Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur në detaje mbi situatën politike pas propozimit të tij surprizë të 48 orëve të fundit.
Përballë Blendi Fevziut, Meta ka shpjeguar relatat me Ramën, Bashën, skenarët e votimit dhe marrëdhëniet me amerikanët. Më poshtë lexoni të zbardhur intervistën minutë pas minute në emisionin “Opinion”:
Ilir Meta: Besoj se reforma në drejtësi do të kalojë dhe angazhimi im ka qenë dhe do të mbetet deri në fund.
Këtë e kam patur një bindje prej kohësh, m’u lëkund pak javë më parë por pas takimit të sotëm me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha dhe jam i bindur që jemi shumë pranë konsensusit për reformën në drejtësi.
Fevziu: Duhet të përzinit Z.Lu dhe Z. Vlahutin, se për sa kohë ishin ata nuk kalonte?
Jo, Drafti që është diskutuar është ai hybrid dhe unë besoj se ai draft bazuar në qëndrimet publike të Znj.Nuland dhe Fleckenstein është tërësisht i mundshëm për t’u arritur.
Atëherë ç’diskutojnë ekspertët?
Unë mendoj që nëse do të ishte angazhuar Z.Fleckenstein dhe Z.Kukan vetëm një ëeekend, kjo çështje do ishte zgjidhur.
Kryeministri nuk më duket se ndan të njëjtën qetësi si ju?
Unë mendoj që kryeministri ka qenë shumë I qartë kohët efundit, ka thënë që opozita ta zgjidhë me SHBA dhe BE dhe nga pretendimet e sotme të opozitës, unë mendoj se nuk ka asnjë arsye pse mos zgjidhet konsensusi.
Pra thënë ndryshe ju…
Natyrisht që vullneti është për këtë çështje…
Po vullneti është ‘’Po’’ ose ‘’JO’’…
Votat e LSI janë prej kohësh në Washington. Po nuk është ky problemi.
Në datën 21, 20 votat e LSI do jenë?
Padyshim që do jenë për draftin, po porosia që kam marrë nga Ëashngitoni… Pyetja nuk ka nevojë të jetë e drejtpërdrejtë, padyshim që ne do ta votojmë. Sepse drafti aktual përputhet plotësisht me Komisionin e Venecias. Pretendimet e Venecias unë mendoj që janë të drejta. Bëhet fjalë për disa ndryshime, por nuk bëhet fjalë për thelbin.
Kjo është një reformë shumë e madhe. Është zhvilluar në një atmosferë jo shumë demokratike, jokonstruktive, ku ka dominuar retorika e ashpër, shantazhuese dhe ndarëse, ku për fat të keq edhe deputetë nuk janë shumë të qartë për shumë çështje të tjera për të ardhmen.
Megjithëse këta nuk janë të qartë… Ju po i garantoni live, me çfarë të drejtë ka dalë kreu i maxhorancës ka dalë të mbledhë votat…
Nuk besoj se kanë të qartë thelbin, por çështje të caktuara.
Të kërkosh votat, është trafikim votash?
Unë nuk i hyj kësaj çështje sot, ai shqetësim që kam patur nga fillimi po besoj e kam, megjithatë besoj se jemi pranë suksesit. Në rast se reforma do votohet pa konsensus, atëherë jo gjithë procesi i integrimit europian, jo vetëm vihet në diskutim, por rrezikon të dekonstituoen institucione, për të cilat legjitimiteti është i pakontestueshëm.
Aktualisht mendoj që diskutimi kryesor është me përfaqësuesit e BE dhe SHBA, pasi kryeministri është dakord me gjithçka ata kërkojnë.
Në datë 21 do votohet drafti apo jo?
Padyshim.
A ju tremb ju personalisht reforma në drejtësi? Një nga kolegët e mi i kishte numëruar dhe keni përmendur 11 herë fjalën ‘’burg’’…Z Meta kaq frikë keni nga burgu pas RD?
Të jeni i sgurtë se jam më i qetë se kushdo tjetër për Reformën në Drejtësi. Së dyti LSi është një forcë politike që nuk ka mbrojtur sistemin aktual të drejtësisë, ashtu sikurse nuk ka asnjë arsye për të kapur sistemin e ri të drejtësisë. I vetmi preokupim mbetet stabiliteti i vendit.
Me këtë qeveri?
Stabiliteti do të thotë kjo reformë jo vetëm duke miratuar me konsesus, por shumë e rëndësishme të mos delegjitimojmë institucionet kushtetuese. Se opozita e ka bërë të qartë që do largohet nga Parlamenti.
Kaq keq janë raportet tuaja me SHBA dhe Washington, Nuland nuk ju ka takuar…
Unë nuk e di nëse Znj.Nuland ka shmangur ndonjë takim dhe nuk e di pse duhet të takohet me mua se unë jam kryetar parlamenti.
Jeni kreu i LSI…
Unë çështjen e drejtësisë e kam sqaruar në Departamentin Amerikan të Shtetit, që më ka kërkuar angazhimin që kjo reformë të përfundojë brenda korrikut.
A ka patur një marrëveshje mes jush dhe Berishës për ta penguar?
Lidhur me pengesën, frikërat nga amerikanët, duhet të sqaroj se i kam bërë të qartë ambasadorit Lu që ka shumë konsideratë për mua, të paktën në takimet e realizuara, nëse DEA, CIA, ka ndonjë gjë për Ilir Metën, unë u them të ma sjellin dhe unë iki nga politika.
Nëse kanë ia çojnë drejtësisë…
Ajo është gjë tjetër, për CEZ-DIA, Ilir Meta deklaroi që ishte i hapur që të investigonte edhe FBI.
Nga CEZ-DIA, marrëdhëniet duket sikur janë ftohur me Ramën…
Marrëdhëniet e mia janë korrekte.
Pse keni arritur te qeveria teknike, deklaratë serioze apo presion ndaj Ramës?
Pse presion ndaj Ramës?
Për presion, për të rikrijuar qeverinë, madje edhe për presidentin…
Atëherë nëse ju keni këtë perceptim…
Unë po citoj burime…
Të paidentifikuara? Atëherë ky ishte një mesazh për gjithë ata që e kanë seriozisht reformën në drejtësi dhe që duan të realizohet dhe iniciativa ime është për t’i ftuar të pestë aktorët, kjo kishte të bënte me faktin që nuk po gjendej një zgjidhje.
Ishte e ashpër si deklaratë ajo e ambasadorit amerikan?
Unë mendoj se është e rëndësishme të bëhen veprime për zgjidhje, por për rastin konkret, unë gjykova që kishte ardhur momenti të bënim përpjekjen e fundit për të takuar të gjithë aktorët dhe të sqaronim ku po shkonim. Unë kam kërkuar prej kohësh një takim, menjëherë pas rekomandimeve finale të Venecias, pasi besoja se ishte rruga më e mirë për të vendosur shinat e paketës kushtetuese.
Po dështon takimi juaj?
Atëherë mund t’u them juve që në rast se reforma nuk do miratohet me konsensus, votat e LSI-së do jenë atje dhe ky do jetë një dështim për 4 aktorët e tjerë, unë do ftoj ambasadorët e SHBA dhe BE që të bëjnë përpjekje.
Në rast se dhe ambasadorët në Shqipëri bëjnë edhe ndonjë lojë, është e domosdoshme që këta ambasadorë të bëjnë çdo gjë në linjë të Znj.Nuland dhe Z.Fleckenstein. Në rast se do ketë problem unë do komunikoj me Z.Kukan dhe Fleskenstein. Cilido do mbajë përgjegjësi…bën një faj të madh, që do ta paguajnë qytetarët shqiptarë.
Rama ka deklaruar se i ka 94 vota…
Unë e kam bërë të qartë se nuk do të komunikoj me asnjë deputet përveç grupit parlamentar të LSI se I di ti se thonë pastaj i mori Meta (qesh).
Pas miratimit të reformës duhet shkuar në një qeveri teknike…
Nuk kam thënë kështu, unë kam thënë që duhet të takohemi të gjithë, të gjejmë një zgjidhje, kam vlerësuar se kemi të bëjmë me një mosbesim të madh për shkak të kësaj klime.
Jam distancuar nga e gjithë fryma, pse nuk jepni konsensusin se do shkoni në burg, kjo nuk i ndihmon konsensusit.
A ka marrë fund koalicioni juaj me Edi Ramën?
Ju e keni fjalën për atë që unë thashë qeveri ekspertësh. Kjo ide erdhi nga domsodoshmëria për Reformën në Drejtësi. Ishte krejtësisht e imja, pasi problem kryesor ishte dyshimi i opozitës se qeveria mund të kapte institucionet e drejtësisë. Dhe duhet të jemi të drejtë me opozitën se opozita ka dhënë kontributin kryesor për reformën. Ia kam thënë edhe Z.Rama. Pse? Ju thoni që ky sistem duhet ndryshuar.Atëherë kur kjo forcë politike e paragjykuar pranon që këto institucione të ndryshojnë, nuk paska të drejtë të kërkojë garanci që sistemi i ardhshëm të mos kapet nga pala tjetër. Kështu që në këtë drejtim duhen bërë të gjitha përpjekjet të mbyllet si një histori suksesi.
A ka rënë koalicioni? A do vazhdojnë ministrat e LSI-së të qëndrojnë në qeveri?
Jo. Kjo nuk ka lidhje me këtë gjë. Atëherë nuk keni kuptuar thelbin e propozimit tim. Qëllimi im ishte meqë të tërë e duan reformën, por opozita mendon që qeverisja aktuale Rama-Meta duan të kapin sistemin, atëherë në 21 korrik të miratohej dhe të mendohej për zgjedhje, të menjëhershme apo të përkohshme. Madje ideja ime ishte të bëhej edhe qeverisje PD-PS.
A do paraqisni mocion mosbesimi për kryeministrin?
Absolutisht.
A do bashkoni votat me PD për qeveri teknike?
Nuk ka asnjë arsye dhe nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë kjo gjë.
Jeni në muaj mjalti me Ramën?
Nuk ka asnjë sulm nga ana ime, unë i kam dhënë Z.Rama besim të plotë për të provuar aftësitë e tij si kryeministër. Unë i kam thënë ambasadores Valhutin dhe Lu që pa konsensus vështirë që Shqipëria të bëjë hapa para për BE.
Po nëse Z.Basha ua kërkon nesër një qeveri teknike?
Jam habitur kur jam takuar me Z.Basha herën e parë, e cila kishte të bënte me përpjekjen time për të marrë konsensusin e opozitës për reformën, pasi ishte takuar më parë një takim mes Z.Rama dhe Basha.
Nuk po ju gënjen më z.Basha…
Unë po ju them që në këto momente Z.Basha po mundohet për arritjen e një konsensusi.
Rama?
94 votat nuk janë konsensus dhe janë një problem i madh për Shqipërinë.
Do vazhdojë qeverisja me Z.Rama?
Po patjetër. Kemi marrëveshje 4-vjecare.
A funksionon qeverisja?
Sikur e lamë për reformën…
Po keni ndërruar mendje…
Unë nuk kam ndërruar mendje. Unë deklarova që duhet të gjejmë një zgjidhje.
Po sikur Z.Basha t’u kërkojë qeveri teknike?
- Basha të themi të drejtën nuk e ka bërë këtë kërkesë. Unë atë që kam në dorë e bëj që tani, t’I lë opozitës vendin e kryetarit të Kuvendit, gjithë postet.
Jo, opozita nuk pranon të hyjë në qeverisje me PS. Në 2017 do jeni i gatshëm t’ia plotësoni këtë kërkesë opozitës?
Kjo është çështja më e parëndësishme, jo në kuptimin e zgjedhjeve.
Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme do mbështes çdo kërkesë të drejtë të opozitës, qoftë votimin elektronik, kemi takuar bashkëpunimin e ODIHR-it….
Do paraqisni një mocion mosbesimi për Z.Rama?
Nuk e besoj, kush i ushqen këto thashetheme?
Nga LSI-ja..
Kush? Nuk ekziston asnjë plan I tillë…
Po nëse kryeministri do tentojë t’i nxjerrë jashtë ministrat e LSI-së?
Ajo (qeveria) vazhdon të jetë në provë.
Ç’domethënë vazhdon të jetë në provë?
Vazhdon të jetë në punë.
Jeni i kënaqur me qeverisjen e vendit Z.Meta?
Aktualisht nuk kam patur kohë të mendoj për këtë çështje.
A jeni i kënaqur me koncensionet milionëshe me afat 10-vjecar?
Nuk preferoj të flas në përgjegjësi..
A jeni i kënaqur me konfliktet e ministrave me institucionet?
Jo jam krejtësisht i pakënaqur me këtë gjë, me çdo frymë konfliktuale me këtë gjë. Mendoj që duhet të tregojmë një kulturë shtetformuese.
A do kërkoni rikompozim të qeverisë pas datës 21?
Nuk ekziston asnjë preokupim. Unë kërkoj çdo konsesus në 21 korrik. Mendoj që koalicioni ka arritjet e tij. Mendoj që në 1 vit është shpenzuar më shumë se ç’duhet energji mediatike për reformën në drejtësi dhe mund të ishte përdorur fare pak për konsensusin. Por njëkohësisht shumë energji që u harxhuan, do investoheshin në program.
A do kërkoni të jeni kandidat për president në 2017?
Nuk e besoj por mund t’u them, që në çdo rast, jo në 2017, në të ardhmen nuk do doja të isha president pa konsensus.
Çfarë mendoni për qeverisjen Z.Meta?
Po të ishte më pak arrogante, besoj që do kishte qënë më e suksesshme dhe po të ishte më pak konfliktuale, do kishte qenë më e suksesshme.
Komentet