Ato vdekje e ata të vrarë juve, deputetë të LDK-së do t`u përcjellin deri në vdekje, sepse po këta: Hasha, Xhaviti … Kadri Veseli janë përgjegjës për vrasjet e tyre dhe të shumë të tjerëve.
-Deputetë të Kuvendit të Kosovës, mos e votoni Hashim Thaçin për president të Kosovës!
Historia po përsëritet
”Shteti jam unë” (”Ludvig XIV. ”L’État, c’est moi ”)
Nga frika se ”presidenti” po e cakton Isa Mustafën për mandatar për krijimin e qeverisë, u nguta që ti bëjë thirrje publike deputetëve të LDK-së që mos ta votojnë Isa Mustafën për kryeministër!
Iu bëj thirrje publike Fetah Rudit, Anton Çunit, Kujtim Shalës, Ibrahim Rexhepit që të dalin publikisht në Kuvendin e Kosovës, kundër Isa Mustafës, kundër Isës, Ramushit dhe Fatmirit.
Unë kisha mendua ta publikoj një fejton në disa vazhdime, që nga viti 1992, nga Zgjedhjet Parlamentare e Parlamentare të 22 Majit 1992 e deri më sot, e mërkuerë, 22 prill 2020, ku Isa po rrin me një këmbë (besa ai ka tri këmbë) me e marrë pushtetin, si kryeministër.
Kështu që nga ngutia, po e ripërsëris një pjesë të një shkrim që e kisha shkrua kundër Hashim Thaçit, kur u zgjodh president me votat e LDK-së e në rrugë mbaheshin demostrata kundër Hashimit.’
Qe disa fragmente nga shkrimi:
Deputetë të LDK-së, mos e votoni Hashimin për president !
Hashimi akuzohet si kriminel lufte si vrasës, sabotator e si spiun…..! Qysh mund ta votoni! Ju pra ?
Publikuar në Shqiptari.eu, 11 Shkurt 2016, por unë e mora nga një faqe e LDK-së,
”LDK BOS”, 11 februari 2016
–Deputetë të Kuvendit të Kosovës, mos e votoni Hashim Thaçin për president të Kosovës!
-Deputetë të LDK-së, bojkotojeni seancën e kuvendit të Kosovës kur të votohet në e don të zgjidhet presidenti i Kosovës!
-Mos e dëgjoni Isa Mustafën!
Shkruan: Sinan Kastrati
Historia po përsëritet
Hashim Thaçi, i njohur si “Gjarpëri”, si “George Washington-i” kosovar, i nominuari për ”Çmimin Nobel” (për paqë?), spiun, sabotator i luftës, përçarës, vrasës, hajn dhe tash së fundit, ortak me Isa Mustafën, (krye?) ministër me shumë poste të tjera ministrore në tri sisteme, në ish Jugosllavi dhe në Kosovën e ”pavarur”, janë rrënuesit e shpresave të shqiptarëve të Kosovës, që ulen në ”ulëse” të shtrenjta e kanë vendet e punës të shenjta dhe më me rëndësi në ”shtetin” e brishtë të Kosovës por me pushtet të hekurt e fukarallëk të skajshëm.
Është koha që ata të ndalen, me çdo kusht, tash dhe menjëherë!
Hashimi të mos zgjidhet kryetar i Kosovës e Isa Mustafa të shkarkohet nga kryetari i qeverisë dhe ai i LDK-së sepse shtetin e kanë kapur për fyti tamam si në kohën e sistemit absolut të Luigjit të 14-të që thoshte: ”Shteti jam unë” (”Ludvig XIV. ”L’État, c’est moi ”)
Shqiptarët e Kosovës që nga Konferenca e Bujanit, 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944); Kuvendi i Prizrenit, 8-10 korrik 1945; Greva e minatorëve të Trepçës, 20-28 shkurt 1989; Ndryshimi i Kushtetutës, Suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës, 23 mars të vitit 1989 … e deri te “lufta” e fundit dhe ”çlirimi” i vendit, 12 Qershor1999, u tradhtuan nga të ashtuquajturit, e të vetemëruarit ”udhëheqës”, ”liderë” ”drejtorë politikë”, ”komandantë të luftës” e të tjerë, të gjithë shqiptarë.
Kuvendi i Prizrenit u mbajt më 8-10 korrik 1945, në qytetin e Prizrenit. Ky kuvend nuk ishte i pari e as i fundit i cili solli vendime, që Kosova të aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Disa pjesëmarrës që nuk u lëkundën e nuk tradhtuan idealet e luftës siç quhej, Luftës së NCÇL-së të popullit shqiptarë, u pushkatuan ose u dënuan me burgim të rëndë.
…….
Kushtetuta e Kosovës u ndryshua e shqiptarët përsëri u tradhtuan. Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, aty ku edhe sot është Kuvendi i “Republikës” së Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, vetëm Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25- 30 mungojnë në seancë.
Po atë ditë filluan Demonstratat anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe që nuk ishin as të parët e as të fundit, fatkeqësisht.
Shumica e deputetëve shqiptare nga frika ose të etur për pozita për pushtet e për para, përkrahën politikën hegjemoniste serbe dhe e kthyen Kosovën mbrapa… si Kosovë e Metohi e Kosmet, që edhe sot e quajnë serbët që ulën afër Hashimit e Isës, bile i përshëndesin me tre gishta, në parlamentin e Kosovës, Isa “përshendet” me dy gishta kurse Hashimi me një gisht.
Kundërshtimi i një numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse vetëm ata përfaqësonin vullnetin e shumicës, edhe pse ishin pakicë në Kuvendin e Kosovës. Njëra nga to ishte Melihate Tërmkolli, aso kohe heroinë, ndërsa tash e pavendosur, që ta votoj ose jo Hashim Thaçin, njeriun më të përfolur, kriminelin, hajnin dhe rrencin.
(Deputetët e papërcaktuar: Anton Quni, Melihate Tërmkolli kurse Doruntinë Maloku nuk është përgjigjur nëse voton për apo kundër)…
VIJON
*****
(boss)
Burimi: http://www.shqiptari.eu/hashimi-akuzohet-si-kriminel-lufte…/
Dhe një tjetër shkrim të ngjashëm.
Deputetëve të LDK-së të Kuvendin të Kosovës
Po nga unë, Sinan Kastrati
Nëse ju përfaqësoni një pjesë të elektoratit të LDK-së dhe një pjesë edhe më të vogël të popullit, nuk duhet ta votoni Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Duhet të ktheheni mbrapa e të shikoni në ndonjë video se si delegatët e Kuvendit të KSA të Kosovës, më 2 Korrik 1990, shpallën Deklaratën Kushtetuese, para dyerve të Kuvendit, të rrethuar nga policia serbe e të mbrojtur nga POPULLI.
-Juve, kush ju mbron?
-Qysh dha kah do të hyni në “Kuvend”?
-Në cilat deriçka do të futeni?
-Si po e ndieni veten para zhurmës së protestuesve, para dyerve kryesore të Kuvendit?
-A e ndieni veten krenar pasi ta zgjedhni Hashimin kryetar?
– Kryeni një “obligimin” kushtetues e qytetar?
-A do të flini të qetë?
-Kush do të mbaj përgjegjësi për pasojat e mundshme që po e ndjekin Kosovën nga hienat e SHIK-ut, PDK-së… pas zgjedhjes së Hashimit kryetar?
-Po vrasjet e “pazbardhura” të Kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Ibrahim Nikqit e shumë të tjerëve?
Ato vdekje e ata të vrarë juve, deputetë të LDK-së do t`u përcjellin deri në vdekje, sepse po këta: Hasha, Xhaviti … Kadri Veseli janë përgjegjës për vrasjet e tyre dhe të shumë të tjerëve!
-Po serbët, pse po e votojnë Hashimin, nuk e dini?
-Hapni sytë!
-Ju, deputetë të LDK-së, do të ndiheni të rehatshëm kur ta zgjidhni Hashimin? –
Marre ju qoftë e turpi ju mbuloftë nëse e zgjidhni Hashimin kryetar!
Kështu kam shkruajtur atherë, kur Hashimi u zgjodh kryetar me ndihmën e dinakut, me emrin Isa Mustafa.
E tash Mustafës, po ia k`then me ”të mirë” Isës, sigurisht me një kusht e dy be mi krye:
Hashimit me ia zgjat jetën edhe një mandat si kryetar i Kosovës.
P. S.
Shkrimin do ta vazhdoj në formë të fejtonit, në disa pjesë dhe pas disa ditëve.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 22 prill 2020
Komentet