VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Jo 29 Nëntorit 1944! Nga Elida Buçpapaj

By | December 6, 2018
7 Comments
  • author avatar
    iliri 2 weeks ago Reply

    29 Nentori i vitit 1944 eshtë promemorje qe ai brez ju kundërvu regjimit me te egër nazifashiste qe pushtoj Europen dhe doli fitimtar.
    Kurë thua loja me koloboracionistet sqaro veten ç’janë ata. Pushtimi i Shqiperise krijoj qeverinë te njohur kuislingë me në krye Mustafa Krujën ju njihuni me vendimin e parë te kesaje qeverie.
    Qeveria vendosi Të pranoje për nënë e për babë Imperatorinë fashiste dhe mbretin te saje Viktor Emanuelin e 3.
    pika 2) Ndalohet veprimtaria komuniste . 3 ) U konfiskohet prona te gjithe atyre qe meren me veprimtari komuniste . etj.
    Keta nacionalist Shqipetar koloboracionist në bashkëpunim me nazifashistet nisen luften kunder levizjes Nacional çlirimtare në bashkëpunim me pushtuesin , Nacionalistet Shqipetare ju ersuan syte edhe kure anglo amerikanet ju thanë hapur mos sulmoni partizan në luften e gjurmët dhe në shumë të tjera ishin në llogore me gjermanet. Kur aleatet kërkonin bashkëpunim me levizjen nacional çlirimtare ata bashkëpunuan me pushtuesin dhe si qeveri kuislinge sipas te dhënave të tyre arrestonin dhe vrisnin anëtare dhe bashkëpuntore te Lançit . duke i derguar në burgje te internimit në Itali dhe në Mat’hauzen Gjermanisë si mund te harohet masakra e 4 shkurtit kur qeveria kuislinge me duar nacionaliste shumë vrau mbi 72 vete në Tiranë ajo date është data e rinise se kohes qe ju mbështet aleatit më te madh te kohes kunder nazifashizmit dhe fituan . janë ata qe ju nga urrejtja dhe koloboracioni juaj doni tia mohoni. Periudha totalitare e quajtur komuniste pas luftes nuk ka te bëje me ata qe vendosen jeten per një Shqipëri dhe Europë pa nazifashiste ata janë heronjtë e brezit te vete te Shqiperse dhe përshëndeten nga gjithë Europa . kanë simbolin e tyre në shenjë mirnjoheje për kontribut në kampin e përqendrimit në Mat’hauzen një skulpeture te bërë nga Odise Paskali ku vizitoret vendosin lule për dite kurse ju doni ti hiqni dhe datën përkujtimore Turpi juaj me te gjitha makinacionet qe bëni . Ata dhe ajo date nuk do zgjidhje te re do mirëkuptim për njoheje dhe respek dhe vlerësim te tyre.

    • author avatar
      Elida 2 weeks ago Reply

      Po je avokat mbrojtes i regjimit kriminal te enver hoxhes! Perfiton nga rrumpallhana. Je idiot i çmendur qe shtremberon ato qe kam shkruar. Kriminelet e regjimit diktatorial jane njelloj sikur nazistet. Ky eshte qendrimi i Europes. Nazizem=enverizem

      • author avatar
        iliri 2 weeks ago Reply

        Ti i shtrembëron gjerat po flasim për nje date te vendosur nga Ushtria Nacional Çlirimtare kunder nazifashizmit dhe fitoj.
        Nazifashizmit dhe Enverizmi si ryma ideologjike njera para 29 nëntorit 44 dhe tjetra pas 29 nëntorit 44 le ti gjykoj historia dhe historianët por Lufta NÇL ishte me e lavdishme në mbështetje te aleateve perëndimore Amerikës Angli dhe BRSS. dhe fituan e vulosën me gjak ate date 29 nëntor 1944 kur Nacionalistet ju bashkuan nazistëve dhe shkuan edhe në Berlin për të mbrojtur Hitlerin dhe vranë dhe u lanë pa nam e nishan.

        • author avatar
          Elida Buçpapaj 2 weeks ago Reply

          Po kam folur per diktaturen. Per luften kam folur, per Qemal Stafën dhe Babain tim qe shkoi 14 vjeç ne lufte e u plagos 3 here. Po sa mbaroi lufta diktatori e deboi Misionet Perendimore dhe i shpalli armiq e gjithe ata qe punuan me ta tradhetare te cilet ose i vrau ose i burgosi.

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 1 week ago Reply

    Edhe nje here per ty qe flet per aleate. Diktatori hoxha kishte aleate diktatorin gjakarar josif Stalin. Ti nuk e di se je injorant kur me 23 gusht 1939 ne moske ministrat e jashtem te hitlerit dhe stalinit nenshkruan paktin ribbentrop-molotov, qe njihet me emrin edhe pakti hitler-stalin ose pakti i mossulmimit reciprok me nje afat kohor 10 vjeçar qe do te skadonte me 1949. Per gati dy vjet komunistet tuaj kishin aleat hitlerin deri kur hitleri permes planit barbarossa me 22 qershor e prishi kete pakt dhe sulmoi Rusine. Per dy vjet rresht konunistet shqiptare nuk kane hedhur asnje arme as kunder italise qe kishte pushtuar vendin me 7 prill 1939. PK de jure lindi ne fund te ’41, pra per gati 3 vjet rresht nuk e kishte hedhur asnje pushke kunder pushtuesit deri kur Gjermania naziste prishi psktin dhe sulmoi brss, duke bere stalinin qe te ndryshonte krah perkohesisht sepse pas mbarimit te Luftes te Dyte Boterore menjehere e shpalli armik Perendimin sikur veproi edhe sateliti i kriminelit stalin, enver hoxha çka u be shkak per ndarjen e Europes me Perden e Hekurt dhe fillimin e Luftes te Ftohte. Per Shqiperine nisi epoka e terrorit te kuq, e izolimit dhe varferise, e luftes vellavrasese, e kampeve te internimit dhe e diktatures te proletariatit. Regjimi hoxhist mbajti qendrim armiqesor te shpallur ndaj Perendimit deri me 1991, ndersa pasuesit dhe militantet e tij e ketij regjimi si puna jote qe nuk heqin dore nga dashnia per kriminelin e kuq s’mund te jene kurre perendimore veç injorante demagoge te peshtire dhe te neveritshem!

    • author avatar
      iliri 1 week ago Reply

      Buç papaj injoranca juaj nuk ka kufi dhe nga injoranca kërkon të fyesh dhe të shtrembërosh të vërtetat, Ti nuk e njeh veteveten dhe je pushtuar nga nje ego e pa fre megalomanie pa realizim dhe vertetesi vetëm urejtje deri në shpërfytyrim të fakteve. Kurë thua se Partia Komuniste ishte aleate me nazizmin se nazistët kishin paktin e mossulmimit me BRSS me Stalinin. nuk e kuptoni injorancën tuaj ose ndryshimin me qellim te fakteve çpifje . ky akt propagandistik mossulmimit zgjati dy vjet deri më 22 Qershor 1941 ku 3 milion nacionalist të Gjermanisë Hitleriane ushtarë të Wermatcht-it sulmuan me tersin e armatimit vendet e lindjes .
      A e kuptoni se në këtë kohe në Qershor të 1941 në kohen e sulmit ndaj lindjes ndaj BRSS nuk kishte Parti komuniste Shqipëtare, duheshin edhe 5 muaj te formohej të dilte në skenë Partia Komuniste Shqipëtare , një parti që akoma nuk ekzistonte si mund te kishte pakt me Gjermaninë e Hitlerit . Elida Buçpapaj mashtruese fallcifikatore historise me qellim nxitje te urrejtjes kombetare për prishje te unitetit kombetare . e pa denjë per histori e gazetari duke përdorur edhe fyerje , e gjitha vjen nga varfëria e mendimit ku ka zënë vënd injoranca o zot na ruaj nga injoranca e gazetareve dhe historianeve se nuk besoj se e ndryshojnë me qëllim . shpetoje popullin tim nga kjo injorance.

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 1 week ago Reply

    Po je analfabet i kompletuar! Po prej 1939 kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia per 3 vjet ku ishin komunistet pse nuk e luftonin fashizmin. Sepse fashistet ishin ne aleance me stalinin!

    Po kur Stalini ishte ne aleance me hitlerin prej 1939 deri me 1941 ?

    Kur enveri pas perfundimit te LDB i deboi Perendimoret , nderpreu marredheniet diplomatike me SHBA, Mbreterine e Bashkuar, Gjermanine dhe burgosi dhe i vrau gjithe shqiptaret qe kishin punuar me ta, ndersa ti demagog analfabet mbron kriminelin !

    Po ti analfabet a e de qe BE kujton diten e 23 Gushtit 1939 si Dita e Fjongos te Zeze duke vene shenjen e barazimit midis terrorit nazist dhe atij komunist.

    Je mbrojtes i nje krimineli qe ka kryer krime kunder njerezimi i cili per ta pasur mire me titon caktoi si dite çlirimi 29 nentorin dhe pjesen me te madhe te partizaneve dhe bashkepunetoreve i eleminoi.

    Tanii hiqju portalit tone qe i je ngjitur sikur m kepuces

Komentet

KUMTET E ATJONIT* – Nga EUGJEN MERLIKA

Kur fati na ka hequr një shok, nuk ka ilaç më të mirë se sa mundësia për të shijuar kujtesën e tij e për të rizbuluar atë që është thënë mprehtësisht, apo trajtuar urtësisht prej tij.

NICCOLÒ  MACHIAVELLI (1469 – 1527), mendimtar, shtetar e shkrimtar italian

 

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ai mëngjez ogurzi i 20 dhjetorit 2014, kur bota shqiptare u trondit nga një lajm i kobshëm, i papritur dhe rrënqethës deri në kufijtë e të pabesueshmes, një lajm i përhapur me shpejtësinë marramendëse të mjeteve bashkëkohore të informimit : Atjon Zhiti, djali i vetëm 19-vjeçar i poetit e shkrimtarit, ndër më të njohurit e të respektuarit e saj, Visar Zhiti, u nda nga jeta. Gjëma e familjes Zhiti ishte në vetvete një tragjedi me përmasa të jashtzakonëshme, që kushtëzoi humorin e festave të fund vitit për shumë shqiptarë në të gjithë globin, të cilët shprehën hidhërimin e afërsinë shpirtërore me familjen e të ndjerit në forma të ndryshme.

Kjo pjesëmarrje e opinionit publik, në mënyrë kaq të ndieshme, në tragjedinë e njërës prej familjeve më përfaqësuese të shoqërisë shqiptare, dëshmoi një vlerë të trashëguar të tij që, fatmirësisht, mbetet ende e pranishme. Ajo shprehu, së pari, keqardhjen dhe dhimbjen e thellë për ndërprerjen e një jete Djaloshi, ende të njomë, që mbyllte rrethin e saj, mizorisht, në një aksident me motorr, këtë vrasës bashkëkohor të dhjetra mijra të rinjsh në të gjithë botën. Së dyti shprehu solidaritetin kundrejt prindërve të dërmuar nga pesha e stërmadhe e humbjes, për të cilët jeta tjetërsohet e largohet nga rrjedha e zakonshme, zbrazet nga kuptimi i saj normal, duke i u afruar një gjëndjeje dëshpërimi të tillë që gjen shprehjen e tij më të përshtatëshme në vargjet monumentale të Çajupit.

“Tani rroj pa shpresë, ndaj s’dua të rroj

Se dhe Perëndinë tani s’e besoj.”

Atjon Zhiti ndërroi jetë shumë shpejt, në një moshë që vetëm ndonjë gjeni i parakohshëm mund të lerë vulën e tij në jetën e shoqërisë apo të Vendit ku jeton. Studenti i filozofisë në Universitetin Katolik të Milanos e kishte nisur atë rrugë dhe, nëpërmjet dy shkrimeve të botuara në të përditëshmen MAPO në shkurt dhe maj 2014, e të një të treti, të vënë në internet nga Balkan Web në ditët e fundit, kishte ravijëzuar portretin e tij në fushën e publiçistikës. Ai mund të ketë patur edhe shkrime të tjera, të cilët nuk i njoh, por për mendimin tim modest, edhe  këta tre shkrime mjaftojnë për të dhënë profilin e një publiçisti filozof, që ka pak ose aspak të ngjajshëm në gazetarinë shqiptare.

Vlerat e vërteta në fushën sociologjike apo letrare, nuk maten detyrimisht vetëm me vëllimin e prodhimit. Kritika botërore është e një mëndjeje në vlerësimin e poetit Edgar Allan Poe që, simbas saj, do të kishte patur vendin e tij në letërsinë e madhe, edhe sikur të kishte shkruar vetëm poezitë “Korbi” dhe “Annabel Lee”. Tre shkrimet e Atjon Zhitit, përkatësisht : “A jemi gati për atë që duam?”, “Bota nuk është e rrumbullakët për të gjithë, varet nga drejtësia dhe Shteti…..”, “Kur u shpik 1+1, mizoria që lulëzon nga dobësia”, janë artikuj që do të kishin nderuar edhe publiçistë të shquar, madje edhe me dhjetra vjet veprimtari. Janë modele të mendimit bashkëkohor mbi filozofinë e politikës dhe kanë një kostante që i përshkon e mbetet përherë e pranishme : është shqetësimi për realitetin shqiptar, për anët e tij t’errta, për sëmundjet e tij kronike, për rrugën në të cilën ecën shoqëria dhe institucionet e saj. Analiza e Djaloshit filozof është sa e thellë aq edhe e gjërë. Ajo merr jetë nga një vëzhgim i mprehtë dhe i imtë i së vërtetës jetësore, mbi të cilën përsiatja vepron katërcipërisht me thikën e kirurgut, duke operuar mbi një trup që ka të meta të lindjes, por më shumë të edukimit, të cilat Autori i ri  i vendos mirë në kohë e që përkojnë me 70 vitet e fundit të historisë shqiptare.

Shkrimi i parë është tfillimi i një pyetjeje që djaloshi i drejton së pari vetes e, më pas, edhe mjedisit të ngushtë e më pak të ngushtë të bashkatdhetarëve të tij : “ A është vërtetë vendi i im i gatshëm për atë çka aspiron dhe, a e ka kokën midis shpatullave të veta, të cilat duhet të mbajnë peshën e përgjegjësisë së ambicjes dhe të veprimit të duhur, apo e ka zhytur mes reve në një qiell ëndrrash?”. Pyetja vjen si  përfundim i një arsyetimi 360° mbi Shqipërinë dhe botën në të cilën ajo hedh hapat e saj. Autori ka lindur më 1995, në periudhën e pas komunizmit, është përfaqësues i një brezi që nuk njeh “mëkatin origjinal”, i cili vazhdon të ndikojë dukshëm atë shoqëri, të cilën Ai e kërkon më të zhdërvjelltë, më të urtë, më të moralshme, më të shëndoshë. Komunizmin Ai e njeh si dukuri shoqërore më shumë nga librat e çmuara të babait të tij se sa nga “kujtimet e veteranëvet”, apo nga “veprat” e historishkruesve të tij. Ai nuk merret me të si dukuri historike apo shoqërore, e quan të kaluar, e hedh mbas krahëve e shikon përpara. Por perspektiva e një Vendi, që ecën si kërmilli në një botë që vrapon, e bën të kthehet mbrapa në kujtesën historike, në rrënjët, në kohë të lashta kur, në këtë truall lulëzonte një kulturë e ardhur nëpërmjet fuqisë së armëve dhe fatalitetit historik, por që kishte rezultatet e saj në mësimet që jepte në rrugën e qytetërimit. Qytetërimi nuk është vetëm luftë për lirinë, është edhe përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar një bashkësi njerëzish që të mos jetë “pré e depredimeve të barbarëve, pré e nepotizmit, pré e korrupsionit, pré e inkompetencës së burokracisë dhe administratës, pré e një demokracie fiktive, shpesh të munguar.” Kjo është tablloja e shoqërisë shqiptare sot, në sytë e një të riu të ndritur, që ka ruajtur virgjërinë intelektuale, si rrallë kush ndër moshatarët e tij, një i ri që është i vetëdijshëm për gjëndjen e atdheut, “një rrethinë e errët” në “mega-qytetin” e dukurisë  së globalizimit. Filozofi i ri e shikon me dhimbje këtë tabllo e arrin në përcaktimin e diagnozës së një gjendjeje, të cilën mendon t’a ndryshojë duke vënë gishtin mbi plagën më të majisur të saj, korrupsionin.

Me dhimbje vë ré se mungon “kujtesa kolektive”, që duhej të na bënte të nxirrnim mësimet e duhura nga e shkuara jonë, për të mos i përsëritur gabimet e saj sot e, aq më tepër nesër. Shqetësimi për këtë gjëndje merr përmasa sarkastike, kur Autori, në kontekstin e një bote ku nuk mungojnë shembujt e luftës kundër korrupsionit, vëren se në Vendin e tij “mëkatarët gjithashtu janë tepër naivë për të ditur se ç’bënin e ç’bëjnë e jo më për të pranuar fajet e tyre.”. Më shumë idhtar i filozofisë klasike e i parimeve tolstojane për ndryshimin e shoqërisë, se sa i “gijotinës”, Atjon Zhiti arrin në përfundimin se “Duhet të ndërgjegjësohemi e së bashku të bëjmë një kryengritje morale të vazhdimtë.” Është  shprehje e një strategjie të qartë, në të cilën tejduket roli i drejtuesit në një rrugë që është pothuaj e pashkelur, në përvojën tonë si komb. A do të kishte patur fuqinë dhe përkrahjen për t’i a dalë në krye me sukses ? Mosbesimi bëhet i detyruar….

Shkrimi i dytë është një traktat i shkurtër mbi koncepte të njohura si ligji dhe e drejta, si shteti, origjina dhe institucionet e tij, shoqëria dhe politika që prodhon ajo, raportet në format e ndryshme të organizimit e të mbarështimit të marrёdhënieve shoqërore e të mënyrave të ndryshme të qeverimit. Duke anashkaluar pjesën teorike të shpalosjes së koncepteve, hasim edhe në këtë shkrim konstatime, që nuk janë gjetje të fshehtash misterioze, por fotografime të përpikta të një realiteti prej një idealisti që ruan me ngulm opinionet e tij, duke mos pranuar asnjë kompromis për hir të rrethanave apo “llogarive” të s’ardhmes. Për Të Shqipëria politike, një Vend ku “ligji e ligjshmëria në këtë tokë paradoksesh….. janë të kundërt e përplasen”, “ku të gjithë ne kemi mundësi të barabarta të përshtatim ligjin sipas njohjeve e mundësive tona” , ku qytetari, edhe kalimtar, mbetet i “vrerosur ndaj mahnitjes karshi shëmtisë, shëmtisë jo vetëm konkrete”, me standartet e saj anadollake e komuniste, mbetet e papranueshme, duke paraqitur simptoma të rrezikëshme që kërkojnë një ndërhyrje të shpejtë.

“Pa dyshim një Shtet i tillë meriton një lloj asgjësimi dhe çdo element i tij përbërës, pra qeveria, opozita, shtetarët, shtetasit (prej indiferentizmit), institucionet”. Nuk kursen askënd Djaloshi filozof e, para një palëvizshmërie alarmuese të shoqërisë, që është gangrenizuar në format e projektet fillestare të ndryshimit të regjimit, në krijimin e një polarizimi pasuror ku pushteti është kthyer në një oligarki, ku pasuria e paligjëshme ka pushtuar institucionet dhe rrezikon demokracinë, duke vënë në pikëpyetje moralin dhe vlerat e trashëguara, Ai thërret në ndihmë “revolucionin jo të dhunshëm” të Sokratit të lashtë, por përfundon duke nxjerrë në pah një fragment të Faik Konicës, mbas një gjykimi tepër lartësues e subjektiv për të. Fragmenti është një seri pyetjesh në lidhje me rolin e të rinjve në ndryshimet shoqërore të Shqipërisë. Mbetet problemi i përjetshëm, ai i shpresës tek të rinjtë, tek vrulli i tyre, tek pastërtia e idealeve, tek gatishmëria për të luftuar në sendërtimin e tyre, tek horizonti i hapur dhe mos pajtimi me “kënetën”, ujin e palëvizshëm. Autori është i bindur se duhet të jetë brezi i tij që duhet të kërkojë me forcë ndryshimet, larg demagogjisë e premtimeve të pambajtura të baballarëve të tyre, “studentëve të dhjetorit”, që çdo vit përkujtojnë, pa patur kurajën asnjëherë të bëjnë “mea culpa”, për gjëndjen e cila revolton Atjonin, e për të cilën kanë dhe ata një pjesë përgjegjësie….

Shkrimi i tretë “Kur u shpik 1+1, mizoria që lulëzon nga dobësia” me shumë dhimbje mund të quhet “testamenti” i Djaloshit Zhiti. Është një “lectio magistralis” mbi gjëndjen e Shqipërisë e plagët më të thella të shoqërisë së saj, që kanë në qendër të tyre një term që përdoret, pa kursim, edhe në shkrimet e tjera : korrupsioni. Është kjo sëmundja që kërcënon t’ardhmen e Shqipërisë, që e mban atë jashtë proçeseve përbashkuese të kontinentit, që çorodit funksionimin e institucioneve, duke filluar nga ata të Drejtësisë, që krijon mosbesim në Shtetin, brënda e jashtë tij, që mbjell pasiguri e skeptiçizëm tek ata, si Atjoni, që e shohin t’ardhmen e tyre të lidhur me atë të Atdheut. Pyetjet vazhdojnë edhe në këtë shkrim, është një bashkëbisedim i hapur e i sinqertë i Djaloshit me Vendin e tij, në të cilin Ai i ve një pasqyrë para syve Atdheut. Autori sulet me tërbim kundër një rendi gjërash, në të cilin “seleksionohen të korruptuarit dhe diskriminohen të ndershmit”, ku rrezikohet kataklizma e shoqërisë, mbasi “Kur politika nuk  dallohet më nga rruga, pasoja e menjëherëshme dhe e pashmangëshme është një mynxyrë”. Për të shmangur këtë rrezik “Urgjentisht duhet katalizatori i një reforme intelektuale e morale”. Ai sheh në një prirje përtrirëse të klasës politike, që duhet të ketë burrërinë të njohë mangësitë e gabimet e saj “një rreze drite që na lejon të dalim nga terri i shpellës së injorancës tonë”. Djaloshi iluminist, që kalon në sitën e parimeve të gjithë spektrin e njohur të shoqërisë, vëren me keqardhje se “populli” ose “shoqëria” i qëndron larg, si kundrejt një murtaje politikanit vizionar dhe ideologut idealist”. Shkrimi në mbyllje pasqyron këtë zhgënjim, sepse ai sheh se ata që mbajnë ”monopolin” e së vërtetës, që drejtojnë politikën janë bartës e propagandues të “pseudo të vërtetave e pseudo vlerave” dhe shton : “Shëmbujt i kemi vazhdimisht përpara, prej shtatëdhjetë vitesh. Fasada është e bukur, plot shpresë, rrënjët janë të njëjtat, të kalburat….

Këta ishin disa nga kumtet që na la Djaloshi filozof, Atjon Zhiti, që dëshmojnë përmasat e personalitetit, të karakterit e të intelektit të tij, ai i një pararendësi të iluminizmit shqiptar, nëse do të vijë ndonjëherë…..

20 dhjetori 2014 qe një ditë e zezë jo vetëm për familjen Zhiti, së cilës i shoi dritën e syrit, por edhe për Shqipërinë, që pësoi humbjen e njërit prej bijve të saj më të vlefshëm, një pionieri të palodhshëm të përparimit, një shprese, një rreze drite, që ndoshta do të kishte qënë një nga pishtarët ndriçues të s’ardhmes së saj. “Vdes i ri ai që për qiellin është i shtrenjtë” shkruante 2200 vjet më parë Menandri, athinasi i madh i komedise.

I përjetshëm qoftë kujtimi i ëmbël i Atjon Zhitit, së bashku me idetë që lëvrinin në mëndjen e Tij e që i shërbenin gjithmonë të njëjtit synim : lartësimit shpirtëror, kulturor dhe moral të shqiptarëve e të Shtetit të tyre e institucioneve të tij, të një bote të vogël, me të cilën Ai ishte i lidhur në një dashuri të sinqertë që ushqente për të.

Dhjetor 2014

Thaçi iu iu rikthye teorisë së tij të «marrëveshjes së dhimbshme me Serbinë» – Nga HYSEN ARAPI

Nuk thone kot: « Djalli fshihet ne detaje ! »
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te sigurimit, Presidenti Thaçi tha disa te verteta , qe jane te njohura me kohe per opinionin vendas dhe ate nderkombetar. Bile kjo ka krijuar nje situate te çuditeshme , ku folkloristet kane rrembyer çiftelite e lahutat dhe jane gati te thurin vargje e kenge te tipit « Ligjero shoku Enver »! Por me nje veshtrim te shpejte te fjales se z. Thaçi vihet re se ai iu rikthye teorise se tij te « marreveshjes se dhimbshme me Serbine » çka presupozon nje kthim prapa ne kohe, kur ai trumbetonte si nje gjetje magjike, korrektimin e kufijve me Serbine , qe ne fund te fundi ne thelb eshte vetem idea e kamufluar e ndarjes se Kosoves . Ne kete kontekst ai nuk guxoi te thoshte para te gjithe botes se kufijte e Kosoves jane te paprekshem dhe se teresia teritoriale e Kosoves eshte e panegociueshme, e per kete qellim duhet dhe ushtria e Kosoves. Ndaj nje miku im i mençur u shpreh sot: « I mire fjalimi i Thaçit , por ka pak mish dhie brenda. »

Ruaje Zot Pejën prej të mençurve që duan të ndrrojnë 74.902 metra katrorë pronë komunale me 106 metra katrorë pronë private…! – Nga Reshat Nurboja*

Pushteti aktual i Komunës së Pejës pas deshtimit të para dy viteve e ka rikthyer në Rend Dite të mbledhjës së Komitetit për Politikë e Financa të thirur për datë 20 dhjetor 2018 pretendimin e tyre për ta kontrabanduar ndërrimin e shtatë hektarëve e gjysmë të pronë komunale me një ari të pronës private, gjegjësisht, ky pushtet i “Sinqerisht Tuajit” tenton me çdo kusht të ndërron 74.902 metra katrorë pronë komunale me 106 metra të pronës private…!

Nëse, në ari tokë të tokës pa asnjë ndertim aty ku pretendohet të mirret nga komuna është rreth 25.000 euro, rezulton se në atë lokalitet një meter katror të asj toke vlerësohet se është rreth 235 euro, ndërsa këta super të mençurit e komunës vlerësojnë se një metër tokë atje ku pretendohet të “falet” toka komunale është 0.33 cent…!

Një vlerësim dhe çasje aq nënçmuese mos të them kriminale e këti pushteti të Komunës së Pejës ndaj tokës komunale, të asaj shtetrore dhe pronës së popullit është e pakuptimtë edhe për tokat e pashkelura të ndonjë vendi fisnor ku nuk ekziston as një lloj infrastrukture rrugore –“ ku as me magarë nuk mund të shkohet”, ku nuk ka ujë për pije, ku nuk ka rrymë e ndriçim ku nuk ka pothuaj asgjë…As në këto vende “pogllavica” i atij vendi nuk e kishte ofenduar token e tij duke e vlerësuar me 0.33 cent metrin katrorë e lëre më këtë ta bën për një tokë pothuaj paralagje e qytetit të Pejës dhe Zonë e Veçantë Turistike, ku në afersi të saj gjindet Burimi i Drinit të Bardhë, ku gjindet Shpella Turistike e Radavcit etj etj…

*Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit së Komunës së Pejës

Presidenti Bush dhe Ndërlidhja shqiptare – Nga SAMI REPISHTI, PH.D

Të premten, 30 nandor 2018, në moshën 94-vjeçare pushoi së rrahuni zemra fisnike e nji bujari amerikan, George Herbert Walker Bush, Presidenti i 41-të i SHBA-ve. Ai vdiq qetësisht në shtëpinë e tij, Houston, Texas, i rrethuem nga pjesëtarët e familjes tij të madhe. Pushoftë në paqe!

George H.W. Bush, nji politikan republikan dhe personalitet me dinjitet të naltë, ka qenë nji President “tranzicional” gjatë viteve 1989-1993, kulmimi i nji shërbimi publik për ma shumë se 40 vjet. Në mbarim të termit të parë, ai u mund nga nji politikan i ri, William J. Clinton, për arsye të gjendjes së vështirë ekonomike në vend. Gjatë viteve të tij presidenciale, ai i shërbeu kombit amerikan në periudhën e vështirë të gjendjes së ndërlikueme ndërkombëtare me guxim dhe dinjitet të veçantë. Gazetarja Maureen Dowd e cilësoi: ”Drejtori i njerëzishëm i anijes lundruese në valët e politikës ndërkombëtare”.

Këto ditë, populli amerikan dhe të gjithë paqedashësit vajtojnë vdekjen e Presidentit Bush. Si ngushëllim: pothuejse pa përjashtim, ai kujtohet si Presidenti që punoi randë me krijue nji atmosferë politike ma miqësore dhe ma të njerëzishme në politikën amerikane, (“a kind and gentle Nation”) dhe paqen në botë, nji pikësynim që ai e kërkoi gjatë gjithë jetës së tij. Fletorja “The New York Times” e 2 dhjetorit e përcaktoi: ”Nji forcë gjeniale e politikës amerikane që udhëhoqi kombin në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë”. Revista prestigjioze “Foreign Affairs” në nji shkrim nga dy ekspertë, Ivo H.Daalder dhe I.M.Destler, e përcakton: “George H.W.Bush u zgjodh president me udhëheq marrëdhaniet e Shteteve të Bashkueme me botën ma i përgatitun se çdo tjetër president, para dhe mbas tij…” (FA 7.XII.2018)

George H.W. Bush ka qenë Presidenti i fundit i breznisë së L2B që zuni vend në Shtëpinë e Bardhë. Patriotizmi i tij ashtë nji shembull i rrallë. Ditën që plotësoi 18 vjet, ai u regjistrue vullnetarisht si student në Shkollën e Pilotëve të Luftës (Marinë) dhe u nis në frontin e luftës së Oqeanit Paqësor në kundërshtim me dëshirën e prindërve që ai të vazhdonte studimet pranë Universitetit prestigjioz Yale (CT). Shpejt u dekorue për trimni. U rrëzue në luftim nga forcat japoneze, 1944 dhe shpëtoi për mrekulli nga nji nëndetëse amerikane kalimtare.

I kthyem nga lufta, ai zhvilloi tregtinë dhe njikohësisht u angazhue në politikën e vendit. Humbi dy herë dhe u zgjodh dy herë kongresmen nga Texas dhe senator; u emnue ambasador në OKB, ambasador në Kinë, drejtor i CIA-s, kryetar i Republican National Committee dhe në vitin 1980 Presidenti Reagan e zgjodhi si vice-President në fushatën elektorale që doli me sukses. Për tetë vjet me radhë, Presidenti Bush u familjarizue plotësisht me detyrën e re dhe me gjendjen ndërkombëtare. I ushqyem me frymën “detyra duhet krye” dhe të “sakrificës për atdheun”, në fjalimin e pranimit të zgjedhjes së tij si kandidat për president, 1988, ai deklaroi në mes tjerash: ”Ky ashtë misioni im” dhe përfundoi, “ unë do ta plotësoj”.

Kjo frymë detyre që duhet krye e ka nxitë për ndërhymjen ushtarake me arrestue Presidentin e Panamasë, që ktheu vendin në republikë droge dhe me sulmue Irakun e Sadam Hussein-it që kishte pushtue arbitrarisht shtetin Kuwait. Sulmi kundër Irakut tregoi guximin e tij për vendimmarrje me rrjedhime botënore; dhe ndalimi i luftës mbas katër ditësh, tregoi urtësinë e tij mos me u angazhue në nji luftë shkatërrimtare.

Para fjalimit të pranimit të detyrës si President, ai i dha këto shënime sekretares që përgatiste fjalimet: “Jam ai që jam. Unë e di se ku do të shkoj. Unë kam eksperiencën me arritë atë objektiv. Punësim, paqe dhe arsim. Unë jam koshient i asaj që më rehaton mue ma shumë: familja, besimi, shokët e miqtë”. (Shënime për sekretaren, New Orleans, 1988)

Si President, ai u dallue si burokrat i shkathët dhe nji diplomat i përkryem që ndihmoi fuqimisht përfundimin e periudhës famëkeqe të “luftës së ftohtë” dhe largoi kërcënimin e nji lufte nukleare, në bashkëpunim me Presidentin e ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov. Ky kurs paqësor bani të mundun bashkimin e dy Gjermanive të ndame në nji shtet të vetëm dhe inkurajoi ish-republikat sovjetike me deklarue pavarësinë e tyne. Për fatin e tij dhe të gjithë Europës, u gjindën dy personalitete me peshë botënore: Helmuth Kohl, Kancelar për Gjermaninë dhe Mikhail Gorbaçov, për ish-Bashkimin Sovjetik, dy politikanë-burra shteti që kuptuen se bota e mbasluftës kishte ndryshue, se “lufta e ftohtë” duhej të pushonte dhe se nji botë e re me paqe e bashkëpunim ndërkombëtar po hynte në historinë europiane. Si hap plotësues, të dy udhëheqësit, amerikan dhe rus, nënshkruen traktate që detyruen pakësimin në vendet e tyne të sasisë së armëve nukleare dhe kimike. James A. Baker, III deklaroi në nji intervistë, 2013: ”Unë besoj se historia do ta trajtojë shumë mirë!”

Në lamin e politikës së brendshme suksesi i tij ka qenë kompromisi me “demokratët” për bashkëpunim, për ngritjen e taksave dhe pakësimin e deficitit deri në zhdukje, si dhe Traktati me Kanadanë dhe Meksikën, i njohun si NAFTA. Presidenti Bush ka qenë promotori i kalimit të legjislacionit “American Disability Act” për qytetarët e moshuem, sidomos ata me të meta fizike dhe mendore.

Kundërshtarët e akuzojnë se nuk ka tregue interesim të mjaftueshëm për problemet e brendshme dhe sidomos për klasat e vorfëna.

Gjykimin ma të plotë ndoshta ka dhanë biografi i tij, historiani presidencial Jon Meacham, kur shkroi se ajo që Presidenti Bush nuk pranoi asnjiherë janë elementët ideologjikë, të ashpër dhe të gatshëm për nji revolucion partizan. Kryetarit të Dhomës i tha: “Kam frikë se nganjiherë idealizmi i juej do të pengojë punën që bajmë, nji qeverisje e mirë”. Ajo që deshti të thoshte ka qenë ”ekstremizmi” i juej, “fanatizmi” i juej… ”Ai u rrit”, shkruen Meacham, “në nji botë ku politika ishte nji instrument me shërbye të mirën publike, jo nji mjet për vetëzmadhim ose vetëpasunim. George H.W.Bush u ba ‘vullnetar’ në konfliktin e L2B që ditën e parë që lejonte ligji (18-vjeçar) dhe nuk pushoi asnjiherë”.

“Presidenti Bush”, shkruen Meacham, ”ka qenë nji ‘gentleman,’ por edhe nji ‘politikan’. Dhe këtu ka qenë tensioni i jetës tij… Politika nuk ashtë nji ndërmarrje e papërlyeme”, thoshte ai, “sidomos nëse kërkohet me fitue. Fatkeqësisht, kështu ashtë politika!” Bush e kuptoi se “grumbullimi i pushtetit shërben vetëm me ndihmue Amerikën dhe botën mbarë. Ajo që peshon në këtë mes ashtë faktori moral i udhëheqësit që komandon: nji person parimor dhe jo egoist. I tillë, Presidenti Bush ka qenë”, shkruen historiani Meacham, shembull i rolit të individit në histori…

I pyetun si dëshiron të kujtohet nga breznitë e ardhme, Presidenti George H.Bush u përgjegj: ”Nji qytetar që ka vue atdheun në vend të parë. Nji shërbestar i Amerikës…!” …e pame si “a kind and gentle Nation!”.

*****

Ndërlidhja shqiptare nisi me “Paralajmërimin e Krishtlindjes” 25 dhjetor 1992 dhe vazhdoi pa ndërpremje. Presidenti Bush përfundoi njohjen diplomatike të Shqipërisë, mars 1991, i dha Shqipërisë “the most favored nation clause” dhe kërcënoi diktatorin Miloseviç me bombardim nëse ai guxonte me sulmue Kosovën. Ky qëndrim u adaptue edhe nga Presidenti mbasardhës, W.J.Clinton me deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Warren Christopher, 13 shkurt 1992. Nji aksion i këtillë i kombinuem ngriti lidhjet me shqiptarët (e Shqipërisë dhe Kosovës) nga nji nevojë teknike e përkohshme, në lamin strategjik, afatgjatë; hyni në fushë termi “strategic ally” për të dy shtetet shqiptare në Ballkan, nji hap i madh kualifikativ politik që vazhdon edhe sot. Shqipëria huazoi bazën e Gjadrit për dronet amerikane gjatë luftës për Bosnje-Herzegovinën (1991-95).

Akti themelor i vitit 1992, theu akullin 45-vjeçar të marrëdhanieve në mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, që kishin krijue qeveritë komuniste të Shqipërisë që nga viti 1945, me rezultat izolimin e plotë të vendit dhe “atmosferën armiqësore” që u ushqye nga PPSH-ja me fanatizëm stalinian. Në prill 1965, unë kam dëshmue për herë të parë para Kongresit Amerikan në lidhje me Shqipërinë komuniste, por kam paraqitë edhe problemin e Kosovës për të parën herë. Atmosfera e kongresistëve ka qenë armiqësore dhe u shfaq haptazi. Kryetari i Komisionit, kongresmeni Lee Hamilton, m’u drejtue me këto fjalë: “Z. Repishti, Shqipëria na sulmon 7 ditë në javë me radio e shtyp. Ashtë nji fat për atë, që ne nuk flasim shqip me lexue e kuptue këto shamje të përditshme. Presidenti Tito ashtë mik i joni. Ju vini këtu e kërkoni që ne të marrim qëndrim kundër Titos, nji mik, e të përkrahim kërkesat e Shqipërisë. Nuk mund ta bajmë këtë”.

I prekun në sedër, u përgjigja: “Z. Kryetar, unë nuk kam ardhë këtu për politikë. Unë kam ardhë si aktivist për çështjet e të drejtave të njeriut, me kerkue ndihmën tuej që shtypjet në Shqipëri dhe në Kosovë të pushojnë. Për këtë ngulim kambë”.

Me këtë atmosferë në vend, veprimtaria e jonë në përkrahje të të drejtave të njeriut ka qenë e vështirë. Në vitin 1975 u firmue Akti Final i Helsinki-t. Nji dritore e re u hap për të gjithë aktivistët. Bashkësia shqiptaro-amerikane u mobilizue, u organizue dhe filloi veprimin. Traktet, konferencat akademike dhe pjesëmarrjet në dëshmi kongresiane u shtuen.

Në 28 nandor 1968 u formue organizata Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë me qëllim informimi të Botës së Lirë mbi ngjarjet në Kosovë. Unë veprova si “l’éminence grise”. Trakte dhe materiale të tjera informative shpërndaheshin rregullisht para OKB-së dhe në disa qendra të New York-ut. Në shtator 1976 u dërgue Memorandumi i parë për Sekretarin e Përgjithshëm pranë OKB-së dhe më 20 shtator 1980 Memorandumi i parë për Komisionin e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian me nji listë të gjatë denoncimesh të verifikueme edhe nga shtypi kosovar. Kjo praktikë u vazhdue për 15 vjet me radhë.

Në qershor 1986 u formue Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) nën kryesinë e kongresmenit Joseph J. DioGuardi. (Unë veprova si Drejtor Ekzekutiv) Qëllimi kryesor ka qenë organizimi i rezistencës shqiptaro-amerikane kundër shtypjes së popullsisë shqiptare në Jugosllavi, kryesisht në Kosovë.

Akte rezistence individuale, ose grupesh spontane kanë ekzistue në SHBA vazhdimisht për vite me radhë dhe unë shpresoj se dikush, dikur, do të marrë mundimin me i hetue, regjistrue e paraqitë si dokumentarë të veprimtarive të emigracionit shqiptar. Gazeta “DIELLI” (e Bostonit), organ i “VATRËS” ka qenë tribunë kryesore në dispozicion të elementit qëllimmirë. Gazeta “LIRIA”, me prirje të forta pro-Tiranës komuniste ka qenë e përmbajtun dhe raportonte vetëm shkrime të huazueme nga shtypi komunist. LIRIA ashtë subvencionue nga Tirana.

Më 1962, me rastin e 50-vjetorit të themelimit, VATRA mori nji qëndrim ma të premë antikomunist. Anëtarësia u rrit dhe “DIELLI” dilte ma me rregull. Ky ka qenë edhe momenti kryesor i orientimit të ri të “VATRËS” dhe editorit Xhevat Kallajxhiu. Ashtë meritë e “VATRËS” që nuk pranoi ndihmë të ofrueme nga qarqet qeveritare për kundërpropagandë antikomuniste. Ish-kryetari, i nderuemi Christo Thanas, më ka tregue konfidencialisht se “…përgjigja e jonë këtyne ofertave ka qenë: ’Nëse nuk jemi në gjendje ta mbajmë, do ta mbyllim; por nuk e mbajmë të hapun me ndihma nga jashtë Federatës’”.

Ndërkaq, Lidhja Qytetare vepronte me kontakte të marruna me anëtarë të Kongresit dhe me rritje të anëtarësimit të shqiptarëve ne Lidhje. Në shtator 1986 u paraqit rasti për nji aksion me rrjedhime pozitive për veprimtarinë e Lidhjes Qytetare. N/Presidenti George H.W.Bush vendosi të ndihmojë fushatën elektorale në favor të kongresistit DioGuardi. Ai erdhi në Hotelin Hilton Westchester (N.Y.). Nga ana e Lidhjes Qytetare u organizue nji “drekë pune” në nder të vizitorit të shquem, në datën 4 shtator 1986. Me sugjerimin e dr.Ramadan Xhema, unë propozova të përgatitet nji peticion me shkrim për n/Presidentin, ku të kërkohej që SHBA-të të hapnin nji Zyrë Informative (Information Office) në Prishtinë-Kosovë, me qëllim të monitorizohej gjendja e randë në atë krahinë. U gjykue se “prania amerikane në Prishtinë” do të lehtësonte shumë gjendjen dhe do të shërbente si “syni dhe veshi i Amerikës”, në atë krahinë që kishte mbulue terri informativ dhe shtypja politike. Bota dinte shumë pak për gjendjen katastrofike të shqiptarëve në Jugosllavi për arsye të censurës policore serbe mbi shtypin e vendit dhe vizitat e të huejve në Kosovë.

Ditën e takimit, përgatita nji peticion dhe u ofrova ta dorëzoj me dorë peticionin n/Presidentit Bush. Kur mbledhja u hap, fola me shefin e eskortës së sigurimit dhe kërkova të shkoj në tribunë për dorëzimin. Ai mori instruksionet dhe më lejoi. I impresionuem nga ky akt fisnik dhe pa formalitete, u afrova pranë n/Presidentit. Ai u ngrit dhe unë i dorëzova dokumentin. N/Presidenti Bush, i njohun për sjelljet e tij fisnike (familje aristokrate!) më ofroi dorën, që unë shtrëngova me gëzim të madh dhe i ofrova zarfin. Ai e mori e më falënderoi. Unë e falënderova gjithashtu.

U ktheva në tryezën time. Nga aty vërejta se ai hapi zarfin e filloi leximin e faqes së parë. Në paragrafin e parë unë kisha tregue se isha nji i burgosun politik që kishte kalue njimbëdhjetë vjet në burgjet dhe kampet e punës komuniste (Shqipëri dhe Jugosllavi) dhe se isha aktivist për të drejtat e njeriut, mora guximin me vue në dijeni udhëheqësit amerikanë mbi shkeljet e të drejtave të njeriut, me peticionin që vijon.

Ndërkaq, drejtuesi i mbledhjes përfundoi paraqitjen e n/Presidentit dhe i ofroi mikrofonin. Për çudinë time, n/Presidenti filloi fjalën e tij (afërsisht): “Posa mora nji peticion mbi shkeljen e të drejtave të njeriut nga dr. Repishti dhe e përgëzoj për aktivitetin e tij. Dr. Repishti ka kalue ma shumë se dhjetë vjet në burgjet e kampet komuniste si luftëtar për lirinë e vet dhe të popullit të vet. Më lejoni t’ju them se përsa kohë që elementë si dr. Repishti që ka rrezikue jetën në kërkim të lirisë dhe këtë liri e ka gjetë në Shtetet e Bashkueme, na siguron se në vendin tonë, liria nuk do të shuhet…” Na duartrokitëm.

Me kalimin e viteve, kontaktet e bashkësisë shqiptaro-amerikane me Kongresin dhe Qeverinë amerikane u shtuen. Disa veprimtarë u treguen shumë aktivë. Kontakte të shumta dhe të përzemërta u zhvilluen, sidomos me senatorët R.Dole dhe A.D’Amato, L.Pressler si dhe me kongresistët W.S. Broomfield, T.Lantos, E.Engel e tjerë. Nga rezultatet ma me randësi të arrituna nga këto kontakte kanë qenë ndërhymja e senatorit R.Dole me bindë Presidentin Bush t’i dërgojë ultimatumin ish-Presidentit serb Miloseviç, 25 dhjetor 1992, (i njohun si “Paralajmërimi i Krishtlindjes”); dhe më 13 shkurt 1993, ai i Presidentit Clinton, dy akte që çimentuen marrëdhaniet shqiptaro-amerikane:

“Na jemi të përgatitun me reague kundër serbëve në rast se krijojnë nji konflikt në Kosovë si rrjedhim i veprimtarisë serbe; dhe, për ma tepër, na do të punojmë me forcue praninë ndërkombëtare në Maqedoni. Firmue: Warren Christopher”. (The NYTimes, 11 II. 1993).

Në mars 1991, u vendosën marrëdhaniet diplomatike me Shqipërinë, dhe nji vjet ma vonë, Presidenti Sali Berisha vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Në takimet me Presidentin Bush u paraqit nji rast i veçantë për diskutime të hollësishme rreth çështjes gjithëshqiptare në qarqet ma të nalta amerikane.

Me iniciativën e American Friends of Albania, grup shqiptaro-amerikanësh, Departamenti i Shtetit siguroi nji ndihmë prej 30 milionë dollarësh si fond për ngritjen ekonomike të Shqipërisë. U themelue Banka Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, nji institucion që mbijetoi dhe u rrit.

Më 11 qershor 1997, me iniciativën e KKSHA, nji koalicion i shoqatave shqiptaro-amerikane fetare, kulturale dhe civile i drejtoi nji peticion Presidentit W.J.Clinton, me të cilin kërkohej që “… Qeveria e Shteteve të Bashkueme të Amerikës të luajë nji rol ma aktiv në Shqipëri, me qëllim që të sjellin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në atdheun e të parëve tonë…” Peticioni u firmue nga dr.Sami Repishti. Përgjigja e Presidentit Clinton erdhi me 8 gusht 1997. Ishte “viti i mbrapshtë” në Shqipëri. Në mes të tjerash, letra presidenciale thotë:

“I nderuemi Sami: Ju falënderoj për Letrën tuej të datës 11 qershor në lidhje me situatën e shqiptarëve etnikë në Ballkan. Shqipëria ka arritë në nji pikë kritike gjatë rrugës së saj drejt demokracisë dhe qetësimi i kaosit që mbretnon atje që nga mueji i marsit ashtë nji përparësi e politikës sonë të jashtme.

Na mendojmë që ashtë me randësi me veprue së bashku si nji bashkësi ndërkombëtare, prandej Administrata ime po punon ngushtësisht me partnerët tanë europianë, tu e përfshi edhe Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me ndihmue ringritjen e institucioneve demokratike dhe me përmirësue situatën e të gjithë shqiptarëve…..

Unë due t’ju siguroj se Administrata ime ashtë e angazhueme me punue për promovimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Ballkanit, si dhe me vazhdue përpjekjet tona drejt nji zhvillimi të demokracisë dhe rivendosjes së rendit publik në Shqipëri.

Edhe nji herë ju falënderoj për interesimin tuej aktiv në këtë problem me randësi.

Sinqerisht, Bill Clinton (firma)“

Më 8 mars 1998, Sekretarja e Shtetit, M.Albright, dha sinjalin e fundit: mbas tragjedisë së Prekazit. Nga Bon i Gjermanisë, ajo deklaroi: “Koha me u dhanë fund vrasjeve ashtë tani, para se të përhapen. Mënyra për ta ba këtë ashtë tue ndërmarrë veprime të menjihershme kundër regjimit në Beograd”.

Ka qenë rrjedhim i kësaj situate të rrezikshme për të gjithë shqiptarët në Ballkan, që në maj të vitit 1996, u formue Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) (kryetar, 1996-98-SR), nji formacion politik ma i organizuem dhe ma efektiv me përfaqësi të rregullt në Washington D.C. Këshilli luejti rolin e nji ambasade kosovare që mungonte ato ditë në Washington DC. Këshillat profesionale të ish-ambasadorit W.E.Ryerson kanë qenë të cilësisë e randësisë së dorës së parë.

KKSHA (NAAC) ka pasë sukses me kontakte të rregullta me të gjitha organet e interesueme federale në kryeqytet dhe ka fitue besimin e tyne për korrektesë politike e konfidencialitet. Sot shijojmë gëzimin e madh të raporteve shumë miqësore shqiptaro-amerikane, nji shpërblim edhe i punës së ndershme të emigracionit politik shqiptar. Kujtoj me kryenaltësi frymën fanoliane “Jepni për Nënën”, që mbretnoi kudo gjatë atyne viteve dhe që frymëzon akoma mërgimin politik dhe jopolitik të sotëm, sidomos punëtorët e thjeshtë që sakrifikojnë aq shumë për ndihmë Shqipërisë dhe Kosovës.

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, i nderuemi William E. Ryerson, komentonte në nji letër, që më drejtonte më 6 shtator 2001, sa vijon:

“ I nderuemi Sami

…Pa dyshim merita për lirimin e Kosovës i takon Sekretares (së Shtetit) M.Albright, që pati urtësinë me përkrahë atë që ishte e drejtë si dhe aftësisë e saj me bindë “boss”-in (Presidentin Clinton) dhe kolegët e tij me veprue e jo me u kufizue në deklarata pa efekt. Megjithatë, ajo nuk do të dilte me sukses sikur ju dhe të tjerë si ju, të mos kishit shpenzue vite të gjata, sidomos me edukimin e publikut amerikan dhe akoma ma me randësi me edukimin e udhëheqësve tanë (amerikanë) mbi problemin serioz që paraqiste shtypja serbe në kurriz të shqiptarëve të Kosovës.

Ju keni të drejtë me qenë kryenaltë për të gjitha sukseset e jueja. Jo, ju nuk i keni arritë vetëm këto suksese; por, unë dyshoj nëse pa përpjekjet e jueja udhëheqësit politikë amerikanë do të kishin veprue ashtu si vepruen.

Sinqerisht i jueji, William E. Ryerson, ish-ambasador i SHBA-ve në Tiranë”.

Kështu vepruen shqiptarët e Amerikës për Nanën Shqipëri e për Kosovën, bijë e shtrenjtë e saj!

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

MONUMENTI I MARTIRËVE TË LUMËS* – Nga REXHEP SHAHU

Kush e mban kryet pas nga e kaluara iu qorroftë njëri sy, kush e harron të kaluarën iu qorrofshin të dy sytë – thoshte shkrimtari i madh rus Aleksander Solzhenicin.

Faleminderit të gjithëve që keni ardhë këtu.
Faleminderit të gjithve që mungojnë. Deputetëve, politikanëve dhe të mëdhejve që mungojnë se nuk e kanë konsideruar të madhe këtë ngjarje. Mungesa e politikanëve e deputetëve dhe e gjithkujt që shitet njeri i angazhuar, në këtë ceremoni, verteton se nuk janë politikanë as deputete dhe as njerëz të angazhuar edhe pse marrin rroga e benefice si të tillë. Ngjarje të tilla si e sotmja, ndertime e inaugurime veprash të tilla si ky memorial kujtese e nderimi për martirët, që kanë të bëjnë me kujtesën kombëtare, me shpirtin tonë, janë para së gjithash politike dhe shumë politike.
Ky monoment me gurë të zij është i ndërtuar me pllanga gjaku të mbi dy mijë lumjanëve të masakruar para 105 vjetëve prej ushtrisë së Mbretërisë Serbe.
Është hera e parë që ne nuk na vjen turp me pohue se ne na kanë masakrue, na kanë shkatërrue, na kanë djegë por kemi ngelë gjithmonë duke u mburrë se kemi lanë nam.
Ky memorial që është një antiserbizëm pa fjalë, flet më shumë se një mijë fjalë a libra kundër Serbisë, si busti dhe shtëpia e Havzi Nelës flet sa një mijë fjalë a pallavra nëpër kafe kundër komunizmit dhe enverizmit.
Këto gurë të zinj, si pllanga gjaku të këtij Monumenti kujtese, janë mbledhë nga ana e anës për me ndërtue një gur vorri te kryet e sejcilit shqiptar të masakruar prej ushtrisë serbe në Lumë 105 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1913.
105 vjet ka munguar ky gur te kryet e rreth dy mijë martirëve të Lumës për fajin tonë, për frikën tonë dhe kemi shaluar telat e çiftelisë e kemi luftuar në këngë. Ka munguar ky nderim, ky memorial sepse shpesh litari serb i lënë jashtë vende vende ka kërcënuar ndokënd dhe i ka kujtuar ndokujt ndonjë lugë çorbe të prishur serbe ngrënë nga paraardhës të hershëm kohëve të pushtimeve serbe.
Ka lapidarë që përkujton masakrat ndaj martirëve në Pobreg e në Topojan në dy fshatrat që u faruan e shuan pothuaj komplet në vjeshtë 1913, por në qendër të qytetit, në qendër të bashkisë u ndërtua sivjet në 105 vjetorin e masakrave serbe ndaj martirëve.
Martirë të masakruar ka në shumë zona e fshatra të Kukësit por jo si në Topojan e Përbreg për hir të të cilëve ky monument vihet në qytetin e Kukësit.
Duke besuar se gjithë shqiptarëve, përveç peshqve, u vjen mirë që u ngrit kjo vepër e vogël modeste, si një njeri i përfshirë që në krye në ndërtimin e saj, ndjej se duhet ta falenderoj kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu për vendimin e prerë pa mëdyshje për ndërtimin e kesaj vepre që është e vogël në dukje por e madhe në histori.
Duhen falenderuar punonjësit e bashkisë të cilët e kanë ndërtuar këtë vepër, arkitekti Edrion Laçi, drejtori i shërbimeve Sabajet Cengu, gjithë punonjësit, shoferët e specialistët që kanë gjetë e sjellë gurët e zij nga ana e anës, që e kanë ndërtuar e kuruar veprën, sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bujar Muçmata për angazhimin, mbykqyrjen e ndjekjen të punimeve deri në detaje, Sef Bajraktarin që ka dhurue pllakën e granit që është vendosur të Memoriali i Martirëve të Lumës.
Këtë vepër e ka ndërtuar bashkia Kukës me punonjësit e specialistët e saj. Betoni është bërë dhuratë nga firma Vega e zotit Zylfi Oruçi 3 metër kub beton. Memoriali ka kushtuar në total 1200 (njëmijëedyqind) euro.
Kjo vepër është njëlloj madhështore kundër masakruesve serbë të 1913 siç janë madhështore kundër komunizmit sllav dhe enverizmit ndërtimi i bustit dhe shtëpisë së poetit martir Havzi Nela.
Anti shovinistë serbë e antikomunistë me fjalë e pallavra ka plot kafeneve e zyrave të partive e shoqatave fantazma gjobvënëse, por me vepra si ky monument kujtese dhe si busti e shtëpia e Havzi Nelës nuk pati këto 28 vite postdiktaturë në Kukës. Ka mijëra punë të vogla pa bërë, por janë tri punë të mëdha që mbeten në histori.
Me ndërtimin e kësaj vepre ndoshta iu prish qejfi Serbisë së vjetër dhe komunistëve të vjetër që simpatizojnë Serbinë që nga themelimi prej serbëve të partise komuniste të Shqipërisë.
Falenderoj mikun tim Izet Duraku me të cilin kemi konsultuar dhe vendosur për çdo detaj të kësaj vepre modeste, falenderoj profesor Shefqet Hoxhën dekanin e Lumës, përsonin që ka bërë më shumë se çdo i gjallë tjetër për trashëgiminë shpirtërore të Lumës e të Qarkut të Kukësit, që kujdeset për çdo gjë që i jep vlerë dhe emër Kukësit, falenderoj disa intelektualë e akademikë të njohur të Tiranës që u përfshinë në konsultime me ne për këtë memorial të vogël me peshë të madhe në histori.
Ky memorial peshon në histori më shumë se gjithë malet e urrejtjes serbe ndaj shqiptarëve, ndaj kuksianëve e lumjanëve, peshon mijëra herë më tepër edhe se urrejtja e ndonjë bir a nip spiuni serb, bir a nip enveristi kundër Lumës e lumjanëve, urrejtje të cilës nuk ia ul flakët përcëlluese as shpallja e Serbisë në listën e vendeve mike apo aleate strategjike…
Ky monument kujtese është i veçantë.
Deshmitari i asaj kohe, siç e quan Izeti monumentin e vogël mbi të cilin është vendosur shkrimi i Dimitrije Tucoviqit, krahas monumentit me gurë të zij, dëshmon se për dy orë në Topojan u prenë 500 shpirta. Deshmitari spjegon shqip e anglisht për krimin e shëmtuar serb para 105 vjetëve. Ne vetëm duhet ta lexojmë dëshminë e deshmitarit dhe të mos vjellim urrejtje që helmon edhe peshqit në liqen, helmon edhe enveristët deri në Amerikë. Ja cfarë shkruhet në pllakën e Deshmitarit në krah të Memorialit:
“… Kur trupat serbe e shkatërruan këtë fshat, në fshat nuk kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhër ta djegin fshatin dhe gjithçka që gjejnë në të ta vënë nën thikë, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët “të gjithë a?”, kot e njoftuan disa herë komandantin se në fshat, përpos grave e fëmijëve, nuk ishte askush tjetër. “Të gjithë!”, kjo ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit, i cili punonte në marrëveshje me nënkolonelin Miliqeviq.
Të shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjet në gjinj; skaj nënave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat: trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në fushë; gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.
Therja u ndal kur një pjesë e oficerëve bënë protestë energjike, duke e pranuar: se shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i lëshojnë, kurse ushtria jonë e “kulturuar” e shekullit XX po i vret fëmijët e tyre! Por, vonë. U bë vetëm ajo që ende mund të bëhej: kufomat u futën në shtëpi e shtëpitë u dogjën – që krimit t’i fshihej gjurma…”
Ne nuk kemi pse marrim leje askund për ta vendosë këtë monument të munguar kujtese e nderimi për martirët sepse e kemi detyrë të shenjtë që të nderojmë ata martirë që i ka pre në plumba e bajoneta ushtria mizore serbe.
As nuk kemi kujt pse t’i kërkojmë ndjesë ndonjë frymori të gjallë që turpshëm i rëndon tokës dhe shënon gjurmë shëmtimi ngado që ecën me hapat dhe hijen e tij.
Ky monument do të mbetet si një punë shumë serioze e bashkisë Kukës krahas bustit dhe shtëpisë së poetit martir Havzi Nela që nuk u ka pëlqyër spiunave dhe enveristëve.
U kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk janë dakort me ne që nderojmë martirët që shpesh quhen viktima.
U kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk dinë çfarë është ploja serbe e 1913 kundër Lumës. Le të mësojnë, le të lexojnë. Le ta dinë se këto gurë të zij janë gurë të nximë prej dhimbjes.
Vështirë të mos gjendet familje a fis në Lumë e Kukës që të mos jetë prekë nga ploja serbe. Askush nuk fton askeënd të nxisë e mbjellë urrejtje për holokaustin e parë në Europë ai i ushtrisë serbe kundër kuksianëve, por askush nuk fton as nxit askënd të harrojë.
Harrimi është mëkat, nderimi ndaj martirëve është detyrim madhor.

(Fjala e plotë për ceremoninë e inaugurimit të Memorialit të Martirëve të Lumës në Kukës, me 14 dhjetor 2018)

Rezoluta nuk e ndal Gjarprin të luajë lojën e djallit për Kosovën, ai do ta pickojë edhe këtë ekip negociator – Nga BINAK MAXHARRAJ

REZOLUTË MË SHUMË PIKËPYETJE-PA ASNJË PËRGJEGJE.

Ndodhi makijavelizmi në Qeverin e Kosovës dhe në Koalicionin PAN.
U formu ekipi famoz për bisedime me Serbin.Këtë marifet sot e”hangrën”
Koalicioni PAN me PSD me melmesë të Kaçusha Jasharit.Ky ekip u votue
edhe ne Parlamentin e Kosovës,ku për Kryenegociator u zgjodhë Shpend
Ahmeti Kryerebelisti nga L

Paska ndodhë një ferkim midis Kujtim Shalës(LDK-së) dhe Dardan Sejdiut(PSD).

Kujtim Shala i paska thanë një të vertetë Dardan Sejdiut:
Je i shitur,kjo doli e vertetë dhe e stërvertët,jo të shitur por të stërshitur.

Ky është një sukses brilant i PDK-së dhe SHIK-ut,kur i patë nda te
rebeluarit nga LVV bash si dhentë e zeza.Ky është shpërblimi për
ta.Por si do ti shpërblejë populli ne zgjedhje mbetët te shihet.

Por tashti çdo gjë është e paqartë,është turbullu krejtësishtë puna.Tashti
na i paskemi dy Kryenegociator Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmetin të
cilit i shkojnë pas 12 shkurtabiqa,midis tyre edhe Dardan
Molliqaj,Visar Ymeri dhe e
famshmja Aida Dërguti.

Dy Kryenegociator Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmeti.Si do te negocojnë
këta dytë,a do te shkojnë së bashku të Vuçiqi,apo Vuçiqi i vetem do te
vjenë të këta.Apo,do te diagolohet ne dy nivele:ne nivel te ekipit
negocues dhe ne nivel te Presidenteve.Si do te “negocohën”tashti
gjërat midis Hashim Thaçit si Kryenegociator dhe Shpend Ahmeti,poshtu
si Kryenegociator.Pra,po na dalin tashti dy Kryenegociator.Si do ti
kordinojnë punët keta dy Kryenegociator.A,po u dashka me u taku këta
dy negociatoret tanë,me një Kryenegociajtor Serb.

Po,këta dy Kryenegociatorët tanë Thaqi me Ahmetin si do te negocojnë
së pari midis vedi apo Thaqi do ta merr me vehti Shpendin se bashku do
te shkojnë te Vuçiq,per mos me e
lënë njeri tjetrin në rrenë.A e kanë këta dytë Kryenegociatorët tanë
një platëform te
njejtë,a ka ndonjë dallim midis tyre nese kane plateforma te
ndryshme,apo do te sillën ne stilin njeri thumbit tjetri potkonit,apo
njeri do te thotë nuk ka korigjim,coptim dhe ndarje të Kosovës,kurse
ai tjeri ne nivel me të lartë e banë këtë gjë.

E, para se te shkoni te delni ne syret me “mikën”tonë Mogherini dilni
e thuani këtij populli se Plateforma e cilit Kryenegociator e Thaçit
apo e Ahmetit do të negocohën,sepse siç e njohim na Thaçin ai nuk
pranon ndonjë Plateformë tjëtër pos te vehtës.

Popullit i intereson më e dijtë se me këtë Rezolutë a do te ndalet
Thaçi qe të mos na e ndanë Kosovën së qebesa e zenë sherri.

Dhe ne fund Rezoluta e Parlamentit të Kosovës për dialog me Serbin është e
pa vlerë,pa kurrfare efekti.Kjo Rezolutë nuk prodhon
asgje te mirë, por do te përfundoi si çdo rezolutë tjetër që është
miratu ne këtë Parlament.

Më thanë te vertetën ky ekip negocues nuk do te këtë asnjë efekt te
Thaçi veç sa e ka komplikue punën edhe me shumë,dhe e përshendes
vendimin e mençur te LDK-së dhe LVV-je qe nuk pranuan të bahen pjesë e
këtij Klani Mafioz në dëmë të Kosovës.

Më këtë Rezolutë sot Parlamenti nuk i doli në ndihmë Kosovës,por i
doli ne ndihmë vetem Hashim Thaçit,e forcoi ate edhe me shumë në
përpjekjet e tij për ta katandisë Kosovën në gërminë.

MARTIN LUTHER KINGU PËR PROTESTAT PAQËSORE – ME RASTIN E 50-VJETORIT TË VDEKJES – Nga Frank Shkreli

                “Kjo është koha për të realizuar premtimin e demokracisë”.    

Ky vit shënon 50-vjetorin e vdekjes së Martin Luther Kingut, i vrarë në një hotel në qytetin Memfis të shtetit Tenesi në vitin 1968.  Martin Luther King-u ishte një prift protestan i sektit Baptist dhe njëkohësisht edhe aktivist i të drejtave civile, i njohur në Amerikë dhe në botë si zëdhënsi dhe udhëheqësi më i njohur i lëvizjes për promovimin e të drejtave bazë të njeriut, nepërmjet protestës paqësore dhe mosbindjes civile.  Ai i bazonte taktikat e tija të rezistencës paqësore në besimin e tij të krishtër, ndërkohë që gjente frymëzim edhe nga aktivizmi paqësor i Mahatma Gandhi-t.

 

Ishte kjo një lëvizje — protestash paqësore, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara – e që kishin për qëllim zhdukjen e diskriminimeve ndaj afrikano-amerikanëve, në pothuaj të gjitha nivelet e qeverisjes federale dhe shtetërore dhe jo vetëm.  Ishte një përpjekje e Martin Luther Kingut, si udhëheqsi kryesor i kësaj lëvizjeje, që nepërmjet protestave paqësore të lloj-llojshme, t’i jepte shpresë dhe më në fund të siguronte pasuesit dhe mbështetsit e Lëvizjes së tij – si të bardhë ashtu edhe afrikano-amerikanë — për mundësinë e një trajtimi të barabartë për të gjithë, me qëllim për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, “ëndërrë amerikane”, pa dallime racore, fetare ose origjine etnike.

 

Ajo periudhë cilësohet si një periudhë shprese biblike e Martin Luter Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund t’a parashikonte – ndoshta as vet Martin Luter King-u — se një ditë ajo do të bëhej realitet.  I gjithë aktivizmi i Doktor Martin Luther King-ut në mbrojtje të drejtësisë, të lirisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, vazhdon edhe sot të jetë një thirrje tepër aktuale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës.  Është kjo një kujtesë në këtë 50-vjetor të vdekjes së tij që mban të gjallë shpresën, se e mira do ta mundë të keqen – fjalë të shqiptuara këto nga goja e këtij predikatori baptist protestan, por edhe e një udhëheqsi moral kombëtar, i cili tani me të drejtë e ka monumentin e tij ball për ball me monumentet e themeluesve dhe baballarëve më të rëndësishëm të kombit amerikan, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.  Ky është një testament historik që kombi amerikan kujton Martin Luther Kingun, jo vetëm në këtë 50-vjetor të vdekjes së tij, por edhe çdo vit tjetër në ditën e festës federale kushtuar këtij udhëheqsi të madh amerikan të të drejtave civile.

 

Kujtimi i tij në këtë përvjetor, na sjell në mend gjithë neve që jetojmë në Shtetet e Bashkuara, se si shoqëri dhe si shtet, Amerika nuk ka qenë dhe nuk është një shoqëri e përsosur, pa probleme ekonomike, politike, etnike, raciale e tjera.

Përkundrazi, edhe këtu vazhdojmë të përballemi me probleme. Por jemi të vet-dijshëm se ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, ashtu siç ka thënë në një fjalim edhe ish-Presidenti i parë afrikano-amerikan, Z. Barak Obama, “Është angazhimi dhe mbështeja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë si shoqëri dhe si rrjedhim, duke u bërë më të fortë.  Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femërat dhe pakicat, të demonstrojnë në favor të të drejtave të plota dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur atyre u janë mohohuar këto të drejta.”  Presidenti Obama ka thekësuar me atë rast se protestat paqësore për, “Zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë, kanë rrëzuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i kanë dhënë fund abuzimit të pushtetit.  Ndërkohë që media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe entet qeveritare.”

 

Citimet dhe fjalimet e Martin Luther Kingu-t – si një trashëgimi e tij — megjithëse janë të një periudhe para më shumë se 50-vitesh, ato tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese dhe shembull edhe për situata dhe protesta paqësore të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe  për të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasyshë, racën, fenë ose origjinën etnike.   Por koha, as demokracia nuk presin pafund për zgjidhjen e problemeve të cilës do shoqërie, është shprehur Dr. Martin Luther King-u në fjalimin e famëshëm që ka mbajtur në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit, në mars të vitit 1968.

 

Ai ka folur për argumentat e disa personave të asaj kohe, të cilët ankoheshin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vëtetë, do të shëronte të gjitha plagët, sipas tyre.   “Koha”, ka thënë Martin Luther King,   “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.”  Justifikimin, se koha do i sherojë të gjitha problemet, forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht, se forcat e vullnetit të mirë.  Koha do ta tregojë, ka thënë ai se, “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta — dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre — por edhe për heshtjen e tmershme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë, të cilët rrijnë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri.   “Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme nga njerzit e vullnetit të mirë, koha në vet-vete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, është shprehur King-uduke shtuar se koha për të vepruar është tani.  “Kështuqë duhet të jemi bashkpuntorë të kohës duke qenë të vetdijshëm se koha është, gjithmonë, e përshtatëshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët, është shprehur Martin Luther King.

 

“Nëqoftse njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur”.   Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit në atë kohë në Amerikë,  “Kemi ardhur në Uashington” — është shprehur Martin Luther King, në fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare të kryeqytetit amerikan në vitin 1968 — “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mos-realizimit të premtimeve të dhëna.   Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, ka theksuar ai, duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejtë zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, nëqoftse njerëzit vullnet mirë, rrijnë duarkryq, me shpresen se koha, eventualisht, do t’i zgjidhë problemet”. 

 

Citimet dhe fjalimet e tija, megjithëse i përkasin një periudhe tjetër historike, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata protestuese të popujve kudo në botë.  Martin Luther King-u fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh racën, fenë ose origjinën etnike.  E kujtojmë Doktor Martin Luther King-un në këtë 50-vjetor të vdekjes me disa nga thënjet e tija të famëshme – sidomos në lidhje me protestat paqësore kundër padrejtësive – e që janë aktuale edhe sot:

 

 “Nëqoftse do të protestoni guximshëm, pa u trembur por me dinjitet, kur të shkruhet historia për brezat e ardhëshëm, historianët do të shënojnë në librat e historisë, se njëherë na jetonte një popull i madhërishëm, i cili futi një kuptim të ri të dinjitetit njërëzor, në rrjedhat e qytetërimit.”

 

“Ju lutem të jeni paqësorë. Ne besojmë në ligjshmëri. Ne nuk promovojmë as nuk mbështesim dhunën.”

 

“Është përgjegjësi morale që të mos përfillen ligjet e pa drejta”

 

“Në fund të fundit, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqëve tanë, por do mbajmë mend heshtjen e miqëve tanë.”

 

“Ne duhet të pranojmë një zhgënjim të kufizuar, por nuk guxojmë kurrë të humbasim shpresën për gjithmonë.”

 

“Terri nuk zhduk dot terrin; vetëm drita mund të bëjë një gjë të tillë. Urrejtja nuk zhduk dot urrejtjen; vetëm dashuria mund t’a bëjë këtë.”

 

“Jeta jonë fillon të marrë fund ditën që heshtim për gjërat e rëndësishme në jetë.”

 

“Padrejtësia kudo qoftë, është kërcënim për drejtësinë gjithkund tjetër.”  Martin Luther King

 

Frank Shkreli

 

 

Foto nga fjalimi historik i Martin Luther King-ut me 28 gusht, 1963 para një turme prej më shumë se 250,000 vetash në Washington.

SHEMBULLI “55” – BOREA: MASHTRIM – ËNDERR APO REALITET…! – Nga Reshat Nurboja

 

SIQ KA DESHTUAR PROJEKTI I IDEUAR E I NISUR SI “METOHIJA” PARA 40 – 50 VITEVE I NJEJTI PROJEKT PAS 5 VITEVE PREMTIME E MASHTRIME TANI MË U BË E QARTË SE PO DESHTON EDHE SI “BOREA” …?!

PREMTIME, SE KY PROJEKT DO TË JETËSOHET NË VITIN 2017 KA PASUR GJATË TËRË VITIT 2016…GJATË TËRË VITIT 2017 ËSHTË PREMTUAR SE FUNKSIONIMI I BOREA-së DO TË FILLON MË SE LARGU NË DHJETOR TË VITIT 2018 (shih intervistat në Kallxo.com, RTK, KTV, TV21, TV DUKAGJINI, TRIBUNA CHANEL, EMISIONIN RUBIKON etj etj., ( të cilat shumë lehtë i gjeni në youtube)…

Kanë kaluar 15 muaj prej 24 muajëve nga afati i PANEGOSUESHËM prej datës 20 shtator 2017 kur është nënshkruar e ashtuquajtura KONTRATA E PLOTFUQISHME ku janë paraparë përveq tjerash edhe afatet për kryerjen e punimeve, prezentimin e pakos finansiare etj…

Fituesi i tenderit i cili për humor ditor është propaganduar si kompania më prestigjioze dhe më e pasur në botë për projekte të tilla e ka pasur obligim ligjor sipas kontratës “imagjinare” që edhe pas shtyerjës së afateve nga komuna prej 6 muajëve që më se largu me 3 gusht 2018 të prezentoj, dokumentoj SE E KANË SIGURUAR PAKON FINANSIARE PREJ 54 MILION EUROVE PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT në të kundërten sipas ligjit i skadon kontrata dhe e humb të drejtën për jetësimin e këtij projekti…. Komuna, nëse deshiron që “hatri” i dikujt apo “diçkafit” të jetësoj BOREA-në me të njejtën kompani apo me ndonjë kompani tjetër, këtë mund dhe është e detyruar ligjërisht ta bëj vetëm përmes konkursit apo tenderit të ri…

Forma më e lehtë e demantimit të shkrimeve, diskutimeve dhe postimeve të këtij “njeriu që nuk e don Pejën” për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë do të ishte publikimi i kontratës fantome që e deshmon të kundërten …

Votimi i formimit të Ushtrisë ndriçon të ardhmen e Kosovës – Nga Skënder Buçpapaj

Votimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës ndriçon të ardhmen e Republikës së Kosovës, ndriçon të ardhmen e paqes në rajonin e Gadishullit Ilirik dhe në kontinentin e Evropës.

Në vitet e fundit, veçmas gjatë muajit të fundit, e ardhmja e Kosovës sa vinte dhe errësohej, e ardhmja e paqes në rajon dhe në kontinent sa vinte dhe errësohej.

Faktorët që janë kundër paqes, stabilitetit, sigurisë, përparimit, integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit, gjatë kësaj kohe janë ndier të trimëruar dhe të motivuar për ta penguar Republikën e Kosovës në çdo hap të saj drejt konsolidimit të shtetit në terrenin e brendshëm dhe në terrenet ndërkombëtare. Këta faktorë janë të interesuar për ta kthyer rajonin në vitet 1990, janë të interesuar që Republika e Kosovës, një projekt perëndimor, euroatlantik, të dështojë tërësisht dhe përfundimisht.

Vizioni botëror i paqes, përparimit dhe integrimeve, i përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera të mëdha perëndimore, duke përkrahur pa asnjë ngurim, pas asnjë luhatje votimin e Ushtrisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, e dëshmoi veten fuqishëm dhe vendosmërisht.

U konfirmua tërësisht dhe përfundimisht se Serbia nuk mund të vazhdojë të bëjë kuçedrën që ia ndalon dhe ia mbyll Republikës së Kosovës çdo burim, çdo shteg, çdo rrugë drejt konsolidimit të shtetit të saj të qytetarëve të barabartë me orientim të qartë perëndimor euroatlantik.

Votimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës, me bekimin e SHBA dhe aleatëve të tjerë të mëdhenj perëndimorë, i jep Serbisë dhe faktorëve të tjerë luftënxitës e luftëdashës në rajon e më gjerë, mesazhin se nuk mund të vazhdojnë më gjatë në qëllimet e tyre dhe strategjitë e tyre millosheviçiane. Serbia, xhelatja e Kosovës, urgjentisht duhet të ndryshojë sjelljet ndaj Republikës së Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie të barabartësh me Republikën e Kosovës, duke hequr dorë nga të gjitha veprimet nënshtruese dhe poshtëruese ndaj Kosovës, viktimës së saj tragjike.

Ushtria e Kosovës do të jetë absolutisht faktor i paqes si në aspektin shpirtëror të qytetarëve të Kosovës, ashtu dhe në të gjitha baraspeshat rajonale, të cilat nuk mund të përfytyrohen as nuk mund të ekzistojnë pa Kosovën e konsoliduar në gjithë hapësirën e saj shtetërore dhe në të gjitha rrafshet e saj ndërkombëtare.

Nga sot Republika e Kosovës është zyrtarisht partnere veriatlantike. Me këtë status dhe në këtë cilësi do të jetë Republika e Kosovës në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke filluar nga marrëdhëniet fqinjësore, rajonale dhe deri te ato globale.

Përvoja e viteve të fundit, veçmas e muajve të fundit, kur faktorët destruktivë, destabilizues, luftënxitës, luftëdashës, përkrah Serbisë dhe në të njëjtat valë me Serbinë, përshkallëzuan rrezikshëm revanshizmin e tyre millosheviçian, duhet të shërbejë si mësim i vyer për Republikën e Kosovës, për miqtë e aleatët, për të gjithë faktorët e paqes në Kosovë, në rajon, në Evropë e në botë, që të mos ia japin asnjë shans të mëtjeshëm kërcënimit serbomadh për rikthimin e viteve 1990 në Kosovë, rajon dhe Evropë.

 

 

 

 

 

 

 

KOPILI VUÇIQ NA E LA KOPILIN NE VERI TË KOSOVËS?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

/Shkau e vret edhe djalin për shtetin e vet/

Thonë,flitet dhe përflitet së Aleksandër Vuçiq është femijë kopil. U
rritë u ba burr duke punuar edhe si kamarier i krimineleve Milosheviqi
dhe Sheshel.U inkuadru ne Partin çetnike te Sheshelit,veproi aty,vrau
dhe sakatoi aty,ne shnjestër i kishte shqiptarët.Veproi ashpër,sepse
të serbet ishte ajo thanja se kush vretë më shumë Shqiptar ai është me
patriot.Por ai me shkuarjen e Sheshelit ne Hagë,u nda nga ai dhe
formoi parti te re.U gjend si u gjend por ai i fitoi te gjitha
zgjedhjet ne këto 10 vjetet e fundit.Një hërë u zgjodhë si
Kryeminister,e se fundi edhe President i Serbisë ku është edhe sot.

Derisa strukturat tona te pushtetit të rij në Kosovë ne krye me Hashim
Thaçin nuk po banin asgje,nuk guxonin apo nuk donin,Veriu i Kosovës
mbeti ne meshirën e askujt,pos te KVOR-it Françes,por edhe të Serbeve
vendas,por më shumë ishin nga ata qe dikur ishin kriminel lufte të
cilët për çod dite hynin në Kosovë pa lejen e askujt,kur një mengjes u
vu mexha të Ura e Ibrit.Aty u dukën edhe rojet e urës,ata ato ditë i
përmblodhën shqiptaret ne Jug,por disa edhe i vranë.Veriu ato dite
ishte teren i askujtë,e kaluronte kush mbrrinte i pari,si ne
përendimin e eger ma.Por aty,se shpejti filloi “jeta krimineli” nga
bosat e krimit serb,besa te lidhur edhe me do shqiptare e filluan
kontrabandimin me çdo gjë pa u ndalë nga askush.Jeta kriminele,e
kontrabandës vazhdonte,vinin dalloheshin dhe forcoheshin bosat e
krimit,atje çdo gje dukëj serbe e asgje shqiptare po rreshqete veriu
dalëngadalë.

Atje nuk kishte as zgjedhje të mirëfilleta,nuk kishte as regjistrim te
popullisë për me pa se nga dreqi është dhe vjenë aty.Ishin formu atje
pasl luftës do parti të vogla sebe,kryesisht nga serbet vendas.Duke e
pa këtë situatë Kopili dhe krimineli i Beogradit Aleksandër Vuçiq e
nuhati situatën dhe ne mendje e kishte ti realizoi idealet e te parve
te tijë së Kosova është e jona,së Kosova gjithëmonë ka qenë e Sërbisë
dhe u betue se do do të jete e jona.Ai për ti amortizue partit e vogla
minore vendasi e formai të ashtuquajtën “Lista Sërpska” e cili
ishte,është dhe fillon të jete e tijë,nendirigjimin e tij nga
Beogradi,sepse kësshtu mendonte së do ti mbajë me mirë frejte e
Kosovës.Dhe përdesisa ai e bënt këtë Hashim Thaçi me komandantet e tij
i knaqur qe e mori pushtetin i bante sehire Vuçiqit derisa ai e
shtrinte pushtetin ne krejtë Veriun.Vuçit ie forcoi pushtetin
atje,solli aty banda kriminele qe merreshin me vrasje dhe kontrabandë
mallrash pa u frigësu nga askush.Ai atje e zhvilloi sistemin paralel
te arësimit nga qerdhet e deri ne Universitet,e vuri sistemin e
shendetesisë,por i vuri edhe strukturat paralele të sigurisë,te cilat
edhe sot e kësaj dite janë atje.Viçiq vuri atje për me vite me radhë
pengesa dhe barikada deri te ura e Ibrit qe të mos ken mundësi të
kalojnë shqiptarët.

Në te gjitha këto përvijime kriminele,politike qe pa zhvilloheshin nga
tash kolegu i tij kopili dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,Hashim Thaçi i
jonë veç po këqye anash si huti nga zgura.As cik e as verr me gojë me
ba.Nje here,kish pas pa ne anderr dhe qohet vrik jerem e ia mesyn
veriur me do Rosa e pata te tij,por e pagoi shtrejte e humbi policin
Zymberi,por u deht me bisht bas bythe të këthehet mbrapeshtë.Ky Hashim
Thaçi baë edhe diagolon me Vuçiqin,gjoja për do maredhenje te mira,por
na fakte te gjitha ato Mareveshje na dolen te këqija,ne damë të
Kosovës te pariparueshme që për te gjitha këto ai se bashku me partin
e tij qe e përkrahë do të jepë llogari para popullit.Populli nuk
ngutet,por nuk harronë.

Këto ditë kur Hashim Thaçi e zateti Kosovën për muri me veprimete e
tij nençmuese ndaj Serbisë,Qeveria e Kosovës doli nga gjumi duke thanë
e po ku jemi?!I hapi syt,nuk ishte askund,ishte ne fund te pusit ne te
cilin e kishte sharru Hashim Thaqi me sejmenet e tij. Qeveria vendosi
ia qiti Sebiesë 100% taksa për ta mbrojtë ekonomin e sajë,për ta vu
njefar reciprociteti ne qarkullimin e mallarave.Dhe Serbia plasi nga
inati.E lajmeroi Evropen dhe te përgedhelurën Mogherini e cila nga
inati e uredhnoi Kosovën qe ti heq taksat,por Kosva jo qe nuk i hjek
taksat por këto ditë po e formon edhe ushtrinë e vetë.Serbija u tranu
nga inati,spo ka se çka banë sepse këtë po e bajmë me ndihmëne mikut
tonë të Madh Amerikës,pa te cilën Kosova nuk do te ishte kurr këtu ku
është.Ajo ka fillu të kokoriset si gjelat aty rrethe kufirit,por ajo e
dinë fare mirë së lufta e sajë me Kosovën ka përfundu njeherë mirë e
pëegjithëmon,sepse vetem një tendtim ajo më nuk do te ekzistonte.

Por,sidoqoftë në këto ditë të përvijimeve të mëdha politike në
Kosovë,kur po merren vendime të medha për Kosovën(shyqyr zoti pa
ndihmen e Thaçit)duhet të jemi shumë të kujdesshëm qe të mos e
provokojmë situatën sepse Kopili Vuqiq ka sjell kriminel,grupe
kriminelesh nga Serbia për ta provoku situatën duke shkaktu
përleshje,por edhe ndonjë vrasje për tu a lëne shqiptarëve fajin.

Mos u çuditëni sëpse kjo ka ndodhë ne te kaluarën por edhe tani.Po ju
a përkujtoi lëxuesve të mijë atehere kur ne vitet e 90-dhjeta
lulëzonte nacionalizmi dhe shovenizmi Serb i cili donte te gllabernte
teë terë ishjugosllavinë deri sa edhe i bani katër lufta qe nga
Sllovenia e deri ne Kosovë,duke lane pasë vehtes gjenocid te papare ne
Evropën modërne.Në situatën ne te cilën gjendemi tani këto dite mbani
kudes se Serbia mund te shkakëtoj ndonje ekses për tua hjedhe fajin
shqiptareve për te ua nxi fytyrën para botes.Po,po ata jane ne gjendje
qe ta bejnë këte.Ju kujtohet ai rasti në Gjilan kur njfarë Martinoviqi
ia rrasin vehtes shishen ne anus duke ua lenë shqiptarëve,ose kur ajo
plaka qe u pat dhunu atyre diteve,ose ato fidanet ne Istog qe u banë
rrafsh me tokë mbrenda natës,ose përdhosja e shumë vorrezave serbe
nëpër Kosovë,për te gjitha këto ngjarje ishte i mbushur shtypi serb
duke i akuzu shqiptarët.Ngjarjet i paten efektët e tyre duke i njollos
shqiptarët,anipse nuk shkoj shumë kohë u zbulu se i kishin ba vete
serbet.

Pra,serbet janë te gatshem të bajnë vepra makabre,e deri ne vrasje,siç
ishte rasti i Oliver Ivanoviqit te cilin e vranë vetë serbet,bosat e
krimit në Mitrovicë,vetem pse ai nuk u shkojë përshtati “Listës Serbe”
por edhe vete Presidentit Vuçiq për te cilin po dyshohet se ka dorë ne
te se bashku me vellaun e tij.Të tillë janë serbet te pabesë,ata për
shtetin e vetë janë gjendje të bajnë çdo gje bile edhe ti vrasin
femijët e tyre.Kjo edhe kishte ndoshë disa here gjatë historisë se
tyre,por rasti me i freskët ështe ai kur nje prind ne Serbi refuzoi të
shkojë të luftojë në Kosovë,ai pa një pa dy e nxjerrë revolin dhe e
ekzektuton në vend.Të tilla janë serbe,e tillë është fara e keqe e
tyre,te cilëve bash neve shqiptarëve na ra hise të ballafaqohemi me
ta.

EDHE UNË JAM ME STUDENTËT! – Nga Frank Shkreli

 

“Shpresa kryesore e një vendi është edukimi i mirë i rinisë së tij.”

 

 

Ishte rinia dhe studentët shqiptarë që ndihmuan në bërjen e ndryshimit të madh, me shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pothuaj 30-vjet më parë.  Por thirrja dhe ëndërra e tyre, pas pothuaj gjysëm shekulli diktaturë komuniste, që t’a bënin Shqipërinë si e gjithë Evropa dhe një Shqipëri ndryshe, ashtu siç e donim shumë prej nesh, nuk është realizuar ende.

 

Pasi studentët e sotëm janë dëshmitarë se Shqipëria nuk po bëhet si Evropa, ashtu siç e donin paraardhësit e tyre në fillim të 90-ave, këta filiza të rinj po përpiqen sot t’a ringjallin atë shpresë dhe ëndërrë që mbeti e pa realizuar.  Prandaj mos u shqetësoni nga angazhimi qytetar plot përgjegjësi i studentëve — as qeveria as shteti, as shoqëria, në përgjithësi.  Mos kini frikë!  Është absolutisht një shfaqje pozitive për shoqërinë shqiptare.  Kërkesat e studentëve mund të jenë të kufizuara në numër, por reagimi dhe zemërimi i tyre është një pasqyrim i gjëndjes së vështirë të përgjithëshme politike dhe ekonomike, për të mos thënë, kaotike në Shqipëri dhe në botën shqiptare në përgjithësi, përfshirë edhe Kosovën.  Aktivizimi i rinisë, pa dyshim se sjellë shpresë.  Studentët shqiptarë janë plot ëndërra dhe idealizëm për të ardhmen e tyre dhe të Kombit të vet.  Si rrjedhim, shteti, qeveria, universitetet, edukatorët dhe shoqëria në përgjithësi duhet të bëjnë çdo gjë të mundur që të krijojnë për ta kushtet e përshtatëshme dhe një mjedis sa më të mirë edukues, që do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave të tyre dhe t’i bëjë ata pjesëmarrës dhe kontribues të dobishëm në ndërtimin e institucioneve të mirëfillta demokratike: të aftë që të përballen me përgjegjësitë dhe me sfidat që paraqet bota moderne, për ata si individë dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, por edhe konkurentë me të tjerët, në rajon dhe në botë.

 

Pa rini nuk ka përparim as shtet-ndërtim.  Prandaj asaj duhet t’i njihen dhe t’i plotësohen kërkesat, roli dhe pjesëmarrja e tyre në vendimet që kanë të bëjnë me edukimin e studentëve, me të ardhmen e tyre afat shkurtër, por edhe afat gjatë të tyre dhe të vendit ku jetojnë.  Rinia është shtylla e një vendi.  Është ky një rol që ata e meritojnë!   Për ata që mund të dyshojnë se nuk ia vlen të investohet në studentët dhe sstudentet e Kombit në këtë moment, ju lutem shikoni fëtyrat e asaj rinie të bukur, të qeshur, të përmbajtur, të mençur të shëndosh, plot shpresë dhe entuziazëm, por edhe patriotike, të pranishëm në sheshet dhe në universitetet, anë e mbanë vendit.  Autoritetet duhet të përfitojnë nga ky rast dhe të marrin masa serioze për plotësimin e kërkesave të tyre dhe të angazhojnë, seriozisht, rininë dhe studentët në jetën e vendit, para se të jenë vonë, pasi e ardhmja e vendit është edhe e ardhëmja e tyre.  Është një e ardhëme që përmban plot agime të reja. Është një periudhë e shpresave të guximshme.  Ndoshta studentët do t’ia dalin që të shkundin shpirtin e përgjumshëm në radhët e shqiptarëve, për një të ardhme më bujare dhe fatbardhë.  Mos kini frikë!

 

Kombi ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër. Kërkesat e studentëve janë edhe politike, përveç kushteve, plotësimin e të cilave    ata kërkojnë. A do të këmbngulin votuesit shqiptarë duek kërkuar një rend të ri politik me njerëz që do të pasqyrojnë vullnetin dhe interesat e zgjedhësve shqiptarë dhe jo ato të padronëve partiakë dhe të klaneve të tyre politike?  Partitë politike dhe votuesit shqiptarë duhet të reflektojnë seriozisht që të vijnë në përfundimin se punët deri tashti nuk kanë shkuar aspak mirë, siç dëshmojnë edhe protestat e studentëve prej pothuaj prej 10-ditësh tani në Tiranë dhe anë e mbanë vendit.  Ky, fatkeqsisht, mund të jetë vetëm fillimi.

 

Sot, kombi shqiptar ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër të politikës dhe të atdhedashurisë, për të vazhduar zhvillimin natyral politiko-historik të shqiptarëve, të ndërprerë nga regjimi komunist 50-vjeçar dhe nga trashëgimia e tij, fatkeqësisht, gjithnjë aktuale në politikën dhe shoqërinë shqiptare.  Ishte përmalluese dhe fatlume skena kur studentët protestues në midis të Tiranës, shpërthyen në këngë patriotike.  Ka një uri dhe etje për tu këthyer në vlerat shpirtërore të trashëgimisë kombëtare iliro-arbërore.

 

Le të shpresojmë se një brez i ri politikanësh shqiptarë, i dalur nesër nga përfaqësues të këtyre studentëve që protestojnë sot për të drejtat e tyre anë e mbanë Shqipërisë – mundësisht filiza të ri në trungun e vjetër të Kombit – do të shprehin vullnetin dhe interesat e shqiptarëve tashmë të lodhur nga politika e sponsorizuar nga oligarkët dhe nga interesat e ngushta të partive aktuale politike.  Shpresojmë që ky brez i ri politikanësh, të marrë në duartë e veta fatin e vendit dhe të Kombit, me patriotizëm dhe atdhedashuri, të hapë udhë të reja në historinë moderne të shqiptarëve, si trashëgues dhe ndjekës të traditës dhe të vlerave shekullore kombëtare.  Pas një periudhe prej 30-vjetësh post-komunizëm, nuk na ka mbetur tjetër veç të shpresojmë, të shpresojmë në këtë brez të rinisë shqiptare dhe në studentët që e përfaqësojnë atë sot në sheshet dhe universitetet, anë e mbanë Shqipërisë.

 

Rinia është gjymtyra kryesore e shoqërisë shqiptare sot nëqoftse dëshironi të ndërtoni një të ardhëme më të mirë për Shqipërinë e nesërme.  Si e tillë edhe duhet të trajtohet.  Nga ana tjetër, i takon këtij brezi shqiptarësh që të ndërtojë, më në fund, jo vetëm një Shqipëri si e gjithë Evropa, por edhe një Shqipëri e cila pasqyron (siç kam lexuar diku) edhe fëtyrën dhe zemrën e nënave tona, një Shqipëri që, njëkohsisht, adhuron, dashuron e ngushëllon të gjithë bijtë e bijat e saj pa dallim, por mbi të gjitha duam një Shqipëri që është e drejtë për të gjithë dhe pa dallim.  Nëqoftse kjo është Shqipëria që duan dhe që kërkojnë studentët protestues për pothuaj 10-ditë tani anë e mbanë Atdheut, edhe unë jam me ta.

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit – Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, gërvisht plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij Andi Bushati shkruan: “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi me shokë që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet në Perëndim që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte nga të parët që e çau terrin e kohës të ferrit komunist, pasi në diktaturë RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati i ke uzurpuar mediat në Shqipëri e prapë nuk ngopesh dhe e ke mendjen tek Skënder Buçpapaj që ka 23 vjet në Perëndim !  Ti ke mbetur 27 vite prapa, kur nuk ishte rrëzuar ende diktatura  i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Por fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!