VOAL

Please Wait ...
0%

Shkumbin Mehmeti ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë

By | January 12, 2018

Komentet

Milena Ivanoviç: Nuk kthehemi në Mitrovicë, në qytetin e frikës, errësirës dhe dhimbjes!

Milena Ivanoviç, gruaja e Oliver Ivanoviçit, liderit serb të vrarë ka thënë se ajo dhe djali i mitur nuk do të kthehen më në MItrovicë.

Këtë e ka pahuar për Telegraf.rs.

Milena Popovic-Ivanovic, se ajo dhe djali i saj dhe i Oliverit nuk do të kthehen në Kosovë.

“Im bir dhe unë nuk kthehemi më në Mitrovicë, në qytetin e frikës, errësirës dhe dhimbjes.

Oliveri yne e dha jetën për Kosovën dhe Serbinë.

Dhe kur ai kërkoi ndihmë dhe mbrojtje askush nuk ishte atje.

Tani ata po thonë se ai ishte hero, po ku ishin këta njerëz që tani janë duke e çmuar kaq shumë, kur ai kishte për ta nevojë!”, është cituar të ketë thënë ajo.

Kotzias-Bushati takim 3 ditor në Korçë, ja çfarë pritet të diskutojnë homologët

KORÇE- Korça do të jetë qyteti që do të presë në një takim 3 ditor ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

‘BalkanWeb’
mëson se ministri grek pritet të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës në mesditë. Takimi ‘kokë më kokë’ mes dy diplomatëve vjen si vazhdimësi e mbledhjes që u mbajt në Kretë.

Pavarësisht faktit se takimi do të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, është mësuar se kryefjala e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura dy palëshe. Sakaq, ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër ambasadori të SHBA Dobald Lu ambasadores së BE, Romana Vlahutin: Dolët garant…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër ambasadori të SHBA Dobald Lu ambasadores së BE, Romana Vlahutin dhe shefes së OMN në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në këtë letër Kryemadhi i ankohet ndërkombëtareve me asyetimin se Rama po kap drejtësinë.

Sipas Kryemadhit, mazhoranca po sillet në mënyrë arrogante duke përbuzur opinionet e dhëna nga ONM për kandidatë kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit.

LERTA E PLOTE

Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,

Përfitojmë nga rasti t’ju falenderojmë, Ju dhe Përfaqësitë tuaja Diplomatike në Shqipëri për takimin e fundit të organizuar së bashku, ku ndamë me ju shqetësimet, problematikat dhe sfidat në të cilat po përballet Shqipëria.

Problemi më kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi dhe më poshtë ju paraqisim dhe njëherë ngërçin e rrezikshëm të krijuar për shkak të shkeljes flagrante të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve përkatëse të Reformës në Drejtësi.

Sjellja arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik dhe veprimi më i fundit i zgjedhjes në mënyrë të njëanshme të Kryeprokurorit të Përkohshëm vetëm me 69 vota të maxhorancës, kur duhet të votohej së paku me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, në shkelje të hapur të kushtetutës e të ligjit, ishte një veprim kulmor.

Kjo gjithashtu ka ulur mjaft besimin e qytetarëve te Reforma në Drejtësi pasi kredoja e kësaj reforme ishte paanësia, profesionalizmi dhe jo kapja politike.

Një moment i patolerueshëm është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrit Tahiri), ky i fundit me gjithë se ONM është shprehur shumë qartë se kandidatë të caktuar si psh kandidati i shoqërisë civile Z. Alfred Balla i cili sipas ONM përveçse nuk plotësonte kriteret ligjore nuk kishte as dhe integritet moral, përkundrazi kualifikohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe klasifikohet i pari.

E njëjta gjë dhe për kandidatin tjetër Z. Andi Muratej, ndërkohë që Znj. Qinami e klasifikuar e para dhe e vetmja që plotësonte të gjitha kriteret, klasifikohet e fundit nga Sekretari i Përgjithshëm. Është fare e qartë që ONM, roli i të cilës është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë anashkalohet dhe nëpërkëmbet nga urdhërat politik me të cilët vepron Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. ONM përfaqësonte praktikisht monitoruesin dhe pjesëmarrësin aktiv të BE dhe SHBA në proces si garant të tij dhe aktualisht kjo garanci për fat të keq nuk ekziston më.

Të gjitha veprimet e mësipërme të maxhorancës janë të një linjë politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë.

Kjo do të ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin, si dhe për pritshmërinë e qytetarëve për një sistem drejtësie të paanshme dhe të pakorruptuar.

Pra situata për shkak të këtyre qëndrimeve të maxhorancës, e cila e ka shndërruar arrogancën dhe përbuzjen e ligjit në një vijë sjellje, e ka bërë shumë të veshtirë komunikimin dhe bashkëpunimin politik mes maxhorancës dhe opozitës, për ato çështje të mëdha që na bashkojnë e ku integrimi europian është prioritet kryesor.

Duke analizuar me shumë përgjegjësi situatën politike dhe të zbatimit të ligjit, së bashku me forcat e tjera opozitare në vend kemi ndërrmarë një inisiativë të drejtpërdrejtë për të rikthyer kushtetutshmërinë e procesit të reformës në drejtësi, duke i drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, një kërkesë për rikthimin e ligjshmërisë në funksionimin e organit të Prokurorisë, si dhe disa propozime për zgjidhjen kushtetuese dhe ligjore të situatës e cila është jashtë kushtetutës dhe ligjeve të reformës.

Propozimet e paraqitura Kuvendit po i parashtrojmë më poshtë:

1.Të anulohet akti antikushtetues i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm;

2.Të plotësojmë vakumin kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet e mungesës së KLP-së;

3.Pas plotësimit të vakumit kushtetues dhe ligjor, të bëjmë përpjekje serioze institucionale për të caktuar në mënyrë konsensuale një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që i është nënshtruar paraprakisht procesit të Vettingut me procedurë të përshpejtuar;

4.Ofrimin e mundësisë së zgjedhjes së kandidatit më të mirë, nëpërmjet një mekanizmi efikas zhbllokues, në rast se nuk arrihet konsensusi në Kuvend, për të shmangur përdorimin politik, qoftë edhe nga opozita, të këtij procesi.

Për më shumë informacion të detajuar lutemi të gjeni bashkangjitur shkresat zyrtare të dërguar Kryetarit të Kuvendit më datë 15 Janar 2018, të firmosura nga më shumë se 50 deputetë. Bashkëlidhur do të gjeni dhe pjesë nga raporti i verifikimit për kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë që vijnë nga shoqëria civile.

LSI është e gatshme që për çështje me prioritet madhor kombëtar edhe pse mes vështirësish komunikimi, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta në interes të qytetarëve.

Reformën që votuam me 140 vota dhe 7 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, nëpërmjet garancisë tuaj si BE dhe SHBA, ne si LSI i votuam pa

asnjë mëdyshje. Partia Demokratike ishte ajo e cila nuk votoi disa prej ligjeve dhe koha tregoi që konstatimet e tyre ishin të drejta.

Dëshirojmë t’ju sigurojmë se do të jemi gjithmonë promotorë të dialogut dhe konsensusit, duke e pasur procesin e Integrimit Europian si pjesë të ADN tonë, jemi të gatshëm të kontribuojmë në implementimin sa më korrekt të Reformës në Drejtësi.

Në këto momente delikate për të ardhmen europiane të Shqipërisë, roli juaj është shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime politike të re që largon konfliktualitetin dhe konsolidon kulturën e zbatimit të ligjit dhe veçanërisht të reformës në drejtësi. Ndaj ne do të mirëprisnim çdo angazhim tuajin në këtë synim të përbashkët.

Me respekt,

Monika Kryemadhi.

Ndërron jetë Jonuz Musliu, kryetari i Kuvendit të Bujanocit

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanovcit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndërkohë nga viti 2014 ai ka qenë kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanovc për disa mandate.

Mediat shkruajnë se para 6 muajve Musliu u detyrua të shtrohej në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË: Kërkojmë që ligji për gjuhën shqipe të jetë i definuar qartë

  
Komunikatë
            Lidhja ShqiptareBotë, kuvendi për Maqedoni, duke e shqyrtuar situatën aktuale politike në Maqedoni njofton opinioni me sa vijon:
            1. Lidhja ShqiptareBotë, me rastin e votimit të ligjit për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë, del me këtë komunikatë dhe shfaq qëndrimin e saj për proceset në rrjedhë në IRJM.
            Ligji për gjuhët u miratua pas një varg procesesh, në të shumtën e rasteve denigrues për etninë shqiptare, që jeton në trojet e veta etnike. Vonesa e sjelljes së ligjit për gjuhët, për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, kuptohet se erdhi si pasojë e qëndrimit  inferior të subjekteve politike të shqiptarëve në njërën anë dhe, nga ana tjetër mospasje fije transparence në politikën shtetërore nga pala sllave, mezi arriti projekt ligji në Kuvend dhe të kalojë procedurat e votimit.
2.Lidhja Shqiptare Botë përshëndet këtë arritje dhe kërkon, implementimin e plotë të këtij ligji në jetën institucionale. Gjithashtu kërkon që ligji të jetë i përpiluar mirë për sa i përket Gjuhës shqipe, sepse ka paqartësi në kontekst përfshirës, pra ligji për gjuhët, ku nuk është definuar se për cilën gjuhë është ligji. Lidhja Shqiptare kërkon të jetë i definuar qartë ligji dhe, poqe se kërkohet ndërhyrje në kushtetutë, të pësojë ndryshime edhe kushtetuta, dhe atë që nga Preambula e saj.
3. Lidhja ShqiptareBotë, po ashtu shfaq qëndrimin e saj për çështjen e emrit të shtetit të Maqedonisë, ka ofertë konkrete dhe racionale me të vërtetën historike të këtij territori. Deri sa bisedimet për emrin janë në fazën e parë, pas zhbllokimit të krizës politike në vend, propozomi i Lidhjes Shqiptare qëndron në korrelacion me të vërtetën historike,E vërteta historike e këtij territori është vërtetuar edhe shkencërisht tanimë, dhe shtrirja e territorit, IRJM-ja,  është pjesa e Dardanisë antike. Ky është qëndrimi që korrespondon me të vërtetën historike dhe etnike të territorit në fjalë.
4. Gjithashtu kërkojmë që për çështjen e emrit të ketë debat të hapur, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,    nga pala shqiptare, në këtë proces, kërkojmë të ketë të përfshirë edhe nga shtresa akademike dhe intelektuale, kuptohet në korrelacion me faktorin ndërkombëtar.
 
16.01.2018                                                                            LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË
Gostivar                                                                         Kuvendi për Maqedoni, Gostivar

PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË KËMBANË ALARMI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE! – Nga BESIM NDREGJONI*

Ne preambulën e Kushtetutës të Republikës  së Shqiperisë, thuhet :  Ne të gjithë, populli shqiptar dhe perfaqësuesit e tij, theksojme vendosmërin  për të ndërtuar  një shtet të së drejtës , demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke e pranuar njeherazi shtetin e së drejtës  si një nga parimet më fondamentale në një  shoqëri postkomuniste.  Ligji   “Për dëmshpërblimin e ish – të përndjekurve politike të regjimit komunist, konkretizon jo vetëm premtimin politik publik  në përmbushjen e detyrimeve morale dhe ligjore që shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese të nderuar, por njëherazi   formaton seriozisht korpusin e ligjeve  për shtetin e së drejtës që ne po ndërtojme . Mbas  27  vjet tranzicion del Ministri i Financave dhe deklaron me papërgjeshmëri  dhe në kundërshtim me Kushtetutën  por dhe me kërkesat e Forumeve  Europiane  se qeveria e tij nuk do të dëmshpërblejë trashgimtarët e të përndjekurve politikë. Urretje ideologjike apo lajthitje individuale e Ministrit. Institucionet Europiane  kërkojnë   një qeverisje të  standartit  perendimor, ku ne aspirojmë  të  integrohemi, larg frazeologjive të  bukura letrare, larg çdo patetizmi që  gjithsesi do të ishte i drejtë, më duhet të theksoj në krye të herës në këtë shkrim, se me këtë ligj  plotësojmë kërkesat ligjore që garantohen në nenin 44 të Kushtetutës së Shqipërisë  të vitit 1998 “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet  dhe /ose zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është denuar për shkak të një akti veprimi ose mosveprimi  të paligjshëm të organeve shtetërore”. Ne, të gjithë, shoqeria shqiptare kemi arritur në deduksionin logjik se :Regjimi komunist  në Shqipëri, 1944-1990 ishte  antikombetar,i paligjshëm dhe kriminal. Si i tillë   ky regjim është  denuar nga e gjithë shoqëria shqiptare pa të  drejtë apelimi. Nga organi ligjvëns, Kuvendi i Shqipërisë , Parlamenti i parë pluralist i Republikës së Shqipërise me ligjin nr.7514  datë 30.09.1991 duke përdorur kopetencat e tij, u jep ish- të burgosurve, dhe  të përndjekurve politikë, Pafajesinë, dhe  e  konsideron në  nderin e vet që si përfaqesuesi më i lartë i popullit, në emër të shtetit juridik t”u kërkojë falje këtyre njerëzve për  denimet politike  dhe vuajtjet që kanë pësuar  në të kaluarën “.Neni 1  i ligjit  sanksionon se: “Janë të pafajshëm dhe quhen të padenuar për efekte moshe, politike, sociale dhe ekonomike të gjith personat që janë denuar për legjislacionin  dhe propaganda  kundër shtetit,arratisje, sabotim, pjesemarrje në  organizatat  politike etj.” Kjo pafajesi ,e theksoj PAFAJESI,e lidhur  me nenin 18 të Kushtetutës  për barazi para ligjit u jep të drejtë  të dëmshperblehen  në masën e parashikuar në Kodin Penal, e konkretisht në nenin  57 të tij.Për të arritur  tek  Kuvendi aktual që duke iu referuar Rezolutave  të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht  Rezolutës  nr.1096 (viti 1996) “Masat për të ç′rrenjosur trashgimnië e sistemeve   totalitare komuniste”.Rezoluta nr.1481 ( vitit 2006) ” Domosdoshëria për denimin  ndërkombëtar  të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”  si dhe  vendimeve të Konventes së Parë Kombëtare të Unionit  Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politike dhe te Qendrës Shqiptare  të Rehabilitimit të të Mbjetuarve të torturës” Për denimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri” ,date 12.05.2006  në pikën 15 të Rezolutës të miratuar nga ky Kuvend : ” Mbeshtet hartimin e një strategjie kombëtare  për eliminimin e pasojave të totalitarizmin gjysmë shekullor në Shqipëri dhe fton  institucionet  shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politike për integrimin, arsimin,punesimin,strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohe sa më të  shpejtë”.Pra Qeveria në këtë rast s′ka bërë asgjë  tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj ligjor ,e theksoj detyrimin ligjor Kushtetues.
Nga ana tjetër sipas të Drejtës Ndërkombëtare bashkohore konkretisht: Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësise për viktimat  e krimeve dhe të abuzimit me pushtetin, aprovuar me Rezolutën  e Asamblesë së Përgjitheshme  të OKB viti 1985 /  “Viktimat kanë të drejtën  për dëmshperblim të menjëhershëm  për dëmin e pësuar, dhe, se shtetet duhet të  përpiqen të parashikojnë  kompensim financiar “. Ligji i  datës 29.07.1993  nr.7748 “Për Statusin e  ish – të  denuarve dhe të përndjekurve politike  nga sistemi komunist”,  obligon shtetin demokratik  që pamvarsisht  nga vështiresit me të cilat ndeshet  shteti dhe shoqëria  shqiptare e ka detyrë dhe përgjegjësi morale  e historike  që  të  respektojë  dhe të  marrë masa konkrete  për realizimin  e së  drejtës ligjore  të dëmshperblimit e kompesimit  këtij grupimi të madh ,të konsiderueshëm ,të  orientuar historikisht e politikisht. Duke sintetizuar në një  të  Drejtat Kushtetuese Dispozitat ligjore në  fuqi në  Republikën  e Shqipërise , përfshi Kodin Penal etj si dhe detyrimet  nga e Drejta Ndërkombetare ,në funksion të përmbushjes  edhe të   detyrimeve që  shtron  integrimi në  rradhën  e shteteve demokratike  europiane,  Parimi i Drejtësise  ka marrë  në considerate   edhe interesat  e tjera të   shoqërise ,si dhe interesin publik  në  tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë të tij etj,në mënyre që  zgjidhja  të jetë  e qëndrueshme ,efektive.Parimi i barazisë  kërkon ndalimin  e diskriminimit dhe trajtim të barabartë  në të drejta  e të gjithë viktimave .Duke qënë  të vetëdijshëm  se dëmshpërblimi dhe  kompesimi  në tërësi janë  detyrime pozitive  të shtetit për integrimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie njerzish në shoqërinë shqiptare.Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit të barabartë  të cdo personi  që për shkak të burgosjes  apo përndjekjes politike  gjatë regjimit komunist  përfiton interesin publik  në tërsi  duke patur synimin kryesor zvogëlimin  (pa arritur dot objektivisht  zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit  të grupimeve  përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë ë tij etj,në menyrë që zgjidhja  të jetë e qëndrueshme ,efektive. Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi  i dinjitetit te barabarte  te cdo personi  qe per shkak te burgosjes  apperndjekjes politike  gjate regjimit komunist  perfiton nga kushtetuta  dhe ligjet shqiptare.Dëmshpërblimi  dhe kompesimi i të burgosurve politikë  duhet të jete më shumë  reflektim i detyrimeve ligjore  por edhe vuajtjeve të  tyre ,hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta e përditshme.

Dua të kujtoj këtu që,Ligji i Qeveris socialiste i vitit 2004,i cili me te drejte u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese parashikonte ta demshperblente kete kategori me nje vlere financare 30 lekë në  ditë . Ligji i vitit 2007  kthehet me dinjitet dhe plotëson  atë obligim moral, politik e historic e ligjor, jo vetëm thjesht  ndaj shtresës  së ish-të përndjekurve politike por edhe me gjerë, si dhe detyrimet ligjore ndaj Kushtetutës  apo dokumentave të ndryshme ndërkombëtare Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Është  vëne në zbatim nga qeveria  e nëparshme demokratike e cila për hirë të së  vërtetës  megjith politizimin dëmshperblej  24 .000 qytetar me dy këste. Ndryshe ndodhi me PS që është  në pushtet., ajo ka dhënë 3 këste për 2000 qytetar duke bërë  një  diferencim klasor  me arsyetimin të  gjallët nënkupto të burgosurit ,e të trashgimtarët asnjë qindarkë  dhe këto nga mosha po i kalojnë  të 60/ .  dhe në  propogandën e saj qeveritare deklaron se kemi dhënë  5  këste duke përfshirë  dhe 2 këstetet që  i ka dhënë PD. Problemi i dëmshpërblimit duhet të mos trajtohet politikishtë por ligjërishtë se ai është  një  ligj detyrues kushtetues për ata qytetar që përballuan vuajtjen plumbin torturat nga një regjim diktatorial. Problem i dytë  është  se reth 1000 të përndjekur i kan dorzuar dokumentat mbas afatit dhe duhet të kalojnë  për të  u dëmshpërblyer.  Dëmshpërblimi nuk është lëmoshë  e qeverive por detyrim ligjor kushtetues dhe detyrues për zbatim për çdo qeveri e majtë e djathtë. I sjellim në vëmendje Ministrit të Financave mbas dekleratës që bëri dje se qeveria e tij do të propozoj heqjen e dëmshpërblimit, të trashgimtarvet, të lëxoi Kushtetutën e  vendit , konventat ndërkombëtare të mbrotjes së të drejtave dhe lirive të njëriut, si dhe kodin civil që përcakton trashgimninë e qytetarit në sistemin demokratik në Republikën e Shqipërisë.

E paralajmrojmë  Ministrin e financave çdo vendim politik ndaj të përndjekurve politike do të  jetë fundi i turpshëm i urretjes sjuaj dhe qeverisë  që ju bëni pjesë. Ne nuk  ju frikëm plumbave të etërve tuaja jo u frikemi vendimeve politike staliniste të një Ministri që me këtë vemdim don të fshijnë krimet makabre të komunizmit. Urretja juaj ndaj të përndjkurve politike do te mposhtet nga paqja që ne i kemi përcjell shqiptarve nga 28 vite plurlalizem.

 

*President i Unionit të Burgosurve dhe të  Permdjekurve Politikë  të Shqipërise.

Thaçi e Vuçiçi zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçi.
Sipas një postimi të presidentit Thaçi në rrjetin social Facebook, të dy presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç.
“Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi ka siguruar presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, thuhet në shkrimin e Thaçit.
Ai theksoi se, organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.
Të dy presidentët theksuan domosdoshmërinë që t’u jepet kohë e mjaftueshme që organet kompetente të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i kryesve të kësaj vrasjeje.

Ish Senatori Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit

Ish Senatori Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit “për shërbimin ndaj vendit”. Bob Dole ka qënë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 – 1996. Ai është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoni marrin pjesë Presidenti Donald Trump, Nënpresidenti Mike Pence, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, Kryetari i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell, drejtuesja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe drejtuesi i demokratëve ne Senat Chuck Shumer.

Trysnitë ndërkombëtare zmbrapsin sërish nismën për Specialen

Hagë: Ndërtesa ku do të vendoset Gjykata Speciale

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë edhe për një javë shqyrtimin e nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur ta shqyrtojë fare kërkesën, për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është mirë që anëtarët e Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje.

“Është e domosdoshme të jenë të pranishëm për të gjitha temat sepse e kemi obligim edhe para qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

Paraprakisht, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kishte paralajmëruar se mund të përballen me pasoja të ashpra të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

“Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra” ka deklaruar Delawie.

Po ashtu, para se të fillonte mbledhja e Kryesisë, ambasadori Delawie është parë të ketë realizuar edhe një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thirrje liderëve të Kosovës dhe deputetëve për të mos e shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale u kanë bërë edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë të kenë mendime të ndryshme lidhur me ketë çështje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se AAK është kundër kësaj gjykate, e cila sipas tij, e dëmton Kosovën.

“Ne edhe në mandatin e kaluar kemi votuar kundër. Edhe tani kur është proceduar lista me nënshkrime jemi nënshkrues të kërkesës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse edhe atëherë edhe tash e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë të dëmshme për Kosovën sepse janë akuza të fabrikuar në Beograd”, tha Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk deshi të komentojë fare deklaratat e ambasadorit Delawie.

“Ne nuk i komentojmë deklarata e askujt sepse në ketë rast ne e shohim interesin e Kosovës”, tha Isufi.

Mirëpo, qëndrime tjera në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale ka Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është tragjike për vendin për mënyrën se si po funksionojnë institucionet e shtetit.

“Çështja që lidhet me Ligjin e Gjykatës Speciale, ju e dini qëndrimin e LDK-së. Normalisht në atë pikë ne do të jemi në mendimin e tonë dhe në atë pikë do ta lëshonim mbledhjen e Kryesisë”, tha Hoti.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i tha Radion Evropa e Lirë, se Vetëvendosje vazhdon të ketë dyshimet e saj lidhur me nismën e disa deputeteve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Ne konsiderojmë se kjo iniciativë është e dominuar prej motiveve personale. Nuk mendoj se ka qenë një iniciativë për të mirën e Kosovës. Po të ishte për të mirën e Kosovës, këta njerëz do të ishin ata që do ta kishin ndalur themelimin e saj qysh në vitin 2015. Por, pikërisht ata që vetë insistuan në themelimin e saj më 2015 tash e kanë ndryshuar mendjen”, tha Konjufca.

“Duhet t’i pyesni ata pse e kanë ndryshuar mendjen”, theksoi ai.

Konjufca, tha po ashtu, se në ditën kur kjo pikë eventualisht do të shqyrtohet në Kuvend, Vetëvendosje do të marr pjesë në seancë.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Scaparrotti: NATO-ja mund ta humbë dominimin ndaj Rusisë

Gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, ka tërhequr vërejtjen se aleanca nuk do të jetë “dominante”, në disa fusha pas pesë vitesh, nëse dështon të modernizohet dhe të harmonizohet ndaj kërcënimit në rritje nga Rusia.

“Sigurisht se kam shqetësime sa i përket Rusisë”, tha sot Scaparrotti në një konterencë për gazetarë në Bruksel, pasi takimit të shefave të mbrojtjes së vendeve anëtare.

“Mendoj se si aleancë ne jemi dominant. Ka fusha brenda kësaj që ne jemi të sfiduar. Mendoj se kibernetika është njëra nga ato. Ata janë shumë kompetent në këtë”, tha Scaparrotti duke iu refereuar Rusisë.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit ushtarak, që është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, gjeneral Scaparrotti më herët tha se “ripërtritja e Rusisë si garues strategjik, rritja e trazirave dhe jostabilitetit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, si dhe terrorizmi, po e riformojnë ambientin tonë strategjik”.

Raportet ndërmjet Moskës dhe perëndimit janë tensionuar shumë lidhur me disa çështje, përfshirë aneksimin e Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe mbështetjen për separatistët, të cilët e kanë kontrollin ndaj disa pjesëve lindore të Ukrainës.

Prej prilli të vitit 2014, nga lufta e ushtrisë së Ukrainës me separatistët e mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10,300 vetë.

Delawie: Pasoja të rënda për ata që mbështesin shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, paralajmëroi të mërkurën se politikanët që mbështesin shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme, do të përballen me pasoja të rënda.

Ai i bëri këto komente pak para mbledhjes së kryesisë së parlamentit të Kosovës që në rend dite kishte edhe nismën e 43 deputetëve për të shfuqizuar gjykatën që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

“Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat personale mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Dhe më lejoni të jem i qartë, deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë, përkundër mohimit të tyre, do të jenë subjekt i pasojave specifike dhe të ashpra, nëse nisma do të ketë sukses. Ata e dinë këtë, ua kemi thënë”, tha ambasadori Delawie, në një paraqitje të mërkurën në Prishtinë, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për t’u siguruar që gjykata të përmbushë mandatin e saj.

“Kosova ka luftuar më 1999 dhe ne kemi qëndruar pranë jush, kemi qëndruar me viktimat, kemi qëndruar përkrah drejtësisë. Askush nuk do të mundet ndonjëherë t’i rishkruajë librat e historisë për fushatën e krimeve mizore të Republikës Federale të Jugosllavisë, por realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, për çka edhe duhet të japin llogari”, tha ai.

Shfuqizimi i ligjit për gjykatën, tha ambasadori amerikan, do ta kthente Kosovën shumë mbrapa dhe gjykata sipas tij, është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

“Na intereson sepse Kosova nuk mund të jetë një vend ku mos ndëshkueshmëria është normë. Pranimi i një realiteti të tillë do të nënkuptonte kthim në epokën e stilit të udhëheqjes së Millosheviqit, të cilën një gjeneratë e qytetarëve të Kosovës luftoi për ta larguar. Na intereson Gjykata e Posaçme sepse duam ta shohim Kosovën duke zënë vendin që i takon si një shtet evropian duke iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën. Peticioni me 16 mijë nënshkrime është dorëzuar në parlament.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin “dhomat e posaçme” do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës gjashtë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës. Ajo tha sot ambasadori amerikan do të trajtojë individët dhe “nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etnie”.

Më 17 janar 1938 lindi Skifter Këlliçi, shkrimtar, skenarist, komentator i mirënjohur sportiv, personalitet radioteleviziv shqiptar

80 vjet më parë, më 17 janar 1938, lindi Skifter Këlliçi, shkrimtar, skenarist, komentator i mirënjohur sportiv, personalitet radioteleviziv. Ai është dalluar po ashtu edhe si autor librash artistikë e studimorë, romanesh për fëmijë dhe skenarësh kinematografikë. Ishte i pari që filloi në Shqipëri komentimin drejtpërsëdrejti të ndeshjeve të futbollit në radio, dhe më vonë edhe në televizion. Emisioni i konceptuar dhe i krijuar fillimisht prej tij, Rubrika Sportive, vazhdon të transmetohet ende sot në Radio Televizionin Shqiptar.[1]

Jeta dhe veprimtaria

Skifter Këlliçi lindi më 17 janar 1938 në Tiranë, Shqipëri, qyteti ku edhe kaloi vitet e fëmijërisë e të rinisë. Në vitin 1959, pasi mbaroi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, filloi punën si gazetar e komentator sportiv në Radio Tirana. Më 1960 Këlliçi ishte gazetari që krijoi rubrikën ‘E diela sportive’ dhe së bashku me Anton Mazrekun e Ismet Bellovën u bë ndër gazetarët sportivë më popullorë radiofonikë e pastaj edhe televizivë në të gjitha trevat shqipfolëse.[2] Më 1971 Këlliçi krijoi në Televizionin Shqiptar emisionin shumë popullor të kohës, me titullin Rubrika Sportive, dhe më 1972 për herë të parë nga studiot e TVSH ai filloi të komentonte veprimtari sportive ndërkombëtare, të marra nga kanale televizive italiane e jugosllave. Komentet e tij dhe drejtimi i emisioneve sportive në përgjithësi shquheshin sidomos për gjuhën e pasur e të figurshme të standardeve evropiane. Si pasojë ai u kritikua për prirje moderniste dhe më 1986, me urdhër të drejtuesve të lartë komunistë u detyrua të largohej nga ekrani.[3][4] Mund të thuhet se Skifter Këlliçi është i pari shkrimtar që temën sportive e ngriti në letërsi të mirëfilltë nëpërmjet vëllimeve me tregime ‘Një ndodhi në stadium'(1968), novelës ‘Në tokë të huaj'(1969) dhe romanit ‘Shpërthimi’ (1980). Mbi bazën e këtij të fundit ai përgatiti skenarin e filmit ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’ (1983), që është edhe filmi i parë artistik sportiv shqiptar me metrazh të gjatë. Në vazhdën e veprave letrare të Këlliçit me temë sportive zë vend edhe romani ‘Tirana dy orë para dënimit’ (1998), që trajton përjashtimin tragjik të kësaj skuadre nga kampionati i futbollit 1966-67, me vendim të Byrosë Politike, sepse po shpallej kampione duke lënë pas ‘”Dinamon’ dhe ‘Partizanin’ ,që përfaqësonin diktaturën komuniste në sport.

Këlliçi ka qenë gjithashtu i suksesshëm edhe në fushat e krijimtarisë artistike e të publicistikës, duke pasur në aktivin e tij 35 vëllime. Ai ka lëvruar gjerësisht gjinitë e tregimit të shkurtër e të romanit, por edhe të skenarit artistik. Ndihmesa e tij ka qenë e veçantë edhe në fushën e letërsisë për fëmijë sidomos me romanet ‘Kujtimet e mëhallës së vjetër’ (1967), apo ‘Pas gjurmëve’ (1972). Mbi këtë të fundit është mbështetur edhe skenari i Këlliçit për filmin artistik me të njëjtin titull, i cili u nderua me çmimin special të Presidentit të Republikës Italiane në festivalin ndërkombëtar të filmit në Giffoni (Itali) më 1979.

Romanet e Këlliçit me temë historike kanë njohur sukses të veçantë, dhe këtu mund të përmendet sidomos ‘Atentat në Paris’ (1978), që u ribotua me ndryshime thelbësore më 2011. Ky roman i kushtohet vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris më 1920 nga atdhetari Avni Rustemi, dhe u përshtat edhe për skenë më 1981 nga teatri Bylis i Fierit, duke u pritur mjaft mirë nga publiku. Një roman tjetër historik është ‘Vrasës me duar të bardha'(1991) që trajton ngjarjet rreth ekzekutimit të patriotit të shquar Themistokli Gërmenji nga autoritetet ushtarake franceze të Krahinës së Korçës më 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërsa më 2006 Këlliçi botoi romanin ‘Dashuri e gdhendur në shkëmb’ mbi motivet e tregimit ‘Tej kaltërsive’ të shkrimtarit të njohur, Bilal Xhaferi, kushtuar kryengritjeve ilire të udhëhequra nga Bato kundër pushtuesve romakë.[5]

Në vitin 2010 Këlliçi nxori në qarkullim romanin ‘Shtatori i gjëmës së madhe’ kushtuar sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në New York. Shtytje për këtë roman ishte midis të tjerash edhe fakti që ndërmjet gati 3000 viktimave të atij sulmi ishin edhe 3 shqiptaro-amerikanë, të cilët janë personifikuar në roman.

Me romanet ‘Tirani ngrihet nga varri'(2004) dhe ‘Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars’ (Prishtinë 2006), ku trajtohen dukuri negative të shoqërisë së sotme shqiptare, Këlliçi ka dhënë ndihmesë edhe në lëvrimin e romanit humoristiko-satirik. Në romanin e parë, një nga personazhet që i ngjan diktatorit të vdekur, krijon në vend idenë se ky i fundit është ringjallur nga Zoti, të cilit i ka kërkuar falje, dhe me ndihmën e të cilit do të vendosë demokracinë e premtuar nga dy partitë politike që sundojnë të zhytura në korrupsion. Në romanin tjetër, vazhdim i të parit, po ky personazh u dërgon kryetarëve të këtyre partive politike emaile që kinse vijnë nga planeti Mars, e që shpjegojnë se meqë temperaturat do të rriten shumë, jeta në tokë do të shuhet. Si pasojë, ata këshillohen të fluturojnë në Mars me anijet kozmike që do t’u dërgohen posaçërisht, dhe duke qenë se ai planet është i kuq, të ndërtojnë atje shoqërinë komuniste. [6]

Në krijimtarinë e Këlliçit në fushën e veprave publicistiko-shkencore një vëmendje të veçantë meriton ‘Historia e futbollit’ (1980), e po ashtu ‘Nga 2-3-5, në 4-4-2, vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, 1930-1987′(1987). Këlliçi ka botuar gjithashtu ‘Yjet e futbollit botëror’ (1988) si edhe kontributin origjinal ‘Historia e Radiotelevizionit Shqiptar, (1938-1990)'(2003).

Në vitin 1999 Skifter Këlliçi u largua nga Shqipëria dhe u vendos së bashku me familjen në Watertown, pranë Boston (MA), në Shtetet e Bashkuara, ku banon aktualisht. Ai vazhdon të kontribuojë edhe në fushën publicistike me dosierë rreth gjuhës, historisë së letërsisë dhe sportit, të cilat kanë jehonë në mediat shqiptare.

Referencat

  1. ^ “PAS GJURMEVE” PER GJASHTE MUAJ… PA GJURME”. Tribuna Shqiptare. 21 janar 2014. Marrë më 10 dhjetor 2016. 
  2. ^ Mazreku-Bellova-Kellici ikonat e mikrofonit sportiv shqiptar. Minuta 90. September 30, 2015. Marrë më 10 December 2016. 
  3. ^ Zholi, Albert (17 prill 2012). “Skifter Këlliçi: Ja pse ma hoqi të drejtën e transmetimit Ramiz Alia”. Tirana Observer. Marrë më 10 dhjetor 2016.
  4. ^ Simsia, Pierre-Pandeli. “Një zë që i mungon mikrofonit dhe ekranit sportiv”. Shkoder.Net. Marrë më 10 dhjetor 2016.
  5. ^ Andrea, Viron (26 mars 2013). “Vizioni kombëtar në romanin “Dashuri e gdhendur në shkëmb””. Tirana Observer. Marrë më 10 dhjetor 2016.
  6. ^ Fico, Agron. “Shkrimtarët Shqiptaro-Amerikanë të Diasporës në Amerikë nga Fan Noli deri tek Adnan Mehmeti i Bujanocës”. Presheva Jone. Marrë më 10 dhjetor 2016.