VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Jerkmate Review 2020

By | April 13, 2020

Komentet

25 MAJI 1945… U BANE 75 VJET… EDHE “RILINDJA” BANI 7 VJET… – Nga Fritz RADOVANI

Janarit të 1945, kur Kuvendin e Françeskanve të Shkodres e vizituen terroristët e njohun komunistë Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, të dy kerkuene nga Provinçiali At Mati Prennushi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani dhe, të dy morën të njajtën pergjegje: “Françeskanët nuk do të perzihen në politikë dhe, as nuk do të pranojnë me disktue premjen e marrdhanjeve me Vatikanin, mbasi nuk e kemi nder mend me u kthye Ortodoks si Kishat Autoçefale të Lindjes…” Po këte mendim e mbështetën edhe Imz. Vinçenc Prennushi dhe At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, si dhe të gjithë Klerikët Katolik që u perfshine në Gjenocidin e njohun komunist nga 1944 e deri në 1991.

Kur Don Ndre Zadeja u takue me kolonelin anglez Neel, në Shtator 1944 i pat kerkue: “Theksova nevojën që Populli Shqiptar, i vorfen e me armiq shekullor që janë sllavi, bullgari, greku, Italia, ka nevojë për nji mbrojtje nga Fuqitë e hueja…” Prokurori Sotir Dodona, shenon: “Këtu nuk ka bërë tjeter veç detyrën e kollonës së pestë dhe ka treguar një urrejtje për frontin N.Çl.” (Dosja 677).

Marrja e frenave të shtetit Shqiptar nga Jugosllavët në 29 nandor 1944, me aprovimin e vullnetin e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, e drejtueme nga tradhtari dhe terroristi Enver Hoxha me shokët e vet, veprimi i parë që ata kanë zbatue nga porositë e Titos, ishte “premja e mardhanjeve diplomatike të shtetit Shqiptar me Vatikanin, me 25 Maji 1945, dhe nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia e Imzot Leone G.B. Nigris.” Në 25 Maji 1945 Delegati Apostolik Imz. Leone G.B. Nigris, kur u largue perfundimisht  nga Shqipnia me urdhen të Enver Hoxhës, Ai la në vendin e Tij Imz. Frano Pjeter Gjinin, si Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, i cili ka deklarue: “Unë nuk do t’a ndajë kurr grigjen teme nga Selia e Shejtë!” (1945). Prandej u pushkatue.

Mosnjohja e Regjentit Imz. Frano Gjini nga qeveria e Tiranës, lidhja e saj me qeverinë komuniste jugosllave, vrasja e Malësorëve të Veriut dhe të Mirditës, per mospajtim me okupacionin e Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, vazhdimsia antikombtare e politikës së PKSh që në formimin e saj me 8 nandor 1941, e detyrojnë Imz. Gjinin me ba hapin e Tij të randsishem, per me ia  evitue mundsinë e Enver Hoxhës me akuzue Klerin Katolik,  per këte Ai Urdhnoi: “Mos implikimi i çdo Kleriku, kushdo kjoftë, me asnji çeshtje politike, pra ndalimin e plotë të marrjes me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundershtueshëm.”(Origjinali i dokumentit ruhet në Arkiv.)

Imzot Frano Gjini e At Mati Prennushi arrestohen me 15 Nandor 1946, torturohet dhe mbasi nuk pranon asnjë akuze dhe shpifje, pushkatohen me 11 Mars 1948.

Duket sikur perpjekjet e Tiranës “kuqe” per shkëputje nga Vatikani vazhdojnë deri në korrik 1951, kur pjesa e mbetun e Klerit Katolik “aprovoi” “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”. Po, Klerikët që nuk e nenshkruen atë Statut u pushkatuen ose u zhdukën me të tjera mjete nga sigurimi i shtetit, tue u urdhnue direkt nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha,  që edhe ajo urdhnonte nga karrigat e Kuvendi Popullor… Arrestimet e Don Ndre Lufit, At Majan Prelës e pushkatimi i Don Ejëll Kovaçit e Don Dedë Malaj, janë fakte të pakundershtueshme të perpjekjeve të PPSh, per shkëputje nga Vatikani.

Demostratat e 11 e 14 Janar 1990, ku në Shkoder mendohet me u rrezue busti i Stalinit… Bahen arrestime. Me 2 Korrik hapet ambasadat… Demostrata në Shkoder me arkivolin e Pllumb Pllumbaj i vramë në kufi… Me 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani thotë Meshen e parë në Rrëmaji mbas 1967…Mbas heqjes në Shkoder të bustit E. Hoxhës me 13 Dhjetor 1990, në 20 Shkurt 1991 hiqet shtatoria në Tiranë. Janar 1991 formohet BSPSH në Shkoder nga i nderuemi Ferdinand Temali… Ushton Kavaja, Durrësi e Tirana…

Rinia Shqiptare brohoritë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”

20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.

22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…

2 Dhjetor 1992, Shqipnia bahet antare e “Konferencës Islamike”…

Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II, viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…

21 Shtator 2014, Papa Françesku, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes komuniste”…

U bane shtatë vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik” të bamë synet, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 75 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, dhe na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë të tjera që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…

Po, rrijnë tue shikue “hanën”, Serbinë, Grekun, Turqinë, e “Ballkanin Perëndimor”, që autorët e “Rilindjes komuniste”, e kerkojnë nder themelet e teatrove të vjetra…

***
Mirënjohja e Vatikanit per Gjergj Kastriotin asht kenë dhe mbetet e përjetshme!

Të gjithë Papët e Romës e mbështetën Prijsin e Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, si Mbrojtës i Krishtenimit Europjan, Lirisë së Atdheut të vet dhe, Luftar i vendosun per identitetin e Shqiptarëve me frymen kulturës përparimtare të Europës Përendimore.

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i la Popullit Shqiptar: Shtetin e Lirë Shqiptar, Flamurin, Unitetin e Gjuhës, Trojeve dhe të Fesë, si dhe Identitetin Europjan Perëndimor.

Per këta sot flasin: Flamuri ynë me Shqipen Dykrenare dhe Perkrenaria e Shpata e Tij.

Shqiptarë! Rrugët tjera ju çojnë në malet e Kaukazit dhe t’ Uralit!..

            Melbourne, 25 Maji 2020.

LETRAT – Poezi nga RALPH WALDO EMERSON – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Çdo ditë  sjell një anije,

Çdo anije sjell një fjalë;

Lum ata që nuk kanë pikë drojë,

Duke parë detin tej krejt të sigurt

Se fjala që anija sjell pikërisht

Është fjala që ata duan të dëgjojnë.

 

Këndi i humorit: Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi. Nastradini shkoi në shtëpinë e biznesmenit në ditën dhe orën e caktuar. Kur iu afrua shtëpisë, Nastradini e pa biznesmenin duke vështruar nga dritarja. I ra ziles dhe thirri:

– Kam ardhur me ftesën e zotit të shtëpisë.

Shërbyesi i shtëpisë hapi derën dhe i tha se i zoti i shtëpisë nuk është këtu.

Nastradini u zemërua, por e ruajti qetësinë.

– Atëherë bëji atij shumë të fala nga unë dhe thuaji që herën tjetër, kur të largohet nga shtëpia, të mos e harrojë kokën në dritare, – i tha Nastradini.

HOROSKOPI I JAVËS 25-31 MAJ 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Venusi do pozicionohet shume mire ne qiellin e dashurisë dhe do e favorizoje pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet te bëni shume kujdes mos thoni gjera lënduese sepse situata sigurt qe mund te ndryshoje menjëherë. Vetëm një shkëndije mjafton për te ndezur gjithë pyllin. Për beqaret nuk do mundojnë takimet, por me mire te mos presin me shume sesa disa mundësi për aventura te bukura. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund te prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë te vuani gjate. Shëndeti nuk do jete perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat këtë jave dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Ne pune nuk do ju mungoje ambicia, por pengesat do jene te mëdha. Për familjaret duhet te jeni me te disponueshem.

Demi21. prill – 21. maj

Mire është qe këtë jave te mos ëndërroni shume ju te dashuruarit sepse realiteti nuk do jete aq i bukur. Nga ana tjetër mos e shihni partnerin si here dhe si perfekt sepse do zhgënjeheni. Për beqaret dashuriçkat do jene premtuese. Me ne fund mund te afroheni me një person qe vërtet ka vlera. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te gaboni dhe përherë do dini t’i bëni llogarite me kujdes. Shëndeti do jete goxha me i mire, madje edhe për ata qe kane pasur shqetësime serioze nga barku dhe mesi. Ne pune mos u tundoni nga disa miq qe do ju thonë t’i lini gjerat pas dore. Shikoni punën tuaj dhe mos i ndiqni. Jeta familjare do jete thuajse perfekte dhe pa shqetësime.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime për jetën në çift dhe do keni frike te flisni hapur me partnerin. Nuk do dini as t’i kontrolloni fjalët dhe do vuani tej mase. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e dashurisë edhe pse për te thënë te vërteten do e kërkojnë kudo atë. Mërzitja ne te gjitha fushat mund t’iu çoje drejt shpenzimeve te konsiderueshme çka do sjelle tronditje financiare. Situata nuk do jete aspak e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nëse mbani dieta strikte do pendoheni. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe pa u nxituar aspak sepse mund te pengoheni.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kujdes nga influenca e keqe e planetëve te cilët mund te sjellin debate ne çift. Mundohuni te sqaroni çdo gjë qe ne moment sepse me vone mund te ndërlikohen. Beqaret do jene te sjellshëm dhe te urte. Kjo do i beje me tërheqës dhe do mund te njohin dike interesant. Ne planin financiar do keni shume fat, por nuk duhet te shpenzoni kot se koti. Merkuri do ju mbështesë mjaft ne anën shëndetësore, gjithsesi mundohuni te mos stresoheni dhe te mos lodheni shume. Ne planin profesional do iu bëhen propozime interesante. Mos humbni asnjë mundësi. Ne familje mund te keni disa probleme. Tregohuni pak me tolerante dhe flisni me ta.

Luani23. korrik – 22. gusht

Klima ne çift këtë jave do jete paksa e trazuar, por stimuluese. Disa diskutime te vogla dhe skena xhelozie mund t’i bëjnë me mire lidhjes suaj. Beqaret do kenë sukses ne dashuri. Ne mbrëmje dikush qe pëlqeni mund t’iu beje një surprize te këndshme. Përgatituni! Financat nuk do te rriten shume por do e ruajnë ekuilibrin. Kjo do iu shtyje te mendoni për ndonjë shpenzim me tepër. Kujdes! Shëndeti do ketë mbrojtjen e Jupiterit dhe ne përgjithësi gjerat do shkojnë mire. As optimizmi nuk do iu mungoje. Ne pune do keni disa probleme te papritura. Mundohuni te tregoheni te matur dhe mbrojeni veten. Ne familje do jete një jave pa asgjë te veçante.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin gjatë kësaj jave duhet te bëni kujdes me impulsivitetin dhe agresivitetin. Gjerat nuk do jene shume te lehta, por do e keni vete ne dore. Beqaret do kenë një periudhe shume stimuluese dhe po te duan vete mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Buxheti do jete me i kënaqshëm kështu qe mund ta lini pakta fantazinë te shfrenuar dhe mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare pas perkudjesit maksimal qe keni treguar. Ne pune do e bëni çdo gjë me zell dhe dëshirë prandaj do arrini majat. Nuk do ju mungoje asnjë moment kurajoja dhe këmbëngulja. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Venusi do iu ndihmoje shume ne jetën ne çift, por Plutoni do ndikoje negativisht. Pjesa me e madhe do lundroje midis lumturisë dhe tensionit. Klima për beqaret do jete e mire. Do keni takime këtë jave dhe do flirtoni shume me ata qe do pëlqeni. Asnjë planet nuk do rrezikoje qëndrueshmërinë e financave tuaja, por gjithsesi shmangni shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do ketë probleme, por për tu kujdesur me shume, do ishte mire një kure me vitamina dhe kalcium. Shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne planin profesional, Urani do ndikoje shume pozitivisht dhe ju do arrini atje ku keni dëshiruar. Kushtojini me tepër kohe familjes sepse ajo ka nevoje për ju.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Kohet e fundit keni pasur edhe probleme te vogla ne çift. Mundohuni te hiqni stresin dhe te dashuroni lirisht. Pritet një jave e mire për ju. Beqaret do kenë shume mundësi për te bere për vete atë qe duan. Do jeni plot sharm dhe joshëse. Për sa iu përket parave, klima duket se do jete e ngrohte dhe ju do filloni te bëni pak ekonomi. Hëna do iu sjelle probleme me shëndetin. As gjendja juaj fizike e as ajo shpirtërore nuk do jene ashtu siç duhet. Mundohuni te mos lodheni shume sepse do ju shterojnë shpejt fuqitë. Ne planin profesional do keni disa pengesa qe me pak mundim mund te kalohen. Jeta familjare do jete e qete dhe ne harmoni te plote.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni shume dëshirë te dilni me partnerin këtë jave, por ai nuk do ua beje qejfin. Nuk do jete periudha me e mire për dashurinë ne çift. Disa beqare do takojnë një dashuri te vjetër. Kujdes sepse edhe mund te zhgënjeheni. Me financat duhet te tregoheni shume te matur. As mos merrni e as mos jepni hua sepse situata nuk do jete aspak e favorshme. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha por do jeni paksa te stresuar. Kujdesuni pak me shume me ushqimin, për te larguar problemet e tretjes dhe te mëlçisë. Ne pune do keni shume ambicie, por do jete një jave paska delikate. Tregoni me shume kujdes. Edhe ne familje punët nuk do shkojnë shume mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do vazhdoni te njëjtën rutine ne jetën tuaj ne çift dhe kjo nuk do iu beje te ndiheni shume mire. Mundohuni me çdo kusht te ndryshoni diçka. Kërkojini mendim edhe partnerit tuaj. Beqaret do njohin dike por do hynë ne një periudhe te komplikuar. Mendohuni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni t’i kufizoni sa me shume shpenzimet. Jupiteri do ndikoje negativisht edhe ne shëndetin tuaj. Qetësohuni dhe gjeni kohe për t’u çlodhur. Për sa i përket jetës profesionale do jete jave me shume fat. Filloni edhe projekte te reja sepse do keni sukses pa fund. Marrëdhënia me familjaret do jete shume e mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Ata qe jetojnë ne çift do gëzojnë mbështetjen e Plutonit. Gjithë java do jete ne harmoni te plote. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume. Jeta sentimentale e beqareve nuk do jete aspak e stabilizuar. Do keni shume dëshirë te dashuroni ashtu si ju dini, por nuk do keni kushtet e nevojshme. Financat do jene te mbrojtura. Gjithsesi për te shmangur çdo lloj ndërlikimi tregohuni edhe me te kujdesshëm me shpenzimet. Stresi do iu pushtoje edhe ju. Pse te mos merrni ndonjë kafshe shtëpiake? Ne pune do kaloni dite te komplikuara. Tregohuni te matur me ato qe do thoni dhe konsultohuni edhe me ndonjë person me eksperience. Familja pa probleme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ata qe kane një lidhje do gjenden ndërmjet dy zjarresh këtë jave. Nga njëra ane marrëdhënia me partnerin do jete e tensionuar dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta përmirësuar dhe nga ana tjetër familjaret dhe miqtë do kërkojnë ndihme. As vete nuk do dini çfarë te bëni me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë gjendjen. Shëndeti do jete kryesisht pozitiv. Do ndiqni një regjim ushqimor strikt dhe do merreni me shume me aktivitet fizik. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

HOROSKOPI E HËNË 25 MAJ 2020

Dashi

Përpiquni të jeni më të tërhequr gjatë ditës së sotme. Nuk është koha e duhur për ë vepruar shumë sot. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Lejoni të tjerët të marrin nën kontroll situatën.

Demi

Beqarët e kësaj shenje rekomandohen se edhe nëse ndihen të dëshpëruar në kërkim të dashurisë, mos u dorëzoni para çdo mundësie që mund të vijë para jush. Të qëndrosh vetëm është shumë më mirë sesa të kalosh kohë me dikë që nuk ka interes aq sa duhet për ju.

Binjakët

Merrni iniciativën dhe jepni sugjerime lidhur me një projekt në punë. Kushdo është në pritje të këtij ndryshimi që mund të sjellë projekti në fjalë. Kjo do të jetë një ndër mundësitë tuaja për të rritur reputacionin në aspektin profesional.

Gaforrja

Ka gjasa ta keni të vështirë të bini në kompromis rreth një çështjeje të caktuar me një prej anëtarëve të familjes suaj. Megjithatë ajo çfarë ju thuhet të bëni apo të toleroni ndoshta nuk do të jetë ajo çfarë preferoni, por do të jetë e nevojshme për të mirën tuaj.

Luani

Teksa po përpiqeni të bindni dikë rreth një çështjeje të caktuar, mund të të përfundoni duke ndryshuar mendim. Rekomandohet t’i qëndroni opinionit tuaj, por të respektoni edhe mendimin e të tjerëve. Sa i përket marrëdhënies në çift, ekziston mundësia të provoni diçka të re që do t’ua ndryshojë lidhjen tuaj.

Virgjëresha

Dikush pranë jush që po bën ndryshime në jetë kohët e fundit, mund të kërkojë udhëzime prej jush. Gjithçka që duhet të bëni është t’i besoni instikteve tuaja. Sa i përket aspektit financiare, parashikohet një ditë e mirë.

Peshorja

Ekziston mundësia të përballeni me një problem në aspektin profesional. Megjithatë, ka gjasa që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt duke bërë që të dilni pa u dëmtuar nga kjo situatë. Dikush mund të ndajë me ju një sekret shumë të rëndësishëm.

Akrepi

Gjendja juaj fizike do të ndikojë më shumë se kurrë në anën psikologjike. Sigurohuni që të ushqeheni më mirë dhe të kryeni mjaftueshëm ushtrime fizike në mënyrë që të ndiheni më energjik.

Shigjetari

Përpjekjet gjatë gjithë ditës për të kontrolluar fjalët dhe sjelljen tuaj do t’ju shkaktojë stres. Duhet të pranoni që gabime mund të ndodhin. Askush nuk është perfekt dhe nëse shpenzoni të gjithë energjinë për tu dukur i/e tillë do të bënit një gabim të madh.

Bricjapi

Rritja e besimit në vete është diçka e mirë, por përpiquni të mos e teproni në këtë drejtim. Është e rëndësishme të pranoni një sfidë në aspektin profesional, e cila mund t’ju jellë një mundësi mjaft të mirë në jetën tuaj. Parashikohet në ditë e qetë në lidhjen tuaj romantike.

Ujori

Do të keni të gjitha mundësitë për të kaluar një ditë të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund.

Peshqit

Do të gjeni kurajo në çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Bashkëpunëtorët do të tregohen të gatshëm t’ju ndihmojnë të përfundoni një projekt. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre.

Aforizmi i ditës – 25 maj 2020

Gratitude is not only the greatest of virtues, but the parent of all the others.

Marcus Tullius Cicero

Mirënjohja nuk është vetëm më e madhja e virtyteve, por prindi i gjithë virtyteve.

Marcus Tullius Cicero

Një javë nga shembja e Teatrit, Europa Nostra letër Aleancës për Teatrin: Kjo ngjarje e mjerueshme duhet të shënojë zgjimin e shoqërisë!

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa iu uron Fiter Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë, Europa Nostra shkruan në letër se ngjarja e mjerueshme e shembjes së Teatrit duhet të shënojë zgjimin e vërtetë të shoqërisë shqiptare.

Letra e plotë në shqip dhe anglisht e publikuar nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Letër e Europa Nostra një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Bajramit

Dear Colleagues and Friends in Albania,

Today, when the Muslim world celebrates one its most important religious holidays – Bajram as the end of Ramadan – we wish to convey our warmest wishes to all of you who are of Muslim faith.

We are aware that this joyful religious holiday this year coincides with the mourning of a major cultural loss for all Albanians following the brutal demolition of the Albanian National Theater exactly one week ago.

We therefore kindly ask you to transmit to all Muslim faith supporters of the Albanian Alliance for the National Theater in Tirana the expression of our solidarity, compassion and respect.

We wish you all every strength and wisdom to overcome the grave cultural and democratic crisis caused by the illegal demolition of the National Theater.
May this deplorable incident mark the beginning of a true awakening of civil society in Albania led by artists and intellectuals and the start of an alternative – more sustainable – development in your country’s cities and countryside based on a much stronger respect and care for cultural heritage and natural environment. They are Albania’s key assets and resources for its European future since they have a crucial value for the quality of living environment and for the wellbeing of your citizens as well as for a fair, green and sustainable recovery of your society and economy following two recent disasters: the earthquake and the coronavirus pandemic.

We look forward to the continuation of our collaboration for the benefit of the cultural and natural heritage in Albania and also in the wider Balkan region.

Respectfully and cordially yours,

Hermann Parzinger, Executive President
(also on behalf of the entire Europa Nostra Board)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(also on behalf of the entire Europa Nostra International Secretariat)

Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri,

Sot, kur bota muslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare – Bajramin si fundi i Ramazanit – ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim musliman.

Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar saktësisht një javë më parë.

Prandaj ju lutemi t’u transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.

Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.

Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit : tërmeti dhe pandemia koronavirus.

Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Me respekt dhe përzemërsi,

Hermann Parzinger, Presidenti Ekzekutiv
(gjithashtu edhe në emër të gjithë Bordit të Europa Nostra)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(gjithashtu në emër të gjithë Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra)

Grupi i Kumanovës nga burgu: Ambasada e Kosovës nuk na vizitoi kurrë (video)

N’Kosovë Show në emisionin e kësaj jave sjell bisedën me të burgosurit e rastit të Kumanovës.

Biseda është zhvilluar me Genti Sefaj, Muhamet Krasniqi, Fatmir Reçica, Mirsad Qerimi, Sylemjan Osmani, Betim Kabashi, Naser Bardhaliu, Fejzullah Rushiti, Fadil Fejzullahu dhe Bajram Elshani.

Sefaj ka treguar se ata i mban uniteti derisa të gjithë të burgosurit të këtij grupi në burg janë të ndarë në tre sektorë të ndryshëm.

“Jemi bërë si familje këtu”, thotë Sefaj.

“Ne gatuajmë me rend, nuk pranojmë ushqimin e burgut”, theksoi ai.

Ata ankohen se nuk kanë përkrahje nga institucionet e Kosovës. Ata kërkojnë unitet politik në Kosovë.

“Ambasada e Kosovës këtu gjatë gjithë kohës për pesë vjet, me kërkesat tona e prapë nuk vjen me na vizitu. Nuk na shërbejnë me dokumente pasi disa kanë nevojë për letërnjoftime, që u ka dalë afati dhe u duhet për martesë ose diçka tjetër. Nuk kujdeset ambasada e shtetit të Kosovës. Nuk e di pse kanë frikë”, thonë ata.

“Do të donim që shqiptarët të ishin më solidarë, jo vetëm në ditët e Bajramit, në veçanti për ata në nevojë. Shqiptarët të jenë më shumë në harmoni me njëri-tjetrin”, theksojnë të burgosurit.

Gjykata Themelore e Shkupit më 2017 ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kështu votuan shqiptarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjedhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Asnjë rast i ri me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus mbetet i njëjtë (1032).

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 138 mostra, prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

“Sot janë shëruar 4 persona dhe deri sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste. Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 4 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

SOT ASNJË RAST I RI POZITIV ME COVID-19!

Sot më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.453.185 raste të COVID-19 dhe 345.077 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Grenell po pret qeverinë e re për të vazhduar sa më parë dialogu me Serbinë

Richard Grenell do të mbetet i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, pas lajmit se ai do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Berlin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i Qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Twitter se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “E vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e Grenellit, pritet të marrë përsipër detyrat e tij