VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ish-deputetja e PD nxjerr dokumentin: 6 pyetje për Valdrin Pjetrin

By | August 9, 2019
blank

Komentet

blank

Le Monde (1990)- Shkrimtari Ismail Kadare denoncon “dogmat” dhe “psikozën” të cilat “pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë” në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2021

 

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të mërkurën e 4 prillit 1990, në faqen n°3, një intervistë të Ismail Kadaresë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri : në një intervistë të botuar në Tiranë

 

Shkrimtari Ismail Kadare denoncon “dogmat” të cilat “pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë”

blank

Burimi : Le Monde, e mërkurë, 4 prill 1990, f.3

Romancieri Ismail Kadare, i cili festoi 5 tetorin e kaluar, botimin e romanit me titull “Thikat” (bëhet fjalë për romanin e Neshat Tozaj me parathënie të Ismail Kadaresë), që denoncon praktikat e “sigurisë” shqiptare (Le Monde, 11 dhjetor 1989), sapo dha në Tiranë një intervistë të gjatë të botuar më 21 mars në gazetën “Voix de la jeunesse – Zëri i rinisë”.

 

Në deklaratat e tij, ai përmend shumë shkrimtarë të së kaluarës si Faik Konicën, Ernest Koliqin, apo priftin katolik Gjergj Fishta, ende të ndaluar në Shqipëri. Ai denoncon teprimet e luftës kundër fesë, të cilat kanë dëmtuar seriozisht kulturën e vjetër kombëtare shqiptare, duke kujtuar në veçanti se sa kjo kulturë është e lidhur me historinë e krishterimit (Shqipëria u krishtërua që në shekullin e parë dhe është një peshkop i këtij vendi i cili e kompozoi “Te Deum” në shekullin e katërt).

 

Ai denoncon me terma të forta intelektualët dhe zyrtarët që heqin dorë të angazhohen në procesin e demokratizimit : “Këta njerëz, thotë ai, të cilët nuk i kuptojnë aspiratat e popullit shqiptar, vlerësojnë nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore nëpërmjet trurit të tyre të ngushtë, mendjeve të tyre të varfëra. Për të justifikuar konceptimet e tyre qesharake, ata pickojnë aty këtu në trupat e doktrinës, koleksionet e citateve, paragrafët kushtetues, duke harruar se logjika që qëndron në themel të ekzistencës së kombit shqiptar është mbi teoritë dhe dogmat. Dogmat, teoritë dhe citatet që i kundërvihen kësaj logjike dhe pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë janë të papranueshme për banorët e këtij vendi. (…) Ata që nuk dallojnë se mirëqenia kombëtare dhe demokratizimi janë dy objektivat kryesorë për jetën e këtij vendi nuk i kanë kuptuar aspiratat e njerëzve (banorëve) të tyre. Që procesi demokratik të jetë real dhe i pakthyeshëm, duhet që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë.”

 

Kadare më pas evokon “psikozën” e cila shtyn një shtet drejt krimit : “E gjeneruar nga forcat më të errëta të vendit, ajo rritet dhe shumohet në organet e tij shtypëse. Pasi të kenë filluar të mbjellin sugjerimet e tyre kriminale, këto organe qëndrojnë në gatishmëri, duke mbledhur ditë pas dite fakte dhe të dhëna që do të bindin shtetin se kupa është mbushur plot. Nëse efekti i dëshiruar vonohet, ato vetë do të shumëfishojnë provokimet për të arritur qëllimet e tyre. Të verbuar nga kjo psikozë, duke u përpjekur të demonstrojnë tezën e tyre të pafund, sipas së cilës, pa to, Shteti do të vraponte drejt shkatërrimit të tij, ato nuk e kuptojnë se është pikërisht dhuna e tyre që do të jetë fatale për shtetin, dhe në fund të fundit, për vetë ato. Si qentë besnikë të regjimit, ato përfundojnë duke u bërë varrmihës të vendit. Siç e vinte në dukje Marksi, akti i parë i një tirani është gjithmonë gërmimi i varrit të tij.”

 

Kadare shton : “Demokracia, kultura e drejtësisë dhe ligjit janë ndër vlerat themelore të kombeve dhe të gjithë duhet të bëjnë çmos, çdo ditë, në çdo kohë, në mënyrë që ky sistem vlerash të mbizotërojë dhe të mbretërojë kudo. Kjo kulturë duhet të punojë urgjentisht për të gjunjëzuar forcat e errëta regresive që qëndrojnë kundër saj; nuk duhet hezituar të shtypen ato (forcat e errëta), sepse mbi këtë pyetje (çështje) civilizimi fisnik shqiptar do të kthehet në përparim.”

 

Shkrimtari përfundon : “Për letërsinë, kjo nuk është vetëm një detyrë, por një provë dhe një shans. Demokracia, ligji, drejtësia, këto koncepte kanë mbajtur gjithnjë lidhje të thella me krijimin letrar : ato, mund të thuhet, janë të të njëjtit trung. Duke rrezikuar të përsëritem, do të kujtoj atë që thashë për Eskilin, tek i cili është e vështirë të dallosh se ku mbaron dramaturgu dhe ku fillon mbrojtësi i ligjit. Për të, mund të themi se ai ishte ministri i parë i drejtësisë, jo i ndonjë qeverie, por i mbarë njerëzimit… Nëse nuk kujdeset për problemet e demokracisë, të drejtat e njeriut, liritë, letërsia nuk është vetëm e gjymtuar : ajo shënon sensin e saj moral me një pikëpyetje të madhe.”

 

 

blank

Dosja sekrete- Relacioni i agjentit të Sigurimit në Beograd: Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë
Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27-vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

VIJIM

Raport-informacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për sjelljet dhe qëndrimin e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit në Jugosllavi

SEKRET

Ekzemplar i vetëm

Tiranë më 7.8.1985

I N F O R M A T Ë

I arratisuri………………………ka shkuar në ambasadën tonë në Beograd në datën 31.7.1985 dhe midis të tjerave ka thënë: “Në hotel ‘Trimi’ në Beograd, ndodhen të arratisurit Aleksandër Kondo dhe………………………..Aleksandri dhe……………………….rrinë me……………………….është bërë pishman me vra veten, por ka rënë në hall e s’ka çfarë bën.

Ai, është i pakënaqur me Aleksandrin dhe shan qëndrimin e tij ndaj ambasadorit shqiptar, kur ky i fundit e takoi dhe ai i tha “ta vesh me tavëll kokës”. Aleksandri, ka pyetur të arratisurin ………………………………….nga Tirana, që u arratis kohët e fundit, se ç’thonin nga Tirana për arratisjen e tij, se ç’i kanë bërë familjes së tij, etj.

Aleksandri, në një bisedë që ka bërë me mua, më ka thënë, arsyen e arratisjes “Unë – shpjegonte ai – kur kthehesha nga jashtë, shokët më pyesnin se ç’kisha parë dhe sesi ishte jeta andej. U tregoja për jetën këtu, ose nga ato që me të vërtetë i kisha parë, se ca i trilloja. Këto biseda, i kishin marrë vesh dhe ata të Sigurimit, sepse para se të nisesha jashtë herën e fundit, babai më këshilloi që të mos flas lart e poshtë nga përshtypjet e udhëtimeve, e të jem i matur e i kujdesshëm. Nga frika se mos një ditë më arrestonin, u arratisa”.

Për arratisjen e Aleksandrit, kanë pasur dijeni dhe ca shokë të tij në Tiranë. Ai është arratisur për muzikë “Rrok” se të gjitha të tjerat i ka pasur në Shqipëri. Kushtet ekonomike shumë të mira, babai me pozitë, etj. Para disa ditësh, Aleksandri dhe……………………………kërkuan që të shkojnë tek ekipi ynë i qitjes që mori pjesë në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua këtu në Jugosllavi, por nuk i lanë.

“Donim të shkonim atje – theksoi Aleksandri – për të rrëmbyer ndonjë”! …………………………është penduar shumë për gabimin që ka bërë. Ai është djalë i zgjuar, ndërsa Aleksandri, duket si torollak. Ky gjatë darkave në Koshtunjak, kur ka muzikë vallëzimi në lokal, ngrihet në këmbë dhe bërtet si i çmendur, duke i’u drejtuar të arratisurve nga vendi ynë: “Çohuni, degjenerohuni çuna”.

Informata është nxjerrë nga Informacioni Nr.220 datë 1.8.1985. U nxorr në dy kopje, njëra për dosjen e Aleksandër Kondos ndërsa tjetra, për dosjen e………………………………!

OFICERI I DREJTIMIT

F.H.

Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me informatën e rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për provokimet e Aleksandër Kondo ndaj personelit të ambasadës shqiptare atje

Sekret

Ekzemplar i vetëm

Tiranë, me 14.08.1985

Rez. Beogradit me tel. NR.186 dt. 07.08.1985 njofton:

Dje mbasdite i arratisuri Aleksandër Kondo, shkoi pranë njërës nga makinat tona, tek banesat e diplomatëve, shtrëngoi dorezën e derës, bërtiti “dilni o shqiptarë” dhe u largua.

Për dijeni.

Teli është parë nga sh. Ministër e………………………………….nuk ka shënim të veçanta.

U nxuar në një kopje për dosjen e A. Kondos.

OFICERI I DREJTIMIT

F.H.

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi rrethanat e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

SEKRET

Ekzemplar Nr. 1

Tiranë, më 30.9.1985

I N F O R M A C I O N

Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Titogradit në Beranë të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë patur para për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-n e Ivangradit.

Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel “1000 Rusha” dhe presin të shkojnë diku në Perëndim.

Shënim: Kjo informatë është nxjerrë nga Informacioni Nr. 197 datë 7.08.1985, në dy kopje, për t’i vendosur në dosjet e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit.

Informacioni ndodhet në dosjen e objektit të veprimatrisë subversive.

OFICERI I DREJTIMIT

F.H.

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për qëndrimin e Aleksandër Kondos me të arratisurit shqiptarë në Koshtunjak të Jugosllavisë

Sekret

Ekzemplarë i vetëm

Tiranë, me 27.09.1985

Beogradi me tel.246 datë 24.9.1985 njofton sh. Sefer:

“1740” infromon:

Aleksandër Kondo nuk ka ikur akoma në Amerikë, diçka ka në analizat mjeksore. Qysh kur ka dalë nga burgu, ndodhet në hotel “Astorja”. Atje nuk i pëlqen mjedisi. Gjithë ditën rri me të arratisur të tjerë në Koshutnjak që e mbajnë për të ngrënë me ushqimin e tyre.

Shoku Sefer shënon: Drejtorisë I-rë

U nxorr pjesa e dytë në dy kopje

– dosja objektit

– Për Aleksandër Kondon

Oficeri Drejtimit

B.M

Raport i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me planin e masave që do realizohej për ndjekjen e survejimin e dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

Ar.238/1 “A.Res.Personal”

Ekzemplar Nr.

Beograd, më 30.8.1985

Nr. 284 datë 6.9.1985

PLAN MASASH

PËR PËRPUNIMIN E ALEKSANDËR KONDOS E XHELAL SUKNIQIT NË 2/A

Me burim “1740” do të sqarohet vendndodhja e tyre, si dhe lëvizjet që mund të bëjnë brenda Jugosllavisë nga një vend në tjetrin. – Kryen P.Op. G.M. e L.A., deri 15.8.1985 e vazhdim. Kontrollon rezidenti V.P.
Me burime të ndryshme legale e ilegale të sqarohen e thellohen rrethanat e zhdukjes së tyre në Titograd dhe veprimet e mëtejshme të organeve jugosllave me ta. – Kryen P.Op., G.M e L.A., deri 30.9.1985. Kontrollon rezidenti V.P.
Gjatë kohës që të dy objektet do të qëndrojnë në Jugosllavi të ndiqet aktiviteti i tyre armiqësor që do të zhvillojnë ndaj vendit tonë. Do të shfrytëzohet për këtë qëllim “1740” e ndonjë i arratisur që mund të vij në seli, ose që mund të takohet jashtë asaj. –Kryen P.Op., G.M e L.A. Kontrollon rezidenti V.P.
Të ndiqet përpunimi i tyre edhe me përpunimin e të arratisurit………………………, cili si agjent i UDB-së që duhet të jetë, përpunon të gjithë të arratisurit që shkojnë në kampin e Koshutnjakut. Mbajtja e……………………në kamp e vërteton këtë. – Kryen P.Op., L. A. e G.M., gjatë kohës që objektet do të jenë në Jugosllavi.
Rrethanat e arratisjes së A. Kondos e Xh. Sukniqi, mund të kenë krijuar edhe ndonjë dyshim tek organet jugosllave. Për t’i vënë në provë mund ti shtyjnë për të kryer ndonjë veprim konkret ndaj shokëve tanë, familjeve të tyre apo ndonjë qytetari tonë që vjen me shërbim apo kalon transit. Për sa sipër do të jepen porositë e nevojshme gjithë shokëve për të rritur vigjilencën kudo e në çdo kohë. –Kryen P.Op., L.A. e G.M., vazhdimisht.
Të ndiqet interesimi që mund të kenë për ta zbulimet e huaja, takimet që mund të marrin gjatë qëndrimit të tyre në Jugosllavi. – Kryen P.Op., G.M. e L.A., vazhdimisht. Kontrollon rezidenti V.P.
Të shfrytëzohet në drejtim të objekteve i arratisuri………………i cili ka ardhur një herë në seli e mendohet të vijë përsëri. – Kryen P.Op., L.A. e G.M., në vazhdim.
Për të dhënat që do të dalin në ngarkim të tyre dhe largimin nga Jugosllavia do të njoftohet menjëherë qendra. – Kryen P.Op., L.A.
Plani do të analizohet herë pas here dhe pot ë lind nevoja do të merren edhe masa të tjera.

PUNËTORI OPERATIV REZIDENTI

L.A d.v V.P. d.v

Shënim: Plani i masave është shtypur në dy kopje, një për në dosjen e përpunimit të A. Kondos e tjerat në dosjen e Xh. Sukniqit. Është nxjerrë nga materiali i fotografuar, i cili asgjesohet. Vërtetohet asgjesimi i materalit të fotografuar.

Punëtorët Operativ

B.M. e S.M.

OFICERI I DREJTIMIT

F.H.

Raport i Drejtorit të Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar me jashtë, mbi bisedën e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit, me një grua në Mal të Zi

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E TRETË

Nr.______ Tiranë, më_____1986

I N F O R M A C I O N

Një grua shqiptare në Mal të Zi, ka thënë se: nga një kushëri i saj shofer taksie në Titograd, ka mësuar që atë e kanë ndaluar në rrugë të arratisurit Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, të cilët mbasi i kanë thënë se janë nga Shqipëria e kërkojnë strehim politik në Jugosllavi, i kanë kërkuar që t’i çonte në organet e punëve të brendshme. Gjatë rrugës, ata i kanë folur me ngjyrat më të zeza për situatën politike e ekonomike në R.P.S.SH.-së, duke i sharë edhe udhëheqjen e Partisë e të shtetit shqiptar.

DREJTORI I DREJTORISË III

S.R.

Konsp. S.I.

Dakti. N.A.

Kopje një

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi telegramin shifër të rezidentit të Sigurimit të Shtetit në Beograd, për arrestimin e dy sportistëve shqiptarë nga ana e autoriteteve jugosllave

Beogradi me tel.323 datë 23.11.85 njofton sh. Sefer:

Sipas “1740”, të arratisurit A. Kondo, Xh. Sukniqi dhe një tjetër, janë arrestuar sepse janë rrahur me një serb. Kjo është e vërtetë, por mund të jetë ndonjë kombinacion për të justifikuar largimin disa ditë të tyre, prandaj duhet patur kujdes. Burimi nuk ka mundësi verifikimi. Ndërkohë midis të arratisurve në “Trim” e Koshutnjak ka patur rrahje.

U nxor në tre kopje për dosjen e të arratisurve, dhe dy personat.

Oficer Drejtimi

B.M.

Relacionet e Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për njoftimet kontradiktore të rezidenturës së Beogradit dhe asaj të New York, mbi mbërritjen në SHBA-ve të Kondos dhe Sukniqit

S E K R E T

Ekzemplarë Nr.____

Tiranë, më 25.11.1985

Qendra me tel. Nr.1462 datë 25.11.1985 udhëzon Rez. New York:

Kohë më pare, na keni njoftuar se të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, kanë ardhur aty. Nga njësia jonë në Beograd, na thuhet se të sipërmit ndodhen akoma në Beograd.

Prandaj verifikoni sa më sipër dhe na njoftoni më përgjegjësi.

Teli u nxorr në dy kopje për të arratisurit A. Kondo e Xh. Sukniqi.

OFICERI I DREJTIMIT

F.H

Sekret

Ekzemplarë i vetëm

Tiranë, më 28.12.1985

New York me telin Nr. 1636 dt. 23.12.1985 njofton:

Takuam “6131”. Njoftoi se Aleksandër Kondo nuk ka ardhur akoma këtu. Megjithëse është i pajisur me të gjitha dokumentat përkatëse dhe vizë – amerikane, si mbahet atje për çështjen e gjyqit që ju kemi njoftuar. Për sa sipër, burimi na foli me siguri.

Shënim: Ti kalohet shokut B.M. që e ndjek si problem

Punëtori Operativ

P. K.

Sekret

Ekzemplarë Nr. Dy

Tiranë, më 4.1.1986

Misioni tonë në New York me Tel. 2266 dt. 28.12.1985, njofton MINISTRINË e PUNËVE të JASHTËME: B.S., na tha se sipas një dibrani që ka ardhur në Amerikë këto ditë, jugosllavët i kanë vrarë dy sportistët, ngritësit e peshave.

Teli u nxuar në dy kopje për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqi.

OFICERI DREJTIMIT

F.H. S E K R E T

Ekzemplar nr. 1

Tiranë më 3.1.1986

Sh. S.R. me tel nr.1586 datë 31.2.1986 T. Urgjent udhëzon rezidenturën e Beogradit:

Sipas një emigranti kosovar me banim në SHBA, thuhet se Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, janë vrarë nga jugosllavët këto ditë. Me porosi të sh. Ministër, verifikoni këtë problem me përgjegjësi të plotë, dhe na thoni se si është e vërteta.

Mundësisht këtë ta bëni sot e nesër, sepse po të jetë e vërtetë e dhëna e mësipërme, ne jemi të detyruar të mbajmë qëndrim publik. Presim.

Teli u nxorr në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin

OFICERI I DREJTIMIT

F.H.

Relacion i Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dënimin me dy muaj burg, të dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

SEKRET

Ekzemplar nr

Tiranë më 3.1.1986

Beogradi me tel. nr. 388 datë 31.12.1985 njofton sh. S.R.

Thuaji nr. “1588”. “1740” informon se A. Kondo dhe Xh. Sukniqi janë dënuar me dy muaj burg dhe po vuajnë dënimin. Më gjatë do të interesohemi përsëri. Një numër i madh të arratisurish janë në burgun e “Padinska Skelës”, pasi janë arratisur për në Austri dhe organet e atjeshme, i kthejnë përsëri.

Teli është parë nga sh. Ministër e sh S.R. dhe nuk ka shënime

U nxorr në dy kopje për A. Kondon dhe Xh. Sukniqin. /Memorie.al

OFICERI I DREJTIMIT
F. H.

blank

Le Monde Diplomatique (1989)- Reagimi i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve

Ismail Kadare (Zvicër, 2002)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Qershor 2021

 

“Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Origjina e shqiptarëve

 

blank

Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar :

 

Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviç “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.”

 

Me sa duket z. Vuk Drashkoviç duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.

 

Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiç dhe jugosllavi Aleksandër Stipceviç.

 

Por z. Drashkoviç pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej.

blank

Dosja sekrete: Kondo dhe Sukniqi po e intensifikojnë veprimtarinë armiqësore, shfrytëzoni agjenturën në Beograd, Romë e New York…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetë

Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra  sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

                                                        VIJIM

Plani operativ i Drejtorisë së III-të Sigurimit të Shtetit, për survejimin dhe ndjekjen e Aleksandër Kondos në shtetet ku ai mund të shkonte

                                                                                            MIRATOHET     SEKRET

ZV / DREJTORI DREJTORISË TË III                                         Ekzemplar i vetëm

      N. Z.                                                                                    Tiranë, më 25.6.1985

                                                 PLAN – MASASH

AGJENTUROR – OPERATIV NË DREJTIM TË ALEKSANDËR KONDOS

Aleksandër Kondo ndiqet në përpunim 2/A si i arratisur, që ka refuzuar kërkesën për t’u kthyer në Shqipëri. Aktualisht ndodhet në Jugosllavi, ku me datën 28 maj, së bashku me Xhelal Sukniqin, u zhdukën në qytetin e Titogradit, në kohën që ishin duke kaluar transit nëpër Jugosllavi e ktheheshin nga Kampionati Europian i peshëngritjes që u zhvillua në Katovicë të Polonisë. Deri më tani ka mbajtur qëndrim armiqsor kundër vendit tonë dhe përgatitet të shkojë në vendet e perëndimt. Për këtë dhe për të zbuluar, dokumentuar e parandaluar veprimtarinë armiqësore që mund të zhvilloj Aleksandër Kondo kundër vendit tonë, do të merren këto masa:

  1. Do të njoftohen e udhëzohen rezidenturat e Beogradit, Romës dhe New Yorkut për marrjen e Aleksandër Kondos në përpunim 2/A e ndjekjen në dinamikë të qëndrimit e veprimeve të tij armiqësore. Kryen P.op. F. H. deri me 30.6.1985. Kontrollon Kryetari i Degës K. M.
  2. Rezidentura e Beogradit të shfrytëzojë të gjitha burimet e mundshme ilegale si dhe ato legale, me qëllim për të mësuar e grumbulluar të dhëna për qëndrimin e tij aktual në Jugosllavi, vendet që frekuenton, personat me të cilët shoqërohet e sidomos me të arratisur shqiptarë apo dhe kuadro e agjent të UDB-së etj.
  3. Të shfrytëzohen mirë rastet kur në seli vijnë miq të ambasadës, burime të tjera legale si dhe ndonjë të arratisur që mund të vijë në seli, me qëllim që në biseda me ta të mësojmë e grumbullojmë të dhëna për vend ndodhjen e tij, lëvizjet e ndryshme që mund të bëjë nëpër territorin e Jugosllavisë si dhe largimin e tij për në vende të tjera. Kryen Rez. e Beogradit detyrën vazhdim, kontrollon Kryetari i Degës K. M.
  4. Të punohet në dinamik për shfrytëzimin e të gjithë mundësive e burimeve për të mësuar dhe sqaruar të vërtetën e ngjarjes së datës 28 maj në Titograd, rrethanat e ndodhisë. Veprimet e mëpastajme pas largimit nga grupi sportistëve, çfarë kanë deponuar para organeve të vendit etj. – Kryen Rez. Beogradit detyrë në vazhdim, kontrollon Kryetar Degës K. M.
  5. Të ndjekin rregullisht shtypin e emisionet e televizionit jugosllav, për të mësuar se ç’ka flitet e thuhet për ta, në se mund të japin intervista në televizor, karakterin e intervistës, për qëndrimin e tyre në Jugosllavi, si dhe për largimin në vende të tjera të Perëndimit etj. – Kryen Rez. Beogradit detyrë në vazhdim, kontrollon Kryetari Degës K.M.
  6. Rezidentura e Romës të udhëzohet për të marrë masat e nevojshme paraprake e në perspektivë për të ndjekur e kontrolluar veprimtarinë armiqësore të Aleksandër Kondos, në rast se ai do të stabilizohet në Itali, ose qoftë edhe përkohësisht. – Kryen P. op. F. H. deri me 30.06.1985, Kontrollon Kryetari Degës K. M.
  7. Rezidentura e Romës të aktivizojë B.p. “5202”, “5209”, “5220”, “5247” e ndonjë tjetër që mund të bjerë në kontakt me Aleksandër Kondon, me qëllim për të grumbulluar të dhëna për figurën e tij, lëvizjet që mund të bëjë nëpër Itali, vendet që mund të frekuentojë, sidomos kampet në Latina e Kapua, kontaktet që mund të marrë me të arratisur të tjerë shqiptarë e veçanërisht kontaktet me krerët e emigracionit reaksionar shqiptar se………………………………..me kuadro ose agjent të organeve të vendit si dhe të Vatikanit etj. – Kryen Rez. Romës detyrë në vazhdim, Kontrollon Kryetari Degës K.M.
  8. Rezidentura e New Yorkut do të udhëzohet për punën që duhet të bëjë për të ndjekur e mbajtur në kontroll A. Kondon, në rast se do të vijë në SHBA. Për këtë të drejtohet B.p. “6120”, “6167”, “6103”, “6404”, “6412”, “6119”, “6131”, “6431” e “6440” për të grumbulluar të dhëna për A. Kondon, vendet që frekuenton, lëvizjet që bënë, kontaktet e tij me të arratisur të tjerë e krerë të emigracionit shqiptar………………………. –Kryen Rez. New Jorkut detyrë në vazhdim, Kontrollon Kryetari Degës K.M.
  9. Do të punohet për të evidentuar lidhjet e tij familjare, miqësore e shoqërore me interes operativ, me qëllim që në të ardhmen, mund të përdorim ndonjëri prej tyre për t’i bërë presion A. Kondos, për të hequr dorë nga veprimtarisë armiqsore, e për t’u kthyer në Shqipëri. – Kryen P.O. F.H deri me 30.12.1985, kontrollon Kryetari Degës K.M.
  10. Do të merret në kontroll postar me qëllim për të parë e mësuar lidhjet e reja me interes operativ të tij, karakterin e korespondencës dhe se mos zhvillon veprimtari armiqsore dhe nëpërmjet këtij kanali. – Kryen P.O. F.H deri me 30.6.1985, kontrollon Kryetari Degës K.M.

                   PUNËTORI OPERATIV                          KRYETARI DEGËS

                                  F.H.                                         K.M.

Informacioni i Drejtorisë së III-të të Sigurimit të Shtetit, lidhur me analizën e bërë për arsyet e arratisjes së dy sportistëve shqiptar në Jugosllavi

                                                                                                         SEKRET

                                                                                                      Ekzemplar nr 

                                                                                                     Tiranë më 20.6.1985

                                                      I N F O R M A C I O N

Nga analiza që i bëmë ngjarjes së ndodhur mbi zhdukjen e dy sportistave tanë në Titograd, mendojmë sa vijon:

  1. Rrethanat e çështjes të shpjeguara nga pjestarët e ekipit dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me kohën e shkurtër si dhe zhdukjen e papritur nga grupi, pa krijuar asnjë rrethanë për të tërhequr vëmëndjen, çojnë në konkluzionin se ata duhet të jenë arratisur. Ide të cilën mund ta kenë pasur që më përpara dhe e gjykuan për ta realizuar në atë mënyrë siç vepruan. Këtë e përforcon dhe personaliteti i tyre i dobët, pa hyrë në shpjegime për motivet që i kanë nxitur që të kryejnë këtë akt.
  2. Nuk përjashtohet mundësia që të ndodhemi përpara një kombinacioni të studiuar e me qëllime të caktuara politike të UDB-së. Jugosllavët me qëllim për t’ju kundërvënë gjëndjes së shëndoshë që manifestoi populli ynë, rreth Partisë pas vdekjes së shokut Enver Hoxha, qëndrimeve parimore të qeverisë sonë për marrdhëniet me këtë vënd fqinj, zgjidhjes së pengesave për zgjerimin e marrëveshjes në fusha të ndryshme, si dhe për të hedhur poshtë qëndrimet tona ndaj deklaratave armiqësore dhe nxitëse të kryeministres jugosllave, duke studiuar më parë e shfrytëzuar veset e dobëta të sportistëve tanë, mund të kenë organizuar rrëmbimin e tyre, gjë që përbën një akt të paramenduar për të shkaktuar pasoja të caktuara në marrdhëniet dypalëshe.

Jugosllavët kërkojnë shkak dhe me këtë plan, mund ta kenë realizuar këtë veprim. Fakti që ata heshtin, mund të shpjegohet se ata shpresojnë se mund t’i thyejnë e t’i përpunojnë për t’i ekspozuar tek mjetet e propagandës, me qëllim diskretitimi ndaj vëndit tonë. Dhe nëse ata nuk i’a arrijnë një gjëje të tillë, për të mbuluar gjurmët e këtij akti të shëmtuar, mund të kryejnë edhe likujdimin fizik të tyre, duke i dhënë shpjegime të ndryshme edhe notës sonë me formula justifikimi. Çështjen e kemi në ndjekje.

                       DREJTORI I DREJTORISË SË III

                                             S.F.

Udhëzimet e Sigurimit të Shtetit dërguar rezidentit “Blerimi” në Beograd, me detyrat përkatëse për ndjekjen, kontrollin dhe survejimin e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit

                                                                                                        SEKRET

                                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                                                  Tiranë më 20.6.1985

Beogradi me telin Nr. 131 datë 17.6.1985 njofton shokun………………….

Dy sportistët i kanë çuar në kampin e Padinska Skela.

Për dijeni V.

Teli është parë nga shoku Ministër dhe shoku………………………..dhe nuk ka shënime. Teli u nxorr në dy kopje për tu vendosur në dosjet formulare 2/A të secilit.

                    OFICERI I DREJTIMIT

                              F.H

                                                   Letër operative Nr 166/1

                                                          “A.Res Personal”

                                                         Ekzemplar i vetëm 

                    Pozitë më 22.6.1985

 LËNDA: MBI TË ARRATISURIT ALEKSANDËR KONDO E XHELAL SUKNIQI 

                     “BLERIMIT”

                       POZITË

Të arratisurit Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, u morën në përpunim 2/A. Qëndrimi i tyre në “Ferrë” dhe refuzimi për t’u kthyer në atdhe, si dhe qëndrimi armiqësor që mbajnë kundër vëndit tonë të cilin edhe e kanë shprehur duke thënë se “mezi e pritëm këtë ditë që të vinim këtu” dhe “do të jemi kundërshtar deri në fund të Shqipërisë”, “do të kthehemi një ditë por kur të përmbyset regjimi”, “sepse një ditë ai do përmbyset”, etj.

Këto e bëjnë të domosdoshme ndjekjen me dinamikë e me përparësi të aktivitetit të tyre armiqësor. Prandaj për këtë qëllim, nga ana juaj, të hartohet një plan masash i veçantë për secilin, ku përveç të tjerave, theksi të vihet në shfrytëzimin e mirë të burimeve ilegale dhe legale, për të mësuar mbi qëndrimin aktual që mbajnë, rrethin e tyre shoqëror, vëndin ku ndodhen, lokalet që frekuentojnë, shoqërimet me të arratisur të tjerë, kuadro e agjentë të UDB-së, apo edhe zbulimeve të tjera kundër vëndit tonë.

Ka të dhëna se Kondo dhe Sukniqi, në fund të qershorit apo në fillim të korrikut të 1985, do të emigrojnë në “Peshkaqen” prandaj të punohet sistematikisht për të mësuar në kohë largimin e tyre nga “Ferra”, për në “Peshkaqen”, apo në ndonjë vënd tjetër. Gjithashtu në shfrytëzimin e burimeve legale dhe ilegale, t’i kushtoni rëndësi dhe sqarimit të rrethanave të zhdukjes së tyre në 28.5.1985, në Titograd.

Veprimet e tyre pas largimit nga grupi i sportistëve dhe qëndrimin që kanë mbajtur para organeve të “Ferrës”. Për këtë mund të shfrytëzoni edhe rastet kur në seli, vijnë të arratisur shqiptarë për probleme të ndryshme. E midis të tjerave mësoni edhe për qëndrimet e A. Kondos e Xh. Sukniqit, çfarë thuhet e flitet në rradhët e të arratisurve për ta, kontaktet që mund të marrin me të arratisur të tjerë që vijnë në “Ferrë”, etj.

Po kështu gjatë përpunimit të tyre, të mësohet edhe interesimi që tregojnë për ta, organet e “Ferrës”, emigracioni reaksionar shqiptar e kosovar në Perëndim, si dhe zbulimet e tjera të huaja. Rregullisht ndiqni shtypin dhe emisionet e tjera televizive për të mësuar se çfarë flitet për ta, nëse mund të japin intervistë në televizion, në rast se çfarë dhanë në intervistë, qëndrimin e tyre në “Ferrë” si dhe largimin nga “Ferra” për në “Peshkaqen”.

Përpunimi i tyre paraqet interes, prandaj punoni sistematikisht për grumbullimin e të dhënave periodike për ta. Në drejtim të tyre, shfrytëzoni dhe “1740”.

“LUFTËTARI” 

Telegrami shifër i rezidenturës së Zbulmit Shqiptar në Beograd, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme në Tiranë, lidhur me gjëndjen shpirtërore dhe qëndrimin që mbajnë Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi

SEKRET

                                                                              Ekzemplarë i vetëm

                                                                             Tiranë, më 29.7.1985

Rez. Beogradit me tel. Nr.172 datë 27.7.1985 njofton shokun………………..

I arratisuri Aleksandër Kondo, mban qëndrim të poshtër, kurse Xhelal Sukniqi ka shenja pendimi.

Teli është parë nga sh. Ministër dhe sh…………………………dhe nuk ka shënime. Teli u nxuarr në dy kopje për t’i vendosur në dosjen 2/A të Aleksandër Kondos………………………..

OFICERI I DREJTIMIT

              F.H.

                                                               SEKRET

                                                        Ekzemplar i vetem

                                                        Tiranë më 20.7.1985

RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SË ALEKSANDËR KONDOS

Aleksandër Kondo ka qënë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes ka qënë në Spanjë, dhe nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Kjo del dhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë p.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë. Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin e Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna që kemi pasur në ngarkim të tij. Sepse ai ka përdorur stimulues të ndryshëm gjatë garave, kur ka qënë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë jo të formuar mirë, e ka qënë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni, ekipi ynë, mbërriti në Titograd ku do ti priste autobuzi për ti marrë. Në këtë kohë gjithë shokët shpërndahen. Po kështu dhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqin, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet asgjë por vetëm dihet se kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht ndodhen në Jugosllavi si Aleksandri ashtu dhe Xhelali. /Memorie.al

SHEFI I SEKSIONIT TË PARË         PUNTORI OPERATIV

                N.S.                                             F.Z

blank

Dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit për Aleksandër Kondon: Mezi e kemi pritur këtë ditë që të vinim këtu, në këtë vend ku njerëzit janë të lirë dhe…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

VIJIM

Artikulli i gazetës “Zëri i Popullit”, lidhur me zhdukjen e dy sportistëve shqiptarë në Jugosllavi

5 qershor 1985

VETËM NJË ÇËSHTJE E ERRËT KËRKON FSHEHJEN E GJËRAVE

Kaloi një javë që kur në Titograd të Jugosllavisë duke u kthyer për në Shqipëri, u zhdukën në mënyrë të papritur dy sportistët tanë peshëngritës. Heshtja e gjatë që mbajti pala jugosllave siç është e natyrshme, ngjalli një shqetësim të madh në opinionin tonë publik, tek sportdashësit, dhe tek familjet përkatëse për fatin dhe jetën e dy qytetarëve shqiptarë. Më në fund pas kërkesave këmbëngulëse të Ministrisë sonë të Jashtme, në rrugë diplomatike, Sekretariati për Punët e Jashtme të Jugosllavisë, vetëm gojarisht njoftoi ambasadën shqiptare në Beograd, se dy sportistët shqiptarë, i janë paraqitur komisarit të Këshillit të Refugjatëve të Jugosllavisë dhe kanë kërkuar mbrojtjen e tij.

Koha e gjatë që i’u desh autoriteteve jugosllave për të dhënë një shpjegim të tillë, nuk mund të jetë rezultat i zvarritjeve burokratike dhe as pasojë e një neglizhence të thjeshtë. Heshtja e zgjatur, siç është theksuar nga zëdhënësi i MPJ-së të RPS të Shqipërisë, flet se diçka e kurdisur ka ndodhur me sportistët tanë. Autorëve jugosllavë të këtij veprimi tipik mafioz, mesa duket u është dashur mjaft kohë për të gjetur këtë version. Nga çdo anë që ta shqyrtosh, heshtja e zgjatur rreth fatit të sportistëve shqiptarë, flet për implikimin e dikujt në Jugosllavi për këtë çështje. Ka një qëndrim politik të përcaktuar në gjithë këtë turbullirë, që synon të mos hedhë dritë mbi të vërtetën, që të mbajë në padijeni si opinionin shqiptar të interesuar, ashtu dhe opinionin e huaj dhe vetë atë jugosllav.

Vetëm një çështje e errët kërkon mbulimin e së vërtetës dhe fshehjen e gjërave. Mënyra misterioze me të cilën u trajtua zhdukja e dy sportistëve shqiptarë, nuk mund të mos krijojë ndjenja shqetësimi të qytetarëve shqiptarë që kalojnë në Jugosllavi. Qëndrimi i mësipërm ndaj sportistëve dhe ndaj vendit tonë, mbahet në një kohë kur zyrtarë jugosllavë mbajnë deklarata për përmirësimin e marrdhënieve dypalëshe. Por zhdukja e dy sportistëve tanë në Titograd dhe qëndrimi që u mbajt për këtë problem, nuk përputhet me këto deklarata. Pretekste, shkaqe, e probleme, për t’i shtuar acarimet, mund të gjenden e të krijohen plot. Qëndrimi i autoriteteve jugosllave rreth zhdukjes së dy sportistëve tanë në Titograd, nuk i shërben zhvillimit të marrdhënieve të fqinjësisë së mirë.

S.Gj.

Komenti i radios “Zëri Amerikës”, për protestën e qeverisë shqiptare drejtuar autoriteteve jugosllave, për dy sportistët, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi

Radio “Zëri i Amerikës”

PROTESTE E QEVERISE SHQIPTARE PRANE QEVERISE JUGOSLLAVE

Qeveria shqiptare protestoi pranë qeverisë jugosllave lidhur me dy peshngritës shqiptarë, që u zhdukën papritur në territorin e Jugosllavisë. Agjencia Telegarfike Shqiptare thotë se dy sportistë, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, po ktheheshin në vendin e tyre pasi kishin marrë pjesë në kampionatin e ngritjes së peshave që u zhvillua në Poloni. Ata u zhdukën të martën në qytetin Titograd të Jugosllavisë, pranë kufirit me Shqipërinë.

Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Jugosllavia nuk u është përgjigjur kërkesave të Shqipërisë për kthimin e dy sportistëve. Agjencia Telegrafike Shqiptare e quan këtë gjë një akt të rëndë politik.

Joçi / N.Vasi

AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Agjensia e lajmeve TANJUG, lidhur me njoftimet dhe komentet e shtypi të huaj, për dy sportistët shqiptarë që kërkuan strehim politik në Jugosllavi

8 qershor 1985

LAJME PËR SHQIPËRINË

SPORTISTËT SHQIPTARË KËRKOJNË STREHIM POLITIK

BEOGRAD, 7 qershor/ TANJUG/. – Dy sportistët shqiptarë, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, që ndodhen në Jugosllavi, që nga 28 maji, këmbëngulin në kërkesën e tyre që atyre t’u jepet strehim politik. Kondo dhe Sukniqi janë anëtarë të ekipit kombëtar peshëngritës të Shqipërisë. Zhdukja e tyre i’u njoftua autoriteteve jugosllave më 28 maj, në kohën kur ekipi kombëtar shqiptar, ndërsa po kthehej nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes në Poloni, po kalonte përmes qytetit të Titogradit, Republika e Malit të Zi, Jugosllavia Jugperëndimore.

Pas kësaj, Kondo, 25 vjeç dhe Sukniqi, 24 vjeç, i’u paraqitën autoriteteve jugosllave dhe kërkuan strehim politik. Në përputhje me konventën dhe protokollin për refugjatët (Jugosllavia i ka nënshkruar ato), u bë e mundur që ata të hynin në kontakt me një përfaqësues të Komisionerit të Lartë për Refugjatët të OKB-së në Beograd.

Sekretariati Federativ Jugosllav për Punët e Jashtme informoi ambasadën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Beograd për këtë ngjarje. Me kërkesë të ambasadës, Komisionari i Lartë i OKB-së për Zyrën e Refugjatëve, bëri të mundur që më 6 qershor dy përfaqësues të ambasadës, të takoheshin me sportistët e arratisur.

AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE 8 qershor 1985

(Lajme për Shqipërinë)

Me këtë rast, Kondo dhe Sukniqi hodhën poshtë kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e ambasadës për t’u kthyer në Shqipëri, duke deklaruar se ata i përmbahen vendimit të tyre të marrë. me vullnet të lirë për të kërkuar strehim politik. – Gek (ATSH)

AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE 9 qershor 1985

(Buletini i radiove të huaja në gjuhën shqipe)

Nr.114

Tiranë, më 8 qershor 1985

Radio “Zëri i Amerikës”

MBI ARRATISJEN E DY SPORTISTËVE SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI

Dy sportistët shqiptarë, të cilët para një jave ishin zhdukur në mënyrë të papritur nga shokët e tyre, bëhet e ditur se kanë kërkuar strehim politik në Jugosllavi. Ata u zhdukën më 28 maj dhe më vonë u kanë kërkuar autoriteteve jugosllave mbrojtjen e tyre.

Përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Beograd u takuan me dy sportistët në fjalë, të cilët edhe para tyre refuzuan të kthehen në vendin e vet.

Agjencia shqiptare e lajmeve -ATSH- ka kërkuar disa ditë më parë kthimin e tyre sa më shpejt, duke e quajtur zhdukjen e këtyre dy sportistëve, si një akt të rëndë politik.

Të dy të rinjtë shqiptar u zhdukën kur po ktheheshin nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në kampionatin e peshëngritësve.

Radio “BEOGRADI”

FAKTE RRETH DY SPORTISTËVE SHQIPTARË

Me rastin e shkrimit të gazetës “Zëri i Popullit” të Shqipërisë, për zhdukjen e dy sportistëve të RPS të Shqipërisë në Jugosllavi, Agjencia e Lajmeve TANJUG, sjell këto fakte:

AGJENCIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE 9 qershor 1985

(Buletini i radio)

Duke u kthyer nga Kampionati Europian në ngritjen e peshave në Poloni, reprezentacioni shtetëror shqiptar, kaloi nëpër Titograd, më 28 maj të këtij viti dhe me këtë rast paraqiti zhdukjen e dy sportistëve të vet.

Pas një kohe anëtarët e reprezentacionit në peshëngritje, A. Kondo lindur më 1960 dhe Xh. Sukniqi lindur më 1961, ju paraqitën në Titograd organeve kompetente jugosllave dhe kërkuan azilin politik. Këtyre sportistëve me kërkesë të tyre, ju bë e mundur që të kontraktojnë me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në përputhje me konventën dhe protokollin mbi refugjatët, anëtarët e së cilës është dhe Jugosllavia.

Sekretariati Federativ për Punët e Jashtme, informoi për këtë Ambasadën e RPS të Shqipërisë në Beograd.

Me kërkesën e ambasadës shqiptare, përfaqësuesi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuar në Beograd, mundësoi takimin e dy përfaqsuesve të ambasadës me sportistët shqiptarë. Me këtë rast, A. Kondo dhe Xh. Sukniqi refuzuan të kthehen në Shqipëri, duke deklaruar se mbeten në vendimin e tyre për të kërkuar azilin politik.

Shënim: Këtë lajm e dhanë edhe Radio e Prishtinës, Radio e Titogradit si dhe ajo e Shkupit.

AGJENSIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE

BULETINI I POSACËM

12 qershor 1985

Shtypi grek

Gazeta “Akropolis” e datës 8 qershor 1985, boton njoftimin me burim nga Beogradi me titull: “Sportistët shqiptarë kërkuan strehim politik në Jugosllavi”. Në të thuhet: “Beograd 9 (shërbim i posaçëm). Dy sportistët shqiptarë kërkuan strehim politik në Jugosllavi dhe nuk pranuan ti binden kërkesës së ambasadës së tyre për tu riatdhesuar. Është fjala për peshëngritësit Aleksandër Kondo 25 vjeç dhe Xhelal Sukniqi 24 vjeç, që morën pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Poloni. Gjatë rrugës së kthimit për në Shqipëri nëpërmjet Jugosllavisë dy peshëngritësit, vendosën që të kërkojnë strehim politik. Në Beograd zyra e OKB-së për Refugjatët, ndërmjetësoi një takim të dy sportistëve me zyrtarë të ambasadës shqiptare, por ata nuk u bindën që të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Shqipëria protestoi për shkak se autoritetet jugosllave i informuan me vonesë për këtë rast”.

Shtypi italian

Gazeta “La Stampa” e Torinos e datës 8 qershor 1985, botoi njoftimin me titull “Dy sportistët shqiptarë kërkojnë strehim politik në Beograd”. Në të thuhet: “Beograd. Autoritetet jugosllave kanë bërë të ditur se dy sportistë shqiptarë Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, zhdukja e të cilëve në 28 maj në Titograd, u bë e ditur nga burime shqiptare, kishte shkaktuar protesta nga ambasada shqiptare, kanë kërkuar strehim politik”.

Shtypi çekosllovak

Në buletinin e CETEKA-s për përdorim të brendshëm të datës 7 qershor 1985 me titullin “Dy sportistë shqiptarë kërkojnë azil politik në RSF të Jugosllavisë” botohet si lajm nga korespondenti i kësaj agjensie në Beograd në të cilën thuhet: “Beograd 7 qershor TANJUG përgënjeshtron sot thënien e gazetës shqiptare “Zëri i Popullit” sipas të cilës javën e kaluar në Jugosllavi u zhdukën dy sportistë shqiptarë të cilët po ktheheshin nga gara europiane e peshëngritjes së këtij viti. Lidhur me këtë TANJUG thekson se është fjala për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin të cilët në 28 maj u ndanë nga ekipi kombëtar dhe u kërkuan organeve jugosllave strehim politik”.

Shtypi francez

Gazetat “Le Monde” dhe “Liberation” përkatësisht të datave 4 dhe 6 qershor 1985 botojnë njoftimin e AFP-së me titull “Dy sportisë shqiptarë zhduken në Jugosllavi”. Në të thuhet: “Dy peshëngritësit shqiptarë që ishin zhdukur në 28 maj në Titograd të Jugosllavisë, iu kanë kërkuar mbrojtjen autoriteteve jugosllave njoftoi dje e përditshmja “Zëri i Popullit”. Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, u zhdukën në kohën që delegacioni po kthehej nga Kampionati Europian në Katovicë, duke kaluar në Jugosllavi”.

Relacioni i Kryetarit të Degës së Sigurimit për marrjen e vendimit të ndjekjes dhe survejimin e Aleksandër Kondos jashtë Shqipërisë

MIRATOHET SEKRET

ZV/DREJTORI I DREJTORISË SË III Ekzemplarë i vetëm

Tiranë. Më 20.6.1985

VENDIM

PER TE MARRË NË PËRPUNIM 2/A TË QUAJTURIN ALEKSANDER KONDO

Unë, F.H. punëtor operativ në Drejtorinë e III, pasi studjova materialet në ngarkim të Aleksandër Kondos

GJETA se:

Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit, i datëlindjes 1960, lindur e banues në qytetin e Tiranës, me arsim 8 vjeçar, polic, sportist – peshëngritës në Klubin Sportive “Dinamo”, i fejuar, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Aleksandëri rrjedh nga një familje me përbërje e qëndrim të mirë politik. Babai i tij, Vangjeli është nga fshati Pish-Poro i rrethit të Fierit, ish oficer në Gardën e RPSSH (ish me detyrën e shefit të shtabit). Xhaxhai i tij është shef policie në rrethin e Gjirokastrës. Vetë Aleksandri, pasi ka mbaruar shkollën 8 vjeçare, është marrë me sportin e peshëngritjes.

Kohët e fundit është veshur polic në organet e policisë e me shërbim në qytetin e Tiranës. Ishte i fejuar me një vajzë nga familje me përbërje e qëndrim të mirë politik. Aleksandri ka dalë disa herë jashtë shtetit me ekipin kombëtar të peshëngritjes, dhe herën e fundit, duke qenë pjestar i këtij ekipi, morri pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritësve që u zhvillua në Katovicë të Polonisë, në muajin Maj 1985.

Gjatë kthimit për në Shqipëri, me datën 28 maj, kur ishin duke kaluar transit nëpër Jugosllavi, zhduken dy sportistët Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, në qytetin e Titogradit. Nga verifikimet e bëra rezulton se ata ndodhen në Jugosllavi dhe janë paraqitur në Zyrën e Komisariatit të OKB-së për Refugjatët e kanë kërkuar strehim politik.

Nga kontaktet e marra nga shokët e ambasadës sonë në Beograd me Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqin, del se që të dy këta kanë këmbëngulur në kërkesën e tyre për strehim politik e marrjen në mbrojtjen nga organet e vendit, kanë refuzuar thirrjen e kërkesën e bërë për t’u kthyer në Shqipëri, si dhe kanë mbajtur qëndrim të keq e armiqsor, ku midis të tjerave Aleksandër Kondo është shprehur: “Neve kemi ikur vetë dhe nuk na ka rrëmbyer njeri, siç doni ta paraqisni ju”, “ne mezi e kemi pritur këtë ditë që të vinim këtu, në këtë vend ku njerëzit janë të lirë etj.”, “Unë e realizova qëllimin tim, do të iki në fund të botës dhe do të jem kundërshtar deri në fund i atij vendi (Shqipërisë)”, “Këto që po ju them juve, unë i them edhe publikisht, bile edhe në televizion, dhe do t’i them”, “Edhe sikur me flori t’ma shtroni nuk kthehem. Unë do të kthehem një ditë, por kur të përmbyset regjimi, sepse do të përmbyset”.

Po kështu Rez. Nju Jorkut me tel Nr.935 datë 8.6.1985 njofton se: “………………………..ka biseduar në telefon me Zyrën e Emigracionit në Beograd dhe ka mësuar se të dy sportistët shqiptar kanë kërkuar strehim politik në Jugosllavi dhe se nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut, do të emigrojnë në SHBA”.

Për sa më sipër, me qëllim që të zbulojmë, dokumentojmë e parandalojmë veprimtarinë armiqsore që mund të zhvillojë Aleksandër Kondo, kundër vendit tonë si dhe për të sqaruar më mirë rrethanat e ngjarjes së 28 Majit në Titograd.

VENDOSA

Aleksandër Kondo të merret në përpunim 2/A si i arratisur (ka qëndruar në Jugosllavi pas kthimit nga aktiviteti ndërkombëtar i peshëngritësve dhe ka refuzuar kërkesën për t’u kthyer në Shqipëri) që aktualisht ka mbajtur qëndrim armiqësor e që në të ardhmen mund të veprojë aktivisht kundër vendit tonë.

Të bëhen veprimet përkatëse në kartotekën e Drejtorisë së Tretë./Memorie.al
PUNËTORI OPERATIV KRYETARI I DEGËS

F.H. K.M.

VIJON

blank

Dosja sekrete: Me zhdukjen e dy sportistëve shqiptarë, kemi të bëjmë me një akt të rëndë politik, të kryer nga…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

 

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

VIJIM

Relacioni i Drejtorit të Drejtorisë së III-të të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, lidhur me rrethanat e arratisjes së Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit, në Stacionin Hekurudhor të Titogradit

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

DREJTORIA E TRETË

Sekret

Ekzemplar nr 1

Tiranë 1985

I n f o r m a c i o n

Nga burimet tona dhe analiza e vendit të ngjarjes së datës 27.5.1985 në qytetin e Titogradit del se:

Në qytetin e Titogradit nga verifikimet dhe bisedat e bëra deri tani në përgjithësi në ambiente e lokale tregtie, hotele, dhe në stacionin hekurudhor të trenit për mallrat, del se ngjarja e ndodhur nuk është mësuar nga qytetarë e punëtor jugosllavë. Kështu në stacionin hekurudhor të trenit të mallrave, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur 15 mjete të Parkut të Eksportit, si dhe vetë ky stacion nuk është më shumë se 100 metra larg vendit të ngjarjes, personeli dhe puntorët e shkarkimit deri në datën 2.6.1985, nuk kanë folur për këtë ngjarje.
Edhe në bisedat që janë bërë me punonjës të lokaleve ambulatorike të tregtisë afër stacionit të trenit të cilët, nga ana okulare kanë një vështrim të mjaftueshëm për të parë lëvizjet rreth e përqark ambientit, nuk është arritur që të mësohet gjë për këtë ngjarje ose të paktën rrethanat që u zhvilluan për zhdukjen e dy sportistëve tanë.

Me datën 2.6.1985 spedicioneri i “Jugospetit” në stacionin e trenit të mallrave, midis të tjerave tha: “Në datën 1.6.1985 vëllai im (me punë oficer i UDB-së në Titograd-shënimi ynë) më tregoi se ditë më parë atje, janë zhdukur dy sportista shqiptarë që vinin nga Polonia. Për këtë milicia, ka marrë masa kërkimi, janë ngritur post blloqe, kërkohet ditë e natë, por deri tani rezultate konkrete nuk ka. Ne kemi ngritur versionin se të dy këta sportistë janë fshehur në Titograd, dhe se ata nuk janë grabitur nga të tjerë.

Në qendrën tonë këto ditë na u tha se një zyrtar me përgjegjësi në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, ka porositur që të merren masa për të zbuluar se ku fshihen sportistët shqiptarë”.

Analizuam vendin e ngjarjes në Titograd dhe paraprakisht mendojmë se të dy sportistët, duhet të jenë larguar me dashje nga grupi, dhe jo të jenë rrëmbyer forcërisht nga organet e UDB-së. Këtë version e mbështesim në faktin se elementët përbërës të ngjarjes, si koha e ndodhjes, objektet që rrethojnë vendngjarjen, dendësia e lëvizjes së mjeteve dhe ato që parkohen anës rrugës, hyrjet dhe daljet e shumta të qytetarëve në stacionet hekurudhore, janë të tilla që grabitja forcërisht e tyre, të shikohej nga punonjës të tregtisë dhe qytetarë jugosllavë, gjë që do të shkaktonte zhurmë në këtë zonë.
Për rrjedhojë duke pasur parasysh dhe faktin se nga bisedat që janë bërë me punonjësit e tregtisë në afërsi të vend-ngjarjes, ku deri tani nuk dihet gjë, ekzistojnë rrethana të tilla që Aleksandër Kondo dhe………………………të jenë larguar nga grupi duke realizuar kështu arratisjen e tyre gjatë kthimit për në atdhe.

Nga verifikimet që bëmë del se organet e kufirit dhe dogana jugosllave, në asnjë rast nuk ka bërë pyetje tek shoferat tanë të eksportit për ngjarjen e ndodhur. Si dhe nuk na rezulton që shoferat tanë dhe punonjës të tjerë të ndërmarrjeve së tregtisë, që janë tani me punë në Titograd për evadimin e mallrave të eksportit, të merren nën survejim dhe të ndalohen nga organet e milicisë.
DREJTORI I DREJTORISË SË III

S.R.

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Relacioni nga misioni shqiptar pranë OKB-së në New York, për dëshminë e një kosovari lidhur me kërkesën e bërë nga Kondo dhe Sukniqi, për azilin politik

Sekret

Ekzemplar i vetëm

Tiranë më 13.6.1985

Nju Jorku me tel 935 datë 8.6.1985 njofton:

Sh. S…………………….ka thënë se nga një bisedë telefonike që ky i fundit ka bërë, me Zyrën e Emigracionit në Beograd, i është thënë se dy sportistët tanë kanë kërkuar strehim politik në Jugosllavi. Dhe se nga fundi i qershorit apo fillimi i korrikut, do të emigrojnë për në SHBA.

Sa më sipër nga kosovari……………………….!

Oficeri i Drejtimit

B.M.

Nota e protestës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, drejtuar ambasadës jugosllave në Tiranë, për të kthyer në Shqipëri dy sportistët shqiptarë që u arratisën në Titograd

NOTË E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË RPS TË SHQIPËRISË DREJTUAR AMBASADËS JUGOSLLAVE NË TIRANË

Tiranë

30 maj

Sot, Ministria e Punëve të Jashtme të R.P.S. të Shqipërisë, i drejtoi ambasadës së R.S.F. të Jugosllavisë në Tiranë, një notë lidhur me zhdukjen e papritur të dy sportistëve shqiptarë në Titograd, gjatë kalimit të tyre tranzit për në Shqipëri.

Në këtë notë thuhet: “Sikurse i është bërë e ditur me Notën nr. 722 datë 29 maj 1985, ambasadës jugosllave në Tiranë, më 28 maj 1985, rreth orës 7.00 të mëngjesit, në Titograd u zhdukën në mënyrë të papritur dy sportistët shqiptarë, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi.

Ata, kishin marrë pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Poloni, dhe në kthim për në Shqipëri, po kalonin tranzit nëpër territorin jugosllav në intinerarin Beograd – Titograd – Hani i Hotit.

Për këtë zhdukje të dy sportistëve, nga ana e përgjegjësit të ekipit shqiptar u kërkua ndihma e autoriteteve policore të qytetit të Titogradit. Për të njëjtën çështje ambasada shqiptare në Beograd, i është drejtuar në mënyrë të përsëritur më 28, më 29, dhe më 30 maj 1985, Sekretariatit Federativ për Punët e Jashtme të Jugosllavisë.

Po kështu Ministria e Punëve të Jashtme të R.P.S. të Shqipërisë, me notë drejtuar ambasadës jugosllave në Tiranë, i kërkoi Sekretariatit Federativ për Punët e Jashtme të Jugosllavisë, që nëpërmjet organeve kompetente të hetojë çfarë u ka ndodhur dy sportistëve të lart përmendur dhe të marrë masat e nevojshme që ata, të kthehen menjëherë në Shqipëri.

Megjithëse kanë kaluar afro tre ditë nga njoftimi për zhdukjen në territorin jugosllav të dy qytetarëve shqiptarë, dhe me gjithë këto kërkesa të përsëritura nga ana jugosllave, nuk është dhënë akoma asnjë shpjegim për fatin e tyre.

Zhdukja në Titograd e sportistëve shqiptarë Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, të pajisur me vizë jugosllave, si dhe heshtja e habitshme e autoriteteve jugosllave, kanë krijuar një shqetësim të madh për jetët e tyre.

Situata e krijuar rreth dy sportistëve shqiptarë, nuk mund të mos çojë në konkluzionin se: kemi të bëjmë me një akt të rëndë politik të kryer nga forca të caktuara që duan të dëmtojnë marrdhëniet shqiptaro-jugosllave.

Përsa më sipër, autoritetet jugosllave mbajnë përgjegjësi të plotë. Duke formuluar protestën e saj energjike, M.P.J. kërkon sigurimin e jetës dhe kthimin menjëherë në atdhe të dy sportistëve”.

A.T.SH.

Kërkesa e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes derjtuar federatës jugosllave dhe asaj europiane, “mbi fatin e dy sportistëve shqiptarë, të zhdukur në Titograd”!

FEDERATA SHQIPTARE E PESHENGRITJES KERKON NDERHYRJEN E FEDERATAVE EUROPIANE DHE JUGOSLLAVE TË PESHËNGRITJES

Tiranë, 1 qershor

Federata Shqiptare e Peshëngritjes u ka dërguar telegrame Federatës Europiane dhe asaj Jugosllave të Peshëngritjes, ku i vë në dijeni se përpara 5 ditësh janë zhdukur pa lënë gjurmë në Titograd të Jugosllavisë, dy peshëngritësit tanë: Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi të cilët, morën pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Poloni dhe gjatë kthimit për në vend, kalonin tranzit në territorin jugosllav.

Në telegrame vihet në dukje se me gjithë ndërhyrjet në organet kompetente të Titogradit dhe Sekretariatit Federativ për Punët e Jashtme në Beograd, për të mësuar mbi fatin e tyre deri më sot nga autoritetet jugosllave nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Kjo heshtje e habitshme që mbahet, thuhet në telegrame, ka rritur shqetësimin tonë për jetët e tyre.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ju lutet Federatave Europiane dhe Jugosllave që të ndërhyjnë edhe ato nga ana e tyre pranë autoriteteve jugosllave, për të bërë të mundur sigurimin e jetës dhe kthimin e tyre në Shqipëri.

A.T.SH.

Njoftimi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare për protestat e qeverisë shqiptare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, lidhur me zhdukjen e dy sportistëve shqiptarë në Titograd

ASNJË PËRGJIGJE DERI MË SOT NGA JUGOSLLAVËT PËR ZHDUKJEN E SPORTISTËVE SHQIPTARË

Tiranë 1 qershor

Duke marrë parasysh shqetësimin që ka shkaktuar në opinionin tonë publik zhdukja e në mënyrë misterioze në Titograd, gjatë kthimit për në atdhe nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që u zhvillua në Poloni të dy sportistëve tanë, korespondenti i A.T.SH.-së i’u drejtua zëdhënësit të M.P.J.-së me pyetjen: nëse ka ndonjë të re lidhur me këtë çështje. Zëdhënësi i M.P.J.-së, i’u përgjigj se: megjithëse kanë kaluar 5 ditë nga zhdukja e dy sportistëve shqiptarë në territorin jugosllav, e me gjithë kërkesat tona të përsëritura në rrugë diplomatike në Tiranë e Beograd, për të mësuar për fatin e tyre, dhe kthimin në Shqipëri, autoritetet jugosllave, mbajnë heshtje të plotë, duke mos dhënë asnjë përgjigje.

Një qëndrim i tillë është me të vërtetë i pashpjegueshëm. Sigurisht kjo heshtje e zgjatur, e shton shqetësimin e njerëzve tanë për jetën e tyre. Me të drejtë lind dyshimi që diçka e kurdisur ka ndodhur me sportistët tanë. Por sa më shumë kalon koha, aq më shumë ngarkohet me përgjegjësi pala jugosllave./Memorie.al.

A.T.SH.

VIJON

blank

Arb, Alb, Alp, Arbi, Albi, Alpi, Arba, Alba, Alban, Albania – Nga SAIMIR LOLJA

EVROPË

ALBANIA ose SHQIPËRIA në perëndim të Gadishullit Ilirik, shtrirë në të dy anët ku bashkohen Deti Adriatik dhe Deti Jonë.

Me sa thuhet, dijetari latin Claudius Ptolemaeus (100 – 170 e.s.) shkrojti ndoshta në vitin 130 e.s. librin Geographia. Aty, në Hartën X për Evropën, rajonin që përafrohet me Fushën e Tiranës dhe Krujës ia përkonte fisit ALBANI me qytetin ALBANOPOLIS. Meqenëse përmbajtja e librit të tij është përcjellur prej murgjve përgjatë 1500 viteve, emri i qytetit është bishtuar nga fjala jo latine “-polis” (qytet). Kjo prapashtesë i përket gjuhës kishtare lindore e cila u gatua në shekullin IX e u poq në shekullin XI; domethënë, rreth 1000 vite pas motit të dijetarit latin Claudius Ptolemaeus. Ndërsa në Hartën IX dallohet qartë Dardania, që përputhet me rajonin e Kosovës sot.

Një tekst kishtar bullgar i shkruar diku në vitet 1000-1018 përmend popullatën ARBANASI. Historiani bizantin Michael Attaleiates në librin e tij “Historia 1034 – 1079” përmend popullatën dhe ushtarët ALBANOI (shqiptohet Alvanoi) në Durrës. Princesha bizantine Anna Comnena (1083 – 1153) përfundoi punën e burrit të saj me tekstin historik “Alexias” në vitin 1148 të shkrojtur në gjuhën kishtare bizantine në manastirin Theotokos Kecharitomene në Kostandinopojë. Ajo përshkruan edhe zbarkimin e ushtrisë normane nën drejtimin e Dukës së Pulias Robert Guiscard në Durrës dhe betejat që pasuan. Aty ajo e quan këtë rajon ARBANON (shqiptohet Arvanon) dhe vendasit ARBANITON (shqiptohet Arvaniton). Historiani perandorak bizantin George Acropolites (1217-1282) përshkruan në kronikat e tij rajonet që vizitoi në ALBANON (shqiptohet Alvanon).

Me kalimin e viteve, emri ALBANIA mbeti si shkruhej e shqiptohej në latinisht në dijeninë e botuesve dhe vendimmarrësve perëndimorë perandorakë jo-shqiptarë për vendin që e krasitën thellë në shekujt XIX-XX dhe e quajtën Albania (Shqipëri). Emërtimi Albania iu shkonte për shtat sepse ata nuk munden dhe nuk duan t’i shqiptojnë fjalët Shqip – Shqipëri, sepse do duhej të pranonin kuptimin e fjalëve hyjnore Arb-, Alb-, Alp-, Ar-bana, Ar-bëra, I-lir, Pe-larg, Pel-arg.

ARBANË/ARBANA, fshat në bashkinë Vaqarr, në jug të Qarkut Tiranë, Shqipëria qendrore.

ALBUM MARE ose Sinus Granvicus është emri latin për Detin e Bardhë, pjesë e Oqeanit të Veriut, përballë portit të Arhangelskut, veriu i Federatës Ruse.

ALBANO, një lagje e kryeqytetit Stockholm të Suedisë.

ALBY, fshat në ishullin Öland, Deti Baltik, Suedia jugore. Gjetjet arkeologjike për popullatën Alby aty datojnë 7000 – 6000 p.e.s. Për shembull, gurë të mëdhenj të ngulur në tokë formojë një vijë vezake.

ALBY, një fshat i vogël në Qarkun Västernorrland, Suedia qendrore.

ALB ose Hauensteiner Alb (gjerm.) është emri i lumit që rrjedh drejt jugut në Pyllin e Zi (Schwarzwald, gjerm.) në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Në luginën e këtij lumi ndodhet ALBSTAUSEE (gjerm.), domethënë Ujëmbajtësi Alb,

ALBA ose ALBIA, ALBIS, emri i mëparshëm i lumit të madh Elbe në Gjermani.

ALBA DOMINARUM, emri latin që nga viti 1148 deri në mesin e shekullit XIX për qytezën sotme Bad Herrenalb në rajonin Württemberg, Gjermania jugore. Nga pjesa veriore e Pyllit të Zi rrjedh lumi po me emrin ALB drejt veriut duke kaluar nëpër qytetet Karlsruhe, Ettlingen dhe Bad Herrenalb. Qyteza është ndalesë në rrjetin hekurudhor Albtalbahn (Hekurudha e Luginës Alb) në Gjermaninë jugore.

ALBALONGA, një rrush dhe venë e bardhë prodhuar në Rheinhessen, Rhineland-Palatinate, jugperëndimi i Gjermanisë.

ALBANA ose ALBE, ALBEN, ALBIG, ALBUELIN, ALBUELIS, ELBLING, lloj rrushi i bardhë i përdorur për shumë vena të ndryshme prodhuar në Gjermani dhe Luksemburg. Përdorimi i njihet që nga perandoria romake.

ALB-DONAU-KREIS, domethënë Qarku Alb-Danub, është pjesë e shtetit Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.

ALBA MONS, emri i hershëm i vargmaleve mbi lumin Danub përgjatë tij deri kur në të derdhet lumi Lech (Lezh/Lesh), në rajonin Württemberg, Gjermania jugore.

ALBSTADT, domethënë Qyteti Alb, është qytet në Qarkun Zollernalbkreis, shteti Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.

GROSSER ARBER, domethënë Arbëri i Madh, është mali më i lartë në vargmalet pyjore që shtrihen në Bavarinë e Poshtme dhe Bohemi të Çekisë. Në Qarkun CHAM të Bavarisë së Poshtme këtë mal e quajnë “mbret të pyjeve të Bavarisë”. Tokat malore të tij shkruhen ARBERLAND. Kuptimi i fjalës Arber nuk shpjegohet aty; veç në Shqip. Parë nga shumë lart mbi Tokë, Grosser Arber është pjesë e unazës malore që përbën kufijtë e Çekisë, Pjesë e kësaj unaze, në anën ku preken Çekia, Polonia, Sllovakia e Ukraina ndodhen vargmalet Beskydy (çek.) ose Beskidy (pol.). Kuptimi i emrit nuk shpjegohet andej; veç Shqip: Bjeshk.

SCHWÄBISCHE ALB ose Swabian Jura është një varg malesh poshtë Shtutgartit që shtrihet nga jugperëndimi (nga Pylli i Zi) në verilindje në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë. Buza veriperëndimore është një pjerrje e thellë e mbuluar me pyje e quajtur Albtrauf ose Albanstieg.

ALBIANUM, emri romak për qytetin e sotëm Kufstein në shtetin Tyrol, Austria perëndimore.

ALBIPOLIS, emri i hershëm për qytetin e sotëm Vrchlabí (çek.) ose Hohenelbe (gjerm.), rajoni Trutnov, veriu i Çekisë.

ALBA-LA-ROMAINE, emri i tanishëm i një fshati në Qarkun Ardèche në jugun e Francës. Nën perandorinë romakë emri ishte Alba Augusta Helviorum ose Alba Helviorum, domethënë Alba e Helvitëve të cilët e kishin kryeqendër të vetën. Emri deri në vitin 1986 ishte ALBA.

ALBA SELUSIANA, emri romak për qytetin Weissenburg, në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBA TERRA është emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aubeterre në Qarkun Aube, verilindja e Francës.

ALBAN dhe ALBINE, fshatra në Qarkun Tarn në jugun e Francës.

ALBANAIS, rajon në Alpet perëndimore që rrethon liqenet Lac d’Annecy dhe Lac du Bourget, i cili përmbahet në Qarqet Savoie dhe Haute-Savoie në Francën lindore. Në kohën romake rajoni quhej ALBINUM, popullsia ALBII ose ALBANI. Në dokumentet mbretërore në latinisht të vitive 867 e 879, përcaktohen qartë bashkësitë fshatare Albani në Ariacum/Ariaco (sot, Héry-sur-Alby), Belmontem (sot, Balmont), Virilgum/Verilico (sot, Vergloz), Caldatis (sot, Chaux), Tudesio (sot, Thusy). Sot, janë 50 fshatra Albanais të shpërndarë në Kantonet Rumilly, Alby-sur-Chéran, Albens, Seynod dhe Grésy-sur-Aix.

ALBAS, fshat në Qarkun Lot në jugperëndim të Francës..

ALBAS ose ALBÀS, fshat në Qarkun Aude në jug të Francës. Banorët thirren Albassiens ose Albassiennes. Minerali i hekurit njihet i nxjerrë aty që nga shekulli IV p.e.s. Romakët i vunë emrin ALBARES.

ALBÉ ose Erlenbach (germ.) është një fshat në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e Francës.

ALBEMARLE ose ALBA MALA emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aumale në Qarkun Seine-Maritime, Normandi, veriperëndimi i Francës.

ALBI, qytet në Qarkun Tarn në jugun e Francës. Gjetjet arkeologjike datojnë aty 3000 p.e.s. Pas pushtimit romak në vitin 51 p.e.s. qyteti u quajt Civitas Albigensium dhe Qarku i Albinëve (Albigeois, Albigensians) mori emrin Albiga. Në shekullin XII, qyteti i Albit u bë qendra e sektit të krishterë të Katharëve. Ngase u damkosën si kundërbesues nga kisha katolike, papa Inocenti III dhe mbreti francez filluan një kryqëzatë 20-vjeçare kundër tyre në vitin 1208. Pas masakrave, shfarosjeve, shkatërrimeve të kështjellave në jugun e Francës dhe djegieve të librave të tyre, i fundmi i Katharëve u dënua në vitin 1321.

ALBICI, Albiques, Albieis, Albienses, një popullatë para-romake me kryetar të quajtur Albiorix  e cila shtrihej në pjesën e mesme dhe të poshtme të lumit Durance, që më pas derdhet në lumin Rhône, në juglindje të Francës.

ALBIÈS, fshat në Qarkun Ariège në jugperëndim të Francës, në vargmalet Pirene, afër Andorrës. Banorët thirren Albiésois ose Albiésoises.

ALBIMONTIUM (sot, Blâmont) dhe CHAZELLES-SUR-ALBE, fshatra në Qarkun Meurthe-et-Moselle, verilindja e Francës.

ALBIN ose AUBIN BLANC, lloj rrushi e vene e bardhë prodhuar përgjatë luginës së lumit Moselle më Francën lindore.

ALBIS (shekulli VII) ose ALBA (viti 877) janë emrat latinë për lumin e tanishëm Aube në Qarkun Aube, verilindje të Francës. Ai është një nga degët furnizuese kryesore të lumit Seine që kalon përmes Parisit. Nisur nga ky emër, shkencëtari francez Alcide d’Orbigny emëroi ALBIAN moshën dhe shtresat gjeologjike 113.0 – 100.5 milion vjet të vjetra.

ALBUCIUM ose Albucum ose Albuciensis (dokument i vitit 936) dhe Albuconis (dokument i vitit 1070), është emri i fshatit Aubusson në Qarkun Creuse në qendër të Francës.

RUISSEAU D’ALBAGNE, prrua që buron nga Alpet në Francën lindore e rrjedh drejt jugut dhe derdhet pranë fshatit Aumessas në lumin Le Bavezon.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Ain, Franca lindore.

SAINT-ALBAN-AURIOLLES, SAINT-ALBAN-D’AY, SAINT-ALBAN-EN-MONTAGNE, SAINT-ALBAN-SOUS-SAMPZON, fshatra në Qarkun Ardèche, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Côtes-d’Armor, Franca veriperëndimore.

SAINT-ALBAN, fshat në Qarkun Haute-Garonne, Franca jugperëndimore.

SAINT-ALBAN-DE-ROCHE dhe SAINT-ALBAN-DU-RHÔNE, fshatra në Qarkun Isère, Franca juglindore.

SAINT-ALBAN-LES-EAUX, fshat në Qarkun Loire, Franca qendrore.

SAINT-ALBAN-SUR-LIMAGNOLE, fshat në Qarkun Lozère, Franca jugore.

SAINT-ALBAN-DE-MONTBEL, SAINT-ALBAN-DES-HURTIÈRES, SAINT-ALBAN-DES-VILLARDS, SAINT-ALBAN-LEYSSE, fshatra në Qarkun Savoie, Franca juglindore.

ARBANE ose ARBANNE, ALBANE, ARBENNE, ARBONE, lloj rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme i mbetur me pakicë tani në rajonin Aube, verilindje e Francës.

ARBANATS, fshat në Qarkun Gironde, Franca jugperëndimore.

ARBENT, qytezë në Qarkun Ain, rajoni Auvergne-Rhône-Alpes, Franca lindore. Banorët quhen ARBANAIS ose ARBANAISES.

ARBOIS, rrushi i bardhë i përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Loire, Franca qendrore.

AUBAGNE, më herët Aubignium ose Albiniacum (lat.), është emri në të folurën vendore Occitan të qytetit afër bregut Mesdhetar në Qarkun Bouches-du-Rhône në jug të Francës. Banorët quhen Aubagnais ose Aubagnaises. Ngjitur me Qarkun Bouches-du-Rhône janë qarqet Alpes-Maritimes, Gard dhe Var ku në secilin ndodhen fshatrat me emrin VALBONNE.

AUBENAS ose ALBENATE (lat.), qytezë malore mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Ardèche, i cili është ngjitur me Qarkun Gard, në jugun e Francës.

AUBENAS-LES-ALPES, fshat malor mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Alpes-de-Haute-Provence, i cili është ngjitur me qarqet Alpes-Maritimes dhe Var, në jug të Francës. Banorët quhen Albascecois ose Albascecoises. Emri ndeshet si ALBENASSIO në një tekst të shekullit XI.

ALBINEN, fshat në rajonin Leuk të kantonit Valais në jug të Zvicrës. Ndeshet së pari me emrin ALBIGNUN në vitin 1224, më pas si ALBINNON ose ARBIGNON (fr.).

ALBIS, një varg kodrash me shtrirje 19 km jug-veri nga fshati Sihlbrugg në Waldegg në Kantonin Zürich, verilindja e Zvicrës.

ALBULA, një rajon në Kantonin Graubünden në lindje të Zvicrës. Në rrethinat e fshatit Bergün rrjedh lumi Albula dhe vetë fshati ndodhet në luginën malore Albula.

L’ARBAREY, fshat në bashkinë Saxon, Qarku Martigny, Kantoni Valais, në Zvicrën jugore.

ARBAZ, fshat në Qarkun Sion të Kantonit Valais në Zvicrën jug. Në vitin 1185 përmendet si ALBA dhe në vitin 1338 si ARBA.

ARBON, qytet në buzë të liqenit Konstancë në kantonin Thurgau në verilindje të Zvicrës.

AEDES ALBA (lat.), domethënë Shtëpia e Bardhë, ishte Selia e Senatit në një shesh të quajtur ALBANA në qytetin romak Capua, që edhe sot ndodhet në Provincia di Caserta, 25 km në veri të Napolit, jugperëndimi i Italisë.

ALBA, qytezë e vogël në Provincia di Parma, rajoni Emilia-Romagna, Italia e veriut.

ALBA (Alba Pompeia, lat.), qytet në rajonin Piemonte, Provincia di Cuneo, 30 km në jugperëndim të qytetit Asti, veriperëndimi i Italisë. Në të folurën vendore Lenga Piemonteisa qyteti thirret ARBA. Këtu rritet rrushi ARNEIS i cili përdoret për prodhim venash të ndryshme.

ALBA DE CALABRIA, vera të bardha prodhuar në Kalabri, Italia e jugut.

ALBA FUCENS ishte një qytezë e lashtë rrënojat e së cilës janë rrëzë malit Velino në Qarkun MASSA D’ALBE, Provincia dell’Aquila, Italia qendrore. Ndodhet 20 km larg nga burimi i lumit LIRI i cili derdhet në detin Tyren.

ALBA LUCENTI ose ALBE LUCENT, ALBALUCE, ERBALUCE, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Piemonte, Italia veriperëndimore.

ALBA LONGA, qyteti më i hershëm në ALBANUM (Latium), në kodrat e larta COLLI ALBANI, në bregun lindor të liqenit LAGO DI ALBANO, 19 km në juglindje të Romës. Gjetjet arkeologjike datojnë të paktën të shekullit X p.e.s. Banorët në Latium quheshin ALBANI. Disa nga familjet mbretëruese në Romën e lashtë, si p.sh. Gega-ni, Curri-ati, Juli/Luli (nga rrodhi Gaius Julius Caesar), Tullia (nga rrodhi Marcus Tullius Cicero, Cicëroni) kishin origjinë Albani dhe mburreshin për të. Alba Longa është vendlindja e legjendarëve Romulus dhe Remus që themeluan Romën në shekullin VIII p.e.s. Ata ishin nga të fundmit e linjës 400-vjeçare të mbretërve (Reges Albani, lat.) në rajonin Latium. Pas rrafshimit të qytetit Alba Longa prej Romës në mes-shekullin VII p.e.s., popullsia e qytetit u zhvendos në Romë.

ALBANA, lloj rrushi i bardhë i shumë venave me mbiemra të ndryshëm prodhuar që nga shekulli XIII në Italinë verilindore, më së shumti në rajonin Emilia-Romagna.

ALBANA, fshat i vogël në Frazioni di Prepotto, Provincia di Udine, Italia verilindore. Ai ndodhet pranë një kështjelle dhe në buzë të kufinit me Slloveninë. Vendasit flasin të folurën vendore të Friulit. Ekipi i faqes www.preshevajone.com që ka shkuar atje ka dalluar fjalë të njëjta: cestjela – kështjella, piron – pirun, carroca – karroca, ajer – ajri, njata – nata, di – dita, capjela – kapela, flumi – lumi, mjeli – mjalti, etj.

ALBANELLA, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në rajonet Pesaro dhe Marche, Italia lindore.

ALBANELLO BIANCO, një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në Siçili.

ALBANA NERA, venë e errët prodhuar në rajonin Emilia-Romagna, Italia e veriut. Ajo dihet e prodhuar në vitin 1600 dhe në fillim të shekullit XX kishte emrin ALBANINA.

ALBANO, një lum që buron në Alpe, rrjedh në Provincia di Como dhe derdhet pranë fshatit Dongo në liqenin Lago di Como (Larius Lacus, lat.).

ALBANO ose ALBANA SECCO, Trebbiano, Ugni Blanc, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në Itali e vende të tjera. Ugni Blanc është rrushi më i mbjellur në botë.

ALBANO LAZIALE (Albanum, lat.), qytet në bregun jug-perëndimor të liqenit Lago di Albano, 25 km nga Roma. Sipas të folurës Romanesco, gjuhës vendore të Romës e ngjashme me atë Etruske-Toske, Albano Laziale thirret ARBANO. Një fortesë e ngritur aty me urdhërin e perandorit romak Septimius Severus në vitin 197 e.s. për legjionin Legio II Parthica u quajt CASTRA ALBANA. Prandaj ay legjion njihej edhe me emrin Legio Albana dhe legjionarët e tij si Albani. Ay legjion shërbeu deri në fillim të shekullit V e.s. Rrënojat e fortesës janë akoma në Albano Laziale. Aty ndodhet peshkopata DIOCESI DI ALBANO (Albanensis, lat.) e themeluar në vitin 1125 nga kardinali frëng Matthieu d’Albano.

ALBANO DI LUCANIA, qytet malor dhe bashki në Provincia di Potenza, rajoni i Bazilikatës, jugu i Italisë. Në të folurën vendore Lucano ky qytet thirret ALBANË. Këtu ka gurë shumë të mëdhenj të punuar në forma të qëllimshme.

ALBANO SANT’ALESSANDRO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni i Lombardisë, Italia veriore.

ALBANO VERCELLESE, një qytezë në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, në veri-perëndim të Italisë. Ndonëse emër romak, ai ndeshet në dokumente që nga shekulli X.

ALBANUS, një mbiemër zëvendësues për fjalën Romanus i përdorur në vjershat romake.

ALBARANZEULI BIANCO, lloj rrushi dhe vene prodhuar në Sardenjë.

ALBAROLA, lloj rrushi i bardhë për vena të ndryshme prodhuar në Italinë veriperëndimore.

ALBAROSSA, një verë e kuqe e prodhuar në rajonin Veneto, verilindje e Italisë, dhe në Kalabri, jugu i Italisë.

ALBAVILLA, fshat në Provincia di Como, Italia veriore.

ALBENGA është qytet në Gjirin e Gjenovës, Provincia di Savona, Italia e veriut. Në të folurën e Ligurias qyteti thirret ARBENGA. Qyteti quhej Albium Ingaunum deri para pushtimit prej romakëve në vitin 181 p.e.s, më pas Albingaunum, dhe nën perandorinë romake u quajt Albinauno. Emri kaloi në Albingano në vitin 1000 dhe Albenga në shekullin XIV.

ALBEGNA (lexohet Albenja), lum në Provincia di Grosseto, Toskana e jugut, bregu perëndimor italian i sipërm. Në E-TRU-RIAN e lashtë emri i lumit ishte ALBINIA dhe këtë emër ka ruajtur qyteza në derdhjen e lumit Albegna në detin Tyren.

ALBEROBELLO, qytet i vogël në Provincia di Bari, rajoni i Pulias, Italia juglindore. Qyteti njihet për ndërtesat Trulli me forma të veçanta.

ALBERONA ose Areveròne në të folurën puljeze, fshat kodrinor në Provincia di Foggia, Italia juglindore.

ALBES ose ALBEINS, fshat në Provincia Autonoma di Bolzano, Tiroli i Jugut, Italia e veriut.

ALBESE BIANCO, ALBINA/ALVINO VERDE, VERDECA, lloj rrushi i bardhë për shumë lloj venash prodhuar kryesisht në Italinë qendrore dhe jugore.

ALBI ose IÀRBI (e folura kalabreze), një qytezë në Provincia di Catanzaro, Kalabria, Italia jugore.

ALBIA, sipas dijetarit të lashtësisë Strabonit 64 p.e.s. – 24 e.s., ay ishte emri i mëparshëm i Alpeve në Europën qendrore.

ALBIANO, qytezë në Provincia di Trentino, Italia e veriut.

ALBIANO, fshatra njëri afër qytezës Anghiari, Provincia di Arezzo, Italia qendrore. Qyteti Arezzo në periudhën etruske deri në shekullin I p.e.s. quhej Aritim dhe pastaj nën romakët u quajt Arretium.

ALBIANO, fshatra afër qytezave Minucciano e Barga, dhe SANTA MARIA ALBIANO, fshat afër qytetit Camaiore, Provincia di Lucca, Toskanë, Italia qendrore.

ALBIANO D’IVREA ose ALBIAN në të folurën piemontese, fshat në rajonin Piemonte, 45 km larg Torinos.

ALBIANO DI MAGRA, fshat në Provincia di Massa-Carrara, dhe ALBIANO, fshat në bashkinë Montemurlo, Provincia di Prato, Toskanë, Italia perëndimore.

ALBIATE, një qytezë në Provincia di Monza-Brianza, 25 km më në veri se Milano, Italia e veriut. Në të folurën vendore Brianzöö qyteza thirret AElbiàa.

ALBINO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni Lombardia (Lumbardhia), Italia veriore. Në të folurën vendore të Bergamos thirret Albi.

ALBIUM (ALBION) INTEMELIUM ishte qyteza e lashtë që sot quhet Ventimiglia, Provincia di Imperia, Liguria, ku bashkohet bregu verior italian me atë francez.

ALBONA ose ALBUNEA, emri i hershëm i lumit të sotëm Agogna që rrjedh drejt jugut në rajonet Piemonte e Lombardi dhe derdhet në lumin Po, veriu i Italisë.

ALBULA ishte emri i hershëm i lumit Tiber që sot kalon nëpër Romë, Itali. Vjershëtari romak Publius Vergilius Maro, 70 – 19 p.e.s., përmend parashikuesin Albula në vjershën e tij me legjendën e trojanit Enea.

ALBULA, emri romak i lumit të sotëm Esina, Provincia di Ancona, Italia lindore.

ALBULAE AQUAE, vend me burime ujore vullkanike sulfurore të ngrohta 24 km në lindje të Romës, Itali, përdorur që nga lashtësia.

FAVORITA DI ALBA ose Vermentino, Rolle, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në rajonet Liguria e Sardenja jugore në Itali dhe ishullin Korsika të Francës.

GERANIUM ALBANUM, një nga 420 llojet e luleve të gjinisë Geranium.

LAGO ALBANO ose ALBANUS LACUS (lat.), liqeni në kodrat e larta Monti Albani. Në bregun veriperëndimor është qyteza Castel Gandolfo ku ndodhet Pallati Veror Papnor. Në Muzeun e Vatikanit ka, p.sh., një urnë etruske të shekullit IX p.e.s. e gjetur në qytezën Castel Gandolfo dhe vendet e tjera ku shtrihej E-TRU-RIA para-romake. Nga fundi i shekullit IV p.e.s. u ndërtua në anën perëndimore një tunel 1800 m i gjatë që largonte ujërat e tepërta të liqenit, të cilat pasi arrinin rrymën ujore Rivus Albanus (sot, La Marana delle Pietrare) dhe përdoreshin për ujitje tokash derdheshin në lumin Tiber. Që nga Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960 aty, mënyra e shënjimit me tapa të lidhura me litar të shtegut të vozitjes në garat me varka njihet me emrin e liqenit Albano Buoy System (ang.).

MONTI ALBANI (Albanus Mons, lat.) ose COLLI ALBANI, rajon malor vullkanik në pjesën e poshtme të Apenineve, në juglindje të Romës, Itali. ALBANUM quhej vila perandorake romake aty. MONS ALBANUS (lat.) ose tani Monte Cavo ose MONTE ALBANO është mali i dytë më i lartë aty. ALBAN quhej rrushi dhe vena e famshme romake që prodhohej në ato kodra. Në Romën e lashtë, ai ka qenë një mal i shenjtë për Konsujt romakë dhe ku kryhej festim 4-ditor në pranverë. (Ngjashmëri me Ditën Arbërore të Verës që vazhdon të festohet nga  shqiptarët.)

MONTALBANO, qytezë në Provincia di Ferrara, veriperëndimi i Italisë.

MONTALBANO, një varg kodrash ku ndodhen fshatra brenda kalave me histori të vjetër, Villa Medici, varre Etruske, me sipërfaqe 16’000 ha, që shtrihet përgjatë Firences, Pistoias e Pratos, rajoni i Toskanës, Italia qendrore.

MONTALBANO, fshat në Provincia di Brindisi. Italia jugore. Në të ndodhen ngrehina me gurë shumë të mëdhenj të përdorur nga gjigandët 7000 – 4000 p.e.s. dhe që në anglisht thirren Dolmen. Ata i ngjanë Gurit me Qiell në fshatin Vranisht të Valonës, Shqipëri.

MONTALBANO ELICONA ose MUNTARBANU (sicil.), fshat në Provincia di Messina, në veri të vullkanit Etna, Siçilia lindore, Itali. Aty në rrafshnaltën Argimusco ka gurë shumë të mëdhenj të ngulur në tokë që kanë forma të punuara me qëllim.

MONTALBANO JONICO ose MUNDALBÀNË, në të folurën vendore, është një fshat në Provincia di Matera, rajoni i Bazilikatës në Italinë e jugut.

ARBORIO, një fshat në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, Italia veriore.

ALBA ose Tezerus, emri latin i lumit Ter në Katalonia, verilindje e Spanjës.

ALBA ose ALBA DEL CAMPO dhe MONTALBÁN, fshatra në Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës.

ALBA QUERCUS (Lisi i Bardhë), emri në latinisht për qytetin e sotëm Alburquerque, Provincia de Badajoz, perëndimi i Spanjës. Nga këtu është origjina e emrit të qytetit Albuquerque, New Mexico, ShBA.

ALBA DE TORMES, qytezë në provincën Salamanca në Spanjën perëndimore. Në vitin 1429, nga këtu mori titullin një nga familjet më të rëndësishme princore Casa de Alba de Tormes. Në vitin 1472, mbreti Henri IV i Kastiljes e ngriti titullin Kont të fisnikut García Álvarez (Álbarez) de Toledo në Duque de Alba de Tormes. Më pas, ajo dinasti do krijonte gjurmë të mëdha në historinë europiane.

ALBAIDA, lum dhe qytet në Provincia de Valencia, jugu i Spanjës.

ALBAINA, fshat në Qarkun Treviño, Provincia de Burgos, rajoni Castile and León, Spanja veriore.

ALBAN, ALBAR, ALBILLA, ALBILLO DE LUCENA ose PALOMINO FINO është një rrush i bardhë dhe venë prodhuar në Spanjë, Portugali dhe Afrika e Jugut.

ALBÁN, fshat në Provincia de Lugo, rajoni Galicia, Spanja veriperëndimore.

ALBANA ose TEMPRANILLO BLANCO, lloj rrushi dhe vene e bardhë prodhuar në rajonin La Rioja, Spanja veriore.

ALBANILLA, një fshat në Qarkun Comarca Oriental, rajoni Murcia, juglindje e Spanjës.

ALBANYÀ ose ALBAÑÁ dhe ALBONS, fshatra në Provincia de Girona, rajoni Katalonia, në këndin verilindor të Spanjës.

ALBARELLO ose ALVARELHÃO, një rrush e venë e prodhuar në Portugalinë veriore dhe Galicia, veriperëndimi i Spanjës.

ALBARICINUM, emri latin për qytezën e tanishme Albarracin, Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i Spanjës.

ALBARIÑO ose ALVARINHO, një lloj rrushi i bardhë që përdoret për prodhim verash në Galicia, veriperëndimi i Spanjës dhe Portugalisë.

ALBILLO, një rrush i bardhë përdorur për shumë vena me mbiemra të tjerë prodhuar në Galicia, Ribera del Duero, Madrid e Ávila të Spanjës.

ALBUS PORTUS, emri romak për portin e sotëm Algeciras, Provincia de Cádiz, Gjini i Gjilbratarit, Spanjë

MONTALBANEJO, qytezë në Provincia de Cuenca, Spanja qendrore.

MONTALBÁN DE CÓRDOBA, qytet në Provincia de Córdoba, në rajonin Andalusia, Spanja jugore.

ARBANCÓN, fshat në Provincia de Guadalajara, rajoni Castilla–La Mancha, Spanja qendrore.

L’ARBOÇ, ARBOLÍ, fshatra në Provincia de Tarragona, rajoni Katalonia, verilindje e Spanjës.

ALBA ose Helave emri latin për qytetin Elvas në Qarkun Portalegre, Alentejo, perëndimi i Portugalisë.

ALBI CASTRUM ose Castro Bracum, emri romak për qytetin dhe Qarkun e sotëm Castelo Branco (Kështjella e Bardhë) në Portugalinë qendrore.

ALBANIUM ose ALBA REGALIS, emri i hershëm i qytetit Székesfehérvár (Stuhlweissenburg, gjerm.) në Hungarinë qendrore. Ky qytet përafrohet me rajonin e popullatës Albocensii në Hartën IX tek libri Geographia bërë nga dijetari latin Claudius Ptolemaeus në vitin 130 e.s.

ALBA IULIA/LULIA, kryeqytet i Qarkut ALBA në Rumani. Kryeqendër e rajonit historik të Transilvanisë (Trans-Albania = Përtej Albanias) që rrethohet nga vargmalet e Karpateve, mesi i Rumanisë. Aty ndodhet një fortesë si yll pesë këndor e quajtur Cetatea Alba Carolina (rum.) e ndërtuar në vitin 1738.

ALBI, një fshat në Qarkun Sibiu, Transilvania, Rumania perëndimore.

ALBIŞ, lum i vogël që derdhet nga e djathta në lumin Negru afër fshatit Surcea, Rumani qendrore.

ALBIŞ, fshatra në qarqet Bihor, verilindje e Rumanisë, dhe Covasna, Rumania qendrore.

CRIȘUL ALB (rum.), emri i një lumi të gjatë në rajonin Transilvania, perëndimi i Rumanisë, i cili buron në malet Apuseni dhe derdhet në Danub (I Shtrimi). Një lum i vogël që e shton atë nga e djathta quhet Artan.

FETEASCĂ ALBĂ dhe BĂBEASCĂ ALBĂ, lloje rrushi të bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Rumani e Moldavi.

MAJARCĂ ALBĂ, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Banat (sot, Vojvodina) e Rumani.

ARBĂNAȘI ose ALBANASI, fshat në Qarkun Buzău, Rumania lindore; është vend ku nxirret naftë.

ALBA MARITIMA ose ALBA MARIS,  emri i ndeshur në shekullin X për qytetin bregdetar të sotëm Biograd, Qarku i Zadarit, Kroaci.

ALBONA ose Alvona, Alvum, është emri i hershëm për qytetin e sotëm Albona (ita.) ose Labin (kro.) në gadishullin Istria, Kroaci.

ARBANASI, tani rrethinë e qytetit bregdetar Zhuri ose Zara (ita.) ose Zadar (kroa.), Kroaci.

ARBANASI, fshat në bashkinë Gravova, Qarku Istria, Kroacia veriore.

ARBANIJA, fshat në ishullin Çiovo (Bua, ita.) në detin Adriatik, në Qarkun Split-Dalmacia, Kroaci.

ARBANASHKA, fshat në bashkinë Rudo, Bosnje-Hercegovina jugore.

ARBANASI, fshat në bashkinë Trebinje, Bosnje-Hercegovina lindore.

ARNAUTI, fshat në Qarkun Zenica, Bosnje-Hercegovina qendrore.

ARBANASI, fshat në bashkinë Veliko Tarnovo, Bullgaria qendrore.

ARNAUTITO, fshat në rajonin Stara Zagora, Bullgaria qendrore.

ARBANASHKO, mal në Maqedoninë Veriore, i cili ndodhet 3.5 km larg vendit të quajtur Kokino që daton 3000 p.e.s.

ARNAUTSKA ČUKA, domethënë Maja Arnaute/Arbërore, është një majë mali sipër qytetit Gevgelija në Maqedoninë e Veriut.

ALBA ose Alba Bulgarica ose Alba Graeca, emri i mëparshëm i kryeqytetit të sotëm Beograd (Qyteti i Bardhë) në Servi.

ARBANASHKA, fshat në bashkinë Prokuplje, Serbia jugore.

ARBANASCE, fshat në bashkinë Meroshina, Qarku Nisava, Serbia jugore.

ARVANITIS, fshat afër qytetit Pirg (Pyrgos). në gadishullin Dorik (sot, Peloponezi), Greqi perëndimore.

ARNAUTI BURNU, domethënë Cepi Arnaut/Arbëror, është cepi më perëndimor, më i dukshmi në Qipro.

ARNAVUT, fshat i vogël malor në Qarkun Keşap në Provincën Giresun, Turqia veriore.

UJDHESAT BRITANIKE

ALBA, emri në gjuhën skoceze gaelic për Skocinë ose tërë Britaninë e Madhe, i ndeshur edhe si ALBANY (ang.), ALBANIA (lat.), ALBA ose ALBAN ose ALBAIN (irish), NALBIN (manx celtic), ALBAN (cornish celtic), YR ALBAN (welsh), ALBION (brythonic celtic).

Mbretëria Alba mbuloi vitet 900 – 1286. Mbreti i parë i saj Donald II thirrej në gaelic “ri Alban” (mbret i Albës). Kur po kurorëzohej mbreti skocez Aleksandër III më 13 Korrik 1249, vjershëtari mbretëror thirri me të madhe: Benach De Re Albanne – Bekimet për Mbretin Alban! Në periudhën e viteve 1000-1250, mbretëria skoceze u zmadhua dhe emri kaloi në ALBANIA. Këtë emër e përdorën më pastaj shkruesit e ndryshëm dhe në anglishten e shekujve IX – XV fjala Albania kaloi në ALBANY. Kjo fjalë qe origjina e emërtimeve Albany në ShBA, etj. Lista për breznitë e mbretërve skotë/shotë gjendet tek teksti “Míniugud Senchasa Fher nAlba” i shekullit VII, i shtuar në shekullin XI me dokumentin Genelaig Albanensium. Një tjetër tekst i ngjashëm u shkrojt në shekullin X në gjuhën ire të vjetër për breznitë e mbretërve në hapësirën që mbulonte Skocinë perëndimore dhe Irlandën veriore të sotme.

DUAN ALBANACH ose Kënga e Skotëve/Shotëve është një vjershë e shkrojtur në gjuhën gaelic të shekullit XI. Ajo përmban 27 strofa dhe këndohej në oborret mbretërore duke rrëfyer sesi Albanus i dha emrin  Alba asaj toke. Ndërsa shkruesi Geoffrey of Monmouth (1095-1155) ka rrëfyer për legjendën e Brutit, pasardhësit të Eneas të Trojës, i cili pati tre djem të quajtur Albanactus (Albannach, gae.) i cili sundonte në ALBANIA (Skocia e sotme), Camber që sundonte në Cymru (Uelsi i sotëm) dhe Locrinus që sundonte në Loegria (Anglia e sotme)..

DUKE OF ALBANY (Dukë Albanie) ishte një titull i vënë djemve trashëgimtarë në familjet mbretërore skoceze dhe britanike, veçanërisht në dinastitë Stuart/Stewart dhe Hanover, në vitet 1389 – 1919. Lordi George G. Byron në vjershën e tij “Shtegtimi i Çajd Harolldit” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812) ka përdorur emërtimin ALBYN (….The war-note of Lochiel, which Albyn’s hills….).

Lumi që kalon në Glasgou të Skocisë quhet CLYDE (Klajdi), emër ilir që është në përdorim edhe në ditët e sotme. BBC Alba Tv është një dritare e dyanshme që përdor gjuhën skoceze Gaelic. Kuvendi skocez quhet “Pàrlamaid na h-Alba”. Tabela e mirëseardhjes në rrugën e madhe A7 para hyrjes në Skoci shkruan: Welcome to Scotland (ang.) – Fàilte gu Alba (gaelic). Që nga Marsi 2021, një lëvizje e re hyri në skenën politike skoceze me emrin Alba Party (ang.).

ALBION, emri për tan Britaninë e Madhe i ndeshur që në shkrimet për periudhën para erës sonë. Sot përdoret pak dhe ndeshet më shumë në vjersha. New Albion (Albioni i Ri) ose Albionoria (Albioni i Veriut) u parashtrua si emër për Konfederatën Kanadeze që po themelohej nga bashkimi i kolonive Canada, Nova Scotia dhe New Brunswick në vitin 1867. Admirali britanik Arthur Phillip, i cili qe edhe qeveritari i parë i tokëzënies në Australi, fillimisht i vuri emrin New Albion (Albioni i Ri) Gjirit Sidney atje. Pirati i punësuar Sir Francis Drake e quajti New Albion tokën e Kalifornisë së sotme kur zbarkoi atje në vitin 1579.

Studiuesit jo-shqiptarë e kanë ndeshur këtë fjalë Albion ose në rasën dhanore Albionis (lat.), Albiyon (pre-celtic), Albu ose në rasën dhanore Albann (old irish), Albio (gaulish, galatian) dhe kanë dalluar se ajo lidhet me fjalën “i bardhë” por nuk arrijnë të shpjegojnë më tej. Dokumenti Massaliote Periplus i shekullit VI p.e.s., disa të tjerë të shekullit III p.e.s. dhe libri Geographia e Ptolemeut në shekullin II e.s. përmbajnë fjalët Albionon ose Albion (Britania e sotme) dhe Lerne (Irlanda e sotme). Në vitin 930, mbreti anglez Ethelstan përdorte titullin “Rex et primicerius totius Albionis regni” (Mbret dhe Kryetar për tan Mbretërinë Albion). Në vitin 970, nipi i tij mbret Edgar Paqësori përdorte titullin “Totius Albionis imperator augustus” (Perandori i Parë i gjithë Albionit).

Një legjendë (përrallë e ndërtuar me ca nga tullat të vërteta) e botuar në shekullin XII në rrëfenjën “Historia Regum Britanniae” (Historia e Mbretërve të Britanisë) nga Geoffrey of Monmouth tregon se luftëtari Brutus bashkë me trojanët e tij arriti në Albion, ku jetonin gjigandë. Pasi Bruti e mundi gjigandin Goëmagot/Gogmagot (Gjëmadhin/Gegmadhin), dhe nisur nga emri i vetes ai e quajti atë vend Britani dhe ardhacakët e tij Britonë. Në një rrëfenjë tjetër, Geoffrey of Monmouth tregon për udhëheqësin nga Uellsi Conan Meriadoc, Prince d’Albanie, i cili themeloi në shekullin IV mbretërinë Bretagne/Britanny, që sot është gadishull në Francën perëndimore.

Edhe një legjendë tjetër e ëndërruar dhe përcjellur në formë vjershe (që të pëlqehet kur recitohet) u shkruajt në shekullin XIV nën emrin Rrëfenja e Albinës. Sipas saj, në vitin 3970 të krijimit të botës, një mbret i Greqisë (për të qeshur, sepse Greqia u formua vetëm në vitin 1830) u martua me 30 vajzat e tij. Përralla e neveritshme vazhdon me vajzat më të reja që zbuluan se vajzat më të vjetra donin të vrisnin babain-burrë të tyre që të mbretëronin vetëm ato. Pastaj vajzat më të vjetra u larguan me nxitim me anije dhe arritën në Britaninë e sotme dhe më moshatarja e quajtur Albina/Albine/Albyne i vuri emrin e saj tokës ku zbritën. Aty ato u martuan me djajtë dhe lindën gjigandë kurse  Bruti arriti aty 260 vjet pas Albinës.

ALBANS, qytet i madh 32 km në veriperëndim larg Londrës, Angli. Qyteti ka emrin në kujtim të dëshmorit të krishterë të parë me emrin Alban (Albanus, lat.) pikërisht në të njëjtin vend; ngjarje e ndodhur në fillim të shekulli IV e.s. Shenjtërimi i tij bë në mesin e shekullit V. Kisha, festivale dhe vende të ndryshme i përkushtohen kultit të tij në shumë vende të botës. Në lidhje me këtë, ALBION & ALBANIUS ishte një opera e hartuar nga muzikanti Louis Grabu dhe libruesi John Dryden në vitin 1680, e cila vazhdon e luhet që atëherë.

AMERIKA E VERIUT

ALBAN, një qytet i vogël në Qarkun Portage, Wisconsin, ShBA.

ALBAN VINEYARDS, vreshtat Alban në Qarkun San Luis Obispo, Kaliforni, ShBA.

ALBANIA, vendbanim pranë qytetit Jeanerette, në jug të shtetit Louisiana, ShBA. Shtëpia e madhe aty u ndërtua në vitet 1837-1842 nga Charles Francois Grevemberg, i cili zotëronte përreth 2600 ha me kallam-sheqeri. Tokat vazhdojnë edhe sot të prodhojnë sheqer nga kallami kurse shtëpia u ble në vitin 2005 nga artisti Hunt Slonem.

ALBANO, fshat në Qarkun Orange, shteti Virginia, lindje e ShBA.

ALBANY, një vend pushimi në ishullin New Providence, Bahamas.

ALBANY ose ALBANIA NOVA, kryeqyteti i shtetit Nju Jork në ShBA. Edhe Qarku i tij mban këtë emër. Të lidhur me këtë emër janë, p.sh., University at Albany, Albany Symphony Orchestra, ships USS Albany, Albany Lake, etj.

ALBANY, qytet, qytezë apo fshat edhe në shtetet California, Georgia, Illinois, Indiana, Iowa, Kentucky, Louisiana, Minnesota, Missouri, Nebraska, New Hampshire, Ohio, Oklahoma, Oregon, Pennsylvania, Texas, Vermont, Wisconsin, Wyoming.

ALBEE, fshatra në shtetet California, South Dakota, Michigan, ShBA.

NEW ALBANY, qytet apo qytezë në shtetet Indiana, Kansas, Mississipi, New Jersey, Ohio, Pennsylvania, Wisconsin të ShBA.

  1. ALBANS, qytete në shtetet Maine, Missouri, Vermont dhe West Virginia të ShBA.

ALBANY, rrethinë në veri-perëndim të qytetit Edmonton, Alberta, Kanada.

ALBANY, fshat të provincat Nova Scotia dhe Prince Edward Island, Kanada.

ALBANY RIVER, lum në veriun e lartëm të provincës Ontario, Kanada.

  1. ALBAN’S, qytezë në bregun jugor të ishullit Newfoundland, Kanadaja lindore.

SAINT-ALBAN, qytezë që nga viti 1830 në Province de Québec, lindje e Kanadasë. Emri i plote fillestar ishte Saint-Alban-d’Alton sipas dëshmorit të parë të krishterimit të quajtur Alban në Alton të Anglisë dhe shenjtëruar më vonë në Saint Alban.

AMERIKA QENDRORE DHE JUGORE

MONTE ALBÁN, një vendbanim i lashtë me piramida në Qarkun Santa Cruz Xoxocotlán, shteti Oaxaca, në Meksikën jugore. Qyteti u themelua në vitin 500 p.e.s e vazhdoi deri në vitin 750 e.s. Origjina e emrit nuk dihet dhe nuk shpjegohet atje.

ALBANIA, fshat në Qarkun Choluteca, jugu i Hondurasit.

ALBÁN, fshat në Qarkun Valle del Cauca, jugperëndimi i Kolumbisë.

ALBÁN, qytezë në Qarkun  Cundinamarca në Kolumbinë qendrore.

ALBANIA, emri i ri që nga viti 2000 për qytezën Calabacito në Qarkun La Guajira, verilindje e Kolumbisë.

ALBANIA, fshat në Qarkun Magdalena, në veri të Kolumbisë.

ALBANIA, fshat i vogël në Qarkun Boyacá, Kolumbia qendrore.

ALBANIA, qyteza në qarqet Santander dhe Tolima në Kolumbinë qendrore.

ALBANIA, një qytezë në Qarkun Caquetá në perëndim të Kolumbisë.

ALBANIA, një qytezë në Qarkun Sucre në veri të Kolumbisë.

CORREGIMIENTO DE ALBANIA, një fshat në Qarkun La Vega Cauca në perëndim të Kolumbisë.

LA ALBANIA, fshat në Qarkun Quindio, në perëndim të Kolumbisë.

SAN JOSÉ DE ALBÁN, qytezë në Qarkun Nariño në perëndim të Kolumbisë.

ALBANA, fshat i vogël në Provincën Santiago, Republika Dominikane qendrore.

ALBANO, fshat në bashkinë Santo Antônio do Leverger në shtetin Mato Grosso, Brazili perëndimor.

AZI + AFRIKË + OQEANIA E JUGUT

ALBAN, një fis në jugun e Kazakistanit.

ALBANA, emri i tanishëm Derbent, qytet në bregun e Detit Kaspik në jug të Republikës së Dagestanit pjesë e Federatës Ruse. Afër, në jug të tij, rridhte lumi ALBANUS i cili tani ka emrin Samur. Deri në shekullin IV e.s. Albana qe kryeqyteti i Albanias Kaukaziane e cila ishte pjesë e Perandorisë I Perse. Dokumentet historike e përmendin që në shekullin VIII p.e.s. Emri persisht Darband hyri në përdorim në fund të shekullit V e.s. Qyteti ndodhet në një rryp toke tre kilometra të gjerë ndërmjet Detit Kaspik dhe Vargmaleve të Kaukazit. Shkruesit romakë e shënonin Albaniae Pylae (Portat Albaniane). Si i tillë ajo ngushticë toke është porta e kalimit veri-jug dhe prandaj ka qenë historikisht nën pushtim nga perandori apo hordhi të ndryshme.

ALBANIA E KAUKAZIT, një mbretëri që nga fund-shekulli II p.e.s. deri në fund-shekullin IV e.s. e cila mbulonte gjysmën lindore të vargmaleve të Kaukazit. Në dokumente Albanët e Kaukazit përmenden së pari në shkrimet për betejën në Arbela (veriu i Irakut të sotëm) në vitin 331 p.e.s. ku u rreshtuan bashkë me persët përballë ushtrisë së Lekës të Madh. Në anën perëndimore kufizohej nga Iberia dhe më tej qe Kolçisi, në jugperëndim nga Armenia dhe në juglindje nga mbretëria Atropatene. Pasqyrimi i sotëm i saj është më së shumti në Azerbajxhan dhe jugu i Dagestanit.

Në vitin 65 p.e.s. Albania dhe tërë rajoni i Kaukazit u pushtua nga ushtria romake e drejtuar nga gjenerali Gnaeus Pompeius Magnus. Mbas dhjetë vitesh, një legjion tjetër romak Legio XII Fulminata vërshoi në ato anë. Veç disa valëve kalimtare të tjera pushtuese, Albania e Kaukazit mbeti nën perandorinë romake deri në mesin e shekullit IV kur u bë pjesë e Perandorisë Sasanide Perse dhe filloi të tretet.

Emërtimet e tjera për këtë rajon janë Aghuank ose Aluank (arm), Arran (pers.), Rani (gjeorgj.) Sipas dokumenteve armene, murgu armen Mesrop Mashtots hartoi Abecenë për armenët dhe 52 shkronjat për gjuhën Udi të albanëve të Kaukazit. Gjuha e tyre nuk ka lidhje me Shqipen. Shkruesit e lashtë, që e vunë atë emër, pohonin se Albania e Kaukazit përmblidhte 26 fise dhe secili kishte të folurën e tij. Në fillim të shekullit IV, kisha armene u shtri përfundimisht në Albanian kaukaziane. Perdja islamike e mbuloi atë në mesin e shekullit VII kur Kalifati Rashidun (Arabia Saudite e stome) pushtoi Perandorinë Sasanide Perse në vitet 633 – 654; dhe Albania e Kaukazit u tret plotësisht.

ALBI ose Aëli, Āblī, Ālbī, Avli, fshat i vogël në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, veriperëndimi i Iranit.

MONTALBAN ishte emri në vitet 1871-1982 për Bashkinë e tanishme Rodriguez në Provincën Rizal të Filipineve.

ALBANY, ose Cape Broders, që nga viti 1820 ishte një Qark në lindje të Afrikës së Jugut deri në vitin 1994 kur u riorganizua në Qarkun Cacadu.

ARBANÉ, fshat në lindje të Çadit, Afrikë.

ALBANY, qytet bregdetar në Australinë Perëndimore.

ALBANY CREEK, një rajon në veri-perëndim të qyteti Brisbane të shtetit Queensland, Australi.

ALBANY ISLAND, një ishull në shtetin Queensland, Australi.

ALBANY, një rrethinë veriore e kryeqytetit Auckland në Zelandën e Re.

ALBANS, qytet në veriperëndim të Melburnit, shteti Victoria, dhe fshat në shtetin New South Wales në Australi.

ALBANUS GLACIER, një akullnajë 46 km e gjatë në vargmalet Queen Maud që rrëshqet në drejtim të perëndimit në Antarktikë. Nën-Admirali i famshëm amerikan Richard Evelyn Byrd Jr. e zbuloi atë në vitin 1934 dhe e quajti ashtu për nder të ndihmës që Albanus Phillips, Jr. i dha duke ia plotësuar nevojat e ekspeditave të tij të viteve 1928-1930 dhe 1933-1935 në Antarktidë.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Kur Sigurimi përndiqte fëmijët që dilnin në ekranin e RTSH, Mirakaj: Në dosje sheh jetët e marra padrejtësisht

Autoriteti për Informim mbi dokumentet e is-Sigurimit të shtetit ka deklasifikuar një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me artistët dhe jetën artistike në vend para 1990-ës. Nga dosja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, te ajo e ish Kinostudios, Radio Televizioni Shqiptar dhe Lidhja e Shkrimtarëve, tashmë mund të konsultohen nga studiuesit.

Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, thotë se “Sigurimi i shtetit kishte bashkëpunëtorë në çdo institucion. Shumicën e rasteve, bashkëpunëtorët u morën me dhunë. Janë raste shumë të rralla që janë marrë në punë me dëshirë. Në ato dosje sheh dhe mëson mbi jetët e marra padrejtësisht”.

Mirakaj: Ne dosje sheh jetet e marra padrejtësisht.

Një prej detajeve më prekëse është ajo e përndjekjes së një femije, i cili kishte gjyshin të burgosur politik. Dalja e tij në një nga programet televizive, pasi kishte botuar në revistën “Fatosi”, do të shkaktonte furtunë në Radiotelevizionin Shqiptar.

“Është një rast shumë prekës, sepse bëhet fjalë për një fëmijë. Një nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, mëson se një fëmijë që kishte dalë në televizor, kishte gjyshin të burgosur politik dhe Sigurimi ngre alarmin. U kritikuan të gjithë ata që lejuan ose që ishin të përfshirë, që nga revista ‘Fatosi’, redaksia e RTSH-së dhe drejtoresha e shkollës. U kritikuan për sjellje liberale”

Per rastin e RTSH-se, Sigurimi kishte krijuar një skemë duke shperndarë bashkepunëtorët e vet në çdo redaksi, që nga fëmijët te orkestra, apo fototeka.

blank

SHQIPNIA DHE “BALTA” KOMUNISTE – Nga Fritz RADOVANI

2021 “RIKTHIMI” I QEVERISJES KOMUNISTE …

Mos e harroni kangën “Dalëngadalë po vjen behari…”, besoj ju kujtohet!

Rinia per’si e ka fillue, edhe ajo do ta mësojnë shumë shpejtë!

“Rilindja” komuniste na sjellë shumë kujtime! Nder ma të vjetrat e asaj kohë janë votimet e vitit 1945…Sejfullah Maleshova u pat kujdesë atëherë me porosi të tiranit Ever Hoxha, me formue edhe disa parti tjera, që nuk e besoj se i keni harrue? Ka ardhë edhe në Shkoder në Shkurt të 1945…

Edhe në Tiranë vuni disa rregulla… Me të cilat çoi në plumb shumicen nga organizatorët e atyne partive ashtusi në Shkoder, të gjithë Ata që u bashkuen me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, drejtue nga Mark Çuni.

Nuk ia uroj atë perfundim kryetarit PD Lulzim Basha, po tue dijtë se në asnjë vend të Botës “Partia komuniste”, nuk ka lejue as me u formue një Parti tjeter, ku mendojnë me dalë në dritë Shqiptarët me Ju o Lulzim?… Atëherë, a duhet të dyshojmë tek pilivanlleqet e fillueme nga Edi Rama, që në vitin 1990, kur me “divocionin” e pashoq u ndoll në Rrëmaji, me dt. 11 Nandor 1990, kur Don Simon Jubani, tha Meshen e Parë, dhe mbas pak vitesh “erdhi me formue edhe Parti Demokristjane”, besoj e kujton?!

Vertetë kanë ndryshue kohët, po jo “komunistët e rilindur”, të cilët nuk munden me lanë “tokat e mbulueme në baltë, pa kultivue drogen!!” dhe, aq ma keq me hjekë dorë nga korrupsioni, me të cilin po fitojnë miljona!!

Më vjen shumë keq per Rininë Shqiptare, që tue mendue me shpetue të pakten lëkuren, po lenë Atdheun e bahet skllave e vorfnisë perjetshme!

Shka bajnë Ata Europjan: A po vetem hanë fiq’ e kastraveca të freskët?!

            Melbourne, 15 Qershor 2021.

blank

Si vdiq nga torturat në hetuesi Abdul Bani, roja personale e Islam Radovickës – Nga Enver Memishaj

Komunistët vendosën të lanin duart me kundërshtarët e tyre, kështu Sigurimi i Shtetit me urdhër të Enver Hoxhës kompozoi, krijoi grupe deputetësh që duheshin pushkatuar.

Grupit i parë i deputetëve, gjykohej e dënohej në vitin 1947. Një prej proçeseve më mizore dhe më të llahtarshme që ishte parë deri në ato çaste. Gjykata e Lartë me vendimin nr. 187, datë 27. 9. 1947: “…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” Dënoi me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agathokli Zhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja, Sulo Klosi. Shumë të tjerë u dënuan me burgime të rënda.

Grupi i dytë i deputetëve u dënua në vitin 1948. Kjo dosje ndonëse shtrihet përtej deputetëve ka në qëndër të saj Riza Danin, politikanin më me përvojë në politikën aktive që në vitet ‘20.

Ky gjyq i deputetëve u zhvillua i mbështetur në një ansambël akuzash që kishin një synim: asgjesimin e tyre nga jeta politike por edhe eleminimin fizik.

Me këtë gjyq përfundon faza e parë e asgjesimit të kundërshtarëve politikë brënda Frontit të cilët paraqitën pikëpamje demokratike perëndimore në Asamblenë Kushtetonjëse dhe në institucionet që ata drejtuan si Riza Dani dhe Kostë Boshnjaku.

Procesi ndaj grupit të dytë të deputetëve filloi më 31 dhjetor 1947 dhe u mbyll më 22 janar 1948. Mbahet mend si një proçes në të cilin nuk dolën prova dhe se “organizatën” që kishin krijuar të pandehurit e njohën vetëm në sallën e gjyqit.

Në dallim nga grupi i parë, grupi i dyti nuk u fotografua dhe nuk u incizua.

Nga ky grup:

U dënuan me vdekje dhe u pushkatuan 7 vetë: Deputeti Riza Dani, 63 vjeç,nga Shkodëra, Deputet Faik Shehu, 48 vjeç, nga Peshkopia, Deputet Islam Radovicka 49 vjeç, kolonel, nga Skrapari, tregëtari Syrja Selfo 35 vjeç, nga Gjirokastëra, mjeku Uan Filipi 47 vjeç, nga Fieri, juristi Hilmi Hysi, 35 vjeç nga Vërzhezha e Skraparit.

U dënuan me burgim të përjetshëm 6 vetë ndër ta deputeti komunist Kostandin Boshnjaku, n/kolonel Mestan Ujaniku, qe bujk, kaçak, themelues dhe komandant i çetës “Plakë” të Skraparit, etj. U dënuan me 20 vjet burg 4 vetë dhe 2 vetë me 15 vjet burg.

Shumë vetë nga ky grup vdiqën nga torturat gjatë hetuesisë si Paulin Pali, Myzafer Pipa, Ferit Hysenbegasi, vëllai i Isuf Hysenbegasit…etj.

Demir Kallarati dhe Mestan Ujaniku vdiqën në burg në vitin 1948 nga torturat çnjerzore, urija dhe mungesae barnave. Jurist Hivzi Kokalari do të vdiste në burgun e Burrelit në dhjetor të 1962. Adem Beli u lirua nga burgu më 1954, por nga torturat mbeti sakat, ulok, gjithë jetën.

*       *      *

Duhet theksuar se grupit të deputetëve iu bashkangjiteshin shumë të tjerë që nuk ishin deputetë, pa prova dhe fakte, por pavarësisht pafajsisë së tyre ata do të dënoheshin së bashku me deputetët, sepse komunistët i konsideronin kundërsharë të rezikshëm të tyre. Një ndër ta që iu bashkangjit grupit të dytë të deputetëve ishte edhe Abdul Bani nga Vlora.

Abdul Bani ishte roja personale i kolonel Islam Radovickës, ish deputet, vjeç 49. Radovicka kishte lindur në Radovickë të Skraparit dhe banues në Tiranë. Kishte kryer studimet në Akademinë Ushtarake në Itali, bir i një familje të njohur patriotike. Ishte internuar nga pushtuesit italian në ishullin Ustika së bashku me të vëllain Kasemin, ish-deputet në parlamentin e Nolit më 1924. Pas

kapitullimit të Italisë Radovicka arrin në Shqipëri dhe në vitin 1943 inkuadrohet në radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, dy herë i plagosur gjatë luftës. U gradua si Komandant i Zonës I Operative si dhe Komandant i Divizionit të Tretë, dhe së fundi shef i Seksionit Operativë në Komandën e Përgjithshme me gradën e kolonelit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Frontit, deputet i Legjislaturës së parë për krahinën e Konispolit. Arrestohet në mars të vitit 1947, dënohet me vdekje me pushkatim dhe pushkatohet.

Duke qenë se në ngarkim të Radovickës nuk kishte prova juridike, Sigurimi arrestoi edhe rojën personale Abdul Banin me qëllim që të nxirrte nga ai prova kundër Islam Radovickës.

Abdul Bani kishte marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në vitin 1943. U arrestua pa asnjë provë , për t’i nxjerrë ndonjë informacion mbi Islam Radovickën. (“Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist”, Tiranë, Vëll. I, A – Ç, f. 151)

Gjatë hetuesisë Abdul Bani u torturua barbarisht, duke mohuar akuzat që i bëheshin ish shefit të tij për tradhëti ndaj atdheut.

Po japim të plotë informacionin që ka hartuar gjeneral Patrit Hakani me cilësinë e zëvëndës drejtorit të hëtuesisë:

“Sekret” E përherëshme.         Tiranë, më 18.8.1971.

Informacion mbi Avdul Beqir Banin

Avdul Beqir Bani, ka lindur në qytetin e Vlorës, nga shtes e mesme (kasap). Ka marrë pjesë me lëvizjen qysh në fillim të vitit 1943 dhe në shtëtor të këtij viti ka dalë partizan pa u shkëputur gjatë gjithë periudhës së luftës.

Pas çlirimit është caktuar roje personale i Islam Radovickës. Ka vdekur në dhomat e paraburgimit në vitin 1947 në Tiranë.

Të dhënat rreth arrestimit dhe vdekjes së tij janë grumbulluar vetëm nga shokët, Stravri Xhara dhe Llambi Peçini ish hetuesit e tij, dhe dr. Ibrahim Dervishi, që në atë kohë është marrë me kontrollin mjeksor të të paraburgosurve në Tiranë, sepse në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjykatës së Lartë dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtes Popullore nuk u gjet asnjë material për të.

Në vitin 1947 është arrestuar nga Dega e Sigurimit të Ushtrisë me sa mbahet mend nga hetuesi i tij Stavri Xhara dhe Llambi Peçini, del se bazë për arrestimin e tij ka qenë nevoja për të vërtetuar lidhjet e Islam Radovickës me anëtarët e grupit të deputetëve tradhëtarë.

Nëse ka patuar mateiale në ngarkim të tij para se të arrestohej. Kjo nuk konkretizohej fare. Gjatë hetuesisë, sipas shokut Stavri Xhara, del se ai ka pranuar se “Islami e kish llafosur për ndryshimin e situatës dhe ndërhyrjen anglo- amerikane në Shqipëri dhe i kish treguar për një organizim që po bëhesh për kundra pushtetit nga elementët e goditur nga pushteti popullor”

Shoku Stavri Xhara nuk e konkretizon nëse Abdul Bani të kishte kuptuar që Islam Radovicka punonte për kundra pushtetit. Po kështu edhe shoku Llambi Peçini pohon se “nuk rezultoi që Abdul Bani të kishte dijeni mbi organizatën etj, veprime armiqsore, veç disa bisedave për pakënaqësi dhe për ndryshimin e situatës që kishte dëgjuar nga Islam Radovicka”.

Doktor Ibrahim Dervishi thotë se kur e ka vizituar si të sëmurë në dhomat e paraburgimit e ka parë që vuante nga plagë të krijuara nga keqtrajtimi e tortura.

Pas vdekjes nuk është vizituar më nga Ibrahim Dervishi.

Në bazë të raportit që lëshuan mjekët, pas vdekjes rezulton se vdekja e tij qe shkaktuar nga T.B.C. (sipas shokut shokut Stavri Xhara).

Duke marrë parasysh aktivitetin e tij të pastër në Luftën Nacionalçlirimtare, pozitën e tij shoqërore dhe përgatiten e tij ideo – politike, sillet bindje se nuk ka patur vend për të dyshuar që Abdul Bani të

kishte shkas që të vepronte për kundër pushtetit popullor, nga ana tjetër meqënëse gjatë hetuesisë nuk është provuar asgjë me rëndësi që të formonte krim për veprimtari armiqësore, arrijmë në konkluzionin se:

Abdul Beqir Bani nga Vlora, vdekur në dhomat e paraburgimit në Tiranë në vitjn 1947, nuk duhet të konsoderohet element armik. ZV. DREJTORI /Petrit Hakani/ “

Pas leximit të këtj mateiali na lind pyetja se përse u bënë këto hetime dhe u përgatit ky informacion? Përgjiegjen e kësaj pyetje e marrim nga një shënim me dorë që është bërë në fund të informacionit: “Ky informacion u bë me porosi të shokut Ministër i cili do ta dërgoi në destinacionin e kërkuar. Nuri Çakërri, 1.9.1971”

Po cili ishte destinacioni i kërkuar?

Edhe përgjiegjen e kësaj pyetje e marrim vesh nga një shënim me dorë: “ 1. Shokut Leka Shkurti në

K.Q. të P.P.Sh., me shënimin bashkangjitur, një shënim i shokut Stavri Xhara dhe një i Nuri Çakërrit.  2. Në arkiv të M.P.B. Dosjen e Islam Radovickës”.

Ja dhe shënimi i Nuri Çakërrit:

Shoku Stavri Xhara u pyet se kush ka qenë doktori që e ka vizituar para dhe mbas vdekjes. U përgjigj me nervozizëm që nuk e mbaj mend mbas 27 vjetësh!

Shoku Nesti Saraçi u pyet dhe tha që për Avdul Banin, rreth vdekjes së tij nuk di gjë, sepse ia dorëzova Stavri Xharës para dy javëve se ai të vdiste.

Shoku Ibrahim Dervishi u pyet dhe i kujtohej mirë Avdul Bani. Tha se gjatë kohës në hetuesi e ka vizituar si gjithë të tjerët. Gjendja fizike e tij ka qenë e dobët, ka qenë i vrarë me plagë nga torturat e asaj kohe. Nuk i kujtohej ndonjë diagnozë sëmundje sepse ata vetëm vizitoheshin, nuk u beheshin analiza mjeksore. Mbasi ka vdekur nuk e ka vizituar, d.m.th. e ka vizituar të gjallë dhe jo të vdekur. Tiranë, më 29.6.1971   Nuri Çakërri”

Më tutje Nuri Çakërri shënon me shkrim dore: “Me porosi të shokut Feçor dhënë nëpërmjet shokut Pilo, ky informacion iu dërgua Komitetit Qëndror të P.P.SH., shokut Leka Shkurti, pa firmë dhe pa konkluzion që jep zv. drejtori sh. Petrit Hakani. Nuri Çakërri. 3.9.71”

Siç del nga ky shënim i Nuri Çakërrit Komitetit Qëndror i janë dërguar dy informacione nga dy organe të ndryshme të Ministrisë së Brendëshme. (Arkivi M.P.B.)

Për fundin tragjik të Abdul Banit ka botuar një dokument edhe Dashnor Kaloçi: “Që nga nëntori i  vitit 1948-të kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Koci Xoxes në Kongresin e parë të PKSH-së e në muajit në vijim deri sa ai doli në gjyq në majin e vitit 1949-të, me porosi direkt të Enverit, nga Ministria e Brendëshme dhe kryesisht Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, u morrën një numër i madh dosjesh sekrete të cilat u dërguan në kabinetin e tij në Komitetin Qëndror të PKSH-së.

Në ato dosje që i përkisnin një periudhe kohore katër vjeçare (1945-1948) kishte dokumente me proces- verbale, relacione, raporte, informacione, letra të ndryshme etj, të cilat kishin të bënin kryesisht me veprimtarinë dhe punën e ish-Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Koci Xoxes, i cili ndodhej në procesin hetimore në qelitë e Burgut të vjetër të Tiranës…

Abdyl Bani, nga Vlora i cili ka qenë prapa Islam Radovickës. Asht arrestue me qëllim që të nxirrej diçka rreth aktivitetit të Islamit si dhe për shkak se implikohej në procesin e hajdutit Adem Çoku si nxitës i këtij për vjedhje dhe arratisje.

Gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë qoftë për Islamin dhe qoftë për Ademin dhe as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-kapterr dhe mbajtje në presion (pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një n/toger).

Mbas një dite që është torturuar nga kapterri, ka vdek. Simbas raportit që ka lëshue dr. Ibrahim Dervishi, rezulton se ky ka qenë T.B.C në shkallën e fundit e sigurisht për vdekjen ja kanë shpejtuar torturat e jeta e keqe në birucë. Po atë natë (natën pa e parë njeri, asht varros nga toger Zydi Aga në bregun e lumit ku

varroseshin armiqtë e popullit. Kufoma para se të varrosej nuk ka qenë dërgue në garnizon siç thuhet në letër. Vëndin ekzakt të varrimit të tij e di toger Zydi Aga.

Në lidhje me çështjen e këtij, kapiten i I Stavri Xhara, mbas Kongresit të I të P.K.Sh. ka përpiluar një relacion të hollësishëm i cili u paraqit ose në Komitetin Qëndror ose në Prokurorinë Ushtarake. M a j o r (Zymer Jerina)

Shoku Tuk! Po ju dërgoj informatën që i kini kërkuar kol. Kadriut me anën e sekretarit. Ndoshta s’janë të plota, por tash për tash, këto kemi. 22.12.’49”. (Dashnor Kaloçi, gazeta “TemA”Tiranë, dt.18 gusht 2018) Sido qoftë ky artikull vlen për të konfirmuar një krim më shumë të regjimit komunist, vlen për familjarët të cilët kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe të kërkojnë dëmshpërblim moral dhe material, se po kërkojnë në Amerikë dëmshpërblim për skllevërit e vitit 1700.

blank

Dosja sekrete me survejimet- “Aleksandër Kondo shprehet: Hë mo, a do t’i rrisë rrogat si Sekretari i I-rë i Partisë apo….”?!

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës dhe në në krah qafë hedhur çantën e sportit, e në supin tjetër një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit, kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

 

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo kohë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar eksluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra.

VJIM

Dokumenti sekret në kartotekën e Sigurimit të Shtetit me listën e bashkëpunëtorëve që ndiqnin dhe survejonin Aleksandër Kondon dhe lista e familjarëve, që mund të ndiqeshin për kontrollin e tij

Sekret

Fleta e kontrollit në kartotekë

Lutemi të kontrolloni dhe na njoftoni nëse figuron i regjistruar në evidencën operative personi i poshtë shënuar

Mbiemri – Kondo

Emri – Aleksandër

Atësia – Vangjel

Datëlindja – 1960

Vendlindja – Fier

Vendbanimi – L. 1, Rr. Haxhi Sufa, P. 2,

Uzina – elektromekanike,

Profesioni – Punëtor,

Kombësia – Shqiptare, Shtetësia – Shqiptare

Puntori Operativ

O. F.

Tiranë më 10.5.1984

Ju njoftojmë se personi i kërkuar nga ju ka të dhëna P. op.

O.F.

Datë 11.5.1984

Lista e B.p. që e kanë pasur dhe e kanë në lidhje

“Studenti”

“I penduari”

“Dinamo”

“Shqiponja”

Lista e p.op. që drejtojnë B.P. ose njihen me materialet e dosjes.

F. Z.

Lista e lidhjeve familjare miqësore dhe shoqërore me interes operativ

Vangjel Nisi Kondo, babai, është përjashtuar nga Partia dhe ka dalë në lirim si officer.

Antigoni Gjergj Kondo, nëna.

Dhimitraq Vangjel Kondo, vëllai, njeri i çrregullt.

Roland Vangjel Kondo, vëllai, njeri korrekt.

Florika Vangjel Kondo, motra, i mire.

Lindita Vangjel Kondo, motra, i mire.

Valentina Vangjel Kondo, motra.

Lista e personave që implikohen në veprimtarinë e objektit

Xhelal Sukniqi, i arratisur

Korespondenca e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit me Hetuesinë e Përgjithshme, për Aleksandër Kondon e Xhelal Sukniqin

MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

Fondi: DREJTORIA I SIG.SHTETIT

Sektori: DEGA I

Model 7

Viti 1985

Dosja Nr. 85

Titulli i dosjes: KORRESPONDENCË MIDIS MPB DHE HETUESISË SË PËRGJITHSHME PËR ALEKSANDËR KONDON DHE XHELAL SUKNIQIN QË REFUZUAN TË KTHEHEN NË ATDHE.

Ka filluar më 6.6.1985

Ka mbaruar më 4.6.1985

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

DREJTORIA E PARË

Nr. 4227

Sekret

Ekzemplar Nr. 2

Tiranë më 6.6.1985

Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin

HETUESISË SË PËRGJITHSHME

TIRANË

Më poshtë po japim disa të dhëna biografike, për të përmendurit në lëndë:

Aleksandër Kondo, i biri i Vangjelit, i lindur në Fier në vitin 1960 dhe me banim në Tiranë, i padënuar, i paorganizuar në parti, i fejuar me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me punë polic në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. I sipërpërmenduri rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Babai i tij është oficer në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AP. Të tillë janë xhaxhai dhe burri i motrës. Të dënuar, të arratisur jashtë shtetit dhe internuar, nga rrethi i tij familjar dhe miqësor, nuk ka. Mbështetur më sipër për Aleksandër Kondon, është dhënë disa herë mendim pozitiv, dhe është lejuar të dalë 8 herë jashtë shtetit, me ekipin kombëtar të peshëngritjes.
Xhelal Sukniqi, i biri i Nuhit, i datëlindjes 1961, lindur në Shkodër dhe me banim po aty, me arsim të mesëm të pambaruar, punëtor, i padënuar, i paorganizuar në parti, me kombësi e shtetësi shqiptare, me punë në Uzinën e Telit në Shkodër. Xhelal Sukniqi, rrjedh nga një familje me të kaluar të mirë moralo-politike. Dy vëllezërit, motra, dy kunetërit, dhe disa kushërinj të parë, janë antar të PPSH-së. Nga rrethi i tij familjar e miqësor, nuk ka, të arratisur jashtë shtetit, të pushkatuar, të dënuar, apo internuar, me përjashtim të dajës së tij Nuh Lika, i cili ka qenë dënuar për agjitacion e propagandë, dhe që ka vdekur në vitin 1983. Mbështetur sa sipër, për Xhelal Sukniqin, është dhënë 5 herë mendim pozitiv për të dalë jashtë shtetit, nga DPB Shkodër, dhe Dega e Sigurimit të Ushtrisë.
ZV. MINISTRI I PUNËVE TË BRËNDSHME

Zylyftar Ramizi

Raporti i Sigurimit të Shtetit drejtuar Hetuesisë së Përgjithshme për udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, për aktivitetet sportive ndërkombëtare

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDSHME

DREJTORIA E PARË

Nr. 4227

Sekret

Ekzemplar Nr. 2

Tiranë më 6.6.1985

Lënda: Për Aleksandër Kondon dhe Xhelal Sukniqin

HETUESISË SË PËRGJITHSHME

TIRANË

Të përmendurit në lëndë, kanë dalë jashtë shtetit si më poshtë:

Aleksandër Kondo

Rumani, prej datës 18.11.1981 deri më 25.11.1981

Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982

Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982

Turqi, prej datës 21.4.1983 deri më 29.4.1983

Algjeri, prej datës 11.5.1983 deri më 18.5.1983

Greqi, prej datës 16.11.1983 deri më 21.11.1983

Spanjë, prej datës 25.4.1984 deri më 2.5.1984

Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985

Xhelal Sukniqi

Jugosllavi, prej datës 13.9.1982 deri më 29.9.1982

Turqi, prej datës 20.10.1982 deri më 27.10.1982

Poloni, prej datës 17.5.1985 deri më 28.5.1985

Relacion i Sigurimit të Shtetit mbi shkaqet e arratisjes së Aleksandër Kondos

SEKRET

Ekzemplar i vetëm

Tiranë më 20.7.1985

RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SE ALEKSANDER KONDOS

Aleksandër Kondo, ka qenë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes, ka qenë në Spanjë dhe atje, nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Dhe kjo del, edhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë P.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë.

Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna, që kemi pasur në ngarkim të tij.

Sepse ai, ka përdorur stimulues të ndryshme gjatë garave, dhe kur ka qenë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë të paformuar dhe, ka qenë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni ekipi ynë, mbërriti në Titograd, ku do të priste autobuzin tonë për ti marrë.

Në atë kohë të gjithë shokët, shpërndahen. Po kështu edhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqi, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet gjë por dihet që kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht të dy, ndodhen në Jugosllavi. /Memorie.al

PUNTORI OPERATIV SHEFI I SEKSIONIT TË PARË

F.Z N.S.

VIJON

blank

XXIV – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Përgatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Prof. Prend BUZHALA

 

LIBRI PËR MISIONARIN E PAPËRKULUR

Autori i librave “At Pjetër Mëshkalla S.J.” (1993) dhe “Një monument nën dhé” (2004), bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1991” (1993) Fritz Radovani na vjen me botimin e dytë të librit “At Pjetër Mëshkalla S.J.” Nëse letërsia shqipe, e përgjithësisht edhe literatura diskurzive, e krijuar në Shqipëri e në Kosovë, deri në vitet ’90, përshkohej nga tematika e Luftës së Dytë Botërore dhe të “periudhës së ndritur të socializmit”, me “pastërtinë ideologjike”, me një sistem të veçantë motivacioni, shpesh duke kaluar në një letërsi sterile; zhanri dokumentar dhe ai letrar, që erdhen gjatë dy dakadave të fundit, sollën një frymë tjetër çliruese. Edhe té ky libër e lexojmë dhe e ndjejmë frymen e po atij homazhi dokumentar i të njejtit lartësim të figurës atdhetare e të dalluar kundër diktaturës që shfaqen në botimet e përparshme të këtij autori.

 

Lartësimi i shembëlltyrës, sinteza të kontekstit kohor

E tash, na vjen edhe një liber i kujtesës dokumentare që të na ndihmojë në një gjë: si ta mundim atë terr të së keqes brenda nesh. E jep biografinë për jetën dhe veprën e At Pjeter Mëshkallës S.J. (1901 – 1988), intelektual, atdhetar e prift shkodran, i burgosur disa herë nga diktatura komuniste. Kësaj radhe, autori e ndanë librin në nëntë pjesë. E nis me lartësimin e portretit të tij si atdhetar, meshtar jezuit, qendresën e Tij etiko – jetësore, besnikërinë e Tij ndaj bindjeve të Tija të palëkundshme filozofike, fetare e njerëzore, duke dhënë, po ashtu, edhe sinteza të kontekstit kohor të ngjarjeve, nëpërmes kujtimeve e të evokimeve (teksti ballor “Ai ishte” dhe po këte frymë e vazhdon me “Pjesen e Parë”).

Po në frymen e këtij dokumentacioni, për ta parë edhe në një plan tjetër shembëlltyren vepruese të këtij jezuiti shqiptar, në pjesen e dytë jepen pjesë nga trashëgimia letrare e shkrimore e At Mëshkallës (poemat “Kanga e Isaisë”, “Krishtlindje në Shkoder”, “Nanë ktheu”.., dhe gjashtë pjesë të poemes “Hipokrizia”.., etj. deri në 1982.)

Në pjesen e tretë autori trajton biografinë e shkurtë të At Mëshkallës. Duke e nderthurë, shpesh e shpesh, refleksioni me komentin lirik, sintezen përshkruese me faktin, portretin e shembëlltyrës me kontekstin historik e shoqëror, edhe té kjo pjesë shquhet modaliteti dokumentar i Fritz Radovanit. Ja si e përshkruan fundin e jetës së At Mëshkallës: “Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodres, pa dallim feje, përcolli për në banesën e fundit AT PJETËR MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij, Dijetarin mendje ndritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut… Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë në një shkamb: Edhe një Hero ma pak!”.

Pjesa e katërt (“Ai nuk perkulej!”) jep shkallë – shkallë vendosjen e regjimit komunist dhe luften e këtij regjimi kundër klerit dhe fesë përgjithësisht, ballafaqimet dhe qendrimet e At Mëshkallës kundrejt qendrimeve zyrtare, në shtypin e kohës…

“Ai nuk thehej!” paraqiten vitet ’50, ’60 të diktaturës kundër fesë, sidomos të viteve 1967, kur u mbyllen përfundimisht kishat dhe Shqipnia shpallet shtet ateist…

Radovani, prandaj ka të drejtë të konstatojë: “Padër Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue maparë. Ai pau me sy çka paralajmëroi diktatorët: Me të vërtetë hangrën kokat e njeni – tjetrit dhe këtij nuk patën çka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij , Fitoi” së këndejmi na vijnë edhe ideostilemat vlerësuese të Fritz Radovanit (“Ai nuk përkulej”, “Ai nuk thehej”, “Ai fitoi”) që dalin nëpër pjesët e veprës.

“Padër Mëshkalla gjithnjë doli fitues mbi kundërshtarët, Ai gjithmonë e kudo i mposhti ata. Ai gjunjëzoi diktatorët ma të mnershëm e të pashoq që mund të kenë pasë historia e Shqipnisë. Ata para figurës së Tij ishin të pafuqishëm dhe për mjeshtrinë e flligtë të tyne, terrorin, torturën, gënjeshtrën, shpifjen e, sidomos, kur para tyne ndodhej i lidhun për karrigë e me duer mbrapa ndër pranga ndonjë Atdhetar apo Klerik, që përsonifikonte virtytin e burrninë e Shqiptarit, siç ishte At Pjetër Mëshkalla. Qendrimi i këtyne burrave zbuloi misterin…”

Prandaj, letërsia dokumentare e Fritz Radovanit mund të përkufizohet si bioprozë karakteristike që vjen në letërsinë tonë me pluralizmin e temave, ideve, procedimeve shkrimore, rrymimeve letrare, me procesin bashkohorë të shumësisë së zhanreve.

Posi tek libri “Një monument nën dhé”, edhe tek kjo monografi endëzohet e strukturohet rrëfimi në veten e parë, i cili paraqet një modalitet të veçantë të së vertetës.

Mbase, këte trajtë dokumentare personale e subjektive të rrëfimit në veten e parë, dëshron ta paraqesë si frymë etnie të veçant të shekujve të kaluar për brezat që vijnë. Edhe pse ky i martirizuem e “amanetxhi” është katoliku shqiptar, më i përafert me habitusin  e tij specifik, si është Shkodra; autori për asnjë çast nuk i largohet jetës së  pandashme të binomit të tij “Atdhe”, Shqipnisë, Shqipërisë; Trojeve Etnike. Ai nuk i ik fatit të njeriut shqiptar në kohë të turbullta e as pikëtakimeve të religjioneve, zakoneve, varreve, festave, flamurit e gjuhës së përbashkët. Të dhënat, faktet dhe refleksionet mbështeten dhe strukturohen jo vetem mbi një bazë të gjërë e të shumëllojshme dokumentare, por autori jepet i tëri edhe mbas të dhënave më të padukshme e mbas nuancimeve që rrallë na bien në sy në jetën e përditshme a në literaturë. Së këndejmi, do të thoshim, autori i jep shumëzëshmërinë kësaj vepre dokumentare, e që përbën një polifoni  të vërtetë të zhanreve dokumentare – publiçistike, polifoni e këndshikimeve të pasura, mbasi tek e vërteta ai arrinë shkallë – shkallë, po si një arkeolog që i heq ngadalë shtresat që e mbulojnë thesarin e tij dokumentar; që i heq me durim bashkat e gënjeshtrave mbi ngjarje dhe personalitete.

Autori duhet përgëzuar edhe për gjuhën e kuptueshme e të thjeshtë, pa ndërlikime refleksionesh të errëta a frazash boshe. Gjuhën që e përdor autori Fritz Radovani në të gjitha veprat e tij të letërsisë dokumentare, (si e ka vlerësuar autori i këtij shkrimi kritiko – letrar në një rast tjetër), është ajo e sensibilitetit të njohur ligjërimor shkodran; i njeriut shkodran, që ka trashëguar traditat atdhetare, fetare, etnike e popullore të mesit, i  identitetit etnik euroshqiptar. Kjo gjuhë është testimonia illyrica et testimonia albanica e martiriumit dokumentar të Radovanit. Porse libri i shkruar në këte trajtë letrare, asesi nuk do të thotë se kundërshton  standardin letrar të shqipes. Standardi gjuhësor, gjithsesi, është diçka tjetër, aspak i kontestueshëm. Është shpirti i dokumentit dhe i formimit dëshmues të autorit. Ndryshe, do të vritej  ky shpirt dokumentar. Dhe ky shpirt dokumentar frymon si i tillë vetëm në trajten e shkrimit që e ka dhënë Fritz Radovani.

Historia që vëzhgohet e dokumentohet në këte monografi, është ajo më e reja, që i gërmon këto rrënjë shqiptare e fetare, që e gërmon harmoninë shqiptare përballë fytyrës së krimit dhe egërsisë së ndërhyrjes së armiqve shqiptarë, sllavëve, të cilët injektuan ideologji përçarëse. Parametër i këtij gjurmimi gjithnjë është humanizmi, Njeriu, fytyra njerëzore.

Drita dokumentuese, e hedhur nëpër minjerat e kujtesës e të katakombeve të historisë më të re, përqendrohet pikërisht në kërkimin e së Vërtetës. Prandaj, lënda e shtrirë dokumentare strukturohet nga referencat e shumta, nga kujtimet, rrëfimet, dëshmitë, ditarët, reportazhet, letrat, korespondencat, të gërshetuara me rrëfimin biofiksional e me pasazhet lirike narrative; që e shtyjnë autorin të japë një precedimor karakteristik të thurjes së librit. Prandaj, aty, sa e lexojmë eseun  dokumentar në trajtën e hibridizimit të zhanreve, sa lexojmë thënien dokumentare – realiste të përshkrimëve, kroniken dhe monologun e brendshëm, një procedimor – kolazh, ku përvijojnë linjat kronologjike – dokumentare .

Nëse preciziteti dhe saktësia janë imanencë e dokumentit historik, atëherë Radovani arrinë që ato t’i shëndërrojë në substancë të përmbajtjes së vetë letersisë së tij të dokumentit.

 

Zagreb, Maj 2006.                      Prof. Prend BUZHALA.

 

Shenim nga F.R.:Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.

            Ju falemndere i Nderuem Prof. Buzhala.

         Melbourne, Qershor 2021.


Send this to a friend