VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Kam pasur presione nga halabakë”, Agron Tufa padit në gjykatë për fyerje dhe shpifje Brahon, Brokajn, Vujkajn dhe…

By | April 24, 2019

Komentet

Shuhet në moshën 55-vjeçare gazetari Fatos Baxhaku, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Është ndare nga jeta në moshën 55 vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Baxhaku prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me te cilën e humbi sot përgjithmonë.

 

Ai njihej si autori i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, dhe ka  qenë autor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive, e po ashtu bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Baxhaku lindi ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave.

Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”.

Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”.

(Video) Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

 

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë”. Keshtu ka  deklaruar sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa e cileson Ramen, si nje rrezik për çdo familje.

 

basha seliq

Në një video bashkëngjitur statusit te postuar sot ne faqen e tij ne Facebook, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

 

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

Historike: Mrika Nikçi dhe babai i saj Arianit Nikçi ngjitin 7 majat më të larta të Botës

Dy shqiptarët nga Peja, 17-vjeçarja Mrika Nikçi, dhe babai i saj, Arianit Nikçi, vijojnë aventurën e ngjitjes së majave më të larta në botë, duke shkruar historinë me ngjitjen e shtatë majave më të larta në shtatë kontinentet.

Pak muaj më parë, dy shqiptarët ngjitën majën më të lartë në botë, Everestin, ndërsa këtë radhë ata janë ngjitur në majën e Carstensz Pyramide, në Indonezi, në një lartësi prej 4884 metra.

Ata janë ngjitur sot në orën 09:45 me kohën lokale, duke kompletuar kështu ngjitjen e shtatë majave të shtatë kontinenteve të botës.

“Mrika sapo bëri historinë, ajo theu rekordin botëror, duke u bërë femra më e re në botë t’i ngjisë shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve të botës! Këtë sukses të jashtëzakonshëm ajo e arriti në moshën 17-vjeçare, duke u bërë ylli më i ri alpinist në botë”, thotë mjeshtri i sportit të alpinizmit,  trajneri e mbështetësi i projektit, Xhimi Begeja.

“Vatra”: Qeveria e Shqipërisë përdor simbolika që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit

Vatra Logo

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet dhe dënon përdorimin nga qeveria e Shqipërisë të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Në deklaratën e saj, Vatra i referohej ngritjes në Tiranë të një memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

“Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike,” thotë deklarata e “Vatrës.”

Federata Panshqiptare e Amerikës thotë se ka shprehur tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Por, ngjarja e fundit, – thuhet në deklaratë, – përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.”

Vatra i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama “të nisë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe të heqë dorë nga çdo simbolikë që dëmton objektivat perëndimore të Shqipërisë.

Budina: “Ne histerikët e ju të urtët e mafies së betonit”

Fatmira Nikolli – 25 net të gdhira në sheshin e teatrit. Krahasuar me 2 vite rezistencë janë thërrime. ‘Aleanca’ nuk thyhet. Teatri do shpëtojë”. Ky është postimi i parë i ditës së djeshme në faqen zyrtare të ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’. Në fotografinë shoqëruese shihen një grup qytetarësh, që e kanë ruajtur teatrin gjatë natës për të 25 net. Ruajtja 24-orëshe nisi para përplasjes fizike mes artistëve dhe policisë, që kishte ardhur të legjitimonte punonjësit që do e zbraznin teatrin. Pas 15 orësh rrethim, policia iku, por imazhi i një shteti kur policë e artistë përplasen, një palë për ta mbrojtur e një palë për ta shembur teatrin, kishte marrë dhenë, duke e krahasuar Shqipërinë me një rast të ngjashëm në Ugandë.



MBRËMJA
Pos ruajtjes me turne 24 orë, ora 19:30 mbledh në sheshin mes dy teatrove dhjëtëra qytetarë. Ka po kaq, në kafenetë përbri të pashqetësuar për “konfliktin” mbi teatrin. Ka qytetarë dhe sehirxhinj, si kudo. Ka aktivizëm dhe drojë, ka drojë dhe frikë, ka militantë të të dyja palëve, e ka edhe qytetarë që munden të shquajnë të drejtën në kauza, ku të përfshirët ose ‘indiferentët’ bëjnë secili kalkulimet e veta. Mbrëmë në sheshin e teatrit, regjisori Edmond Budina tha se, “unë jam një nga grupi i histerikëve që më quajte e që mbrojmë Teatrin Kombëtar. Ne jemi qytetarë që vijmë e mbrojmë. Ky teatër është projektuar për 800 vende. Ka edhe 400 vende tek teatri në anën tjetër. Në këtë kompleks ka 1200 vende. Duan të shkatërrojnë dy teatro me 4 salla. Ju jeni të urtët mafiozë të betonit. Nuk do t’ju lëmë ta bëni, ta shkatërroni”. Regjisori shtoi se, “këta në shesh janë qytetarët e Tiranës, që tërhiqen zvarrë bashkë me mua. T’u vijë turp atyre që përdoren e nuk thonë asnjë fjalë për ne. I lëpihen vetëm pushtetit”. Sipas tij, pyetjes kush do vijë, i përgjigjemi: “Le të vijë Lul Basha, po s’e bëri mirë, e heqim edhe atë. Ky shesh i teatrit ka bërë që të dëgjohet masa. Kryetari i opozitës na ka thirrur për të na marrë mend. Kur e ka bërë kryeministri këtë? Edhe kur i thirri për teatrin, i zboi. Ku është përgjegjësia jote zoti kryeministër që të dalin kryetarët e bashkisë të dënuar”, tha Budina.

Ndërkaq, regjisori tjetër Robert Budina tha se, “qëndresa mendoja se do ishte më e lodhshme, por nuk është. Kemi kuptuar që është me e lehtë se ç’dukej. Ne shohim se ka shumë njerëz si ne. Besojnë në pastërtinë e kësaj kauze”, shtoi ai. Arkitekt Kreshnik Nick Merxhani, i specializuar në çështjet e trashëgimisë kulturore materiale, ka argumentuar ndër çështje të tjera me rëndësi për trashëgiminë në Shqipëri, edhe për Teatrin Kombëtar dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme arkitektonike dhe kulturore. Argumenti teknik është ai që ka peshë dhe vlen të diskutohet, por rrethanat kanë treguar se argumente teknike nuk ka. Institucionet shqiptare nuk kanë paraqitur në asnjë moment asnjë dokument zyrtar, asnjë relacion, që të argumentojnë në mënyrë shkencore dhe teknike arsyet së përse nuk restaurohet Teatri Kombëtar. Relacioni, i cili duhet të jetë përpiluar për Teatrin Kombëtar, në momentin që është hequr në 2015-ën nga qendra historike, nuk është bërë asnjëherë publik. “Teatri Kombëtar nuk gjendet në një territor të shkretë”, argumenton Kreshniku. “Ai është pjesë e një qendre historike dhe e ka fituar statusin që në vitin 2000. Është pjesë e një aksi dhe një koncepti urbano-arkitektonik që përfaqëson fazën e parë, një etapë. Është pikërisht teatri, i cili bën kalimin nga një lloj neoklasicizmi, si trajtimi që u është bërë ministrive dhe bashkisë, në atë që do quhej më vonë, ‘Racionalizëm’, ku të tillë kemi: Kolonadën, Universitetin e Arteve, Korpusin Qendror, Kryeministria gjithashtu, brenda asaj linje arkitektonike. Dhe është teatri ai që e vendos, është guri kilometrik që e bën këtë ndarje fazash zhvillimi”.
PO “EKSPERIMENTALI”?
Në gjithë zhurmën e madhe për Teatrin Kombëtar, disa pa dashje e disa qëllimisht, harrojnë Teatrin Eksperimental, edhe ai kombëtar. Gjendet përbri kombëtarit, veçse drejtori i vet, ndryshe nga ai i kombëtarit i ka bërë restaurime e rinovime. Ai nuk ka lagështirë, as myk, ai nuk po bie, nuk ka populit, e megjithatë, kërkohet që të përfshihet në projektin e shembjes/ndërtimit të atij tjetrit. Në të gjitha debatet, “Eksperimentali” thjesht nuk përmendet, si të mos ishte. ‘Aleanca’ shkroi dje se 20 mijë spektatorët e Teatrit ‘Eksperimental’ për qeverinë nuk vlejnë asgjë. “Hapësirën më të mirë, Teatrin Kombëtar, ka vendosur ta mbyllë, tërësisht arbitrarisht dhe hapësirës së Teatrit ‘Eksperimental’, ndoshta më e ndjekura historikisht, një godine të rikonstruktuar me mbi 3 milionë euro, ka vendosur po ashtu t’i vërë kazmën. Por këtu nuk bëhet më fjalë për një godinë, këtu bëhet fjalë t’i vësh kazmën kulturës dhe dëshirës së qytetarëve për të konsumuar kulturë te këto godina, që publiku përfundimisht i do dhe kur i ke shpallur për shembje”, vërejti “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, e cila çmon Teatrin Kombëtar si një trashëgimi kulturore të paçmuar, që ka qenë dëshmitare e historisë së lindjes së Shqipërisë si komb si dhe e krijimtarisë, aftësisë mbijetuese dhe shpirtit të popullit shqiptar.

Më tej, Romina Zace, gazetare shqiptare në median spanjolle “ONDA AZUL RTV Málaga”, ka publikuar një përmbledhje të çështjes së Teatrit Kombëtar përmes një videoje në gjuhën angleze. “Ajo ka radhitur shkeljet e shumta të qeverisë në këtë projekt, nga shkatërrimi i trashëgimisë kulture dhe deri në interesat korruptive që fshihen prapa projektit. Në fund, ajo ka apeluar edhe njëherë tërheqjen e qeverisë nga kjo çmenduri”, shënoi AMT. AMT thotë se, “jemi të angazhuar që ta konservojmë dhe ta restaurojmë Teatrin Kombëtar si një dëshmi e gjallë për vlerën dhe dinjitetin e trashëgimisë sonë artistike dhe historisë sonë kombëtare dhe si një fanar kulturor që sendërton, përkrah dhe mbledh rreth vetes komunitetin vendës”.

Nis sot festa e përvitshme verore e “Birrës Korça” sjell 120 artistë në 5 netë

KORÇE/ DHORJELA ÇULE/ Festa e “Birra Korça” nis sot, si evenimenti më i madh veror, që organizohet në Shqipëri gjatë stinës së verës.

Mbi 120 artistë vendës dhe të huaj do të performojnë gjatë pesë netëve të festës (14- 18 gusht) për të kënaqur mijëra vizitorë, që pritet të vizitojnë qytetin e serenatave këto net të gushtit, për të shijuar birrën e freskët dhe gatimet tradicionale. Do të jenë 5 netët më të bukura të verës, falë festës dhe “Birrës Korça”.

 

Ajo që nisi 13 vite më parë si një festë lokale për të gjallëruar qytetin, u kthye në një traditë të bukur festive, ku të gjithë shijojnë “Birra Korça” dhe argëtohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë vit, “Birra Korça” sfidon vapën e gushtit dhe mban zgjuar qytetin e Korçës deri në mëngjes.

Mijëra vizitorë e turistë nga vende të ndryshme të botës do të udhëtojnë në drejtim të Korçës për festën e birrës, e cila shtrihet në çdo cep të qytetit, nga stadiumi “Skënderbeu”, te Zona Këmbësore, Pazari i Vjetër e deri te fabrika e restorantit të “Birra Korça”, aty ku në fakt nisi gjithçka.

Birra e qytetit të Korçës, liderja e tregut shqiptar të birrave, e cila përgjatë viteve të fundit është duke pushtuar edhe tregun ndërkombëtar pas kërkesave të konsumatorëve, ia del ta kthejë Korçën në një qytet që feston për 5 ditë dhe net pa u ndalur. E ndërsa nga sot, mbrëmjet do të ndizen nga festa dhe “Birra Korça”, hotelet e Korçës, Voskopojës, Dardhës, Boboshticës e Pogradecit thuajse janë plot. Rezervimet kanë nisur herët, ndërsa të gjithë me padurim presin që të nisë muzika dhe të mbushin gotat me “Birrën Korça”, që i jep shijen e vërtetë kësaj feste, duke sfiduar edhe të nxehtin e verës.

Në qytetin e Korçës, atmosfera ka nisur të ndihet prej ditësh. Simbolika e gotës së birrës është shtrirë në bulevardet dhe sheshet kryesore të qytetit, shoqëruar me një ndriçim të ngrohtë, që e bën edhe më të veçantë mbrëmjen. Pak orë para se festa të nisë, organizatorët janë duke kuruar detajet e fundit, ndërsa vetë “Birra Korça” është kujdesur që të ofrojë kënaqësinë maksimale.

Në fabrikën e “Birra Korça”, gjigandit teknologjik, prej ditësh përgatitjet kanë nisur për festën, e cila mban zgjuar qytetin deri në orët e para të mëngjesit dhe që dihet nuk do të ishte e tillë pa “Birra Korça”.

Sakaq, “Birra Korça”, serenatat dhe gatimet tradicionale të Korçës nuk do të ndalen edhe te restoranti i “Birra Korça”, ku të gjithë mund të festojnë dhe argëtohen. Ndërsa gjatë ditës, një vizitë në fabrikën e “Birra Korça” mund të jetë një eksperiencë e veçantë. Në ndërtesën që ruan origjinalitetin e saj prej vitit 1928 dhe që ka harmonizuar teknologjinë më moderne, duke sjellë edhe birrën më cilësore, një vizitë do të ishte eksperiencë e veçantë. Të gjithë ata që shijojnë “Birrën Korça” mund të vizitojnë edhe fabrikën ku ajo prodhohet, një gjigant teknologjik, modern dhe me standardet më të larta të fabrikimit. Festa, e cila fton shqiptarë e të huaj të bëhen pjesë e saj, do të ofrojë “Birrën Korça”, birrën më të mirë në vend, më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale.

Sot festa do të nisë rreth orës 21:00, ndërkohë që thuajse gjithë përgatitjet janë finalizuar. Stendat ku do të ofrohet “Birra Korça” janë ngritur, do të jenë plot 13 të tilla për shijuesit e saj, të cilët vitet e kaluara kanë qëndruar në radhë për të marrë gotat e birrës.

Organizatorët, nën ethet finale të përgatitjeve, janë duke u kujdesur për detajet më të vogla, që gjithçka të shkojë në mënyrë të përsosur për këtë vit. Surprizë për këtë vit do të jetë koncepti ndryshe i festës, e cila do të pushtojë çdo cep të qytetit për orë të tëra.

Festa çdo mbrëmje do të zhvillohet te sheshi para stadiumit e paralelisht edhe te Pazari i Vjetër i Korçës, ndërsa nuk do të mungojnë ofertat dhe menytë me rastin e festës në zonën këmbësore.

Me një program të zgjedhur muzikor për të kënaqur preferencat e të gjithëve, festës nuk do t’i mungojnë as emrat më në zë të muzikës vendëse dhe të huaj.

Elvana Gjata, Eugent Bushpepa, Marsela Cibukaj, Olsa Papandili, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Mateus Frroku etj.. Për kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq filo, kjo festë mbetet një ndër më të bukurat e qytetit dhe jo vetëm.

“Birra Korça”, një arsye më shumë pse të gjithë e duan festën dhe qytetin

Nëse doni të shijoni magjinë e vërtetë të birrës së freskët, atëherë nuk duhet ta humbisni mundësinë për ta provuar shijen e saj në Festën e Birrës, në datat 14-18 gusht në qytetin e Korçës. Birra aq e dashur e korçarëve për gati një shekull është një arsye më shumë për ta vizituar qytetin e serenatave. Në këtë qytet, përveç çdo atraksioni, ka edhe një “Shtëpi Birre”. Atje të mikpret një staf që punon me shumë dashuri, të pret si mik të vërtetë sepse je te “shtëpia e Birrës Korça”. Në krah të fabrikës qëndron një restorant i arreduar me shumë shije dhe që pret e përcjellë miqtë që zgjedhin “Birra Korça”. Mbrëmjet me birrë, gatime tradicionale dhe serenata i dëshiron çdokush që zgjedh të vizitojë qytetin. Përveç fabrikës, për të gjithë ofrohet mundësia që të shijojnë birrën e freskët të sapoprodhuar dhe atmosferën e veçantë që nis në mëngjes e mbaron në mbrëmjet e vona. Sigurisht që në këto ditë, kur e gjithë Korça është në festë, edhe te restoranti i “Birra Korça” përgatitjet kanë filluar për të pritur vizitorët, për t’u ofruar atyre shijen e vërtetë të Korçës.

“Për Festën e Birrës, restoranti ka shtuar kapacitetin për të pritur sa më shumë turistë dhe vizitorë. Mbrëmjet do të kalohen me serenata, birrë dhe gatime tradicionale. Çdo gjë do të jetë në dispozicion për të kënaqur çdo vizitor”, shprehet Arsenida Gjiriti, menaxhere e “Shtëpia e Birra Korça”. “Birra Korça” daton që në vitin 1928, por ajo nisi të konsolidohet dhe të kthehet në një histori suksesi prej vitit 2005, kur fabrika u bë pjesë e “Hysenbelliu Group”.

Me përkushtim dhe pasion, presidenti i saj, Irfan Hysenbelliu, ia doli që këtë fabrikë ta kthejë në një model të suksesshëm biznesi dhe “Birrën Korça” ta transformojë në brandin më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Fabrika ku prodhohet kjo birrë është modeli i vetëm i asaj se si një produkt duhet të prodhohet e kontrollohet për t’i ofruar konsumatorit cilësi dhe garanci. E ndër vite, kjo fabrikë ka mirëpritur ambasadorë, kryeministra, artistë botërorë e turistë pafund nga çdo vend i botës. Lëndët e para të prodhimit të “Birrës Korça” janë bio, të certifikuara. Birra e prodhuar në sajë të sistemit të detoksionit e bën atë të ndryshme nga birrat e tjera. Vetëm kush e ka parë nga brenda fabrikën, makineritë dhe teknologjinë, e kupton se përse “Birra Korça” ka një cilësi kaq të veçantë. Specialistët më të kualifikuar europianë janë kontraktuar për të asistuar prodhimin e “Birrës Korça”, për të sjellë risitë e teknologjisë dhe për ta mbajtur këtë fabrikë në krye të listës së prodhuesve të birrës.

Filo: Presim mijëra vizitorë për edicionin e 13 të festës

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, gjatë një deklarate për mediat në prag të nisjes së Festës së Birrës, u shpreh se në pesë net do të presin mijëra vizitorë vendës dhe të huaj.

Filo theksoi se Festa e Birrës, që shënon këtë vit edicionin e 13-të, është kthyer në një nga evenimentet më të mëdha që organizohen në vendin tonë gjatë verës. Kryebashkiaku tha se këtë herë do të ketë tri pika, ku vizitorët mund të kalojnë momente të paharruara. “Fillojmë edicionin e 13-të të Festës së Birrës, është festa që ka nisur 13 vite më parë, e organizuar nga Bashkia e Korçës dhe është rritur nga viti në vit, duke u shndërruar sot në eventin më të madh veror në Shqipëri. Këtë vit, edicioni i Festës së Birrës do të zhvillohet përsëri në pesë net, në tri vendndodhje.

Njëra do të jetë ‘skena e madhe’, e vendosur pranë stadiumit “Skënderbeu”, te “Pazari i Vjetër”, por dhe te pedonalja që do të vendoset për herë të parë. Këtë vit do të kemi rreth 120 artisë vendës dhe të huaj, të cilët do të performojnë gjatë pesë netëve të festës. Besoj dhe jam shumë i bindur që në këto net të festës do të kemi jo vetëm atmosferë në qytet, por do të presim mijëra e mijëra vizitorë vendës dhe të huaj, të cilët ashtu si dhe vitet e tjera do të zgjedhin Korçën këto ditë dhe net të Festës së Birrës si destinacionin e tyre për të kaluar momente të këndshme, për të shijuar gatimet tradicionale, muzikë dhe pa dyshim birrat e shumta, që janë kryefjala e kësaj feste”, u shpreh Filo.

I nxehti përvëlues, Instituti i Shëndetit Publik jep 11 këshilla

Instituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë disa rekomandime për qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta gushti, pasi temperaturat arritën kulmin dje dhe pardje me termometrin që kapi shifrën 42 gradë celcius.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ju renditen këshillat që duhen marrë parsysh, me qëllim përballimin sa më lehtë të kushteve të vështira atmosferike me të nxehtin përvëlues.

 

POSTIMI

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të 🌡tempreaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 🏠

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 🥤

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 🥗

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 👚

Për personat që përdorin 💊medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. 🛀

Intervista – Phillips, thirrje për transparencë për memorialin turk në Tiranë

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me Profesorin Phillips:

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një debat, pasi muajin e kaluar u ngrit një memorial por qytetarët turq që humbën jetën në grushtin e shtetit të dështuar para tre vjetësh në Turqi. Debati ka të bëjë me disa arsye, përfshirë faktin që Bashkia nuk po pranon të flasë për rolin e saj në ngritjen e memorialit, për të cilin nuk thuhet asgjë në faqen e saj të internetit dhe për vetë faktin që ngrihet një memorial për qytetarë të huaj në Parkun e Tiranës. Cilat janë komentet tuaja?

David Phillips: Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

Zëri i Amerikës: 251 personat që humbën jetën janë cilësuar gjerësisht si kryesisht viktima të pafajshme. Po ashtu megjithëse ju thoni që grushti i shtetit mund të ketë qenë orkestruar nga zoti Erdogan, por kjo nuk është provuar. Megjithatë ajo që po diskutojmë sot është nëse duhej ngritur një memorial i tillë në një vend tjetër që nuk është Turqia, pse dhe pse mënyra e fshehtë e procesit në Shqipëri?

David Phillips: Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Nëse Turqia do që të ketë memoriale për qytetarët e vet, le ta bëjë në Marmaros ose në ndonjë vend tjetër në Turqi, ku do të kishte më shumë kuptim. Ç’mund të themi për sovranitetin e Shqipërisë? A është bërë koloni e Turqisë, kur Turqia kontrollon politikën dhe ekonominë? Kjo është një deklaratë flagrante e tiranisë së Turqisë, jo vetëm ndaj qytetarëve të vet, por edhe tek fqinjët, në rajon. Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zëri i Amerikës pyeti Bashkinë për komente nga drejtuesit e saj lidhur me vendim-marrjen dhe ata e drejtuan Zërin e Amerikës tek Ministria e Jashtme, e cila tha se nuk kishte të bënte fare me të. Pse mendoni ju ata nuk sqarojnë se cili ishte procesi?

David Phillips: Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se ndoshta Bashkia nuk ka informacion por në fakt nënkryetari i Bashkisë ishte i pranishëm në ceremoni. Pra kjo duket më shumë si një rast kur ata nuk duan të flasin hapur dhe publikisht sesa mosdije. Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në përgjigje të pyetjeve e shmangu plotësisht thelbin e problemit pa folur për procesin e vendim-marrjes, duke thënë pak a shumë vetëm “le të respektojmë të vdekurit”. Cili është mendimi juaj?

David Phillips: Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, sa e pazakontë është që të ngrihen memoriale për qytetarë të hyuaj në një vend tjetër?

David Phillips: Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.

Zëri i Amerikës: A duhet të kishte pasur hezitim për marrjen e vendimit edhe duke pasur parasysh shqetësimet lidhur me masat shtypëse të Erdoganit, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe kritikat e ashpra ndaj tij nga perëndimi për këto masa?

David Phillips: Sigurisht që duhet të ishte shqyrtuar në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve në Turqi. Turqia është kthyer në një gulag gjigant. Kjo gjithashtu i dërgon një sinjal shumë negativ edhe Perëndimit dhe Bashkimit Evropian kur kandidatura e Shqipërisë analizohet në Bruksel. Të jeni të sigurt që Komisioni Evropian do ta shohë ngritjen e memorialit dhe do të shtrojë pyetjen nëse Shqipëria aspiron për një identitet evropian apo preferon besnikëri ndaj Turqisë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se mendoni se zyrtarët e Bashkisë nuk dinë shumë hollësi për procesin dhe se po marrin urdhra. Ku e mbështesni këtë?

David Phillips: Askush, përfshirë mua nuk e di se çfarë ndodhi. Unë thjesht po ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe po nxjerr përfundime nga përvoja e kaluar në situata të krahasueshme dhe po bëj hamendje për financimin e memorialit dhe si u mor vendimi. Duhet të mbahen seanca në Parlament. Duhet të ketë transparencë. Njerëzit duhet të kërkojë transparence. I duhet shkuar deri në fund dhe nëse është bërë diçka pas shpine në dëm të publikut, personat e përfshirë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për faktin që Kryeministri Rama vetëm pak ditë pas ngritjes së memorialit, ishte në Turqi si mik I zotit Erdogan?

David Phillips: Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarosinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet.

Zëri i Amerikës: Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim të mbrapshtë dhe për t’u druajtur nga marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe zotit Erdogan dhe mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ajo thotë se është një nga marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë. Vetë zoti Rama ka shprehur pakënaqësinë lidhur me komentet tuaja të mëparshme. Cili do të ishte komenti juaj?

David Phillips: Unë dhe ai kemi folur për mosmarrëveshjet tona të mëparshme. Jo, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të isha I lumtur të pija kafe me kryeministrin dhe ta diskutoja. Por si dikush që e do Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dua ta shoh vendin të shkojë në drejtimin e duhur dhe një bashkëpunim më i afërt dhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë nuk është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë, Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Dhe së fundmi, në kontekstin më të gjerë Turqia ka bërë përpjekje për t’u afruar edhe me vende të tjera të Ballkanit. A është shqetësuese kjo për ju dhe si i shihni veprimet e saj?

David Phillips: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë për shitje. Besnikëria e tyre nuk mund të blihet. Politikanët duhet t’i shërbejnë publikut dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se presin që këto vende të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira të demokracisë. Në këtë mënyrë forcohen partneritetet dhe integrohen këto vende në strukturat euro-atlantike. Ne nuk duam të shohim Shqipërinë apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të blihen dhe të shiten dhe të afrohen edhe më shumë në orbitën e Turqisë. Duam që ato vende të kenë demokraci të fortë dhe tregje të lira. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më pro-aktive për ta afruar më shumë Shqipërinë dhe për të punuar më shumë në partneritet me të, në mënyrë që t’u shërbehet më mirë interesave të popullit shqiptar.

(Video) Romina Zace: teatri Kombëtar duhet të qendrojë! Gazetarja shqiptare në median spanjolle në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Romina Zace, gazetare shqiptare në median spanjolle ONDA AZUL RTV Málaga, ka publikuar një përmbledhje të çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo ka rradhitur shkeljet e shumta të qeverisë në këtë projekt, nga shkatërrimi i trashëgimisë kulture dhe deri në interesat korruptive që fshihen prapa projektit.

Në fund, ajo ka apeluar dhe njëherë tërheqjen e qeverisë nga kjo çmenduri.

Faleminderit Romina për mbështetjen tënde!

I nxehti ekstrem deri në 42 Gradë – Çfarë pritet këtë javë

Edhe sot e nesër pritet të jenë ditë të nxehta me temperatura të larta.

Ditët e fundit në Shqipëri kanë qenë më të nxehtat të regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në Kuçovë 42 gradë dhe në qytetin e Elbasanit me 41.5°C.

Gjithashtu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të cilit i referohet AgroWeb.org temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C.

Çfarë pritet në vijim?

Kryefjala e javës do të jetë moti i kthjellët. Përjashtim bën dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e Mërkurë) në zonën e veriut.

Dita e Enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar se edhe sot e nesër pritet të jenë ditë të nxehta me temperatura të larta (në vlerat e mesditës 40-42°C)

Me kalimin e ditëve pritet tërheqja e masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut me temperaturat e mesditës të cilat do të zbresin në vlerat e tyre normale për periudhën në të cilën ndodhemi.

AgroWeb.org rekomandon qytetarët të tregohen të kujdesshëm në ekspozimin e tyre në mjedise të hapura gjatë orëve të mesditës.

Më problematike do të jenë zonat Shkodër-Lezhë, Tiranë-Elbasan, Berat-Kuçovë dhe Gjirokastër.

Shihni tabelën nga Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për 5 ditët në vijim.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit.

(Video) Martin Henze: Nëse Rama hedh në gjyq Gazetarin e Bild Pieter Tiede, një gjykatë gjermane do të futet thellë dhe do të hetojë të vertetat!

Shqipëria ka nevojë për shtetin e së drejtës, jo për zotin Rama!

Në një intervistë për Shijak TV, Martin Henze flet për krizen politike dhe thekson se integrimi I Shqipërisë në Bashkimin Europian është i largët. Henze thotë se CDU dhe qeveria gjermane janë shumë të vëmendshëm me zhvillimet në vendin tonë. Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqipëria nuk do të marrë miratim për hapje negociatash me 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë. Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Ramës nuk premton asgjë për këtë datë. Martin Henze këshilltar i CDU, njëherësh i kujton kryeministerit se ai e di mirë kush është Henze.  Mustafa është emri i vëretë i Ramës pasi emri Edvin është thjesht një emër artistik thotë këshilltari gjerman.

 

Martin Henze: Shqipëria narko-ekonomi shtetërore!

Intervista e plotë/ “Rama e di mirë kush jam”, Henze: Borxhet boshatisin arkën e shtetit, pagat në rrezik
August 12, 20190288

Në një intervistë për Shijak TV, Martin Henze flet për krizen politike dhe thekson se integrimi I Shqipërisë në Bashkimin Europian është i largët. Henze thotë se CDU dhe qeveria gjermane janë shumë të vëmendshëm me zhvillimet në vendin tonë. Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqipëria nuk do të marrë miratim për hapje negociatash me 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë. Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Ramës nuk premton asgjë për këtë datë. Martin Henze këshilltar i CDU, njëherësh i kujton kryeministerit se ai e di mirë kush është Henze. Mustafa është emri i vëretë i Ramës pasi emri Edvin është thjesht një emër artistik thotë këshilltari gjerman.

Intervista e plotë

Basir Çollaku: Përshëndetje Z. Henze! Jemi në një situatë të pazakontë. A mund të themi se qeverisemi nga narko-shteti?

Martin Henze: Për konceptin e narko-shtetit ka një përcaktim të njohur botërisht dhe unë mund të jap disa shembuj, si Meksika, Venezuela dhe Kolumbia. Një karakteristë e përbashkët e vendeve “narko-shtet” është kultivimi, trafikimi dhe tranzitimi i të gjitha drogave. Padyshim është korrupsioni, e po ashtu një tipar tjetër është agresioni ndaj mediave dhe kërcënimet ndaj tyre. Unë mund të them që në situatën aktule, edhe Shqipëria, duke i patur këto karakteristika, padyshim që mund të cilësohet një narko-shtet. Më ka bërë shumë përshtypje diçka. Sipas fakteve që janë publikuar në media për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe të vitit 2017, ku në përgjime është shfaqur edhe kryeministri Rama dhe përfaqësuesi tjetër i lartë i Partisë Socialiste, zoti Balla, nuk kam parë asnjë distancim, apo shpjegim për atë që ka ndodhur. Përkundrazi, sipas publikimeve në media, personalitete apo figura të larta të Partisë Socialiste, kanë bashkëpunuar ose kanë komunikuar me grupe kriminale, si për shembull në Durrës, etj. Në një vend ku përdoren personazhet e krimit të organizuar për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, apo manipulime të tjera, atëherë kemi të bëjmë me veprimtari të mafias. Shumica e shqiptarëve, e po ashtu edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, padyshim presin një distancim, apo dhe një sqarim nga qeveria Rama që ende nuk e ka bërë.

Dhe diçka tjetër, që për mua mbetet surprizë, por ishte diçka që edhe më kënaqi, ishte ajo që deklaroi se do të bëjë kryeministri, pasi ende nuk e ka bërë, dhe nuk e dimë nëse do ta bëjë, sepse nuk kemi parë hapa të tjerë, që ka vendosur të padisë një nga gazetat prestigjjioze dhe një gazetar, zotin Tiede, për atë çfarë ka nxjerrë në media. Unë e them si qytetar gjerman, por po ashtu edhe miq e kolegë të mi të tjerë, apo kolegë të zotit Tiede, besoj se janë kënaqur, për të vetmen arsye, se nëse bëhet një padi e tillë, do të kemi mundësinë që një gjykatë gjermane, e paanshme, do të futet thellë dhe do të hetojë të vertetat, dhe të tregojë nëse Rama ka kryer manipulimin e zgjedhjeve dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Deri tani është thënë vetëm se Rama ka kontaktuar një studio avokatie në Hamburg për të përgatitur një padi, e që ndërkohë nuk dihet nëse veprimet janë bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Megjithatë, deri tani nuk kemi parë asnjë reagim tjetër. Nuk di nëse Rama është tërhequr, apo nëse dikush mund ta ketë këshilluar që kjo padi mbart rrezik të madh, nëse do të shkojë drejt një gjykate gjermane.

Basir Çollaku: Koncesione kemi pothuajse çdo ditë. Në Shqipëri kushton 20 milionë euro një kilometër rrugë. Është ky një standard edhe për Bashkimin Evropian? Është vjedhje, apo investim?

Martin Henze: Nuk jam i njohur me detajet e rastit që ju po përmendni, më duhet të lexoj dosjen dhe pastaj të shprehem. Një gjë mund të them. Në Evropë nuk ka ndonjë çmim ekzakt për ndërtimin e një kilometri rrugë, sepse ajo varet nga lloji i rrugës, për shembull nëse është rrugë me shumë tunele, apo do të ndërtohen ura, padyshim që ka një çmim tjetër. Por, në kushtet e një autostrade normale, çmimet padyshim janë goxha më të ulëta se 20 milionë euro për kilometër. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë që këtu në Shqipëri, kostot janë shumë më të ulëta se në Gjermani apo në Francë, gjë që e ul edhe më tepër çmimin për ndërtimin e një autostrade. Kam dëgjuar ndërkohë për premtimin e opozitës që në kohën që do të jetë në pushtet, se të gjitha kontratat korruptive do të mbyllen. Në këtë rast nuk mund të quhen kontrata PPP, (për të cilat ka përcaktime të qarta si funksionojnë), këto mund të quhen kontrata familjare mes qeverisë dhe personave privatë për të përfituar. Ndaj të flasim hapur! Mos t’i quajmë koncesione PPP, partneritet publik-privat, por t’i quajmë koncesione familjare. Padyshim që ato duhet të kontrollohen, sepse populli shqiptar, taksapaguesit shqiptarë, e po ashtu edhe taksapaguesit evropianë, sepse një pjesë janë bërë edhe me paratë e tyre, kanë të drejtën të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre, si janë investuar ato. Kushdo që ka bërë kontrata jo të sakta, ka bërë kontrata familjare duke përfituar në kurriz të një pale, ose të një pale tjetër, do të mbajë përgjegjësi, qoftë ky shteti, apo privati që ka bërë shkelje.

Basir Çollaku: Koncesionet e dhëna dhe ato që janë projektuar, zënë afro 46% të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Kjo ka bërë që borxhi publik të kapërcejë dhe 80%. Sa e rëndon kjo buxhetin e vendit?

Martin Henze: Me lejoni të them që problemi është shumë alarmant. Eshtë rrezik që shteti të shkojë drejt falimentit financiar. Borxhi nuk mund të lejohet të jetë shumë problematik, në këtë nivel. Mund të japim një shembull. Në vitin 1990 në Gjermani u rrit shumë borxhi publik, sepse Gjermania Perëndimore u desh të investonte shumë para për Gjermaninë Lindore për ta rimëkëmbur dhe rindërtuar. Kjo nuk është problem kur ekonomia, produktiviteti i një vendi ecën dhe rritet. Kur dikush fiton shumë, edhe mund të shpenzojë shumë, e madje mund të marrë kredi dhe borxhe dhe çdo gjë funksionon mirë. Në Shqipëri, ku produktiviteti është zero, apo më keq, e për më tepër është një vend shërbimesh më shumë se prodhues, kemi parë rritje të ekonomisë nga kultivimi dhe trafikimi i drogës, e po ashtu tranzitimi i drogave të forta, si heroina dhe kokaina, pra kemi parë një narko-ekonomi shtetërore. Këto para, që e kanë rritur artificialisht ekonominë, e bëjnë më të rrezikshme situatën. Ky tetëdhjetëpërqindësh i borxhit, padiskutim që është shumë i rrezikshëm, dhe unë e përsëris këtu që duhet të jemi mjaft të kujdesshëm.

Basir Çollaku: Kjo situatë ekonomike në Shqipëri ka ngjashmëri me kohën e piramidave të vitit 97. A rrezikohen në këtë rast edhe pensionet apo pagat e administratës?

Martin Henze: Rreziku qëndron aty dhe është shumë aktual. Me buxhetin e shtetit paguhen policët, mjekët, infermierët, të cilët bëjnë një punë të palodhur. Ajo që ndodh është që shteti shqiptar shet taksat që mbledh duke i vënë si garanci tek bankat nga të cilat merr borxh me përqindje për pagat. Është si topi i borës që ose do të rritet e të bëhet ortek, ose do të përplaset e do të çahet. Qeveria po shet të ardhurat e pritshme, pra diçka që nuk e ka akoma në dorë. Çfarë do të ndodhë nëse shteti shqiptar nuk do të arrijë të mbledhë taksa aq sa ka parashikuar dhe ka dhënë garanci në banka?

Edhe Banka e Shqipërisë ka bërë një deklaratë ku thuhet se rritja ekonomike do të vijë duke u ulur. Atëherë si do të mblidhen të ardhurat e parashikuara, nëse do të ulet niveli i rritjes ekonomike? Çfarë do të ndodhë? Unë kam pikëpyetje shumë të mëdha, se si do të arrijë qeveria të shlyejë borxhet dhe kreditë e marra nga bankat, e në të njëjtën kohë të paguajë administratën, pensionet etj. Kryeministri Rama po ngre një strukturë piramidale që kërcënohet nga një rrezik shumë i madh.

Basir Çollaku: E megjithatë në Tiranë ka një numër të madh investimesh nga kompanitë e reja që kanë hedhur miliona euro. Ka diçka për të dyshuar këtu?

Martin Henze: Pyetja juaj është shumë interesante. Shqipëria nuk është një vend prodhues. Turizmi, mesa kam parë ka pësuar rënie, shërbimet turistike nuk janë të kënaqura me këtë situatë që po kalojnë. Unë e kuptoj mirë situatën, pasi evropianët nuk do të zgjedhin lehtë të shkojnë në një narko-shtet. Pyetja është: Nga vjen paraja? A janë këto para të ndershme? Janë para të ardhura në mënyrë informale, apo janë bërë transferta të rregullta bankare? Përgjigjet e këtyre pyetjeve padyshim që kryeministri Rama i di, por ai duke qenë kryeministër ka edhe përgjegjësinë për çfarë po ndodh dhe si po ndodh. Ai është i vetmi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Situata të tilla të ngjashme ndodhin edhe në narko-shtete të tjera, siç është Meksika, Venezuela, apo Kolumbia. Nëse ti shkon në Meksikë, padyshim mund të shohësh plot ndërtesa të reja me investime miliona-dollarëshe, por nga ana tjetër duhet të dish se është një narko-shtet. Meksika është në një situatë pak më shumë të rënduar sesa ju, pasi atje në shumë zona nuk mund të dalësh lirisht, sepse ka një rrezikshmëri shumë të lartë. Unë mendoj se Shqipëria, ka ende edhe pak kohë për të reaguar dhe për të bërë një ndryshim. Nuk mund të pranohet kjo situatë. Ndryshimi mund të vijë vetëm me një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme politike. Më lejoni të them diçka. Dje më bëri mjaft përshtypje reagimi i zv.ministres Voda, kundrejt një televizioni, RAI 3, televizioni shtetëror italian, për një material që publikoi mbi trafikun e drogës në Shqipëri. Gazetarët italianë thonin se trafikantët shqiptarë kontrollojnë një pjesë shumë të madhe të tregut evropian të drogës, dhe që një e treta e sipërfaqes së tokës bujqësore në Shqipëri është e mbjellë me kanabis. Ishte vërtet për t’u çuditur nga reagimi i zv.ministres, e cila në atë mënyrë u paraqit si të ishte avokate e grupeve kriminale.

Basir Çollaku: Zoti Henze! Shpesh në shkrimet tuaja, apo në replikat në tuitter e quani kryeministrin me emrin Mustafa. Nga ju vjen kjo emërtesë për të?

Martin Henze: Kam përshtypjen se Mustafa është emri i tij i vërtetë, kurse Edi është emri i tij i artit. Deri më tani nuk më ka kërkuar njeri ta ndryshoj këtë gjë, dhe unë do të vazhdoj ta quaj kështu deri në një moment tjetër.

Basir Çollaku: Jo vetëm zv.ministrja, por edhe ministri i Brendshëm, edhe kryeministri kanë reaguar njësoj për këto raste. Kryeministri Zërin e Amerikës e quajti kazan, pastaj reagoi ndaj “Bild”, tani sulmi ndaj RAI 3. Si do ta çmonit këtë sjellje arrogante të kryeministrit ndaj medias?

Martin Henze: Kësaj pyetjeje mjaft interesante është lehtë t’i përgjigjesh, është shumë e thjeshtë. Në vendet ku sulmohet demokracia dhe dhe shkatërrohet shteti i së drejtës, politikanët sulmojnë gjithashtu dhe i bëjnë presion medias së lirë, sepse siç e dimë shtypi dhe media janë instrumente korrektimi të politikës. Jo më kot, në Gjermani, edhe sipas Kushtetutës, shtypi i lirë është kolona e katërt e shtetit. Normalisht është një instrument me anë të të cilit, politika monitorohet dhe korrektohet, dhe fuqizon mbrojtjen e pakicave dhe shtetit të së drejtës. Rama po sillet gjithnjë e më shumë autoritar që kërkon të vërë gjithçka nën kontroll.

Basir Çollaku: Shqipëria pret më 18 tetor një vendim të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave. Sa optimizëm ka rreth këtyre ngjarjeve?

Martin Henze: Më lejoni t’ju paraqes një shembull të thjeshtë për të mbërritur tek përgjigjja. Çdokush prej nesh ka shkuar në shkollë. Çdokujt i është dashur të mësojë e të bëjë detyrat. Në momentin që i kryen detyrat, merr edhe notën, dhe nëse merr nota të mira, merr dëftesën dhe kalon klasën. Kështu do të ndodhë edhe me Shqipërinë. Nuk mund të të çelë kush negociatat kur nuk janë kryer detyrat. Ministrat e jashtëm të BE-së janë ulur bashkë për këtë gjë, kanë caktuar detyra për Shqipërinë, e ndërkohë nuk është bërë asgjë. Kjo i është thënë mjaft qartë zotit Rama, por edhe përfaqësuesit të tij, zotit Balla në Berlin, që detyrat nuk janë bërë dhe për këtë negociatat nuk do të hapen. Këtë e kanë thënë dhe kolegë të CDU-së. Nëse shihen rezultatet e veprimeve që ka bërë qeveria Rama, mund të themi se reforma në drejtësi nuk po funksionon, u bënë zgjedhje me një parti, si në diktaturë, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese për të patur mundësi të apelimit të vendimeve të qeverisë dhe parlamentit, e ndërkohë kemi dëgjuar edhe një nismë për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Pra, duke parë këto rezultate, unë arrij të them që qeveria Rama nuk dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Jo nuk mundet, e bën me qëllim, me vetëdije të plotë diçka për t’u larguar nga familja evropiane.

Më lejoni të shtoj diçka. Në tetor do ta mësoni edhe ju që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkakun që e thamë, se nuk janë bërë detyrat e shtëpisë. Unë dëgjova së fundi një intervistë të zotit Rama me një gazetar të Euronews, në të cilën ai përpiqej t’ia hidhte fajin Evropës për mosçeljen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Kjo për mendimin tim është shumë e gabuar. Evropa e do Shqipërinë! Popullit shqiptar i takon të jetë në Bashkimin Evropian, por me një kryeministër si Edi Rama kjo vështirësohet shumë. Në Gjermani thuhet se nuk mund të kafshosh dorën e atij që të ushqen. Këtë po bën Rama. Nga një anë po përpiqet të tregojë sikur dëshiron përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, dhe nga ana tjetër sulmon Bashkimin Evropian dhe nuk bën detyrat e shtëpisë. Unë kam një përshtypje që në tetor negociatat me Shqipërinë nuk do të hapen, por mendoj ndërkohë se Bashkimi Evropian do të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. E kjo do të ndodhë pasi Maqedonia e Veriut ka arritur të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, e po ashtu ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me fqinjët. Më ka bërë përshtypje edhe një deklaratë tjetër e zotit Rama për gjakun e shqiptarëve dhe grekëve, që nuk kanë asnjë lidhje. Nëse një kryeministër bën deklarata të tilla, atëherë më vjen keq, por ai nuk ka kuptuar fare se çfarë është Bashkimi Evropian dhe çfarë është Evropa.

Basir Çollaku: “Soros” është një histori pushteti, por edhe korrupsioni që ka patur zgjatimet e tij edhe në Shqipëri. Ai ka patur miq edhe në Bashkimin Evropian, janë shumë eurokratë pro tij, edhe në Shtetet e Bashkuara. Si duhet të sillen Partia Demokratike dhe opozita ndaj tij?

Martin Henze: Unë nuk e njoh Sorosin personalisht, nuk e njoh as fondacionin e tij. Por ajo që mund të shihet dhe lexohet në televizione, në median shqiptare, kam vërejtur që thuhet se fondacioni “Soros” është shumë i afërt me qeverinë Rama. Megjithatë, mua më pëlqen të shoh rezultatet. Në qoftë se Soros ka punuar në Shqipëri për demokracinë, për liritë dhe të drejtat e njeriut, unë mund të them se punonjësit e zotit Soros në Shqipëri kanë bërë një punë shumë të keqe, sepse rezultatet janë të tilla. Kemi një qeveri që nuk respekton Kushtetutën. Kishte një dekret të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor, që qeveria nuk e zbatoi. Pra edhe njëherë, nëse fondacioni “Soros” ka punuar në mënyrë të tillë, duke marrë këto rezultate, atëherë mund të them se punonjësit e fondacionit kanë bërë një punë jo të mirë.

Basir Çollaku: Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se në bashkëpunim me partnerët do të gjurmohen paratë e paligjshme të çdo zyrtari. Në dijeninë tuaj, CDU dhe qeveria gjermane a do ta ndihmojnë zotin Basha në këtë drejtim?

Martin Henze: Për çdokënd që ka grumbulluar para e pasuri të paligjshme është i nevojshëm një hetim i tillë. Sa do të jetë dënimi, varet nga situata. Tani nuk po funksionon shteti i së drejtës dhe forca e ligjit është e dobët, por kur ligji të zbatohet vërtet atëherë , nëse ka persona që kanë kryer vepra për të cilat meritojnë të shkojnë në burg, atëherë duhet të shkojnë në burg. Duhet gjithashtu t’u konfiskohet pasuria e ngritur në mënyrë të paligjshme. Këto para padyshim që duhet të futen në arkën e shtetit, të mirëmenaxhohen për të mirën e shqiptarëve, sepse janë para që u janë hequr shqiptarëve. Në këtë mënyrë do të përfitonte e gjithë shoqëria. Pra, me to mund të kryhen punë publike, të ndërtohen shkolla dhe gjithçka tjetër, por në mënyrë transparente. Dua të them se padyshim që Gjermania është mbështetëse në këtë drejtim, pasi në çdo vend të së drejtës kur ka një vepër korruptive, ajo hetohet, gjykohet dhe jepet dënimi, por edhe konfiskohet pasuria e ngritur në mënyrë të paligjshme. Por dua të them dhe diçka tjetër. Në çdo vend mund të përdoren skema të ndryshme për të luftuar korrupsionin. Por e rëndësishme është të kemi një qeveri funksionale demokratike, e po ashtu një parlament demokratik.

Basir Çollaku: Ka disa media afër kryeministrit Rama, të cilat kanë hapur një fushatë kundër Martin Henzes. Fushata e tyre e largon Henzen edhe nga CDU, edhe nga qeveria gjermane. Si do t’u përgjigjeshit ju këtyre qëndrimeve?

Martin Henze: Unë nuk jam pyetur, ndaj edhe nuk jam përgjigjur. Më lejoni të them se Rama e di shumë mirë kush jam unë, e po ashtu njerëzit pranë tij e dinë shumë mirë se kush jam e çfarë pune bëj. Kjo është e thjeshtë për t’u vërtetuar. Më lejo të të them diçka. Është ai rasti që në momentin kur dikush ka probleme, nuk merret me to, por akuzon tjetrin për propagandë të gabuar ndaj tij. Unë personalisht kam ardhur në Shqipëri dhe ndihmoj me kënaqësi Partinë Demokratike për programin e saj, po ashtu mbështes edhe shoqërinë civile shqiptare. Ne e ndihmojmë Partinë Demokratike sepse është simotër e partisë tonë CDU. Unë kësaj radhe kam ardhur me familjen këtu në Shqipëri. Kemi shëtitur dhe udhëtuar në Shqipërinë e Jugut dhe në Shqipërinë e Mesme. Shqipëria ka padyshim një potencial të jashtëzakonshëm, ka mundësi të jashtëzakonshme. Por ka nevojë për shtetin e së drejtës, që mund të realizohet pa zotin Rama kryeministër. Zoti Rama dhe propaganda e tij padyshim do të përpiqet gjithmonë e më shumë të bëjë sa më shumë diversion, të akuzojë të tjerët dhe t’i përçajë. Por shqiptarët janë të vendosur për integrimin në Bashkimin Evropian, e po ashtu Bashkimi Evropian është i vendosur për ta bërë Shqipërinë pjesë të tij.

Dëshiroj të shtoj edhe diçka tjetër. Këto ditë vura re edhe se është vendosur një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi. Për mendimin tim, pa dashur të gjykoj askënd, në lidhje me situatën e brendshme në Turqi, dhe duke respektuar në maksimum personat të cilët humbën jetën, por është diçka kurioze. Edhe Shqipëria nga viti 1944 deri në vitin 1990 ka vuajtur aq shumë dhe janë vrarë aq shumë njerëz, dhe unë nuk di të jetë bërë ndonjë memorial në Turqi për viktimat e komunistëve shqiptarë. Po ashtu në Turqi nuk kam parë ndonjë memorial për viktimat e luftës së Kosovës, për gratë e përdhunuara, apo fëmijët e mbetur jetimë. Gjithashtu unë nuk kam parë në asnjë vend tjetër të Evropës një memorial të tillë që të ngrihet.. Ndaj më duket një gjest simbolik i çuditshëm, që besoj se lidhet me situatën ekonomike të cilën po kalon Shqipëria. Pra qeveria shqiptare po përpiqet të gjejë mbështetje në mënyra jonormale. Shqipëria ka qenë 500 vjet pjesë e perandorisë otomane. Nuk besoj se shqiptarët duan të kthehen sërish atje. Qytetarët shqiptarë duan të integrohen në Bashkimin Evropian. Shqiptarët janë evropianë dhe Evropa është vendi i shqiptarëve. Ju keni një hero kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ka luftuar kundër perandorisë otomane dhe nuk besoj se shqiptarët duan të rikthehen si pjesë e asaj perandorie.

Edhe diçka të fundit…

Dy-tre muajt e ardhshëm, do të jenë shumë vendimtare për Shqipërinë, sepse dhe ekonomia botërore po lëviz, sidomos me Brexit që po afron, çdo të ndodhë me të, stabiliteti i ekonomisë botërore gjithashtu mund të ketë një luhatje të vogël. Në këtë rast mund të them se në qoftë se Gjermania do të kollitet, Shqipëria do të ketë temperaturë. Dhe në qoftë se Shqipëria ka temperaturë, pa dyshim që ekonomia do të jetë në një problem të madh. Shteti nuk do të mund të arrijë të mbulojë as gjërat më ekzistenciale, duke filluar që me rrogat dhe pensionet. E ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e ekonomisë shqiptare duhet të jetë vetëm Bashkimi Evropian. Vetëm në këtë mënyrë ajo mund të zhvillohet. Por, unë dua t’iu them dhe diçka bizneseve që janë përkrah Ramës e mbështesin kryeministrin Rama në mënyrë të verbër, që për të mirën e së ardhmes së tyre, të distancohen nga këto vepra, apo nga kjo rrugë që kanë nisur, sepse e ardhmja e tyre është Bashkimi Evropian, e ata mund të dalin të fituar vetëm nga Bashkimi Evropian, dhe nga asnjë gjë tjetër. Në mënyrën që po veprojnë deri më tani, po e çojnë vendin e tyre drejt një falimentimi dhe shkatërrimi. Pasi ekonomia zhvillohet vetëm në momentin kur kemi një shtet të së drejtës, ku sundon ligji dhe fryma demokratike. Një vend ku media është e lirë dhe e pavarur, por në Shqipëri, media, shtypi është nën një presion të madh nga qeveria. Dhe kjo, vetëm sa e rëndon situatën., jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për vizitorët e huaj, pasi ata duhet të kenë siguri të plotë në vendin në të cilin po shkojnë, drejt të cilit po drejtohen. Pra, në Shqipëri ka nevojë për një ndryshim të madh dhe ky, padyshim, që duhet të vijë sa më shpejt. Kjo mund të vijë vetëm përmes zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme, pa ndikime, presione, gjë e cila, sidomos në kohët e fundit, nuk është parë në Shqipëri