Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Serbia e ka dënuar me 55 mijë dinarë, për shkak se vendosi flamurin shqiptar në ditën e Pavarësisë në selinë e partisë së tij, Alternativa për Ndryshim, dega Bujanoc.
Arifi shprehet se ky vendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai shton se ndërsa Kosova është në fazën finale për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shqiptarëve të Luginës së Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja e flamurit kombëtar.
Postimi i plot:
Deri kur?
55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar 🇦🇱
Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.
Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.
Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.
Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.
Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur? Panorama
Të thuash që ishte mediokërrlapsit e tepruar. Do të thoja që rrethanat e renditën atë dhe vendin tonë në anën e gabuar, por mos të harrojë Ismaili që ishte njeriu që dominoi Shqipërinë për 50 vjet. Të thuash mediokërr është fjalë e papërshtatshne jo vetëm për atë por për të gjithë diktatorët.
Analiza e figurave historike është shumë komplekse dhe nuk bëhet me një të rënë të lapsit. Pa dyshim që ai ishte në anën e errët të historisë por ne nga errësira vinim dhe akoma nuk kemi dalë prej andej. Nga ana tjetër edhe errësira ka mijëra nuancat e saj.
Një shkrimtari ndoshta edhe një roman nuk do ti mjaftonte për të përshkruar një figurë historike me spektrin e dritëhijeve të tij. Një fjalë është shumë pak, e thatë dhe nuk thotë asgjë…
T’ quash mediokritete, personalitet qw u kanw dhwnw kahe rrjedhave tw historisw pa marrw parasyshw positive apo negative, mund delieant su lky hajvani tw cilin e ka mbwrthyer arterioskleroza dhe po na turpwron gjoja si njwri ndwr reprezentuesit e mendimit shqiptar. Jam I bindur se ka filluar tw cmendet!
lll
Ky njeri,tashme, eshte i rreshqitur…kam pershtypjen qe,vertete,nuk di cfare thote…mund te jete mosha e thyer e tij,mund te kete edhe 1001 arsye te tjera,por vete nocioni ,,medioker,, sikur nuk vete sepse kete nuk e beson njeri aq me teper qe atij ,,mediokri,, ,per dekada te tera i beri himne e ditirambe si askush tjeter…sikur ka harruar shoku Kadare qe opinioni publik e ka lexuar dhe ndjekur edhe intervistat kontradiktore te tij…sikur ka harruar kur kete ,,medioker,, e quante ,,te gojes,, e te ,,kalemit,, dhe tash,papritmas, nga dilka si nje ,,medioker,,…Zoti e meshirofte,nuk di cfare thote…