VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron $1.8 miliardë për universitetin

By | November 19, 2018

Komentet

Ligjvënësi Nadler paralajmëron “pasoja serioze” për ish-këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë

Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler ka kërkuar që komisioni të votojë për ta shpallur fajtor ish-këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn për mosbindje ndaj Kongresit pasi ai nuk u paraqit për të dëshmuar të martën.

Zoti Nadler nuk e anuloi seancën, po mbajti një formë të shkurtuar të saj me karrigen ku do ulej zoto McGahn të zbrazët. Ai tha se komisioni është “i përgatitur të përdorë të gjitha mekanizmat e detyrimit që ka në dispozicion”, ndaj ish-këshilltarit ligjor.

Në një letër dërguar zotit McGahn të hënën, zoti Nadler shprehte kundërshtimin ndaj një urdhri të Shtëpisë së Bardhë që udhëzonte zotin McGahn të mos dëshmonte dhe ndaj një opinioni ligjor të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit Kongresi nuk mund ta detyrojë atë të paraqitet.

“Komisioni e ka bërë të qartë që ju përballeni me pasoja serioze nëse nuk shfaqeni nesër”, shkruante zoti Nadler.

Ai tha se Presidenti Donald Trump po përpiqej të “bllokonte një ish-zyrtar të informonte një degë të barazvlefshme të qeverisë lidhur me shkeljet e tij”.

Demokratët duan të dëgjojnë dëshminë e zotit McGahn dhe t’i bëjnë pyetje për pengimin e mundshëm të drejtësisë nga Presidenti Trump, lidhur me ndërhyrjen e Rusië në zgjedhjet e vitit 2016 dhe raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me këtë çështje.

Presidenti Trump vë në shënjestër kandidatin demokrat Biden

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po shfaq shqetësimin e tij lidhur me një rival të mundshëm që mund ta pengojë atë në rimarrjen e një mandati të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve mbrëmë në shtetin e Pensilvanisë, vendlindja e kandidatit që kryeson fushatën demokrate, ish nënpresidentit Joe Biden, i cili gjithashtu ka shërbyer si Senator i shtetit Delauere.

“Mos harroni, Biden ju braktisi. Ai lindi në Pensilvani dhe u largua nga këtu. Ju la ju për një shtet tjetër. Mbani mend këtë, desha të them se ai shprehet sikur e njeh qytetin Skranton (Scranton)…thotë se i njeh vendet më mirë. Ju braktisi ju për një shtet tjetër dhe nuk u kujdes për ju sepse nuk u kujdes për punësimin tuaj. Ai la vendet e tjera të vijnë dhe të plaçkisin Amerikën.”

Zoti Trump dhe kandidati Biden e kanë vënë Pensilvaninë në qendër të përpjekjeve të tyre për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Zoti Biden ka thënë se nëse “populli amerikan dëshiron një president që të thellojë ndasitë tona, të udhëheqë me një grusht të fuqishëm, dorë shtrënguar dhe me zemër të ngurtë”, ata mund të votojnë për Trumpin.

SHBA shpalos një pjesë të planit për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe këshilltari i tij, Jared Kushner.

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një konferencë ndërkombëtare në Bahrejn, gjatë së cilës do të zbulojnë pjesën e parë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Konferenca e 25 dhe 26 qershorit do të nxjerrë në pah përfitimet ekonomike që do t’i sillte fundi i konfliktit.

Aspekti ekonomik i planit të paqes parashikon investime në shkallë të gjerë dhe projekte infrastrukturore në territoret palestineze.

Por elementet kryesore politike mbeten kryesisht të panjohura dhe konferenca në Bahrejn nuk pritet t’i trajtojë pjesët më kontestuese të konfliktit: kufijtë, statusin e Jerusalemit, refugjatët palestinezë dhe sigurinë e Izraelit.

Trump e ka cilësuar planin e tij si “marrëveshje të shekullit”, por zyrtarët palestinezë i kanë kritikuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato e favorizojnë Izraelin – aleat kyç i SHBA-së.

Ekipi i Trumpit për Lindjen e Mesme udhëhiqet nga dhëndri i tij, Jared Kushner.

Zyrtarët palestinezë thanë se nuk do të marrin pjesë në konferencën e Bahrejnit apo në përpjekjet e SHBA-së për paqe.

Zyrtarët palestinezë i kanë bojkotuar këto përpjekje që nga fundi i vitit 2017, kur Trump ka bërë një kthesë të madhe në politikën amerikane, duke e zhvendosur ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jerusalem dhe duke e njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët e duan Jerusalemin Lindor për kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

SHBA, fillon transferimi me avion i emigrantëve pa dokumente

Zyrtarët e emigracionit thonë se kanë nisur të dërgojnë me qindra emigrantë nga Teksasi drejt San Diegos ku do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Autoritetet e imigracionit thonë se do të kryhen tre fluturime në javë, me të paktën 130 persona në bord.

Sipas njoftimeve në shtyp, agjencitë e emigracionit po analizojnë gjithashtu mundësinë e dërgimin të emigrantëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në proces shqyrtimi, në qytete të tjera anembanë vendit.

Kjo praktikë e çuarjes së individëve dhe familjeve të tyre që nuk janë shqyrtuar ende, konsiderohet një lëvizje e jashtëzakonshme për zyrtarët e emigracionit, sidomos pas incidenteve të fundit, ku fëmijët e emigrantëve u ndanë nga familjet e tyre në kufi dhe zyrtarët e emigracionit hasën në vështirësi për ribashkimin e tyre.

Nuk dihet ende se çfarë masash mbrojtëse janë marrë për lëvizjen me mjete ajrore të emigrantëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në proces shqyrtimi.

Zyrtarët amerikane të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve kanë qenë të mbingarkuar me një numër të madh emigrantësh që kërkojnë azil në SHBA.

Dënohet ish-agjenti i CIA-s, i jepte informacion një agjenti kinez

Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popullore të Kinës.

Vendimi ndaj 62 vjeçarit Kevin Patrick Mallory u dha të premten.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers tha se “ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhëtojë vendin dhe kolegët e tij”, siç tha ai.

Dëshmitë e paraqitura në gjyqin ndaj zotit Mallory përfshinin pamje filmike të kamerave mbikqyrëse, nga një dyqan i kompanisë postare FedEx në Leesburg të Virxhinias. Ai shihej duke skanuar dokumente sekrete.

Për shkak të punës së tij ish-agjenti ishte i pajisur me çertifikatë sigurie që i mundësonte qasjen tek informacionet sekrete si dhe kishte punuar me disa agjenci qeveritare e kompani që punonin për to.

Presidenti Trump dëshiron emigrantë të kualifikuar dhe heqjen e llotarisë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shpalli planin e tij të emigracionit që përfshin ndalimin e sistemit të Vizave për Diversifikimin e Emigracionit, e njohur ndryshe si llotaria amerikane. Plani ul në mënyrë drastike numrin e vizave të emigrimit që u jepen familjarëve, si dhe zhvendos emigracionin drejt një sistemi të bazuar tek meritat. Siç njofton korrespondentja në Shtëpinë e Bardhë e Zërit të Amerikës, demokratët e kanë refuzuar këtë plan, pasi nuk trajton çështjen e 700 mijë të mbiquajturve “ëndërrimtarë”, individë të sjellë ilegalisht në moshë të mitur në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Bordit Kombëtar të Shkencës, 30% e punonjësve me arsim të lartë në sektorët amerikanë të inxhinierisë dhe shkencave kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Donald Trump dëshiron të vijnë në Amerikë më shumë emigrantë të tillë me kualifikime të larta.

“Një sistem i ri emigracioni që mbron rrogat e amerikanëve, që promovon vlerat amerikane, dhe që tërheq më të mirët dhe më të shkëlqyerit nga mbarë bota”, tha Presidenti Trump.

Shtetet e Bashkuara miratojnë çdo vit 1.1 milionë viza për qëndrim të përhershëm, të mirënjohura ndryshe si kartat jeshile.

Shumica u jepen të afërmve të shtetasve amerikanë, dhe një pjesë e vogël jepet për shkak të aftësive dhe veçorive profesionale.

Presidenti Trump dëshiron të ulë numrin e vizave që jepen për të afërmit dhe të rrisë numrin e vizave që ai i quan “të bazuara tek meritat”.

Gjithashtu, Presidenti dëshiron të përgjysmojë numrin e vizave që jepen për arsye humanitare, si p.sh. për azilkërkuesit dhe refugjatët. Mbi të gjitha, Presidenti Trump dëshiron t’i japë fund llotarisë amerikane.

“Përzgjedhja e rastësishme është kundër vlerave amerikane”, tha Presidenti Trump.

Presidenti e emërton propozimin e ri “Viza për të Ndërtuar Amerikën”. Plani bazohet tek një sistem pikësh, tek mosha, njohuritë e gjuhës angleze, arsimi, ofertat për punësim apo premtimi për të investuar, si dhe kërkon kalimin me sukses të një testimi për historinë amerikane dhe qeverisjen.

Demokratët e refuzuan planin e Presidentit të bazuar tek meritat.

“A po thuhet që familja nuk ka merita? A po thonë se shumica e njerëzve që kanë ardhur historikisht në Shtetet e Bashkuara nuk kanë merita pasi nuk kanë një diplomë inxhinierie?”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjithashtu, demokratët nuk e pranojnë propozimin e ri pasi nuk trajton çështjen e 700 mijë “ëndërrimtarëve”, persona të sjellë ilegalisht në moshë të mitur në SHBA, si dhe të miliona emigrantëve pa dokumenta që gjendet tashmë në Shtetet e Bashkaura.

“Nuk ka shanse të miratohet me ligj. Ai (Presidenti Trump) e pranoi vetë këtë gjë duke thënë në fund të fjalimit të tij se nëse nuk miratohet nga Kongresi i tanishëm, atëherë do të miratohet kur të zgjidhet sërish Presidenti dhe të krijohet Dhoma e re e Përfaqësuesve. Mendoj se i pamë dy vite të këtij Presidenti dhe të Kongresi me shumicë republikane, periudhë gjatë së cilës ai nuk arriti dot asgjë për emigracionin. Prandaj, nuk mendoj se ky propozim ka ndonjë shans”, thotë David Bier, analist i politikave të emigracionit në Insitutitin Cato.

Propozimi gjithashtu nuk i jep zgjidhje aspektit të numrit të ulët të punëtorëve për profesione që nuk kërkojnë kualifikime të larta.

“Ka sektorë të ekonomisë që ankohen se nuk gjejnë punëtorë dhe kanë nevojë për emigrantë, si p.sh. ndërtimi, bujqësia apo industria e mishit. Ka shumë kërkesë në këto fusha. Një sistem emigracioni për individë me kualifikime të larta, megjithëse është i rëndësishëm, nuk jep zgjidhje për nevojat tona për punëtorë pa kualifikime të larta”, thotë Rick Su, profesor për legjislacionin e emigracionit në Universitetin Buffalo.

Presidenti Trump këmbëngul gjithashtu për ndërtimin e një muri në kufi, duke krijuar për këtë qëllim një fond me tarifa të mbledhura nga personat që kalojnë kufirin.

Transparence e financave të Presidentit Trump

Perandoria e pasurive të patundshme të Presidentit Donald Trump ka siguruar miliona dollarë në të ardhura vitin e kaluar. Kjo gjë ka shtuar pikëpyetjet rreth mundësisë që bizneset e presidentit të kenë përfituar nga zyrtarë të qeverive të huaja.

Sipas një deklarate të zyrës mbi Etikën Qeveritare, hoteli luksoz “Trump International” që ndodhet në Uashington D.C, siguroi rreth 41 milionë dollarë vitin e kaluar, shumë kjo pak më e lartë krahasuar me një vit më parë.

Deklarata mbi të ardhurat, e cila është detyrim për të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë, paraqet një vështrim të shpejtë të borxheve, pasurisë, si dhe të ardhurave të zotit Trump prej qindra bizneseve në pronësi të tij.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga Mar-a-Lago, ose ajo që njihet si “shtëpia e bardhë e zotit Trump gjatë periudhës së dimrit” që ndodhet Palm Beach, të Floridës, kanë pësuar një rënie me 2.5 milionë dollarë krahasuar me vitin 2017 (22.7 milionë dollarë për vitin 2018).

Që nga momenti që mori detyrën e Presidentit, zoti Trump është përballur me kritika të vazhdueshme lidhur me refuzimin e tij për të hequr dorë nga pasuritë, një vendim, që siç thonë kritikët, ka krijuar konflikt mes bizneseve dhe interesave të tij politike.

Në tërësi zoti Trump raportoi të ardhura prej të paktën 434 milionë dollarësh për 2018, një rënie me 16 milionë dollarë, krahasuar nga viti 2017. za

Gjykata Federale e Apelit vendim kundër administratës Trump për DACA-n

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që t’i jepej fund një programi të administratës Obama, që mbron nga dëbimi emigrantët e rinj.

Trupa gjykuese përbëhej nga tre anëtarë dhe vendimi u morr me miratimin e dy prej tyre dhe kundërshtimin e një anëtari të gjykatës. Sipas vendimit administrata Trump shkeli statusin federal me përpjekjen për t’i dhënë fund programit i cili shtyn veprimin për deportim të fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA nga prindërit e tyre, pa i shpjeguar në mënyrë e duhur arsyet pse.

Gjykata e Lartë po vlerëson ankimin e administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave të një shkalle më të ulët, të cilat gjithashtu urdhëruan që DACA të qëndrojë në fuqi. Gjykatësit nuk kanë caktuar ndonjë datë për ndërmarrjen e veprimeve mbi këtë çështje.

Nëse Gjykata e Lartë vendos të dëgjojë ankimin, nuk pritet një vendim mbi këtë çështje deri në vitin 2020.

Shtëpia e Bardhë shqyrton dërgimin e 120 mijë trupave në Lindje të Mesme

Gjatë një takimi të këshilltarëve për siguri të presidentit amerikan, sekretari i mbrojtjes, Patrick Shanahan, e paraqiti planin e ndryshuar për dërgimin e 120 mijë ushtarëve në Lindje të Mesme në rast të ndonjë sulmi të mundshëm të Iranit ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara.

Rishikimi i këtij plani ishte urdhëruar nga John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan. Sidoqoftë, ai nuk ka bërë thirrje për pushtim tokësor të Iranit, sepse një gjë e tillë do të kërkonte shumë më shumë trupa.

Ky zhvillim pasqyron ndikimin e Boltonit në administratën amerikane. Ai njihet si një nga armiqtë më të rreptë të Iranit dhe përpjekjet e tij për përballje me Tehranin ishin injoruar para një dekade nga ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush.

Mbetet e paqartë nëse presidenti Trump, i cili ka kërkuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe Siria, më në fund do të vendoste që të dërgojë kaq shumë forca amerikane përsëri në Lindje të Mesme.

Brenda Shtëpisë së Bardhë ka dallime të mëdha për mënyrën se si shteti më i fuqishëm i botës duhet të kundërpërgjigjet ndaj Iranit në kohën kur tensionet po rriten për shkak të politikave bërthamore dhe synimeve të republikës islamike në Lindje të Mesme.

Aleatët evropianë, të cilët u takuan me Pompeon të hënën, thanë se janë të brengosur për mundësinë e eskalimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Tehranit dhe pasojat e pakthyeshme të tyre, shkruan “New York Times”, transmeton Gazeta Express.

Në SHBA do të hetohet origjina e hetimeve Trump-Rusi

Prokurori i përgjithshëm amerikan, William Barr, emëroi një prokuror federal për të shqyrtuar origjinën e hetimeve të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, raporton agjencia Associated Press.

Duke cituar një person të afërt me çështjen, AP tha se John Durham, prokuror në Konektikat, do të përcaktojë nëse mbledhja e informacioneve të inteligjencës nga fushata e presidentit Donald Trump ka qenë e ligjshme.

Trump i ka kërkuar këto hetime, pasi hetimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje i ka konsideruar si “gjueti shtrigash”, e bërë nga kundërshtarët e tij.

Trump dhe mbështetësit e tij po ashtu e kanë akuzuar Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në për spiunim të paligjshëm në fushatën e tij.

Kritikët e prokurorit të përgjithshëm, në anën tjetër, kanë thënë se Barr vepron në emër të presidentit dhe jo në interes të drejtësisë.

Muajin e kaluar, Barr u ka thënë kongresistëve se beson se ka pasur spiunim në fushatën e Trumpit.

Barr nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se po mbledh një ekip për të parë origjinën e hetimeve, të cilat janë udhëhequr nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller.

Raporti 448 faqesh i Muellerit ka konstatuar se nuk ka pasur konspiracion kriminal mes Moskës dhe fushatës së Trumpit për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Megjithatë, Mueller ka përmendur dhjetë raste ku Trump mund të ketë bërë përpjekje për t’i penguar hetimet.

Raporti ka arritur në përfundimin se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike”.

Pompeo niset drejt Brukselit para bisedimeve me Putinin në Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të arrijë në Bruksel të hënën, para se të niset drejt Rusisë, në vizitën e tij të parë si zyrtar i lartë amerikan, për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur ekzistojnë tensione në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Këto bisedime do të shënojnë diskutimet e nivelit më të lartë në mes të zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, prej korrikut të vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Në Bruksel, Pompeo do të takohet me zyrtarët evropianë për diskutuar rreth Iranit dhe çështjeve tjera.

Pompeo pritet të takohet me Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Soçi më 14 maj, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

“Pika kyçe kur të diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë, që është të theksojmë se Rusia ka ndërmarrë një varg të hapave destabilizues dhe agresiv në rangun global”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Ky zyrtar, duke folur në kushte anonimiteti, ka shtuar se takimi i Pompeos “është mundësi për t’i qartësuar këto pika me Qeverinë ruse dhe për t’i treguar pritshmëritë tona në të ardhmen”.

Kontrolli i armëve po ashtu pritet të jetë pikë e nxehtë e negociatave.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në Traktatin për Armët Bërthamore të vitit 1987, duke thënë se Rusia ka shkelur këtë marrëveshje duke zhvilluar sisteme raketore.

Moska ka mohuar këto pretendime dhe më pas ka vepruar njëjtë, duke u larguar edhe ajo nga marrëveshja.

Ai dokument u ka ndaluar SHBA-së dhe Rusisë, zhvillimin, prodhimin dhe pozicionimin e raketave me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Trump ka biseduar me Putinin javën e kaluar përmes telefonit, për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të re për armët bërthamore që mund të përfshijë edhe Kinën.

Përndryshe, zyrtari amerikan ka thënë se në kuadër të bisedimeve mes Putinit dhe Pompeos do të përfshihet edhe kriza në Venezuelë, konflikti në Ukrainë, Siri dhe Iran, dhe gjithë zonat tjera ku Uashingtoni dhe Moska përkrahin palë të kundërta.

Para Pompeos, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi pritet të takohet me Lavrovin në Soçi më 13 maj.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Sekretari Pompeo drejt Moskës për takime me Presidentin Putin dhe Ministrin Lavrov

Takimi Pompeo-Lavrov më 6 maj 2019 në Finlandë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e ardhshme, në një atmosferë marrëdhëniesh të acaruara mes dy vendeve për një numër temash përfshirë Venezuelën, Iranin dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e 2016-ës.

Sekretari i Shtetit niset të dielën për në Moskë për vizitën e tij të parë në Rusi si shef i diplomacisë amerikane.

Zyrtarë të lartë amerikanë, ndër ta zoti Pompeo dhe Nënpresidenti Mike Pence, e kanë akuzuar Rusinë se po punon kundër udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, duke mbështetur Presidentin Nicolas Maduro.

Uashingtoni e akuzon Rusinë se po përpiqet të rrisë influencën në hemisferën perëndimore përmes veprimeve në Venezuelë.

Zoti Pompeo mbërrin të hënën në Rusi, ku do të takohet me diplomatë amerikanë në ambasadën amerikane në Moskë, para takimit me përfaqësues të biznesit amerikan në kryeqytetin rus. Ai do të vendosë një kurorë tek Varri i Ushtarit të Panjohur në nderim të atyre që luftuan kundër nazizmit.

Të martën Sekretari amerikan i Shtetit MIke Pompeo do të shkojë në Soçi për bisedime me Presidentin Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kjo vizitë e zotit Pompeo zhvillohet ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për takimin e G-20 në Osaka të Japonisë ku do të marrin pjesë Presidenti Trump dhe Presidenti Putin.

“Është në interesin tonë të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë,” tha një zyrtar i lartë. “Kur kemi shqetësime, do t’i ngremë direkt, do të përpiqemi të ngushtojmë mospajtimet dhe të gjejmë fusha bashkëpunimi”.

Zyrtari nuk pranoi të bënte komente lidhur me mundësinë e një takimi mes dy presidentëve ndërkohë që ndodhen në Osaka për takimin e G-20. za