VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Italia mund Spanjën – e pret Gjermania

By | June 27, 2016

Komentet

Bayern Mynih pëson humbjen më të rëndë në 43 vitet e fundit

Borussia Mönchengladbach shënoi fitore ndaj Bayern Mynihut me rezultatin 5-0 në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borussia Mönchengladbach me golat e Kone-s në minutë e 2-të, e Bensebaini-t në minutat 15 dhe 21 (nga penaltia) dhe Embolo-s në minutat 51 dhe 58 u kualifikua në raundin e 1/16.

Kampioni i 9 viteve të fundit në Bundesligë, Bayerni me këtë rezultat pësoi humbjen më të rëndë që nga 9 dhjetori i vitit 1978 kur humbi nga Fortuna Düsseldorf 7-1.

Barcelona shkarkon trajnerin Ronald Koeman

Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Koeman të mërkurën pas humbjes 1:0 ndaj Rayo Vallecano, bëri të ditur klubi i La Ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“FC Barcelona ka shkarkuar Ronald Koeman nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit, Joan Laporta, bëri njoftimin për vendimin pas disfatës ndaj Rayo Vallecano-s”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciutat Esportiva. FC Barcelona dëshiron ta falënderojë për shërbimin e tij për klubin dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet më tej.

Barça është në vendin e nëntë në La Liga me 15 pikë në 10 ndeshje.

Disfata e së mërkurës erdhi pasi skuadra humbi kundër Real Madridit të dielën.

Ish-trajneri holandez, 58-vjeç, u shkarkua pas 14 muajsh në krye me 39 fitore, 12 barazime dhe 16 humbje në 67 ndeshjet e tij. Ai gjithashtu fitoi Copa del Rey 2021.

Sipas mediave lokale, ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez thuhet se është kandidati më i përfolur për të zëvendësuar Koemanin.

Në fillim të këtij muaji, klubi mbështeti trajnerin Koeman pavarësisht rezultateve zhgënjyese.

“Pavarësisht rezultateve, Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barçës. Kontrata e tij është ende në fuqi”, pati deklaruar para gazetarëve presidenti i Barcelonës, Laporta më 2 tetor.

Koeman ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij, në pozitën e mbrojtësit për klubet holandeze Ajax, PSV Eindhoven, Feyenoord si dhe Barcelona.

Ai fitoi Kupën e Kampionëve të Klubeve të Evropës dhe një triumf të Superkupës së UEFA-s me Barcelonën dhe një tjetër Kupë të Kampionëve Evropian të Klubeve me PSV-në gjatë karrierës së tij si lojtar.

Legjenda holandeze fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1988 i njohur gjerësisht si UEFA “EURO 88” me Holandën, titulli i vetëm i madh i vendit.

Barcelona e angazhoi Koemanin në vitin 2020 me një kontratë deri në qershor 2022.

Trajneri i Shqipërisë në boks: Sportistët tanë u sulmuan nga serbët

Trajneri i Kombëtarës së Shqipërisë në boks Zef Gjoni, tregoi se gjatë paradës në Beograd, sportistët shqiptarë janë goditur me çakmakë nga tifozët serbë dhe nuk kanë munguar edhe brohoritjet.

Gjoni tha se në hotelin ku po qëndrojnë sportistet shqiptarë ka edhe prezencë të policisë, për të parandaluar ndonjë incident.

Ai shtoi se presidenti i boksit në Shqipëri ua thënë që të vijojnë të qëndrojnë në Beograd, shkruan Euronews Albania.

“Unë i kam thënë edhe kryeministrit shqiptar, mik të Vuçiç-it, i kam thënë kjo është gjendja. Nëse Kosova do të penalizohet, do ikim edhe ne, prandaj duhet të ndërhyjë”.

Ndërkohë, delegacionit përfaqësueses së Kosovës në boks, i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.

Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Delegacioni i Kosovës u ndalua për shkak të fanellave me simbole shtetërore si dhe dokumenteve të Kosovës.

Federata Ndërkombëtare e Boksit deklaroi se Kosova duhet të trajtohet njësoj si të gjitha shtetet tjera.

‘Poshtë komunizmi, rroftë Sali Berisha’, thirrjet e tifozëve para derbit Tirana-Partizani

Mbrëmjen e sotme në “Air Albania” po luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, shkruan Syri.net.

Tifozët e të dy ekipeve janë të shumtë, teksa para fillimit të takimit të grupuar janë nisur për në stadium.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rinis derbi në një atmosferë të pazakontë, tifozët ‘djegin’ ‘Air Albanian’

Siç shihet në videon e mëposhtme, një grup i tifozëve të Tiranës janë ndalur duke lëshuar thirrjet: “Poshtë komunizmi, rroftë Sali Berisha”.

 

Hedhja e shisheve në “Air Albania”, FIFA dënon edhe Poloninë

Incidentet në Shqipëri-Poloni, ku tifozë të të dy skuadrave hodhën shishe plastike në drejtim të fushës, kanë kaluar në lupën e FIFA-s që ndëshkoi kuqezinjtë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash.

Megjithatë nuk ia ka hedhur as përfaqësuesja polake, pasi federata e futbollit atje duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.

Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t’u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve.

Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive paralele serbe

RFE/RL

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Paralajmërimi vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Çeku tha se rekomandimet, mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa, do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

Ai tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Gjatë një konference për media me ekipin e boksit të Kosovës, Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, e dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për t’iu pamundësuar atletëve kosovarë pjesëmarrjen në garat në Beograd.

Sipas tij, një vendim i tillë është shkelje e të gjitha rregullave ndërkombëtare sportive.

“Besojmë se ky vendim i organizatorëve të garës botërore në Beograd është marrë sipas direktivave të Qeverisë së Serbisë”, tha Çeku.

Të dielën, shtoi ai, është kërkuar nga ambasadat e huaja në Kosovë që të reagojnë dhe të mundësojnë shkuarjen e sportistëve kosovarë, por, sipas tij, përkundër kërkesave të shumta, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel të organizatave sportive, sportistët e Kosovës janë penguar të shkojnë në Beograd.

“Qasja e Serbisë e ka tejkaluar botën e sportit, duke e kthyer atë në një çështje politike”, tha Çeku.

“Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja, e cila në raste të tjera ka qenë shumë e kujdesshme gjatë reagimeve, por, për çudi, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja për shkelje të pastër të të drejtave themelore të sportistëve”, tha Çeku.

Ai i bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të marrin masa adekuate kundër organizatorit.

Në të kundërtën, shtoi Çeku, “ne do të detyrohemi t’iu nënshtrohemi të gjitha mjeteve ligjore kundër ndëshkimit të sportistëve tanë dhe shtetit të Kosovës”.

Kampionati Botëror i Boksit, i cili sivjet mbahet në Beograd, filloi më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Por, Kosova nuk do të marrë pjesë në gara, pasi autoritetet e Serbisë nuk i kanë lejuar sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Më 23 tetor, Federata Botërore e Boksit (AIBA) ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është anëtare fuqiplotë e saj dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

“AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera të AIBA-s”, tha ajo.

Në Kampionatin Botëror në Beograd marrin pjesë 500 sportistë nga mbi 88 shtete, të cilët do të garojnë në 13 kategori.

Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Presion edhe ndaj Shqipërisë në Beograd, ekipi i boksit ruhet nga policia

Dje është hapur edhe zyrtarisht Kampionati Botëror i Boksit në Beograd, aty ku Kosova nuk po merr pjesë për shkak se nuk u lejua nga autoritetet serbe përkundër se u tentua tri herë pas konsultimeve me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-n.

Ndalesa e ekipit të Kosovës sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Boksit Latif Demolli u bë për arsye të simboleve shtetërore të Kosovës. Një reagim rreth kësaj çështje dje erdhi edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) duke e quajtur se veprim skandaloz të Serbisë.

Në media madje u raportua se KOKSH po e shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në këtë kampionat për shkak të qasjes ndaj Kosovës por që kjo nuk ndodhi dhe sot Shqipëria është duke marr pjesë në këtë kampionat.

Duke folur për Radion Evropa e lirë, kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa ka thënë se ata janë paralajmëruar se në rast se e braktisin aktivitetin, mund të dënohen me 10 vite mospjesëmarrje ne çdo aktivitet që do të organizohet nga AIBA.

“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha Hysa.

Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.

“Normalisht, këtu(Beograd) jemi pa dëshirën tonë, kemi presion të vazhdueshëm. Kur dola me flamur të Shqipërisë, kishte brohoritje, fishkëllime, gjuajtje. Mbrëmë në hotel ka qëndruar Policia e Serbisë për shkak të sigurisë sonë”, shtoi Hysa.

Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

Pamje nga ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Botëror të Boksit në Beograd. 24 tetor 2021.

Nadie Ahmeti

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.

Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.

Megjithatë, edhe pse Federata e Boksit e Shqipërisë, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për shkak të Kosovës, kjo gjë nuk ka ndodhur, si pasojë e presioneve që ka bërë Qeveria e Shqipërise dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA).

“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha për Radion Evropa e Lirë, kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa.

Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.

“Normalisht, këtu(Beograd) jemi pa dëshirën tonë, kemi presion të vazhdueshëm. Kur dola me flamur të Shqipërisë, kishte brohoritje, fishkëllime, gjuajtje. Mbrëmë në hotel ka qëndruar Policia e Serbisë për shkak të sigurisë sonë”, tha Hysa.

Ndryshe, autoritetet kufitare serbe, gjatë vikendit, për tri herë me radhë i kanë ndaluar hyrjen në Serbi, delegacionit të përfaqësueses së Kosovës në boks, për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, respektivisht simbolet e saj.

Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se më nuk do tentojnë të marrin pjesë në këtë Kampionat. Sipas agjendës, boksierët e Kosovës të hënën, më 25 tetor është dashur të fillojnë garën.

“Ka marrë fund gjithçka, më nuk tentojmë. Në pikën kufitare na është thënë se është urdhër i Qeverisë së Serbisë që nuk lejojnë të marrim pjesë me simbole shtetërore në fanella. Pa simbole nuk pranojmë”, tha Brahimi për Radion Evropa e Lirë.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), të shtunën, më 23 tetor, tha se Kosova nuk duhet të trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, AIBA tha se pret që delegacioni Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohej “jo ndryshe nga delegacionet e çdo anëtari tjetër të AIBA-s”, dhe shtoi se pret që Kosova të marrë pjesë në këtë Kampionat.

Kosova është pjesë e AIBA-s që prej vitit 2014.

“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, tha AIBA.

Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shihet me boksierët serbë para nisjes së Kampionatit Botëror të Boksit. 22 tetor, Beograd.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shihet me boksierët serbë para nisjes së Kampionatit Botëror të Boksit. 22 tetor, Beograd.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë më shumë se 500 atletë nga 88 shtete.

Ata do të garojnë në 13 kategori të ndryshme.

Kosovën në këtë Kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar si të papritur dhe të çmendur triumfin 5:0 të skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit të dielën në Old Trafford.

Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Kloppit ndaj Unitedit, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja më e madhe e Liverpoolit në Old Trafford.

Klopp e përshkroi si ditë të madhe të dielën dhe si një kapitull të ri në historinë e klubit.

“Është vërtet një ditë e mirë, një ditë e madhe. Ky është një kapitull i ri në historinë e këtij klubi”, tha Klopp pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Njerëzit do të flasin për këtë në të ardhmen, sepse kjo nuk do të ndodhë përsëri për një kohë shumë të gjatë, ndoshta kurrë”.

“Rezultati është i çmendur. Fitore e veçantë po ne nuk festojmë si të çmendur, sepse ne e nderojmë kundërshtarin tonë”, nënvizoi ai.

Liverpooli mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur këtë sezon në Premierligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea.

Mbi një mijë dele dhe dhi në “shëtitjen” tradicionale në Madrid

Trans-humanca është një shëtitje tradicionale e bagëtive nga kullotat e përhershme verore në ato dimërore që daton nga mesjeta, ndërsa që nga viti 1994 në Madrid ka rinisur si një festë që inkurajon mbarështimin e deleve

Madrid

Më shumë se 1.000 dele dhe dhi kanë kaluar nëpër rrugët e Madridit gjatë “Trans-humancës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trans-humanca është një shëtitje tradicionale e bagëtive nga kullotat e përhershme verore në ato dimërore që daton nga mesjeta, ndërsa që nga viti 1994 në Madrid ka rinisur si një festë që inkurajon mbarështimin e deleve.

Veprimtaria organizohet tradicionalisht një të diel në tetor.

Në të kaluarën, kjo shëtitje organizohej dy herë në vit, ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra kafshë, por sot është një akt simbolik në të cilin marrin pjesë më pak se 2.000 kafshë.

Federata Botërore e Boksit: Delegacioni Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet si çdo delegacion tjetër

Prishtinë

Delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës është ndalur në pikën kufitare në Merdare duke mos u lejuar nga autoritetet serbe për herë të tretë që të kalojë për në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se gjatë të shtunës, ky delegacion prej tre boksierëve, selektorin dhe sekretarin e Federatës së Boksit, provoi dy herë që të hynte në Serbi për pjesëmarrje në këtë garë, por autoritetet kufitare serbe nuk i lejuan për shkak të simboleve shtetërore në uniformat e sportistëve. Ndërsa refuzimi u përsërit edhe sot.

“Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi të detajshëm të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhrin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi”, thuhet në një reagim të KOK-ut ku dënohen këto veprime nga pala serbe dhe kërkohet të merren masa ndaj tyre.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një reagim me shkrim të shtunën dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për pengimin e hyrjes së sportistëve kosovarë në territorin serb.

“Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit”, thuhet në reagimin e MKRS-së

MKRS ka kërkuar nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Kërkesën MKRS e ka drejtuar me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovičić.

Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA) që nga viti 2014.

Për moslejimin e ekipit kosovar për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit ka reaguar pikërisht edhe AIBA e cila tha se pret që delegacioni Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet “jo ndryshe nga delegacionet e çdo anëtari tjetër të AIBA-s”, dhe shtoi se pret që Kosova të marrë pjesë në këtë kampionat.

Serbia sërish ua ndalon hyrjen boksierëve nga Kosova

RFE/RL

Për të tretën herë me radhë, delegacionit të përfaqësueses së Kosovës në boks, i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.

Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, në kategorinë e meshkujve, që zhvillohet në kryeqytetin serb nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se të dielën, më 24 tetor, autoritetet kufitare serbe, në pikëkalimin kufitar në Merdare, ua ndaluan përfaqësuesve të Kosovës.

Ai tha se autoritetet serbe u thanë se kjo po bëhet me urdhër të Qeverisë së Serbisë, pasi siç u shpreh ai, u është thënë se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, respektivisht simbolet e saj.

“AIBA ka kërkuar nga Federata serbe e Boksit që të lejojnë pjesëmarrjen. Ata po u thonë se do të na lejojnë, e në anën tjetër po na kthejnë në kufi. Ne besojmë se Komiteti Olimpik Botëror nuk do lejojë më të organizojë kampionate të tilla në Serbi, për shkak të maltretimeve që po i bënë sportistëve”, thekson ai.

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga pesë anëtarësh, tre boksierë, selektori dhe sekretari i Federatës së Boksit, tentuan dy herë gjatë të shtunës të shkonin në Serbi, por u ndaluan për shkak se ata kishin fanella me simbole shtetërore si dhe dokumente të Kosovës.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) deklaroi të shtunën se Kosova duhet të trajtohet njësojë si të gjitha shtetet tjera, duke thënë se po punon që të mundësohet pjesëmarrja e sportistëve nga Kosova.

“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, tha AIBA.

Federata e Boksit e Kosovës që nga viti 2014 është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit.

Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.


Send this to a friend