VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Judicial Wath: Rama me Sorosin mbyti Shqipërinë në korrupsion

By | January 20, 2019

Komentet

Shqiptarët – Një ndër 4 popujt më të stresuar në botë

Kjo gjithashtu do të thotë se Shqipëria është e lidhur për vendin e katërt me Sri Lanka, Iranin dhe Amerikën, në listën e vendeve më të stresuara në botë.

Greqia renditet e para (59 përqind) për stresin, e ndjekur nga Filipinet (58 përqind) dhe Tanzania (57 përqind).

Çuditërisht, sipas këtij sondazhi, shqiptarët janë edhe më të stresuar sesa njerëzit në Ugandë (53 përqind), Venezuelë (52 përqind) dhe Ruandë (52 përqind).

Në përgjithësi, studimi zbuloi se njerëzit në mbarë botën janë përgjithësisht më të trishtuar, më të frikësuar dhe më të egër se kurrë më parë.

Vendi më negativ i botës është vendi kombëtar afrikan i Çadit, i ndjekur nga Niger, Sierra Leone dhe Iraku.

Amerika Latine ishte pjesa më pozitive e botës, ku Paraguai mundi Panamën, Guatemalën, Meksikën, El Salvadorin dhe Hondurasin për vendin më të lumtur.

ESI: BE t’i japë fund idesë për ndarje të Kosovës, që u ringjall më 2008 nga njeriu i Trumpit

Think-tanku evropian “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (ESI), ka publikuar një raport të gjatë 35 faqesh në të cilin flitet në mënyrë të detajuar për idenë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rrugë për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve.

Në këtë raport vihet në pah, se një ideja për korrigjim të kufijve është origjinale serbe, për të cilën politikanët serbë kishin filluar të flisnin qysh në vitin 2011.

“Tani ata na tregojnë histori rreth Kosovës multietnike? Njerëzit tanë nuk kanë nevojë për përralla të tilla për shoqëritë multietnike”, kishtë deklaruar Ivica Daçiq në vitin 2011.

Ndërkohë shtatë vite më vonë, Daçiq kishte treguar hapur se Serbia synon ndarjen e Kosovës, si zgjidhja e vetme e mundshme

“Unë kam folur për ndajrn [e Kosovës] për dhjetë, pesëmbëdhjetë vitet e fundit dhe mendoj se është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e shpejtë “, ka thënë kreu i diplomacisë serbe në vitin 2018.

Në këtë raport gjithashtu janë renditur edhe të gjithë deklaratat e mbështetësve të kësaj ideje

“Ne jemi duke luftuar për popullin tonë dhe për shtetin.. nëse ne mund të marrin qoftë edhe një metër prapë, do të jetë një fitore, sepse tani s’kemi asgjë”, kishte thënë presidenti serb, Aleksander Vuçiq në qershor të vitit 2018.

Për ndarje të Kosovës më herët se krerët e shtetit serb, kishte folur në vitin 2008 ,John Bolton, tashmë këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ndarja e mëtejshme e Kosovës është gjëja e duhur për të bërë, të paktën në zonat me shumicë serbe që kufizohen me Serbinë Jugore. Do të pasqyronte realitetin etnik dhe politik në terren”, citohet të ketë thënë Bolton në këtë raport të ESI.

Ndërkohë dhjetë vite më vonë, Bolton thotë se SHBA-ja sa i përket arritjes së marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk përjashton as korrigjimin e kufijve.

“Nëse dy palët mund të merren vesh për të dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë as ndryshimet e kufijve”, ka thënë Bolton në gushtin e vitit 2018, shkruan Gazeta Express.

Në këtë raport gjithashtu janë përfshirë edhe deklaratat presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me atë që kanë thënë për idenë e korrigjimit të kufijve.

Presidenti i Kosovës thoshte që me korrigjim të kufijve, Kosova do të merrte tre komunat e mëdha të Kosovës Lindore, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, ndërsa Kosova nuk do të jepte asgjë në këmbim për Serbinë.

“Ideja ime është një korrigjim i kufirit dhe bashkim i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Asnjë pjesë që i përket Kosovës, Gazivoda, veriu i Kosovës dhe Trepça nuk do t’i jepen Serbisë, kjo nuk është çështje e diskutimit” kishte deklaruar Thaçi në shtator të vitit 2018.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se çdo kush që kundërshton një ide të tillë është i papjekur politikisht.

“Çdo kush që kundërshton diskutimet rreth kufijve tregon papjekuri. Në Prishtina ata duhet të zhvillojnë bisedime strategjike. Një mundësi si kjo nuk do të vijë përsëri në 30 vitet e ardhshme. Shqiptarët duhet të diskutojnë këtë si burra të vërtetë”, kishte deklaruar Edi Rama në shtatorin e vitit 2018.

Gjithashtu në këtë raport janë të përfshirë edhe deklratat e kundërshtarëve më të ashpër të idesë për korrigjim të kufijve, siç është kancelarja gjermane, Angela Merkel, ambasadori gjerman në Kombet të Bashkuara, Christoph Hesugen, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, dhe ai i Bosnjës Denis Zivic,.

Në fund të këtij raporti, ESI nxjerr përfundim se Bashkimi Evropian duhet t’u jap fund bisedimeve për ndryshime kufijsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mbyll përgjithmonë Kutinë e Pandores.

“Përvoja e rritjes së thekshme të tensioneve në vitin e fundit çon te përfundimi se Bashkimi Evropian duhet të mbyllë Kutinë e Pandorës të bisedave të mëtejme për rivizatim të kufijve përgjatë vijave etnike”, thekson raporti.

Ndërkohë të hënën që po vjen me 29 prill në Berlin do të mbahet një takim ndërmjet kancelares, Merkel dhe krerëve të Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave ndërkombëtare aty do të varroset ideja për korrigjim të kufijve, pasi konsiderohet se mund të jetë burim destabilizimi në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe mund të nxisë reagime zingjirë të shteteve të cilat kanë apetite për territore./GazetaExpress/

Një fitore e Europës ndaj autoritarizmit – Nga RIGELS LENJA*

Europa, sot, ka dy modele të spikatura të liderëve autoritarë, Putin në Rusi dhe Erdogan në Turqi. Të gjithë liderët me nuanca autoritarizmi në Europë janë thjesht nxënës para dy profesorëve. Surpriza më e madhe e këtyre ditëve është humbja në zgjedhjet lokale të Erdoganit në Turqi. Me gjithë manovrat që po tenton nëpërmjet rinumërimit apo tentativave për të deformuar numërimin e votave, rezultati i zgjedhjeve është një mesazh shumë i fortë për Erdoganin. Humbja e qyteteve kryesore si: Ankara, Izmir, Antalia, Adana, Mersin dhe Stamboll, mund të mos e rrezikojë direkt pushtetin e Presidentit. Por dëshmon humbjen më të thellë të Erdoganit që nga viti 2002.

Këto zgjedhje u fituan nga një opozitë, e cila hynte në një garë jo të barabartë.

Së pari, forcat opozitare në Turqi ishin në disavantazh, ku rreth 90% e medias dhe televizioneve kontrollohej nga Erdogan ose mbështetës të tij. Shumica e aktiviteteve të opozitës nuk u pasqyruan në media, por gjetën hapësira në rrjetet sociale, megjithëse dhe këtu Turqia ka një kontroll mbi publikimet. Përsëri, forcat opozitare arritën të gjenin kanalet për t’i transmetuar mesazhin e saj elektoratit.

Së dyti, në këto zgjedhje, Erdogani e atashoi opozitën si armike, tradhtare dhe rezultatin në zgjedhje e përkufizoi si jetike, për partin e tij dhe mbarë Turqinë. Por duket se asnjë nga këto etiketime nuk i shërbeu për të arritur rezultatin fitues.

Pasoja më e madhe e këtyre zgjedhjeve lokale qëndron tek imazhi. Për herë të parë që nga vitit 2002, Erdogani po del si një lider që mund të thyhet. Duket se goditja më e rëndë i vjen nga qyteti i tij, Stambolli. Një shprehje në Turqi thotë: “Kush merr Stambollin, fiton Turqinë”. Një qytet me rreth 18 milionë banorë, por ndër të tjera Stambolli ka qenë qyteti ku Erdogan nisi karrierën e tij, duke u zgjedhur si kryebashkiak në vitin 1994. Stambolli është kontrolluar nga AKP prej gati 25 vitesh. Për herë të parë pas çerek shekulli do drejtohet nga opozita.

Megjithëse AKP dhe Erdogan kishin fuqi të jashtëzakonshme në planin mediatik, ekonomik dhe politik, ajo se çfarë duket se i bindi turqit të ndryshojnë votë, është rënia ekonomike. Prej më shumë se 1 viti, lira turke është zhvlerësuar në shifrën e 20%, duke rritur inflacionin dhe papunësinë. Duket se lidershipi i Turqisë është shkëputur nga populli. Një lider që i kushton më shumë rëndësi politikës së jashtme sesa asaj së brendshme. Madje, lidershipi turk është duke i kushtuar më shumë vëmendje planit për të rikrijuar “Perandorinë Osmane”. Më problematike është rritja e tensioneve me SHBA-së dhe BE. Erdogani dikur shikohej nga Perëndimi si njeriu që do të dërgonte Turqinë drejt integrimit të BE. Sot, është kthyer në një nga modelet e autoritarizmit.

Fitorja mbi Estabishmentin.

Veç Turqisë, në Europë pati zgjedhje edhe në Sllovaki. Sllovakia një vend anëtar i BE-së, por që vitet e fundit po përballej me kërcënime direkte ndaj demokracisë dhe lirisë së medias. Shumë zëra flisnin për një kthim të Sllovakisë në formatin e Hungarisë së Orbanit. Fitorja e Susana Kaptova, jo vetëm që sjell në krye një grua, por ndër të tjera një kandidate me fokus antikorrupsionin. E gjithë fushata e saj ishte vetëm me popullin, madje u pa shumë pak në studio televizive. Këtë herë, elektorati sllovak zgjodhi midis një politikani karriere si Maros Sefecoviç dhe një kandidateje pa profil politik. Kaptova u përball dhe me ndërhyrjen e Kryeministrit Orban, i cili i bëri thirrje minoritetit hungarez (10%) të votonte kundër Kaptovës. Nëse në rastin e Turqisë është fitore kundër autoritarizmit, ajo e Sllovakisë është fitore ndaj populizmit dhe establishmentit.

Shembuj për opozitën në Ballkan?

Në së paku dy vende të Europës, duket se populizmi, establishmenti dhe autoritarizmi po përballet me një valë thyese. Ballkani ndodhet në ujëra jo aq të qeta. Në së paku tri vende, opozita ndodhet jashtë Parlamentit, liderët ekzekutivë qeverisin prej dekadash dhe rruga drejt integrimit në BE është më shumë një ëndërr se realitet.

Ka një mësim shumë të rëndësishëm për çdo opozitë në vendet ballkanike. Nëse opozita turke fitoi përballë një qeverie që kontrollonte 90% të medias dhe televizioneve, një opozitë që qeveria e atashonte si terroriste. Ndër të tjera, një vend, i cili ka arrestuar më shumë se 50.000 njerëz si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të vitit 2016, ka shkarkuar 300.000 nëpunës dhe është një vend rekord me gati 150 gazetarë të arrestuar apo me ndjekje penale. Dhe, përsëri, opozita turke arriti të fitonte duke çuar një mesazh se çdo opozitë mund të fitojë e bashkuar.

*Rigels Lenja, studiues pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih.

Diplomacia regresive e Kosovës përballë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

Bekim Bislimi

Kosova deri tash ka dështuar të ndërtojë një diplomaci funksionale dhe profesionale, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike, por edhe përfaqësues të institucioneve të vendit.

Sipas tyre, mosfunksionimi i duhur i diplomacisë së vendit, deri tash, kryesisht ka reflektuar fenomene, të cilat kanë qenë të ngarkuara me elementin politik dhe kanë prodhuar veprime jo të mira. Për më shumë, siç thonë ata, Kosova tashmë disa vite gjendet në defensivë diplomatike karshi Serbisë, si dhe nuk ka arritur të bëjë më shumë për forcimin e subjektivitetit të vet ndërkombëtar.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që Kosova gjendet në defensivë diplomatike, për shkak se sipas tij, vendi nuk e ka të ndërtuar në mënyrë të qartë dhe të dukshme objektivin, deri te i cili dëshirohet të shkohet përmes diplomacisë.

“Për më tepër, jo vetëm që nuk e kemi këtë objektiv, por kemi rënë në regres, në kuptimin, te vendet e caktuara. Si rezultat i humbjes së kontakteve, ato vende kanë filluar të bien pre e shantazheve dhe formave të tjera të korrupsionit, të cilat Serbia po i bën aktualisht dhe me të cilat Kosova nuk po mund të përballet. Mendoj që këto janë efekte, të cilat në radhë të parë vijnë nga fushata e egër – e cila edhe nuk pritet të jetë ndryshe – nga Serbia, si dhe e dyta, nga paaftësia e diplomacisë sonë që t’i adresojë të njëjtat dhe të njëjtave t’u jep përgjigje”, thotë Hoti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dukagjin Gorani, anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në vendet e Ballkanit, e sidomos në Kosovë dhe në Serbi, politika e jashtme në mjaft raste përdoret për mbizotërim në politikën e brendshme, por edhe në politikën e fqinjësisë.

Në këtë mënyrë, sipas tij, shpërfaqet edhe përplasja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me njohjet e shtetit të Kosovës ose tërheqjeve të njohjeve nga vende të caktuara, të cilat i pretendon Serbia.

“Nuk mendoj që kjo çështje varet nga shkathtësia e ndonjë ministri dhe as nga urgjenca ose saktësia dhe efikasiteti i burokracisë së politikës së jashtme. Meqenëse njohja, duke qenë se është një hap dhe një vullnet politik i një shteti të caktuar, ajo e përfshinë edhe kontekstin shoqëror të vendit, të cilin e ka ndërmend ta njohë. E përfshinë edhe realitetin politik, ekonomik dhe shoqëror të atij vendi dhe jo vetëm fjalën e ministrit të Jashtëm ose ndonjë telegram ose korrespondencë të ministrisë së caktuar”, theksoi Gorani.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, ka mohuar pretendimet e autoriteteve të Beogradit se disa shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

“Ne nuk e kemi asnjë letër, asnjë pjese të ndonjë shkrimi diku se është tërhequr ndonjë njohje”, ka thënë Pacolli.

Në anën tjetër, deputeti Gorani, thekon se çështja e tërheqjeve të njohjeve të caktuara ndaj Kosovës, mbetet në domenin e spekulimeve edhe nga Beogradi, por edhe nga Prishtina. Diplomacia e kësaj të fundit, sipas tij, nuk është në gjendje t’i konfirmojë nëse ka ose jo tërheqje të njohjeve nga vendet e caktuara, të cilat pretendon Beogradi.

“Pra, njohjet dhe proceset bilaterale, te ne e marrin formën e debatit ose polemikës fqinjësore në mes neve dhe Beogradit në kontekstin e asaj ‘jo, ne ju mundëm juve – jo, ju na mundët neve’. Mirëpo, e vërteta është që procesi i njohjeve duhet të shikohet i pandashëm nga procesi politik. Pastaj, nga problemi i pazgjidhur politik, i cili ekziston ndërmjet Republikës s Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që këtë ndërlidhje, dështon që ta interpretojë drejtë politika kosovare dhe me këtë edhe Qeveria, e sidomos Ministria e Jashtme”, theksoi Gorani.

Ai ka shtuar se sa më shumë që të zgjasë procesi i dialogut me Serbinë, Kosova duhet të pajtohet dhe të jetë e durueshme me faktin që eventualisht nuk do të ketë njohje të reja për një periudhë të pacaktuar.

Ndërkaq, profesor Hoti shpreh mendimin që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga fillimi i tij, ka pasur ndikime në imazhin juridik ndërkombëtar të Kosovës, si dhe në mbajtjen pezull të njohjeve të reja nga vende të caktuara, të cilat sipas tij, kanë qenë afër vendimit për ta njohur Kosovën.

Sipas tij, Kosova nuk ka arritur që përmes diplomacisë, por as përmes institucioneve të brendshme që ta artikulojë qartë që procesi i dialogut me Serbinë është proces për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe jo për zgjidhjen e statusit të Kosovës, siç e pretendon Serbia.

“Paaftësia e institucioneve tona dhe në veçanti e diplomacisë për ta artikuluar dhe prezantuar një argument të fuqishëm në komunitetin ndërkombëtar, se (me Serbinë) po flasim për normalizimin e raporteve ndërshtetërore, ka sjellë si rezultat, pa dilemë, mbetjen pezull ose stagnimin që vendet e caktuara të ndërmarrin hapat e tyre për ta njohur Kosovën”.

“Për më shumë,në regres, gjithsesi edhe për të marrë vendime të tjera – që nuk janë të njohura në teori, por që vende të caktuara, të pafuqishme, që mund të bien dhe bien pre eshantazheve dhe formave të tjera të korrupsionit – pra, ndërmarrin veprime të tilla, që tashmë po njihen si çnjohje”, vlerësoi Hoti.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli, ka theksuar se Kosova i ka 116 njohje, ka marrëdhënie diplomatike me mbi 90 shtete, si dhe i ka notat verbale për njohje nga më shumë se 110 shtete.

Kush jane çakejte qe po e sulmojne dhe po e kercenojne me jete Agron Tufen… Nga Adriatik Riza Dosti

….Gjarperin po e zure …shtypi koken…se po e le gjalle eshte ai qe ta ha koken…keshtu thote populli dhe kjo thenie proverbiale e tij eshte mese e vertete…

Me 1991 kur beme sikur rrezuam komunizmin e diktaturen e bashke me to edhe idhujt e tyre u derdhem ne ekstaze se permbysem bustin e kreut te diktatures…Diktatorit Hoxha e u morrem me te vdekurin ne bronz aq shume sa ”harruam” te merreshim pikerisht me folene e Gjarperinjve qe mbante poshte e nga perbrenda vetes busti qe rrezuam….

E pra Gjarperinjte si kurre me pare ne ate gjysem shekulli tmerr e sketerre qe kaluam i kishim zene e i kishim aty mes kembeve e duarve tona…por as i vrame e as ju a keputem koken por i lame te lire derisa ja tek erdhi dita sot qe po ngrihen serisht ata tashme per te na i ringrene edhe njehere tjeter koken tone…

….Po ndjek me vemendje e jo pa shqetesim debatin publik mes Lukunise se Cakejve te diktatures se djeshme te Hoxhes e perfaqesuesve besnike te Neo-komunizmit te sotem te Rames ..te cilet e jane turrur e po e kercenojne me jete Agron Tufen e Insitutit te studimeve e hulumtimeve te krimeve te komunizmit ne Shqiperi….

”Aresyeja ”sipas Cakejve niset nga fakti i botimit te librit te Celo Hoxhes nga ana e Insitutit te kryesuar prej Tufes … i cili hedh drite me detaje mbi krimet e autoret e krimeve nga ana e komunisteve shqiiptare sidomos gjate te ashtuquajtures Lufte N-C…e cila sikurse dihet nisi si e tille …pra clirimtare e perfundoi ne vellavrasese e lufte civile mes shqiptareve e kjo krejtesisht per faj , pa besi e tradheti te komunistreve shqiptare te Hoxhes te themeluar, drejtuar e udhehequr prej jugosllavo-serbeve armiqve shekullore e me te eger historikisht te shqiptareve e kombit te tyre…

E kane fyer, sulmuar rende , quajtur fashisto-ballist…e madje kercenuar deri me jete Agron Tufen sepse guxoi e beri publike emrat e 265 krimineleve shqiptare te cilet gjate luftes por edhe pas saj si komandante e komisare por edhe kuadro te larte drejtues Partie e sigurimsa te neveritshem e pa fund kane lyer duart me gjak te pa fajshem shqiptaresh dhe jane pergjegjesit direkt te masakres kombetare shqiptare qe prej 1944 – 1990….

Po cilet jane ata e cfare perfaqesojne?

Jane pikerisht ata qe na i servirin sot burgjet e kampet e internimit te tmerreshme te diktatures si …Shtepi pushimi ….ku ne krye ju prin historiani -dhender i familjes se Enver Hoxhes i quajtur Pellumb Xhufi…e pas tij ne radhen e lehesve qe deri dje diktatura familjarisht i mbajti nen sqetull reshtohen edhe Auron Tare e Paskal Milo…”gjithmone” duke hedhur ”drite” mbi historine kombetare te shqiptareve te asaj periudhe…por kuptohet sipas metrit e llogjikes se tyre puro bolsheviko-komuniste ..ku fajsohen nacionalistet e patriotet dhe lartesohen e quhen heronj tradhetaret e kriminelet e Hoxhes , Shehut, Kapos, Alise, Hazbiut, Lleshit e Pecit me shoke….

Ne krye te tyre qendron Baba – Taku…[ Deputeti i PS…Spartak Braho] qe deri dje si prokuror, si avokat e si gjyqtar besnik i diktatures denoi e persekutoi, torturoi e internoi e coi ne litar e plumb deri edhe femije adoleshente qe s’kishin vene ende brisk ne faqe….

Nje grup tjeter mbrojtesish te krimeve te diktatures perbehet nga nje lloj koalicioni qelbesirash e antishqiptresh te kulluar te kryesuar nga mallakastriotet besnike e militante fanatike ne mbrojtje te krye-kriminelit Mehmet Shehu….emrin e bustin e te cilit po e rivendosin me force ne rruget e qytetin e krahines se siperpermendur …madje po kerkojne me force qe edhe ta shpallin Qytetar Nderi …dhe keta te pa fytyre quhen Fatos Klosi. Kastriot Islami, Xhevdet Shehu, Idajet Beqiri. Blendi Klosi …etj…

Madje njefare pseudo-gazetari Xh. Sh.. e njeherazi fanatik e besnik -neverites i diktatures e i M.Shehut ….te cileve ju ka sherbyer dje e po ju sherben edhe sot …ka kohe qe ka vene ne dispozicion te Gjarperinjve e Cakejve komuniste edhe njefare gazete te tijen me emrin Dita…

Ne kete liste Cakejsh nuk mund te mungoje dot as krimineli i 2 prillit e njeherazi ish ministri i brendshem i fundit i Diktatures Gramoz Ruci i cili si per ironi te fatit te demokracise sone prej leshi e prej pambuku vazhdon te qendroje ende ne krye te Parlamentit te sotem Shqiperise….vend anetar i Nato-s e qe aspiron gjithashtu te hyje ne BE…….. e pra ky Gramoz …kerkeses se Agron Tufes per te marre mase ndaj deputetit Braho qe jashte cdo etike e norme te nje shoqerie krejt tjeter shqiptare e te pas 28 vjetesh post – komunizem… po e fyen dhe po e kercenon ate deri edhe fizikisht ….na i pergjigjet se….une nuk jam kujdestar konvikti qe te marre mase ndaj tij…

Nder Cakejte sulmues ndaj Tufes figuron edhe nje nga Doctoret personale te Diktatorit ai qe c’nuk beri per ti zgjatur jeten atij…Sabit Brokaj….po ky emer qe vite me pare e priste Berishen ne nje cep te Bllokut e prane Presidences qe se bashku me disa kolege e komuniste besnike te llojit te tij …ti benin atentat e ta hiqnin qafe sepse ju kishte tradhetuar Idealet…e Komandantin…

Edhe i biri i njerit prej nepunesve te larte te diktatures dhe ne post-komunizem edhe Ambasador i Shqiperise …sigurisht ne emer te PS e LSI se Nanos, Rames e Metes …me emrin Fatos Tarifa …djali i Sevos famekeq te Insitutit te Studimeve Marksiste -Leniniste te Nexhmije Hoxhes ka ca kohe qe i eshte bashkuar korrit te Kukuvajkave anti-Tufa…madje me nje gjuhe tipike prej gangsteri e rrugaci te sojit e llojit…fares e xhinsit te tij te djeshem por edhe te sotem…

Ne tufen e Cakejve qe kerkojne ta shqyejne Tufen vetem e vetem pse guxoi e ju a tha te verteten ne sy publikisht mbeshtetur ne dokumenta e fakte te pa kundershtueshme e historike…figurojne edhe Petro Koqja a Koci …dikur zv. minister i brendeshem a i mbrojtjes…pak rendesi ka…i cili para do kohe ne nje ceremoni perkujtimore tipike partizano-komuniste ne kembet e ushtarit te panjohur ne kryeqytet do ti fyente e perdhoste rende nacionalistet e patriotet e ndershem shqiptare qe luftuan per komb e atdhe e ishin armiq te betuar te bishes komuniste shqiptaro-sllave…e pra ky Koqja prej Fieri…guxoi e na quajti ne vrases, kriminele e tradhetare dhe Enverin e Mehmetin e tij monstra bastarde te diktatures me kriminale te europes i etiketoi si …Heronj te Shqiperise te shqiptareve …

Dhe natyrisht ne kete korr makaber neo-diktatorial e komunisto-bolshevik te peshtire te Cakejve anti-Tufa …ben pjese edhe Poeti ultrakomunist Arben Duka i cili vjet ne 5 majin e ”veteraneve” te sojit e llojit te tij shkroi vargjet…juve jini nje grusht e ne jemi kiamet…

Edhe Shaqiri i Vukajve prej mbishkodre …deri dje deputet i ketyre qe sot jane ne pushtet e po deri dje me nje Baba qe ka bere kerdine me vrasje e burgosje patriotesh, intelektualesh e nacionalistesh te ndershem shqiptare te zonave te Veriut…u zgjua nga gjumi dhe meqenese dokumentat e faktet e Tufes ja dogjen bythen fort… po bertet e uleret per lincim te tij a thua se akoma e ka Baben gjalle….

…Dhe jane pikerisht keta e shume te tjere si keta qe c’nuk po bejne te rikthejne komunizmin barbar e diktaturen brutale serisht ne Shqiperi …madje edhe Liderin pasues e kane gjetur…ku me mire se Rama ”qe ben sikur hesht, nuk sheh e nuk di gje”’..me te mire pasues te Komandantit te djeshem…veshtire se gjejne dot sot……madje vete Yjet komuniste te Edvinit ne kollaret e tij nuk duan fort komente te teperta… madje as edhe portretet e fotot me basyretin e Hoxhes qe veteranet ja tundin perpara turinjve ne cdo feste komuniste duket se Ramen jo vetem qe nuk e shqetesojne me por ne te kunderten e englendisin per mire sa me s’ka….

Jane po keta birbo…qe ka kohe qe si gjumi i nates pse Mbreti Zog e Faik Konica …prehen ne Atdheun e tyre …e pse dikush e ka bustin ne mes te Tiranes e Diktatorit te dashur te tyre ja kane rrezuar ate e vene dhe i bejne shurren tek varri…

Jane po keta qe u xhindosen kur eshtrat e patriotit e nacionalistit te flakte Mit’hat bej Frasheri u sollen te prehen ne Dheun -meme..

Jane po keta qe kane rregjistruar serisht per te marre pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019… pra 28 vjet pas gjoja renies se komunizmit…Partine Komuniste Shqiptare …e cila minimumi ligjerisht prej vitesh duhej te kish dale jashte ligjit me Ligj e Kushtetute…qofte edhe thjesht per te respektuar viktimat e krimet pa fund te saj ne kurriz te Shqiperise e shqiptareve …

Jane po keta qe shkruajne e komentojne por edhe botojne ne Panorama e ku te munden kujtimet e Rita Markos, Sulo Gradecit, Rahman Perllakut, Muho Asllanit…Lenka Cukos …e turli lloj amalgame te tille poshteruese e neveritese per shqiptaret e ndershem e kombin e tyre qe fatkeqesisht vazhdon te kete ende ne krye Cakejte e ketij lloji bastard …qe nuk kercenojne vetem Agron Tufen e Insitutin e tij…por te gjitheve ne…qe vazhdojme te rrijme kafeneve e bareve e te bejme llogje per baste e politike …vazhdojme tu veme prapa lidereve e partive politike e me keq akoma teksa …Gjarperinjte i kemi serisht perpara kembeve tona e bejme sikur si shohim…e jo me te guxojme t’ju a kepusim kokat njehere e mire e te korigjojme te pakten sa nuk eshte teper vone fare…ate gabim fatal qe beme te gjithe se bashku 28 vjet me pare tek i lame te lire…per te zezen tone e per te na ngrene kokat tona….

A.R.DOSTI

Beteja për kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut

Zërijeta Hajro Jajaga

Pas zhvillimeve të tensionuara të martën në mbrëmje në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, një ditë pas, gjendja në këtë institucion duket e qetë. Sipas autoriteteve në këtë institucion fetar, aty po vazhdojnë të zhvillohen aktivitet e zakonshme.

“Ardhja ime është krejtësisht e zakonshme dhe si gjithmonë vazhdojmë me punë. Së shpejti do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona të përditshme”, ka theksuar para gazetarëve me të hyrë në Bashkësinë Fetare Islame, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të Qeverisë.

“Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe Qeveria nuk përzihet në punën e bashkësive fetare etnike në vend”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski.

Ai është distancuar nga çfarëdo lloj ndikimi të Qeverisë në zhvillimet e fundit në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut pas akuzave që adresoi mbrëmë ndaj strukturave udhëheqëse të shtetit, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka theksuar se “shteti duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat që ta garantojë pavarësi si dhe të sigurojë autonomi të bashkësive etnike fetare duke përfshirë këtu dhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”.

Këto reagime vijnë pasi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame kishte akuzuar drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Qeverinë se janë të përfshira në ngjarjet e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

Eskalimi i situatës në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut erdhi si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës së Shkupit në bazë të cilit ishte emëruar Skender Buzaku në postin e kryetarit të ri të BFI-së. I njëjti, ka disa vjet që tenton të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Ndërkaq gjatë ditës, Skender Buzaku, apo personi i cili, sipas vendimit të Gjykatës duhet të ulet në karrigen e Reisit, në vend të Sulejman Rexhepit, ka kërkuar që në institucionin më të lartë të Bashkësisë Islame të futet policia financiare për shkak, siç ka thënë ai, të kriminalitetit me mjetet e besimtarëve në këtë institucion.

“Kërkuam nga Policia Financiare të bëjë inspektimin e punës së BFI-së në sektorin financiar. Pra kërkojmë të verifikohet si është punuar dhe si janë harxhuar paratë e mbledhura nga besimtarët. Nuk ka puç në BFI, siç ka thënë Rexhepi, sepse të gjitha aktet e brendshme janë respektuar. BFI-në e pret një erë e re dhe do të shkojë përpara shumë më tepër. Nuk kam thirrur policinë në rrugë”, tha Buzaku.

Por, Rijaseti, si organi më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, pas një seance të jashtëzakonshme ka konstatuar se kryetar i BFI-së mbetet Sulejman Rexhepi, ndërsa vendimin e gjykatës e ka quajtur “të manipuluar dhe falsifikuar”, pasi sipas Rijasetit, emërimet dhe shkarkimet në kreun e BFI-së i bëjnë organet e institucionit dhe jo gjykatat.

Nga BFI dhe Rijaseti, kanë theksuar për mediat se vula që ka përdor Buzaku është e vjedhur gjatë puçit ndaj këtij institucioni në maj të vitit 2015 dhe njëjta është denoncuar si e pa vlefshme. Njëherësh është thënë se nënshkrimi i Sulejman Rexhepit si kryetar i BFI-së është falsifikuar se gjoja ai jep dorëheqje ndërkohë që theksojnë se memorandumi që është përdorur, si vendim është i vjetër dhe ai nuk përdoret më shumë se 5 vjet.

Ekspertët, në anën tjetër, thonë se organet e drejtësisë dhe policia duhet të veprojë shpejt duke mos lënë hapësire për manipulime për një çështje kaq të ndjeshme ku preken dhe raportet ndëretnikë dhe ata fetare.

Qebir Avziu, ish zyrtar i lartë i organeve policore, aktualisht ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Tetovë thotë se shumë lehtë mund të verifikohet nëse ka falsifikim të nënshkrimit dhe vulës së BFI-së dhe kjo duhet të bëhet sa më parë për të mos u lënë vend spekulimeve dhe ngritjes së tensioneve.

“Ka ekspertë të cilët janë përgjegjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra grafologeve u duhen vetëm 20 minuta të vërtetojnë nëse vula është ose jo origjinale, nëse ajo është vjedhur, kur është prodhuar vula dhe nëse ka firmë aty të kryetarit që përfaqëson Rijasetin është ose jo e falsifikuar”,sqaron për Radion Evropa e Lirë, Qebir Avziu.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike thonë se pas tensioneve në Bashkësinë Fetare Islame fshihen skenarë të errët për krijimin e trazirave gjatë fushatës për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe deinkurajimin e besimtarëve myslimanë për të dalë të votojnë me ç’rast drejtpërsëdrejti rrezikohet arritja e cenzusit që është kusht për të qenë zgjedhjet e suksesshme presidenciale.

Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme tha për Radion Evropa e Lirë se tensionimi i situatës në Bashkësinë Fetare Islame mund të sjell pasoja të pariparueshme në një situatë zgjedhore siç ndodhet vendi.

“Është më se e qartë se këtu ka interes politik që të shkaktohet një çarje mes myslimaneve të cilët kryesisht janë shqiptarë, me qëllim që të prishet procesi zgjedhor, ngase dihet mirëfilli se BFI ka ndikim të theksuar mes besimtarëve dhe mund t’i drejtojë besimtarët të votojnë për njërin apo opsionin tjetër ose të mos votojnë fare”, thotë Trajanov.

Ndryshe, gjatë ditës, të gjitha partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë theksuar se Bashkësia Fetare Islame është institucion i pavarur dhe autonom dhe si i tillë, politika duhet t’i mbajë larg duart dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përzihet.

Novosti: Në Berlin do të diskutohet për korrigjim të kufijve, por vetëm për pjesë të pabanuara

Takimi i Berlinit me 29 prill të këtij viti, do të jetë një nga zhvillimet me të rëndësishme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Derisa mediat e mëdha botërore shkruajnë se aty do të varroset ideja e korrigjimit të kufijve, mediat serbe thonë që në kryeqytetin gjerman do të arrihet një pajtim që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë në tetor, pasi të jetë rehatuar administrata e re e Bashkimit Evropian.

Sa u përket raportimeve për mospajtime ndërmjet BE-së dhe në anën tjetër Francës dhe Gjermanisë, gazeta pretendon se një gjë e tillë nuk qëndron, dhe se sa i përket finales ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tashmë të tri palët kanë synime të njëjta.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, ‘Novosti’ thotë se ajo tashmë nuk është aktuale, por vetëm diskutohet në mënyrë të pjesshme.

“Kancelarja gjermane Angela Merkel e kundërshton ridizajnimin e kufijve në linja etnike. Por mund të ketë korrigjim të kufijve kur vije fjala për pjesë të pabanuara, një gjë e tillë mund të konsiderohet”, ka thënë ky burim për ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka kujtuar vazhdimisht se nuk do të kthehen në dialog, derisa Kosova nuk e heq vendimin për taksë ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia.

Ndërkohë në drejtim të Federica Mogherinit dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë idesë për korrigjim të kufijve, janë dërguar kritika të shumta nga deputetët e Bundestagut gjerman.

Bashkë partiaku i Merkelit, Johan Wahdeful, akt hënë se një ide e tillë është e rrezikshme dhe se nuk ka asnjë garanci që ajo nuk do të prodhojë efekt zingjir edhe në vendet tjera të rajonit.

Takimin e Berlinit po mundohet që ta zhvleftësojë tej mase, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se atje nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme.

Kjo pasi që në Berlin ‘Der Standard’ thotë që do të varroset ideja e tij dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi thotë që pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të mund të arrihet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, do të shkojë të këshillohet në Kinë, me Vladimir Putinin, para se të udhëtojë me 29 prill për në Berlin./GazetaExpress/

Europa rilind në Çamëri! – Nga Azgan HAKLAJ

Çamëria është një plagë e hapur në kërthizë të arealit të qytetrimit të lashtë të Mesdheut (Mesi i dheut) siç i thoshin në gjuhën e zotave, atë Pellazgo-Ilire të Parët tanë.
Ajo shtrihet madhështore.
Me bukuritë e saj mahnitëse, malet e Zeusit, Dikta ku lindi e Ida ku e fshehu e ema Rea.
Me Olimpin e rrufeve të tij, sunduesit të Tokës dhe Qiellit, i cili shpalli vehten baba i zotave pasi mundi cikllopët dhe titanët.
Me detin kaltërosh, ullishtet dhe vreshtat që dijetarët e lashtë Polibi dhe Ptolemeu i quanin më të begatshmet mbi dhe.
Me Orakullin e stërlashtë të Dodonës, të parin mes 8 orakujve, burrat trima e të fuqishëm si Anteu, vajzat e bukura si zana, si vetë nimfa Amaleteja që kishte ushqyer Zeusin me qumshtin e saj, kuajt e shpejtë si era.
Çamëria kjo Hirushe Epiriote e Kombit Shqiptar ka përjetuar në shekuj shkëlqimin e qytetrimit të saj madhështor.
Por për shkak të lakmitarëve barbarë, Ajo ka kaluar një kalvar të gjatë betejash homerike, një varg kasandrash deri tek golgota e fundit e cila me qëndresë prej Anteu ia doli për të mos humbur në humnerat e errta të historisë si Troja dhe Kartagjena.
Çamëria e Olimbisë i dha Botës një Luan si Aleksandri i Madh, Pirron, strategun që e vaditi Tokën e Italisë me gjakun e legjioneve romake, Gjin Bua Shpatën, Despotatin e Arbërit e Republikën Suliote.
Çamëria eshtë Toka që i dha Greqisë lirinë, me udhëheqësit e shquar Marko Boçari, Kolokotroni, Laskarina Bubulinën, Foto Zhavellën.
Ajo udhëtoj nëpër shekuj kryelartë duke mbrojtur me krenari historinë, vlerat e lashta autentike të Kombit Shqiptar.
E bekuar nga Zoti, natyra e njerëzit e saj fisnikë e të talentuar, Çamëria kjo Zanë hireplotë e lindur para hënës ndaj shpesh e quajn parahënëse, ka luftuar trimërisht me bajlozat e tokës e detit për të mbrojtur lirinë, doket, zakonet, identitetin, etnogjenezën, mënyrën e jetesës, tokën e shenjtë të trojeve të vjetra shekullore, Tempullin e Dodonës dhe lisin e saj të kuvendimit me Zotin.
Në udhëtimin e gjatë përmes betejash të përgjakshme duke derdhur lumenj gjaku me qëndresen e saj arriti në shekullin e 20-të për të përjetuar, barbaritë e Luftës së Parë Botërore dhe kanibalizmin e Luftës së Dytë Botërore, dhunën, genocidin plaçkitjen, shkrumbimin e vatrave të veta nga zjarri, e në fund spastrimin barbar e të dhunshëm etnik duke i masakruar rrugës në mënyrë kafshërore, pikërisht nga qeveria fashiste e ultranacionaliste e atij populli, të cilit Çamëria me Kapedanët e vet trima i priu në luftën për çlirim kombëtar e pavarësi, pas pesë shekujsh robërie otomane.
Të infektuar dhe të ushqyer nga projekti famëkeq i Megali-Idesë dhe ëndrra e ripërtëritjes së Perandorisë-Greko-Bizantine fqinjët tanë të Jugut ashtu si serbët në Veri u vërsulën si bisha drejt trojeve shqiptare, me zjarr dhe hekur, me Kryqin e Zi të shovinizmit për të zhdukur nga harta politike e Ballkanit dhe Botës Atdheun e Pirros, Aleksandrit të Madh, Teutës, Gjergj Kastriotit, Dioklecianit, Konstandinit të Madh, Justinianit, Papa Klementit, Pjetër Bogdanit, Hasan Tahsinit, Osman Takës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Ded Gjon Lulit, Mustafa Qemal Ataturkut, Nanë Terezës.
Megalidhea dhe ëndrra mashtruese e ultranacionalistëve grekë për “Epirin e Veriut” frymëzuan 75 vjet më parë fushatën e egër, me mizori mesjetare në qërshorin e vitit 1944, me dt 27 vranë duke i therur me thika e bajoneta mijra vëllezër të Çamërisë dhe kthyen Tokën e saj në një kasaphanë të vërtetë.
Ky genocid e shpërngulje e dhunshme nga trojet amtare është thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë e të civilizuar, një barometër i kujtesës së saj historike, e më në fund i vetë prespektivës e të ardhmes së Shtëpisë së përbashkët me emrin e plotë BE.
Plaga Çame vazhdon të kullojë gjak.
Kauza e saj nuk njeh moshë.
Ajo s’plaket e s’thinjet.
Eshtë degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptar.
Masakra ndaj popullsisë së pambrojtur çame, strategjia e vrasjeve, shfarosjes e dëbimit të saj ishte e mirëkordinuar me simotrën e Greqisë- Monarko- fashiste, Jugosllavinë- Komuniste të Titos.
Jo rastësisht pas një viti të dëbimit të çamëve, në pranverën e vitit 1945 u organizue Masakra e Tivarit.
Makineria vrastare e Tito- Rankoviçit ekzekutoj mijra shqiptare në të njëjtën mënyrë çnjerëzore rrugës nga Kosova në Tivar dhe e ktheu ketë qytet në një krematorium, që do ia kishte zili Gestapoja e Hitlerit, duke vrarë një numër aq të madh shqiptarësh, mijra vetë, aq sa shifra reale nuk dihet.
Masakra ndaj Çamërisë e dëbimi i tyre nga trojet amtare duhet të shihet e gjykohet qartë e ndershmërisht në dritën e historisë.
Çamëria edhe sot është plagë e pambyllur që kullon gjak në zemër të Europës.
Ka ardhur koha që protagonistët e kësaj tragjedie të përballen me gjygjin e historisë.
Pasojat e tragjedisë së mijra shqiptarëve të pafajshëm të Çamërisë, shpirtërat e martirëve shqiptarë, të fëmijëve, grave e pleqëve, të masakruar në mënyrë mizore kërkojnë drejtësi si kusht themelor për tu prehur në paqen e amshuar.
Genocidi ndaj njerëzimit është akti më i shëmtuar dhe një krim që sipas të Drejtës Penale Ndërkombëtare nuk parashkruhet.
Nuk është kurrë vonë për të venë drejtësi, për të ndëshkuar krimin e për të projektuar të ardhmen e përbashkët, me paqe e mirëkuptim mes kombeve.
Çamëria është aty, me bukuritë natyrore, malet dhe detin, historinë e saj, tempujt e lashtë e varret shekullore të bijëve e bijave të saj.
Ajo është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të mbetet përjetësisht.

Rritja e antagonizmave amerikano-gjermane – Nga JANUSZ BUGAJSKI*

Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre është i rrënjosur në pozicione politike diametralisht të kundërta për çështje të shumta dhe madje, edhe pasi Merkel të largohet nga zyra në vitin 2021, mosmarrëveshjet me Berlinin do të vazhdojnë nëse Trump do të rizgjidhet në vitin 2020.

Megjithëse Trump dhe Merkel përfaqësojnë partitë konservatore, Trump është kryesisht një populist i djathtë, ndërsa Merkel është një demokristiane më tradicionale. Pikëpamjet e tyre për botën janë krejtësisht kontradiktore. Merkel i sheh unitetin dhe bashkëpunimin si parime bazë, ndërsa Trump nxit përçarjen dhe konfliktin. Ndërsa Merkel është një mbështetëse e fuqishme e demokracisë në të gjithë globin, Trump preferon udhëheqësit autoritarë.

Konflikti midis Trump dhe Merkel rrotullohet rreth tre çështjeve kryesore: institucionet shumëkombëshe, pavarësia kombëtare dhe zhvillimi ekonomik. Për Merkelin, BE është një projekt i suksesshëm shumëkombësh që ka ankoruar Gjermaninë në një Evropë paqësore dhe të begatë. Për Trump-in, BE është një projekt i dështuar globalist që dhunon sovranitetin e shteteve anëtare.

Trump-i gjithashtu ankohet për faktin se Gjermania vazhdimisht bie ndesh me përmbushjen e objektivave të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. Ai ankohet se SHBA mbron Gjermaninë pa kompensim të mjaftueshëm. Në një takim të fundit në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, për përvjetorin e 70-të të NATO-s, Trump-i qortoi Gjermaninë për mos pagimin e pjesës së saj të mjaftueshme për mbrojtjen e Aleancës. Trump-i po e shtyn Berlinin të përmbushë objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s prej 2% të GDP-së deri në vitin 2024, një objektiv që ka gjasa të humbasë pavarësisht angazhimeve të Merkelit.

Trump-i injoron faktin se Gjermania kontribuon në mënyra të tjera për NATO-n, ajo strehon baza amerikane, ndërton infrastrukturën që mund të përdoret nga trupat e NATO-s dhe kontribuon në operacione të ndryshme të NATO-s. Gjermania ka qenë një shtet udhëheqës në Afganistan për shumë vite, komandon një nga grupet e reja luftarake në Lituani për të mbrojtur më mirë krahun lindor të NATO-s dhe është përgjegjëse për forcën e gatishmërisë së lartë të NATO-s.

Për Trump-in një tregues i rëndësishëm i sovranitetit kombëtar është kontrolli i kufijve. Trump-i u katapultua në detyrë me premtimin e ndalimit të emigracionit të paligjshëm në SHBA nga Amerika Latine. Prandaj ai nuk e duron faktin që administrata e Merkelit hapi kufijtë gjermanë dhe ato të BE-së për miliona refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Mesme.

Në frontin ekonomik, Trump është fiksuar në padrejtësinë e pretenduar të marrëveshjeve të tregtisë së lirë për SHBA. Cilado qofshin meritat ekonomike të pozicionit të tij, Trump-i kërkon marrëveshje tregtare bilaterale me shtete të veçanta ndërsa tregu i përbashkët i BE-së qëndron në mes. Zgjidhja e tij është të shkatërrojë Bashkimin dhe të rivendosë pavarësinë ekonomike për secilin shtet. Prandaj, ai është i zemëruar me qeverinë e Britanisë së Madhe në dështimin për të arritur një Brexit me forcë. Nëse Londra mbetet në Bashkimin Doganor të BE-së, kjo do të pengojë Uashingtonin në bërjen e një marrëveshje tregtare dypalëshe me Londrën që Trump-i ka premtuar.

Trump gjithashtu ka shprehur zemërim me Berlinin për marrëveshjet e biznesit me Moskën, veçanërisht në tregun e energjisë. Gjermania po ndjek projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2” në Detin Balltik me Rusinë. Vendet e BE nën presion nga Kremlini, e kundërshtojnë fuqishëm tubacionin, pasi ai do të thyejë sanksionet kundër Moskës për pushtimin nga ana e saj të Ukrainës dhe do të dëmtojë më tej ekonominë e Ukrainës. Dërgesat ruse të gazit në Evropë kalojnë aktualisht nëpër Ukrainë, të cilat do të humbasin miliarda nëse tubacioni do të vihet në punë.

Uashingtoni është gjithashtu kundër “Nord Stream 2” dhe dëshiron që Evropa të blejë më shumë nga gazi i tij natyral të lëngshëm. Zyrtarët pretendojnë se “Nord Stream” do ta bënte BE-në tepër të varur nga Rusia për furnizimin e saj me energji. Zëvendëspresidenti Mike Pence ka pohuar se SHBA nuk mund të sigurojnë mbrojtjen e Perëndimit nëse aleatët e saj bëhen më të varur nga burimet ruse. Kohët e fundit, ai deklaroi se, nëse Berlini këmbëngul në ndërtimin e “Nord Stream 2”, kjo mund ta kthejë Gjermaninë, ekonominë më të madhe të Evropës, në një “rob të Rusisë”, që pranon heshturazi agresionin ushtarak të Rusisë.

Përçarja Trump-Merkel do të gërryejë marrëdhëniet transatlantike në sferat politike, diplomatike dhe ekonomike, edhe nëse NATO është forcuar përgjatë bregut të saj lindor për të penguar dhe për t’u mbrojtur nga sulmet e Moskës. Me Mbretërinë e Bashkuar që me sa duket po largohet nga BE, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë do të përbëjnë thelbin e trans-Atlanticizmit. Çdo përkeqësim i mëtejshëm do të jetë në dobi të Moskës dhe do të kontribuojë në përçarjen perëndimore. Vetëm kur Trump-i të lërë Shtëpinë e Bardhë do të fillojë procesi i riparimit të marrëdhënieve me Berlinin.

****

Dita 14, Albania

GROWING US-GERMAN ANTAGONISMS

Janusz Bugajski, 19 April 2019

Despite their common Germanic heritage, President Donald Trump and Chancellor Angela Merkel despise each other. Their antagonism is rooted in diametrically opposed policy positions on numerous issues, and even after Merkel leaves office in 2021 the disputes with Berlin are likely to continue if Trump is re-elected in 2020.

Although both Trump and Merkel represent conservative parties, Trump is primarily a rightist populist while Merkel is a more traditional Christian democrat. Their views of the world are fundamentally contradictory. Merkel sees unity and cooperation as core principles while Trump thrives on disunity and conflict. While Merkel is a strong supporter of democracy around the globe, Trump prefers authoritarian leaders.

The conflict between Trump and Merkel revolves around three main issues: multi-national institutions, national independence, and economic development. For Merkel, the EU is a successful multi-national project that has anchored Germany in a peaceful and prosperous Europe. For Trump, the EU is a failed globalist project that violates the sovereignty of member states.

Trump also resents the fact that Germany consistently falls short of meeting NATO targets for defense spending. He complains that the US defends Germany without sufficient compensation. In a recent meeting in Washington with NATO Secretary-General Jens Stoltenberg, on NATO’s 70th anniversary, Trump berated Germany for not paying its fair share for Alliance defense. Trump is pushing Berlin to meet NATO’s defense spending target of 2% of GDP by 2024, a goal it is likely to miss despite Merkel’s commitments.

Trump ignores the fact that Germany contributes in other ways to NATO – it hosts US bases, builds infrastructure that can be used by NATO troops, and contributes to various NATO operations. Germany has been a leading nation in Afghanistan for many years, commands one of the new battle groups in Lithuania to better protect NATO’s eastern flank, and is responsible for NATO’s high readiness force.

For Trump an important indicator of national sovereignty is the control of borders. Trump was catapulted to office on the promise of halting illegal immigration to the US from Latin America. He therefore resents the fact that Merkel’s administration opened up German and EU borders to millions of refugees and migrants from the Middle East.

On the economic front, Trump is fixated on the alleged unfairness of free trade deals for the US. Whatever the economic merits of his position, Trump seeks bilateral trade deals with individual states and the EU’s common market stands in the way. His solution is to break up the Union and restore economic independence for each state. He is therefore angry with the UK government for failing to achieve a hard Brexit. If London remains in the EU Customs Union, this will disable Washington from making a bilateral trade deal with London that Trump has been promising.

Trump has also voiced anger with Berlin for its business deals with Moscow especially in the energy market. Germany is pursuing the Nord Stream 2 gas pipeline project in the Baltic Sea with Russia. EU countries under pressure from the Kremlin vigorously oppose the pipeline, as it would break sanctions against Moscow for its invasion of Ukraine and further damage the Ukrainian economy. Russian gas deliveries to Europe currently pass through Ukraine, which would lose billions in transit fees if the pipeline goes into operation.

Washington is also opposed to Nord Stream 2 and wants Europe to buy more of its liquefied natural gas (LNG). Officials contend that Nord Stream would make the EU overly reliant on Russia for its energy supply. Vice President Mike Pence has even asserted that the US cannot ensure the defense of the West if its allies grow more dependent on Russian resources. He recently claimed that if Berlin insists on building Nord Stream 2 it could turn Germany, Europe’s largest economy, into a “captive of Russia“ that acquiesces to Russia’s military aggression.

The Trump-Merkel rift will erode trans-Atlantic relations in the political, diplomatic, and economic spheres even if NATO is strengthened along its eastern flank to deter and defend against Moscow’s attacks. With the UK evidently leaving the EU, the US-German relationship will form the core of trans-Atlanticism. Any further deterioration will benefit Moscow and contribute to Western disunity. Only once Trump leaves the White House will the process of repairing relations with Berlin likely to begin.

Përflakja e Jezu Krishtit në Notre Dame përcëlloi shpirtin e njerëzimit – Nga Azgan HAKLAJ

Kur flakët e Notre Dame skuqën qiellin e Parisit, Bota shtangu dhe mbajti frymën për një çast.
Një nga Kryetempujt dhe ndertesat më të bukura e madhështore që ka krijuar mendja njerëzore u duk se do të zhdukej përgjithmonë në atë lëmsh të zjarrtë që të kujton Ferrin Bibliko-Dantesk.
Fatmirësisht ajo u mbajt në këmbë si një kollos i plagosur.
Notre Dame, një Kryevepër e arkitekturës dhe inxhinjerisë ka sunduar në shekuj me plotfuqinë e saj Qiellin e Parisit.
Eshtë dashur një kohë e gjatë, plot 2 shekuj që arkitektët, konstruktorët e ndërtuesit e saj gjenial ti jepnin formën përfundimtare shtëpisë së Zotit.
Kombet e mëdha e të civilizuara siç është Franca e Karlit të Madh, e monarkëve të ndritur, e Perandorit Gjenial Napoleon Bonaparti, e iluminizmit dhe revolucioneve, letërsisë , artit e kulturës së madhe reagoi fort teksa shihte një nga simbolet e mëdha të shpirtit të saj të besimit, kulturës, historisë e gjenisë së vet krijuese të shkërmoqej para syve.
Bashkë me Francën reagoi e gjithë Bota.
Ndërgjegja e saj e përgjumur u zgjua sepse njerëzimi e ka në ADN-në e tij reagimin kur rrezikohen kryeveprat e deshmisë së tij historike e kulturore.
Ndoshta shpirti i përflakur i Jezu Krishtit po “digjej” në atë zjarr për tu ringritur përsëri në lartësinë e qiejve për të na dhanë Mesazhin Hyjnorë se kjo Shtepi Madhështore e ngritur si një Kult nderimi e adhurimi ndaj Zotit është e përjetshme dhe e pamposhtur.
Shqiptarët jenë krenar sepse kanë me Notre Dame të Parisit një lidhje të veçantë.
Në shtator 1457 kur Europa dridhej përpara egërsisë e barbarisë së horrdhive otomane, kambanat e Katedrales së Parisit gjëmuan fort për ti dhanë Francës dhe Europës lajmin e fitores madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij në Betejën e Albulenës.
Franca beson tek Zoti, tek vlerat e lirisë dhe civilizimit.
Parulla e Revolucionit Francez Liri-Barazi-Vellazëri është sot dhe në të ardhmen Trinia e Shenjtë dhe busulla e pagabueshme që i udhëhoqi kombet drejt rendit të ri botëror e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.
Francezët kanë luftuar në shekuj për lirinë e tyre e lirinë e të tjerëve.
Ne jemi një komb ndërtuesish tha Presidenti Makron.
Do ta ringremë së bashku Katedralen u shpreh Ai.
Notre Dame e përflakur na kujton se sa e fuqishme është ndjenja e solidaritetit dhe memories sonë të përbashkët, si mekanizmi i vetëm që bën të mundur që tik- taku i orës së historisë të mos ndalojë kurrë.

Analistët: Raporti Mueller tregon se përpjekjet e Moskës nuk ndalen

Kopje e Raportit Mueller e redaktuar

Raporti i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse po u jep zyrtarëve amerikanë të zbulimit një farë prove se ata kishin të drejtë në shumë prej konkluzioneve që nxorën pas zgjedhjeve të vitit 2016.

Ndërkaq, disa analistë të inteligjencës thonë se raporti duhet të shërbejë edhe si një paralajmërim se përpjekjet e Moskës për të degraduar dhe dëmtuar demokracinë amerikane, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme, por edhe vazhdojnë pa u ndalur.

Në mënyrë të veçantë, disa ish zyrtarë të inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare paralajmërojnë se, siç del edhe nga dëshmitë e përfshira në raport, Rusia arriti të gjente dhe të shfrytëzonte shtetas të SHBA që u treguan të gatshëm të ndiqnin Moskën në qëllimet e saj, për të arritur rezultatet që ajo dëshironte.

“Hetimi zbuloi se qeveria ruse besonte se do të përfitonte nëse zoti Trump fitonte presidencën dhe punoi për të siguruar këtë rezultat,” thuhet në raportin e prokurorit Mueller, ku përmendet gjithashtu se fushata e presidentit Donald Trump “shpresonte që të përfitonte në zgjedhje nga informacioni i vjedhur dhe i publikuar përmes përpjekjeve ruse.”

Megjithatë, edhe pse të dyja palët ndoqën këtë qëllim të përbashkët, hetuesit “nuk arritën në përfundimin se pjestarët e ekipit të fushatës Trump komplotuan apo u koordinuan me qeverinë ruse”, thuhej në raport. “Provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur ngritjen e akuzave penale”.

Megjithatë, disa ish-zyrtarë të zbulimit në komentet e tyre nuk lanë pa e përmendur faktin që raporti konfirmoi gjetjet fillestare të komunitetit amerikan të zbulimit.

Këto gjetje janë sulmuar vazhdimisht nga Presidenti Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë tashmë veprime, duke ngritur akuza kundër disa punonjësve të Agjencisë ruse për Kërkime në Internet (IRA), një firmë e lidhur me Kremlinin, si dhe kundër 12 agjentëve të zbulimit ushtarak rus për sulme ndaj kompjuterve të Partisë Demokrate.

Disa ish-zyrtarë amerikanë shqetësohen megjithatë se pa një kundërpërgjigje më të fuqishme të SHBA, Rusia apo kundërshtarë të tjerë do të përpiqen përsëri të bëjnë të njëjtën gjë dhe të dalin pa u ndëshkuar.

“Një nga mësimet duhet të jetë se ne u treguan shumë të paaftë me kundërzbulimin tonë dhe me aftësinë tonë për t’iu kundërvënë asaj që po ndodhte në internet”, thotë Steve Bucci, ndihmës i ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe studiues në Fondacionin konservator Heritage në Uashington.

Zyrtarë amerikanë të inteligjencës dhe të sigurisë kanë paralajmëruar se Rusia u përpoq të ndërhyjë sërish në zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2018, ku u ngritën akuza ndaj të paktën një shtetas rus të lidhur me IRA-n.

Ndërkaq disa analistë thonë se Moska ka ruajtur truke të tjera, edhe më të sofistikuara për zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane të vitit 2020.

“Pse Trump nuk e honeps Evropën?”, filozofi i huaj jep alarmin: Ja kur mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Jacopo Zanchini – Sllavoj Zhizhek, është gjithmonë befasues. Mund të mos biem dakord shpesh me filozofin marksist slloven, që konsiderohet nga shumë njerëz një mendimtar heterodoks radikal. Por duke lexuar librin e tij të fundit, “Si një hajdut në mes të ditës”, dhe intervistuar në Festivalin e Librit në Romën, del nga mendimi i tij një element shumë interesant që ka kaluar pa u vënë re më parë, veçanërisht në funksion të zgjedhjeve europiane më 26 maj: europeizmi i tij i fortë.

 

“Në një botë ku vendimet merren në mbledhjet konfidenciale të ‘liderëve të fortë’, s’ka vend për Evropën siç e njohim. Natyrisht, Trumpi ndihet më i qetë në shoqërinë e udhëheqësve autoritarë, me të cilët ai mund ‘të bëjë biznes’, veçanërisht nëse ata veprojnë vetëm në emër të shtetit të tyre”.

”Amerika e Para”,  mund të bëjë biznes me “Kina e Para” ose “Rusia e Para”, apo pas Brexit “Britania e Para”, por jo me një Evropë të bashkuar. Qëllimi i Trump, është të bëjë biznes me partnerë individualë, që mund t’i shantazhojë deri në nënshtrim, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që Evropa të veprojë si një forcë e vetme ekonomike dhe politike”- thuhet në libër.

“Por pse Evropa nuk i pëlqen kaq shumë njerëzve në botë? Trump nuk e honeps dot, dhe as Steve Bannon, i dërguari i tij në Evropë, që vjen rregullisht në kontinentin e vjetër me qëllimin e deklaruar për ta shkatërruar atë.

Dhe Vladimir Putin, që në teori e kundërshton Trumpin, por që praktikisht po bën sistematikisht të njëjtën gjë: nuk i intereson nëse është e majtë apo e djathtë, mbështet pavarësinë e Katalonjës, Mateo Salvinin në Itali, Lë Penin në Francë, dhe kështu me radhë. Vetëm për të shkatërruar Evropën”- shtoi Zhizhek me pasion, para audiencës së mbledhur në Romë.

“Dhe nuk mundeni as të imagjinoni sa serioze është kjo urrejtie për Evropën, brenda të ashtuquajturës të djathtës alternative amerikane. Në uebsajtet e saj (e djathta nacionaliste dhe supremaciste), filozofi thotë se ,”antikrishti është një Evropë e bashkuar, dhe Brukseli është Babilonia e re”.

Mbi këtë pikëpamje të botës, në libër thuhet ndër të tjera se: ”Armiqtë e vërtetë të Shteteve të Bashkuara, nuk janë terroristët islamikë, por kukullat e manipuluara në fshehtësi të madhe nga shekularistët evropianë, domethënë nga forcat e vërteta të antikrishtit që duan të dobësojnë Shtetet e Bashkuara, për të krijuar një Rend të Ri Botëror të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Në njëfarë kuptimi, këto konsiderata janë të sakta: Evropa nuk është thjesht blloku gjeopolitik i rradhës i pushtetit, por një vizion global, që përfundimisht është i papajtueshëm me shtetet-kombe. Pra, çfarë e pengon Evropën të mbledhë forcat e saj dhe të reagojë?”

Në dallim nga shumë vëzhgues, Zhizhek nuk e konsideron kohën që jetojmë të krahasueshme me vitet 30 të shekullit XX-të, por më tepër me vitet e para të atij shekulli. Dekadenca e Perandorisë Britanike, provokoi tensione dhe përplasje shumë të forta ndërkombëtare, për të mbushur boshllëkun e fuqisë që u krijua.

Po shkohej pandalshëm drejt Luftës së Parë Botërore, me asnjë që ishte në gjendje ta ndalte atë garë të çmendur. Sipas tij, edhe sot jemi duke dëshmuar rënien e një fuqie, Shtetet e Bashkuara, që gjeneron një boshllëk pushteti që duan ta mbushin fuqitë në zhvillim.

Për Zhizhek, edhe tani po shkojmë drejt një lufte, e cila do të shpërthejë pas 10 apo maksimumi 20 vjetësh, dhe që duhet të parandalohet me çdo kusht. “Situata e re, është kaq e mbushur me rreziqe, sa që ajo krijon një mundësi unike për Evropën: Të angazhohet në formimin e një sistemi të ri ekonomik botëror, që nuk do të dominohet më nga dollari amerikan, si një monedhë globale”- shkruan ai.

“Në ekonominë globale ka plasur luftra, prandaj është koha të merren masa ekstreme. Evropa duhet të jetë e vetëdijshme, që ne s’mund të kthehemi në kushtet që ekzistonin përpara Trumpit. Për t’i dhënë ndëshkimin e merituar Trumpit, nevojitet një rend vërtetë i ri botëror. As Rusia  dhe as Kina nuk mund ta krijojnë atë. Ata po luajnë të njëjtën lojë si Trumpi, flasin të njëjtën gjuhë të ”Amerika (Rusia, Kina) e Para”.

Këtë mund ta bëjë vetëm Evropa, edhe pse shpesh për fat të keq ajo ka humbur rastin për të luajtur këtë rol themelor. ”Ajo që i ndërlikon më shumë problemin, është se Evropa duhet të përballet me revoltën e saj populiste, të shkaktuar nga mosbesimi gjithnjë në rritje i njerëzve, ndaj teknokracisë së Brukselit, që shihet si një qendër pushteti pa legjitimitet demokratik. Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Itali, ishte i tillë që për herë të parë në një vend të zhvilluar perëndimor, populistët euroskeptikë u ngjitën në pushtet”- shkruan filozofi në librin e tij të fundit.

Dhe ende një pjesë e së majtës në Evropë “e hyjnizon” shumë këtë vizion të Brukselit, i parë nga Zhizhek si një “burokraci e korruptuar dhe ekspertë financiarë që janë jashtë realitetit”. “Natyrisht që unë jam shumë kritik ndaj establishmentit evropian. Por jam më i bindur se kurrë më parë, se Evropa është ende një ide tepër e fortë: liria, solidariteti, të drejtat e njeriut, dhe madje edhe një siguri e caktuar sociale që vjen nga mirëqenia publike, dhe kështu me radhë”. “Emigrantët besojnë me shumë tek Evropa se sa vetë ne”- thotë i hidhëruar filozofi slloven, i cili na fton të konsiderojmë me dashamirësi të gjitha arritjet, të etiketuara prej tij si “të pabesueshme” të demokracive sociale skandinave, dhe ato të Evropës Perëndimore.

“Dua të jem brutal, dhe të them diçka që mund të duket e çuditshme, për dikë që pretendon të jetë komunist: në historinë e njerëzimit, nuk ka pasur asnjëherë një numër kaq të madh njerëzish që jetonin kaq të lirë, të sigurtë dhe të mbrojtur nga sistemi i mirëqenies si në Evropën Perëndimore, të 70 viteve të fundit”.

Disa nga vendet tona, janë sjellë sigurisht në të kaluarën si fuqi të dhunshme koloniale, dhe tema e përgjegjësive të tyre historike, është shumë e artikuluar dhe e ndërlikuar, “por ajo që më pëlqen”, shpjegon Zhizhek, “është ajo që unë e quaj mazokizmi i të majtës evropian” .

“Shumë të majtë, ndihen kaq shumë në faj, sa që çdo gjë e keqe që ndodh në vendet në zhvillim, duhet të jetë domosdoshmërisht faji i kolonializmit evropian”.

“Prandaj duhet të këmbëngulim në forcimin e Evropës, natyrisht në një bazë më të majtë. Ju mund të thoni që kjo është utopike. Dhe ndoshta është e tillë. Por le të reflektojmë më mirë mbi pasojat: nëse partitë si ato të Salvini dhe Lë Pen, ngjiten në pushtet në shumicën e vendeve, ky do të jetë fundi i Evropës”- thotë Zizek.

Kërcënimi i vërtetë për kontinentin e vjetër, vjen pikërisht nga ata që e shpallin veten mbrojtës të kufijve dhe qytetërimit të saj. “Populistët e sotëm anti-emigrantë, janë sot kërcënimi real për zemrën emancipuese të Iluminizmit Europian. Një Evropë që do të kishte në pushtet njerëz si Marin Lë Pen apo Gert Vilders, nuk do të jetë me e tillë”- shkruan Zhizhek në libër.

Filozofi slloven, që në librin e tij sulmon ashpër presidentin francez Emanuel Makron, e cilëson “një zgjedhje të mjerueshme” propozimin ndaj votuesve francezë midis Makron dhe Lë Pen, teksa vlerëson liderët më të majtë të partive progresiste evropiane.

Ai kritikoi edhe Partinë Laburiste Britanike, duke u përqendruar pikërisht në “ftohtësinë e saj” në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Prandaj, është absolutisht e rëndësishme që e majta evropiane, të mbetet pan-evropiane. Edhe Xheremi Korbin ende nuk e ka kuptuar, se kapitali ndërkombëtar nuk mund të luftohet jashtë Evropës. Dhe ky është konflikti i madh, që ka sot e majta”.

“Internazionale” – Bota.al