VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kapidani Nikollë Gjomarku (1927-2018) – Një jetë e perkushtuar për Mirditën dhe atdhedashurinë – Nga Tomë Mrijaj

By | May 18, 2018

Komentet

Për Serbinë fajtor NATO për natalitetin e ulët…! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të lajmit

Këso kohe në Serbi e kanë huq fare dhe flasin nga të gjitha anët: Kosova,shqiptarët,Amerika,NATO…dhe prapë ulën e vajtojnë me zërin e çjerrur të Kishës Ortodokse ,,Kosovën se japim,,(sic!).

Në takimet e shpeshta të kohës në Beograd rreth Kosovës,diplomati i njohur amerikan Richard Holbrook me kryekriminelin S.Millosheviq i pati thënë se tërë kolovajza politike dhe ushtarake kundër shqiptarëve dhe Kosovës,në Amerikë ne i themi,,Martesë me pushkë,,(sic!).

Tashti Serbia vajton se i paska rënë nataliteti dhe,sipas fjalorit politik të ditës,për këtë dukuri të rënjës së natalitetit serbë,fajtor kujdestar (tashti)na qenka NATO(!).

E shihni sa të zhdërvjellët janë serbët,janë mësuar nëpër shekuj dhe të ,,bekuar nga kisha ortodokse,,(sic!)dhe anti-Zot(sic!) që të gënjejnë para botës për Kosovën,për shqiptarët tashti për NATO!

Kjo është Serbia fashiste,maca e zezë e Ballkanit…!

Çikago,19 tetor 2018

VIDEO – WPI ALBANIA PROJECT CENTER – 24 Studentë të Institutit Politeknik Uster – Përgatiti ARDIAN MURRAJ

Qendra e Projekteve për Shqipërinë në Institutin Politeknik të Usterit organizoi paraqitjen përfundimtare të gjashtë projekteve kërkimore të studentëve të cilat do të zhvillohen në disa rrethe të Shqipërisë gjatë dy-tre muajve të ardhëshëm. Gjashtë skuadrat me nga katër studentë sejcila, përfaqësojnë gjashtë grupet e projekteve që do të bashkëpunojnë me drejuesit vendorë, OJQ-të dhe mbëshetësit e tyre në disa fusha të veprimtarisë si klima dhe mjedisi, sporti, libri dhe arti, arkitektura dhe kostumet popullore etj.

Qendra e Projekteve për Shqipërinë – 24 Studentë të Institutit Politeknik Uster, “Hapsira pa kufij, me mendje të çelur e mundësi pa fund” – Nga ARDIAN MURRAJ

Pasditen e së Martës, 9 Tetor 2018, Qendra e Projekteve për Shqipërinë në Institutin Politeknik të Usterit organizoi paraqitjen përfundimtare të gjashtë projekteve kërkimore të studentëve të cilat do të zhvillohen në disa rrethe të Shqipërisë gjatë dy-tre muajve të ardhëshëm. Gjashtë skuadrat me nga katër studentë sejcila, përfaqësojnë gjashtë grupet e projekteve që do të bashkëpunojnë me drejuesit vendorë, OJQ-të dhe mbëshetësit e tyre në disa fusha të veprimtarisë si klima dhe mjedisi, sporti, libri dhe arti, arkitektura dhe kostumet popullore etj.

Dëshira për të njohur një vend si Shqipëria, njerzit e saj dhe kërkesat e zhvillimit të tyre i ka shtyrë këta studentë të shtrijnë kërkimet dhe njohjen në disa drejtime që zgjojnë interes dhe janë lehtësisht të prekshme në jetën e përditshme të popullsisë vendase. Kështu paraqitjet 15 minutëshe të çdo grupi u ndalën në temat;

1- Artet Publike në dobi të ndryshimeve pozitive shoqërore.(Një prirje për ndërhyrjen me vizatime në sipërfaqet murale qytetase).

2- Përfshirja shoqërore përmes futbollit.(Shtysë e së cilës bëhet arritja historike e kombëtares shqiptare me pjesmarrjen e parë në Euro 2016, ish kapiteni Lorik Cana dhe fondacioni i tij me nismën e përgatitjes së futbollistëve që në moshat e reja).

3- Ruajtja e trashigimnisë kulturore përmes vilës së Sarajeve. (Shtëpia Toptanase e fillimit të shek.XVIII dhe rreziku i humbjes së saj nga “vrulli” ndërtimtar i shumkatëshve në qendrën e Tiranës së vjetër, ose shprehur ndryshe si konflikt i zhvillimit urban mes çështjeve të Pronës, ndërtimi ose jo të një teatri ku sot është përfshirë dhe politika, apo qendrimi i shoqërisë shqiptare në veçanti mes dyzimit të ruajtjes së një monumenti kulturor 300 vjeçar që vetëm gjatë dy epokave historike të shekullit të kaluar atë të mbretërisë shërbeu si Bibliotekë Kombëtare, ndërsa gjatë komunizmit si shtëpi banimi për shumë familje, monument kulture dhe Insituti i Monumenteve të Kulturës).

4- Përfytyrimi i Ri i Xhubletës. (Kurreshtja në etnografi që të bën të besosh se ndoshta është thjeshtuar vetëm në dy numuri i artizaneve që prodhojnë kostumin popullor të xhubletës në veriun e Shqipërisë dhe se a do të mundet të mbijetojë kjo trashigimni).

5- Bibliotekat Lëvizëse si një mjet i zhvillimit të bashkësisë. (Ideja dhe rëndësia që libri dhe kultura t’i gjindet pranë banorëve, pa ç’ka se popullsia sot zotëron pajisjet celulare dhe elektronike).

6- Zotërimi i rrezikut nga përmbytjet në Shkodër përmes Përshtatshmërisë së mbështetur në Ekosistemet, (Një temë e ndjekur prej disa vitesh dhe që pason informacionin në vazhdimësi me organizatat dhe banorët e zonës).

Të gjitha temat që paraqitën studentët treguan për seriozitetin e bashkëpunimit në grup dhe lidhjet e forcuara me burimet njerëzore dhe institucioneve në Shqipëri si dhe treguan mundësinë e mjeteve realizuese përmes intervistave, fondit arkivor, ilustrimin audio-viziv të guidave turistike dhe më pas i lanë vend shkëmbimit të pyetjeve mbi projektet e tyre. Pasditja studentore vlerësoi punën e nisur nga Instituti Politeknik që në vitin 2013 me ngritjen krah të tjerave të Qendrës së Projekteve për Shqipërinë, me nismëtar matematikanin e njohur me origjinë shqiptare Prof. Peter Christopher dhe dy bashkëpuntorët e njohur prej vitesh Prof. Robert Hersh dhe Prof. Leslie Dodson. Vlen të theksojmë edhe një fakt tjetër të ri, se prej dy muajsh Instituti Politeknik i Usterit (WPI), përuroi mjediset e “Foisie Innovation Studio”, ndërtesa kryesore e projekteve ndërkombëtare studentore me hapsirë rreth 7,250 m2 dhe me një vlerë 49 mil. dollarë fond i grumbulluar nga dhjetra donatorë kryesisht ish studentë të këtij Instituti është tregues dhe vlerësim në breza që investojnë në fushën e dijes që në përballjen me botën shkencëtarët e rinj të jenë me “hapsira pa kufij, me mendje të çelur dhe mundësi të pafund”.

Sara, vajza nga Mallakastra që ka bërë emër mes shkencëtarëve të SHBA-së

“Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”

Kështu shkruante ditët e fundit buletini shkencor i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në  Luftën e Dytë Botërore) për studiuesen shqiptare e diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe. 

Ajo është diplomuar për biochemistry dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, por jo vetëm për kërkime të sukseshme kimi teorik (computationalchemistryresearch) me objekt studimi rritjen e efikasitetit të monooksigjenës për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’. Arritjet e saj tashmë i kanë kapërcyer kufijtë e Laboratorit “Los Alamos National Laboratory B-11” (Bioenergjia dhe Shkencave Biome), ku ajo ka bërë kërkimet e famshme dhe kanë marrë rrugën e projekteve për tu zbatuar në praktikë.

Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime. Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në New Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.

Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria,  faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj  për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë. “Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty,  ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në New Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës. Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.

Sara Lamçaj pas praktikës në këtë qendër synon të bëhet anëtar në laborator deri në dy vjet, ndërsa shqyrton mundësitë për hapin e saj të ardhshëm për një karrierë kërkimore dhe përfundimin e dy studimeve që ka nisur.

Shkenctari, Stephen Kelty me emër të madh në Amerikë shprehet se të kesh Sarën pjesë të ekipit  në këtë projekt të rëndësishëm është më shumë se kënaqësi. Projekti ynë kombinon elementë të kimisë, fizikës dhe shkencës kompjuterike ku Sara përshtatet në mënyrë të përkryer”.

Lamçaj ka përfunduar kërkimet mbi përdorimin e aminoacideve në barnat terapeutike dhe në Los Alamos vazhdon hulumtimet për algat si një alternativë të mundshme ndaj karburanteve me naftë.

Lamçaj është një avokate për mjedisin dhe është shumë e entuziazmuar për studimin e zëvendësimit të karburanteve dhe produkteve të derivateve të naftës dhe kthimin e dëmeve që njerëzit kanë pasur në mjedis. Ajo pohon se në Seton Hall ka zhvilluar disa miqësi të mrekullueshme dhe mundësi për të punuar dhe për t’u mësuar nga disa nga profesionistët më të mirë në fushën e biokimisë.

“Përvojat e mia në Seton Hall nga kryerja e hulumtimeve për dy vjet më kanë frymëzuar të përdor kuriozitetin për shkencën për të ndjekur një karrierë në kërkime”, shprehet ajo

Stephen Kelty, profesor në projektin për aminoacidet, thotë se Lamcaj shpejt kuptoi konceptet dhe metodat, duke u bërë pjesë integrale e ekipit dhe emërimi i Lamçaj në LosAlamos është një përshtatje e përsosur për të dhe dëshirat e saj kërkimore. Ajo shton profesori i shquar ka entuziazmin dhe këmbënguljen për të trajtuar probleme sfiduese dhe është një shkencëtare e talentuar.”

Prinderit e Sarës, Aleksandri dhe Dona

Sara Lamçe është vajza e një çifti nga Mallakastra që emigroi në Amerikë në mesin e viteve 90. Aleksandri, i ati i saj, ka shërbyer për shumë vite në Forcat e Armatosura në repartet më të skajshme të Shqipërisë dhe njihet si një oficer i talentuar që ka lënë gjurmë te shumë breza ushtarakësh për integritetin e spikatur dhe aftësitë e larta profesionale. Sakaq, Dona, e ëma e Sarës kujtohet nga të njohurit për cilësi  e virtyte të larta gjatë kohës që ka shërbyer për komunitetin në zonat e largëta të vendit. Sara është krenare që është bija e tyre dhe shprehet se pa përkujdesjen dhe kontributin e prindërve nuk do të ishte kurrë kjo që është sot.

PANORAMA

“Albanian gangster”, një film shqiptaro-amerikan në kinematë e Tiranës – Nga Moza Boletini

Më datë 19 tetor, 2018 në Cineplexx, Teg – kinema shqiptare në Tiranë do të shfaqet premiera e filmit shqiptaro – amerikan “Albanian gangster”. Skenari dhe regjia nga porducenti amerikan Matthew. A. Brown. Ditë më parë ky film u shfaq edhe në Prishtinë, ku tërhoqi shumë dashamirës të artit e kinematografisë shqiptare. Në rolet kryesore interpretojnë artistë shqiptarë dhe të huaj, John Rezaj, Nik Nucullaj, Ashley. C. Williams, Maria Rezaj, Almedin Dervishaj, Brian Muphy, Nick Cinnante, Perparim Rrahmani dhe Kastriot Gjelaj. Janë personazhe realë të një jete të përjetuar me të mirat,  vështirësitë e të papriturat saj. Aktorja Maria Rezaj, ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, së bashku me të birin John Rezaj përfaqësojnë dy nga protagonistët kryesorë të filmit. Performanca e tyre e lartë në këtë film të tërheq brenda rolit, duke arritur të kuptosh, se jeta në emigracion nuk është e lehtë, nuk është vetëm një pasion e dëshirë e munguar, por hall e sakrificë për mbijetesë…. Dhe këtë aspekt dramatik të jetës së disa emigrantëve shqiptarë në New York, producenti Matthew. A. Brown ka ditur ta paraqesë me mjeshtëri artistike përpara ekranit të gjerë të kinematografisë amerikane. Filmi “Albanian gangster” është shfaqur edhe në New York, dhe do të jetë pjesë konkurimi i disa  festivaleve ndërkombëtare.

Sinopsi i filmit: Njëherë një legjendë, i respektuar, i frikësoheshin njerëzit në qytetin e New York-ut, sot – mbas 18 vjetësh në burg – Leon (47) është një legjendë vetëm në mendjen e tij. Duke jetuar në bodrumin e mamasë së tij, i dëshpëruar nga jeta dhe ëndrrat që ai i dinte se do te ishin të tijat, gjithçka ndryshon natën kur ai ndodhet përballë me njeriun që e spiunoi gjithë ato vite më parë. Xhirimet janë zhvilluar me profesionalizëm dhe me personazhe të vërtetë shqiptar në zona lokale brenda dhe jashtë Bronx-it, filmi përcjell një ndjenjë të vërtetë autentike të një historie që bota kurrë nuk e ka parë në ekran.

Filmi është një dramë e krimit që ndriçon brutalitetin e egër, por njëherësh transmeton kodin e nderit të një krimineli. Regjisori Matthew. A. Brown, aktorët shqiptarë dhe të huaj ju mirëpresin në premierën e tyre më datë 19 tetor, 2018 në Tiranë. Shikim të këndshëm.

TV ILIRËT NË ÇIKAGO – Nga Skënder Karaçica

 

Aktualiteti politik dhe kombëtar në Emisionin ,,FOL SHQIP,,

Në TV Ilirët në Çikago ka nisur Emisioni politik dhe kombëtar ,,FOL SHQIP,, me redaktorin Gëzim Muhaj, ku po marrin pjesë me angazhimet e tyre intelektualë e veprimtarë shqiptaro-amerikanë në Çikago.

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në përkrahjen e shtetit amerikanë(Senati dhe Kongresi)në Uashington me administratën e miqësisë së përjetshme amerikane dhe gardianë i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në tryezën e sotme TV Ilirët në Çikago dhe tema bosht aktualiteti politik në Kosovë dhe dialogu Kosovë-Serbi,ishte tema e debatit që u organizua me të ftuarit udhëheqja e SHSHA-së(Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv-Mahmut Skenderi,sekretar)dhe veprimtari Arbër Ajeti,u debatua për aktualitetit të rrjedhës së dialogut Kosovë-Serbi karshi rrafshit që ka marrë tashti tryeza në Bruksel në relacionet shqiptaro-serbe dhe shtetndërtimi i Republikës së Kosovës.

Për një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka participunuar nga vetvetja për kthesat historike në shekullin e kaluar për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë e pavarësinë e Kosovës,u tha zëshëm në tryezën e TV Ilirët në Çikago.

Emisioni informtativo-politik TV Ilirët ,,FOL SHQIP,,do të emetohet çdo të shtunë në ekranin e këtij mediumi në gjuhën shqipe,thotë redaktori Gëzim Muhaj.

Çikago,13 tetor 2018

Si të dërgosh ndihma dhe shpresë në atdheun e harruar nga politikanët, por aq të dashur për diasporën – Nga Marjana Bulku

Shëndeti është çështje e përbashkët e çdo moshe , e çdo kohe ku distancat nuk të pengojnë të kërkosh shpresën aty ku ajo mungon, ta ndërtosh shpresën pikërisht atëherë kur ajo të nevojitet më shumë se gjithçka. Janë këto motivet që kanë nxitur Ina Farkën drejt projektit C.U.R.E Support Hospitals in Dibra Albania që përveçse një kontribut konkret në fushën e përkujdesjes shëndetsore është një thirrje për vemendje e kujdes, trajtim dhe investim duke investiguar nevojat emergjente të spitaleve në Shqiperi e më pas duke u plotësuar ato me investime konkrete. Kavaja dhe Dibra përkatësisht në zemër të Shqipërisë dhe në verilindje të saj janë përzgjedhur si rajonet e duhura për ta aplikuar këtë projekt i cili shpresojmë të vijojë gjatë. Investimi për shëndetin është investimi për jetën , ashtu siç rikonstruktohen rrugë e teatro, zyra e mure , jeta nis e mbaron në spitale.Vlera e pajisjeve që do të eksportohen drejt Shqipërisë me vlerë prej 500.000$ është falas por ku transporti kushton – shprehet Ina Farka, inicuesja e këtij projekti jetik.

 

-Janë rreth 826 artikuj mjeksorë që do të transportohen nga Amerika e largët drejt Dibrës e Kavajës.

Eksperti ka vlerësuar nevojat e spitaleve të targetuara si pjesë e projektit ndërkohë që faza e donacioneve për mbledhjen e fondeve për transport është ende në proçes. Një proçes ku nuk mungojnë dhurimet e emigrantëve, simbolike dhe bujare vlera më e madhe e të cilave është malli, dashuria dhe detyrimet për vendin amë që duket se nuk shuhen kurrë. Patriotizmi ka jo vetëm ngjyrat kuq e zi, por edhe akte si këto që kthejnë sytë andej nga varfëritë e shpirtit, të shëndetit dhe të vullnetit munden të shndërrohen në pasuri të humanizmit dhe solidaritetit. Këto 826 artikuj që do tē udhëtojnë nga Amerika drejt vendit amë e më pas drejt Kavajës, Dibrës, etj etj, janë ngarkuar me tonelata malli e dashurie për vendin tonë të përbashkët që na bën të ndjehemi shqiptarë kudo jemi e mbi të gjitha humanë.

 

Unë e pyeta Inën për shumë gjëra dhe ajo më tha thjeshtësisht: “Qëllimi i këtij projekti është shëndeti dhe jo Ina, shpresa dhe jo rrahjet e gjoksit “unë unë”

E megjithatë unë kërkova diçka më shumë rreth saj dhe  do ta kufizoj portretin e saj human e plot vlera vetëm në atë profesional:

 

Doktore e shkencave juridike, aktualisht  punon në departamentin Homeland Securety Immigration  and Costumes Enforcement.

 

(Ndjesë Inës për keto detaje të pjesshme që janë edhe një tjetër dëshmi se dashuria i ka sytë kah atdheu edhe kur njeriu ndihet i plotesuar ketu. )

 

Ajo që ne me vullnet të përbashkët duam të ndajmë me ju janë detajet e mëposhtme për çdo informacion, kureshtje kontribut apo më shumë.

Protestë shqiptare, mos të udhëtojë asnjë shqiptar nga Kosova nëpër Serbi…! – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

Dy të rinjtë nga Kosova u rrahën brutalisht në Krahinën e Vojvodinës (Serbi). Protestë shqiptare, mos të udhëtojë asnjë shqiptar nga Kosova nëpër Serbi…!

Serbia fashiste nuk ka ndryshuar kursin e vet shekullor kundër popullit shqiptar dhe Kosovës. Për këto dyqind vjet (1844-1999), populli shqiptar ishte në luftë për çlirim dhe liri kundër regjimeve fashiste deri në shkallë të gjenocidit dhe të shfarosjes deri në substancë nga regjimet shekullore të Serbisë.

Dy të rinjët nga Kosova që kishin shkuar për të gjetur punë në Novi Sad ( Krahina e Vojvodinës nën Serbi) u rrahën brutalisht nga moshatarët e tyre serbë, vetëm pse ata flisnin shqip dhe ishin shqiptarë nga Republika e Kosovës.

Protestë gjithshqiptare! Asnjë shqiptarë nga Kosova që nga sot, nesër dhe gjithmonë e mot,mos të marrin udhë nëpër Serbi, kur e kur edhe ty, edhe të tjerëve… mund tju gjejë e zezdita nga dora vrastare fashiste e Serbisë!

Protestë shqiptare! Nga sot dhe nesër merrni udhë në Rrugën e Kombit dhe në vendet ku tashti jeni me familje dhe punë në vendet e BE-së… e jo nëpër udhët e Serbisë!

Vetëm pse ultranacionalisti V.Sheshel e dogji famurin e shtetit të lirë dhe sovran të Kroacisë në Beograd, delegacioni i Kuvendit të këtij vendi (Zagrebi zyrtar) e ndërpreu vizitën zyrtare në Beograd dhe u kthye për në Zagreb!

Populli shqiptar nga Kosova: Në shenjë proteste kolektive që nga sot dhe nesër, mos merrni udhën për në vendet BE-së nëpër Serbi!

Çikago,8 tetor 2018

For Rose By Rafaela Prifti

Last Thursday Rose Karagjozi was laid to rest at the Pine Lawn Cemetery, New York, next to her husband, Agim Karagjozi. She embodied the best values of the Albanian traditions and the fine qualities of the American feminism while always adhering to her own convictions.

When she was a child, her family joined a number of anti-communist dissidents who fled Albania at the end of World War II. They were all forced to live temporarily in refugee camps in Europe. Her parents had been among the founders  of Balli Kombëtar. During this impressionable period in Rose’s young life, her parents and family members continued to work closely with prominent figures such as Mithat Frasheri and others who campaigned for the national Albanian movement.

In 1949, Rose and the Peshkopia family had crossed the Atlantic Ocean to live permanently as free citizens in the United States. Her earlier experiences of fleeing the tight grip of communism, and then gaining awareness of the national ideals had already shaped her political outlook. The introduction to American culture must have provided the opportune conditions for her to become the woman she was meant to be. In her public schooling as well as the community life, she was inspired by the democracic ideals and lived by them. Although still a young adult at the time of her union with Agim Karagjozi, she was a determined and out-spoken woman.

Soon after their marriage, the young couple joined Vatra as an unaffiliated and apolitical organization founded on the ideals of the Albanian patriotism. Their partnership with Vatra was a lifetime commitment. When Agim Karagjozi began the duties of the Chairman, it was Rose who took on the responsibilities of a growing family and hosted the meetings of Vatra at their house in Floral Park. The Pan-Albanian Federation had moved from Boston to New York where there was no office space available for a number of years. During that time, my father Naum Prifti, who was Vatra’s Secretary for over a decade, recalls that Rose graciously welcomed the members of Vatra and fellow countrymen who visited with the Karagjozis. She often spoke passionately about her roots and childhood years in Gjirokaster. In his notes, he writes, “It was remarkable to see her extend the same hospitality to her husband’s and Vatra’s colleagues, as she did to the friends of their children and even grandchildren.”

Rose Karagjozi was more than a supportive wife, and a reliable partner of Vatra’s Chairman for close to two decades. She was a valuable contributing member of the Pan-Albanian Federation with which she had aligned her personal mission of ending the reign of communism, and with which she shared her husband, her family and her life. In the eulogy of the eldest son, Zudi Karagjozi, a Board member of Vatra, Rose’s traits of character are decsribed with eloquence and affection: “Mom was a unique woman of her time. She followed her own rules and always stood for integrity. Rose was never afraid to speak out even if the timing might not have been appropriate. He reveals her big personality as well as her big heart. “Mom will always be remembered for her strong support to end communism and her love for the Albanian people and the lands.”

Her succesors will carry on with her memory. Vatra was Rose’s second family and Vatra will forever miss her ROSE!

(Foto album) Bebja shqiptare me emrin Siena Saliu !

Po i sjellim lexuesit të voal.ch fotoalbumin e një bebeje shqiptare që sapo ka ardhur në këtë botë.

Ajo quhet Siena Saliu, është fëmija i parë i Drilon dhe Irma Saliut, shtetas Amerikanë me prejardhje nga Kosova.

Fotot i sjellim se Siena e vogël i ngjan një luleje të bukur, duke i uruar e dëshiruar fat e jetë të gjatë me prindër, gjyshër e të afërm.

Mirë se ke ardhur në botën tonë e dashur Siena!

Të gjithë ne duhet të ndikojmë e të mos kursehemi që kjo botë të bëhet më e mirë për hatrin e brezit të ri,

fëmijëve dhe Ëngjëjve si Siena e gjithë fëmijëve e botës!

(Sipas traditës shqiptare kur t’i shihni këto foto, mos harroni të thoni “mashalla”)

Me nderime

voal.ch

Editorët

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

Fotografia e Rita Saliu

 

Fotografia e Rita Saliu

Ndërron jetë Mustafë Elezi METALIA veteran i Vatrës dhe komunitetit shqiptar ne SHBA – Nga Dalip Greca

 

Mustafë Elezi, një nga figurat më të njohura të komunitetit shqiptar ka mbyllur sytë përgjithmonë sot, në moshën 92-vjeçare. Lajmin e kanë dhënë në rrjetet shoqërore fëmijët e tij.
Të pamet hapen të martën, 2 tetor:
Në orën 2:00 – 9:00
Adresa:
F. Ruggerio & Sons
732 Yonkers Ave
Yonkers NY 10704
914.375.1400
Varrimi ditën e mërkurë në mëngjez.
Mustafë Elezi ishte një figurë e shquar e Federatës PanShqiptare Vatra, po ishte edhe një mik, dashamirës i gazetës “Illyria” e i shumë organizatave, lëvizjeve dhe nismave të mira në komunitetin shqiptar të Amerikës.
Një i mbijetuar i madh i stuhive të ndryshme historike të kombit shqiptar.

Redaksia e gazetës “Illyria” dhe botuesi Vehbi Bajrami i shprehin ngushëllimet familjes të Mustafë Elezit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

(Me këtë rast po botojmë një shkrim të gjerë për jetën e tij të botuar në “Illyria”, në maj 2009, nga gazetari Dalip Greca).

Mustafë Elezi, nga Dragobia në SHBA, një jetë mes dy botëve

Nga Dalip Greca

Mustafë Elezi është një ndër shqiptarët që erdhi në SHBA në fundvitet ’60 të shekullit të shkuar. Ai jeton në shtëpinë e tij dy katëshe në Yonkers, NY. Ftesa e Illyria-s për një intervistë për sfidat dhe sukseset e jetës së tij, e gëzoi pa masë. Na priti në krye të shkallëve të shtëpisë dykatëshe. Atë ditë kishte mysafirë nga Shqipëria, të nipin me të shoqen, që të dy juristë. Mustafa ka siguruar një mirëqenie të kënaqshme falë punës dhe përkushtimit të vetë atij dhe të fëmijëve, që i ka të mbarë e të suksesshëm. Ndjehet i gëzuar nga mirënjohja dhe përkujdesja që tregojnë fëmijët për të, për të cilët ai thotë se janë krenaria dhe gëzimi i jetës së tij. Ka investuar por dhe ata ia kanë shpërblyer. I ka shkolluar të gjithë dhe mundimi nuk i ka shkuar kot. Edhe pse vitet ia kanë shtuar pleqërinë, Mustafë Elezi nuk ndahet nga veprimtaritë e komunitetit. As nga Shqipëria që e do aq shumë, paçka se ia patën mohuar. Tani është në prag të një udhëtimi drejt vendlindjes. Vizitat në vendlindje, ia mbajnë shpirtin ngrohtë, siç shprehet vetë ai.
Mustafa ndjehet vatran në shpirt dhe që prej vitit 1968, ku është bërë pjesë e saj, nuk mund t’i largohet.Ishte edhe në veprimtarinë e fundprillit organizuar nga Vatra në promovimin e librit “Zonja e zezë, Nexhmije Hoxha”. Është antikomunist me shpirt nga që komunizmi ia pat nxirë jetën, jo vetëm atij, por të gjithë fisit.
Familja e Jah Elezit të Dragobisë, pjesë e së cilës është Mustafa, në shekullin e shkuar ishte me emër në të gjithë Malësinë e Gjakovës e më tej. Ajo përmendej për tradita e trimëri në Kosovë , Plavë-Guci e Shqipëri. Para Luftës së Dytë Botërore, kjo familje e madhe prej më shumë se 50 anëtarësh i nënshtrohej rregullave të traditës patriarkale, ku punët përballeshin bashkë e miku pritej me bujari e besë. Familja e Jah Elezit ka jetuar në Dragobi dhe Çerem. Sa herë mësynin sllavët nga Gryka e Dragobisë, Eleztë ishin në ballin e luftës. Komunizmi këtë familje të madhe nacionaliste, e shpalli armike të popullit! Për pesëdhjetë vjet kalvari që përshkoi familja e Jah Elezit, qe i përgjakur; me të pushkatuar, të burgosur e të internuar deri në vitin 1990.

Luftëtarët e lirisë shpallen armiq

Mustafe Elezi – i ri
Lufta e Dytë Botërore i gjeti Eleztë në ballin e Luftës për liri. Tre djemtë e Sali Jah Metalisë; Jah Sali Metalia, Abaz Sali Metalia dhe Mustafë Sali Metalia ishin rreshtuar në radhët e luftëtarëve të lirisë kundër pushtuesve. Njëri vëlla, Jah Sali Metalia i ishte përgjigjur menjëherë kushtrimit për të shkuar në Kosovë. Ai kishte përfunduar gjimnazin e Shkodrës dhe ishte ndër ata djem që me thirrjen e parë të Mit’hat Frashërit shkoi në Kosovë. Gjatë kohës së pushtimit ai ishte kryetar i komunës së Junikut. Ishte koha kur një pjesë e inetelektualëve të Shqipërisë dhe të Kosovës menduan se ishte realizuar bashkimi kombëtar dhe rrezikuan veten për të shërbyer sipas aftësive intelektuale, kudo ku kishte nevojë Kosova. Ishte koha kur Ago Agaj, Kudret Kokoshi, e intelektualë të tjerë të Shqipërisë i shkonin në ndihmë Kosovës. Jah Metalia mbeti ushtar dhe idhtar i Mit’hat Frashërit dhe iu përgjigj thirrjes së tij. Në betejën e Junikut Jah Sali Elezi ishte në ballë të luftës. Tri ditë zgjati beteja, por heronjtë u ndëshkuan duke u shpallë armiq të popullit. Komunistët shqiptarë dhe ata jugosllavë e akuzuan Jahon për bashkëpunim me pushtuesin, ndërkohë që Juniku i tij dhe e tërë Kosova ranë sërish në pushtimin sllav. Ai u masakrua së bashku me 100 kosovarë. U pushkatuan pa gjyq ata që deshën të mbronin Junikun dhe Kosovën.Familja Elezi trashëgonte patriotizmin e Jah Elezit, që kishte prirë në betejën e Valbonës. Ai kishte marrë pjesë së bashku me Bajram Currin në mbrojtje të Prizrenit, pat luftuar për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë dhe kudo ku kriste pushka e shqiptarit për liri.
Mustafë Elezi ishte vetëm 17 vjeç kur iu përgjigj thirrjes së Atdheut për të luftuar për liri. Ishte një ndër partizanët e vegjël në moshë të Brigadës 25 partizane. Kur partizanët çliruan Tropojën, i kërkuan atit të tij që të niste me ta djalin. Ishte djalë i ri plot ideale dhe mendonte se populli shqiptar pas lufte do të vendoste pushtet demokratik dhe do të gëzonte një jetë më të mirë.Sakrifikoi rininë e vet nëpër male në të ftohtë e shpesh i pangrënë. Luftoi që nga Tropoja në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë etj. Por u zhgënjye shpejt; në vend të demokracisë komunistët vendosën diktaturën më të egër në të gjitha vendet ish komuniste.Jo vetëm kaq, por komunistët shqiptarë bënë pakt vëllazërimi dhe u bashkuan me Titon duke zhgënjyer vëllezërit kosovarë. Ata dorëzuan Kosovën dhe shumë nga djemtë shqiptarë që kishin ushqyer iluzionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ose kishin luftuar me parullën “Kosova është Shqipëri” , u ndëshkuan. Tronditjen më të madhe Mustafë Elezi e pësoi kur u kthye nga lufta, shtëpia e tij në Dragobi ishte djegë nga bashkëluftëtarët e tij partizanë. Ishte një zhgënjim tronditës. Familja e madhe qëndronte në qiell të hapur, pa patur një strehë ku të fusnin kokat. Shpërblim i bukur për kontributin e dhënë në luftë!-psherëtinë gjatë rrëfimit Mustafë Elezi.Ai i kishte kërkuar pushtusit nëpër male, por ata paskishin qenë aq pranë!
Era e së keqes po frynte me tersëllimë edhe në grykën e Dragobisë. Tani sllavët nuk vinin më me taborre sulmi përmes luginës së Valbonës për ta ndalë turin tek shpella e Bajram Begut! Ata ishin ulur këmbëkryq në Tiranë dhe u dorëzonin komunistëve shqiptarë listat e atyre që kishin luftuar për një Kosovë bashkë me Shqipërinë, pra ishin kundër vëllazërimit me serbët. Pas djegies së shtëpisë erdhën të tjera fatkeqësi për familjen Elezi; në vitin 1945 komunistët kishin pushkatuar pa gjyq xhaxhanë e Mustafës; Asim Jah Elezin, duke lënë në katër rrugë të shoqen dhe tre fëmijët e tij.Mustafës ende nuk i kishte ardhë radha. Ai kishte ende meritat e luftës. Po sa do ta mbronin ato? Vazhdonte të shërbente si nënoficer në ushtri duke qenë shef i prapavijës në batalionin e artilerisë bregdetare. Dukej se ishte larg rrebeshit që po i rrëzonte një nga një burrat e familjes Elezi, por ky ishte vetëm iluzion i përkohshëm.
Tragjedia vazhdon të godasë familjen e madhe të Elezëve me një fuqi goditëse si një tërmet nëntë ballësh; në vitin 1946 arrestohet tek po kryente shërbimin ushtarak në brigadat shqiptare në Maqedoni, vëllai tjetër i Mustafës. Tragjedia në familjen e Jah Elezit nuk ka të ndalur. Rrethi po i afrohej edhe vetë Mustafës. Arrestohet dhe vëllai tjetër i tij, Adem Sali Elezi, ish myfti në Kukës, vetëm pse predikonte që Kosova dhe Shqipëria janë një. Pas pak kohësh në pranga përfundon edhe xhaxhai Azem Jahja, ish imam në Tropojë.Të dy ata u përballën përmes një kalvari të tmerrshëm nëpër burgjet e diktaturës komuniste. I vetmi “faj” i tyre ishte nacionalizmi, patriotizmi ndaj Kosovës, e cila i ishte dorëzuar Jugosllavisë.

Arrestimi i Mustafë Elezit
Mustafa po e parandjente se po i afrohej arrestimi edhe pse tregohej i kujdesshëm, që të mos i shpëtonte asnjë fjalë e pamatur apo ndonjë gabim teknik në detyrën që kryente, ai nuk mundi ta shmangte të keqen. Hafijet kishin filluar t’ia përgjonin hijen. Iu vunë prangat në vitin 1949.Ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Shëngjin të Lezhës në artileri bregdetare, kur dëgjoi akuzën e tmerrshme: “Në emër të popullit je i arrestuar!”. Filluan edhe për atë vuajtjet dhe torturat e tmerrshme. Hetuesia vazhdoi për më shumë se dy muaj. Një hetuesi e ashpër me tortura spartane të huazuara nga rusët ra mbi të. Pas hetimit, ku ai nuk pranoi asgjë, erdhi gjyqi ushtarak.U gjykua për faje që nuk i kishte kryer. Cilësohej armik ai që kishte luftuar për liri. Nuk kishte as avokat që të mbrohej; prokuror, gjykatës, avokat ishte Partia Komuniste. Prokurori kërkoi dhjetë vjet burg, ndërsa trupi gjykus e la me tetë vjet. Nga burgu i Tiranës e çuan në Korçë. Atje u përball me vdekjen. Këneta e vdekjes mori shumë trupa të sfilitur të burgosurve politikë. Mustafa thotë se ishte me fat që i shpëtoi vdekjes. Në kujtesë ka ende ënjtjen e trupit nga sëmundja e skorbutit, që ra mes të burgosurve dhe mori shumë jetë. Edhe Mustafa s’mund të bënte përjashtim. Dr. Isuf Hysenbegasi, që ishte i burgosur, arriti t’i shpëtojë duke kërkuar me këmbëngulje domate në mungesë të vitaminave për të burgosurit. Nuk i harrohet as Ram Halili, një i burgosur, që e kanë lënë policët tërë ditën në diell e tërë natën jashtë, të lidhur këmbë e duar dhe më pas çonin tek ai të gjithë vargun e të burgosurve, që ta pështynin. I shkreti, mezi e përballoi Maliqin, por nuk përballoi Peqinin. Vendosi që të ikte nga skëterra, por e tradhëtoi shoku me të cilin pat vendosë të arrastisej. Ai ishte spiun dhe në momentin e arratisjes e kapën dhe e vranë Ramën. Nga viti 1949 deri në vitin 1957 jeta e Mustafës kaloi sprovat e qëndresës në burg dhe kampet e internimit. Ka punuar edhe në kanalin Peqin-Kavajë. Aty ka gjetë vëllanë e vet Ademin. Vuajtjet nuk kishin të mbaruar. Më pas e kanë çuar në ndërtimin e fushës së aviacionit në Kuçovë. Nuk mbaruan me kaq vuajtjet. Pasi të burgosurit përfunduan ndërtimin e fushës së aviacionit i dërguan në ndërtimin e kanalit Vjosë-Levan-Fier.Vuajtën shumë në Shtyllas.Një vit e gjysëm ka qëndruar në ndërtimin e kanalit.Më pas i kanë çuar për ndërtimin e fushës së aviacionit në Tiranë.Edhe pse kampi ruhej në mënyrë të rreptë, pesë nga të burgosurit hartojnë një plan arratsije. Të prirur nga Abaz Korçari ata hapën një kanal të nëndheshëm në fshehtësi dhe hartuan planin e arratisjes. Pasi kanë bërë gati kanalin, kanë dalë, por në dalje e sipër i ka dikutuar roja dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Njëri prej të arratisuarve është vra. Pas kësaj ngjarjeje në kamp ka shkuar vetë Mehmet Sheu dhe u ka mbajtë një fjalim të ashpër, duke i cilësuar armiq, të poshtër e fundrina të shoqërisë. Pas kësaj ngjarjeje kanë shtuar masat e sigurisë.Vuajtjet ishin të pafundme.Kur është liruar nga burgu, Mustafa e ndjeu veten të shkatërruar e tepër të lodhur.

Mbushet kupa e vuajtjeve, vendos të arratiset

Në vitin 1957 kishin filluar sërish dënimet dhe internimet masive. Familja Elezi kishte ndërtuar një shtëpi të re me 12 dhoma pas asaj që ia dogjën gjatë luftës. Edhe këtë shtëpi ia kishin marrë komunistët dhe po përgatitej internimi masiv pasi ishin shpallë kulakë, duke u hequr edhe kartat e Frontit. I erdhi në mbrëmje një mik nga Kolgecaj. Mustafa kish qenë në luftë me mikun e tij. Ai e lajmëroi se kishin sjellë nga lartë listat e internimeve të reja. Në këto lista ishin të parët emrat e atyre që ishin liruar nga burgjet, ku ishte dhe emri i Mustafës. Falenderoi mikun dhe vendosi që të arratisej. S’kishte rrugë tjetër, ndryshe do t’i duhej të mbyllej në kampet e internimit, ku dera e burgut mbetej përherë e hapur. Pas po linte pengun e zemrës, të fejuarën. S’mund ta merrte se e gjithë familja e saj do të pësonte fatin e familjes së tij, do të internohej. Ka qenë një natë e ftohtë dimri kur u nis . Binte dëborë.Kaloi në mesnatë në Morinë, ku u strehua në një familje myftinjësh, të nesërmen u dorëzua në postë të policisë.Një ditë më pas e dërguan në Junik, ku dha intervistën. I dhanë strehim politik dhe e transferuan në Prishtinë, ku gjeti shumë të ikur nga anët e veta.Më pas e vendosën në Ferizaj. Një jetë e re nisi në Ferizaj. Për dhjetë vjet jetoi mes shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë pjesa e familjes së mbetur në Shqipëri vazhdoi të përballej me dhunën e diktaturës. Pas ikjes së tij u arrestua vëllai, Jakup Elezi, që ishte në moshën 60 vjeçare.Arrestimi i vëllait erdhi në vitin 1957. Një vit më pas u arrestua Abazi, i cili në moshën e arrestimit nuk ishte më shumë se 30 vjeç. Gati të gjithë meshkujt e familjes së madhe Elezi provuan ferrin e burgjeve komuniste. Arsyeja ishte se diktatura kishte vendosur që t’ia ulte kryet nacionalizmit shqiptar. Në vitin 1960 dy vëllezërit e Mustafës, Jakupi, që kishte dalë nga burgu, së bashku me bashkëshorten, Zizën e djalin si dhe Xhemajli me djalin, arratisen duke dalë në Gusi. Ata dolën pas një beteje të ashpër me forcat e kufirit. Kjo ikje në grup e me luftë ishte si reagim dëshprues ndaj burgosjeve dhe internimeve masive të fisit Elezi. Përveç burgosjeve qeveria komuniste mbajti në internim 85 pjestarë të familjes Elezi derisa u shemb sistemi dhe erdhi demokracia. Ndërsa nipi i Mustafës, Riza, u vra dhe mbeti pa varr.
Kur e pyes Mustafën, pse komunizmi e kishte stërmunduar aq shumë familjen e Jah Elezit, ai përgjigjet me rrëfimin e një ngjarjeje, që ka ndodhë në Dragobi në vitet e luftës: Ka shkuar atje Fadil Hoxha i shoqëruar nga disa serbë dhe ka mbledh popullin dhe u ka folë për vëllazërimin dhe miqësinë pas lufte.Është ngritë i ati Mustafës, Sali Jah Elezi dhe i ka thënë:”Fadil Hoxha: Ti je shqiptar dhe je i mirëpritur mes shqiptarësh, por jo me ata që ke me vete. A mund ta harrojmë ne përgjakjen me sllavët në Plave e Guci, në Prizren, Dragobi etj? Mos na i fut sllavët në shtëpi se nuk kanë besë.” Ndoshta që atëherë familja e Jah Elezit u fut në rreth të kuq.

Rrugëtimi drejt lirisë

Në Ferizaj Mustafa e rregulloi në një farë mënyre jetën e tij. Aty u martua me një vajzë nga dera e Nezajve nga Malësia e Gjakovës. I lindën tre fëmijë atje, dy djem dhe një vajzë; Mërgimi, Bashkimi dhe Shpresa. Ata ia mbushën jetën me gëzim, por dhe ia rritën detyrimin për të gjetur një shteg drejt perëndimit. Kjo ishte ëndrra e Mustafës. Jeta në Ferizaj po bëhej përherë e më e vështirë. Shërbimi i fshehtë Jugosllav po shtonte provokimet dhe presionin mbi nacionalistët. Disa nga shqiptarët kishin pranuar që të bëheshin bashkëpunëtorë të UDB, një pjesë rezistonin derisa të gjenin një shteg për të dalë në Evropë.Mustafa thotë se u qëndroi larg ofertave për bashkëpunim. Të bëhej spiun i Beogradit do të ishte një tradhëti për idealet e njerëzve të tij të përgjakur me serbët. Kështu që ai u përpoq që të gjente një mënyrë shpëtimi për t’iu larguar së keqes.
Qëllimi i Mustafë Elezit ishte emigrimi në SHBA. Mes shqiptarësh kishte filluar qarkullimi i pasaportave, me të cilat mund të kaloje deri në Trieste e më pas nuk hynin në punë. I siguruan pasaportat me anë të Nderim Kupit dhe Abedin Mulosmanit. U larguan nga ish Jugosllavia në gusht të vitit 1967. Kaluan nga Ferizaj në Beograd, që andej në Triestë. Familja përbëhej prej pesë vetëve; Mustafa me bashkëshorten dhe tre fëmijët si dhe familja e Muharrem Elezit prej tre vetash. Askënd nuk njihnin në Beograd. Dikush u kishte rekomanduar Dom Preng Ndërvashaj.Telefonin e tij ua kishte dhënë Abedin Mulosmanaj.I telefonoi Preng Ndervashës dhe i kërkoi ndihmë. I tha se ishin tetë vetë në Beograd dhe donin të kalonin në Itali, por nuk dinin se si dhe ku të shkonin.Askush nuk i priste.
Ai udhëzon që sapo të arrinin në Trieste t’i hidhnin pasaportat dhe të merrnin taksi e të paraqiteshin në kampin e emigrantëve. Atje, u kishte thënë dom Ndërvasahj, do t’i priste nipi i tij. Ashtu vepruan. Morën trenin dhe u nisën. Sapo kanë mbërritur në Triestë kanë marrë taksinë dhe janë paraqitur në kampin e emigrantëve. I priti i nipi i Preng Ndërvashës. Interpoli i mori në intervistë. Që aty i dërguan në Latina, ku qëndruan gjashtë muaj. Më pas i mori ambasada amerikane dhe i intervistoi. Edhe sot në kujtesën e Mustafë Elezit ka mbetur sjellja shumë e ngrohtë e personelit amerikan.Mirëpo dikush e bllokoi familjen Elezi në çastet e fundit. Ishte një urdhër i Ministrisë së Brendshme që s’dihet se në ç’rrethana u gatua. Më pas i vendosën në San Piage. Atje jeta ishte e vështirë. Mustafa së bashku me Hasan Isufin dhe Halil Hamzën, shkuan në Vatikan për të kërkuar ndihmë. Atje takuan Preng Ndërvashaj.Shkon dhe Gjon Markaj dhe pasi bisedon me ta bën një raport për në Ministrinë e Brendshme Italiane. I ka ndihmuar atje edhe Gjon Buçaj. Pas gjashtë muajësh Italia ua hapi dritën jeshile drejt Amerikës. Nuk e harron atë ditë Mustafë Elezi. Ka qenë 24 shkurt 1968. Edhe pse qe ditë e ftohtë dimri, Mustafa thotë se ai dhe e gjithë familja, fëmijët më shumë, ndjenin ngazëllimin e një pranvere në shpirt.

Fillimi i vështirë në SHBA

Nga veprimtaritë në komunite, fotografi e gjetur nga Cezar Ndreu
Me ndihmën e mikut Uk Qerimi, u vendos në Bronx të Nju Jork-ut, në një apartament, që u kish zënë ai me rentë. Ëndrra për të ardhë në Amerikë e kishte munduar tërë jetën Mustafë Elezin, por kur u vendos aty e pa se në jetë nuk ishte si në ëndërr. Mosditja e gjuhës angleze i shumëfishonte vështirësitë. Italishtja dhe ajo pak frëngjishte që dinte nuk po i hynin në punë. E kujton fillimin e vështirë, ku në një bllok të vogël shënonte emrat e rrugëve që të mos humbte dhe kërkimet e pasuksesshme për të gjetur një punë për të mbajtë familjen e për të paguar rentën e banesës. Kaluan shtatë muaj pa punë dhe vetja po i rëndohej çdo ditë e më tepër. Në ndihmë i ka ardhë miqësia dhe shoqëria, që i kanë dhuruar ndihma për të jetuar e për të paguar rentën.Pas shtatë muajësh ka qenë Imam Isa Hoxha, që, Mustafën dhe shumë të tjerë nga Malësia e Gjakovës, i ka sistemuar në pastrime në Manhattan në 14 rrugë, në avenunë e parë. Mustafa u ndje mirë aty nga që i hyri në punë italishtja. Pronari ishte Italian dhe kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin.Ai kujton se ndihmoi edhe shqiptarë të tjerë si Xhaferr Elezin, Sali Nezën e shumë të sapoardhur, që më vonë krijuan bizneset e tyre . Më pas, Mustafa, nisi një punë tjetër, duke larë dritaret. Iu desh kohë derisa të stabilizohej si doorman, portier në Muzeun Metropolitan në Avenunë e Pestë në Manhatan. Aty punoi derisa doli në pension. Nga çështja kombëtare s’hoqi dorë. Mustafa u anëtarësua që në fillim në Federatën Panshqiptare Vatra. Ia kishte dëgjuar emrin e madh Vatrës dhe mori një grup shokësh dhe trokiti në derën e saj në qershor 1968.Që atëherë nuk u nda nga Vatra duke qenë pjesmarrës i rregullt në veprimtaritë që organizonte federata. Ka qenë edhe aktivist i Xhamisë. Ishte ndër mbështetësit e ndërtimit të Xhamisë në Brooklyn. Ashtu siç çdo popull këtu në Amerikë ka faltoret e veta edhe muslimanët shqiptarë duhej të kishin faltoret e tyre, thotë ai.
Për tetë vjet ka qenë nënkryetar i Këshillit të xhamisë, në kohën kur kryetar ishte Rexhep Kumbarçe, apo më vonë me Abdulla Kaloshin. Në kujtesë ka shumë aksione për mbledhjen e të hollave në ndihmë të xhamisë. Kështu në kohën e Rexhep Kumbarçes ai udhëhoqi një aksion të sukseshëm, ku u mblodhën rreth 90 mijë dollarë, një shumë e madhe për atë kohë. Ka qenë dhe sekretar i xhamisë. Përpara se të ndërtohej xhamija, Mustafë Elezi ishte pjesë e komisionit ndërfetar të shqiptarëve, në kohën kur Imam Isa Hoxha bashkëpunonte ngushtësisht me Monsinjor Zef Oroshin dhe Kishën Orthodokse të Bostonit.
E kujton me krenari ditën e inaugurimit të Qendërs Islame Shqiptare në Bruklin, kur kishin ardhë për t’u gëzuar me ta shumë shqiptarë nga shtetet e Amerikës, madje edhe nga Kanadaja. Në gëzimin e tyre ishte bërë pjesë edhe “Zëri i Amerikës”. Mustafa ka mbajtë fjalimin atë ditë dhe është duartrokitë e përgëzur për fjalët atdhetare, që tha aty.
Së bashku me Abdulla Kaloshin ai ishte përkrahës dhe pjesmarrës në të gjitha demonstratat e komunitetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre kundër komunizmit në Shqipëri. Në demonstrata, kujton ai, nuk mungonte asnjëherë Imam Isa Hoxha.Ai kujton se 3 mijë shqiptarë kanë demonstruar në Washington.Mustafa ka qenë përherë i dashuruar pas fjalës shqipes. Ai ka shkruar në vazhdimësi poezi për ngjarje historike dhe ato ngjarje që ka përjetuar vetë dhe që i kanë lënë gjurmë në shpirt. Për shumë kohë ka qenë dhe një nga drejtuesit e revistës ”Pëprjekja jonë”, duke qenë nënkryetar i Këshillit Botues. Ishte jo vetëm fetare revista, por edhe letrare. Mustafë Elezi, nuk është kursyer për çështjen kombëtare. Ka kontribuar qoftë për Vatrën, qoftë për xhaminë dhe në të gjitha veprimtaritë, ku ka marrë pjesë. Mustafa së bashku me Ahmet Rexhepin dhe Hasan Gashin kanë hapur shkollën shqipe, të cilën e mbajtën për dy vjet në Nju Jork. Ka qenë edhe anëtar i këshillit të Vatrës deri në vitin 2002.

Krenaria për sukseset e fëmijëve

Familja Elezi, siç respektonte kodin tradicional të besës e të traditës, po ashtu shkollonte gjeneratën e re. Vetë Mustafa kishte marrë arsim të rregullt të kohës, kishte studiuar për financë në Ferizaj. Vëllai, Jaho, që u pushkatua në Pejë, ka pasë mbaruar gjimnazin në Shkodër, një vëlla tjetër ka pasë studiuar në Medrese në Tiranë; edhe një kushëri i tij, Hysni Hoxha ka qenë një ndër nxënësit e shkëlqyer të Medreses në Tiranë dhe është përzgjedhur si ndër më të mirë për të vazhduar studimet e larta në Kajro. U diplomua shkëlqyshëm për Teologji dhe filozofi. Ai u bë një ndër profesorët e Universitetit qendror të Arabisë Saudite, ku dha mësim deri në vitin 1972. Kur erdhi në SHBA dhe u bë pjesë e demonstratave dhe u thoshte shqiptarëve; në vend të përshëndetjes ”tungajtjeta”, përshëndetuni me njëri-tjetrin me fjalën ”Kosova”.
Mustafë Elezi ndjehet i gëzuar sepse investimi më i madh i tij ka qenë në shkollimin fëmijëve. Të tre fëmijët e lindur në Ferizaj dhe dy të lindur në SHBA; Sanija dhe Nderimi, i janë përkushtuar arsimimit të plotë dhe kanë arritur suksese në jetë. Mërgimi, djali i madh, pasi përfundoi shkëlqyshëm shkollën e mesme, studio në Peas University, Bashkimi i ka kryer studimet universitare në Iona College në New Roshell.Të dy djemtë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në studimet universitare. Mërgimi punoi shumë kohë si anlalist në Golden Sections, tani është Chif Ekzecutiv for Information në City Group. Ndërsa Bashkimi ka punuar menaxher në një kompani ndërtesash në Manhattan, ndërsa tani vazhdon që të merret me Realy State.Ai ka kompaninë e vet. Vajza e madhe, Shpresa, e lindur në Ferizaj, edhe pse kishte përfunduar shkollën e mesme shkëlqyshëm, sipas traditës u martua për t’iu përkushtuar familjes, por nuk iu nda shkollës së lartë derisa përfundoi studimet në Adelphi University.
Kur hedh vështrimin pas, Mustafë Demalia, thotë se ishte me fat, që provoi dy botë, atë që i dha vuajtje e dhimbje, dhe këtë në SHBA, ku gëzoi e jetoi në liri.

THIRRJE PERSONALE – Nga ASLLAN BUSHATI

Referendumi për emrin e ri të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ( IRJM ose FYROM), për datën 30 Shtator 2018, është në qendër të fokusimit politik të tryezave më të mëdha vendimarrëse botërore. Parë në një plan të gjërë, mendimi im personal nuk ka e nuk përbën asnjë peshë për këtë problem madhor. Por unë kam shumë miq, shokë, intelektualë, politikanë, dashamirë dhe ish luftëtar të UCK-së (me të cilët kam punuar një kohë të gjatë) në: Ohër, Strugë, Kërcovë, Gostivar (vecanërisht në Cegran), Dibër, Tetovë, Kumanovë dhe Shkup. Me këtë thirrje personale dëshiroj të ndajë mendimin tim me miqt e mi në ato treve shqiptare duke ju bërë me dije se: Unë mendoj se gjetja e emrit “Maqedonia e Veriut”, më duket më shumë një hile e re greke,sesa një zgjidhje e qëndrueshme. E them këtë se nesër grekët mund të thonë se “Maqedonia e Veriut” është pjesë integrale e “Maqedonisë së Jugut”, që e ka kryeqendrën në Selanik. Pra hapur mund të kenë pretendime teritoriale të pa drejta e duke vënë në rrezik edhe pjesën shqiptare. Do të para pëlqeja emërtimet “Shkupiana” ose “Ohrida” me parashtesën republika, që nuk cënonte integritetin dhe identitetin kombetar as të shqiptarëve dhe as të maqedonasve që banojnë në ato treva. Por tashmë ky kapitull është mbyllur dhe duhet të pranojmë realitetin e ofruar për emërtimin “Maqedonia e Veriut”.
Pyetja tashmë shtrohet: a duhet që shqiptarët ti thonë “PO” referendumit , ti thonë”JO”, apo të mos shkojnë fare në zgjedhje? Mendimi im (dhe këshilla ime për miqt) është të shkojnë në zgjedhje të gjithë dhe ti thonë “Po”. Me këtë “po” do të futen në NATO dhe do të hapet rruga për në BE. Duke u future në NATO dhe BE shqiptarët i janë afruar më shumë bashkimit kombëtar, do të jenë shumë me të sigurtë dhe do të zhvillohet ekonomija më shpejt. Nën emërtimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shqiptarët me kushtetutën e re do të jenë elemënt kushtetues ose të quajtur”Federata Shqiptaro-Maqedonase”, ose “Federata Shqiptaro- Bullgare”.
Në se shqiptarët e braktisin referendumin ose i thonë “Jo” (si një pjesë e opozitës maqedonase e mbështetur nga rusët), duhet të jemi të përgatitur se shkatërrimi i asaj që sot quhet FYROM, fillon nga dita e hënë datë 1 tetor 2018. Në se kjo gjë ndodh, pra fillon shkatërrimi, atëhere a kemi ne një plan “B” në të cilin shqiptarët janë më shumë fitues se sa humbës? Unë mendoj se në këtë moment shkatërrimi i FYROM-it nuk është (opsion) i leverdisëshëm për shqiptarët dhe se ata duhet te dalin masivisht në referendum dhe duhet thënë “Po”.