VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

INTERVISTA – “Jeta ime pa Dritëroin, amaneti i tij i fundit”, çfarë rrëfente Sadije Agolli

By | February 26, 2019

Komentet

Skicë për një Elegji – Poezi nga PETRO MARKO

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

Si e krijoi Zojsi Dardaninë – Poezi nga PETRO MARKO

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave

Mungesa e lirisë – Poezi nga PETRO MARKO

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë

Duke pritur Gjergjin e ri – Poezi nga PETRO MARKO

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t’i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s’na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t’i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t’i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë

Dhe ikim ikim ikim – Poezi nga PETRO MARKO

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë

Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë

Deri kur – Poezi nga PETRO MARKO

Deri kur i arratisur
i pastrehe ne mergim
deri kur, o shpresengrysur,

do te endesh padrejtim?
kthehu lumemadh ne atdhe,
mbaje ne gji ate flamur
qe valon i fshehte atje!
behu burre! Po deri kur…

Një rreth me pika – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Një rreth me pika, kuadrate e presje
Rreth me thika, flakë e zgjuarsi
Me kohë zjarri, thyerje, thjeshtësie,
Me presje e pika
Me kukulla
Rrudha
Hije
Dhe fije me kohë
Për t’u kthyer
i lidhur prej saj.

Hekur dhe gjak – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Hekur

Anija e parë kozmike

Hekur

Plumbat në plagë

Hekur

Veglat në sallën e operacionit

Hekur

Lidhen duart e lira

Hekur

Akrepat e orës

Hekur dhe gjak

Gjak

Për të shkrirë hekur

Macja – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Sytë e maces

Thellë depërtojnë këtë shtëpi

Në ëndrrat e saj

Dielli ka fshehur ca ngrohtësi

Dhe

Tërheq me kujdes këtë cep qielli

Mbuloj fytyrën dhe ndjej

Frymëmarrjen e ngrohtë

Që del me vështirësi

Nga yjet e qëndisur…

Tani sapo panë

Poshtë në lumë

Macen e mbytur

Dhe sytë e saj të hapura

Ku dielli ka fshehur ca ngrohtësi

Qetësisht i ndërgjegjshëm – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Shtrati ka vdekur, ka kohë.

Mua koha s’më nevojitet më

Mua më duhet harrimi i vetvetes.

Të tjerët le të jenë të arsyeshëm

Arsyeja do t’u hapë atyre

Mjaft lëmshe të pazgjidhshëm

Vetëm mua më duhet

Shtrati i vdekur

S’ka aspak ngjashmëri midis meje dhe jush

Ju jeni arsyeja e mbushur me stërhollime

Unë pres që arsyeja të hapë një vend

Mua

Më duhet

Sa e tmerrshme

Mua

S’më… duhet

… asgjë

Shtrati i duhet një të vdekuri

të… pa… varrosur

Në dhomën time tek tavolina e vogël – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Përsëri këta trëndafilët

Dhe përsëri këta trëndafilët

Çuditërisht të mrekullueshëm dhe të papërfillshëm

Si ditët dhe ngjarjet

Si njerëzit e mëdhenj dhe si lypësat

Me krenarinë lavdinë dhe mërzitjen

Përsëri këta trëndafilët

Dhe përsëri këta trëndafilët

Si gjithmonë përsëri

Si njerëzit dhe lavditë

Atë çka nuk e shpreh dot

Ai që lyp gjithshkanë

Dhe e ka gjithshkanë me vete për pak kohë.

DOLI NGA SHTYPI NUMRI 10 I THESARIT KOMBËTAR JUBILAR…

 

Ky numër i librit Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi është numri 10 – pra numër jubilar.

Pse këta libra që mbajnë titullin “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” janë thesarë? A thua a janë thesarë?

Nëse marrim parasysh brumin i cili është botuar në Thesarët… e gjertanishëm dhe vlerësimet që u janë bërë Thesarëve tanë kombëtar nga akademikët, doktorët e shkencave, studiuesit, kritikët e shumë, shkencëtarët, personalitetet eminente të shumë fushave jetësore në tërë gjeografinë shqiptare, vlerësimet nga referuesit me rastin e përurimit të tyre në Prishtinë, Tiranë, Boletin, Tetovë, Ulqin, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Strugë, Therandë, Suedi, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera, atëherë askush nuk mund të ngelë më anësh pa e pohuar me shpirt e zemër se thesarët tanë janë thesarë dhe xhevahirë të vërtetë. Pra, qartazi shihet se me të vërtetë Thesarët… janë thesare të çmuara shkencore të cilat kanë lënë dhe do të lënë gjurmë shqiptare e atdhetare në Suedi dhe në tërë Shqiptarinë me vlera të cilat do t´u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhme. I tillë është edhe kyu numër – numri 10.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, gjer më sot me një punë të përbashkët dhe me përkushtim kolektiv ka nxjerrur në dritë dhjetë numra të Thesarëve… me rreth 8000 faqe.

Secili vëllim i Thesariut… e edhe ky që mban numrin 10 ka ndriçuar  veprimtarinë së pakursyeshme të shqiptarëve të cilët në trollin e Suedisë u angazhuan me mish e me shpirt për të vënë gurë në themelin e shtetit që quhet Kosovë. Kjo është arritur lehtë për arsye se ka pasur shumë veprimtari, shumë angazhime, ka shumë materiale dhe më shumë vullnet e dashuri.

Por, që çdo gjë të jetë në vendin e vet, shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal i cili si i tillë, i pandriçuar dhe i pabotuar gjer më tani– është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar me vlera shkencore.

Thesarët kombëtar kryesisht u janë kushtuar kontributeve dhe sakrificave të bashkatdhetarëve tanë në shërbim të misionit për realizimin e pavarësisë së Kosovës. Duke realizuar këtë synim, gjer më tani në librat Thesar kombëtar… janë përfshirë shumë mjedise, shumë qytete e aktivitete, veprimtarë e aktivistë, me mijëra dokumente, gazeta, artikuj, lista, intervista, etj. nga qytetet dhe komunat si: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård, Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Ängelholm, Vetlanda, Jönköping, Råslätt, Överum, Gulspång, Norrköping, Svenshögen, Stockholm, Malmö, Jokkmokk, Marks, Dals-Ed, Falkenberg, Perstorp, Hultsfred etj.

Ndërkaq, nga territoret jashtë Suedisë që janë përfshirë në librat tanë “Thesar kombëtar” me tema janë prezentuar: Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, SHBA, Ilirida, Rumania, Kroacia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Mali i Zi, Vojvodina, Serbia etj.

Se Thesarët tanë janë thesarë – ky nuk është konstatim vetëm i autorëve të këtij shkrimi, por këtë e kanë pohuar qartazi edhe të gjithë ata që i kanë pasur në dorë Thesarët tanë. Për të parë me konkretisht se Thesarët… tanë janë thesarë vërtetë të çmuar, do t´i citojmë vetëm disa nga kritikët, studiuesit, institucionet, politikanët, dijetarët, doktorët e shkencave, individët,  referuesit me rastin e promovimeve të Thesarëve tanë kombëtar… që janë bërë në vende të ndryshme. Këta thesarë i kanë vlerësuar e çmuar si të tillë shumë individë, akademikë, profesorë, doktorë shkencasg, kritikë letrarë, historianë etj. e ndër ta edhe: Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, Daut Demaku, Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Prof. Salih Zogiani, Prof. Hysni Syla, Ramadan Haxhijaj, Bedri Tahiri, Mr. Fadil Gecaj, Prof. Zekë Murseli, Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit, Prof. Mursel Ibrahimi, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, Viron Kona, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, Halit Barani, ish Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prof. Ymer Berbati, Engjëll Berisha, Drejtori i Bibliotekës „Dr. Ibrahim Rugova“ në Gjakovë, Don Lush Gjergji, Prof. Halil Haxhosaj, Besa Gaxherri, Azem Gashi, Ali Asllani, Ramë Manaj, Prof. dr. Hysen Matoshi, Dr. Bashkim Lajçi, Kadri Tarelli, Xheladin Mjeku, Prof. dr. Zejnepe Alili Rexhepi, Prof. dr. Zeqir Kadriu, Mr. Sadije Aliti, Rami Kamberi, Paulin Zefi, Hyrë Tejeci – Murati, e cila madje në librin e saj më të ri “MONUMENT I DASHURISË SË PËRFLAKUR PËR ATDHE” prezanton shumë të dhëna statistikore karakteristike dhe interesante për 9 libra të ”Thesarit kombëtar”. ka nxjerrur statistika shumë interesante për Thesarët, ndër të cilët po përmendim vetëm sa vijon:

  • Thesarët prezantojnë mbi 50 shoqata shqiptare në Suedi.
  • Dega e LDK-së me 28 Nëndegë të saj në Suedi.
  • Fondet më të mëdha të grumbulluara për Kosovën.
  • Mbi 140 mësimdhënës kanë mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mbi 260 qytete të Suedisë
  • Shënimi i rregullt i festave të Nëntorit, 2 korrikut, 7 shtatorit, 17 shkurtit.
  • Të evidentuara 21 protesta në qytete të ndryshme të Suedisë për çështjen e Kosovës.
  • Listuar fakte të lobimit në institucionet suedeze.
  • Evidentuar mbi 90 shkrime e publikime në mediat suedeze.
  • Mbi 1600 herë përmenden fëmijët në ”Thesarin kombëtar”
  • Mbi 174 portrete të veprimtarëve shqiptarë në Suedi e në hapësira tjera.
  • Në 40 qytete është promovuar ”Thesari kombëtar”, me mbi 160 fjalë rasti e referime.
  • Mbi 100 tituj të librave të autorëve të ndryshëm.
  • Mbi 300 poezi.
  • Mbi 50 manifestime kulturore e artistike.
  • Janë mbajtur gjashtë Sesione shkencore, me 62 kumtesa.
  • Është evidentuar edhe lista e mbështetësve të ”Thesarit kombëtar”.
  • Disa shkrime janë botuar edhe në gjuhën suedeze, etj.

 

Por, këtu duhet të theksohet edhe një çështje, çështja e donatorëve. Përveç ndjenjës dhe dashurisë për atdheun e kombin e anëtarëve të Shoqatës, mundësinë për botimin e Thesarëve kombëtar… e ka krijuar edhe shteti edhe populli mik suedez. Suedia na ka ndihmuar, na ndihmon edhe sot dhe neve na sheh si ambasadorë të mirë të Shqiptarisë – të vendit të prejardhjes. Këtu në radhë të parë medoemos duhet ta veçojmë dhe ta falënderojmë shtettin që quhet Mbretëria e Suedisë, institucionet, Organizatën Joqeveritare NYKTERHETSRÖRELSENS BILDNINGSVERKSAMHET (NBV), shqip: Lëvizja Antialkoolizëm, Veprimtari Arsimore, Kulturrådet (Këshillin për Kulturë), Komunat Uddevalla, Ängelholm, Falkenberg, Landskrona, Universitetin e Lundit dhe disa komuna të tjera e institucione suedeze të cila kanë mbështetur punën tonë me financa dhe në mënyra të tjera organizative.

Në mënyrë të veçantë duhet sqaruar se krahët me të cilët ka fluturuar Shoqata jonë për nxjerrjen e 10 numrave të Thesarëve kombëtar… i ka edhe në një mori anëtarësh mbështetës të cilët madje nuk merren fare me shkrime publicistike, e as me veprimtari artistike. Këta anëtarë janë të vendosur fortësisht dhe me këmbëngulje të vëjnë gurë të mëdhenj në kështjellën e popullit dhe atdheut të vet, ta shkruajnë historinë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Këta veprimtarë me shpirtbardhësinë dhe bujarinë e tyre janë duke e ndihmuar Shoqatën tonë në mënyra të ndryshme materialisht – me financime dhe shërbime. Idetë dhe përcaktimet e klasës krijuese i bëjnë realitet duke financuar botimin e Thesarit Kombëtar…, duke paguar qiranë për zyrën e Shoqatës, duke dhuruar financa në konton e Shoqatës dhe duke hequr shpenzimet për format e ndryshme të veprimtarisë sonë. Nëse këtyre zemërbardhëve u themi ”Ju falemnderit shumë!”, kjo nuk mjafton. Është Zoti i Madh ai që i sheh e i di të gjitha mirësitë e kësaj bote dhe bëmirësit e bujarët fisnikë i shpërblen me të mira dhe me begati të reja.

Duhet theksuar në mënyrë të veçantë edhe bashkëpunimin që e kemi pasur me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe qëndrimit të Ministrit Ibrahim Makolli, për çka e falënderojmë sinqerisht.

Nga individët që e kanë ndihmuar Shoqatën në veprimtarinë e saj me donacione për botimin e 10 numrave të Thesarit kombëtar… dëshiroj t´i përmend disa emra:

– Halim Hoti, afarist, anëtar i Kryesisë së ShShAShS-së dhe Kryetar i komisionit për sponsorim

– Albert Jashari, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Arton Jashari, afarist, veprimtar

–  Mr. Fadil Geci, afarist, nipi i Bajraktarit të Llaushës, Anëtar Nderi i

SHSHASHS-së (Me banim në Llaushë – Skënderaj)

– Qazim Hoti, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Shaban Murseli, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Mursel Shkupolli, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Robert Hoti, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Naim Latifi, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Burim Muharremi, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Haki Ademi, anëtar i SHSHASHS-së

– Drita Nikoliqi – Binaj, afariste, anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Krijuesve

Shqiptarë në Mërgatë (Me banim në Novi Sad të Vojvodinës)

– Mentor Duraku, anëtar i SHSHASHS-së

– Qamil Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në

Gjermani)

– Riad Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në Gjermani)

– Sebat Aliti, afarist, anëtar, SHSHASHS-së (Me banim në Gjermani)

– Xhelil Musa, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në

Gjermani)

– Bujar Zhuri, afarist, anëtar i SHSHASHS-së (Me banim në Norvegji)

– Bajram R. Peci, veprimtar, anëtar I SHSHASHS-së në Suedi.

– Sami Hyseni, afarist, veprimtar në Gjermani.

– Kadrije Gurmani, veprimtare nga Shqipëria etj.