirën për të ardhmen tonë të përbashkët. Ndaj të dashur Miq, tani që jemi në prag të zgjedhjeve, duhet të mendohemi seriozisht për VOTËN, e cila ka një VLERË të jashtëzakonshme për 4 vitet e ardhshme e në vazhdim…. Ta provojmë të gjithë së bashku të ndryshojmë nga pak, për të ndryshuar jetën tonë të përbashkët, ashtu si kjo foto që na përcjell një mesazh universal për JETËN!

Grenel e ke humbur luftën diplomatike më Kurtin Nga Skënder MULLIQI

Prap na paraqitet Riqard Grenel, lidhur me Albin Kurtin.Ky është treguar nje diplomat i dështuar i SHBA-ve në Gjermani dhe në Ballkan.Ai ka disa kohë që në mënyre declarative ka thënë së është homoseksual, i cili kishte zënë një vend të rëndësishëm në ish administratën e presidentit , Donald Tramp.Pa e marrë mirë postin e ambasadorit të Amerikës në Gjermani, I kishte bërë shumë nervoz gjermanet më një intervistë për një portal .Grenel kishte kërcënuar disa herë më leksionet e tija të pa matura Gjermanin dhe kancelarën Angela Merkel. Kishte kërcnuar Gjermaninë edhe lidhur më gazin rus, sikurse që kishte kërcënuar lidhur më bashkëpunimin e Gjermanisë më Kinën në planion ekonomik etj.Ja lexues të nderuar iu përkujtova disa nga shembujt të një diplomati kontravers I cili kishte ftohur shumë marrdhenjët bilaterale ndërmjet Amerikës dhe Gjermanisë .Seria e deklaratave kotraverse të Grenelit , kishte bërë që nga disa diplomatë gjerman të kërkohet të largohet nga Gjermania.Edhe kur bëhët fjalë për Kosovën ishte shumë I paqartë dhe shumë të dyshimt ne veprimet e tija .Si i dërguar special për Kosovën , ai kishte orjentime proserbe .Edhe pse kamuflohej në opinion më deklarata , ishte vu haptas në planin për ndarjën apo shkëmbimet territoriale më Serbinë së bashku më Vuqiqin dhe Thaqin. Sigurisht së këtë plan djallëzor të cilën e kishte bërë të ditur një tjetër diplomat I rangut të lartë , Bollton, Grenel deshti që të bën realitet , duke i shkatuar dëme të mëdha Kosovës, dhe Ballkanit, më hapjën e Kutisë së Pandorës, që do të provokonte zingjirin e luftës në Bosnje , Kosovë , Maqedonin e Veriut dhe në vendet përreth këtyre shteteve . Këtyre planeve ju doli para Angela Merkel zonja e qeliktë e politikës evropiane .Këtu duhet përmendur edhe kontributin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.Kur bëhët fjalë të Kurti, ai disa herë kishte replikuar më Grenelin përmës rrjetit social Twiter. Sigurisht së tash pas këtij harku kohor, shihet së Grenel diplomacia ishte në dëm të Kosovës ,dhe në favor të Serbisë, gjë të cilën e kishte bërë të ditur më kohë lideri i LVV, Albin Kurti. Janë të gjitha genjeshtra të kulluara të Grenelit për antiamerikanizëm të Kurtit. Kurti nuk e kishte plasuar planin e shkëmbimeve territorale. Kurti nuk i kishte thënë Grenelit që ti fus në qorrsokak marrdhënjet më Gjermaninë .Paraqitja e tij e fundit dhe akuza kundër kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, është kamuflim i të vërtetes së kan eksuzituar thikat mbi harta për ndarje të Kosovës. Madje, të themi të drejtën edhe Marrveshja e Uashingtonit per mua e favorizon Serbinë në rajon, duke e bërë ate factor politik dominant.Shumë do të ishte treguar i sinqertë Grenel sikur të pranonte së është proserb, dhe ka punuar nën ndikimin e lobit serb në Amerikë. Këtë e vertëtojnë edhe ahegjenet më shlivovicë serbe midis Beogradit. Amerika është miku më i madh i shqiptarëve , por ky shtet nuk identifikohet më Grenelin dhe sojin e tij. Fytyrën e vërtetë Tramp , por edhe Grenel e paraqitën kur më forcë deshtën të mbajnë pushtetin , duke mos e pranuar fitoren e Bajdenit që rrallë mbahet mend që ka ekzistuar nw kwtw shtet një tendencë e tillë antidemokratike .Prandaj, kjo deklaratë e tij është një tjetër skandal , është deklaratë provokuese dhe destabilzuese karshi Kosovës . Ai humbi luftën diplomatike ndaj Kurtit . Grenel duart sa më largë Kosovës, së ajo i ka përfaqësuesit e saj politikë.

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, mund të arrihet brenda muajsh

VOA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër vizitës treditëshe në Prishtinë, në përpjekje për të sigurur rifillimin e bisedimeve menjëherë pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat doli fituese lëvizja Vetëvendosje.

Po unë mendoj se ne mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse të mos e arrijmë”, tha zoti Lajçak duke nënvizuar se autoritetet në Kosovë kanë mirëkuptim për rolin e rëndësishëm të bisedimeve që sipas tij mund të përmbyllen për disa muaj.

Nuk kërkon vite, por nuk është në të drejtën e Bashkimit Evropian të vendos. Ne nuk po i nxitojmë palët. Ne nuk jemi duke ngadalësuar procesin. Ne jemi këtu dhe është në dorën e Kosovës dhe Serbisë se sa shpejt dëshirojnë të ecin. Nëse dëshirojnë të takohen në baza mujore ne jemi aty, nëse duan të takohen në baza javore ne jemi aty, pra ne jemi këtu për të lehtësuar dhe siç e thashë, pëfundimisht nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë dhe tre vjet, nëse ka përkushtim dhe gatishmëri nga palët”, tha zoti Lajçak.

Ai tha se me administratën e re amerikane të presidentit Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë në baza ditore për të njëjtin qëllim; për të çuar përpara Kosovën dhe rajonin drejt së ardhmes evropiane.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se procesi i bisedimeve duhet të rishikohet.

E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe në veçanti në emër të institucionit që drejtoj, që po ashtu udhëheq politikën e jashtme, që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një “reset”, pra një rishikim i cili ndër të tjera ndihmon që Republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe mbi të gjitha të respektojë interesat e veta, interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës në një proces i cili patjetër duhet të rezultojë me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual të Kosovës dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës”, tha ajo.

Zonja Osmani tha se institucionet e reja të Kosovës do të angazhohen në bisedime por, me një qasje të re.

Nuk do të lejojmë që integriteti territorial të bëhet pjesë e dialogut apo që rregullimi ynë kushtetues dhe sovraniteti i vendit të bëhet pjesë e këtij procesi sepse Kosova e ka përmbyllur statusin e saj me 17 shkurt 2008 njëherë e përgjithmonë, prandaj edhe nuk ka çka të negociohet për statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por natyrisht presim që ky proces të përfundojë me njohjen nga ana e Serbisë të Kosovës si shtet dhe të kufijve tanë aktual”, tha ajo, duke nënvizuar se pret një bashkërendim më të madh ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kosova ka bërë aq shumë koncesione sa që e kanë pru në buzë të jofunksionalitetit. Pr,a tani nuk është koha të pyetet se se çfarë do të jap Kosova akoma. Por çka pritet prej këtij procesi është që edhe Kosova edhe Serbia ta marrin nga Bashkimi Evropian përfitimin final, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian pra jo që Kosova të jap diçka shtesë, qoftë copëza të funksionalitet të saj të brendshëm, qoftë ide të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve, por Kosova dhe Serbia duke rezultuar me njohje reciproke në të njëjtën kohë ecin drejt BE-së. Pra përfitimi final është anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo të konsiderohet Kosova si një shportë me pemë e perime ku çdo kush merr diçka prej saj duke e shndërruar në një shtet jofunksional, i cili nuk i duhet as qytetarëve të saj, nuk i duhet as rajonit e nuk u duhet as partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha zonja Osmani.

Të hënën, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha pas takimit me zotin Lajçak se nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë.

Zoti Lajçak, pas Kosovës do të shkojë në Beograd, është vënë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve gjatë këtij viti, meqë vitin e ardhshëm është Serbia që do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare, gjë që do të çonte në një periudhë tjetër të pezullimit të bisedimeve që filluan dhjetë vjet më parë.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 por është përfshirë në bisedime për normalizim marrëdhëniesh që është kusht për integrimet evropiane.

Maestro, më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar… Nga Ilir Çumani

Më “tradhëtove” kësaj radhe Miku im i çmuar…. profesor #AGIM #KRAJKA…..!

Ti, mjeshtër i muzikës, që gjithë jetën të vallëzuan gishtrijntë e duarve në tastierat e fizarmonikës e të pianos, e ngado përhape tek njerëzit gëzim e hare përmes notave të pentagramit…

Përse e bëre këtë maestro…!? Mengjeseve mblidheshim atje tek lokali “Lemza” bashkë me Amin tënd të mrekullueshme dhe birin tënd Ulisin duke biseduar pafund, e ti s’lodheshe asnjëherë duke rrëfyer histori të bukura që të shoqëruan të gjithë karrierën tënde brilante të një artisti që u kthye në Gjeni i Artit tonë muzikor.

Sa të vështirë do ta kem tashmë ardhjen time atje tek lokali “Lemza”, që ishte kthyer prej vitesh e vitesh në çerdhen e mjaft miqve dhe artistëve që u dashuruan marrëzisht me muzikën tënde…!!!

Maestro më “tradhëtove” pa asnjë arsye kësaj here duke më lënë një breng në zemër dhe një angështim në shpirt….!!!

Gjithsesi, pusho dhe prehu në Paqe tani dhe kënga qoftë e pandarë nga Ty edhe në Parajsë…! R.I.P

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Jam Mira – Në mbështetje të shkrimtares Mira Meksi

voal.ch – Po vonohet vaksinimi i shkrimtares Mira Meksi, ndërsa kërkohet si kusht që shkrimtarja e njohur të udhëtojë jashtë shtetit për t’ju nënshtruar një terapie të specializuar për shkak të një sëmundje të rëndë.
Mjeku i Mira Meksit kërkon vaksinimin urgjent të shkrimtares kundër Covid 19, pasi rrezikon nga virusi i rrezikshëm.
Kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin sa më të shpejtë.
Midis tyre është edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula e cila në rrjetin social bën të njëjtin apel duke shkruar: JAM MIRA!
Ja statusi i Inva Mulës:
“Mira Meksi nje vlere kombetare !
Uroj te gjendet mundesia e vaksinimit te saj nga institucionet shendetesore .
JAM MIRA”

Ndahet nga jeta pedagogu i njohur, krijuesi i departamentit te farmacisë Prof. Dr. Skënder DURRËSI

 

Ditën e sotme, në moshën 81 vjeçare është ndarë nga jeta Prof. Dr. Skënder DURRËSI.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e tij të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 81 vjeçare të Prof. Dr. Skënder DURRËSI.

Prof. Skënderi lindi në qyteti e Tiranës. Në vitin 1967 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës.

Për dy vjet punoi si përgjegjës i repartit të përgatesave për injeksion pranë Profarmës.

Në gusht 1969 është emëruar pedagog në degën e Farmacisë të Universitetit të Tiranës.

Nga 1983 deri më 1991 ka qënë anëtar i Kolegjumit të Ministrisë së Shëndetesisë, kurse nga 1989 deri më 1993 ka qënë zëvendës dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2004 ka qënë kryetar i Shoqatës Farmaceutike Shqiptare.

Për një periudhë dyvjeçare (1993-1995) ka drejtuar Komisionin e Nomenklaturës së Barnave.

Nga viti 1992 deri në vitin 1999 ka qënë Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.

Gjatë vitit akademik 2005-2006 ka qënë dekan i Fakultetit të Farmacisë dhe Stomatologjisë në Universitetin “Kristal”, kurse nga viti akademik 2006-2007 ka drejtuar Departamentin e Farmacise në Albanian University.

Në Dhjetor 1992 është zgjedhur president nderi i Shoqatës Farmaceutike Ndërkombëtare “Donna Internazionale”, me seli në Padova të ltalisë, kurse më 1994 është zgjedhur anëtar i Shoqatës Shkencore Farmaceutike të Rumanisë.

Prof. Skënderi ka botuar 18 tekste universitare, e pasuniversitare, 2 monografi, dhe një varg artikujsh shkencore në revistat shkencore të vendit e të huaja, si dhe ka referuar shumë herë në veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit. Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar i Vitit për 1998/1999 dhe “Një nga 2000 evropianët e shquar të shekullit 21”, ndërkohë që Instituti Amerikan i Biografive e ka shpallur “Njeriu i vitit 1998”.

Urdhi i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, të afërmve, kolegëve dhe gjithë të dashurëve të tij.

Përcjellja për në banesën e fundit e Prof. Skënderit bëhet ditën e hënë datë 01.03.2021, ora 15:30, në Sharrë.

Mjaft të këqijave për Kosovën!! Nga Skënder MULLIQI

 Lëri të bëjnë zhurem, le të kënaqin egotë e tyre , pushteti I ri do te bëjë punë të mira, do të jetë pushtet I popullit, zatën a nuk ishte 14 shkurti plebishit? Kur e ka njeriu përkrahë popullin qe ia ka dhënë besimin, askush nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e më së paku ata që ranë nga pushteti për shumë arsye .14 shkurti është dalje nga rrjeti e gjerë i keqpërdorimeve, dalje nga rrjeti I të fuqishmive të mbi tokës dhe të nëntokës politike dhe biznisore. Ata që I bën keq vendit kurrë nuk mund të shlyejnë njollën e zezë, kurrë nuk do tju falë populli gabimet e periudhës së gjatë 22 vjeqare.Nuk mund të shlyejnë mllefin e popullit I cili u mashtrua keq nga hileqarët dhe profiterët e politikës.Fitoi më meritë populli, fitoi e drejta ndaj të padrejtës, triumfoi e mira ndaj të keqës .Fitoi individi I cili bashkëjetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet. Ky njëri ka emer dhe mbiemer- Albin Kurti, kryeministri më i mirë i pas luftës vetëm për 50 ditë sa ishte në pushtet, dhe sigurisht së do të jetë sërish kryeministri më i mirë , jo për 50 ditë , por për katër vitët e ardhshme . Do të jetë kryeminister I sukseseve të shtetit të ri të Kosovës , që nuk u ndërtua mirë deri më tash.E vërteta është së ne për të parën herë pas shumë vitësh po hapët një dritare e re për Kosovën.E vërtetë do të jetë që Kosova do të ngritët si feniski më pushtetin e Albin Kurtit, dhe atë në kuptimin më të mirë të fjalës. E ju zotëri mos mbani hidherim , mos pështyni, ndaleni shantazhet…Nuk iu duhen.As nuk do tju vyejnë dhe bëjnë punë kurrë më. Hidhërimi kurrë nuk e mund dashurinë.Mos puna kurrë nuk ka mundësi ta mund punën. A jemi , apo nuk jemi.Po jemi një popull të një gjaku më të lashtë në Ballkan.Para së gjithash jemi vëllezër dhe motra .Kampanjave politike moti iu ka dalur boja. Janë bërë shumë bajat. Histeritë do të duhej të marrin fund , së kapitull I ri po hapët për Kosovën. Nuk ka mundësi më të ndalohet lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit , dhe dukurive tjera negative që po e gërryejnë nga mbrenda Kosovën. Pushteti nuk grabitet , pushteti fitohet më votën e lirë … Kaosi shoqëror e politikë nuk i duhet Kosovës.Vendit i nevoitet qetësia , I nevoitet unititi, zhvillimi dhe prosperiteti …Kosova e ka vendin në Evropën e Bashkuar si synim historik i shqiptarëve… .

IN MEMORIAM – NJË MËSUESE SI ANA DO TË MBETËT NË KUJTESËN E BREZAVE TË SOTËM DHE ATYRE QË DO TË VIJNË – Nga Fran GJOKA

“Veprat e mira, kur bëhën në mënyrë të thjeshtë, janë si të vdekurit, që rrojnë edhe në ara si lule, që u bëjnë ballë futrtunave, si yje, që nuk perëndojnë kurrë.” (Klaudios)

 

 

Jeta është e ndërtuar e tillë që ka një fillim dhe një mbarim. E gjatë këtij intervali kohor, kushdoqoftë, kërkon që me punë të memorizohet sa të jetë e mundur për mirë tek njerëzit me të cilët ke punuar e bashkëpunuar, natyrisht, edhe në shoqëri e kudo. Aq më tepër në sektorin e arsimit, në punën e bukur e fisnike të mësuesisë, nga ku ke nxjerrë prej duarve të tua breza të tërë intelektualësh, specialistë të fushave të ndryshme. Pas disa dekadave të shërbesës në arsim, pa menduar ndoshta se…, prapë një ditë të gjithë do t’i lëmë pas. E kështu jeta ndërpritet e mpleks keqardhjen, dhimbjen dhe, së bashku me të, edhe kujtimin e mirë në shërbesën ndaj profesionit të mësuesisë.

Të gjithë ata që kanë punuar e vazhdojnë të punojnë, vendosin nga një tullë në ngrehinën e madhe të arsimit. E gjithë ata që e kanë njohur, që kanë punuar e që kanë dëgjuar për të në rrjetet sociale, me dhimbje të thellë kanë përjetuar largimin nga jeta të Mësueses së Nderuar, Ana Ndoka, që për 40-vjet sakrifikoi shëndetin e saj për t’u dhënë dije e kulturë nxënësve, duke mos u ndalur për asnjë çast së kërkuari kuptimin e jetës, duke dhënë në funsksion të këtij misioni fisnik të gjitha mundësitë dhe aftësitë e veta kulturore e profesionale. Orët e mësimit paraqiteshin të një niveli bashkëkohor, kishte një orientim të drejtë, korrekt, e vetëdijshme, e përgjegjshme në çdo rrethanë, sado i vështirë dhe i ndërlikuar të ishte procesi mësimor. Ana, e prirur pas mirësisë, e buzëqeshjes, ajo jepte atmosferë e ngjyrë gjithkujt që takonte, mjedisit ku në Lezhën historike kalonte, dhimbjen që ndjente për humbje jete njerëzish dhe optimizmin që e karakterizonte.

Në foto: Ana Ndoka

E tillë ishte fryma, që Ana jetësonte, e tillë ishte jeta që ajo thurte dhe aq shumë e donte, me pagabueshmërinë që nisi 40 vjet më parë në mësuesi, në të gjitha etapat e saj, sepse karakterizohej nga një intuitë për t’u orientuar drejt, ku i duhej të “përballej” jo rrallë me kapriçot e jetës, të cilat me urtësi, mençuri e pjekuri i kapërcente denjësisht dhe me vendosmëri.

Mësuese Ana Ndoka u lind në fshatin Tale të Lezhës. Arsimin bazë e përfundoi në fshatin e saj të lindjes dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë. Me mbarimin e shkollës së mesme për mësuesi, u emërua në shkollën 8-vjeçare, Ungrej, një prej zonave më të thella malore të Kashnjetit. Dhe pas 3-viteve pune intensive transferohet në shkollen 8-vjeçare Ishull-Shëngjin. Pasioni për mësuesinë po rritej nga viti në vit dhe kështu e pa si domosdoshmëri vazhdimin e studimeve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, dega Bio-kimi. Nga viti 1976 e derisa doli në pension punoi mësuese e biologjisë dhe kimisë në një ndër shkollat më me zë të qytetit të Lezhës, në shkollën “Gjergj Kastrioti”. Këtu punon për më shume se 40 vjet në arsim dhe nuk përfitoi asnjëherë nga konjukturat politike të kohës, siç ndodhte rëndom me të tjera mësuese, të cilat sapo krijoheshin hapësirat nga miqtë dhe bashkëshortët e tyre, siguronin një punë tjetër të rehatshme dhe me pagë më të lartë. Dëshira dhe pasioni i saj ishte mësuesia, ndaj me të drejtë do të thoja se Ana Ndoka do të mbetet një ndër ikonat e mësuesisë lezhjane e më gjerë. Kjo dritëdhënëse në dije e arsim, kishte si objektiv të saj, rritjen dhe edukimin e një familje prindërore të thjeshtë, por të ndershme dhe me tradita të shkëlqyera arsimdashëse, frymë të cilën e gjeti përsëri dhe e fuqizoi në familjen e Marash Ndokës, me të cilin lidhi të ardhmën e saj. Jeta bashkëshortore e tyre u konsolidua, duke u bërë kështu një çift model dhe dijitoz e me plot vlera e virtyte të larta njerëzore për Lezhën.

Në këto vite të vështira të tranzicionit, Ana, bashkë me bashkëshortin e saj, Marashin, investuan shumë nga vetja, duke rritur e shkolluar dy fëmijë të mrekullueshëm. Sot janë koshient fëmijët për sakrificën e nënës së tyre për një shkollim cilësor në arsimin parauniversitar, duke përfunduar me sukses në universitetet më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke u mësuar denjësisht atyre udhën e dijes dhe të prosperitetit. Sot djali dhe vajza shikojnë te prindërit e tyre modelin e një babai shmebullor, një nëne, që sa jetoi e punoi, personifikoi modelin, frymën, figurën e një nëne të dhembshur dhe edukatore e përsosur, me cilësitë më të spikatura individuale. Mbetet një nënë e shkëlqyer, që rrezatoi veç dashuri e mirësi, një nënë qytetare me emancipim bashkëkohor. Gjatë viteve në mësuesi e kujtoj shpesh një thënie të saj: “Jeta i jepet njeriut vetëm një herë dhe ajo duhet jetuar me dinjitet”.

Këtë devizë, Ana e kishte të fiksuar në memorien e saj gjatë viteve të ndritura në mësuesi. Kjo vajzë dhe grua lezhjane e ndjente përherë se njeriu, si qënie shoqërore, nuk mund të mendojë vetëm për veten, por lumturineëduhet ta gjejë edhe tek ajo se çfarë bën për të tjerët, për komunitetin, për njerëzit në përgjithësi dhe me fëmijët në veçanti. Kjo ishte Ana dritëdhënëse në dije, arsim e kulturë, një ndër ikonat e arsimit tonë lezhjan, një mësimdhënëse e talentuar në lëndën e shkencës natyrore, ku ka aplikuar me një sukses të menduarit logjik e në rrugë të pavarur të nxënësve. Zotërimi përfeket i orës së mësimit e bënte që t’i përdorte me mjaft efikasitet etapat mësimore, duke krijuar shpesh situata tërheqëse e zbavitëse, krejt natyrshëm, pa iu shmangur thelbit të lëndës, sepse ajo dinte kur duhej t’i hapte e t’i mbyllte portat e kimisë e biologjisë, dinte të orientohej e të zgjidhte në thesaret e saj të pafund, dinte si t’ua transmetonte nxënësve përvetësimin logjik dhe aktiv nga ana e tyre. “Mësuesi i aftë është ai,- më thoshte shpesh Ana,- që din të orientojë mësimin dhe të motivojë nxënësit.” Ndaj, do të thoja me plot gojë, se puna e Anës në mësuesi nuk mbeti kurrë skllave e ngurtë e rregullave, por thellë kornizave tradicionale të mësimdhënies, duke i dhënë frymëmarrje të plotë orës së mësimit. Asnjëherë nuk diti të diferencojë nxënësit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithmonë ishte pranë tyre me pasionin që jepte profesioni i mësusisë, edukimi dhe kultura qytetare që e karakterzionte sa jetoi e punoi. Kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e saj dhe kur ishte përballë privilgjeve, të mirave materiale e famës shoqërore e miqësore që ajo kishte. Ndejti deri në frymëmarrjen e fundit e dashur me të vërtetën dhe e rreptë me padrejtësitë. Tani ajo nuk jeton më dhe…E kujton me lotë mallëngjimi djali i saj, Kreshniku, me lotë malli dhe dhimbje e shoqëron vajza e saj, Vilma për humbjen e parakohshme të nënës së tyre, nipat e mbesat, motrat dhe vëllezërit, ish-nxënësit, kolegët dhe mbarë komuniteti prindëror lezhjan. Emri dhe kontributi i saj në mësuesi do të mbetën përjetësisht të salvuara në memoriet e brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë, si ndër emrat më të nderuar e respektuar të arsimit lezhjan. Përjetësisht mirënjohje misionares së arsimit! I përjetsëm qoftë kujtimi i saj!

LDK PA TERAPI PËR SHERIM!! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Isa Mustafa me servilat e tij nuk don sanim por shkaterrim të metejm të LDK/

/Edhe sikur LDK ta kishte udhehëqë Rada Trajkoviç nuk do ta kishte shkatrruar me shumë se sa Isa Mustafa/

 

Sot lideri i saj i deshtuar dhe antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa e paska mbledhë Kryesinë e saj,jo për te diskutuar për situatën e shkaterrimit të LDK nga ana e tij për të gjetë ndonjë terapi sheruese,por veç me e caktu datën, për mbajtjën e Kuvendit të përgjithshëm të LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri,por qe nuk përjashtohet mundësia që kryetarit te tashëm Isa Mustafa ti vazhdohet mandi për “suksesin e tij briland në shkaterrimin e LDK” ,sepse ky njeri ne fakt nuk ka dhënë doreheqeje,është njeri qatall,I pa besë,e tradhton anëtaresin e vetë në gjsmë te nates,nuk I mban qendrimet dhe premtimet e saj por ia fishkllonë me te vehtën për të vazhduar kështu deri në zhdukjën totale te LDK çfarë çshtë edhe qellimi i Isa Mustafës.

Qasje plotësishtë e gabuar e Kryesisë e përbërë nga servilet dhe mvarësist e Isa Mustafës,e cila e rrejti opinionin se ka dhënë dorëheqje.U kënaqen kur e caktuan 14 marsin 2021 për mbajtjën e Kuvendit të Pëgjithëshëm për zgjedhjën e kryetarit të partisë pasiqe për këtë Kryesi te gjorë e më shumë te mjerë të kapur dhe e shkërdhyem nga kryetari i saj.Pra,siç po duket Isa Mustafës ia ka lënë ëmbel data 14 shkurt por e paska caktuar të njejtën me 14 mars.

Prap,qasje dyfish e gabuar e LDK për të vetmin qellim për ta mbrojtë status quon në LDK,sepse sipas kësaj Kryesie te kapur nga kryetari i sajë më zgjedhjën e kryetarit në Kuvendin e përgjithshëm po merrka fund këndellja dhe rënja e sajë në fund të gërminës.

Kjo është strategjii Don Kishotiane për te ia marr edhe fryemën e fundit LDK,sepse edhe ky Kuvend i tashëm LDK është i zgjehur nga vetë Isa Mustafa dhe servilet apo pinjollët e tij,qe do te thotë se Kuvendi mund te prodhoi një kryetar te ri sipas vullnetit të Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz Brenda LDK.

Për të kërkuar zgjedhjën e mjerueshme ne të cilën ka rënë LDK duhet një qasje dhe strategji krejtë tjetër,te cilës Isa Mustafa po I ikë,po i frikësohet.

Zgjedhja e çështjës katastrofë në LDK duhet filluar nga baza e jo nga koka e mykur dhe e çelbësuar e LDK.në krye me Isa Mustafën.

Për të përmirësuar gjendjen kaotike ne LDK duhet filluar nga baza,nga anëtarësia nëpër degëtë e sajë kudo qe janë.Atje ne bazë se pari te shoshitet situate ne LDK,te diskutohet se çfarë e solli LDK ne këtë gjendje,te nxirrën fajtoret pa u trembë emer e mbi emer,anips fajtori kryesor dihet por edhe nga këto degë duhet ti behet më gisht Isa Mustafës.Në nivel te degës por edhe ne nivel te komunave duhet qe te zgjidhën anëtarët e rinjë për Kuvendin e Përgjithshëm,por edhe të jipen propozime edhe për kryetarin e ri.

Kjo çasje do te thotë se kryetari i ri I LDK do te zgjedhet ne bazë te propozimeve nga baza në Kuvendin e ri të Përgjithshëm e jo ne ate të vjertin siç pretendohet tash.Në Kuvendin e ri duhet te suplimohën të gjitha kanditaturat e ardhura nga tereni dhe në votim të shkohet me shumë kandidat.Votimi duhet te jetë jo sipas nenit famos 50+1 te Isa Mustafës qe e favorizonte ate,por qe i cili asnjëherë nuk pati guximin te matet me dike tjetër me voto të mshefët e jo siç e zgjidhëte vehtën Isa Mustafa mer aklamacion.

Kjo është rruga më e mire për te sanuar gjendjën ne LDK,për te zgjedhë kryetarin e ri,e jo sipas porosisë dhe kalkulimeve te Isa Mustafës me servilet e tij,i cili ne vend se të turperohet se si e kantandisi LDK,port që  sikur LDK ta kishte udhëheqë edhe Rada Trajkoviq  nuk do ta shkaterronte LDK më kqe se sa Isa Mustafa ai hapas këto ditë deklaroi se të njejtën gjë do ta bëja përseri,por tashti i mungon shoku i tij bashkëvepruesi  Hashim Thaçi për shkaterrimin e metejm të LDK.

Por,në opinion e gjërë po ndegjohën zëra të shtjerrur nga disa zyrtar,por edhe jo zyrtar për munëdsinë e rikthimit të disa figurave te njohura në LDK të cilët e kanë leshuar LDK në kohë te ndryshme.Por,a mund të këthehet, bie fjala,Hidajet Hyseni i cili me shokët te tij të fontit Rexhep Qosaj dhe Adem Demaqi dikur deshtën ta rrembejnë kalan e LDK nga mbrenda por qe deshtuan turperisht dhe Presidenti Ibrahim Rugova më fshisë I hodhi jashtë si zagar.

Por edhe se a mund te këthehën disa figura tjera vërtëtë rugoviste siç është,bie fjala,historioni i madh,romansieri,shkrimtari I mbi 100 romaneve,librava dhe historian i madh Jusuf Buxhovi i  cili në tere botën hodhi dritë për te verteten e Kosovës duke I rrexuar tezat dhe mitet fashizoide serbe për Kosovën ndër shekuj,prap theme se është e pamundur të këthehet një figure kaq e madhe e kombit qe te ballafaqohet me kaqapërdhicat e akademikut qe era si vjenë akademik Isa Mustafën.

E most ë behët fjalë për rikëthimin e Vjosa Osmanit e cila tashti ajo e ka marrë rrugetimin e vetë me Listën “Beso”.Këthimi i sajë sipas pazarllaqeve te Isa Mustafës do te ishte fatale për Vjosën.

Por,pra së prap mendoj se zgjedhja e bijes së kombit dhe heroit te kombit Jusuf Grevallës Donika Gërvalla një bashkëpunëtore e ngushtë me Presidentin Ibrahim Rugova,e cila vertetë ishte ambasadore e vertetë në botë duke e luftuar për Kosovën dhe pavarësin e saj,por qe ky fare matufi Isa Mustafa ia mbylli derën e LDK.Ardhja e sajë në krye të LDK do te ishte e mire se ardhur,,dho te ishte një melem sherues për LDK,por do te ishte edhe fatale për klanin mafioz të Isa Mustafës mbrenda LDK.

Por,ardhja e ndonjë figure mbrenda LDK për Kryetar prapë do te ishte fatale për vetë LDK,sepse te gjithë këta te kryesisë e deri ne Këshillin i përgjithëshëm janë sejmën dhe vazal te Isa Mustafës,sepse ai deshiron me e lane pas bishtin e vetë.Nuk jnaë te denjë për kryetar as Kujtim Shala,as Lumir Abdixhiku,por as se si jo se jo nuk bënë qe në krye te LDK të katapulohet Lutfi Haziri,një pro thaqist dhe një proshikist  përbetuar i cili ia qonë shlivovices nepër lokale se bashku me shikistet.Pra,Lutfi Haziri është mikrob shikist i mbjellur mbrenda LDK.Te gjithë këta qe po përmendën si të mundhshëm për kryetar të LDK,shtrohet pyetja, ku ishin atehere kur prej ardhjës se Isa MUstafës me 2010 në krye te lDK e cila filloi të merr teposhtezën duke mos e fituar asnjë zgjedhje.

Ku ishin këta qe po përmenden për kryetar të LDK qe nuk e thane asnjë fjalë kur Isa Mustafa  thej disa here qendrimet dhe premtimet duke bashkëpunuar me PDK,Hashim Thaçin dhe SHIK-kun,ku ishin këta pretendues për kryetarë të LDK qe se thane asnjë fjalë kur vetë Isa Mustafa se bashku Hashim Thaçin dhe pederin Grenell bënë komplotë klasik duke e rrexuar qeverin e popullit Kurti,ku ishin këta qyqar predendent për kryetar të LDK kur për pabesin qe Isa Mustafa për mos mbajtjën e qendrimeve dhe parimeve te partisë,dhe te cilat më ngulim i mbronte e vetme,hu vetem Vjosa Osmani qe asnjeri prej tyre nuk i doli në mbrojtje Vjosës të cilën Isa e pëjashtoi nga LDK,por e cila me 14 shkurtë 2021 ia këtheu si boomerang duke ia marr më shumë se gjysmëm e partisë duke e lënë të gjorin me gishta n’gojë duke u sholokat me atë shtagën krroqe.

Por,megjithate nga mbrenda mendojë së te e fundit mund te jetë për kryetar i LDK Anton Quni,një rugovistë i përbetuar,një luftetar dhe komandant i shquar i  lirisë i cili gjatë gjithë kësaj përiudhe edhe ishte disi i rezervuar ndaj Isa MUstafës.

Por nese zgjidhet Anton Qunu për Kryetar të LDK qe në fillim ai duhet te ia zgerdhi dhembët Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz duke i nxjerrë jashtë si të pa vlerë nga LDK,te veproi ashtu siç patë vepruar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilëve ne sallën e Parlamentit u tha hapas se nuk shkoj nga ky Paralent pa ju pa juve në burg.Dhe ata sot janë në burg.Unë nuk e di se edhe Isa Mustafa me klanin e tij a e kanë vendin e tyre në burg kjo është punë e drejtësisë,por e di se nuk duhet te kën vend me në LDK.


Send this to a friend