VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Jeta dhe vepra e poetit të shquar shqiptar Fahredin Gunga

By | August 13, 2020

Komentet

PËRSHËNDETJET – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

O brez sa mburravec

aq krejt i parehat!

Kam parë pikniqe peshkatarësh

I kam parë me familje të çrregullta

pashë qeshjet e tyre dhëmbëplota

dhe dëgjova shakara të ngathëta.

Dhe jam më i lumtur se ju

Dhe ishin më të lumtur se unë;

Dhe peshqit notojnë në liqen

e as rroba s’kanë me vete.

MISION I RËNDESËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Nëpër jetën  tonë  kaloi  e  tërë ajo luftë

jemi  të  mbijetuar  të  dashurisë  për  ty

lulet e jetës nuk janë  të  lehta  të kapen

toka dardane  as  s´blihet  e  as  s´ shitet

 

Tre  Drina  rrjedhin  tokës  së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin  me pasaporta mes vete

tre Drinat i thërrasin  ndërgjegjjes  sonë

 

Kosovë, fol si në kohët  e kryeherit tënd,

si në kohën e Selman trimit nga Rogana,

Atdheu s´jept  e as s´dhurohet për asgjë

Kosova njeh  vetëm  flamurin  kombëtar

 

Kosovë, je koha jonë e shenjtë, je  Troja

gjaklindësja e një jete  tepër heroike, je

gjevahir i kombit, je shtëpia jonë e lirisë

po ku i gjete ata zhgana t´vendosi për ty

 

Qemë shumë duar  e  tani  s´ di  sa  jemi

pyes, ku mbetën mësuesi  dhe  studenti

pse heshtin akademia dhe univerzitetet

ku treti hiri i zotave pellazgë e dardanë!?

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

FLUTURA E BARDHË – Poezi nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

– Sime nuse, Fetit

 

 

Përplit katërkrah n’push t’blerimit,

Më magjeps me ngjyrë të bardhrë,

Shpresë m’ikë n’bebëza t’ vegimit

Pres t’më ndalesh rrezesh n’ballë.

 

Vestalet të nisin t’bardhë patjetër,

Me dënesë t’shikoj-zjarr t’shenjtë!

Fytyrën tënde në gobëlen t’vjetër;

Ashtu t’amshuar, ashtu t’shtrenjtë!

 

Shpirtit s’ia shkele kur dëlirësinë,

Blirat në amësime u shndërruan.

Sytë e tu s’e honepsen errësinë

Tët bijë me dhembje e shikuan.

 

Ngelem ferishte qepallash vesuar,

– Fundi i qershorit kishte ardhë!..

Era lulesh duke na ndërmendësuar, e

Diellnaja ne një flutur të bardhë.

 

Kredhem në dhimbje të thershme,

Në gjoksin e virgjërisë s’kujtimit…

Mbyllen larg pritjes së hershme;

Fshihen në folezë t’ngushëllimit.

 

Lejleku kaptoi livadhet e bleruara,

Të syve lamtumirën na fale kujtim.

Dhe vitet me nxënës të praruara –

Fanar brodhe t’i ngopesh arsim.

 

U ndave nga ne t’patëm dëshirë,

Nipi t’thërret me doçka mitare…

Të takon njëherë – zemërmirë –

Sytë sylynjarë – rreze agimtare.

 

Flutura tentakulat mjaft i ka rritur,

Në kurorash lulesh kur gjerbojnë;

Më flladisin shpirtin tim të uritur-

Sytë në lulëkuqe një hije hetojnë.

 

Vazhdo flutur-krahëbardhë, me

Shpresa, “Njëherë do shkojmë,”

Mbase,”pse njëherë kemi ardhë,”

Zymbylat parajsit na shoqërojnë.

 

 

E shtunë, 19 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR, O VËLLA – 21 poezi nga NAZIM HIKMET – Shqipëroi MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

 

 

TË JETOSH ËSHTË GJË E BUKUR,

                       O VËLLA

 

 

  1.          ZEMRA IME

 

 

Në kraharor kam pesëmbëdhjetë

plagë

Pesëmbëdjetë kama u nguliten në

parzmën time

Zemra ime sërisht rektinë

Zemra ime sërisht rrah!…

Në gjoks kam pesëmbëdhjetë plagë.

Rreth pesëmbëdhjetë plagëve

u mbështjollën rreth pesëmbëdhjetë plagëve

Ujërat e zezë si nepërka të zeza

përtokëse.

Deti i Zi mua do më gllabërojē,

do më mbysë mua

Ujërat skëterrë të përgjakur!

U ngulitën në parzmën time

pesëmbëdhjetë kama

zëmra ime sërisht rektinë,

sërisht zëmra ime rrah!

Prej pesëmbëdhjetë plagëve të

mia u përndezën pesëmbëdhjetë

vravashka

u thyen në parzmën time kama

e pesëmbëdhjetë plagëve…

Zemra

rrah, si një bajrak i përgjakur, rrah,

DO TË RRAH!

(1925)

 

  1.        NDOSHTA UNË

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë më herët:

duke u shalakatur

në mugën herake të mëngjesit

do ta hudh hijen tënde n’asfalt.

 

Ndofta unë

prej asaj dite

shumë vonë:

do mbetem gjallë

me gjurmën e një mjekre bardhoshe

nofulla ime e rruar…

 

Dhe unë

prej asaj dite

shumë vonë

nëse do mbetem gjallë

do më vëni në cepat e sheshit

për muri do mbështeteni

dhe pleqëve

prej kacafytjes së fundit

do mbesin gjallë

mbrëmjeve të bajramit

do të luaj në violinë…

Ndaj mbrëmjeve të mrekullueshme

rreth e rrotull kalldrëmave e ndriçuar

dhe hapat e njerëzve

riosha

këngë të reja këndojnë.

(1930)

 

 

  1. KATËR VETË DHE KATËR GASTARE

 

 

Një tryezë

e rrumbullakët

Katër gastare,

Katër vetë

dhe katër gota me verë

Vera

është e firmës

Madok.

 

Në gotë

ka verë

nuk ka verë

ka verë.

Katër vetë pinë verë.

Një gastare u boshadis.

Njeri tha:

“Nesër aktakuzën do e kemi shumë

të rëndë.”

Do kryhet puna me një fjalë:

do të varet

sigurisht…

Një tryezë

e rrumbullakët,

u zbrazën katër gastare

dhe katër vetë…

 

 

 

  1. L A J M I

 

 

Erdhi prej tyre haber,

prej tyre,

prej tyre,

këmishat i kishin të pista

vetullat të vrenjtura.

Vetëm pakëz

është rritur mjekra.

Nuk thanë:

” U dogjëm!”

E di, do të qëndronim.

Nuk tha:

“Qëndruam!”

Me sy të buzëqeshur

shikonim njeriun.

Në tamtha kishin plagë të reja,

vetullat s’i kishin të vrenjtura.

Vetëm pakëz

mjekrra u ishte rritur…

(1931)

 

 

  1.     21.1.1924

 

 

Lëre, mos e dhez llampën,

që të mos bjerë nga dritarja në borë

një kokë e verdhë njeriu.

Bora po resh, mbi errësira.

Bora po resh

dhe unë ndërmendem.

Bora…

Si qiriut që do t’i frysh

u shua drita e madhe…

Dhe qyteti

mbet si një i verbër

nën borën që po reshte.

Lere, mos e dhez llambën!

Po e ndjej se janë memecë

kujtimet që m’i ngule në zemër si kama.

Bora po resh

dhe unë kujtohem.

 

 

  1. KREVATI I FUSHËS

 

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe.

Ai për çdo mëngjes

nisej në rrugë.

Dhe çdo mbrëmje

këtu i hiqte këpucët e lagura.

Në krye të krevatit libra…

Ia shfletoja

një nga një

librat.

 

Në reshta

përsipër

gjurma e gishtërinjve.

Kjo brushë dhëmbësh, ky sapun

krejt i bardhë

që janë vendosur në dritare

janë gjërat e tija…

Kjo fanellë blu marinarësh

pa mëngë e hedhur

rri mbi krevat…

Ky ishte krevati i tij

një krevat fushe

Në mur është varur kapela e tij

solemne

mbi tokë

një faturë e klasit të tretë…

 

 

  1.   TRE QIPARISA

 

 

 

Para portës sime kishte tre qiparisa

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Rrënjët i kishin në tokë, kokën ndër yje.

Tre qeparisa.

Qiparisat luhateshin në erë

Tre qiparisa.

Një natë dyshmani e sulmoi shtëpinë

Tre qiparisa.

Dhe në shtrat qesh vrarë unë

Tre qiparisa.

Iu pren rrënjët qiparisave.

Tre qiparisave.

Tashmë rrënjët nuk ishin në tokë,

as kokat ndër yje.

Tre qiparisa.

Qiparisat luhateshin në erë.

Tre qiparisa.

Në një vatër prej nermeri janë shtrirë

Tre qiparisa.

Një sopatë të përgjakur e ndriçojnë…

 

 

  1. Z Ë R I

 

 

Duke i mbajtur nofullat në pëllëmbë

mos rri mbështetur për muri,

mos!

Mos i mbaj nofullat në pëllëmbë.

Ngritu!

Eja te dritarja!

Shiko!

Nata është e bukur si një det jugor.

Dallgët përplasen për dritare

Eja!

Dëgjo ajrin:

ajri është rrugë e zërave,

ajri është përplot me zëre:

me zëret e tokës, të ujit, të yjeve

zëret tona…

Eja pranë dritares!

Dëgjo pakëz ajrin:

Zëri ynë ishte pranë teje,

zëri ynë është me ty…

 

 

 

  1. E DUA VENDIN TIM

 

Unë e dua vendin tim:

Në pishat e tij, u luhata, qëndrova në

zandane.

e

 

Asgjë nuk mund t’ma heqë pikëllimin

si këngët dhe duhani i vendit tim.

 

Vendi im:

Bedredin, Sinan, Junus Emra dhe Sakaria,

kubet e plumbit dhe oxhaqet e

fabrikave

janë vepra që i fsheh nga vetvetja

të popullit tim që qesh nën mustakë

të lëvarura.

 

Vendi im:

sa je i gjerë,

nuk mbaron me të shëtitur, thuase

nuk ka fund.

Edrene, Izmir, Ullukëshlla, Marash,

Tromboz, Erzumi.

Kullosat e Erzumit i njoh vetëm nga

këngët dhe turpërohem

pse nuk kalova asnjëherë nëpër Toros

kah jugu

t’i shoh ata që mbjellin pamuk.

Vendi im: deve, trena, vetura ford

dhe gomerë teknefezë

plepi

shelgu

dhe toka e kuqe.

Vendi im:

pyjet bredhash me ujëra të ëmbëla,

liqenët ndër bjeshkë

troftat prej gjysmë kilogrami

me ngjyrë të argjentë purpuri

notojnë liqenet Abant de Bol.

Vendi im:

Dhitë në fushën e Ankarasë

shkëlqim gëzofi të gjatë me

ngjyrë trëndafili.

Lajthi e rëndë e Giresunit.

Mollë amsjane me faqe të

kundërmojnë bukur,

ulliri

fiku

pjepërat

me ngjyra të ndryshme

kalaveshat e rrushit

e pastaj parmenda

e pastaj gjedhet e zeza

e pastaj: përpara, i bukuri, me të

gjitha të mirat

të gatshëm t’i fusë në zemër

me gëzimin si një fëmijë i habitur

gjysmë i uritur

gjysmë i lirë

njerëzit e mi të zellshëm, të

ndershëm, trima….

(1939)

 

 

  1. KËNGË TË SHKRUARA PËR

PIRAJEN MIDIS ORËS 21 DHE 22

 

 

Sa bukur është të të kujtoj ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe fitoren,

në burg

kur i pata mbushur të dyzetat….

Sa bukur është të të kujtoj ty:

dora jote e harruar mbi një pëlhurë

të kaltërt

dhe në flokët e tua

dhe tokë e butë e dashur e Stambollit,

shpirti im…

Lumturi është të të dashuroj ty

thua në mua heton një njeri tjetër.

Era e gjethit të idërshahut që të ka

mbetur në gishtra

me një rehati diellore

me grishjen e mishit tënd

latuar me vija të kuqe

në ngrohtësi

errësirë e dendur…

 

Sa bukur është të të kujtoj ty,

të shkruhet për ty

në burg i shtrirë në shpinë të mendosh

për ty: ditën e caktuar, në vendin e

caktuar

fjalën që e tha dikush

jo fjalët, jo veten

por botën në tregime….

Sa bukur është të të kujtoj ty

duhet patjetër diçka të gdhendi

për ty në dru:

një kuti

në unazë

dhe të të endi tri metra mëndafsh

të hollë…

Dhe fill

duke kërcyer nga vendi

të ngjitem për parmakë të hekurt

të dritares

kaltërsisë qumështore të lirisë

që ta lexoj me zë atë

që shkrova për ty…

Sa bukur është të kujtosh për ty:

midis lajmeve mbi vdekjen dhe

ngadhnjimin

në burg

kur i mbusha të dyzetat!

 

 

  1. 20 SHTATOR 1945

 

Në këtë kohë të vonë

në mbrëmje vjeshtore

jam mbushur me fjalët e tua:

si koha, si materje  e amshuar

si syri i plotë

si dorë e rëndë

dhe fjalët

e ndritshme si yjet.

 

Fjalët tua erdhën tek unë

ato ishin nga zemra, nga koka,nga mishi.

Fjalët të sollën ty

ato janë: nënë

ato janë: grua

dhe mike…

ishin të pikëlluara, të hidhura, me

shpresë, trime, të gëzuara

fjalët e tua ishin njerëz…

 

 

  1. 21 SHTATOR 1945

 

 

Biri ynë është i sëmurë,

babain e ka në burg

në duart e tua të lodhura koka e rëndë

hallet tona janë si hallet e dynjasë.

Njerëzit t’u sjellin njerëzve ditë

më të bukura

biri ynë do shërohet

babai do dalë nga burgu,

do buzëqeshin ninëzat e tua të arta

hallet e dynjasë janë si hallet tona…

 

 

  1.  22 SHTATOR 1945

 

Lexoj një libër:

në të je ti,

dëgjoj një këngë,

në të je ti,

u ula të haj drekë,

ti më rri kundruall

punoj: karshi më je ti

Ti më je gjithkund e gatshme,

nuk mund të bisedojë me ty

nuk mund të ta dëgjoj zërin:

plot tetë vjet ti je grua vejushë…

 

 

  1. 25 SHTATOR 1945

 

Ora 21.

Në shesh bienin këmbanat,

do mbyllen kapixhikët e qelive të

burgut.

Kësaj here jam në burg: tetë vjet

Të jetohet:

kjo është shpresa

e dashura ime,

të jetohet:

kjo është punë serioze si të të

dashuroj ty…

 

  1. 26 SHTATOR 1945

 

Na zunë robër

na burgosën:

midis meje dhe mureve

ti je jashta mureve…

Puna jonë është e vogël.

Në thelb më së keqi është:

kur duke ditur ose duke mos ditur

njeriu burgun e ka në vete…

Shumë insan janë sjell në këtë dert,

njerëz të ndershëm, të zellshëm, të mirë

dhe të denjë për dashuri aq sa të dua

Ty…

 

 

  1. 3O SHTATOR 1945

 

Është bukur të mendosh për ty

me shpresa

si ta dëgjosh zërin më të bukur

në botë…

Mirëpo, për mua nuk është boll

sh p r e s a,

unë tashmë nuk dua të dëgjoj

por dua të këndoj këngë….

 

……………………………………….

……………………………………….

 

 

 

  1.  14 DHJETOR 1945

 

Neveri e mallkim,fort po acaron dimri…

Kushedi si je ti dhe Stambolli im i

ndershëm?

A ke thëngjill.

A sigurove dru?

Ngjiti skajet e dritareve me letër.

Në mbrëmje shko më herët në gjumë.

Në shtëpi me siguri s’ke tjetër ç’të

shesësh!

Të mardhësh gjysmë e uritur

dhe gjysmë e ngrirë:

në botë,në atdhe, në qytetin tonë

për këtë jemi ndër të parët….

 

 

  1.  MIRËSERDHE

 

 

Mirëserdhe, grua ime, mirëserdhe!

Me siguri je e kapitur,

si të t’i laj këmbët,

s’kan ujë prej  trëndafili, as legen

prej argjendi.

Me siguri je e etur,

s’kam sherbet të ftohtë,

me siguri je e uritur

s’mund të të shtroj sofrën,

me çarçaf të bardhë prej lini

dhoma ime është e varfër

si vendi i robëruar.

Mirëserdhe grua ime, mirëserdhe!

Shkel në dhomën time,

betoni dyzetvjecar u bë livadh.

Buzëqeshe

lulëzuan trëndafilat në hekura

të dritares sime

Qave

pëllëmbët e mira u mbushën

me margaritarë,

dhoma ime u bë e begatshme

si shpirti im,

u bë e ndritshme si liria.

Mirëserdhe, grua mirëserdhe!

 

 

  1. MEHMETI

 

 

KUNDRUALL mëmëdheut

të lajmërohem prej Varnës

a më dëgjon

or Mehmet, Mehmet?

Deti i Zi rrjedh

mallëngjime të marra, ngashërime të marra,

a më dëgjon o BIRI IM,

Mehmet… Mehmet!

 

 

  1. ENIGMAT E PARISIT

 

 

CILI QYTET i ngjan verës?

Parisi

Nëse e pi gotën e parë

të ngjeth pakëz,

gota e dytë të godet në kokë,

kur e pi gotën e tretë –

nuk mund të çohesh nga tryeza.

Kamarier, më sill edhe një gotë.

E pastaj kudo që të jesh e kudo

që të shkodh

Parisi jeton në sytë e tu.

Cili qytet edhe kur bien shirat

është më i bukur?

Parisi…

o bir i Hikmetit, në cilin qytet

do të doje të vdesësh?

Në Stamboll,

në Moskë

dhe në Paris.

Kur bëhet Parisi i shëmtuar?

Kur bastisen shtypshkronjat

kur digjen l i b r a t!?!

 

Çka s’i ka hije Parisit?

Dritaret e ndritshme të autobusëve të

zez.

Në cilin shehër e hëngre bukën

me lezet?

Në Paris.

Po pitet e yndyrshme

do mendosh se janë nga furrat

e Shahzadd Bashit.

 

Ç’dashurove më së shumti në Paris?

Parisin.

Në Paris, or vendas kujt i çove lule?

Në muret e komunarëve,

një vashe të bukur si dega.

 

Prej të njohurve, cilin e pa në Paris?

Namuk Kemalin, Zija Pashën,Mustafa

Spahinë

edhe rininë e nënës sime

si piktore

flet frëngjisht

bukuroshja botërore

dhe rininë e Mimit,

Anipra, kujt i ngjan Parisi?

Parisienëve,

O bir i Ademit, a i beson Parisit?

I besoj Parisit.

15 maj 1958

 

 

  1. RITUALI I VARRIMIT

 

 

Nga oborri im do niset kufoma.

Si do ta zbrisni nga kati i tretë?

Arkmorti s’mund të hyjë në lift,

shkallët janë të ngushta.

 

Në oborr ndoshta do ketë diell dhe

do fluturojnë pëllumbat

ndoshta do reshë borë, me brohorira

fëmijësh

ndoshta rrugët e asfaltuara do jenë

të lagura

dhe n’oborr, si ngahera, qëndrojnë

kutitë me hedhurina.

Në fytyrën e zbuluar,sipas adeteve

tona, nëse më çoni me kamionetë

nga ndonjë pëllumb mund të pikojë

diçka që sjell fat.

Edhe fëmijët do jenë pranë meje

merhumët u janë interesantë

fëmijëve.

Do më shikojë dritarja e dhomës së bukës,

ballkoni i mbuluar me petka që

avullojnë,

do të përshëndesë.

Nuk e dini se sa të lumtur jetojnë

në këtë oborr

Njerëz ju dëshiroj jetë të gjatë!

 

Prill,1963.

Rruga  e jetës – Poezi nga Neki Lulaj

Rruga arterje e re vitale do gumëzhijnë pa pushuar

T`ia rikthejë gjallërinë Plavës – Belles -Pleqes së braktisur

Pllasin hijena ulurijnë për tokën e huaj

Si I krijoi Zoti ndër shekuj këta korba të uritur?

 

 

Me shekuj ne Kishën  e Deçanit u këndua kënga e lisit të gjelbër.

Lutjët e Zotit janë ligjëruar në gjuhën  shqipe dardane

Moti patën vërshuar do kërcuj  horangutana te egër

Zaptuan kisha toka e na robëruan shtetin tanë

 

 

Me fanitet zëri  shqip në tempullin e shenjtë

Ne kishën tonë kishim e kemi në sy kaqë blerim

Grumbulli i besimtarëve në tirqe e gajtana në brez

Me buzagaz ecnin pas uratave  në qetësi.

 

 

Edhe varrezat kurrë nuk e ndalën gjëmimin

Afër kryqit të lashtë atje në mali përbri

Te Kulla e Qelisë atje fle thesari me  amëshimin

Të gërmojmë themelet e atësisë në përjetësi

 

 

Vjen një engjëll me mendjen e preht e sy skifter

Qe ta lidh Deçan e Plavë me duar shtrënguar me qytet

Ulurijnë laraskat e korbat gënjeshtare

Nuk lejojnë asfalt pranë kishës tonë që dymijëvjet

 

 

Sa do thellë që do na djegë „mirësia“

Si një vegim në breza do të shkëndijojë

Te hapet qielli të shembet meteori me shkëndija

Rruga e Re  Deçan -Plavë do shndëritë në  çdo horizont.

URATË PËR NJË FËMIJË TË SËMURË – Poezi nga NËNË TEREZA

O nënë tejet e dashur, Mari,

të lutem për këtë fëmijë të sëmurë.

 

Ti je nëna jonë

dhe ne jemi bijtë e tu.

Ti i njeh të gjitha nevojat tona.

 

Ky fëmijë është aq i sëmurë

-të lutem, merre në prehrin tënd

dhe të jesh ti nënë për të.

 

Në emër të Jezuit

jepi shëndet të mirë

dhe bekoje tani e për amëshim.

Amen

Më 22 shtator 1998 u nda nga jeta Lazër Radi, jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes

Lazër Radi (Prizren, 29 janar 1916 – Tiranë, 22 shtator 1998) ishte jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes.

Biografia

U lind në Prizren më 1916 më 29 janar i fundit i pesë fëmijëve të Prend Çup Radit dhe Gonxhes së Kolë Vilës nga Shkodra. Radët ishin një fis i vendosur në Bishtazhin pasi kishin rënë nga Mirdita në ato vise.[1] Shkollën fillore e ndoqi dhe e kreu në qytetin e lindjes në vitet 1922 – 1929.

Për shkak të mosparaqitjes së të vëllezërve në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, familja merr katandinë dhe u vendosën së pari në Tiranë e më pas në Durrës. Lazri riosh nis punë tek restoranti i vëllait të madh, Prenkës. Më 1931 u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi. Më 1930 – 1931 nisi të nxënit në shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës. Më 1931 iu akordua nga ministri i Arsimit Hilë Mosi bursë për në gjimnazin e Shkodrës deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona”, në shoqërinë e nxënësve kosovarë Emin Duraku, Hajdar Dushi dhe Haki Taha e grupit përparimtar me Qemal Stafën, Xhemal Broja e Arshi Pipa, bën pjesë në celulat e para komuniste të Grupit Komunist të Shkodrës. Verën e vitit 1936 shkoi në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra dhe u njoh me poetin Migjeni.

Më 1937 iu akordua një bursë shtetërore dhe më 1938 nisi vitin e parë akademik për Jurisprudencë në Universitetin “La Sapienza” në Romë, i ndihur nga Musine Kokalari për të gjetur banesën e parë. Më 1942 u diplomua me 110/110 në Filozofinë e së drejtës dhe u ftua si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. Por u kthye më 1942 në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës.

Gjate periudhes 1941-1943 punon si sekretar prane Mekembesit Jakomoni deri ne kapitullimin e Italise. I martuar me nje italiane ka nje djale, por ndahet prej saj kur ajo riatdhesohet e djali i mbetet Lazrit. Martohet me janar 1943 me Vitore Vushmaqin. Më 1944 mori liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët që kishin shtënë në dorë kryeqytetin shqiptar. Lista që përshkruante veçoritë e të arrestuarve politikë nga Komanda e lagjes Laprakë për komandën e qarkut u përpilua nga Arben Puto. U gjykua në prill të 1945 në Gjyqi Special, ku u dënua me 30 vjet burgim për përfshirjen e tij në politikë me anë të publicistikës. Më 1944 – 1954 vijoi odisenë e pafund burgjeve, ku ndau qelinë edhe me Petro Markon, Jusuf Vrionin dhe Andrea Varfin; më 1952 u arrestua edhe e shoqja pas ngjarjeve të bombës tek ambasada sovjetike, u dënua me dhjetë vite burg dhe punë të detyruar. I ulet denimi ne pese vjet. Gjate kohes se burgut te Tiranes krijohet aty sektori i perklthimeve ku Lazri caktohet si pergjegje, i atij grupi i perbere nga inetelektuale te larte, si Mihal Sherko, Mitat Aranti, Jusuf Vrioni, Dhimiter Pasko, Nedim Kokona,ej. Më 1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në Shtyllaz e Radostine pastaj ne kampin e intelektualëve në Kuç të Kurveleshit deri më 1958. 1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë n kampin e Kuçit. Në vitet 1958-1962 u internua në kampet e Gradishtës dhe Çermës. Më 1959 u lindi fëmija i dytë dhe më 1963 i treti. Në vitet 1962-1990 u internua në kampin e Savrës. Punoi si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes e dizenjator me piktorin e kampeve Lek Pervizin. Punoi dhe si punëtor krahu në bujqesi deri me 1976 kur doli në pension pleqërie. Me 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi, ne rrezik te burgosej perseri.

Më 1990 mbas viteve ndër burgje dhe kampe internimi e pune, u kthye në Tiranë dhe nis veprimtarinë për demokratizimin në opinionin kryeqytetas. Më 1991 pas gjysmë shekulli vizitoi Romën, ku u njoh dhe ndihmoi gazetarët Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku. Më 1992 u zgjodh kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar, prej ku jep dorëheqjen vitin pasues. Së bashku me një grupim patriotësh formoi Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve, me të cilën organizoi takime të shumta ndër qytetet e Shqipërisë nga 1992 deri më 1998.

Më 1998 pas mërgimit të fëmijëve, vdekjes së gruas më 1997 dhe rëndimit të shëndetit të tij, ndërroi jetë në Tiranë mëngjesin e 22 shtatorit. Më 23 shtator, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizoi një varrim madhështor. Me ngjarjet e 1997-tes, librat qe kishte botuar gjate kesaj kohe, ai ia dergon mikut te tij Lek Pervizi ne Bruksel,me porosi qe t’i rueje, sepse ne Shqiperi po rivendosej perseri komunizmi.

Vepra

Publicistikë

Në vitet 1935-1938, filloi botimet e para në shtypin e kohës “Shtypi”, “Kombi”, “Drita”, “Diana”, kryesisht me emër, me inicialet L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi.

Ishte ndër të parët (në mos i pari, njoftuar nga motra e Milloshit) që nxorri shkrime kushtuar vdekjes së Migjenit, tek “Drita” në shtator 1938 dërgon “Migjeni si poet e si njeri”. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të kurorës, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave. Pas kapitulimit të Italisë, në vitet 1943-1944, bashkëpunon me gazetën “Bashkimi i Kombit”, që drejtoi Akile Tasi.

Më 1991, pas viteve të shumta në burgime e internime, bëri përpjekjet e para për të botuar shkrimet e para në shtypin opozitar. Më 1992 nisi të botonte intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti).

Organe shtypi

Së bashku me grupin e përbërë nga Stafa, Broja, Pipa përgatiti për botim gazetën “Shkëndija”.

Së bashku me të birin, Jozefin, botoi revistën “Arbëria” herët në vitet ’90. Në vitet 1994 – 1998 botoi gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve” në 52 numra.

Libra

U kaplua nga entuziazmi i fashizmit, tashmë vendlindja e tij ishte bashkuar më trungun amtar, dhe shkruan broshurën “Fashizmi dhe fryma shqiptare” me parathënie të neo-shqiptaristit Vangjel Koça; për të keqen e tij më vonë.

Më 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi Mirash Ivanajn, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. Më 1993 botoi së bashku me të birin “Muret e Muzgut”. Më 1994 botoi librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” mbi Ivanajn dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, më 1995 botoi librat me përkthime “Epopeja e njeriut” të vëllezërve Ivanaj. Më 1996 botoi librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë “Njeriu i rrugës së gjatë”.

Më 1997-1998 botoi të parin studim mbi Gjyqin Special me titull “I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”. Ditën kur dha shpirt doli nga shtypi libri “Një verë me Migjenin” që kishte aq për zemër, ku përshkruan 110 ditët e kaluara me poetin në Pukë dhe rolin e tij në botimin e vëllimit “Vargjet e lira”.

Përkthime

Më 1988 përktheu poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë dhe u botua vetëm më 1994. Më 1995 botoi përkthimin e veprës “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” të prijësit fisnor dhe ushtarakut malazez, Mark Milani. Në vitet 1997-1998 vijoi të botonte përkthimet “Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit. Edhe pse në kushte tejet të vështira, ai arriti të përkthejë disa vepra të Frojdit, Jungut dhe një “Enciklopedi të historisë së botës”. Përveç tyre, disa vepra të rëndësishme të përkthyera nga Lazër Radi kanë mbetur akoma në dorëshkrim. Wikipedia

URATË PËR FËMIJËN E PALINDUR – Poezi nga NËNË TEREZA

O Nëna Marie

ti që e njeh gëzimin dhe lumturinë

por edhe pasigurinë dhe frikën

që përjeton çdo nënë

për fëmijën e palindur ende.

Beko prindërit

këtë fëmijë bekoje

edhe pse i vogël dhe i palindur.

 

Përgatitja jetën

plot hare dhe gëzim,

dashuri dhe lumturi.

Mbroje këtë jetë të vogël

me tërë fuqinë tënde

me tërë kujdesin tënd.

 

Fort e dashur Nënë, Mari,

ruaje këtë zemër të vogël

që rrah në kraharorin e nënës

qëmos ta sulmojë askush

para se të lindë

ose para kryerjes së misionit

në këtë botë

të cilën na e ka besuar me mirësi

Ati ynë qiellor,

Amen.

XXXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911 – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – – Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911 – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

– Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911

DEDË GJO’ LULI

(1840- 24.IX. 1915)

Kush na e vrau Trimin e Hotit?

20 vjet më parë u nda nga jeta Yehuda Amichai, poeti më i madh modern i Izraelit dhe ndër më të mëdhenjtë në botë – Nga MIMOZA EREBARA

Yehuda Amichai

Lindur më 3 maj 1924

Würzburg, Gjermani

Vdiq më 22 shtator 2000 (76 vjeç)

Amichai konsiderohet, si në Izrael dhe ndërkombëtarisht, si poeti më i madh modern i Izraelit, dhe një nga poetët kryesorë në të gjithë botën. Ai gjithashtu shkroi dy romane dhe disa tregime.

Biografia

Yehuda Amichai lindi në Würzburg, Gjermani, në një familje Ortodokse Hebreje dhe u rrit duke folur hebraisht dhe gjermanisht. Emri i tij gjerman ishte Ludwig Pfeuffer.

Amichai emigroi me familjen e tij në moshën 12 vjeç në Petah Tikva në Mandate Palestine në 1936, duke u transferuar në Jeruzalem në 1936. Ai ndoqi Ma’aleh, një shkollë të mesme fetare në Jeruzalem. Ishte një anëtar i Palmach, forca goditëse e Haganah, forca mbrojtëse e komunitetit hebre në Mandatin e Palestinës. Si i ri, ai doli vullnetar dhe luftoi në Luftën e Dytë Botërore si ushtar në Ushtrinë Britanike dhe në Negev në frontin jugor në luftën e Palestinës 1947–1949.

Pas shkarkimit nga Ushtria Britanike në 1946, Amichai ishte student në Kolegjin e Mësuesve David Yellin në Jeruzalem dhe u bë mësues në Haifa. Pas Luftës 1947–1949 1948 Arabo-Izraelit, Amichai studioi Tevratin dhe letërsinë Hebraike në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. I inkurajuar nga një prej profesorëve të tij në Universitetin Hebraik, ai botoi librin e tij të parë me poezi, “Tani dhe në ditë të tjera,” në 1955.

Në vitin 1956, Amichai shërbeu në Luftën e Sinait dhe në 1973 ai shërbeu në Luftën e Yom Kippur. Amichai botoi romanin e tij të parë, “Jo të kësaj kohe, jo të këtij vendi”, në 1963. Në këtë roman ai përpiqet t’i japë kuptim botës që krijoi Holokaustin. Romani i tij i dytë, “Mi Yitneni Malon”, rreth një poeti izraelit që jeton në New York, u botua në 1971. Ai ishte një poet në rezidencën në Universitetin e Neë York-ut në 1987. Për shumë vite ai dha mësim letërsi në një seminar izraelit për mësuesit dhe në Universitetin Hebraik për studentë nga jashtë.

Amichai u ftua në vitin 1994 nga Kryeministri Yitzhak Rabin për të lexuar nga poezitë e tij në ceremoninë e Çmimit Nobel të Paqes në Oslo. “Zoti ka mëshirë për fëmijët e kopshtit” ishte një nga poezitë që lexoi. Kjo poezi është gdhendur në një mur në Muzeun Rabin në Tel-Aviv. Ka rrugë me emrin e tij në qytete në Izrael, dhe gjithashtu një në Ëürzburg.

Gjithashtu ai është vlerësuar me çmimet më të larta letrare në Izrael.

1957 Shlonsky Prize, 1969 Brenner Prize, 1976 Bialik Prize, and 1982 Israel Prize.

Amichai është martuar dy herë. Ai së pari ishte martuar me Tamar Horn, me të cilin kishte një djalë, dhe më pas me Chana Sokolov; ata kishin një djalë dhe një vajzë. Dy djemtë e tij Roni dhe Davidi dhe vajza e tij është Emmanuella.

Amichai vdiq nga kanceri në vitin 2000, në moshën 76 vjeç.

Poezia

Poezia e Amichai trajton çështje të jetës së përditshme dhe çështje filozofike të kuptimit të jetës dhe vdekjes. Puna e tij karakterizohet nga ironi e butë dhe imazhe origjinale, shpesh të habitshme. Si shumë poetë laikë izraelitë, ai lufton me besimin fetar. Poezitë e tij janë plot referenca ndaj Zotit dhe përvojës fetare. Ai u përshkrua si një filozof-poet në kërkim të një humanizmi post-teologjik.

Amichai është vlerësuar me një “aftësi të rrallë për të shndërruar situatën personale, madje private, të dashurisë, me të gjitha gëzimet dhe agonitë e saj, në përvojën e të gjithëve, duke e bërë të përgjithshme kohën dhe vendin e tij”.

Disa nga imazhet e tij u akuzuan si sakrilegj. Në poezinë e tij “Dhe kjo është lavdia jote” (Vehi Tehilatekha), për shembull, Zoti është zhytur poshtë globit si një mekanik nën një makinë, duke u përpjekur kot ta riparojë atë. Në poezinë “Gods Change, Lutjet Stay The Same” (Elim Mithalfim, ha-Tfillot Nisharot la-Ad), Zoti është portretizuar si një udhërrëfyes  ose magjistar.

Gjuha dhe stili poetik

Në një intervistë të botuar në Revistën Amerikane të Poezisë, Amichai foli për prirjen e tij në hebraisht:

“Jam rritur në një familje shumë fetare … Kështu që lutjet, vetë gjuha e lutjes u bë një lloj gjuhe natyrale për mua … Nuk përpiqem – siç bëjnë ndonjëherë poetët – të ‘pasuroj’ poezinë duke marrë më shumë material kulturor ose më shumë material etnik në të. Vjen shumë natyrshëm.”

Robert Alter e përshkruan poezinë e Amichai si një “lojë me zë”. Ai “ndërton një vrull të fortë që lëviz në shoqërim të lirë nga fjala në fjalë, tingujt që gjenerojnë praktikisht fjalët që ndjekin në zinxhirin sintaksor përmes farefisnisë fonetike”.

Puna e Amichai është e popullarizuar në përkthimin anglisht, por admiruesit e poezisë së tij në origjinal hebraisht pretendojnë se përdorimi i tij inovativ i gjuhës ka humbur në përkthim. Shtresat delikate të kuptimit të arritura duke përdorur një fjalë të lashtë sesa sinonimin e saj modern për të dhënë një konotacion biblik nuk mund të përcillen gjithmonë. Në poezinë e dashurisë së Amichai “Në Mes të këtij Shekulli”, për shembull, përkthimi në anglisht lexon: “linsey-ëoolsey i të qenit tonë së bashku”. Termi hebraik, shaatnez, i referohet tabusë biblike mbi ndërthurjen e lirit dhe leshit, të cilin një lexues hebre do ta kuptonte si një imazh të bashkimit të ndaluar.

Vepra letrare

Amichai gjurmoi fillimet e tij si një adhurues i poezisë kur ishte vendosur me ushtrinë britanike në Egjipt. Aty ai rastësisht gjeti një antologji të poezisë moderne britanike dhe veprat e Dylan Thomas, T. S. Eliot dhe Ë. H. Auden. Ai libër frymëzoi mendimet e tij të para për t’u bërë shkrimtar.

Ai e ndryshoi emrin e tij në Yehuda Amichai (“populli im jeton”) rreth vitit 1946. Në biografinë e saj për Amichai, kritikja letrare Nili Scharf Gold shkruan se ideja për ndryshimin e emrit, si dhe emri “Amichai”, erdhi nga e dashura e tij, Ruth Herrmann, e cila u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe më pas u martua me Eric Zielenziger. Përkundër pretendimit të Gold, Amichai tha në një intervistë se ishte ideja e tij të zgjidhte emrin Amichai: “… ishte e zakonshme në atë kohë të ndryshonte emra (të huaj) në emra hebraikë … ‘Amichai’ ishte një emër i duhur , sepse ishte socialist, sionist dhe optimist. “

Octavio Paz: “Ai është një nga poetët tanë të mëdhenj, shumë i jashtëzakonshëm. Pasi të ketë lexuar poezitë e tij, askush nuk mund t’i harrojë kurrë – mund të ketë kaq shumë jetë në gjashtëmbëdhjetë rreshta. Yehuda Amichai është një mjeshtër”.

Anthony Hecht: “poema është poezi aq thellësisht shpirtërore sa çdo që kam lexuar në kohët moderne, duke mos përjashtuar Katër Kuartetet e Eliotit, ose ndonjë gjë tjetër që mund të gjendet në veprat e fetarëve profesionistë. Është një triumf i pakrahasueshëm. Sigurohuni menjëherë se kjo bën nuk do të thotë pa humor, ose pa një sens të pasur komedie “.

“jo vetëm i shkëlqyeshëm, por, në vetvete, do të kishte merituar një Çmim Nobel”.

Poezia e Amichai është përkthyer në 40 gjuhë.

Provo të mbash mend disa hollësi – Poezi nga YEHUDA AMICHAI – Përktheu Skënder Buçpapaj

Provo të mbash mend disa hollësi. Mos harro veshjet
e asaj që ti e do
kështu që në ditën e ndarjes të mund të thuash: herën e fundit
kishte veshur filan xhaketë ngjyrë kafe, mbante kapele të bardhë.
Provo të mbash mend disa hollësi. Sepse ato nuk kanë fytyrë
dhe shpirti i tyre është i fshehur dhe të qarat e tyre
janë të njëjta me të qeshurat e tyre,
dhe heshtja e tyre dhe britmat e tyre ngrihen në një lartësi
dhe temperatura e trupit të tyre është ndërmjet 98 dhe 104 gradë
dhe ato nuk kanë jetë jashtë kësaj hapësire të ngushtë
dhe ato nuk kanë asnjë imazh të gdhendur, asnjë ngjashmëri, asnjë kujtesë
dhe ato kanë gota prej letre ditën e gëzimit të tyre
dhe gota letre që përdoren vetëm një herë.

Provo të mbash mend disa hollësi. Sepse bota
është e mbushur me njerëz që ishin dërmuar nga gjumi
pa pasur askënd që t’ua mëkojë lotin,
dhe ndryshe nga kafshët e egra ata jetojnë
secili në vendin e tij të fshehur të vetmuar dhe ata vdesin
së bashku në fushat e betejës
dhe në spitale.
Dhe toka do t’i gëlltisë të gjithë,
e mira dhe e keqja së bashku, si pasuesit e Korahut,
të gjithë ata në rebelimin e tyre kundër vdekjes,
goja e tyre hapet deri në momentin e fundit,
duke lavdëruar dhe mallkuar në një të vetme
ulërimë. Provo, provo
të mbash mend disa hollësi.

Poemë pa fund – Cikël poetik nga YEHUDA AMICHAI – Përktheu MIMOZA EREBARA

Poemё pa fund

Brenda muzeut tё ri tё sapo hapur

gjendet një sinagogë e vjetër.

Brenda sinagogës

jam unё.

Brenda meje

zemra ime.

Brenda zemrës sime

nje muze.

Brenda muzeut

një sinagogë,

brenda saj

unё,

brenda meje

zemra ime,

brenda zemrës sime

nje muze.

Më parë nga…

Para se të mbyllet kjo Portё,

para  se të shfaqet e fundit qetёsi,

para  se unё të zhvendosem, -Atje,

para  se bari të harliset nё kopёshtin e shtёpisё,

para  se të mos ketë asnjё  falje,

para  se mendimi të mbetet pa fjalё

para se britma tё mbetet nё fyt e jeta tё ndalё

para se ҫdo gjё tё mbetet pa cak

para se gjёrat tё jenё mbyllur në dollap,

para  se rregullat tё zbulohen.

para  se pёrfundimi tё planifikohet,

para  se Zoti ta mbyllë dorën e shtrirё,

para  se të mos kemi ku të rrimё.

Duke harruar dikë

Të harrosh dikë është sikur të harrosh të fikësh dritën

në oborrin e shtëpisë duke e lёnё ndezur gjithë ditën tjetër

Por atëherë, është drita që ju bën të kujtoni.

Një grua e rregullt

Kjo grua e rregullt me flokё tё prera shkurt

Ve nё rregull jo vetёm mendimet e mia, po edhe sirtarёt e dollapit tim,

I lëviz ndjenjat përreth saj, si mobiljet

në një rimodelim.

Kjo grua, me bel tё shtrёnguar fort mё bёn ta shoh gjatё

sa poshtё, e sa lart pёr t’u ndalur mё pas

nё sytë e saj si njё parashikim moti

nganjёherё si prej xhami tё papërshkueshëm nga uji.

Edhe klithmat e saj të pasionit ndjekin një rregull të caktuar,

njëra pas tjetrёs:

pëllumb, pëllumbi, pastaj pëllumb i egër,

pastaj pallua, pallua i plagosur, pallua, pallua,

pëllumbi i egër, pëllumbi i zbardhur, pëllumbi pëllumb

mëllenjë, mëllenjё …

Kjo grua e rregullt: ka kujdes qё në tapetin e dhomës së gjumit

këpucët e saj gjithmonë t’I vendosё  larg shtratit.

(Janё këpucët e mia qё e ҫojnё aty.)

Ҫfarё njeriu jeni?

“Ҫfare njeriu jeni?” i dëgjova duke më thënë.

-Unë jam një njeri me nje shpirt kompleks,

me ndjenja tё sofistikuara gati nё sistem

Me kujtese tё fortё deri në fund të shekullit XX,

Por me një trup të vjetër nga kohërat e lashta

Dhe me një Zot edhe më të vjetër se trupi im.

Unë jam një njeri  qё eci sipërfaqes sё  tokës.

Nё vende të ulëta, shpella dhe puse.

Më frikësoinё majat malore

Dhe ndërtesat e larta më trembin.

Unë nuk jam si një pirun I ngulur,

As një thikë prerëse, as një lugë e mbërthyer.

Unë nuk jam as i qetё dhe as dinak

As si një gjarpёr që zvarritet nga poshtë.

Më së shumti jam një gur i rëndë dhe i ngathët

Ku mashtrimi, si miri dhe i keqi,  rrinё bashkё

Sa për pak shije

Dhe pak aromë….

Shigjetat e fatit nuk më drejtojnë mё. Vazhdoj

Jetёn time po njёlloj

me kujdes dhe qetësi

Si një vullnet shoqёrues që filloi të shkruhej

Në momentin që linda.

Tani unë qëndroj në anë të rrugës

i lodhur, i mbështetur në murin e njё parkimi.

Dhe mund të qëndroj këtu për asgjë, falas.

Po Unë nuk jam një makinë,- unë jam një Njeri,

Një Zot-njeri, një Perëndi-njeri

Ditët e të cilëve numërohen. Hallelujah!

Shiu i parë

Shiu i parë më kujton aromёn e pluhurit tё verёs

kur ca pika tё stёrmёdha fillojnё e bien njё nga njё

Ky shi  nuk e kujton shiun e vitit të kaluar.

Viti shinor  ёshtё njё bishё pa kujtime

Ndaj shumё shpejt do na duhet tё koracohemi

me parzmore

Tё bukura, tё qёndisura,

Si takёmet e njё kali luftarak.

bishёёs me patjetёr  duhet t’I bёjmё ballё

Frika e butё e kёtij vizioni tё papritur,

thjesht se ranё ca pika shi, sigurisht,

vjen nga shenjtorёt e lashtё

Nga tre ose katër në dhomë

Nga tre ose katër në kёtё dhomë

Një është gjithmonë duke qëndruar në dritare.

I detyruar të shohë jashtё saj

padrejtësinë midis gjembave,

Zjarret në kodra.

Dhe ai  as i pa qё tё gjithё dolёn

E kur u kthyen nё mbrёmje nё shtёpi,

Atёherё e vuri re se ata ishin  mё ndryshe .

Nga tre ose katër në dhomë

Një është gjithmonë duke qëndruar në dritare.

Zhytur thellё nё mendime  tё errta si flokёt e tij.

Pas, fjalët, duke u endur, fluturake e pa peshё,

Zemrat pa kushte, profecitë pa bukё

Dhe gurë të mëdhenj të vendosur atje

Në këmbë, të mbyllur si shkronja tё mendimeve

Pa adresë; qё askush  s’i merr.


Send this to a friend