VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja pse unë i dua fort Veriun e veriorët e Shqipërisë…. – Nga ADRIATIK DOSTI

By | October 20, 2021
3 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 3 months ago Reply

    Pata fatin e mire me njofte ne 1992 ne Tirane, Burra te Familjes se Nderueme Dosti.
    Qe, prova e thanjes se vjeter Shkodrane: “NE MOS RRJELLET.., PIKON !”
    Ju falemnderes z. Adriatik!

  • author avatar
    Bep Martin Pjetri 3 months ago Reply

    Fort i nderuem zotni Dosti!
    Më frymzove mue plakun me ato fjalë ARIT! Më kujtove MIQSINË E PASTËR PATRIOTIKE, TË AT FISHTËS, KOLIQIT, MJEDËS,… ME KORIFEJT, LISAT INKANDESHENTE, GJENIUN E LETRAVE SHQIPE LASGUSH PORADECI, M. KUTELI, KRISTO FLOQI, BAJRAM CURRIN, AVNI RUSTEMI,…(Të më falni për shum që s’kam permend!). E GJITHË KJO dashni për me shprehë se KOMBI ASHT NJI! Sot asht urgjent të ngrihen n’kambë Patriotët sepse rama-basha me gjithë çetat e PD-PS e kanë vue n’ankand territorin etnik shqyptar!
    KEMI NEVOJË PËR OKSIGJENIN E ALPEVE SHQYPTARE!
    Fiset e mira i kanë RRANJËT N’LISAT E KOMBIT!
    RRNOFSHIN FISET SI DOSTI!

    • author avatar
      Iris 2 months ago Reply

      Shume te vertata te gjitha sa thua. Patjeter qe dhe jugu ka figura te rendesishme po e gjithe ajo qe ju cilesoni eshte pikerisht si reagim ndaj mohimit qe veriut i behet me qellim.

Komentet

KURUMI… DHE MALI QË S’BËZÂN! – Nga REX KASUMAJ

Kallnor 2022, Berlin

 

1. Rezolutë për ardhmërinë…

Referendumi serbian, dhe loja mjeruese e ca flegrave shqiptare, janë pas nesh. Në fakt, mjerimi i një krahu politik shqiptar është ende këtu: i pranishëm e i pabesë si rrallëherë.

Ndërkaq, Rezoluta nuk ishte akt shkresurinash që shpejt pluhuri i mbulon. Aq më pak personalizim meritash apo kolektivizim i fajit hipotetik.

Ajo rrjedhoi një Mendim i lartë politik dhe Kulturë e gurëvënë shtetërore.

E pra, krejt ndryshe nga një politikë e fshehtë kulisash a kafehanesh, ku ndehen pasionet dhe myshket filli orientimor.

Që këtej, duke mos qenë një akt ad hoc e kalimtar tek vdes me ditën, Rezoluta nuk i përket njëj Votre politike. Jo, jo. I përket të gjithave. Vetë Republikës për legjislaturat që janë e që do vijnë.

Ajo, ndaj, do të shërbejë si themel veprimi saherë dikush, Serbia si definicion, të agresojë shtetërisht Kosovën. Lirinë e saj që çdo ag zgjohet me kujtimin e gjakut, martirëve dhe flijimtarëve!

Është, prandaj, një udhë e legjitimuar edhe për ata që, pa higjienë kombëtare, ultë e meskinërisht refuzuan atë. Madje, asistencën fizike, ndërsa miratohej Gërma dhe Fryma e saj…

2. Kurum, Kurum…

Tërmetohemi e ngrihemi dhe lumnojmë e trishtemi bashkë…

A nuk e tha këtë turku Erdogan në Laç, në zemër të Shqipërisë?

S’kish si të ndodhte ndryshe. Vëllazërisë, e jo pushtimit mbi 400 vjeçar, do t’i thurte elozh dhe kryeparlamentarja Linditë. Kurse, si për t’a ftilluar më hollë, Kurum pasha nxitoi të thotë: jemi t’një rrënje të përbashkët!

Turqit paskëshin rrënjë pellazgo-ilire? Çudi, thashë. Ndoshta. Historia, s’është bërë veçse një copë letër.

Dhe rrënja sa vete e zgjërohet. Tani dhe serbët duan akomodim tek ngrohtësi e saj. S’qenkëshin dyndur barbarisht nga Tejkarpatet dhe, ashtu si gënjejnë me doktrinë, gërrithen të shpallin autoktoninë…Vuajnë për vdekje zilinë pse, si thoshte Fishta, kur zbritën në gadishullin ilirik, shqiptarët kishin kryer tashmë ciklin mijëvjeçar të qytetnísë!

Por, ndërsa i mendoja gjakftohtësisht marrëzitë, kujtova strategjistin etnik Davutogllu. Është krejt e kundërt fjalë e tij. Janë shqiptarët, pohon ai, që aderojnë vjetërsisht në rrënjën osmane. Kanë devijuar pak, por shpreson të kthehen shpejt në origjinë. E pra, etnia, gjuha e kultura arbnore s’qenkan tjetër pos një devijim që do kthehet një ditë në amzën e vet…

Natyrisht, aleancat gjeopolitike kanë interes e formulë tjetër. Veçse, sidoqoftë, Qenia kombëtare është masa e fundme e tyre!

Vërtetë Shqipëria, si Irani dikur, duhet të ndërrojë emër. Nëse Irani braktisi të vjetrin për të marrë emrin e ri, Shqipëria duhet hequr të riun për të rimarrë emrin e lashtë: ILIRI!

3. Mali që s’bëzânë…

“Kështu mund t’i ndodh kujtdo”, është titull i një romani që kisha lexuar qysh në vitet studentore.

Autorin nuk e mbaj mend, por ishte një triler plot fantazi e situata të pamundura ku ndjeje dhembshuri për heroin pse pandehej për veprën e pakryer dhe fajin e pabërë. Megjithë ngulmërinë që të besohej, ai nuk provonte kurrësesi pafajsinë e vet.

Do të evokoja rastësisht këtë lexim të hershëm, teksa më mahniste një karrierë.

Të gjithë përreth, pak a shumë, i ngjasojnë fabulës së epërme. Venë, vijnë e sërish venë! Herë me faj, e herë viktimë. Dhe kur përmbysen, disa tyresh vështirë arrijnë të dëshmojnë se s’kanë hak as hile në punën e ligë.

Vetëm Njëri në të gjithë Etnikumin shqiptar njeh prorë horizontalen e shtrirë deri në lodhje. Nuk rrëzohet, nuk ngrihet, nuk merr detyrime shteti, nuk bredh selive fuqimëdha të botës, nuk viziton as metropolet e dy Republikave amë dhe, rrallë ndonjëherë, shfaqet shkurt e tretet vazhdimisht në mister…

I tillë, Ai ka fituar tashmë një status të paparë: statusin e Malit që s’bëzânë. Majës së tij Alpine. Fryjnë erëra, bie dëborë, shpesh, sa shpesh shi e rrebesh, nxeh e pjekë njai diell, stuhitë rrafshojnë kodrina dhe ndryshojnë relief, por Ai, vetëm Ai, mbetet në fron. Sfinks sovran. Instancë frymore. Pa Kohë e pa Fund. I admiruar dhe i frikshëm. I frikshëm për të bërat, dhe, aq më tepër, për të fshehtat që bluan për robërit e tij…

Ky është Ahmeti A., prijësi i përjetshëm i shqiptarëve të Iliridës së heshtur. E harruar ngadalthi në kronikën e dhimbjes!

Mirëpo, e Keqja ka dhe ironinë që sëmbon. Nuk është përherë një dorë tek e vetme përzien letrat e fatit.

Sado deshpëruese gjeopolitika, sado defekte demokracia dhe sado dhunëtar a mashtrues shteti i shpifur sllav, janë shqiptarët që gozhdohen, disi vullnetarisht, në fatkeqësinë e vet!

R.

Mes katolikëve të Mirditës Berisha denoncon “vllazërinë” islame Rama -Erdogan

Nga qyteti i Mirditës ku po mbante foltoren e radhës shefi historik i demokratëve komentoi edhe shantazhin e presidentit islamo konservaror të Turqisë, para deputetëve shqiptarë, për të dorëzuar rrjetin terrorrist të gylenistëve. “Çdo kryetar shteti që vjen në Shqipëri është i mirëpritur, por kërkesa e Erdoganit u bë në emër të “vllazërisë” dhe në kuptimin që kjo fjalë merr në kontekstin islamik” komentoi Berisha.

Në fakt të njëjtin koncept pranoi edhe Edi Rama kur iu përgjigj një ditë më pas se “mes vëllezërve nuk ka borxhe”.

Po ashtu, shpesh në publik Erdogani i thërret kryeministrit shqiptar “vëlla Edi”.

Pikërisht këtë lidhje që i kapërcen kufijtë e shtetit laik ka dashur të denoncojë Berisha duke ngritur sallën në këmbë në Mirditë. “Ne të huajt i kemi miq, por vëllezër jemi me njëri tjetrin, me katolikët e Rëshenit dhe me ortodoksët e Korçës” tha ai.

Me deklaratën e tij Berisha ka dashur të distancohet nga koncepti i vllazërisë i cili shpesh i është mbi vendosur shtetit ligjor kur ka qenë puna për të ekstaduar aktivistët gylenistë apo për ti bërë presion shkollave të rrjetit gylenist që për Erdoganin kondiderohen si terroristë të FETO-s.

Edhe herë të tjera Berisha ka riskuar të merret me këtë temë duke denoncuar grupin e xhamisë që po i shërben sot Bashës dhe duke nxjerrë përfundimin se përse ai që e etiketon si “Lul brava” nuk i denoncocon kurrë efektet ekstra ligjore që prodhon vllazëria mes Ramës dhe Erdoganit e cila tani po bëhet e rrezikshme edhe për mëvetësinë e komunitetit musliman shqipëtar. Lapsi

Raporti që propozon sanksione për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, flasin nga Departamenti i Shtetit

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në minimizimin e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit të nevojshëm për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse që do të mundësojë rrugën e tyre përkatëse evropiane”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Këtë përgjigje DASH-i e dha duke iu përgjigjur pyetjeve të REL-it për një raport të publikuar së fundmi nga Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson, që ia rekomandonte administratës amerikane vendosjen e sanksioneve për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve.

“Ne e vlerësojmë këndvështrimin akademik dhe të organizatave për këto çështje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiektnike, siç parashihet në Kushtetutën e saj”, tha zëdhënësi i DASH-it, duke mos e komentuar këtë raport.

Një nga kontribuuesit në raportin e titulluara “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.

Por, vendosja e sanksioneve për këtë çështje nuk duket si masë reale për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi.

“SHBA-ja nuk e ka praktikë të sanksionojë opinione. Në raste të tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik”, tha Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor lidhur me dyshimet për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë.

Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.

Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se SHBA-ja do të sanksionojë edhe politikanë të tjerë në këtë rajon.

DASH-i tha se SHBA-ja është e përkushtuar për suksesin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre shteteve në BE, përfshirë edhe Kosovën “si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara në të gjitha nivelet për suksesin e rajonit dhe Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor [Gabriel Escobar], së bashku me ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, mbeten bashkëbiseduesit kryesorë të SHBA-së për këto çështje”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Maqedonia e Veriut me pensione më të larta, Shqipëria me më shumë pensionistë

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), Maqedonia e Veriut është ndër vendet me pensione më të larta në rajon, duke arritur shifrën mesatare prej rreth 258 euro në muaj ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve pasi në këtë vend janë regjistruar gjithsej 674.092 përdorues të pensioneve.

 

Kosova, megjithëse ka numrin më të ulët të përdoruesve të pensioneve, po ashtu me një pension bazë prej 100 euro është vendi me pensione më të ulëta në rajon.

Maqedonia e Veriut me pensione mesatare prej 258 euro

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të regjistruar 325.156 përdorues të pensioneve. Prej tyre, pjesa më e madhe (219.856) janë përdorues të pensioneve të pleqërisë ndërsa pjesa tjetër janë përdorues të pensioneve familjare (75.080) dhe pensioneve invalidore (30.220).

Në nëntor të vitit të kaluar pensioni mesatar në këtë vend ishte rreth 258 euro. Vlen të theksohet se shuma mesatare e pensioneve të pleqërisë ishte rreth 278 euro, e pensioneve familjare rreth 206 euro dhe e pensioneve invalidore rreth 232 euro. Shumë mesatarisht më të madhe të pensioneve marrin përdoruesit e pensioneve ushtarake, edhe atë rreth 375 euro.

Në muajin nëntor, pensioni më i lartë i paguar ka kapur shumën prej rreth 942 eurosh. Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor njoftojnë se shuma minimale e pensioneve është rreth 170 euro.

Shqipëria me pensione mesatare rreth 126 euro

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në Shqipëri deri në muajin shtator të vitit 2021 përfitues nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore janë në total 674.092 pensionistë. Mes tyre 553.509 janë përfitues të pensionit të pleqërisë, 68.649 përfitues të pensionit invalidor dhe 51.934 përfitues të pensionit familjar.

Masa maksimale e pensionit është rreth 238 euro, për pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare. Për të njëjtat kategori, masa minimale e pensioneve është rreth 119 euro në muaj.

Një kategori në mesin e pensioneve në Shqipëri është përfshirë edhe pensioni social në masën rreth 65 euro, që konsiderohet në masën më minimale të pensioneve. Ky pension i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70-vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit dhe nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.

Duke iu referuar kategorive të ndryshme të pensioneve, masa mesatare e pensioneve në Shqipëri është rreth 126 euro.

Kosova me pensione më të ulëta dhe me më pak përdorues të pensioneve

Në Kosovë rreth 121 mijë qytetarë të moshës mbi 65-vjeç janë në listat që paguhen për pensionet bazike ndërsa numri i pensionistëve kontribut-pagues është rreth 43 mijë. Në total janë rreth 165 mijë përfitues të pensioneve në Kosovë.

Për disa vite me radhë që nga paslufta, pensionet bazë të moshës në Kosovë kanë qenë 75 euro ndërsa në vitin 2019 ato u bënë 90 euro. Nga viti 2021 me vendim të përhershëm të qeverisë, pensionet bazike, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensioni familjar dhe pensioni invalidor i punës janë bërë nga 100 euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është përgjegjëse për çështjet administrative dhe materiale në rregullimin e pensioneve. Ajo tash e disa vite, pjesën më të madhe të buxhetit të saj apo mbi 90 për qind të buxhetit të saj e shpenzon për skema sociale dhe pensione.

Buxhetit të shtetit kosovar dhënia e pensioneve i kushton rreth 165 milionë euro për pensionet bazike të moshës ndërsa rreth 119 për ato të kontribut-paguesve.

WSJ: Disa afganëve të strehuar në Kosovë mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA

Qytetarët afganë që janë dërguar në Kosovë për qëndrim të përkohshëm. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Afganët e evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talibanët dhe grupe tjera terroriste, kanë thënë zyrtarët amerikanë, raporton e përditshmja amerikane, Wall Street Journal.

Kjo nënkupton që personat e dyshuar mund të mbesin pa vend që i strehon.

Më pak se 10 afganë janë shpallur të shpallur të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, pasi zyrtarët për siguri kanë gjetur informacion skualifikues për ata gjatë procesit të verifikimit, ka thënë një zyrtar i afërt me këto zhvillime.

Rreth 90 individë vazhdojnë të verifikohen në Kampin Bondsteel, sipas zyrtarëve amerikanë.

Pak shtete kanë pranuar që të marrin individë afganë, të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA.

Mirëpo kthimi i tyre në Afganistan – ku mund të rrezikohen – mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Mijëra persona kanë arritur të largohen përmes aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar – kryesisht pa kaluar procedurat e verifikimit – derisa më shumë se 60,000 ish-përkthyes dhe aplikues tjerë të vizës kanë mbetur në Afganistan.

Shumica e më shumë se 100,000 afganëve që janë larguar nga Afganistani – pas përfundimit të misionit amerikan dhe marrjes së pushtetit nga talibanët – janë dërguar nëpër baza të ndryshime amerikane në botë për të kaluar nëpër verifikimet fillestare për siguri.

Rreth 200 prej tyre, disa prej të cilëve janë familjarë të individëve që u janë nënshtruar procedurave të rrepta të verifikimit, janë dërguar në Bondsteel për procedura tjera, pasi janë rritur shqetësimet për të kaluarën e tyre.

Disa prej zyrtarëve që po mbahen aty janë persona që kanë pasur pozita të larta në Qeverinë e kaluar afgane.

Inteligjenca amerikane, zyrtarë për kundër-zbulim dhe personeli i mbrojtjes në SHBA janë duke kryer verifikimin e këtyre personave, për të kuptuar nëse ata mund të vazhdojnë rrugëtimin në SHBA, ashtu siç ka ndodhur me disa.

Individët që po mbahen tani në Bondsteel janë teknikisht të lirë që të largohen apo të heqin dorë nga procesi i aplikimit për të hyrë në SHBA, mirëpo duhet të gjejnë ndonjë vend tjetër që i pranon, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Të paktën një individ ka vepruar kështu me sukses.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se në Bondsteel nuk ka terroristë të mirënjohur, mirëpo nuk janë dhënë më shumë hollësi se kush po mbahet aty.

Në mesin e tyre është një ish-komandat taliban, i cili është burgosur në një burg të mbikëqyrur nga amerikanët në Bagram për dy vjet.

Komandanti, të cilit nuk i është publikuar emri për arsye të sigurisë, më vonë ka ndërruar anë dhe është bërë zëdhënës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Qeverinë e Afganistanit më 2020.

Ky fakt e ka bërë atë shënjestër kyçe për talibanët.

“Të gjithë njerëzit e dinë kush jam”, ka thënë ai.

“Talibanët do të më vrasin dhe më pas do të mohojnë se kanë njohuri për vrasjen”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, në kampin Bondsteel aktualisht janë 758 afganë.

Ata mund të qëndrojnë më së shumti një vit në këtë shtet.

Fillimisht në Kosovë kanë arritur 1,286 persona nga Afganistani, mirëpo ndërkohë, 528 prej tyre janë larguar për në SHBA dhe vende të tjera aleate.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku shtetasit afganë janë të lirë të lëvizin jashtë hapësirave ku ata janë të vendosur, për afganët që strehohen në Kosovë ka masa më të rrepta të sigurisë.

Që nga dita e arritjes në territorin e Kosovës, afganët vazhdojnë të jenë të mbyllur në dy kampe, kampin ushtarak amerikan Bondsteel dhe një kamp tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka.

Që të dy këto kampe janë në afërsi të qytetit të Ferizajt dhe distanca mes tyre është më pak se dy kilometra.

NË VEND TË HOMAZHIT – PËR DR RUGOVËN – Nga MILAIM NELA

(Me rastin e 16 vjetorit të vdekjes)

Sot asht përvjetori i shkuarjes në amëshim të Dr Ibrahim Rugovës njeriut që hodhi themelet e pavarësisë së Kosovës e gjerësisht në opinionin e gjerë njihet si Babai i Shtetësisë së Kosovës.

Sa më shumë vite kalojnë aq më shumë lartësohet figura e këtij burri të urtë dhe të mençur.

Pa Ibrahim Rugovën dhe vizionin e tij vështirë se do të kishim sot Kosovë të pavarur!

Pa Rugovën sot në shekullin ri ndërmarrja e pavarësisë vështirë të kishte rezultatet që pati e me siguri do kishte përfunduar në aventurë të rrezikshme. E pakta fare do kishim shumë më tepër viktima.

Pse unë e quaj Ibrahim Rugovën një nga shqiptarët më të mëdhenj që kanë nxjerrë trojet Iliro-Dardane!?

Rugovën historia e solli në krye të Alternativës Kosovare atëherë kur dara shoviniste ishte më e shtrënguar se kurrë, kur Milosheviçi kishte marrë revansh me idenë e serbomadhisë. Kishin ndodhur ngjarjet e Stari-Tërgut (Trepçës).

Autonomia e 74-es ishte suprimuar.

Ai ishte akademik, njeri i ditur i shkolluar në perëndim dhe kishte marrë më të mirën e atij shkollimi.

Rugova si pak kush në atë kohë e kishte kuptuar se i përkiste një kombi të lashtë, bash atij kombi që ishte në themelet e qytetërimit europian e sot e kësaj dite po bëhen përpjekje për të na e mohuar atë meritë dhe rol që kishin të parët e këtyre trojeve siç thoshte Kuteli – kur nga njëri det në tjetrin det, ishim Zot vetë.

Këtë e kanë elaboruar, De Rada, Naim Frashëri, dhe më vonë një nga shqiptarët më të ditur si Petro Zheji.

Rugova si askush tjetër ja doli që vetëm me fuqinë e mendjes dhe vizionin e tij, një krahinë që ishte ndarë padrejtësisht nga shteti amë dhe që nuk kishte qenë kurrë shtet ta promovonte në tavolinat e kancelarive të Perëndimit dhe ti bindte ata se ky popull e meritonte të paktën pavarësinë që ai e quante kompromis të shqiptarëve. Ai në çdo bisedë me liderët botërorë nuk pranoi kurrë më pak se kaq pavarësisht presioneve.

Ai ishte i kthjellët dhe i qartë se vetëm Shtetet e Bashkuara dhe ndërhyrja e tyre mund ta shpëtonin Kosovën dhe ja doli, ja doli si askush tjeter.

Udhëheqësi i vendit pa shtet, lideri i popullit pa ushtri!

Është folur shumë për Dr RUGOVËN e do flitet shumë edhe kur të mos jemi ne të gjallët e sotëm por unë dua të veçoj një meritë të tij në veçanti.

E kjo meritë që një pjesë nuk ja njohin dhe një tjetër grup ja quan dobësi ishte shmanga e luftës në vitin 1992!

Ishte koha kur Franjo Tuxhman donte të hapej fronti i dytë i luftës në Kosovë dhe ai të përfitonte nga kjo për interesat e vendit të tij.

Nëse kjo do të ndodhte kur Kosova ishte krejt e panjohur jashtë, nje popull krejt i paarmatosur operacioni “PATKOI” (që i dështoi Milosheviçit më 1999) do të kishte prodhuar pasoja fatale për shqiptarët e Kosovës.

Shmangia e luftës në këtë kohë për mua është në mënyrë absolute merita më e madhe e karrierës së tij politike dhe brezat e ardhshëm do ti jenë përherë MIRËNJOHËS.

Rugova luajti lojën e madhe të shahut politik në tavolinën e madhe të vendimarrjes botërore në kushte krejt të dizavantazhuara dhe fitoi. Kjo nuk u kuptua atëherë nga shumë edhe bashkëpuntorë të tij bile nga disa nuk kuptohet as sot!

Ai kurrë nuk e prishi çehren nga sulmet e kundërshtarëve sepse rivalë politikë nuk kishte.

Kurrë nuk replikoi apo nxorri një fjalë të keqe nga goja.

Ai e dinte se ishte shumë më lart se ta dhe ndoshta i mëshiroi.

Jam i sigurtë që historia do t’i japë rolin që i takon.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Për ata që turbullojnë ujrat fetare – Nga SHABAN MURATI

 

Në gjitha enciklopeditë ateizmi përkufizohet si mungesë besimi ndaj çdo feje dhe Zoti. Në vendet e zhvilluara demokratike ateistët shohin punën e tyre dhe nuk sulmojnë as fenë e shumicës së popullit të vet dhe as fetë e pakicave, sepse konsiderojnë liri personale dhe e drejtë e secilit të besojë ose të mos besojë.
Është e çuditëshme prirja e ateistëve publikë shqiptarë, që papushim mbjellin mllef dhe sulmojnë vetëm fenë e shumicës së popullit. U vihen në dispozicion dhe dominojnë ekrane, mikrofonë, skena, OJQ dhe fonde të bollshme për të krijuar mjedis toksik për besimin e shumicës së popullit. Kulmi i absurdit shqiptar është se në këto fushata turbulluese fetare përfshihen politikanë të lartë të shkollës së vjetër ateiste të komunizmit dhe deputetë, të cilëve nuk dihet se kush ua ka mbushur mendjen se duke sulmuar fenë e shumicës së popullit do të konsiderohen “modernë dhe europianë”.
Destabiliteti fetar ecën dorë për dore me destabilitetin politik. Në pamjen e parë duket i paqartë motivi përse kjo skotë turbulluesish të jetës shoqërore i kundërvihet filozofisë dhe mendimit shoqëror të mendimtarit dhe poetit të madh At Gjergj Fishta për karakterin vëllazëror të marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri. Por një analizë spektrale të çon te strategjia përçarëse antishqiptare e këtij fenomeni.
I lidhur me prirjet e mësipërme është edhe fenomeni tjetër specifik shqiptar që islamofobët patologjikë publikë, të ekranit dhe të politikës në Shqipëri, befas kanë rënë në dashuri me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me një hoxhë turk, që jep predikime fetaro-politike nga mërgimi në Pensilvani. Ec e merre vesh kush e bën për-puthjen.
Fushatat e sponsorizuara turbulluese, që po intensifikohen në drejtim të marrëdhënieve fetare në Shqipëri, nuk janë të rastit. Njëqind kilometra larg atyre u vjen era Serbi.

Nje lajm “i mire” per narkotrafikun… Nga Artan Hoxha

Ndersa degjoj kryeministrin te flase per legalizimin e kanabisit(sigurisht kanabis mjeksor, jo ky qe kultivojne çunat ne Shqiperi) kujtesa me ngacmon.

Mazhoranca qe qeveris vendin prej vitit 2013, deri tani ka folur dy here zyrtarisht per legalizimin e kanabisit.

Çuditerisht ne te dyja rastet, ka ndodhur kultivimi me masiv i kanabisit ne Shqiperi.

Madje “rastesisht”, po “fare rastesisht”, ka ndodhur qe te flitet per legalizim te brandit me te mire kombetar, “kanabis Made in Albania”, perpara fushates se mbjelljeve.

Ne te vertete, diskutimi publik per legalizimin e kanabisit nga qeveria, eshte marre si liçence shteterore per kultivim kanabisi nga narkotrafiku.

Dhe “koeçidenca” me e madhe, eshte fakti se ky kultivim masiv, ka ndodhur “rastesisht” ne vitin perpara zgjedhjeve parlamentare.

Pra, dy vitet me pjellore per kultivimin e kanabisit gjate dekades se fundit, kane qene ne vitet 2016 dhe 2020.

Nderkohe dy zgjedhjet e fundit parlamentare ne vend, kane qene ne vitet pasardhese, 2017 dhe 2021!!!!

Nisur nga historiku i deritanishem i narko-politikes dhe narko-kultures, pas diskutimit te fundit publik te inicuar nga kryeministri per legalizimin e kanabisit, i bie qe kete vit, do te kemi nje buum te trete mbjellje te kanabisit, dhe vitin tjeter nje pale zgjedhje te reja lokale shoqeruar ndoshta dhe me zgjedhje te parakohshme parlamentare…

Politikanet ne kete vend, genjejne.

Qeveria ne kete vend, genjen.

Media ne kete vend, ndoshta genjen.

Por lulezimi i plantacioneve me kanabis neper Shqiperi, gjithmone thote te verteten.

Nuk ka buum kanabisi pa zgjedhje parlamentare dhe nuk ka mandat qeverises pa kontrolluar buum-in e kanabisit…..

Ne video dhe foto:
1)-Plantacion me kultivarin e ri “Gorrilla” shtator 2021.
2)-Peisazh i ri, Shqiperia qendrore, shtator 2021.
3)-Plantacion me 50 sera kanabisi, qershor 2021, Arameras, Fushe Kruje…

Vetëm në Shqipëri mbyllen shkollat se ftohet moti – godasin dijen posaçerisht duke gjymtuar ardhmerine Nga Denisa Daka

Vetem ne Shqiperi, (prej 30 vitesh tashme), nxenesit e studentet presin te ngrohet moti per t’iu kthyer bankave te shkolles!

30 vite rradhazi e njejta skeme…!

Mbyllen shkollat se ka permbytje, mbyllen shkollat se u ftoh moti…mbyllen shkollat…

ndersa te demtuarit jane ne çdo rast nxenesit a studentet,

te cilet te denuar nga fati i mbrapshte penalizohen jo ne pak raste te bejne “pushime te gjata”, jashte çdo kriteri normal e te pranueshem.

Znj. Kushi sapo na pershendeti me nje vendim te ri per mbylljen e shkollave per disa dite, per shkak te “motit te paqendrueshem”.

Çdo shqiptar apo taksapagues ne kete vend, pret dite pas dite qe dikush t’u sqaroje a te mbaje pergjegjesi per shumeçka,

per mungesen e ngrohjes apo infrastruktures se duhur ne shkollat shqiptare gjithashtu.

Ku shkojne taksat tona per kete qellim?! Kush eshte pergjegjes per kete situate te paprecedente e kush do te mbaje pergjegjesi per gjithekete?!

Pergjigja e autoriteteve ne kete rast eshte detyrim dhe jo e drejte.

Me shume gjase titullaret e sistemit arsimor ne kete vend nuk jane koshiente per demet afatgjata te ketyre strategjive “brilante”.

Vendimet kesisoj te ndermarra ne rradhe jashte çdo kriteri te arsyeshem, godasin dijen posaçerisht duke gjymtuar ardhmerine.

Deshperim i madh!

Çfarë shkruan etnografja franceze Jacqueline René Benezech më 1937 për Prek Calin

Prek Cali princi i Malsisë!

“Ecëm veçse një gjysmë ore dhe më së fundi pikasëm një shtëpi të lartë me dy kate prej guri, pothuaj pa dritare, me bedenë në katin e sipërm, ku ishin hapur frëngji të ngushta. Ishte diçka hijerëndë por e rrethuar me një gardh dërrasash. Preng Cali erdhi drejt nesh duke zgjatur duart dhe me një fytyrë energjike dhe një buzëqeshje të mrekullueshme.

Që me shikimin e parë ishte shumë simpatik. Një gjigand i vërtetë. Ishte i gjatë të paktën 2 metra. Ishte i veshur shumë pastër me kostumin e Malsisë së Madhe, një kostum me një elegancë të veçantë.

Flokët i kishte të bardha dhe mustaqet të shkurtra që spikasnin në figurën e tij të gjatë e të dobët. Natyrish, brezi i tij ishte i zbukuruar me një revolver të madh, një tjetër me një dorezë fildishi apo prej kocke, një model si ato që mbreti u jepte atyre që do t’i shpërblejë e nderojë.

Preng Cali ishte në Vermosh më shumë se një fisnik. Ai ishte kapedani, një titull honorifik që s’ka asnjë vlerë administrative. Le të themi se është njeriu më trim dhe prijësi natyral i këtij vendi, pas të cilit në rast lufte radhiten të gjithë njerëzit e tribusë, madje edhe tributë fqinje.”

Përpos gjithë ngjarjes, kjo foto më ka trazuar shumë – Nga Ardiana Kalaja

Përpos gjithë ngjarjes, kjo foto më ka trazuar shumë.
Një trishtim dhe irritim më ka kapluar gjithë qënien.
Nuk mundem të bëj asgjë pa e çuar mëndjen te këta fëmijë që nuk kanë ku ta kalojnë natën sonte.
Që nuk kanë ku të përgatisin mësimet e nesër për të shkuar në shkollë.
Nuk di a të ulëras apo të qaj?
Apo të mallkoj?
Mbase duke mallkuar gjen lehtësim në një vend pa shtet.
Zoti ju mallkoftë.
Zitu ju ndëshkoftë.
Uroj ta shoh Zahon e Kajanin që kur të kthehen një ditë nga shkolla mos të kenë mundësi të futen banesë, ndërkohë që prindërit të jenë pas hekurave.
Uroj këtë gjë për të gjithë fëmijët e kriminelëve me pushtet, me prindër bastardë birësues apo biologjik.
Zoti martë hak.
Për ata fëmijë që kur u kthyen nga shkolla gjetën çdo gjë nën rrënoja.
Për ato vajzat që kishin ruajtur pajën e prsnin të martoheshin.
Për ato nëna që kishin bërë gati rrobat e vdekjes.
Të tjerëve jua groposën dhe ilaçet.
Ku kemi arritur kështu?
Dështuam të gjithë para këtyre bastardëve.
Edhe para atyre fëmijëve të pafajshëm se prindërit e tyre votuam horrat.
Ndaj i them më falni atyre fëmijëve që nuk e gjetën më shtëpinë, atyre vajzave që jua varrosën pajën, atyre gjysheve që jua groposën rrobat e vdekjes, atyre djemve që ishin të pafuqishëm para banditëve me unifirmë, atyre nënave që nuk ruajtën dot as enët e gatimit dhe atyre baballarëve që nuk mundën dot të mbrojnë familjen nga regjimi.
Sot ju kërkoj më falni.
Të gjithë ne morëm pjesë nga pak në këtë tragjedi.
Tragjedi që ka filluar në 2013 dhe ne heshtëm.
Prandaj sot të gjithë kemi faj.
“Shoqëria civile” e vënë në shërbim të pushtetit.
Ajo që njihnim si opozitë, në shërbim të pazareve prej 8 vitesh.
Institucionet në shërbim të oligarkëve.
Drejtësia në shërbim të padrejtësusë.
Prandaj më e pakta sot, fshini lotët e krokodilit.
Ps: Shkoni zërini derën e shtëpisë kudo ku i kanë horrat Rama-Veliaj-Basha, se me paratë tuaja i kanë bërë.

SHBA ‘nuk sanksionon opinione’

Bekim Bislimi

Sanksionet, të cilat raporti i Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson ia rekomandon administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve, nuk janë masa realiste, vlerësojnë njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo.

Raporti është publikuar më 18 janar, me titullin “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”.

Një nga kontribuuesit e këtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), e sheh si opsion real mundësinë që administrata amerikane të vendosë sanksione ndaj politikanëve që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë.

Maliqi: Sanksionet nuk duken si masa realiste

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, mendon ndryshe…

“Ideja e sanksioneve ndaj zyrtarëve që e promovojnë bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë propozohet si një prej masave në rast se ndodh ndryshimi i propozuar rrënjësor ndaj politikës rajonale. Por, edhe kjo lloj mase nuk duket realiste. SHBA-ja nuk e ka praktikë të sanksionojë opinione. Në raste të tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik”, thekson Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Milo: Deklaratat nuk janë shoqëruar me veprime dhe politika konkrete

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thekson që administrata e presidentit Biden, muajin e kaluar bëri të ditur kriteret mbi bazën e të cilave ajo bën vlerësimin e veprimtarisë të personaliteteve politike kudo në botë, përfshirë Shqipërinë e Kosovën.

Siç thotë ai, kjo administratë ndërlidh gjithçka me efektet negative që veprimtaria e atyre personaliteteve politike ushtron në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në përputhje me shkallën e kësaj veprimtari negative, sipas Milos, administrata amerikane vendos sanksione.

“Deklaratat në vetvete nuk mund të jenë penalizuese për sa kohë që nuk shoqërohen me veprime konkrete që cenojnë këtë siguri. Të tilla deklarata kanë bërë thuajse të gjithë udhëheqësit politikë e shtetërorë të Kosovës e të Shqipërisë. Por, ato nuk kanë qenë të shoqëruara me veprime e politika konkrete që cenojnë stabilitetin rajonal apo atë ndërkombëtar. Kanë qenë e mbeten më tepër ushtrime patriotizmi folklorik për konsum të brendshëm”, thekson Milo.

Peci: Deklaratat si burim i paqëndrueshmërisë në Ballkan

Një nga pjesëmarrësit në përpilimin e këtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë për Radion Evropa e Lirë se baza për sugjerimin për kërcënime me sanksione, por edhe vendosje të sanksioneve ndaj politikanëve që promovojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, ka të bëjë me atë se deklarata në këtë frymë “në disa raste jepen edhe nga bartësit e institucioneve të të dyja vendeve dhe si të tilla, shndërrohen në burim të paqëndrueshmërisë në Ballkan”.

Mundësinë që rekomandimet e raportit të Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson, për vendosjen e sanksioneve nga ana e SHBA-së për politikanët që promovojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Peci e sheh si opsion shumë real.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Peci.

Lulzim Peci, po ashtu, vlerëson se nga politikanët në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka veprime konkrete që çojnë drejt realizimit të idesë së bashkimit të të dyja shteteve. Por, sipas tij, as deklaratat në këtë frymë, nuk duhet neglizhuar.

“Një fjalor i tillë i dëmton interesat e të dyja vendeve. Këtu qëndron problemi. Pavarësisht se a bëhet për popullizëm apo për çfarëdo tjetër, çdo gjë që sot thuhet përbrenda (vendit), ajo i transmetohet edhe bashkësisë ndërkombëtare. Sot nuk janë të kufizuara audiencat, që të themi se kjo gjë vlen për brenda dhe diçka tjetër vlen për jashtë”, shprehet Peci.

Ai shton se raporti i Institutit për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson hyn në domenin e punës që institucionet hulumtuese bëjnë për të ndihmuar proceset e politikë-bërjes. Siç thotë ai, ka raste kur rekomandimet e tyre merren parasysh, por ka raste edhe të kundërta.

A ndikojnë raportet në përcaktimin e politikave të vendimmarrësve?

Agon Maliqi vlerëson se raporte të tilla prodhohen rregullisht në Uashington nga institutet që merren më rajonin dhe ato konsultohen nga vendimmarrësit, por nuk i përcaktojnë politikat.

“Në komunitetin e instituteve ka edhe dallime në mendime mbi politikën në raport me Ballkanin, që shpesh i reflektojnë edhe rrymat ideologjike të instituteve”, thekson Maliqi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, thekson se Instituti për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson, janë institucione joqeveritare dhe ato nuk i përcjellin ose shprehin politikat zyrtare të SHBA-së. Me raste, ato përçojnë një mesazh të caktuar.

“Aktualisht ky mesazh ka kuptim, sepse siç dihet, në Ballkanin Perëndimor e konkretisht në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi , Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka një rritje të tensioneve ndëretnike. Politikanë të caktuar në këto vende për kapital të brendshëm politik kanë shtuar deklaratat e veprimet me përmbajtje të theksuar nacionaliste”, thotë Milo.

Raporti i Institutit për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson për strategjinë se si të trajtohet paqëndrueshmëria në Ballkan, përmend se burimi i paqëndrueshmërisë ka nisur tri dekada më parë, duke thënë se shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë.


Send this to a friend