VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ishte pjesë e inaugurimit të memorialit turk në Tiranë, çfarë thotë Çollaku i PD-së

By | August 12, 2019

Komentet

Shuhet themeluesi i Pediatrisë, Basha: Bëri një punë të palodhur!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor Thoma Kristos, një ndër themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri.

Në një mesazh në ngushëllimi në “Facebook”, Basha shkruan se “Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë”.

Sipas kreut të opozitës, trashëgimia teorike dhe praktike që la Kristo, janë një garanci e fortë se pediatria shqiptare do t’ia dalë të mbërrijë më shpejt se shumë degë të tjera standardet evropiane.

Mesazhi i Bashës:

Mësova më dhimbje largimin prej nesh të profesor Thoma Kristos, njërit nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektorit të njohur të Fakultetit të Mjekësisë dhe autorit të mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare. Në imagjinatën e njeriut s’ka qenie më afër hyjnores sesa mjeku, ai që jep e ruan jetë, por për nënat dhe gratë shqiptare s’ka për të pasur më afër këtij imazhi sesa imazhi i pediatrit, i njeriut që merret me shëndetin e fëmijës.

Profesor Thoma Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”? Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë.

E kam parë nga afër se me sa pasion e preokupim i ndiqte zhvillimet në fushën e pediatrisë shqiptare profesor Thomai, me pasionin e mësuesit për nxënësit, njësoj siç ndiqte ecurinë e dy fëmijëve të tij, të cilët ishin nxënës të nënës time.

Pediatria shqiptare është me fat, se në sajë të punës së palodhur dhe themeleve të forta që ngritën profesor Thoma Kristo dhe kolegët e tij, nuk ka për t’u rrezikuar më të zbresë në nivele afrikane, paçka viruseve të këqija që po lëvrijnë sot në administrimin e mjekësisë tonë. Trashëgimia teorike, por edhe praktike që la profesor Thoma Kristo, me libra, tekste, studentë, por edhe pacientë.

Kjo garanci është gjithsesi një ngushëllim i vogël për humbjen e pazëvendësueshme në familjen e profesor Thoma Kristos si dhe për humbjen e madhe në radhët e profesoratit shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i profesor Thoma Kristos!

Kondi “godet” Ramën: Ja pse më hoqën nga puna, e vërteta për teatrin

Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama kishte zgjedhur sot fjalët e Marjana Kondit, që sipas tij, mendonte te duhet të kemi një Teatër të ri Kombëtar.

Por, në një mesazh në “Facebook”, aktorja thekson se Rama nuk e ka cituar plotësisht, duke e quajtur këtë një zakon të vjetër të politikës shqiptare që e thotë të vërtetën përgjysmë.

Ndër të tjera, ai thekson e revoltuar se shteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjë lekë për largimin e padrejtë nga puna.

Reagimi i Marjana Kondit:
Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit)

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij. Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.

Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik. Unë vlej! Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.

Dhuna mbi turistët spanjollë, lihet në burg pronari i lokalit

VLORË

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg pronarin e lokalit në Porto Palermo Mihal Kokëdhima. Ndonëse Kokëdhima nuk pranoi akuzat dhe avokatët kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në 3 mijë euro Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, Kokëdhima shpërtheu në dhunë ndaj tyre. Por në seancën e sotme ai ka deklaruar se nuk i ka prekur me dorë.

Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Banka Botërore: Hartat ekzistuese kadastrale në Shqipëri – mospërputhje të mëdha me situatën në terren

Studimi më i fundit i financuar nga BB, për hipotekat dhe kadastrat në Shqipëri zbuloi se hartat ekzistuese kadastrale në ZRPP kanë një tendencë të lartë të mos jenë në përputhje me situatën në terren.

Një prej problematikave që haset më shpesh është se njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve në specifikime dhe në sistemet e referencës, problematika është rritur.

Një tjetër problem është se, në shumë raste, ka kopje të ndryshme të së njëjtës fletë harte dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta. Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës.

Për më tepër, në zyrat e hipotekave të dhënat mbi parcelat nuk mungojnë por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së tyre.

Spas studimit, situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale.

Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.

Në përfundimet e studimit të BB vihet re se përgjegjës për gabimet janë punonjësit aktualë deh ish punonjësit në zyrat hipotekore.

Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit.

Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë.

Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë.

Burimi: Monitor

Tragjedi në Tiranë, bie skela nga pallati, vdesin dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë ka humbur jetën një punonjës dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.

Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe janë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Të plagosurit janë Genti Bardhi 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e ‘Elbasanit’ pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjmë me dije se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton policia.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike.

Guri prehistorik në Mirditë do të zhvendoset në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë

Guri i gjetur rreth dy javë më parë në Fan të Mirditës, do të merret në mbrojtje dhe të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë lidhur edhe një kontratë dakordësie me banorët e zonës ku u gjet guri prehistorik.

“Kushte atmosferike do të ndikonin. Guri kur është gjetur por ka patur krisje. Pasi shkruam një kontratë me ministrin dhe ta takonim do ti kërkojmë që fshati të shpallet turistik dhe të vihet dorë për relievin që janë mahnitur  të gjithë. Edhe pse me breng. Është një zonë fantastike, kur të shohin me sytë e tyre duhet mbrojtur nga shtetit.” ka deklaruar një nga banorët e zonës.

Ky zbulimi i rrallë, ka emocionuar së tepërmi banorët e kësaj zone, të cilët e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua fillimisht por tashmë duket se gjërat janë ndryshe.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjerg,j Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme.

(Video) Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

 

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë”. Keshtu ka  deklaruar sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa e cileson Ramen, si nje rrezik për çdo familje.

 

basha seliq

Në një video bashkëngjitur statusit te postuar sot ne faqen e tij ne Facebook, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

 

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

Dënimi në Itali – PD i kërkoi verifikimin për Valdrin Pjetrin, vjen përgjigja e Prokurorisë

Prokuroria e Pergjithshme i ka kthyer pergjigje Partise Demokratike pasi kjo e fundit disa dite me pare iu drejtua me nje kerkese per verifikimin e figures se Valdrin Pjetrit, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, i cili te enjten e 15 gushtit dha doreheqjen.

PERGJIGJA E PROKURORISE

 

Lënda: Kthim përgjigje

SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Z. Gazmend BARDHI

Në përgjigje të kërkesës suaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019, mbi proçedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë se:

Më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën tuaj për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Brenda njëzetekatër orëve, ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Konkretisht:

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.

Për sa më sipër ju sqarojmë, se në zbatim të afateve të parashikuara në Kreun 5, pika 9, të Vendimit nr 17, të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” do t’ju komunikojmë rezultatin e verifikimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
ARTA MARKU
Në mungesë dhe me urdhër
Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
dhe e Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen
Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike

ADNAN XHOLI

Dritan Demiraj: “Talenti” Valdrin dhe Mimi! – Kush është ish-ministrja që promovoi Valdrin Pjetrin

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka zbardhur më shumë nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, i cili më 30 qershor u shpall fitues i Bashkisë Shkodër. Sipas Demirajt, qeveria që “e lëshoi” pas denoncimit të PD (publikoi letrat e dënimit të tij në Itali), vite më parë e ka promovuar përmes Mimi Kodhelit, në kohën kur sapo ajo mori postin e Ministres së Mbrojtjes.

“Sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, “mjeshtrin” Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky “talent”, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj…”, shkruan ish ministri.

 

Reagimi i plotë:

“Talenti” Valdrin dhe Mimi!

Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë dhe vendi po shkon drejt një diktature të re të kamufluar. Kjo diktaturë e re apo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma psikonarkomani dhe i shoqëruar me “sektin Pink “ e hanëmet e “Harremit” të Ripjelljes! Ky konglomerat politik, ka lënë me dhjetra raste “shtatëzënë” ish-Partinë Socialiste, duke bërë “aborte” të njëpasnjëshme të detyruara nga skandale të pafundme, ku “Poturaxhiut” po i grisen poturet si brekët e Shukriut!

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, duke ecur me logjikën e mbijetesës politike duke paguar mercenar elektoral (banda kriminale dhe propagandistike), mercenar politik në sistemin e drejtësisë, policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë. Secili prej këtyre mercenarëve elektoral, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci.

Kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama sociale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtohen nga banda kriminale e “rilindjes” vetëm shtet nuk mund të quhet!

Qeverisja e “ripjelljes” vazhdon të pjellë vetëm hajdut, narkotrafikant, mashtruesa, narçist, nihilist, injorant, komik, hipokrit, poturaxhi duke humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar! Rasti i fundit i denoncuar si dhe dhjetra skandale të mëparshme nga Opozita dhe Lideri i saj zoti Lulzim Basha, është rasti i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike promovohet në detyrat më të larta të institucioneve të mbrojtjes, sigurisë si dhe së fundi të “vetë emërohej”, Kryetar i Bashkisë të Shkodrës si Kryeqëndra e Veriut të Shqipërisë.

Por, Kryetrafikanti “Poturaxhi” në momentet kur nuk ka asnjë alibi tjetër për të mbrojtur bashkëpuntorët e tij, të cilët kanë dalë “cullak” dhe rrezikojnë pushtetin e tij thekson: “Nuk kanë më punë me PS ata, ne jemi me ligjin, jemi me shtetin”, ato janë një “dru i shtrembër” si rasti i Tahirit, Roshit, Shukriut, Ndokës, Frrokun, Prenga, Bushin, Imerajn, Dakos e shumë të tjerëve dhe së fundi Valdrin Pjetrin dhe shumë të tjerë që do ti dalin në vazhdim!

Natyrshëm lind pyetja, po kush i promovoi këto “talente narko-kriminal”në politikë dhe drejtim të institucioneve të rëndësishme të vendit?!
Përgjigja është e thjesht në gjykimin tim, ato që kanë simpati, nevojë, shije dhe interes grabitje pushteti dhe pasurie të Shqipërisë dhe shqiptarëve si psh: Poturaxhiu, Mrika&Co. Rasti i Valdrin Pjetrit, është më sinjifikativi se si mund të bësh karrierë nga bota e narkotrafikut në nivelet më të larta të institucioneve të shtetit dhe aq më keq në ato të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kumbari për promovimin e këtij “talenti” është padyshim Mimi Kodhjeli, e cila sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, “mjeshtrin” Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky “talent”, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj….

Hipokrizia e Mimit duke u shpallur në mediat publike si “puritane”, por nuk mund të fsheh dot ligësinë e saj si bashkëpuntore e ngushtë e krimit dhe e trafikut (tashmë e vërtetuar dhe nga agjensitë e huaja). Ishte ky drejtor dhe jarani Arian Kraja, që menaxhuan të gjithë tenderat e denoncuar nga Unë dhe Opozita, sic ishte ai i Radarëve, blerja e mjeteve për Policinë Ushtarake, blerje dhe shitje të armatimit, tjetërsim i shumë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes që ishin në vende mjaft të lakmueshme në bregdetin e Jugut, bashkëpunimin me element narkotrafikant për të mos vënë në funksionim ashtu sic duhet sistemin e radarëve, ku për cdo vonesë shpërbleheshin nga përfituesit “talenti” dhe promovuesit e tyre, marrja deri në 10000 Euro për nje gradë koloneli, 4000 Euro për të shkuar në mision në Afganistan (Arjan Kraja), tenderi i karburantit të helikopterëve të Farkës, etj!

Gjithashtu, është e pafalshme dhe Prokuroria duhet të bëjë hetime serioze për personat përgjegjës (që nga Ministria e Mbrojtjes që është Autoritet Ministri që kërkon pajisje për këtë dokument), për shkeljen e procedurave dhe pajisjen me certifikat të sigurisë “Për përdorimin e Informacionit të Klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’”, ku një element narkotrafikant përdorë informacionin “sekret shtetëror dhe atë të NATO-s”, rast ky i pa precedent në asnje vend anëtar të NATO-s.

Për ty Lartgjatësi Poturaxhi, Mrika &Co, Drini është lumi më i madh dhe i rrëmbyeshëm që fshin, mbyt dhe dërgon çdo mbetje, pisllëk në det, ka ardhur momenti që “Val-Drini”, t’ju mbysë dhe largoj të gjithë shpurrën politike të “Rripjelljes” për ta humbur njëherë e mirë “farën politike” të këtij sekti kancerogjen!

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha

Pas njoftimit te Valdrin Pjetrit se do te dorehiqet nga marrja e detyres se Kryetarit te Bashkise se Shkodres, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

Ne nje postim ne Twitter Basha shprehet se politikës iu largua një kriminel, por se asgje nuk ndryshon deri sa te largojne Edi Ramen.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

Jep dorëheqjen Valdrin Pjetri: Një ngjarje krejt banale para 17 vitesh, akuzat kanë shkaktuar dhimbje tek familjarët e mi

Valdrin Pjetri ka dhene doreheqjen nga marrja e detyres si Kryetar Bashkie ne Shkoder, post te cilin e fitoi me 30 qershor.

Ne nje postim ne Facebook, ai ka njoftuar vendimin per tu tërhequr, pas akuzave qe PD prej disa ditesh ka ngritur ne drejtim te tij, lidhur me nje denimin ne shtetin italian te cilin ai nuk e beri me dije.

“Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem”, shkruan Pjetri.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, njofton ai ne nje postim ne Facebook.

Postimi i Pjetrit ne Facebook:

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !