VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Kanë arrestuar sopranon”, historia prekëse e vajzës korçare – Nga Luljeta Progni

By | July 20, 2019

Komentet

Luajti vetëm një rol! Ndërron jetë “Coli” te filmi “Debatik”

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një tjetër emër të njohur. Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak. Aktori Zani njihet nga artdashësit me emrin “Coli” tek filmi “Debatik”.

Ai luajti vetëm një rol në jetën e tij, ndërsa roli tek filmi i mësipërm e përjetësoi në mendjen e shikuesve. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë në rrjetet sociale.

Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe me shumë aktorë të tjerë të mëdhenj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, e cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Dua Lipa, me shqiponjë në reklamën e parfumit të Yves Saint Laurent

Dua Lipa ka publikuar në Instagram reklamën e parfumit të “Yves Saint Laurent”, ku është protagoniste kryesore.



Në fillim të klipit, këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe në dorën e saj të majtë ulet një shqiponjë. Dua Lipa e lë të lirë shqiponjën, duke bërë lidhjen me emrin e parfumit “Libre”.

Dua Lipa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”. 23-vjeçarja shqiptare është e para femër në histori që ka tri këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Dua e ka arritur këtë rekord me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”.

Intervista- Aktori që luajti “Arturo Ui”: Amaneti i Naim Frashërit për Teatrin

ANILA DEDAJ/ Pulsin e Teatrit e ka ndier në çdo cep të tij. Ka përjetuar emocionet e zemrave që rrahin pas kuintave, atyre në skenë e mes publikut në sallë.

Në biletari, oborr, për çdo lozhë, kabinë etj., ka një histori për të rrëfyer. Shkëlqim Basha, i njohur si “Arturo Ui” shqiptar, e me mbi 70 role në Teatrin Kombëtar e dhjetëra role në kinematografi, e ka të pamundur të besojë se kur të rrëfejë historinë e këtij tempulli kulture, një ditë mund të thotë: E shembën. “Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën s’ka teatër modern a gjigant që ta shlyejë”, thotë aktori. Edhe pse prej vitesh jeton në Itali, përmes artit ka mbështetur gjatë kësaj kohe miqtë e kolegët e tij. Idealistët si Edmond Budina, që siç thotë, mendojnë për perspektivën e Tiranës dhe brezat që do vijnë. “Artistët me të cilët unë solidarizohem, janë ata që e kanë jetuar atë Teatër, që kanë një vizion për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por njëherazi edhe për ruajtjen e kujtimeve që lidhen me një brez aktorësh që sot nuk jetojnë më, por që janë themeluesit e Teatrit”, thotë Basha për “Panoramën”.

Aktori Shkëlqim Basha

Zoti Basha, keni luajtur dhjetëra role në Teatrin Kombëtar, çfarë ju mungon më shumë prej asaj skene?

Kam qenë 7-8 vjeç, kur kureshtja më brente për të parë shfaqjet. Qëndronim në radhë në përpjekje për të gjetur dikë për të na shoqëruar. Këmbëngulnim e u thoshim: Na merr për dore e thuaj se jam fëmija yt, deri sa ia dilnim mbanë. Sa shumë kujtime në ato ambiente të ngrohta, që më vijnë gati si në ëndërr. Mbaj mend kur u dha shfaqja “Dhelpra dhe rrushtë” e Mihallaq Luarasit, me aktorë të njohur si Margarita Xhepa, Esma Agolli, Kadri Roshi, Lazër Filipi, Mario Ashiku etj.. E kam ndjekur atë shfaqje mbi 20 herë dhe sa herë që është vënë në skenë, salla ka qenë plot. Ishte një vepër që fliste në mënyrë të sofistikuar për lirinë, që të mos krijoheshin paralelizma evidentë me diktaturën dhe jetën e përditshme, ku liria ishte e cunguar. Mirëpo, nëntekstet e saj për skllavërinë të çonin atje. Mandej kujtoj kabinat e vogla të aktorëve. Unë pata rastin të jem në një kabinë me Sulejman Pitarkën e më vonë me Robert Ndrenikën. Mbaj mend aktorë të vjetër e të rinj se sa kompakt ishin. Rrinin e bisedonin ne fuajenë, që ishte si një vetëqëndrim edhe gjatë shfaqjeve, në pauzat që ndanin njërin akt nga tjetri. Ne të rinjtë përftonim nga rrëfimet e më të mëdhenjve, edhe për të mësuar, por njëherazi për të shuar kureshtjen. Ata na tregonin çfarë kishin kaluar, shfaqjet që kishin realizuar… Na tregonin teatrin në Teatër.

Përmes artit, ju e keni bërë të ditur qëndrimin tuaj lidhur me kauzën e Teatrit Kombëtar. Çfarë ju nxit të pozicionoheni në krah të kolegëve tuaj, që e mbrojnë atë godinë?

Solidarizohem plotësisht me protestën e artistëve dhe dashamirësve të tjerë të Teatrit, qofshin ata qytetarë të thjeshtë apo personalitete të fushave të ndryshme. I mbështes ata, pasi jam për restaurimin e Teatrit, duke ruajtur arkitekturën që ai ka. Duke u bërë kjo, ruhen vlera të mëdha kulturore, historike, por edhe arkitektonike. Artistët me të cilët unë solidarizohem, janë ata që e kanë jetuar atë Teatër, që kanë një vizion për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por njëherazi edhe për ruajtjen e kujtimeve që lidhen me një brez aktorësh që sot nuk jetojnë më, por që janë themeluesit e Teatrit. Unë kam pasur fatin të jem ndër aktorët që kam luajtur në atë Teatër. Kam interpretuar me plejadën e aktorëve të vjetër dhe ato janë kujtime të pashlyeshme, jo vetëm në aspektin subjektiv, por edhe objektiv. Ata njerëz që themeluan Teatrin kanë të drejtën të mbijetojnë përmes kujtesës, në atmosferën e kësaj godine.

Është një ndërtesë, në të cilën janë shpalosur dhjetëra ngjarje që kanë të bëjnë me zhvillimet e Teatrit, politikës dhe historisë së Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

Është folur edhe për një rrezik të mundshëm shembjeje nga tërmeti apo të tjera shkaqe. Unë mendoj se atij Teatri, që ka rezistuar për vite, nuk i kanoset një rrezik i tillë, por duan të justifikojnë shkatërrimin e tij për të tjera motive. Rrënimi i kësaj vlere fsheh interesa të tjera, materiale, egoistike, deri edhe maniakale. Kërkojnë të vendosin vulën e zezë e ta zhdukin Teatrin, siç kanë bërë me shumë objekte të tjera në Tiranë. Historianët, arkitektët, specialistët e trashëgimisë e kanë thënë fjalën e tyre. Unë jam me ata mendimtarë, që kanë argumentuar dhe kërkojnë ruajtjen e kësaj tradite.

Keni interpretuar në krah të emrave si Kadri Roshi, Lazër Filipi, Sulejman Pitarka etj.. Është përmendur së fundmi fakti se plejada e vjetër e aktorëve ka kërkuar një Teatër të ri, në po atë territor. Cili ka qenë realisht qëndrimi i atyre aktorëve lidhur me këtë çështje?

Unë kam biseduar disa herë me Naim Frashërin, një ndër aktorët themelues të Teatrit, fjala e të cilit kishte peshë, pasi ishte mjaft i dëgjuar edhe nga qeveria e asaj kohe. Naimi ka kërkuar ndërtimin e një teatri të ri dhe ka bërë çmos që kjo të arrihej, por jo duke prishur teatrin e vjetër. Madje, kujtoj se më ka thënë këto fjalë: Unë ndoshta teatrin e ri nuk do ta gëzoj, por ti dhe gjenerata jote, me siguri që po. Fakt është se një teatër i ri nuk është bërë as tani që unë jam në pension dhe në një moshë shumë më të madhe se ç’ishte Naimi kur m’i tha ato fjalë.

Aktori Naim Frasheri

Ishte menduar ndonjë vend konkret për ndërtimin e një Teatri tjetër?

Variantet e përfolura për ndërtimin e një teatri të ri ishin dy: I pari qe në Parkun Rinia, për të mundësuar një lloj lidhjeje me kompleksin e atij vendi e tjetri ishte në ishstadiumin “Studenti” të lojërave me dorë. Ndërkaq, teatri aktual do të vijonte funksionin e tij.

Për të legjitimuar shembjen përmendet edhe fakti se ajo godinë nuk u ndërtua për të qenë Teatër… Ju që e keni jetuar për vite atë skenë, e gjeni me vend një pohim të tillë?

E them me bindje, bazuar edhe në bisedat që kam shkëmbyer me specialistë, se ajo ndërtesë është Teatër e i përmbush të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Teatri Kombëtar ka një akustikë, që nuk e ka asnjë prej teatrove të tjerë në Shqipëri. Kujtoj gjatë viteve të fundit ’70, kur u bë rikonstruksioni i skenës, ne u zhvendosëm për 6 muaj në Akademinë e Arteve, që asokohe funksiononte si teatër opere. Akustika atje ndryshonte, pasi ishte krijuar posaçërisht për teatër opere, për këngëtarët. Ndihej një eho dhe ne nuk e dëgjonim frazën tonë. Qe e vështirë të ambientoheshim, pasi ishim mësuar me një akustikë të përsosur për aktrim, që nuk haset në asnjë teatër tjetër në Shqipëri.

Fakti që situata aktuale përkon me “Arturo Ui”, është përmendur shpesh edhe gjatë protestave. Si e perceptoni ju që e keni interpretuar vetë rolin e protagonistit në Teatër?

Kam bërë edhe një poezi që lidhet më këtë argument, të titulluar “Diktatori modern”, ku them ndër të tjera se kjo është një diktaturë me ligjet e diktaturës. Paralelizmi është shumë evident. Gjendja diktatoriale që është krijuar në Shqipëri ndihet. Është një diktaturë, ndoshta jo aq e egër sa ajo që ne kaluam, pasi ajo kishte jo vetëm ligjet, po edhe dhunën e zhdukjen fizike. Këto të fundit fatmirësisht nuk janë, pasi bota ka bërë hapa para dhe as vetë shqiptarët nuk e pranojnë. Madje, populli gradualisht po ndërgjegjësohet, po reagon ndaj kësaj diktature. Unë jam koherent me gjithçka ndodh në Shqipëri e në skenën ndërkombëtare: Ai po humb terren dita-ditës. Njerëzit e kanë kuptuar dhe është krijuar një mendim i përgjithshëm kundër kësaj vije diktatoriale. Sigurisht që ai ka arritur t’i manipulojë disa, që ndoshta janë më të prirur ndaj interesave, duke u dhënë “një kafshatë”. Por shumica janë zgjuar.

Shpërfillja e mendimit të specialistëve, thuajse nuk është hasur as gjatë diktaturës. Siç e pohuat edhe ju, as asokohe nuk është dashur shembja.

Ideja për ruajtjen e Teatrit po avancon çdo ditë dhe unë jam i bindur se shembja e asaj godine nuk do të ndodhë. Nuk ka se si, kur diaspora po flet kundër rrënimit të teatrit, arkitektët, urbanistët, studiuesit, artistët dhe qytetarët e thjeshtë po ashtu. Njerëzit po ndërgjegjësohen se arkitektura e Tiranës po vihet në rrezik, deri më tani kanë krijuar një lëmsh urbanistik e arkitektonik. Është bërë një punë joserioze për zhvillimin e qytetit, bazuar në interesat e elementëve të caktuar. Artistë e qytetarë janë në pararojë të mbrojtjes së Teatrit prej 18 muajsh. Kjo ngjarje ka prekur shpirtrat e njerëzve, së paku të atyre që e duan kulturën, artin, të bukurën. Është një rast i paprecedent. Objektet me vlerë ruhen në mbarë botën. Kujtoj se gjatë viteve të fundit ’70 kemi shkuar në një turne në Maqedoni, ku luajtëm në një teatër të vogël, gati me 100 vende. Ishte realisht shumë i vjetër, edhe pse ndiheshin përpjekjet që ishin bërë për ta sjellë në formë. Ishte i lyer e mbahej i pastër. Po kishte një arsye se pse kjo godinë ishte e shtrenjtë për ta. Në atë sallë kishte interpretuar Sarah Bernhardt. E kujtoj ende sot, lozhat e atij teatri ishin tepër të vogla, si të qe një teatër kukullash. I tillë qe, por e ruanin si relikte. Ndërsa ne, duke pasur një teatër me akustikë perfekte, simbol të një epoke, duam ta shembim. Ky është barbarizëm modern.

Ç’mund të thoshit për kolegët që kërkojnë një Teatër të ri, me koston e shembjes së aktualit, ndonjëherë edhe duke përdorur tone fyese ndaj atyre që mbrojnë godinën?

Mendoj se ata kanë të drejtë të shfaqin mendimin e tyre, por jo të fyejnë. Më vjen keq ta pranoj, por një pjesë e këtyre artistëve nuk kanë kujtesë historike e as nuk janë thelluar në studimet që janë bërë. Kjo është një vepër jo e veçuar, po e lidhur me gjithë kompleksin, ndaj mendoj se duhet ta mendojnë më gjatë, se të thuash “ta prishim këtë e të bëjmë një të re” është e lehtë, por kjo ka pasoja të parikuperueshme. Është thënë gjithashtu se disa prej aktorëve që sot nuk janë më, janë sëmurur prej kushteve të këqija të teatrit, unë dua të them se kolegët e mi nuk janë sëmurë nga teatri, përndryshe do të ishim sëmurë të gjithë. E kuptoj që në këtë çështje mund të ketë edhe interesa të tjera të artistëve që kërkojnë shembjen e Teatrit, por godina aktuale mund të rregullohet me ndërhyrjet e nevojshme. Le të dëgjojmë zërin e profesionistëve!

Çfarë do të humbiste Tirana me shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsideruar edhe si “djepi” i institucioneve të tjera të kulturës?

Shembja e këtij Teatri do të ishte barbari. Si do t’u shpjegohet historia e këtij teatri brezave që do të vijnë?! T’u themi se mbi Teatrin që qe u ndërtua një i ri? T’u shpjegojmë 8 dekada ngjarje e protagonistë të skenës përmes një godine të re, që sado moderne e nis historinë nga zero?! Realisht, do të guxojnë ta mbyllin historinë e kësaj godine të shenjtë, duke thënë: “E shembëm!?” Kjo do të ishte një njollë e madhe, të cilën nuk ka teatër modern a gjigant qoftë, që ta shlyejë. Përgjegjësia për këtë do të binte mbi iniciatorët, por edhe pasuesit.

A do kthehet Shkëlqim Basha në Teatër?

Festivali për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka bërë të mundur që publiku të afrohet përsëri në sallën “Kadri Roshi”, të kyçur prej një viti e gjysmë. Nga Mehdi Malkaj, Justina Aliaj, trupa nga Kosova me “Kanuni i gruas”, performancë akustike e Gjergj Kaçinarit etj., të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre artistik në këto shfaqje protestë. Kur aktorin Shkëlqim Basha e pyesim për një rikthim të mundshëm në skenën e Teatrit, edhe pse sapo ka bërë një ndërhyrje në zemër, ai e lë mundësinë të hapur. “Pavarësisht se kam bërë një operacion në zemër, që më pengon të bëj shumë lëvizje aktive, fizikisht e mendërisht jam që të vij në Teatër. Aktualisht s’kam ndonjë projekt të afërt, por më tej mund të marr pjesë në ndonjë prej eventeve që do të mbahen”.

Shënohet 42-vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt

Fansat e këngëtarit Elvis Presley kanë mbajtur në duar qirinj, teksa kanë vizituar varrin e legjendës së muzikës rock ‘n’ roll në Memfis të Shteteve të Bashkuara, për të shënuar 42-vjetorin e vdekjes së tij.

Presley ka vdekur më 16 gusht të vitit 1977, në moshën 42-vjeçare.

Ceremonia e përkujtimit të tij organizohet çdo vit, pasi fansat nga e gjithë bota shkojnë për të vizituar shtëpinë ku ka jetuar dikur ai.

Mirëpo kjo është vetëm një prej ngjarjeve që organizohet përgjatë gjithë javës, në shenjë përkujtimi për muzikën që ka krijuar.

Konsiderohet se 500 000 persona vizitojnë brenda vitit vendin ku ka jetuar në Graceland, derisa vetëm gjatë kësaj jave aty do të jenë 20,000 persona.

Presley ka fituar vëmendje më 1956 për shkak të stilit që ka pasur, si dhe për këngët që kanë qenë pjesë e një morie filmash në Hollywood.

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Sot është ndarë nga jeta sot regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë.

Xhuvani është i njohur për krijimtarinë e tij kinematografike.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri
Lindje, perëndim, lindje – (2008)
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)
Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)

Tenori Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale

Këngëtari i operas, Placido Domingo, është akuzuar për ngacmim seksual të disa grave, përgjatë disa dekadash.

Tetë këngëtare dhe një kërcimtare, pretendojnë se ishin ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll, nga fundi i viteve të 80-ta, raporton Associated Press.

Vetëm njëra nga gratë, mezo-sopranoja, Patricia Wulf, pranoi të identifikohet.

Domingo i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese, dhe të pasakta siç po paraqiten”.

“Unë besoj se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”, tha Domingo.

“Njerëzit që më njohin, ose që kanë punuar me mua, e dinë se unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtoja, ofendoja ose shqetësoja dikë”, ka thënë ai.

Gjashtë gra të tjera gjithashtu pretendojnë se tenori i bëri ato të ndjehen pakëndshëm, duke bërë “oferta seksuale” ndaj tyre, raportoi AP.

Zonja Wulf tha që ai nuk e preku atë fizikisht, por i afrohej asaj sa herë që ajo dilte nga skena dhe pyeste nëse “ajo do të shkonte në shtëpi sonte”.

Një grua tjetër tha që Domingo e vuri dorën poshtë fustanit të saj. Tri gra të tjera thanë se ai i puthi me forcë.

Incidentet thuhet se kanë ndodhur në ambiente të ndryshme, përfshirë dhomën e zhveshjes, një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në ndërmarrjet e operës ku Domingo mbante poste menaxheriale.

Më 13 gusht 1899 lindi Alfred Hitchcock, regjisor dhe producent filmi amerikano-anglez

Alfred Joseph Hitchcock – Alfred Jozef Hiçkok (13 gusht 1899 Londër – 29 prill 1980 Los Angeles), regjisor dhe producent filmi amerikano-anglez dhe shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror.

Biografia

Jeta e hershme

Alfred Joseph Hitchcock u lind më 13 gusht 1899 në Londër në paralagjen Leytonstone si djali i dytë dhe fëmija më i vogël i tregtarit William Hitchcock dhe i gruas së tij Emme Jane Hitchcock (para Whelan). Familja e tyre ishte e besimit katolik. Alfred vijoi në shkollën katolike. Fëmijërinë e kaloi i vetmuar dhe i mbyllur.

Në atë kohë, në fëmijërinë e hershme, tregon se babai i tij e dërgon me një letër në stacionin policor. Pasi që komisarit ia dorëzon porosinë ata e burgosin për një kohë të shkurtër. Kjo ishte një anekdotë shumë e njohur dhe ai tregon se ky ishte shkaku për mosbesimin në polici të cilën e ka paraqitë më vonë në shumë filma të tij.

Në moshën 14 vjeçare Hitchcok e humb babanë dhe e braktisë kolegjin shën Ignacisë në Stamford Hill, shkollë e tij e deriatëherëshme dhe pastaj vijon në Shkollën e inxhinierisë dhe navigacionit. Pas diplomimit bëhet vizatues dhe dizajner i reklamave në një fabrikë të telefonave.

Në atë kohë Hitchcock interesohet për fotografinë ku fillon të punojë në Idustrinë e filmit në Londër në vitin 1920, dhe e fiton një punë të përhershme në Islington Studio, si dizajner i titujve për filmi pa zë.

Filma

No. 13 (Unfinished, also known as Mrs. Peabody) (1922)
Always Tell Your Wife (Uncredited) (1923)
The Pleasure Garden (1925)
The Mountain Eagle (1926)
The Lodger: A Story of the London Fog (1927)
Downhill (1927)
Easy Virtue (1928), bazur në një luajtur nga Noel Coward
The Ring (1927), një tregim origjinal nga Hitchcock.
The Farmer’s Wife (1928)
Champagne (1928)
The Manxman (1929)
Blackmail (1929)

Film me fjalë

Blackmail (1929)
Juno and the Paycock (1930)
Murder! (1930)
Elstree Calling (1930)
The Skin Game (1931)
Mary (1931)
Number Seventeen (1932)
Rich and Strange (1932)
Waltzes from Vienna (1933)
The Man Who Knew Too Much (1934)
The 39 Steps (1935), me Robert Donat
Secret Agent (1936),
Sabotage (1936)
Young and Innocent (1937)
The Lady Vanishes (1938), me Michael Redgrave
Jamaica Inn (1939), me Charles Laughton
Rebecca (1940), i vetmi film i tij që ka fituar Academy Award për filmi më miri.
Foreign Correspondent (1940)
Mr. & Mrs. Smith (1941), written by Norman Krasna
Suspicion (1941)
Saboteur (1942),
Shadow of a Doubt (1943)
Lifeboat (1944), Tallulah Bankhead’s roli më i njohur
Aventure Malgache (1944),
Bon Voyage (1944),
Spellbound (1945),
Notorious (1946)
The Paradine Case (1947)
Rope (1948)
Under Capricorn (1949)
Stage Fright (1950)
Strangers on a Train (1951)
I Confess (1953)
Dial M for Murder (1954)
Rear Window (1954)
To Catch a Thief (1955)
The Trouble with Harry (1955)
The Man Who Knew Too Much (1956), remake të filmit e tij të 1934.
The Wrong Man (1956)
Vertigo (1958)
North by Northwest (1959)
Psycho (1960)
The Birds (1963)
Marnie (1964)
Torn Curtain (1966)
Topaz (1969)
Frenzy (1972)
Family Plot (1976)

Episode televizive

Alfred Hitchcock Presents: “Revenge” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Breakdown” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “The Case of Mr. Pelham” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Back for Christmas” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Wet Saturday” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Mr. Blanchard’s Secret” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “One More Mile to Go” (1957)
Suspicion: “Four O’Clock” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “The Perfect Crime” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “Lamb to the Slaughter” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Dip in the Pool” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Poison” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Banquo’s Chair” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “Arthur” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “The Crystal Trench” (1959)
Ford Startime: “Incident at a Corner” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “Mrs. Bixby and the Colonel’s Coat” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “The Horseplayer” (1961)
Alfred Hitchcock Presents: “Bang! You’re Dead” (1961)
The Alfred Hitchcock Hour: “I Saw the Whole Thing” (1962)

Literatura

Truffaut, François: Hitchcock
Leitch, Thomas: The Encyclopedia of Alfred Hitchcock
DeRosa, Steven: Writing with Hitchcock
Deutelbaum, Marshall; Poague, Leland (ed.): A Hitchcock Reader
Spoto, Donald: The Art of Alfred Hitchcock
Spoto, Donald: The Dark Side of Genius
Gottlieb, Sidney: Alfred Hitchcock: Interviews
Conrad, Peter: The Hitchcock Murders
Rebello, Stephen: Alfred Hitchcock and the Making of Psiho
McGilligan, Patrick: Alfred Hitchcock: A Life in Darkness and Light
Modleski, Tania: The Women Who Knew Too Much: Hitchcock And Feminist Theory
Wood, Robin: Hitchcock’s Films Revisited

 

Stampa:Str rightmost/ Alfred Hitchcock në IMDb
Hitchcock’s article ‘Why I Make Melodramas’ from 1936
Alfred Hitchcock — The Master of Suspense
Senses of Cinema’s “Great Directors” Alfred Hitchcock profile
Hitchcock’s Style—online exhibit from screenonline, a website of the British Film Institute
Multi-Language Website
Official Universal Website
Hitchcock at the SoundtrackINFO project
Warner Video: Alfred Hitchcock
The Alfred Hitchcock Scholars/”MacGuffin” Web Page – the online extension of the Alfred Hitchcock journal The MacGuffin
Writing With Hitchcock – Companion site to Steven DeRosa’s book of the same name, includes original interviews, essays, script excerpts, and extensive material on Hitchcock’s unproduced works.
The Hitchcock DVD Information Site – details of Hitchcock DVD releases from around the world
The Man Who Knew Too Much – Watch the movie online for free
Basic Hitchcock Film Techniques A checklist of his top 13 film techniques.
In-depth interview with Hitchcock from 1963}

Më 9 gusht 1963 lindi Whitney Houston, këngëtare e shquar amerikane e rekordeve Guinness

Whitney Elizabeth Houston (9 gusht 1963 – 11 shkurt 2012) ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Houston filloi të këndojë në Korin e Kishës në New Jersey në moshën 11 vjeçare. Pasi filloi të performojë krah nënës së saj në klubet e natës së zonës së qytetit të New York – ut, ajo u zbulua nga kryesori i Arista Records, Clive Davis. Houston publikoi shtatë albume të regjistruara në studio dhe tre albume me kolona zanore filmash.

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, (“Saving All My Love for You”; “How Will I Know”; “Greatest Love of All”; “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”; “Didn’t We Almost Have It All”; “So Emotional” dhe “Where Do Broken Hearts Go”). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon “How Will I Know”, ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore “I Will Always Love You “, u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher’s Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.

Jeta dhe Karriera

1963-1967: Fëmijëria

Whitney Houston lindi në një lagje të shtresave të mesme në Newark, New Jersey, e treta dhe më e vogla e ushtarakut dhe argëtuesit ekzekutiv John Russell Houston, Jr. (13 shtator 1920 – 2 Shkurt 2003), dhe këngëtares kishtare Cissy Houston (lindur Emily Drinkard). Ajo kishte prejardhje Afrikano-Amerikane, Amerikane (vendase) dhe Gjermane. E ëma, së bashku me kushërinjtë e saj Dionne Warwick dhe Dee Dee Warwick dhe kumbarën Aretha Franklin ishin të gjithë të njohur në muzikën kishtare, blues, pop dhe soul. Pas trazirave të vitit 1967 në Newark, familja e saj u shpërngul në një lagje të klasit të mesëm në East Orange, New Jersey kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe.

Në moshën 11 vjeçare, Houston filloi të ndjekë hapat e nënës së saj duke performuar si soliste në një kor kishtar për të rinj në kishën New Hope Baptist Church në Newark, ku mësoi edhe të luajë në piano. Performanca e saj e parë solo në kishë ishte “Guide Me, O Thou Great Jehovah”. Kur Houston ishte një adoleshente, ajo frekuentoi Shkollën e Mesme Katolike për vajza në Caldwell New Jersey, “Mount Saint Dominic Academy”, ku takoi edhe shoqen e saj të ngushtë Robyn Crawford, të cilën e ka përshkruar si “motrën që nuk e ka pasur kurrë”. Gjatë kohës që Houston ishte akoma në shkollë, nëna e saj vazhdonte t’i jepte mësime kantoje. Përveç nënës së saj, Franklin, dhe Warwick, Houston ishte e ekspozuar edhe ndaj muzikës së Chaka Khan, Gladys Knight dhe Roberta Flack, ku shumica do të kishin ndikim tek ajo si një këngëtare dhe performuese.

1977-1984: Fillimi i Karrierës

Houston kaloi disa vite të adoleshencës duke udhëtuar në klubet e natës ku performonte nëna e saj Cissy dhe në disa raste do të dilte në skenë të performonte me të. Më 1977, në moshën 14 vjeçare, u bë këngëtare e dytë në këngën “Life’s a Party” të bandës Michael Zager Band. Më 1978, në moshën 15 vjeçare, Houston këndoi zërat në sfond të këngës Hit “I’m Every Woman” të Chaka Khan, një këngë të cilën do ta këndonte vetë më vonë dhe ta kthente në një Hit edhe më të madh në albumin e super-shitur të filmit The Bodyguard. Ajo gjithashtu këndoi pjesë të vogla edhe në albumet e Lou Rawls dhe Jermaine Jackson.

Në fillim të viteve 1980, Houston filloi të punojë si modele pasi një fotograf e pa atë në Carnegie Hall duke kënduar me të ëmën. Ajo u shfaq në revistën Seventeen dhe u bë një nga gratë e para me ngjyrë që shfaqet në kopertinat e këtyre revistave. Ajo gjithashtu u publikua edhe në faqet e brendshme të revistave të tjera të njohura sidomos nga publiku amerikan Glamour, Cosmopolitan dhe Young Miss. Gjithashtu u shfaq në një reklamë televizive kanadeze për një pije të butë. Pamja e mrekullueshme dhe sharmi i saj e bënë atë një nga modelet më të kërkuara të asaj kohe. Gjatë modelingut ajo vazhdoi të zhvillojë edhe karrierën e saj muzikore duke punuar me producentët Michael Beinhorn, Bill Laswell dhe Martin Bisi për një album të cilin e quajtën One Down që ishte kredituar pë grupin Material. Për këtë projekt, Houston kontribuoi në baladën “Memories”, një këngë nga Hugh Hopper të Soft Machine. Robert Christgau nga The Village Voice e quajti kontributin e saj “një nga baladat më magjepsëse që keni dëgjuar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u shfaq si një vokaliste kryesore në një këngë të albumit Paul Jabara, e titulluar Paul Jabara and Friends, e hedhur në treg nga Columbia Records më 1983.

Houston-it i janë ofruar disa agjenci të ndryshme muzikore (Michael Zager më 1980 dhe Elektra Records më 1981), sidoqoftë nëna e saj i refuzoi këto oferta duke thënë që e bija duhet të kryeje më parë Shkollën e Mesme. Më 1983, Gerry Griffith, një përfaqësues nga Arista Records, e pa të performonte me të ëmën në një klub nate në New York City dhe u impresionua. Ai bindi kryesorin e Aristas Clive Davis të gjente kohën për të parë Houston-in duke performuar. Davis-i gjithashtu u befasua dhe i ofroi asaj një kontratë regjistrimi mbarë-botërore të cilën Houston-i e nënshkroi. Më pas po atë vit, ajo bëri debutimin e saj televiziv përkrah Devis-it në emisionin The Merv Griffin Show.

Houston nënshkroi kontratën me Arista-n më 1983, por nuk filloi menjëherë punën për albumin. Kompania donte të sigurohej që asnjë kompani tjetër të mos e largonte atë nga Arista. Davis donte të sigurohej që kishte materialin dhe producentat e duhur për albumin debutues (albumin e parë) të Houston-it. Disa producentëve iu desh të largoheshin për shkak të përkushtimit të madh që kërkonte ky projekt. Houston fillimisht regjistroi një duet me Teddy Pendergrass, të quajtur “Hold Me”, i cili u paraqit edhe në albumin e tij, Love Language. Kënga u publikua më 1984 dhe i dha Houston-it shijen e parë të suksesit, duke u bërë një nga 5 Këngët më të mira R&B (Top 5 R&B Hit). Do të shfaqej gjithashtu edhe në albumin e saj debutues më 1985.
1985-1986: Rritja e Rëndësisë Ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Me produksion nga Michael Masse, Kashif, Jermaine Jackson dhe Nerada Michael Walden, albumi debutues i Houston-it “Whitney Houston” u publikua në Shkurt 1985. Revista Rolling Stones e vlerësoi Houston-in, duke e quajtur atë “një nga zërat e rinj më emocionues ndër vite” ndërsa The New York Times e quajti albumin “një vitrinë madhështore, muzikalisht konservative për një vokal jashtëzakonisht të talentuar”. Arista Records promovoi albumin e Houston-it në SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe në vende të tjera Evropiane me tre këngë të ndryshme nga albumi. Në MB, kënga dance-funk “Someone for Me”, ishte në vend të parë, kurse “All at Once” ishte në 5 vendet e para të listave në vende evropiane si Holandë dhe Belgjikë.

Në SHBA, balada “You Give Good Love” u zgjodh si kënga kryesore nga albumi debutues i Houston-it për ta prezantuar fuqishëm fillimisht në tregun e zezakëve. Jashtë SHBA, kënga nuk ia doli të bëhej një Hit, por në SHBA i dha albumit një famë të madhe pasi u rendit në vendin e tretë në listën amerikane Billboard Hot 100, dhe në vendin e parë në listën Hot R&B. Si rezultat, filloi të shitej shumë dhe Houston vazhdoi promovimin edhe në klube nate. Ajo gjithashtu filloi të performojë edhe në emisione televizive të orëve të vona, në të cilat zakonisht nuk ishin të lejuara këngë të zezakëve (meqë ishin promovuar në tregun e tyre). Balada Jazz “Saving All My Love for You”, u publikua menjëherë pas kësaj dhe do të bëhej kënga më e suksesshme e Houston-it si në SHBA edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte performanca e parë në turneun botëror të këngëtarit Jeffry Osborne. “Thinking About You” u publikua si një këngë promovuese vetëm në radiot e gjinisë muzikore R&B, dhe u rendit në vendin 10 në listën amerikane R&B. Në atë kohë, MTV kishte marrë kritika të mëdha që nuk transmetonte mjaftueshëm video nga zezakët, latinët dhe minoritete të tjera raciale duke favorizuar muzikën e bardhë. Kënga e tretë me të cilën u promovua albumi në Amerikë, “How Will I Know”, zuri vendin e parë dhe prezantoi Houston-in në audiencën e MTV për shkak të videoklipit. Këngët pasuese të Housitn-it dhe albumet e ardhshme, do ta bënin atë femrën e parë Afrikano-Amerikane që arrinte këtë qëndrueshmëri në MTV.

Më 1986, një vit pas publikimit të tij, albumi “Whitney Houston” kryesoi listën e albumeve Billboard 200 dhe qëndroi aty për 14 javë jo të njëpasnjëshme. Kënga e fundit, “Greatest Love of All”, u bë Hit-i më i madh i Houston-it në atë kohë pas pozicionimit në vendin e parë ku dhe qëndroi për tre javë në listën Hot 100, që e bëri albumin e saj debutues albumin e parë nga një artiste femër që mban tre hite të vendeve të para. Houston-i ishte artistja nr. 1 e vitit dhe albumi Whitney Houston ishte albumi nr.1 i vitit në listën e fundvitit të Billboard, duke e bërë artisten e parë femër që fitonte këtë veçori. Në atë kohë, Houston publikoi albumin më të shitur debutues nga një artiste solo. Më pas ajo nisi turneun e saj botëror, Greatest Love Tour. Albumi ishte bërë një sukses ndërkombëtar dhe ishte çertifikuar 13 herë platin (diamand) vetëm në SHBA dhe kishte shitur një total prej 25 milion kopje në mbarë botën.

Në Grammy Awards 1986, Houston ishte nominuar për tre duke përfshirë “Albumi i Vitit”. Nuk ishte e përshtatshme që ajo të nominohej pë kategorinë “Artisti i Ri më i mirë” për shkak të duetit hit të saj me këngëtarin Teddy Pendergrass më 1984. Ajo fitoi çmimin e saj të parë Grammy me këngën “Saving All My Love for You” për kategorinë Performanca Vokale më e Mirë POP, Femër. Në të njëjtën ndarje çmimesh, ajo performoi këngën fituese, performancë që më vonë do të merrte një çmim Emmy për kategorinë Performancë individuale e jashtëzakonshme në një Variete apo Program Muzikor.

Brenda dy viteve (1986-1987), Houston fitoi 7 çmime American Music Awards dhe një MTV Music Award. Fama e albumit do ta çonte atë në Grammy Awards 1987 kur “Greates Love of All” do të merrte një nominim Record of the Year (Regjistrimi i Vitit). Albumi debutues i Houstonit është i listuar si një nga 500 Albumet më të Mira të të Gjitha Kohërave të Rolling Stone dhe në listën Definitive 200 të Rock & Roll Hall of Fame. Hyrja e madhe e Houstonit në industrinë muzikore është konsideruar si një nga 25 piketimet muzikore të 25 viteve të fundit, sipas USA Today. Duke ndjekur depërtimin e Houstonit, dyert u hapën edhe për artiste të tjera femra Afrikano-Amerikane si Janet Jackson dhe Anita Baker që gjetën sukses në muzikë dhe në MTV.

Me shumë pritshmëri, albumi i dytë i Houstonit, Whitney, u publikua në qershor 1987. Albumi sërish kishte produksion të Masser, Kashif dhe Walden dhe gjithashtu Jellybean Benitez. Shumë kritikë u ankuan se materiali ishte shumë i ngjashëm me albumin e parë. Rolling Stone tha “kufizimi me të cilin ky talent është drejtuar është nervozues”. Megjithatë, albumi shijoi sukses komercial. Houston u bë artistja e parë femër në historinë e muzikës që mori shtatë vende të para në listat muzikore në shtete të ndryshme duke thyer rekordin që ka qenë gjashtë vende të para, vend i mbajtur nga grupet The Beatles dhe The Bee Gees. Ajo gjithashtu ishte artistja e parë femër që nxorri katër këngë në vende të para nga i njëjti album. Whitney është çertifikuar 9 herë Platin në SHBA për dërgesat e rreth 9 milion kopjeve dhe shitjen e 20 milion kopjeve mbarë botën.

Në edicionin e 30-të të Grammy Awards më 1988, Houston ishte nominuar për tre çmime, duke përfshirë Albumi i Vitit dhe duke fituar Grammy-n e dytë për Performanca Vokale më e Mirë Pop nga Një Femër për këngën “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”. Houstoni gjithashtu fitoi dy çmime American Music Awards më 1988 dhe 1989, respektivisht, dhe një çmim Soul Train Music Award. Duke ndjekur publikimin e albumit të saj, Houston nisi turneun botëror Moment of Truth World Tour (Çasti i së Vërtetës), që ishte një nga 10 turnetë muzikore më fitimprurëse të 1987. Suksesi i turneve gjatë 1986-’87 dhe dy albumet e saj e renditën Houstonin në vendin e 8 si një nga rtistët me më shumë të ardhura në një listë sipas revistës së mirënjohur Forbes. Ajo ishte gruaja Afrikano-Amerikane me të ardhurat më të mëdha dhe në vend të tretë si artistja Afrikano-Amerikane pas Bill Cosby dhe Eddie Murphy.

Houston ishte një mbështetëse e Nelson Mandela dhe e lëvizjes anti-aparteide. Gjatë periudhës së saj të modelingut, këngëtarja refuzoi të punonte me agjenci të cilat bënin biznes me Afrikën Jugore aparteiste të asaj kohe. Më 11 qershor 1988, gjatë fazës së turneut Europian, Houston u bashkua me disa artista të tjerë për të kënduar në stadiumin Wembley në Londër për të festuar 70 vjetorin e Nelson Mandela që në atë kohë ishte i burgosur. 72 000 njerëz shkuan në Stadiumin Wembley dhe më shumë se një bilion njerëz e dëgjuan në mbarë botën, duke bërë që ky koncert të fitojë më shumë se 1 milion$ për bamirësi duke i sjellë paralajmërim aparteidëve. Houstoni më pas udhëtoi për në SHBA meqë kishte një koncert në sheshin e famshëm të New York City Madison Square Garden në muajin gusht. Shfaqja ishte një koncert për të mbledhur fonde duke grumbulluar çerek milioni dollarë për United Negro College Fund (Fondi i Universitetit të Zezakëve të Bashkuar). Në të njëjtin vit, ajo regjistroi një këngë të titulluar “One Moment in Time” për stacionin televiziv NBC me rastin e Lojërave Olimpike Verore 1988, që u bë një ndër 5 këngët hit në SHBA, duke mbërritur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Me turneun e saj që vazhdoi përtej kufijve, Houstoni ishte akoma një nga 20 artistët me të ardhura mw të mëdha për 1987-’88 sipas revistës Forbes.

Whitney Houston duke performuar “Saving All My Love for You” në koncertin Welcome Home Heores (Mirë se erdhët në Shtëpi Heronj) më 1991.

Më 1989, Houstoni formoi Fondacionin Whitney Houston për Fëmijë, një organizatë jofitimprurëse që ka mbledhur fonde për fëmijët në nevojë në mbarë botën. Orgaznizata interesohet për të pastrehët, fëmijët me kancer ose SIDA dhe probleme të tjera të ngjashme. Me suksesin e dy albumeve të para, Houstoni ishte padyshim një superstar i spikatur internacional që nga Michael Jackson.

Më ndarjet e çmimeve Soul Train Music Awards 1989, kur emri i Houstonit u thirr për një nominim, disa nga audienca u tallën. Houstoni mbrojti veten ndaj kriticizmit, duke thënë, “Nëse do keni një karrierë të gjatë, ka një mënyrë të veçantë për ta bërë. Nuk jam tuprëruar prej saj.” Houstoni mori një drejtim më urban me albumin e saj të tretë, I’m Your Baby Tonight, publikuar më nëntor 1990. Ajo edhe bëri rolin e producentes, edhe zgjodhi vetë producentë të tjerë për këtë album dhe si rezultat ai kishte produksione dhe bashkëpunime me L.A. Reid dhe Babyface, Luther Vandross dhe Steive Wonder. Albumi tregoi shkathtësinë e Houstonit në një grup këngësh të reja ritmike, balada shpirtërore dhe këngë për të kërcyer. Kritikat patën reagime të ndryshme. Rolling Stone mendoi se “ishte albumi i saj më i mirë dhe më i integruar”. Ndërsa Entertainment Weekly, në atë kohë mendoi se ndryshimi i Houstonit drejt një drejtimi më urban ishte “sipërfaqësor”.

Albumi përmbante hite të ndryshme: këngët e para, “I’m Your Baby Tonight” dhe “All the Man That I Need” dolën në vend të parë në listën BillboardHot 100; kënga “Miracle” doli në vend të 9; “My Name Is Not Susan” doli në njëzetëshen më të mirë; “I Belong to You” doli në dhjetëshen më të mirë R&B në listat amerikane dhe i dha mundësine Houstonit për një nominim Grammy; dhe kënga e gjashtë, dueti me Steve Wonder “We Didn’t Know”, gjithashtu doli në njëzetëshen më të mirë R&B. Albumi mori vendin e tretë në listën Billboard 200 dhe u çertifikua 4 herë Platin ne SHBA duke shitur 12 milion kopje në mbarë botën.

Më 1990, Houstoni ishte përfaqëuesja në një konferencë për udhëheqjen rinore e mbajtur në qytetin e Washingtonit. Ajo pati një takim privat me Presidentin George H. W. Bush për të diskutuar mbi vëshitrësitë.

Me Amerikën e ngatërruar në luftën me Gjirin Persik, Houstoni performoi The Star Spangled Banner në Super Bowl XXV në stadiumin Tampa Stadium më 27 janar 1991. Për shkak të interpretimit të saj, u publikua si reklamë kjo video dhe hyri në njëzetëshen më të mirë në listën amerikane Hot 100, duke e bërë të vetmin akt që bëri himnin kombëtar një hit të asaj rëndësie. Houstoni ia dhuroi gjithë pjesën e saj të të ardhurave American Red Cross Gulf Fund. Si pasojë, këngëtarja u emërua si pjesëtare e Bordit të Kryqit të Kuq.

Rëndësia e saj u konsiderua etapë për këngëtarët dhe u vlerësua. Rolling Stone komentoi se “këndimi i saj nxit patriotizëm të madh. E paharrueshme”, dhe performanca u rendit në vend të parë në 25 momentet më të paharrueshme muzikore. VH1 listoi performancën si një nga momentet më të mira që tundën televizionin. Edhe pas sulmeve të 11 shtatorit, u publikua përsëri nga Arista Records dhe gjithë fitimet shkuan për zjarrfikësit dhe viktimat e sulmeve. Këtë radhë, u rendit në vend të gjashtë në Hot 100 dhe u çertifikua Platin nga Recording Industry Association of America.
1992-1994: Martesa me Bobby Brown dhe filmi The Bodyguard[redakto | përpunoni burim]

Gjatë viteve 1980, Houstoni kishte një lidhje romantike me yllin e futbollit Amerikan Randall Cunningham dhe me aktorin Eddie Murphy. Ajo njohu këngëtarin e rrymës R&B Bobby Brown në ndarjen e çmimeve Soul Train Music Awards të vitit 1989. Pas tre vjetësh së bashku, ata u martuan më 18 korrik, 1992. Më 4 Mars 1993, Houstoni lindi vajzën e tyre Bobbi Kristina Houston Brown, fëmija i saj i vetëm, dhe fëmija i katërt i Bobby-t. Më pas Brown do të kishte disa probleme me ligjin, madje kaloi edhe një periudhë kohe në burg.

Me suksesin komercial të albumeve të saj, ofertat për filma filluan të vinin, duke përfshirë oferta që e bënin atë të punonte me Robert de Niro, Quincy Jones dhe Spike Lee; por Houstoni nuk mendonte se ishte koha e duhur. Roli i parë i Houstonit ishte te filmi The Bodyguard, publikuar më 1992 dhe me aktorin Kevin Costner. Houstoni luajti Rachel Marron, një yll që ndiqet papushim nga një fans i çmendur dhe punëson një bodyguard për ta mbrojtur. USA Today e listoi më 2007 si një ndër 25 momentet e paharrueshme të filmave të 25 viteve të fundit.

Megjithatë, u ngritën polemika sepse disa menduan se reklamat e filmit e fshehën qëllimisht fytrën e Houstonit për të fshehur marrëdhënien ndërraciale të filmit. Në një intervistë me Rolling Stone më 1993, këngëtarja komentoi se “njerëzit e dinë kush është Whitney Houston – Unë jam zezake. Nuk mund ta fshehësh këtë fakt.” Houstoni mori një nominim Razzie Award si Aktorja më e keqe. The Washington Post tha se Houstoni nuk është “duke bërë asgjë më shumë se duke luajtur vetë Houstonin” dhe New York Times komentoi se i mungonte pasioni me partnerin në film. Pavarësisht kritikave të përziera të filmit, ai ishte shumë i suksesshëm përsa i përket fitimeve (Box Office), duke mbledhur më shumë se 121 milion dollarë në SHBA dhe 410 milion dollarë në mbarë botën, duke e bërë një nga 100 filmat që sollën më shumë të ardhura në kohën kur u publikua, megjithëse nuk është më në këtë listë për shkak të rritjes së çmimit të biletave që nga ajo kohë.

Kolonat zanore të filmit gjithashtu patën një sukses të madh. Houstoni producoi dhe ndihmoi në 6 këngë të diskut muzikor të filmit. Rolling Stone tha se nuk është “asgjë më shumë se i kënaqshëm, me gusto dhe i qytetëruar”. Kënga kryesore e albumit ishte “I Will Always Love You”, shkruar dhe regjistruar për herë të parë nga Dolly Parton më 1974. Versioni i Houstonit për këngën është vlerësuar nga shumë kritikë, duke e konsideruar atë si “kënga e nënshkruar” prej saj apo “performancë ikonë”. Rolling Stone dhe USA Today e quajtën renditjen e saj në lista si “turneu i forcës”. Kënga zuri vendin e parë në Billboard Hot 100 për një thyerje rekordi të asaj kohe prej 14 javësh, vendin e parë në listën R&B për një tjetër thyerje rekordi të asaj kohe (11 javë) dhe përsëri vendin e parë në listën Adult Contemporary për 5 javë.

Kënga është çertifikuar 4 herë Platin nga RIAA, duke e bërë Houstonin artisten e parë femër që arrin atë nivel në historine e RIAA dhe kënga u bë më e shitura nga një artiste femër në SHBA. Kjo këngë gjithashtu u bë edhe një sukses i madh botëror, duke zënë vendet e para pothuaj në të gjitha shtetet dhe një nga më të shiturat të të gjitha kohrave (12 milion kopje të shitura). Disku me kolonat zanore të filmit kryesoi listën Billboard 200 dhe qëndroi atje për 20 javë jo të njëpasnjëshme, koha më e gjatë krahasuar me çdo album në listë në epokën e Nielson SoundScan dhe u bë një nga albumet e shitur më shpejt në histori. Gjatë javës së Krishtlindjeve të 1992, albumi i kolonave zanore të filmit shiti më shumë se një milion kopje brenda një jave, duke u bërë albumi i parë që arrin këtë shifër me sistemin Nielsen SoundScan. Me këngët pasardhëse në album “I’m Every Woman” dhe “I Have Nothing”, të dyja duke arritur pesëshen më të mirë, Houstoni u bë artistja e parë femër që ka pasur 3 këngë në Top 11 njëherësh. Albumi është çertifikuar 17 herë Platin vetëm në SHBA, me 44 milion kopje të shitura në mbarë botën, duke e bërë “The Bodyguarg” albumin më të shitur nga një femër i cili u fut në listën e 10 albumeve me shitjet më të mira.

Houston fitoi 3 çmime Grammy për albumin më 1994, duke perfshirë dy nga çmimet më prestigjoze, Albumi i Vitit dhe Regjistrimi i Vitit. Për më tepër, ajo fitoi 8 çmime American Music në ceremoninë e atij viti duke përfshirë “Çmimin e Meritës”, 11 Billboard Music Awards, 3 Soul Train Music Awards më 1993–94 duke përfshirë Sammy Davis, Jr. Award si Artistja e Vitit, 5 NAACP Image Awards duke perfshirë Artistja e Vitit, një rekord prej 5 çmimesh World Music, dhe një çmim BRIT. Duke vazhduar suksesin e projektit, Houston nisi një tjetër turne botëror masiv, The Bodyguard World Tour, më 1993–94. Koncertet e saj, filmi dhe fitimet e regjistrimeve e çuan atë në vendin e tretë si artistja femër me fitimet më të mëdha të 1993–94, menjëherë pas Oprah Winfrey dhe Barbra Streisand sipas revistës Forbes. Houston u rendit në pesëshen më të mirë të vitit si “Artisti më i mirë” i Entertainment Weekly dhe u etiketua nga revista Premiere si një nga 100 njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Më tetor 1994, Houston mori pjesë dhe performoi në një darkë shteti në Shtëpinë e Bardhë për të nderuar presidentin e ri Afrikano-Jugor Nelson Mendela. Në fund të turneut të saj botëror, Houston performoi tre koncerte në Afrikën Jugore për të nderuar Presidentin Mandela, para më shumë se 200,000 njerëzve. Kjo do ta bënte këngëtaren muzikanten e parë që vizitoi një vend të ri të lirë, të unifikuar dhe aparteid pas zgjedhjeve ku fitoi Mandela. Koncerti u transmetua Live në HBO, fitimet e të cilit u dhuruan për bamirësi në Amerikën e Jugut. Evenimenti u konsiderua si më i madhi i vendit që nga inagurimi i Nelson Mendela.

Vdekja

Whitney vdiq më 11 shkurt 2012, në moshën 48 vjeçare. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj, sipas hetimeve të policisë në trup nuk kishte shenja dhune, dyshohet por një koktej të fortë droge me alkool që e kanë çuar në overoze.[1] Lajmi i vdekjes së saj, një ditë para Grammy Awards 2012, u transmetua në mbarë mediat botërore.

Këngët më të njohura

1987 – “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)”
1992 – “I Will Always Love You”
1993 – “I Am Every Woman”
1993 – “I Have Nothing”
1998 – “When You Believe” (me Mariah Carey)
1999 – “Heartbreak Hotel”
1999 – “It’s Not Right, But It’s OK”
1999 – “My Love Is Your Love”
2000 – “If I Told You That” (me George Michael)
2000 – “Could I Have This Kiss Forever” (me Enrique Iglesias)

Albumet

1985 – Whitney Houston
1987 – Whitney
1990 – I’m Your Baby Tonight
1998 – My Love Is Your Love
2002 – Just Whitney
2003 – One Wish: The Holiday Album
2008 – Undefeated

Filmat

1984 – Gimme a Break!… Rita “Katie’s College”
1992 – The Bodyguard… Rachel ‘Rach’ Marron
1995 – Waiting to Exhale… Savannah ‘Vannah’ Jackson
1996 – The Preacher’s Wife… Julia Biggs
1997 – Rodgers & Hammerstein’s… Cinderella Fairy Godmother

Më 7 gusht 1975 lindi hollivudiania Charlize Theron, bija e përkëdhelur e Nënës Natyrë

VOAL – Kinemaja, teatri, televizioni, muzika. Sa rrugë ka sot për t’u bërë të famshëm? Sigurisht që shumë dhe të gjitha janë përfshirë me të drejtë në kategorinë e ambicieve të mundshme. Por në civilizimin e sotëm të figurës është gjithashtu e mundur të mbetet e vulosur në mendjet e miliona njerëzve edhe me një fundshpinë të këndshme, veçanërisht nëse kjo e fundit zbulohet pak nga pak falë një fundi të çarë, i cili i ngatërruar në një karrige, ngadalë nxjerr në dukje gjithçka. Kjo është ajo që i ndodhi Charlize Theron në reklamën e Martini disa vjet më parë, kur modelja u tërhoq nga bota e modës drejt kinemasë, duke bërë ta keni zili shumia e botës femërore me ato kthesa të mahnitshme.

Pastaj fatmirësisht ajo gjithashtu dëshmoi të jetë e zonj. Shumë e zonja. Është e vështirë sot të gjesh një grua me bukuri të barabartë dhe aftësi identike, për të mos përmendur talentin e vërtetë.

Lindur më 7 gusht 1975 në Benoni, Afrika e Jugut, ekzemplar i shkëlqyer i femrës, kaloi fëmijërinë në fermën e prindërve të saj, pronarë të pasur tokash me shumë kompani ndërtimi rrugësh.

Në moshën gjashtë vjeç, Charlize filloi të marrë mësime vallëzimi. Në trembëdhjetë ajo është regjistruar në një kolegj në Johannesburg, ku ajo është në gjendje të përkryejë më tej aftësitë e saj të vallëzimit.

Pasi humbi babanë e saj në 1991, pasi fitoi një konkurs vendor për modele që aspirojnë, asaj iu ofrua mundësia që të fillojë të sfilojë.

Ajo largohet për në Milano dhe punon si modele për një vit, por së shpejti e kupton se harxhimi i jetës së saj për të bërë statujën e bukur edhe në catwalks nuk është për të.

Ajo ka një tru që funksionon dhe dëshiron ta provojë atë. Ndodh që Natyra ndonjëherë nuk është aspak njerka por përkundrazi dhuron dhuratat e saj me shumë dashamirësi. Dhe askush këtë herë nuk mund të thotë se gishti i vetëm dashamirës i Zonjës së tmerrshme që qeveris fatet tona nuk ka pasur si synim pikërisht aktoren e Afrikës së Jugut.

Kështu që pas një përpjekjeje për t’u rikthyer në vallëzim (e lenduar nga një zhvendosje në gju) dhe me ndonjë rol të vogël  tash e pastaj në Hollivud, ajo vihet re nga një agjent i zakonshëm i filmit, një nga ato llojet që duket se shkon përreth me teleskopin gati për gjetur vajza të reja të bukura dhe të talentuara. Madje duket se agjenti me fat e gjeti veten në bankë ndërsa Charlize debatonte me një punonjës. Duke qenë i goditur nga kaq shumë shkëlqim, ai e thërret atë në studion e tij dhe, pasi e  e zgjedh për rolin kryesor në “Showgirls” (pa sukses), tetë muaj më pas fytyra e Charlize Theronit shkëlqen në ekranin e madh në debutimin e saj tek fillmi “Dy ditë pa frymë”.

Pastaj vjen “Graffiti Music”, me regji nga Tom Hanks, një tjetër film jo aq i paharrueshëm.

Ndërkohë, studion për të mësuar më shumë rreth teknikës së aktrimit. Vetëm një vit më vonë, karriera e saj e aktrimit mori një shtytje përfundimtare me pjesëmarrjen në “Avokatin e Djallit”, së bashku me Al Pacino dhe Keanu Reeves. Në vitin 1998 u shfaq më pas në “Celebrity” nga Woody Allen dhe në përrallën “The Great Joe”.

Në vitin 1999 Charlize Theron ishte protagonistja e sci-fi “Gruaja e Astronautit”, në të cilën ajo është gruaja e Johnny Depp, dhe mori pjesë në “Rregullat e shtëpisë së mushtit”, (i shumë-nominuar për Oscar 2002). Por ne gjithashtu e pamë atë në “Miqtë e … lexoni”, “24 orë”, “Mallkimi i Jad Scorpion” dhe “15 minuta – çmenduri e tmerrshme në New York”.

Si një grua me iniciativë dhe gjithnjë e në zhvillim, Charlize nuk është e kënaqur me aktrimin thjesht, por kohët e fundit gjithashtu ka ndërmarrë hapa në fushën menaxheriale, duke zhvilluar dhe prodhuar filma si “I gjithë faji i dashurisë” dhe “Përbindësh”. Për këtë film të fundit fitoi statujën e lakmuar si ‘Aktorja më e Mirë ’në edicionin e vitit 2004 të Oskareve.

Filmat e tjerë të saj përfshijnë “Hancock” (2008, me Will Smith), “Rruga” (2009), “Adult i ri” (2011), “Borëbardha dhe gjahtari” (2012), “Prometeu” (2012, i Ridley Scott).

Charlize Theron në vitet 2010

Në Mars 2012 ajo u bë nënë, duke birësuar një fëmijë: Jackson Theron. Nga fundi i vitit 2013 Charlize Theron ishte për një kohë romantikisht e lidhur me Sean Penn, aktor dhe regjisor.

Në vitin 2015 luajti së bashku me Tom Hardy të Mad Hard: Fury Road, fituesin e 6 Oskareve: filmi bëhet një hit dhe është vlerësuar në mënyrë universale nga kritikët si “filmi më i mirë i veprimit ndonjëherë”. Në vitin 2017 luan rolin e Cipher në kapitullin e tetë të sagës Fast and Furious, me regji të regjisorit F. Gary Grey, në të cilin luan rolin e antagonistit.

Në verën e të njëjtit vit, është tek filmi thriller i aksionit i drejtuar nga David Leitch, Bjondja atomke  (bazuar në komiksin The Coldest City), ku interpreton së bashku me Sofje Boutella dhe James McAvoy. Në gusht të të njëjtit vit ajo u fut, nga revista Forbes, në vendin e gjashtë midis aktoreve më të paguara, me një fitim vjetor prej 14 milionë dollarësh, ish ekuivalente me Emma Watson.

Më 7 gusht 1957 u nda nga jeta komiku i jashtëzakonshëm Oliver Hardy

VOAL – Lindur në Gjeorgji më 18 Janar 1892, Oliver Norvell Hardy, Illie ose Babe për miq, është djali i fundit i një familje plotësisht të huaj për botën e argëtimit. Babai i tij, një avokat, vdiq shumë shpejt dhe nuk arriti të ishte në ndihmë të familjes së tij të madhe (tre djem dhe dy vajza) dhe mbi të gjitha për djalin e tij të vogël. Nëna, Emily Norvell, një grua energjike, vendosi të transferohej nga Harlemi në Madison, ku, duke punuar si menaxhere e një hoteli mjaft elegant, ajo mund të mbante familjen.

Si djalë prindërit e tij së pari e regjistruan atë në akademinë ushtarake të Xhorxhisë, pas konservatorit të Atlantës ku arriti rezultate të mira. Por vështirësitë financiare të familjes së tij e pengojnë atë të ndjekë një karrierë si këngëtar.

Pas moshës 18 vjeç ai u tërhoq në mënyrë të pashpjegueshme drejt kinemasë dhe shfaqjeve, duke iu përshtatur vetes për të bërë ndonjë gjë për të qëndruar në atë botë që ai e do. Më 1913 Oliver Hardy u paraqit në Lubin Motion Picture dhe mori një kontratë si aktor në Jacksonville. Ai do ta bëjë të ligun për pesë dollarë në javë.

Më 1915 Oliver luan filmin e tij të parë komedi si protagonist, me titull “Ndihmësi sulmues”. Në Kaliforni, ku po përqendrohet prodhimi i filmit, Oliver Hardy është punësuar nga kompania e prodhimit Vitgment. Pikërisht në Kaliforni ai takohet për herë të parë Stan Laurel (i cili më vonë do të bëhet Stanlio i famshëm), por është një bashkëpunim i ngathët, për një film të vetëm: “Qen me fat”. Stan është protagonist dhe Oliver luan pjesën e një vjedhësi që nuk mund të jetë mjaft bindës, sepse vena komike tashmë mbizotëron tek ai.

Jemi në vitin 1926, viti i takimit të shkëlqyeshëm me Hal Roach, një prodhues filmi që në atë kohë i kishte besuar, rastësisht Stan Laurelit, drejtimin e filmit “Love’em and weep” (“Duaje dhe qaj”). Për pjesën komike Oliver Hardy është në fakt i fejuar. Sidoqoftë, një të diel, ndërsa Oliver po binte në kuzhinë për të përgatitur diçka për miqtë e tij, ai djeg seriozisht krahun, aq sa nuk mund ta gjejë veten në grup ditën tjetër. Në këtë pikë pjesa ndryshuar për t’ia dhënë Stanit mundësinë për të zëvendësuar Oliverin për ditët e para. Në fund të dy e gjejnë veten përsëri rastësisht. Prandaj partneriteti gradualisht konsolidohet derisa të arrijë sukses të madh.

Në “vitet e arta”, ato të Hal Roach’s Studios, nga viti 1926 deri në 1940, Stan Laurel dhe Oliver Hardy prodhuan 89 filma, nga të cilët 30 filma të shkurtër të heshtur dhe 43 filma të shkurtër me zë.

Rënia e karrierës në këtë pikë duket se është e afërt. Pas kaq shumë suksese është e pashmangshme që të shfaqet parabola e zbritjes. Stan u sëmur gjatë bërjes së filmit të tyre të fundit “Atoll K”, i vetmi film i xhiruar në Evropë, larg studios së Hollivudit, ku ata konsumuan tërë përvojën e tyre kinematike.

Shëndeti i Oliver është gjithashtu i keqësuar: në këtë rrethanë ai ndihmohet nga gruaja e tij e tretë Lucille, e njohur në serinë e “The flying deuces”  – Djajtë fluturues  (1939) dhe që i ka qëndruar besnik tij për shtatëmbëdhjetë vjet rresht. Më 7 gusht 1957 Oliver Hardy vdiq përfundimisht.

Laurel i mbijeton atij tetë vjet, duke vdekur më 23 shkurt 1965. Atë ditë vdekja e Laurel i jep fund dy historive paralele të filluara shtatëdhjetë vjet më parë në anët ekstreme të oqeanit dhe pastaj afroheshin derisa ato përkojnë në mënyrë të përkryer duke i dhënë jetë njërit nga çiftet më të jashtëzakonshëm komikë të të gjitha kohërave.

Kledi Kadiu emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë

Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.



Ky vlerësim është bërë nga Ministri Italian i Kulturës Alberto Bonisoli me motivin e suksesit profesional të balerinit shqiptar në Itali.

Dhe pse në moshë të re, aktualisht 45 vjeç, Kledi Kadiu ka një eksperiencë të gjerë artistike. Suksesi televiziv në Itali erdhi pas pjesëmarrjes së tij në programet “Amici” , “C’e posta per te”, “Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”. Në Romë ka themeluar shkollën e tij të baletit “Kledi Dance”.

Lajmin për këtë vlerësim e ka dhënë dhe vetë balerini shqiptar në rrjetet sociale. “Stina e Verës, shpesh lulëzon nga lajmet e bukura. Këto ditë u zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë, ky besim që m’u bë nga Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time”, shkruan Kledi Kadiu.

Miley Cyrus jep 25 mijë euro për bamirësi në Kosovë

Në një konferencë të mbajtur sot në Prishtinë, Dua Lipa ndër të tjera ka zbuluar edhe shumën që këngëtarja e njohur botërore Miley Cyrusi ka dhënë për festivalin Sunny Hill Festival.


Miley Cyrus ka i jep 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi. Gjithashtu Dua ka pohur se mes tyre mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë.

Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë do perfomojnë në parkun e Gërmisë.