VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja e vërteta: Adem Jasharin e çoi për trajnime ushtarake Rugova (VIDEO)

By | April 17, 2017

Komentet

VIDEOLAJM- Dalin pamjet, Rama i tregon gishtin e mesit protestuesve në Sheshin “Skënderbej”

Ceremonia e ndezjes së dritave ku ishte i pranishëm Kryeministri Rama, në Sheshin “Skënderbej” një ditë më parë është shoqëruar me një incident.

I pranishëm në këtë event të organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj disa protestuesve që ishin në shesh, duke i treguar atyre gishtin e mesit.

Në aktivitetin e mbushur me fëmijë të vegjël, kreu i qeverisë i ka quajtur protestuesit si “harrupiellë” që ishin të pranishëm në “për të prishur syrin e keq”.

“Kemi edhe ca harrupielë për të mos prishur syrin e keq”- tha Rama me mikrofon, ndërkohë që protestuesve u ka treguar gishtin e mesit.

(Video) Maratona e bamirësisë/ Inva Mula: Kurrë më parë s’janë bashkuar më shumë artistë për një kauzë

“Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë artistë për një kauzë”. Me këto fjalë e çeli Inva Mula, mbrëmjen artistike të bamirësisë. Janë mbi 50 artistë që do performojnë sonte në sallën e Katedrales Ortodokse dhe paratë që do mblidhen do të shkojnë për bamirësi.

Ishte një nismë e sopranos sonë të famshme që më pas iu bashkëngjitën shumë artistë të zhanreve të ndryshme. Ndaj mbrëmja e sotme nisi nën moderimin e Inva Mulës dhe Pandi Laços.

“Ne jemi këtu jo vetëm për auditorin (spektatorët në sallë), qëllimi ynë është të na ndjekë dhe të na mbështesë publiku që nga ndjek në TV”, u shpreh Laço.

Kjo mbrëmje artistike për bamirësi po transmetohet live në televizionin “Abc News” që është media partner në këtë aktivitet humanitar.

Mula tha në fjalën e saj se “ne i kemi shumë borxh publikut tonë të mrekullueshëm që na ka mbështetur gjithmonë. Ky aksion fillon sot dhe vazhdon deri më 31 dhjetor. Pra një muaj solidartet! Ndaj nuk do të jetë vetëm një mbrëmje, por një maratonë bamirësie”.

Është bashkuar –tha ajo, – edhe Xhevat Limani, i cili do të mbledhë fonde në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha fondet që do mbledhin artistët shqiptarë do të shkojnë për ndërtimin e shkollave të reja në zonat e goditura nga termeti, sidomos Durrës e Thumanë.

Si mund të bëhen qytetarët pjesë e kësaj kauze të madhe?

Është shumë e thjeshtë: Duke blerë një biletë me vlerë 500 lekë pranë pikave të Wester Union dhe My Ticket. /abcnews.al

*Më poshtë disa prej këngëve

Murrizi: sistemi i tanishëm zgjedhor, vrasje e demokracisë (video)

Myslim Murrizi, deputet i opozitës parlamentare, thotë se sistemi i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura ka qenë vrasja e demokracisë në Shqipëri dhe ka ngritur shkallën e arrogancës dhe të autokracisë si tek opozita ashtu edhe tek kryeministri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët e ndjejnë veten të përbuzur dhe largohen nga vendi për shkak të politikës së atyre që drejtojnë me metoda autokratike. Sipas tij, listat e hapura kombëtare e minimalizojnë “fuqinë” e individëve të botës së krimit për të qenë deputetë.

Zoti Murrizi është ndër deputetët që e ka ngritur me forcë reformimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij është bllokuar për shkak të dëshirës së krerëve të dy partive më të mëdha për të kontrolluar listat e deputetëve.

“Artistët e bashkuar në një zë” – Kontribuoni për të dëmtuarit nga tërmeti!

Sopranoja me famë botërore Inva Mula  organizoi më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit, ku morën pjesë 80 artistë të shquar shqiptarë nga të gjitha fushat.

Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete. Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë.

Mbrëmja e bamirësisë u organizua në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, dhe pati partner mediatik ABC News.

Më poshtë po sjellim mënyrën për të kontribuar në nismen Nesër!

Nesër është dita e shpresës për ata që momentalisht e kanë humbur shpresën!

 

 

 

(Video) Më 8 dhjetor 80 Artistë të shquar me në krye sopranon e famshme Inva Mula u ngjitën në skenë ne ndihme të të demtuarve nga termeti

Më 8 dhjetor 80 Artistë të shquar me në krye sopranon e famshme Inva Mula u ngjitën në skenë ne ndihme te të demtuarve nga termeti

Për një dite tjeter, me e mire, me e bukur, që do ta kthejë shpresën u ngjitën 80 artiste ne skene ne qendren kulturore te kishes ortodokse ne Tirane për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa shtëpi e strehë!

Ishte një mbrëmje magjike që i bëri bashkë 80 Artistë të shquar për të ndikuar me artin dhe shpirtin e tyre të bukur!

Faleminderit këtyre Artistëve!

Nderime për Artistët emër për emër!

Inva Mula
Robert Radoja
Pandi Laco
Eva Golemi
Blerta Zhegu
Zamira Kita
Irma Libohova
Aurela Gace
Eranda Libohova
Era Rusi
Etleva Shemai
Klaudio Zoto
Denis Bizhga
Mirush Kabashi
Elia Zaharia
Ledion Zoi
Shkolla e baletit
Bela Arbana
Ligoraq Riza
Marina L Kurti
Vikena Kamenica
Merita Rexha Tershana
Solen Alla
Xhoni Kitarristi
Klodjan Kaçani
Rozela Gjylbegu
Arjeta Dhima
Robert Bisha
Ema Andrea
Pajazit Murtishi
Suzana Turku
Dhe kori i te rinjve
Etrita Ibrahimi
Enada Gerd Vaso
Xhevat Limani
Ardita Bufaj
Fjorda Veizaj
Liljana Kondakci
Ekipi i realizimit:
Bledi Laco
Julia Sinanaj Zoi
Albi Greva
Eraldo Rexho
Jorka Xamo
Agi Haxhimurati
Valbona Guri
Elona Zebo
Ekipi i ASLV
Western Union my ticket
Kisha Otodokse
Tv ABC

Bexheti: Ligji i përdorimit të gjuhës nuk duhet të ndryshohet (video)

Rudina Dervishi

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Flakron Bexheti foli për ndikimin që do të ketë opinioni i Komisionit të Venecias mbi përdorimin e dygjuhësisë dhe prespektivën e alencave të partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme.


Opinioni Komisionit të Venecias krijon një situatë të re politike, tha zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët, Flakron Bexheti. Megjithatë partia e tij mendon se ky është vetëm një opinion dhe vlerësim dhe nuk është detyrim. Ligji për përdorimin e gjuhëve, që nuk është vetëm për gjuhën shqipe, tha ai u soll në vitin 2018 dhe ishte parakushti kryesor që kryeministri Zaev të arrinte të bënte një koalicion qeveritar. Ky ligj është cilësuar si një e arritur që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe dhe një ndër arsyet kryesore për post Marrëveshjes së Prespës ku Maqedonia e Veriut e ndërroi emrin e saj, sjella e ligjit të gjuhëve e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Maqedoninë që të bëhet pjesë e Natos. Aleanca për Shqiptarët, sipas tij nuk do të pranonte ndryshimin e ligjit.

Largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës. Studiues, por edhe përfaqësues të Institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, vlerësojnë se drejtësia dhe institucionet shtetërore duhet të mbrojnë nga kërcënimet njerëzit që merren me aktivitetet e kohës

Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa dha doreheqjen dhe kërkoi azil politik në një vend europian. Drejtorja e Autoritetit të Dosjve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha se ishte e keqardhur që një koleg, një drejtues i një institucioni publik, një intelektual i botuar, një shkrimtar ndodhej në një pozitë kaq të vështirë sa për të lëndë vendin.

“Bindja ime ,tha Zonja Sula, është që nuk ka asnjë person të këtij kalibri, të këtij pozicioni në shoqëri që pati Agroni, që të vendosi për konfort të largohet, natyrisht e ka shtyrë një hall i madh. Jam koshiente që temat që ne hapim përditë janë tema të vështira që ngjallin debat dhe debati është shumë i mirëpritur për sa kohë zhvillohet në terma njerëzore, akademike dhe në mënyrë civile”.

Zonja Sula tha se ajo që kishte vënë re me shqetësim ishte që ky debat i gjatë shpesh i ka kaluar tonet e nje debati civil.

Eshte përfshirë nga steriotipizime, fyerje, ka pasur shkelje të etikës, ka pasur denigrime kundër personit, sulme kundër dinjitetit, moralit. Kam pritur që institucionet të reagonin. Sulmet kanë ardhur qoftë nga persona me kalibër te ulët që kanë qenë anonimë, por ka pasur për fat të keq edhe nga njerëz me pushtet politik, ne akademi, sidomos nga anëtarë parlamenti nga të cilët pritet qe ata dhe vetë Parlamenti të zbatojnë Rezolutat që janë miratuar.

Zonja Sula thotë se edhe vetë personalisht ka pasur sulme dhe i ka kanalizuar ato në rrugët e drejtësisë. Sipas saj cdo veprimtar i kujtesës që ndihet i kërcënuar e ka për detyrë të përdorë kanalet e drejtësisë.

“E kam vënë re se sa herë nga kategoria e veprimtarëve ka kërcënime, vetë të përndjekurit politikë ndihen keq. Për ata që janë familjarë me instrumentet e të drejtave të njeriut, ata kanë të drejta kolektive, janë të mbrojtur nga intimidimi. Është e pafalshme që anëtarët e parlamentit të krijojnë këtë sens, përkundrazi duhet të ishin kokëulur që shumë pak është bërë për të përndjekurit, për rishqyrtimin e historisë, për të parë në mënyrë kritike atë periudhë të errët e cila dihet që është diktatura. “

Zonja Sula iu drejtua me një thirrje edhe organeve të drejtësisë prokurorisë dhe gjykatës por edhe organet mbikqyrëse të drejtësisë së re.

“Janë krijuar institucione të rëndësishme, me personelin e drejtësisë më të të besueshëm, ato duhet patjetër të shikojnë cfarë nuk funksionoi, si ka mundësi që një nëpunës shtetëror të ndihet i kërcënuar dhe të sigurojë që organet e drejtësisë janë të paanshme, jo vetëm kaq, por mbrojnë viktimat e komunizmit, janë kundra mohimit të krimeve të komunizmit, dhe të shikojnë nga vetja , a janë ata të distancuar nga Sigurimi i Shtetit, a ka akoma anëtarë aty, që akoma bëhen pengesë për drejtësinë tonë, a ka aty njerëz të lidhur me Sigurimin që akoma bëhen pengesë për ti vënë në vend padrejtësitë që janë bërë. Une vetë kam dijeni, edhe prej disa personave që vijnë këtu, shoqatave të të drejtave të njeriut, shoqatat e të përndjekurve politikë dhe vetë edhe ne si institucion kemi bërë raporte në prokurori për gjetjet që na kanë raportuar njerëzit, psh për varret humbura te Tepelenës, nuk ka ndodhur asgjë, nje qytetar italian që kërkon eshtrat e të jatit, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet patjetër prokuroria sot, ashtu si është e kujdeshme që të bëjë hetim kundrejt krimit të organizuar, kundrejt praktikave korruptive, duhet patjetër të shikojë me seriozitet edhe shkëputjen e lidhjeve me Sigurimin e Shtetit dhe adresimin me seriozitet të përpjekjeve të njerëzve për tu ndjerë se drejtësia është vënë në vend në këtë vënd.

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj tha se Agron Tufa ishte në vendin e tij si Drejtori i Institutit të Studimit Krimeve të Komunizmit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një punë që përfshihet me zbulimin e dokumenteve ,me botimin e tyre qoftw nw trashëgiminw e ish tw përndjekurve politikw dhe në përhapjen e saj, qw kjo e vërtetë të shkojë tek publiku shqiptar dhe sidomos tek të rinjtë.

“Unë besoj tha zoti Mustafaj se përcaktimin më qartë, më domenthënës, e bëri poeti Bardhyl Londo që e quajti “tërmet të dytë” largimin e Agron Tufës, i cili është “de fakto” azilant politik pavarësisht cilën rrugë do ndjekin dokumentet e tij në administratën zviceriane. Agron Tufa është një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë së sotme shqipe me një vepër të gjerë të shkruar në prozë, poezi, ese, përkthime letrare. Po ashtu Agron Tufa është një profesor universiteti shumë i dashur për ish studentët dhe studentët e tij dhe një nga veprimtarët më të jashtëzakonshëm që ka pasur realiteti shqiptar për këto vite lidhur me memorien, atë që gjermano francezët e kanë quajtur rishkrimi historisë, pra zbulimi së vërtetës si një pro çes purifikimi për shoqërinë shqiptare, e kam fjalën për të vërtetën e masakrave, diktaturës dhe regjimit komunist.

Zoti Mustafaj thotë se zbraztësia që le zoti Tufa me largimin e tij nuk është ajo si shkrimtar por si veprimtar i memories.

“Unë besoj se Bardhyl Londo nuk ka pasur parasysh shkrimtarin kur përmend tërmetin sepse shkrimtari Agron Tufa do vazhdojë të jetë tek ne. Ai ka ikur në një moshë me Ernest Koliqin që kishte po të njëjtat arsye, edhe Ismail Kadare kur është larguar në Francë për të njëjtat arsye kishte. Sidomos vitin e fundit Agron Tufa u përball me sulme nga një kontigjent jo i vogël enveristësh që janë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqërinë shqiptare. “E kam menduar disa herë sidomos këto ditë por edhe gjatë këtij viti nëse ne bëmë sa duhet për ta mbështetur Agron Tufen në këtë valë kërcënimesh. Personalisht kam bërë një postim në facebook ku them “unë jam Agron Tufa” në kuptimin për tu identifikuar me të ,me pozicionin e tij. Por ky nuk ka qenë një debat intelektual në mënyrë që ne të përfshihemi si intelektualë por kjo ka qenë një fushatë kërcënimesh. Atëherë duke qenë kërcënime përgjegjësine e vetme jo vetëm për Agron Tufën që ishte personalitet i administratës së votuar nga Parlamenti por cdo qytear shqiptar e ka detyrë ta mbrojë Ministria e Brendshme.

Zoti Mustafaj tha se Agroni tentoi të gjitha mundësitë ,drejtësinë ,prokuroinë, policinë ,të gjitha hapësirat ligjore për të mos e hedhur këtë hap që hodhi.

Në fund të fundit , ai ishte një familjar,babai i pesë fëmijëve dhe nuk mund të rrezikonte jetën e fëmijëve kështu sic erdhën punët. Sigurisht nuk jam i gëzuar pë atë që ka ndodhur, që Agron Tufa ka ikur, por jam mirëkuptues për hapin e tij,tha zoti Mustafaj.

Një nga polemikat e Agron Tufës ishte me Fatos Tarifën, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Duke folur për “Zërin e Amerikës” zoti Tarifa thotë se konflikti i tij me zotin Tufa kishte nisur për një çështje me rëndësi parimore sic është mbrojtja e vlerave antifashiste dhe nacional-clirimtare të popullit shqiptar. “Ka qenë një debat intelektual të themi më mirë”, tha zoti Tarifa. Sipas tij një varg kritikash që i janë bërë zotit Tufa kanë qenë se ai e kapërceu limitin kohor që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kishte për detyrë.

Periudha e Luftës Nacional Clirimtare nuk duhej ngatërruar me periudhën cfarë ndodhi pas vitit 1945 në Shqipëri dhe prandaj nuk ishte një periudhë që ky person apo Instituti qe ia drejtonte do duhej te merrej. Kjo shpjegon që shumë nga njerëzit intelektualë të këtij vendi që kanë mbrojtur vlerat e luftës kundërshtuan pikërisht këtë aktivitet që drejtohej nga Tufa, krijoi shumë kaos dhe për çarje ne radhët e qytetareve shqiptarë.”

Ndërsa Kryetari i Brodit Drejtues të Intitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Uran Butka tha se e kishte pritur me shqetësim largimin e drejtorit egzekutiv Agron Tufa.

“Por kjo ka shkaqet e veta,tha ai. U bë më se nëntë muaj, që nga prilli i këtij viti që vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj drejtorit egzekutiv për shkak të detyrës. Instituti e ka krye më së miri detyrën e tij, si hulumtimin dhe publikimet, një punë që është vlerësuar edhe nga Parlamenti dhe nga institucionet homologe. Instituti i ka përmbushur më së miri detyrimet ligjore dhe në gjithë mbarëvajtjen e tij ekonomike dhe financiare. Edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson menaxhimin nën drejtimin e zotit Tufa”.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Nebil Cika tha se sulmet ndaj Agron Tufës kanë qenë të paprincipta.

“Ka pasur një periudhë shumë të vështirë, sulme të papara, nga njerëz me shumë pushtet dhe njerëz që në kohën e diktaturës komuniste kanë treguar që mund të bëjnë keq;kanë dënuar njerëz me vdekje, kanë vrarë, kanë torturuar ,kanë burgosur.”,tha zoti Cika.

Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t`u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme./ZiA

 

Intervista – Agron Tufa: Përse kërkova azil politik (video)

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

Zëri i Amerikës: Ju jeni një shkrimtar dhe pedagog i njohur, jeni drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit – një institucion i rëndësishëm shtetëror, dhe u rizgjodhët për një mandat të dytë. Çfarë ndodhi që ju bëri të largoheni nga Shqipëria?

Agron Tufa: Konfrontimi im ka qënë për shkak të detyrës, dhe ka qënë një konfrontim që ka nisur që nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar dhe nga 1 prilli me një fushatë të hapur në shtyp, në parlament, pra në kuvendin e Shqipërisë, në forma nga më të ndryshmet nga një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë, që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste. Për shkak të pranisë së madhe në institucionet qëndrore të shtetit të ish oficerëve operativë të sigurimit të shtetit unë pra kalova në një konfrontim të hapur publik i cili pastaj për fat të keq mori natyrën e përqëndruar të një kryqëzate sulmesh kundër meje personalisht duke u shoqëruar me shpifje, shantazhe, kërcënime deri tek kërcënimet me vdekje. Këto lloj formash të presionit dhe frikësimit mbërritën në një moment kur u dendësuan dhe unë ndjeva një rrezik për jetën time dhe të familjes derisa u bë e papërballueshme dhe e padurueshme pasi kisha bërë më parë përpjekje për të gjetur drejtësi në institucionet ligj-zbatuese, në gjyqet që pata hapur ndaj këtyre personave me të kaluar tërësisht të përzishëm në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Këto kanë qënë arsyet përse ika.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa jemi në vitin 2019, dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria mori presidencën e radhës së OSBE-së, organizatë ku një komponent me rëndësi është komponenti human. Çfarë mendimi keni?

Agron Tufa: Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di sesi kanë mundur të ngjasin, por sigurisht kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë, tani. Kjo ka qënë një mospërballim i situatës post-tatalitare të Shqipërisë. Ne nuk u përballëm me detyrat, dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve të legjislacionit, të drejtësisë të trashëgimisë komuniste. Ata tashmë kanë mbërritur në një pikë konsolidimi, ndjehen të sigurtë madje përdorin edhe slangun e tyre të parapëlqyer të shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëhere kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila sigurisht të vetmen mënyrë sjelljeje ka pasur atë të përndjekjes, të kërcënimeve, të dënimeve, pushkatimeve, e të genocidit siç i kam studiuar unë këto tetë vite në dokumentat e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, ju i keni denoncuar në polici kërcënimet që ju janë bërë. Si ka qënë reagimi i autoriteteve?

Agron Tufa: Unë kam nisur t’i denoncoj që në precedentët e parë, që në vitin 2017, kur gjatë një tremujori fushatë që pata hapur për sensibilizimin e opinionit dhe sigurisht parlamentit për trajtimin e produkteve të kinematografisë të Kinostudios Shqipëria e Re, për dokumentarët e kohës së Enver Hoxhës dhe filmat artistikë që përmbajnë aspekte propagande, u zhvillua një debat i gjatë publik. Sigurisht unë u përpoqa t’i rekomandoj dhe të udhëzoj komisionin e ligjeve, parlamentin shqiptar për një trajtim të këtyre filmave pasi ato binin ndesh me Kushtetutën. Si përfundim, në vend të mirëkuptimit tek ne lind muri. Dhe në këtë rast ai u shoqërua edhe me kërcënime me vdekje. Unë kam bërë kallzimet e mia në polici, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen. Unë i kam dokumentet. Në dy kërcënimet e tjera radhaz me vdekjen time dhe kërcënimin për shfarosjen e familjes sime, u jemi drejtuar gjykatave përmes avokatit tim dhe direkt njërit prej kërcënimeve por nuk kemi patur asnjë përgjigje sikundër edhe me gjyqet e tjera, me kallëzimet penale të kriminelëve të diktaturës, pasi kam bërë kallëzime penale, dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ka qenë në mënyrë konstante. Gjyqi që kam hapur kundrejt deputetit Spartak Braho dhe 6 epigonëve të tij ka vazhduar nga prilli deri më sot pa bërë asnjë hap. Është një teknikë zvarritje dhe është e kotë të presësh pasi i di shumë mirë këto metoda të zvarritjes dhe të sabotimit të seancave.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa çfarë e inkurajon mos-zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri? Sepase janë disa faktorë në shoqërinë shqiptare që edhe sot pas 3 dekadash krimet nuk zbardhen.

Agron Tufa: E para është, siç e thashë në fillim, që Shqipëria nuk u përball ligjërisht me inertet e diktaturës. Shqipëria nuk bëri një ligj lustracioni siç e kanë bërë vende të tjera që sot janë në Bashkimin Evropian. Në gjithë publicistikën time prej 15-20 vitesh unë bëjë këtë thirrje me disa kolegët e mi. Edhe në rastet kur ne i kishim ideale, ato u sabotuan deri në vitin 2014-2015, pra në vend të ligjit të lustracionit të propozuar nga ne dhe shoqëria civile u preferua një ligj i hartuar me ngut në zyrat e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale që njihej si ligji Veliaj, i cili sot ka sjellë në jetë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për Ish Sigurimin e Shtetit i cili e vendos theksin vetëm tek bashkëpunëtorët ose ndonjë gjë e zbehtë ose në trajtimin kulturor e logjik, pavarësisht se nuk e kanë ekspertizën e duhur akademike për këto gjëra. Por ai nuk merret pikërisht me atë që ligji përcakton – të trajtojë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të japë përgjigje dhe në vend që ta drejtojë objektivin e vet tek ish oficerët e Sigurimit të Shtetit merret me aspekte fare të vogla, me ndonjë bashkëpunëtor. Pra kjo ishte një mënyrë për ta bllokuar ligjin e lustracionit dhe në vend të tij të kishte një kontroll të ri të dosjeve i cili tashmë dihet gjerësisht që i ka shkatërruar institucionet arkivore të Shqipërisë, duke i fragmentarizuar, copëzuar dhe seleksionuar. Për më tepër, unë kam bërë vazhdimisht prezent shqetësimin tim për një ndikim të thellë e të gjithanshëm të këtij insitucioni nga ish oficerë të Sigurimit të Shtetit. Është një institucion përfundimisht i pabesueshëm, dhe nuk duhet të ishte bërë, pavarësisht se unë kam qenë kundërshtar që në fillim, në origjinë të këtij ligji dhe kam vazhduar të jem koherent me veten time, në mënyrë permanente për frutat e helmëta të veprimtarisë së tij.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, tani që ju jeni në kërkim të azilit politik, a do ta vazhdoni atë që keni më shumë për zemër, denoncimin e krimeve të komunizmit, në mënyra të ndryshme në vendin ku jeni?

Agron Tufa: Sigurisht, kjo për mua nuk ka qenë një detyrë thjesht burokratike, konformiste por ka qenë zëri i ndërgjegjes qytetare, ka qenë një mision, ka qenë një kauzë dhe unë edhe pa qenë në institut kam investuar tërësisht bindjet e mia, botëkuptimin tim, ndjeshmërinë time dhe është një luftë e pakompromis siç janë luftrat e mëdha për higjenën mendore dhe shpirtërore të qytetarëve. Unë besoj se do të kem mundësi të tjera tani, jo drejtpëdrejt shtetërore por do të jem nga disa pikëpamje shumë më i lirë për të thënë të vërteta rrënqethëse dhe të troçta sesi institucionet e larta që nga ato ligjvënëse dhe deri tek institucionet e ndjeshmërisë së veçantë si SHISH-i apo policia e shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë, pra ish oficerët dhe shefat e Sigurimit të Shtetit, ish kryetarë dhe nënkryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, ish rezidentë. Pra kjo është e papranueshme, dhe është gjëja më e zezë. Është gunga në shpinën e shoqërisë shqiptare e cila patjetër duhet të përballet me këtë. Në mos, ne duhet të pranojmë një poshtërim kolektiv dhe një cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe të keqe të lirisë sonë.

(Video) Më 5 dhjetor 2019 prapë Vangjush Dako shfaqet mes rrënojave me Edi Ramën !

“Për ato letrat”, Vangjush Dako shfaqet mes rrënojave me Ramën, lë mister bisedën

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.

Përditësuar:

DURRËS– Ish-kryebashkiaku i Durrësit është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte pasditen e sotme pranë rrënojave të mbetura në qytetin e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Dako shihet qëndron pas ministrit Bledi Çuçi, teksa ky i fundit diskuton me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…

Çuçi: Për lejet, po

Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në koë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë

Çuçi: Të kthehet puna

Rama: Po

Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?

Rama: Ok.

Por nuk kuptohet qartë se për cilat letra bëhet fjalë.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Gjonaj: “Jeta e Shqipërisë ka ndryshuar nga tërmeti”

Ilirian Agolli

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha nga Tirana se “Diaspora është thesari i Shqipërisë”.


Ai i bëri këto komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Shqipëria, që po e viziton prej disa ditësh për shkak të tërmetit.

“Ndihma jonë nga SHBA është një dëshmi se kush jemi ne. Ne kurrë nuk e harrojmë vendlindjen, ne kurrë nuk do ta harrojmë mëmëdheun – tha zoti Gjonaj.

Veprimtari i njohur komunitetit shqiptaro – amerikan tha se ishte mjaft i prekur nga pamjet dhe pasojat e rënda në njerëz dhe objekte, që shkaktoi tërmeti.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë ato imazhe me humbje jetësh. Pastaj ishte një humbje e madhe pasurish dhe shtëpish. Të gjithë këto familje kanë nevojë për ndihmë, për një shtëpi apo një strehë mbi krye” – tha zoti Gjonaj.

Ai theksoi se detyra më e ngutshme është kapërcimi i traumës së fëmijëve. Ata janë më të dëmtuarit dhe kthimi i tyre në normalitet është puna më e vështirë.

“Jeta në Shqipëri ka ndryshuar pas këtij tërmeti. Ju lumtë atyre shqiptarëve që dhurojnë fonde në SHBA dhe vende të tjera. Ndihma nevojitet të jetë sa më e gjatë, sepse nevoja për fonde ndihmëse ka për të qenë shumë e gjatë” – tha zoti Gjonaj për “Zërin e Amerikës”.

VIDEO- Pasi u fotografua dje, Vangjush Dako shfaqet sërish sot në bashkinë e Durrësit

Ish-kryetari bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako edhe pse se nuk e mban më një post të tillë, vazhdon të shihet në ambientet rreth institucionit. Pamjet e ditës së sotme, që ai eshte paraqitur ne Bashki jane publikuar nga tch.

Dako edhe ditën e djeshme eshte fotografuar në ambientet e bashkisë Durrës.

Shqipëri, dëme në 6000 pallate e banesa, 9000 banorë lanë shtëpitë (video)

Armand Mero

Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën 900 pallate dhe mbi 5100 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Afër 9 mijë janë qytetarët, banesat e të cilëve u prekën dhe kanë pësuar dëme. Disa dhjetra shkolla në Tiranë, Durrës, Lezhë e Elbasan kërkojnë ndërhyrje përpara se të rinisë mësimi. Ndërsa në terren vijon vlerësimi i dëmeve. Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti I fuqishëm i ditës së martë, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e TIranën, por nuk la pa prekur dhe qytetate të tjera të vendit. Të dhënat vijojnë në përditësim e sipër, por ato paraprake që i përkasin mengjesit të sotëm, flasin për 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë. Në Durrës numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqëndruar të njerëzit e mbetur nën rrënoja. Në këtë qytet për momentin rezultonjnë 185 pallate dhe afro 730 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dje 620 banesa të prekura rëndë.

Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që janë gati duke rënë, kanë nisur të shemben nga autoritetet, sic ishte rasti i një hoteli sot në Durrës.

Deri më tani rezultojnë të jenë afër 9 mijë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nga autoritetet në disa lokalitete ndërsa mbi 800 kanë zgjedhur qendrat sociale.

Dëmet kanë prekur dhe shkollat, ku sipas asaj që referoi sot në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini janë 52 të tilla në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë, ku është e nevojshme që të ndërhyhet, përpara se aty të lejohet rifillimi i mësimit. Më vonë ministrja njoftoi se pezullimi i mësimit do vijojë edhe disa ditë në qytetet e prekura: “Në Qarkun Durrës, bashkitë, Durrës, Shijak e Krujë, mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 Dhjetor. Në Qarkun Tiranë që përfshin bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë, si dhe në Qarkun Lezhe që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhetor, por ruajmë mundësinë për ta shtyrë dhe disa ditë të tjera në rast se nuk garantohemi se janë në gjendje të sigurtë strukturore”

Për të diskutuar rreth stuatës së krijuar presidenti Ilir Meta, njoftoi sot se ka vendour thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke saktësuar se orari do të përcaktohet në varësi të situatës

Në mbledhjen e sotme të mëngjesit kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për opozitën që të ulen se bashku për të dhënë një sinjal bashkimi e qetësie ndaj qytetarëve.

Një ditë më parë kryetari demokrat Lulzim Basha i pyetur rreth kësaj ftese tha se “tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër”

Por sipas zotit Rama “unë nuk e kuptoj ç’domethënë që të ulen në tryezë e gjithë përfaqësia e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagande. Propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri, kur ke mundësi të bësh më shumë dhe ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, u takojnë njerëzve që janë në terren”, u shpreh ai gjatë mbledhjes së qeverisë.