VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kandidate për kryeministre të Kosovës, njihuni me pasurinë e Vjosa Osmanit

By | August 31, 2019

Komentet

Në 27 vjetorin e Rezistencës së Bokshiqit- Ngjarja që mobilizoi stacionet policore në Rrafshin e Dukagjinit – Nga Florim Zeqa

Shfletim i Historisë

 

“Kemi përjetuar tortura të rënda në stacionin policor në Klinë, na kanë goditur me tyta pushkësh dhe mjete tjera të forta në të gjitha pjesët e trupit, por të gjitha i kemi përjetuar më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza kombëtare, dhe prapë duronim në pamundësi për të bërë gjë. Në atë moment jam betuar, se edhe nëse më ndodhë ndonjëherë në jetë që të më shajë ose ofendojë ndonjë shqiptarë, nuk do të më shkojë mendja për ta bërë edhe më të voglën gjë, por vetëm do t’i themë, të qoftë për nderë” (Halil Zeqa, 25 shkurt 1993).

Ftesat për dorëzimin e armëve, shkas për ushtrimin e dhunës

Pas lënjes së ftesave për dorëzimin e armëve në fshat, me rastin e shkuarjes në polici të disa fshatarëve, ata ishin përballuar me dhunë çnjerëzore të policëve serb, siq ishte rasti i Halil Zeqës dhe Haxhi Fazliut, të cilët edhe përkundër maltretimeve të rënda fizike dhe psiçike, ishin kërcënuar edhe me jetë,…por që në asnjë rrethanë nuk ishin dorëzuar dhe nënshtruar, duke mos e pranuar posedimin e armëve që në fakt i mbanin të fshehura në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Kërkesat për dorëzimin e armëve ishin vetëm një pretekst i policisë serbe për ushtrimin e dhunës ndaj shqiptarëve.
Në këtë situatë ishte e domosdoshme ndërmarrja e hapave konkret në parandalimin e aksionit të armëve.
Kësisoji, fillimisht kryesia e fshatit muar vendim për organzimin e përbashkët të një rezistence paqësore, e cila për qëllim parësorë kishte pengimin e patrulles së policisë në momentin e hyrjes në fshat.
Për ta realizuar me sukses të plot këtë plan, kanë qenë të caktuara tre grupe fshatarësh që me çdo kusht ta ndalin patrullen e policisë serbe.
Grupi i parë e ka pas për detyrë ndaljen e patrulles përmes dialogut, me kërkesën për kthim të mënjëhrshëm prapa, në të kundërtën nëse policët ngulin këmbë hyrje në fshat, atëherë me policinë serbe do të vazhdojnë të mirren grupi i dytë, përkatësisht i treti sipas nevojës.

Ndjenjë krenarie dhe shqetësimi

Ashtu siq pritej, në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1993, rrethë orës 08 e 45 minuta, automjeti (NIVA) më katër polic serb ja mësyjnë Bokshiqit.
Zakonisht, patrullat e policisë, para se të ngjiteshin për Bokshiq, ndalonin në fshatin Grabanicë. Mirëpo, kësaj radhe, patrulla e policisë e cila ishte nisur për Bokshiq, fillimisht ndaloi në shkollën fillor “Azem Bejta” në Grabanicë për të bërë një vizitë “rasti”.
Ishte pushimi pas orës së parë të mësimit, kur në lokalet e shkollës u futën 3 policët (serb të fshatrave fqinje), të cilët silleshin si kauboj nëpër korridorin e shkollës, ku pas disa minutave qëndrimi në brendi të shkollës, nga oborri shkollës me automjetin e policisë “NIVA” nisen për Bokshiq.
Duke i ditur parapërgatitjet në fshat, isha i bindur për atë që do të ndodhë.
Ashtu siq pritej, policët serb në hyrje të fshatit ndalohen nga grupi i parë i rezistencës, të cilët jo vetëm që i ndaluan, me shpejtësi dhe në mënyrë tejet efikase arrinë t’i çarmtorisn tre policët serb, të cilëve ua rrëmbejnë nga duart automatikët, duke i urdhëruar të kthehen prapa e të mos vijnë më në fshat.
Policët serb, të frikësuar dhe poshtëruar nga pritja që hasën nga fshatarët, para se të kthehen nga fshati Bokshiq, siq e kanë zakon, me një dinakëri ju luten fshatarëve deri në përulje që t’ua kthejnë armët (automatikët), me premtimin se nuk do t’i shohin më në fshat, duke ju kërkuar falje dhe mirëkuptim për gjithçka që kishte ndodhur deri në atë moment.
Pas një konsultimi në mes tyre, anëtarët e grupit të parë të rezistencës; Muhamet Zeqa, Ukë Musa, Ismet Zeqa, Mustafë Binaku, Demë Keka, etj. ua kthejnë armët policëve të dëshpruar dhe dorëzuar njëkohësisht.
Policët e dëshpruar, të mundur dhe turpëruar në fshatin Bokshiq, me të khtyer në stacionin policorë në Klinë, i alarmojnë të gjitha stacionet policore dhe ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjërë.
Nga momenti i çarmatosjes dhe kthimit të policëve serb nga Bokshiqi, për fshatarët fillon ndjenja e krenarisë dhe mobilizimit të përgjithshëm, por njëkohësiht edhe e shqetësimit të madh se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme.
Ishte ky rasti i parë që kishte ndodhur deri atëherë në komunën e Klinës, që ishte kthyer prapa e gjunjëzuar policia e Serbisë, dhe ishte rezistenca e parë aktive në pengimin e aksionit famëkeq të armëve në nivel vendi.
Nga mëhalla e Mekajve e deri të mëhalla e Ramzeqëve, në një distancë prej vetëm 100 metrash, kanë qenë të tubuar të gjithë burrat e fshatit dhe fshatrave për rreth.
Nga bisedat e bashkëfshatarëve vërehej gatishmëria e madhe që të vazhdohej me rezistencën luftarake pa llogaritur pasojat, por kishte edhe të atillë që tërheqja nga veprimet e radhës do të jetë akoma më e dëmshme.
Megjithatë, dominonte mendimi i përbashkët se policia serbe do të rikthehet kah mbrëmja me përforcime të mëdha. Prandaj, e këkohej zgjidhja që nga kjo situatë të dilet me sa më pak pasoja, duke mos provokuar dhunë të cilën policia serbe do ta përdorte si shkas për hakmarrje ndaj pleqve, grave dhe fëmijëve në shtëpitë tona.
Për këtë arsye u mor vendimi që turma e bashkëfshatarëve të shpërndahet jo nëpër shtëpi, por në pika të caktuara si dhe të vazhdohet me rojet të shtuara nëpër fshat.

Evitimi i një masakre të planifikuar nga pushtuesit serb

Pas kthimit prapa të policëve serbë, në mesin e banorëve të fshatit, krahas ndjenjës së krenarisë, ishte shqetësimi së çfarë do të sjellin orët në vazhdim.
Gadishmërisë së bokshiqasve për vazhdimin e rezistencës së armatosur ju bashkangjitën edhe fshatrat për rrethë si; Grabanica, Dollova, Këpuzi, Qeskova, etj. Por falë intervenimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, ndodhi evitimi i një masakre të madhe të planifikuar nga pushtuesit serb.
Të njëjtën ditë, rrethë orës 16 e 30 minuta, ndodhi sulmi më i madhë i policisë serbe, i njohur deri atëhere në komunën e Klinës e mbase edhe në Kosovë.
Ishin 32 policë më armatim luftarak, e 7 automjete policore që hyjnë dhunshëm në fshat, duke demoluar, thyer dyer e dritare të shtëpive që ishin cak i tyre, siq ishte shtëpia e kuvendeve te rezistencës në qendër të fshatit. Për të vazhduar më rrahjen e grave; Hate Zeqa (80), Gjylshahe e Servete Zeqa,…pastaj më rrahjen e të moshuarve; Ali Zeqa (65), Halil Zeqa (63), Avdyl Fazliu (70), Ramadan Uka (54), Binak Uka e kështu më radhë…deri të Gëzim Gashi (mysafir i rastit).
Policia serbe në mungesë të organizatorëve të kësaj rezistence dhe të rinjëve që kërkoi, arrestoi të gjithë burrat e fshatit që i gjeti nëpër shtëpitë e tyre, duke i rrahur e fyer fillimisht në prezencën e familjarëve te tyre; Ali, Halil e Avdyl Zeqa, Haxhi, Avdyl e Daut Fazliu, Dedë e Martin Hamza, Ukë Musa (kryetar i aktivit të LDK-së), Ramadan Uka e Rasim Binaku…për ti dërguar të gjithë së bashku në stacionin policor të Klinës, ku i rrahin në mënyrën më ç’njerzore deri në orët e mëngjesit të 24 shkurtit 1993.
Ashtu të dërmuar nga torturat, të përgjakur, më plagë të rënda trupore, pasi ua hapin derën, më shkelma e grushta, kondak pushkesh i hudhin në rrugën e mbuluar më borë e akull!
Mirëpo nga lendimet e rënda trupore, një muaj më pas, në spitalin e Pejës ndërron jetë Ali Zeqa, 65 vjeqar. Ishte ky dëshmori i orëve të para të lirisë sonë.
Nga rënja e këtij dëshmori politika shqiptare e asaj kohe ka përfituar poena politik në qarqet ndërkombëtare, derisa sot, ky dëshmor anashkalohet qëllimisht nga politika aktuale, ngase asnjë fjalë nuk u tha e nuk u shkrua për këtë martir të lirisë sonë.
Kujtimi për Rezistencën e Bokshiqit ruhet në artikuj të të gazetave të asaj kohe, si dhe në kujtesën e qytetarëve të Klinës.
Për ngjarjën e 23 shkurtit të vitit 1993, të aksionit policor mbi ketë fshat, ishte shkruar shumë nga mediat vendore e ndërkombëtare.
Ishte ky rasti i parë i rezistencës në komunën e Klinës, i cili pati jehonë të madhe në qarqet ndërkombëtare, me ç’rast fshatin Bokshiq e vizituan; OSBE-ja, Këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut me seli në Helsinki dhe gazetarë e reporter të mediave ndërkombëtare.

Sot ose kurrë! Nga Skënder MULLIQI

 Rastët e volitshme në jëtë janë të rralla.Edhe më rrallë shfrytëzohen si të tilla.Dritarja e mundësive jetësore, nuk mbetet gjithmonë e hapur.Fati shpesh është i pamëshirshëm , na i mbyll dyert duke mos na lënë të ngjitemi lartë.Kështu e ka jeta.E kështu e ka edhe jeta afariste .

Shteti i Kosovës pati rastin për këto 20 vite të bënë kthesa historike, e këtë nuk e bënë ata që ishin në krye të shtetit.Patëm luftë. Pas luftës së dhëmbshme , por edhe krenare, e lam mbrapa një sistem të huaj që e patëm mbi krye . Erdhi liria pas sakrificave . Kaluam në kapitalizmin liberal.Nuk e shfrytëzuam rastin dhe as sistemin e ri, për të punuar mirë. Përjetuam në mënyrën më brutale fazën e tranzicionit, së u grabitë pa mëshirshëm prona shoqërore, kur pak kush e kishte pritur .I lam mbrapa vitët shumë të vëshitira .Këto vite nuk na bëjnë krenarë, nuk na bëjnë as të lumtur.Ishin vite të vuajtjeve, të pa shpresës … Nuk ishim të vetëdijshem për rastin historik.Nuk e kuptuam ashtu si duhet rëndësinë e shtetit.

Kjo ishte skandaloze!Politika dhe ekonomia janë ende të ” sëmuara”. Të gjitha këto ndikuan edhe në anën psikologjike , duke rënë optimizmi i njerëzve përtoke. Njerëzit që e udhëhoqën më Kosovën e vogël, ishin pa vizion.Nuk pamë reforma të duhura .Nuk patem punësime të nevojshme , dhe nuk pamë që dikush për të gjitha këto dha përgjegjësi politike dhe as ligjore. Ose edhe ata që u ndëshen më ligjin, i kaluan pengesat shumë lehtë, thua së nuk ka ndodhur asgjë! Kjo gjeneratë që tash ka ardhur në pushtet, ka rastin që ti realizojë ëndrrat tona dhe ëndrrat e tyre, për të mirën e Kosovës.Koha është që edhe në Kosovë fëmijët tanë të jetojnë më mirë.

Dhe , rasti kësaj gjenerate politike , nuk ju vjen dy herë në jëtë.Mund ta krijojnë historinë e lavdishme .Këndellja e popullit dhe e shtetit bëhët duke bërë reforma, e kjo qeveri e Albin Kurtit , veq i ka filluar proceset për së mbari.Eshtë koha për prurjën e investitorëve të jashtëm, duke ju ofruar kushte të volitshme .Një çasje e tillë konstruktive do të sillte efekte pozitive, për të dalë më shpejtë nga kriza e përgjithshme.

Vëtem më guxim , më njerëz të shkolluar dhe të pa korruptuar, e kemi të ardhmën e sigurtë.A mendoni së kjo është e mundur? Unë mendojë sigurisht që po.Gjenerata e re më një optimizëm ,do ti arrijë objektivat e synuara për shtetndërtim dhe mirëqenje.Shëmbuj së si punohet mirë dhe ndërshmerisht kemi më bollëk.Nevoitet angazhim dhe përkrahje të kësaj Qeverie , duke investuar në te, deri në fund. Mjaftë këmi pasur rënje. Tash shkojmë përpara.Sot ose kurrë!

Dilemat e ngritura nga shkarkimet e Qeverisë Kurti

Luljeta Krasniqi – Veseli

Qeveria e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur punën me shfuqizimin e vendimeve të qeverive paraprake si dhe me shkarkimin e zyrtarëve të punësuar në borde të ndërmarrjeve publike.

Nisur nga këto veprime, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ende është duke u analizuar nëse qeveria Kurti po i përfillë edhe procedurat ligjore në këto raste.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi është marrë me propozimin e ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. Ky vendim, sipas ministres ishte i domosdoshëm, pasi siç ka thënë ajo ‘ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit’.

Kabineti qeveritar i Kosovës po ashtu për shkak të zvogëlimit të numrit të ministrive ka marrë vendim për krijimin e listës së tepricës me sekretarët e përgjithshëm të ministrive që preken nga riorganizimi i Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar edhe shkarkime të tjera, në veçanti të bordeve të ndërmarrjeve publike. Kurse, zëvendësi i parë i tij, Avdullah Hoti ka thënë se ky është vetëm fillimi, duke lënë të nënkuptohet se “operacioni i largimeve” do të vazhdojë.

Me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të marrë një deklaratë nga Qeveria e Kosovës lidhur me atë se cilat procedura po ndjek në rastin e këtyre shkarkimeve, nuk është arritur të merret një përgjigje.

Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ekzistojnë hamendësime lidhur me procedurat që ka përfillur Qeveria Kurti në rastin e shkarkimeve të bëra deri tani.

Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se zyra ligjore e kryeministrit dhe zyrat ligjore të secilës ministri duhet të kenë kujdes në këto raste, pasi që pasojat për shtetin mund të jenë të mëdha.

“Qeveria po merr vendime të cilat po besoj i ka të bazuar në ligj dhe në rregulloret e punës dhe mbi të gjitha në Ligjin mbi procedurën administrative. Nuk është lehtë të argumentohet ligjërisht përfundimi i punës së dikujt, por gjithsesi në vendet kur ka të emëruar politik është shumë më e lehtë, ndërsa në vendet kur ka të rekrutuar sipas konkursit dhe janë shërbyes civil, duhet të shikohet nëse ligjërisht nuk i kanë plotësuar kushtet dhe është një vendim i ligjshëm për t’i nxjerr nga puna”, tha Spahia.

Në rastin e shkarkimit nga pozita apo largim nga puna duke mos përfillur procedurat ligjore, thotë Spahija, do të mund të ketë vendime masive nga gjykatat në favor të personave të larguar nga puna, e që më pas thotë ai, do të ndikonin në buxhetin e shtetit pasi që ata persona do të kërkojnë dëmshpërblimin.

“Çka do të kisha sugjeruar, do të ishte që e para siç e parasheh edhe procedura, sidomos për shërbyesit civilë, të shkohet më vërejtje, ulje në pagë, suspendim dhe jo menjëherë largim nga puna. Nga ajo që kemi parë deri sot kryesisht kanë qenë pozita apo persona të emëruar. Por, deri më tani nuk kam lexuar se ku e kanë bazuar atë vendim dhe ka një hamendësim”, thotë Spahija.

Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo vendim që po merret nga qeveria Kurti është me rëndësi që të arsyetohet dhe të fitojë besimin e publikut që këto vendime janë të ligjshme dhe janë të bazuara në procedurë.

“Në çdo rast kur kjo qeveri apo kuvendi që shkarkon bordet të cilat nuk kanë përformuar mirë apo nuk kanë menaxhuar dhe administruar si duhet me pushtetin të cilin e kanë pasur në dispozicion e veçanërisht në ato raste kur ka pasur dyshime për keqpërdorime, sigurisht edhe faktori ndërkombëtar dhe publiku i mirëpret ato vendime”, thotë Miftaraj.

Ai shton se me ndryshimin e pushteteve apo qeverive, si në aspektin e shërbyesve civil, si në aspektin e zyrtarëve publik, mund të fitohet një pasiguri me vendet e tyre të punës, por kjo pasiguri, shton Miftaraj, menaxhohet lehtë nëse vendimet që merren arsyetohen dhe tregohen shkaqet pse kanë ardhur tek këto ndryshime.

Instituti Demokratik i Kosovës do t’i monitorojë ato procese që hynë në fushëveprimin e tyre për të vlerësuar nëse qëllimi i kësaj qeverive ka qenë i mirë dhe nuk ka qenë për të zëvendësuar këto shkarkime të bëra në borde apo diku tjetër me njerëz koalicionit të tashëm qeveritar.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi ka mirëpritur çdo vendim që ka për qëllim kthimin e ligjshmërisë në këto institucione. Ne presim nga qeveria Kurti dhe Kuvendi i Kosovës gjatë procesit të emërimit apo caktimit të anëtarëve të ri të bordeve apo personave në pozita udhëheqëse, që të bazohen në merita dhe vetëm përmes një procesi i cili siguron transparencë dhe i cili siguron që personat e caktuar në ato pozita janë meritor”, thotë Miftaraj.

Qeveria e re e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është formuar më 3 shkurt.

Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti ka bërë zvogëlimin e numrit të ministrive, nga 21 sa kishte qeveria e kaluar në 15 ministri. Ky zvogëlim i qeverisë ka rritur shqetësimet e shërbyesve civilë për humbje të vendeve të punës.

Skandali me Xhamajkën, flet ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shumë palë të tjera janë të përfshira

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte raportuar i pari, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, se ishte informuar nga Çitaku se Kosova ka siguruar njohjen nga shteti ishullor.

Por, pak orë më vonë, Xhamajka ka mohuar se ka vendosur për njohje, duke e turpëruar Kosovën. Reagimet në vend kanë qenë të menjëhershme, në veçanti kundër ambasadores Çitaku, teksa kërkohej shkarkimi i saj.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Facebook, në natën e së shtunës, Çitaku ka thënë se “çdo gjë do të sqarohet me kohë”.

“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”, është shprehur ajo.

Çitaku ka kritikuar zëvendëskryeministrin e vendit, Haki Abazi, pas kritikave ndaj saj, duke i thënë se nuk “nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale”.

MESAZHI I PLOTË
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës. Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.

Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamajka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Çdo gjë do të sqarohet me kohë.
Zv.Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv. Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktojë me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nder tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.

Nuk do të lejoj që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale.
Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik. E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.

Presidenti Thaçi udhëton për në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dielën është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar takime me zyrtarë të administratës së presidentit Trump, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Vizita e tij, siç thuhet, po zhvillohet në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë vëmendjen e plotë ndaj zhvillimeve në Kosovë drejtë marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Para nisjes, Thaçi ka thënë se “Kosova është me fat që SHBA ruan përkushtimin për Kosovën, paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit”.

“Lidershipi i Presidentit Trump, përkrahja e Sekretarit Pompei dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i të Dërguarit Special, ambasadorit Grenell, janë inkurajim për ne”, ka thënë Thaçi.

Në tetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Me ndërmjetësimin e tij, Kosova dhe Serbia gjatë javëve të fundit, kanë arritur dy marrëveshje: atë për hekurudhat dhe linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës, por Kosova përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar vazhdon ta mbajë në fuqi këtë masë. rel

Ej, populli im…?! Nga Skënder MULLIQI

 

O pupull, ku jeni, ku jeni katundar , punëtor, dhe intelegjencë e ndëruar…?!Po këtu jeni… më hallët dhe problemët që i keni, jo të vogla, së po jetoni në Kosovën e varfëruar nga politikanët?!
Ju jeni po ai popull që keni qenë dikur, natyrisht tash më gjenerata të reja, më halle të reja,  më kohën bashkëhore, e cila kohë,dikur ishte shumë më ndryshe, ose me duket mua, së edhe unë u bëra gjeneratë e vjetër. Kishim razi,  dashni, unitet, i ndihmonim njeri- tjetrin, kur ishte nevoja. Kush e di e bënim këtë edhe  pse ishim nën okupim , dhe na duhej razia , duhej të ishim më të bashkuar, për ta luftuar armikun
serbë , që kurrë nuk na la rahet, deri sa e debuam nga toka jonë.Populli im po më ngacmoni pak sa që tju mbajë një legjiratë,  sa të kam njohuri dhe si të bjen ajo tek e fundit…Kjo vlenë duke u nisur së pari nga unë, dhe nga të gjithë ne, se jemi nga ky nënqiell, së më ndonjë dallim të vogël, shumica nuk po jetojmë bash mirë…

Ej, populli im…popull i mrekullueshem,  popull që bota demokratike po na pranon si populli më i bukur , si popull më plote talentë, si në kulturë, art, muzikë , sport… Ej, populli im… nga gjiri ynë dolën shumë njerëz që bënë emer të madh… emra që nuk harrohen. Vargu i tyre për ti përmendur të gjithë është i gjatë…Tash nga të gjallët që po na bëjnë krenarë, janë Kadare,  Rita Ora, Dua Lipa,Bebe Rexha,Majlinda Klemendi, e shumë emra nga bota e futbollit dhe e sportit shqiptarë… Nese këta po na zbardhin fytyrën popull i dashur, do njerëz që rastësisht kan ardhëur në politikë,  po e zbehin renomen e krijuar nga të parët. Nuk po punojnë mirë , o pupull , e dini edhe ju vet, së vet jeni duke e paguar tagrin e hajnive të tyre…të hajnive pa karar.E di popull, së ju kan demoralizuar tepër shumë…

Ej, popull im, …së di qka po ndodhë me ju, që nuk po ju sosët durimi…E di e keni zor shumë, së nese dikur nuk e duruat okupatorin dhe e luftuat atë deri në qlirim, tash ështe më vështirë…Eshtë shumë vështirë, e pamundur së përpara i keni djemtë tu, që nuk dolën bash të mirë…Nuk dolën së lakmia për para  dhe pushtet i prishi në shpirt dhe zemer.I bani të pavlefshem për ju popull i dashur.

Ej, populli im, gjithmonë keni qenë të vyeshem,  keni qenë dhe keni mbetë popull bujar dhe mikëpritës sa nuk ban ndryshe … Nuk e keni meritar sigurisht këtë tretman nga djemtë tu… Nuk e keni merituar që vota juaj mos të shkon për zhvillim të vendit…Unë nuk ju ndrrojë kurrë, edhe pse nuk jeni pa gabime … Nuk po jetoni mirë, e këtë së keni merituar në Kosovën më plotë begati. Gjithnjë e më shumë po dukeni të lodhur, të demoralizuar nga gjendja e keqe sociale, po dukeni së po plakeni para vakti…Po dukeni sikur nuk po interesoheni sa duhet për fatin dhe të ardhmën e juaj.

Bukur moti sikur i keni ngritur duart lartë , sikur po thoni u dorëzuam …?! E dihet së burrat e dheut të këtij vendi,  kurrë nuk janë dorëzuar, edhe atëherë kur kanë qenë tepër ngushtë…edhe atëherë kur shumë kush është mbytur dajak nga shkau dhe argatetet e tyre në burgjet serbe.Nuk thëm së të gjithë janë dorëzuar, së ende ka që po luftojnë për këtë vend, po hapërojnë kah liria e tyre e vërtetë.Po shohim përditë kolona të autobuseve duke u larguar nga Kosova jonë e dashur! Si ti thëmi kësaj – tragjedi kombëtare.Kur dikush ja mësyn tokës së huaj për tu mos u kthyer kurrë në vendlindje, nuk ka më zor në këtë botë. Rinia ne mbrendinë e saj është e fuqishme, impulsive,  energjike, që ka shumë dëshira dhe ëndrra në këtë botë…Ka dëshira për ndryshime , dëshira për të krijuar karrierë, si po krijojnë mocanikët e tyre në botë. Këtë duhet pasur parasysh, tash kjo qeveri e shpresës…

Nga kjo qeveri pritet  që rinisë tua kthej buzëqeshjën e venitur, tua kthejë vullnetin për jetë në vendlindjën e tyre.
Kjo pritje nuk guxon të jetë e gjatë.Sigurisht po kuptoni së për çka e kam fjalën…?
Nuk guxojmë ta lëm tokën tonë të zbrazur.Ta lëmë në gojën e ujkut grabitaqar serbosllavë… Ta lëm tokën e të parëve tanë.
Ta lëmë tokën për të cilën u dha shumë gjak historikisht.Dihet së çka ka përjetuar ky popull. Ka përjetuar gjithëfarë golgotash, lufta, padrejtësi të mëdha nga Fuqitë e Kohës, që na copëtuan në gjashtë pjesë!
Nuk guxojmë popull që të na rreshqet keq mbamendja kombëtare.Ta vëmë të gjithë gishtin në temth, duke  mos lejuar që historia të na përseritet për të keq…

LDK dënon sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është sulmuar me vezë nga një qytetar të shtunën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, siç shihet në një video të shpërndarë nga disa media vendore.

Në video dëgjohet një person duke thënë “Taksën nuk bën me e heq”, duke iu referuar tarifës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë të cilën kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media e ka quajtur sulmin “akt të ulët të papranueshëm dhe të dëmshëm për proceset vendimtare nëpër të cilat po kalon vendi”.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtet-formuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politik-bërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim.

Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj. rel

Borrell ka folur për ndarjen e Kosovës në Berlin – Veton Surroi tregon detajet

Publicisti Veton Surroi, në një shkrim autorial të publikuar sot ka zbuluar detaje nga një takim që shefi aktual i diplomacisë së BE’së Josep Borell, ka pasur me disa ekspertë të njohur evropianë në Berlin para disa javësh.

Siç shkruan Surroi në këtë takim spanjolli Borell kishte hapur temën e korrigjimit të kufijve duke pyetur nëse do të ishte zgjidhje e mirë që Serbia të merrte veriun e Kosovës.

Ndërkohë përgjigja negative e ekspertëve dhe vërejtja se një lëvizje e kufijve do të hapte “Kutinë e Pandorës” e kishte shtyrë Borellin të ngriste pyetjen tjetër se ‘si bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, raporton Gazeta Express.

“Para ca javësh, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, u takua me ekspertë të njohur evropianë në Berlin dhe, sipas disa pjesëmarrësve, pyeti se a do të ishte zgjidhje që Serbia ta merrte pjesën veriore të Kosovës, mori përgjigje se kjo nuk do të ishte zgjidhje, por hapje e kutisë së Pandorës dhe atëherë konstatoi: “Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, ka shkruar Surroi.

Tutje në këtë shkrim Surroi ka vënë në pah mos koordinimin Bruksel-Ëashington sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se veprimet e Borellit dhe Grenellit në kontekstin e Rubikut, ngjajnë me atë që secila palë dëshiron që të rregullojë me një ngjyrë anën e vetë të rubikonit.

“Në kontekstin e kubit të Rubikut, biseda e Borellit dhe letër-synimet e Grenellit nuk janë fare të koordinuara. Janë përpjekje që Borelli të vendosë, për shembull, murin e ngjyrës së kuqe, me një zgjidhje që, të themi, do ta kënaqte Serbinë ndërsa Grenelli murin e ngjyrës së verdhë me zgjidhje pragmatike që ofrojnë përparim ekonomik për të dy vendet, siç thekson ambasadori”, ka shtuar tutje publicisti kosovar.

Surroi thotë se pyetja e Borellit se si t’i bëhet që të fitojë diçka Serbia nga dialogu i ngjanë një logjike të pazarit ku ofrohen zbritje me qëllim të realizimit me sukses të shit-blerjes.

Përveç kësaj, publicisti kosovar thotë se një pyetje e tillë tregon për mentalitetin se meqë Kosova është e pavarur atëherë edhe duhet të jap diçka.

Tutje Surroi thotë se nëse vazhdohet me një mentalitet të tillë, atëherë do të vazhdohet edhe lëmshi tre vjeçar që e kishte lënë Federica Mogherini si shefe e diplomacisë së BE’së.

“Konceptualisht, nëse Komisioni i ri Evropian vazhdon me pyetjen e njëjtë që e bëri edhe Mogherini, dhe bëri lëmshin trevjeçar të bisedave mbi harta, do të vazhdojë të përpiqet të kuptojë pse kur e rregullon ngjyrën e kuqe nuk mund t’i rregullosh ngjyrat e tjera”, ka shkruar Veton Surroi./Express/

Mërgimtarët ambasadorët më të denjë të Republikës së Kosovës – Nga Florim Zeqa

 

Ashtu çfarë ka qenë Ministria e Diasporës, e cila gjithnjë ka vepruar ndaras dhe në çakordim të plotë me MPJ-në dhe asnjëherë në shërbim të mërgimtarëve, por vetëm të grupeve të caktuara të interesit, më mirë që është hjekur fare.
Disa nga diplomatët kosovarë, gjegjësisht ambasadorët dhe konsujt, duke mos pasur asnjë lloj kontrolli dhe përgjegjësie ndaj institucioneve shtetërore, gjegjësisht MPJ-së, kishin filluar të bëhen pjesë e skandaleve të ndryshme financiare.
Si rezultat i mosfunksionimit si duhet i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe të abuzimit me Ministrinë e Diasporës në njërën anë, ndërsa në tjetrën të emërimit të ambasadorëve dhe konsujve jokredibilë të Republikës së Kosovës, të cilëve u mungon përvoja politike dhe diplomatike, ka bërë që të bjerë imazhi i Kosovës në shtetet respektive.
Pjesës më të madhe të mbasadorëve dhe konsujve diplomatik përveçse u mungon kredibiliteti politik në vendet perëndimore, ata më shumë janë përkujdesur për imazhin dhe xhepat e tyre sesa të mbushin arkën e shtetit dhe të kryejnë shërbimet konsullore për bashkatdhetarët.

Konsujt partiakë dhe analfabetë, imazh negativ për shtetin

Nuk janë të pakëta rastet, kur në mesin e ambasadorëve dhe konsujve kosovar në vendet e rajonit dhe nëpër vendet euro-përëndimore, janë emëruar militant partiak, analfabet dhe injorantë të skajshëm, të cilët përveqse nuk njohin asnjë nga gjuhët e huaja, çalojnë shumë në të folurit dhe të shkruarit e gjuhës amëtare shqipe!
Si pasojë e kësaj, shpesh kanë ndodhur anomali të llojeve të ndryshme, si bie fjala, lëshimi i dokumenteve të bashkaktdhetarëve me gabime dhe me afat të skaduar!.
Me koston financiare të Ministrisë së Diasporës mund të hapen me dhjetëra përfaqësi të reja konsullore, më afër dhe në përputhje me kërkesat e mërgimtarëve.
Me hapjen e Ambasadave dhe Konsullatave të reja, përveq aspektit diplomatik e ka rëndesinë e madhe të organizimit dhe përafrimit të mërgatës më shtetin amë, të lidhjeve emocionale (shpirtërore) mes mërgatës dhe institucioneve shtetërore.
Perveq aspektit diplomatik që kanë ambasadat dhe konsullatat, roli parësor i tyre duhet të jetë shërbimi për bashkatdhetarët, me paisjen e dokumenteve të nevojshme të shtetit të Kosoves duke filluar nga çertifikatat e lindjes, pasaportave dhe dokumenteve tjera të nevojshme për udhëtimin e fëmijëve të posalindur në drejtim të shtetit të Kosovës.

Përfaqësimi mërgatës në diplomacinë e jashtme, i zbardhë fytyrën shtetit

Në dekadën e fundit, diaspora shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim të ndonjë sekseri të tyre në Diasporë, duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.
Pas shkarkimit të 14 konsujve të emëruar jashtëligjshëm nga pushtetarët paraprak, duhet të vazhdohet me një rifresh më të thellë nëpër përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në shtetet evro-perëndimore.
Me këtë rast, i ftojë qeveritarët e rinjë në Prishtinë e në veqanti Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të merret seriozisht me përfaqësimin e Kosovës në botë dhe me problemet e mërgimtarëve, e assesi të mos i përserisin gabimet e pushtetarëve paraprak, me ekskursione të gjata nëpër vendet evro-perëndimore, me vrapime nëpër tubime e koncerte, panaire librash, prerje shiritash e aktivitete tjera që nuk përkojnë aspak me hallet dhe problemet e shumta të bashkatdhetarëve.
Përderisa në të kaluarën, hapja e ambasadave dhe përfaqësive konsullore në vendet evro-përendimore, ishte shndërruar në një biznes mjaft profitabil për pushtetarët në Prishtinë, tani e tutje duhet të shndërrohet në agjendë shtetërore dhe shërbime cilësore për bashkatdhetarët.
Përderisa në të kaluarën, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor ishte bërë sipas kriterit “kush qet në def më shumë”, tani e tutje duhet të bëhet sipas kriterit profesional, aftësive diplomatike të kandidatëve dhe përfshirjës së mërgatës në staf diplomatik.

Ndryshimet e filluara, shpresë edhe për mërgatën tonë

Ndryshimet e filluara me shkarkime të bordeve të korruptuara dhe kriminalizuara, e pasuar edhe me shkarkimet në përfaqësistë diplomatike ngjallin shpresat edhe tek mërgata e jonë. Emërimet e reja në postet vakante nëpër përfaqësitë diplomatike duhet të jenë gjithëpërfshirëse e jo një partiake.
Pasi në çdo shtet, regjion apo qytet evropian ku (nuk) janë të hapura ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, ka me dhjetra intelektual të profileve të ndryshme që janë të aftë dhe të përgatitur për të ushtruar funksionin e zyrtarit konsullor, pse jo edhe të diplomatit shtetëror.
Zëri i mërgatës duhet të dëgjohet në qeveri dhe parlament, por më së shumti nëpër ambasada dhe konsullata dhe jo vetëm.
Vetëm me përfshirjen e aktivistëve dhe veprimtarëve të shquar të mëgatës në stafin diplomatik të ambasadave dhe konsullatave në shtetet evro-perëndimore, ndryshimet e filluara do të kenë kuptim dhe përmbajtje pozitive.
Pra, mërgimtarëve duhet të ju bëhet e mundur pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë në vendimarrje duke filluar nga procesi i ardhshëm zgjedhor, përkatësiht me ndryshimin e ligjit zgjedhor që ua bën të mundur mërgimtarëve votimin nëpër përfaqësitë diplomatike, premtim ky elektoral i kryeministrit aktual.
Për këtë dhe shumë arsye tjera është e nevojshme hapja e sa më shumë konsullatave në shtetet me shtrirrje të gjërë gjeografike, siq janë Gjermania, Italia, SHBA-të dhe vende tjera me prezencë më të madhe të mërgatës tonë, në mënyrë që mërgimtarët t’i kenë sa më afër shërbimet konsullore dhe ato diplomatike.
Qeveria e re, e ka rastin dhe mundësinë që ta bëjë përfaqësimin dinjitoz të mërgatës nëpër përfaqësistë diplomatike dhe ta kthejë imazhin pozitiv të përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme, do të thoja imediate përfshirja e mërgatës në stafin konsullor dhe misionet diplomatike, për ta hapur një faqe të re dhe të ndritshme të diplomacisë kosovare në arenën ndërkombëtare, për ta dëshmuar edhe në praktikë, se mërgimtarët janë ambasadorët më të mirë dhe më të denjë të Republikës së Kosovës në botë.

RAMUSH LEJE RËHAT ALBININ!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Tashti më nuk je ne Qeveri. Mandatin e mbarove ashtu siç e mbarove, me skandale dhe afëra nga te ndryshmet. Bane me parat e shtetit çka deshte,i qove atje ku deshte derisa e zbraze krejtë arkën e shtetit.

Kjo është e gjitha,por tashti qe nuk je më ne qeveri,leje rëhat Kryeministrin Albin Kurtin. Qeveria e re ndryshon dukshëm nga ajo e jotja.Janë më te arsimuar,janë te pa korruptuar,nuk dijnë me vjedhë me plaçëkitë vendin.Nuk janë njërëz te hunit dhe stupcit,siç ishin ne te gjitha qeverite e pasluftës.

Albini me ekipin e vetë, e dinë rrugën e vetë në qeverisje e cila do te jetë shumë ndryshe dhe shumë më cilësore më premtuese dhe gjithësesi jo korruptuese e me dosje gjyqesore mbi shpinë.

Nuk e di se përse Ti dhe AAK jeni lidhë si për qyke për taksën të cilën po luteni ne tokë e qiell qe ajo të mos hiçët.

Ramush ka përfunduar”krenaria”e jote për taksën.Ajo me e ka humbur efetktin e vetë,nuk bënë më punë.Taksa nuk guxon qe edhe me tutje ti lidhë nyje proceset që janë në zhvillim e sipër me qeverin e re.

Ramush ti e dinë fare mirë së sikur Serbisë ti vehën edhe 100 taksa tjera ajo nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në duart e Serbisë dhe Vuçiqit.Serbia do ta heqë taksën vetem ateherë kur te detyrohet ta bëjë këtë sepse serbi veç forcën e njehë.

Prandej mos trumbetoni qe edhe me tutje të humbëni kohë dhe lidhëni qykën për taksën,çoftë me kërcnime,protesta dhe nenshkrime për Parlament.Nuk pijnë uji,kanë ndryshi kohërat ne pushtet nuk jan më cubat dhe hajnat.

Megjithatë Albin Kurti e dinë rrugën e vetë të qeverisjës,e dinë vetem ate rrugë qe ia trasoi populli me 6 tetor 2019,atë rrugë ku kërkoëhn ndryshime dhe një qeverisje ndryshe.

Kjo është rruga e Kryeministrit Albin Kurtit i cili më përkushtim dhe pa u trembur do ta qojë përpara.Këtë po e vërtetojnë edhe aktiviteti i tyre ne ministrin e drejtesisi dhe ne ate të diplomacisë ku po ndreqen gabimet jo ligjopre te marra sa ishe ti ne pushtet.

Do te ua ndishë krsimat edhe ndryshimeve tjera ne te gjitha ministrit dhe borde ku i keni vendos
militantet,dajat.mesat,nipat e kend jo.

Reagon Konjufca: Çitaku na njoftoi me email për njohjen e Xhamajkës, do të marr shpejt veprime ndaj secilit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Çitaku dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarr veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Lajmi se Xhamajka e ka njohur Kosovën u bë e ditur mbrëmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që për këtë tha se e ka lajmëruar ambasadorja e shtetit në SHBA, Vlora Çitaku./Express/

Shkrimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarr veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet, që prej vitit 2018.