Sot Futbolli korcar dhe Shqiptar u gdhi në zi! Lajm i hidhur dhe tejet i trishtë për sportin korcar dhe atë kombëtar, ikja në amëshim e ikonës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Profesor Teodor Vaso!
Trishueshëm dhe dhimbshëm m’u përgjigje oh zot në këtë të dielë mes marsi, 2024. Lajmi i ndarjes nga jeta, e ikonës dhe legjendës të Skënderbeut dhe Partizanit të viteve ‘70ë, Prof. Teodor Vaso, trishtoi dhe tronditi thellë Korcën e Korcarët mëngjesin e kësaj të diele.
Profesor Teodor Vaso është një nga personalitet më shquara të elitës korcare, që na ka dhënë aq shumë mund, djerësë, inteligjëncë dhe kulturë sportive në fushat e blerta kombëtare e ndërkombëtare, duke na falur emocione të përhershme…
Profesor Teodor Vason e kisha mik të mirë e të hershëm, nuk më bashkonte vetëm ndjenja e bashkëqytetarisë të qënit korcarë 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” për gati dy vjet.
Pikërisht kjo miqësi mua më dha shansin e bukur e mbresëlënës të zhvilloja edhe një Super Intervistë në vitin 2016-ë. Dhe jo vetëm kaq! Sa herë vija në Korcë, me Todon( kështu e thërrasin korcarët) organizonim evente përkujtimore në nderim të figurave të shquara të futbollit korcar, që janë ndarë para kohe nga jeta.
Edhe pse sot është një ditë e trishtë dhe e dhimbëshme se Todoja ynë iku në amëshim, unë sot dëshiroj të kthehem ndër ato vite të shekullit të kaluar, dhe të sjell panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, legjendën, ikonën e futbollit korcar dhe atij shqiptar, – të Pakalueshmin,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që i dha famën dhe bëri historinë e një futbolli më profesional, spektakolar, historik e mitik të shekullit të kaluar! Prof. Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Profesori dhe Mjeshtëri Teodor Vaso i përket elitës së shquar të sportit shqiptar, ma i miri i të mirëve, i përket futbollistëve legjendë dhe heronjve të kohës që jetonin dhe ia dolën, bënë dhe shkruan me gërma të arta historinë e futbollit shqiptar. Me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, Teodor Vaso arriti të shkruante historinë e futbollit korcar në nivel kombëtar, europian e botëror. I pakalueshmi Vaso prej sot do të prehet në Paqen e Amëshur, Fisnik dhe Krenar, Idhull dhe Legjendë!
Sepse Legjendat nuk vdesin kurrë!
Profesor Teodor Vaso do të mbetet figura madhore, jo vëtëm për gjeneratën që i përkiste dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre, që bënë Epokën e Futbollit Shqiptar!
Profesor Teodor Vaso, kjo figurë sportive dominuese, vlerë kombëtare dhe historike, është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të Pakalueshmit -Teodor VASO.
Lindi, u rrit dhe jetoi në qytetin e lindjes, në Korcën e tij të dashur, që nuk e “braktisi” kurrë.
Teodor Vaso është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korcës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet, në 1970 –ën, vecmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët “Më Të Mirë të vitit 1967-ë”, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në Korcë. Medalje e FSHF-së, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit ” për Korcën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korcare.
Lamturimë miku dhe kolegu im i hershëm, Profesor Tedodor Vaso- Legjendat nuk vdesin kurrë!
Prehu në Paqen e Amëshur , Super Mbrojtësi historik kombëtar, -I pakalueshmi, Teodor Vaso!
Të Qoftë Dheu i lehtë në Korcën tënde që TI e doje, e respektoje dhe e krenoje aq madhërishëm në Futbollin korcar e shqiptar, në jetë e qytetari!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta Familjes Vaso, klubit të Futbollit Skëndërbeu të Korcës dhe klubit “Partizani”!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta bashkëqytetarëve dhe sportdashësve korcarë dhe shqiptarë, kudo që ndodhen, në Korcë, Amerikë dhe në Botë.
Me Dhimbje dhe Respekt të pakufi
Pranë Familjes Vaso
Raimonda Moisiu & Familja
Author/Freelance journalist
Jacksonville, Florida SHBA
Vrasesi i Atdhetarit Luigj GURAKUQI asht ai qe ka lane te shkruem ne leter Baltjon Stambolla:
Ahmet Zogolli. Ceno Beg Kryeziu dhe Catin Saraci jane nderlidhsit e Baltionit me A. Zogun.
Tjerat jane vetem prralla!
Enver Hoxha urdheroj te infektohet Skenderbeu me semundjen e malarjes, ai i vrau dhe helmoi te gjith patriotet intelektualet e keti vendi. Ishte dora e zgjatur e tije qe vrau te gjith keta patriot. H. Prishtinen. B Currin. A rrustemin. L gurakuqun. Ai krijoj kushtet per per pushtimin e shqiperise nga italia. Dhe e shtyu mbretin te tradhetonte. E te gjitha keto i beri vetem per te shkolluar popullsine e varfer sepse e kishte amanet nga keta atedhetar.
më bane me qesh,pse shqiptaret kujton ti se nuk i din se kush jan trathtaret e kombit dhe shërbetoret e udb dhe te agjentatures greke.enveri u tregua pak budalla se kish pas deshtë me pastru hala kriminela dhe trathtar të kombit shqiptar
Ti dashamir – Mos ironizo dhe mos u rreshto me enverin!
Ça asht kjo tendencë me fshehë dhe ma zi me i zhdukë dokumentat qi e padisin A.Zogun, Esat Toptanin,….. si vrasës, terrorist, kriminel, tradhtar nga zogistat qi kanë uzurpue drejtimin e muzeut “Oso Kuka” të Shkodrës dhe në qytete tjera?
Po del i pastër A.Zogu, Esat Toptani etj…..Enver Hoxha nuk i preken dekoratat,………..
Ka mbrritë koha me knue kangën; Rrnofshin tradhtarët e poshtë patriotat!