VOAL

Please Wait...

Ja si mund të kualifikohet Shqipëria në Euro 2016

By | September 8, 2015
1 Comments
  • … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: voal.ch/ja-si-mund-te-kualifikohet-shqiperia-ne-euro-2016/ […]

Komentet

Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr vendim kundër 4 ekipeve spanjolle të futbollit

Bruksel

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) dha vendimin se sistemi i përjashtimit nga taksat që kanë përfituar në të kaluarën ekipet e futbollit Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë, është i paligjshëm dhe se ekipet duhet të paguajnë diferencat e taksës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me qendër në Luksemburg, GJED e cila është gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian shpalli vendimin e saj lidhur me gjykimin për përjashtimin nga taksat të siguruar për disa ekipe të futbollit në Spanjë.

Gjykata vendosi se nuk është ligjore që Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë të paguajnë më pak taksa sesa ekipet tjera duke vepruar si institucione jofitimprurëse dhe se kjo i ka vendosur ekipet në fjalë në pozicion më të avantazhuar në krahasim me të tjerët.

Pasi e ka gjetur si të përshtatshëm kërkesën e Komisionit Evropian për rikthimin e diferencave të papaguara të ekipeve, gjykata anuloi vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët e cila ka dhënë vendim të kundërt me këtë.

Katër ekipet në fjalë, duke vepruar për shumë vite si institucione jofitimprurëse paguanin taksa në masën prej 25 për qind. Ndërsa ekipet tjera paguanin taksa në masën prej 30 për qind për shkak se ishin kompani.

Sistemi i përjashtimit nga taksat ku kanë mundur të përfitojnë disa ekipe në Spanjë, në vitin 2016 u gjet në kundërshtim me rregullat e mbështetjes publike nga KE-ja.

KE-ja kërkoi rikthimin e taksave të papaguara të ekipeve që kanë përfituar nga sistemi i taksave në Spanjë. Kundër këtij vendimi ekipet spanjolle filluan një proces ligjor.

Gjykata e përgjithshme e BE-së kishte vendosur se dënimet tatimore të KE-së në vitin 2019 për ekipet e futbollit Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë nuk ishin të ligjshme.

Gjykata më e lartë e ka anuluar këtë vendim. Ekipet spanjolle në fjalë duhet të paguajnë miliarda euro taksa lidhur me të kaluarën.

Aksidentohet Tiger Woods, kampioni i golfit dërgohet me urgjencë në spital

Është aksidentuar rëndë me makinë sportisti i njohur i golfit, Tiger Woods.

BBC shkruan se informacione nga departamenti i policisë në Los Anxhelos, thonë se automjeti me të cilën po udhëtonte sportisti ka pësuar dëme të mëdha. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

45-vjeçari është nxjerrë nga mbetjet e makinës nga foca të shumta zjarrësikëse dhe mjekësh.

Raportohet se 15 herë kampioni i golfit është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Rikthehet fuqishëm kampioni shqiptar Florian Marku, mposht Charlton

Boksieri kampion, Florian Marku, rikthehet fuqishëm dhe mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e nëntë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.

Pikërisht në këtë moment, kur Charltonit po i merreshin këmbët, peshqiri i bardhë hidhet brenda në ring duke treguar kështu kapitullimin.

Raundi i katërt ishte vendimtar për shqiptarin Marku, pasi me goditjet e dhënë në kokë e tronditi kundërshtarin e tij. Breshëritë e grushta dhe më të djathën e tij të rrezikshme dhe ku vetëm gongu e shpëton kundërshtarin e tij.

Sipas Sky Sport, raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike e shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

“Rylan është një djalë vërtet i ashpër. Ai e zhvilloi këtë luftë. Jo shumë luftëtarë ndeshen me një luftëtar të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Shtatë fitore nga 10. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur. Ai është një goditës i rëndë”, tha Marku pas ndeshjes.

Më herët në postimet e tij, Marku kishte shkruar se nuk do ta lë ndeshjen në dorë të gjyqtarëve, duke kujtuar boksimin e fundit që humbi falë pikëve të dhëna dhe duke akuzuar se po e diskriminonin se ishte shqiptar. bw

Naomi Osaka, kampione e Australian Open këtë vit

Japonezja Naomi Osaka ka mposhtur tenisten amerikane Jennifer Brady në Australian Open, duke fituar çmimin e saj të dytë në këtë organizim në Melburn dhe çmimin e katërt Grand Slam në karrierën e saj.

Në ndeshjen e 20 shkurtit, të përcjellë me erë të madhe dhe para një audience të kufizuar prej 7,500 personash – për shkak të pandemisë së koronavirusit – Osaka ka fituar me rezultat, 6-4, 6-3.

“Në ndeshjen e fundit që fitova, nuk kam luajtur para tifozëve, prandaj kjo energji vërtet ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë 23-vjeçarja pas fitores.

“Tani më duket se tani vërtet po luaj për titull Grand Slam, është privilegj i madh dhe është diçka që nuk do ta konsideroj ta garantuar, andaj faleminderit për këtë mundësi”.

Ndeshja finale në tenis, në kategorinë e meshkujve, në mes të serbit Novak Gjokoviq dhe rusit, Daniil Medvedev do të zhvillohet më 21 shkurt.

Gjokoviq mban pozitën e parë në listën botërore të tenistëve dhe ka fituar tetë çmime në turneun e Australian Open ndër vite. rel

Japonia emëron një grua si presidente të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Ministrja olimpike në largim e Japonisë, Seiko Hashimoto pranoi të drejtojë Komitetin organizator “Tokio 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo tha se 56-vjeçarja Hashimoto, e cila është një ish-sportiste, ka pranuar të marrë pozicionin e lirë për të drejtuar Lojërat e Tokios këtë vit.

Ajo u takua me kryeministrin, Yoshihide Suga për t’u larguar nga posti i ministres olimpike.

Hashimoto pasoi ish-shefin e Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të komenteve për gratë.

Mori, i cili drejtoi komitetin organizator olimpik të Tokios që nga viti 2014, u largua pas kritikave që u përhapën pas komenteve në të cilat ai tha se “Gratë flasin shumë” gjatë një takimi të komitetit më shumë se një javë më parë.

Hashimoto më parë shërbeu si ministre e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios dhe ishte garuese në patinazh e cila mori pjesë në shtatë Olimpiada nga viti 1984 deri në vitin 1996.

Ajo fitoi medalje bronzi në garën e patinazhit të shpejtë 1.500 metra në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1992 në Albertville të Francës.

Hashimoto gjithashtu ishte çikliste gjatë Lojërave Olimpike Verore.

Presidenti i FIFA-s: Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume me spektatorë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka deklaruar se Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume plot me spektatorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim virtual në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i FIFA-s tha se koronavirusi i ri (COVID-19) do të mposhtet ose “ne do të mësojmë të jetojmë me të”.

“Jam shumë, shumë i sigurt, do të jetë e pabesueshme, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi”, tha Infantino.

Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

“Kontrata e Messit që fundosi Barcelonën”, shifra të çmendura, ja sa fitoi “Pleshti” nga rinovimi i fundit

Më shumë se 500 milion euro për katër vjet. “El Mundo” ka publikuar kontratën dhe shifrat e rinovimit të fundit të Lionel Messi me Barcelonën, duke përshtjelluar akoma më shumë situatën në klubin “blaugrana”. Ky “scoop” mediatik është goditja e fundit që i jepet shpresave të pakta që sulmuesi argjentinas mund të qëndronte te skuadra katalunjase.

093846734 656e011a 9690 45c5 B80c F2124f0c21d0
093846734 656e011a 9690 45c5 B80c F2124f0c21d0

Kontrata është nxjerrë nga njerëz brenda klubit, ndërsa titulli i të përditëshmes spanjolle dhe pyetja që ngre ajo vulosin fundin e hidhur të “dashurisë” Messi-Barcelona. Më saktësisht, shifra që arkëton “Pleshti” nga nëntori 2017 kur vendosi firmën në rinovimin e kontratës deri në 20 qershor të këtij viti kur edhe skadon është 555.237.619 euro bruto.

093846883 339772b8 F0e9 45de A2f5 3348d2ee5ccd
093846883 339772b8 F0e9 45de A2f5 3348d2ee5ccd

Sipas “El Mundo”, mes të ardhurave fikse dhe atyre variabël (klauzolat për paraqitjet, golat dhe kualifikimi në Champions), Messi ka fituar 139 milion euro në sezon. Shifra marramendëse! Por kthehemi edhe një herë te titulli i gazetës dhe pyetjes “djegëse” që ajo ngre.

Jgmyvtgj
Jgmyvtgj

“Kontrata faraonike e Messi që fundosi Barcelonën”, titullohet në faqen e parë gazeta, që vijon më tej: “Si e ka shpërblyer futbollisti klubin e tij në këto vite? Një njeri nuk mund të jetë një Zot”. Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe nga ky zbulim i “El Mundo” tregon që Messi ka një pjesë të mirë të fajit. Ndërkohë, pas këtij lajmi klubi katalunjas ka reaguar zyrtarisht, duke kërcënuar me aksione ligjore të gjithë ata që kanë zbuluar kontratën e Lionel Messi dhe Barcelonës. bw

Wayne Rooney përfundon karrierën e tij si lojtar

 

Asi anglez i futbollit, Wayne Rooney i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar dhe filloi një të re si trajner, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kohë futbollisti më i talentuar anglez Rooney njoftoi se përfundon karrierën e tij si lojtar në moshën 36-vjeçare për t’ju përkushtuar një sfide të re, funksionit të shefit të shtabit teknik në ekipin e ligës së dytë Derby County.

Rooney si një 16-vjeçar në fanellën e Evertonit u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier ligës ndërsa shpejt kaloi në Manchester United dhe u bë lojtari i ri më i shtrenjtë në botën e futbollit (36 milionë dollarë).

Si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, Rooney në “Old Trafford” për 13 vite fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, 5 tituj të Premier ligës, FA kupën dhe 4 Kupa të Ligës. Në fanellën e “djajve të kuq” shënoi rekord 253 gola dhe zhvilloi gjithsej 559 ndeshje.

Mesut Ozil lë Arsenalin për Fenerbahçen

Futbollisti Mesut Ozil, ka thënë se do të jetë gjithmonë pëlqyes i ekipit të Arsenalit, pavarësisht pse është transferuar në klubin Fenerbahçe.

Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin turk.

Ai ka fituar me Arsenalin tri kupa të futbollit të brendshëm anglez, si dhe ka shënuar 44 gola gjatë kohës sa ka qenë aty.

Megjithatë, Ozil nuk ka luajtur për këtë ekip nga marsi i vitit të kaluar.

“Është e vështirë për mua ta them me fjalë dashurinë që kam për klubin dhe tifozët”, ka thënë Ozil përmes një letre të hapur.

“Si do të mund të përshkruaja tetë vjet të mirënjohjes përmes një letre të vetme?”

Ai ka shtuar: Arsenali është klub i klasit dhe prestigjit, diçka që unë e kam ndjerë secilën herë që kam ecur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti gjithmonë shkojnë dhe vijnë – mirëpo vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”.

Ekipi i Fenberbahçes ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Ozilit përmes një deklarate nga bursa e Stambollit.

Ceremonia e nënshkrimit pritet të zhvillohet të martën ose mërkurën e javës së ardhshme. rel

Ronaldo shënon golin e 760, çfarë thonë statistikat botërore

VOAL – Ka renditje dhe renditje. Ka nga ato që mbledhin të dhëna në një mënyrë dhe ata në një tjetër. Ekzistojnë epoka të ndryshme në krahasim: e jona është hiper-teknologjike, ku gjithçka vëzhgohet dhe regjistrohet nga truri elektronik; shumë më e paqartë dhe ende e mbështjellë me mitin e 50, 70 apo 90 viteve më parë.

Dhe kështu, sipas të dhënave të mbledhura nga RSSSF (Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation) Cristiano Ronaldo, falë golit të shënuar dje në Super Kupë kundër Napolit, do të ishte bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 760 gola të shënuar në ndeshjet zyrtare. Pas tij, i ndaluar në 759 deri tani që nga viti 1955, është Çeko-Austriaku Josef Bican, një futbollist aktiv pikërisht midis viteve 30 dhe 50 të shekullit të kaluar. Kjo renditje më pas plotësohet nga Pele (757), Romario (743), Messi (718) dhe Puskas (706).

Akuza të tjera, të cilat gjithmonë marrin në konsideratë vetëm ndeshjet zyrtare, e vendosin kampionin e Juventusit në vendin e tretë pas vetë Bican (805) dhe O’Rey (761). Por braziliani kohët e fundit – mbase duke u ndjerë i kërcënuar – kishte dashur të nxjerrë në pah, përmes kanaleve të tij sociale, rekordin e tij prej 1,283 golash (nga të cilët, për më tepër, FIFA ia njeh 1,281), i cili gjithashtu merr parasysh ndeshjet jozyrtare … por edhe këtu, sipas vlerësimeve, duket se Bican i mirë e ka tejkaluar numrin e 1’468. Epoka të tjera, të dhëna të tjera, mitologji të tjera. rsi-eb

Renditja e xhudisteve të Kosovës, Distria Krasniqi e para në botë

Distria Krasniqi arriti të fitonte medaljen e artë në konkurrencën deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.

Kjo i siguroi asaj 1800 pikë olimpike, të cilat i ndihmuan për rangim më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Në webfaqen e Federatës Botërore të xhudos, Distria është e para në botë në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas është e pesta në renditjen e përgjithshme, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me medaljen e bronztë të fituar në Katar, Majlinda u ngjit për një pozicion, ndërsa kishte kohë që nuk merrte pjesë në gara për shkak të lëndimit.

Nora Gjakova renditet e katërta në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas, çka i siguroi asaj një pozicion më lartë në renditjen e përgjithshme.

Edhe Loriana Kuka renditet lartë në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë. Ajo është e pesta në botë, kurse medalja e bronztë e fituar në Mastersin e Dohas i ndihmoi asaj të rritej për shtatë pozicione.

Majlinda Kelmendi i sjell tjetër medalje Kosovës, mposht belgen Charline Van Snick

Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas.

Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë kundër belges, Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.


Send this to a friend