Kardinali shqiptar Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Në moshën 93-vjeçare, kardinali Troshani e cilëson festën e Pashkëve, ditën e fitores më të madhe.

“Vëllezër e motra shqiptarë si çdo vjet erdhi dhe dita e kremtimit të festës më të madhe, të fitores më të madhe, dita e Pashkëve. Dita e Pashkëve synon ndarjen e historisë mes kohës së vetë dhe etapën e re plot dritë që është shpresa e të ngjallurit. Njeriu ka nevojë për shpresë, për amëshimin. Ju uroj Pashkë të lumtura, Krishi i ringjallur të përcjellë në zemrat e të gjithëve që t’u japë jetë, shëndet, pasuri, begati e lumturi gjithë popullit. Krishti qoftë jeta, shpërblimi, lumnia e begatia e gëzimi!”, uron ai.