VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja pse perëndimi i diellit është ilaç natyral

By | August 7, 2019

Komentet

Produkti që ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Gjethet e patates së ëmbël ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë dhe tumorit në stomak.

Gjethet e patates së ëmbël konsiderohen një thesar vlerash ushqimore. Shija e tyre është e mrekullueshme por pak e hidhur.

Këto gjethe mund të konsumohen në të njëjtën mënyrë si spinaqi.

Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, i vitaminave A, C, K, thiaminës, riboflavinës, niacinit dhe acidit folik.

Në krahasim me barishtet e tjera, gjethet e patates së ëmbël përmbajnë më shumë fibra dhe ushqyes.

Problemet e Zemrës

Vitamina K ndihmon në parandalimin e kalçifikimit të arterieve, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Sasitë e përshtatshme të vitaminës K ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të tensionit të gjakut dhe pakësojnë rrezikun e arrestit kardiak.

Dendësia e Kockave

Vitamina K ndihmon në ruajtjen e niveleve të kalciumit në kocka dhe pakëson gjasat e shfaqjes së osteoporozës.

Studimet kanë treguar se nivelet e larta të vitaminës K mund të shmangin humbjen e dendësisë së kockave tek pacientët e osteoporozës.

Vitamina K është thelbësore për përdorimin e kalciumit nga kockat, dhe përmirëson shëndetin e tyre si dhe pakëson gjasat e problemeve me to.

Për një Shikim të Mprehtë

Vitamina A ndikhmon në parandalimin e problemeve me sytë, sidomos degjenerimin makular, një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë.

Studimet kanë treguar se vitamina C, A, E, zinku dhe bakri ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të syve me 25 përqind.

Si t’i Konsumoni Gjethet e Patates së Ëmbël

Gjethet konsumohen si çdo barishte tjetër. Ato mund të gatuhen në avull, skuqen ose zihen.

Kombinojini me hudhër dhe gjalpë, ose xhenxhefil dhe vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper dhe do t’ju pëlqejnë tepër.

Këto gjethe janë zëvëndësuesit idealë të spinaqit.

Në shumë vende gjethet gatuhen me salcë soje dhe hudhër. Ato mund të konsumohen të gjalla nëpër sallata.

Përdorimet Tradicionale

Gjethet e patates së ëmbël ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë dhe tumorit në stomak.

Gjethet pakësojnë depresionin dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Ato janë të dobishme edhe kundër konstipacionit.

Lëngu i tyre ndihmon kundër diaresë, të vjellave dhe dhimbjeve në stomak.

Gjethet e patates së ëmbël ulin ankthin, stresin dhe tensionin e gjakut./AgroWeb.org

Një gotë me lëng shege – Për shëndet, fuqi dhe energji menjëherë

Lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale.

Shega njihet si fruti i parajsës plot vlera fantastike dhe mbetet mbretëresha e sezonit.

Këtë e konfirmojnë shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pijnë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut.

Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, të cilit i referohet AgroWeb.org, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale.

Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të ushqyesve që janë të dobishëm për balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm.

Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit.

Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thanë studiuesit.

Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%. Pjesëmarrësit treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar.

Estrogjeni është një hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta, energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.

Vlerat E Tjera Të Rëndësishme Të Lëngut Të Shegës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme mbi rolin e lëngut të shegës, kanë veçuar rëndësinë e tij për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

AgroWeb.org rekomandon pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata.

Sa Gota Me Lëng Shege Mund Të Pini Çdo Ditë

Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës.

Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara.

Mjalti i Maresë – Produkti me shijen e veçantë nga Shqipëria

Shija e tij është një përzierje e pazakontë e të hidhurës dhe të ëmblës të cilën e zbulon shtresë pas shtrese.

Mjalti i Maresë është konsideruar prej shekujsh si Magjistari i Shëndetit të Mirë. Ky lloj mjalti është unik dhe gjendet më shumë vështirësi.

Mjalti me veti të veçanta mjekësore vjen nga vetëm katër vende të botës siç janë; jugu i Portugalisë, Sardenja, Shqipëria dhe Greqia.

Shija e tij është një përzierje e pazakontë e të hidhurës dhe të ëmblës të cilën e zbulon shtresë pas shtrese.

Ky tipar e bën këtë mjaltë jo të përshtatshëm për të gjithë. Ata që e preferojnë mjaltin e maresë mund të konsiderohen si tipa aventurierë, sepse shija i përngjan karamelit të hidhur.

Në Shqipëri, përgatitja e këtij mjalti është traditë shumë vjeçare e Përmetit, por jo ekskluzivitet i tij. Mareja rritet në shumë zona të Shqipërisë, kryesisht në ato të jugut.

Marea është një pemë mesdhetare që çel fruta dhe lule të vogla. Frutat ngjajnë me luleshtrydhet.

Mjalti i maresë mund të dallohet lehtësisht nga produktet e tjera së pari nga shija e hidhur dhe ngjyra bezhë.

Ky mjaltë prodhohet kryesisht nga mesi i Tetorit deri në mes të Nëntorit.

Pasi bletët prodhojnë këtë mjaltë, ai mblidhet nga hojet dhe vendoset nëpër kavanozë për një ruajtje afatgjatë.

Mjalti i maresë është prodhuar prej brezash të tërë në Shqipëri dhe është i famshëm për vlerat kuruese dhe ushqyese.

Zona e Përmetit është një ndër të paktat në Shqipëri dhe Evropë ku mareja rritet e patrazuar nëpër pyje e lëndina, dhe kjo është arsyeja përse kjo zonë siguron prodhimtari të lartë të këtij mjalti.

Por për fat të keq, migrimi urban i ditëve të sotme ka pakësuar ndjeshëm numrin e bletarëve të angazhuar në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Mjalti i maresë prodhohet në zonat e ndërmjetme mes fshatrave të Carvovës dhe Pagrit në jug të Shqipërisë.

Atë mund ta gjeni në shitje në sasi të vogla, duke qenë se shumica e prodhojnë për përdorim shtëpiak.

Vlerat mjekësore dhe antioksidantët

Mjalti i Maresë vlerësohet për përfitimet mjekësore që ofron.

Ai është mjaft i pasur me antioksidantë dhe shija është e mrekullueshme për njerëzit që kanë guxim.

Çuditërisht ky mjaltë është i hidhur dhe i ëmbël, një përzierje që sfidon qiellzën por pasuron shijet dhe shëndetin.

Aroma e mjaltit është e thellë dhe intense. Por si çdo gjë e mirë, edhe ky mjaltë kërkon kohë për t’u shijuar dhe vlerësuar.

Ai është si një dhuratë e mbështjellë me disa shtresa që kërkon kohë, mund dhe dëshirë për t’u zbuluar.

Mjalti i Maresë përmban acid homogentistik, një acid i fuqishëm fenolik.

Antioksidantët dhe substancat anti-bakteriale të këtij mjalti e bëjnë atë të jashtëzakonshëm dhe më të fuqishmin kundër baktereve në botë. Ai është më i pasur me antioksidantë se çdo mjaltë tjetër.

Ky mjaltë nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe përdoret edhe nga pacientët që vuajnë nga diabeti.

Ai lavdërohet gjithashtu edhe për shëndetin e mushkërive./AgroWeb.org

Në mëngjes apo në mbrëmje kur duhet të dilni për vrap

Vrapi në mëngjes ose në darkë është një alternativë e mirë për të larguar lodhjen mendore dhe për të ushtruar aktivitet fizik.

Me kalimin e viteve metabolizmi ngadalësohet dhe përpjekjet për të qëndruar në formë bëhen gjithnjë e më të vështira. Por këto përpjekje kanë nevojë për një aleat, dhe ajo është koha.

Gjatë ditës, ka momente kur ndiheni plot energji, dhe ka çaste të tjera kur ndiheni të këputur. Edhe nëse ndiheni “buf nate” ose preferoni të zgjoheni herët, vrapi është një aktivitet i cili mund t’ju japë një sërë përfitimesh.

Arsyet për të vrapuar janë të ndryshme, duke nisur nga rënia në peshë, mirëqenia fizike dhe mendore. Cilado qoftë arsyeja përse dëshironi të vraponi, çelësi i suksesit është vazhdimësia.

Është e rëndësishme të zgjidhni kohën e duhur dhe bindjuni verbërisht këtij plani.

Cila është periudha më e mirë për të bërë vrap?

Avantazhet e vrapit të mëngjesit:

E mira e të vrapuarit në mëngjes është që mund të përfundosh së vrapuari dhe më pas të vazhdosh me programin e ditës. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni mirë për faktin që keni mbaruar së ushtruari dhe keni përfituar energji dhe të mira për trupin.

Së dyti, mëngjesi mund të jetë e vetmja kohë e ditës kur mund t’ia lejosh vetes këtë aktivitet të rëndësishëm fizik.

Së treti, endorfina dhe adrenalina që vërshojnë në organizëm pas vrapit janë gjallëruese për organizmin. Çlirimi i tyre rikthen humorin dhe janë përcaktuese për vazhdimësinë e mirë të ditës. Një vrap në mëngjes nuk të bën dëm, përkundrazi përbën një fillim të mirë të ditës.

Disavantazhet e vrapit të mëngjesit :

Pas vrapit, ndoshta mund të ndiheni të lodhur, të përgjumur dhe të shkëputur nga aktivitetet e tjera të planifikuara gjatë ditës.

Për të vrapuar duhet të zgjoheni herët në mëngjes që t’i vendosni gjërat në vijë. Por nëse jeni nga ata tipat që flenë natën vonë, atëherë ky zgjim do të jetë thuajse i pamundur për ju.

Të paktë janë ata që u pëlqen të hanë herët në mëngjes, por vrapi kërkon energji dhe energjia merret nëpërmjet ushqimit. Mungesa e saj ndikon në intensitetin e këtij aktiviteti fizik.

Avantazhet e të vrapuarit në mbrëmje:

Nëse vraponi në mbrëmje ose pasdite, do të thotë se nuk keni bërë kompromise me gjumin.

Me siguri keni ngrënë të paktën 2 ose 3 vakte kryesore dhe 1 ose 2 vakte të ndërmjetme dhe jeni furnizuar me energji të nevojshme për një vrap të plotë.

Keni qenë në lëvizje gjatë gjithë ditës, ndaj trupi është i ngrohtë, aktiv dhe fleksibël. Në këtë mënyrë mënjanoni rrezikun e lëndimeve, kontraktimeve ose tërheqjeve muskulare dhe dhimbjeve shoqëruese.

Disavantazhet e të vrapuarit në mbrëmje:

Aktivitetet që përfshijnë familjen ose punën mund të mos jua mundësojnë vrapin në mbrëmje. Kur punoni deri vonë, ose duhet të kujdeseni për familjen, vrapi është gjëja e fundit që dëshironi të bëni. Me kalimin e orëve, bie gjallëria dhe motivimi dhe shtrati është i vetmi, thirrjen e të cilit e dëgjoni qartë dhe fort.

Në varësi të profesionit, lodhja në fund të ditës është shumë e madhe dhe aftësia fizike shumë e ulët.

Nëse nuk ju pëlqejnë makineritë e vrapit, vrapi gjatë mbrëmjes është një aktivitet fizik sfidues. Mund të detyroheni të vraponi në rrugë të pandriçuara mirë ose në rastin më të keq, me puseta të hapura./AgroWeb.org

Si të përdorni eukaliptin për shëndetin e mirë të mushkërive

Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.

Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70.

Asokohë, kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike.

Megjithatë, eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit.

Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.

Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat specifike të eukaliptit për shëndetin e mushkërive.

Shpërbën Sekrecionet

Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to.

Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot.

Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.

Antioksidantët

Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit.

Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes

Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit.

Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.

Zhbllokimi i Hundëve

Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve.

Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.

Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes

Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës.

Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.

Terapia E Aromave 

Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese.

Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit.

Nëse nuk arrini të gjeni vajin esencial të eukaliptit, ju mund të shfrytëzoni mirësinë e tij nëpërmjet çajit.

Si Të Përgatisni Çajin E  Eukaliptit

Në një filxhan qelqi hidhni gjysëm luge çaji me gjethe të thata eukalpiti.

Më pas shtoni një filxhan me ujë të valuar.

Mbulojeni filxhanin me kapak për 10 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë.

Pini 2-3 filxhanë në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

Bëjeni vetë! Mënyra e lehtë për të mbjellë sherebelën medicinale në shtëpi

Sherebela rritet mirë në klima të ndryshme. Ajo mund t’i mbijetojë edhe temperaturave nën zero gradë.

Sherebela me emrin botanik salvia officinalis është një bimë plot aromë dhe me shije pak të hidhur që rritet gjithë vitin.

Sherebela është një nga bimët mjekësore më të rëndësishme të Shqipëri dhe mjaft e kërkuar në tregjet e huaja anembanë botës.

Atë mund ta mbillni lehtësisht në shtëpi nëse plotësoni tre kushtet e vetme që kërkon si ndriçim të mjaftueshëm nga dielli, sistem kullimi të mirë dhe shumë ajër të pastër.

Sherebela rritet mirë në klima të ndryshme. Ajo mund t’i mbijetojë edhe temperaturave nën zero gradë.

Me ngjyrat e këndshme të vjollcës, rozës, blusë dhe të bardhës, lulet e sherebelës i japin mjaft hijeshi kopshteve dhe ballkoneve tuaja.

AgroWeb.org do t’ju tregojë se si të rrisni sherebelën në kushtet e shtëpisë, në mënyrë që mos t’ia ndieni asnjëherë mungesën.

Këshillat për mbjelljen e sherebelës

Blini fara ose fidanë. Rritja e sherebelës nis nga farat ose fidanët. Ju mund t’i blini ato të freskëta ose të merrni një fidan të gatshëm dhe ta kultivoni në kopshtin tuaj ose në saksitë dhe vazot e ballkonit.

Farat ose fidanët e sherebelës mund t’i gjeni nëpër farmacitë bujqësore, por duhet të kërkoni garanci që të merrni farën ose fidanët shqiptarë pasi janë shumë cilësore.

Përgatisni terrenin. Sherebela rritet mirë në dhe’ të pasur me pleh dhe që ka një sistem të mirë kullimi. Përpiquni të përzieni edhe dy-tre grushta rërë me pleh organik.

Dheu do të jetë shumë i shkrifët, i lehtë dhe me një kullim të përshtatshëm. Sherebela rritet mirë kur mbillet me bimë të tjera që rriten gjthë vitin siç është trumza, rigoni dhe majdanozi.

Kujdes me vaditjen. Kur fidanët janë të vegjël, duhen vaditur rregullisht që dheu të jetë i lagësht, por kur bima është rritur mjaftueshëm, duhet ta ujisni vetëm kur dheu rreth bimës thahet.

Siguroni ndriçimin e nevojshëm. Bima e sherebelës duhet të jetë gjithë kohën nën rrezet e diellit, por ajo arrin të mbijetojë edhe në hije ose në zona tepër të nxehta.

Këshilla për mbrojtjen e sherebelës

Krasiteni në pranverë. Kërcenjtë e sherebelës duhen krasitur në fillim të pranverës pasi ka kaluar rreziku i ngricave por përpara rritjes së plotë.

Krasitja bëhet në çdo degë duke e prerë një të tretën e saj me gërshërë në mënyrë të pjerrët.

Mbrojeni nga insektet. Sherebela nuk është në shënjestrën e insekteve të dëmshëm.

Por nëse vini re një gjë të tillë, atëherë përpiquni të përdorni pesticide organike me përmbajtje uji, limoni, speci djegës dhe sapuni pa kimikate ose çdo locion të përshtatshëm kundër insekteve për ta mbrojtur bimën.

Mblidhni sherebelën. Tregohuni të kujdesshëm në vitin e parë. Niseni vetëm me mbledhjen e gjetheve vitin e parë dhe në vazhdim mund të prisni kërcenj të plotë.

Sherebela juaj do të arrijë pikun përpara lulëzimit të luleve në mes të verës.

Thajeni. Sherebela është një barishtet e pakta që lëshon aromën e plotë atëherë kur thahet. Megjithatë, sherebela duhet tharë shumë shpejt që aroma e saj të mos ketë pësojë humbje.

Tufat e sherebelës lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ngrohtë, por të ajrosur dhe mbajeni larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

Në variantin e tharë, sherebelën mund ta përdorni për marinim, por edhe si shoqëruese të mishit të shpendëve, mishit të kuq, peshkut, salçiçe apo produkte të tjera të mishit.

Përdorimi tjetër është si çaj bimor nga i cili përftohet një shije speciale si në variantin e ngrohtë dhe në atë të ftohtë sidomos nëse shton paksa mjaltë artizanal shqiptar./AgroWeb.org

Rënia e flokëve – Kur kthehet në problem dhe nga çfarë shkaktohet

Ka raste kur flokët bien me grushta duke u kthyer kështu në një arsye të ligjshme për tu shqetësuar.

Çdi njeri ka mesatarisht 80 000 deri në 120 000 fije floku.

Mesatarisht një person humbet pesëdhjetë deri në njëqind fije flokësh në ditë.

Njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve duhet të dinë se kjo është një sasi normale por nëse vëreni se flokët ju bien shumë, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Rënia e flokëve është një proces krejt natyral.

Megjithatë ka raste kur flokët bien me grushta duke u kthyer kështu në një arsye të ligjshme për tu shqetësuar.

Rënia me tufa e flokëve bie më shumë në pah tek njerëzit me flokë të shkurtra.

Megjithatë, edhe njerëzit me flokë të gjatë përballen me të njëjtin problem.

Nëse mendoni që floku juaj po ju bie me ritme jo normale atëherë mësoni këtu disa prej shkaqeve më të përhapura.

Shkaqet Rrethanore të Rënies Së Tepërt Të Flokëve

Rënia e flokëve ndodh për arsye të ndryshme.

Në shumë raste mund të jetë një reagim ndaj një situate stresuese ose ndryshimeve madhore në trup siç janë:

Lindja,

Marrja ose heqja dorë nga kontraceptivët,

Rënia nga pesha,

Temperatura e lartë,

Rimëkëmbja pas një operacioni ose një sëmundje,

Ekspertët thonë se trupit i duhet pak kohë që të kapërcejë një situatë stresuese ndaj floku kthehet në gjendje normale brenda 6-9 muajsh.

Shkaqe Shëndetësore Të Rënies Së Flokëve

Flokët mund të bien edhe për arsye shëndetësore të ndryshme.

Shtatzania, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkt tek flokët.

Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i ilaçeve kundër depresionit.

Rënia e flokut mund të jetë e trashëgueshme, por edhe të shkaktohet nga problemet me tiroiden.

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokut.

Kjo zgjidhet duke ngrënë ushqime të pasura me hekur siç janë spinaqi, barishtet, mishi i viçit dhe fasulet.

Të domosdoshëm janë edhe ushqimet e pasura me vitaminë C, të cilat përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës së flokut nëpërmjet substancave kimike e shkatërron atë.

Për më tepër, krehja e flokut pas lyerjes me xhel ose llak e forcon qimen dhe lehtëson këputjen e saj.

Floku nuk është i rëndësishëm vetëm për paraqitjen tuaj të jashtme.

Ai është një tregues i rëndësishëm i shëndetit tuaj.

Ushqimet më më mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit

Hundët e bllokuara janë një makth i vërtetë dhe janë në varësi të imunitetit.

Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura, atëherë është koha për disa ndryshime në jetën tuaj.

Hundët e bllokuara janë një makth i vërtetë dhe janë në varësi të imunitetit.

Studimet kanë treguar se ndjeshmëria ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me sasinë e sheqerit që hani por edhe me përtharjen e hundës gjatë dimrit.

Zgjidhja nuk qëndron vetëm tek drita e diellit, por edhe tek ushqyesit që forcojnë imunitetin.

Për të forcuar imunitetin, njeriu duhet të sigurohet që në çdo vakt të ushqehet me fruta dhe perime shumëngjyrëshe.

Për më tepër, këshillohet pirja e tetë deri në dhjetë gotave me ujë në ditë.

Megjithatë, ndonjëherë pavarësisht ndjekjes së të gjitha hapave të duhur, imuniteti na lë në baltë.

I Gjithë Faji I Sheqerit

Ngrënia e tepërt e sheqerit nuk nxit vetëm shtimin në peshë.

Sipas shkencëtarëve, ngrënia e 100 gramëve sheqer paralizon rruazat e bardha të gjakut dhe pengon shkatërrimin e baktereve për 5 orë.

Rënia Në Peshë Është E Rëndësishme

Nëse jeni mbipeshë, atëherë keni vënë në rrezik zemrën, trurin dhe të gjithë organet e tjera.

Njerëzit që preken më shpesh nga gripi janë mbipeshë ose të shëndoshë.

Pesha e tepërt shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë dhe pengon imunitetin të kryejë punën e vet.

Përtharja E Hundës Tregon Që Imuniteti Funksionon

Sekrecionet e hundës janë tregues i një mbrojtjeje të mirë të trupit ndaj të ftohurës dhe gripit.

Mukusi kap viruset dhe i nxjerr ato nga trupi.

Nëse rrugët e epërme të frymëmarrjes janë të thata, puna e mukusit do të jetë më e lehtë.

Nëse thatësia është problematike për ju, atëherë mund të përdorni solucione me kripë.

Stresi Është Faktor Nxitës

Nuk është rastësi që shumë njerëz sëmuren me grip ose ftohen menjëherë pasi kanë përfunduar një projekt ose një takim të rëndësishëm pune.

Stresi afatgjatë dobëson sistemin imunitar.

Nëse jeni me grip dhe të stresuar në të njëjtën kohë, atëherë simptomat do të përkeqësohen.

Mungesa E Gjumit Shkaktar i Gripit

Një i rritur mund të ftohet një deri në tre herë në çdo stinë.

E ftohura mund të zgjasë normalisht nga 3 në 4 ditë.

Por nëse sëmureni më shpesh se kaq, atëherë rezistenca e trupit është e ulët.

Gjumi i jep trupit mundësinë të marrë forcat e të rimëkëmbet.

Mungesa e tij, e bën trupin një shënjestër të lehtë.

Gjumi, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme me fruta e perime mund t’ju vijnë në ndihmë.

Ushqimet Më Të Mira Për Të Përmirësuar Imunitetin

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të kosit të pasur me probiotikë, tërshërës dhe drithërave të plota dhe produkteve të detit,

Kur vjen puna tek imuniteti, supa me mish pule është ndër më të mirat që mund të konsumoni gjatë ditëve drobitëse.

Mishi është i pasur me zink, një mineral që zbraps infeksionet.

Zinku nxit zhvillimin e rruazave të bardha të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë viruset dhe bakteret.

Kërpudhat janë gjithashtu të mira për zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut.

Mos harroni të merrni multivitaminat dhe sigurohuni që këto suplementë të përmbajnë vitaminat A, B6, B12, C, D dhe mineralet kalçium, zink, krom, bakër dhe acid folik./AgroWeb.org

Bllokohen 2130 kg mish pule me ngarkesë mikrobiologjike

Inspektorët e ushqimit të AKU Durrës, konkluduan se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor.

Drejtoria Rajonale e AKU në Vlorë, njofton se janë bllokuar 2130 kg mish pule i kontaminuar me salmonelë.

Origjina e këtij mishi mësohet se është Polonia me destinacion Shqipërinë.

Ngarkesa me pula të ngrira ishte e ndarë në kuti kartoni të cilat rezultuan të kishin prezenca mikrobiologjike të rrezikshme.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.”- thuhet në lajmërimin nga AKU

Sipas inspektorëve është kryer procedura e bllokimit të këtij malli dhe po merren masa për asgjesimin e tij.

Rreziku nga salmonela

Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve.

Nëse këto kafshë apo shpendë përdoren si ushqim, atëherë ky bakter mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme.

Ktu futen sëmundjet që prekin sistemin tretës të personit që e merr këtë infeksion nga rrugë të jashtëme.

Zakonisht merret nga konsumimi i produkteve të kontaminuara me këtë bakter siç janë ushqimet e mishit, veza apo uji.

Një infeksion i shkaktuar nga ky bakter shoqërohet me simptoma si të vjellat, diarea dhimbje barku, apo stomaku e temperaturë deri ne 72 orë rradhazi.

Ky infeksion mund të jetë shumë i rrezikshëm për fëmijët apo njerëzit me imunitet të dobët.

Është e nevojshme të merret ndihma e duhur mjeksore në çdo rast, pasi ky bakter mund të përhapet në të gjithë sistemin tretës e organizmin duke u kthyer në një rrezik serioz./AgroWeb.org

9 produktet natyrale kundër depresionit

Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit.

E dini që humori i keq mund të trajtohet në tavolinë? Jo në atë të mjekut, por në atë të kuzhinës suaj. Ushqimi i mirë ndihmon që jo vetëm të mbajmë trupin tonë në formë, por edhe mendjen. Jo më kot dhe latinët nxorrën shprehjen “Mens sana in corpore sano” (Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë). Për këtë mjafton t’iu kujtojmë magjinë që bën një copë çokollatë e zezë për të na ndryshuar humorin. Por ka dhe shumë ushqime të tjera, që shërbejnë si antidepresantë të shkëlqyer. Sipas një studimi të kryer në më shumë se 15,000 njerëz, të ushqyerit me një dietë të shëndetshme me fruta perime, bishtajore dhe arra parandalon shfaqjen e depresionit. Studiuesit krahasuan tre lloje dietash: Mesdhetare, vegjetariane dhe një dietë specifike të krijuar posaçërisht për të luftuar sëmundjet kronike (Alternative Healthy Eating Index-2010), nga ku rezultoi se mishi dhe produktet e procesuara, përfshi dhe ëmbëlsirat u vlerësuan negativisht. Arrat, frutat dhe zarzavatet ndërkohë u vlerësuan në mënyrë pozitive.

Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, mendohet se ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit. Si dieta Mesdhetare ashtu dhe Alternative Healthy Eating Index-2010 arrijnë t’i përmbushin këto kritere. Më poshtë është një listë me ushqimet dhe efektet e tyre të shkëlqyera në shëndetin mendor.

Mbroni memorien me flavanoile

Janë të shumtë ata që mbështesin flavanoilet si ndikuese në përmirësimin e memories. Besohet se flavanoilet parandalojnë, madje edhe mund të riparojnë dëmtimin e qelizave që shërbejnë për trasmetimin e informacionit në tru. Duke u ushqyer me një dietë të pasur me flavanoile mund të përmirësosh dukshëm kujtesën.

1-Pini çaj– I zi, jeshil, çaj mali; të gjithë janë të pasur me flavanoile. Në mëngjes është e këshillueshme të pini çaj të zi për një zgjim të mirë të trurit, duke qenë se është i pasur me kafeinë, çaj jeshil në drekë dhe çaj mali në darkë, por pa e tepruar me jo më shumë se 5 filxhane çaj në ditë.

2-Ushqehuni me fruta pylli. Boronica, manaferra, mjedra janë të pasura me antioksidantë si dhe me flavanoile të cilat e mbajnë mendjen e mprehtë. Shtojini mëngjesit tuaj këto fruta, ndërsa i miksoni me kos, apo me drithëra.

3-Agrume. Rrushi, portokallet dhe limonat janë flavanoilet që mbajnë kurorën e super flavanoileve. Pini një lëng rrushi për mëngjes, prisni një portokall për drekë dhe shtrydhni pak limon në sallatë, apo në pjatë tuaj të darkës.

Truri i shëndetshëm me ushqim të shëndetshëm

Amino acidet, vitaminat, yndyrnat dhe mineralet dhe antioksidantët në ushqime ndihmojnë për të luftuar humorin e keq, ankthin, irritimin, luhatjen e humorit dhe simptoma të tjera të depresionit. Duke i futur në dietën e përditshme, ju mund të evitoni ose të zgjidhni disa nga këto probleme të shëndetit mendor.

1-Ushqehuni me karbohidrate të shëndetshme. Të ushqyerit me karbohidrate si orizi, buka dhe makaronat integrale, quinoa apo thjerrëzat mund të ndihmojnë për të ngritur moralin duke bërë që truri të lëshojë serotinë, që është një neurotrasmetues që sjell humorin e mirë. Drithërat ndërkohë përmbajnë selenium, e cila lidhet me uljen e simptomave të depresionit.

2-Më shumë bulmet në dietë. Ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D së bashku me përbërës të tjerë ndihmojnë për t’u shplodhur, për të rigjeneruar dëmtimin e qelizave, për të stabilizuar humorin dhe për të promovuar ndjesinë e të qenit mirë. Pini një gotë me qumësht, një gotë kos apo pak djathë çdo ditë për të përfituar nga të mirat që ofron bulmeti.

3-Konsumoni çdo ditë fruta. Frutat e errëta të pyllit, agrumet dhe domatet janë të pasura me antioksidantë që mund të parandalojnë efektet negative të radikaleve të lira në trurin tuaj. Në këtë miks mos harroni të shtoni dhe bananet për të përmirësuar akoma më shumë humorin.

Mbroje trurin me Omega-3

Për acidet yndyrore Omega-3 thuhet se bëjnë gjithçka; që nga lëkura më e shëndetshme, tek përmirësimi i memories tek shëndeti kardiovaskular. Për shkak të rëndësisë së tyre në shëndetin e qelizave dhe në mbajtjen stabël të qarkullimit të gjakut , ka shumë gjasa që Omgea-3 të bëjnë pikërisht atë për të cilën promovohen. Përshijini më shumë këto acide-yndyore në dietë për një tru më të shëndetshëm.

1-Konsumoni peshk disa herë në javë. Acidet yndyrore si salmoni sigurojnë një shëndet më të mirë të trurit, madje dhe në përmirësimin e fokusit. Marrja e Omega-3 direkt nga peshku gjithashtu siguron dhe marrjen e proteinës.

2-Përdorni vajra me origjinë bimore. Vaji i ullirit, vaji i linit dhe vaji i lule diellit janë të gjithë super të pasur me omega-3. Përdorini në vend të gjalpit për gatim, apo duke ia shtuar sallatës suaj të preferuar.

3-Arrorët. Arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë shumë të pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3, që i bëjnë të shkëlqyer për mbajtjen e shëndetit mendor. Duke qenë shumë të pasur dhe me minerale ndihmojnë pagjumësinë dhe përmirësojnë humorin, kështu që shtojani sallatës për një super ushqim për trurin./AgroWeb.org

Depresioni gjatë dimrit – Pse ndodh dhe si ta parandaloni

Bashkë me stinën më të ftohtë të vitit, për shumë njerëz në të gjithë botën zbret edhe trishtimi.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Bashkë me stinën më të ftohtë të vitit, për shumë njerëz në të gjithë botën zbret edhe trishtimi.

Tashmë është e njohur teoria se dielli e ndikon dhe përmirëson gjendjen emocionale dhe në periudhat kur mungon, ndjenja të tjera zenë vend.

Këtu futet edhe depresioni gjatë dimrit të cilit i referohet edhe ky artikull nga AgroWeb.org.

Ndiqni më poshtë arsyet kryesore që e ndikojnë humorin tuaj gjatë vjeshtës e dimrit, si dhe mënyrat si ta parandaloni fare lehtë.

Çfarë është depresioni i dimrit?

Quhet depresioni i dimrit për shkak se ndodh në këtë periudhë të caktuar të vitit dhe zhduket në periudha të tjera.

Ekspertët të cilueve u referohet AgroWeb.org shprehen se shkaku kryesor është mungesa e dritës pasi, kjo sindromë është më e përhapur në vendet me pak diell.

Ekspozimi ndaj dritës së diellit stimulon hipothalamosin, një pjesë e trurit që ndihmon në kontrollin e ritmit kardiak të zemrës.

Mungesa e dritës, ngadalëson ritmin kardiak dhe kjo i shkakton trurit mbiprodhim të hormonit të gjumit.

Duke qënë se çlirohet më shumë melatonina, ulet prodhimi i serotoninës që është hormoni i cili ndikon gjendjen emocionale.

Si rezultat, organizmi fillon e bie në një gjendje gjumi e letargjizmi që përkthehet në depresionin dimëror.

Megjithëse është një sindromë sezonale dhe zakonisht zhduket, mjekët shprehet se duhet trajtuar me shumë kujdes.

Cilat janë simptomat

Në mënyrë që të quheni të prekur nga ky lloj depresioni, ekspertët thonë se duhet ta keni përjetuar për të paktën 2 dimra rresht ose më shumë.

Një nga simptomat më të dukshme të depresionit gjatë dimrit është lodhja e vazhdueshme.

Gjithashtu ndjenjat e urisë për ushqime të pasura me sheqerna apo karbohidrate mund të jenë shenja shumë të dukshme.

Depresioni i dimrit mund t’ju prekë dhe t’ju dobësojë edhe anën fizike të trupit.

Mungesa e përqëndrimit, problemet me memorien.

Simptoma të tjera mund të jenë:

Humbje e interesit për aktivitetet e përditëshme

Problemet me gjumin

Ndryshime në peshë

Ndjenja nervozie

Gjithashtu personat e prekur nga depresioni gjatë gjithë vitit mund të përjetojnë episode të rënduara në këto periudha.

Si ta parandaloni

Për këtë lloj syndrome shumë specifike kurat dhe trajtimet janë sa të lehta aq edhe komplekse.

Në mënyrë që ti shpëtoni depresionit të dimrit mundohuni të qëndroni të paktën 30 minuta jashtë në diell.

Mundohuni të qëndroni jashtë gjatë periudhës së mëngjesit kurr rrezet mund të jenë më intensive.

Gjithashtu merruni me aktivitet sportive, jini aktivë dhe ushqehuni shëndetëshëm.

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse hani boronica për 1 muaj

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.

Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut.

Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

Çfarë Ndodh Me Gjakun Nëse Konsumoni 200 gr Boronica për 1 Muaj?

Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë.

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 përqind enët e gjakut.

Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët.

Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg.

Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.

Antioksidantët Tek Boronicat Më Të Mirat Për Shëndetin e Zemrës

Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera.

Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por edhe duan të shmangin tensionin e lartë të gjakut.

Përveç antioksidantëve. ky super frut përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karoten, proteina dhe fibër.