VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Italia: sasitë më të mëdha të marijuanës vijnë nga Shqipëria

By | July 11, 2018

Komentet

Romeo Gurakuqi: Qeveri tranzitore eshte para se gjithash nje qeveri e njerezve patriote, te ditun dhe te ndershem

Te mos mendoje ndonje nga zedhenesit e perkushtuar te Ortakerise, qe kriza do te zgjidhet duke zevendesuar djalin aventurier te anetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, me djalin “patriot” te anetarit te Komitetit Qendror!

Eshte veçse nje manover qesharake e papranueshme, nje levizje foshnjerake e aktoreve te lidhjeve te vjetra.

“Dirigjenti” dhe “violina e pare” e “orkestres” se grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017, jane njelloj pergjegjes per ndertimin e piramides ilegjitime te pushtetit socialist.

Madje, askush nga pergjegjesit e drejtperdrejte te krimit elektoral, te grabitjes se parase publike, te ndertimit te ndermarrjeve dhe bankave fantazme, nuk do te jete i pranueshem si trampoline e zgjidhjes se krizes.

Qeveri tranzitore eshte para se gjithash nje qeveri e njerezve patriote, te ditun dhe te ndershem; nje ekip teknicienesh te paanshem dhe racionale, qe do te kene si mision te vendosin ne balance Shtetin dhe nensistemet perberes te tij, te deformuara ne menyren me te pangjashme, nga veprimi irracional dhe i kompromentuar, i njeriut qe drejtoi per 6 vite qeverine.

Asnje kompromis i ketij lloji nuk e shpeton kete legjislature nga asgjesimi. Vetem nje zgjidhje e vertete dhe thelbesore, qe perjashton nga vendimarrja politikanet delinkuente te kapur ne vjedhje dhe pergjime me bandat, mund te jete e pranueshme.

Problemi themelor mbetet pikasja e nje Kryeministër te duhur, atij te paanshmit dhe te pakapurit prej Ortakerise se kompromiseve te paprincipta.

Koha e numerimit mbrapsht per Grupimin Socialist tashme ka filluar!

Opozita Demokrate e tha fjalen e vet.

Te enjten populli do te thote kumtin e tij, pavaresisht nese KM do ta mbaje ose jo, telefonin ne veshin e tij te majte.

Avokati i Popullit nis hetimet për gazin lotsjellës dhe ushtrim dhune në protestën e 16 shkurtit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet për sjelljen e policisë gjatë protestës së opozitës të zhvilluar më 16 shkurt për përdorimin e shpërpjesëtuar të gazit lotsjellës dhe për ushtrim dhunë gjatë arrestimit të protestueseve.

 

Ky institucion njoftoi se ka monitoruar në mënyrë të kujdesshme tubimin e qytetarëve më datë 16.02.2019 si dhe sjelljen e autoriteteve ligjzbatuese gjatë dhe pas zhvillimit të këtij tubimi.

Ish drejtori i INUK Florenc Hoxha ka bërë ankesë për dhunë nga ana e policisë.

Njoftimi

Një ekip i zgjeruar ekspertësh të Avokatit të Popullit ka qenë i angazhuar në ndjekjen nga afër të zhvillimeve duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme në përputhje me mandatin e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për institucionin e Avokatit të Popullit.

Në përfundim të monitorimit, Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta e 16 shkurtit është zhvilluar përgjithësisht brenda standardeve normale të një tubimi paqësor.

Qytetarët kanë qenë të pranishëm të shumtë në numër dhe – përveç një numri të vogël e të veçuar individësh – në një shumicë dërrmuese qytetarët janë shfaqur të qetë dhe të paangazhuar në akte kërcënuese për rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.

Avokati i Popullit çmon se sado i parëndësishëm qoftë numri i qytetarëve që e injorojnë ligjin dhe përfshihen në veprime të dhunshme, cenimi i pronës publike si dhe veprimet në kundërshtim të sigurisë dhe rendit publik janë te papajtueshme me të drejtën kushtetuese të protestës dhe demtojne jo thjesht pasurinë publike por edhe të drejtën e qytetarëve të tjerë për të protestuar paqësisht.

Gjithsesi, roli i Avokatit të Popullit ka të bëjë me garantimin e sjelljes së autoriteteve shtetërore në respekt të ligjit dhe të drejtave civile të qytetarëve.

Nga verifikimet paraprake të ekipit monitorues është konstatuar se forcat e ruajtjes së rendit në përgjithësi e kanë menaxhuar me rregullsi protestën, pa u angazhuar në ushtrim dhune mbi qytetarët protestues.

Gjithsesi, nisur edhe nga ankesa të ardhura prej qytetarëve të pranishëm në protestë, Avokati i popullit ka ngritur pyetje në lidhje me proporcionalitetin e përdorimit të gazit lakrimogjen apo edhe të pajisjeve të tjera shpërthyese që u hodhën nga forcat e ruajtjes së rendit mbi masën e qytetarëve gjatë protestës.

Avokati i Popullit, në datë 17/2/2019 u ka drejtuar kërkesa zyrtare autoriteteve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, për të dhënë sqarime mbi llojin, sasinë, përqendrimin, përbërjen, dhe prejardhjen e këtyre lëndëve.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar të informohet zyrtarisht mbi protokollin zyrtar që zbatohet për përdorimin e këtyre lëndëve, llogaritjet sipas të cilave administrohet sasia e duhur për një numër të caktuar qytetarësh dhe të dhëna të tjera që do të përcaktojnë nëse sasia e përdorur e lëtyre lëndëve nga ana e forcave të rendit synonte vetëm neutralizimin e grupit të vogël të dhunuesve, apo intimidimin dhe privimin e një numri të madh protestuesish paqësorë nga ushtrimi i së drejtës së tyre kushtetuese për tubim.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka ndjekur zyrtarisht edhe procedurat e ndalimit të një numri pjesëmarrësish në tubim nga ana e organeve ligjzbatuese gjatë orëve të mbrëmjes në vijim.

Përfaqësuesit e Institucionit kanë marrë informacione pranë autoriteteve drejtuese të Policisë së Shtetit dhe u janë vënë në dispozicion dokumentet shoqërues me anë të të cilave janë kryer këto arrestime.

Avokati i Popullit ka kërkuar dhe i është lejuar të zhvillojë takime me të 16 qytetarët e ndaluar nga Policia e Shtetit pas përfundimit të tubimit.

Të pyetur individualisht nga Avokati i Popullit, 15 prej qytetarëve nuk kanë shprehur pretendime për ushtrim dhune apo për shkelje të procedurave standarde të ndjekura nga Policia e Shtetit në ndalimin e tyre.

Në një rast, dhe posaçërisht qytetari F.H. ka raportuar një seri shkeljesh nga ana e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për ndalimin e tij, pamje filmike të të cilit janë publikuar edhe në disa media.

Sipas deklarimeve të qytetarit por edhe pamjeve filmike të publikuara në media, një numër i madh forcash policore janë angazhuar për të kryer ndalimin në orët e mbrëmjes në banesën e tij. Sipas Avokatit të Popullit, ky raport kaq i shpërpjesëtuar angazhimi i një numri kaq të lartë anëtarësh të organeve ligjzbatuese për thjesht arrestimin e një qytetari të vetëm, mund të përbëjë një formë demonstrimi të panevojshëm represiviteti.

F.H. ka denoncuar edhe se hyrja e forcave të rendit në mënyrë të dhunshme pa kërkuar më parë as akses normal në mjediset familjare është në shkelje të procedurave standarde. Në mënyrë të veçantë ekspozimi i armëve në brendësi të banesës dhe në prani të fëmijëve të tij të mitur si dhe përdorimi i fjalëve fyese dhe degraduese ndaj tij përbëjnë shkelje të ligjit nga ana e efektivëve që kanë ekzekutuar urdhërin e arrestit. Sipas deklarimeve, bashkëshortja e qytetarit si dhe të dy fëmijët e mitur 12 dhe 5 vjeç kanë pësuar shok psikologjik nga ky manifestim i panevojshëm brutaliteti.

Si nga pyetja e shtetasit F.H. ashtu edhe nga pamjet filmike të bëra publike në media, rezulton se sjellja e efektivëve që kanë ekzekutuar mandatin e arrestit është në kundërshtim me procedurat e ndalimit dhe shoqërimit dhe jo vetem kaq, por gjithashtu rezulton se nga ana e tyre ka edhe pasur ushtrim dhune verbale e fizike.

Pasi është dërguar në ambientin e shoqërimit të DVP Tiranë, qytetari është vizituar nga mjeku i këtij institucioni i cili ka rekomanduar që të dërgohet në Spitalin Ushtarak të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, sepse sipas atij goditjet në pjesën e kafkës prapa veshit ishin të rrezikshme për jetën. Pas rekomandimit të mjekut ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ka bërë ekzaminimet përkatëse ndërmjet të cilave skaner, si dhe ka marrë serum. Mbasi ka përfunduar ekzaminimet është shoqëruar në DVP Tiranë ku Oficeri i Policisë Gjyqësore në pranë të avokatit të tij i ka komunikuar arrestimin në flagrancë.

Ndërkohë u konstatua se nga mjeku i institucionit të policisë ishte bërë shënimi në regjistrin e vizitave të personave të arrestuar/ndaluar duke pasqyruar pretendimet e tij për ushtrim dhune fizike, si dhe konstatimin e hematomave në pjesën e kokës prapa veshit të djathtë.

Gjithashtu, sipas deklarimeve të avokatit të qytetarit F.H dhe familjarëve të tij, në banesën e tyre është kryer edhe një kontroll (i pasuar edhe nga një i dytë në orët e natës), gjë për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokumentacion justifikues.

Nga ana e Avokatit të Popullit do të vazhdojë kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore administrative duke pyetur efektivët që kanë bërë shoqërimin e shtetasit F.H., si dhe të dëshmitarëve të mundshëm që kanë dijeni rreth pretendimeve të tij, si dhe të dokumentacionit të administruar lidhur me atë dhe personat e tjerë nga organet e Policisë dhe Prokurorisë Tiranë.

Përtej dhunës verbale dhe fizike të evidentuar në pamjet filmike, raportet mjekësore dhe kontaktin fizik vizual me shtetasin F.H., verifikimi i pretendimeve për shkelje të procedurave në ndalimin e këtij shtetasi si dhe i kryerjes së kontrolleve në kundërshtim me procedurën ligjore të parashikuar nga ligji, cenon rëndë të drejtat e tij kushtetuese.

LAJM I FUNDIT – Kryemadhi mbledh grupin e LSI: Djegim mandatet!

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI-ja ka vendosur t’i bashkohet, opozitës së bashkuar dhe se ka vendosur të djegë mandatet.

Vendimi siç tha ajo sapo është marrë nga grupi në mënyrë unanime. Kryemadhi tha se LSI-ja mbështet idenë e krijimit të një qeverie tranzitore.

“Grupi i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjes së Shqipërisë , prandaj ai vendosi sot djegien e mandateve”, tha mes tjerash Kryemadhi.

“Trafiqe e tregime nga Albanistani”, Corriere della Sera skanon Shqipërinë

Trafiku i drogës nga Shqipëria me destinacion vendet e tjera europiane është bërë kryetemë në mediat italiane, por edhe në vendet e tjera ku janë kapur dhe arrestuar shqiptarë të përfshirë.

Media prestigjioze italiane “Corriere della Sera”  në një artikull të publikuar sot shkruan për fenomenin e prodhimit të drogës në Shqipëri dhe për atentatin e djeshëm në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër u plagos.

Artikulli i titulluar “Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”, i gazetarit Andrea Galli flet për krijimin e një narko-shteti, term ky që është përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare kundrejt qeverisë në çdo betejë parlamentare e studio televizive.

Analiza e gazetarit të medias italiane zbërthen të gjithë domethënien e termit  “narko-shtet”, i cili në thelb ka rregullimin e hesapeve, telefonatat mbi drogën si dhe lidhjet e trafikantëve me politikanë.

“Përkufizimi i “narko-shtetit” ka në themel të tij rregullimet e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentëve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformohen në vrasës, lidhje mes politikanëve dhe narko-trafikantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombëtare të kokainës, në aleancë me ndrangheta-n dhe klanet amerikano-jugore”, thuhet në artikull.

Duke listuar një sërë problemesh në Shqipëri, media italiane ndalet edhe tek aferat korruptive. Ajo shkruan se është krijuar një kulturë edhe tek qytetarët, të cilët sapo ndalohen për një kontroll rutinë nga Policia e Shtetit ata menjëherë bëjnë gati “paratë”, si metodë  e qartë për të korruptuar efektivët e policisë.

Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton mesatarisht 300 euro në muaj. Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe kolltukët, të rëndësishëm ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferohen nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transportit publik janë të vjetërsuar, e kështu ndodh shpesh që t’i gjesh policët duke bërë auto stop”, thuhet në brendësi të artikullit.

Ajo në fund shkruan edhe për “djemtë e dhunshëm” që bëjnë pjesë në klane të ndryshme mafioze, të cilët duke u marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, sigurojnë shuma të mëdha parash dhe kontrollojnë tregun e hashashit në Europë dhe të kokainës nga Amerika e Jugut,  Holandë dhe së fundmi në Londër.

Sipas artikullit, “Globalizmi” ka ngritur në një shkallë superiore teknikën për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kjo i bën ata (klanet shqiptare) të “paprekshme”.

“Në një vend ku spikat patriotizmi, me një ndjenjë të rrallë mikpritjeje dhe me një natyrë të mrekullueshme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkueshmëria e përjetshme”,  thekson në fund “Corriere della Sera”. Këto klane sipas gazetarit italian mbajnë peng një vend të mrekullueshëm dhe mikpritës si Shqipëria.

Djegia e mandateve – Ambasadorja e SHBA dhe ai i BE-së takim në zyrën e Ramës

Pas vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për të djegur mandatet e tyre në Parlament, në zyrën e kryeministrit Rama kanë mbërritur për takim dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe dhe Zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë shkuar në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kreun e qeverise.

Edhe nuk dihen detajet, por mesohet se temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend, pas protestës së 16 shkurtit.

Vendim unanim PD dhe aleatët djegin mandatet

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët për 60 minuta.

Në përfundim të takimit kryedemokrati Basha njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet
“Ky sot ishte takim pune, vendimi per djegien e mandateve është vendim i opozitës së bashkuar”, tha Basha

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se aleatët janë gati të djegin mandatet duke iu bindur kështu urdhrit të qytetarëve shqiptarë që protestuan e që nuk e duan më Ramën kryeministër.

“Ne kemi koalicion politik të hershëm, për këtë vendim kemi besimin e qytetarëve që na treguan se Rama nuk mund ta qeverisë më vendin. Dalim me një qëndrim të përbashkët, besoj që do jetë vendim unanim. Mendoj që është në të mirën e vendit, duhet qeverisje që i përgjigjet interesave të vendit, jo interesave klanore”,- tha ai.

Haradinaj nga Gllogjani: Harrojeni që kemi me dhënë troje e kufij

Këtë e ka thënë duke iu referuar partnerëve të koalicionit.

Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan.

“Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, është shprehur Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.

“Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së”, tha i pari i Qeverisë.

Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa doganore 100 për qind e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e kryeministrit.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.

Haradinaj ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet të ndalet kushtëzimet për Kosovën.

“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për raportet e koalicionit qeverisës, duke thënë se të gjithë ka qenë të pajtimit që të vendoset taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është duke e kundërshtuar kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe.

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi.

Në anën tjetër, partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e tarifës për një periudhë 120 ditëshe.

‘Reuters’ shpall foto jave spërkatjen e Ramës me bojë

Incidenti i enjtes së kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u spërkat me bojë nga deputeti demokrat Edi Paloka, është shpallur si foto jave nga agjensia “Reuters”.

Agjensia “Reuters” ka përzgjedhur pikërisht momentin e spërkatjes me bojë me shiringë nga deputeti demokrat, Edi Paloka ndërsa  kryeministri Rama tenton të ‘vetëmbrohet’.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, shkruan në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Si duket spërkatja me bojë e kreut të qeverisë ka kapur edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Deputetët e PD-së dakord për djegien e mandateve

Diskutimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit demokrat po vijon të zhvillohet me debate, nëse do duhet apo jo të digjen mandatet e deputetëve të opozitës.

Lulzim Basha ka folur sërish për nevojën për të kryer aktin ekstrem të cilin e lajmëroi ditën e djeshme.

“Ne jemi ne borxh me qytetaret. Ata na dhanë besimin dhe ne duhet te jemi me ta. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore”- është shprehur Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Flamur Noka, Agron Shehaj, Aldo Bumçi dhe një sërë deputetësh të tjerë janë shprehur pro idesë së Bashës duke shtuar se mandatet duhet të digjen dhe deputetët të bashkohen me qytetarët në protesta.

Edmond Spaho ka theksuar se djegia e mandateve do të jetë presioni i duhur dhe më i mirë për t’ju bërë qeverisë.

“Po flasim qe ti leme mandatet. Une thashe duhet ti leme dhe te gjejme hapesirat ligjore qe ti leme qe tani. Flamuri, Antoni, Flor Mima, une, Strazimiri deri tani kemi thene ti leme”- tha Salianji.

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë. Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.
Agron Duka: në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.
Florian Mima: Jam për djegie mandatesh
Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim/Express

Haradinaj shtron mëngjes për senatorët amerikanë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, të cilët qe disa ditë po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka vlerësuar lart miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një mëngjes i shtruar sot për miqtë e mi të çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Pavarësia e Kosovës, Berisha poston fotot: Me kryetrimin e kombit shqiptar

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur njërin ndër herojtë që kanë luftuar më së shumti për mëvetësinë e kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka hedhu disa foto të ceremonive për Adem Jasharin, të cilin ish kryeministri e ka etiketuar si kryetrimin e kombit shqiptar pas Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. Sb”-shkruan Berisha.