VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule – Nga Nue Oroshi

By | May 15, 2018

Komentet

Përditshmëri të politikës shqiptare – Opinion nga Nue Oroshi

Edi Rama dhe Hashim Thaqi e vizituan idolin shpirtëror të tyre Erdogan kriminelin. Kjo vizitë po i ngjanë asaj vizitës lamtumirse që kishte organizuar dikur Behgjet Pacolli tek Gadafi. Madje edhe patën vallëzuar para tij. Kjo vizitë po i jep frytet shumë shpejtë. Në Prishtinë organizata e dyshimtë si organizatë terroriste me emrin TIKA,qe duhet te debohet nga Kosova dhe Shqiperia, e kishte planifikuar një demostratë.Tash të shohim se sa Haxhi Qamila e Olzi Jazegjia do të marrin pjesë në këtë marsh Erdoganist për rikthimin e neo otomanizmit në trojet shqiptare. Ka më teper se dhjetë vjet që jam duke i treguar rrugën shqiptarëve se ku është ka na dërgojnë këto liburni politike që kanë kryet në Anadoll,Beograd e Moskë. Turpi nuk hahët me kos. E Kosova dhe Shqipëria janë mbetur shtete pa zot shpie ku kullosin turq e shkije, pa e lënë anash as grekun i cili është duke na vjedhur detin.Fleni shqiptarët e mij fleni!

Skënderbeu, figurë legjendare e kombit shqiptar – Reportazh nga Florim Zeqa

Në qytetin antik dhe pitoresk të Villach-ut (Austri), nën patronatin e shoqatës shqiptaro-austriake “Fondacioni Dukagjini Austri” (FDA) me seli në Villach, në kuadrin e aktiviteteve për 550 vjetorin e Skënderibeut u mbajt tubimi kulturoro-shkencor “Viti i Skënderbeut”.
Tubimi u hapë me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij austriak.
Pas intonimit të himneve, edhe hapja e këtij aktiviteti u bë në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, përkatësisht nga kryetarja e “Fondacionit Dukagjini Austri”, zonja Shpresa Kameraj dhe anëtarja e shoqatës FDA, zonja Ulrike Zimmermann.

Më pas, moderatorja e këtij aktiviteti, zonja Shpresa Kameraj e mbajti fjalën hyrëse, fillimisht duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe përshendetur një nga një të gjithë mysafiret e nderit në këtë aktivitet.
Për historinë e Skënderbeut, në mënyrë kronologjike foli kryetarja SHKA “Ecim së bashku” me seli në Trieste, zonja Mardena Kelmendi, e cila më pas foli rreth unitetit të shqiptarëve, si kusht dhe mundësi e vetme për t’u përballuar me sfidat e shumta në emigracion. Ajo më tutje shtoi se, kombi është detyrë fisnike, ndërsa flamuri dhe gjuha, përveqse identitet, janë pasuri që duhet ruajtur me fanatizëm si vlera që kemi trashëguar nga të parët tanë.

Poashtu për historinë e Skënderbeut në gjuhën gjermane foli zonja Ulrike Zimmermann.

Më pas për një fjalë rasti u ftua kryetari i FNAI-it Prof. Ndue Lazri, i cili foli për rolin e Skënderbeut në mbrojtjën e shqiptarëve në njërën anë dhe civilizimit evropian në anën tjetër. Lidhja e Lezhës apo siq njihet ndryshe si Besëlidhja e Lezhës e organizuar nga Skënderbeu, ishte pikënisje për t’i lënë mënjëanë përçarjet dhe interesat personale të drejtuesve të principatave, për t’iu bashkuar interesit madhor kombëtar,…për t’i kthyer kështu namin kombit shqiptar, ku për 25 vite rresht i mposhti 24 komandant dhe sulltan të fuqishëm, për çka, nga ajo kohë, mbeti ai vargu i këngës; “Shqiptarët e kanë adet nga një pashë me e mbytë për vjet”.

Ndërsa, ambasadorja e paqës Vitore Stefa-Leka, përveqse foli me pietet të lartë për figurën e Skënderbeut, evokoj kujtime nga veprimtaria e saj në përiudhën e luftës çlirimtare në Kosovë.

Kryetari i nderit të UNIKOMB-it, zoti Selim Musaj, në fjalën e tij, ndër të tjera tha: ” Skënderbeu e shkroi historinë, na la neve një trashëgimi të gatshme”.

Kurse drejtori GVSH-së, zotriu Ndue Qokaj, ndër të tjera theksoi; “si njëri ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, e kemi për obligim ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe traditave të bukura shqipe në Diasporë.

Kryetari i UNIKOMB-it me seli në Treviso, zotriu Agim Mulosmani, foli për nevojën urgjente të unifikimit të mërgatës, për të luftuar sindromën kancerogjene të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve, si dhe luftimin e rrezikut permanent të asimilimit të gjeneratave të reja në emigracion.

I veqantë ishte prezantimi i studiuesit të ri shqiptar, të përmasave akademike zotriu Albert Gjoka (autor i disa librave), i cili theksoi se; “Skënderbeu luftoi dhe mbrojti shqiptarët dhe krishtërimin, gjë e cila na bënë të ndjehemi mirë si shqiptarë”, për të vazhduar tutje; “Studiuesit më të mëdhenjë të historisë së Skënderbeut, përveq Marin Barletit dhe studiuesve të tjerë shqiptar, janë edhe studiuesit e huaj si; gjerman, austriak, anglez, suedez, danez, etj”.

Më pas, fjala iu dha poetes së shquar shqiptare në Itali, zonjes Lumturie Plaku, e cila në mënyrë artistike përmes vargjeve të saj shprehu zjarrin e shpirtit të mërgimtarëve, që shpërthen si vullkan për dashurinë ndaj atdheut.

Analisti Florim Zeqa e vlerësoi lartë figurën e Skënderbeut, duke theksuar se kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hero i përmasave ballkanike, për 25 vjet rresht i rrëmbeu pushtetin perandorisë otomane.
Më mirë se çdo fjalë e thënë dhe varg i shkruar për Skënderbeun, flet Muzeu i Vjenës, i cili me pietet të lartë e mbanë Shpatën dhe Përkrenarën e Skënderbeut, dhe jo vetëm kaq, kudo dhe kahdo në metropolet evropiane, gjenë buste, lapidarë të shkruar dhe rrugë që mbajnë emrin e kryeheroit shqiptar.

Vlenë për të theksuar, se FDA për të gjithë të pranishmit e kishte përgatitur një koktej të pasur me ushqime, embëlsira të shijshme dhe pije të shumëllojshme ferskuese.

Në fund të këtij aktiviteti, FDA, ndau tre mirënjohje titull nderi artistik për presidenten e Grupit të Valleve “Shqiponjat” në Leco, zonjen Drita Qokaj, pastaj presidentin e SHKA “17 Shkurti” në Baden (Austri), zotriut Tahir Turkaj, si dhe çiftit Arif e Fatmira Musa, drejtues të Grupit të Valleve “Bajram Curri” dhe SHKA “Tingujt e Zemres” me seli në Conegliano (TV).

Përmbyllja e këtij aktiviteti ishte e rezervuar për programin artistik, të përgatitur nga Grupi i Valleve “Shqiponjat” nga Leco dhe Grupi i Valleve “Bajram Curri” dhe SHKA “Tingujt e Zemres” nga Conegliano (TV), të cilët ekzekutuan për mrekulli valle me motive nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Padyshim, ajo që elektrizoi të pranishmit në sallën e bukur ishte valltarja e re, por shumë e talentuar Stella Qokaj, vajza e veprimtarit Ndue Qokaj.

Ishte ky një pikëtakim i dhjetëra shoqatave, krijuesve dhe artistëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare të ardhur nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Ishte ky aktiviteti më i rendësishëm vjetor, i karakterit ndërshtetëror. Pjesë e këtij organizmi ishte komuna e Villach-ut, e cila përveq dhënjes gratis të sallës supërluksoze “Bamberg Salla”, ndryshe është salla historike e eventeve austriake në Villach…, kishte siguruar zërimin dhe e gjithë logjistikën përcjellëse dhe personelin e nevojshëm për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Ku jemi në këtë segment, pashmangshëm shkon një falenderim i sinqertë për autoritetet austriake, për mbështetjen në vijimësi të çëshjes shqiptare në Ballkan, mbështetje e konfirmuar edhe në aktivitetin për 550 vjetorin e Skënderbeut.

Shpresa, ky emër sinjifikativë për shqiptarët, i trashëguar brez pas brezi, nga ky aktivitet u bë edhe sinonim i bashkimit shpirtërorë të shqiptarëve në Diasporë.
Fondacioni Dukagjini Austri, edhe pse shoqatë e re, ambiciet i ka të mëdha. Kryetarja Shpresa me bashkëpunëtoren e saj, Sulltane Zukaj (nënkryetare), për synim kanë shtrirjen e filialeve të saj edhe në qytetet e shteteve tjera evro-perëndimore të banuara me shqiptar.

Nga shoqatat dhe personalitetet që ishin prezente në këtë aktivitet, i veqojmë: Ariel Pajuni (shoqata “Albina” nga Pordenone), Hida Musaj, Basrije Shabani-Weger, mësuesja Flora Bajrami (“Shoqata e Gruas Kuq e Zi”-Villach), Muhamet Arifaj, Livia Kreuzer (nëna e kampionit Filip Kreuzer në Eishockey-Hockey në akull), komandant z. Ram Hasanmetaj, Pirro Qendro, Frida Vokopola, Antoneta Nushi (kryetare e shoqatës “Mëma e Mirësisë”-Tiranë), avokatja Ermira Zhuri, poetja Lumturije Fortuzi, Lulzime Dika, Fatmira Hysenaj-Musaj, Iliriana Ishmi-Pajuni e shumë të tjerë.

FALEMINDERIT QKSH MIGJENI, ËSHTË KËNAQËSI KUR NJERIU NDJEN SE VLERSOHET PUNA DHE REZULTATI I PUNËS KULTURORE NË MËRGATË – Nga Sokol Demaku

 

Qërshor muaj i realizimit të proejkteve të mëdha të Ansamblit të valleve të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë. Këtë vit si asnjë here më parë anëtarët e kësaj Shoqate kulturore të mërgatës sonë ishin nder më aktivet në prezentimin e kulturës shqiptare në mërgatë dhe ate përmes prezentimit të gjuhës, këngës dhe valles shqiptare. Mund të thuhet në këtë shenim gazetaresk se sot për sot këta djem dhe vajza shqiptarë janë edhe ambasador të mirëfillt të prezentimit të kulturës sonë në Skandinavi dhe më gjerë.

Sot do flasim për një vepër të vogël por madheshtore të Krysisë së kësaj Shoqate kulturore, e që të jep të kuptosh se këtu me të vërtetë bëhet punë dhe puna e secilit anëtar vlersohet dhe çmohet për atë të arritur të vet QKSH Migjeni. Gjatë sezonit pranverror në Krysin e kësaj Qendre na thanë se kanë transmetua diku mbi 1500 minuta program në valët e Radio dituria, program i sajuar nga anëtaret e redaksisë së radios, cka të jep me kultua se me të vertetë bëhet një punë e madhe dhe me vlerë ne redaksinë e kësaj Radio. Në redaksi na thanë se tani janë më komod pasi që numri i atyre qe sajojnë programin e radios është shtuar me njerëz profesionist si gazetar, teknik në studio për çka thonë se ka kohë që e kanë ndje këtë nevojë. Thonë se janë të kënaqur edhe me degjueshmerinë e radios e cila është një ndër radiot në gjuhë të huaj që transemton program në rrjetin Radio difuziv suedez dhe në internet.

Kur është fjala të revista janë botuar pesë numra të revistës Dituria, me informacione nga kultura, gjuha dhe puna e mërgmkitarëve në mërgatë.

Është mbajtë me sukses Festivali i shatë i poezisë ”Sofra poetike Borås 2018” ku janë prezentua poetë me poezitë e tyre në shtaë gjuhë e nga viti i ardhm besohet se ku do jetë një Festiva ndërkombëtar ku do involvohet edhe qyteti Borås.

Por ajo çka është për tu lavdruar këtë vit është themelimi i Ansamblit të valleve në kuadër të QKSH Migjeni i cili ansambël për dy muaj pati dy paraqitje madhështore praa publikut suedez dhe ku u vlerësua për punën dhe kontributin në prezentimin e vallës dhe veshjes tradicionale shqiptare.

Duke u mbeshteturë në rezultatet e arritura dhe në kontributin e dhënë të anëtarëve të Ansamblit të valleve, Kryesia e QKSH Migjeni vendosi që për këta djem dhe vasha shumë të vyera dhe të cilët prezentojnë në mënyrë të denjë kulturën tonë në mërgatë tu bëjë një surprizë të vogël për të gjithë në regji të QKSH Migjeni dhe ate me një vizitë një ditore në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby.

Gjatë viztës në Vimmerby ne morëm opinonet e disa prej anëtarëve të kësaj shoqate edhe pse nuk ishin të gjithë, pasi që disa prej tyre veq më kohë kishin fillua pushimet verore në vendlindje, por na thanë se kjo ka vlerë dhe është një impuls që na shtynë që në të ardhmen të jemi edhe më aktiv në aktivitet e QKSH Migjeni dhe të bëjmë atë më të mirën për ruajten dhe prezentimit të kulturës sonë në mërgatë.

Udhëhqja e Ansamblit të vallëve Anxhela Ziso na tha me rastin e kësaj vizite në ”Botën e Asatrid Lindgren” në Vimmerby ” se ishte dicka e vecantë, sepse ja ku u kthyem serish në atë botën e fantazisë, në botën e fëmijëve. Falmnderit QKSH Migjeni, falmnderit të gjithë atyrë anëtareve që kan kontribua në këtë drejtim.

Edhe redaktori i Radio Diturisë Bahtir Latifi ishte shumë pozitiv në këtë gjest të Krysisë së QKSH Migjeni, i cili u shpreh se po edhe ne kemi nevojë të njihemi me kulturën dhe traditën e vendit ku jetojmë dhe punojmë, sepse një ditë do ua prezentojmë bashkëkombasëve tanë sepse ja vlen të marrim mësim nga këta njerëz me një kulturë të gjërë. Faalmnderit të gjithë atyrë që na kanë mbeshtet, ndihmue dhe kanë kontribua në punën e QKSH MIgjeni që të jemi në këtë nivel të lart kulturor e artistik.

Të gjithë anëtarëve të QKSH Migjeni u uroj pushime të këndshme dhe cmallje në gjirin famiuljar!

Bjen kushtrimi që ngjall jetën e latë pezull Anton Çettën – Nga NUE OROSHI

Vendimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës për mos aprovimin e kërkesës së Këshillit Organizues për vendosjën e lapidarit të profesor Anton Çettës para objektit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka shqetësuar miljona shqiptarë pa dallim feje,krahine apo ideje.Ka shqetësuar mbarë shqiptarët atdhetarë që i thonë bukës -bukë e ujit-ujit, përveç shqipfolesve pansallavisto aziatikë të cilët tash janë duke punuar që Kosovën ta drejtojnë drejtë shkrepave të Anadollit. Njëri ndër këta shqipfolës është edhe drejtori aktual i Institutit Albanologjik të Prishtinës njëfarë Hysen Matoshi.Ky piun i rrjetit famëkeq talibanesk të Kosovës tash e tregoj fytyrën e vet të vërtetë.Edhe pse dihet botërisht se ky vendim vetëm është nënshkruar nga ky farë drejtori sepse është marrur krejt dikund tjetër dhe nga persona krejt të tjerë. Opinioni i gjerë duhet ta dije se mjetët për ngritjen e lapidarit të profesor Anton Çettës janë ndarë nga Institucionet e Kosovës,lapidari është i gatshëm por për momentin është i lënë pezull nga forcat e erreta pansllavisto- aziatike, të cilët e kanë okupuar Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe janë duke luftuar për një orjentim kundër Evropian të Kosovës.Është brengosës fakti se edhe pse Komuna e Prishtinës ka dhënë fillimisht leje për vendosjën e lapidarit të profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik, kryetari i tashëm i Prishtinës Shpend Ahmeti, është terhequr nga vendimi i tij pas ankesës që ka bërë Instituti Albanologjik në krye me Hysen Matoshin për anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për moslejimin e shtatorës së profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik. Me këtë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë një gabim të pafalshëm për anulimin e këtij vendimi. Ai duhet ta rikthej vendimin e parë në fuqi, dhe këshilli organizues i vendosjes së permendorës së prof. Anton Çettës ta shpejtoj procedurën e vendosjës së lapidarit të profesor Anton Çettës në vendin e vetë para Institutit Albanologjik. Anton Çetta pajtimtari i kombit shqiptarë sot është lanë as në tokë dhe as në qiell. Shqiptarët e Anton Çettës janë ndarë në dy taborre.Ata që e duan ngritjen e lapidarit të profesor Antonit para Institutit Albanologjik, si dhe ata që e kundërshtojnë ngritjen e permendorës së profesor Antonit. Është fatkeqësi se në të njejtën kohë kemi shqiptarët e orjentimit Evropian që duan profesor Anton Çettën, dhe ata të orjentimit pansllavisto-aziatik që nuk e duan profesor Anton Çettën.Me këtë e them lirisht se nuk ka mbetur pezull lapidari i profesor Anton Çettës por pezull ka mbetë orjentimi Evropian i shqiptareve në Kosovë, orjentim që dita – ditës është duke e humbur drejtimin e tij dhe është duke u mjegulluar.Për këtë veprim të këtij farë drejtori duhet reaguar menjëherë Ministria e Arsimit konkretisht Ministri Shyqeri Bytyqi duhet urgjentisht ta bëj pezullimin e këtij drejtori. Këtë çështje duhet ta merr në shqyrtim në mënyrë urgjente edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili në mënyrë urgjente duhet që t’i kerkon raport me shkrim vartesit të tij në Ministrinë e Arsimit Shyqeri Bytyqit,e jo ti lëshoj mjete me shuma të larta dhe të paparashikushme pikërisht personit që e kundërshton lapidarin e Anton Çettës para Institutit Albanologjik siç beri ditë më parë keshillltari i Kryeminstrit Haradinaj ,Jahja Lluka duke përkrahur një drejtor të tillë të dhunshëm dhe duke quar dam mjete të shumta në Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Prandaj këtu nuk është mbetur gjë tjetër përpos faktit se Keshilli Organizues duhet të jetë këmbëngulës, për vendosjen e lapidarit të profesor Anton Çettës duke u bazuar në vendimin fillestarë që ka lëshuar Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, i cili më vonë nga presionet që ju bënë nga forcat e erreta u dashtë ta anuloj vendimin e tij. Kurse shqiptarët pa dallim feje,krahine apo ideje të dalin të organizuarë dhe në mënyrë masive ta vendosin lapidarin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik. Ska rrugë tjetër sepse organet e dhunshme të këtij Instituti nuk lëshojnë pe në veprimet e tyre të shëmtuara dhe nuk kanë respekt fare për veprimtarinë studiuese,atdhetare,humane dhe pajtimtare që bëri profesor Anton Çetta. Ah profesor i nderuem Anton!Në vitet e nëntëdhjeta kur të pata marr në intervistë ndër të tjera me pate thënë se kur të hiqet mjegulla leht do ta kemi. Të gjithë kemi menduar ashtu por fare nuk doli e vërtetë.Pushtuesit osman dhe ata pansllavist na i lane kopilat e tyre të cilët sot janë duke e lenduar çështjen shqiptare dhe e kanë sjell deri në buzë kapitullimi, por shpejtë do t’iu vjen fundi,se ende ka djem nënash shqiptare qe do ti dalin zot tokës arbërore

LE TË JEHOJË VALLJA TROPOJANE EDHE KËTU NË VERIUN E LARGËT TË EVROPËS SE JA KA ANËN – Nga Sokol Demaku

Është sfiduese por edhe shumë më tepër se magjike që të organizosh në event në bashkëpunim me shoqatat si motra suedeze ” Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”.

Përmenda fjalën sfiduese e këtu dua të them dhe kam për qëllim faktin se të arrish të jeshë në mesin e vendësve me një manifestim të tillë është një e arritur e madhe e një shoqate kulturore me një traditë dhe kulturë tjetër nga vëndësit, por që paraqet dhe informon atë mes për një kultur mijëvjeqasre të një populli të vjetër nga i cili ne burojmë dhe kemi prejardhjen. Por kjo është edhe magjike kur ti arrin të bashkosh njerëz nga vise të ndryshme të botës në at event dhe të ndertosh relacione mes popujve, gjuhëve dhe kulturave e kjo është ajo e arritura dhe satisfaksioni më i madh i një shoqate kulturore në një vend të huaj.

Të jesh pjesë e ” Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”është një privilegj i madh dhe me siguir një eksperiencë e vecnatë për cdo shoqatë kulturore në këtë vend skandinav me një kultur të gjerë dhe respekt për të ardhurit. Aty do krijosh ato lidhje të cilat do kenë efekte pozitive në prezentimin e kulturës dhe traditës shqiptare tek vendësit dhe kombet tjera me të cilat bashkëjeton.

Sot për sot një ndër motorët më të fuqishëm në mërgatë për promovimin dhe prezentimin e  klulturës shqiptare është dhe do mbetet Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël suedez Borås me mbi 100.000 banor e në të cili jetojnë dhe punojnë mbi 2500 shqiptar, e ne duhet tu themi ”Ju lumt dhe vëtem vazhdoni përpara” por në anën tjetër do ishte me interes që edhe shoqata tjera kulturore të bejnë punë të tilla e jo punë të pa puna.

Në mesin e mbi gjashtë shoqatave kulturore suedeze si ”Mogna män”, ”Goda vänner”, ”Pelle och Conny”, ”De fenders”, ”Internationell kör”, ”Notfritt” dhe ”Hometwon Mojo” ishte edhe Ansambli i valleve i Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni i cili në mënyrë të denjë prezentoi së pari duhet të themi Gjuhen shqipe në prezentimine progarmit të saj, pastaj kulturën dhe traditen tonë shekullore e cila ka vend dhe respekt edhe tek miqt tanë në mërgatë.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në bashkepunim me shoatën suedeze po nga Borås ”De sju Häradernas Kulturhistoriska Förening” që ka një bashkëpunim të mirë dhe të kahmotshëm ishin koorganizator të këtij eventi kulturor ne datë 2 korrik 2018 ” Të Dielat Verore ne Ramnaspark-Sommarsöndag i Ramnas Park”.

Një publikë e denjë, moshash të ndryshme, e interesuar për atë gjuhë të panjohur për ta, por edhe për ato valle dhe veshje të anëtarev të ansambli që ishin të panjohura për atë publik Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ishte kujdesur dhe kishte shtypurë një broshurë në gjuhën suedeze me informacione të bolshme për gjuhën, kulturën, historin e popullit shqiptar por edhe të dy vendev nga shqiptaret kanë prejardhjen, informacione për Shqipërin dhe Kosovën. Të pranishmit ishin aq të interesuar për këtë borshurë dhe inforamcione për Shqipërin dhe Kosovën sa organizatorit iu desh që të sjellë edhe borshura pas atyre të 50 që kishte shpërnda.

Mendojme se punë të tilla dhe broshura té tilla me infomata të bolshme për vendlindjen ne kemi nevojë të japim dhe shpërndajm në botë sot. Pra ewdhe shoqtatë kulturore mudn të jenë ambasadore të jashtëzakonshëm të vendit tonë në vendet ku ato veprojnë.

Vallja shqiptare ka vlera, vallja shqiptare është ajo të cilën e adhurojnë të gjithë, por edhe kanë dëshirë ta luajnë të gjitha. Vallja e tropojës ka bërë zë dhe buj në veriune  largët, edhe sot ishte aktuale dhe vallëtarev të ansamblit Migjeni me shumë dëshire iu bashkangjitën edhe suedez adhurues të vallës shqipe.

E degjuam edhe këte thënje ”Le të jehoj Vallja Tropojane se ja ka anën”

Ju lumtë djem e vajza trë Ansdamblit të vallevet ë Qendres Kulturoire Shqiptare Migjen i nga Borås i Suedisë së largët që nuk harroni vendlindjen, djepin e të parëve përmes këngës e valles shqipe.

Paradokse shqiptare apo vajtim me shami në dorë për shqipfolsit që u bënë horë – Nga Nue Oroshi

Kufijtë e Kosovës janë bërë sikurse ajo shosha e cila rrjedhë në çdo anë. Aty hynë e dalin pa u vërejtur asnjëherë kriminelë e tregtarë flamujsh, spiun të paguar të shteteve të ndryshme të cilët po punojnë që ta shkatrrojnë si kancer përmbrenda, vetëm e vetëm që të bëjnë dobsimin e shqiptarizmës në Evropën juglindore.Po ndodhin fenomene të papara që nuk mundet t’i paramendojë logjika e shëndoshë që këto gjëra të ndodhin në një shtet demokratik. Para disa kohe turqit në krye me diktatorin Erdogan e bëjnë një puqë shtetëror në Republikën e Kosovës, ku me një sulm terroristë grabisin njerëzit e tyre për të bërë larjën e borgjeve në mes veti në mes të dy grupeve politike Erdoganiste dhe Gyleniste. Ndërsa një pjesë e pushtetarve të Kosovës deklarojnë se nuk kemi ditur asgjë kurse pjesa tjetër e kishte bërë me vetdije të plotë këtë degjenerim të shtetit të Kosovës që vetë po e udhëheqin. Edhe pas këtij akti u mundu të bëhet diçka por në fakt nuk u bë asgjë. Fajtorët kryesorë për këtë sulmë që ju bë institucioneve të Kosovës nuk u ndëshkuan. Ata që kishin përgatitur këtë akt edhe sot e kësaj dite janë ulur nëpër karriket e pushtetit pa i vrarë ndërgjegjja fare. Pra, me një fjalë diktatori Erdogan e bagloji, poshtëroj dhe e klasifikoj shtetin e Kosovës si pjesë të saj pra si pjesë e neo osmanizmit edhe pse fizikisht kanë thyer qafën tash e 106 vjet, por në logjikën e tyre të sëmuar neotomane ende vajtojnë për Shqipërinë dhe Kosovën e tyre. Mirpo asnjëherë nuk e kam besuar edhe sot nuk dëshiroj të besoj se sa shumë kopila kishte lënë Perendoria Osmane në trojet shqiptare. Ata kopila kishin heshtur apo e kishin bërë punen e dreqit në vazhdimësi duke bashkëpunuar me sllavët gjithnjë në dëm të interesave shqiptare.Madje kopilat e tillë janë bashkuar sikur proletaret në kohën e kaluar për ta varrosur çështjen shqiptare me sulmet që i bëhen heroit më të madh të shqiptareve Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Në mesin e këtyre kopilave pansllavisto islamik është aktivizuar edhe historiani më besnik i kriminelit Enver Hoxha njëfarë Paskali i Milos, i cili nuk e dinë identitetin e vet. Pra, ende nuk dihet se çfarë identiteti kombëtar ka Paskal Milo, i cili si një hut besnikë është duke sulmuar figurën më të pastër që ka dhënë kombi shqiptaro- arbëror gjatë historisë sonë të lavdishme dhe shumë krenare.

Mirpo edhe më të dobët janë ata që organizojnë kinse Akademi Shkencore në diasporë dhe e thërrasin Paskalin e Milos të flasë pallavra komuniste, se në këtë rast duhet ta dijë opinioni i gjerë se ky farë Paskali nuk është historian i mesjetës por historian i marrëdhënjeve jugosllave shqiptare, me nje fjalë është sikurse teneqexhiu të na flet për organizimin e shtetit apo sikurse sakati  që smundet të ec fare të jetë lojtar në njëmbëdhjetëshen e parë në ekipin kombëtar shqiptar në lojerat e futbollit.Edhe më e keqja është se dje nje gup shovinistësh serb, të cilët ende jetojnë më ënderrat që Kosova është djep i tyre festuan Betejën e Kosovës të vitit 1389. Ata edhe vet nuk e dinë të vërteten historike të Betejës së Kosovës por janë mbetur rob në  mendimet e tyre dhe asnjëherë nuk po e pranojnë faktin se Kosova është shtet i njohur ndërkombtarisht nga shumë vende perëndimore dhe kjo njohje është bërë edhe për faktin e dobsimit të dominimit ruso- turk në Evropën Juglindore.Në mesin e këtyre shovinisteve serb kishte edhe popa me qallma, të cilët jetojnë pa punuar fare, jetojnë si parazitë,vetëm duke nxitur krimine sepse gjeni turko-serb nuk mund të jetojë pa luftëra dhe pa kriza, kurse  mendja, gjeni dhe gjaku i tyre, nuk funksionon ndryshe përveç faktit të okupimitë dhe vrasjesë se kombeve të tjera, me një fjalë këta dy popuj pansllavisto- aziatik, nuk munden të ecin përpara nëse nuk e ndërtojnë përspektivën e tyre duke robëruar ,vrarë dhe sakatosur popujt e tjerë.Në të dyja këto raste, shteti i Kosovës dështoj plotësisht. Në rastin e parë është dashur të dëbohet Ambasadorja e Turqisë nga Kosova ndërsa në rastin e dytë është dashur të burgosen organizatorët e mbjelljes se urrejtjes të cilët kërkojnë një luftë të re.Dhe këtë nuk e bëjnë rastësisht sepse është pikërisht veprimi i përbashkët ruso-turk, i cili ka vijëzuar veprimin e njëtrajtshem për të dominuar në Evropën juglindore,konkretisht në shtetet me trojet shqiptare për ta zvogluare frymën dhe përpjekjet perëndimore amerikano – gjermane që Shqiperia dhe Kosova të kthehen përfundimisht nga bota perëndimore,ndërsa në Shqipëri  djali i Kristaqit, Edi Rama po don me i sjellë 60.0000 mijë sirian,afgan,persian dhe popuj tjerë aziatikëe për të ja ndryshuar strukturën e popullsisë  së Shqipërisë,dhe për ta varrosur përfundimisht drejtimin perëndimorë të Shqipërisë dhe të shqiptareve.Politikanët tanë shqiptarë në trojet shqiptare janë mbetur sikurse ai Mark Muharremi në traditën shqiptare:‘‘Kishën nuk po e dojnë, xhamisë nuk po ja dijnë rendin‘‘, sepse e kanë perzi edhe islamin me vehabizëm e salafizëm dhe shumë izma të tjerë.

Por që po i thërrasin neosmanët që t‘ia kthejnë „identitetin e humbur“ edhe Mirditës kreshnike se ju kishte mbetur shumë merak sulltanave të Stambollit për ta shuar Natën e Shën Kollit.Këto paradokse shqiptare që po ndodhin nuk janë rastësi.Këto janë planifikuar shumë mirë në Moskë,Stamboll dhe Beograd.Për t‘i realizuar këto ide të Garashaninit,Millosheviqit e Andriqit duhet gjetur edhe lojtarët në teren. E duhet ta dijë populli  shqiptarë se të gjithë këta kopila të neosmanizmit dhe të neo pansllavizmit të cilët janë duke punuar për humbjen e historisë,traditës, iliro-arberoro-shqiptare, nuk  janë e asgjë tjetër përveç që bagla të propaganës pansllavisto- aziatike, për të realizuar projektet e tyre, për shfarosjen, e shqiptarëve.Këtyre shqipfolësve që u banë horë do t‘iu thosha në fund se përkundër që jeni të shitur, përkundër faktit që po mundoheni me mishë e me shpirtë të përlyeni heroin tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti- Skenderbeun, ju them hapur se shpata e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, tash është shëndrruar në raketa dhe ne armët me  moderne amerikano-gjermane dhe nuk do të lejoj kurrsesi një dominim të politikës ruso-turko-serbe në trojet shqiptare.Zoti ju laftë shëndosh ore të gjorë e allahu ju pastë në dorë për veprimet tuaja që u bëtë horë!

Vanity Fair rendit pianisten shqiptare mes 30 yjeve të Francës

Një gjeni në piano, ajo po shkëlqen në skenat e të gjithë botës, nga Gjeneva në Tokio”.

Kështu shprehet revista prestigjioze “Vanity Fair” për artisten e talentuar shqiptaro-franceze Marie-Ange Nguci. Ajo e klasifikon pianisten 20-vjeçare mes 30 yjeve në ngjitje të Francës.

Marie-Anxhe Nguci është vetëm 20 vjeç, por ka detyruar edhe mediat më prestigjioze franceze që të kthejnë kokën drejt saj. Vajza shqiptare konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të saj dhe artdashësit dhe kritikët në Francë e shohin me adhurim.

Disa muaj më parë ajo ka publikuar albumin e parë me muzikë klasike dhe sipas “Le Figaro”, plotësia është ndjesia e parë që përcjell albumi i saj.

Mediat franceze vlerësojnë se pianistja shqiptare me një mjeshtëri të rrallë kombinon përvojat muzikore dhe është në kërkim të territoreve të reja të shprehjes përmes muzikës.(Atsh)

Ndihmesa financiare për Kosovën e mërgimtarëve tanë në Suedi gjatë viteve 1991-1992 – Nga Muhamet Shatri, Suedi

 

Fjalët i merr era, shkrimet mbesin

– Bashkatdhetarët tanë në Suedi, edhe pse jetonin me ndihma sociale, për Kosovën dhe lirinë e saj ndanë edhe kafshatën e gojës.

Bashkëkombësit tanë në Suedi vazhdimisht kanë qenë të lidhur ngushtë me Kosovën. Ata, i janë përgjigjur pozitivisht çdo nisme dhe aksioni që ka pasur të bëjë me mbajtjen gjallë të jëtës së popullatës shqiptare atje dhe me çlirimin e atdheut të tyre të robëruar. Kështu, në mënyrë të organizuar kanë mbledhur ndihma materiale dhe, për këtë qëllim, nuk kanë kursyer asnjëherë, edhe pse shumica prej tyre ende nuk e kishin marre leje qëndrimin, pra edhe vetë jetonin me ndihma materiale që u jepte shteti suedez.

Duke iu falënderuar këtij përcaktimi, Dega e LDK-së në Kuvendin e saj të parë (21 shtator 1991) formoi Fondin për Ndihmë Kosovës dhe zgjodhi Komisionin Qendror, i cili kishte për detyrë jo vetëm grumbullimin e mjeteve materiale, por edhe regjistrimin e vullnetarëve. Me propozimin e Tahir Salihut, anëtar i Komisionit Qendror të Fondit të Republikës se Kosovës,  u miratua vendimi që aksioni për grumbullimin e mjeteve për ndihme Kosovës të jetë i menjëhershëm në mënyrë që të kontribuohet me 30 % të të ardhurave familjare apo të pagës së një muaji e pastaj te vazhdohet me grumbullimin e mjeteve të 3 për qindëshit. Kryesia e Degës, nëndegët, anëtarësia e LDK-së dhe sidomos Komisioni Qendror u obliguan që sa më parë të formojnë komisione lokale prej tre anëtarësh dhe të angazhohet që aksioni të realizohet me sukses. Aksionin e drejtonte kryetari i Degës së LDK-se, që njëherësh ishte edhe kryetar i Komisionit Qendror të Fondit. Ai koordinonte dhe udhëhiqte këtë aktivitet me komisionet lokale dhe strukturat e tjera të organizuara. Fondi hapi Postëxhiron e vet me emrin

 

KOSOVAS HJÄLPFOND  (FONDI PËR NDIHMË KOSOVËS)

Postgiro 83-2784-3

Box 150 47

200 31 Malmö

Për tërheqjen e mjeteve, përkatësisht bartjen e tyre nga kjo Postëxhiro në Fondin Qendror të Qeverisë së Kosovës, u autorizuan tre anëtarë të Komisionit Qendror, që ishin edhe drejtues te  Kryesisë se Degës se LDK-së: Muha­met Shatri, Bajram Kabashi dhe Iljaz Bicaj, ndërsa mbeti që dy nënshkrues të tjerë të jenë anëtarë të Komisionit Qendror që do të delegohen nga asociacionet e tjera shqiptare në Suedi.

Aksioni u organizua në gati të gjitha strehimorët dhe vendbanimet e azilkërkuesve shqip­tarë. Komisioni Qendror dhe komisionet lokale u angazhuan shumë për kryerjen me sukses të këtij aksi­oni, të cilin e mbështeti edhe Kryesia e Degës së PPD-së, në krye me Shenasi Ahmedin (tash i ndjerë) dhe Nëndega e LPRK-së me kryetar Hajdin Abazin. Anëtaret e Komisionit Qendror, sidomos kryetari dhe arkë­ta­ri vizituan shumë vendbanime të bashkatdhetarëve tanë. Me atë rast jo vetëm që u bisedua për rën­dësinë dhe mënyrën e organizimit, por u veprua konkretisht për formimin dhe konsolidimin e komisioneve lokale.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe të Komisionit Qendror të Fondit për Ndihmë Kosovës, të mbajtur më 1 nëntor 1991, u konstatua se bashkëpunimi  i Degës se LDK-së me asociacionet e tjera shqiptare në grum­bullimin e ndihmave ishte mjaft i frytshëm. Me këtë rast kryetari i Degës dhe i Komisionit Qen­dror, pasi informoi të dy forumet për rrjedhën e aksionit të grumbullimit të ndih­mave dhe të regjistrimit të vullnetarëve, nënvizoi në mënyrë të veçantë faktin se Fondi është pjesë e Fondit mbarëkombëtar, i cili do të merret nën mbikëqyrjen direkte të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Anëtari i Komisionit Qendror, Tahir Salihu, raportoi se në lokalitetin Tyringe aksioni ishte kryer me sukses të plotë, prandaj ai u autorizua që të organizojë grumbullimin e 30 % dhe edhe në qytetet dhe lokalitetet: Kristianstad, Eslöv dhe në Osby. Kryesia dhe Komisioni Qendror e ngarkuan Zeqir Ramën , nënkryetar dhe Daut Kabashin, anëtar i Kryesisë së Degës, që të organizojnë aksionin edhe në Markaryd, Värnamo dhe në Vaggeryd. Nazim Shatri, në cilësinë e përkthyesit si dhe të anëtarit të Komisionit Qendror të Fondit, u angazhua për organizimin e aksionit deri në strehi­mo­ret më të largëta te Suedisë Qendrore, si: në Skövde, Degefors, Hällefors, Lesjöfors, Eskilstuna, Garphyttan, Ten­hylt etj. Për Göteborg dhe rrethinë koordinator për grumbullimin e mjeteve u caktuar  Fejzë Halilit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së. Ne te njëjtën kohë Muhamet Shatri, Enver Camaj (tash i ndjerë), arkëtar i Kryesisë së Degës dhe Nazmi Shabanin, kryetar i Komisionit Lokal në Malmö u angazhuan në strehimoret në Byerum, Grankullavik dhe në Kolbuda; për Marieholm dhe Helsingborg u ngarkuan anëtari i Komisionit Qendror te Fondi: Sabri Novosella si dhe Muhamet Shatri e Bajram Kabashi, për Karlskrona u autorizua Naser Shatri (anëtar i Kryesisë se Degës se LDK-së), për Vejbystrand: Muhamet Shatri, Tahir Salihi dhe Enver Camaj, kurse për Åskersund dhe Motala, Fejzë Halili dhe Selim Bala (ky i fundit anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së). Krahas anëtareve të Kryesisë dhe të Komisionit Qendror të  Fondit, punë  të madhe në  grumbullimin e mjeteve te 30 % bënë  edhe drejtuesit e strukturave lokale të LDK-së, përfshirë dhe disa përkthyes, si: Shefqet Shala (Figelholm), Sabadete Mukadesi (Finspong), Musa Grajqevci (Förslöv), Haxhi Berisha (përkthyes) (Dals Ed), Enver Miftari (Reslöv), Ferid Çollaku (Halmstad dhe Falkenberg), Xhafer Durmishi, përkthyes në Hyltsfred, Ismet Bicaj, përkthyes (dëshmor i kombit) në Sunne,  Vesel Bacaj, kryetar i Komisioni lokal në Kalmar, Milaim Gashi, kryetar i Aktivit të LDK-së në Kolbuda, Shaban Luta në Köpingsvik, Ali Shipashani, kryetar i Aktivit të LDK-së në Lansdkrona, Gjon Tuqaj, përkthyes ne Nykroppa, Ragip Bajrami, kryetar i Aktivit të LDK-së ne  Örkeljunga etj.

Kryesia e Degës dhe Komisioni Qendror i Fondit vendosën që aksioni të shtyhet deri në fund të vitit 1991, në mënyrë që në të të përfshiheshin të gjitha stre­hi­moret e refugjatëve shqiptarë. Shpenzimet e udhëtimit do të mbuloheshin nga pagesat e anëtarësisë së LDK-së dhe nga vetë anëtarët e Komisionit Qendror, sepse mjetet e grumbulluara në Fond nuk mund të tërhiqeshin dhe të përdoreshin për shpenzimet administrative dhe për bileta të udhëtimeve të të angazhuarve në organizimin e aksionit Ndihmë për Kosovën.

 

– As kumdërshtarët e Fondit, me propagandën e tyre perfide, nuk arritën ta zbehin aksionin për ndihmë Kosovës dhe popullit të saj

 

Vlen të theksohet së strukturat drejtuese të Degës së LDK-së dhe të Fondit për Ndihmë Kosovës, por edhe komisionet vendore, u angazhuan që t`i kundërvihen propagandës perfide të kundër­shta­rë­ve të Fondit, të cilët kishin kohë dhe mundësi që të qarkullonin nga një strehimore në tjetrën, duke përhapur dezinformata dhe shpifje, jo vetëm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror dhe të komi­sioneve lokale, por edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. Kur kjo nuk u bënte punë, ata përdornin të tjera qasje si ”Është lojë fëmijësh të kërkosh sot vetëm 30 % nga të ardhurat familjare, kur ka ardhur koha që edhe stolitë e nuseve të shkrihen e të bëhen shpata”. Të tjerët trumbetonin se mjetet po keqpërdoren, se ato i kontrollon LDK-ja, se gjoja nuk ekziston evidencë për mjetet e grumbulluara etj.

Dihej botërisht se kompetencë për mbikëqyrjen dhe tërheqjen e mjeteve kishte vetëm Qeveria e Republikës se Kosovës, e jo LDK-ja ose ndonjë parti tjetër politike. Por të tillët, edhe pas këtyre përpjekjeve për të njollosur, nuk e hapën zemrën që të paguanin qoftë edhe një cent për Kosovën. Edhe mjetet e informimit në Kosovë, në mungesë të korrespondentëve, nuk e pasqyronin sa duhet gjendjen lidhur me grumbullimin e mjeteve të 30 % në Suedi, kurse kësaj veprimtarie në Zvicër e Gjermani i jepej publicitet më i madh. Përkundër shumë vështirësive e pengesave, aksioni i 30 % për destinim të veçantë u përmbyll në muajin shkurt të vitit 1992 me grumbullimin e 1. 872. 125 korona suedeze.

Shuma e mjeteve të mbledhura u prezantua në një tubim të organizuar nga Dega e LDK-së dhe Komisioni Qendror i Fondit për Ndihme Kosovës, ne lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” më 22 shkurt 1992, ku ishin të pranishëm edhe strukturat udhëheqëse të PPD-së, të LPRK-së, dhe të aktiveve të LDK-së, veprimtarët e tjerë, si dhe anëtarët e komisioneve lokale dhe përfaqësues te tjerë te kontribuuesve. Tubimi u organizua për pritjen e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mr. Isa Mustafa dhe prof. dr. Muhamet Bi­caj.

Ne vazhdim po japim sqarime rreth tabelës se mëposhtme të kontribuuesve sipas vendbanimeve dhe nëpërmjet komisioneve, por edhe të atyre që kanë bërë pagesa individuale. Personat e evidentuar si nënshkrues te pagesave sipas vendbanimeve, janë në shumicën e rasteve përkthyes ose veprimtarë me leje qëndrimi, sepse edhe anëtarët e komisioneve përkatëse ngurronin te bënin pagesat në Xhirollogarinë e Fondit nga droja se do të reagonin organet suedeze të emigracionit. Sidoqoftë, çdo komision përpilonte listën me emrat e kontribuuesve dhe sasinë e mjeteve për çdonjërin. Krahas kësaj, çdo kontribuuesi i është plotësuar dëshmia me shënimet e nevojshme dhe lista dhe dëshmitë i janë dërguar me postë kryetarit të Komisionit Qendror, i cili, bashke me arkëtarin e Degës, pasi i barazonin shënimet me raportet përkatëse të Postxhirosë, i fotokopjonin, i nënshkruanin dhe i vulosnin listat dhe fletëpagesat individuale dhe ua ka kthenin komisioneve në terren qe t`ua shpërndanin kontribuuesve. Ka pas një administrim bukur të ngarkuar, por çdo kontribuues në Suedi i ka (nëse i ka ruajte) dëshmitë për kontributin e tij, jo vetëm në këtë aksion, por edhe për çdo cent të paguar gjatë  grumbullimit të mjeteve të Trepërqindëshit.

– Verba volant, scripta manent (Fjalët i merr era, shkrimet mbesin)

Älvsbacka 34. 931 kr., Åskersund, Nazim Shatri, 17 250 kr., Bengtfors 69. 000 kr., Bengtfors, Xhevdet Lipa, 7600 kr., Trollhättan, Beqir Hatashi, 3673 kr., Borlenge, Shefqet Hasanaj, 4000 kr., Byxelkrok, Zenel Nushi, 31. 700 kr., I. Dals Ed, Haxhi Berisha, 62 610 kr. II. Dals Ed, Haxhi Berisha, 6635 kr., III. Dals Ed, Ismail Maloku, 6700 kr., Degefors, Nazim Shatri, 1.470 kr, II. Degefors, Nazim Shatri, 10 810 kr.., III. Degefors, Nazim Shatri, 19.880 kr., Dylta Bruk, Mehdi Dakaj, 14 400 kr., Eskilstuna, Shefqet Rexhepi, 1. 500 kr., Falun ”Anton  Çetta”, Demush Shala,  12. 200 kr., Figelholm, Shefqet Shala 1800 kr. , II. Figelholm, Shefqet Shala, 33.000 kr., Finspång, Sabadete Mukadesi, 20. 540 kr., FÖRSLÖV, Musa Grajqevci, 102 818 kr. Göteborg, Fejzë Halili, 130 300 kr., II. Göteborg, Fejzë Halili, 1300 kr., III. Göteborg, Fejzë Halili, 17 900 kr., IV. Göteborg, Fejzë Halili, 21. 200 kr., Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 16.600 kr. II. Halmstad dhe Falkenberg, Ferid Çollaku, 19.500 kr. III. Halmstad, Ferid Çollaku, 14 300 kr., Hallstahammar, Aktivi i LDK-se, Osman Haxhimehmedi, 10.700 kr., II. Hallstahammar, Musa Rrahmani, 4000 kr., Hultsfred,  Xhafer Durmishi, 4570 kr., II.  Hyltsfred LDK, Xhafer Durmishi, 26.000 kr., Hyltebruk 14. 400 kr., Kalmar, Vesel Bacaj,  74. 100 kr., II. Kalmar, Vesel Bacaj, 2000 kr., Karlskrona, Naser Shatri, 62. 810 kr., Kolbuda, Aktivi i LDK-së, Milaim Gashi, 57. 800 kr., Köpingsvik, Shaban Luta, 23. 780 kr., Långrösta, Nazim Shatri, 31. 931 kr., Lansdkrona, Aktivi i LDK-së, Ali Shipashani, 48. 620 kr., Läsjöfors, Nazim Shatri, 31. 660 kr., Laxå, Nazim Shatri, 6. 800 kr., Löttorp, Selman Bytyqi, 34. 220 kr., Malmö, Nazmi Shabani, 103 000 kr. II. Malmö, Nazmi Shabani, 105 000 kr,, III. Malmö, Nazmi Shabani, 56.581 kr. IV. Malmö, Nazmi Shabani, 1.750 kr., Nykroppa, Gjon Tuqaj, 12.540 kr. II. Nykroppa, Gjon Tuqaj, 18. 000 kr., Olofsfors, Ramadan Mehmeti, 4400 kr., Örkeljunga, Aktivi i LDK, Daut Kabashi, 2.200 kr., II. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Bashkim Shasivari, 2000 kr., III. Örkeljunga, Aktivi i LDK-së, Ragip Bajrami, 27. 600 kr., Osby, Rahim Ismajli, 19. 985 kr. , Råda Strand, Azem Hajzeri,  800  kr., Råda Strand, Nazim Shatri, 31. 850 kr., Ramshytann, Beqë Shala, 23. 000 kr., Reslöv, Enver Miftari,  45. 000 kr., Ronneby, 18. 300 kr., I. Skövde, Nazim Shatri, kompletim 705 kr., II. Skövde, Nazim Shatri, kompletim, 40 kr., III. Skövde, Tibro, Tidaholm, Gotene, Nazim Shatri 71. 360 kr., Sunne, Ismet Bicaj,  68. 675 kr., Shoqata ”Anton Çetta” 36. 250 kr., Tre shokë nga Oloforsi , 4. 400 kr., Trollhättan,  Musa Mavraj, 3000 kr., II. Trollhättan, Ali Gërvalla, 3000 kr., Tyringe, Tahir Salihu, 55. 851 kr.m Virserum, 21. 370 kr.

 

Pagesa individuale:

Afrim Hasani, Hallefors,  2.700 kr., Afrim Shabanaj, Mariestad,  1.470 kr., Agim Mehaniqi, 1. 500 kr., Albert Luta, Fagersta, 370 kr., Ali Gërvalla, Trollhättan, 750 kr., Alush Bajraktari, Fagersta, 1200 kr., Bashkim Shasivari 2. 000 kr., Beqir Beqiraj, Bengtfors, 1400 kr., Besart Hysniu, 500 kr., Daut Saiti, Hedemora, 200 kr., Edmond Mullarama, Hällefors, 600 kr., Faik Kabashi, Hällefors ,  600 kr., Faik Shala, Goteborg,  300 kr., Fehmi Demaj, Nässjö , 750 kr., Fehmi Makiqi, Hällefors, 500 kr., Ferid Bërlajolli, Trollhättan, 500 kr.), Gresa, Doruntina, Gentiana Ruhani (3 motra), Nynashamn, 2.500 kr., Halil Gashi, Malmö,  1.800 kr., Ibrahim Krasniqi (tash i ndjere), Malmö,  2.000 kr., Ilir Suhodolli, Mariestad,  2.100 kr., Ilmi Tahiri, Hedemora, 700 kr., Imer Fazliu, Satter, 700 kr., Imer Maloku,  Satter. 4000 kr., Imer Mecinaj, Partile, 2. 000 kr., Islam Sylejmani, Kristianstad, 3.000 kr., Ismajl Sokoli, Marieholm, 1.800 kr., Ismajl Ymeri (i ndjere) , Hällefors, 1. 500 kr., Ismet Shala, Mariestad,  1.900 kr., Kadrush Doroci , 2.000 kr., Lulzim Behrami, Hällefors,  2.700 kr., Mehdi Rama, Satter, 1. 000 kr., Muharrem Hasi, Hällefors, 500 kr., Musa Mavraj, Trollhättan, 3000 kr., Nazmi Maloku, Landskrona, 2. 580 kr., Nexhat Haxhija, Hedemora, 700 kr., Nexhdet Maxharraj, Trollhättan, 2000 kr., Osman Ferizi, Mariestad, 1.900 kr., Rizë Muzlija, Hedemora, 700 kr., Rrahman Halili, Olofström, 2.000 kr., Sami Fejza, 750 kr., Shaip Ajvazi, Hällefors,  600 kr., Xhevdet Ferizi, Hällefors, 1100 kr., Ymer Terbuja, Hällefors, 2300 kr., Bengtfors, Dibran Tahiri, 1400 kr., Renta për vitin 1991, 5119 kr, Shuma e përgjithshme 1. 872. 125 kr.

Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit Emin Fazlija – Nga NUE OROSHI

Tash e tre vjet më parë u nda nga jeta Kryetari i BKDSH baca Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Vitet ecin shumë shpejt dhe si sot më rri në kujtesë biseda që pata bërë vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë për fatin e botimit të shtatë librave të tij lanë në dorëshkrim. Librat dolën por baca Emin nuk i pa. Ai i pa vetëm nga një kopje të këtyre librave që i shfletonte me kujdes.Në këtë tre vjetor të kalimit në amshim po e ripublikoj fjalën që e kam mbajtur në Prishtinë me rastin e promovimit të këtyre shtatë veprave të Emin Fazlia alias Emil Kastrioti.
Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit Emin Fazlija (Fjalimi mbajtur nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ”Trojet e Arbrit ” më, 8 Qershor 2017 në Bibloteken Kombëtare në Prishtinë)

Të nderuar pjesmarrës Zonja dhe Zoterinj
E nderuara familje Fazlia ,të nderuar Ithtar të Shqipërisë Etnike kudo që gjindeni
Jeta me shtegtimet e saj prej dritëlindjes e deri në dritëvdekjen ka vështirsitë, peripecitë dhe madhështitë e veta. Sfidat e personaliteteve kombëtare shqiptare, që lanë gjurmë të pashlyer, në historinë tonë kombëtare shqiptare,në momentët kur tokën e Arbërisë e mbuluan retë e zeza ishte shumë e madhe.
Kur djajtë e kuq e pushtuan, token arbërore e të Dardanisë dhe e ripushtuan atë përseri djemt, e Shqipërisë Etnike si dhe familjet ,atdhetare shqiptare nuk qëndruan duarkryq. Ato familje e filluan luftën,për ta mbrojtur votrën, e pashuar të shtëpisë, votër e cila kërkonte që oxhaku i kullës,të tymonte përseri.
Njëri ndër djemtë, e Shqipërisë Etnike që qëndroj, i palëkundur gjatë gjithë jetës së tij ishte edhe baca Emin Fazlija . Ai gjatë shtegtimit kombëtarë , kishte një jetë të vështirë,dhe me plot sfida.Por i qëndroj burrnishtë dhe asnjëherë nuk u përkul por as nuk u dorzua.Nuk u dorzua edhe atëherë kur qetnikët partizan i vranë babain e dashur të tij Hajredin Vidishiqin.
Nuk u dorëzua as atëherë kur vuajti, burgjet nëpër Jugosllavinë komuniste e as atëherë kur u dasht që ta lërë Kosovën ,për t’i dalur zot asaj nga shteti ynë mik Gjermania. Por si në balada të lashta Emin Fazlia, luftoj e u përpjek për ta bërë Shqiperinë -Shqiperi.
Sot këtu nuk do të flasë për biografinë e bacës Emin,por vetëm do të koncentrohem në punën e përbashkët pesëmbëdhjetë vjeçare që kemi bërë me këtë atdhetar të mirfilltë të kombit shqiptarë.
U njoha vetëm disa vite para, se ta fillojmë Konceptin e” Trojeve të Arbrit”.Kurse më12 e 13 Qershor 2004 në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm konferencën, e parë shkencore për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve historike. Ndriçimin e figuarave,të harruara të cilët ishin përbuzur dekada me radhë. Baca Emin me plisin, e bardhë dhe mendjen e ndritur, mori pjesë në atë Akademi shkencore.
Ai për më shumë se njëmbëdhjetë vjet të aktivitetit të ”Trojeve të Arbrit ”, ishte i pandalshëm.Gjithmonë përgadiste,tema për aktivitetin e nacionalizmës shqiptare. Me orë të tëra bisedonim në telefon dhe konsultoheshim për shumë gjëra. E pyesja shpesh se mos kemi harruar që të përfshishim në konceptin tonë shkencor dhe atdhetar dhe figura të tjera historike.
Më këshillonte se duhet përfshirë këtë dhe atë personalitet që kanë kontribuar dhe ende nuk është shkruar asgjë për ta. Dhe shpesh herë dhe pse me gjendje, të rënduar shëndetsore ai asnjëherë nuk e harronte ,që punën që e kishte marrë përsiper, ta kryente me shumë përpikëri, dhe në mënyrë shumë të saktë.
Emin Fazlia i takonte plejadës ,së atyre atdhetarve shqiptarë, që asnjëherë nuk rrahte gjoks.Koncepti i Beslidhjes Kombëtare, që udhëhiqte Baca Emin Fazlia,ishte Koncept Fishtjan,amanet që At Gjergj Fishta,i kishte lanë profesor Ymer Berishes, kokës dhe trurit të nacionalizmës shqiptare në Kosovë dhe që me plot përkushtim me dekada të gjata e udhëheqi Emin Fazlia.
Ai kishte edhe shumë kundershti,nga ngjyrimet e majta politike,që kishin qendrën në Moskë e Beograd, dhe jo rastësisht ju përgaditen edhe atentate,por falë fatit dhe kujdesit,të politkës dhe organeve, të rendit në Gjermani ai shpëtoj por ju vra bashkveprimtari ma i ngushtë Vehbi Ibrahimi, dhe ju plagos rëndë Rasim Zenelaj. Emin Fazlia për plot njëmbëdhjetë vjet ishte aktiv, tek koncepti shkencor dhe atdhetar për Shqipërinë Etnike ” Trojet e Arbrit ”.
Ai me fakte shkencore elaboroj dhe ndriçoj fatin e shumë figurave tona historike,qe i kishte mbuluar pluhuri i harresës. Baca Emin nuk e priti botimin e ketyre shtatë veprave historike që sot po i promovojmë dhe që kanë një vlerë të madhe për ndriçimin e shumë fakteve historike të veprimtarëve kombtarë dhe luftës së pandalur të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike Demokratike dhe Evropiane.
Kur vdiq veprimtari i vjetër i Beslidhjes Kombëtare Shqiptare Ibrahim Meta, baca Emin Fazlia mi tha këto fjalë: ”Ndue po të njoftoj se veprimtari i vjetër baca Ibrahim Meta ka ndërruar jetë. Për mua nuk ka kush ta jep lajmin.” Por ai nuk e dha shpirtin në dheun e huaj.Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit.
Dy ditë para se të vdiste biseduam për fatin e këtyre shtatë librave.Ishte biseda e mbramë me bacën tonë Emin Fazlia.Pasë dy ditësh e marrë lajmin e hidhur nga vëllai i tij Selmani se Bali nuk është më në mesin tonë.
U ndjeva shumë i merzitur për faktin se edhe një atdhetarë i madh nuk është në mesin tonë.Por sot që po e përkujtojmë Emin Fazliun dhe po i promovojmë veprat e shkruara të tij, lirisht mund të themi se ai ka lënë gjurmë të thella në panteonitn e nacionalizmës shqiptare, duke shërbyer si urë lidhse në mes të dy gjenerateve, dhe duke trasuar një rrugë të shenjtë kombtare që brezatë e ardhshëm nuk duhet të ndalën asnjëiherë. Ai shkoj në botën e amshuar me porosinë për ta vazhduarë luftën politike,diplomatike,shkencore dhe atdhetare për bashkimin e trojeve shqiptare. Ju Faleminderit!

 

DOLI NGA SHTYPI LIBRI ”MONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR” I AUTORES HYRE TEJECI MURATI

 

Botues Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare ’’Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

 

Fjala e redaktorit, Prof. Dr. Mehmet Rukiqi

 

Hyrë Tejeci Murati, botoi veprën monografike, me titull “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”. Arsimi, arti, kultura dhe shkenca shqiptare, në përgjithësi, shënojnë edhe një shkallë të ngritjes më lartë të zhvillimit. Për objekt studimi, Hyra zgjodhi veprën kapitale “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, të themeluar me 26 nëntor 2011, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, “Papa Klemeneti XI Albani”.

 

Autorja na përkujton krijimtarinë e shoqatave, shoqërive, apo kolonive të mërgimtarëve shqiptarë të para 132 viteve, në kohën e Rilindjës Kombëtare, në prag ose pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqipe”, të themeluar nga mërgimtarët shqiptarë në Stamboll, më 1879 – 1891, në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri, Pashko Vasa, e Jani Vreto. Më vonë edhe Koto Haxhi, Abdyl Frashëri e Zija Prishtina. “Dituria”, degë e “Dritës” në Stamboll, u krijua më 1881 në Bukuresht. Më vonë, të dy këto shoqëri, u quajtën “Drita”. Nikolla Naço (1843-1913), nga Korça, emërohet kryetar i shoqërisë në Bukuresht, më 1887. Ishte edhe drejtor i gazetës “Shqiptari”, që doli në këtë qytet, më (1881 – 1903), dhe drejtor i shkollës normale shqiptaro-rumune në Bukuresht, më 1892, për të përgatitur mësues të gjuhës shqipe.

“Dëshira”, e mbante emrin “Shoqata e Mërgimtarëve Shqiptarë në Sofje”. Nxori edhe revistën “Kalendari Kombiar”, më 1897-1926 dhe më 1926-1928, që i përngjante veprës “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”, të tanishme, në Suedi, të trajtuar shkencërisht nga autorja Hyrë Tejeci Murati. “Kalendari Kombi ar”, ishte botim i përvitshëm. Për nga natyra e materialit, që e botoi, ishte enciklopedi kulturore, letrare e politike. Numri i parë doli më 1897, me titull “Ditërrëfënjësi (Kalendari) Shqip”. Nga viti 1898, më titull “Ditërrëfënjësi (kalendari) Kombiar”. Nga viti 1901 e deri në fund, me titull “Kalendari Kombiar”. Në periudhën 1898-1908, u botua në Sofje, nën drejtimin e Kristo Luarasit dhe Kosta Jani Trebicka. Më 1909 – 1910, u botua në Selanik; më 1911 – 1916, në Sofje; më 1926, në Tiranë, nën drejtimin e Lumo Skendos. Më parë, më 1912, në Bukuresht, drejtohej nga Ismail Qemajli, ku botoi Platformën e Pavarësisë.

Shoqëritë: “Besa-Besën”, “Flamur i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare” dhe “Dallëndyshja”, që u formua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpejt u bashkuan në një Federatë të madhe, të quajtur “Vatra”. Kryetar i parë u zgjodh Fan Noli. Aktiviteti i shoqatave, ku më shumë e ku më pak, u zhvillua edhe në Kajro, Liban dhe në Itali, nga Jeronim De Rada, me gazetën “Fjamuri Arbërit”.

 

Kritikë, në kuptimin letrar, do të thotë shkathtësi e gjykimit, e dobësive dhe të metave, lëshimeve e vënieve në pah të gabimeve, gjatë punës në aksione e angazhime, në detyra e sjellje, dukuri apo veprime të individëve apo grupeve. Këto kërkesa u aplikuan në veprën e autorës. Hulumtimi racional i vështirësive të ndonjë hipoteze, konfirmoi a supozoi një teori apo pikëpamje të sistemit shkencor e filozofik. Kritika nuk është vetëm qortim, por edhe lavdërim.

 

Vepra e Hyrë Tejeci Muratit, në kuptimin e kritikës letrare, është ajo pjesë e shkencës mbi letërsinë, që shërben si lidhje midis veprës dhe lexuesit. Është ndër veprat e para të këtij lloji. Ka për qëllim që, sa më hollësisht të zbulojë ato domethënie dhe bukuri artistike e estetike që përmban vepra vuluminoze “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Do t’u ndihmojë lexuesve për kuptimin e kënaqësisë sa më të plotë, që rrjedh nga leximi i veprës me rëndësi. Në këtë funksion, del edhe vlerësimi i veprës letrare e shkencore. Autorja, përgatitë faktorë të rinj të përgjithësimit të mëtejmë të teorisë letrare dhe estetike. Me përgjithësim apo gjeneralizim të veprës “Thesar Kombëtar” mund të indentifikohet edhe vepra e autorës “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”.  Mund të jetë e vlerësueshme edhe për të gjitha ato veçori të reja, që vepra letrare e shkencore i përmban në vete. Të përmblidhet, apo të përgjithësohet një vepër madhore si “Thesar Kombëtar”, kërkohet një njohuri e gjerë shkencore e teorike, mbi natyrën e veprës artistike. Në bazë të aftësive kritike, të zbulohen e të shikohen drejtimet e reja në krjimtarinë, në përgjithësi, dhe atë artistike në veçanti.

 

Qendrimet e autorës janë në lartësi të përcaktuar. Ne veprën e saj, reflektojnë dituri moderne shkencore e letrare, ekonomike e shoqërore, filozofike e logjike, etike e politike, humanitare e historike, të nxjerra e të përgjithësuara në mënyrë thelbësore nga vepra “Thesar Kombëtar” , në nëntë vëllime. Ideali dhe forca krijuese e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, u përqendrua në thesarin e kulturës dhe të krijimtarisë. Shumica e aktivistëve të saj janë shkrimtarë. Morën për bazë artikulimin e fuqishëm në letërsi. I dhanë hov veprimtarisë nacionale e autentike. U morën me traditën shekullore shqiptare, thuajse nga të gjithë lëmenjët e jetës dhe të punës. “As një popull tjetër, besoi, nuk u denue, si i yni, nga fati me marrë rrugat e gerbetit. Shqipnia, nonse e vogël, i ka bijtë e vetë, të shpërndamë në katër kandet e dheut, për një përmirësim gjallese”, – thotë Ernest Koliçi. Edhe malli i shqiptarëve në Suedi i afrohet mallit e përmallimit arbëresh për Shqipërinë. Ky mallëngjim, u bë frymëzim potencial për krjimin e veprave madhore, letrare, filozofike e shkencore. Kjo arsye i shtyri mërgimtarët shqiptarë në Suedi të krijojnë Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”. Data e krijimit, sipas autorës Hyrë Tejeci Murati, është 26 nëntori i vitit 2011. Kjo datë mbetet historike. Vendimi u mor në Kuvendin Themelues, ku morën pjesë 61 delegatë, që përfaqësonin, pjesën më të madhe të mërgatës në Suedi. U miratua dhe statuti. U zgjodhën kryesia dhe komisionet.

 

Autorja i përmend themeluesit e Shoqatës, sipas radhës alfabetike: kryetar u zgjodh Hysen Ibrahimi, i njohur për aftësitë dhe aktivitetin e tij të gjithanshëm; nënkryetarë: Bajram Muharremi, Bedri Paci, Fetah Bahtiri, Hamit Gurguri, Ibrahim Abedini, Osman Ahmetxhekaj, Remzi Basha dhe Sokol Demaku; anëtarë të kryesisë: Adem Ahmeti, Advije Imeri, Albert Jashari, Avdyl Uka, Avni Rama, Emin Hoti, Emin Rrustemi, Halil Hoti, Idriz Gashi, Jusuf Bajraktari, Keq Marku, Mone Juniku, Miftar Havolli, Mustafë Kabashi, Mursel Shkupolli, Naim Besim Latifi, Qibrije Hoxha, Ramadan Hyseni, Sadulla Zendeli – Daja, Saranda Iseni, Skender Jashari, Shaban Murseli, Shfeqet Tafilaj dhe Xhavit Çitaku; sekretar Fahredin Berisha; arkëtar Rrahman Rrahmani.

Shoqata nxori vëllimin e parë të punimeve letrare shkencore me rëndësi gjithëkombëtare. Autorja Hyrë Tejeci Murati e përcolli me një vemendje dhe angazhim cilësor, daljen e blenit të parë më 2012 dhe të vellimeve në vazhdim deri tek i nënti me radhë, që doli sivjet. Libri “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”, është një përmbledhje e nëntë vëllimeve , me 5570 faqe, të cilat janë botuar deri tani në “Thesarin Kombëtar”.

Në Suedi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Autorja flet për organizimin e shqiptarëve. Angazhimi i tyre ishte vlerësuar nga Ibrahim Rugova, presidenti i parë historik i Kosovës, si aktivitet i gjithanshëm. Ndihmat për Kosovën. Autorja thekson edhe pajtimin e gjaqeve. I jep me numra vlerën e ndihmave për familjarët dhe popullatës. Ofron edhe dokumente të rëndësishme. Hyn në detaje për të saktësuar rrjedhën dhe vendet e ndihmave financiare. Njëri ndër aksionet e para për ndihmë ishte “Familja ndihmon familjen”, me regjistër të emrave dhe sasitë e ndihmave. Spikatë lista e Këshillit Nismëtar për Themelimin e Lidhjës Demokratike të Kosovës. Autorja përmend edhe degën e LDK-së në Suedi, bashkë me të gjitha nëndegët e saj. Ndër aktivistët , i përmend: Muhamet Shatrin, Beqir Sadikun, Bajram Nikçin, Hysen Ibrahimin, Zymer Qupevën dhe Qibrije Hoxhën.

 

Interesim të veçantë për lexuesin do të japë kapitulli i librit të autorës “Arsimi dhe shkollat shqipe në Suedi”, që nga viti 1968 në Malmo dhe mësuesit e parë, Begzat Beqiri, Kosovë Rexhë Bala, si dhe librat shqipe, prej abetarës e tutje, në saje të Lidhjës së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi “Naim Frashëri”. Profesor Fetah Bahtiri kishte hartuar një planprogram për shkolla të mesme dhe punonte sipas tij.

Autorja Hyrë Tejeci Murati, nga ngjarjet me rëndësi historike në vëllimet prej 1- 9 përmend  2 korrikun 1990, kur deputetët shqiptarë në oborrin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shpallen Pavarësinë; 7 shtatorin e këtij viti, shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut. Flet edhe për manifestime të tjera, 28 nëntorin e 17 shkurtin.

Flet për mobilizimin e shqiptarëve e për çështjen e Kosovës, organizimin e demonstratave në shumë qytete të Suedisë, sidomos prej 1989-1999. Kishin përkrahjen edhe nga diplomatë suedezë, si Carl Bildt, Anna Lind, Ullmar Qvick, Ewa Jonsson, Anders Wessman, Margaretha Larsson, Margaretha Wiklund, Göran Wasenius, etj. të këtij shteti mik të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Hysen Ibrahimi, sipas autorës, më së miri, prezanton historikun e mbështetjes, ndihmës dhe përkrahjës së Suedisë. Thekson se “Suedia na siguroi kulmin mbi kokë,  na i hapi dyert e shkollave, xhirollogaritë për ndihmë pavarësisë, ngriti zërin në mbarë botën e qytetruar, na lejoi mbajtjen e demonstratave kundër burgosjes, dhunës, vrasjeve dhe spastrimit etnik që bënë serbët në Kosovë. Na ndihmuan edhe Kishat protestane që hapën dyert për strehim”.

 

Emërtimi “Thesar”, ka një kuptim të qëlluar e përmbajtjesor. Është tërësia e vlerave të mëdha të kulturës materiale e shpirtërore, që ka një vend si Kosova e një popull si populli shqiptar. Vepra studimore – monografike e autorës Hyrë Tejeci Murati, del me një titull të qëlluar “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”. “Monument” nga latinishtja, monumentum do të thotë përmendore. Tek autorja del kuptimi monument madhështor me vlerë, rëndësi të madhe artistike, kulturore, historike e shkencore. Përflakje, në kuptimin figurativ është flakë që del nga zjarri i zemrës së dashurisë së mërgimtarëve për atdhe. Këtë vlerësim, autorja e përcaktoi në bazë të rëndësisë së përgjithshme kombëtare dhe dobisë së gjithanshme që ka vepra e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi. Qëllimi i autorës del si përpjekje për njohje sa më të thellë të trashëgimisë shpirtërore e nacionale.

 

Pas leximit dhe rileximit redaktorial, vërehet një diskurs me praktikë origjinale të vlerësimit. Del një sistem i mendimit dhe argumentimit të vlerës së përgjithshme e të gjithanshme. Vërehet një aureolë e autorës, përkatësisht, paraqitjës sikur me shkelqim ngjyrë ari të nderimit të mërgimtarëve të kësaj shoqate, që nga Hysen Ibrahimi kryetar, e tutje, për themelimin, angazhimin e veprimtarisë së saj gjithpërfshirëse e deri më tash. Autorja, në kuptimin metodologjik, si duket në shkrimet e saj, lexon, analizon, informon, njofton dhe interpreton në nivel të duhur. Në veprën e saj reflektojnë metodat që zbatoi autorja, si metoda aksiologjike, që do të thotë vlerësim i gjithanshëm. Vepra e saj me veçanti të rralla, hyn në lëmin e shkencës mbi letërsinë, zbulimet e cilësive të reja, metodën inventive dhe dialektike që ofojnë material të vlefshëm për teorinë letrare të përgjithësimit që është objekt i këtij studimi. Kriter i veçantë i vlerësimit është prezantimi me fakte. Mendimi përgjithësues është nxjerrë pas shqyrtimit të nëntë blenjëve të “Thesarit Kombëtar”, duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme. Autorja dha një përfundim logjik dhe të drejtë.

 

Në fund, në cilësinë e redaktorit, konstatoj se Hyrë Tejeci Murati ka aftësi kritike dhe vlerësuese, letrare e shkencore. Shquhet me njohuri shprehëse gjuhësore, stil të rrjedhshëm e të përsosur. Libri i saj “Monument dashurisë së përflakur për atdhe”, është edhe një vepër e suksesshme me vlerë të gjithanshme kulturore e shkencore. Përgëzoj autorën, duke i dëshiruar suksese edhe më të mëdha në punën e mëtejme.

                         

Në 19 vjetorin e çlirimit të Kosovës – Shefqet Podvorica, shëmbull humanizmi dhe atdhedashurie – Nga Florim Zeqa

Humanizmi është ndjenjë e lartë shpirtërore dhe dashuri e thellë njerëzore. Patriotizmi dhe humanizmi janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën. Përderisa patriotizmi është shprehje e dashurisë ndaj atdheut, humanizmi është shprehje e kujdesit për mirëqënien e njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tënde. Humanizmi dhe patriotizmi (atdhedashuria) për më tepër se pasion njerëzorë, janë veti trashëguese familjare.

Personaliteti im i përzgjedhur në 19 vjetorin e çlrimit të Kosovës është veprimtari dhe humanisti i njohur Shefqet Podvorica i lindur me 13.03.1958 në fshatin Dumosh të Podjevës, është ekonomist i diplomuar me 10 vjet përvoje pune në Kosovë. Ai aktualisht gjendet me qëndrim të përkohshëm në Mainz të Gjermanisë.
Prejardhja e tij është nga Toplica, respektivisht nga fshati Podvoricë, afër qytetit të Kurshumlisë, territore shqiptare këto të pastruara dhunshëm nga barbaria serbe e viteve 1877/78 nga ushtria serbe e M.Obrenoviqit, i cili dëboi dhunshëm nga vatrat e veta mbi 700 fshatra e 7 qytete shqiptare, afërsisht sa 2/3 e territorit të sotëm të Kosovës, me ç’rast mbi 500 mijë shqitarë janë vrarë dhe shpërngulur për Turqi e vende të tjera.

Pas vendosjes në Dumosh, familja punëtore e Shefqetit arrinë që brenda një kohe relativisht të shkurtër të ndërtojnë shtëpi dhe pasuri sikurse në “Vatan”, përmes punimit të tokave pjellore, ndërtimin e Mullirit për bluarjen e misrit dhe zhvillimin e aktiviteteve tregtare.
Stërgjyshi i Shefqetit i kishte 5 djem, ndërsa njëri prej 5 djemve (i mesmi) ishte babëshyshi i tij, i lindur në vitin 1895 në fshatin Dumosh.
Deri në vitin 1953 kjo familje kishte numëruar 70 anëtarë, kryefamiljarë ishte caktuar pikërsiht babëgjyshi i Shefqetit, Bit Podvorica, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1961. Mirëpo, sot e asaj dite në Llap e Gollak, Shalë e regjione të tjera të Kosovës flitet me pietet të lartë për Bit Podvoricën si njeri autoritativë, kryeplak i mençur dhe pjesmarrës në zgjidhjen e shumë ngatërresave dhe pajtimit mes familjeve të hasmëruara, produkt i rrethanave të asaj kohe.
Bamirësia në familjen Podvorica, zanafillen e ka në kohën e Bit Podvoricës. Oda bujare e familjes Podvorica, ishte e hapur ditë e natë për mysafirë e miqë, por edhe për çështje bamirësie, pleqërie dhe aktivitete tjera atdhetare të kohës.

Autoriteti i Bit Podvoricës, sinonim i pasardhësve të tij

Edhe sot, pasardhësit e Bit Podvoricës jetojnë me krenarinë për autoritetin e tij, dhe jo vetem familjarët, por edhe rrethi i gjërë familjarë, të afërm e miq .Vlenë për të theksuar se pushteti i asaj kohe ishte munduar disa herë per likuidimin e tij, por falë autoritetit të madh në populll dhe bashkësisë së madhe familjare, nuk kishin mundur t”ia arrijnë atij qellimi të keq.
Mirëpo, pas ndarjes nga bashkësia e madhe familjare, trashëgimtar i vetëm i familjes kishte mbetur babai i Shefqetit, si i vetmi djalë i babëgjyshit pas disa vajzave dhe si i tillë ishte i vetmi burim i mbajtjes së familjes duke punuar në mërgim.
Fillimisht babai i Shefqetit, Raifi kishte punuar si punëtorë krahu nëpër vise të ndryshme të ish Federatës Jugosllave, ndërsa nga viti 1967 emigron në Gjermani, ku ka punuar e qëndruar deri në pensionim. Vitet pas pensionimit i kishte kaluar në vendlindje deri në kalimin në amshim në vitin 2005.
Roli i babait të Shefqetit në mërgim ka qenë vlerëmadh dhe shumëdimensional, si per familjen, rrethin e gjërë familjarë ashtu edhe për mërgimtarët në Gjermani. Krahas punës dhe obligimeve familjare, asnjëherë nuk u ndal së vepruari dhe ndihmuari të tjerët. Nga mërgimi kishte dërguar disa kontigjente ndihmash për familjet e rrezikuara në Kosovë.

U zgjata kaq shumë me historinë familjare së Shefqet Podvoricës, më qëllim të kuptuarit mirë e drejt nga ana e lexuesve, se atdhedashuria dhe humanizmi nuk janë të rastësishme, por e kanë një lidhje gjenetike me bazament të qëndrueshëm familjarë.
Bamirësia dhe humanizmi i nisur nga babëgjyshi, i vazhduar nga prindi, përveqse sinonim, u bënë edhe burim frymëzimi për humanizimin e Shefqet Podvoricës dhe familjes së tij bujare.
Shefqeti fillimisht u kyq në Klubin ”Jeta e Re ”në Frankfurt, ku bashkohet me mërgimtarët e mëhershëm në Frankfurt e rrethinë, si: Ramadan Ejupi, Xhafer Berisha, Ruzhdi Statovci, Imer Selmani, etj.
Me shokët e babait të tij, Shefqeti nga Mainz-i zhvillon aktivitete të shumta, duke filluar prej pjesëmarrjes në protesta anë e kënd Gjermanise, siq ishte protestat në Bonn e organizuar nga Dega e LDK-së në Gjermani e deri të aspektet humanitare; ndihma për arsimin shqip, ndihmë për ushtarët dhe oficierët shqiptarë që kishin braktisur armatën jugosllave,…për të vazhduar ndihmat përmes Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, Fondit “Vendlindja Thërret”, aksionit ” Llapi ndihmonë Llapin” si dhe dhe formave tjera humanitare në shërbim të luftës çlirimtare dhe popullatës shqiptare në përgjithësi.
Përgjatë aksionit të madh mbarëkombëtar të viteve 1990/91, familja e Shefqet Podvoricës kishte ndihmuar hiq më pak se shtatë familje shqiptare në zonat më të prekura nga varfëria pas largimit të punëtorëve nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.
Në këtë aspekt, vlenë për të vequar shumën prej 7500 DM vetëm për arsimin shqip të viteve të 90-ta në Kosovë, pastaj 1000 DM për ndërtimin e shkollës shiqpe në vendlindjen e tij në Dumosh, 1000 DM ndihmë shkollave shqipe në Podjevë dhe shuma të konsiderueshme për Universitetin e Tetovës.
Mirëpo, aktiviteti humanitar i Shefqetit ishte përqendruar edhe rreth Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Mainz, derisa ishte zyrtarizuar nga autoritetet gjermane.
Si kryetarë i Këshillit të Prindërve, Shefqeti përveq aspektit material, së bashku me mësuesit Hamdi Mehmeti dhe Nazmi Rudari kishte organizuar aktivitete të shumta kulturore dhe kishte motivuar prindërit për dërgimin e fëmijëve në Mësimin Plotësues të Shkollën Shqipe në Mainz.

Zgjerimi i aktivitetit humanitar

Me formimin Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Mainz, u bë grumbullimi i ndihmave në veshmbathje dhe material përcjellës për shkollat shqipe në Kosovë.
Kështu, Shefqet Podvorica së bashku me Hasan Beqirin nga Prishtina dhe të mjekut të spitalit në Mainz, z.Enver Shala nga Deqani, si dhe shumë veprimtarëve nga qyteti i Wiesbadenit, si: Skender Xhakaliu, Rifat Ibrahimi, Durak Duraku, Avni Rashica, e tjerë, me të cilët kishin bërë dërgimin e ndihmave në veshmbathje, mjete sanitare e pajisje tjera për të dëbuarit me dhunë nga okupatori serb në Shqipëri në vitin 1998.
Shqfqet Podvorica ka marrë pjesë edhe në shumë aksione tjera humanitare në bashkëpunim me shoqata e klube nga qytetet tjera si; shoqata “Ali Ajeti ” ne Frankfurt, Klubi në Offenbach, Ludwigshafen, Bonn, Aachen e deri në Zvicer me degët e LDK-së.
Nga viti 1992 deri në vitin 2000 Shefqeti i ka të regjistruara rreth 20 mijë DM, ndihma të përgjithësuara për bashkomabasit e tij.

Veprimtar i devotshëm i LDK-së rugoviane

Shefqet Podvorica ishte nënkryetar i Aktivit të LDK-së në Mainz, ku gjatë asaj periudhe kishte fluks të madh të emigrantëve nga Kosova, ku nga 12-13 sa ishin me dokumetacion të rregullt, numri u shtua në qindra e mijëra të tjerë. Vlenë për të theksuar kontributin edhe të aktivistëve të tjerë si; Hamëz Hamëzaj (Skivjan), Tafil Bojaj (Klinë), Shahin Podvorica (Dumosh), Isuf Shkodra (Gjilan) dhe Raif Podvorica (babai i Shefqetit deri në pensionim).
Këtyre viteve të fundit, me thellimin e krizes ekonomike në Kosovë pas 17 shkurtit 2008, gjendja e vështirësuar e familjeve shqiptare dhe rasteve të sëmundjeve të ndryshme, intervenimeve kirurgjike shumë të kushtueshme, prekin thellë në shpirtin human të Shefqet Podvoricës.
Vetëm nga 2008-ta e këndej, në arkivin personal të Shefqetit janë të regjistruara mbi 18 mijë euro ndihma për destinacione të ndryshme, si: raste vdekjesh, për sëmundje të rënda, për shoqata humanitare, për raste të fatkeqësive natyrore, ndihma studentëve të dalluar dhe botime librash të autorëve të ndryshëm.
Mirëpo, kur kësaj i shtohen edhe aktivitetet tjera ardhetare si; pjesëmarrja nëpër shumë aktivitete, panaire, përvjetorë të ndryshëm në distanaca të gjata nga qindra e mijëra kilometra rrugë me shpenzime vetanake, e bënë akoma më të lartë shumën e shpenzuar nga buxheti familjarë në shërbim të çështjes kombëtare.
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e një veprimtarie të pasur atdhetare dhe humanitare të një mërgimtari, për të cilën, jo një shkrim autorial, por edhe një libër do të jetë pakë për përfshirjen aktivitetit shumëdimensional ndër vite e dekada të Shefqet Podvoricës dhe familjes së tij atdhetare.
Le të shërbejë ky shkrim si shëmbull humanizmi e atdhedashurie, si duhet dhe si punohet për atdhe dhe çështje kombëtare edhe nga mërgimi i largët.

NË LANDSKRONA TË SUEDISË U PËRURUA LIBRI ”PO TË PRES” I AUTORIT IDRIZ GASHI

Në Landskrona të Suedisë u përurua libri i titulluar ”PO TË PRES” (Përmbledhje me poezi) i autorit Idriz Gashi, nën përkujdesjen e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Që në fillim, moderatorja Liza Gashi, ftoj të pranishmit për të mbajtur një minut heshtje, për ndërrimin jetë të legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Në vazhdim referuesit e librit Mona Juniku, Hysen Ibrahimi, Prof. Isuf Bajraktari dhe Remzi Basha, thanë fjalën e tyre referuesi, duke e vlerësuar lartë librin e autorit Idriz Gashi.

Mona Juniku: …Poezitë e poetit Idriz Gashit shprehin poetikisht gjendje të ndezura, ku çdo varg nxjerr në dritë dhembjet, tragjeditë e humbjeve njerëzore, të humbjes së dinjitetit njerëzor, të vlerësimit të njeriut për njeriun, për mallin dhe  dashurinë si simbol shprese dhe mbijetese. Gjithë këtë bagazh të frymëzimit poetik e mbështet nga largësia e tij fizike nga vendlindja – atdheu i tij aq i dashur për të e malli që ndien kohë pas kohe. Përmes vargjeve, si një klithmë zëri e vetmuar, apo si zë i arsyes, por ja që, në botën e tij ka vargun dhe ka një arsye të qartë që e gjen forcën e mesazhit te vetvetja, por duke lënë po ashtu hapësirë që secili nga lexuesit ta gjejë veten. Njëherit është një ndërlidhje historike që kapërcen emocione dhe dhembje…

 

 

 

Hysen Ibrahimi: …Dihet fare mirë se ”Pena e poetit shkruan kur i lëndohet shpirti e zemra”. Vetë titulli i kësaj vepre: ”Po të pres” nuk është i rastësishëm dhe tregon shumë, por përmes vargut të tij poetik na e dëshmon mjaftueshëm aftësinë e tij prej një krijuesi. Kjo vërehet qysh nga poezia e parë e tij e titulluar  ”O atdheu im”, ku në vargjet e kësaj poezie kujton 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, si njëra ndër ngjarjet më me rëndësi për popullin shqiptar.

 

O atdheu im

O Prizreni legjendar

140-vjet rrugë lirie

E pavarësi në gjirin tënd

Me shumë trima.

 

Poeti Gashi iu qëndron besnik ngjarjeve kombëtare. Menjëherë pas kësaj poezie shkruan ”Papa Klementit XI – Albani”, personalitet i mbarë njerëzimit dhe i popullit shqiptar. Këtë e vërejmë në poezinë e titulluar: ”Ati i shenjtë”. Idriz Gashi ka arritur për mrekulli t’i paraqesë ndjenjat e tij të akumuluara, duke përzgjedhur vargje që karakterizojnë lutjen drejtuar Papa Klementit XI – Albanit. Po citojmë disa vargje nga kjo poezi:

 

Ati i shenjtë të lutem

Uroji mendimet e mia

Uro e beko fisin e Kelmendit

Se ka qenë fis i vendit

Bekoje Kosovën

Si e bekove Ibrahim Rugovën.

 

Prof. Isuf Bajkraktari: …Poezit e Gashit shpalosin botën e tij të pasur shpirtërore, talentin, dëshirën dhe në to ka optimizëm për ditë ma të mira për popullin e tij. Në krijimtarin e tij poetike, autori Gashi gjithënjë është munduar t´i thot të gjitha ato që ka në shpirtë, dhe poezit e tija kërkojnë paqen, tolerancën, durimin, mirëkuptimin dhe respektin e shoqërisë.  Poezit e poetit Gashi kan ritëm dhe emocion, kan revoltë, kan ndejsi, kan dashuri, kan respekt, kan natyrë, kan dritë, kan vargëzim të bukur klasik e artistik…

Në poezit e tija autori Gashi ndër të tjera shpreh apo më mirë tingëllon se poezit e autorit Gashi kan burimin nga prushi i zemrës ku japin mesazhe të fuqishme  shpirtërore, zhvesh fytyrat e shëmtuara në shoqëri, përmbyes zhgënjimet, zgjon ëndërrat, nxënë të paimagjinushmen, shpresat e shpirtit dhe njerëzis për rreth tij dhe i sjell lexuesit vlera të mirëfillta poetike.

Remzi Basha: Poezia e Idriz Gashit, paraqet mallin e pashur për vendin e tij të lindjes, kut ë mirën, dashurinë, tolerancën, respektin për njeriun dhe atdheun, i gjejmë te Idriz gashi edhe në poezinë e tij poer edhe në shpirtin e tij prej njeriu. Poetët e tillë, na pasurojnë me veprat e tyre letare fondine  bibliotekave tona.

Përshëndetën në fjalën e tyre uruese z. Bashkim Jashari në emër të Qendrës Kulturore Shqiptare në Suedi (me qendër në Malmö), z. Tahir Llapashtica dhe z. Mustafë Berisha, duke i uruar autorit Z. Idri Gashi, për daljen në drtitë të librit të tij dhe 65 vjetorin e lindjes.

 

Për nderë të këtij përurimi Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, organizoj ”ORË LETRARE”, për nderë të këtij përurimi. Juria e zgjedhur në përbërje: Remzi Basha, kryetar, Shukrije Jashari dhe Isuf Bajraktari anëtarë vlerësuan dhe ndanë këto shpërblime:

Vendi i parë Bajram Muharremi, vendi i dytë Hysen Ibrahimi, vendi i tretë Shefqet Tafilaj dhe shpëblimi i Jurisë ju nda Adnan Jetullahut.

Autori i librit z. Idriz Gashi, përzemersisht falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, në veçanti familjen e tij Gashi për përkrahje, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe referuesit e librit për fjalën e tyre.

Në fund, autori Gashi, shtroj një koktei për të pranishmit.