VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

A JANË KRIJUESIT FORCË E MENDIMIT INTELEKTUAL DHE E LUMTURISË SË NJERËZIMIT – Nga SEJDI BERISHA

By | April 12, 2019

Komentet

KJO NUK ËSHTË MË SHQIPËRIA E NËNSHTRIMIT – Nga Roberto Saviano, Espresso

VOAL – Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai Agon Channel. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend. Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum ekonomik, shumë larg zymtësisë që po përjeton vendi ynë? Shqipëria në javët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve kombëtare për shkak të Agon Channel, televizioni i parë italian jashtë vendit. Pra, pas prodhuesve të ndryshëm, edhe një pjesë e vogël e rrethit mediatik ka menduar se është më e leverdishme të emigrosh se sa të prodhosh në shtëpi.

Sigurisht, nga kjo ngjarje ishte me më shumë interes të kuptonim pse Sabrina Ferilli dhe Simona Ventura kishin vendosur të “emigronin” profesionalisht, në vend që të përballeshin me një diskurs për atë që është Shqipëria sot dhe sa ka ndryshuar nga stereotipi që na ka shoqëruar që nga rënia e Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës që zgjati 41 vjet. Një pjesë e shtypit italian ishte më e prirur që të gjente justifikime për këtë diasporë të falimentimit personal, në mosfunksionimin e televizionit italian, në pamundësinë e gjetjes të hapësirës për artistë, të cilët në fakt kanë gjetur gjithmonë, që kanë protagonistë për vite me radhë. Pra natyrisht, ia vlen të braktisësh rrugën e thashethemeve joproduktive dhe të kërkosh shpjegimin diku tjetër, ndoshta edhe në rritjen ekonomike të Shqipërisë, të cilën Italia nuk duhet ta shohë më si motrën e vogël, fatkeqe dhe të varfër, që nuk mund ta braktisë kurrë atë rolin e saj të trishtë të nënshtrimit. Në Shqipëri investohet sepse është një vend që ofron mundësi që Italia nuk t’i jep dhe që as në të ardhmen e afërt nuk do të jetë në gjendje ta bëjë. Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh, sepse edhe pse është e vërtetë që është një vend i gërryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse është e vërtetë që drejtësia ka probleme të mëdha, për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, janë probleme që i jetojmë edhe këtu tek ne. Pra, të bësh biznes në një vend që ka një taksë mbi fitimin 15% sigurisht është një rrezik që ia vlen ta marrësh.

Natyrisht mbeten në sfond një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë në punë, pagën minimale që janë shumë më e ulët në krahasim me atë të italianëve, por një gjë është e sigurt, Kryeministri shqiptar­ piktori i ri socialist – e përdor “mungesën totale të sindikatave” si gjënë më të çmuar të vendit të tij, duke e ditur se ndonjëherë larg nga tutela e më të dobëtëve, sindikatat janë shpesh vetëm garanci ruajtjeje. Deri sot, sipas qeverisë shqiptare kompanitë italiane aktive në Shqipëri janë më shumë se 350, e ku janë punësuar 120 mijë njerëz. I krahasoj këto të dhëna me një kujtim personal. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që në fund të viteve ’90 njoha disa shqiptarë, bashkëmoshatarë të mi.

Jetoja në Gjermani dhe në autobus fillova të bisedoja me djem që njihnin gjuhën time. Unë isha student dhe ata punonin në një kantier jashtë qytetit. E kuptova që ishin shqiptarë, sepse flisnin mirë italisht, por jo mjaftueshëm sa për të maskuar theksin që më dukej se nuk i përkiste asnjë dialekti. Megjithatë ata nuk donin të më thoshin se nga cili qytet vinin dhe çfarë rruge kishin bërë për të arritur në Këln. Me kalimin e kohës i njoha më mirë dhe kuptova që kishin pasur turp. Turp se gjykoheshin. Turp se kishin kërkuar azil në Itali. Sepse ne u ndjemë të përmbytur, të pushtuar. Sepse nuk ditëm të ishim mikpritës. Një karakteristikë që dallon politikën tonë edhe sot. Ata djem ishin identik si unë, por unë studioja dhe ata për të punuar iu desh të përshkonin gjysmën e Europës. Në ato vite ishin të paktë ata që parashikonin kolapsin ekonomik që do vinte dhe unë ndjehesha me fat, me fat që isha italian. Tani shoh Shqipërinë, një vend në rritje, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, një vend nga i cili ende nisen për të arritur anën tjetër të Adriatikut, por tani në krahasim me më parë, vijnë për të studiuar. Për të studiuar dhe pastaj të kthehen në shtëpi, sidoqoftë Italisë i ka mbetur shumë pak për të ofruar.

*Shkrimtari dhe gazetari Roberto Saviano ia kushton këtë javë Shqipërisë rubrikën e tij në revistën ‘Espresso’

shkurt 2015

NËSE DO TË ZHDUKESHIN FAKTI DHE FJALA – Esé nga Roberto Saviano

VOAL – Të shkruash do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të shkruash është përgjegjësi. Tanimë këtë gjë e eksperimenton edhe ai që nuk e ka të shkruarit profesion. Për shembull, përpara se të shkruash një postim në Facebook, i cili mund të lidhet me një koment,  një zhvillim politik, apo edhe më banale, me ndeshjen e fundit të futbollit, do menduar aq sa duhet për të kuptuar nëse komenti ynë është vërtet i nevojshëm.

I nevojshëm për atë që do ta lexojë dhe për ne vetë. Për historinë tonë në Web, për atë, që në këto mjedise virtuale, përherë e më të prekshëm, do të mbetet nga ne.  Për atë që ditë pas dite, postim pas postimi, çon në ndërtimin e një identiteti paralel. E bëra këtë hyrje sepse shpesh ai që shkrimin e ka profesion duket se harron sesa fondamentale është të kuptosh se përse po shkruan. Dhe se kujt i drejtohet shkrimi. Për mua, të shkruash, ka patur sidomos domethënien të matesh, krahasohesh, të ndash dhe të njohësh. Mjet ndërmjetësimi mes meje dhe atyre që më rrethojnë.

Nëse shkruaj për Primo Levin apo për Anna Politkovskaja, nëse flas për Salamov apo për “Jo- Ditët e ylberit”(film i vitit 2012 që tematizon diktaturën e Pinoçetit) në televizion, e bëj sepse këto argumente janë Unë, janë vetvetja ime. Kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për ushqimin e jetës sime dhe më ndihmojnë për të kuptuar atë që jetoj, që shoh, atë që më pëlqen dhe atë nga e cila më vjen ndot. Në të gjitha këto nuk besoj të jem i ndryshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ajo që padyshim më diferencon është privilegji se mund të shkruaj edhe jashtë hapësirës së pafundme virtuale. Dhe është pikërisht hapësira që okupojnë dhe përhapja që kanë, që i bën fjalët të rrezikshme, ndonëse mund të jenë thjesht recensione librash. Të rrezikshme në përmasën që do të lexohen, komentohen, riprodhohen.

Të dashura, të urryera, të ndara, të kritikuara. Fjalët e mia, fjalët e gjithkujt që sot shkruan, duhet të bëjnë llogaritë me një kohë në të cilën shkrimi-gazetaresk apo letrar-gëzonte një kredibilitet që për ne ishte për t’u patur zili. “Kanalet e furnizimit”(komunikimit) ishin të dobët dhe ishte kjo dobësi që i jepte gjithçkaje më më shumë autoritet. Në hapësirat e kufizuara të gazetave të përditshme dhe revistave, gjente vend vetëm ajo që perceptohej si e nevojshme dhe si e tillë e pandryshueshme. Sot, përkundrazi,  informacioni është vazhdimisht i përditësuar dhe gjithçka humbet cilësinë e esencialitetit, gjithçka mund të zëvendësohet, kundërshtohet dhe përgënjeshtrohet pas shumë pak kohe.

Verifikimi i burimeve mund të mohohet, sepse në rast gabimi, lajmi menjëherë modifikohet, fshihet apo përmbyset. Ndodh kështu që mes lajmit dhe gossipit të thashethemeve, të të dëgjuarit se çfarë thuhet, diferenca gradualisht pushon së ekzistuari. Fitojnë prapaskenat-që shpesh nuk janë gjë tjetër veçse mbeturina të grabitura nga Webi-që nuk duhet të verifikojnë gjë, por thjesht të gjenerojnë konfuzionin. Rezultati i këtij tregimi të realitetit të ekspozuar ndaj ndotësve profesionistë, gjeneron tek ai që lexon, humbjen totale të pikave të palëvizshme.

Dhe mbi atë që shkruan? Sigurisht, do të bindemi se fjalët tona nuk janë të nevojshme dhe se kështu ne mundet menjëherë të shkarkohemi nga çdo përgjegjësi. Fillon kështu, të mos shkruhet më për një publik lexuesish heterogjenë, teksa shpresohet një numër sa më i madh i mundshëm, por të flitet me një njeri të vetëm. Gazetari që na ka kritikuar javën e kaluar, gjykatësi që na ka dënuar pardje. Por këto janë justifikime shumë të ulëta për të marrë në dorë lapsin, apo siç ka më shumë gjasa, për të vënë duart në tastierë.

Është e rëndësishme që shkrimet tona të mos i përgjigjen nevojave për hakmarrje, shpagimit personal, të mos jenë, shigjetime, përqeshje sarkastike dhe tallje. Të paaftë për të argumentuar apo për të arsyetuar, preferohet vënia në lojë, ironia, dëgjimi i theksit dhe injorimi i bisedës, t’i bësh që të dëgjojë lektorit pjesë të një shoqërie ku të gjithë janë në fund të fundit narcistë të shpifur. Ai që e ka reduktuar deri në këtë pikë shkrimin e tij, kënaqet finokërisht duke hedhur baltë mbi botën, duke injoruar faktin se pjesë e kësaj balte do të përfundojë pashmangshmërisht të jetë pjesë edhe vetë.

Përgjegjësia për fjalën, si kurrë më parë, duket të jetë zbehur, sepse gjithçka mund të modifikohet, deri edhe grafikisht, vetëm një çast pasi është bërë pronë publike. Ndjesia që krijohet është se edhe përgjegjësia-sikurse fjalët-janë përherë të modifikueshme, në varësi të atij që qeveris, vendos apo që komandon.

ËSHTË NJË ITALI QË DËSHIRON TË ËNDËRROJË – Nga Roberto Saviano, La Repubblica

Kur kam filluar të shkruaj e ëndërroja tokën time dhe në ëndërrat e mia ajo tokë ka filluar të jetojë. Por ka momente në të cilat të ëndërrosh duket tejet e vështirë. Ka momente në të cilat gjithçka duket e lejuar përveçse të ëndërrosh. Në të cilat rrethanat janë kaq trysnuese, në të cilat përditshmëria është kaq e vështirë, sa që ëndërra duket vesi i intelektualit ose shpresa e fundit e të dëshpëruarit.

Ka momente në të cilat ëndërra jonë – e jona para se e të gjithë të tjerëve – duket e padobishme. Pse të vazhdosh të shkruash për histori të kriminalitetit dhe të vdekjeve, për histori të fluksit të parave dhe policitë, për padrejtësisë dhe demokracitë në rrezik? Pse ta bësh këta gjersa asgjë nuk ndryshon? Pse ta bësh nëse dhe një njeri, qoftë një i vetëm, të vijë e të thotë se i ka lexuar ato që ti ke shkruar, por se bota të ngjall gjithnjë neveri? Se asgjë nuk ndryshon pavarësisht se të gjithë e dinë se çfarë po ndodh? Rrëfej se mijëra herë më kanë pyetur, në muajt e shkuar, se a ishte ky momenti për të shkruar dhe botuar një libër për kokainën, një libër për narkotrafikun ndërkombëtar.

Jam pyetur se a ishte ky vërtet tregimi për të cilin njerëzit kanë nevojë tani. Për të cilin unë kam nevojë. Jam pyetur se a mos është kjo një kohë për art, për trillim, për zbavitje. Një kohë për shkrehje më shumë se për përkushtim.

Përgjigjen e kam gjetur në ëndrrën time, atë të dikurshmen. Ëndrrën e një bote që njeh dhe lufton për të njohur. Përgjigjen e kam gjetur në vështrimet dhe në fjalët e njerëzve që takoj. Nuk është e vërtetë – si mund të mendohet nganjëherë – se italianët tashmë janë dorëzuar dhe se “asgjë më nuk mund të ndryshojë”./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

(02 maggio 2013)

Roberto Saviano

Quando ho iniziato a scrivere sognavo la mia terra e nei miei sogni quella terra ha iniziato a vivere. Ma ci sono momenti in cui sognare sembra difficilissimo. Ci sono momenti in cui tutto ci sembra lecito tranne che sognare. In cui le contingenze sono talmente pressanti, in cui il quotidiano è talmente difficile, che il sogno sembra il vezzo dell’intellettuale o l’ultima speranza del disperato.

Ci sono momenti in cui il nostro sogno – a noi stessi prima che agli altri – ci sembra inutile. Perché continuare a scrivere storie di criminalità e di morte, di flussi di denaro e polizie, di ingiustizie e di democrazie in pericolo? Perché farlo se poi nulla cambia? Perché farlo se anche solo una persona, ne basta una, ti verrà a dire che ha letto ciò che hai scritto ma che il mondo fa sempre schifo? Che nulla cambia nonostante tutti sappiano ciò che accade? Confesso che mille volte mi sono chiesto, nei mesi scorsi, se fosse questo il momento per scrivere e pubblicare un libro sulla cocaina, un libro sul narcotraffico internazionale.

Mi sono chiesto se fosse davvero questo il racconto di cui le persone avessero bisogno ora. Di cui io avessi bisogno ora. Mi sono chiesto se non fosse questo piuttosto un tempo da fiction, da invenzione, da svago. Un tempo per l’evasione più che per l’impegno.

La risposta l’ho trovata nel mio sogno, lo stesso di un tempo. Il sogno di un mondo che conosce e lotta proprio perché conosce. La risposta l’ho trovata negli sguardi e nelle parole delle persone che incontro. Non è vero – come a volte si può credere – che gli italiani siano ormai rassegnati al “niente può più cambiare”.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

HERONJTË AFRIKANË TË ITALISË – Nga Roberto Saviano, New York Times

KUR UNË isha adolshent këtu, fëmijët e kishin zakon t’i qëllonin qentë në kokë me gurë. Ishte një mënyrë e të fituarit besim me një armë, duke shfryrë dufin mbi një krijesë tjetër të gjallë. Tani duket se krijesat njerëzore janë përdorur si tabela qitjeje.

 

 

Këtë muaj shpërtheu një trazirë e emigrantëve afrikanë në Rozarno, në Italinë jugore, pasi së paku një emigrant ishte qëlluar me pushkë. Trazirat u portretizuan gjerësisht si përpleshje midis emigrantëve dhe italianëve, por ato ishin në të vërtetë një revoltë kundër ’Ndrangetës, mafias së fuqishme kalabreze. Kushdo që kërkon ta mohojë apo ta minimizojë këtë motiv nuk i njeh këto vende ku çdo gjë – puna, rrogat, strehimi – është e kontrolluar nga organizatat kriminale.

 

Episodi në Rozarno ishte kryengritja e dytë kundër krimit të organizuar në Itali në pak vitet e fundit. E para u zhvilluar në vitin 2008 në Kastel Volturno, një qytezë afër Napolit, kur vrasës të paguar nga banda lokale, Kamorra, vranë gjashtë afrikanë. Masakra synonte frikësimin, por në vend të kësaj e nxiti zemërimin e emigrantëve.

 

Në Kastel Volturno, emigrantët punojnë në ndërtim. Në Rozarno, ata vjelin portokalla. Por në të dyja rastet mafia i kontrollin të dyja këto aktivitete ekonomike. Dhe të vetmi që guxojnë të ngrenë krye kundër tyre janë afrikanët.

 

Një emigrant që zbarkon në Francë apo Britani e di se duhet t’i bindet ligjit, por gjithashtu e di se do të ketë të drejta reale dhe të prekshme. Kështu nuk është në Itali, ku burokracia dhe korrupsioni bëjnë të duket se vetëm garancitë janë të ndaluara dhe mafia sundon, nën të cilën të drejtat janë joekzistente. Mafiat i lënë emigrantët afrikanë të jetojnë dhe punojnë në territoret e tyre, sepse ato nxjerrin përfitim prej tyre. Mafiat i shfrytëzojnë ata, por gjithashtu iu japin atyre hapësirë banimi në zonat e braktisura jashtë qytezës, dhe nuk ua lënë policët të merren me verifikimin e tyre apo riatdhesimin.

 

Emigrantët pajtohen përkohësisht të pranojnë rroga të volga, punën prej skllavi dhe kushtet e mjera të jetesës. Ata kanë dhënë çfarë kanë pasur, kanë rrezikuar kokën, vetëm për të arritur në Itali. Por ata erdhën që të bëjnë një jetë më të mirë – dhe nuk mund t’ia lejojnë askujt t’ua heqë atë mundësinë e asaj jete.

 

Ka italianë vendës që po ashtu nuk e pranojnë sundimin e mafias, por ata i kanë mjetet dhe lirinë për të jetuiar në vende si Rozarno, duke u bërë vetëm emigrantë. Afrikanët nuk mundin. Ata duhet të qëndrojnë përballë klaneve. Ata e dinë se iu duhet të veprojnë kolektivisht, sepse ajo është e vetmja mënyrë për ta mbrijtur veten. Përndryshe ata përfundojnë të vrarë, çka ndodh nganjëherë madje edhe me punëtorët emigrantë evropianë.

 

Është gabim t’i shohësh kryengritësit e Rozarnos si kriminelë. Trazirat e Rozarnos nuk janë për të sulmuar ligjin, nuk janë për të fituar në dëm të ligjit.

 

Ka kriminelë afrikanë sigurisht, mafiozë afrikanë, të cilët bëjnë biznes me mafiat italiane. Një sasi në rritje e kokainës që arrin nga Afrika e Jugut, vjen nëpërmjet Afrikës Perëndimore. Organizatat kriminaöe afrikane janë duke përqëndruar pushtet të pamasë, por punëtorët e varfër afrikanë në Itali nuk janë njerëzit e tyre.

 

Shteti italina duhet të dënojë dhunën e trazirave, por nëse i trajton emigrantët si kriminelë, kjo do t’i çojë ata drejt mafias. Pas trazirave të Rozarnos, qeveria zhvendosi më shumë se një mijë emigrantë në qendrat e vuajtjes së dënimit, gjoja për sigurinë e tyre, dhe e shkatërroi kampin mbeturinor ku shumë prej tyre jetonin. Kjo është mënyrë reagimi që do t’i trimërojë ata emigrantë t’i shikojnë organizatat kriminale si mbrojtje të nevojshme.

 

Tani për tani, shumica reziston; ata erdhën në Itali për të mirën e vet, jo për të mirën e rrjeteve të bandave. Por nëse afrikanët në Rozarno kishin qenë të organizuar në nivel kriminal, ata do të kishin pasur një mënyrë për të negociuar me mafian kalabreze. Ata do t’ia dilnin të siguronin kushte pune dhe jetese më të mira. Nuk do t’iu duhej të bënin trazirë.

 

Italia është një vend që ka harruar sesi emigrantët e saj qenë trajtuar në Shtetet e Bashkuara, sesi diskriminimi të cilin ata e vuajtën ishte saktësisht çfarë e lejoi mafian të hidhte rrënjë tek ata. Ishte tejet e vështirë për shumë emigrantë italianë, të cilët nuk ndiheshin të mbrojtur apo të përfaqësuar nga dikush tjetër, të shmangnin kthetrat e bandave. Mjafton të përmendim Joe Petrosinon, oficerin italian të policisë të Qytetit të Nju Jorkut që u vra në vitin 1909 për kundërvënien ndaj mafias, për ta ditur se çfarë çmimi paguan italianët e ndershëm.

 

Emigrantët erdhën në Itali për t’I bërë punët që nuk i bëjnë italianët, por ata gjithashtu filluan t’i mbrojnë të drejtat ndaj të të cilave vetë italianët druajnë, janë indiferentë apo të lodhur që t’i mbrojnë. Atyre emigrantëve italianë unë iu them: mos shkoni – mos na lini ne vetëm me mafian./Skënder Buçpapaj

 

 

 

 

Roberto Saviano është autor I “Gomoorah: Një udhëtim personal në perandorinë e dhunshme ndërkombëtare të sitemit të organizuar të krimit të Napolit”. Eseja u përkthyer nga Virginia Jewiss prej italishtes.

January 25, 2010

 

Op-Ed Contributor

 

Italy’s African Heroes

 

By Roberto Saviano

 

Naples, Italy

 

WHEN I was a teenager here, kids used to shoot dogs in the head. It was a way of gaining confidence with a gun, of venting your rage on another living creature. Now it seems human beings are used for target practice.

 

This month, rioting by African immigrants broke out in Rosarno, in southern Italy, after at least one immigrant was shot with an air rifle. The riots were widely portrayed as clashes between immigrants and native Italians, but they were really a revolt against the ’Ndrangheta, the powerful Calabrian mafia. Anyone who seeks to negate or to minimize this motive is not familiar with these places where everything — jobs, wages, housing — is controlled by criminal organizations.

 

The episode in Rosarno was the second such uprising against organized crime in Italy in the last few years. The first took place in 2008 in Castel Volturno, a town near Naples, where hit men from the local mob, the Camorra, killed six Africans. The massacre was intended to intimidate, but it set off the immigrants’ anger instead.

In Castel Volturno, the immigrants work in construction. In Rosarno, they pick oranges. But in both places the mafias control all economic activity. And the only ones who’ve had the courage to rebel against them are the Africans.

 

An immigrant who lands in France or Britain knows he’ll have to abide by the law, but he also knows he’ll have real and tangible rights. That’s not how it is in Italy, where bureaucracy and corruption make it seem as if the only guarantees are prohibitions and mafia rule, under which rights are nonexistent. The mafias let the African immigrants live and work in their territories because they make a profit off them. The mafias exploit them, but also grant them living space in abandoned areas outside of town, and they keep the police from running too many checks or repatriating them.

 

The immigrants are temporarily willing to accept peanut wages, slave hours and poor living conditions. They’ve already handed over all they owned, risked all they had, just to get to Italy. But they came to make a better life for themselves — and they’re not about to let anyone take the possibility of that life away.

 

There are native Italians who reject mafia rule as well, but they have the means and the freedom to leave places like Rosarno, becoming migrants themselves. The Africans can’t. They have to stand up to the clans. They know they have to act collectively, for it’s their only way of protecting themselves. Otherwise they end up getting killed, which happens sometimes even to the European immigrant workers.

 

It’s a mistake to view the Rosarno rioters as criminals. The Rosarno riots were not about attacking the law, but about gaining access to the law.

 

There are African criminals of course, African mafiosi, who do business with the Italian mafias. An increasing amount of the cocaine that arrives here from South America comes via West Africa. African criminal organizations are amassing enormous power, but the poor African workers in Italy are not their men.

 

The Italian state should condemn the violence of the riots, but if it treats the immigrants as criminals, it will drive them to the mafias. After the Rosarno riots, the government moved more than a thousand immigrants to detention centers, allegedly for their own safety, and destroyed the rudimentary camp where many of them had lived. This is the kind of reaction that will encourage those immigrants to see the African criminal organizations as necessary protection.

 

For now, the majority resist; they came to Italy to better themselves, not to be mobsters. But if the Africans in Rosarno had been organized at a criminal level, they would have had a way to negotiate with the Calabrian Mafia. They would have been able to obtain better working and living conditions. They wouldn’t have had to riot.

 

Italy is a country that’s forgotten how its emigrants were treated in the United States, how the discrimination they suffered was precisely what allowed the Mafia to take root there. It was extremely difficult for many Italian immigrants, who did not feel protected or represented by anyone else, to avoid the clutches of the mob. It’s enough to remember Joe Petrosino, the Italian-born New York City police officer who was murdered in 1909 for taking on the Mafia, to recognize the price honest Italians paid.

Immigrants come to Italy to do jobs Italians don’t want to do, but they have also begun defending the rights that Italians are too afraid, indifferent or jaded to defend. To those African immigrants I say: don’t go — don’t leave us alone with the mafias.

 

Roberto Saviano is the author of “Gomorrah: A Personal Journey Into the Violent International Empire of Naples’ Organized Crime System.” This essay was translated by Virginia Jewiss from the Italian.

 

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Skënder Buçpapaj

Roberto Saviano PËR NEW YORK TIMES – MAFIA ËSHTË MË E RREZIKSHME SESA TERRORIZMI

VOAL – “Organizatat kriminale janë më të rrezikshme për shoqërinë sesa terrorizmi”. Ky është vlerësimi që jep një nga emrat më të njohur të kulturës italiane të viteve të fundit. Roberto Saviano, shkrimtari i suksesshëm i librit “Gomorra” që trajton temën e mafies, duke përfshirë dhe mafien shqiptare, ka deklaruar në një intervistë për “NewYork Times” se organizata mafioze arrijnë deri në ndryshimin e sistemeve demokratike.

“Organizatat mafioze janë rrezik më i madh se sa grupet terroriste, për arsye se ato i modifikojnë demokracitë nga brenda, duke futur fitimet e paligjshëm në ekonominë e ligjshme. Bizneset e tyre e mposhtin konkurrencën, sepse duke shfrytëzuar tregjet paralelë jolegalë, ato janë në gjendje të ulin çmimet e tyre. Asetet e mafias financojnë edhe sektorët e ekonomisë, si ai bankar, i ndërtimit dhe transportit”,– shprehet Saviano.

Autori i njohur shton se mafia depërton në indet e demokracisë së vendit dhe kontrollon ekonominë dhe kthehet në një rivalitet të shteti “Kur mendojmë për organizatat mafioze, ne jemi të prirur të shohim vetëm veprimtarinë e tyre të paligjshme: trafikun e drogës, armëve etj. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut: poshtë saj, ekziston një fuqi ekonomike shumë e madhe, e cila kamuflohet dhe pastrohet nëse bëhet e ligjshme. Është e vështirë që të gjurmosh rrugët e trafikut të drogës, por është edhe më e vështirë që të ndjekësh rrugën që ndjek paraja, në epokën e sotme të bankave online dhe financës kibernetike”,– shprehet shkrimtari.

Duke vazhduar analizën e tij, Saviano shprehet se mafia është korporata më e madhe në gjithë globin, e cila nuk njeh dallime. “Është gabim të flasësh për “mafiat europiane” apo “mafiat në Europë”, sepse mafia është korporata shumëkombëshe më e globalizuar që ekziston. Trafiku i drogës, burimi më i madh i të ardhurave të saj kërkon një rrjet që përfshin shumë shtete dhe organizata përreth botës. Deri tani, metoda e vetme për ta luftuar ka qenë represioni. Megjithatë, është e pakuptueshme që impakti i mafias në tregjet e ligjshëm dhe stabilitetin demokratik nuk përbën shqetësimin kryesor të udhëheqësve botërorë. Është gjithashtu e pakonceptueshme që nuk janë bërë veprime në drejtim të legalizimit të drogave dhe përmirësimit të ligjeve kundër pastrimit të parave. Për të mos folur për faktin që shpesh herë, terroristët dhe organizatat mafioze veprojnë në harmoni mes tyre”,- shkruan autori italian.

Por ajo çfarë e bënë më të rrezikshme mafien, është fakti se drejtuesit e saj, bashkëpunojnë jo vetëm me organizatat e njëjta, por edhe me vet organizatat terroriste. “Grupet e krimit të organizuar nuk përbuzin askënd. Ata bëjnë biznes me bankat më të pasura, ashtu sikurse edhe me grupet terroristë më të rrezikshëm”,- thotë shkrimtari Roberto Saviano.

Më 22 shtator 1979 lindi shkrimtari dhe eseisti i shquar italian Roberto Saviano

VOAL – Roberto Saviano lindi në 22 shtator 1979 në Napoli, djali i Luigjit, një mjek nga Campania, dhe i Miriam, një hebreje liguriane. Pasi u diplomua në Liceo Scientifico “Armando Diaz” në Caserta, ai u diplomua në Filozofi në Universitetin Federico II të Napolit. Në moshën 23 vjeçare ai filloi karrierën e tij si gazetar për “Diario”, “Il Manifesto”, “Pulp”, “Corriere del Mezzogiorno” dhe “Nazione Indiana”. Në Mars 2006 ai botoi “Gomorra – Viaggio nell’impero economico e nel sogno di dominio della camorra” “Gomorra – Udhëtimi në perandorinë ekonomike dhe në ëndërr për sundim nga Kamorra”, një roman jo fiction i botuar për serialin “Strade Blu” nga Mondadori.

Libri është paraqitur si një udhëtim në universin kriminal të vendeve të Kamorës, nga Casal di Principe në fshatin Aversano. Në mesin e kriminelëve të nëntokës, mbeturinave toksike të depozituara në fshat, vila shëmtuese dhe popullata lidhëse, autori flet për një sistem që rekruton djem ende jo adoleshentë si rekrutë, duke krijuar shefa-fëmijë që besojnë se mënyra e vetme për të vdekur me nder është të vritet. Libri shet pothuajse tre milion kopje vetëm në Itali, dhe është përkthyer në më shumë se pesëdhjetë vende, duke u paraqitur në renditjen e bestsellerve më të mirë, ndër të tjera, në Suedi, Holland, Austri, Liban, Lituani, Izrael, Belgjikë dhe Gjermani.

Nga romani është përshtatur një shfaqje teatrale, e cila i jep autorit Teatro Olimpici 2008 si autori më i mirë i risive; regjisori i filmit Matteo Garrone, nga ana tjetër, merr filmin me të njëjtin emër, fituesin e Grand Grand Prix të Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Suksesi, megjithatë, paraqet edhe një anë veçanërisht të zezë të monedhës: nga 13 tetori 2006, në të vërtetë, Roberto Saviano jeton nën roje, i caktuar atij nga Giuliano Amato, asokohe Ministër i Brendshëm, si rezultat i frikësimit dhe kërcënimeve të pësuara (sidomos pas demonstrimi për ligjshmërinë e zhvilluar disa javë më parë në Casal di Principe, në të cilën shkrimtari kishte denoncuar publikisht punët e Francesco Schiavone, kreu i klanit Casalesi).

Më 14 tetor 2008, u përhap lajmi për një sulm të mundshëm në Saviano: administrata e rrethit antimafia, në të vërtetë, mëson nga një inspektor i Milanit se është planifikuar një plan për të vrarë gazetarin para Krishtlindjes në autostradën Romë-Napoli . Sidoqoftë, lajmet janë mohuar nga i penduari i pretenduar, Carmine Schiavone, kushëriri i Francescos.

Më 20 tetor të po atij viti, fituesit e çmimit Nobel Gunter Grass, Dario Fo, Rita Levi Montalcini, Desmond Tutu, Orhan Pamuk dhe Michail Gorbachev u mobilizuan, duke i kërkuar Shtetit Italian të gjitha përpjekjet për të garantuar sigurinë e Roberto Savianos, duke theksuar në të njëjtën kohë që Kamorra dhe krimi i organizuar janë një problem që prek çdo qytetar. Apeli, i firmosur edhe nga shkrimtarë si Claudio Magris, Jonathan Franzen, Peter Schneider, Jose Saramago, Javier Marias, Martin Amis, Lech Walesa, Chuck Palahniuk dhe Betty Williams, thekson se nuk është e mundur që denoncimi i një sistemi kriminal të shkaktojë, si një çmim për të paguar, heqjen dorë nga liria e dikujt.

Iniciativa u pasqyrua shpejt nga media e huaj si CNN, Al Arabiya, “Le nouvel Obsateur” dhe “El Pais”, ndërsa në Radio 3 emisioni “Fahrenheit” organizoi një maratonë të karakterizuar nga lexime nga “Gomorra”. Për më tepër, falë gazetës së përditshme “La Repubblica” më shumë se 250 mijë qytetarë të thjeshtë firmosin apelin në favor të shkrimtarit.

Pasi për filmin “Gomorra” mori çmimin Tonino Guerra, të Bif & st Bari për skenarin më të mirë, Roberto Saviano në Nëntor 2010 drejton në kohën e parë në Raitre transmetimin “Eja me mua”, së bashku me Fabio Fazio. Programi përcakton rekordin për vlerësimet e audiencës, me 31.60% pjesë dhe më shumë se nëntë milion e 600 mijë shikues të mediave të marra në episodin e tretë. Gjithmonë me Fabio Fazio, në maj 2012 ai prezanton në La7 “(farë (Unë) Jo”: edhe në këtë rast, programi vendos rekordin e aksioneve për rrjetin, falë 13,06% të marra në episodin e tretë dhe të fundit.

Për më tepër, në vitin 2012, mbesa e Benedetto Croce Marta Herling akuzohet se ka shkruar një artikull të pavërtetë për filozofin Abruzzese. Në të vërtetë, Saviano pretendon se me rastin e tërmetit Casamicciola të 1883 Croce do t’i kishte ofruar 100 mijë lira kujtdo që e kishte ndihmuar atë nga rrënojat: me një letër të botuar në “Corriere del Mezzogiorno”, Herling mohon tezën e shkrimtarit ( tezë për një tjetër të propozuar tashmë në TV gjatë “Eja me mua” dhe kritikon besueshmërinë. Ai, si përgjigje, padit “Corriere del Mezzogiorno” dhe kërkon katër milion e 700 mijë euro dëmshpërblim për dëmet patrimoniale: iniciativa ngre shumë polemika, pasi Saviano, emblema e lirisë së gjymtuar të shtypit, do të kërkonte, me padinë e tij, për të heshtur një zë që e kritikon.

Kjo nuk është, sidoqoftë, e vetmja polemikë në lidhje me shkrimtarin, i akuzuar tashmë në të kaluarën se ka kopjuar, për “Gomorra”, fragmente të tëra nga artikuj të gazetave të gazetave lokale në Campania, dhe në përgjithësi në disa raste që ai nuk përmendi burimet e tij (siç ndodhi, për shembull, gjatë “çfarë (nuk kam), kur, duke folur për përjetësinë, ai nuk e përmendi Giampiero Rossi, zbulues i shumë prej tregimeve që ai shkroi). Për më tepër, Saviano përfundoi në sytë e ciklonit për shkak të deklaratave të bëra më 7 tetor 2010 në Romë në favor të Izraelit, një shtet i vlerësuar nga shkrimtari si një vend civilizimi dhe lirie: fjali të tilla kanë provokuar indinjatë nga shumë anë, dhe Saviano është akuzuar (ndër të tjera nga aktivisti Vittorio Arrigoni) se ka harruar padrejtësitë që popullata palestineze është e detyruar të vuajë.

Bartësi i një diplome nderi në Jurisprudencë të caktuar atij në janar 2011 nga Universiteti i Xhenovës, Roberto Saviano, i cili që nga viti 2012 është qytetar nderi i Milanos, ka frymëzuar disa artistë në fushën e muzikës: grupi Piemonte i Subsonica në albumin “L” eclissi ” ia dedikoi këngën” Piombo “, ndërsa reperi Lucariello kompozoi këngën” Cappotto di legno “(pasi mori lejen e vetë Saviano-s), e cila tregon historinë e një njeriu hit, i cili është gati të vrasë shkrimtarin. Saviano shfaqet edhe në fund të videoklipit të këngës së Fabri Fibrës “Në Itali” dhe në këngën “TammorrantiCamorra” nga grupi rap A67, në të cilin lexon një fragment nga libri i tij.

Fama e gazetarit nga Campania, megjithatë, ka mbërritur edhe jashtë vendit, siç dëshmohet nga Massive Attack (grupi britanik që shkruajti “Herculaneum”, një këngë e frymëzuar nga “Gomorra” dhe Saviano e cila u bë kolona zanore e filmit të Garrone) dhe U2, i cili ia kushtoi këngën “E Diela e përgjakshme e dielë” atij me rastin e koncertit që mbajtën në Romë në Tetor 2010.

Në pranverën e vitit 2013, shtatë vjet pas Gomorrah, publikohet libri i tij i dytë i shumëpritur “ZeroZeroZero”. Nga 14 maj 2012 ai drejton me Fabio Fazio programin Whatfarë (Unë) kam, transmetuar në La7 dhe gjithashtu transmeton drejtpërdrejt në YouTube. Në episodin e parë ai regjistroi rekordin e dëgjimit të La7  me 12.65% dhe 3.036.000 shikues, duke rezultuar në programin e tretë më të shikuar të mbrëmjes, një rekord i tejkaluar dy ditë pas episodit të tretë dhe të fundit të programit, me 13 , 06% e të dëgjuarit.

Në vitin 2016, Roberto Saviano është protagonisti i filmit me gjatësi të mesme për jetën e tij: një shkrimtar i shoqëruar në të cilin intervistohet dhe shoqërohet nga regjisori Pif.

Nga 4 tetori 2017 ai drejton një program katër-javor në kanalin Nine: Kings of Crime i cili flet për bosët kryesore të krimit të organizuar italian dhe ndërkombëtar.  Më 2018 ai drejton sezonin e dytë të programit. /Elida Buçpapaj

Anxhela qan sepse nuk di të flasë – Poezi nga FABIO PUSTERLA – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Anxhela qan sepse nuk di të flasë,
sepse ajo nuk di asnjë gjuhë dhe ndihet memece,
e ndjen se një zinxhir e shtrëngon heshtjen e saj
në një shpërthim fytyrash, belbëzimi i saj
i një të kaluare që ajo mezi e njeh, mundim privat
që as nuk mund ta thuash
aq e zakonshme është, dhe e shurdhër. Megjithatë ajo flet,
megjithatë ajo e di se nuk mund të flasë.
Kjo është arsyeja pse ajo shpërthen në lotë në orën
e biologjisë, përpara dërrasës së zezë.

Santori, shkrimtari dhe satiristi arbëresh – Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe

(Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së F. A. Santorit)

 

Francesco Antonio Santori është njëri nga shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë arbëreshe, në personalitetin dhe në profilin e të cilit pleksen bashkë shkrimtari, poeti, satiristi i njërës nga periudhat më të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Po ashtu Santori është edhe dramaturgu i parë e dramës shqiptare, e shkruar në truallin ku kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë shkrimtarët arbëreshë. Ai lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, qyteti i provincës së Kozencës, në Italinë jugore. Si pjesa më e madhe e shkrimtarëve arbëresh, Santori gjashtëmbëdhjetë vjeçar (1835) bëhet prift dhe filloi shkollimin e tij për priftëri dhe tetë vjet më vonë (1843) hyri në manastirin françeskan të Rendit të Reformuar në San Marco Argentano.

Ai jetonte në Santa Caterina Albanese, ku punoi mësues. Qysh nga viti 1885,kur filloi të shërbente si prift (San Giacomo di Cerzeto), aty punoi deri në fundin e jetës, deri në shtator 1894. Santori ka një profil dhe një veprimtari jashtëzakonisht të rëndësishme në kulturën dhe në letërsinë arbëreshe dhe atë shqiptare, pasi ai shkroi poezi, romane, shfaqje dhe tregime të shkurtra. Në profilin e tij shkrimor dhe krijues, Santori shquan dhe mjeshtërinë e përdorimit të satirës, të shfaqur përmes krijimtarisë poetike, posaçërisht për një tematikë të tillë, por edhe përmes përshtatjes së fabulave të Ezopin, ku, përshtati 112 të tilla. Po ashtu, i lidhur shumë me kulturën dhe traditën arbëreshe të kulturës, letërsisë dhe të gjuhës shqipe, që edhe pse nuk pati jehonën dhe atributet e gjuhëtarëve të tjerë, të truallit ku lëvruan dhe shkruan arbëreshët, ajo ka vlerë të padiskutueshme në angazhimin e kohës për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për shkrimin shqip, në kuadër të Rilindjes Kombëtare dhe të plejadës së kësaj kulture, e cila kontribuonte në një vend jashtë trungut amë.

Santori ishte mjaft i lidhur me zhvillimet social- politike të kohës, të cilat janë reflektuar edhe në krijimtarinë e tij, e cila është një refleks i brendshëm shpirtëror, por edhe qytetari e autorit, e cila i jep krijimtarisë shqipe të kohës një pamje të rëndësishme origjinale, por edhe vokacionit të poetit, shkrimtarit dhe dramaturgut një frymëmarrje të gjerë, e cila kishte një lidhje të dukshme me pjesëmarrjen e tij në Lëvizjen Kombëtare, ashtu siç kishin bërë para tij dhe më pas, deri në ditët tona të gjithë shkrimtarët dhe krijuesit arbëreshë. Santori pati një krijimtari të larmishme dhe të gjerë, pasi ai shkroi mjaft poezi, pjese teatrale, tregime, novela.

Ndërkohë, duke pasur një shqisë të mprehtë satirike dhe me një sens humori, ai shkroi edhe komedi të cilat nuk gjenden të botuara në kohën e tij, apo dhe më vonë, por edhe nuk u vunë në skenë, një pjesë e të cilave mbetën edhe të papërfunduara, duke na njoftuar kushtet e rënda dhe varfërinë në të cilën kaloi fundin e jetës, por edhe angazhimin e tij për të shkruar në disa lloje dhe zhanre letrare. Të pabotuara dhe të papërfunduara nga Santori kanë mbetur edhe dy romane dhe disa novela, në subjektet e të cilëve kishte një tablo reale të kohës kur jetonte vetë Santori. Pavarësisht këtyre “incidenteve” të natyrshme, që u ka ndodhur disa shkrimtarëve me krijimtarinë e tyre, këto mungesa nuk e penguar aspak njohjen dhe pëlqyeshme rinë që ai fitoi si shkrimtar në letërsinë arbëreshe dhe më gjerësisht në Shqipëri dhe trevat e tjera italiano – shqiptare.

Në spektrin e larmishëm të letërsisë arbëreshe, Santori ka një vend të rëndësishëm të krijimtarisë së tij, e cila me 1845 vargje satirike të shkruara prej tij, ai përbën një profil të rëndësishëm për këtë lloj krijimtarie, që përveç tematikës së vet, risjell në një formë të mrekullueshme humorin popullor, frymën reale të visarit popullor dhe traditën e letërsisë arbëreshe, e cila mbështetej në folklorin arbëresh dhe atë shqiptar në përgjithësi. Santori ka shkruar poezi dhe prozë, ku më i njohuri është vëllimi poetik “Këngëtarja Arbëreshe”, botuar në të përkohshmen “Arbëresh i Italisë” (1850).

Një vepër tjetër e njohur dhe me një tematikë të gjerësishme është edhe “I burgosuri politik” (1851), të cilën poeti e ka shfrytëzuar mjeshtërisht për të shfaqur vetveten, ku bëhen të njohura idetë e Santorit, i cili nga pikëpamja politike e kohës dhe pozitat e tij, ai e dënon absolutizimin dhe shfaq simpati për Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri, lëvizje që përkonte edhe me idetë e rëndësishme të Rilindjes Kombëtare shqiptare. Janë gjithashtu të njohur romanet “Bija e mallkuar” (1858), shkruar në gjuhën italiane, por që deri më sot nuk gjendet një kopje e tij, romani tjetër, i mbetur në dorëshkrim i titulluar “Sofia Kominiate” dhe romani tjetër ”Ushtari Arbëresh” edhe ky i mbetur në dorëshkrim.

Më i njohur dhe më i rëndësishëm Anton Santori ka mbetur në letërsinë arbëreshe si autori i veprës së parë dramaturgjike të titulluar” Emira” dhe që konsiderohet si kryevepër e tij dhe e letërsisë arbëreshe. Drama shpalos dhe shpërfaq mjeshtërisht jetën e përditshme arbëreshe me të gjithë problematikën e saj. Në një vepër kaq të rëndësishme dhe me një përditësi të kohës kur ajo u shkrua, detyrimisht është edhe një lloj manifesti i rëndësishëm letrar, ngjarjesh dhe të personazheve përmes të cilave ai kërkon të shpalosë dramën arbëreshe të kohës
Santori përveç përçuesit të traditës shkrimore dhe të letërsisë artistike arbëreshe, e cila u mbështet shumë në folklorin arbëresh, përbën një zhvillim të rëndësishëm në këtë letërsi, për shkakun e risive që ai solli në të, ku llojit tradicional letrar i veshi tiparet e kohës si shprehje e pasqyrimit të kohës, por edhe duke qenë gjithashtu edhe autori i poemës së parë poetike, natyrisht të tijën, të titulluar “Canzoniere Albanese” (Këngëtarja shqipe) (1830 e shkruar dhe botuar në vitin 1846), një poemë e cila në të vërtetë është një poezi e gjatë lirike kushtuar dashurisë dhe natyrës.

Santori ka një lidhje të fortë emocionale dhe në të gjithë vokacionin e tij shkrimor me De Radën, ndërsa poema lirike “Këngëtarja shqipe”, është paralelizuar si një ndikim i qartë nga poema e De Radës “Këngët e Milosaos”. Po ashtu, më 1848 për Santorin thuhet se ai kompozoi një himn në gjuhën shqipe që e kishte titulluar “Valle e haresë së madhe”, i cili është botuar në 23 shkurt 1848 dhe në revistën e De Radës “L’Albanese d’Italia”.

Santori mbajti një lidhje të fortë më kohën dhe përmes krijimtarisë së tij poetike. Kështu, në vitin 1848, koha e Revolucionit Francez, poezia “I burgosuri politik” (Il prigionero politico”) i shkruar në shqip dhe italisht u botua në Napoli, përmes të cilës sillen detaje interesante nga jeta e familjeve të persekutuara nga ky revolucion në Itali, çfarë përbënte një rievokim të kësaj teme që Santori e ka lëvruar që herët në krijimtarinë e tij. Por interesante janë edhe dy veprat fetare të titulluara “Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry” (shkruar në shqip dhe botuar në 1849 në Cosenza) dhe tjetra e titulluar “ I Shenjti i Krishterë” (botuar në 1855 në Napoli) që përbëhet nga lutje, tekste fetare dhe përkthime me titull, ku gjenden edhe tekste të rëndësishme të traditës kishtare shqiptare që nga Pjetër Bogdani, por edhe shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së hershme shqiptare, që në vetvete përbën edhe një traditë të mirë të letërsisë fetare në letërsinë shqipe.

Studiuesit shqiptarë e kanë vlerësuar Santorin në të gjithë veprimtarinë e tij shkrimore, duke zbuluar tek ai një talent të rëndësishëm të kësaj letërsie, por edhe një shkrimtar disadimensional, që shkon paralelisht me De Radën e ndonjë autor tjetër të letërsisë arbëreshe. Me të drejtë studiuesit vërejnë edhe te Santori përjetimin e traditës kulturore dhe të gjuhës arbëreshe, e cila më së miri u mishërua në krijimtarinë e De Radës, i cili në të gjithë krijimtarinë e tij reflektoi lidhjen e forta me atdheun amë, me gjuhën dhe kulturën popullore. Santori kishte një ndjeshmëri të madhe me këtë kulturë edhe me gjuhën. Në krijimtarisë së tij nuk i shpëtoi kjo traditë e hershme që nga “Çeta e Profetnëve” të Bogdanit e deri te “Gjella e Shën Mërisë së Virgjër” të Varibobës, por edhe puna e tij për të mbledhur këngët popullore, ashtu siç kishte bërë edhe De Rada me “Rapsodi e një poeme shqipe”.

Në prozën dhe veprat dramatike, komeditë dhe krijimtarinë tjetër të Santorit, i është lënë një vend i konsiderueshëm traditës shqipe, riteve dhe zakoneve, ceremonive të ndryshme. Gjithsesi Santori ka një lidhje të fortë me De Radën, pasi në një kontekst të gjerë, “Këngë e Milosaos” apo “Këngët e Serafina Topisë” dhe “Skënderbeu i pafan” te Santori duket se i “përgjigjen” kontekstit të tyre krijime të tij si “Këngëtorja shqipe”, “Valle e haresë madhe”, “I burgosuri politik”, ashtu si dramave të De Radës Santori do t’u “përgjigjej” me drama, tragjedi, melodrama dhe krijime të tjera të artit skenik. Santori do të shkruajë në vargje edhe ndonjë vepër novelistike apo roman.

Poema “Këngëtorja shqipe” e Santorit është një “përmbledhje” këngësh lirike për dashurinë ndërmjet dy të rinjve, ku duket shëmbëllimi i “Këngëve të Milosaos”, por ndryshe De Radës, te Santori djali dhe vajza janë të dy fshatarë, pra të njëjtës shtresë shoqërore. Poema e Santorit është më afër konceptit të tij lidhur me një përmbledhje me karakter popullorë. Po ashtu, në poemën e Santrorit ka një qasje interesante lëvizja që vjen nga personazhi kryesor, të cilin e zgjon vetëm dashuria ndaj vajzës, ndryshe te De Rada. Në poemën e Santrorit sundon plotësisht lirizmi, ndryshe epizmit dhe dramatizmit te De Rada. Te De Rada personazhi i tij ka një përgjegjshmëri të qartë, ndërsa te Santori personazhi kryesorë dyshon në jehonën e dëshiruar të ndjenjës.

Mjafton të lexosh vargjet: “Për dirë për namuri shumë vjershe shkruajta,/ Moj ndë ktë zemër namuri së ndieta,/ Ndë gjellë sa mbeta ndonjë kopile së ruata,/ E vetëm at (ë çë) dhiovasa ani rrefyeta…” Santori është një poet – shkrimtar i deklaruar i tëri lirik, në poezi, në prozë, në drama dhe në novela. Ndjenjat, mendimet, pamjet dhe situatat shquhen për lirizmin e tyre, në jo pak raste një lirizëm subjektiv. Kështu në “Këngëtore shqipe”, bukuria duket se këndohet nga këngëtari popullor, ku skalitet vasha, që e ka prehrin purpur, ajo gëzon dheun dhe yjet, hëna dhe dielli ndalen që të përjetojnë bukurinë e saj etj. Ajo “skalitet” përmes një fjalori të njohur edhe një gjuhe të zgjedhur:- “Ballët (t) ënd yjet gëlon,/ Fton hënën të të shohë,/ Dielli vjen më ndën të njohë…”, ku shihet se në të gjitha rrafshet e komunikimit ruajnë strukturën lirike, qoftë edhe kur në vargje gjenden elementë epik apo dramatik.

Nga pikëpamja vargnore, Santori përpiqet të çlirojë vargun nga rregullat klasike, pasi vargjet dhe këngët e marra nga krijimtaria popullore prej tij janë më të pavarura prej origjinalit të tyre. Ai tenton t’u largohet vargjeve të rimuara, por edhe kompozicioni tradicional strofik. “Këngëtorja Shqipe” është konsideruar një vepër e rëndësishme e romantizmit shqiptar, pasi ajo sjell motive dh forma të reja lirike.

Dy veprat e tjera “Valle haresë së madhe” dhe “I burgosuri politik” janë poema me një “alterim” politik, pasi ato janë frymëzuar nga mjedisi i drejtpërdrejtë politik i kohës. Poema “Valle haresë së madhe” është frymëzuar nga jehona dhe besimi që poeti pati për kushtetutën që mbreti i dy Siqelive (Ferdinanti i Burbonëve), me ç’rast besonte se edhe arbëreshët me këtë rast do të dilnin nga prej pozitës së nënshtrimit që kishte përdorur despotizmi feudal i Burbonëve. Me këtë rast ai lartëson lirinë, demokracinë, republikanizmin e Gjuzepe Macinit, por edhe gjendje të tjera, që reflektohen në poemën tjetër “I burgosuri” në të cilën flitet për një të burgosur politik, jeta shumëvjeçare e tij në arrati, me ç’rast ai rrezikon të humbasë çdo gjë, dhe djalin e vetëm, jetën e vështirë nën regjimin e Burbonëve. Pavarësisht kësaj gjendjeje gati dramatike, Santori e përshkon veprën e tij nga një romantizëm interesant, qoftë personazhin e tij në arrati, mallin që ka ai për gjithçka kujton këngët dhe jetën normale, takimin me të birin , vrasjen e vajzës së tij dhe e gruas prej armiqve të tij, deri edhe mbyllja e poemës, e cila shpërfaqet me pajtim dhe në një paqe të përgjithshme, i burgosuri i kërkon të birit që ai të mos hakmerret me armiqtë e tij. Në poezitë e tij ka edhe krijime që u kushtohen personaliteteve të kohës, siç ajo që i kushtohet Elena Gjikës.

Një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Santorit zë poezia satiriko-humoristike, të shkruar kryesisht si fabula, vjersha satiriko – humoristike, një sens i hollë i kësaj natyre gjendet edhe në krijimtarinë e tij si novelat dhe romanet apo dramat. Përshtatja e 112 fabulave të Ezopit tregojnë padyshim dhe prirjen e autorit për një tematikë të tillë, e cila u mishërua në 31 vjersha të tij me 1845 vargje. Vjershat satiriko – humoristike të Santorit ngjajnë me tregime të shkurtëra të shkruara në vargje, ku rolin domethënës e luan gjithmonë personazhi, i cili i trajtëson ato. Personazhe të tilla si Katarina, Giusepina, Gjon Fragjisku, Filomena, Marjanela, Zepereli dhe shumë të tjera, përcaktojnë edhe një lloj precedimi të tyre për të mbartur idetë dhe qëndrimet e autorit në këto raste. Në përthyerjet, simbolikat që autori pleks në këto emra, kuptohet edhe shqetësimi që ai ka kur godet veset dhe zakonet e padenja në shoqëri. Kështu Nxerrëtari i përgjigjet Ngatërrestarit, Rremëtari – Gënjeshtarit, Karroqari – Koprracit, Pijetari – Pijaneci, Kallonjeri – Mashtruesi, Trimi i lavur- Djali i Krisur, dhe shumë emra të tjerë personazhesh, që u përgjigjen dukurive dhe veseve të dënueshme prej tij gjatë kësaj kohe.

Santori shërbeu gjatë gjithë jetës në institucionet fetare, por kjo nuk e pengonte atë të kishte një ndërgjegje laike, realiste, çka bëjnë që edhe në vjershat satiriko – humoristike, ai të kishte një ligjërim të drejtpërdrejtë, qoftë edhe me porosi morale. Ai shkruan diku: “Kur me uj verën përziejti/ Nje stomaqi iu tërbua;/ Sa se i tundej murga ndejti/ Zu të villij si një krua:/ E sa gjind shkojin atej/ Gjith i ruajin se po vej…”.

Santori nga pikëpamja artistike është i larmishëm. Ai ka natyrën e tij në ndërtimin e figurës, por edhe të strukturës vargnore. I mbështetur mbi kulturën popullore, figuracioni i tij është i kuptueshëm përmes epiteteve shprehëse, pasi në poezinë e tij zënë vend karakterizimet e vajzës dhe të djalit, por edhe tufa të tjera epitetesh të natyrës: e kthjellët, faqekuqe, flokë të arta, gërsheta të pleksura në varr, balli i saj i bardhë, varri i zi, vasha, kopilja, vajza, djali, trimi, lulja, manushaqja, dallëndyshja, vishnja, trandafili, molla, hënëza, avlemendi, vallja, bubullima, varri, lutja etj. Vargu i poezisë së Santorit është ai i ritmit të vargut popullorë, po ashtu edhe metrika e vargut popullorë.

Një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Santorit zënë edhe novelat dhe romanet, të cilat janë edhe të parat në letërsinë shqipe të shkruara në gjuhën shqipe. Romani “Sofia Kominiate” është lënë në dorëshkrim, është shkruar në gjuhën shqipe dhe ka 282 faqe. Romani tjetër i Santorit është shkruar në italisht dhe titullohet “Il soldato” (Ushtari shqiptar), brenda të cilit ka edhe një “baladë të lashtë shqiptare”. Në të dy romanet trajtohet jeta historike e arbëreshëve.

Novela “Paniana e Delia” ka dy versione dhe është organizuar në variantin e parë në 30 këngë, ndërsa në të dytin në 10 këngë; novela “Kolluqi e Sorofina” përbëhet prej 19 këngësh; novela “Brisandi, Lletixja e Ulladheni” përbëhet prej 18 këngësh dhe është në dy versione; novella “Filaredo, Rosarja, Emilja” përbëhet prej 20 këngësh; novela “Miloshini, Virgjinia, Gnidhja e Kusari” përbëhen prej 21 këngësh, dhe novela “Fëmija pushtjerote” përbëhet prej 14 këngësh dhe prej prologut. Pra, siç edhe mund të kuptohet, Santori ka krijuar një lloj stereotipi në novelistikën e tij, e ndërtuar mbi emra personazhesh të caktuar edhe në një strukturë rrëfimtare të llojit klasik të epopeve të quajtura këngë. Personazhet e novelave të Santorit janë të kushtëzuara prej modelit kulturor në të cilin kanë lindur dhe janë rritur.

Drama “Emira” e Santorit, e cila ndjek traditën e autorit, i cili i titullon dramat e tij me emrat e personazheve (Emira, Noemina, Geroboam, Pjetër Shtërori, Lesh Dukagjini, Miloshini e Pjetërshini, Klementina, Sofia, Kallogreja karroqare)është botuar pjesërisht në revistën “Fjamuri i Arbërit” (1886-1887) për të cilën mendohet se është shkruar në vitin 1884, dhe për të cilën thuhet se titullohet “Emira dhe Miriani”. Drama bën fjalë për një ngjarje të vërtetë në jetën e arbëreshëve në shekullin XIX, për dhunën që ushtruan cubat në fshatin Picile, të cilët ishin edhe shkaktarët e të këqijave të mëdha shoqërore, sociale dhe politike, të cilët ia kishin vështirësuar jetën fshatit. Santori u muar me këtë temë të mprehtë dhe aktuale në Itali. Ai në vepër gërsheton realitetin me fantazinë, duke shfrytëzuar në kompleks jetën, marrëdhëniet, ndjenjat, mendimet, ku gjen rast të shpalosë rite, zakone, ceremonitë e ndryshme arbëreshe, përshkrime të tjera etnografike etj. Santori shënon se ka dy qëllime që e shkroi “Emirën”, se donte të përjetësonte ngjarjet e Fumelit (koloneli që asgjëson cubat) dhe për të dhënë një material të rëndësishëm jetik dhe jetësor ku të sillte material të përjetshëm gjuhe, zakonesh dhe traditash arbëreshe. Ngjarjet vendosen në natyrë, kështu që edhe referencat historike krijojnë një marrëdhënie të hapur, ku paraqitet e hapur jeta e riteve dhe zakoneve të fshatarëve, të cilat janë të lidhura me natyrën.

“Emira” është një dramë romantike, me një numër të madh personazhesh. Personazhet janë të një hapësire dhe “retrospektive” të qartë, nga fëmijëria te të rriturit, dhe nga meshkujt te femrat (në dy gjinitë). Janë personazhe pozitive dhe negative, qoftë ata realistë, por edhe të krijuara nga dramaturgu për qëllime të tij, të cilët zbulohen më së shumti përmes frazeologjisë, iluzioneve, idealeve patetike, zbulohen vetë, por edhe prej të tjerëve, zbulohen përmes ideve dhe bindjeve morale dhe fetare, ku bie dramatizimi i fortë i veprimit. Personazhet zbulohen në fushën e dashurisë (siç veprojnë Emira, Kalina, Kallonjeri, Mariani, Albenci), në fushën e fesë (siç vepron Motëmadhi dhe Ligjëresha), në fushën e zakoneve, riteve dhe traditave kulturore, por edhe të moralit shoqëror dhe atij social. Dramaciteti zbulohet përmes dialogëve më së shumti.

Në dramën “Emira” të Santorit, një rol të veçantë merr etnografia e receptuar përmes valles, e cila në letërsinë arbëreshe zë një vend të rëndësishëm, veçmas te Santori, e konceptuar si vallja e shpirtit të madh arbëror. Santori, sipas mendimit kritik përmes valles kërkon të paraqesë disa prej zakoneve, riteve dhe traditës arbëreshe në përgjithësi, koncept që tek autori e hasim në poezi dhe në prozë. Përshkrimi i valles shënon edhe jetën historike, por edhe jetën bashkëkohore të popullit, duke u bërë shenja e kuptimit dhe e vazhdimësisë së jetës, e në këtë marrëdhënie që vallja krijon me të gjithë dekorin kohor, vallja merr rolin e një personazhi letrar individual dhe kolektiv. Vallen në shumë raste e shoqëron kënga, pleksja mes tyre është mjaft e rëndësishme në leximin e dramës “Emira” të Santorit.

Drama “Emira” ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen një objekt të madh kritik dhe studimor, por dramaturgu do të mbetet njëri nga më të shquarit në dramaturgjinë shqiptare, se ai trajton ngjarjen, krijon konfliktet dhe i zgjidh ato, si e trajton lëndën historike dhe aktualitetin e tij, si i zgjedh personazhet, skenat dhe mesazhet që përcjell. Anton Santori mbetet një poet, novelist, romancier, satirist, dramaturg, i cili duhet dhe do të zbulohet vazhdimisht në botën dhe kulturën shqiptare.

ENEIDA – Kënga I, II, III nga poema e Virgjilit – Përktheu Henrik Lacaj

Kënga I
(Vargjet 1-56)

Unë armët po këndoj dhe atë burrin,

i cili mu prej viseve të Trojës

mori arratinë, se ashtu, pra, deshi fati

dhe i pari vajti e doli n’Itali

në brigjet e Lavinit; ç’e përplasi

për toke edhe për det forca hyjnore,

sepse Junone mizorja ishte zemëruar;

shumë hoqi ai burrë nga lufta deri sa arriti

të ngrinte një qytet,

të sillte në Laciu hyjnitë e veta,

nga pastaj na dolën

fisi latin dhe etërit albanë

dhe ledhet e vetë Romës madhështore.

Tregoma ti, o Muzë, gjithë historinë,
kush ish ai hy që mbeti aq i fyer,
tregom përse mbretëresha e hyjnive
plot me zemrim i solli atij farë burri,
që ish në shenjë aq shumë për urtësi,
gjithë ato vuajtje e gjithë ato të zeza.

Oh sa i fortë qenka mllefi i Qiellorëve!

Ballë Italisë, shumë larg nga gryka e Tibrit
ndodhej qyteti i moçëm, Kartagjena;
kolonët tirianë e patën themeluar;

qyteti i fortë nga pasuria e madhe,

qytet i tmerrshëm në mjeshtërinë e luftës.

Thonë se Junona vetëm këtë vend

e paska dashë më fort se çdo vend tjetër
edhe më fort se ishullin e Samos.

Armët e veta ajo atje i kishte,

atje koçinë; që atëherë mbretëresha

synonte që atje t’ish mbretëria

e botës mbarë, po ta lejonte fati,

këtë dëshirë ushqente. Mirëpo ajo

kishte dëgjuar se nga gjaku i trojsve

një fis po dilte që dikur do shembte

qytezën e Tirianëve; bash ai popull,

që zot do të bëhej në çdo anë të botës

dhe i rreptë në luftë, mu prej andej do dilte

për t’zezën e Libisë: për këtë punë

po dredhnin Parkat ndër ato bashtë t’veta.

Bija e Satumit këtë kishte frikë

Dhe iu kujtua lufta e dikurshme

që ajo vetë e para e kishte ndezur

pranë Trojës për atëArgun e hartuar.

S’i kish harruar shkaqet e zemrimit

dhe brengat që e brenin; aty n’zemër

ishte ngulur thellë kujtimi i Pardit

dhe dhuna që iu bë bukurisë së saj

dhe urrejtja për atë fis edhe nderimet

që pati Ganimedi i rrëmbyer.

E ndezur flakë nga gjithë këto të zeza,

ajo po i sorollaste larg Laciumit

anekënd deteve veç ata trojanë

që i shpëtuan tërbimit të Danajve

dhe Akilit të pa shpirtë; për vite e vite

ata s’i deshi fati dhe po endeshin

andej-këndej nëpër të gjitha detet.

Kaq ish një punë jashtëzakonisht e rëndë

t’hidhej themeli i kombit të romakëve.

Kwnga II

(Vargjet 1-123)

Heshtëntë gjithë dhe sytë tek ai i ngulën;

atëherë ati Ene në një divan të lartë

zuri të ligjëronte: «0 mbretëreshë,

ti po më bën të përtërij një dhimbje

që s’thuhet dot me gojë, se si Danajt

e shpartalluan krejt fuqinë trojane,

të mjerën mbretëri, çfatkeqësi

të tmerrshme pashë me këta sytë e mi

dhe ç’vuajta unë, më shumë se kushdo tjetër.

Kush është ai Dolop e Mirmidon

apo ushtar i Uliksit shpirtmizorit,

që do t’i mbante lotët, potë tregonte

me gojën e vet atë që pa? Mirëpo tani

nata e lagësht, ja, po zbret nga qielli

dhe yjet në perëndim na ndjellin gjumin.

Megjithatë, po pate aq dëshirë

Të njohësh mirë të gjitha vuajtjet tona

dhe të dëgjosh prej meje shkurtimisht

çastet e fundit të rrënimit të Trojës,

ndonëse kjo zemër ndien trishtim të thellë

duke kujtuar gjithë ato të zeza

dhe plot brenga, bën çmos që t’i harrojë,

prapseprap’do të ta përmbush dëshirën.

Prijësit danaj, të dërmuar krejt nga lufta,

dhe të pafat, pas gjithë atyre viteve,

ndërtojnë me ndihmën hyjnore të Paladës

një kalë, po, sa një mal, dhe të dy brinjët

ia veshin plot me bredh të gërshetuar,

shtiren sikur këtë e bëjnë me kusht

që kthimi për në atdhe t’u vejë mbarë;

kështu, pra, hapet fjala, kurse ata,

një të shtënë short, tinëzisht fusin brenda

 aty në terr një grusht burrash të zgjedhur

dhe barkun kolosal deri thellë ndër skuta

e mbushin me ushtarë të armatosur.

Mu përballë Trojës ndodhet dhe një ishull,

ishulli i Tenedit, tokë me nam,

me njëmijë të mira atëherë kur mbretëronte

Priami, dhe tani si gji ka mbetur,

dhe si liman, ku anijet nuk janë të sigurta.

Atje, pra, ata shkuan dhe u fshehën

në bregun e vetmuar, kurse ne

kujtonim se ata na ishin nisur

drejt e në Mikenë me erë të mbarë në pupa.

Atëherë e gjithë Eukria u çlirua

prej atij ankthi të gjatë; u hapën portat;

sa qejf ishte të veje e të shikoje

kampin dorik, vendet e lëna shkretë

dhe bregun e braktisur. Ja, këtu

qëndronte ajo trupa e Dolopeve,

aty shatoren kishte Akil mizori,

këtu qëndronte flota, kurse atje

përlesheshin ushtritë. Disa mahniten

përpara asaj dhurate aq kobzezë

të Minervës virgjëreshë edhe soditin

kalin – kolos. Aty Timeti i pari

ndoshta për dredhi,

ose pse ashtu ish thënë nga fati i Trojës,

jep mendimin ta futin brenda    mureve,

ta vendosin mu në qytezë. Nga ana tjetër,

Kapi, dhe ata që u treguan shumë më të urtë

na thanë që ajo dredhi, ajo dhuratë

fort e dyshimtë e grekëve, aty në çast

ose të hidhej në det ose t’i vihej zjarri,

ose t’i çahej barku për të parë

se ç’kishte ndër zgavra. Në atë turmë të madhe

e të pasigurt, mendime të ndryshme dalin.

Aty më i pari, para gjithë të tjerëve,

Laokoonti ndizet prej zemërimit

dhe, i ndjekur nga një turmë shumë e madhe,

vrapon tatëpjetë qytezës dhe nga larg

gërthet: «O derë zinj, jeni në vete?

Ç’kujtoni ju? Se armiku iku fare?

Kujtoni se dhuratat e danajve

janë pa dredhi? Kështu e njihni Uliksin?

Ose në këtë dru fshihen akej,

ose gjithë kjo makinë do jetë ndërtuar

për të shembur ledhet tona, për të hetuar

banesat tona e për t’iu ngjitur sipër

qytetit tonë, e ndoshta aty na fshihet

tjetër dredhi; jo, jo, o teuker, jo!

Mos i besoni kalit! Sidoqoftë,

danajve ua kam frikën dhe atëherë

kur vijnë me dhurata» dhe në çast,

me sa fuqi pati, t’i dha heshtës,

që ishte një kiamet, m’u drejt e në barkun

e harkuar të kolosit; edhe heshta

aty ku u ngul u drodh dhe barku u tund,

dhe çfarë oshëtime dha gjithë ajo zgavër!

Sikur hyjnitë të mos ishin kundër nesh,

sikur ajo mendja jonë të mos ishte trullosur,

aty në çast krejt skutat argolike

do i kishim çarë me hekur; dhe ti, Trojë,

sot gjallë do ishe, e fortë do të qëndroje,

o ti, qyteza e lartë e atij Priami!

Kur ja, ç’të shohësh: ca barinj dardanë

me një potere të madhe po na sillnin

një djalë me duar të lidhura prapa shpinës,

që ta çonin drejt e te mbreti. Nuk e njihnin;

ai vetë u kishte dalë atyre para

që ta mbulonte mirë dredhinë e vet

dhe t’ua hapte akejve dyert e Trojës.

Plot me guxim ishte gati për çdo gjë,

ose të zbatonte dinakërinë e vet

ose të vdiste, po ta lypte puna.

Rinia e Trojës, e shtyrë vetëm nga kureshtja,

u sulën aty në masë nga të katër anët,

u futën në mes, e kush e kush më parë

po talleshin me të si rob i kapur.

Dëgjo tani se ç’dinakëri treguan

ata danajtë, dhe vetëm prej një krimi

do të kuptosh se si janë ata të gjithë.

Tek e pa veten mes gjithë asaj turme,

u trondit djali, ngriu aty në vend,

i çarmatosur, vështroi rreth e rrotull

mbi turmat e frigjanëve të grumbulluar

dhe tha: «Medet! A ka gjëkundi, vallë,

tokë ose det që mua të më strehojë?

Apo ç’më mbetet mua derëziut

kur as Danajt s’më qasin pranë tyre

dhe derisa vetë Dardanët e zemëruar

kërkojnë të më dënojnë e të më varin?»

Nga ky vajtim u zbutën disi zemrat

dhe sikur ra ai vajtim i fortë.

Kwnga III

( Vargjet 1-1143)

E kishin parë me vend, pra, perënditë

ta shkatërronin krejt fuqinë e Azisë

dhe kombin e Priamit; pra u shemb

Ilioni madhështor; Troja e Neptunit

e gjitha sot është bërë shkrum e hi,

ndonëse këtë të zezë s’e meritonte;

na detyruan uguret e hyjnive

të mërgonim shumë larg në vise të shkreta,

dhe poshtë Antandrës mu atje rrëzë Idës

ndërtuam një flotë pa qenë aspak të sigurt

ku do të na çonte fati dhe në ç’vise

do zinim vend dhe i mblodhëm luftëtarët.

Sapo kishte dalë pranvera e ati Ankiz

po jepte urdhër t’i lëshonim velat,

të niseshim ngado të na çonte fati,

kur unë me lot ndër sy, pra, u largova

prej brigjeve të atdheut, prej atij limani,

prej fushave të Trojës, që s’është më.

Krejt i mërguar dal në det të hapur

me shokë, me djalin tim dhe me Penatët

e me hyjnitë e mia të madhërishme.

Larg që andej shtrihet një krahinë

kushtuar Marsit, thrakas janë banorët,

atje dikur sundoi Likurgu i rreptë;

ajo krahinë dikur ish mike e Trojës

kur Troja lulëzoi po edhe Penatët

i patën miq. Atje më nxorën erërat

dhe në atë breg plot kthesa, pasi hyra

me këmbë aspak të mbarë, hodha themelet

për një qytet dhe e quajta «Eneadë»

me emrin tim. Një ditë unë po i kushtoja

një fli nënës Dionë edhe hyjnive

që po më mbronin ndër gjithë ato sprova

dhe aty në breg po therrja një mëzat

të bardhë si bora mbretit të madh te hyjnive.

Mu aty pranë na ishte një kodrinë,

e cila në majë kishte ca thana

dhe një mersinë të ngathët dege – dendur.

U afrova e dhashë e mora që të shkulja

nga dheu një shkurre të njomë për të mbuluar

altarët me gjethnaje, kur ja, ç’të shohësh:

më del aty një mrekulli e hatashme,

e pabesueshme; sa u këputën rrënjët,

nga shkurrja e parë që shkula seç kulluan

ca pika gjaku të zi aty për tokë

dhe mbetën njolla; një rëqethje e tmerrshme

ma përshkoi trupin, nga llahtar i fortë

më ngriu gjaku n’vend. Po përsëri

zura të shkulja aty degën e epshme

të një shkurreje tjetër që të mund të hetoja

shkaqet e atij sekreti, por prapë

një gjak i zi kulloi drejt prej lëvorës

së shkurrës tjetër. Shumë, pra, po mendohesha

dhe Nimfave pyjore po u lutesha

dhe vetë Atit Gradiv, vetë kujdestarit

të fushave getike që ai vegim

të dilte këmbë mbarë jo ugurzi.

Mirëpo në çastin që me gjunjë të ngulur

aty përdhe i sulem më me forcë

një shkurreje të tretë që ta çrrënjosja…

(ta them a te mos e them?) nga thellësitë

e asaj kodrine një rënkim shpërthen

shumë i përvajshëm dhe dëgjoj një zë:

«Po pse, o Ene, më shqyen mua të shkretin?

Mëshirë, të lutem, për një të varrosur,

mos i përziej me krim duart e shenjta,

mua Troja më fali jetën bash si ty

edhe ky gjak që po kullon prej trungut,

është i vërtetë. Ah, ik sa më shpejt

nga kjo krahinë mizore, nga ky breg

kaq i pangopur! Unë jam Polidori,

breshër i fortë shigjetash më përshkoi

dhe më mbërtheu këtu edhe pastaj

ato vunë rrënjë dhe dolën shtiza të mbrehta.

Në çast ky shpirti im dyfish u ndrydh

nga tmerri i madh dhe u shtang aty në vend,

m’u ngritën flokët,zëri më mbeti në grykë.

Priami i shkretë, kur pa se Dardanisë

Iu vu rrethimi edhe s’kish më shpresë

Se mund të mbrohej më, atëher ç’bëri?

Të birin Polidorin ashtu fshehtas

e nisi drejt tek mbreti i Thrakisë,

me një sasi të madhe për mbretin,

mirëpo, pasi u kthye fuqia e Trojës

dhe e braktisi fati,

ai i pabesë ndryshoi dhe mori anën

e Agamemnonit, të armëve fitimtare

dhe shkeli çdo të drejtë: vrau Polidorin

dhe, përdhunisht, shtiu në dorë të tërë floririn.

O etje e mallkuar e floririt,

ku nuk e shtyn ti shpirtin e njeriut?

Pasi më iku tmerri që më kishte zënë,

vete dhe ua tregoj krerëve të parë

dhe prindit tim të parit mrekullinë

hyjnore që aty pashë edhe prej tyre

kërkoj se ç’mendim kishin, dhe të gjithë

ishin të mendimit të iknim sa më parë

prej atij dheu të mallkuar, ta braktisnim

atë vend ku u dhunua vetë mikpritja

edhe t’i hapnim velat për t’u nisur.

Ia bëjm pra salikimin Polidorit:

një grumbull dheu i madh i mblidhet sipër,

ngrihen disa altarë pikrisht për Manët,

altarë të stolisur zymtë me lidha të errëta,

me t’zezëtqiparisa aty përreth

vajtojnë sipas zakonit gratë e Ilionit

më flokë të lëshuar, aty sipër zbrazim

ca enë me qumësht të vakët dhe gjithë shkumë

edhe ca kupa plot me gjak therorësh,

shtiem në varrë atë shpirt; me zë të lartë

i themi lamtumirë për herë të fundit.

Porsa na dha shpresë deti, edhe erërat

i lanë të qeta valët edhe Austri

me të ëmblën shushritje po na ftonte

të dilnim në det të hapur, shokët tanë,

të mbledhur tok në breg, i nxjerrin në det

anijet dhe nisemi nga porti,

dhe shkojnë duke u zhdukur prapa nesh

toka e qytete. Atje në mes të detit,

ndodhet një tokë e shnjtë që shumë e duam

Neptuni Egje dhe nëna e Nerejdave;

këtë ishull; pra, që endej rreth e rrotull

nga bregu në breg ai hyu Harkambartësi

mirënjohës mori e nguli mu ndërmjet

të ishullit të Giarit dhe të Mikonit

dhe e bëri të qëndronte i palëvizur

dhe t’mos ia dinte fare çdo lloj ere.

Aty u drejtova; porti i këtij ishulli

krejt i ngurtë na priti n’qetësi

të jashtëzakonshme, ishim të rraskapitur.

Aty u shkarkuam, plot nderim përshëndetëm

qytetin e Apollonit.mbreti Anius,

mbreti i asaj toke, po dhe prift i Febit

na del përpara: kishte vënë në ballë

kordelet dhe dafinën e shenjtëruar,

e njohu Ankizin, mikun e dikurshëm.

I shtrënguam dorën fort njëri – tjetrit

në shenjë mikpritjeje e hym në pallatin e tij.

Në tempullin e hyut, punuar në gur,

në gur antik, plot me nderim u luta:

«O ti Timbre, na jep, pra, një banesë

njëherë e mirë dhe një qytet me ledhe,

me një brezni të re, sepse u dërmuam.

Na ruaj këtë Trojë të re, që u shpëtoi

thonjve të Danajve dhe të Akil mizorit.

Pas kujt të shkojmë? Ku thua ti të vëmi?

Ku të zëmë vend? Na jep, o atë, një shenjë

të vullnetit tënd hyjnor dhe frymzona».

Ende nuk kish marrë fund kjo fjala ime,

kur pashë se aty rreth nesh në çast u drodhën

portat e tempullit dhe lari i hyut,

dhe mali aty përreth i tëri u tund

dhe, një të hapa të gjitha ato kthina,

trpodi dha një oshëtimë të madhe.

Ne ramë përmbys edhe dëgjuam një zë:

«O dardanë të vuajtur, mu ajo tokë

që e para ju ka nxjerrë nga trungu i të parëve

po prap ajo, kur rishtas do të ktheheni,

në gjirin e vet pjellor ju do t’ju presë.

Kërkoni, pra, atë nënën tuaj të lashtë.

Atje shtëpia e Eneut do të zotërojë

mbi botën mbarë me nipa dhe stërnipa».

Kështu tha Febi e mes asaj rrëmuje

shpërtheu një entuziazëm i paparë;

të gjithë po pyesin: cili, vallë, mund të ishte

ai qytet ku febi na thërriste

dhe na urdhëronte të ktheheshim sërish

neve që mbetëm duke u endur rrugëve?

Atëherë im atë, ndërsa po sillte n’mendje

kujtimet dhe traditat e dikurshme:

«Dëgjoni – tha -një herë, o krerë të Trojës

dhe t’i kuptoni mirë ju shpresat tuaja.

Në mes të detit ndodhet dheu i Kretës

ishull i madh i Jovit, ku lartohet

ai mali Ida, e djepi i racës sonë.

Njëqind qytete janë që e popullojnë

atë mbretëri jashtëzakonisht pjellore.

Me sa më kujtohet, nga sa kam ndëgjuar,

bash prej andej ai kreu i fisit, Teukri,

kishte ardhur i pari në brigjet e Reteut

dhe atë vend caktoi për mbretërin e vet.

Ende nuk ekzistonte Ilioni

as edhe Pergami: njrëzit banonin

në thellësi luginash. Prej andej,

na erdhën neve kulti i vetë Cibelës

dhe bronxet koribancie e pylli i Idës

dhe heshtja e thellë në ritin e therores

edhe zakoni për të vënë nën zgjedhë

luanët te koçia e vetë hyjneshës.

Atëherë o burrani, të ndjegim rrugën

që na tregojnë hyjnitë! T’i paqtojmë erërat

edhe të çajmë drejt mbretërisë së Gnozit,

s’e kemi larg; ndihmën e Jovit paçim

se bash ditën e tretë kjo flota jonë do

jetë tek bregu i Kretës». Kështu foli

dhe në altar flijoi ç’duhej flijuar:

një dem për vetë Neptunin dhe një dem

për ty, o ti i bukuri Apollon,

dhe për Stuhinë një bagëti të zezë

dhe për Zefirët ndihmës një të bardhë.

Hapet një fjalë se kreun Idomene

e kishin hequr nga froni dhe kish ikur,

se kishin mbetur shkretë brigjet e Kretës,

se në pallat nuk ndodhej më ky armik

dhe se selia e tij ishte braktisur.

Atëhere e lamë në portin e Ortigjisë

dhe fluturim nëpër det i shkojmë përbri

Naksit, në majën e të cilit lutet Baku,

i biem përbri Donuzës plot blerime,

Olearit edhe Parit bardhë si bora

dhe të tjerave Ciklada të shpërndara

atje në det dhe biem në disa shtigje

që janë të ngudhta ndonëse më me dallgë.

Detarët në garë mes tyre, në punë e sipër,

bërtasin nga gëzimi edhe shokët

na nxisin të vrapojmë fill e në Kretë,

tek toka e të parëve. Era fryn te kiçi,

na shoqëron në udhëtim edhe së fundi

arrijmë tek të lashtat brigje të Kuretëve.

Unë si i shastisur zë t’i ndërtoj muret

e një qyteti aq të dëshiruar

dhe Pergamë e quaj dhe me këtë emër

kënaqen të gjithë dhe i këshilloj t’i duan

vatrat e veta e të ngrenë edhe qytezën.

Edhe tashmë pothuajse të gjitha anijet

i kishin nxjerrë n’të thatë aty në breg,

rinia po martoheshin dhe me shpirt

po jepeshin pas punës në ara të reja;

unë po caktoja ligjet edhe vendet

për çdo banesë, kur ja aty pa papritmas

na prishet ajri: një epidemi

shkatërrimtare dhe vërtet e tmerrshm

e pllakos mbi ne, mbi pemë e mbi të mbjellat:

stinë vdekjeprurëse; aty njerëzia

ndeheshin prej së ëmblës jetë apo të sëmurë

tërhiqeshin krejt zvarrë; përveç kësaj

Sirius po i përvëlonte arat shterpë:

po thahej bari e toka ashtu e sëmurë

s’po jepte fryt. Atëherë im atë na thotë

t’i binim detit prap’ edhe të shkonim

tek Orakulli i Ortigjisë, po drejt te Febi,

të kërkonim nder edhe ta pyesnim mirë

si do t’u jepte fund të zezave tona,

nga ta kërkonim një derman për vuajtjet,

nga ta drejtonim hapin. Ishte natë:

çdo gjë e gjallë mbi tokë kish rënë në gjumë.

Në çast aty në gjumë më dalin përpara

të shenjtat figura të hyjnive tona

ashtu edhe Penatet e Frigjisë,

që i kisha marrë atje në mes të zjarrit

kur u dogj Troja edhe i dallova mirë

nga drita e fortë që nëpërmjet dritareve

të hapura shpëmdante hëna e plotë:

ma hoqën brengën me të tilla fjalë:

«Atë që Apolloni do të na thotë

po shkove në Ortigji, ta thotë këtu,

dhe ja, bile na dërgoi ne tek ti.

Ne që të ndoqëm ty dhe armët e tua

pas djegies së Dardanisë, ne që përshkuam

me flotat tona detin plot stuhi

nën udhëheqjen tënde, pikërisht ne

do i gremë në qiell stërnipat që do vijnë

edhe qytetit të tyre do t’i japim

sundimin në botë. Ti duhet të përgaditesh

ledhe të mëdha, po, për një shtet të madh;

pra mos iu shmang mërgimit që ke nisur,

ndonëse do vuash për një kohë të gjatë,

tjetër seli do zgjedhësh. Këto brigje

s’t’i ka caktuar ty Apol Deliani,

as të urdhëron të ngulësh vend në Kretë.

Është një krahinë që grekët «Hesperie» e quajtën,

tokë shumë e lashtë me trima e burra të fortë,

një tokë pjellore ku kanë qenë Oenotrët

dhe tani thonë se pastaj vetë stërnipat

e quajtën Itali, në emrin e të parit,

ja, pikërisht kjo do të jetë selia jonë

atje ka lindur Dardani dhe Jasi,

prej këtij trungu kemi fisin tonë.

Hajde, pra, ngrehu dhe ashtu shend e verë

ik e thuaj plakut tënd këto që të thamë,

janë të vërteta; ta kërkojë Koritin

dhe Auzoninë, ty Jovi s’të lejon

që të qëndrosh në tokat diktejane».

Nga ky vegim dhe nga ky zë hyjnor

Mbeta i mahnitur – s’isha krejt në gjumë,

më dukej sikur kisha aty ndër sy

vetë perënditë: fytyrë e flokë rrethuar

me ca kordele, pamje krejt reale,

një djersë e ftohtë më rridhte nëpër trup –

hidhem nga shtrati dhe shtrij duart nga qielli

lutem me zë të lartë dhe shtrij duart nga qielli

lutem me zë të lartë dhe hedh në zjarr

ca verë safi. Pasi krejt shend e verë

e kreva këtë fli, ika e njoftova Ankizin

dhe i tregova gjerë e gjatë

se ç’kishte ndodhur. Ankizi e pa shumë mirë

se fisi ynë ishte i dyshimtë, se kishim

dy krerë, se kishte mbetur i gënjyer

nga një gabim në çështjen e dy vendeve

të lashta dhe pastaj më thotë: «O bir,

që të dërmoi ky fat i zi i Ilionit,

vetëm Kasandra m’i profetizonte

të tilla ngjarje. Oh, tani më kujtohet

se ajo këto ndodhi i parashikonte

si të caktuara për fisin tonë,

dhe shpesh ajo përmendte Hesperinë,

përmendte shpesh mbretërinë e Italisë.

Po kush do ta besonte se trojanët

do të kishin në brigjet e Hesperisë?

Kush u besonte atëherë fjalëve të Kasandrës?

T’i bindemi, pra, Febit dhe të udhëzuar

vetëm prej tij, të ndjekim fat më të mirë».

Kështu ai foli dhe të gjithë sa ishim

me duartrokitje i pritëm ato fjalë.

Ikëm dhe prej andej, dhe pasi lamë

aty ca vetë, u dhamë, pra, rrugë anijeve

me vela nderë dhe i ramë detit gjerë.

Dhe kur anijet dolën në det të hapur

dhe s’shihte syri tokë, por nga të shikoje

kishte veç qiell e ujë, një re e zezë

qëndroi mbi kokën time edhe solli

errësirë edhe stuhi dhe aty në terr

u zhubros deti e në çast krejt u përzie

prej erërave dhe u ngritën dallgë të mëdha;

seç hidheshim shpërndarë mbi atë hon të thellë.

Prej reve të dendura nuk kish më ditë,

prej territ të lagësht nuk shihej më as qielli,

pareshtur vetëtimat shqyenin retë.

E humbëm krejt drejtimin dhe po endeshim

andej – këtej mbi ato valë të errëta.

Vetë Polinuri thoshte se s’po dinte

a ishte ditë a natë dhe aty mes dallgëve

nuk po i kujtohej më drejtimi i duhur.

Pra, plot tri ditë pa diell, tri net pa yje,

pa i dalluar hiç, u sollëm detit.

Në fund, ditën e katërt, për herë të parë,

pamë tokë me sy, sikur prej ujit doli;

ca male u ngritën lart, pamë fjolla tymi

i ulëm velat poshtë, rrëmbyem lopatat,

detarët në çast me sa fuqi patën

u ranë valëve shkumore e çanë përpara.

Pasi iu shpëtuam dallgëve, më së pari

dolëm të gjithë në brigjet e Strofadave.

Strofada i quajtën grekët ata ishuj

që ndodhen në të madhin detin Jon;

aty banon Celena ajo mizore,

bashkë me Harpitë e tjera qysh atëherë

që i mbyll për to pallati i Fineut

edhe nga frika i lanë sofrat mbretërore.

Prej ujërave të stigjit kurrë s’ka dalë

përbindësh më i zi, murtajë më e llahtarshme

se ato Harpi, mallkim i perëndive.

Janë shpendë që kanë fytyrën e një virgjëreshe

një t’shkuar barku jashtzakonisht të poshtër,

duar të kërrusura, fytyrë të zbehtë

nga uria. Dolëm, pra, në atë liman,

kur ja, ç’të shohësh: atje nëpër fusha

shpërndarë andej – këtej ca tufa qesh

të majme dhe tufa dhish nëpër kullota

pa asnjë bari. U sulemi me armë,

thërrasim perënditë edhe vetë Jovin

të mermin pjesë në atë pre, pastaj gjatë bregut

formojmë me plisa dheu disa si shtretër

edhe t’ia shtrojmë: ish një gosti madhështore.

Kur ja aty, papritur e pa kujtuar

t’sulen hyjnitë prej malesh, fluturim

i tmerrshëm, duke rrahur ato flatra

me klithma të potershme e na rrëmbejnë

çfarë kishte sofra ose na i ndyjnë të gjitha

edhe në atë erë të rendë lëshojnë një zë

krejt ugurzi. Për herë të dytë ne futemi

thellë nën një shkëmb të zgavërt edhe aty

shtrojmë sofrat tona e ndezim përsëri

zjarrin e altarëve, mirëpo prapëseprapë

nga një anë tjetër dhe prej skutash të errëta,

vjen turma plot potere dhe me ato këmbë

të kërrusura na sillen rrotull sofrës,

na i prekin dhe na ndyjnë të gjitha gjellët.

Atëherë u jap urdhër shokëve të rrokin armët:

duhej luftuar me atë racë mizore.

Një të marrë urdhër, shpejt ata rrëmbejnë

dhe shpatat dhe mburojat edhe i fshehin

aty nën bar pranë vetes dhe pastaj,

porsa Harpitë lëshohen fluturim

me një potere aty nëpër bregore,

Mizeni nga një shkëmb jep sinjalin

me borinë e vet dhe shokët hidhen në sulm,

zhvillojnë një luftë të një tipi krejt të ri

edhe bëjnë çmos t’i sakatosin fare

shpendët e pistë të detit. Mirëpo prap’

puplat e tyre s’duan t’ia dinë hiç hekurit

edhe në trup nuk marrin asnjë plagë,

dhe vetëtimë marrin hov shumë lart

edhe e lënë gjellën ashtu gjysmë të ngrënë,

lënë edhe ca ndysirë. Vetëm Celena

kjo parafolëse gjithnjë ogurzezë

shkon e zë vend në majën e një shkëmbi

edhe i shpërthejnë nga gjoksi këto fjalë:

«O bijtë e Laomedontit, pasi bëtë

gjithë atë kërdi në që edhe në dema

tani po dashkeni dhe të na luftoni?

Të na luftoni? Ju Harpitë t’i zboni

pa asnjë faj prej pronës atërore?

Dëgjoni, pra, dhe nguleni mirë në mendje

Çfarë po iu them: Ato, që i parafoli

ai Ati ynë i gjithpushtetshëm Febit,

vetë Feb Apoli m’i ka thënë dhe mua

që jam më e tmerrshmja nga Furitë, dhe unë

nga ana ime po ua shpall dhe juve.

Ju Italinë kërkoni dhe me ndihmën

e erërave drejt në Itali do shkoni

dhe do t’ju lenë të hyni në limane,

por para se me ledhe ta rrethoni

qytetin e premtuar, një uri,

një zi e madhe për atë që bëtë,

që të na shfarosnit, do t’ju detyrojë

të kafshoni me ato nofulla gjithë gjellët

të mbetura përgjysmë». Kështu, pra, foli

dhe u ngrit me fletë dhe vajti e u fut në pyll.

U ngriu gjaku shokëve nga llahtari,

u ra morali dhe jo më me armë

por veç me kushte dhe me lutje donin

të pajtoheshin, kushdo që të ishin,

hyjni apo ca shpendë mizorë e të ndyrë.

Dhe ati Ankiz aty në breg me duar

drejt qiellit i thërret hyjnitë e larta

dhe urdhëron të bëhen dhe kurbanet.

«O perëndi – bërtet – mjaft me kërcënime!

Oh, pritnani rreziqet, o hyjni,
dhe zemërmirë siç jeni, oh, shpëtojeni

këtë popull të urtë!». Pastaj prap ai jep urdhër

t’shkoqet litari bregut dhe të zblidhen,

të zgjidhen, pra, tërkuzat e anijes.

Hapen dhe velat nën erërat e jugut:

dhe po kalonim mbi ato valë shkumore,

ku kish drejtimin era e timonieri.

Tashmë në mes të valëve na del para

Zaqinti plot me pyja edhe Duliki

dhe Sami dhe shkëmbinjt’ e lartë të Neritit.

U shmangemi shkëmbinjve të Itakës,

krejt mbretëri e Laertit, dhe e mallkojmë tokën,

ku u lind Uliks shpirtmizori.

Edhe në atë çast na dalin aty para

majat me re të malit të Leukades

dhe tempulli i Apolonit. Shumë të lodhur

dalim n’atë breg që i tremb sa s’ka detarët

dhe hyjmë aty në qytezë, hedhim spirancën

dhe kicat rrijnë me rradhë aty nga bregu.

Kështu së fundi vemë këmbët në një tokë

për të cilën s’kishim shpresë dhe aty pastrohemi

duke i bërë fli Jovit dhe mes lutjesh

djegim therorët prapë nëpër altare

dhe aty në brigjet e Akcit zemë të japim

lojrat trojane. Shokët, fare zhveshur,

lyhen me vaj dhe bëjnë ushtrime mundjeje

sipas zakonit të vendit, plot haré

që shpëtuam mirë nga sa qytete greke

dhe kaluam pa dëm përmes armiqve.

Dielli ndërkaq po e kryente rrotullimin

përqark rrethit të vitit, dimri i ngrirë

po i turbullonte valët me Akuilonat.

Te dyert e tempullit unë marr e var

mburojën bronxi, që dikur e mbante

i madhi Abant dhe si kujtim të ngjarjes

shkruaj kështu: «Eneu këtë mburojë

ua hoqi duarsh grekëve fitimtarë».

Pastaj jep urdhër të braktiset porti

dhe voztarët të ulen nëpër banga.

Shokët, se kush më parë, u bien dallgëve

dhe çajnë përpara edhe menjëherë

na ikin sysh krejt malet e Feakëve,

kalojmë në fund brigjeve të Epirit

dhe hyjmë pastaj në portin e Kaonisë

dhe jemi pranë qytetit të lartë Butrint.

Aty dëgjojmë diçka të pabesueshme;

na thonë se vetë Heleni i Priamit

po mbretëronte ndër qytetet greke,

se kishte shtënë në dorë nusen dhe skeptrin

e Pirro Eakidit, se Andromaka

prap kishte marrë një burrë nga vendi i vet.

Unë mbeta i shtangur edhe mezi ç’po prisja

ta shihja atë burrë edhe prej tij të dëgjoja

të gjitha ato çudira. Le në breg

anijet dhe largohem shpejt nga porti

dhe ec e ec, kur ja: përballë qytetit

në një korie të shenjtë aty buzë lumit

të Simoentit tjetër, Andromaka

po i blatonte hirit të Hektorit

një fli solemne dhe dhunti t’përmortshme.

Thërriste manët pranë një varri të zbrazët

që e kishte veshur me plisa krejt të njomë

dhe derdhte lot përballë të dy altarëve.

Tek më pa se i dilja para krejt i ngjeshur

me armë trojane, mbeti e mahnitur,

i hyri tmerri prej asaj çudie,

ngriu në vend para asaj skene,

u ftoh krejt trupi i saj dhe i ra të fikët

dhe pas një kohe të gjatë mezi më foli:

«Vërtet ti je? Vërtet me diçka të re

më vjen, o djalë hyjneshe? Gjallë ti qenke?

Apo, në të pastë djalë ai shpirt i bardhë

ku është Hektori?» Pas këtyre fjalëve

u mbyt ndër lot edhe aty me të madhe

ia dha të çarit. Unë mezi i përgjigja,

ishte bërë si e çmendur; fare i turbulluar

mezi i nxjerr ca fjalë: «Po po, gjallë jam,

dhe çfarë rreziqesh jam duke kaluar!

Hiç mos dysho, je para së vërtetës

Medet! Ç’të gjeti ty, pasi e humbe

atë farë burri? Apo çfarë fati pate?

Pate një fat ashtu si e meritoje?

Gruaja e Hektorit je, apo e Pirros?»

I uli sytë dhe foli me zë të lehtë.

«Oh lum si Poliksena e Priamit,

e vetmja vashë fatbardhë mes vashash të tjera,

që u dënua të vdiste përmbi varrin

e një armiku te të lartat ledhe

të Trojës, që s duroi të hidhej shorti

as si robinjë të bëhej shoqe shtrati

e një padroni fitimtar. Po unë?

Unë, një t’u djegur Troja, det në det,

si u bëra me fëmijë në robëri,

durova shumë sa herë që më përbuzi

fisi i Akilit, e durova atë djalë

krenar, që pastaj, pasi iu qep

Hermionës së Ledës dhe u martua në Spartë,

më la mua skllaven në duart e Helenit,

dhe ky një skllav i tij. Mirëpo Oresti

i djegur nga dashuria për nusen e vet

që ia rrëmbyen, Oresti, që po e ndiqnin Furitë

për krimin e kryer, e zuri djalin

befas dhe e therri tek altari i prindit.

Me vdekjen e Neoptolemit, pra, një pjesë

e mbretërisë kaloi nën zotërimin e Helenit

që bash prej emrit të Kaon Trojanit

i quajti Kaoni këto krahina

dhe ndërtoi mbi këto lartësira

Pergam të ri, tjetër qytezë iliake.

Po ç’erëra dhe çfarë fatesh të kanë drejtuar

në udhën tënde? Cili qe ai hy

që të solli në këto brigje, kurse ti

asgjë s’po dije? Ç’bën Askani i vogël?

Është ende gjallë? A rron në botë ai djalë

që ty vetë Troja… ai djalë, vallë, a ndien dhimbje

për nënën që e humbi? I ati Eneu

ashtu daja Hektor, vallë, e kanë bërë

një trim si motet edhe burrë të fortë?»

Kështu ajo me lot në sy po fliste

edhe më kot vajtonte dhe dëneste,

kur ja po vjen heroi Helen Priamidi

prej ledhesh me shumë vetë që e shoqëronin,

i njeh bashkëqytetarët dhe kënaqet

dhe na drejton fill tek pallati i vet;

s’bën tjetër veçse: thuaj një fjalë e qaj.

Pra, duke ecur shoh një Trojë të vogël

dhe një Pergam n’gjasim të atij të madhit

dhe një përrua të thatë të quajtur Ksanth

dhe aty në prag puth edhe portën Ské.

Edhe trojanët bashkë me mua kënaqen

me një qytet vëlla, kurse vetë mbreti

po i priste aty nën portikën e gjerë.

Në mes të oborrit ku na ishin shtruar

ca gjellë në enë floriri, po i blatonin

Bakhut ca verë dhe në dorë i mbanin kupat.

Kaloi një ditë, kaloi edhe një tjetër

dhe erërat e mbara na thërrisnin:

po fryente Austri, fryheshin dhe velat.

Atëherë unë i drejtohem fill Helenit

si parafolës edhe i bëj një pyetje:

«O Trijugen, interpretues hyjnish,

ti që e njeh mirë vullnetin e Apolonit,

tripodat dhe dafinat e atij Klarit,

yjet dhe gjuhën e gjithë fluturakëve

dhe atë ugur të fletëve të tyre të shpejta,

oh, fol, të lutem, se një ugur i mirë

më ka folur mjaft gjatë gjithë udhëtimit tim

dhe gjithë hyjnitë me autoritetet e veta

më këshillojnë të drejtohem në Itali

dhe t i kërkoj gjithë ato toka të largëta.

Vetëm Harpja Celenë më parafoli

diçka të re që s’thuhet dot me gojë,

më lajmëroi për një inat të tmerrshëm,

për një uri të llahtarshme, pra tregomë:

cilit rrezik t’i shmangem unë më parë?

Ç’të bëj? Si t’i përballoj këto të zeza?».

Atëherë Heleni, pasi therr më parë

ca dema të njomë ashtu sipas zakonit

kërkon me lutje ndihmën e hyjnive,

ia heq kordelet kokës së shenjtëruar

edhe më merr për dore prifti Feb,

ndërsa po dridhesha nga gjithë ai nder

kundrejt hyjnive; pastaj ai si prift

shqipton këto fjalë:

«O djalë hyjneshe, e shoh fare të sigurt

se do t’përshkohesh nëpër det të hapur

me ugure më të mëdha, pikërisht kështu

i drejton fatet mbreti i perëndive

edhe cakton se çfarë do vijë më vonë,

s’ndryshon ky rend; atëherë pra me qëllim

që të përshkohesh më me siguri

nëpër ca dete, që të të presin mirë,

dhe të mund të dalësh në portin e Auzonisë,

ç’mund të thuhej me shumë fjalë, unë do ta them

përmbledhtas: pra, ta dish ti fare mirë

se Parkat kurrë nuk lejojnë që ai Heleni

t’i dijë të gjitha e vetë Junone Saturnia

ia ndalon të flasë. Më së pari Italinë,

që të duket ty aq afër, dhe limanet,

ku ti, pa ditur asgjë, kërkon të futesh,

i ndan një rrugë e gjatë nga këto vende,

irugë e pa rrugë. Po ti duhet t’i biesh

dhe valës trinakriane dhe të kalosh

me anije nëpër ujërat e Auzonisë,

nëpër liqene t’ferrit të kapërcesh

dhe ishullin e Circes më përpara

se të themelosh ti një qytet të ri

në një tokë të sigurt. T’i jap unë shenjat ty

dhe nguli mirë në tru: Atë ditë që ti

plot ankth mu buzë një lumi të braktisur

do gjesh një dosë jashtëzakonisht të madhe

nën ilnjë t’bregut me tridhjetë derkuca,

një dosë të bardhë, të shtrirë aty përdhe,

të bardhë dhe dhjetë derkuca mu te sisat,

pikërisht aty do të jetë vendi i qytetit,

aty do të marrin fund vuajtjet e tua.

Ti mos u tremb aspak nga ato kafshime

që do të pësosh ndër sofra, sepse fatet

do marrin mbarë, do të jetë edhe ndihma e Apolit.

Por ik nga këto toka, nga kjo anë

e bregut italik, që këtu afër

laget gjtihnjë prej dallgës së detit tonë-

ndër të gjitha ato qytete e kanë banesën

te pabesët grekë; lokrianët nga Naricia

kanë ngritur ledhe atje; Idomeneu

nga Likti ka pushtuar me ushtri

krejt fushat salentine; prap atje

ai Filokteti, mbreti i Melibesë,

forcoi me mur atë Petelinë e vogël.

Kur të kalosh me flotë atje tej detesh

dhe të ndalosh në vend e të ngresh altarët

edhe t’i zgjedhish kushtet në bregore,

mbuloje kokën me një vel të purpurt

se mos ndonjë fytyrë, armik me ty,

të del përpara e të turbullon uguret

mes zjarrit të shenjtë për nder të perëndive.

Këtë zakon fetar duhet ta mbajnë

shokët e tu, duhet ta mbash dhe ti;

dhe brezi i ardhshëm plot përshpirtëri

duhet ta ruajë një kult të tillë solemn.

Mirëpo, kur ty era do të shpjerë

pranë bregut të Sicilisë dhe do të hapet

ngushtica e Pelorit, ti ktheu majtas

dhe në një rreth të gjatë duhet të ecësh

për toke edhe për det gjithnjë nga e majta,

mos merr nga e djathta në tokë dhe në det;

dikur ato krahina, me sa thonë,

rëndë u lëkundën prej një force të madhe

dhe u çanë me një potere vërtet të llahtarshme.

Se ç’fuqi paskan këta shekuj të gjatë

për të sjellë kaq ndryshime! – Të dy viset

deri atëherë një kontintent formonin;

deti me vrull u fut aty në mes

edhe me valën e vet ndau Hesperinë

prej Sicilisë dhe nga të dyja brigjet

me një vërshim të fortë edhe të ngjeshur

lagu qytete e fusha krejt të ndara.

Nga e djathta qëndron Skila kurse majtas

qëndron Karibda, që nuk ngopet kurrë:

tri herë në ditë pingul i gëlltit valët

aq të potershme aty në hon të thellë

edhe sërish tri herë i ngre përpjet

dhe vala arrin të përplaset deri tek yjet.

Skila përkundrazi, mbyllur në një shpellë,

ndër skuta të errëta, e nxjerr përjashta kokën

edhe i shkapet anijet nëpër shkrepa.

Në fytyrë është si njeri me gjoks të bukur

si të një vashe, në pjesën tjetër të trupit përbindësh

– kolos dhe barku i saj si i ujkut

shkon edhe sos si bishti i një delfini.

Më mirë ia vlen t’u biesh gjërësisht kufijve

të Pakinit Trinakrian dhe të rrotullohesh

në udhëtime të gjata se sa të shohësh

qoftë edhe një herë atë Skilën e përbindshme

nën atë shpellë të potershme edhe shkëmbinjtë

që shungullojnë prej qenve në ngjyrë të kaltër.

Përveç kësaj, në qoftë se pra, Heleni

parashikon diçka, në qoftë se i besohet

një parafolësi, në qoftë se Apoloni

e rresh në shpirt me gjëra të vërteta,

unë ty vetëm një gjë, o djalë hyjneshe,

para së gjithash ty vetëm një gjë

të porosit dhe do ta porosis

kushedi sa herë: Më së pari ty të duhet

t’i lutesh fort të madhes hyjneshë Junonës,

Junonës do t ia shfaqësh me gjithë zemër

dëshirat, ty të duhet që ta bindësh

atë zonjë të fuqishme me dhurata e lutje;

kështu, në fund, një të dalë nga Trinakria,

ti ngadhnjyes do arrish drejt në Itali.

Kur të dalësh në ato brigje dhe t’i afrohesh

qytetit të Kumes dhe liqeneve të shenjtë

dhe pyjeve të Avemit plot oshëtimë,

do shohësh parafolësen e shastisur,

që brenda shpellës së vet ta tregon fatin;

përgjigjet profetike ajo i shënon

ndër gjethe, dhe çdo orakull, që ajo vashë

shënon aty, e vë në rradhë siç duhet,

dhe e mban të fshehur aty brenda shpellës;

orakujt aty mbeten pa lëvizur

edhe qëndrojnë ashtu siç janë vendosur.

Por në qoftë se rrotullohet thithi i derës

dhe fryn një erë e lehtë dhe i merr me vete

gjethet e lehta e fare i ngatërron,

në atë rast Sibila nuk kujdeset më

t’i mbledhë rishtas gjethet e shpërndara

aty në shpellë dhe t’i rradhisë në rregull

ose t’i ribashkojë ata orakuj

ikin njerëzia, pra, pa asnjë përgjigje

duke e mallkuar atë vend të Sibilës.

Ti mos shiko sa kohë atje do humbësh

dhe, ndonëse shokët do të bëjnë potere,

edhe nevoja e udhës do të kërkojë

të ndehen velat për në det të hapur

që të kesh se si të lundrosh me erë në pupa,

duhet patjetër ta takosh Sibilën

edhe me lutje t’ia kërkosh orakujt;

dhe ajo vetë të flasë dhe me gjithë zemër

për ty ta hapë atë gojë, ta nxjerrë zërin.

Ajo me ty do flasë, pra, gjerë e gjatë

për popujt e Italisë edhe për luftra

që do shpërthejnë ashtu, në çfarë mënyre

t’i shmangesh dhe të kalosh çfarëdo rreziku,

meqenëse ti e nderon, ajo do bëjë

që në udhën tënde të dalësh faqebardhë.

Kaq mund të të jepja ty si udhëzim.

Hajde pra, nisu dhe me veprën tënde

lartoje deri në qiell lavdinë e Trojës».

Pas gjithë këtyre fjalëve dashamirëse,

Heleni urdhëron të çohen tek anijet

dhurata të rënda ari dhe fildishi

edhe ngarkon në anije një sasi

të madhe argjendi edhe enë Dodone,

dhe një parzmore me zingjirë floriri,

thurur trefish, edhe një përkrenare

vërtet të shkëlqyeshme me një xhufkë madhështore:

armët e Neoptolemit. Pra dhe im atë

u bë pjestar i të tilla dhuratave,

Heleni, veç këtyre, shtoi dhe kuaj

dhe karrocierë, pastaj ai plotësoi

dhe numrin e voztarëve e për më tepër

shokët m’i fumizoi edhe me armë.

Ndërkaq, Ankizi jepte porositë

për ta pajisur flotën shpejt me vela

të përfitonin shpejt nga era e mbarë.

Shpjeguesi i Apolonit plot nderim

kthehet drejt plakut edhe i thotë: «Ankiz,

që në sajë të Venerës u bëre i denjë

për atë bashkim të lartë pikrisht me të,

që aq fort të duan hyjnitë dhe që dy herë

ty të shpëtuan në shembjen e Pergamit;

ja toka e Auazonisë, vrapo me vela.

Por prapë duhet patjetër ta kalosh

dhe atë krahinë për det, sepse është larg

ajo anë e Auzonisë që ta ka caktuar

Apoli vetë. Pra nisu, i thotë, o i bardhë,

në sajë të dashurisë së djalit tënd.

Pse zgjas me fjalë? Përse ju mbaj me llafe

tani që po fryejnë erërat?» Gjithashtu

dhe Andromaka e zymtë, për lamtumirën

e fundit i sjell ca stofra të qëndisura

me fije ari edhe një klamide

Askanit mu ashtu si e meritonte,

i jep dhe shumë pëlhura si dhuratë

dhe i thotë: «Ja, merri o djalë, dhe këto plaçka,

t’ i kesh kujtim si punë e duarve të mia,

dhe të jenë dëshmi e gjallë e dashurisë

që Andromak, nusja e vetë Hektorit,

ushqen për ty; po, merri këto dhurata,

të fundit janë, o e vetmja shëmbëllesë

e Astinaksit tim, veç ti më ke mbetur:

bash këta sy ai kishte, këto duar,

këtë fytyrë; ai tani do të ishte

kështu si ti në lulen e rinisë».

Dhe unë me lotë në sy, duke u nisur

po u thosha: «ju uroj një jetë të lumtur,

se tanimë u pa ky fati juaj,

e kurse ne na presin të tjera fate

njëri pas tjetrit, ndërsa ju tashmë

gëzoni rehatinë; ju asnjë det

s’do të përshkoni më as do t’u bini

fushave të Auzonisë, që shkojnë gjithnjë

duke u zhdukur. Ju këtu ndër sy

keni një imazh të Ksantit dhe të Trojës,

që e bëtë me duart tuaja dhe uroj

ta keni bërë me ugure më të mira

dhe mos u rëntë në dy aq fort më grekëve.

Në qoftë se unë një ditë do të hyj në Tiber

edhe ndër fusha, që buzë Tibrit shtrihen,

në i pafsha, pra, të ngritura ato ledhe

që i janë premtuar fisit tim,

atëherë do bëjë në mënyrë që këto dy qytete

dikur, pra, farefis dhe së bashku në vuajtje,

njëri në Epir dhe tjetri në Hesperi,

dhe që si kryefis kanë vetë Dardanin,

do bëjë, thashë, në mënyrë e shpirtërisht

të formojmë një Trojë të vetme, një qytet:

kjo miqësi qëndroftë, pra, brez pas brezi».

Edhe i biem detit aty pranë Keraunies

nga fare lehtë kalohet në Itali,

se rruga është shumë e shkurtër. Ndërkaq Dielli

po përëndonte;malet po i mbulonte

një hije shumë e dendur. Shtimë, pra, short

për të nxjerrë voztarë të tjerë, pastaj i shtrimë

buzë detit krejt përtoke, që e dëshironim

dhe, të shpërndarë aty në bregun e tharë,

zumë të pushojmë; se ç’ëmbëlsi i dha gjumi

tmpit të lodhur. Nata, e prirë prej orëve,

ende nuk kishte arritur në gjysmë të udhës,

kur ngrihet Pelinuri shumë i zellshëm

nga shtrati i vet edhe i shqyrton gjithë erërat

dhe vë veshin mirë se nga fryen era

dhe i heton gjith yjet që lëvizin

 në qiellin e heshtur, vështron mirë Arkturin,

Hiadat plot me shi dhe dy Trionët

dhe Orionin të armatosur me flori.

Pasi shikon se atje në qiell të kthjellët

ç’do gjë qëndronte në rregull, drejt nga kiçi

jep një sinjal të fortë — të fortë për nisje,

ua hapim velave të gjitha flatrat

dhe nisemi e çajmë gjithnjë përpara.

Aurora, një të vënë n’të ikur yjet,

Po skuqej horizonti, kur ja, ç’të shohësh!

Duken larg kodrat që mezi dallohen,

ashtu dhe Italia buzë detit.

Oh, Italia, thërret Akati i pari;

Oh, Italia brohorasin shokët

plot entuziazëm; baba Ankiz në çast

merr një kupë të madhe, e vesh me një kurorë

dhe e mbush me verë – safi, në këmbë të kiçit

u lutet perëndive: «O ju hyjni,

zotër të detit, të dheut dhe të stuhive,

na e lehtësoni udhën me erë të mbarë!»

Dhe ashtu si i deshëm, pra, u ngritën erërat,

u duk dhe porti afër, në qytezë

na doli edhe tempulli i Minervës.

U mblodhën velat, kiçat u radhitën

nga ana e bregut. Porti andej nga Lindja

me formën e një harku; ca shkëmbinj

mu përballë detit bëhen plot me shkumë

nën përplasjen e valëve, aty nuk duket porti:

dy shkrepa si dy kulla shtrihen anash

si mur dyfish dhe s’lenë të shihet tempulli.

Aty si ugur të parë pashë katër kuaj

të bardhë si bora, që kullotnin bar

 në gjithë atë fushë dhe atëherë gërthiti Ankizi:

«Mirë po na pret, moj tokë, po ndillke zi;

për luftë kuajt armatosen, ndjellin zi;

mirëpo ndonjëherë kuajt i mësojmë

dhe i mbrejmë në koçi, i vemë aty nën zgjedhë

me frerë të përbashkët, pra prapë – thotë Ankizi –

shpresojmë dhe paqe». Atëherë ia drejtojmë lutjet

hyjnisë së shenjtë të Paladë armëushtueses,

që e para aty na priti triumfues;

përpara altarëve vemë mbi kokat tona

velin frigjan dhe, sipas porosive,

që na kish dhënë Heleni

si gjënë më të shenjtë

plot devocion i bëjmë flinë e duhur

Junonë Argivës, dhe nuk humbim kohë;

si i kryejmë ritet fetare, pas zakonit,

në çast i kthejmë anijet drejt nga deti

dhe i lemë gjithë ato vende të dyshimta,

ku bijtë e grekëve kishin ngulur banesën.

Që andej, dallohej gjiri i Tarentit

që, me sa thonë, e themeloi Herkuli.

Aty përballë lartohet edhe tempulli

i vetë Hyjneshë Lacinies, gjithashtu

ato të lartat ledhe të Kaulonit

dhe Skilaceu, që t’i përplas anijet.

Pastaj dallohej larg prej valëve të detit

dhe Etna Trinakriane edhe dëgjojmë

një gjëmë të madhe që jep deti së largu,

përplasjen e çdo dallge pas shkëmbinjve,

krismën e tyre të fortë atje tek bregu;

sa fort lëkundej deti te bregorja,

seç turbullohej rëndë me gjithë atë erë.

«Po, sigurisht, atje do të jetë Karibda –

gërthiti baba Ankiz – ja, pra, shkëmbinjtë,

ja shkrepat e llahtarshëm, për të cilët

na fliste vetë Heleni. Të ikim, shokë,

t’i rrokim, pra, lopatat, të gjithë së bashku!»

Si thanë ashtu u bë, dhe Palinuri

i pari e ktheu aty nga e majta kiçin,

që dha një krismë, pastaj edhe krejt flota

mori nga e majta, se vepruan lopatat

ashtu dhe erërat. Dhe dallga e madhe

në formë harku herë na ngrinte lart

dhe herë sapo tërhiqej, binim poshtë

te Manët atje thellë. Tri herë shkëmbinjtë

lëshuan një klithmë mes shkrepave të zgavërt,

edhe tri herë pamë shkumën që po hidhej

dhe yjet që kullonin. Në përëndim ra era;

krejt të lodhurdhe pa ditur se nga po mbanim,

dolëm te Ciklopët.

Ndodhet atje një port krejt i sigurt

nga erërat dhe i gjerë, por aty pranë

bubullon Etna me ca shembje të tmerrshme

edhe herë – herë vjell me një vrull të potershëm

deri në qiell.,shtëllunga tymi të zi,

të zi – katran, përzier me zjarr të fortë,

dhe ngre përpjet aty ca lëmsha flakësh

që arrijnë deri tek yjet; dhe herë – herë,

në vjellje e sipër, flak me forcë shkëmbinj

dhe blloqe të shkulura nga gjiri i malit

dhe me oshëtimë lëshon aty përjashta

plot gurë të shknrë dhe zien atje në humnerë.

Thonë se pikrisht mbi trupin e Enkeladit,

që është gjysmë i shkrumbuar prej rrufesë,

rëndon krejt pesha e Etnës së potershme

mu sipër tij dhe aty përmes krateresh,

ajo nxjerr flakë dhe gjithsaherë që ai

kthehet nga ana tjetër, i dërrmuar,

mbarë Trinakria dridhet plot oshëtimë

dhe qiellin anembanë e mbulon tymi.

Atë natë, të futur në pyll, seç i duruam

të tilla dukuri kaq të llahtarshme

pa vrejtur se cili ishte shkaku

i gjithë asaj potere; se në fakt

nuk ndrinte asnjë yll, s’kishte dritë në qiell,

në të errtën hapsirë kishte vetëm re,

nata plot terr e kishte fshehur hënën

atje pas reve të zeza. Dhe të nesërmen,

Aurora andej nga lindja po fillonte

të ngrihej dhe po e zhdukte errësirën

plot lagështirë të natës, kur papritmas,

na del aty nga pylli një njeri

krejt i panjohur, me fytyrë të çuditshme,

i thatë: kockë e lëkurë dhe në një gjendje

krejt të mjerushme, edhe duke u lutur

i mbante duart shtrirë këtej nga bregu.

Ia ngulëm sytë: ishte fare i palarë

në mënyrë të leveritshme, mjekra e gjatë,

në shtat kish një mbulojë të mbërthyer me gjëmba,

në pamje dukej grek, atë dikur

e kishin sjellë në Trojë me ushtrin e vendit.

Dhe ai, tek pa nga larg veshje dardane

dhe armë trojane, u tremb prej pamjes sonë

dhe e mbajti hapin pak, pastaj me vrap

u sul drejt bregut, qante dhe na lutej:

«pash ato yje, pash hyjnitë e larta,

pash këtë dritë të qiellit që na ngjall,

më hiqni këtej, o teukër, dhe më çoni

në një vend tjetër, ku të doni ju,

kjo më mjafton; e di, jam një nga ata

të flotës së danajve, nuk e fsheh;

erdha të luftoj kundër Ilionit;

pra në qoftë se krimi im është aq i madh

për dhunën që ju bëra, më hidhni në ujë,

më zhytni mirë në detin e pamasë.

Po të më vinte vdekja nga vetë njerëzit,

atëherë do të ishte kënaqësi për mua».

Ndër këto fjalë na rrokte fort në gjunjët,

dhe s na ndahej duke u përpëlitur.

I thamë të na tregonte se kush ishte,

se i ç’fisi ishte pastaj të na rrëfente

pse ishte katandisur në atë gjendje.

Vetë baba Ankiz, që s’po duronte më,

i jep djaloshit dorën dhe kështu

e inkurajon me këtë peng mirësie.

Atëherë ai, si iu largua frika,

zë dhe na thotë: «Itaka është vendi im,

jam një nga shokët e fatziut Uliks;

më quajnë Akemenid, ai im atë,

që quhej Adamast ish mjaft i varfër,

prandaj ika në Trojë. (Medet! Sikur

të kisha mbetur gjithnjë në atë gjendje.)

Shokët e mi në çastin që po dilnin,

duke u dridhur, nga ajo derë mizore,

më lanë krejt vetëm në atë shpellë të potershme

të Ciklopit, më harruan aty brenda.

Ish një banesë sa një kjamet e madhe,

krejt errësirë, plot mbeturina të pista,

zhyer me gjak. Ai vetë me atë shtat vigan

kupën e qiellit prekte – seç kiamet!

Zoti na ruajtë prej një përbinëdshi të tillë!

S’guxon t’ia hedhësh sytë, as duron fjalë;

ushqehet me përbrendësat e njeriut

me gjakun e fatziut. Vetë e kam parë

me këta sy kur mu në mes të shpellës,

i përkulur dyfish, shkapeti aty pas shkëmbit

dy vetë nga grupi ynë, që i kishte rrokur

me goxha dorë, toka krejt u ndrag

me gjithë atë gjak njeriu. E kam parë

kur po kafshonte gjithë ato gjymtyrë

që gjak të zi kullonin, copa mishi

të freskët dridheshin në dhëmbët e tij;

por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi

gjithë këtë mizori s’e duroi dot:

Itaku në atë gjendje të rrezikshme,

mirë u kuptua se sa i zoti ishte.

Dhe në të vërtetë, në çastin që Ciklopi,

i ngopur mirë me gjellë dhe i zhytur në verë,

një të ulur kryet, u shtri aty në shpellë

sa një kiamet, ndërsa aty në gjumë villte handrak

ashtu dhe copa mishi gjithë gjak e verë,

ne të gjithë, pasi iu lutëm hyjnive t’larta,

pasi shtimë dhe short se ç’punë do bënim,

të gjithë ashtu së bashku mirë e rrethuam

dhe me një hu të mprehtë

nisëm t’ia shponim atë sy të hatashëm,

që e mbante fshehur nën atë ballë të vranët:

atë sy sa vetë mburoja argolike apo sa disku i Febit;

pra, së fundi krejt shend e verë ua morëm hakun shokëve.

Por ikni, o fatzinj, oh, ikni shpejt,

hiqni litarin nga bregu se, ta dini,

sa është me trup i madh vetë Polifemi,

që i ka futur delet aty brenda në shpellë edhe tani po i mjel,

aq janë të mëdhenj njëqind Ciklopë të tjerë vërtet të tmerrshëm,

që të shpëmdarë banojnë pranë këtij bregu

dhe gjithnjë enden nëpër male të lartë.

U bënë tri herë që ndriti hëna e plotë,

që kur po e çoj unë jetën nëpër pyje

në banesa të shkreta e strofka bishash të egra;

nga maja e një shkëmbi nuk shoh tjetër veçse Ciklopë të potershëm:

më fort dridhem nga krisma e këmbëve dhe nga britma e tyre.

Si mos më keq ushqehem me degë pemësh,

me fryte edhe me thanë të forta – gur;

më ushqen edhe bari i shkulur krejt me rrënjë.

Ndërsa po vëreja gjithë sa ju përmenda,

më ra në sy më së pari, flota juaj që vinte nga ky breg,

çfarëdo që të ishte, te ajo u mbështeç, mjaft, pra;

që shpëtova prej asaj race vërtet të mallkuar.

Ma mermi shpirtin me çfarëdo torture!»

S’kishte mbamar fjalën, kur ja, ç’të shohësh?

Bariu Polifem në majën e malit me atë dem —

kolos po ecte mes bagëtive dhe po drejtohej fill e te bregorja:

përbindësh i tmerrshëm, fare i shëmtuar,

goxha kolos që kishte mbetur pa sy;

mbante në dorë një pishë të zhveshur degësh me të drejtohej,

siguronte hapin, delet i shkonin pas, për të ato ishin i vetmi qejf,

i vetmi ngushëllim në rrezikun që e kishte zënë.

Tek kapi bregun, u fut në valët e detit deri thellë,

pastaj ashtu krejt qorr lau edhe syrin, që po kullonte gjak,

dhe kërcëllinte duke gjëmuar rëndë dhe i binte

detit mu aty përmes dhe uji ende s’i aninte

as deri tek ijet që i kishte ngritur.

Ne duke u dridhur po shpejtonim të iknim larg prej andej,

si e kishim marrë me vete njeriun që na u lut,

se në të vërtetë e meritonte;

shpejt e shpejt në heshtje këputëm dhe litarin;

u përkulëm edhe, se kush më parë,

me ato lopata po i binim detit.

U kujtua Ciklopi edhe e ktheu hapin drejt asaj rrëmuje.

Mirëpo, derisa nuk pati mundësi të na kapte as qe i zoti të na ndiqte.

me shpejtësinë e rrymës së detit Jon,

nxori një klithmë deri në kupë të qiellit,

sa i mbarë deti me të gjitha valët e dridh shumë rëndë

dhe toka e Italisë u llahtaris deri thellë në gjirin e vet,

ushtoi edhe Etna nëpër të thellat shpella.

Nga gjtihë ajo britmë, Ciklopët gjithë sa ishin dolën

nga pyjet dhe nga të lartat maja u dyndën drejt te porti: e mbushën bregun.

I pamë, pra, bijtë e Etnës që po ninin duke na vërejtur kot me sy të shtrembër;

kokat e tyre arrinin deri në qiell, një turmë vërtet e tmerrshme:

si atëherë kur lisat madhështore ose qiparisat plot gogla rrinë në këmbë me majën lart:

një pyll i Jovit, një korie e Dianës.

Një tmerr i madh atëherë na detyron të ikim sa më shpejt,

t’i ngrejmë litarët në çdo anë, t’i hapim velat me erë në pupa.

Nga ana tjetër porositë e dhëna prej vetë Helenit

na kujtohen mirë «anijet në udhëtim të mos i afrohen

as Skilës as Karibdës, se për pak je mu te gryka e varrit»

edhe atëherë marrim vendim të largohemi nga bregu.

Kur ja: bash prej ngushticës së Pelorit vjen Borea

dhe e kalojmë më së pari grykën e Pantagisë,

vërtet një shkëmb i gjallë, dhe gjirin e Megarës

edhe Tapsin, që është sa niveli i detit.

Duke ecur në drejtim të kundërt, ai Akemenidi,

shoku i fatziut Uliks, po na i tregonte brigjet ku kish kaluar kohë më parë.

Përballë gjirit sikan ndodhet një ishull kundrejt Plemurit,

ku përplasen dallgët, banorët e parë e quajtën Ortigi.

Thonë se Alfeu, ai lumi i Elidës mu këtë rrugë

kishte rrahur tinëz në det, edhe tani, përmes grykës tënde,

0  Aretuze, ai shkon e derdhet drejt në detin sicilian. Ne, sipas urdhrit,

1  adhuruam hyjnitë e larta të vendit, dhe prej andej i shkuam

krejt përbri tokës pjellore, që Helori e majm me ujërat amull.

Prej andej pastaj, kaluam përbri shkrepave të lartë

edhe shkëmbinjve të dalë të Pakinit; nga larg na doli para Kamerina,

që fati e caktoi kurrë të mos lëvizte nga vendi gjithashtu ne pamë së largu fushat e Geliës dhe kolosin Gelë që e mori emrin drejt nga lumi i vet.

Që andej ne pamë dhe të lartin Agragant me ato ledhe çuditërisht të mëdha, që dikur nxori goxha kuaj fisnikë.

Një të fryrë era e mbarë, unë u largova edhe prej teje, o moj Selinuntë, e pasur plot me palma; unë kalova edhe nga zona e cekët e Lilibeut plot me rreziqe nga shkrepat e nënujshëm. Dhe pastaj dola në portin e Drepanit dhe në ato brigje vërtet ogurzeza.

Se mu atje, pas sa e sa stuhive

që më zunë në det, më vdiq, medet, im atë

Ankizi, që e kisha ngushëllim

në të gjitha vuajtjet dhe fatkeqësitë;

atje ti, pra, më le, o atë i dashur;

oh sa të lodhur më le, se kot shpëtove

nga gjithë ato rreziqe aq të mëdha.

Heleni parafolës, kur më foli për gjithë ato të zeza, s’ma përmendi gjithë këtë zi dhe as Celena jo, ajo mizore. Kjo qe pra, vuajtja e fundit, dhe ky qe caku i keq udhëtimeve të gjata.

Si u nisa andej një perëndi më solli drejt këtu në brigjet tuaja».

Kështu Eneu, në mes të gjithë asaj heshtjeje, tregonte historinë e fatit të vet dhe arratitë e veta dhe së fundi, pushoi edhe i dha fund gjithë historisë.

Kënga VI (Vargjet 1317-1464)

Kthe sytë tani këtej nga ana tjetër, shih këta njerëz dhe Romakët e tu.

Ja, pra, Cezari edhe i gjithë brezi i Julit,

që do të vijë nën të madhen kupe të qiellit; ja ja, ai burri, ai është Cezar Augusti, djali i Hyjnorit, që ta kanë premtuar, siç ke dëgjuar vetë, ai, pra sërish ka për të sjellë kohën e artë në Lacium, ndër fusha ku dikur sundoi Satumi; ai do ta shtrijë sundimin shumë më larg, tej Garamantëve dhe tej Indianëve (jashtë yllësive shtrihet ajo tokë, jashtë rrugëve të vitit dhe të diellit, ku Atlasi, ai qiellmbartësi, rrotullon aty mbi shpatullën e vet boshtin e qiellit, stolisur plot me yje të shkëlqyer).

Në pritje të ardhjes së tij, pra, që tani dridhen mbretëritë e Kaspit, kur dëgjojnë përgjigjet e hyjnive; sa fort dridhet dheu meotik, tmerrësisht të turbullohet krejt gryka e Nilit, gryka me shtatë degë.

Jo, as Alkidi s bëri gjithë atë rrugë, megjithëse tejpërtej e çpoi drenushën, me këmbë prej bronxi, edhe i siguroi pyjet Erimantit dhe me hark i kalli tmerrin Lemës; gjithë atë rrugë s e bën as Bakhu, i cili ngadhënjyes, drejton koçinë e vet me frerë raskalli, kur i nget tigrat poshtë nga qafa e Nizës.

Dhe ne do të ngurojmë? Nuk do ta rrisim

lavdinë me veprat tona? A mos frika

do të na pengojë të rrimë në dheun e Auzonies?

Vallë, kush do të jetë ai tjetri pak më larg

me një kurorë ulliri, që ka në dorë

objekte të shenjta? I njoh shumë mire unë flokët

dhe mjekrën plot me thinja të atij mbreti,

68

që prej një dheu të varfër do të dalë në një mbretëri të madhe e do t’i japë ligjet qytetit për të parën herë.

Tuli do të vijë pas tij, ky do ndërpresë paqen e atdheut të vet dhe do të thërrasë nën armë burra të qetë ashtu edhe aradhë që s’janë mësuar kurrë më me triumfe.

Pas tij vjen Anku, pak më i kapardisur,

i cili që tani është i kënaqur

dhe tepër për përkrahjen popullore.

A dëshiron t’i shohësh edhe mbretërit Tarkuinë dhe gjithashtu shpirtin krenar të Brutit hakmarrës, ashtu edhe fashet që u fituan sërish? Ky, pra; do të jetë i pari që do t’marrë barrën e konsullit dhe gjithashtu sëpatat e llahtarshme e, ndonëse prind, në vdekje do t’i shpjerë i ziu’ ai, për të bukurën liri, fëmijët e vet, frymëzuesit e kryengritjes. Sido që ta gjykojnë brezat e ardhshëm këtë veprim, gjithmonë do triumfojë vetë dashuria e atdheut edhe lakmia e pakufi e lavdisë. Shih atje larg Decët dhe Druzët, ashtu edhe Torkuatin, sëpatën kërcënuese, dhe Kamilin rishtas me flamuj në dorë. Dhe ata shpirtra, qe sheh se ndrisin të gjithë njëlloj me armë dhe në harmoni tani në mes të errësirës, seç luftra e seç beteja do të ringjallin e kushedi se dhe ç’kërdi do bëjnë, në rast se do dalin në dritë atje mbi dhë, kur vjehrri të zbresë nga qafat alpine ashtu edhe nga gadishulli i Monekut

dhe dhëndri të vijë me një ushtri të mbledhur ne Lxndje, atje përballë. O bijt e mi, jo, mos e ktheni forcën tuaj të madhe kundër atdheut! Dhe ti, o gjaku im, që zbret nga Olimpi, bindu ti më i pari; oh shporru armësh, hiqi duarsh armët!

Ai tjetri atje, pasi ta-shembë Korintin, si të fitojë nam ma dërrmën e akejve ngadhënjyes dhe triumfues në koçinë e vet d° ngjitet atje lart në Kapitol.

Kurse ai tjetri do ta shkatërrojë Argun, Mikenën Agamemnoniane dhe vetë Eakidin, racën e Akilit të fortë për armë, duke ua marrë hakun të parëve të Trojës gjithashtu dhe tempullit të dhunuar të Minervës.

Po kush do të mbetej pa të përmendur ty,

o ti Katon i lartë dhe ty, o Kosus?

at0 fami]Je të Grakut? Po Skipionët, dy rrufe lufte, një kërdi e Libisë?

P° ty’ o Fabric, i pasur në varfërinë tënde, dhe ty, o Serran, që hedh farën në brazdë?

Ku po më tërhiqni, o Fabë, tani që u lodha?

Ti je, po, ai Maksim që, duke shtyrë nga dita në ditë, ke për të qenë i vetmi që do e shpëtosh patjetër shtetin tonë.

ketë të tjerë që do e punojnë më hollë bronxin, që thua se është vërtet i gjallë (këtë e pranoj), do nxjerrin prej mermerit fytyra të gjalla, mbrojtjet atje në gjyq d°1 bëj më mirë, të tjerë do të shënojnë rrugën e yjeve me anën e kompasit dhe do të parashikojnë ngritjen e tyre:

70

ti, o Romak, duhet të sundosh mbi popuj, këtë mbaje mend (do të jetë kjo shkenca jote), kushtet e paqes ti do t’ua diktosh, t’i falësh të mundurit dhe në anën tjetër do t’i nënshtrosh ata që ngrenë krye».

Çuditen ata të dy nga këto fjalë të atit Ankiz, i cili prapë vazhdon:

«Shihe Marcelin si marshon përpara

krejt i dalluar me atë pre të majme

dhe, ngadhënjyes, me shtat del mbi gjithë burrat.

Ky do ta mbajë në këmbë shtetin romak

të kërcënuar prej një lufte të madhe

dhe, si kalorës, do t’i shpartallojë

kartagjinezët, Galët kryengritës;

plaçkat e treta, që do të jenë të majme

plot aromë, di t’ia kushtojë atit Kuirin».

Aty Eneu (pasi po shihte mirë se atë burrë e shoqëronte një djalosh jashtëzakonisht i hijshëm dhe i stolisur me një armaturë të shkëlqyer, por në fytyrë jo aq i qeshur dhe me sy përdhë):

«0 atë, kush është ai djalë që e shoqëron burrin Marcel? Do t’jetë i biri apo ndonjë nga i larti fis i brezit të tij?

Seç turmë të madhe paska rreth e rrotull!

Mirëpo një hije e zezë, e zezë skëterrë po ia mbuloka kokën». Edhe atëherë baba Ankiz me lot ndër sy ia priti:

«Mos pyet, o bir, sepse një zi e madhe do bjerë mbi brezin tend. Pra, këtë djalë fati ka për ta sjellë atje mbi tokë, por për pak kohë, sepse s’do ta lejojë të qëndrojë më gjatë, se juve, o perëndi, sikur ju duk se kombi i Romakëve do të kishte qenë, pra, tepër i fuqishëm, po ta kishte pasur këtë dhuratë të madhe!

Sa gjëmë të madhe do t’japë i gjithë ai kamp Përbri qytetit të madhërishëm të Marsit, seç salikim, o Tiberin, do të shohësh, kur të kalosh para një varri të ri!

Jo, asnjë djalë prej fisit të trojanëve nuk do të jape kurrë shpresa kaq të mëdha pranë të parëve latinë se sa ky djalë, as toka e Rëmulit kurrë s’do të mburret aq fort për tjetër djalë.

Kënga X (Vargjet 429 – 635)

Më së pari Eneu u urdhëron gjithë shokëve të mblidhen rreth flamujve, ta ngrejnë moralin, edhe të jenë të gatshëm për të luftuar.

Ai tanimë, në këmbë aty te kiçi; i sheh mirë tëukrët gjithashtu dhe kampin, pastaj me të majtën ngre përpjetë mburojën që vezullonte, atëherë gjithë dardanidët nga muret brohorasin në kupë të qiellit, u rritet shpresa, dhe merr hov zemërimi, armët e tyre derdhën mu si breshëri, siç ndodh nën retë e zeza kur korrilat strimonie japin shenjën e largimit; me klithma përshkojnë ajrin dhe ikin prej Notit me britma të hareshme.

Mbreti i rutulëve e krerët auzonianë çuditen shumë për gjithë atë entuziazëm,

derisa, duke vështruar aty nga pas, shohin se anijet kthehen mu drejt bregut dhe se një flotë e tërë po i binte detit. Tarogza Eneut i ndriste përmj^i kokë edhe nga maja xhufka flakë i nxirrte, mburoja e artë lëshonte rreze të forta pikërisht si një kometë shumë ugurzezë atëherë kur skuqet në një natë të kthiellët dhe merr ngjyrë gjaku apo si Siri i zjarrtë, që, duke i sjellë njerëzimit të shkretë, etje e sëmundje, shfaqet atje lart edhe me të zezën dritë trishton mbarë qiellin. Por Tumi guximtar s’e humb dot shpresën që ta pushtonte bregun dhe ta zbonte armikun nga ajo tokë; dhe të gjithë shokëve ua ngre moralin edhe u flet me të madhe:

«0 burra, erdhi çasti i dëshimar

të bëni kërdinë me atë të djathtën tuaj;

në dorë e kemi Marsin, dhe tani

secili të kujtojë nusen e vet,

vatrën e vet, secili të sjellë ndër mend

të lartat heroizma dhe lavdinë

e të parëve tanë, t’u dalim para vetë

atje në breg, derisa, duke zbarkuar

të jenë në rrëmujë, kështu edhe këmbë e tyre

të jetë e pasigurt në tokën që shkelin.

Po qe i guximshëm, të ka ndihmuar fati». Ndër këto fjalë mendonte kë do shpinte kundër armikut edhe kë do linte te muret në rrethim. Ndërkaq Eneu ul urat shpejt nga lartësia e kiçit dhe zbarkon shokët; disa presin çastin të tërhiqet dallga dhe me një kërcim

të hidhen mbi rërë; ca shkasin mbi lopatat. Tarkoni aty në breg heton të gjejë një vend ku nuk ziejnë valët, plot potere një vend ku deti s’gjen asnjë pengesë dhe e shtrin valën e fryrë aq lehtë te bregu, në Çast kthen bashin dhe shokëve u thotë: «Përkuluni tani mbi ato lopata se të forta i kani, o ju ajka e trupës; t’u jepni mirë anijeve, t’i ngrini, ta çani me ato shpore këtë tokë armike dhe ta hapë shtreza një zgavër.

Pa le të bëhet copë anija ime, mjafton që tokën unë ta shtie në dorë një herë e mirë». S’e zgjati më Tarkoni edhe t’u ngritën shokët mbi lopata dhe anijeve shkumuese u dhanë përpara mu drejt bregut latin edhe shporet në fund ngulin në të thatë edhe të gjitha anijet zënë vend pa u dëmtuar, kurse e jotja nuk zuri vend, Tarkon, sepse u flak mbi një shtresë rëre edhe mbeti pezull sipër një shkëmbi, i cili s’ishte i sheshtë; luhatej vazhdimisht aty anija dhe kot po rrihnin nëpër valë lopatat derisa u bë copë-copë dhe i hodhi njerëzit në mes të valëve, ata u penguan shumë keq nga copat e lopatave edhe nga bangat, që rrinin përmbi ujë po njëkohësisht dhe dallga po i tërhiqte andej nga bregu.

Por edhe Tumin nuk e zinte vendi;

i   ndezur zjarr rrëmben tmpën e vet kundër trojanëve edhe e vendos te bregu ballë tyre dhe boritë japin sinjalin.

Eneu i pari u hodh në trupat latine të fshatit dhe i dërmoi: qe ugur i mirë, si vrau edhe Teronin, trim mbi trima, që i ishte sulur Eneut nga ana e vet;

Eneu në ije të zbuluar ia nguli shpatën mu aty ku lidhet mire panciri prej bronxi edhe përmes tunikes në ar qëndisur.

Pastaj plagosi Likën, që me prerje e kishin nxjerrë nga barku i nënës së vdekur, dhe që pastaj ty ta kushtuan, o Feb. sepse në foshnjëri ai pati fatin të shpëtonte mirë mu prej rrezikut të thikës.

Dhe pak më larg Eneu shtriu përdhë

Cisenë e fortë edhe kolosin Gija

që me mëzdrak dërrmonte trupa të tëra;

asgjë s’u vlejtën armët e Herkulit

as forca e krahëve të tyre, as Melampi,

babai i tyre, shok besnik i Alkidit

gjatë kohës që i dha dheu mundime të rënda.

Dhe ndërsa Fari nxjerr ca fjalë të kota,

ja se Eneu ta vringëllon shigjetën

dhe t’ia ngul Farit thellë në gojën e hapur.

Dhe ti, o Kidon i mjerë, që shkon pas Klicit, pas djalit me pak qime bionde në mollëza, një mik i ri, do të ishte shtrirë përdhë prej dorës së Dardanit pa çarë kokën për dashurinë që të rinjtë kishin për ty,

o mor i shkretë, sikur një trupë e ngjeshur vëllezërish, të gjithë fëmijë të Farkut, të mos i kishin dalë përpara Eneut.

Ata janë shtatë edhe e gjuajnë me shtatë shigjeta. Një pjesë kërcejnë pa efekt përmbi tarogzën dhe mbi mburojën e Eneut edhe një pjesë

perreshqit trupit mu në çast dredhoinë- e bëri vetë e bardha Venus Ateherë Eneu i thotë Akat besnikut «Neme nga ato shigjetat, që i kam lyer me gjakun grek ndër fushat e Ilionif kjo dorë asnjë prej tyre s’do ta hedhë me kot kundrejt rutulëve» dhe në çast

flhfSh-‘edhejePforcc dhe heshta fluturim vete e përshkon

mburojën e Meonit mu te bronxi dhe ia copton pancirin me gjithë gjoks.

e çast 1 shkon në ndihmë vetë Alkanori vellai 1 tij, ta mbante se po binte- një heshtë e dytë e flakur në atë drejtim vete e përshkon bash krahun e Alkanorit he lken flutunm krejt e përgjakur; dhe dora e djathtë e vdekur mbetet varur nga supi nëpër pejza. Numitori, tjetër vëlla, ia heq Meonit heshtën e gjuan Eneun me të, mirë po ç’e do se s ishte thënë t’i ngulej, pra, Eneut, por shkoi dhe e kapi pak të madhin Akat te kofsha. Atëherë aty t’ia behë ai Klauzi, ardhur nga Kun, kishte shumë besim ne nnmë e vet dhe me një heshtë të forte gjuan nga larg Driopin; heshta ngulet

edhe ia pret Dnopit fjalën në gojë

dhe e lë pa frymë dhe ai aty përplaset

pr^n. ‘e, perdhKë dhe vJ’e11 Plot gulfa gjaku. rape Klauzi, bjer këtej e bjer andej,

11 shtrm përdhë tre trakas të fisit të lashtë

Borese dhe tre të Uerë, djemtë e Idatif

atdheu i tyre Ismara i kish shoqëruar.

Aty vjen vrap Kalezi bashkë me trupën aurunke, vjen dhe djali i vetë Neptunit,

Mesapi, në krye të kalorësve të shkëlqyer;

edhe sulmon herë njëra palë, herë tjetra

dhe prapsin njëra-tjetrën, lufta bëhet

në pragun e Auzonisë pikërisht si erërat

e kundërta kur ndeshen dhe luftojnë

në hapësirën e qiellit me fuqi

dhe vrull të barabartë, as ato vetë

as retë as deti kurrë nuk i lëshojnë

vend njëri-tjetrit dhe nuk dihet fare

si do të përfundojë ajo përleshje;

gjithë elementët fare nuk përkulen

ballë njëri-tjetrit, pikërisht kështu

trupat trojanë dha trupat latinë

përleshen këmbë për këmbë dhe gjoks për gjoks.

Nga ana tjetër bash ku një përrua

kishte rrokullisur ca shkrepa dhe lëndë druri

të shkulur mu te bregu, ata arkadët,

të pa stërvitur nga natyra e ashpër

e vetë terrenit, t’i braktisnin kuajt

për të luftuar në këmbë për herë të parë;

t i mbathin mu aty përballë latinëve

të gatshëm për t i ndjekur; i pa Palanti

edhe, pasi në atë gjendje shumë kritike,

vetëm një shteg i mbeti, herë me lutje

e herë me britma atyre ua ngre moralin

edhe u gërthet: Ku veni, more shokë?

Pash jetën tuaj, pash heroizmat tuaja, pash emrin e Evandrit, prijësit tuaj,

Pash gjithë ato fitore, që ai ka korrur,

Pash shpresën time, e cila sot po ngrihet

plot me zili kundrejt lavdisë atërore, mos u besoni këmbëve, me hekur duhet të hapet shtegu mes armiqve; aty ku trupa armike është e dendur sa s’vete më, pikërisht aty ju lyp ju dhe prijësin Palant atdheu fisnik.

Asnjë hyjni s’na ndjek, ne njerëz jemi por njerëz janë dhe armiqtë, që na sulmojnë, shpirt kanë dhe ata po ashtu dhe ne.

Ja pra, nga njëra anë na ka zënë rrugën deti i pamasë, as tokë s’kemi t’ia mbathim. Të hidhemi në det apo në Trojën e re?»

S’e zgjati dhe u flak në mes të armikut.

Më i pari aty përballë i doli Lagu për fatin e vet të zi. Ndërsa ky po ngrinte lart një gur, sa një kiamet,

Palanti e gjuan atë me një shigjetë në vendin ku kurrizi ndan dy brinjët edhe pastaj shkul hekurin e ngulur deri ke kockë. Hisboni s’e zë dot në befasi Palantin të përkulur, ndonëse shpresonte shumë, se kur Hisboni po sulej me turi edhe i trullosur nga vrasja aq mizore e shokut të vet,

Palanti i dredhoi mirë dhe i nguli shpatën në mushkëritë e fryra prej zemërimit.

Kënga XII (Vargjet 278-481)

Nga ana tjetër po dilte prej shatorreve ati dhe trungu i vetë fisit romak:

Eneu, që po shkëlqente mu si yll 78

me atë mburojë dhe me ato armë qiellore edhe pranë tij Askani, një shpresë tjetër e Romës madhështore. Kryeprifti, veshur me petk të bardhë, kish një derrkuc, pjellë e një dose të kreshtë, edhe një dele dy vjeçe të paqethur, dhe të dyja flitë i shpie tek altarët ku ishte ndezur zjarri.

Të dy mbretërit me sy të drejtuar në lindje, nga dilte dielli, marrin dhe shpëmdajnë me dorën e vet ca miell dhe ca kripë, këpusin qimen bash te balli i flive dhe zbrazin kupat për të njomur altarët. Atëherë i urti Ene, me shpatë të zhveshur, bën këtë lutje: «0 Diell dhe ti, moj tokë Lacium, për të cilën kam dumar të zeza shumë të mëdha, dhe ti, o atë

i    gjithpushtetshëm, edhe ti, Junonë, bija e Satumit, o moj ti hyjneshë, që po të lus të më ndihmosh më shumë, dhe ti, o i famshmi Mars, o ati ynë, që i ke aty në dorë të gjitha luftrat, dhe ju, lumenj e kroje e ju o hyjni, që jeni atje lart në viset qiellore dhe ju që jeni atje në detin e kaltër, ju ftoj si dëshmitarë: në qoftë se ndodh që e korr fitoren Tumi auzoniani, për të mundurit atëherë nuk mbetet tjetër veçse të tërhiqen te qyteti i Evandrit, edhe që andej e tutje eneadët kurrë më s’do rrokin armë për luftë të re dhe s’do ta turbullojnë këtë mbretëri me anën e hekurit. Nga ana tjetër, në qoftë se neve na shkon lufta mbarë

dhe na buzëqesh Fitorja – siç shpresoj, dhe Perënditë e dhënshin – atëherë unë nuk do lejoj që popujt italikë t’u shtrohen teukrëve por edhe as unë s’kërkoj mbretëri për vete, veç të dy kombet fare të mposhtur të lidhen së bashku me ligje të barabarta, me aleancë që e përjetshme të jetë. Do shtie në Lacium hyjnitë dhe kultin tonë edhe Latini im vjehërr të marrë pushtetin ushtarak dhe atë civil. Trojanët do më ndërtojnë ca ledhe dhe Lavina do t’i japë emrin qytetit të ri»; kështu, pra, foli Eneu i pari dhe pastaj Latini me sy nga qielli dhe me dorën të shtrirë drejt yjeve u shpreh me këto fjalë:

«Dhe unë, o Ene, betohem për këtë tokë,

Për det e yje, për ata dy bij të Latonës dhe për Janin

me dy ballë dhe për pushtetin e hyjnive të ferrit

dhe për selinë e shenjtë të Ditit të rreptë:

ai Atë, që mfe rrufe i sanksionon marrëveshjet,

më dëgjoftë ç’po them tani: betohem për altarët, që po prek,

Për këto zjarre të shenjta e për hyjnitë,

nuk do ta thyejnë këtë besë e aleancë;’

s ka forcë që të më bëjë të heq unë dorë

kundër vullnetit tim, sikur dhe toka

nga një përmbytje e tmerrshme të zhdukej nën ujëra,

sikur dhe Olimpi të binte poshtë në Tartar;

me sa mund të thuhet se edhe ky skeptër –

se në të vërtetë ai kishte skeptrin në dorë –

d° të nxjerrë filiza e fletëza hijezuese,

80

pasi u këput një herë përposhtë një trungu

atje në pyll dhe u nda prej nënës së vet

dhe hekuri ia humbi flokë e krahë:

dikur që dru i njomë dhe dora e artistit

pastaj e zbukuroi me një rreth bronxi

dhe e dha t’u sillej etërve latinë».

Pra me betime të tilla ndërmjet tyre

Po e përforconin lidhjen mu ndër sy të krerëve të tjerë,

pastaj, sipas zakonit, therin kurbanet,

që do të digjen në zjarr dhe thuajse ende për së gjalli

u nxjerrin jashtë gjithë rropullitë dhe i mbulojnë

altarët me pjata të mëdha të mbushura plot.

Ndërkaq rutulët panë se ajo përleshje

nuk kishte barazim dhe zemra e tyre

po shqetësohej mes ndjesish të ndryshme

dhe aq më tepër kur vështrojnë më afër

dhe shohin se fuqitës’janë të barabarta.

Më fort u shtohet frika kur shikojnë vetë Tumin

që me hap të heshtur ecte edhe me sy përdhë ai po përulej

aty përpara altarëve duke u lutur;

mollëzat të thara i kishte ai farë djali, fytyrën të zhehtë.

Porsa Jutuma, e motra, pa mirë se përshpëritja gjtihnjë shtohej

dhe se ajo turmë ngurronte dhe lëkundej,

hidhet mu në mes të aradhëve me pamjen e vetë Kamertit,

luftëtarit të dalë bash prej një fisi të lashtë, bash prej një babe,

që kishte lënë shumë nam për trimëri po dhe ai vetë

një trim mbi trima ishte; ajo e kupton shumë mire

gjendjen e atyshme edhe aty përhap, pra, fjalë pas fjalësh

edhe gërthet: «Rutulë, si s’ju vjen turp

të rrezikojë jetën vetëm një njeri për të gjithë ju?

Mos, vallë, ne jemi pak? Thua s’qenkemi aq trima sa armiku?

Ja, pra, ku i kemi të gjithë: trojanë e arkadë

edhe kobzezat radhë të këtyre etruskëve armike të Turnit;

po të fillojmë me sulmim, secilit prej nesh

mezi që do i takonte, të përleshej me një armik.

Nuk ka dyshim se deri te perënditë do shkojë

lavdia e këtij farë heroi, që para altarëve po e bën fli jetën

dhe ai nami i tij gojë më gojë do të kalojë për jetë të jetës,

dhe ne, pasi të mbetemi pa atdhe, do të detyrohemi

ta ulim kokën para zotërinjve kaq mendjemëdhenj,

kurse tani qëndrojmë si spektatorë ndër fushat tona».

Prej këtyre ijalëve ndizen fort zemrat e të rinjve,

një mërmërimë gjarpëron nëpër aradhë,

në çast ndërrojnë laurentë dhe latinë

që deri atëherë po prisnin të pushonin,

të mbaronte lufta e të shpëtonte vendi,

tani duan armë dhe duan që marrëveshja të mos përfundojë

dhe e qajnë aty me lot fatin e zi të Turnit.

Veç kësaj Juturna shton dhe argumente të tjerë dhe më të forte;

ajo, pra bën të duket në qiell një mrekulli:

mendja e italikëve kurrë ndonjëherë nuk u turbullua

kaq prej fenomenit të tillë, që ata i gënjeu.

Dhe në të vërtetë shpendi kuqalosh i Jovit,

duke fluturuar në ajrin e përflakur,

po i shpartallonte shpendët e bregores,

s’i ndahej asaj turme fluturake që po këlthiste.

Kur ja se papritmas aty ai shpend i prapë bie plumb

mbi ujëra edhe me thonj të kërrusur

të rrëmben me mjellmë të mrekullueshme.

Italikët atje i ngulin sytë dhe të gjithë shpendët – të shikosh çudi me sy –

në gjithë atë ikje ndërrojnë drejtim duke gërthitur fort,

edhe me flatra e nxijnë atë anë të qiellit, edhe si një re e dendur nëpër ajër

i  vihen në shpinë armikut derisa shpendi

i   mundur nga ajo turmë,

i humb fuqitë edhe nga pesha e rëndë

në fund e lëshon nga kthetrat përmbi lumë

gjithë atë prë edhe vetë ikën, zhduket nëpër re.

Atëherë rutulët plot me brohoritje

e përshëndesin atë gur të mirë

dhe përgaditen për të rrëmbyer armët.

Tolumni, parafolësi, foli i pari:

«Kjo ish dëshira ime, po, kjo ishte,

këtë kushedi sa herë unë kam kërkuar,

e pres me zemër; këtu shoh hyjnitë.

Ejani pas meje, rrokni armët

ore dorëzinj, një i huaj, njeri i prapë

po ju tmerron me luftë mu sikur të ishit

ca shpendë edhe të gjithë bregoren

me forcë po jua plaçkit; ai pa tjetër

ka për t’ia mbathur shpejt edhe kështu

sërish do t’i nderë velat nëpër det:

shtrëngoni rradhët të gjithë një mendje e zemre

edhe ta mbroni mirë me armë në dorë

mbretin që dëshirojnë t’jua rrëmbejnë».

Ndër këto fjalë vërsulet më përpara

dhe i jep shigjetës fort kundër armikut,

shigjeta fishkëlluese, e sigurt,

çan ajrin dhe në cast shpërthen një klithmë,

klithmë e potershme e atëherë të gjitha aradhët

të shkunden mirë dhe në gjithë atë rrëmujë

seç ndizen zemrat, dhe në cast shigjeta

shkon vrik aty, ku ishin grumbulluar

plot nëntë vëllezër; s’kish djem më të pashëm:

gjithë djemtë e atij Gilipit arkadianit,

që i kishte pasur nga gruaja e vet besnike,

një tirreniane; aty njeri prej tyre

goditet rëndë te beli mu te vendi

ku togza lidh ato dy skajet rrypi;

shigjeta tej për tej kalon mes brinjëve

të atij farë djali, që dallohej shumë

Për hijeshi, për armët e shkëlqyeshme

edhe në çast përdhë përplaset djali.

Vëllezërit e tij, falangë trimëreshë,

të ndizen flake nga dhimbja

dhe një pjesë shtrëngojnë shpatat ndër duar,

pjesa tjetër rrëmbejnë shigjetën, sillen si të tërbuar.

U dalin në ballë aradhët laurenciane;

nga tjetra arië vërshojnë po përsëri trojanët turma-turma

dhe agjilinët dhe arkadët me mburoja lara-lara.

Të gjithë kanë një dëshirë: duan të luftojnë.

I   shpartallojnë altarët, nga çdo anë

të ngrihet një stuhi e zjarrtë shigjetash

dhe shtizat bien aty tamam si breshëri,

flaken mangalla e kupa të mëdha.

Latini vetë ia mbath dhe merr me vete hyjnitë

që u dhunuan, se u pre marrëveshja.

Disa mbrehin kuajt, disa kërcejnë mbi kuaj

dhe zhveshin shpatat të gatshëm për të luftuar.

84

Fjalori i emrave

Abanti – luftëtar, njëri prej shokëve të Eneut;

Agamemnoni – biri i Atridit, bashkëshorti i Klite- mnestrës, mbreti i Argut dhe i Mikenës, komandanti sup- rem i ushtrive greke në Luftën e Trojës.

Akci – qytet në Akamani, krahinë në mes të Etolisë dhe Epirit, ku e kishte tempullin Apolloni;

Akili – biri i Peleut dhe Tetidës, babai i Neoptolemit, mbreti i mirmidonëve dhe prijësi i tyre në Luftën e Trojës, dhe trimi më i madh në këtë luftë;

Alfeu – lumë në Peloponez, në krahinën e Elidisë;

Alkidi – mbiemër i Herakliut, sipas gjyshit të tij Al- keut;

Andromaka – bashkëshortja e Hektorit, komandantit të ushtrisë trojane, kurse më vonë (në Eneidë) bashkësho- rtja e Helenit në Butrint;

Apolloni – biri i Jupiterit i Latonës, perëndia i dritës dhe i arteve të bukura;

Argu – kryeqytet i krahinës greke të Argolidës në Peloponez dhe seli mbretërore e Agamemnonit;

Askani – biri i Eneut dhe Kreuzës, i cili në Eneidë paraqitet edhe me emrin Jul;

Atlasi (Atlanti) – biri i Japetit dhe Klimenës, vëllai i Prometeut, titan i cili mbi supet e veta mbante kupën e qiellit si denim pse iu kishte kundërshtuar Jupiterit

Miti i manipuluar i Eneas në Butrint – Nga MOIKOM ZEQO

E kam takuar dy herë arkeologun anglez Oliver Gilkes në Butrint dhe në Tiranë. Kemi biseduar për arkeologjinë dhe posaçërisht për Butrintin. Oliver Gilkes është kërkues shkencor në Institutin e Arkeologjisë Botërore në Norwich të Anglisë. Oliveri ka mbi 10 vite që punon në ekspozitat arkeologjike në qytetin e madh antik të Butrintit. Ai trajnon në mënyrë konceptuale arkeologët dhe studentët e rinj.

Oliver Gilkes gjithashtu ka shkruar sintezat e tij shkencore për gërmimet në Butrint, për metodat moderne të arkeologjisë dhe të leximit të qartë të relikteve dhe dëshmive historike. Mitizimi shpesh edhe politik i historisë së Butrintit duhet ballafaquar me shkencën rigoroze, – kjo pikë inkandeshente e bën arkeologun një dijetar të pavarur, me dyshim dekartian, dhe me maturi arsyetimi dhe optikë të patjetërsueshme zbulimi.

A është Butrinti Troja e Re? Përse Virgjili e përfshin Butrintin në rrëfenjën e tij si strukturë vizionare perandorake romake të Oktavian Augustit?

 

Para unë eci e shoh një Trojë ndërtuar sipas shembullit të së madhes,

Një Pergam dhe një përrua të thatë me emrin e Ksanthit,

Duke hyrë putha pragun e portës Skea.

(Virgjili “Eneida” III 346-351)

 

Nga emocionet që përftohen duke parë Bradd Pitin në prodhimin hollivudian “Troja”, shumëkush mund të harrojë që Troja e dytë shtrihej në Butrint, në Shqipëri. Për shekuj me radhë, rrëfimi i Virgjilit se si Enea i shpëtoi rënies së Trojës, ka shërbyer si burim frymëzimi për studentët e botës klasike. Kështu me radhë nga Qirjaku i Ankonës, humanisti i shekullit të 15 që vizitoi Butrintin, te vizitorët e mëdhenj që vizituan Shqipërinë dhe Greqinë në shekullin e 19, e deri te Heinrich Shlieman. Këtë të fundit, mbresat e pashlyeshme, qysh nga fëmijëria e hershme, nga një imazh i Eneas duke shpëtuar nga qyteti i shkatërruar, e frymëzuan vite më vonë për të kërkuar qytetin e lashtë.

Poema e Virgjilit, “Eneida”, ndjek gjurmët e heroit trojan gjatë rrugës që ai bën për të plotësuar misionin e tij historik, për themelimin e Romës. Përgjatë rrugës, ai dhe shoqëruesit e tij patën shumë aventura, iu desh t’u bënte ballë shumë tundimeve që i viheshin qëllimisht përpara për ta shpërqendruar nga misioni i tij i vërtetë. Një nga këto ishte dhe ndalesa në Butrint, ku ai gjeti një koloni të vogël refugjatësh trojanë midis të cilëve gjendeshin dhe Helenusi, djali i mbretit Priam si dhe Andromaka, gruaja e Hektorit. Përse atëherë Virgjili e përfshiu Butrintin, historia dhe arkeologjia e të cilit flasin për një qytet jo shumë të madh, në rrëfenjën e tij?!

Shpjegimi është i lidhur me shumë arsye më të gjera që lidhen me faktin që Virgjili nuk ishte thjesht një poet, por një fenermbajtës për programet e Oktavian Augustit në fund të shek. I p.K. Augusti kishte arritur vendin e parë në Shtetin Romak pas një sërë luftërash të përgjakshme civile që u zhvilluan pjesërisht edhe përgjatë bregdetit shqiptar.

Detyra e tij kryesore ishte të siguronte stabilitet dhe një “epokë të re të artë” si dhuratë për Mesdheun. Virgjili ishte vetëm njëri nga një rreth shkrimtarësh ku bënin pjesë dhe poetët Ovidi dhe Horaci si dhe historiani Livi, që gëzonin përkujdesjen e Augustit në përpjekjen e përbashkët për të hedhur themelet e një Rilindjeje Kulturore.

Në poemën e Virgjilit, udhëtimet e Eneas paralajmërojnë fundin e periudhës Perandorake të Romës. Virgjili zgjodhi si një nga vendndodhjet e ngjarjeve të tij Butrintin dhe Epirin për shkak të lidhjeve midis Augustit dhe fitores së tij mbi Antonin dhe Kleopatrën në Aktium, për shkak të marrëdhënieve shumë të afërta që kishte në atë kohë midis Epirit dhe Italisë për mëse një shekull. Roma pat vendosur një farë niveli kontrolli politik gjatë luftërave me Mbretërit Maqedonas, Filipi V dhe Perseu, gjatë të cilave seksione të tëra të Epirit (me përjashtim të rajonit të Butrintit) shtriheshin të pashfrytëzuara.

 

Gjithnjë e më tepër Butrinti filloi të bëhej një vend i modës për aristokratët romakë për të gjetur kënaqësitë pastorale të fshatit dhe shijuar kulturën e helenizuar. Oktavian Augusti vetë studionte për filozofi në shkollat e Apolonisë deri sa vrasja e Cezarit, ungjit të tij, e detyroi të hynte në punët publike. Edhe i famshmi Pompon Atiku, miku dhe letërkëmbyesi i Ciceronit, zotëronte toka pranë Butrintit dhe filloi të interesohej shumë për punët e qytetit dhe të punonte në emër të tij, në kohën kur aty u ngrit një koloni nga Cezari dhe Augusti. Miti i Eneas shpjegon edhe pjesën më të madhe të interesit të treguar për Butrintin, por vetëm në vitin 1930, u bë një përpjekje për ta provuar këtë shkencërisht duke aplikuar teknikat arkeologjike. Në vitin 1928 një Mision Arkeologjik italian u dërgua nga Musolini, ekipi drejtohej nga Luigi Ugolini. Qëllimi i vërtetë ishte të ngrihej në Shqipërinë e Jugut një prezencë Italiane si pjesë e një programi politik dhe penetrimi ekonomik. Ekzistonte gjithashtu një justifikim më filozofik, fashistët kthenin kokën mbrapa te një Romë mitike dhe Perandorake si paraardhëse të tyre.

Mussolini e shihte veten e tij si kulminacionin e vazhdës së gjatë të heronjve romakë që zinin fill me Enean për të vazhduar te Romuli e Augusti.

Ugolini ishte dërguar për të gjetur gjurmët e Eneas.

Në 15 vite gërmimi, shumë monumente madhështore u zbuluan në Butrint, shumica datonin në periudhën e mbretit Pirro ose dhe më vonë. Ndërmjet këtyre ishin rrethimet e mureve të qytetit me portat e hyrjeve, një nga të cilat e njohur si Porta e Liqenit, është një shembull i shkëlqyer i ndërtimit helenistik të shek. VII p.K. I shtyrë nga dëshira për të gjetur dëshmi të ndalesës së Eneas në Butrint, Ugolini e pagëzoi këtë portë si Porta Skea, dhe argumentoi që Heroi Trojan hyri që këtu për në qytet për të takuar Mbretin Helenus. Kjo u përdor si një mjet i fuqishëm propagande me rastin e përvjetorit të 2000 të ditëlindjes së Virgjilit, në vitin 1931, dhe u prodhua një pullë që tregonte portën Skea prej nga ku Helenusi përshëndeste me dorë Enean në anijen e tij, që përngjasonte shumë me përshëndetjen e njohur fashiste.

 

Thellë brenda vetes, Ugolini megjithatë nuk besonte që Butrinti ishte pikërisht vendi ku kishte ndaluar Enea. Fare qartë ai besonte që legjenda e kishte një bazë të vërtetë, por mendonte që Enea pat ndaluar në Kalivo, në një qendër të Periudhës së Bronzit që shtrihet në bregun Jugor të Liqenit të Butrintit. Ai argumentonte që ky vend ngjante më shumë me përshkrimin e Virgjilit për “qytetin e lartë Buthrot”.

Ugolini gërmoi aty, por vdiq në vitin 1936 përpara se të botonte tërë rezultatet e gërmimit të tij.

Cila pra është e vërteta e Trojës së Re?

Që në vitet 50 arkeologët që kanë gërmuar nëpër varreza në Iliri dhe Epir kanë zbuluar një sërë objektesh artizanati, qeramike dhe metali, shpata, etj. që ose ishin të importuara ose të inspiruara nga Bota Homerike e Egjeut. S’kishte trojanë atëherë, por shumë romakë. Nga qyteti i Butrintit ka mbishkrime që dëshmojnë bujarinë e familjes së Atikut dhe padronëve të tjerë të kolonisë romake. Gërmimet nga Instituti i Arkeologjisë dhe Fondacioni Butrinti në vilën në Diapor përtej Liqenit të Butrintit kanë zbuluar diçka nga bota e Virgjilit dhe Augustit. Drejtorët e gërmimit të Diaporit, Luan Përzhita dhe Will Bowden kanë zbuluar një vilë të madhe, një nga të parat e zbuluar me teknikat moderne në gadishullin e Ballkanit, me një histori të gjatë. Zhvillimi i saj i mëtejshëm ndodhi më vonë në gjysmën e dytë të shek. I p.K., kur banjat, dhomat e ngrënies dhe banesat elegante mbulonin një seri tarracash përballë.

Butrintit, përgjatë ujit. Shumë më vonë, në ditët e vdekjes së botës antike, rreth 480 p.K. një kishë dhe një manastir i vogël u ndërtuan në gërmadhat e Kompleksit Romak. E gjithë kjo strukturë, nën të, përshkohet nga fragmentet e një kompleksi vilash që datohen në kohën e Ciceronit dhe Atikut, në shek. I p.K. Gërmimet këtu, synuan për të eksploruar më tej këto fragmente për t’ia shtuar grupit të vilave të kësaj date që rrethojnë Butrintin.

Legjenda e Eneas, megjithatë nuk përbën vetëm një mjet të propagandës romake, megjithëse qytetarët antikë të Butrintit krenoheshin me prejardhjen e tyre.

Në mes të monedhave të prodhuara në Butrint, si një vend aleat i Romës, ishte një monedhë e vogël bronzi e gjetur në Diapor në vitin 2003 që është unike.

Megjithëse shumë e konsumuar ajo tregon Enean dhe mikun e tij Ulas duke mbajtur Paladiumin e shenjtë të shpëtuar në Trojë.

Që tregon se si bashkëkohësit e Atikut përpiqeshin t’i shfrytëzonin sa më mirë mitet dhe legjendat e tyre.

 

***

Kaq i qartë është Oliver Giles sa mund të thuash sa e hedh tutje grimin dhe makiazhin mitologjik për të zbuluar fytyrën e vërtetë të Butrintit.

Mistifikimi si manipulim politik është i dyfishtë: në antikitet, në shekullin augustian dhe në shekullin XX. Oktavian Augusti zgjodhi Virgjilin.

Në shekullin XX fashisti Benito Musolini zgjodhi Luigi Ugolinin.

Është e pabesueshme që edhe “Eneida” e Virgjilit u instrumentalizua banalisht si parafjalë e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939.

Miti se princi Enea i Trojës erdhi në Butrint s’ka asnjë bazë historike. Lufta e Trojës ka ndodhur në shekullin XIII para Krishtit. Pse edhe Enea qe i këtij shekulli, në atë kohë Butrinti nuk ekzistonte fare.

Ugolini e ka ditur këtë, prandaj mendoi të kërkonte arkeologjikisht në një stacion të bronzit në Kalivo, në bregun jugor të liqenit të Butrintit.

Pra emërimi i Portës Skea qe një falsitet, një mashtrim banal shkencor. Por megjithatë puna disavjeçare e Ugolinit për zbulimin e Butrintit kërkon një vlerësim pozitivist të kondicionuar historikisht, por edhe si dëshmi arkeologjike.

Iliada dhe Eneida-Pse Enea mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit – Nga Arsim Spahiu

Lexuesit e rinj shqiptarë, të shumtën e herës i kanë në bibliotekat e tyre Iliadën e Homerit dhe Eneidën e Virgjilit por sikur nuk i lexojnë, ose u hedhin një sy pa u thelluar në to. Me sa duket ata janë më të interesuar për letërsinë bashkëkohore. Të  mos ishte kështu, nuk do t’i rrihej them ndokujt pa e ngritur zërin për të parët e tyre të largët të nëpërkëmbur. Ka dhe nga ata intelektualë sigurisht, që e dinë fare mirë se të ç’rëndësie janë të dhënat e këtyre dy kryeveprave të letërsisë greko-romake mbi dardanët e Ilirisë e të Trojës, pellazgë për disa historianë, ilirë për autorë të tjerë, por nuk e bëjnë qejfin qeder për t’iu kundërvënë p. sh. Akademik Vllazhe ose Bllazhe Ristevskit që, në Enciklopedinë e Maqedonisë i bën shqiptarët e Maqedonisë si pasardhës të shqiptarëve, të cilët dy-tre shekuj më parë kanë vërshuar nga vise malore të Shqipërisë së sotme. Intelektualëve të sotëm shqiptarë s’u bëhet vonë e bëjnë sehir pse grekë e sllavo-maqedonas grinden për emrin ilir alias pellazg të shtetit maqedonas dhe për bustin e Lekës së Madh.

Këto janë shkaqet pse ka shumë shqiptarë që nuk dinë nëse Enea ka qenë ilir ose helen. Siç dihet nga mitologjia, pas Hektorit – kushëririt, Enea mbahet si më trimi ndër trojanë. Ky i fundit vërtet s’i përket shtëpisë mbretërore të Trojës, por parashikimet e hyjnive i premtojnë pushtetin në një të ardhme të afërt. Në fakt Posejdonit – perëndi i kujtohet fare mirë profecia e perëndeshë Afroditës, që parashikon se s’ishte e largët dita që Enea dhe pasardhësit e tij do të sundonin. Për më tepër, siç thotë P. Grimal, të gjitha këto elemente të Iliadës merren nga Virgjili e futen në eneidë për t’u interpretuar gjithashtu në kuadrin e legjendës romake. Por gjë për t’u çuditur, pas rënies së Trojës zë e ngrihet rëndësia e qytetit: Enea merr malet me të anë, Ankisin në kurriz, Askanjin e vogël për dore – djalin e vetëm dhe, me bashkëshorten Kreusë, me shpresën e madhe te perënditë më të shenjtat e Trojës, si dhe te Penetët me Paladionin. Në këtë mënyrë Enea zë vend në Ida ku, siç tregohet, mblidhen trojanët e shpërndarë, që i kishin shpëtuar masakrës. Aty themelohet një qytet i ri, ku Enea mbretëron, duke e justifikuar kështu parashikimin e Afroditës, që e kishte provokuar luftën e Trojës për t’i marrë Priamit pushtetin mbretëror që t’ia jepte Eneas, racës së vet[1](sic).

 

Në vargjet 215-241 të këngës XX të Homerit paraqitet nga Enea vetë pema e gjenealogjisë mbretërore mitike e Priamit dhe e Ankisit : « Eshtë Zeusi, mbledhësi i reve të mëdha, që së pari e përftoi Dardanin. Ky themeloi Dardaninë. Atëherë Ilioni i shenjtë nuk ngrihej në fushë si qytet: burrat banonin ende në shpatet e Idës me një mijë burime. Pastaj Dardani pati për djalë mbretin Erikton që, pa dyshim qe më i pasuri ndër njerëz… Eriktoni qe i ati i Trosit, (heroit eponim të Trojës), mbretit të trojanëve ; pastaj Trosit i lindin tre djem të përmendur, Ilin, Asarakun dhe Ganimedin e ngjashëm me zotat, më të pashmin ndër burrat vdekatarë, të cilin perënditë e ngritën nga toka, që t’i shtinte verë Zeusit të pinte dhe që vazhdoi të jetonte me të pavdekshmit. Kurse Ili pati për djalë Laomedonin, të paqortueshmin dhe Hiketaonin, djalin e Aresit. Asaraku vetë pati për djalë Kapisin dhe Kapisi Ankisin. Ankisi më solli në jetë mua, ndërsa Priami Hektorin Hyjnor. Ja raca, gjaku nga të cilët mburrem se jam lindur». Por kulmi, Enea pse mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit dhe i breznive të tjera pellazge, lexuesit që nuk thellohen në iliadë, i bien shkurt: Enea është grek! Këtë fakt të padëshiruar e kam mësuar në Paris dhe në Tiranë.

Legjenda më e njohur e Eneas, ajo me të cilën lidhet poema e Virgjilit, është rrëfenja e udhëtimit të gjatë të Eneas. Ky hero, më gjatë se kudo qëndron në Maqedoni. Në gadishullin maqedonas të Kalsidikës Enea themelon qytetin që mban emrin e tij[2]. Pastaj heroi trojan  vazhdon rrugën për në perëndim. Ai ndalet në Butrint, ku takohet me Helenin, kushëririn e vet – princin trojan dhe me Andromakën. Në Epir Enea, në çastin që niset nga brigjet e Epirit, thotë : « dua që këto qytete aleate e këta popuj kushërinj të Epirit dhe Hesperias, që kanë të njëjtin themelues, Dardanin, të kenë në zemër vetëm Trojën (Virgile, Enéide, III, v. 502 sq) ».  Pastaj, t’i biem shkurt, Enea me luftëtarët e vet trojanë shkojnë në Italinë e jugut. Ata zbresin në Drepanon, ku Ankisi vdes. Tekefundit, t‘i biem dhe më shkurt, Enea e vret në dyluftim armikun e vet, Turnusin. Me këtë fitore të Eneas dilet  në fund të poemës së Virgjilit.
Virgjili, autor i madh romak «nuk i përshkruan të gjitha ngjarjet e pastajme që historianët tregojnë: themelimin e Laviniumit, luftërat kundër popujve të ndryshëm; zhdukjen e përkohshme të Eneas gjatë një shtrëngate të fortë; pasardhësin e Eneas, Romulusin që do të themelonte Romën; djalin e vet, Askanjin ose Julen, i cili do të ngrente Albe-la-Longue-ën, metropolin e Romës; legjendën e para kohës së Virgjilit, etj. Disa tradita të vjetra romake e bëjnë Enean themeluesin e drejtpërdrejtë të Romës; të tjera ua atribuojnë të katër djemve të Eneas : Askanjit, Eurileonit, Romulusit dhe Remusit. Në këtë mënyrë versioni virgjilian u është imponuar të gjithë shkrimtarëve të pastajmë dhe mbetet i vetmi që përdoret pas shekullit I të e. sonë. Legjenda e Eneas kishte meritën t’i jepte Romës disa tituj fisnikërie, duke e kthyer mbrapsh në kohë racën e themeluesve me prejardhje dardane në kohët historike dhe, duke i atribuar Romës prejardhës hyjnorë : Zeusin dhe Apolonin. Në fakt, madhështia e Romës dukej e parashikuar dhe nga vetë Homeri »[3].
Më vonë, në sh. II para e. s., fisi i Julianëve me Jul Cezarin në krye, mëtonte se rridhte nga Jule, emërtim tjetër ky i Askanjit të Eneas dhe Afroditës (Venusit romak). Jul Cezari e shfrytëzonte prejardhjen nga Enea dhe Venusi për të gëzuar sa më shumë ndikim politik. Virgjili, duke kremtuar në eneidën e vet pararendësin trojan të Oktavit, birit të Jul Cesarit, dhe perandorin e ardhshëm – Augustin, e rivendoste Enean në rolin e vet të heroit kombëtar romak. Enea paraqitet nga Virgjili si pius, i përshpirtshmi, i devotshmi. I bindur para vullnetit të perëndive, ai është i vetëdijshëm dhe për fatin e Romës, si themelues i saj dhe për përgjegjësinë që kishte si shef i trojanëve të vet ; ai është po aq i devotshëm si baba sa si bir[4].

Dardanët, ky fis ilir kaq i përmendur na bën kushkurë (kuriozë) të dimë diçka mbi prejardhjen dhe historinë e tyre të lavdishme në Ballkanin Qendror e në Maqedoni, Trojë, Epir dhe Romë. Në ditët tona, në përgjithësi historianët modernë më të njohur pranojnë se, që në krye të herës, kur fiset ilire dynden nga Evropa Qendrore në Ballkan e më gjerë, fisi i madh i dardanëve zë vend në shpatet veriore e lindore të vargmalit të Sharrit[5]. Me kohë ata përhapen  sidomos drejt veri-lindjes dhe jugut. Ata dynden deri në brigjet e detit Egje dhe, prej aty dalin në Samotrakë e zënë vend në pjesën veri-perëndimore të Azisë së Vogël. Kjo është arsyeja pse dardanët e Rrafshit të Dukagjinit mbajnë të njëjtin emërtim etnik si dardanët e Trojës dhe Romës[6]. Kështu mendojnë dhe historianë të tjerë të njohur. J. Wilkes shpreh sigurinë se dardanët e Ilirisë Lindore, pra dardanët e Rrafshit të Dukagjinit lidhen etnikisht me atë popull që mban të njëjtin emër me ta, por është i vendosur në veri-perëndim të Azisë së Vogël, ku kanë përjetësuar emrin e tyre me Grykën e Dardaneleve. Ai shton se Dardani është themeluesi i familjes mbretërore të Trojës, fakt ky mjaft i rëndësishëm sepse « Epiri, Maqedonia dhe Roma reklamojnë me krenari një prejardhje trojane »[7]. Ndërsa W. Burkert parashtron se Dardani, pasi qëndron do kohë në ishullin e Samotrakës, ngrihet që aty dhe del në Anatolinë Veri-perëndimore për t’u bërë më vonë stërgjysh i mbretërve të trojanëve. Ai shton se nuk ka kurrfarë dyshimi mbi lokalizimin e mitit të Dardanit. Ai (W. Burkerti) e përfytyron botën homerike nëpërmjet mitit të Dardanit, të cilin e merr si sistem reference, si një botë që grekët e vërejnë nëpërmjet poezisë epike, «ku banorët jo grekë luajnë rol të rëndësishëm, madje rol fisnik. I këtillë është statusi i trojanëve »[8].
[1] P. Grimal, 1994, p. 137-139.

[2] Livy, 40, 4 ; 44,

[3] P. Grimal, 1994, p. 138-139.

[4] M. C. Howatson, 1989, 357-358.

[5] N. G. L. Hammond, 1981, p. 381.

[6] P. Cabanes, 2001, p. 33.

[7] J. Wilkes, 1992, p. 181.

[8] W. Burkert, 1993, p. 179-481.

Poema “Eneida”, kryevepra e poetit Pubël Virgjil Maroni

Harta e udhëtimit i Ené Ankiziadit.

Eneida (latinisht: Æneis) është një vepër epike latine e poetit romak Pubël Virgjil Maroni  (Publio Virgilio Maroni) e shkruar rreth viteve 29 dhe 19 p.e.s.,[1] që tregon historitë legjendare të Ené Ankiziadit, një princ Dardan i Trojës, që udhëtoi për në Itali, ku u bë dhe parardhësi i Romakëve.

Vepra përfshin 9,896 rreshta në heksametër daktilik.[2] Kjo vepër përgjatë jetës së autorit nuk ka qenë e botuar sepse nuk ishte përfunduar, mirpo pas vdekjes së tij vepra u botua.

Dymbëdhjetë librat e parë të poemës tregojnë historinë e udhëtimeve të Eneut nga Troja në Itali, dhe gjysma e dytë e poemës tregon për luftën fitimtare të Trojanëve mbi Latinët, emri me të cilin Eneu dhe pasuesit e tij të Trojës qenë destinuar të përfshiheshin.

Heroi Ené ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko–romak, duke qenë një personazh e Iliadës. Virgjili mori tregimet e shkëputura të bredhjeve të Eneut, lidhjen e tij të paqartë me themelet e Romës dhe një personazh pa karakteristika të përcaktuara përveç një pietas të ndershëme, dhe e bëri këtë në një mit themelues bindës ose epik kombëtar që menjëherë lidhi Romën me legjendat e Trojës, shpjegoi Luftërat Punike, lavdëroi virtytet tradicionale romake dhe legjitimoi dinastinë julio-klaudiane si pasardhës të themeluesve, heronjve dhe perëndive të Romës dhe Trojës.

Eneida konsiderohet gjerësisht si kryevepra e Virgjilit[3][4] dhe një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.[5][6]
Referimet

^ Magill, Frank N. (2003). The Ancient World: Dictionary of World Biography, Volume 1. Routledge. f. 226. 1135457409.
^ Gaskell, Philip (1999). Landmarks in Classical Literature. Chicago: Fitzroy Dearborn. f. 161. 1-57958-192-7.
^ “History of Latin Literature”. HistoryWorld. Marrë më December 5, 2016.
^ Aloy, Daniel (May 22, 2008). “New translation of ‘Aeneid’ restores Virgil’s wordplay and original meter”. Cornell Chronicle. Marrë më December 5, 2016.
^ Damen, Mark (2004). “Chapter 11: Vergil and The Aeneid”. Marrë më December 5, 2016.
^ Gill, N. S. “Why Read the Aeneid in Latin?”. About.com. Marrë më December 5, 2016.