VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja 85 heronjtë e 2500 dëshmorët e Kosovës (video)

By | February 7, 2016

Komentet

Skemë borxhesh dhe mashtrimesh, arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës (fotot dhe video)

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptari pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mediat paraguaiane bëjnë te ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe Radovani u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

31-vjeçari është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

Gjendja e shkollave në tri qarqet veriore të Shqipërisë (video)

Rrethet e largëta malore në veri të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me nivelin e lartë të varfërisë dhe largimin e banorëve drejt emigracionit, apo zonave të tjera të vendit. Drejtori Rajonal i Arsimit, që mbulon tri qarqet veriore, Kukësin, Lezhën dhe Shkodrën, Bardhok Pulaj, thotë se problemet e shoqërisë në këto qarte pasqyrohen edhe në jetën e shkollës. Gjatë dy viteve të fundit, për shkak të largimit të nxënësve, janë mbydhur 51 shkolla, por drejtori Pulaj thote se, me masat e marra, kudo ku ka një nxënës ka edhe një mësues.

Jeta e shqiptarëve në komunën e Medvegjës

Medvegja është një nga tri komunat e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë. Shqiptarët atje, të mbetur të paktë në numër, ankohen për trajtim jo të barabartë nga shteti serb, ndërsa thonë se presin trajtim më serioz nga qeveria e re e Kosovës, të cilës tashmë i bëjnë thirrje të zbatojë reciprocitet në raport me serbët e Kosovës. Korrespondentja jonë, Edlira Bllaca, vizitoi Medvegjën.

Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në qendrën ku shërben imami dhe e pyeti atë rreth komunitetit mysliman shqiptar si dhe për rolin e tij të ri në policinë e Nju Jorkut.

Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut njihet për tolerancën fetare.

“Qendra jonë është një prej qendrave më me famë, jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut por besoj edhe në pjesën lindore të Amerikës, për aktivitetin ndërfetar, për marrëdhënie të mira me hebrejtë, me të krishterët dhe komunitetet e tjera.”

Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.

“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte patur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja.”

Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe zoti Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.

Dhe nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj.

“Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi.”

Kjo është një traditë e filluar që nga viti 1999 dhe u zgjerua katër vjet më vonë.

“Në aspektin ndërfetar, ne nuk thellohemi në atë se sa fetar je ti. Ne kemi parasysh se çfarë kontribuon për qytetin, na intereson lidhja e shëndoshë, marrëdhëniet e shëndosha njerëzore. …Por çështje tjetër që është prioritare në jetën time si person dhe si imam dhe tani si kapelan në policinë e Nju Jorkut, është të krijoj marrëdhënie ndërnjerëzore të shëndosha, me respekt reciprok, të respektohet kultura e secilit, të jemi të barabartë.”

Imami thotë se ka ofruar lutje fetare nëpër të gjitha sinagogat në Staten Island, edhe në sinagogat kryesore në qytetin e Nju Jorkut. Ai e vlerëson shumë respektin për besimin e tjetrit:

“Xhamia nuk është objekt fetar vetëm i myslimanëve. Xhamia është objekt ku njerëzit i luten Zotit… Respekti për besimin e tjetrit është fondamental në besimin islam… Në xhaminë tonë janë falur të krishterët, hebrejtë dhe njerëz të besimeve të tjera.”

“… Ne jemi mes themeluesve, që i kemi motivuar qendrat e tjera islame që të kenë besim reciprok me forcat ligjore. Kjo është forma se si mund ta luftosh besimin e devijuar dhe ideologjinë e gabuar që thirret në emër të Islamit por nuk ka të bëjë asgjë me Islamin.”

Radikalët, thotë imami, mund të funksionojnë vetëm në errësirë.

“Në policinë e Nju Jorkut, ne vetëm mundohemi që nëpërmjet besimit të lidhim marrëdhënien njerëzore… Unë kur falem, apo kur shkoj në kishë, bëj gjithë ato rituale. Por nëse këto rituale nuk reflektohen në humanizëm, ai besim është i shterpë.”

Imam Kukaj thotë se shqiptarët e Amerikës janë krenarë që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Ne si shqiptarë, në përgjithësi jemi krenarë më shumë se çdo komunitet tjetër, duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes popullit shqiptar dhe SHBA, qysh nga Wilsoni. Ne e kemi parasysh se çfarë ka bërë Amerika për popullin shqiptar deri në çastet e fundit. Ne punojmë natë e ditë për të mirën e këtij vendi dhe kjo është një formë e thënies faleminderit.”

Rrëfehet gjykatësja famëkeqe serbe që dënoi Albin Kurtin me 15 vite burg: Ja biseda që kam bërë me të! (video)

Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviç, e cila gjatë viteve 90’të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, ka rrëfyer sot në një televizion në Beograd se si e kishte dënuar Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë bombardimeve.

Ajo ka thënë se Kurtit është “nacionalist ekstrem” duke rrëfyer se si para gjykatës kishte refuzuar të gjithçka, që nga shtetësia serbe deri te refuzimi i referencës ‘e ashtuquajtur’ kur Gjykata i është referuar Republikës së Kosvës dhe UÇK’së, raporton ‘Express’.

Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK’së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.

Marinkoviq ka filluar rrëfimin me arrestimin e Kurtit gjatë bombardimeve të NATO’s nga Policia e Serbisë duke treguar se vetë ka qenë gjyqtare hetuese e rastit.

“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfund se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës, pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thënë Marinoviç.

Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës” përsëri ka marrë reagimin e Kurtit.

Marinkoviç ka vazhduar tutje duke thënë se e ka pyetur nëse Kurti ka shërbyer në armatën jugosllave, edhe këtu kishte marrë përgjigje se edhe “po të merrja ftesë nuk do të shkoja pasi armata jugosllave është okupatore dhe armike”.

“Ai i është bashkuar UÇK’së në vitin 1998, dhe ai më tha mua mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur”, ka thënë Marinkoviç.

Gjyqtarja tani e pensionuar që ua ka nxirë jetën shqiptarëve më pas ka rrëfyer për dënimin e Kurtit pas procesit kundër tij në Nish ku Kurti ishte dënuar me 15 vjet burgim. Por, natyrisht nuk e ka përmendur rrahjen e Kurtit pas refuzimit për t’i njohur autoritetet serbe. Kurti vetë ka rrëfyer se pas kësaj rrahje nuk ka mundur të ecë një javë.

Marinkoviç po ashtu ka shkëputur edhe momentin kur Kurti ishte liruar nga burgu, pas presionit ndërkombëtar, refuzimin për ta nënshkruar dokumentin që ia falë një pjesë të burgut.

Intervista – Kurti: Dialogun do ta udhëheq unë, jo presidenti (video)

Arton Konushevci

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, që politika është përfaqësim, dhe që politika është vullnet e vizion. Ai thekson se dialogun politik me Serbinë do ta udhëheqë ai, dhe se presidenti nuk do të mund të udhëheqë më me këtë proces.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, ju jeni takuar me udhëheqës të LDK-së për të biseduar rreth arritjes se një konsensusi për formimin e Qeverisë. A ka ndonjë rezultat konkret nga takimi?

Albin Kurti: Ish-kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, zonja Vjosa Osmani, erdhi bashkë me kryetarin e partisë së saj, profesor Isa Mustafën, unë isha bashkë me profesor Besnik Bislimin, diskutuam hapur dhe fillimisht e uruam njëri-tjetrin, për të kaluar pastaj tek interesi ynë kryesor, ekipet e ekspertëve për harmonizimin e programit në njërën anë, dhe në anën tjetër, për reduktimin e numrit të ministrive, me ç’rast do ta synojmë numrin 12 të ministrive, ku së paku 30 për qind edhe sa i përket ministrave dhe zëvendësministrave do të jenë gra.

Gjithashtu, u dakorduam se duhet të ecim shpejt përpara, meqenëse edhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, por edhe koha e humbur është bukur e madhe.

Radio Evropa e Lirë: A është posti i kryeministrit i padiskutueshëm në këto negociata?

Albin Kurti: Më herët ka qenë i diskutueshëm, më 6 tetor është vendosur një gjë e tillë, e ka përcaktuar populli se kush do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës me diferencën e Lëvizjes Vetëvendosje krahasuar me Lidhjen Demokratike, është përcaktuar nga qytetarët e Republikës sonë se unë jam kryeministri i ri.

Radio Evropa e Lirë: Mbase mund të jetë herët çështja e ndarjes së ministrive, por cilët resorë i shihni si të domosdoshëm për LDK-në dhe Vetëvendosjen, duke marrë parasysh edhe kapacitetet e partive?

Albin Kurti: Porsa ta harmonizojmë programin, që do ta bëjmë shumë shpejt, ne do t’i ndajmë edhe përgjegjësitë sa i përket ekzekutivit tonë, por unë nuk mund të them se në këtë ministri të veçantë do të kemi këtë emër të përveçëm të këtij apo atij subjekti.

S’kemi nevojë për parti tjera në koalicion

Radio Evropa e Lirë: Përveç LDK-së, a parashihni se mund të ketë ndonjë parti tjetër nga radhët e shumicës si pjesë e koalicionit?

Albin Kurti: Nuk e parashoh një mundësi të tillë, mbase edhe për shkak se nuk ekziston një nevojë e tillë. LDK-ja dhe LVV-ja së bashku i kalojnë 61 deputetë, ne do të fillojmë kontaktet edhe me pakicat joserbe, në mënyrë që edhe 10 ulëset e garantuara pakicat joserbe të jenë në qeveri, por sa i përket pakicës serbe, fillimisht do të shohim se çka është e mundur të bëhet me politikanët serbë, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin Republikën e Kosovës, e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe të cilët fatkeqësisht edhe kësaj radhe u ndodhën nën trysninë edhe të Beogradit, por në të njëjtën kohë janë viktima të shkeljeve të panumërta të procesit zgjedhor më 6 tetor, siç kanë konstatuar tashmë edhe vëzhguesit tanë.

Radio Evropa e Lirë: Do të respektoni Kushtetutën që për të pasur një koalicion dhe fillimisht do të nisni negociatat me serbët që nuk janë pjesë e Listës Serbe apo më pas do të bisedoni edhe me Listën Serbe?

Albin Kurti: Natyrisht se ne do të respektojmë Kushtetutën, por të respektosh atë nuk do të thotë se nuk ke strategji politike. Strategjia jonë politike, e cila ka një bazë etike, është që fillimisht të kontaktojmë dhe të shohim të gjitha mundësitë për inkuadrimin e serbëve të Republikës së Kosovës, të cilët e njohin dhe e pranojnë shtetin tonë.

Radio Evropa e Lirë: Me kë konkretisht planifikoni këtë dialog dhe cili do të jetë qëllimi?

Albin Kurti: Pa dyshim që emrat si Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Petar Miletiq e të tjerë, janë ata të cilët i kemi në mendje kur i mendojmë serbët, të cilët kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe duan që të kontribuojnë në shtet-ndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, për dallim të atyre, të cilët i kanë dirigjentët në Beograd dhe vijnë në Kosovë për të provokuar. Unë besoj që qytetaret serbë të Kosovës pakrahasimisht kanë probleme më të mëdha me Beogradin, sesa me Prishtinën.

Radio Evropa e Lirë: Çka do të thotë ardhja e Albin Kurtit në pozitën e kryeministrit të Kosovës?

Albin Kurti: Do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, që politika është përfaqësim, që politika është vullnet që politika është vizion dhe se jemi këtu ku jemi, duke iu falënderuar popullit, nga i cili edhe nuk ndahemi dhe rikthehemi.

Radio Evropa e Lirë: Bashkësia ndërkombëtare pret që sa më parë të vazhdojë dialogu me Serbinë, por Serbia vazhdimin e dialogut e kushtëzon me heqjen e taksës. A jeni të gatshëm ta pezulloni apo shfuqizoni taksën?

Albin Kurti: Ne jemi jo vetëm të gatshëm, por edhe të interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë me Serbinë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011. Serbia nuk mund të presë që ajo të sillet mbrapsht e keq me neve, e ne të mos e mbrojmë interesin tonë.

Edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, certifikatës së prodhimit të mallit, edhe sa i përket targave të automjeteve, qofshin për qarkullimin e udhëtarëve apo të mallrave, shpedicionit e kështu me radhë, qoftë sa i përket investimeve te njëri- tjetri, duhet ta përdorim parimin e reciprocitetit si garantues normal i bilateralizmit konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, a mendoni se pala serbe do ta pranojë këtë reciprocitet?

Albin Kurti: Nuk e di, por unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të kenë mirëkuptim për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Flasim për një çështje tjetër, çështjen e dialogut… Kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë nga Kosova, dhe a do të udhëtoni bashkë me presidentin në Bruksel?

Albin Kurti: Dialogun do ta udhëheq unë, si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, meqenëse shteti ynë i pavarur është republikë parlamentare, është obligim kushtetues dhe ligjor edhe në bazë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese të këtij viti që unë të jem në krye të ekipit negociator, të ekipit të dialogut për raportet me Serbinë. Presidenti i Republikës së Kosovës është, po ashtu, përfaqësues i politikës së jashtme, mirëpo nuk mund të jetë më krijues i politikës së jashtme siç ka pretenduar në këto dy vitet e fundit.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, udhëtimi do të jetë, nëse kërkohet, bashkë me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel?

Albin Kurti: Nuk e di nëse do të rastisim në avionin e njëjtë ndonjëherë, mirëpo në Bruksel delegacionin, ekipin tonë do ta udhëheq unë dhe presidenti i Republikës së Kosovës nuk do të jetë i përjashtuar, mirëpo nuk do të mund ta udhëheqë më.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që në fund të dialogut të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë?

Albin Kurti: Ne presim që dialogu të jetë solid, sepse i përgatitur mirë dhe me parime të qarta të dakorduar me Brukselin paraprakisht, pra, një dialog me Brukselin para dialogut me Serbinë, në mënyrë që dialogu të mos dështojë. Pjesë e kësaj është edhe një lloj bilanci që do ta bëj brenda muajit të parë të Qeverisë sonë për 33 marrëveshjet e nënshkruara përgjatë dialogut 6-vjeçar 2011-2017, lidhur me shkallën e zbatimit të tyre dhe gjithashtu me përmasën e ndikimit në realitetin e qytetarëve pa dallim etnie.

Ndarazi prej kësaj, unë do të filloj qysh në javën e parë një dialog me pakicat në Kosovë, përfshirë këtu edhe pakicën serbe, por edhe me pakicat e tjera, dialog ky për zhvillim e për integrim në mënyrë që shoqëria jonë të jetë sa më kohezive dhe ta theksojmë atë që e kemi të përbashkët e të mos e vendosim si gjë të parë atë që edhe na dallon. Rolet tona shoqërore, funksionet tona ekonomike si qytetarë të republikës, do të jenë në rend të parë, pra një lloj rrafshi universal i të gjithë qytetarëve do të ketë prioritet karshi dallimeve që mund t’i kemi.

Radio Evropa e Lirë: Si e parashikoni marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe a jeni të gatshëm për kompromis, qoftë për ndryshim të kufijve, apo për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serb?

Albin Kurti: Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i tillë çfarë është nënshkruar me datën 25 gusht të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një aktgjykim me datën 21 dhjetor të viti 2015 dhe të publikuar dy ditë më vonë me 23 dhjetor 2015 dhe ka thënë se secili prej shtatë kapitujve të atij asociacioni, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në gjithsej 23 nene.

Realisht, Asociacion nuk ka më. Dhe, është interesante që asnjë serb i Kosovës nuk u ankua. Vetëm Beogradi dërgoi notë proteste. Unë mund t’i dëgjoj kërkesat për përmirësimin e jetës së pakicave në Kosovë, por jo për pretendimet territoriale siç ekzistonin në shekullin e njëzetë apo nëntëmbëdhjetë. Pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si i tillë, nuk do të mund të zbatohet në Kosovë.

Serbët do t’i kenë të drejtat qytetare dhe të tjera të parapara me ligjet e vendit tonë. Ndërkaq, ato projektet për shkëmbime territoriale kanë dështuar, nuk them se ajo ide ka vdekur. Por, që nga protesta masive e 29 shtatorit të vitit të kaluar e deri te Qeveria jonë e re që vjen nga verdikti i popullit më 6 tetor mund të thuhet se edhe i takon së kaluarës.

Serbisë do t’ia dërgojmë një listë me kërkesa

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se është e mundshme një marrëveshje me Serbinë pa një ndonjë kompromis?

Albin Kurti: Unë besoj se Serbisë duhet t’ia dërgojmë një listë të kërkesave si borxhli i yni që është prej suksesioni të Jugosllavisë deri të reperacioni i luftës. Le të na e dërgojë edhe ajo një listë se çka mendon se ne i kemi borxh. Unë nuk mendoj që i kemi borxh Serbisë. Unë do të flisja tash për kompromiset e koncesionet, por, sinqerisht e seriozisht, duhet t’i sqarojmë pozicionet tona. Dhe, Serbia duhet të pushojë se shikuar shqiptarët me dylbi ushtarake, por do të duhej ta shikonte veten si politikë në pasqyrë.

Pa u ballafaquar Serbia me të kaluarën e saj, nuk mund të ketë paqe e pajtim. Sa më herët që Serbia e bën këtë gjë, është më mirë jo vetëm për Serbinë. Fundi i dialogut tonë natyrisht që duhet ta përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të kaluar dhe për të nxjerrë të gjitha mësimet e nevojshme dhe zhdëmtimet e domosdoshme për viktima.

S’do të jem arrogant ndaj opozitës

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë shkalle mund të shkojë bashkëpunimi juaj me opozitën dhe për cilat çështje mendoni se bashkëpunimi është mëse i nevojshëm?

Albin Kurti: Do ta shihni që unë, si kryeministër i ri i Kosovës, nuk do të kem asnjëherë arrogancë ndaj opozitës, por gjithnjë respekt dhe gatishmëri për bashkëpunim. Unë nuk do të lejoj që Serbia të futet si pykë në skenën politike kosovare, por në ekipin tonë të përbashkët për dialog me Serbinë do t’i përfshij edhe politikanët edhe kuadrot e opozitës, sepse nuk e kemi komoditetin të ndahemi për këtë çështje. Le të ballafaqohemi, le të diskutojmë, e lë të polemizojmë për zhvillimin ekonomik, për sistemin tatimor, për mirëqenien sociale, për arsim e shëndetësi, por jo edhe për Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: A do të vazhdoni të angazhoheni edhe më tej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

Albin Kurti: Nuk është që ne si shqiptarë angazhohemi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë politikisht, po është vetë bashkimi si i tillë si një lloj intence historike e shqiptarëve që shprehet nëpërmjet vetë shqiptarëve. Le të mos harrojmë se nuk mund të gjeni një popull tjetër ku ka emra burrash si Flamur e Bashkim.

Dhe, për mendimin tim natyrisht që jemi të interesuar për afërsi sa më të madhe me Shqipërinë, për hapa integrues me të, por detyrë mbi detyrat e kemi ta shpëtojmë shtetin e Kosovës nga kapja. Ta ngre në këmbë republikën tonë me drejtësi, me zhvillim, me barazi, me luftim të korrupsionit, me zbutje të papunësisë dhe të varfërisë dhe kësisoj unë e shoh edhe integrimin me Shqipërinë edhe integrimin evropian nëpërmjet suksesit të shtetit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A mund të na shpjegoni se si do të ndodhë kjo afërsi mes dy shteteve?

Albin Kurti: Ato mbi 50 marrëveshje të nënshkruara do të fillojnë të zbatohen me shpejtësi. Do të krijojmë mekanizma të përbashkët, sepse jemi një komb me dy shtete dhe është për të ardhur keq vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian që edhe kanë luftuar me njëra-tjetrën në të kaluarën e afërt, janë shumë më shumë të integruara sesa Kosova me Shqipërinë, të cilat e kanë përjetuar veten bashkë dhe e kanë ndihmuar edhe në luftë edhe në paqe njëra-tjetrën.

Shteti në gjunj! Tre drejtorë japin dorëheqjen të kërcënuar nga mafia e pronave. Nuk zbatojnë dot vendimin e gjykatës së lartë (video)

VLORË

Thellohet skandali dhe kaosi në Kadastrën e Vlorës. Në këto zyra po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë më parë në ndonjë institucion shtetëror. 3 drejtorë brenda 1 muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet. I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi,i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo  shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të gjykatës së lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim që ndalon cdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, vecse të firmosin dorëheqjen.

Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda 1 muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë fakt që tregon se ky insitucion vazhdon të mos funksionojë.

Regjistrimi i nje prone në bregdet duket se mban peng  ecurine e punës së ketij insitucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, kjo pronë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, burime per News24 bëjnë të ditur se drejtoresha tashmë e dorëhequr Elona Hodaj dhe nendrejtori Taulant Canameti kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë 2 vendime të kundërta mbi pronën. Canameti sipas burimeve firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të policisë që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

(Video) Albin Kurti: Baton Baxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë!

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti në disa deklarata me gazetarët. Ju lutemi që ta ndiqni.

 

Midis të tjerave në lidhje me qendrimet e Edi Ramës pro ndarjes të Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk mendon se kryeministri i Shqipërisë të jetë pro ndarjes të Kosovës por se “Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur në Kosovë miq dhe bashkëpunëtorë të papërshtatshëm, që shohin interesat e tyre dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë  për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror të Serbisë i cili i ka formuar edhe Tigrat e Arkanit, edhe Shkorpionët edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci Boesnje dhe në Kosovë. Ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe vazhdon të qendrojë shteti i Serbisë prapa tij”.

Ndiqeni të plotë pyetjet që gazetarët i bënë Zotit Kurti dhe se si është përgjigjur ai.

 

 

Video- U nda nga jeta 3 vite më parë. Shkodranët kujtojnë pedagogun Gilman Bakalli, ja e veçanta

Miq, familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe të apasionuar pas sporteve, nëpërmjet një gare simbolike me biçikleta, kanë përkujtuar pedagogun, publicistin dhe ish deputetin Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

 

Bakalli ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë. Ai u ngjit në majet e larta të Taraboshit, Thethit, Bogës apo Tamarës me biçiketë, si dhe krijoi grupin e “Miqve të Alpeve”.

Intervista – Vogel: Rezultati zgjedhor përcakton dinamikën e dialogut me Serbinë (video)

Valona Tela

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ishin model për Ballkanin Perëndimor, thotë Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit. Sipas tij, fitorja e ngushtë e dy partive opozitare reflekton pakënaqësinë e qytetarëve kosovarë me 12 vjet të qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës. Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Toby flet edhe për ndikimin që do të ketë fitorja e, siç e quan ai, një aleance të patestuar në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, ajo do ta përcaktojë edhe dinamikën e procesit të bisedimeve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Vogel, çfarë tregojnë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë?

Toby Vogel: Para së gjithash, mendoj se është një gjë e jashtëzakonshme që zgjedhjet janë mbajtur në kushte të tilla. Ka pasur shumë pak parregullsi, zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta. Askush nuk po e konteston rezultatin e tyre, edhe pse është shumë i ngushtë sa i përket përqindjes së votave që partitë individuale kanë fituar. Mendoj se këto janë zgjedhje model, gjë që nuk është e zakonshme në Ballkanin Perëndimor. Kjo është gjëja e parë që do theksuar. E dyta: partia më e fuqishme tani është një parti që nuk ka përvojë në qeverisjen e vendit. Mendoj se kjo reflekton faktin se kosovarët janë thellësisht të pakënaqur, 12 vjet pas qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës, dhe se janë të gatshëm për diçka të re. Ata janë të gatshëm t’i japin mandatin – ndoshta jo me shumicë dërrmuese – një partie të patestuar, për të formuar qeverinë dhe për të udhëhequr qeverinë me parti të tjera.

*Video: Festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

Radio Evropa e Lirë: Pra, Lëvizja Vetëvendosje e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e qendrës së djathtë kanë marrë numrin më të madh të votave. A mund të punojnë ato së bashku në formimin e qeverisë?

Toby Vogel: Ato janë shumë të ndryshme. Është një aleancë e patestuar, ideologjikisht është e vështirë, por ajo që i bën bashkë mendoj se është opozita ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe sundimit të saj. Në këtë kuptim, Vetëvendosje dhe LDK-ja po përpiqen të thyejnë një lloj politike që lidhet me ditët e rezistencës së armatosur kundër Serbisë. Pra, me fjalë të tjera, këto janë parti që duan të shohin përpara e jo të arrijnë legjitimitet duke u bazuar në të kaluarën e liderëve të tyre. Siç e thashë edhe më herët, në praktikë kjo është një aleancë e patestuar. Udhëheqësi i Vetëvendosjes është i patestuar si lider i zyrës (së qeverisë), si kryeministër potencial. Por, një gjë e tillë ndodh gjithmonë kur ndryshon drejtimi.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë ky rezultat për dialogun me Serbinë?

Toby Vogel: Deri tash, dialogu ka qenë kryesisht një çështje midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se tani, pozicioni i presidentit (të Kosovës, Hashim) Thaçi, i cili ka dalë në favor të disa ndryshimeve apo shkëmbimeve territoriale midis dy vendeve, do të bëhet gjithnjë e më i vështirë, sepse Vetëvendosje është kundër çdo ideje për diskutim territoresh me Serbinë. Kjo do ta komplikojë në masë të madhe dialogun. Dialogu tashmë ka ngecur për kohë të gjatë, por edhe para asaj kohe nuk ka sjellë ndonjë rezultat. Implikimet praktike në këtë proces nuk do të jenë të mëdha, por ato substanciale do të jenë. Dialogu tani do të duhet të zhvendoset nga bisedimet për shkëmbime territoriale në çështje më substanciale të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni përfshirjen gjithnjë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në këtë proces? Kujtoj këtu se Matthew Palmer është i dërguar Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, ndërsa Richard Grenell është emëruar i dërguar i presidentit për dialogun Kosovë-Serbi.

Toby Vogel: Kjo është e vërtetë. Edhe Bashkimi Evropian do të emërojë tani të dërguarin e vet të posaçëm për këto bisedime. Mendoj se përfshirja e Amerikës është shqetësuese. BE-ja nuk ka qenë shumë e suksesshme në menaxhimin e këtij dialogu dhe për mua është e qartë se të dërguarit e rinj duan të adresojnë procesin sa më shpejt që është e mundur. Në qarqet amerikane, shkëmbimi i territoreve vazhdon të jetë rruga më premtuese për zgjidhjen e çështjes. Por, kjo do të jetë shumë destabilizuese për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu është diçka që gjermanët dhe të tjerët e kanë kundërshtuar. Albin Kurti, udhëheqës i Vetëvendosjes, është po ashtu kundër. Pra, mendoj se do të shohim një dinamikë krejtësisht të re në dialog. Nëse ajo do të jetë ngecje totale ose hapje e rrugëve të reja, është vështirë të thuhet. Unë do të isha shumë i lumtur sikur dialogu të lëvizë larg idesë se shkëmbimi i territoreve sjell stabilitet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: Në këtë aspekt, cilat do të jenë sfidat e para që e presin qeverinë e re?

Toby Vogel: Si vëzhgues i jashtëm, mua më duket se njerëzit në Kosovë mezi presin ndryshimin. Ata janë të pakënaqur me stagnimin që kanë parë gjatë dekadës së kaluar, për të cilin nuk duhet fajësuar vetëm qeveria. Mjedisi ndërkombëtar ka qenë shumë sfidues. Serbia ka qenë mjaft agresive në përpjekjet për izolimin diplomatik të Kosovës, sa u përket njohjeve. Pra, njerëzit mezi presin të shohin ndryshime. Shpresoj se udhëheqësja e ardhshme do të ketë plan për këtë. Sfidat afatgjate, ndërkaq, janë shumë të qarta. Ato janë të natyrës ekonomike. Pastaj, korrupsioni, kapja e shtetit, sundimi i ligjit në përgjithësi do të jenë çështje që kanë nevojë për adresim urgjent. Jam i bindur se qeveria që duhet të formohet e kupton këtë dhe do të veprojë në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta adresojnë partitë fituese luftën kundër korrupsionit, varfërisë, papunësisë?

Toby Vogel: Do të jetë shumë e vështirë. Për të qenë më të sinqertë, do të ishte e vështirë për secilën qeveri, sidomos për adresimin e shpejtë të kësaj lufte, sepse shumë prej këtyre çështjeve janë të natyrës strukturore. Ju e dini se korrupsioni nuk mund të çrrënjoset brenda natës. Është thjesht e pamundur. Ajo çfarë mund të bëhet është të intensifikohet përndjekja e zyrtarëve të korruptuar, të sigurohet se dëshmitarët janë të mbrojtur… Ka shumë gjëra praktike që mund të bëhen, por kjo nuk do të thotë se korrupsioni do të zhduket brenda natës. E njëjta vlen edhe për papunësinë. Ka shumë arsye strukturore përse Kosova është ku është për momentin. Adresimi i tyre do të marrë kohë.

Vështirësi shtesë për koalicionin e ardhshëm është se dy partitë fituese vijnë nga dy spektre të ndryshme ideologjike. Do të jetë shumë interesante të shihet se si agjenda, le të thuhet, radikale e Vetëvendosjes do të mbijetojë, nëse merr pushtetin dhe është në qeveri. Një situatë e ngjashme ka qenë në Greqi, ku lëvizja e ngjashme Syriza ka marrë pushtetin tre vjet më parë dhe është detyruar të përshtatë programin e saj. Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe në Kosovë. Megjithatë, qeverisë së re duhet t’i jepet kohë dhe hapësirë për të nisur adresimin e këtyre çështjeve.

Kosnett bën thirrje për dalje në votimet e 6 tetorit (video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Përmes një video mesazhi, ambasadori Kosnett, kujtoi se sikurse SHBA edhe në Kosovë secila votë vlen.

“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor. Përveç organizatave lokale, ato do të monitorohen edhe nga misioni i Bashkimit Evropian.

VIDEO – Negociatat – “Ikën 30 vite, notuam kundër rrymës”, Ditmir Bushati : Na duhet një konsensus kombëtar

TIRANË

Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u tregua ashpër dhe kritik  ndaj maxhorancës dhe opozitës në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur për procesin e hapjes së negociatave me BE.

Ai tha se kushtet e Gjermanisë të listuar ndaj Shqipërisë nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, por duhen parë si detyra shtëpie, të cilat i duhen shoqërisë sonë për të ngritur themelet e zhvillimit të përbashkët, ku të gjithëve t’u jepet mundësia e të barabartëve përballë ligjit dhe kud

o tjetër.

 

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se në tre dekada Shqipëria ka notuar kundër rrymës, ndërsa shtoi se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një konsensus kombëtar.

“E të gjithë së bashku, sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e bisedimeve me BE, por edhe po shprehim mbështetjen për këtë proces. I gjithë debati politik dhe publik, është disa artificial. E para  qëndrimi i Gjermanisë nuk duhet ta në vijë surprizë. Gjermania është vendi që ka investuar më shumë  në Ballkan.  Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte, besoj se si shqiptarë të mirë që jemi, duhet të flasim për të rritur standardet në jetën e përditshme.Lufta politike në vend është absurde. Leksioni numër një që kam nxjerrë për këtë proces dhe që të përparojmë, na duhet një konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës ti nuk ke suksesin  që kërkon. Prandaj kam propozuar një pakt për Evropën. Nuk diskutohet se barrën kryesore e ka qeveria, por jo vetëm. Reforma zgjedhore ka një vit e gjysmë që është në tryezën zgjedhore.  Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e fëmijëve tanë. Duke qenë të vetëdijshëm, që secili prej nesh, mund të humb karrierën politike në këtë vend. Duhet punuar për reformat që i duhen këtij vendit. Çështje kryesore në këtë themel është : ku jemi ne? Ikën 30 vite. Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vjet, çështjet e reformës zgjedhore dhe asaj të reformës në drejtësi. Një 30 vjeç sot pyet; pse është ndryshe nga një moshatar i Bullgarisë. Sot duhet ta adresojmë barazinë mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie”-tha ai.