VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Itali – Shqiptarët bëjnë rrëmujë në Parma, grushte dhe të shtëna gjatë një konflikti

By | February 10, 2019

Komentet

Shaban Prelvukaj nga Hollanda ja si e uron 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Nga Ramiz Lushaj

Z. Shaban Prelvukaj eshte nga Martinajt e Plave-Gucise dhe jeton ne Hollanden e Jugut, ne Gouda, ne nje kompani biznesi Car Cleaning. Ai eshte mjaft i lidhun me vendlindjen e vet, me historine e kulturen e saj, mjaft i interesuar per publikime e botime per historine e kulturen e saj, mjafty i perkushtuar per zhvillimet shqiptare ne vendlindjen e tij. Ai, para disa vitesh, shkoi deri te selia e BE-se ne Bruksel per te protestuar ndaj dhunes e terrorit serbo-sllav ne Martinaj per te ngrit ne toke shqiptare e me popullsi shqiptare nje kishe ortodokse, per cka – per qendrestari shteti malazez dhe pati arrestuar mbi 20 bashkevendas te tij. Une nuk e njoh nga afer dhe nuk e kam takuar ndonjehere  kete djalosh te fisit te Kelmendit, z. Shaban Prelvukaj, po urimi i tij m’u duk mjeft i vecante.
Z. Shaban Prelvukaj ka gjet nje forme mjaft interesante per ta urue Pavaresine e Kosoves, kete foto me nje femije me kostum kombetar shqiptar dhe me Flamur Kombetar Shqiptar.

Ekspozita/ Piktori Avni Delvina sjell në 46 tablo Donald Trump-in Nga Valeria Dedaj

Piktori Avni Delvina çel ekspozitën me 46 tablo për Donald Trump në Muzeun Historik Kombëtar. Artisti, i cili prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali, sjell nëpërmjet fotomontazhit ndikimin e politikave social-politike të Trump. Ndërsa, pas mbylljes së ekspozitës Delvina do t’i dhurojë Presidentit të SHBA-së, një album.

“Në kohën e gënjeshtrave universale të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”. Është kjo shprehje e George Orëell-it, novelistit që frymëzon piktorin Avni Delvina në punën e tij. Janë 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.  Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e pasuron me linja grafike i japin veprës një personalitet artistik, duke përcjellë emocionet tek artdashësit. Për “ReportTV” tregon arsyet se përse zgjodhi që në qendër të kësaj ekspozite të oshte figura e Donald Trump,

Avni Delvina, piktor

“Përveçse simpatisë time personale që kam pasur për republikanët  amerikanë, duke nisur nga Xhorxh Bush, i ati i tij, deri tek Donald Trump. Në këtë rast ajo që skatoi tek unë idenë e kësaj ekspozite ishte organizmi i orkestruar si shtypi botëror pas fitores së Donald Trump. Jemi në demokraci, fiton apo humbet njëri, kur gjërat bëhen të ekzagjeruara duken diçka e tepërt. Kjo lloj doze bëri që tek unë të lind diçka, që unë të bëj diçka kundër këtij orkestrimi. Kështu lindi ideja e bërjes së një albumi, që do ja dërgoj pas kësaj ekspozite Donald Trump”.

Kuratori i ekspozitës, Ardian Devolli, i konsideron veprat e kësaj ekspozite shumë të bukura. Për të tablo si “Dështimi i Nostradamusit”, “Impresione amerikane”, “Beteja për gjykatën supreme”, “Forca e Trump në Financë”, “Barka e Noes”, “I vetëm kundër të gjithëve”, “Ftohtë në Tiranë”, “Muaika ka ndryshuar”, “Hollivudi kundër Trump”, Mikelanxhelo pikturon ushtrinë e Kosovës, “Mbase një karl Maks i shekullit 21”, “trishtuar” edhe shumë të tjera kanë në qendër simbolikën, alegorinë dhe paradoksin.

Ardian Devolli, kuratori i ekspozitës

“Unë e shikoj tablonë si vepër artistike, pavarësisht se mund të trajtojë probleme poltike dhe sociale, mbi të gjithë duhet që të ketë një zgjidhje artistike.  Ky është një lloj i ri arti, midis gazetarisë, reportazhit, i sinkronizuar në vepër arti, që do të thotë se ka një vepër më të konçentuar të mendimit. Nga kjo pikëpamje autori ka një zgjuarsi shumë të madhe për gjetjen e subjektit. Këto janë vepra, që ka shumë rëndësi mënyra se si përzgjidhet subjekti për të dhënë idenë. Për këtë shumë vepra i konsideroj një arritje të madhe”.

Avni Delvina rrjedh nga një familje me tradita historike edhe patriotike. Për këtë na tregon se ndonëse i larguar para 30 vitesh në Itali lidhjet me Shqipërinë janë shumë të forta

“Sot jemi shumë afër, edhe si distancë me një orë nga Italia vij më shpejt këtu, sesa shkoj në Vlorë me makinë. Shqipëria është vendi im, e ndiej më natyrshëm. Unë ika për revoltë, në moshën 31-vjeçare, jo për të gjetur diçka më të mirë edhe më komode. Ika për të thyer dhunën edhe muret e atij regjimi.  Kontaktet e mia me Shqipërinë do të jenë në mënyrë të vazhdueshme. Fëmijët e mi flasin shumë mirë gjuhën shqipe. Shqipëria është e përditshmja ime. Në Shqipëri kur unë vë këmbën ndihem shumë më mirë, megjithë problematikat e njëpasnjëshme, që këtu ndeshesh”, tha Avni Delvina për Report Tv.

Ekspozita do të qëndroj hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri në datë 23 shkurt.

NË LUDWIGSHAFEN PËRKUJTOHET PRESIDENTI RUGOVA – Fotoreportazh nga XHEVAT BERISHA e IDRIZ ZEQIRAJ

Pamja nga salla: Nga e djathta: Xhevat Berisha, nënkryetar i Nëndegës
     Nëndega e LDK-në në Rheinland Pfalz, organizoi Akademi Përkujtimore, kushtuar Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Ludwigshafen, Gjermani. Bie në sy pjesëmarrja në rritje, nga viti në vit, e mërgimtarëve, në Akademitë për Presidentin Rugova. Shprehja nostalgjike: “Rugova na mungon”, – gjithnjë e më aktuale. 
 
     Moderatorja e shkathtë dhe simpatike, Labinote Syla, uron mirë se ardhjen të pranishmëve mergimtarë dhe mysafirëve nga Kosova, në Akademinë Përkujtimore, në përvjetorin e 13-të të shuarjes fizike të Presidentit Rugova. Të pranishmit nderojnë, me ngritje në këmbë, intonimin e Flamurit Dardan: “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë”.
 
     Nën përkujdesjen babë e djalë, përkatësisht, Alush dhe Getoar Zeqiraj, në ekran shpaloset Dokumentari, kushtuar jetës dhe veprës të Dr. Ibrahim Rugovës. Ishte një shpalosje filmike shumë mbresëlënëse.
Kryetari Fazli Hajdaraj dhe moderatorja Labinote Syla
 
     Moderatorja Labinote, fton në skenë nikoqirin, kryetarin e Nëndegës të LDK-së, në Republikën e Rheinland Pfalzit, Fazli Hajdaraj, për një fjalë rasti, i cili përshëndeti Familjet e Dëshmorëve, të pranishme në sallën e Akademisë: Familjet Rugova, Çekaj, Hajdaraj dhe Zeqiraj. 

     Kryetari Hajdaraj, në emër të Organizatorit, përshëndeti mysafirët të ardhur enkas nga Kosova, Akademik Frashër Demajn, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Dr. Naser Rugovën, deputet dhe profesor në Universitet; Degën e LDK-së në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastratin, Lidhjën e Krijuesëve Shqipëtarë në Mërgatë, të përfaqësuar nga Mentor Thaqi e Neki Lulaj; Kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani, Kryesitë e Nëndegëve të Landeve në Gjermani. 
     Veprimtarët e vjetër Florije Hysenaj, Xhafer Lecin, Zymer Lulaj, ish-deputet në Parlamentin e Kosovës, Mejdi Laçaj, Shege Selmanaj dhe Ramë Dreshaj, me shokë  shumë.
Shoqatat: ” Kadri Zeka” në Kirchheim-Teck, me kryetar Nderi Xhafer Lecin; ” Dardania ” në Wiesbaden, me kryetar Hajdar Nitaj më bashkëpuntorë; “Kosova” në Aschaffenburg, më profesor Niman Mulliqin;  “Dardania” në Pforzheim, me kryetar Xhevdet Nikçi; Lidhja Shqipëtare në Botë, dega në Gjermani, me kryetar Sebastian Nuiqi; “Salih Çekaj ” në Zvicër, e përfaqësuar nga Dinë Gashi e Saim Tahiraj; “Sali Çekaj ” në Gjermani, me kryetar Osman Ferizin; drejtuesin e Bibliotekës Popullore “Mark Krasniqi”, në Pilsting; këshilltarin komunal në Mannheim, Tefik Ramadani, ish i burgosur politik; mësueset e Shkollës Shqipe, në Mannheim e Kaiserslautern, përkatësisht,  Ramadani e Krasniqi; “Dardania” në Mannheim, me kryetar Naser Hoxhën; “Djemtë e Skenderbeut”, të kryesuar nga Arben Zeqiraj; “Çamëria”, me kryetar Ismet Xhaka, Pleqnarin e mirënjohur të katër shteteve, Haxhi Rrahman Lajçin, mysafir nga Kosova, i kudondodhur në organizimet e ndryshme kombëtare.
    Veprimtarët veteranë e dominonin sallën e Akademisë Përkujtimore, madje, ata sfidojnë moshën dhe nuk llogarisin as rrugëtimet e gjata, për të qenë pjesë e veprimtarive të Mërgatës: Sebastian Nuiqi, Ragip Prapashtica, Rashid Nikçi, Ahmet Kolgeci, Sefer Zeqiraj, Haxhi Kurti, Rexhep Rexhepi, Ali Lutolli-Baca, Skënder Alimetaj, Feriz Lukaj, Sali Uka, Durak Ahmetaj, Bekë Dreshaj me shokë.
      Tradita vazhdon edhe tek brezi i mesëm, të cilët janë të shumtë në numër. Ndërkohë, ne përmendim vetëm disa syrësh, që janë të pa mungueshëm në aktivitetet e Mërgatës: Agim Aliçkaj, Cenë Berisha, Smajl Çekaj, Tahir Buçolli, Gani Blakaj, Demë Kelmendi, Mustaf Luli, Selami Morina, Tahir Zeqiraj, nga Zvicra, Xhafer Fetahaj, nga Brukseli dhe të tjerë.
     Bashkëluftëtarët dhe ushtarët e Heroit Sali Çekaj: Saim Tahiraj, Osman Ferizi, Zymer Lulaj, Isuf Qetaj, Florim Blakaj, Bujar Lajçi, tani, veprimtarë të LDK-së dhe të Shoqatave të zëshme.
     Si gjithmonë, edhe kësaj radhe po u mbetëm borxh botës femërore, duke i anashkaluar dhe harruar ato, edhe pse prania e tyre vërehet në organizimet e ndryshme, sidomos në datat e shënuara festive, por, nuk mungojnë as në përkujtime, siç ishte kjo Akademi.
 Haxhi Rrahman Lajçi, Xhafer Leci, Smajl Çekaj, Dinë Gashi-nga Shoqata “S.Çekaj”, në Zvicër
Në fjalën e tij të rastit, kryetari Fazli Hajdaraj, përgëzoi Këshillin Organizativ të kësaj Akademie dhe anëtarët e Kryesisë të Nëndegës, si dhe anëtarët aktivistë të LDK-së në Landin e Rheinland Pfalzit.
     “Ndër shqiptarët shquhen tri përsonalitete: Gjergj Kastrioti Skenderbeu – luftarak, që luftoi Perandorinë Osmane dhe pengoi invadimin osman në Europë; Nëna Tereza – humaniste e madhe në botë, dhe Ibrahim Rugova – intelektual, në fushën e letrave, më vonë, edhe burrështetas e politikan, që udhëhoqi Lëvizjen për Pavarësi. Ky intelektual atdhetar i shqiptarëve, ishte dhe mbeti më i shquari, që nga epoka e Gjergj Kastriotit, duke bërë histori në kohë moderne.
     Ne, si dëshmitarë dhe veprimtarë, krenarë që i përkasim kohës së Rugovës, kemi obligim kombëtar e moral, ta ruajmë e kultivojmë veprën, filozofinë dhe trashëgiminë e begatë të Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe, këtë që bëjmë sot për Atë, është gjëja më e vogël, në raport me veprën madhore kombëtare, të bërë nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.
     Respekt dhe mirënjohje për të gjithë juve që jeni prezent në këtë Akademi Përkujtimore”,- tha, veç tjerash, kryeorganizatori, Fazli Hajdaraj.
 
     Folësi i radhës është nënkryetari i Nëndegës të LDK-së, në Rheinland Pfalz, Xhevat Berisha, i cili, në emër të Kryesisë së Nëndegës, mbajti referatin, për jetën dhe veprën e Presidentit Rugova. Ai, ndër të tjera, tha: “Të gjithë ata që menduan se Dr. Ibrahim Rugova iku pak para se ta bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi, u gabuan. U gabuan, sepse dita e fundit mbi dhe e Dr. Ibrahim Rugovës, ishte, de-fakto, ajo, pavarësia e vërtetë e Kosovës. 
 
     Në një kryeqytet ende të pa shënuar, në asnjë hartë të botës, si kryeqytet shteti, brenda një dite, u ulën mbi 40 burra shtetësh, nga vendet më të fuqishme të botës, për ta nderuar Presidentin Dr. I. Rugova. Në asnjë rrethanë tjetër, në asnjë vend tjetër të botës, apo më mirë me thënë në asnjë shtet të njohur ndërkombëtarisht, vdekja e një presidenti nuk është përcjellur, dhe nuk besoi kurrë se do të përcillet me një ceremoni të tillë mortore.
 
     Ai na befasoi edhe ditën e fundit të Tij mbi tokë, dhe na dëshmoi se ç’fuqi kishte edhe i vdekur, për t’i dhënë Kosovës të gjitha elementet e shtetësisë të saj. Jeta e tij, vërtet, ishte e shkurtër, por ishtë e mbushur ma shumë me vepra, se sa me ditë të jetës së Tij. Pra, sado i madh që ishte pikëllimi ynë përballë asaj humbjeje, rrespekti dhe krenaria për këtë Njeri sa vjen e shtohet…
 
     Unë jam i bindur se emri i Dr. I. Rugovës, do të përfshihet në gjurmët e historisë së ndritur të kombit tonë, sepse ai vet ishte historia. Si duket edhe Zoti e pa si të padrejtë, që ta ndajë nga Burrat e Janarit, dhe e rradhiti në listë përkrah tyre, ku tani pushojnë së bashku! 
 
     Sot, në karrikën e Tij është i ulur një argat i shantazhuar, i cili përveç që po i valvitë flamujtë e Çubrilloviçëve, ai po e shpenzon edhe buxhetin e shtetit, duke bërë propagandë kundër Dr. I. Rugovës, përmes disa shkrimtarëve, të cilët shitën si lavire! Por, pavarësisht këtyre rrethanave, profili i Perlës kombtare, do të mbetët i pa ndryshuar, për deri sa bota të këtë njerëz, sepse Dr. Ibrahim Rugova, është një provë e pavdekësisë. 
Lavdi Presidentit Rugova, për veprën madhore që la pas, për brezat shqiptarë, – pëmbylli fjalën e tij, nënkryetari Xhevat Berisha.
Pamje nga salla, në ballorën e mesit – Akademik Frashër Demaj dhe deputeti 
naser Rugova
 
     Moderatorja Labinote Syla, fton në skenë Idriz Zeqiraj, për të evokuar kujtimet për shokun e klasës, Ibrahim Rugova. Veç tjerash, ai rrëfeu: “Emrin e nxënësit Ibrahim Rugova e dëgjova në valët e Radio-Prishtinës, ku lexoheshin hartimet edhe poezitë e tij, kur ishte në Shkollën 8-vjeçare.
 
      Bursa e akorduar, për shkollarin e zgjuar – Rugovë, nga gazeta “Rilindja”, me inrteresimin e redaktorit isniqas, Haki Hoxha, me shokë, për të vazhduar Shkollën Normale në Prishtinë, u ndërpre, me relacionin biografik të Familjes Rugova, dërguar Kshillit Krahinor të Kosovës, nga Byroja e partisë të komunës të Istogut.  
 
     Në Shkollën Normale në Istog, ishim shokë klase. Ishte nxënës i shkëlqyer në mësime, buzagaz, i dashur, i heshtur. Lexues i pasionuar, veç gjuhës amëtare, edhe në gjuhën serbokroate, ruse dhe frenge, të cilat i mësoi  mrekullisht mirë, përgjatë Shkollës së mesme.
 
     Në një eskursion të bërë nëpër Jugosllavi, Ibrahimi huazoi kostumin nga asrsimtari i gjuhës shqipe, Izet Jakupi. Ndërsa nuk pranoi të mbathte këpucët, por, preferoi opingat e “Batës”, siç quheshin llastiqet e fabrikës “Bata”. Ndoshta ishte shenjë proteste, për Kosovën e lënë në varfëri, nga pushtuesi serbo-sllavë.
 
     Në Gjimnazin e Pejës, ku përfshihej edhe Normalja e mësuesisë, Ibrahimi dhe Jusuf Gërvalla shquheshin, i pari për lexime në gjuhë të huaja, kurse i dyti, në artet e bukura.
 
     Edhe në Prishtinë, u shqua, madje, qysh në vitin e parë. Këshilli studentor e zgjodhi drejtues të shtypit të studentëve, oponencë e shtypit zyrtar të kohës. 
 
     Në vitin 1971 Ibrahim Rugova, së bashku me shokun e tij të studimeve, vizitojnë Shqipërinë, me ftesë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhë Letërsisë Shqipe, si dhe nga gazeta “Studenti” e Universitetit të Tiranës.
 
    Kur djali i vetëm i Eqrem Çabejt, bëri vetëvrasje, ne, një grup studentësh, ikanak nga Kosova, vajtëm për ngushëllime. “Nuk jam babë i pa djalë. Kam djemë Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Ismajlin me shokë”,- na tha profesor Çabej. Dhe, për habi, profesor Çabej, botimin e veprës së Tij shkencore dhe jetësore, ua besoi, pikërisht, Rexhep Ismajlit dhe Ibrahim Rugovës!
 
          Amaneti i pa thënë i Ukë Rugovës
 
     Në shkrimin e biografive dhe evokimin e kujtimeve, duhet përkujdesje e besnikëri. E vërteta duhet thënë pa lakime. Shtrembërimet, ndonjëherë, janë edhe të pa qëllimshme, për mungesë të informacionit. Për shëmbull: Së fundi, është thënë e shkruar se fëmiu Ibrahim Rugova është rritur ke dajtë; se ka filluar Shkollën fillore me vonesë, për shkak të varfërisë; se ka qenë shumë i varfër gjatë shkollimit dhe si student është detyruar të punojë mësues.
 
     Realisht, Ibrahim Rugova është rritur e shkolluar nën përkujdesjen e axhallarëve të tij, Shaban dhe Ali Rugova. Kunata Shahë, nusja e Ali Rugovës, më ka thënë se Nëna Sofë e Ibrahimit, më ka ndihmuar me i rritë fëmijtë e shumtë. Fillimi dy vjet me vonesë i shkollës, nuk ka qenë varfëria. Por, gjyshja e Tij, nusja e Rrustë Rugovës, ka pasur pushtet në familje. “UDB-a i vret shqiptarët me shkollë”,- thoshte ajo. Sepse, Uka i saj, kishte qenë më i shkolluar në fshat dhe shteti e kishte vrarë. Në mini-bibliotekën e tij familjare, kishte edhe libra në gjuhë italiane e gjermane. Kur Rrustemi, djali i axhës Shaban, u bë 7 vjeç, filluan shkollimin së bashku, për 13 vjet radhazi, në një klasë. Thjeshtë, Ibrahimi, si djalë hasreti dhe bonjak, nuk duhej lënë asnjëherë vetëm, i pa shoqërim. Ky ishte edhe vendimi i gjyshës me djem.
 
     Ibrahim Rugova nuk ka qenë i varfër, në raport me shkollarët tjerë. Xhaxhai, Ali Rugova, ishte i arsimuar i lartë, i punësuar në komunë. Megjithatë, asnjëherë shteti nuk i dha pushtet, edhe pse kishte qenë pionier i luftës. Atë e ndoqi hija e babait Rrustë dhe vëllait Ukë, të ekzekutuar pa gjyq, në janarin e vitit 1945. Megjithatë, ai kishte rrogë mujore, plus vëllai Shaban që merrej me bujqësi e pak blegtori. 
 
      Përgjatë kohës që unë kam jetuar në Kosovë dhe duke qenë afër Familjes Rugova, dy xhaxhallarët e Tij, kanë pasur përkujdesje të veçantë për nipin Ibrahim. Dhe, mund ta sakrifikonin cilindo nga fëmijtë e tyre, për të mbijetuar Ibrahimi, si i vetmi kujtim, shenjë dhe – amanet i pa thënë -, i vëllait të tyre Ukë Rugova. Gjithëçka që mund të kenë thënë e bërë, xhxhallarët e Ibrahimit, në kohët furtunë, qëllimi ka qenë ndjenjësor e fisnik, për ruajtjen e qenjes fizike të nipit të hasretit, deshirit. Përndryshe, Çarshia mund të flasë pa doganë fare!
 
     Ibrahim Rugova nuk ka qenë as student i varfër. Vërtet, konvikti-barake, ku Ai me Teki Dervishin me shokë banonin, si brucoshë, ishte vjeturinë e skajshme. Ndërkohë që konviktet e reja, kishin standard evropian. Por, kjo nuk do të thotë se ai ishte i varfër. Ai filloi të bashkëpunonte  me “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit; revistat letrare e  gazeta “Bota e re” të Kosovës. Madje, Ibrahim Rugova ka qenë i vetmi student i kohës, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, i cili, me aftësitë e tij krijuese, ka arritur ta këtë faqen e tij në javorën letrare “Fjala”. Duke qenë shtetërore, honorari paguhej mirë. Pastaj ka punuar edhe mësues në Obiliq, siç kanë bërë edhe studentë të tjerë.
 
          Ibrahim Rugova ideator i lirisë, 
       paqës dhe pavarësisë së Kosovës

Akademik Frashër Demaj mbanë kumtesën në Akademi
 
      Organizatorët e Akademisë Përkujtimore, ishin përkujdesur për përzgjedhjen e mysafirëve të ftuar. Akademik Frashër Demaj dhe deputeti Naser Rugova, kanë një mbështeteje solide edhe në Mërgatën shqiptare. Prania e tyre në këtë përkujtesë domëthënëse, ishte admiruese dhe me paraqitjet tyre, qoftë në një takim paraprak me veprimtarët, qoftë në sallën e Akademisë, ishin mbresëlënëse.
 
     Prof. Dr. Frashër Demaj, një intelektual i kompletuar, i dashur dhe i rrespektuar, në Kosovë dhe Mërgatë, u prit me dashamirësi e durtrokitje. Kumtesa e tij, për ideatorin e lirisë, paqës dhe pavarësisë, ishte plotore, argumentuese. Por, ne po shkëpusim nga ajo copëza fragmetesh: “Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërrcë të Istogut. Ai u lind rreth dy javë pas hyrjes së brigadave partizane të Malit të Zi – Brigadave Boka që nga populli quheshin Brigada e Zezë, për shkak të krimeve që ata kishin bërë mbi shqiptarët.
 

Më 10 Janar 1945 kur Ibrahim Rugova nuk ishte as gjashtë javësh, brigadat partizane e kishin arrestuar të atin Ukën (27 vjeç), dhe gjyshin Rrustën (67 vjeç) të cilët i kishin ekzekutuar pa asnjë proces gjyqësor.

Kështu Ibrahimi u rrit jetim në Cerrcë të Istogut, nën përkujdesjen e nënë Sofës. Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Më pas vijoi studimet në letërsi në Universitetin e Prishtinës,  ku diplomoi më 1971. Ai qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, (në Ecole Pratique des Hautes Etudes), nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku i thelloi studimet e veta në fushën e letërsisë.

Ibrahim Rugova doktoroi në Universitetin e Prishtinës, më 1984 në degën e letërsisë.

Dr. Rugova për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në degën e letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës shkencore “Gjurmime albanologjike”, që e botonte ky Institut.

Në vitin 1988 Dr. Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.


Angazhimet e tij në shkencë u kurorëzuan më 1996, kur ai u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe në të njëjtin vit u shpall “doktor honoris causa” i Universitetit të Paris VIII, në Paris. Ai botoi 10 vepra autoriale si dhe shumë artikuj shkencor e kumtesa në periodikë dhe revista të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.

Rugova shquhej si një burrë i urtë, largpamës, fisnik dhe i traditës. Ishte i ndikuar nga idetë përparimtare e liridashëse të kohës. Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë, që e sfidoi drejtëpërdrejtë regjimin komunist të Serbisë dhe Jugosllavisë, në një kohë dramatike dhe shumë të vështirë për shqiptarët.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me forcat e tjera politike dhe me Kuvendin e atëhershëm të KSAK, nxitën dhe miratuan Deklaratën e Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Deklarata e 2 korrikut i parapriu akteve tjera shtet-formuese si: Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, Referendumit për Pavarësinë dhe Sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991 dhe Zgjedhjet e para Parlamentare dhe Presidenciale, në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

Në këto zgjedhje LDK-ja fitoi shumicën absolute të votave të shqiptarëve, kurse Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës, m një votim plebishitar. Ai u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Pas përfundimit të luftës nën udhëheqjen e dr. Rugovës, LDK-ja në zgjedhjet lokale, në tetor të vitit 2000, fitoi 58% të votave të elektoratit kosovar.

Në lidershipin e Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave edhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. Dr. Rugova fitoi edhe zgjedhjet nacionale të vitit 2004.

Profesor Demaj tha se Presidenti Rugova duke qenë personalitet i rrallë dhe me vlera të veçanta mori edhe çmime dhe tituj ndërkombëtarë, duke i cituar me radhë.

Në këtë përvjetor të kalimit në amshim të presidentit Rugova dua të rikujtoj disa fjali të thëna nga vet ai, të bazuara në traditën, nacionalen, politiken dhe vizionin rugovian, për një shoqëri demokratike dhe me vlera nacionale.

“Mbrojtja e pragut të shtëpisë” ishte bazament i traditës nacionale të shqiptarëve… që kërkonte Presidenti Rugova.

Kërkojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur i integruar në bashkimin evropian dhe anëtar i NATO-s dhe në miqësi të përhershme me SHBA thoshte presidenti para rreth 26 vjetësh kur askush nuk e imagjinonte dot. Sot vizioni rugovian po bëhet realitet.

Pavarësia e Kosovës është me të gjitha kuptimet zgjidhja më e mirë që do të sjellë paqe e qetësi në të gjithë rajonin.

Kosova është një vend i vogël, thoshte presidenti, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.

Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë. Pra presidenti këshillonte që feja dhe politika të jenë të ndara dhe secila në natyrën e vet, pa pretendime për të ndërhyrë në njëra tjetrën meqë përzierja e religjionit në politikë dëmton interesat kombëtare.

Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.

Serbia nuk dëshiron ta njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo dëshiroi të na shkatërronte ne. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjedhije paqësore ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të ndërhyjë.

– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor. Kurse sot, pushteti i izolon, i anashkalon, i poshtëron, i fyen dhe i margjinalizon intelektualët.

Akademik Frashër Demaj tha se për vlerat humane, politike, diplomatike dhe akademike të Presidentit Rugova, kanë dhënë mendimet e tyre shumë figura të shquara botërore. Ilustrojmnë vetëm me ca syrësh:

Sali Berisha, ish- President dhe Kryeministër i Shqipërisë

Ibrahim Rugova, është prijësi dhe legjenda e qëndresës qytetare, misionar i madh i paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan. Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh.

Ismail Kadare, shkrimtar

Ibrahim Rugova, kryetar pa pallat e pa komb, luftëtar idesh, luftëtar i paqes, një burrë këmbëngulës dhe i vetmuar që e dërgoi popullin e vet drejt një të ardhmeje që nuk do të jete veçse e mirë, na përkujton angazhimin tonë dhe premtimet tona. Pa të, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë për lirisë. Ai ishte një erudit, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin krenar.

Bob Doll, senator shumëvjeçar amerikan

Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij. Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij!

(Riçrad Hollbruk, diplomat i njohur amerikan)

Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qenë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të. Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006. Ai kaloi në amshim por vepra e tij politike e patriotike e fitoi pavdekësinë dhe do të skalitet në shekujt e historisë. Ai është personalitet rrallë i papërsëritshëm në historinë tonë. Sa më shumë kohë që kalon aq më shumë do të spikasin vlerat njerëzore, intelektuale, akademike dhe patriotike të njeriut që u lind dhe jetoi për paqen, lirinë, shtetin dhe demokracinë e Kosovës dhe të shqiptarëve”, – përmbylli fjalën e tij, Prof. Dr. Frashër Demaj.


Nga e majta: Abaz Imeri, Reshad Murati, Mentor Thaqi,

 Naser Rugova, Fazli Hajdaraj, Bahtir Kastrati

     Deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherësh, profesor në Universitet, Nser Rugova, në emër të Familjes emblematike Rugova, përgëzoi organizatorët e kësaj Akademie dhe përshendeti e falenderoi për pjesëmarrje, të gjithë të pranishmit në sallën me dekor artistik dhe historik.
 
     “Ndjehem i nderuar, i privilegjuar dhe shumë i emocionuar, për ftesën e bërë, nga Nëndega e Degës të LDK-së të Heroit Sali Çekaj. (Dhe, emri i Sali Çekajt i përlotë mërgimtarët). Ju, mërgimtarë të rrespektuar, edhe pse larg, keni qenë gjithëmonë pranë Atdheut në nevojë, qoftë përgjatë mbijetesës në paqen relative, qoftë në luftën për liri. Mirënjohja për ju, është obligim moral i shqiptarëve në trojet dardane dhe mëtej”, tha, veç tjerash, Dr. Naser Rugova
 
     Naser Rugova, i shkolluar dhe i edukuar pranë familjarit të tij, Ibrahim Rugova, ka mësuar dhe trashëguar shumë nga cilësitë dhe sjelljet e njeriut, ikonë e Kosovës. Modestinë, çiltërinë, qartësinë politike dhe përkushtimin për demokracinë, si vlerë supreme e një shoqërie të emancipuar, me synimin për t`u bërë pjesë e denjë e familjes evropiane.
 
     Akademinë Përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, e përshëndetën edhe Bahtir Kastrati, kryetar i LDK-së në Beneluks; Abaz Imeri, ushtrues i detyrës së kryetarit të Degës të LDK-së në Gjermani; Osman Ferizi, në emër të Shoqatave, të pranishme në Akademi; Xhafet Leci, veprimtar veteran prej gjysëm shekulli, përshëndeti në emër të veprimtarëve të hershëm të Mërgatës shqiptare. 
 
     Pleqnari i mirënjohur i katër shteteve, Haxhi Rrahman Lajçi, i cili, veç përshëndetjes, dha edhe mesazhin e paqës, të harmonisë vëllazërore dhe të pajtimit ndërshqiptar, për të ruajtur të pacënueshme hapësirën tokësore të Republikës së Kosovës. Sepse ky është edhe amaneti i dëshmorëve dhe i mijëra viktimave të luftërave të përgjakshme ndër dekade e mote.
 
     Krijuesi dhe aktori i ndjeshëm dhe i zellshëm, Mentor Thaqi, vazhdon t´i emocionojë dhe mrekullojë mërgimtarët shqiptarë, në Gjermani dhe shtetet tjera të Evropës. Përveç deklamimit artistik të krijimeve të tij, si: balada, monologje dramatike, e tjera, ai krijon vargje e poezi për nxënësit e mërgatës, të cilat i recitojnë në organizimet festive, përkujtimore dhe të rasteve tjera.
Kësaj radhe, deklamoi monologun, për Dr. Rugovën, që vijon:
“Ah bre Bablok, po ngusht ishe kenë e nuk e kishim pas ditë,

n´njai an´ tuj t´gjua mas shpine,

e n´tjetren n´shpi tonë tuj t´a pi duhânin tinëz,

hë marrja i mloftë e dheu i vorrit i shploftë,

bre, Zoti paftë e pagoftë, po keq gjujshin gur e mshef dur´…!”

     Moderatorja e talentuar prishtinase, Labinote Syla, recitoi, me ndjenjë e mjeshtërisht, poezinë hymn të Fan Nolit: “Hymni i Flamurit”.

     Ndërsa mbesa e deputetit Hero Smajl Hajdaraj, Erza Hajdaraj, emocionoi të pranishmit, me poezinë e poetit Mentor Thaqi, kushtuar të rënëve dëshmorë të muajit janar, me titull “Kallnor Arbnor”:

“Po bre, po,

jam Maja e Hajlës e Ibrahim Rugovës,

e mbështjellun me shallin e tij

dhe shoken e bab´s në roje brezi,

Gryka e Rugovës e Smajl Hajdaraj

hapave të bab´s Arif Reku me zjerm ner dhambë,

Gjeravica dhe Maja e Strellcit e Tahir Zemaj

me nip e djalë mes dy krahësh e mes dy krenash!

Më thërrasin edhe Albert e Kosovë Podguri,

dy cepat e një Flamuri…”

     Kjo intermexo artistike e trinomit të sipërthënë, ngjalli emocione e dhembje krenare, tek të pranishmit në sallën e Akademisë Përkujtimore.

      Këngëtarët e muzikës popullore, Besnik Shuti dhe Florim Thaçi, kënduan për Presidentin Rugova dhe Heroin Sali Çekaj. Teksti, muzika dhe zëri kumbues i binomit, bukur të harmonizuar, për disa çaste, largoi ndjesinë mortore, duke ngushëlluar të pranishmit me dhimbjen krenare.

     Një mirënjohje dhe falenderim shkon për ekipin informativ artistik, si: Kameromanin i RTK-së, Ahmet Konjusha, fotografët e kudondodhur, në organizimet e Mërgatës, Rashid Murati dhe Gani Kryeziu, me regjistrimet filmike dhe fotografimet, si dhe kolegu i tyre, kameroman e gazetar profesionit, Halil Rrustemaj, i cili, mungoi, për arsye të përcjelljes të një aktiviteti tjetër, tashmë, janë bërë krijuesit e një arkivi viziv dhe artistik të Mërgatës shqiptare. Ne shërbehemi, madje gratis, me fotografitë e tyre, për ilustrimin e shkrimeve-reportazhe, në pasqyrimin e veprimtarive të Mërgatës.

     Dikur, në Koperativat socialiste, në Shqipërinë tonë, kuzhinat quheshin “shpirti i repartit”, sepse pas një pune normative e garuese të mundimshme, vetëm kuzhina, ishte shpresa shpëtuese. Familja Ramadani nga Ferizaj, me shefin e kuzhinës dhe të sallës, Nehat Ramadani, meriton çdo lavdatë, sepse, veç sjelljes dashamirëse, cilësisë të ushqimit, për Akademitë Përkujtimore, favorizojnë, madje ndjeshëm, koston ushqyese dhe shërbyese.

Me porosi të organizatorit, një falenderim publik të veçantë!

     Duke rrespektuar një traditë, jo vetëm të shqiptarëve, por, edhe të popujve evropjanë, në raste përkujtimesh mortore, shtrohet  drekë, natyrisht, me numër më të kufizuar. Por, Organizatorët kishin vendosur të shtrohet drekë, për të gjithë të pranishmit në Akademinë Përkujtimore.

    Kryesia e Nëndegës të LDK-së, në Rheinland Pfalz, e përbërë nga: Fazli Hajdaraj-kryetar, Xhevat Berisha e Riza Zeqiraj-nënkryetarë, Lush Cana- sekretar, Nexhmedin Syla-arkatar, Rashid Nikçi, Nezir Gjonbalaj, Ibrahim Rexhaj, Bujar Lajçi, Alush Zeqiraj, Sherif Haxhijaj, Shaban Nikçi, Fatmir Lajçi- anëtarë, tashmë, janë aktivistë të dëshmuar dhe veprojnë në kuadrin e Landit të tyre si dhe bashkëpunojnë me Nëndegët simotra dhe Shoqata numerike, brenda Gjermanisë dhe mëtej në Evropë.

     Për organizimet e kësaj natyre dhe të tjera, konsultohen dhe marrin vendimet përkatëse. Shpenzimet i përballojnë me forcat vetanake. Por, prijnë në shuma më të mëdha ata që kanë biznese. Edhe kësaj radhe, gjysmën e shpenzimeve i mbuluan treshja: Bujar Lajçi, Lush Cana dhe Fatmir Lajçi. Ndërsa për gjysmën tjetër, u përgjigjën, proporcionalisht, anëtarët e Kryesisë të Nëndegës.

Violinisti virtuoz shqiptar Florian Vlashi ose protagonisti brilant i harkut dhe kulturës shqiptare në Europë dhe botë

Florian Vlashi, violinist

VOAL – Ka lindur ne Durres  me 8 Nentor 1963.

Fillon studimet e violines ne moshen  6 vjeçare. I jati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjizor teatri mjaft i njohur, luajti nje rol deçiziv ne te ardhmen e te birit.

Studion me V.Papa, R. Stefi, I Madhi dhe fiton vendin e pare me unanimitet te zhurise ne Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes.

Ne 1989 fiton Çmimin  e Pare ne Konkursin e Solistave dhe Orkestrave Sinfonike te Shqiperise. Ne kete vit  krijon  Orkestren e Harqeve  “Jan Kukuzeli”me te cilen luan per here te pare veprat e autoreve te vjeter shqiptare Jan Kukuzeli (Sh. XIII) dhe Nikete Dardani (Sh. IV).

Qe nga 1992, pas fitimit te Konkusrit ne Shtutgart eshte anetar i Orkestres Sinfonike te Galicise e cilesuar kritika e specializuar si me e mira ne Spanje, perfeksionohet me G. Egger ( Bachakademi Stuttgart ) dhe me L. Müller (  koncertmaester i Orkestres se Dhomes se Vienes ). Aktivitetet e tij shtrihen dhe ne pedagogji, konferenca ne Universitetet e Spasjes si dhe  shume publikime.

Eshte ftuar te luaj si solist ne inagurimin e sezonit te koncerteve ne Centro de Arte Moderno REINA SOFIA, Fundación JUAN MARCH, Aditario Nacional de Musica  ne Madrid, Salamanca, Bilbao, ne Akademine e Spanjes ne Rome, Instituti Cervantes ne Napoli, ne Festivalin e Verones, ne Zvicer,  ne Ameriken Latine si Brazil e  Uruguaj, Remusica   (Prishtine), en 2d2n Odessa, Universitetin e Muzikes Bukuresht, Oporto  etj. si dhe ne   Festivalet kryesore te  Muzikes ne Spanje.

15 kompozitore spanjolle dhe shqiptare i kane dedikuar vepra te tyre.

 Asociación Gallega de Compositores e ka zgjedhur “Socio protector”; Universitet G. Cristea i Bukureshtit i ka dhene Çmimin e Muzikes, Albania Exellence  titullin “Anetar nderi” ndersa qyteti i Durresit e ka nderuar me “Mirenjohja e  Qytetit”.

Qe nga viti 1996 eshte solist dhe drejtues i Grupo Instrumental SIGLO XX   i perbere nga solistet e Orkestres Sinfonike te Galicise nga me se  10 vende te ndryshme te botes, duke luajtur  145 “permiera boterore” te autoreve kryesisht spanjolle dhe shqiptare. Qe nga viti 2003 drejton Bienalen e Durresit Netet e Muzikes Klasike dhe Orkestren e te rinjve Camerata Brigantina..

Eshte quajtur nga kritika spanjolle si drejtuesi i nje nga grupet më me influence ne muziken spanjolle si dhe instrumentisti qe me shume autore shqiptare ka prezantuar jashte Shqiperise.  Koncertet e tij jane transmetuar nga Radio Nacional de España, nga TVE 2 dhe nga Kanali Nderkombetar Satelitor i Spanjes

Florian Vlashi luan me nje violine franceze te shekullit XVIII te J. Bocquay.

Kane shkruar per te :

Me talentin e kulturen e gjere qe zoteron, jep nje imazh te vertete te shpirtit te shqiptarit, qe mbijetoi permes diktatures e indiferences europiane.  Me personalitetin e tij mundohet te zhbeje, te davarise sado pak ate perde erresire qe kane hedhur mbi Shqiperine”    

Pirro Dollani

Ju jeni shqiptari i dyte qe kam takuar ne jeten time pas Nene Terezes

Zubin Mehta, dirigjent

Vlashi luan me shume elegance, zhdervjelltesi teknike e musikalitet. Loja e tij eshte thjeshte mjeshtrore . Nje artist i shkelqyer”                    Ramiro Cartelle , kritik muzikor

 

Florian Vlashi , nje tjeter shqiptar qe i ben nder kombit “        Gezim Kabashi, gazetar

 

Peneli i arte ishte koncerti i Florian Vlashit, interpretim i shkelqyeshem, plot virtuozize, dominim e asimilim te muzikes moderne”.                                                                         

Carlos Blanco Ruiz ,  Kritik muzike

 

Muzika klasike e re triumfon ne duart e Vlashit”                       O. Castro, kritik muzike

 

Vlashi eshte  nje muzikant i kategorise se larte. Ishte nje koncert vertet i mahnitshem

Enrique Sacou , kritik

 

Vlashi ka te rralla jo vetem cilesite si instrumentist por dhe ato njerezore. Eshte kenaqesi  ta keshe prane edhe si muzikant edhe si njeri

Juan Duran , compositor

 

Pa te muzika moderne ne Galici nuk do te ishte ajo qe eshte. Nje person qe beson ne muziken e re e ne kompozitoren  e vendit tone”      

Paulino Pereiro , compositor nga dedikimi i sonates “ Vlashiana”

 

Nje violinist i jashtezakonshem”                                 Miguel Anxo Fernan Vello, poet

 

Bagazhi artistik e  ben Vlashin nje nga protagonistet me te medhenj te muzikes se re ne Galici – Spanje  ne keto dekadat e fundit. …Ka ne interpretimin e tij nje ekzekutim teknik te larte me nje ekspresivitet e ndjenje teper te pershtatshme. Gishtat e tij jane te perkryer ne pasazhet me virtuoze qe i perballon me nje natyrshmeri  te habitshme. Teknikisht loja e Vlashit me duket verbuese.”

Paco Yánez ,  muzikolog

 

“Shpirti i tij i kultivuar dhe drejtpeshimi i brendshem, zbuloi nje talent te forte, te  afte per te kuptuar boten e muzikes se re, si dhe rrugen e domosdoshme ne artin interpretativ modern.  Gjithe edukimi   violinistik  dhe estetik qe ai shprehu  shfaqi nje univers muzikor te fresket…Nje thesar i vyer njerezor”

Luminica Virginia Burca, violiniste muzikologe

 

“Me muzikën, violinisti Florian Vlashi, është qiell dhe dritë, frymë dhe dehje, ngjizje dhe krijim, është ai që ribëhet në çdo rast kur interpreton muzkën klasike dhe atë moderne, jo si një moderator shërbyes në rëfenjë, por si një eskplorator magmash muzikore që për ti shkoduar duhet talent, mendje, kulturë, genuinitet muzikor, mjeshtri gati magjike për të hapur portat sekrete të këtij arti që gjithnjë nuk e tregon sekretin e fundit.(…)

“Për ata që e kuptojnë dhe e duan me thellësi, muzika nuk është një qejf; është një fe.” Kështu shprehej një mendje e ndritur e kombit shqiptar Faik Koncia. Dishepull i këtij besimi e rituali lutjesh, pra i muzikës si një religjion arti dhe fryme, është violinisti Florian Vlashi. Tempulli është instrumenti dhe psallmi është tingulli tij ekzistencial…e dëgjoj në ajër dhe i them mirënjohje. (…)

Magjia vazhdon me pengje enigmash ndaj vijojmë ta dëgjojmë violinën e Florian Vlashit!.

Perparim Kabo, filozof

“Kur Florian Vlashi organizon nje koncert, duke drejtuar Camerata Brigantina apo Grupo Instrumental Siglo XX, kemi bindjen se po asistojmë në një ngjarje muzikore të kategorisë më të lartë”

Julio Andrade Malde, kritik muzike

“… /koncerti/ që trajton në formë qarkore ekzistencës e një jete, me artikulimin e jashtëzakonshëm e plot vitalitet në  violinën e Florian Vlashit,  nënshkruan plot nerv e shkëlqim, këtë  besimin absolut – si në Majin 68 ashtu dhe në atë të 2018 –  në fuqinë revolucionare, utopike dhe transformuese të muzikës. “

Paco Yañez, muzikolog, kritik muzike

Familja

Virtuozi Florian Vlashi, bir Arti i martuar me violinçelisten e njohur Rediana Lukaçi bashkë me dy djemtë e tyre kanë krijuar një kuartet brilant artistësh.

Shkrimtari, poeti, dramaturgu dhe politikani shumë i njohur në Spanjë Miguel Anxo Fernán Vello  ja se çfarë shkruan për Familjen Vlashi/Lukaçi¨:

Kuarteti i shkëlqyer familjar: Familja Vlashi / Llukaçi.

Muzikantë të jashtëzakonshëm dhe njerëz të jashtëzakonshëm.

Florian Vlashi është një mjeshtër virtuoz i shkëlqyer i violinës dhe “Grupit Instrumental OSG i Shekullit Njëzetë” i njohur në të gjithë Evropën, si dhe një person me kulturë të madhe humane dhe formim intelektual.

Daniel Vlashi Lukaçi, i biri (A Coruña, 1997) po kryen një garë ndërkombëtare meteorike si violinist.

Martin Vlashi Lukaçi i biri, filloi me violonçel me nënën e tij, Rediana, dhe tashmë merr pjesë në koncerte publike me një të ardhme të madhe.

Rediana Lukaçi, një violonçeliste dhe mësuese i shkëlqyer, e plotëson  këtë familje “të harmonizuar” aq të dashur .

Është një kënaqësi e madhe t’i kemi ato si miq.”

 

Koncerti recital i rradhës i violinistit virtuoz Florian Vlashi mbahet në Ateneo de Madrid më 24 shkurt 2019 dhe titullohet “Signs, Games and Messages”

 

Koncerti i ardhshëm i vilonistit të shquar shqiptar do të jetë në një vend emblematik: Ateneo de Madrid, epiqendër në kryeqytetin spanjoll e shkencës, letërsisë dhe artit krijuar në 1835.

Është drejtuar ndër të tjerë dhe nga Valle-Inclán apo Unamuno dhe nga ku kanë kaluar thuajse të gjithë Çmimet Nobel spanjollë.

Aty kanë luajtur violonçelisti Pablo Casals, violinisti Enrique Fernández Arbós, kompozitori e pianisti Isaac Albéniz.etj.

Ateneo ndodhet në “Lagjen e Letrave” ku është shtëpia e Cervantes-it, e Lope de Vegas, shtypshkronja që botoi Don Kishotin në 1604, teatri spanjoll i “Siglo de Oro” (Shekullit të Artë) …

Këtë ftesë e ka marrë Artisti shqiptar si një takim me “arin” e këtij vendi.

Koncerti është pjesë e një seri koncertesh të realizuara në disa Universitete e Festivale në Spanjë dedikuar Majit te 1968, si memorie e revoltave qytetare në Francë me një impakt shumë të madh në ndërgjegjen e Europës Perëndimore.

Kritiku Paco Yañez i revistës Mundoclasico shkruan per koncertin “”… /koncerti/ që trajton në formë qarkore ekzistencës e një jete, me artikulimin e jashtëzakonshëm e plot vitalitet në  violinën e Florian Vlashit,  nënshkruan plot nerv e shkëlqim, këtë  besimin absolut – si në Majin 68 ashtu dhe në atë të 2018 –  në fuqinë revolucionare, utopike dhe transformuese të muzikës. “

Koncerti i violinistit shqiptar në kryeqytetin spanjoll e mbyll këtë seri.

Titulli i recitalit është marrë nga vepra e fundit e programit dhe lidhet simbolikisht edhe me temën e koncertit: Gjate revoltës së studentëve në Majin 68 – një revoltë që aq shumë influencoi në Art e në Muzikë – grafitët e qyteteve u kthyen në një formë mjaft efikase për shpërndarjen e ideve të reja si mesazhe nepër mure, “mure që flisnin”.

Ato ishin “Signs, Games and Messages”. Kompozitorët si Xenakis, Lachenmann, Halfter o Kurtag janë aktorë mjaft aktivë në atë “maj dizonant”.

Ateneo de Madrid

Domigo 24 de Febrero 2019

19:00 h

“Signs, Games and Messages”

(Mayo 68)

Florian VLASHI, violín

Cristobal Halffter – Sonata para violín solo

Igor Stravinsky – Élégie

Iannis Xenakis – Mikka

Helmut Lachenmann – Toccatina

György Kurtag – Signs, Games and Messages

 

 

Pasioni i dytë i violinistit virtuoz jane verat

 

 

( Per me shume vizitoni www.grupoinstrumentalsigloxx.com )

voal.ch

Sot më 17 shkurt hapet në Tiranë ekspozita “The Donald” e piktorit të shquar Avni Delvina

VOAL – Piktori dhe grafisti i mirënjohur Avni Delvina hap sot ekspozitën e rradhës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ekspozita që mban emrin The Donald përmban 46 grafika të artistit Delvina.

Delvina është nga grafistët e rralle shqiptarë që objekt të artit të tij ka realitetin shqiptar të cilin e përcjell me frymë kritike, ironi e sarkazmë.

Grafikat e Avni Delvinës që piktori i percjell me shumë sukses në rrjetin social janë adrenalinë për qytetarin, e shpërgjumin dhe e nxjerrin nga indiferenca e letargjia.

Grafika e Delvinës të bën të qeshësh, të shpërthesh, të rebelohesh por më së shumti të ndihesh i vonuar

sepse Delvina është në avantguardë

sikur Artistët e vërtetë me të tilla dimensione!

Ekspozita hapet sot në një ditë shumë të veçantë për shqiptarët

më 17 shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës në Muzeun Historik në Tiranë,

në orën 11:00 dhe

do të mbyllet me një ceremoni të posaçme më 23 Shkurt 2019 në ora 18:00 ku përfaqësia diplomatike e Kosovës do të japë lajmin e bukur

se Ekspozita e Avni Delvinës “The Donald” do të hapet së shpejti edhe në Prishtinë.

Vola.ch që e ka mbuluar me shumë besnikëri grafikën pikante të Avni Delvina e uron Artistin për këtë evenimet të grafikës shqiptare.

Kuratorë artistikë të ekspozitës janë Adrian Devolli dhe Niko Dhales!

NJË REVISTË SA NJË AMBASADË, SA NJË AKADEMI…

SHQIPTARËT E RUMANISË ME ESTETIN LUAN TOPÇIU RISJELLIN TRADITË DHE BASHKOJNË VLERAT

– nga Shqiptari i Rumanisë –

THIRRJE VLERAVE TË SË KALUARËS
Ditët e fundit ka dalë nga shtypi revista “Albanica”, revistë shkencore dhe kulturore, organ i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë. Emri i revistës ringjallet pas 83 vjetësh. Dr. Anton B.I. Balota, në vitin 1936, botoi revistën „Albanica” në Bukuresht, një revistë që propozonte, atëbotë, të ishte një nismëtare në filologjinë shqiptare. Autori planifikoi të botonte dhe vëllime të tjera, të cilat, përpos problemeve teorike të filologjisë shqiptare, do të ofronin më shumë informacion në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, në lidhje me të kaluarën dhe të tashmen e tyre si dhe tekste popullore apo nga letërsia e lëvruar, të përkthyera në rumanisht, studime përshkruese estetike të tekstit, gramatikën e dy dialekteve të gjuhës shqipe, të shoqëruar me fjalorë etj. Fatkeqësisht, kjo nismë nuk pati vazhdimësi…
Pas 83 vjetësh, me një frymë të re, rimerret ky projekt i pezulluar në histori. Qëllimi i ringjalljes së “Albanica-s” është botimi i teksteve të rëndësishme, shkruar nga autorë rumunë dhe shqiptarë, por edhe nga studiues të tjerë të huaj, në lidhje me komunitetin shqiptar të Rumanisë dhe personalitetet e tij, rreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, rreth Rumanisë dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy gjuhëve dhe kulturave, duke përfshirë histori, letërsi, gjuhësi, antropologji, spiritualitet, sociologji, filozofi, arte etj. Në peizazhin e shtypit shqiptar të Rumanisë, gjatë gjithë historisë së pasur të këtij shtypi, kanë munguar revistat e profilit shkencor dhe universitar. “Albanica” mbledh rreth vetes të gjitha forcat shkencore universitare si dhe forcat krijuese përfaqësuese të letërsisë dhe artit shqiptar. Ajo u drejtohet elitave të Rumanisë, universitarëve dhe studiuesve të këtij vendi, të gjithë atyre që janë të interesuar për të njohur në mënyrë të thelluar kulturën dhe spiritualitetin shqiptar, përtej Shqipërisë së sotme, me historinë, antropologjinë, artin, gjuhësinë, letërsinë etj.

ANTROPOLOGJI NË REVISTË
Revista starton me artikullin e historianit të famshëm rumun, Nicolae Iorga, „Shqipëria dhe Rumania”, një ligjëratë e mbajtur në Bukuresht në Institutin e Studimeve të Europës Juglindore më 31 janar 1915. Pas 104 vjetësh botojmë këtë artikull të N. Iorga-s, ku shkruhet me simpati për historinë e popullit shqiptar. Përpos të tjerash, Iorga do të shprehej se: „…do të shihen në ligjëratat e ardhshme lidhjet gjakësore të fisërimit që mund të kenë ekzistuar midis nesh (rumunëve sh.y.) dhe shqiptarëve, ata pasardhës autentikë dhe ekskluzivë nga pikëpamja e pastërtisë, të elementit ilir”. Dr. Lavinia Dumitrașcu, boton artikullin „Shqiptaro-rumuni Ibrahim Themo”. Studiuesja rumune thekson se Dr. Ibrahim Temo dha kontributin e tij në krijimin dhe veprimtarinë e klubeve patriotike shqiptare, në hapjen e shkollave shqipe, në mbështetjen e alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe etc. Gjithashtu, Ibrahim Temo, i cili u bë senator në Senatin e Rumanisë, kontribuoi për emancipimin e zonës së Dobroxhias, për modernizimin e politikës së Turqisë së kohës etj. Historianët Dr. Constantin Scurtu dhe Dr. Liviu Lungu vijnë me studime që i kushtohen 100-vjetorit të bashkimit të trevave rumune, duke sjellë analiza dhe detaje mbi rrethanat historike që mundësuan realizimin e këtij evenimenti historik. Nga akademiku rumun, Grigore Brâncuș, gjuhëtar dhe albanolog i shquar, botohet studimi „Substrati i gjuhës rumune”. Në argumentimin e tij mbi pjesëmarrjen e elementit trako-dak në formimin e gjuhës rumune, Brancus sjell shembuj të shumtë nga gjuha shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra europiane. Dr. Daniela Carmen Stoica, në studimin e saj „Fusha leksikore e vdekjes në gjuhën rumune dhe shqipe. Përkime leksiko-semantike”, merr në shqyrtim materialin gjuhësor, që është përdorur në studimet sociolinguistike që lidhen me format e të shprehurit të ”vdekjes. Krahasimi në këtë studim bëhet në rrafshin antropologjik dhe në atë gjuhësor. Dr. Renata Topciu-Melonashi, në studimin „Besime, doke, supersticione dhe praktika në frazeologjinë rumuno-shqiptare”, evidenton një sërë zakonesh, besimesh e praktikash, të ngjashme tek shqiptarët dhe rumunët, përmes frazeologjisë së krahasuar. Dr. Ina Arapi, në studimin „Shprehje dhe njësi frazeologjike shqiptaro-rumune” bën një përmbledhje të studimeve kryesore në fushën e frazeologjisë shqiptaro‑rumune dhe të rezultateve të arritura në këtë fushë, duke pasuruar fondin e përbashkët frazeologjik me shembuj dhe vëzhgime të reja. Më tej studiuesja merret me klasifikimin tipologjik të përkimeve frazeologjike, duke nënvizuar mekanizmat paralele të formimit frazeologjik në shqip dhe rumanisht. Studiuesja angleze, Margaret Hasluck, me studimin antropologjik „Oedip mbret në Shqipëri” sjell një optikë tejet interesante të hulumtimit të folklorit shqiptar, i cili shndërrohet në një çelës dekodifikues i tragjedisë antike greke. Nga kjo optikë, studiuesja analizon figurën aq të diskutueshme nga Zigmund Freud, siç është ai i Edipit, si dhe të ashtuquajturin „Kompleksi i Oedip‑it”. Analizohen edhe një sërë figurash të tjera të folklorit shqiptar si Fati, Ora dhe Zanat etj. Nga Kristo Frashëri botohet një studim mbi përhapjen e krishterimit në territoret shqiptare; Iniciatori: Apostulli Shën Pali, ndërsa nga Faik Konica botohet një ese mbi fenë e shqiptarëve. Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, në studimin e tij „Disa konsiderata mbi fillimet e krishterimit në Shqipëri”, duke u bazuar në burime shkencore të huaja, flet për fillimet e krishterimit tek shqiptarët, si një nga popujt e vjetër të Gadishullit Ballkanik. Dr. Erion Piciri, në shkrimin “Shumë buste, pak modele”, analizon një dukuri historike dhe sociale, atë të sistemit të vlerave dhe të mundësisë së rishqyrtimit të tyre, atë të lënies në hije të personaliteteve të vërteta, që duhet të ishin modele për mbarë shoqërinë. Në revistë botohet një intervistë e panjohur e shkrimtarit rumun, me origjinë shqiptare, Victor Eftimiu, (shtator 1970).
I është kushtuar një hapësirë e madhe figurave më të rëndësishme të letërsisë moderne shqiptare. Kështu, revista përmban një medalion për Migjenin, shoqëruar nga disa poezi të përkthyera në rumanisht. Nga Ernest Koliqi është përkthyer në rumanisht proza e shkurtër “Miku”, një nga perlat e prozës shqiptare. Nga shkrimtari i shquar bashkëkohor, Visar Zhiti, është botuar një kapitull nga romani „Funerali i pafundmë”. Kurse nga shkrimtari Victor Eftimiu botohet një nga tregimet më të njohura të tij “Një dasmë aristokratike”.
Një kapitull me vete i kushtohet historisë së letërsisë shqipe si dhe studimeve letrare. Kështu, Dr. Luan Topçiu trajton letërsinë e arbëreshëve të Italisë, që nga fillimet e saj, duke e titulluar studimin e tij: “Rikrijimi i hartës shpirtërore të humbur”. Letërsia shqiptare e arbëreshëve, përpos faktit që ruan matricën kulturore shqiptare, me motivet arkaike ballkanike, është dhe letërsia që karakterizohet nga trajtat e motivet e letërsisë europiane.

KADAREJA SI PËRHERË
Dr. Gustavo-Adolfo Loria-Rivel na vjen me shkrimin: “Më në fund hapet dosja H.“ Studiuesi poliglot shkruan se nuk ka asnjë dyshim se libri i famshëm „Dosja H” i Ismail Kadaresë është një tekst kaplues, plot imagjinatë e dramatizëm, dhe jo më pak interesante janë informacionet shkencore të ofruara. Dr.Gustavo Loria ka punuar si përkthyes në një grup-pune, nën kujdesin e Universitetit të Harvardit, dhe ka publikuar tekste në shqip, të mbledhura nga Parry Lord. Kritiku rumun i letërsisë Marius Chelaru, vjen me trajtesën “Gjakmarrja fryma e përgjakshme e fatit”, një studim mbi veprat e Kadaresë, “Prill i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Lulet e ngrira të marsit”. I njohur për preokupimet e tij për letërsinë shqipe, studiuesi ofron një analizë mbi kanunin në veprën e Kadaresë. Studimet letrare të revistës mbyllen me studimin Neli Naços “Vendet e kujtesës së Mitrush Kutelit”, një sprovë gjeopoetike e argumentuar me metoda moderne të interpretimit të tekstit.

* * *
Revista ka 250 fq. dhe është ilustruar me vepra të piktorëve të mirënjohur, Gentian Zeka dhe Aurel Acasandrei.
Në datën 12 shkurt, në Muzeun e Letërsisë Rumune u përuruar numri i parë i kësaj reviste shkencore dhe kulturore. Shqiptarë dhe rumunë bashkë u ndjenë si në një festë arti. Në datën 14 shkurt – promovimi i dytë i saj në Muzeun e Historisë dhe të Arkeologjisë të qytetit bregdetar të Rumanisë, Konstanca, me pjesëmarrjen e universitarëve dhe të studentëve të Universitetit “Ovidius”, të historianëve, të komunitetit shqiptar dhe të tjerë të interesuar. Një promovim i tretë në mjediset e Universitetit të Craiova-s duke sjellë në vemëndjen e faktorëve akademikë këtë prurje të re të ALAR. Kryeredaktor i revistës “Albanica” është studiuesi dhe kritiku Dr. Luan Topçiu, puna e të cilit është më shumë se një mabasadë, më shumë se një akademi në shpalosjen e Shqipërisë letrare e kulturore në Rumani. Drejtor i saj është studiuesi Dr. Radu-Cosmin Savulescu dhe Sekretar i Përgjithshëm i Redaksisë është shkrimtari dhe studiuesi Dr. Liviu Lungu, romanet e të cilit janë botuar dhe në Shqipëri. “Albanica” synon të bëhet një instrument teorik për të gjithë ata që janë të interesuar për Shqipërinë në hapësirën e Europës jug-lindore, për historinë e lashtë të shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për letërsinë dhe artin shqiptar, për marrëdhëniet shumëdimensionale me kulturën rumune dhe atë ballkanike etj, për të parë një Shqipëri të lashtë dhe Europiane, me identitet e me vizione për të ardhmen e përbashkët.

In Memorian – Mërgata shqiptare e Kosovës po e ndjen mungesën e Arian Dacit – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Populli shqiptar i shtyrë nga vuajtjet e reprezaljet që përjetojë nga serbo-sllavët, ju desht të marrin rrugët e mërgimit, të kërkojë shpëtim në shumë vende të Europës e të botës së civilizuar, deri në Amerikë e Kanada, si dhe deri në Australi e Zelanden e Re. Kjo pjesë shqiptare e Kosovës, e ndarë fizikisht nga vendlindja, familja e farefisi i vet, të mërzitur e të përmalluar, të vetmen mbështetje të madhe dhe shtyllë mbrojtjeje të fortë e kishte ish-Presidentin e nderuar e të paharruar, dr. Ibrahim Rugova.
Nga shkuarja në Amshim e ish-Presidentit tonë historik Mërgata Shqiptare e Kosovës e kishte afër vetes, në mbrojtje të përhershme, akademikun Nexhat Daci, aqsa kur u largua nga skena politike e Kosovës duhet thënë se Mërgata e saj mbeti disi në mëshirën e Zotit, si të thuash me një fjalë të vetme: Jeto dhe mbijeto si të dish vet.
Edhe pse Mërgata Shqiptare e dha ndër dekada kohe çdo gjë nga vetja e saj për Kosovën dhe Trojet Etnike Shqiptare në Ballkan duke mos kursyer as edhe atë më të shtrenjten – jetën e vet për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi shumëshekullor serbo-sllavë, në vend që klasa politike e Kosovës së pasluftës së fundit, e Kosovës së Lirë e të Pavarur, të jenë e të mbeten mirënjohës për kontributet e dhëna prej saj, ndodhen e prapë po ndodhin disa veprime, shmangie e mos vlerësime ndaj Mërgatës sonë. Ende nuk po i mundësojnë ligjërisht e praktikisht ulëse në Kuvendin e Kosovës edhe Mërgatës Shqiptare, deputetët e së cilës do të ishin zëri i Mërgatës në Parlament, do të ishin mbrojtje e Mërgatës Shqiptare të Kosovës. Fatkeqësisht ligjvenësit e Kosovës kanë marrë vendime për të lënë Mërgatën Shqiptare e figura të vlerësuara e të nderuara të saj sa ma larg politikbërjes në Kosovë(!)
Për të argumentuar sa ma mirë, saktësisht e plotësisht këto që po them në qëndrimet ndaj Mërgatës Shqiptare, po sjell dy shembuj:
1.- Regjistrimi i Popullatës, ku Mërgata Shqiptare është jo rezidente (mysafire) në Kosovën tonë të lirë e sovrane.
2.- E Drejta e Votës, për të cilen asnjëherë deri më sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Prishtinës nuk e ka pregaditur terrenin e duhur juridik e praktik për pjesëmarrje në votime të Mërgatës Shqiptare të Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë. Ende nuk ka klimë politike, as rrugë juridike, as veprime konkrete për të përgaditur terrenin e duhur nga Shteti ynë i Kosovës për të marrë pjesë edhe Mërgata Shqiptare në Zgjedhjet Parlamentare e Lokale, të rradhës apo të parakohshme, në selitë e ambasadave e konsullatave të Kosovës, që tashti i kemi pothuaj në të gjitha shtetet euro-atlantike të Europës, etj.
Them se duke e parë që Mërgata Shqiptare ka mbetur pothuaj në mëshirën e Zotit nga shteti i vet amësor i Kosovës dhe çdo ditë e vit kohor po anashkalohet pjesëmarrja, roli, pesha, lidhjet e kontributet e saj në jetën e zhvillimet aktuale e perspektive të Kosovës, akademiku ynë Nexhat Daci, ia lenë amanet për së gjalli, djalit të tij, Arianit, që të mos e harrojnë kontributin e Mërgatës Shqiptare për Kosovën dhe sa herë t’i krijohet mundësia e t’i jepet rasti të jetë në mbrojtje të saj.
Djali i tij, Ariani, duke i marrë seriozisht këshillat atnore, përvojën jetësore,politike e akademike të të atit të tij, angazhohet si i ri në politikën e Kosovës, jep kontributet e tij, krijon profilin e vet politik, lartëson emrin e vet dhe shpreh dëshirën e tij të kushtëzuar që të merret me Mërgatën Shqiptare. Ndaj, politika e Kosovës, Qeveria e saj, duke ia parë aftësitë e mundësitë, karieren e përkushtimet e tij, e emërojnë Arian Dacin në detyrën e Zëvendës/Ministrit të Diasporës të Kosovës prej vitit 2017 e deri në shkurtin e sivjetëm kur një ortek ia rrëmbeu papritur e parakohe jetën 40 vjeçare gjatë skijimit në Brezovicë të Kosovës.
Arian Daci për sa kohë ishte në detyrën e Zëvendës/Ministrit për Diasporë ka punuar mirë e shumë, në çdo ditë e në të gjitha drejtimet, drejtpërdrejt e me realizime e kontribute të njohura edhe në politikat e Mërgatës, edhe për kulturën, arsimin, bizneset e Mërgatës së Kosovës, sepse donte me ia çue në vend dëshirat, kërkesat e këshillat e babës së tij, akademikut Nexhat Daci, i cili ka qënë një nga politikat e lartë të Kosovës. Vlerësimet e nderimet për kontributet e vlerat e larta të politikanit të ri të Kosovës, zëvëndësministrit të përkushtuar, qytetarit bashkëkohor, intelektualit shumëdimensional, Arian Daci, kanë qënë të pranishme e të dukshme edhe gjatë gjithë karierës së tij politike, çka u dëshmuan publikisht edhe në masmedia shqiptare edhe në këta dy muajt e parë të vitit 2019 nga personalitete të Kosovës, Shqipërisë, Mërgatës Shqiptare, etj.
Arian Daci, jo vetëm që shkoi në Amshim në një moshë të re, në kohën e një karriere politike në ngritje për mirë, kur po ecte në rrugën e të atit e në lartësi politike të kohës, kur po krijonte emrin shpejt, mirë e lartësisht profilin e tij politik në Kosovë e Mërgatën e saj në Europë e në Botë, por ikja e tij e parakohshme dhe e dhimbshme ishte një humbje e ndjeshme kombëtare, politike, kulturore, etj. Mungesën e Arianit e ndjejnë familja e tij e nderuar dhe e pikëlluar, farefisnia e tij, miqtë e shokët e tij, por mungesën e tij e ndjejnë çdo ditë e më shumë edhe mërgimtarët në Europë e vende të tjera të botës së civilizuar në dy anët e Atlantikut e të Paqësorit.
Mërgata Shqiptare do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Zëvendës/Ministrit të Diasporës së Kosovës, z. Arian Daci për kontributet e vlerat e tij ndaj kombit të vet shqiptar, ndaj shtetit të ri të Kosovës, ndaj Mërgatës Shqiptare të Kosovës.

Gjermani, 11 shkurt 2019

Itali – Shqiptarët bëjnë rrëmujë në Parma, grushte dhe të shtëna gjatë një konflikti

Policia italiane është në kërkim të disa shqiptarëve, për të cilët dyshon se janë shkaktarë të një konflikti fizik e më pas të një sulmi me armë zjarri në provincën e Parmës.

Karabinierët u njoftuan për të shtëna në Salsomaggiore, në afërsi të hekurudhës.

Sipas hetuesve konflikti nisi në barin “Pam Pam” në afërsi të parkut “Parco Mazzini“. Situata u përkeqësua dhe pas grushteve e shkelmave nga një person ende i paidentifikuar u përdorën armë.

Dëshmitarët thanë se personat e përfshirë në konflikt ishin nga lindja, shqiptarë.

Karabinierët gjetën edhe njolla gjaku në vendngjarje si edhe tri gëzhoja, ndërkohë që kanë nisur nga puna për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Rrënjët nuk humbin,ato kultivohen-Rreth koncertit të Grupit “Vëllezërit Arbëreshë” me Artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko e grupin e saj drejtuar nga pianisti Gjon Guralumi

Ështe ky titulli i koncertit te dates 16 shkurt ne Friburg per nder te 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, nje bashkepunim ne mes grupit “Vellezerit Arbereshe ” dhe këngëtares qe jeton e zhvillon me shumë sukses prej shume vitesh aktivitetet koncertore ne Zvicer . E kemi fjalën për artisten shumë të mirënjohur Mimoza Nazarko dhe grupin e saj trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi figure tashme e njohur ne rrethet muzikore zvicerane e jashte saj.

Ky koncert mbeshtetet nga komuniteti shqiptar i Friburgut me kordinatore znj.Mimoza Nazarko.

Koncerti po pritet me një padurim i madh nga gjithe artdashesit e bashkeatdhetaret tane ne Zvicer jo vetem per aspektin artistik por edhe per mesazhin tejet të fuqishem qe mbart ne vetevete ardhja e vellezerve arbereshe ne gjirin tone duke ditur dashurine, krenarine e punen e palodhshme qe bejne ata prej 600 vitesh per te ruajtur me dashuri e përkushtim të pakufishëm gjuhen, kulturen e traditat shqiptare. Emocioni qe ata percjellin nepermjet kengeve, melosit arberesh na bene aq shume t’i duam e t’i degjojme me endje e te jemi prane tyre per t’ju shtrenguar duart për dashurinë që ata derdhin për të transmetuar mesazhin e fuqishëm per ta dashur Shqiperine e per te bere shume e me shume per atdheun.

Brenda shoqates dallojne zera autentike e kjo ka bere qe grupi “Vellezerit Arbereshe” nga Frasnita(cs) e Kalabrise pergjate 30 viteve te jene prezantuar përmes koncerteve ne shume vende te Kalabrise, Shqiperi, Kosove, Kroaci, Maqedoni e Zvicer.

Midis tyre spikasin zerat historike te kengetareve te ketij grupi si :

-Michele Greco

-Domenico Imbrogno

-Soprano Maria Cristina-Imbrogno

-Backup Emiljana Oriolo

-Backup Francesco Durante

Mjeshtrit e Fizarmonikes

-Camillo Mafia

-Pasqualino Mitidieri

-Violine Daniela Fusha

Qellimi i shoqates ka qene i vetmi dhe gjithnje studimi, kerkimi dhe perhapja e traditave e gjuhes shqipe tek arbereshet dhe diaspores shqiptare kudo ne bote, ruajtjen e mbajtjen e gjuhes, transmetimin e kultures muzikore, të traditës të kostumeve arbereshe nder shekuj.

Shoqata “Vellezerit Arbereshe” jane pjese e Federates se Shoqatave Arbereshe f.a.a. ku te gjitha bashke keto shoqata bashkeveprojne ne Itali per te ruajtur e trasheguar kulturen arbereshe.

Me frymen e vellazerise qe i karakterizon, ky grup bashkepunon dhe me artiste shqiptare e me artiste te diaspores shqiptare ashtu si ne rastin e disa koncerteve te meparshme e gjithashtu edhe ne kete koncert te dates 16 shkurt ne Friburg

me artisten e mirenjohur Mimoza Nazarko,

pianistin e drejtuesin e trios muzikale Gjon Guralumi,

violinistin Edmond Basha dhe

flautisten Dori Sota.

Artistja e mirënjohur dhe e dashur aq shumë në diasporën shqiptare Mimoza Nazarko na tregon qe eshte prezantimi i tyre i katert se bashku në Zvicer, France, Maqedoni “por emocioni dhe permasat me te medha ne syte e mi thotë Nazarko do mbeten impresionet nga koncerti ne Kalabri ku jemi pritur me ovacione nga spektatoret arbereshe dhe italiane dhe ku jemi vleresuar me mirenjohje edhe nga kryetari i bashkise se qytetit Civita.”

“Ka vertet shume muaj qe po pregatitemi per kete koncert,vazhdon zonja Nazarko, por projektet mund te mbeten ne hije pa nje mbeshtetje e suportim qe te krijon infrastrukturen e duhur per te realizuar nje koncert me të tilla permasa. Gjej rastin te pershendes komunitetin shqiptar te Friburgut e ne veçanti mikun e dashamiresin e artit te mirefillte zotin Bajram Mehmeti i cili jo vetem qe nuk kurseu asgje per te na  bere qe te ndjehemi si në shtëpinë tonë si artistë te respektuar pasi na ka vënë gjithçka ne dispozicion. I shpreh falenderimet edhe nje here.”

“Michele Greco,presidenti i grupit “Vellezerit Arbereshe” dhe zevendespresidenti i F.A.A. ( Federata e Shoqatave Arbereshe ) ne Itali na tregon se programi do te jete i ndertuar me kenge arbereshe, me kenge qe variojne nga shprehjet e lashta te diaspores dhe kenge popullore te shekujve te mevonshem si dhe kenget nga me te njohurat tradicionale te Shqiperise, Kosoves e pjeses shqiptare te Maqedonise. Z.Michele falenderon komunitetin shqiptar te Friburgut dhe znj.Nazarko per ftesen e bere duke shfaqur gatishmerine e tij dhe te grupit per te bashkepunuar edhe me tej per inisiativa e ngjarje te rendesishme që duke kujtuar traditën e shkuar mbajnë gjalle te ardhmen dhe diasporen shqiptare neper bote.”

Persa i takon programit te trios muzikore ku soliste eshte zonja Nazarko ajo thote se “eshte nje repertor gjitheperfshires i trevave shqiptare ku pianisti Gjon Guralumi ka sjelle autorësinë dhe personalitetin e tij ne orkestrimin e disa kengeve te koncertit ku tashme dihet qe Gjon Guralumi eshte fondator i nje prej grupeve me te hershme “Guralumi Albanian Project Jazz” ku levrohet muzika shqiptare ne version jazz. Kenget jane te bukura e jane punuar me shume pasion nga te gjithe anetaret e grupit tone e besojme qe do te jene te pelqyeshme per publikun e me siguri do te duartrokiten fort.”

Zonja Nazarko nënvizon për evenimentin se “nuk do të jetë vetem nje koncert por edhe nje feste e madhe ku do të festojme bashkarisht 11 vjetorin e pavaresise se Kosoves por mbi te gjitha gjaku shqip eshte bashke per te treguar se kemi qene e jemi ndër shekuj nje e te pandare se ne shqiptaret kudo qe jemi, kemi kulture e tradita per te treguar e mund te mburremi me to çka është shembull konkret e i gjalle ky bashkepunim kaq i gjere si i ketij koncerti.”

Voal perfiton nga rasti për t’ju uruar suksese artisteve e komunitetit shqiptar te Friburgut ne kete koncert e mirupafshim ne te tilla koncerte perseri nëpër Zvicër, Europe e botë! Po kështu për t’ju uruar te gjithe shqipatereve kudo ku ata jane.

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR PRESIDENTIN RUGOVA, TAHIR ZEMAJ, SMAJL HAHDARAJ – Fotoreportazh nga GAZMEND DASHI dhe IDRIZ ZEQIRAJ

Grupi artistik i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen
     Nëndega e LDK-së në Mynih, në koordinim me LDK-në, në Bavari, e ndihmuar edhe nga Shoqata “Sali Çekaj” dhe Shoqata “Rilindja”, organizoi Akademi Përkujtimore, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova, Kolonel Tahir Zemaj dhe deputetit Smajl Hajdaraj. Hymni Kombëtar dhe ai Dardan, u shoqërua nga zëri i grupit të fëmijëve të Pfaffenhofenit, nën përkujdesjen e Shemsi Hazirit.
     Moderatori i talentuar, Refki Tafa, fton në skenë kryetarin e LDK-së, për Republikën e Bavarisë, Idriz Zeqiraj, i cili hapi Akademinë dhe përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga Familjet e Dëshmorëve: Gërvalla, Çekaj, Zemaj, Hajdaraj, Blakaj, Zeqiraj; komandantin e Kosharës, Hisen Berisha, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, të Republikës së Kosovës; deputetin për Bajernin e Sipërm, Deli Balidemaj; veprimtarët veteranë të çështjes kombëtare: Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Pjetër Coli, Shaqir Bushati, Ahmet Kolgeci, Hazir Muriqi, Hysen Bicaj, Emrush Tafa, Azem Zemaj, Halil Zemaj, Azem Xhema, Ismet Nivokazi, Isa Bilalli.
Pamje nga salla e Akademisë Përkujtimore
     Prania kolektive e Shoqatave dhe klubeve të Bavarisë, të kryesuar, dinjitetshëm, nga përfaqësuesit e tyre, madhëroi Akademinë. Shoqata e zëshme “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi; Shoqata “Rilindja”, në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Shoqata “Abeja” nga Moosburgu, me kryetar Xhemajl Hoxha; Shoqata Bavareze Gjermano-Shqiptare, në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi futbollistik “Kosova”, me kryetar Arben Kelmendi; Shoqata “Shqiponja” nga Rosenheimi; Nëndega e LDK-së të Berlinit, me kryetar Sami Blakaj; Nëndega e LDK-së nga Starnbergu, me kryetar Musa Hamza; Nëndega e LDK-së në Landau an der Isar, me kryetar Tefik Jaha.
     Si gjithëherë, të pranishëm në Akademi, brezi i dytë i aktivistëve të zellshëm: Fazli Gashi, Naim Gashi, Bashkim Leci, Halil Blakaj, Xhevdet Muriqi, Lush Cana, Ibrahim Rexhaj, Ramadan Deskaj; luftëtarët Ramadan Begu, Gani Batanina, Isuf Qetaj; i burgosuri politik shumëvjeçar Naser Krasniqi; mësuesi dhe poeti Nusret Dërguti, Fran Tanushi  dhe të tjerët. Një mysafir i veçantë, nga Kosova, ishte mësuesi veteran, Ismail Gërvalla, shok klase i Ibrahim Rugovës, i cili nga aeroporti, erdhi në sallën e Akademisë.
Isa Shabani, sekretar i Degës të LDK-së në Gjermani
      Sekretari i Degës të LDK-së, në Gjermani, Isa Shabani, mbajti referatin kryesor, për jetën dhe veprën e Dr.  Ibrahim Rugovës. Ai, në mes tjerash, tha: “Sot në përvjetorin e 13-të të shuarjes, kujtojmë personalitetin, arkitektin, strategun e pavarësisë të Kosovës, Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova”.
       U lind  me 2 dhjetor 1944, dhe pa i mbushur as 6 javë, ia arrestojnë babanë, Ukën (27-vjeçar), dhe gjyshin, Rrustën (67-vjeçar),  të cilët rreth 10 janarit 1945 dhe i ekzekutojnë pa gjyq, varret e të cilëve nuk janë gjetur kurrë. Shkollën fillore, përkatësisht 8-vjeçare e kreu në vendlindje dhe Istog, ndërsa Shkollën Normale në Istog dhe Pejë.

       Më 1967 regjistrohet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndërkohë edhe punon arsimtar në shkollën fillore në Obiliq. Njëkohësisht fillon të shkruajë në revistat e gazetat e kohës, si në revistën “Fjala”, e drejton gazetën e studentëve “Bota e re” dhe nxjerrë edhe revistën  letrare “Plejada” dhe atë shkencore “Dituria”.

Më 1971 diplomon në Fakultetin Filozofik dhe boton veprën e parë letrare “Prekje lirike“ të cilën ua kushton tre më të dashurve të vet.

Nga 1972 për afro dy dekada, veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik, si hulumtues i letërsisë dhe regjistron studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës.

Studimet specializuese, për kritikën letrare i vazhdoi në Paris, tek Profesor Roland Barthes, të cilat i mbaroi me sukses. Veç veprave tjera, projekti i tij i madh ishte monografia për Pjetër Bogdanin, të cilën e publikoi në vitin 1982. Doktoroi  në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinësë më 1984 me titull “Kahje dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, 1504-1983” dhe në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike të këtij Instituti”.

Sekretari Isa Shabani vazhdoi me veprimtarinë politike, që nga themelimi i LDK-së, pluralizmi politik, rezistenca aktive, lufta dhe deri ke shtet-ndërtimi i Kosovës pas çlirimit”. Dhe, fjalën e tij e pëmbylli me vlerësimin e dhënë nga Bernard Kouchner: “Pa atë ngulmin e tij të lëmuar, pa këmbënguljen e refuzimit të tij, sot nuk do të kishte as Kosovë, as shpresë lirie.“

Nga e majta: Blerim Hajdaraj, bashkë-kryetar i Degës të

LDK-së në Gjermani dhe Isuf Çetaj, kryetar i Nëndegës në Mynih

Për jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, foli bashkë-kryetari i Degës të LDK-së, në Gjermani, Blerim Hajdaraj, djali i Deputetit. Veç tjerash, ai theksoi: ” E kujtojmë Kolonel Tahir Zemaj, në cilësinë e Komandantit të FARK-ut, përkatësisht, UÇK-së së tij, për Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Krenohemi me betejat e Komandantit elitar, në betejat ballore në Loxhë e Isniq, në Prapaçan e Jasiq, në Strellc e Dubovuik, në Baran e Junik, që i komandoi me mençuri e profesionalizëm ushtarak.

Me guximin dhe strategjinë luftarake, Kolonel Zemaj u bë sinonim i betejave luftarake të suksesshme, sinonim i luftës për liri dhe bërjen e shtetit të Kosovës. I vrarë pas luftës, në një pusi kusarësh, piratësh, kodoshësh e tradhtarësh, do të kujtohet brez pas brezi, për besë e burrëri, për sakrificë e patriotizëm, për guxim e vendosmëri, për qendresë dhe atdhedashuri. “Unë nuk kam plumba për shqiptarë”,- motoja proverbiale e Kolonelit trimosh Tahir Zemaj.

Fisnik Zemaj, nipi student i Kolonelit

Për jetën dhe veprën e e deputetit në Parlamentin e Kosovës, referoi studenti i Berlinit, Fisnik Zemaj, i cili, veç tjerash, tha: “Çdo vit, janari na tubon, për të shënuar data të pikëllimit, por, edhe të dhimbjes krenare.

Në një ditë të ftohtë të janarit, u krye vrasja, sa dinake aq edhe mizore, e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, kryetarit të LDK-së dhe komandantit të UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj.

Smajl Hajdarajn do ta përkujtojmë gjithmonë si një intelektual karriere, mësimdhënës, politikan elitar, deputet në vijën e Presidentit Rugova, strateg e ushtarak, që i shërbeu, besnikërisht, paqes dhe luftës.

Ai kishte një profil të veçantë të atdhedashësit. Të veçantë e bënë jeta e tij, e cila ishte e ngjeshur me aktivitete të dendura patriotike, me ngritje dhe marrje të përgjegjësive, për interesin e kombit shqiptar në vazhdimësi, dhe atë që nga rinia e hershme e deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Djali i atdhetarit Arif Reka, heroi Smajl Hajdaraj, kontribuoi me pendë e pushkë, për çlirimin e Kosovës tonë. Ves sa e preku lirinë. Plumbat e pabesisë, të tradhtisë, në natën e 17 janarit 2002, e goditën, në hollin e banesës së tij, në lagjën “Fidanishte” të Pejës. Projektuesit e kësaj vrasjeje makabre, vazhdojnë të jenë në shtet dhe pushtet, mjerisht! Megjithatë, ngushëllohemi me urtësinë popullore: “Zoti vonon, por nuk harron!” Dënimi i vrasësve nuk do të kontribuojë vetëm në vënien e drejtësisë, por Kosovës do t`i jepë vlerën e lirisë, ndërsa familjarëve ndjenjën drejtësisë dhe të qetësisë. Nderim dhe respekt familjes Hajdaraj”, – përfundoi fjalën e tij Fisnik Zemaj.

Komandanti i Kosharës, Hisen Berisha, këshilltar

ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes

      Dalja në skenë e Komandantit të Kosharës heroike, Hisen Berisha, tani, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, u shoqërua me duartrokitje dhe admirim. Pinjoll i Familjes të Agë Rashkocit, një burim atdhetarie që nuk shterroi asnjëherë, pavarësisht kohërave zezonë, që, ndër mote, goditën Atdheun tonë.
     “Fjala HOMAZH në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova”,- e kam titulluar fjalën time të sotme, për këtë Akademi Përkujtimore”, – nismoi fjalimin e tij Komandanti simpatik, trim e mençurak, Hisen Berisha.
          Të dashur mërgimtarë të Atdheut tim!
      Jam i emocionuar, që pas 20 vjetësh lirie, vij për herë të parë, në mesin e mërgimtarëve.
     Fjalën time homazh, do ta filloj me disa vargje poetike të Presidentit Rugova, të shkruara në vitin ’60 e që janë betimi i tij mbi të “vërtetën”, si doktrinë mbi të cilën e ndërtoi strategjinë e zgjidhjes të çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi.
“Po ëndërron me këngë të rritësh
Dhe ajo përpara ti flas
E di.  Me degë plot do t‘goditësh
E ngado të endesh veç do të vrasë,
… bënë që për vargjet e mia t‘përvëlimit
Të më quajnë edhe njeri fare t‘prishtë.
Po herët i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t‘vërtetën e kam çiltërsisht”.
     Kështu hyni në jetën e letrave shqipe Prof. Dr. Ibrahim Rugova, mirëpo kursin e të vërtetës së çiltër e mbajti edhe kur e goditën jo veç me degë.
“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”, – ishte motoja që e shtyu të vihet në krye të Lëvizjes Kombëtare për çlirim.
      Shekulli i okupimit serb në Kosovë, kishte arritur të vrasë kokat e ngritura të shqiptarëve për liri.
Vitit 1989, Dhjetori 23, sublimoi përpjekjet e kahmotshme të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkë me profesorë universitarë, i organizuan shqiptarët në subjekt politik pluralist, që ishte dallëndyshja e parë lajmëtare e lirisë.
Doktor Rugova themeloi Këshillin e Veprimit Kombëtar, i cili organizoi Referendumin e 26 shtatorit 1991, që  vendosi themelet politike për krijimin e Republikës së Kosovës shtet i pavarur e Sovran.
     Përqafimi i ideve të Doktor Rugovës nga të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo dallime politike dhe prezantimi i këtij uniteti kombëtar nga urtësia rugovjane, bëri që Doktor Rugovën ta mbështeste e përkrahte Senati i SHBA-së, Presidenca dhe tërë bota demokratike.
     Personaliteti politik i Doktor Rugovës ngriti në mekanizmat e vendimmarrjës botërore, hallet e shqiptarëve të okupuar.
     Në Kosovën e okupuar Dr. Rugova ngriti mekanizmin e zgjedhjeve të lira, formoi parlamentin, kushtetutën dhe qeverinë e Republikës së Kosovës.
     Shteti i Kosovës, të cilin Presidenti e emëroi “Dardania “ Ilire, u shtri gjithandej tokave ku shqiptarët jetonin dhe i mbronin si trashëgimi stërgjyshore.
     Republika, ngriti sistemin administrativ, ngriti sistemin arsimor.
     Zgjimi nacional i shqiptarëve erdhi pas aneksimit të Kosovës nga Serbia e cila vendosi tanke dhe ushtri, për ta shtypur atë që historia e njeh si “Shteti i Rugovës”.
    Gratë dhe burrat shqiptarë, intelektualë, atdhetarë të devotshëm, trima e njohës të artit ushtarak, formuan si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak millosheviçian, Ministrinë e rendit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Djemtë e mërgatës që e shpëtuan Shqipërinë nga kthetrat e otomane”, ishin, pikërisht, rilindasit, të cilët frymëzuan Ibrahim Rugovën.
     Ju, duhet t’i përsërisni Samiun, Avdylin, Pashko Vasen, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Ju duhet ta ringjallni “Rilindjen”, ashtu siç bëri Doktor Rugova.
Kombi shqiptar e ka panteonin e nderit, dhe aty janë Dr. Rugova dhe të gjithë burrat që po i nderojmë sot.
     Burrat shqiptarë në mërgim: Enver Hadri, Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka , Ahmet Krasniqi e Sali Cekaj, Agim Ramadani e të tjerë,  janë rilindësit e kohës tonë. Ndërsa ne do t´i ringjallim me punën dhe veprimet tona, në forcimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe i integruar në BE e NATO, si dhe në miqësinë e përhershme me SHBA-në .
      – Kjo është rruga e Doktor Rugovës! –
     Nga takimet e shumëta me Presidentin, unë do t`i përcjell tek ju disa porosi, të cilat duhet t`i zbatojmë me fanatizem:
të qëndroni në uniformë, për të ruajtur bërthamen e ushtrisë së ardhshme të Kosovës;
të punoni që Kosova të lirohet nga kleptomanë dhe kleptokracia dhe “…të ndërtohet pushteti i mirë, që i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga dijet shkencore dhe idetë universale të progresit njerëzor.”
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për vlerat e lirisë”, – përmbylli fjalën e tij, Komandanti Hisen Berisha.
     Krijuesi i përkushtuar llapjan, Ibrahim Hoxha, rezident në Rosenheim, vazdon të jetë shumë aktiv në jetën kulturore dhe aktivitete të tjera të organizuara nga komuniteti shqiptar në Bavari. Në Akademinë Përkujtimore, kushtuar trinomit të heronjve të Kosovës, krijuesi, tashmë, i afirmuar, Ibrahim Hoxha, përformoi, suksesshëm, monologun kushtuar Presidentit Rugova dhe u mirëprit nga të pranishmit.
     Fëmijtë e talentuar: Arjana Muli recitoi poezinë për Presidentin Rugova; motrat Era dhe Vlera Kolgeci poezinë për Kolonel Tahir Zemaj; Dion Muli, poezinë për Smajl Hajdaraj; Auron Berisha – poezinë “Mos më thuaj”, të cilat u pëlqyen dhe u duartrokitën shumë.

Nxënësi Auron Berisha, nga Landau an der Isar

 

Në fund, kryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, Isuf Qetaj, falenderoi të pranishmit, për pjesëmarrje të dinjitetshme.

Këngëtarët Musë Hertica me dy djemtë e tij, Ladi e Fita si dhe Nehat Idrizi, me grupin, kënduan për Presidentin Rugova, Kolonelin Tahir Zemaj dhe deputetin Smajl Hajdaraj.

Gazetari dhe kameromani Halil Rrustemaj, me profeionalizëm admirues, fiksoi, regjistroi të gjithë ecurinë e kësaj Akademie Përkujtimore.

E dhimbshme: Ndërroi jetë shqiptari në Gjermani, vëllau i vetëm i shtatë motrave

Kur dhimbja nuk ka përshkrim:

Shipkovica ime sot pat një ditë të rëndë, e mbuloi me dhe, fytyrën engjëllore të 23 vjeçarit Xhemil Maksuti vëllau i vetëm i shtatë motrave! Xhemili ishte një djalë i mrekullueshëm, i qetë, i sjellshëm dhe shumë i ndershëm por, jeta e kishte sprovuar rëndë, ai ngeli pa baba që në moshë të re, andaj jeta për të ishte dyfish më e vështirë, filloi duke punuar që në moshë te re, t’i sigurojë familjes një jetë normale, çfarë mund të punonte këtu, kamarier në çajtoren e fshatit, vazhdoi për të provuar që të gjejë një punë më të mire, kaq ofron Tetova, aspak nuk ofron Maqedonia rinia në këtë shtet ndjehet fjatore çdo ditë, pse është pjesë e tij!

Si të gjithë të rinjtë e tjerë që, fatkeqësisht janë lindur në Maqedoni edhe Xhemili pas shumë tentimesh provoi për një jetë më të mire në Gjermani, pa e ditur se mundësia e tij për një jetë me të mire do t’ia shuante jetën!

E dhimbshme për ta pranuar. Ai u zgjua në ora 4 të mëngjesit, u rregullua për në punë dhe me nxitim që të mbërrijë në ora 6 për të startuar punë por, në atë rrugë të kobshme ai gjeti vdekjen!

Kjo është kur dhimbja nuk ka përshkrim… Kjo është situate e vështirë me të cilën ballafaqohen të gjithë në Maqedoni, e një pjesë e shqiptarëve kanë humbur jetën gjatë vozitjes rrugëve të gjata të mërgimit, në vajtje apo në ardhje, për një qëllim, për një jetë më të mire! Në ç’shtet të ligë jetojmë, për një jetë normale duhet larguar nga ky vend!

Dhimbja e Xhemilit më ka thyer zemrën!/Liridona Vejseli

Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës – Nga Nue Oroshi

Evropa juglindore apo Ballkani siç është quajtur më herët gjithmonë ka qenë eksperiment i laboratorëve të ndryshme politike,për faktin se mbrenda kësaj hapësire gjeografike jetojnë popuj me kultura e  tradita të ndryshme që kanë qenë pre e propagandave dhe lëvizjeve të ndryshme politike lindore.Shpesh herë duke u munduar që të imponohen ideologji të ndryshme janë bërë edhe gabime të mëdha ku më se keqi gjatë tërë historisë e kemi pësuar ne shqiptarët.Tokat tona u ndanë dhe u shkatërruan.Populli shqiptarë përpos masakrave dhe debimeve që i pësoi nga fqinjët tanë agresivë,ata nga pushtues të ndryshëm u detyruan me dhunë që të bëhen pre e kulturave të ndryshme karpatioano – aziatike.

Nuk është qudi se sot edhe mbrenda politikës dhe popullit shqiptarë po bëhet një luftë e fshehur se kah duhet të shkoj politika shqiptare në përgjithësi  e në veçanti ajo e Kosovës.Fatkeqësia është se edhe politika amerikane si dhe ajo gjermane e ka kuptuar dyftyrësinë politike të politikanëve tanë në Kosovë e besa edhe në Shqipëri.Politikanët tanë jo të gjithë fatkeqësisht jetojnë dhe janë shëndrruar në nostalgjikë të ish pushtusve tanë që na i shkretnuan dhe sakatuan Tokat e Arbrit.

Dobsimi i politikës së Kosovës karshi politikës amerikane në përgjithësi ka të bëjë me mungesën e bërjes politikë shtetërore.Partitë tona politike në Kosovë politikën e shikojnë vetëm si lojë shahu e asesi si politikë shtetërore ku duhet të krijohen kornizat e përbashkëta politike në mes të pozitës dhe opozitës për çështje shtetërore dhe kombtare.Fatkeqësisht kjo është vërejtur edhe nga politika amerikane dhe ajo gjermane e cila për ta pënguar Serbinë që edhe de jure të shkojë në anën e Rusisë mundet të na hakmirret sërish ne shqiptarëve duke na ndarë përseri ndonjë pjesë tonën.Fatkeqësisht në këtë aspektë elitës politike në Kosovë i ka humbur orientimi.

Ata jo vetëm që po e shikojnë interesin e pushtetit në dëm të shtetit,por tani kanë filluar t´i shikojnë edhe interesat e ngushta personale dhe familjare në dëm të shtetit të pakonsoliduar të Kosovës. Kalimi i hapur i Erdoganit në krah të Rusisë dhe Serbisë e kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e ka luhatur tejmase një pjesë të mirë të politikanëve në Kosovë që të kalojnë serish kah lindja dhe t´i kthejnë shpinën perëndimit.

Gjithë ky cirk politikë duhet t´i vejë  në lëvizje forcat atdhetare dhe properëndimore shqiptare që mos të mbyllën në dhoma të nxehta duke e pritur kah do të shkojnë shqiptarët por ata të ngrisin zërin dhe të hyjnë në veprim.Formimi i një lëvizje kombtare shqiptare në Kosovë është i domosdoshëm. Beslidhja e Trojeve të Arbrit, do ta ndanë shapin nga sheqeri.

Programi i kësaj lëvizje politike kokë, trup dhe mendje duhet të jetë program për një Kosovë Evropiane,jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktikë.Në programin e kësaj lëvizje të re politike duhet të futët edhe ndalimi me ligj i propagandës pansllavisto-aziatike dhe akterët e kësaj propagande duhet të denohën me dënime të ashpra.

Tek rinia shqiptare në Kosovë qoftë në shkolla të mesme apo edhe në fakultete duhet të ngritet kultura e punës perëndimore dhe mos të nxjerrim analfabetë me diploma por kuadro të afta që në një të ardhme të shkurtër të jenë të aftë ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të gjitha aspektët.Paralelë me këtë duhet ndërtuar edhe koncepti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si dy republika federale,por në një shtet të përbashkët.