VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja si i vodhi hakeri Ardit Ferizi të dhënat e ushtrisë amerikane

By | January 29, 2016
blank

Komentet

blank

MESAZHET QYTETARE NGA NDERIMI I PROFESOR LEKË PANAJOT GJIKNURIT (1938-2001) Msc. Albert HABAZAJ

Të njohim dhe të nderojmë personalitet tona

 

Ende pa nisur realizimin e këtij shkrimi nderimtarie për këtë personalitet himariot, na erdhën në kujtesë dy fjalë të urta popullore kuptimplotë në funksion të rubrikës: “Të njohim dhe të nderojmë personalitet tona”: “Dardha bie nën dardhë” dhe “Ku ka rrjedhë do pikojë”. Pse pikërisht këto shprehje? Po Shoqata Atdhetare – Kulturore “Labëria” – “Nderi i Kombit” vlerësoi prof. dr. Lekë Gjiknurin, (pas vdekjes), me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”, për kontributet e tij të dukshme në arsimin kombëtar dhe veçanërisht për punën kërkimore-shkencore aq të devotshme, me vëzhgim me pjesëmarrje në terren ndër hapësirat tokësore ujore/ lumore e detare të Shqipërisë e veçanërisht të krahinës së madhe etnografike të Labërisë, jo vetëm në shërbim të mjedisit gjeografik të pastër e të virgjër, me florë e faunë të shëndetshme e të begatë. Shoqata “Labëria” ka atdhetarizmin si lajtmotiv, por me një mjedis të ndotur, pa dashuri për mjedisin, nuk mund të kesh dashuri për Atdheun. Pa ruajtur mjedisin të pastër nuk je atdhetar i kulluar.

Parë në këtë rrafsh, data e 4 prillit 2021 do të shënohet në kalendarin e Historikut të Shoqatës “Labëria”  si dita e Profesor Lekë Gjiknurit. Vlerësimi ekologjik që ai i ka bërë zonës bregdetare të Vlorës e Himarës është një pasuri orientuese jo vetëm për studiuesit e fushës, amatorët, por edhe për banorët e Vlorës e Labërisë, që ta duan, ta mbajnë dhe ta ruajnë të pastër e të pasur shtëpinë e tyre, mjedisin ku jetojnë, veprojnë e punojnë.

Veprimtaria e nderimit të prof. Lekës u zhvillua në qytetin bregdetar të Vlorës, ku morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit, pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, mësues dhe veprimtarë shoqërorë.

Lekë Gjiknuri lindi më 18 gusht 1938 në një familje atdhetare, arsimdashëse dhe mësimdhënëse në Kudhës të Himarës. Babai i tij, Panajot Gjiknuri ishte emërdëgjuar në arsimin shqip në prefekturën e Vlorës, sepse ai ka qenë nga themeluesit dhe mësuesit e parë të shkollës shqipe në krahinën e Himarës. Ai qe dhe një thesar për shprehjet e vjetra dhe fjalët e urta popullore, njeri me integritet dhe burrë patriot i Bregut. Edhe i biri, Leka vijoi udhën e tij në kohë të reja me profil të lartë. Edhe pse jetoi pak, punoi dhe veproi shumë në dobi dhe në të mirë të vendit, sidomos të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror. Në tetor 2001, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme, iku në përjetësi në moshën 63-vjeçare, ende shumë shpejt, duke lënë pas një arsenal të pasur shkencor, që nuk mundi vetëm fizikisht ta vinte në jetë shërbimin e kësaj trashëgimie diturore në funksion të vendit. Leka, pasi kreu arsimin fillor në vendlindje dhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, në vitin 1957 filloi studimet e larta për biologji në Sofje, të cilat i përfundoi më vitin 1962 në Universitetin e Tiranës në degën Biologji-Kimi. Mbështetur në përgatitjen dhe rezultatet me të cilat përfundoi studimet universitare, qysh prej vitit 1962 u emërua asistent dhe më pas pedagog në Katedrën e Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN), ku me ndonjë ndërprerje të vogël, punoi deri në fund të jetës (2001). Në vitin 1981 fitoi gradën shkencore “Kandidat i shkencave” e më pas “Doktor”. Në vitin 1985 merr titullin “Docent” dhe në vitin 1994 titullin akademik “Profesor”. Duke qenë pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës për një kohë të gjatë, ish-studentët e tij, kolegët dhe miqtë e kërkimit shkencor pohojnë se ai ishte një shkencëtar i fushës dhe luftëtar me shpirt për mbrojtjen e mjedisit.

Prof. Lekë Gjiknuri ishte dhe ngelet në Kujtesën Universitare dhe në Krenarinë e Dritës një shkencëtar i formatuar, pedagog i talentuar dhe qytetar aktiv në mbrojtjen e mjedisit. Atij i shkon shprehja: “Njeriu mund të rrojë gjatë apo shkurt. Rëndësi ka çfarë ka lënë mbrapa përveç nostalgjisë tek familjarët, të afërmit dhe miqtë”. Ai la vepër të madhe, e cila shpërblehet me paharrimin dhe nderimin e merituar, ndoshta dhe të vonuar.

Dëshiroj të përçoj tek lexuesi disa mesazhe që na bëjnë më të mirë në rrafshin e kulturës dhe respektit qytetar:

  1. Lekë Panajot Gjiknuri ishte dhe mbetet dritan i bukur atdhetar.

Kështu duhet të jetë mësuesi, pedagogu, shkencëtari, kuadri, çdo profesionist që ka mundësi të bëjë mirë dhe ndjen përgjegjësi për përparimin e vendit tonë dhe dritërimin e Atdheut. Prof. Leka ishte dritan i diturisë, ishte i bukur në shpirt, në fizik, në vlera morale, i ndershëm dhe atdhetar i spikatur pashfaqshëm. Këtë e vërejtëm edhe tek filmi dokumentar “Lekë Gjiknuri, shkencëtari dhe luftëtari i mbrojtjes së mjedisit”, realizuar me aq dashuri humane, kulturë shkencore, profesionale dhe qytetare nga prof. Xhemal Mato, nën kujdesin e “Shoqatës për Ruajtjen e Mbrojtjen e Mjedisit Shqiptar” me gazetaren Jerida Sakaj, më dhjetor 2020. Ndershmërinë profesionale, virtytet njerëzore dhe vlerat shkencore të tij i dëgjuam në fjalët e bashkëshortes së tij Liri Gjiknuri, mbresat e kujtimet e kolegëve të tij, Profesorëve Ferdinand Bego, Dhimitër Haxhimihali, Spase Shumka, Aleko Miho e Jamarbër Malltezi. Këtë e vërejtëm edhe paraqitja që bëri mësuesi veteran Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës “Labëria” për degën e Vlorës apo tek fjalët e vlerta të Profesorëve Besnik Bare, Et’hem Ruka, Aleko Miho, Leonard Topuzi, Roland Zisi e Ago Nezha, si dhe i biri i Profesorit deputeti Damjan Gjiknuri.

Duke kërkuar në katalogun online të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, gjetëm 57 regjistrime bibliografike, nga të cilat 34 janë në bazën e të dhënave libra me tekste universitarë dhe monografi shkencore, ku ai shfaqet si autor apo bashkautor me emra të tillë si Luan Memushi, Ethem Ruka, Tefta Rexha, Zyri Bajrami, Kastriot Misja, Fotaq Lamani, Aleko Miho, Robert Papajani, Estef Haxhialushi etj. Për formimin shkencor dhe pedagogjik, aftësitë organizuese dhe ndjenjat patriotike prof. Gjiknuri u ngarkua me përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në fushën e arsimit, shkencës dhe ato shoqërore. Në vitin 1972 është nismëtar i Ekspeditave Studimore Nënujore. Është bashkautor i Atlasit të Biologjisë së Përgjithshme në dy vëllime (1979). Tekstet universitare të përgatitura prej tij janë kryesisht biologjikë, zoologjikë dhe hidrobiologjikë. Ai shquhej si një lektor i pasionuar, mjaft i qartë e konkret. Fillimisht u aktivizua në drejtimin e punëve praktike laboratorike në zoologji. Për herë të parë hartoi Praktikumin për pjesët e lëndës (viti 1974, 408 faqe), e cila çoi, padyshim, në përmirësim të dukshëm sasior e cilësor të punëve laboratorike. Atij iu besua drejtimi i zhvillimit të leksioneve në lëndën e Biologjisë së përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë. Së bashku me prof. Tefta Rexhën, me një punë këmbëngulëse, pasion e përkushtim, mbështetur në arritjet më të fundit, mundën jo vetëm të përgatitnin leksione të nivelit të lartë, por edhe të hartonin më pas tekstin mësiomor përkatës (535 faqe), i cili dallohet për informacionin dhe përmbajtjen bashkëkohore. Pas prof. Islam Zekos, duke qenë ndër më të përgatiturit dhe me eksperiencë në katedër, iu besua zhvillimi i lëndës së rëndësishme të Zoologjisë së Parruazorëve, ku mësimdhënia nga ana e tij dhe mësimnxënia nga studentët ishte në rritje të dukshme, cilësisht të ndjeshme. Kjo duket edhe në tekstin përkatës të hartuar prej tij, i cili ishte ndër më cilësorët e degës së biologjisë (viti 1994, 500 faqe), me informacion të zgjeruar bashkëkohor edhe i dalluar për trajtimin metodik, gjuhën e qartë dhe të pastër. Duhen faqe e faqe të tëra gazete të pasqyrosh jetëshkrimin shkencor të profesor Lekës në Universitet, punën e tij kërkimore-shkencore me mbi 20 publikime me vlera teorike dhe oraktike, të botuara brenda dhe jashtë vendit, të cilat përbëjnë një bazë për studimet e mëtejshme faunistike detare apo mbi 12 referate dhe kumtesa mbajtur në aktivitete shkencore ndërkombëtare (kongrese, konferenca) në Ballkan, Evropë e më gjerë. Autor i shumë artikujve shkencorë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, i monografive shkencore të fushës dhe teksteve të arsimit universitar, nismëtar dhe flamurtar i ekspeditave shkencore për botën nënujore të dy deteve tona dhe Mesdheut, duke u kujdesur shumë për statusin e specieve, Profesor Lekë Gjiknuri, në qenien e tij njerëzore mishëronte tre visare të larta, perla morale dhe intelektuale, që përfshihen në trinitetin: Atdheu, Dituria, Nderi.

Prej vitit 1982 e deri në në vitin 1990, ai ka drejtuar katedrën e Zoologjisë dhe për disa vite Këshillin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Institutit të Peshkimit, Durrës. Ka qenë anëtar i Redaksisë së Buletin Shkencor të FSHN dhe i Redaksisë së Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH).

Në vitin 1995 është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 1997 deputet në Kuvendin Popullor e njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Shëndetit e Mjedisit pranë tij. Aftësitë drejtuese të prof. Gjiknurit u shprehën shpesh edhe në drejtimin politik, si deputet ose këshillat në qytetin e Tiranës. Ai ishte patriot, jetonte me përparimet, hallet e shqetësimet e vendit të tij. Këto cilësi që e shoqëruan atë gjithmonë, u theksuan më shumë gjatë kohës si deputet. Duke shfrytëzuar shpesh forumet drejtuese, shohim shpesh përkushtimin e tij për zgjidhjen e shumë çështjeve të lidhura me mësimdhënienose mbrojtjen e mjedisit. Shpesh është dalluar tek ai shpirti i “rebelit”, i cili karakterizohej nga një kurajë e madhe për të kritikuar ndaj shqetësimeve të vërejtura. Bashkëkohësit mund të kujtojnë diskutimet nga tribuna parlamentare, ku spikatin debatet për vendosjen e paragrafëve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e burimeve natyrore në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për hartimin dhe miratimin e shumë ligjeve të ndryshme mjedisore. E madhe ka qenë ndihmesa e dhënë, gjithashtu, në anëtarësimin e Shqipërisë në shumë Konventa Ndërkombëtare me karakter mjedisor. Në kujtesën e botës universitare, akademike dhe mjedisore, prof. Lekë Gjiknuri do të mbahet mend si pedagog i talentuar, shkencëtar i formuar, si patriot me kurajë për të thënë pa ndroje fjalën e duhur në çdo çast. Jo vetëm familjarët, kolegët, ish-studentët, por edhe shoqëria civile, patjetër Vlora dhe Labëria që e nderoi birin e saj është krenare dhe merr më shumë përgjegjësi tek kujton përpjekjet e tij për progresin e shkencës dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Ai la pas një trashëgimi të kurajos, urtësisë dhe integritetit çka përbëjnë një barrë të rëndë për t’u mbajtur nga të gjithë pasardhësit e qytetarët shqiptarë.

  1. Shoqëritë janë shtiza të qytetërimit

Gjatë kërkimit të burimeve referenciale për jetëshkrimin e profesor Gjiknurit, por edhe gjatë ligjëratave që mbajtën oratorët në veprimtarinë nderuese të Vlorës për Ikonën e Mjedisit të Pastër Shqiptar, na tërhoqi vëmendjen fakti që ai ka qenë edhe veprimtar i shquar shoqëror për mjedisin natyror të virgjër, duke u shfaqur vetevetiu një atdhetar natyral i kulluar. Prej vitit 1991, kur u krijua “Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA=Protection and Preveservation of Natural Environment in Albania) ka qenë themeltar dhe, deri sa rrojti, drejtues i kësaj shoqërie qytetare të dobishme. Ai bëhet kështu një figurë e spikatur e lëvizjes mjedisore shqiptare. Përpjektjet për ruajtjen e mjedisit u bënë mbizotëruese për një periudhë të gjatë dhe shoqata fitoi shpejt edhe një reputacion të madh në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë aktivitet me karakter ndërgjegjësimi informues, por edhe me karakter zbatues mjedisor, janë fryt i bashkëpunimit me fondacione ose shoqata joqeveritare fqinje ose më gjerë, në të cilat spikat figura e prof. Gjiknurit. Gjatë kësaj periudhe ai bëhet anëtar ose i deleguar në disa organizma ndërkombëtare mjedisore të dëgjuara si Ligatinat Ndërkombëtare (1991), në Komitetin e bentosit të CIESM (1992), EUCC (1993), GLOBE Europe (1998), MEDWET(1998). Viti 2021 shënon 30-vjetorin e themelimit të kësaj shoqërie shkencore e qytetare. Siç mund ta imagjinojmë, ka ekzistuar një kohë kur PPNEA ka qenë vetëm një lëvizje, e cila mblodhi njerëz të apasionuar për të ruajtur mjedisin natyror në Shqipëri. Fillesat e PPNEA i gjejmë në veprën e Profesorit të nderuar Lekë Gjiknuri, që integroi çështjet natyrore në mesin e diskutimeve publike në një kohë të vështirë tranzicioni, siç ishin fillimvitet ’90. Prof. Gjiknuri ishte njeri i jashtëzakonshëm, qyetar aktiv në mbrojte të mjedisit dhe një figurë me vlera publike. Çdo anëtar i këtij detashmenti shkencor e humano-natyror ka ndjekur e ndjek me devotshmëri shembullin që Profesori la pas, duke u përpjekur për të luftuar po njësoj si ai e për të arritur qëllimin përfundimtar të një harmonie të qëndrueshme midis shoqërisë njerëzore dhe mjedisit natyror.

Parë në rrafshin qytetar, kthehemi në kohë dhe kujtojmë rrënjët tona të dritës, shoqëritë shqiptare në kohën e Rilindjes Kombëtare, që nga vitet 30 të shek. XIX-1912, përpjekjet për organizimin e shoqërive kulturore dhe çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, lëvizjet letrare dhe botimet shkencore, klubet kombëtare, çeljen e shkollave shqipe dhe përhapjen e mësimit shqip (ato që kërkonte koha për të fituar Pavarësisë e Shqipërisë. Kujtojmë ideologët e parë të lëvizjes kombbëtare Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada, Zef Jubanin e Thimi Mitkon, Kostandin Kristoforidhin e Hasan Tahsinin, Tre Vëllëzërit Frashëri e Jani Vreton, Elena Gjikën e Pashko Vasën, Asdrenin e Mjedën, Çajupin e Gjeçovin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin e Petro Nini Luarasin e gjithë ata bij e bija të ndritura e shqiponja lirie që fluturuan për hapësira me dritë të Shqipërisë me Ismail Qemalin, Fan Nolin e “liberatorët” e Kombit. Kujtojmë shoqëritë që u bënë vatra të ndezjes së ideve kombëtare dhe përhapjes së tyre në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar, prpogandimit të ideve çlirimtare dhe të mendimit të përparuar të kohës si “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” në Stamboll, “Bashkimi” “Agimi”, “Drita”/ “Dituria”, “Dëshira”, “Vëllazëria”, “Besa-Besën”, “Shoqëria e mësonjëtoreve shqiptare “Përparimi”, “Shoqëria e grave “Yll’ i mëngjesit”, “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” etj. Edhe në krahinën e Vlorës, sidomos mbas shpalljes së Pavarësisë e para Luftës së Vlorës, për një organizim më të mirë të lëvizjen kombëtare u krijua shoqëria kombëtare e arsimtarëve, me mësues përparimtarë e aktivistë të shquar si Halim Xhelo, Naqe Konomi etj. Në vitin 1917 Halim Xhelo u caktua sekretar i krahinës së Mesaplikut dhe përfitoi nga rasti e situata për të krijuar një vit më vonë, më 1918 në Mesaplik shoqërinë “Shtizat e qytetërimit”, që prof. Bardhosh Gaçe  e quan qeliza e parë e një shoqërie përparimtare me mësues të zonës, por që shoqëria pati shtrirje të gjerë dhe matanë Lumit të Vlorës, e cila para autoriteteve dhe censurës së kohës u propagandua si mbrojtëse  dhe ndihmëse  e arsimit të të varfërve dhe të vobektëve dhe u kundërshtua nga arsimtarët italianë. Pra, me gjithë ngjyrën e një organizate kulturore, Shoqëria “Shtizat e qytetërimit”  zhvilloi një aktivitet të mirë politik e patriotik jo vetëm në krahinën e Vlorës, por edhe gjetkë. Veprimtaria e saj ra në sytë e pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, prandaj Halimi me shokë, sa për sy e faqe, bënë sikur e shpërndanë dhe në vend të saj krijuan në vitin 1919 në Brataj në organizatë të re që e quajtën “Mbrojtja shkollore”, fillimisht me rreth 30 arsimtarë atdhetarë, edhe nga Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra, Kurveleshi etj., e cila merrej gjoja vetëm me veprimtari arsimore, por ajo u krijua “në mes të maleve të blerta për qëllimet e bashkimit e përparimit”…

  1. Mesazhi i mësueses time Liri Gjiknuri

Liri Gjiknuri është një pedagoge e nderuar për lëndën e matematikës, sot në pension. Ajo është dhe bashkudhëtarja e devotshme e familjes së Profesorit, që e kujton atë si bashkëshort shembullor, por njëkohësisht ka qenë edhe mbështetjsa e tij në punën e gjatë shkencore e shoqërore. Në vitet 1975-’79, fisnikja tërë nur Liri Gjiknuri më ka dhënë mësim në Tiranë. Ndoshta nga që mësuese Liria na e bënte matematikën tërheqëse dhe të bukur,  mua më pëlqente “Mbretëresha e shkencave”, dhe merrja nota të mira në këtë lëndë, sa që mësuesja më aktivizonte me skuadrën e saj edhe në konkurset e ndryshme që zhvillonte në Tiranë klasa apo shkolla jonë me gjimnazet e tjera të kryeqytetit. Ajo na fliste me shumë admirim për profesor Lekën dhe na thoshte se, aq sa ishte i dashur dhe i pakursyer në dhënien e dijes, kur të jepte mësim aq ishte i rreptë dhe kërkues kur të pyeste për mësimin. Ai nuk lodhej duke bërë punë të diferencuar me studentët, ai ndjente kënaqësi kur ndihmonte studiuesit e rinj dhe vërente që ata do të ecnin. Ai që të falte aq shumë dashuri e dije, nuk mund të të toleronte dot kur nuk ishe i përgatitur për lëndën.

Një tjetër mesazh lexova nga kujtimet e mbresat e mësuese Lirisë. Ajo u shpreh: “Po, po, punonte, shkruante, hapte libra, studionte dhe në shtëpi punonte, sa dhe i ati i fliste: Si shumë u lodhe Lekë, mos puno kaq shumë!” dhe Leka ka punuar që nga viti 1961, që kur mbaroi e mori diplomën e deri në vitin 1994, kur ka marrë titullin “Profesor”, dmth, i thonë 35 vite punë që të marrësh një titull, kurse tani e marrin për katër, pesë vjet titullin profesor”…

35 vite pune për të marrë titullin “Profesor”! Në këtë gjendja, përvoja qytetare na këshillon të përdorim emërtimin e vogël të kartonit profesor dhe emërtimin e madh nderues Profesor. Komentet e tjera s’vlejnë.

 

blank

Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri

Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri, i njohur shkurt si Mentor Çoku.
Në rrjetin social e kujtoi i nipi Leon Mirakaj si më poshtë duke sjellë edhe disa foto, që po i sjellim më poshtë:
“Më 18 prill 1996, si sot 25 vjet më parë u nda nga kjo jete, në Romë (Itali) një nga burrat më të aftë që Shqiperia do kishte pasur fatin të kish në gjirin e saj.
Por, si disa burra e gra të vlefshem si ai, ajo i deboi duke u mbuluar me errësirë.
Nuk qe as gjeni, as njësh e as gjigand.
Qe një burre me dijen e inteligjencen, aftësi të jashtëzakonshme komunikim e mediacioni, tolerance e integriteti politik e shoqeror.
Një nga ata burra që do i ishte dashur me shumë se kurrë një Shqipërie të ciles liria po i trokiste në porte e brënda shtepisë kish vetëm xhuxha.
Ketu kam vëne një kolazh fotosh të gjyshit tim Mentor Hamdi Çoku -Ohri.
I paharruar kujtimi i tij
Këtu poshte me: Presidentin e Turqis, Ismet Inönü, me Ali Bej Kelsyren, me aktoren italiane Xhina Lolobrixhida , me shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku e në foton e fundit, në zyren e tij ne Rome.”
blank
Në zyrën e tij në Romë
blank
Me Presidentin e Turqisë, Ismet Inönü
blank
Me Ali Bej Kelsyren
blankMe shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku
blank
Me aktoren e famshme italiane Xhina Lolobrixhida

Mentor Çoku lindi në Elbasan më 1914 (prill 1996) dhe pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në atë derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra në krah të burrave si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar krejt Dibrën dhe Shqipërinë.

  • Ndërsa i ati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit.
  • Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike.
  • 1925 – 1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, atë të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Ficon, i cili në atë kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetra gjimnazistë shqiptarë në Beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në Beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rezultatet në mësime i ka pasur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
  • 1935 Në shoqërinë e bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet.

Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër.

  • 1939 Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit.
  • 1943, kontaktet e tij me nacionalistët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionaliste në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhja e Dytë e Prizrenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, assesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizrenit”.
  • 1943 – 1944 Në parlamentin shqiptar , Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqësues i popullit të tij dhe fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.
  • nëntor 1944, Mentori së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalistë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit në Itali.
  • 1970 – 1980 I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambientet e duhura.
  • 1992 – 1993, Mentori shkon në shtetin amë disa herë dhe çmallet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të Tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, shprehet tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të Maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare” (Gazeta “Dardania” nëntor 1993).
  • Mentor Çoku, mbante në tavolinën e punës, në zyrë, por edhe në ambientet e shtëpisë, flamurin kombëtar e lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetëra shekujsh përpara vetë Skënderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës” (Gazeta “Republika” më 25 nëntor 1993).
  • Bija e tij Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famëkeqe të punës në Shqipëri,tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet, Mentori kishte qenë tejet i lumtur nëpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet, një protestë të fuqishme që shqiptarët në Zvicër patën organizuar për lirinë e Kosovës. Kjo protestë, fjalët e zjarrta dhe himni shqiptar i kënduar në Bern, e patën entuziazmuar Mentorin, i cili i kish thënë të bijës, fjalët e mbrame : “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen radha Maqedonisë shqiptare”
blank

Më 16 prill 1859 u ndaj nga jeta Alexis de Tocqueville, një ndër dijetarët më të mëdhenj të mendimit liberal

VOAL – Alexis Charles Henri de Clérel de Tocqueville ka lindur në Verneuil-sur-Seine (Francë) më 29 korrik 1805. Ai vjen nga një familje aristokratike legjitimiste, pra mbështet të drejtën e Burbonëve për të mbetëruar në Francë. Rënia e Robespierrit në vitin 1794 shmang gijotinën ndaj prindërve të tij në momentin e fundit. Revolucioni i 1830 duke çuar në fron Louis Philippe d’Orléans hodhi Alexis de Tocqueville në një krizë të fortë shpirtërore dhe politike, ashtu siç është i ndarë mes besnikërisë ndaj ish-mbretit, në përputhje me idealet e familjes, dhe një dëshire për të mbështetur sovranin e ri, pozicionet i të cilit duken se janë në përputhje me idetë e tij liberale.

Tocqueville është një gjykatës dhe ndër objektivat e tij është të përmirësojë sistemin francez të burgjeve, i cili po përjeton një periudhë krize për shkak të pamjaftueshmërive krahasuar me nevojat e vendit. Me këtë motivim ai vendos të studiojë sistemin amerikan të vuajtjes së dënimeve, kështu që më 1831 ai largohet për në Amerikë; duket se megjithatë, në vendimin e tij për të lënë Francën, më së shumti Tocqueville kishte dëshirën të largohej nga Atdheu për të qenë në gjendje të vëzhgonte situatën politike franceze nga jashtë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ai nuk vëzhgon vetëm organizimin sistemin e burgjeve: Tocqueville është i impresionuar nga sa peshë ka mungesa e privilegjeve të prejardhjes familjare, si dhe fakti se këtu të gjithëve ju jepen shanse nga niveli i barabartë në konkurrencën sociale.

Vëzhgimet e realitetit të jashtëm do t’i japin jetë një studimi që do të realizohet në veprën “La Democracy in America” ​​(botuar pas kthimit në Francë, në dy pjesë, në 1835 dhe 1840). Kjo punë përbën veprën më të rëndësishme të Alexis de Tocqueville dhe në fakt do të jetë një bazë themelore për të kuptuar shoqërinë amerikane, sidomos të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Në “Demokracia në Amerikë”, Tocqueville pohon – përkundër shumë teorive – se Revolucioni Francez dhe Revolucioni Amerikan nuk kanë të përbashkëta, ai francez solli dhunë dhe terror, ndërsa nga ai amerikan  lindi koncepti i vërtetë i lirisë.


Në shoqërinë amerikane, feja mund të ndihmojë për të shprehur lirinë dhe merr një rol themelor në jetë. Analiza e Tocqueville tregon se në fushën sociale janë shumë aktive shoqatat në të cilat çdo person është i lirë të regjistrohet, ndërsa në Francë luftohet kundër kishës dhe fesë, sepse ato konsiderohen pengesa për liri dhe si pasojë një objekt që pengon njerëzit që të bashkohen.

Në 1849 Alexis de Tocqueville u zgjodh deputet në fshatin Norman, emri i të cilit mban dhe për të cilin do të flasë në kujtimet e tij.

Intelektuali francez Raymond Aron (1905 – 1983) ka theksuar kontributin e Alexis de Tocqueville në sociologji, duke e konsideruar atë ndër themeluesit e disiplinës dhe një nga dijetarët më të rëndësishën të mendimit liberal.

Vepra të tjera nga Tocqueville

– Nga sistemi i burgjeve në Shtetet e Bashkuara dhe aplikimi i tij në Francë

– Pesëmbëdhjetë ditë në shkretëtirë (1989)

– Miqesi dhe Demokraci (1987)

– Kujtime (1991)

– Shkrime, shënime dhe fjalime politike 1839-1852 (1994)

– Regjimi i lashtë dhe revolucioni (1996)

– Demokracia dhe varfëria (1998)

– Demokracia, liria dhe feja: mendimet liberale (2000)/Elida Buçpapaj

blank

Ndahet nga jeta legjenda e instrumentave popullore Shaqir Hoti – Regjisorja, botuesja, gazetarja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli shpreh ngushëllimet

voal.ch – Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili ia kushtoi jetën artit . Duke u mbështetur në traditën mijëra vjeçare Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore. Ai ka instrumentalizuar në mënyrë virtuoze edhe Bareshën e kompozuar nga Rexho Mulliqi.

Ka shprehu ngushëllimet menjëherë regjisorja, gazetarja, botuesja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli përmes rrjetit social si më poshtë:

“Lamtumir zoteri Shaqir Hoti !
Shkoi ne heshtje, instumentalisti frymor, kompozitori –
Faleminderit per “Bareshen” instrumentale, falimenderit per ringjalljen e instrumentit të okarinës me origjinë ilire ,
faliminenderit per intervisten dhe te gjitha.
Me vjen keqe qe nuk u realizua ardhja juaj ne Zagreb si e patem fjalën.
Ardhjen tuaj ndaloj Covidi dhe nuk arrita që t’jua plotësoj dëshirën te vinit ne Zagreb dhe te ishit pranë ne Ditet e Teutes te shihnit koreografinë e Bareshes e cila plote 17 vjet realizohet me grupin Iliret ku vallzojnë balerinat ma te fameshme te Kroacisë.
Lantumirë zoteri Shaqir pushoni ne paqe”

 

Jetëshkrimi i Artistit Shaqir Hoti 14 qershor 1936 – 12 prill 2021

Shaqir Hoti ishte instrumentist i njohur. U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, me 14 qershor, 1936. Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall. Kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës, do ta përcillte tërë jetën. Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër. Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij.

I lidhur fort me vendlindjen, ai mblodhi lëndën e parë nga: dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore.

Në fushën e folklorit, kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë. Ndaj, mjeshtrja e tij artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vitesh), që do të emërtohej “Oda e Shaqës”, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij.

Fyellin, kavallin, bishtnicat, pipëzat i kishte trashëgim nga familja. Kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. Herë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall. Sot është legjenda e instrumenteve frymore burimore. Me duart e tij gdhendi një instrument e nga shpirti i tij çdo ditë nxorri nga një tingull. Kishte dëshirë që zanatin e tij, të krijimit të instrumenteve frymore e të thurjes së melodive me fyell e kavall, t’ua trashëgonte edhe të tjerëve, por askush, as nga Ministria e Arsimit e as nga Akademia e Arteve nuk shprehu interes për talentin e tij.

Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore.

Ka instrumentalizuar edhe Bareshën.

Ai e la këtë botë më 12 prill 2021.

 

 

blank

Romancën Agimet Shqiptare të Avni Mulës e ka kënduar e para 12 vjeçarja Alida Hisku

voal.ch – Alida Hisku ishte një talent i jashtëzakonshëm e zbuluar që kur ishte fëmijë.

Në videon që do të ndiqni  do të shihni interpretimin e Alida Hiskut në moshën 12 vjeçare.

Ajo është duke kënduar romancën Agimet Shqiptare të kompozitorit Avni Mula.

Kjo romancë është kënduar më pas nga pothuaj të gjithë artistët e Teatrit dhe Operas.

Është kënduar edhe nga Nina Mula po ashtu edhe nga Inva Mula.

Një romancë shumë e bukur, por e vështirë për t’u interpretuar.

Prandaj Agimet Shqiptare ishte performancë që kërkohej si provim për t’u pranuar në Konservator.

Por për të parën herë është kënduar nga një fëmijë 12 vjeçare 52 vjet më parë e cila premtonte një të ardhme të ndritur,

si këngëtare e muzikës të lehtë –

Ishte Nada shqiptare me një potencial zëri të fuqishëm të cilën diktatura ia ndërpreu karierën kur Alida Hisku ishte vetëm 24 vjeç !

Ju ftojmë që ta ndiqni!

Agimet Shqiptare, muzika Avni Mula, këndon 12 vjeçarja Alida Hisku!

 

blank

Një gjysh i vrarë dhe një baba i dënuar… Rrënjët ballkanase të Princit Filip

Vdekja në moshën 99-vjeçare e princit Filip të Britanisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, përfundon një kapitull të gjatë në marrëdhëniet midis familjes mbretërore britanike dhe homologëve të tyre ballkanas.

Ai kapitull filloi në vitet 1890, kur princeshë Maria e Edinburgut u bë princesha e kurorës, më vonë mbretëresha, e Rumanisë – dhe vazhdoi kur vajza e saj, gjithashtu Maria, u bë mbretëresha e Jugosllavisë pasi u martua me mbretin Aleksandër.

Filipi ishte hallka e tretë kryesore në këtë zinxhir mbretëror britaniko-ballkanas, pasi kishte lindur në familjen mbretërore greke në qershor 1921 në Korfuz në një kohë krize të dëshpëruar si për vendin ashtu edhe për dinastinë.

Babai i tij, Princi Andre, kishte komanduar një korpus ushtrie që kishte marrë pjesë në atë që tani është Turqia pas Luftës së Parë Botërore në një mision për të gdhendur një Greqi më të madhe.

Ëndrrat e zgjerimit u kthyen në katastrofë kur turqit e gjallëruar, nën drejtimin e liderit të tyrë të ri, Kemal Ataturk, shpartalluan ushtrinë greke dhe shkatërruan qytetin dikur të lulëzuar dhe kryesisht grek të Smyrnas, tani Izmiri, duke çuar në dëbimin masiv të miliona grekëve nga Azia e Vogël.

Grekët e mundur iu drejtuan të zemëruar familjes mbretërore dhe princi Andre u dënua me vdekje për tradhti.

Pasi Britania protestoi, ata në vend të kësaj u dëbuan nga vendi, duke u arratisur me një anije të Marinës Mbretërore Britanike dhe Filipi flinte në një arkë portokallesh. Ai ishte vetëm 18 muajsh dhe nuk do të rikthehej më aty për një kohë të gjatë.

Pak a shumë i birësuar nga xhaxhai i tij anglez, Lord Mountbatten, mëkëmbësi i fundit britanik i Indisë, ai u tërhoq nga ai në marinën britanike dhe në rrethin e ngushtë të anëtarëve të familjes mbretërore britanike si gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke tërhequr shpejt vëmendjen e trashëgimtares adoleshente të fronit britanik, princeshës Elizabetë, gruaja e tij nga viti 1947.

Nëna e tij e mrekullueshme dhe e çuditshme, Princesha Alice, megjithatë, u kthye në Greqi në 1935 pasi kaloi disa vjet në një sanatorium zviceran duke u trajtuar për skizofreni.

Duke i qëndruar pushtimit të ashpër gjerman gjatë luftës, duke rrezikuar jetën e saj, Alice mori me guxim një numër hebrenjsh dhe i fshehu ata nga nazistët – një akt trimërie që bëri që qendra Yad Vashem në Izrael t’i jepte asaj titullin “E drejtë midis kombeve”.

Princesha e lindur në Gjermani pengoi disa përpjekje naziste për të kontrolluar shtëpinë e saj në Athinë për hebrenj, duke u hequr si e shurdhër dhe se nuk mund të kuptonte se çfarë donin ata.

Më e interesuar për bamirësi sesa për pompozitetin mbretëror, pas luftës ajo themeloi një urdhër ortodoks infermierie me murgesha, duke e habitur Britaninë kur u paraqit në dasmën luksoze të djalit të saj në Westminster Abbey të Londrës e veshur me një veshje gri për murgesha.

Ajo u largua nga Greqia vetëm pas grushtit të shtetit të ushtrisë në 1967 dhe ndërroi jetë dy vjet më vonë në Londër, e cila tani ishte shtëpia e mbretërve grekë të mërguar.

Ajo dasmë e vitit 1947 në Londër ishte një nga mbledhjet e fundit të mbretërve britanikë dhe atyre ballkanas, të cilët u rrëzuan me shpejtësi nga fronet e tyre nga regjimet e reja të mbështetura nga sovjetikët.

Një nga t ftuarit ballkanas ishte kushëriri i largët i Elizabetës, mbreti Michael i Rumanisë, nipi i Marisë.

Ai u rrëzua nga froni dhe u dëbua nga regjimi i ri komunist pothuajse menjëherë kur u kthye në Bukuresht në dhjetor 1947.

Një figurë më fantazmë në të njëjtën dasmë ishte ajo e ish-mbretit Pjetër të Jugosllavisë, i biri i Marisë së Jugosllavisë, një viktimë e hershme e Perdes së Hekurt që mbyllej shpejt mbi Evropë. Ai ishte privuar nga froni i tij nga komunistët e Titos në 1945.

I njohur me pseudonimin “Fil greku” nga disa tabloidë në Mbretërinë e Bashkuar, besnikëria e Filipit ishte në të vërtetë e gjitha ndaj Britanisë, vendi që e prit nate të ri dhe i dha një vend si bashkëshorti i sovranes. Ai rrallë fliste për origjinën e tij.

“Nuk jam ndjerë kurrë nostalgjik për Greqinë. Një gjysh i vrarë dhe një baba i dënuar nuk më bën t’i dua autorët e krimeve”, tha ai një herë.

blank

In memoriam – Dr. Adhon Polena që humbi jetën nga Covid – Po sjellim intervistë të jashtëzakonshme ku tregon për të jatin, Dr.Sotir Polenën, Gjyshin & Familjen e madhe Polena

 

Në afërsi të kinemasë verore në qendër të Korçës, në një ndërtesë dominuese e me stil eklektik jeton familja Polena. Historia e jashtëzakonshme e familjes Polena është shkruar nga mjekë të shquar që jetuan e punuan që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 140 vitesh.Ndër ta është pioneri i mjekësisë moderne shqiptare, doktor Sotir Polena.Nuk ka njeri në Korçë sot që mos të ketë dëgjuar për historinë e tij.Për me shume se 80 vjet kjo ndërtesë, dikur klinika e parë shqiptare rrethohej nga pacientë që udhëtonin nga çdo cep i Shqipërisë për tu mjekuar apo operuar nga dora e doktor Sotirit. Emri i mjekut të dashur korçar ishte kthyer për shqiptarët në simbol shprese, shërimi dhe lehtësim i dhimbjeve. Sot në këtë banesë jetojnë pasardhësit e doktor Sotir Polenës.

 

 

blank

 

Ne intervistë eshte mjeku Adhon Polena, biri i Sotirit,që dje humbi jetën nga Covid.
75-vjeçari e ka të vështirë të na rrëfëje gjithë historinë e krenarisë por dhe te dhimbjes se dinastisë familjare
“Është shume e vështire në një interviste të vetme të përshkruash një rruge kaq të gjatë, është një rrugë 140 vjeçare që vijon…”,-shprehet ai.

Rrëfimin e nis nga gjyshi i tij Kostandin Polena, mjek i shquar të cilit iu dha e drejta nga Perandoria Osmane ta ushtronte profesionin në çdo cep të saj. Ai zgjodhi të ishte kirurgu i parë obstetër në Korçë në spitalin e hapur nga amerikanët në vitin 1916. Jeta e doktor Kostandinit ishte mbushur me tragjedi të paimagjinueshme familjare. Nga tetë fëmijë vetëm dy i jetuan, Nikoja dhe Sotiri. Dhimbja e vuri përfund kur edhe Nikoja 30 vjeçar edhe ai mjek pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara u mbyt me të fejuarën 19 vjeçare Julian në liqenin e Ohrit. Fëmija i vetëm që e gëzonte ishte Sotir Polena.

“I’u dha e drejta e ushtrimit të profesionit në gjithë Perandorinë Osmane në degën e kirurgjisë dhe obstretisë, u kthye në Korçe ku u martua dhe lindën tetë fëmijë. Kostandini vazhdoi punën si mjek këtu në Korçë. Hapi klinikën e parë në vitin 1889. Kryente të gjitha llojet e operacioneve qoftë kirurgjikale, obstretikale operonte sytë, hiqte perdet e syve. Po kështu edhe në patologji. Patën shumë fatkeqesi. Nga tetë fëmijë mbeti vetëm me një fëmije. Humbja e tetë fëmijëve ndodhi në moshë të re, nga 6 vjeç dëri në 30 vjeç. Dy vajza i kanë vdekur brenda një dite, Ishin 6 dhe 8 vjeç. Një djalë humbi jetën kur ishte 17 vjeç, ndërsa një djalë tjetër ia helmuan turqit kur ishte 21 vjeç, kur ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte mbaruar studimet në universitetin e Harvardit.

Humbi një vajzë tjetër 19 vjeç dhe vdekja e fundit ajo që e tronditi më shumë ishte vdekja aksidentale e djalit tjetër Niko Polena. Pastaj ndodhi një tragjedi e madhe, në Shën Naum, ishin mbledhur shumë intelektualë, ishte elita e Korçës, konsuj të ndryshëm ishte dhe Niko më të fejuarën e tij 19 vjeçare. Fatkeqësisht atje u batua varka dhe ranë të gjithë në liqen. Atje u mbytën nëntë veta, xhaxhai im Niko me gjithë të fejuarën, konsulli serb më të gjithë të shoqen, konsulli grekë me gjithë të shoqen dhe dy marinarët serb. I sollën këtu u bë varrimi, çfarë të të thëm, ishte mars 1930. Në këtë kohë gjyshi mbeti vetëm me të shoqen ishte 75 vjeç, aq sa jam unë sot”,-thotë 75 vjeçari.

Adhon Polena shkëputet nga tragjeditë që kanë ndjekur gjyshin e tij dhe flet për studimet brilante të babait të tij Sotirit në Gjermani.

I diplomuar me nderimet më të larta dhe me mentor shkencëtare të laureuar më pas me çmimin NOBEL, ai spikati me talentin e tij në fushën e kirurgjisë dhe obstetrisë në Europë kudo qe ushtroi profesionin.

I biri Adhoni thotë me siguri se natyra e babait të tij nuk ishte për jetë tipike akademike. Ai e donte jetën në emër të jetës! Me kthimin në Korçë mjeku i ri filloi të shkruante historinë e tij si ndër pionerët e mjekësisë moderne shqiptare.

“Donte macet, qentë ishte njeri i apasionuar pas gjithçkaje, një jetë akademike nuk mund t’i japë këto. Ai vijoi punën në Korçë, paraqiti dokumentet për të ushtruar profesionin këtu, se nuk do të thotë gjë që po të diplomoheshe jashtë në atë kohë e të filloje direkt. Jo, jo nuk të linte njeri ashtu! Në atë kohe ministër i shëndetësisë ka qenë Refat Frashëri, duhet të ekzaminoheshin gjithë dokumentacionet dhe pastaj të jepej e drejta e ushtrimit të profesionit. Fillimisht 2-3 vjet ka punuar si mjek privat, pastaj në gusht të 1933 nisi në spitalin e shtetit në Korçë”

Pas tërmetit shkatërrimtar të vitin 1931, doktor Sotiri punoi me mish e shpirt dhe ndërtoi klinikën e parë në vend. I biri me detaje tregon sa moderne ishte ajo për kohën.

“Ai punonte me mish e me shpirt për popullin. Punonte pa u lodhur, punonte me një profesionalizëm të shkëlqyer. Prandaj mori famë. Në Korçë ai u emërua operator i spitalit të shtetit. Drejtori i spitalit të Korçës në atë kohë vuri re dhe e mori mjek. Filloi punë si kirurg dhe obstetër gjinekolog. Atëherë kirurgët i bënin të gjitha punët.
Përpara se të fillonte në spitalin e shtetit, ai ndërtoi klinikën. Pasi i ndërroi jetë i ati në vitin dhjetor të vitit 1930. Në 14 janar 1931 këtu në Korçë ra tërmet i fuqishëm.

U rrëzua edhe kisha e Shën Sotirit këtu pranë. Madje ai personi që punonte atje e zunë rrënojat e kishës por nuk vdiq. Pasi ra tërmetit, Sotiri ndërtoi disa barraka ai ndërtoi edhe një klinikë. Gjatë kësaj kohe ai ndërtoi këtë pjesën mbrapa e kompletoi.

Është ndër të parat shtëpi të ndërtuar me beton, babai im e projektoi vetë këtë klinikë, përbëhej nga biblioteka, dhoma e vizitave, laboratori, dhoma e sterilizimit, salla e operacionit dhe dhoma post operatore.

Ishin edhe dy dhoma me dhjetë shtretër në total për pacientët. Përpara sallës ishte dhe farmacia. Ishte një korridor I madh ku prisnin pacientët për vizitë dhe vendi ku qëndronte portieri. Se nuk të linte njeri ashtu. Kishte rregulla e ligje atëherë, nuk të linte njeri që mos të zbatoje ligjet. Jo si tani, futesh i paidentifikuar. Ishin edhe dhomat poshtë dhe kjo dhomë që u ndërtua fillimisht. Këtu kanë lindur edhe dy motrat binjake dhe vëllai i madh. Dhomat ishin ndërtua me soleta të shtruara, me pllaka shumë të bukura. Cdo dhomë ishte pajisur me zile telefoni. Ja si tek kjo dhoma mund ta shikosh vendin ku ishin, zile telefon dhe prizë.

Në korridor ishte një tabele e madhe, çdo pacientë I binte ziles dhe dilte numri i shtratit në koridor. Kishte dhe çentral telefonik brenda në shtëpi. Ishte një klinikë moderne për atë kohë. Se sot thotë hajde në klinikë, nuk janë klinika këto, janë kabinete por jo klinika. Fjala klinikë vjen nga kline do të thotë shtrat pra një ambient shëndetësor i pajisur me shtretër. Klinika e babait tim kishte edhe laborator klinik brenda, bëheshin analizat e gjakut, ishte e kompletuar shumë mirë për kohë, ishte e para klinike në Shqipëri. Në vitin 1935 u hap klinka e dytë ku sot është ajo që quhet “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Klinika u hap nga mjeku Jani Basho, ai ishte një mjek i shkëlqyer, ishin njëri më i mirë se tjetëri në atë kohë”.

Doktor Adhoni tregon se babai i tij gjatë luftës së dytë botërore Sotiri ka shpëtuar shumë partizanë nga pushkatimi i sigurt, madje ai ka dëgjuar të thuhej se Sotiri ka shpëtuar edhe Korçën nga shkaterrimi i nazistëve.

Kurrë nuk bëri dallim mes të sëmureve, nuk kishte rëndësi nëse pacienti ishte një partizan, një ballist apo nazist. Sotir Polena kishtë bërë betimin e Hipokratit dhe tek ky betim poltika nuk hynte fare.

“Ai ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar të tjerët në Kohen e LIIB. Shumë partizanë në Korçë i merrnin nazistët për t’i pushkatuar. Jo thoshte doktor Sotiri, ata nuk kanë asnjë faj. U dilte garant partizanëve. Ata shpëtonin nga pushkatimi. Në një artikull shkruhej se mjeku Polena në Korçë, i aftë i shkolluar në Greqi dhe Gjermani e ka mirë edhe me partizanët dhe gjermanët. Besohet se ka shpëtuar Korçën nga zjarri. . Ishte e vërtetë kjo. Do ta digjnin gjermanët! Gjermanët thoshnin ne luftojmë me trupat e bijëve tanë, për një gjermanë do vrasim 100. Sotiri i porositi komunistët të bënin kujdes. Korça mund të digjej vërtetë” .

Mjeku me duart e rrufeshme, ky ishte epiteti që e shoqeroi gjatë gjithe jetes doktor Polenen.

Nuk tha kurrë u lodha, ishtë gjithmonë në çdo orë të ditës dhe natës në shërbim të pacientëve madje portieri i spitalit shpesh mendonte se doktori flinte i veshur dhe me kravatë.

Për 23 vjet rresht punoi si drejtor i spitalit të Korçës njëkohësisht ishte kirurgu numër një i saj. I biri thotë ai babai ka kryer gjatë gjithë karrieres 40.000 ndërhyrje. Emri i tij shumë shpejt nisi të përhapej në të gjitha anët e vendit. Sotir Polena arriti të realizonte operacione gati të pamundura për kohën, ndoshta po kaq të vështira edhe për kohët e sotme.

“Babai im ishte drejtori më jetëgjatë i spitalit të Korçës. Qëndroi në këtë detyrë 23 vjet. Deri në 1962 kur doli në pension. Më pas deri në 1966 ishte shefi i kirurgjisë në Korçë. Gjithësej kishte kryer 40.000 ndërhyrje kirurgjikale. Ai ishte optimist, kishte temperament të veçantë. Ishte djalë guximtar optimist, entuziast, I kapur nga një perëndi ky është kuptimi i fjalës entuziast. Në karakterin e tij ishin ndërthurur karakteristikat e mjekut, kishte harmonizuar inteligjencën, kulturën e thellë e gjithanshme, teknika e përsosur kirurgjikale por ai kishtë një shpirt të madh dhe human. Është vlerësuar gjatë gjithë kohës. Ka aplikuar kirurgjinë në të gjithë degët dhe nëndegët e saj, është konsultuar me gjithë pionerët e kirurgjisë moderne në Shqipëri. Ka kryer operacione që edhe në kohën e sotme nuk bëhen.

Një pjesë e operacioneve të rëndësishme mban vulën e tij. Ka aplikuar në të gjitha specialitetet e mjekësisë. Por ai krijoi një armatë infermierësh që kanë punuar më përkushtim të lartë në gjithë vendin, ka përgatitur edhe profesor Koço Gliozhenin etj. Por karakteristika e tij ishte se ishte i gatshëm në cdo rast dhe cdo çast nuk tha kurre u lodha! Ne mes të natës ai ishte gati kur e kërkonin. Ishte gjithmonë në gadishmëri. Fitoi respektin e popullit. Thërritej edhe 2 ose 3 herë gjatë një nate edhe kravatën e lidhte tek dera duke ikur, portieri i spitalit thoshte me humor nuk ka mundësi, doktor Polena fle veshur. Babai shkonte në spital më herët se vetë portieri madje”.

Pajisjet mjeksore qe përdorte doktor Sotiri, i biri 75 vjecar i ruan ende si syte e ballit. Me krenari shpjegon funksionet që kanë pasur dikur. Dëshira e tij është që të krijojë një muze te vogel të mirëfilltë por mundësite nuk jane ende.

Talenti i Sotir Polenes spikati në neurologji, në qepjen e venave, tek ortopedia e deri tek ndërhyrjet e guximshme maksilofaciale dhe gjinekologjike.

Dr. Polena arriti gjithçka jo vetëm se ishte një perfeksionist por edhe se kishte një zemër të madhe.

Për të ishin të gjithë të barabartë nga kopshtari deri tek burrat e shtetit. Enver Hoxha ishte një nga ata persona të cilit i thoshte gjithmonë atë që mendonte. E kishte njohur Hoxhën kur ishte mësues në Liceun e Korçës por një ditë marsi në vitin 1957 diktatori e vizitoi personalisht në këtë dhomë dhe i kërkoi diçka të pazakontë…
“Në mars të vitit 1957 në këtë dhomë ka ardhur, Enver Hoxha me Liri Belishovën. Një episod interesant do ta tregoj. Mamaja ime kur erdhi Enveri në shtepi kafen e bëri tek dhoma e pritjes në syrin e tij edhe pse hasi me habinë e Hoxhës. Madje kafen e parë ia dha babait Sotirit. Mes babit tim Sotirit dhe Enver Hoxhës u zhvillua një bisedë interesante. Enveri pyeti babain: përse nuk bëhesh komunist? Babai i’u përgjigj se “Kanë kaluar 13 vjet që është çliruar vendi, mos dëgjo çfarë të thonë këta që të krehin bishtin, unë do të them të vërtetën. Populli po vuan. Nuk po bëhen ato gjera që kemi diskutuan të dy kur ishim të rinj vite më parë kur ishim të rinj. Për këtë arsye nuk mund të bëhem komunist! Enver Hoxha iu ktheu: ti je mjek, unë jam politikan.

Për këtë ke të drejtë, se mjekësia ka të drejtë të shërojë njerëz, kurse poltika të detyron edhe të vrasësh. Enveri nuk ia merrte për keq, ata llafoseshin “zhveshur”. Babai atë që kishte e thoshte drejtë, e kishte pjesë të karakterit, nuk lëkundej kurrë, por Enver Hoxha nuk ia merrte për keq. Ai e njihte. Enveri i tha më tej “mirë komunist nuk do të bëhesh, e kuptova, por unë dua që ti të bëhesh deputet!” Ishte një periudhë në atë kohë që këta intelektualët të cilët kishin studiuar në perëndim kanë qenë gjithmonë në survejim. Edhe babai im ka qenë në survejim nga Sigurimi i Shtetit. I kanë bërë shumë provokacione. Babai duhej që për hir të poltikës të zbutej pak, shumë deputetë ishin nga radhët e intelektualëve midis tyre ishte dhe babai im. Ai qëndroi deputet vetëm 4 vjet vetëm një legjislaturë Nga viti 1958 deri në vitin 1962”.

Pakush e di se kjo banesë nuk ka qenë vetëm klinika më e famshme e Shqipërisë por pas vdekjes së tij, edhe një shesh xhirimi e Kinostudios. Një fakt tjetër interesant është se doktor Sotir Polena është mishëruar në personazhin e doktorit në filmin “I teti në bronz”

“Ky film në fakt I është kushtuar Fuat Babanit, ai që ishte I teti në bronx. Por midis atyre një nga personazhet kryesor ishte Kristo Borova pra babai im Sotir Polena, Në peridhën e luftës ishte plotë klinka me partizanë. Këtu i vinte në allçi babai që mos të njiheshin, këtu më duket ka qenë edhe Fuat Babani u shtrua dhe ai kishte një këmbë të thyer e të plagosur u mjekua këtu, është ngjarje e vërtetë. Pastaj skenari u zbukurua nga Dritëro Agolli. Këtu janë xhiruar disa filma shqiptarë. Kam sakrifikuar shumë për Kinostudion, u rregulloja ambientin. Ata u miqësuan me mua, ju kam dhënë shumë”.

Gjatë kohës që Sotir Polena punonte me bisturi, preu ne nje moment dorën e tij. Ajo prerje së cilës nuk I dha rëndësinë e duhur iu shndërrua në plagë. I dhënë gjithnjë pas pacientëve të vet, e harroi veten ndërsa ditët kalonin. Vetëm dy vjet më vonë ai u nis drejt spitalit universitar te Vjenës në për të kuruar plagën e bisturisë.
Mjekët austriake u kujdesën për të, bënë të pamundurën, por kirurgu shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Kirurgu qe kishte shpëtuar jetën e mijëra shiqptarëve, nuk mund të shpëtonte dot jetën e tij!Sotir Polena nderroi jete në spitalin Universitar të Vjenës më tre korrik të vitit 1967 pa mbushur 65 vjeç.

Kirurgu me duart e rrufeshme ia trashëgoi profesionin fisnik tre fëmijëve të tij e me pas mbesave dhe nipërve. Mesa duket familja e Doktor Polenës nuk do të rreshti kurrë së nxjerri doktorë brez pas brezi gjithmone në shërbim të njerëzve

“Kur vdiq la pas gruan e tij, 6 fëmijë, tre prej të cileve u bënë mjek, të tjerët u bënë arsimtare. La 10 mbesa e nipër 3 prej te cileve u bene mjekë. Në familjen time ka qenë e panderprerë linja e mjekësve. Edhe une mjek jam…”
Ky ishte Doktor Polena, qe nuk pati kohe te clodhej por gjith jeten e kaloi duke punuar per te mirën e njerzve.
Letra e cila ju gjet në xhaketë, në kthimin e trupit të pajetë nga Vjena, citonte rreshtat e fundit të shkruara prej tij, nga filozofi indian Tagore:-Fjeta dhe enderrova qe jeta eshte gezim, u zgjova dhe pashë që jeta është detyre, veprova sipas kësaj dhe nxora si përfundim se detyra është gëzim!

C’pati në dorë e bëri, pa kursim i derdhi energjite e tij per Korçen dhe për mijëra pacientë.

Funerali i tij ishte madheshtor para pallatit të kulturës. Korça e përlotur mori pjesë në atë ceremoni të përmortshme. Ajo përcillte mjekun human bujar e të pa kursyer. Mbi arkmortine e tij ishin vendosur katër urdherat e punës, diplomat, medaljet dhe dekoratat që rrezatonin tek syte e mallëngjyer të mijëra bashkeqytetareve. Korça mburrej me të, ai krenohej për Korçën . Vallë a nuk ishte ky fillimi i rrugës drejt pavdekësise për mjekun human Sotir Polena? A mund të harrohet ai?/korcablog.com

blank

 

Midis gjashtë fëmijëve ndodhet edhe Dr.Adhon Polena që humbi dje jetën nga Covid.

blank

Familja Polena/ Histori krenarie, hidhërimi e një dinastie mjekësh –

 

Duke ju referuar librit “Udhëtim në mjekësinë korçare” të Doktor Gaqo Kane, historiku i familjes Polena është i shkruar me figura mjekësh që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 175 vitesh.

Ajo fillon me Kostandinin (1853-1930) i cili lindi në Korçë.

Mbaroi studimet e larta në Athinë, ku u specializua për kirurgji, obsetrikë gjinekologji dhe farmakologji.

Ai me plot gojë mund të quhet babai i kirurgjisë korçare, shkruan Doktor Gaqo Kane.

Pas mbarimit të specializimit hapi klinikë private dhe më vonë kur u formua spitali i parë shtetëror u bë kirurgu i parë i tij në vitin 1914.

Historia e jetës së Doktor Kostandinit është sa krenare aq edhe hidhëruese.

Ai solli në jetë 9 fëmijë. Në fund të shekullit 19 Korça u përfshi nga një epidemi që i rrëmbeu këtij mjeku dy fëmijët e parë.

Mund të duket paradoks i pa imagjinueshëm, por gjatë epidemisë Doktor Kostandini solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë,kurse për fëmijët e tij nuk i teproi asnjë.

Vdiqën të dy, dhe ndërsa e shoqja që nuk ja fali asnjëherë këtë humanizëm të rrallë do t’ja kujtonte, doktori i përgjigjej se edhe ata fëmijë që shpëtuan ishin të tijët.

Fatkeqësitë në familjen Polena do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, vetëm pas pak kohësh vdekja i rrëmben edhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17 vjeçar Vasili dhe e bija 20 vjeçare Helena.

Nga nëntë fëmijët, dr. Kostandinit i mbetën dy djemtë Niko dhe Sotiri.

Nikua mbaroi në vitin 1924 universitetin në Athinë, i specializuar për obstetër-gjinekologji e radiologji.

I fejuar me Julinë, vajzën nga familja Fundo, patën fat tragjik. Në fund të muajit mars të vitit 1930, çifti së bashku me disa miq nga Greqia po bënin shëtitje me varkë në liqenin e Pogradecit.

Aksidentalisht, varka u përmbys dhe të gjithë personat e hipur në të u mbytën. Një tragjedi e rëndë që tronditi Korçën, e cila u vesh në zi atëkohë. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqsitë e njëpasnjëshme, vdiq i pari i familjes Polena, dr. Kostandini.

Tani familjes i kishte mbetur vetëm një djalë, Sotiri, i cili kthehet në Korçë në vitin 1930 pas specializimeve në klinikat e njohura të kohës në Gjermani.

Ai aplikoi kirurgjinë moderne, dhe metodat operatore bashkëkohore.

‘Në qoftë se dr. Kostandinin e quajtëm babain e kirurgjisë korçare, të birin, dr. Sotirin mund ta konsidrojmë si pionierin e kirurgjisë moderne shqiptare’ shkruan dr. Gaqo Kane.

Tre nga fëmijët e dr. Sotir Polenës u bënë mjekë.

Rea, vajza e madhe gjinekologe. Ida, radiologe dhe Adhoni mjek obstetër-gjinekolog.

Viola, vajza e dr. Adhonit ëdhtë mjeke obstetër-gjinekologe në Francë. Mbesa e dr. Polenës, Elda, është mjeke në Korçë.

Profesioni i mjekut në familjen Polena përcillet nga një brez në tjetrin, duke I dhënë emrin e një dinastie të famshme./Korça Report

blank

Historia e njohjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Kur bëhet fjalë për histori dashurie, përralla e Princeshës Elizabeth që bie kokë e këmbë në dashuri me ushtarin, Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, është i denjë për filmat Disney.

Është një që shkon prapa në vitet tridhjetë, që zgjat mbi 70 vjet duke e bërë Philip bashkëshortin mbretëror me jetë më të gjatë në historinë britanike.

 

Ai për herë të parë i ra në sy në verën e vitit 1939 kur Princesha Elizabeth ishte vetëm 13 vjeçe. Ai ishte Princi i Greqisë dhe pesë vjet më i madh se ajo, gati për të filluar një karrierë me Marinën Mbretërore.

Elizabeth dhe motra e saj Margaret ishin në një udhëtim me prindërit e tyre në Kolegjin Detar Mbretëror Britannia të Dartmouth. Ishte këtu ku kushëriri i tyre kadet i guximshëm Philip hyri në skenë. Sipas Marion Crawford, guvernatorja e princeshave, ishte pamja e bukur prej ‘Vikingu’ e Philip, flokët e çelët dhe sytë blu që tërhoqën Elizabetën.

Crawford shpjegon në kujtimet e saj, se ai erdhi në jahtin e Mbretit për drekë dhe bëri që Elizabeta të dashurohej me të. Me sa duket dashuria e saj për të u vu re nga xhaxhai i Filipit dhe ndihmësi i Mbretit, Lord Louis Mountbatten, i cili ishte gjithashtu në bord dhe ai shkroi në ditarin e tij se takimi i tyre fillestar ishte ‘një sukses i madh’.

Disa nga të afërmit e Mbretëreshës folën hapur për dashurinë e Elizabetës për Filipin gjatë atyre ditëve të hershme. Midis tyre ishte Margaret Rhodes, kushërira e Elizabetës, e cila shkroi në autobiografinë e saj se ‘Elizabeth ishte vërtet e dashur që nga fillimi’.

Mediat britanike shkruajnë, fejesa nuk erdhi menjëherë, në fakt tetë vjet më vonë, pas luftës, në 1947, me martesën që u bë në Abbey Westminster në Nëntor të po këtij viti. Nuk e dinte Elizabeta se brenda pesë viteve, ajo do të ngjitej në fron dhe do të merrte zotimet e saj si Mbretëresha Elizabeta II.

Çifti kishte 74 vjet martesë, me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Krah për krah ata kishin udhëtuar në të gjithë botën, nga Australia në Amerikë, Afrikë dhe Indi, duke mbajtur flamurin për Komonuelthin të kryesuar nga Madhështia e saj.

Ata kanë ndarë përkushtimin e plotë ndaj detyrave dhe shërbimit të tyre dhe gjithmonë kishin njëri-tjetrin për të lehtësuar barrën e jetës publike me pak të qeshura. Asgjë nuk i guduliste më shumë sesa një fatkeqësi ceremoniale. Në privatësi ai e quajti atë ‘Lilibet’, ‘Darling’ ose ‘Sausage’ dhe ata shijonin shumë darkën së bashku.

blank

Ndahet nga jeta Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut

VOAL – Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut, ka vdekur në moshën 99 vjeç. Sipas Pallatit Buckingham, anëtari i familjes mbretërore Britanike ndërroi jetë të Premten në mëngjes në Kështjellën Windsor.

Duka, i cili do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor, kishte kaluar një muaj në spital në fillim të këtij viti përpara se të lirohej në 16 mars. Në fakt, ai ishte larguar nga spitali pas disa javësh shtrim në spital në Londër për shkak të një infeksioni të paspecifikuar – që nuk kishte të bënte me Covid-19 -, të cilit i ishin shtuar edhe problemet e zemrës.

blank

70 vjet martesë mbretërore

Philip u martua me Elizabeth II në 1947 dhe u tërhoq nga jeta publike në 2017 pas më shumë se 20,000 paraqitje publike. Në shënimin e lëshuar nga Pallati Buckingham, mbretëresha shpreh “trishtim të thellë” për humbjen e “burrit të saj të dashur”. Një pikë referimi inox e gjykatës britanike për dekada, Duka i Edinburgut kishte festuar martesën e tij 73-vjeçare me 95-vjeçaren Elizabeth II në nëntor dhe do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor.

Lindur në Korfuz më 10 qershor 1921, i ngarkuar me tituj heraldikë, por pa fron, Filipi i Greqisë dhe Danimarkës lindi një princ si nip i mbretit grek Kostandin I. Para se të martohej me Elizabetën, të cilën ai e takoi kur ajo ishte shumë e re, ai hequr dorë nga titujt e tij grekë, ai u pranua në Kishën Anglikane dhe miratoi mbiemrin Mountbatten të paraardhësve amë të ishullit (të cilët e kishin anglicizuar nga Battenberg gjerman).

Një ditë pas martesës së tij ai u bë “Lartësia Mbretërore” me urdhër të vjehrrit të tij, Mbretit George VI, dhe menjëherë pasi ai fitoi titujt e Dukës së Edinburgut, Earl of Merioneth dhe Baron of Greenwich. Mbretëresha Elizabeth II më pas e bëri atë princ të Mbretërisë së Bashkuar në 1957, si dhe babanë e katër fëmijëve: Carlo, Anna, Andrea dhe Edoardo.

Në jetën e tij, Filippo ishte gjithashtu një lojtar polo, një shofer deri në një moshë të vjetër koncertesh (dhe automjetesh jashtë rrugës, aq sa për të përzënë Barack dhe Michelle Obama tek ju si një 95-vjeçar), piktor i akuareleve . Por mbi të gjitha ai ishte një përfaqësues i palodhur i familjes mbretërore në qindra shoqata vullnetare. Sidoqoftë, nuk mund të ketë një portret aderues të tij pa përmendur gafat e famshme ose famëkeqe, të mbledhura në sasi gjatë dekadave: disa të ngjyrosura me paragjykime, por në fund të pranuara nga subjektet dhe media si një tipar krejt argëtues i kombit ” gjyshi ”.

Reagimet e botës për vdekjen e Princit Filip

“Ne do ta kujtojmë Dukën e Edinburgut për kontributin e tij në komb dhe mbështetjen e tij të fortë për mbretëreshën.” Kjo u deklarua nga Kryeministri Britanik Boris Johnson duke folur jashtë rezidencës së tij në Downing Street në Londër. “Si komb dhe si mbretëri ne falënderojmë figurën dhe veprën e jashtëzakonshme” të Princit Philip, tha Kryeministri, duke e përcaktuar atë “një burrë të dashur, një baba dhe gjysh të dashur”.

“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.

“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.

Kryeministri irlandez Michael Martin tha se ishte “trishtuar” nga vdekja të Premten e Princit Philip, burrit të Elizabetës II, të cilit ai dëshironte t’i shprehte ngushëllimet më të thella nga qeveria e tij dhe qytetarët e Irlandës. “Unë jam i pikëlluar nga vdekja e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princi Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar,” shkroi Martin në Twitter.

Trishtimi i thellë u shpreh për “vdekjen e Dukës së Edinburgut” në një cicërimë nga Nicholas Sturgeon. “Ministri i parë” Skocez i dërgoi kështu “ngushëllimet e saj personale dhe të përzemërta dhe atyre të Qeverisë Skoceze dhe popullit” mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes së saj.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, nga ana tjetër, përshëndeti angazhimin e gjatë të Princit Philip ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe dëshiroi t’i shprehë ngushëllimet e tij Mbretëreshës Elizabeth II. “Ne jemi shumë të pikëlluar për humbjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen mbretërore, njerëzit e Komonuelthit dhe të gjithë ata që e donin shumë. Ai jetoi një jetë të gjatë në shërbim të vendit të tij” shkroi Maas.

Nga ana e tij, ish Presidenti i SHBA George W. Bush komentoi vdekjen e bashkëshortes së Mbretëreshës Elizabeth II duke deklaruar se “Princi Philip përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar me dinjitet”./AFP/AP-eb

blank

Lasgush Poradeci: Unë vetëm kam qënë gjithnjë

Unë vetëm kam qënë gjithnjë.
Që të jetë njeriu vetëm duhet fuqi e madhe e zemrës,
si dhe fuqi e madhe e shpirtit, them që e kam atë fuqi durimtare aq të madhe,
d.m.th. aq sa më duhet për valët e jetës.
Shumë herë dëshpërohem me një dëshpërim humbas kurajën, kurajën e madhe,
shumë herë më ka lëshuar kurajo po prapëseprapë kam mundur t’a marr veten,
t’i kaloj valët, t’a kaloj ujin, edhe kështu, bijë e babit,
jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet.
Kjo është filozofija e babkës tënd,
tjetër filozofi nuk gjeta dot,
tjetër filozofi nuk kishte si të qëndroj të mos rrëzohem dhe të kaloj një çikë më tej.
(Fragment letre e Lasgushit, dërguar të bijës Kostandina Lasgush Poradeci, më 21 Nëndor 1973)
blank

Kush ka dijeni se cili është personi i tretë në këtë foto ku kanë dalë poetët Lasgush Poradeci dhe Manush Peshkëpia

Është një foto e e arkivit të poetit Lasgush Poradeci që Marie Gushos, vajza e poetit ia ka dhuruar Gëzim Peshkëpisë, djalit të poetit të pushkatuar Manush Peshkëpia.

Janë ulur në një kafene, vetë i tretë, personi i tretë nuk njihet.

Kush e njeh të njoftojë.

 

blank

blank

Më 7 prill 1939 ra heroikisht në fushën e betejës kundër pushtuesit italian Mujo Ulqinaku

Mujo Cakuli i njohur më së shumti si Mujo Ulqinaku (Ulqin, 1896 – Durrës, 7 prill 1939) ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, ku ra dëshmor dhe pas vdekjes u nderua Hero i Popullit.

U lind më 1896 në Ulqin në një familje të vjetër qytetare ulqinake, të cilët ishin detarë dhe pronarë velanijesh. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) në Ulqin dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Lezhë. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.

Pas luftës, Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit. Emrin e tij e mbajnë një shkollë në Durrës, një rrugë në Tiranë e një në Fier, dhe që nga viti 2005 me vendimin e Kuvendit Komunal një rrugë në Ulqin mbart emrin e tij, në vend të emrit Ivan Millutinoviq, si dhe një rrugë në Prishtinë. Në vitin 1979 në Kinostudion Shqipëria e Re u filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku, i cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit. Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend