Karafili ka formën karakteristike të gozhdës, me ngjyrë kafe dhe me qëndrueshmëri të mirë. Ju mund ta përdorni të plotë ose të copëtuar. Karafili është nxjerrë nga një bimë tropikale e familjes Myrtaceae, Eugenia caryophyllata, me origjinë nga ishujt Molukan, e cila arrin një lartësi  10-15 metra dhe degët e saj trajtohen dhe thahen për të marrë ketë erëz.

Përdorimi i karafilit në kuzhinë
Në kuzhinë, karafili është përdorur kryesisht në gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme e të shumëllojshme, në mishrat e zier, në disa salca, në marinimin e mishit të drerit, për mishin e pjekur, për supa (sidomos pule) dhe ndonjëherë me djathin e stazhionuar. Me karafil shkojnë mirë edhe disa perime të ëmbla, të tilla si qepa apo karota.
Në perëndim ai përdoret shpesh për t’i dhënë shije çajrave bimorë.

Përdorime të tjera të karafilit
-Jashtë kuzhinës ai gjen hapësira të gjera edhe në kozmetikë, parfumeri dhe si deodorant për ambientet e jashtme.
-Kundër insekteve dhe erës së mykut në dollapë.
-Karafila të futur në një mollë ose në një portokall janë përdorur si një alternativë për të mbytur kimikatet dhe insektet si edhe në dollapë për të hequr erën e mykut nga veshjet dhe rrobat pak të përdorura.
-Gjejnë përdorim edhe kundër fluturave. Mbani në qilarin tuaj, në një tas, karafila për të mbajtur larg fluturat që shpesh arrijnë të pushtojnë të gjithë ushqimet.

Këshillë
Si me të gjitha aromat më të mira, duhet të jemi të kujdesshëm për dozën që përdorim. Një ose dy karafila janë të mjaftueshëm për t’i dhënë shije një gatimi pa ndryshuar shijen themelore. Kur do të blini një karafil, ai duhet të këtë një pamje të plotë dhe jo të thërrmuar.
Ju mund ta ruani atë në kontejnerë hermetikë larg nga drita dhe lagështia.

Vetitë kurative
Karafili ka veti anesteziake për anestezi të forta lokale, aq shumë sa që është përdorur për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve të prishur. Vendosni një karafil në zgavrën e një dhëmbi të prishur dhe do të shikoni që do ju qetësojë dhimbjen.
Lehtëson dhimbjen e kokës duke stimuluar qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga zemra. Nuk përmban gluten dhe vetëm me anë të një çaji me karafil ju mund të dezinfektoni me gargara edhe dhimbjen e fytit.