Kosova i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara mbështetje për anëtarësim me të drejta të plota në Interpol. Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri pati një takim me Prokurorin e Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions në Uashington ku diskutoi për këtë dhe tema të tjera. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Tahiri tha se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që t’i hapë rrugën perspektivës evropiane të dy vendeve.
Zëri i Amerikës: Zoti Tahiri, ju patët takim këtu në Shtetet e Bashkuara me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions. Cilat ishin temat që u diskutuan me zotin Sessions?
Abelard Tahiri: Për mua si ministër i drejtësisë së Kosovës ishte një takim shumë i rëndësishëm me zotin Sessions. Temat që kemi diskutuar me të kanë qenë fuqizimi i sundimit të ligjit edhe më tej në Kosovë, e kam informuar për reformat që kam ndërmarr tash e 14 muaj si ministër i drejtësisë, për angazhimin tim të përbashkët së bashku me agjencitë që janë prezente në Republikën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç janë OBDAT, ICITAP, INL dhe një nga temat më të rëndësishme që kam kërkuar nga zoti Sessions ka qenë përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në agjendën e Interpol-it tani, pra më 20 nëntor do të mbahet takimi ku ne shpresojmë që do të jemi anëtarë me të drejta të plota si Kosovë dhe padyshim këtu kam marr një përkrahje të plotë nga zoti Sessions se SHBA do të vazhdojnë të punojnë fuqishëm edhe të sigurojnë vota tjera për Kosovën në mënyrë që të jemi anëtarë me të drejta të plota e kësaj organizate që është shumë e rëndësishme pra siç është Interpoli.
Zëri i Amerikës: Një nga sfidat kryesore të Kosovës është edhe Gjykata e Posaçme dhe ju para se të vinit këtu patët një takim me Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith të cilit i premtuat përmbushje të të gjitha detyrimeve të Kosovës. Cilat janë këto detyrime dhe në ç’fazë është puna e kësaj gjykate?
Abelard Tahiri: Realisht Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e saj që dalin përballë kësaj republike deri më tani, pra ajo gjykatë është themeluar në bazë të ndryshimeve kushtetuese që kemi bërë dhe dy ligje që janë në fuqi. Ajo çfarë kam kërkuar nga zoti (Jack) Smith është që të sigurohemi që të respektohen plotësisht të drejtat e atyre që nesër mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë e posaçme. Ajo që është shumë me rëndësi për ne është që qytetarët e Kosovës të trajtohen në bazë të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në këtë rast që mund të jenë të akuzuar. Tashmë Kosova nuk ka asnjë obligim sa i përket kësaj çështjeje dhe ne do ta respektojmë gjithë atë që do të del nga kjo gjykatë dhe siç e dini deri më tani aktakuzat e para ende nuk kanë dalë nga kjo gjykatë dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin në bazë të këtyre ligjeve që i kemi në fuqi.
Zëri i Amerikës: A përbën shqetësim për Kosovën që nga puna kësaj gjykate mund të dalin emra të personave të njohur në sferën politike dhe publike të sotme të Kosovës?
Abelard Tahiri: Për ne si qeveri e Kosovës normalisht që është shumë e rëndësishme që njëherë e përgjithmonë t’i largojmë këto pretendime për krime lufte që janë kryer kundër popullatës civile serbe dhe siç e thash nuk dua të lëshohem në emra dhe efektin e saj se si mund të jetë apo çka do të ndodh sepse nuk dua të paragjykoj në asnjë rrethanë ajo se çfarë do të ndodh në të ardhmen mirëpo ne si Kosovë kemi treguar që nga paslufta përgjegjësi të lartë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë që i kemi pausr edhe në të kaluarën nga ish kryeministra dhe ish ministra të akuzuar për krime lufte dhe bashkëpunimi ynë ka qenë në një nivel jashtëzakonisht të mirë.
Zëri i Amerikës: Në fillim të tetorit ju lajmëruat dorëheqjen tuaj dhe me kërkesën e partisë e tërhoqët atë. Por cilat ishin arsyet që ju shtynë ta paraqisni këtë dorëheqje?
Abelard Tahiri: Unë e kam thënë edhe më herët se kam pasur disa shqetësimë që kanë të bëjnë në fushën e sundimit të ligjit, shqetësime të mija që i kam bërë të ditura edhe të kryeministri edhe te kryetari i partisë dhe normalisht që kërkesa e tyre ka qenë që unë të vazhdoj të drejtojë ministrinë e drejtësisë, një ministri tejet të rëndësishme dhe tashmë jemi në një periudhë shumë të rëndësishme me një numër shumë të madh të reformave që kemi ndërmarr dhe kjo është e tëra që mund të themë për këtë çështje.
Zëri i Amerikës: Një nga temat për të cilat u fol, ose më saktë një nga spekullimet ishte që ky veprim i juaji erdhi si pasojë e ndërhyrjeve, ose përpjekjeve për ndërhyrje politike. Nga kush vinin këto ndërhyrje?
Abelard Tahiri: Unë e kam theksuar edhe më herët, deri më tani sa i përket kësaj çështjeje nuk është se kam dhënë ndonjë deklaratë dhe ka pasur teori të ndryshme konspirative për mënyrën se pse kam ofruar dorëheqje nga pozita e ministrit të drejtësisë dhe meqenëse e kemi mbyllur dhe kërkesa e kryeministrit dhe i kryetarit të partisë sime Kadri Veseli ka qenë që të vazhdoj edhe më tutje të drejtojë ministrinë e drejtësisë dhe mendoj se çdo koment më tutje sa i përket kësaj teme është e tepërt.
Zëri i Amerikës: Domethënë ky kapitull është i mbyllur…
Abelard Tahiri: Padyshim.
Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se partia juaj është në pushtet që në vitin 2007 dhe kontrollon sistemin e drejtësisë dhe është një system delikat. Si u përgjigjeni ju kritikave?
Abelard Tahiri: Normalisht që ka edhe vend për kritika sa i përket partisë sime dhe timen normalisht si ministër i drejtësisë mirëpo unë i ftoj të gjithë ata që janë pjesë e politikës dhe pjesë e parlamentit që të votojnë reformat që i kemi ndërmarr së bashku me partnerët tanë startegjikë siç Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Kam arritur të bëj një reform të thellë në politikat penale pra në Kodin penal të Kosovës gjë që janë rritur dënimet për korrupsion, është rritur parashkrimi i afatit për veprat penale, kam arritur të bëj një reform të thellë në legjislacionin sa i përket konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, poashtu projektligjin për informatorë, kam arritur të dërgoj në parlament një projektligj shumë të rëndësishëm siç është projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit dhe kjo u pamundëson keqpërdorimin e disa individëve nëpër shumë pozita siç ka ndodhur në të kaluarën në Kosovë. Është një reform që nuk ka ndodhur për vite të tëra dhe jemi duke i dhënë një drejtim të ri, jemi duke fuqizuar gjyqësorin pra vota në favor të këtyre reformave do të thotë fuqizim i gjyqësorit dhe do të rris pavarësinë e gjyqësorit.
Zëri i Amerikës: Një nga marrëveshjet e fundit me Serbinë në kuadër të bisedimeve, ishte ajo për integrimin e institucioneve të drejtësisë në Veri. Ku qëndron ky proces?
Abelard Tahiri: Kjo është prej marrëveshjeve më të rëndësishme që Kosova ka arrit në kuadër të bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Jam shumë i lumtur që në nëtorin e vitit të kaluar ne kemi arrit që të funksionalizojmë Gjykatën Themelore t Mitrovicës dhe tri degët e saja në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, pra janë gjithsejt 42 gjyqtarë serb që kanë filluar punën në atë pjesë të Kosovës. Këtu janë edhe një pjesë e gjyqtarëve që vijnë nga komuniteti shqiptar poashtu janë edhe 13 prokurorë nga komuniteti serb që tashmë janë vendos në zyrat e tyre dhe tashmë është një proces pothuajse normal i funksionimit të këtyre gjykatave. Jam shumë i lumtur që tash së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndihmën e tyre kemi arritur t’i vendosim këto gjykata dhe tashmë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës e kanë mundësinë që t’u drejtohen gjykatave për çështje që ata mendojnë se duhet t’u drejtohen.
Zëri i Amerikës: Bisedimet në arenën politike në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare, a ndikojnë tek procesi i këtij integrimi dhe puna për institucionet e drejtësisë në Veri?
Abelard Tahiri: Mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një fazë të re të bisedimeve që do të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare sepse kështu e kërkon edhe strategjia e Bashkimit Evropian që u publikua në prill të këtij viti. Pra për ne si vend është shumë e rëndësishme sepse të dyja vendet do t’i hapin perspektivë evropiane vendeve dhe qytetarëve tanë. Pra është një moment shumë i rëndësishëm dhe nuk dua të paragjykoj se cili do të jetë epilogu i këtyre takimeve ose cila do të jetë marrëveshja sepse normalisht që këtë nuk e di askush dhe do të ndodh si proces i një dialogu ose takimeve që besoj që do të ndodhin ndërsa sa i përket asaj se sa mund të ndikojë në normalizimin e gjykatave edhe me tutje në veri të Kosovës unë nuk besoj që do të ketë ndonjë efekt negativ sepse tashmë kemi gjyqtarët serb dhe personelin e ndihmësit që janë pjesë e këtyre gjykatave dhe normalisht janë future edhe struktuart komunale që udhëheqin me këto komuna dhe besoj që nuk do të ketë së paku efekt negativ sa i përket funksionimit të këtyre gjykatave.
Zëri i Amerikës: Debati për ndryshimin e kufijve që nga Presidenti Thaçi është quajtur “korrigjim kufijsh”, ndërsa nga Serbia “vënie e kufirit” mes serbëve dhe shqiptarëve, po mbizotëron kjo lloj teme. Duke qenë një nga njerëzit e afërt me Presidentin Thaçi, si e shihni ju një ide të tillë?
Abelard Tahiri: Unë nuk dua të komentoj, është një ide e presidentit të Kosovës dhe secili ka të drejt që të ketë një agjendë të tij sa i përket kësaj çështjeje. Në këtë rast edhe presidenti e ka një agjendë të qartë për bisedimet me Serbinë pao më mirë të them fazës përfundimtare të dialogut. Ajo që është tejet e rëndësishme është që ne si Kosovë dhe si dy vende në Ballkanin Perëndimor, Kosova e Serbia kanë nevojë për një marrëveshje e cila do t’i hapte rrugë perspektivës të këtyre dyja vendeve. Tashmë jemi të bllokuara edhe ata (Serbia) e ka të bllokuar perspektivën evropiane, poashtu edhe ne hasim në shumë problem në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, këto viteve të fundit kemi ngecur edhe në fushën e njohjeve edhe me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, pra ne si Kosovë po humbim energji të madhe në këto çështje dhe në anën tjetër fokusin më të madh duhet ta kemi në sundimin e ligjit, me politika që lidhen me shëndetësi, arsim dhe zhvillimin ekonomik dhe për këtë arsye mendoj se jemi në një periudhë që ne si Kosovë po ashtu edhe Serbia duhet ta përmbyllim këtë proces dhe fokusin e madh ta kemi tek problemet e mëdha me të cilat qytetarët tanë përballen çdo ditë.
Zëri i Amerikës: Ju jeni njeri i afërt me Presidentin Thaçi, por ndërkohë ju jeni ministër i një qeverie, kryeministri i së cilës është kundër kësaj ideje. A krijon kjo një farë friksioni apo tensioni?
Abelard Tahiri: Unë mendoj që kjo nuk është thjeshtë një agjendë politike e një personi të caktuar, normalisht kryeministri, presidenti, kryetarët e partive mund të dalin me ide dhe me përcaktime të tyre sa i përket fazës përfundimtare të dialogur kjo thjeshtë nuk është një agjendë e thjeshtë e një individi qoftë të presidentin qoftë të kryeministrit kjo është agjendë e gjithë klasës politike në Kosovë dhe padyshim që një gjë e tillë nuk ndikon në punën tonë në qeveri dhe deri më tani nuk ka nffikuar. Normalisht mendoj që është jahstëzakonisht e mirë dhe e favorshme që udhëheqësit tanë presidenti, kryetari i parlamentit, kryeministri të kenë një përcaktim të qartë se cilat janë temat që ne duhet t’i shtrojmë si Kosovë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.
Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandar Vuçiç.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe malltretuar nga autoritetet serbe.
Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.sn
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.
Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.
Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.Radio Evropa e Lirë
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.
Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.
Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.Radio Evropa e Lirë
Anëtarët e NATO-s duhet t’i japin përparësi armatosjes së Ukrainës në vend të forcimit të aftësive të tyre mbrojtëse, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA.
“Është një pjesë e përpjekjes së rëndësishme që po bëjmë tani në të gjithë aleancën e NATO-s për të rritur shpërndarjen e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
“Por Ukraina ka nevojë edhe për më shumë. Kjo është arsyeja pse nëse aleatët përballen me një zgjedhje midis përmbushjes së objektivave të kapaciteteve të NATO-s dhe ofrimit të më shumë ndihme për Ukrainën, mesazhi im është i qartë: dërgoni më shumë në Ukrainë.”
Stoltenberg vuri në dukje Danimarkën si “një shembull të fortë” pasi u zotua në shkurt t’i dhuronte të gjithë artilerinë e saj Kievit. Ai vlerësoi Danimarkën dhe Holandën për planet e tyre për të siguruar avionë luftarakë F-16, duke shtuar se ai ishte “i inkurajuar” nga lajmi se Kongresi amerikan pritet së shpejti të votojë për ndihmë shtesë për Ukrainën, pas muajsh vonesë.
Apeli i shefit të NATO-s vjen në një kohë kur shtetet anëtare po luftojnë për të ofruar sasi të mjaftueshme armësh në Ukrainë pa i varfëruar rezervat e tyre dhe pa rrezikuar sigurinë. Zyrtarët në Kiev kanë fajësuar mungesën e municioneve për kundërsulmin e dështuar të vitit të kaluar, si dhe humbjet e fundit në fushën e betejës.
Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka kritikuar ashpër Gjermaninë për refuzimin e dhurimit të raketave të saj lundruese Taurus që lëshohen nga ajri dhe republikanët amerikanë për bllokimin e ligjit të ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të kërkuar nga presidenti Joe Biden.
“Nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, paralajmëroi Zelensky në fillim të këtij muaji.
Berlini kohët e fundit ra dakord të furnizonte Kievin me një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar nga SHBA. Megjithatë, ajo ka refuzuar të ndryshojë vendimin e saj për raketat Taurus, duke argumentuar se dërgimi i tyre do të kërkonte personel gjerman në terren në Ukrainë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, ka njoftuar se do ta vërë në votim projektligjin për ndihmën për Ukrainën të shtunën. Legjislacioni ishte bllokuar më parë për shkak të grindjeve të ashpra midis demokratëve dhe republikanëve mbi emigracionin dhe sigurinë kufitare.
Rusia vazhdon të këmbëngulë se dërgesat e armëve të huaja do të çojnë në më shumë përshkallëzim, por nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit. “Perëndimi vazhdon të pompojë me armë regjimin e Zelenskit dhe po bëhet bashkëpunëtor i krimeve të tij të tmerrshme”, tha në janar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe të lirojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë.
Pas takimit të rregullt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Hovenier tha për mediat se me të parën e shtetit folën edhe për ngjarjet e 17 prillit, kur, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë që lidhet me komunitetin serb dhe që adresohen nga Policia e Kosovës”, tha Hovenier.
“Për shembull, ai ka luajtur rol edhe në mbikëqyrjen e njësisë që ofron mbrojtje për monumentet e trashëgimisë kulturore, përfshirë edhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme, kuptimplote dhe efektive. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, shtoi diplomati amerikan.
Thirrje për lirimin e Jankoviqit dhe ulje të tensioneve bëri edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke e cilësuar të “papranueshëm” ndalimin e zyrtarit policor.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Hovenier tha se SHBA-ja pajtohet me vlerësimin e BE-së për këtë çështje, duke shtuar se Uashingtoni, si mbështetës i procesit të dialogut, pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen dhe zbatohen.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.REL
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se janë liruar pjesëtarët e policisë së Kosovës që ishin ndaluar nga autoritet serbe të mërkurën, por atje po mbahet ende zëvendës drejtori i policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Dejan Jankoviç. Pra zëvendësdrejtori i policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, tha kryeministri Kurti gjatë një mbledhjeje të qeverisë së tij.
Një ditë më parë autoritetet në Prishtinë njoftuan se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi, përfshirë zëvendës Jankoviç. Pesë nga ta ishin liruar ditën e mërkurë ndërsa katër pjesëtarë të tjerë sipas autoriteteve janë liruar të enjten.
Ministria e Brendshme e Kosovës tha se oficerët e ndaluar janë shqiptarë dhe serbë dhe “janë ndaluar në vendkalimet kufitare Merdar, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”.
Kryeministri Albin Kurti tha se veprimi i Serbisë është akt i ultë hakmarrjeje ndaj suksesit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe shkelje e të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.
“Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjes, duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh dhe fqinjësi të mirë”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të policisë së Kosovës, u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet kundër veprimeve të tilla.
“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha presidentja Osmani.
Të mërkurën të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në vendkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.
Autoritetet serbe mohuan të kenë bllokuar udhëtarët nga Kosova, por thansë se shtimi i kontrollit të sigurisë mund të ketë shkaktuar vonesa.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se situata e krijuar me ndalimin e udhëtarëve paraqet shkelje të marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog ndërsa kërkoi nga Serbia “që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pabashkërenduara si dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”.
Nga viti i kaluar Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Kosova, ndonëse nëpër vendkalime kufitare ka vendosur afishe në të cilat thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të pavarësisë së saj.
Serbia u shpreh e zhgënjyer me votimin e së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Beogradi ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës, ndonëse sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën të dyja vendet janë pajtuar vitin e kaluar, palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetër në proceset integruese.
A është kulturë diplomatike, paaftësi politike apo konsideratë për provincialët atëherë kur lidershipi mbetet jashtë vemendjes së faktorit shqiptar në Europën Juglindore? A kërkon kryeministri Rama apo qeveria shqiptare të jetë politikisht korrekt me qëndrimin ndaj ftesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës? Kryeministri nuk është ndier, pret muajin Maj ndërsa eksponentët e tjerë të Rilindjes shprehen edhe para tij se ky ishte: “një sukses tjetër plotësisht i merituar”?
“You deserve it!” – një shpreje kalimtare dhe pa nerv përgëzues – në gojën e kryeministrit shqiptar që nuk i bëhet jehona për Kosovën nga ATSH si mjet i propagandës ashtu si kur çdo ditë përdoren platformat e tij të mediave sociale si “X”, “Facebook”, podcast etj. kur në rastin kur numëron turistët dhe përshëndet ndjekësit me foto e peisazhe të manekyruara – është një sinjal dëshpërimi. Për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë është vazhdim i zbehjes që la pas regresi diplomatik dhe dështimi i plotë i projektit “Ballkanit të Hapur”. Ndërsa marrëdhënia Shqipëri-Kosovë është më e qenësishmja për kombin, sot ajo për shkak të kryeneçësisë në politikë është e ftohtë sepse qeverisja Rama ka humbur protagonizmin mbarëkombëtar. Kryeministri shqiptar i shquari dhe kuratori i Samiteve të dëndura të Tiranës tregon se është miop në diplomaci ndonëse i zoti në vetëreklamë. Ai ndien se po e humb edhe përkëdheljen e sedrës për t’u quajtur edhe”babai i kombit” ashtu siç u quajt prej dikujt mes faktorit shqiptar gjatë vitit të shkuar mes tapetit të kuq. Politika e tij e jashtme po humb kredibilitetin ndër shtetet sepse dhe ai nuk ka më as fantazi dhe forca për të mundur ta zgjasë pushtetin pas këtyre 10-11 viteve. Nuk do të mund ta zgjasë sepse kjo qeverisje në politikë ka asfiksuar pluralizmin, në ekonomi varfëria ka pllakosur nga shancet e pabarabarta që t’i jep perëndia dhe vendlindja sepse mbi to sundon korrupsioni shtetëror, lëvizja e lirë është shndërruar në ikje pa kthim dhe ku forca e ligjit dhe drejtësia nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë shtetasit.
Duke dashur të kërkojmë vemendjen e opinionit publik shqiptar tek kjo pikë dhe mbi gjendjen e tanishme të Shqipërisë gjatë këtij viti parazgjedhor, parashtimet e mësipërme na japin mundësinë që të shohim se çfarë po bën politika, ku janë më të interesuar njerëzit dhe ku ndodhet pa protagonizëm lideri i qeverisë shqiptare.
Fakti i thjeshtë është se kreu i ekzekutivit shqiptar hesht dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për shtyp për të bërë dhe mundësi për ta uruar ftesën e Kosovës për në Këshillin e Europës. Deri në muajin Maj ka ende kohë dhe gara mbase i duket kohë e gjatë kryeministrit që mendon se duhet t’i ruajë lëvizjet politike dhe energjitë. Por gjatë 48 orëve e fundit realiteti i është përplasur flluskës së Ramës. Kosova jetoi lajmin e gëzuar, që u përhap dhe u prit mirë në mbarë hapsirën shqiptare dhe kudo në diasporë ashtu sikurse u shoqërua edhe me tensione disa orë më vonë ku disa qindra shtetas të Kosovës janë penguar në lëvizjen e tyre të lirë në pikat kufitare të Republikës së Serbisë me fqinjët e saj. Shprehja e qëndrimeve dhe përditësimi i tyre sipas zhvillimeve në politikën e jashtëme më vete dhe me mirëkuptim ndërkombëtar do të ishin së pari ndershmëri më parë se të shitej mospërzjerje dhe diplomaci me popullin vëlla shqiptar të Kosovës. 16 Prilli një ditë e shumëpritur për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, do ishte lajm shumëfish më i fortë nëqoftëse ashtu si pozita dhe opozita në shtetin amë pra nga i gjithë spektri politik do ta jepnin urimin me vendosmëri dhe përmes një deklarate mështetëse të dalë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë rast parlamenti është një organizëm i pavarur dhe nuk imponohet nga presionet që bën qeveria Rama. Daljet e veçuara nga qëndrimet e lidershipit politik të bëjnë të kuptosh se uniteti kombëtar është i cënuar për shkak të polarizimit politik dhe mazhoranca priret nga fuqia e pushtetit.
Faktikisht përcjellja e ngjarjes bëhet me deklarata të thata që serviren si propagandë. Këto i gjen vetëm në Agjencinë Telegrafike Shqiptare e cila protokollon dhe prodhon veprimtaritë e strukturës partiake të Rilindjes Socialiste. Po veçojmë tre mesazhe ku nuk dallon individualitetet që përfaqësojnë politikën e mazhorancës, por vijën politike të qeverisë që përforcon togëfjalëshin “e ke merituar”. Dhe për Kosovën kjo vjen nga Kryetarja e KuvenditLindita Nikolla, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, por ende jo nga Ministria e Jashtëme dhe Kryeministri.
“You deserve it!”, “E ke merituar!” mund të thuhet përkohësisht edhe për një popull që mashtrohet nga qeveria që zgjedh por nuk mund të thuhet mes vëllezërve të një gjaku pavarësisht edhe pse politika është në mes. Shqiptarët sot kanë nevojë ta mbështesin dhe ta ndihmojnë njëri tjetrin në sfidat që kanë dalë përpara pasi të dy vendet tona vetëm të zhvilluara ekonomikisht, me një rend demokratik dhe me një shtet të së drejtës bashkërisht si një komb shqiptarësh do të bëhemi pjesë e Evrpoës, e shtrirjes gjeografike të së cilës i përkasim dhe historisë së përbashkët që trashëgojmë.
17 Prill, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas saj kjo gjë dëshmohet me bllokimin e qytetarëve në kufi me Serbinë.
“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të Vuçiqit dhe ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët ndërkombëtarë që vota pro Kosovës do ketë pasoja, Në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e udhëtarëve atje. Jo vetëm në autobus, por edhe në vetura dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë.
Nga biseda direkte që kemi pasur nga udhëtarët atje, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë. Shumë prej tyre kur janë intervisutar atje janë detyruar të flitet për ushtarët e UÇK-së, se mos është dikush prej tyre aty”, ka deklaruar ministrja Gërvalla, përcjell RTK.
Gërvalla bëri të ditur se ka takuar ambasadorët e QUINT-it, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian nga të cilët kanë kërkuar reagim të qartë dhe të prerë.
“Sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen kemi takuar ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesin e BE në Kosovë. I kemi informuar me aq sa kemi pasur detaje, dhe kemi kërkuar një reagim të qartë dhe të prerë, jo vetëm për të parandaluar një veprim të tillë në të ardhmën por dhe për të demostruar një unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që Serbia ka treguar sot.
Sot është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetinn, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilent”, tha ajo.
Gërvalla tutje tha se nuk të informojë nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë.
“Një pjesë e tyre janë liruar. Nuk mund të japim informacion që janë liruar të gjithë. Por, do ti japim informacionet e sakta kur të i verifikojmë të gjitha.
Thirrje bëj vazhdimisht që të evitohet kalimi nëpër Serbi sepse nuk mund të dijmë se cilat do të jetë veprimet e Vuçiçit”, ka deklaruar Gërvalla.
E pyetur se a është liruar zëvendësdrejtori i policisë për të cilin është raportuar se është ndaluar nga autoritetet serbe, ajo tha se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se a është liruar apo jo.
Kryeministri i Ukrainës deklaroi për BBC-së se do të ketë një “Luftë të Tretë Botërore” nëse Ukraina humb konfliktin e saj me Rusinë, pasi ai i kërkoi Kongresit të SHBA të miratojë një projekt-ligj për ndihmën e huaj të ngecur prej kohësh.
Denys Shmyhal shprehu “optimizëm të kujdesshëm” se ligjvënësit amerikanë do të miratonin masën e kontestuar ashpër, e cila ka 61 miliardë dollarë (49 miliardë £) të destinuara për Kievin. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për paketën këtë të shtunë. Propozimi përfshin financim për Izraelin si dhe për Indo-Paqësorin. Duke folur për BBC në Uashington DC të mërkurën, kryeministri Shmyhal tha se: “Këto para na duheshin dje, jo nesër, jo sot. Nëse nuk mbrojmë… Ukraina do të bjerë. Pra, sistemi global i sigurisë do të shkatërrohet… dhe e gjithë bota do të duhet të gjejë një sistem të ri sigurie. Ose, do të ketë shumë konflikte, shumë lloje të tilla luftërash, dhe në fund të fundit, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.”.
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina lëshon një paralajmërim kaq të fortë për pasojat e humbjes së saj të mundshme. Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia fitonte konfliktin, ajo mund të pushtonte Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore. Por zyrtarët e Kremlinit i kanë cilësuar pretendime të tilla si frikësime perëndimore. Muajin e kaluar presidenti Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet se Rusia një ditë mund të sulmonte Evropën Lindore si “të pakuptimta”.bw
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e kanë akuzuar Serbinë se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën, si shenjë hakmarrjeje pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.
Osmani u bëri thirrje partnerëve të veprojnë “shpejt”, ndërsa tha se përgjegjës për këtë është “vetëm një njeri: [presidenti serb Aleksandar] Vuçiq”.
“Serbia po u hakmerret qytetarëve kosovarë, një ditë pas votimit në PACE, duke i mbajtur peng shumë [qytetarë] në pikëkalime, duke i frikësuar, duke ua konfiskuar dokumentet dhe duke ua mohuar ushqimin”, shkroi ajo në rrjetin social X.
Më herët, kryeministri Kurti e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi.
Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kurti tha se qytetarët që kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës më herët gjatë 17 prillit u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.
MPJD tha se autobusë të Kosovës, me udhëtarë nga Kosova, janë bllokuar në dy pikëkalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe në një pikëkalim kufitar me Hungarinë.
Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.
“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.
Kjo ministri tha se këto veprime janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj votës në Këshillin e Evropës një ditë më parë, por po ashtu autoritetet serbe kishin paralajmëruar se do të arrestonin shtetas të Kosovës.
Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar akuzat se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë. Ajo shtoi se janë “duke u forcuar kontrollet kufitare“.
Ekipi i REL-it, i cili ishte në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë, Batrovci, nuk u lejua të filmonte, me arsyetimin se nuk kishte leje për ta bërë këtë. Kërkesa e REL-it, e cila u dërgua disa orë para mbërritjes në vendkalim, nuk ka marrë ende përgjigje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 prill paralajmëroi se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.
Ai i bëri këto deklarata teksa foli për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga autoritetet në Kosovë.
MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.
“Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia karshi respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet që aktualisht është anëtar i Këshillit të Evropës. Veprime të tilla edhe një herë dëshmojnë rënien e demokracinë dhe politikën e tyre të vazhdueshme të agresionit”, shkroi Bislimi në X.
Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.REL
Qeveria e Kosovës thotë se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi për t’u marrë në pyetje, përfshirë zëvendës drejtorin nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviç.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, oficerët janë shqiptarë dhe serbë dhe “janë ndaluar në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”.
“5 nga ata janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Pjesëtarët e policisë nuk kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare.
Beogradi nuk ka reaguar lidhur me këtë njoftim.
Më herët, të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në një pikë kufitare me Kroacinë fqinje, përpara se të lejoheshin të vazhdonin udhëtimin, sipas pasagjerëve.
Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje të mërkurën qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë, pasi sipas tyre shteti serb ka bllokuar grupe qytetarësh të Kosovës në vendkalimet kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po ktheheshin nga vendet e Evropës perëndimore në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministria e Punëve të Brendshme kërkuan në një komunikatë të përbashkët që qytetarët “të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”.
“Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Kjo ministri tha se ka njoftuar shtetet e QUINT-it, institucionet e Bashkimit Evropian dhe institucione tjera ndërkombëtare rreth kësaj situatës së krijuar ndërsa shpreson kjo të përfundojë shpejtë.
Por, ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përmes një komunikate i quajti të pabaza pretendimet për ndalimin e autobusëve nga Kosova.
“Në kufi po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë, gjë që mund të shkaktojnë vonesa”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se të gjithë qytetarëve nga Kosova u lejohet hyrja e papenguar në Serbi.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se situata aktuale përbën shkelje e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog ndërsa kërkoi nga Serbia “që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pabashkërenduara si dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”.
Bllokimi ngjalli reagime në Kosovë të cilët thanë se ky është një veprim hakmarrës i Serbisë pas votimit të së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. “Një njeri është përgjegjës për këtë: (Aleksandar) Vuçiç”, shkroi ajo.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes rrjeteve sociale tha se ndalimi i qytetarëve në kufi është “shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.
Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i bëri thirrje Serbisë të ndalojë siç tha “së turpëruari veten” dhe menjëherë të lejojë qytetarët e Kosovës ta kalojnë kufirin.
“Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, shkroi zonja Von Cramon në rrjetet sociale.
Nga viti i kaluar Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Kosova, ndonëse nëpër vendkalime kufitare ka vendosur afishe në të cilat thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të pavarësisë së saj.
Serbia u shpreh e zhgënjyer të martën me votimin e së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Votimi i hap rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës. Edhe në këtë fazë, Kosova duhet të sigurojë votat e dy të tretave të vendeve anëtare që marrin pjesë në votim.
Votimi i Asamblesë është mirëpritur nga autoritetet në Kosovë ndërsa zyrtarët në Serbi e kanë quajtur “një ditë turpi”. Beogradi ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës, ndonëse sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën të dyja vendet janë pajtuar vitin e kaluar, palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetërn në proceset integruese.
25 vjet më parë më 17 prill 1999 forcat serbe vranë 53 shqiptarë, përfshirë 24 fëmijë, në një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës, në fshatin Poklek të komunës së Drenasit. Një çerek shekulli më pas, të mbijetuarit e paktë kujtojnë tmerrin e asaj dite dhe jetojnë çdo moment me dhimbjen e humbjes së familjarëve të tyre. Ata shprehin pakënaqësinë për përpjekjet e pamjaftueshme për të çuar drejtësinë në vend. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, ekspertët e të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare thonë se kur përgjegjësit nuk marrin dënimin, plagët e të mbijetuarve mbeten të hapura.
Gjurmët e vrasjeve mbeten të pashlyera në dhomat e shtëpisë së Sinan Muqollit dhe në kujtesën e të mbijetuarve. Një prej tyre, Elhame Muqolli ishte vetëm 14 vjeç. Ajo humbi nënën, tre motra dhe dy vëllezër. Babai i saj ishte luftëtar i UÇK-së.
“Aty janë vrarë 24 fëmijë, prej moshës 4 muajshe, 10 muajshe deri në moshën 14 vjeçare edhe deri në mosha të shtyra. Të gjithë kemi qenë civilë, të gjithë kemi qenë kryesisht gra dhe fëmijë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës nga Ohajo ku jeton me familjen e saj.
“Një përjetim shumë, shumë i rëndë, mes atyre zhurmave dhe mes atyre kërkesave për t’i shpëtuar gjithë ata fëmijë dhe mos me pasë kurrfarë mundësie, kërkush me ba gja”, thotë ajo.
Hysen Kluna, është një tjetër i mbijetuar. Në një nga ditët para këtij përvjetori të vështirë, ai flet për Zërin e Amerikës nga shtëpia ku ndodhi ngjarja.
“Kanë filluar të gjuajnë me automat pastaj e ka hap derën dhe ka gjuajtur bombë, ka pasur shumë bërtima, tmerr, pastaj ka hyrë breneda dhe na ka gjuajtur me automat, unë jam plagosur në dorën e majtë”, thotë ai.
“53 vetë këtu, Ymerin e Sinanin na i kanë marrë dhe i kanë vrarë jashtë, të tjerët 51 këtu brenda. Fëmija më i vogël ka qenë 7-8 muajsh”.
Sinan Muqolli, i zoti i shtëpisë dhe xhaxhai i Elhames dhe Ymer Elshani, një autor librash për fëmijë, që ndodhej atje si mik i familjes, u nxorrën nga shtëpia një nga një dhe u pushkatuan, para se të vriteshin të të tjerët në shtëpi.
Elhamja, e plagosur në këmbë, arriti të dilte nga shtëpia dhe kështu shpëtoi.
“Edhe në atë moment nuk e di si më ka ardhur ajo ide, me hapë dritaren dhe me dalë prej asaj dritareje. Edhe pse e kam ditë se edhe në oborr ka pasë policë. Herën e parë jam çuar dhe jam rrëzuar, herën e dytë kam kapur bravën dhe e kam kapërcyer atë dritare.”
Teuta Elshani, e bija e Ymer Elshanit, humbi atë ditë gjithë familjen: prindërit dhe katër vëllezërit. 23-vjeçare, ajo kishte qenë në Prishtinë dhe më pas kishte shkuar në Maqedoninë e Veriut, ku po strehohej një pjesë e mirë e të larguarve nga Kosova për shkak të luftës. Pas një farë kohe në një kamp refugjatësh, ajo po banonte me një familje shqiptare në Shkup.
“Më 17 prill si çdo ditë dëgjoja lajmet se çfarë po ndodhte në Kosovë sepse kisha gjithë familjen atje dhe në lajmet e mbrëmjes e dëgjova vetë lajmin për masakrën që kishte ndodhur në Poklekun e Vjetër të komunës së Drenasit”, thotë ajo për Zërin e Amerikës nga Atlanta e Xhorxhias ku jeton me familjen.
Ajo shpresoi për shumë kohë që lajmi të mos ishte i vërtetë.
“Kjo mua ndoshta më ka mbajtur në ato momente që të mos e besoj lajmin që e dëgjova. Patjetër se ishin ditë të vështira ato ditë në vijim dhe ngadalë ngadalë fillova të kuptoj se është lajm i vërtetë. Në qershor edhe kur u çlirua Kosova filluan edhe lëvizjet e njerëzve nga Kosova dhe ashtu ngadalë u kuptua e vërteta”.
Aktivistët e konsiderojnë tepër të rëndë ngjarjen e Poklekut, ku sipas të të mbijetuarve dhe të tjerëve që pasi janë kthyer kanë gjetur provat e krimeve, pasi janë vrarë, viktimat janë djegur.
“Në fakt një nga masakrat më makabre të shkaktuara këtu e 25 vite më herët, është ajo e Poklekut”, i thotë Zërit të Amerikës, Bekim Blakaj, drejtor i Fondit Humanitar Ndërkombëtar në Kosovë, që është marrë me dokumentimin e viktimave dhe të të zhdukurve.
“Deri më tani ky krim nuk ka marrë epilog gjyqësor”, thotë ai.
Elhamja thotë se ka ndjenja të përziera tani pas 25 vjetësh, sepse nga njëra anë, pas shumë sakrificash, Kosova është e lirë.
15:51: “Por çfarë kemi të rëndë është: 25 vite u bënë dhe unë për vete them u bë edhe një rivrasje për ta. Shteti ynë, qeveri pas qeverie nuk kanë arritur ende t’i dokumentojnë gjithë këto masakra, edhe të paditet Serbia, për të dhënë përgjegjësi për këto krime që ka bërë”, thotë ajo.
Teuta Elshani thotë se pavarësisht nga qëndrimi i Serbisë, nga mungesa e një ndjese për krimet e luftës, autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë pjesën e tyre.
“Unë pres nga shteti im nga Kosova të bëjë një dokumentim të fakteve, të asaj se çfarë ka ndodhur jo vetëm për masakrën e Poklekut por për të gjitha masakrat në Kosovë pa dallim dhe për mua kjo është që më mundon dhe për të cilën mendoj sepse pa një dosje, pa një dokumentim zyrtar të shtetit të Kosovës asgjë nuk mund të bëhet në këtë drejtim”, thotë ajo.
Gjatë luftës në Kosovë, 10 mijë vetë kanë humbur jetën dhe mbi 5 mijë rezultojnë të zhdukur. 25 vjet pas saj ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.
Kryeministri Albin Kurti, duke folur për këtë temë ditën e përvjetorit të pavarësisë më 17 shkurt, tha se qeveria e tij është e përkushtuar për vendosjen e drejtësisë.
“Janë duke punuar profesionistët dhe ekspertët tanë, qeveria mbarë dhe posaçërisht Ministria e Drejtësisë për gjithçka që jemi zotuar. Në Kosovë ka pasur gjenocid në pranverën e vitit 1999. Ky gjenocid as nuk harrohet, as nuk falet, as nuk shlyhet, prandaj e rëndësishme është drejtësia për urdhërdhënësit, për ekzekutorët në mënyrë që të kemi rehabilitim për viktimat dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi”.
Zoti Blakaj, organizata e të cilit ka monitoruar gjykimet për krimet e luftës, thotë se “të dhënat që rrjedhin nga ky monitorim, janë dëshpëruese”.
“Nga të gjitha gjykatat deri tani, duke përfshirë edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Tribunalin e Hagës, gjykatat në Kosovë, deri tani janë dënuar më pak se 80 persona …për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Për Hysen Klunën, i cili tregon shenjat fizike që janë kujtesë e asaj dite, ka një arsye edhe më urgjente, për të vepruar, duke përmendur si shembull se një nga dëshmitarët, Ramadan Muqolli tashmë ka vdekur.
“Ata dëshmitarët që kanë qenë të vjetër po vdesin, unë tash 83 vjet, Ramadani ka qenë një vjet pas meje, atij shtatë anëtarë i kanë mbetur këtu, edhe shkoi ai vdiq para meje. Edhe unë, po tash edhe pak mendja ndoshta edhe pas disa vjetësh edhe unë i harroj ato, por i kam të shkruara”, thotë ai.
Zoti Blakaj thotë se një nga pengesat madhore për çuarjen e drejtësisë në vend ka qenë mungesa e bashkëpunimit nga Serbia.
“Serbia nuk bashkëpunon me institucionet e Kosovës dhe duke bërë kështu po u ofron një hapësirë të madhe atyre që kanë kryer krime, që të mbesin pa u ndëshkuar, pra po ofrojnë hapësirë për mosndëshkueshmëri”.
Paul Williams, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se vendosja e drejtësisë për viktimat e luftës, është thelbësore për shërimin e plagëve. Është pozitive sipas tij që ka pasur ndjekje penale dhe dënime të individëve serbë që kishin kryer krime në Kosovë.
“Dimensioni zhgënjyes është se procesi nuk ishte gjithëpërfshirës dhe nuk vazhdoi për aq kohë sa duhej për të ndjekur penalisht të gjithë ata që ishin përgjegjës”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Prof. Williams shpjegon se në praktikën ligjore për drejtësinë për krimet e luftës, kur përfundon punën një gjykatë ndërkombëtare, fillojnë ndjekjet penale të brendshme.
“Këtë nuk e kemi parë në Kosovë dhe Serbi. Regjimi serb nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë për krimet mizore. Dhe kështu nuk është bërë asgjë kuptimplotë përsa i përket prokurorisë vendase. Dhe Kosova nuk ka qenë në gjendje të ketë juridiksionin apo të mbajë procese të tilla”.
Duke pasur parasysh se forcat serbe ishin përgjegjëse për mbi 80 për qind të krimeve, Prof. Williams shprehet kundër prirjes për t’i bërë të gjitha të palët njëlloj përgjegjëse, duke vendosur një barazi morale mes viktimës dhe autorit.
“Për fat të keq, qeverive shpesh u thuhet të falin dhe të harrojnë. Por e kemi parë gjithomonë se të falësh dhe të harrosh nuk është rrugë drejt pajtimit. Ka nevojë për përgjegjësi, ka nevojë për të vërtetën. Duhet dokumentim i saktë historik. Dhe kjo nuk është në të kaluarën për viktimat e mizorive dhe familjarët e tyre. Dhimbja e tyre ndjehet sot”.
Kjo dhimbje është e prekshme tek Elhame Muqolli.
“Kurrë nuk ka për të qenë mirë, kur nuk ndëshkohet për ato që ka bërë. Dhe kur nuk kërkon falje. Dhe nuk di a mjafton edhe kjo. Familjarët e mi, nuk ngjallen kurrë, por të paktën do të më lehtësohej dhimbja”.
Por në kujtimet dhe trashëgiminë e të dashurve që nuk i kanë më, të mbijetuarit kanë gjeur një mison dhe një farë lehtësimi.
“Kur ndodhin këto tragjedi njeriu ka dy zgjidhje, të dorëzohet nga dhimbja apo të forcohet dhe të vazhdojë tutje. Unë zgjodha këtë të dytën, jo ndoshta që jam personi më i fortë në botë por sepse në ato momente kur e kam pranuar që askush nuk është më gjallë nga familja ime e ngushtë, unë i kam vënë vetës një mision që kam mbetur gjallë, kam një borxh të bëhem zëri i tyre, ta vazhdoj trungun familjar dhe këto gjëra më kanë ndihmuar që të vazhdojë e të mos dorëzohem”.
Pjesë e këtij misioni është botimi i veprave të letërsisë për fëmijë të babait të saj. Si për Teutën, edhe Elhamen familjet që kanë krijuar me bashkëshortët e tyre, janë testament i vazhdimësisë së jetës. Këto dhe kujtimet e të dashurve që kanë mbetur të ngrira në kohë.
Si ishte familja juaj?
“Një familje shumë e hareshme. Kur e kujtoj atë pjesë mundet të më kthehet edhe buzëqeshja. Shumë kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Çdo organizim kemi qenë së bashku. Çdo gjë e kemi bërë së bashku. Ajo edhe sot mua më mban gjallë, kujtimet e mira”.
Komentet