Më 17 Tetor 1979 u shpall Nobeli i Paqes me të cilin u nderuar Nënë Tereza.
Voal – Fjala e së Lumes Nënë Terezë mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe, në Oslo, më 10 dhjetor 1979.
Me që jemi mbledhur të gjithë bashkë, mendoj se, për të falënderuar Zotin e Çmimin Nobel për Paqen, do të ishte vërtet e bukur të luteshim me lutjen e Shën Françeskut të Asizit, që më mahnit gjithnjë shumë – ne e themi këtë lutje çdo ditë pas Kungimit, sepse tepër e përshtatshme për secilën nga ne. Më bën të mendoj se katër-pesëqind vjet më parë, kur Shën Françesku e krijoi këtë lutje, njerëzit duhet të kalonin po ato vështirësi, që kemi sot, me që na përshtatet kaq shumë.
Mendoj se disa nga ju e kanë me vete, prandaj, të lutemi së bashku. Ta falënderojmë Zotin për mundësinë që kemi, gjithë së bashku, sot, për këtë dhuratë të paqes, që na kujton se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe, se Jezusi u bë njeri, për t’ia sjellë pikërisht këtë lajm të mirë të varfërve. Ai, edhe pse Zot, u bë njeri në gjithçka, veç mëkatit, dhe e shpalli botërisht se kishte ardhur për ta sjellë këtë lajm të mirë. Lajmi ishte paqja për të mbarë njerëzit vullnetmirë, ishte paqja e zemrës, që e dëshirojmë të gjithë. Zoti e deshi botën aq, sa të jepte Birin e vetëm për t’ua bërë njerëzve këtë dhuratë. E si mund të themi se bëri keq, pse e deshi botën aq, sa të jepte Birin e vet? E ia dha Virgjërës Mari. E ajo, ç’bëri pastaj? Sapo e ndjeu gjallë, shpejtoi ta jepte lajmin e, si hyri në shtëpinë e së kushërirës, foshnja – ende e palindur, në kraharorin e Elizabetës, u drodh nga gëzimi. Ferishtja e palindur qe lajmëtari i parë i paqes!
Njohu Princin e Paqes, njohu Krishtin, ardhur për të sjellë lajmin e mirë, për mua, për ty. E sikur të mos i mjaftonte që u bë njeri, deshi edhe të vdiste mbi kryq, për të treguar sa e madhe ishte dashuria e Tij për njeriun, për mua, për ty, për të gërbulurin e për të uriturin, që sillet lakuriq rrugëve jo vetëm të Kalkutës, por edhe të Afrikës, të Nju Jorkut, të Londrës, të Oslos, e nguli këmbë ta donim njëri-tjetrin, ashtu si na kishte dashur Ai vetë. Lexohet qartë në Ungjill: “Duajeni njëri-tjetrin, ashtu si ju desha unë, si ju dua. Ju dua, si më deshi Ati”. E Ati e deshi aq fort, sa ta dhuronte dhe më fort. E edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin, deri në dhembje. Nuk mjafton të themi: “Zotin e dua, por jo të afërmin!”. Shën Gjoni të kujton se gënjen kur thua: “Zotin e dua, por jo të afërmin”. E si mund ta dashke Zotin, që nuk e sheh, kur nuk e do të afërmin, që e sheh, e prek, që jeton me të e pranë tij? Kështu ka shumë rëndësi të kuptojmë se dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të jetë e tillë deri në dhembje!
I dhembi Jezusit, kur na deshi. I dhembi fort. E për të qenë i sigurt se do ta kujtonim dashurinë e tij të madhe, u bë Buka e jetës, që të shuante urinë tonë për dashuri. Urinë tonë për Zotin, sepse u krijuam për këtë dashuri. U krijuam sipas shëmbëlltyrës së tij. U krijuam për të dashur e për t’u dashur, e Ai u bë njeri, që ne të mund të donim, siç na deshi Ai vetë. Është Ai i urituri, i zhveshuri, i pastrehu, i sëmuri, i burgosuri, i vetmuari, i padashuri, e vijon të na kujtojë: “Ma keni bërë mua!”. Ka uri për dashurinë tonë, e kjo është uri për të varfrit tanë. Është ajo uri, që ju e unë duhet ta gjejmë, sepse mund ta kemi edhe në strehën tonë! Nuk e harroj kurrë mundësinë që pata për të vizituar një shtëpi, ku strehoheshin një mori pleqsh, të gjithë prindër me bij e me bija, të gjithë të flakur në atë institut dhe… të harruar!
Shkova atje e pashë se kishin gjithçka, gjëra të bukura, por të gjithë i kishin sytë të mbërthyer tek porta. E nuk pashë asnjë fytyrë të qeshur. Iu drejtova një motre e i thashë: – Si kështu? Si është e mundur që njerëz, të cilët i kanë gjitha të mirat, s’bëjnë tjetër, veçse shikojnë portën? E nuk shoh asnjë fytyrë të qeshur! Jam mësuar t’i shikoj njerëzit tanë të qeshur; madje edhe ata që janë duke dhënë shpirt, buzëqeshin lehtas. Vdesin me buzë në gaz.
E ajo ma ktheu: – Kështu i ke ditë për ditë, presin e shpresojnë se do të vijë për t’i parë ndonjë prej bijve a bijave. E ndjejnë veten të plagosur, sepse të harruar, e, shikoni, pikërisht këtu duhet të trokasë dashuria. Ashtu si troket në shtëpitë tona varfëria, kur harrojmë të duhemi.
Ndoshta në familjen tonë kemi ndokënd që ndjehet i vetmuar, i sëmurë, i shqetësuar, e këto janë ditë të vështira për të gjithë. A jemi aty? A jemi për t’i ndihmuar? A është aty nëna, për të dëgjuar fjalën e pathënë të të birit? Çuditem kur shoh, në perëndim, shumë djem e vajza të droguara dhe e vras mendjen për të gjetur psenë, pse ndodh kjo?
E përgjigjja është: sepse nuk kanë asnjeri në familje që t’i dëgjojë. Babai e nëna janë gjithnjë të zënë, aq sa të mos kenë kohë deri për fëmijët e vet. Prindërit e rinj janë në ndonjë zyrë, kur fëmija u bredh rrugëve, gati për të rënë në ndonjë grackë. E ne jemi duke folur për paqen! Pikërisht këto janë gjërat, që e rrënojnë paqen, por unë nuk heq dorë nga mendimi se sot për sot armiku më i rrezikshëm i paqes është aborti, sepse luftë e drejtpërdrejtë, vrasje e drejtpërdrejtë, mbytje e fëmijës me dorën e vetë s’ëmës.
E lexojmë në Shkrimin Shenjt. Zoti e thotë tepër qartë: “Edhe sikur nëna ta harronte foshnjën, unë nuk do të të harroj! Të kam skalitur në pëllëmbë të dorës!”. Jemi të skalitur në pëllëmbën e dorës së Tij, jemi pranë Tij! E edhe foshnja e palindur është e skalitur në pëllëmbën e dorës së Zotit. E ajo që më trondit më shumë, është fillimi i kësaj fraze, janë fjalët: “Edhe sikur nëna të harronte…”.
Më duket gjë e pamundur, por megjithatë, edhe nëna mund të harrojë, na kujton Zoti, në sa unë nuk do të harroj kurrë. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Nëse ne jemi këtu, jemi sepse prindërit tanë na deshën. Nuk do të ishim, nëse nuk do të na kishin dashur. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E nëse një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!
Prandaj bëj thirrje, në Indi e kudo: “Na i jepni ne fëmijët, nëse nuk i doni, në këtë vit, që u është kushtuar. Çfarë kemi bërë për fëmijët? Në fillim të vitit kam thënë, kudo që kam folur: të punojmë këtë vit, që çdo fëmijë, i lindur e i palindur, të duhet. E sot, që përfundon viti, pyes: “A e kemi dashur çdo fëmijë të lindur a të palindur?”. Do t’ju kujtoj diçka prekëse. Po luftojmë kundër abortit përmes bijësimeve, duke shpëtuar kështu mijëra jetë. U kemi bërë thirrje të gjitha klinikave, spitaleve, stacioneve të policisë: ju lutemi, mos i mbysni fëmijët, i marrim ne.
Në çdo orë të ditës e të natës, është dikush, që ka nevojë për ndihmë. Kemi shumë vajza-nëna: thojuni të vijnë tek ne, ne do të kujdesemi për fëmijën e tyre, do t’i gjejmë strehë. Kemi kërkesa të panumërta nga ana e familjeve pa fëmijë, e për ne ky është hir i Zotit. Po bëjmë edhe një gjë tjetër, shumë të bukur, po u mësojmë lypësve tanë, të gërbulurve tanë, banorëve të barakave, njerëzve tanë të sokaqeve, metodat e planifikimit familjar.
E vetëm në Kalkutë, në gjashtë vjet, e theksoj, vetëm në Kalkutë, kemi pasur 61273 fëmijë më pak nga familjet, që do t’i kishin nxjerrë në dritë, sepse u mësuan të praktikojnë këtë metodë natyrore të përkorjes, të vetëkontrollit, me dashuri reciproke. U mësojmë atyre metodën e temperaturës, që është shumë e bukur, krejt e thjeshtë, e njerëzit tanë të varfër e kuptojnë fare mirë. A e di ç’më kanë thënë? Familja jonë është e shëndoshë, e bashkuar e mund të kemi fëmijë sa herë të duam! E qartë, pra, këta njerëz rrugësh, këta lypës, bëjnë shumë më tepër se mund të bëni ju e gjithë të tjerët, që mund t’i njohin metodat e mjetet, pa e shkatërruar jetën, të cilën Zoti e krijoi në ne.
Të varfrit janë njerëz të mëdhenj. Mund të na japin shumë mësime të bukura. Një ditë një prej tyre erdhi të më falënderojë e më tha: “Ju që keni bërë kushtin e pastrisë, jeni njerëzit më të aftë për të na mësuar planifikimin familjar”. Sepse nuk është tjetër, veçse vetëkontroll për dashuri reciproke. E mendoj se kemi thënë një frazë shumë të bukur. E këta janë njerëz, që ndoshta nuk kanë asgjë për të ngrënë, ndoshta-ndoshta nuk kanë as strehë, ku të struken. Gjithsesi, janë njerëz vërtet të mëdhenj!
Një mbrëmje dolëm e mblodhëm katër vetë, të flakur në rrugë të madhe. Ndërmjet tyre, një grua në kushte të tmerrshme. U thashë motrave: “Kujdesuni ju për tre të parët, për këtë, që duket më keq, po kujdesem vetë. U kujdesa me gjithë dashurinë, që kisha në shpirt. E shtriva butë në krevat e i pashë në fytyrë një buzëqeshje të mrekullueshme. Ma mori dorën në dorën e saj, që akullohej, e më tha një fjalë të vetme: Faleminderit! E vdiq! Nuk mund të mos zbrisja në fundin e ndërgjegjes sime atë ças, përball së vdekurës, e të mos e pyesja veten: “Ç’do të kisha bërë, po të isha në vend të saj?”. Përgjigjja ishte e thjeshtë. Do të isha munduar të tërheq vëmendjen, do të kisha thënë se kam uri, kam ftohtë, dhimbje, se po vdes, a ku ta di unë ç’fjalë të tjera. Ndërsa ajo më dha shumë më tepër, sesa i dhashë: më dha të fundmen dashuri. E vdiq me buzë në gaz.
Ashtu si burri, që e gjetëm në kanal, gjysmë të brerë nga krimbat e e sollëm në shtëpi. Ai e mbylli jetën me fjalët: “Jetova në rrugë të madhe, si kafshë, por po vdes si engjëll, në krahët e dashurisë e të kujdesit”. Ishte mahnitëse të shikoje madhështinë e këtij njeriu, që mund të fliste kështu, mund të vdiste kështu, pa akuzuar kënd, pa mallkuar, pa bërë krahasime. Si engjëll! E kjo është madhështia e njerëzve tanë. E për këtë ne besojmë se Jezusi ka thënë: “Isha i uritur, isha lakuriq, isha pa strehë, isha i braktisur, i pa dashur, i pa kujdesur, e ju bëtë gjithçka mund të bënit për mua!”. Besoj se ne nuk jemi veprimtarë të vërtetë shoqëror.
Ndoshta, për sytë e botës, puna jonë mund të duket si shoqërore, po në të vërtetë ne jemi kundruese, në zemër të botës. Sepse prekim Korpin e Krishtit njëzet e katër orë në ditë. E kemi njëzet e katër orë këtë prani, e kështu edhe ju e unë. Edhe ju mund të bëni provë e ta çoni Zotin në familjet tuaja, sepse familja, që lutet së bashku, është e bashkuar. E besoj se në familje ne nuk kemi nevojë për bomba e armë atomike, që shkatërrojnë. Për të sjellë paqen, mjafton të jemi bashkë, të duhemi. Ta çojmë, pra, këtë paqe, këtë gëzim, këtë forcë të pranisë së Zotit në shtëpitë tona. E kështu do të mund të fitojmë mbi çdo të keqe, në një botë ku ka shumë vuajtje, shumë urrejtje, shumë mjerim. Prandaj ne, me lutjen tonë, me flijimin tonë, ta nisim betejën e dashurisë pikërisht nga shtëpia!
Dashuria nis në shtëpi, e nuk ka rëndësi ajo që bëjmë. Rëndësi ka dashuria, në çdo gjë që bëjmë. I përket Zotit, që është i gjithëpushtetshëm, ta gjykojë dashurinë me të cilën shërbejmë. Me të cilën i shërbejmë Atij vetë, në njeriun që vuan. Jo shumë kohë më parë, në Kalkutë, na mungoi sheqeri e nuk e di sesi, po fëmijët e morën vesh. E një fëmijë nja katër vjeç, fëmijë induistësh, duke shkuar në shtëpi, u tha prindërve: “Nuk do të ha sheqer për tri ditë. Do t’ia jap sheqerin tim Nënë Terezës, për fëmijët e saj”. Pas tri ditësh nëna e babai i fëmijës e sollën sheqerin në shtëpinë tonë. Nuk i kisha takuar kurrë e fëmija e tyre mezi e shqiptonte emrin tim, por e dinte mirë ç’kish ardhur të bëjë. Kishte ardhur të dhurojë dashuri. Edhe ju po më dhuroni dashuri. Që kur erdha këtu, u rrethova nga dashuria, nga dashuria e madhe, që përpiqet të kuptojë gjithçka. E m’u duk se po i shikonit me vëmendje të veçantë të gjithë njerëzit e Indisë e të Afrikës. E m’u duk sikur isha në shtëpinë time. Plotësisht në shtëpinë time, këtu, mes jush!
Prandaj erdha t’ju flas. Dëshiroj ta shikoni të varfrin këtu, pikërisht në shtëpinë tuaj. E të filloni ta doni, pikërisht këtu. Të bëheni lajm i mirë për njerëzit tuaj. E t’i thoni fqinjit: “E dini kush jam?”.
Kam jetuar një çast tejet të jashtëzakonshëm në një familje induiste me tetë fëmijë. Një zotëri erdhi në shtëpinë tonë e tha: “Nënë Terezë, njoh një familje me tetë fëmijë, që nuk ka ç’të hajë prej ditësh. Bëj diçka për të!”. Pa e zgjatur, mora ca oriz e u nisa. E i pashë fëmijët, e pashë në sytë e tyre ethet e urisë. Nuk e di nëse keni parë ndonjëherë sy të tillë. Po unë i shikoj tepër shpesh. Pashë edhe të ëmën që e ndau orizin e doli. Kur u kthye, e pyeta: “Ku shkove?”. M’u përgjigj thjesht: edhe ata kanë uri.
Po kush ishin ata? Mësova se e kishte fjalën për një familje myslimane. Me të e kishte ndarë kafshatën e gojës. Nuk i solla më oriz atë mbrëmje, për ta shijuar me fund gëzimin, që buronte nga ndarja e ushqimit me të tjerët. E lexova gëzimin në sytë e fëmijëve të kësaj nëne, që s’kishte as një dorë oriz, por kishte kaq shumë dashuri për të dhuruar. Kështu, pra, dashuria nis pikërisht në shtëpi. E dëshiroj që edhe ju të dhuroni dashuri, ashtu si po ma dhuroni mua, gjë për të cilën ju jam shumë mirënjohëse.
Ishte një përvojë e jashtëzakonshme, që do ta marr me vete në Indi, ku do të shkoj javën e ardhshme, me 15 besoj, duke mbartur me vete dashurinë tuaj. Me bindjen se nuk më dhuruat teprica, por dashurinë që dhemb. Prandaj falënderoj Zotin që na dha mundësinë të njihemi, të ndjehemi kaq afër. Kështu mund t’i ndihmojmë jo vetëm fëmijët indianë e afrikanë, por të gjithë fëmijët e botës.
E me këtë çmim, që e mora si çmim të paqes, do të përpiqem të ndërtoj një shtëpi për ata që nuk kanë shtëpi. Sepse besoj që dashuria nis nga shtëpia e se, po të mund të ndërtojmë një shtëpi për të varfrit, prej saj do të rrezatojë kudo vetëm dashuri. E prej dashurisë, do të përhapet paqja, lajmi i mirë për të varfrit. Për të varfrit e familjes sonë, së pari, të vendit tonë, e edhe të mbarë botës. Por për ta bërë këtë, jetët tona duhet të enden me lutje!
E ndjej se mundimet e Krishtit rijetohen përsëri kudo, e ne i ndajmë me Të këto mundime, këtë dhembje. Në mbarë botën e jo vetëm në vendet e varfra. E kjo, nga që mendoj se është shumë më vështirë ta zhdukësh varfërinë e botës së pasur perëndimore, se atë të botës së varfër. Kur e marr një njeri nga rruga, të uritur për vdekje, i jap një pjatë oriz, një copë bukë, e kam kënaqur. Ia kam shuar urinë, që e grin. Po njeriun, që është zhytur në heshtje, që ndjehet i padëshiruar, i pa dashur, i trembur, i flakur nga radhët e shoqërisë – si mund ta kënaq?
Më duket tepër e vështirë. Motrat tona po punojnë për këtë tip njeriu, që mund ta quajmë i varfëri i perëndimit. Njeri, që ka etje e uri për pakëz dashuri! Atëherë ju ftoj të luteni për ne, që të jemi të afta për t’u bërë ne vetë lajmi i mirë, me bindjen se nuk mund të realizojmë asgjë pa ju, sepse pikërisht ju duhet t’ju kemi përkrah në vendin tuaj.
Duhet t’i njihni të varfrit. Vërtet këtu njerëzia ka të mira materiale, ka gjithçka, por mendoj se po të kërkojë nëpër shtëpi, vështirë se do të gjejë një buzëqeshje të dalë nga zemra. E duhet ta kemi mirë parasysh se buzëqeshja është fillesa e dashurisë. Të takohemi gjithnjë, prandaj, me buzë në gaz, sepse kur takohemi kështu, nuk është e mundur të mos bëjmë diçka të mirë. Lutuni, pra, për motrat tona, për vëllezërit tanë, për bashkëpunëtorët e përhapur në mbarë botën: “Lutuni t’i qëndrojnë përherë besnikë dhuratës së Zotit, ta duan e t’i shërbejnë në të varfrit, së bashku me ju.
Atë që kemi bërë, nuk do të mund ta bënim, nëse ju nuk do të na kishit ndihmuar me lutjet tuaja, me dhuratat tuaja, duke dhënë vazhdimisht. Veç nuk dua të më jepni atë që ju tepron. Nuk dua teprica. Dua dashuri, deri në dhembje. Një ditë më parë mora 15 dollarë nga një burrë, që nuk lëviz fare nga krevati prej njëzet vjetësh. E vetmja pjesë e trupit, që mund ta lëvizë, është dora e djathtë. Dhe e vetmja gjë, që e kënaq, është duhani. E pra shi ky burrë më tha: nuk kam tymitur prej një jave, për t’i kursyer këto para, që po t’i dërgoj.
Duhet të ketë qenë një flijim i tmerrshëm për të, por edhe tepër i bukur. Me paratë e tymit të tij të pashijuar, bleva bukë për të uriturit, për gëzimin e të dyja palëve: ai dha, të varfrit morën. E kjo është dhuratë e Zotit për mua e për ju, ta ndajmë dashurinë me të tjerët. E ta bëjmë, si t’ia kishim bërë Jezusit. Ta duam njëri-tjetrin, si na deshi Ai. Ta duam Atë vetë me dashuri të pandarë. Ta duam njëherësh Atë e njëri-tjetrin, sidomos tani, që Krishtlindja është kaq afër.
Ta ruajmë gëzimin, që buron nga dashuria e Krishtit në zemrat tona. E ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë ata që takojmë. E ky gëzim vezullues është i vërteti. Nuk kemi arsye të mos jemi të lumtur, sepse Krishti është me ne. Është në zemrat tona. Krishti është në të varfrin, që takojmë; në buzëqeshjen që dhurojmë e që na dhurohet. Të zotohemi, prandaj që asnjë fëmijë të mos jetë i padëshiruar, e që do ta pranojmë me buzë në gaz, posaçërisht atëherë kur është tepër vështirë të buzëqeshësh.
Pak kohë më parë jetova një ngjarje, që nuk do ta harroj kurrë. Na erdhën për vizitë rreth 40 profesorë, nga universitete të ndryshme të SHBA-ve. Erdhën në Kalkutë në shtëpinë tonë. Po flisnin njëri me tjetrin e po thoshin se kishin qenë në shtëpinë tonë ku strehojmë njerëzit në prag të vdekjes. E kemi një shtëpi të tillë në Kalkutë, ku kemi mbledhur më se 360.000 njerëz vetëm nga rrugët e qytetit e, nga ky numër i madh, më se 18.000 vdiqën në paqe me njeriun e me Perëndinë. U nisën për në shtëpinë e Zotit, pasi erdhën në shtëpinë tonë, ku u folëm për dashurinë, për mëshirën.
Si u fola për këtë shtëpi e për këta njerëz, njëri prej profesorëve m’u lut: – Nënë, ju lutem, na thoni diçka, që të mund ta kujtojmë. E u thashë atyre: – Buzëqeshini njëri-tjetrit, kushtojini ca kohë familjeve. Buzëqeshni!
E njëri prej tyre, çuditërisht, më pyeti: “Jeni e martuar?”. Po, ia drodha, dhe shpesh e kam të vështirë t’i buzëqesh Jezusit, sepse nganjëherë kërkon edhe tepër nga unë. Kjo është e vërtetë e prej këndej vjen dashuria, kur Krishti është kërkues, e ne, megjithatë, mund t’i japim Atij me gëzim. Po e them këtu se, po s’ shkova në qiell për ndonjë meritë tjetër, sigurisht që do të shkoj për shkak të publicitetit, sepse më pastroi, më sakrifikoi e më bëri vërtet të gatshme për të shkuar në Qiell.
Mendoj se duhet ta jetojmë bukur jetën tonë, sepse Jezusi është me ne, Krishti na do. Nëse do të mendonim vetëm se Jezusi na do e se kemi mundësi t’i duam edhe të tjerët, si na do Ai, jo në gjërat e mëdha, por në të voglat, të bëra me shumë dashuri, atëherë Norvegjia do të bëhej fole dashurie. E sa gjë e bukur do të ishte, që pikërisht këtu të na dhurohej një qendër për paqen! Që prej këtu të delte gëzimi për jetën e fëmijëve të palindur. Nëse ju bëheni dritë, që digjet në botë për paqen, atëherë vërtet Nobeli për Paqen është dhuratë për popullin norvegjez. Zoti ju bekoftë!”.
VOAL- I lindur në Boston më 17 janar 1706, bir i një tregtari anglez, Benjamin Franklin pati një fëmijëri të vështirë: ai ndoqi shkollën shumë pak dhe në rini ai bëri pak nga çdo gjë, nga printeri në stacion, nga shkrimtari në botues, gjithmonë dallues. vetë, megjithatë, për inteligjencën dhe këmbënguljen e tij. I martuar në vitin 1730, ai pati tre fëmijë dhe vetëm kur mbushi të dyzetat filloi t’i përkushtohej në mënyrë më konkrete studimeve shkencore, duke themeluar Shoqërinë Filozofike Amerikane.
Benjamin Franklin ishte një polimatist amerikan, një shkrimtar, shkencëtar, shpikës, burrë shteti, diplomat, botues dhefilozof politik.Ndër intelektualët më me ndikim të kohës së tij, Franklin ishte një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara;hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.
Më 1746 ai mori pjesë në një konferencë në Boston mbi mrekullitë dhe zbulimet e energjisë elektrike që e emocionoi atë deri në pikën e blerjes së të gjitha pajisjeve të ekspozuara; duke qenë mjaft i vetëdijshëm për veprat dhe përvojat e Gilbert, von Guericke e Nollet, ai iu përkushtua pothuajse tërësisht studimeve të energjisë elektrike.
Zbulimi i tij më i njohur është se rrufeja nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i elektricitetit, një besim që lindi nga një sërë vëzhgimesh rreth ngjashmërisë midis rrufesë dhe shkëndijave elektrike, në formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tyre.
Më 1747 Franklin sqaroi efektin elektrik të pikave dhe filloi kërkimin për krijimin e një rrufeje praktike. Gjatë studimeve, në vitin 1752, ai kreu eksperimentin e famshëm si një demonstrim i besimeve të tij rreth rrufesë. Prandaj ai propozon instalimin, mbi kullat ose kullat e kambanave, një kafaz metalik me një platformë izoluese mbi të cilën operatori duhet të qëndrojë, i shoqëruar nga një shufër hekuri me majë afërsisht nëntë metra e lartë: në prani të një re stuhie, hekuri do të elektrizohej dhe, nga duke lëvizur një tel hekuri pranë shufrës, operatori do të kishte shkaktuar një rrymë të menjëhershme midis shufrës dhe masës.
Eksperimenti u krye, me sukses të plotë, në 1752 nga shkencëtari francez Dalibard.
Duke qenë i sigurt për intuitën e tij, Franklin shpiku më pas shufrën e rrufesë: Rastësisht, sistemi i parë kryesor i rrufepritësit u instalua në vitin 1760 në farin Eddystone në Plimouth.
Por Franklin bën dy zbulime të tjera themelore: “fuqia e pikave”, tema e së cilës trajtohet në një seri letrash mbi energjinë elektrike midis viteve 1747 dhe 1754, dhe se elektriciteti përbëhet nga “një lëng i vetëm”, duke shkatërruar kështu teoria dualiste e C.Du Fay. Më 1751 ai ekspozoi zyrtarisht të gjitha idetë e tij mbi fenomenet elektrike në botimin “Opinionet dhe hamendjet në lidhje me vetitë dhe efektet e lëndës elektrike”.
Në vitet në vijim zhvilloi një veprimtari të dendur politike; më 1757 ishte në Londër si përfaqësues i kolonive të ndryshme amerikane, duke u kthyer në atdhe vetëm me shpërthimin e Luftës Civile, ndërsa më 1776 ishte në Francë si përfaqësues diplomatik në Kongresin Kontinental.
Pas kthimit në Amerikë më 1785, ai punoi deri në vdekjen e tij në Filadelfia më 17 prill 1790 për zbulime dhe shpikje të reja në fushat më të ndryshme. Për angazhimin e tij si patriot dhe që më 1754 kishte paraqitur një projekt për bashkimin e të gjitha kolonive amerikane, ai do të njihet si krijuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Elida Buçpapaj
Bota e modës është sot në zi! Gjeniu kreativ i koleksioneve të jashtëzakonshme të veshjeve, çantave dhe aksesorëve, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në Firence, në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh. Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç.
Mediat italiane thonë se në momentet e fundit të jetës, pranë stilistit ka qenë partnerja e tij, Sandra me të cilën ai bashkëjetonte prej 15 vitesh.
Kush ishte Roberto Cavalli
Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës fiorentine me të njëjtin emër. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte i njohur për koleksionet e veprave të artit që i ekspozonte në Galerinë Uffizi në Firence. Babai i tij Giorgio u vra nga nazistët gjatë një përplasjeje në komunën Cavriglia në vitin 1944. Cavalli ka gjashtë fëmijë: Tommaso, Cristiana dhe Robert nga martesa e tij e parë, Rachele dhe Daniele nga martesa e tij e dytë. Ndërsa, Giorgio lindi më 8 mars të vitit të kaluar dhe është fëmija i gjashtë që stilisti pati në moshën 82-vjeçare me partneren suedeze, Sandra Nilsson.
Humbja e Cavall-it sigurisht që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e modës, ndonëse ai e shiti kompaninë me të njëjtin emër në vitin 2015. Elementi dallues i markës së tij ishte printi animal, peliçet me qëndisje, fustanet e gjata me të çara të theksuara dhe shumë transparencë.
Krahas koleksioneve të veshjeve, Cavalli krijoi dhe linjën e dedikuar për të brendshmet e meshkujve e quajtur Just Cavalli. Ndërsa, në vitin 2012, krijoi edhe sektorin e dedikuar për arredimin dhe shtëpitë me emrin Cavalli Home.
Industria e modës nga sot ka një mjeshtër më pak!sn
Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
Agron Bala ka lindur në qytetin e Shkodrës më 11 prill të vitit 1957. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë letërsi, më pas mbaron studimet për gazetari. Ka pasur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar. U nda nga jeta në Tiranë më 15 janar 2016.
Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80 si skenarist në RTSH. Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend. Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë. Ndarja e tij nga jeta është pritur me hidhërim. Në rrjetin social Fejsbuk, ku Agron Bala ishte mjaft i lexuar me statuset e tij mbresëlënës, miqtë e tij po shprehin keqardhjen për humbjen e thellë, por edhe vlerësimin maksimal dhe respektin për mikun e tyre. “Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Në fakt jeta fillon atëhere kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz!” është një nga statuset e fundit të tij.
Përsa i përket krijimtarisë letrare, ai publikoi dhe dy romane.
VOAL- Filozofi anglez Francis Bacon lindi në Londër më 22 janar 1561.
Ai filloi studimet në Trinity College, Kembrixh; më pas ai vazhdon studimet dhe trajnimin e tij të mëtejshëm në Drejtësi dhe Jurisprudencë në Grey’s Inn në Londër.
Ai bëhet një mbështetës i madh dhe i fortë i revolucionit shkencor, edhe pa qenë vetë shkencëtar.
Ai jeton në oborrin anglez dhe nën mbretërimin e James I Stuart, ai emërohet Lord Kancelar. Në shkrimet e tij, Bacon demonstron metodologji komplekse shkencore, aq unike saqë sot ato quhen “metoda Baconian”.
Sir Francis Bacon është në fakt filozofi i revolucionit industrial: reflektimi i tij përqendrohet në kërkimin e një metode të njohjes së natyrës që mund të përkufizohet si shkencore, në kuptimin që dëshiron dhe mund të përsëritet; ajo nis nga vëzhgimi i natyrës dhe, ashtu si shkenca, synon ta kontrollojë atë për të marrë aplikime të dobishme për njerëzimin, siç ishin ato të epokës industriale.
Bacon Ai merr idetë e mendimtarëve italianë të shekullit të 15-të – duke përfshirë Leonardo da Vincin – dhe parashikon ato të Galileos.
Më 1621 James I thirri parlamentin për të kërkuar vendosjen e taksave të reja: parlamenti fajësoi Bacon për akuzat për korrupsion dhe përvetësim. Bacon pranon fajësinë dhe burgoset në Kullën e Londrës, duke u përjashtuar kështu nga të gjitha zyrat shtetërore.
Ai u lirua vetëm disa ditë më vonë me ndërmjetësimin e sovranit dhe u tërhoq në Gorhambury: këtu ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij.
Ai vdiq në Londër më 9 prill 1626.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: “Cogitata et visa” (1607), “Dituria e të parëve” (1609), “Historia natyrore dhe eksperimentale” (1622), “Organi i ri” (1620), “Për dinjitetin” dhe “përparimi i shkencave” (1623). “Atlantida e Re” u botua pas vdekjes më 1627./Elida Buçpapaj
VOAL- Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 tetor 1925, Lincolnshire – 8 prill 2013, Londër), ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 deri më 1990 dhe drejtuesja e Partisë Konservatore. Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.
Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.
Pas vajtjes në “10 Downing Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sectorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.
Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.
Jeta e herëshme dhe arsimimi
Margaret Thatcher u lind Hilda Roberts në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925. Babai i saj ishte Alfred Roberts, me origjinë nga Northamptonshire, dhe nëna e saj ishte Beatrice Ethel (Stephenson) nga Lincolnshire. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Grantham, ku i ati i saj kishte në pronësi dy dyqane ushqimore. Ajo dhe motra e saj Muriel (1921-2004) u rritën në banesën sipër dyqanit më të madh, ndodhej në North Parade në afërsi të linjës hekurudhore.
Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe në kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe si predikues lokal. Ai e edukoi vajzën e tij si një metodiste Weslejane duke frekuentuar Kishën Metodiste të Rrugës Finkin. Roberts ishte kryetari i Bashkisë së Grantham-it në 1945-46 dhe humbi pozitën e tij si anëtar i këshillit bashkiak në vitin 1952, pasi Partia Laburiste fitoi shumicën e saj të parë në Këshillin e Grantham-it në vitin 1950. Nëna e Thatcher-it ishte rrobaqepëse fustanesh. Thatcher ishte shumë e lidhur me të atin dhe bisedonte shpesh me të.Që në rininë e saj të hershme, Margaret u njoh me politikën konservatore nëpërmjet të atit.
Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit për Kimi. Ishte studente e Doroti Hodkin, një shkencëtare që kishte fituar çmimin Nobel. Duke ndjekur pasionin e saj për politikën, Margaret u bë presidente e Shoqatës Konservatore të universitetit. Gjatë kësaj kohe ajo lexoi vepra si The Road to Serfdom nga ekonomisti dhe filozofi Friedrich von Hayek, që dënonin ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi dhe rritjen e fuqisë së shtetit.
Në 1947 u diplomua në kimi dhe nisi punën si kërkuese në këtë fushë.
Ajo hyri në parlament në vitin 1959, ndërsa në vitin 1970 u emërua Sekretare për Edukimin.
Karriera politike
Dy vjet pas diplomimit, Theçer i hyri zyrtarisht politikës. Në vitin 1950, ajo kandidoi për deputete e parlamentit të Dertfordit. Pavarësisht se fitoi respektin e partisë që përfaqësonte, ajo nuk fitoi atë vit, madje as një vit më pas. Dy muaj pas humbjes së dytë, ajo u martua me Denis Theçer.
Në vitin 1952, Margaret la politikën për t’iu përkushtuar studimit të ligjeve. Një vit më pas ajo mori një diplomë në drejtësi, por nuk mund të rrinte larg politikës. Ndërsa kishte sjellë në jetë binjakët, ajo fitoi një vend në Dhomën e Ulët.
Në vitin 1970, Thaçer u emërua Sekretare për Edukimin dhe Shkencën. Ajo pati kontradikta me kryeministrin Eduard Heath. Në vitin 1973, gjatë një interviste në televizion, Margaret tha një frazë që shumë shpejt do të rezultonte e gabuar. “Nuk mendoj se mund të shoh një kryeministre femër gjatë jetës time”.
Por partia e saj u bë forca kryesore një vit më pas, duke i dhënë asaj postin e lideres së saj. Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe konflikteve brenda klasës politike, Margaret e çoi partinë e saj drejt fitores, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të qeverisë./Elida Buçpapaj
VOAL- Thomas Hobbes lindi më 5 prill 1588 në Malmesbury (Angli). Thuhet se nëna filloi të lindte nga frika kur spanjollët pushtuan, aq sa vetë Hobbes, me shaka në përputhje me atë që i propozonte filozofia e tij, më vonë ishte në gjendje të pretendonte se kishte lindur “i binjakëzuar me terrorin”. Babai, megjithatë, është famullitar i Westport, por e braktis familjen pas një debati me një pastor tjetër në derën e kishës. Ishte xhaxhai i tij nga babai, Francis Hobbes, i cili u kujdes për arsimin e tij universitar, i cili u zhvillua në Magdalen Hall në Oksford nga 1603 deri në 1608.
Pas përfundimit të studimeve, ai u bë mësues i William Cavendish, djali i Baronit të Hardwick dhe Earl-it të ardhshëm të Devonshire. Ai do të mbetet i lidhur me familjen Cavendish gjatë gjithë jetës së tij.
Është falë Cavendishëve që ai bëri të parën nga një seri udhëtimesh në Evropë, të cilat e vendosën atë në kontakt me mjedisin kulturor dhe shkencor kontinental të fillimit të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ai udhëton në Francë dhe Itali, ku ndoshta takohet me Galileo Galilein. Në vitet 1920 ai ra gjithashtu në kontakt me Francis Bacon, për të cilin ai veproi si sekretar (një përmbledhje fjalimesh që i atribuohen së fundmi filozofit skocez, mbeten nga takimi mes të dyve).
Në këtë periudhë, interesat e Hobsit ishin kryesisht humaniste dhe, ndër veprat e tij të shumta, është veçanërisht i rëndësishëm përkthimi i “Luftës së Peloponezit” nga Tukididi, botuar në 1629 dhe kushtuar konit të dytë të Devonshire, dishepullit të Hobsit, i cili vdiq. viti përpara.
Kthesa themelore në karrierën e Hobsit ndodhi në vitin 1630. Gjatë udhëtimit të tij në kontinent atë vit ai zbuloi “Elementet e Euklidit”, një takim intelektual që do ta çonte atë të zhytej më thellë në gjeometri në një mënyrë më se sipërfaqësore. Në fillim të viteve 1930, interesat e tij filozofike dhe shkencore filluan të zhvillohen, veçanërisht në optikë. Gjatë një udhëtimi tjetër evropian, në 1634, ai ra në kontakt me mjedisin filozofik parizian që rrotullohej rreth Mersenne dhe Descartes (i njohur në Itali me emrin e latinizuar Descartes).
Një përmendje e nevojshme duhet bërë në lidhje me klimën politike në Angli rreth viteve 1930. Parlamenti dhe Mbreti, në fakt, kundërshtohen gjithnjë e më shumë, dhe pikërisht në këtë kontekst piqet zgjedhja e filozofit e anës në favor të Monarkisë. Fatkeqësisht, ngjarjet marrin një kthesë të pafavorshme për Mbretin dhe Hobbes detyrohet të emigrojë në Francë, ku qëndron deri në 1651.
Është pikërisht në Francë, për më tepër, që Hobbes kompozoi veprat e tij kryesore filozofike. Shkurtimisht, mund të rendisim “Kundërshtimet e treta ndaj meditimeve metafizike të Dekartit” (më vonë shkaku i marrëdhënieve të këqija dhe keqkuptimeve me filozofin francez) dhe “De Cive”, seksioni i tretë dhe i fundit i një sistemi filozofik i cili do të përfundojë vetëm në 1657 me botimin e “De Homine” (“De Corpore” doli në ’55).
Vepra do të ngjallë polemika të gjera, veçanërisht në botimin e dytë të botuar në Amsterdam më 1647; një përkthim në anglisht u botua në vitin 1651, pas kthimit të Hobsit në atdheun e tij, me titullin Fillestarët Filozofikë në lidhje me Qeverinë dhe Shoqërinë.
Ndërkohë, ai vazhdoi studimet e tij për filozofinë natyrore: midis viteve 1642 dhe 1643 ai ekspozoi themelet e filozofisë së tij në formë të plotë për herë të parë (në përgënjeshtrimin e “De Mundo” të Thomas White) dhe zhvilloi polemikën e famshme mbi lirinë dhe determinizmi. Ai gjithashtu kompozoi një studim mbi optikën ndërsa, në 1646, gjykata angleze u zhvendos në Paris dhe Hobbes u emërua mësues i Princit të Uellsit ( Charles II i ardhshëm).
Në vitin 1649, parlamentarët rebelë morën dënimin me vdekje nga Mbreti i Anglisë, Charles I. Ndoshta në këtë periudhë Hobbes filloi kompozimin e kryeveprës së tij filozofike dhe politike “Leviathan, ose Çështja, forma dhe fuqia e një shteti kishtar dhe civil”, e cila do të botohet në Londër në 1651.
Teksti ngjall menjëherë reagime nga shumë qarqe politike dhe kulturore: ka nga ata që e akuzojnë shkrimin si një falje për Monarkinë që sapo është mundur nga parlamentarët dhe ata që shohin në tekst një operacion oportunist transformimi nga ana e filozofi ndaj liderit të ri të skenës politike angleze, Oliver Cromwell. Por polemika më e ashpër është ajo e lëshuar nga mjedisi ipeshkvnor, mbi të gjitha për shkak të pjesës së tretë të veprës, një rileximi heterodoks i paskrupullt i Shkrimeve në mbështetje të epërsisë së pushtetit politik mbi atë papal.
Pas kthimit në Angli në 1651, ai rifilloi marrëdhëniet e tij të vjetra me Devonshires, por jetonte kryesisht në Londër. Polemikat e ndezura nga Leviathan vazhdojnë (dhe do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij). Një komision parlamentar do të mbërrijë për të hetuar Leviathan, por pa marrë asnjë rezultat konkret falë mbrojtjeve që gëzon. Pavarësisht kësaj, nën akuzën e ateizmit, atij iu ndalua të shkruante ndonjë gjë për temën e etikës dhe e kishte të pamundur të botonte “Behemoth”, një vepër historike për luftën civile, gjatë jetës së tij.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Hobs iu kthye interesave klasike të kultivuara në rininë e tij, kompozoi një autobiografi në vargje dhe përktheu si Iliadën ashtu edhe Odisenë. Ai largohet nga Londra më 1675, për të jetuar në Hardwick dhe Chasworth, në rezidencat e Devonshire.
Ai vdiq në Hardwick më 4 dhjetor 1679./Elida Buçpapaj
VOAL – Madeleine Korbel Albright lindi në Pragë, Çekosllovaki, më 1937 nga diplomati çek Josef Korbel dhe e shoqja Mandula. Është gruaja e parë në postin e Sekretare Amerikane të Shtetut në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky post iu dha nga Presidenti Klinton më 1997 dhe është vetëm një kapitull në karrierën e gjatë dhe prestigjioze në fushën e diplomacisë dhe të siurisë ndërkombëtare.
Fëmijëria e Madelaines u shënua nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës, për shkak të pushtimit nazist të vendit, u detyrua bashkë me familejn të largohet për në Angli dhe të ktkehet në Çekosllovaki vetëm pas luftës. Pas vendosjes së regjimi komunist në atë vend familja u detyrua të largohet përsëri. Kësaj here fati i saj janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i lirë dhe demokratik që iu siguronte mbrojtje dhe ndihmë për të jetuar emigrantëve.
Zbarkon bashkë me prindërit në portin e Nju Jorkut më 11 nëntor 1948, në moshën 11 vjeçare. Gjendja e saj e emigrantes do të lërë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe jeën e saj të mëvonshme.
Shkollohet në kolegjin e Wellesleyt, diplomohet në Columbya University e specializohet në marrëdhëniet ndërkombëtare me përparësi marrëdhëniet evropianolindore. Nis shumë shpejt karrierën politike, duke punuar në fillim si pjesë e fushatës presidenciale të dështuar të Muskie, pastaj si këshilltare e sigurisë kombëtare pranë presidentit Carter. Pas divorcit nga i shoqi Joseph Albright, botues gazetash, Madeleine Albright (Medlin Ollbrajt) i rrit vetë tri vajzat e tyre duke mos e ndërprerë punën e saj në fushën e diplomacisë. Lidhjet e saj të forta me Partinë Demokratike e bëjnë atë pjesë të ekipit të Presidentit Clinton, duke marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë dhe duke marrë një post katërvjeçar si përfaqësuese në Kombet e Bashkuara.
Bijë hebrejsh, ajo ndryn në vetvete disi “ndjesinë e faji” që i prek të gjithë të mbijetuarit e Holokaustit. Jo rastësisht, në aspektin e diskutimit të historisë, është njohur në administratën amerikane si përfaqësuesja më e madhe e “grupit të Mynihut”, ku së bashku me politikanë dhe intelektualë janë të bindur se gabimi më i madh i Shekullit XX është mosndalimi i Hitlerit në Mynih në vitin 1938.
Në të njëjtën kohë Albright iu është kundërvënë prirjeve të caktuara pacifiste të disa anëtarëve të administratës, sidomos të atyre që kanë pasur përjetime të dhimbshme nga ndërhyrja amerikane në luftën e Vietnamit. Përfaqësuesit e kësaj rryme të mendimit (të quajtur ‘vietnamitët’) ku përfshiheshin edhe gjeneralë e politikanë që mendonin se pas Vietnamit, Amerika kurrë më nuk duhet të përfshihet në luftë.
Më 5 dhjetor 1996, presidenti Clinon e emëron Sekretare të Shtetit, vendim që pastaj u konfirmua njëzëri në Senatin Amerikan. Më 23 janar 1997 ajo bëhet Sekretarja e 64-t e Shtetit e Shteteve të Bashkuara. Është gruaja e parë në këtë detyrë në historinë e SHBA.
Sipas revistës Time, Albright ishte “forca morale” që e shtyu NATO-n të hynte në veprim në Kosovë, duke motivuar një rol të ri botëror për aleancën në Mijëvjeçarin e Tretë.
Në fakt, siç thotë Madeleine Albright, tragjedia e popullit të Kosovo që u detyrua me dhunë të largohet nga vendi i vet është një “histori personale” nisur nga e vërteta se, siç e nënvizon në një artikull të botëruar në “Times” të Londrës, lidhur me spastrimin etnik ajo “di diçka”. Ka qenë pozicioni i saj prej “fajkoi” që e ka bindur Clintonin të urdhërojë bomardimet 78 ditore të NATOS, duke i shpërfillur raportet e shërbimeve inteligjente dhe të zyrtarëve të lartë të Pentagono për mundësitë e vogla të suksesit të sulemeve ajrore.
Madeleine Albright u nda nga jeta më 23 mars 2022./Elida Buçpapaj
Njohja me Jorgo Papingjin i takon fundviteve 60-të. gati gjashtë dekada më parë.
Aspak në lëmin artistik apo letrar. Ai ishte emëruar N/drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja” për lëndët shkencore të arësimit të përgjithëshëm i profilizuar në lënden Matematike-Fizike. Pavarësisht se ishte një shkollë me profil artistik, lëndët shkencore bëheshin me seriozitet të lavdëruar.
Unë atëhere isha nxënës i vitit të fundit të kësaj shkolle dhe keto lëndë i kishim kryer me kohë dhe nuk e arrita të më mésonte matematikë apo fizikë që si kuptova dot kurrë siç duhej ato kohe. Tani sme del njeri perpara, shoqen e jetes e kam mesuese Fizike ..
Djaloshi brun me flokë të gjatë për kohën, energjik dhe hokatar siç ishte Papingji demostronte deshirë dhe pasion të na rrinte pranë jo vetem për interesin që ai paraqiste kryesisht per muzikantet por edhe si rezultat i nje afërsie moshe që nuk përbënte ndonjë barierë serioze pavarësisht se bënte pjesë në kupolën e drejtuesve të shkollës.
Mjeshtër i batutës plot humor, tregonte barsaleta ndonjeherë edhe pa limit dhe ne kenaqeshim dhe qeshnim.
Dhe sigurisht vitet rrodhen …
Që nga ajo kohë marëdheniet tona sa vinin dhe ndryshonin dhe shumë shpejt u bëmë kolegë të mirë, unë në fushënn e muzikës e ai në atë të poezisë.
Në redaksinë e muzikës ne RTSH, “guzhina” e krijimtarisë artistike muzikore ku mua me ra per pjesë te punoj per nje periudhë 30 vjeçare, ka qene i pranishem ne fillimet e tij gati çdo dite. Tekstet e Papingjit letrar jo vetëm që smungonin por ato çdo vit e më shumë bëheshin të domosdoshme si pjesë e të gjitha aktiviteteve artistike si anketa, koncerte , festivale etj.
Kishte nje gadishmëri dhe pasion të paparë për ti renditur vargjet me fjalënn e mënçur që i vinte menjëherë në mendje por dhe intuita e tij për tia pershtatur sipas ritmikës dhe theksit korrekt në fjalë e muzike. Detaje teknike keto që kënga i ka të domosdoshme.
Nuk bënte kurrë përzgjedhje, i përgjigjej çdo kujt krijuesi apo kengetari pa dallim, amator apo profesionist.
I nevoitej vetëm nje laps , një letër dhe nje tavoline e kudo ndodhur zyre apo lokali, pranë filxhanit të kafesë për tia dhënë në dorë në çast tekstin kujtdo që ia lypte dhe qe largohej nga ai plot gas e enthuziazëm.
Plot variacine tematike ishte vargu i tij, me aromë popullore apo me karakter argëtues , por në pergjithësi i prirur për një tekst gazmor , optimist dhe të mënçur.
Për dekada me rradhë e ndoqi ky pasion. Kampion në tekste e në vargje. Mik i mire , inteligjent dhe pasionant. Kishe deshire ta takoje ,e të bëje ca humor dhe romuze, dhe sigurisht “ti ikje me të shpejtë” se perndryshe nuk shkëputeshe dot … ca edhe nga deshira për të qëndruar gjatë me të pavaresisht se të mirte goxha kohë….
Sot u largua nga jeta.
Peng qe si ndodhem prane, i nje nderimi per te qofte per nje buqete lulesh nga une mbi pirgun e dheut qe e mbulon duke medituar e perlulur thelle.
Nderim per poetin e kengeve dhe siç shprehen plot miq te mij “Mogolin” shqiptar .
Isha duke u kthyer në shtëpi gati në të errur nga xhiroja e përditshme, për një çast më bie telefoni. E ngrita dhe më përgjigjet një shok imi i burgut, Agron Hoxha. Zëri nuk ishte ai i përditshmi që unë e njihja shumë mirë. Kuptohej që ishte i tronditur e fjalët i thoshte gjysma-gjysma e nuk kuptohej qartë. “Nuk të kuptoj i them, fol qartë, më duket se s’je mirë”. Heshti për një moment dhe filloi përsëri të më pyeste se ku isha.
“Jam afër shtëpisë i them”. Ai më thotë: “Jam përpara ekranit dhe një televizon po jepet një lajm i tmerrshëm, kanë qëlluar Xhiken nga liqeni”.
Shtanga për momentin! Nxitova, sa u futa në shtëpi hapa televizorin. Ç’të shihja! Ajo që dëgjova nga miku im ishte e vërtetë.
Lexova dhe rilexova disa herë dhe nuk po besoja lajmin që jepej pa pushim: “Qëllohet Haxhi Baçinoski në Kodrat e Liqenit Artificial”.
Shtanga përpapa ekranit, vura duart në kokë duke mos e parë më lajmin. Por ai lajm ishte i vërtetë, Haxhiu ishte qëlluar. Telefoni filloi të binte përsëri, por nuk kisha kurajo ta ngrija. Më hipi një e dridhur, dhe lotët filluan të ridhnin mbi faqe.
Ngrita telefonin, ishte Agron Hoxha, ai që më tha i pari për këtë gjëmë. Hë, më thotë, Bedri?
Po i them, ai lajm është i vërtetë, dikush e ka qëlluar.
Dola jashtë e u nisa në këmbë pa e ditur se ku do shkoja. Mora një shok, Haki Hoxhën, në telefon edhe i përsërita lajmin. Po, po Bedri, ajo që më the është e vërtetë. E pyes ku je, më thotë jam te Drejtoria e Policisë me disa shokë, po interesohemi për djalin e vogël të Haxhiut të cilin e ka marrë policia në pyetje.
Kur mbërrita tek morgu, tek dera ishte një grumbull i madh njerëzish. Takova vëllezërit e Haxhiut dhe motrën që kishin ardhur me një frymë nga Fieri. Plot miq e të afërm të tjerë të cilët prisnin ta shikonin.
Tentova të futesha brenda për të parë kufomën pasi njihja rojen. Të lutem Bedri, më thotë, nuk do futesh, nuk lejohet pasi as familjarët nuk i futa. Pyeta për një doktor të cilin e njihja por ai ishte turni i parë. I telefonova menjëhrë duke iu lutur të më lejohin të futesha brenda të shihja kufomën. Qëndro tek dera se do flas unë që të hysh brenda. Në këtë çast mbërriti një dyzinë me policë, u futën brenda duke më hequr mua mundësinë të futesha. Të nesërmen në mëngjes herët vajta tek shtëpia e cila ishte plot me të afërm, burra dhe gra të cilët lotonin rreth arkivolit. I dhashë dorën disave, disa i përshëndeta me kokë.
Ishin krejt të përhumbur, veç thithnin cigaret papushim. A mund ta shikoj i them djalit të madh të Haxhiut. Po xhaxhi Bedri më tha, patjetër. Shkuam në dhomën tjetër e me shumë vështirësi u afrova te arkivoli pasi kishte shumë njerëz. Brenda arkivolit ishte i veshur me kostum e rrinte shtrirë me duar të kryqëzuar përpara, miku im i halleve, i vuajtjeve dhe i torturave. Të jeptë përshtypjen se ishte i gjallë, gjithë nur, nuk të besohej se nuk ishte më gjallë. U përkula, e preka trupin e ftohtë si akulli, e putha në ballë. Të binte në sy nga e djathta e ballit kishte një gërvishtje të lehtë. Nga hutimi i fola, por nuk m’u përgjigj.
Dhoma ziente nga vaji, Henri djali i madh qëndronte tek koka e arkivolit, nuk fliste fare e thithte e thithe papushim cigaren me sy mbërthyer mbi arkivolin e babait, ndërsa me dorën tjetër fshinte lotët. Në krahun tjetër të arkivolit qëndronte si gur, i ngrirë, e herë pas here fshinte lotët djali tjetër, i vogël i cili nuk shihtë kush hynte e kush dilte por kishte mërthyer sytë mbi fytyrën burrërore të të atit.
Të dy djemtë, fëmijë të rritur më halle e me vuajtje, herë pas here e fërkonin xhenazen dhe i flisnin papushim. Haxhiu ishte në gjumin e përjetshëm. Fati e ndëshkoi kaq rëndë, i ndau përgjithmonë nga fëmijët e bashkëshortja. Ky baba nuk do të kujdesej më për fëmijët e tij. Nuk do t’i përkëdhelte me dorën e tij atërore asnjëherë më. Kurrë nuk do të dilnin xhiro në mbrëmje të katër, të përqafuar njëri me tjetrin.
Bashkëshortja e Haxhiut për fat të keq nuk ndodhej në Shqipëri ditën e gjëmës, megjithatë ajo që s’duhet të ndodhte kishte ndodhur. Thonë se atij të cilit i bie gjëma, Zoti i jep fuqi që ta përballojë.
Në dhomën ku qëndronte arkivoli, lart në mure kishte disa fotografi, Haxhiu në mesin e dy djemve, hedhur krahet sup më sup. Në tjetrën ishte me bashkëshorten dhe fëmijët. Kishte fotografi të miqve dhe shokëve nga Kosova por nuk mungonte një fotografi e madhe ku Haxhiu kishte dalë me Presidentin e Republikës në shtëpinë e poetit të ekzekutuar Vilson Blloshmi, në Bërzeshtë.
Sot Futbolli korcar dhe Shqiptar u gdhi në zi! Lajm i hidhur dhe tejet i trishtë për sportin korcar dhe atë kombëtar, ikja në amëshim e ikonës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Profesor Teodor Vaso!
Trishueshëm dhe dhimbshëm m’u përgjigje oh zot në këtë të dielë mes marsi, 2024. Lajmi i ndarjes nga jeta, e ikonës dhe legjendës të Skënderbeut dhe Partizanit të viteve ‘70ë, Prof. Teodor Vaso, trishtoi dhe tronditi thellë Korcën e Korcarët mëngjesin e kësaj të diele.
Profesor Teodor Vaso është një nga personalitet më shquara të elitës korcare, që na ka dhënë aq shumë mund, djerësë, inteligjëncë dhe kulturë sportive në fushat e blerta kombëtare e ndërkombëtare, duke na falur emocione të përhershme…
Profesor Teodor Vason e kisha mik të mirë e të hershëm, nuk më bashkonte vetëm ndjenja e bashkëqytetarisë të qënit korcarë 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” për gati dy vjet.
Pikërisht kjo miqësi mua më dha shansin e bukur e mbresëlënës të zhvilloja edhe një Super Intervistë në vitin 2016-ë. Dhe jo vetëm kaq! Sa herë vija në Korcë, me Todon( kështu e thërrasin korcarët) organizonim evente përkujtimore në nderim të figurave të shquara të futbollit korcar, që janë ndarë para kohe nga jeta.
Edhe pse sot është një ditë e trishtë dhe e dhimbëshme se Todoja ynë iku në amëshim, unë sot dëshiroj të kthehem ndër ato vite të shekullit të kaluar, dhe të sjell panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, legjendën, ikonën e futbollit korcar dhe atij shqiptar, – të Pakalueshmin,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që i dha famën dhe bëri historinë e një futbolli më profesional, spektakolar, historik e mitik të shekullit të kaluar! Prof. Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Profesori dhe Mjeshtëri Teodor Vaso i përket elitës së shquar të sportit shqiptar, ma i miri i të mirëve, i përket futbollistëve legjendë dhe heronjve të kohës që jetonin dhe ia dolën, bënë dhe shkruan me gërma të arta historinë e futbollit shqiptar. Me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, Teodor Vaso arriti të shkruante historinë e futbollit korcar në nivel kombëtar, europian e botëror. I pakalueshmi Vaso prej sot do të prehet në Paqen e Amëshur, Fisnik dhe Krenar, Idhull dhe Legjendë!
Sepse Legjendat nuk vdesin kurrë!
Profesor Teodor Vaso do të mbetet figura madhore, jo vëtëm për gjeneratën që i përkiste dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre, që bënë Epokën e Futbollit Shqiptar!
Profesor Teodor Vaso, kjo figurë sportive dominuese, vlerë kombëtare dhe historike, është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të Pakalueshmit -Teodor VASO.
Lindi, u rrit dhe jetoi në qytetin e lindjes, në Korcën e tij të dashur, që nuk e “braktisi” kurrë.
Teodor Vaso është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korcës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet, në 1970 –ën, vecmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët “Më Të Mirë të vitit 1967-ë”, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në Korcë. Medalje e FSHF-së, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit ” për Korcën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korcare.
Lamturimë miku dhe kolegu im i hershëm, Profesor Tedodor Vaso- Legjendat nuk vdesin kurrë!
Prehu në Paqen e Amëshur , Super Mbrojtësi historik kombëtar, -I pakalueshmi, Teodor Vaso!
Të Qoftë Dheu i lehtë në Korcën tënde që TI e doje, e respektoje dhe e krenoje aq madhërishëm në Futbollin korcar e shqiptar, në jetë e qytetari!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta Familjes Vaso, klubit të Futbollit Skëndërbeu të Korcës dhe klubit “Partizani”!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta bashkëqytetarëve dhe sportdashësve korcarë dhe shqiptarë, kudo që ndodhen, në Korcë, Amerikë dhe në Botë.
Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.
R.SH. – Vatikan
Kujtojmë sot, prof. Willy Kamsi, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, Ambasadorin e parë të Shqipërisë pranë Vatikanit, intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë.
Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.
Qe dëshmitar i ndryshimeve të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, por edhe një protagonist i vërtetë përmes një veprimtarie të dendur e të frytshme diplomatike. Fillimi e përforcimi i atyre lidhjeve vijon deri në ditët tona.
Pas mandatit diplomatik, Willy Kamsi u kthye në vendlindje, ku punoi me dashuri e kompetencë në bibliotekën e jezuitëve, pranë Seminarit ndërdioqezan ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, në Shkodër. Pra, me pak fjalë prof. Willy Kamsi ka qenë dhe mbetët një pikë e rëndësishme referimi për Shkodrën, botën e historisë, të kulturës në përgjithësi dhe klerin shqiptar.
Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsi, ka jetuar me një fe të gjallë në Krishtin dhe atë e ka dëshmuar gjatë udhës së tij njerëzore si i krishterë, si studiues e si diplomat. Shkodra, Shqipëria, kultura e Kisha shqiptare ia kanë një borxh të madh mirënjohjeje e nderimi për atë që Willy Kamsi ka bërë e dëshmuar deri sa ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme e madje deri në ditën e 24 janarit 2017, ku u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor.
Komentet