VOAL

Please Wait ...
0%

Intervista – Dr. Pierre Maurer: Ja ngjashmëritë dhe dallimet mes shqiptarëve e zviceranëve dhe e ardhmja e marrëdhënieve me Zvicrën Intervistoi Nexhmije Mehmetaj

By | May 16, 2017

Komentet

Aktakuzë kundër një shqiptari që i dërgoi me postë një granatë gazetës «Bota Sot»

14 vite pasi redaksia e gazetës «Bota Sot» mori një pako me një granatë të prodhimit rus, autoritetet zvicerane kanë arrestuar një person dhe kanë ngritur aktakuzë kundër tij. Ai dyshohet të jetë i afërt me krerë të ish-UÇK-së.

Më 27 shtator 2002 në një postë të një lagjeje të Zürichut u dërgua një pako, mbi të cilën ishte shkruar se dërgesa ishte «zyrtare dhe konfidenciale». Si dërgues ishte shënuar adresa e një dyqani të verës në Adliswil, një fshat afër Zürichut. Pakoja, siç shkruan gazeta «Tages Anzeiger», përmbante një shishe verë, por edhe diçka tepër të rrezikshme: një granatë të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim. Kështu kishte njoftuar atëbotë gazeta «Bota Sot», të cilës pakoja i ishte dërguar në adresën e redaksisë në Zürich. Pakoja, fatmirësisht, ishte hapur nga njëra anë dhe kështu ishte evituar prekja e mekanizmit që do të kishte shkaktuar shpërthimin e granatës dhe eventualisht lëndimin apo vrasjen e një apo më shumë njerëzeve.

Ky rast mbeti i pasqaruar për 14 vjet. Por, tani Prokuroria Federale e Zvicrës ka akuzuar një person të dyshuar për dërgimin e granatës. Ai është arrestuar në janar të këtij viti dhe ndërkohë gjendet në paraburgim në Zürich. Një pjesë e veprave për të cilat ngarkohet i akuzuari mund të parashkruhen në shtator, andaj Prokuroria Federale e Zvicrës po ngutet që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt.

Kosovari, i cili, siç merret vesh nga njerëzit e afërt me rasin, ka jetuar në rrethinën e Zürichut, është akuzuar për përpjekje të shumëfishtë për vrasje. Mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera: shkelje e ligjit të armëve dhe shkaktim i rrezikut me eksploziv dhe me qëllim kriminal, shkruan dialogplus.ch.

Pakoja ishte dërguar në adresën e redaksisë së «Bota Sot» në Bahnhofstrasse, njëra prej rrugëve më të njohura të Zürichut. Xhevdet Marzekaj, botues i «Bota Sot», e kishte hapur pakon në Küsnacht, ku jetonte motra e tij. Ai ka thënë se pas hapjes së pakos i kishin rënë në sy disa kabllo dhe e kishte njoftuar policinë.

Prokuroria Federale e Zvicrës thekson se po të shpërthente granata, ajo du t’ua merrte jetën së paku 4 personave, të cilët u gjendën në terracën e banesës në Küsnacht. Në banesë gjendeshin edhe shtatë persona të tjerë. Sipas aktakuzës të gjithë këta do të pësonin «lëndime të lehta deri vdekjeprurëse».

Mbi të akuzuarin dhe rrethanat e arrestimit të tij autoritetet zvicerane nuk japin detaje. Mazrekaj është obliguar nga Prokuroria Federale që për këtë rast të heshtë. Pas pranimit të pakos në vitin 2002 Mazrekaj i kishte thënë gazetës «Tages Anzeiger»: «Dyshojmë në strukturat kriminale në Kosovë, të cilët janë bërë të pushtetshme pas luftës».

Atëbotë gazeta «Bota Sot» shquhej për një stil agresiv gazetaresk dhe kësisoj kishte krijuar shumë armiq, sidomos në mesin e atyre që konsideroheshin «krahu i luftës». Kjo gazetë kishte atakuar ashpër sidomos Hashim Thaçin e Xhavit Halitin, por edhe Ramush Haradinajn. Ata akuzoheshin se qëndronin pas sulmeve kundër rivalëve politikë dhe se në luftë – sidomos Thaçi dhe Haliti – më shumë interesoheshin për marrjen e pushtetit në Kosovë se sa për luftimin e pushtimit serb. Me këtë interpretim «Bota Sot» ngjalli zemërimin e shumë politikanëve, të cilët pas vitit 1999 i ndërruan uniformat e UÇK-së me kostume të shtrenjta. Thaçi sot është president i Kosovës, Haliti është zgjedhur deputet, Haradinaj synon të bëhet kryeministër. Që të tre në vitet ’90 pjesërisht kanë jetuar në Zvicër. I akuzuari për dërgimin e granatës supozohet të jetë i afërt me krerë të ish-UÇK-së./Dialogplus.ch/

PS

Kryeredaktor i Bota Sot asaj kohe ishte Skënder Buçpapaj, ndërsa Elida Buçpapaj kontribuonte si redaktore kolumniste

Suksesi i voal.ch – Vetëm në faqen e Elida Buçpapajt mbi 1 milion “pëlqime”

Portali Zëri i Shqiptarëve – Voice of Albanians – www.voal.ch është portali më i klikuar në diasporën shqiptare, Zvicër, Europë, SHBA etc si dhe një nga më të mirët në rang kombëtar.

Kjo lexueshmëri dhe klikueshmëri i dedikohet profesionalizmit dhe angazhimit të dy botesve të saj, Skënder Buçpapajt dhe Elida Buçpapajt, të cilët kanë zgjedhur rrugën e mirinformimit të opinionit publik larg çdo ndikimi klientelist nga politika shqiptare.

Zëri i Shqiptarëve ka një lidhje shumë të fortë me rrjetin social  në Facebook, në faqet e dy botuesve si dhe në fanpage të Voal, ku shpërndahen çdo ditë shkrimet që boton ky portal.

Sipas njoftimit të Facebook, vetëm pëlqime – like faqja e profilit të Elida Buçpapajt ka marrë mbi një milion, që do të thotë se lexueshmëria dhe shikueshmëria është mbi 100-1000 herë më  e madhe.

Voal.ch dhe botuesit e saj Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj falënderojnë dhe i shprehin mirënjohjen lexuesit dhe opinionit publik.

Qëllimi i Voal.ch është transformimi i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare në vende të shtetit të së drejtës, të integruara në NATO dhe BE, ku të mbretërojë shteti ligjor, shteti social dhe shanset e barabarta për një jetë të denjë për të gjithë qytetarët.

Voal.ch është një kritikuese e rreptë e klasës politike shqiptare që e sheh si shkaktaren kryesore të vuajtjeve dhe varfërisë të shqiptarëve, të cilët duke mos patur asnjë shans dhe perspektive jete marrin ikën nëpër rrugët e botës!

Dhe aktualisht pjesa më e madhe e kombit jeton në diasporë!

Voal.ch i fton lexuesit e saj që të vazhdojnë të na besojnë e të na lexojnë, sepse tek ne do të gjejnë mbrojtësit e së vërtetës, cilado qoftë ajo!

Dhe Voal.ch uron e dëshiron që të vijnë sa më shpejt ditë të mbara të lajmeve të mira, kur pas rrëmetit dhe tatëpjetës për kombin shqiptar të fillojë sa më shpejt ngritja, ngjitja, arritjet dhe sukseset !

SHPIRTNGUSHTËSIA E HUMËSVE DHE SHPIRTGJËRSIA E FITUESËVE NË ZJEDHJET E PARAKOHËSHME NË KOSOVË ME 2017-06-11! – Nga Abas Fejzullahi

Kudo në vendet demokratike gjatë pjesëmarrjes në garatë e organizuara që kanë të bëjnë lidhur me zgjedhjet e rregullta apo të parakohëshme  në nivele lokale apo qëndror,  ku nderohet vota dhe votuesi, humbësi në mënyrë të kulturuar e uron fituesin për fitoren.

Po çfarë ndodh në Kosovë ?

Udhëheqësit e partive që paraprakisht bëjnë marrëveshtje e pazare si gjithnjë njëri me tjetrin për pozita e për pushtet, lidhin bashkim e kumari me dy apo edhe 12 parti, për të hy e zënë ndonjë vend, në Kuvend a Qeveri… !

U bashkuan në dy grupacione kryesore PDK-AAK-NISMA dhe nja 9 satelit të tyre tjerë të vegjel llaskucësh që ju kanë bashkangjitur për të lëpirë ndonjë ashtë që do ta hedhin këta tre të pangopurit e bashkuar për interesa të tyre e jo të Kosovës në të cilën thirren, njashtu edhe bashkimi i grupacionit të dytë mes LDK- AKR dhe Alternativa..(me premtime e mashtrime, ndërskamca e tradhti në momente të caktuara ndaj njëri tjetrit siç u dëshmua prej vitit 2008 e deri tani nga të njejtit) dhe Lëvizja Vetëvendosja e vetme pa u zie e perzie me të përmendurit e provuar më parë, doli ky rezultat i zgjedhjeve sipas të dhënave  nga KQZ deri më datën 2017-06-12 na 99% të
votave të numruara.:

1.LËVIZJA VV, garuese e vetme, palidhur farë kumarie me tjera parti, dëshmoi se fitoi më së shumti vota si parti e vetme që do të thot e para në vend, me mbi 27% sipas të dhënave të KQZ , nga numrimi i 99% të votimeve.

Falë syqeltësisë së rinisë brenda dhe jashtë vendi (kurbetit) s`bashku me qytetarët e vetëdijsuar për ndryshime me votatë e tyre dhanë këto vendime, për ndryshime, por  edhe vërejtje dhe ndëshkime për ta që e kanë merituar kahere. Si në vijim :

2.PDK-AAK-NISMA dhe 9 partitë e vogëla (lypsarësh) për ndonjë vend a privilegjë në Kuvend nga ana e tri partive pakë më të mdhaja që dikur ishin një, përseri u bashkuan , pra  partit  e  bashkuara që thirren si krahu i luftës ( kuptohet që edhe e kanë bërë tue zhvilluar në nivelinë më të lartë keqpërdorimet, krimin e organizuar politik dhe ekonomik –(përjashto disa të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftë që dihet) që vet me gojën e tyre  kanë folur e thënë në Kuvendin e Kosovës, tue rëndue njëri tjetrin për gjitha që u thanë më sipër, (pasi që u ndanë e u përçanë, jo për interesatë e Kosovës, por të tyre )… filluan të Festojnë fitoren e tyre në sheshin Skënderbe në Prishtinë,  si fitues  në vendin e parë s`bashku 12 parti në bisht maçorri  qorr e sakat kah ta marrish  e me plotë gjynahe për veprat e bëra, si rrumullakë e sumull të gjithë grumbull ja dhanë emrin PAN, fituan 34 %, dhe ma përkujtonin manifestimin në Gazimestan të Millosheviqit që humbje e serbëve në në betejen e Kosovës e kremtojnë vazhdimisht si Fitore… !

Këta  thirren në fitore ashtu siç ua ka lënë amanet ish prijsi i tyre Hashim Thaçi se vetem këta kanë të drejtë ta formojnë qeverinë, kështu nugulin këmbë edhe tani dhe fillojn tërthorazi të përgatitin terrenin për kërcënime tue thirrë në të drejtatë e kryetarit të shtetit dhe kushtetut  e cila me nenet e saj dykuptimshe dhe te përshtatur kahere me qellime te caktuar  për  joqëndrueshmëri  se vetem partia qe ka shumicë  ka te drejtë gjithsesi të formoj qeverin edhe pse në realitet është pakicë me vota dhe kuvendarë në kuvend…etj…
Në të vërertetë s`kanë ndërgjegje, kulturë, guximin dhe përgjegjësi si njerëz e qytetar, ta pranojnë humbjen që e kanë merituar moti, por, populli ua bëri me dije se kush janë e çfarë kanë bërë deri më tani, pa ua kërkuar fare letërnjoftimin se kush jan e çfarë jan e si duken, sepse vet me veprimet e tyre gjatë qeverisjessi kurvendarë dhe pushshtetarë  treguan hapatas se kush janë… !

Kështu e ka demokracia, ku përkundër vështërsive dhe pengesave vie në shprehje…heret a vonë, por pasojatë e keqbërësve janë afatgjate dhe të pa përmirsuara në shumë raste siç është në Kosovë… !

3.Dhe LDK-ja bashkë me AKR dhe Alternativen të tria s`bshku, psuan poashtu humbje dhe patën 25% të votave, s`paku nga kjo përqindje nja 16% sa i takojnë LDK, që i ka fituar le ta falënderojnë për së vdekuri Dr.Ibrahim Rugovën, që edhe atë 16% të votave të fituara ua ka dhënë nga varri autoriteti i përjetshëm i tij tek zgjedhësit, në shenjë nderimi që kanë pasur e kanë përgjithmonë për kryetarin e parë të LDK-së dhe kryetar i parë dhe historikë i Republikës së Kosovës, fitues i të gjitha zgjedhjeve para dhe pas luftës deri sa ndrroj jetë.. !

Sa për udhëheqësin e LDK-së Isa Mustafën dhe llaskucët për rreth tij që për pozita e pushtet si Haki Rugova, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri  dhe  Sabri Hamiti e disa te tjerë në kryesi e kanë shkatrruar e sjellë LDK-së  në këtë gjendje humbje dhe përçarje të dashamirëve të LDK dhe veprimtarëve të devotshëmsi brenda vendit dhe jashtë në kurbet..  sepse këta të përmendur kishin për të marrë rezultatin vetem me votatë nga familjarët e tyre dhe sejment si soj i tyre..!

SE JANË SHPIRTNGUSHT E SHPIRT ZI  VET DËSHMUAN UDHËHEQËSIT E PARTIVE PËR VETEN E TYRE:

Se janë shpitngusht e shpirt zi të gjithë udhëheqësit e partive të përmendura që deri më tani janë zie e përzie mes veti ti mua unë ty për interesa e pasuri, për të grumbulluar sam a shumë kokërra(vota)  që edhe ato që i kanë grumbulluar e marrë  si meritojnë, por kështu e ka demokracia kur keqpërdoret, asnjëri s`pat guximin e lere ma kuklturën hiq se hiq edhe pse thirren në titiuj të ndryshëm e si akademykë e çka jo tjetër e si kryetar partie me shkue dhe me ja uruar fitoren e thell që rinia dhe populli ia dha për ta provuar  edhe LVV dhe të zgjedhurin e kësaj partie për kryeministër z. Albin Kurti, i cili mes tjerash tha se nuk ka fituar VV, por Kosova…

Flet për martesat me letra shqiptarja nga Maqedonia e lindur në Zvicër

Në një artikull të paradokohshëm të “Bielertagblatt“, një shqiptare e re nga Maqedonia kishte rrëfyer se cilit vend i takon, pa cekur fare shtetësinë e saj. Shqiptarja 22-vjeçare nga Maqedonia, gjatë rrëfimit të saj ka dashur të ngelë anonime, duke filluar historinë e saj emocionuese:

“Jam 22-vjeçare dhe e rritur në Seeland të Zvicrës. Prindërit e mi kanë emigruar nga Maqedonia, ndërsa unë dhe fëmijët tjerë kemi lindur në Zvicër. Në të vërtetë, unë nuk jam zvicerane, por shtëpia ime është këtu dhe kështu do të mbetet edhe më tej. Pasi nuk kam një pasaportë zvicerane, unë nuk mund ta quaj veten si zvicerane, edhe pse për gjeneratën e dytë në Zvicër, ndryshimi i kombësisë është i vështirë. Thjesht, unë jam një njeri, e cila jeton këtu, e lumtur në shtëpinë e saj.

Shpesh më është thënë se unë nuk dukem si e huaj. Për shkak të ngjyrës sime pak më të errët, unë dukem disi më ekzotike sesa një zvicerane, por flas dhe sillem në një mënyrë goxha zvicerane. E gjitha kjo ndodh, pasi unë më tepër e përdori gjuhën zvicerane se sa gjuhën shqipe. Unë ëndërroj, mendoj dhe ofendoj në gjuhën zvicerane, ndërsa edhe me fëmijët tjerë flas në gjuhën zvicerane. Vetëm me prindërit e mi flas në gjuhën shqipe, në të cilën tashmë edhe disa fjalë zvicerane kanë lëshuar rrënjë.

Kur udhëtoj në Maqedoni për të vizituar të afërmit e mi, më duket vetja sikur të kem aterruar në një vend në të cilin këta njerëz janë shumë të panjohur. Kur jam atje, unë nuk kam ndjenja për vendlindje, ndërsa edhe nuk ndjehem pjesë e një shoqërie të këtushme. Atje njerëzit më shohin sikur të kisha zbritur nag hëna, pasi kam një stil të jetës krejt ndryshe, vishem në mënyrë tjetër në krahasim me moshataret e mia dhe mund ta them atë që mendoj. Njerëzit atje nuk janë të guximshëm, por në krahasim me zviceranët, ata e përcjellin traditën, përcjell rrëfimin e shqiptares ‘Shtegu’.

Gjatë edukatës, prindërit e mi nuk e kanë cekur se a duhet të jem shqiptare apo zvicerane dhe në cilin kontekst kulturor bëj pjesë. Unë kam shokë e shoqe nga kultura të ndryshme botërore dhe asnjëherë as që më ka shkuar ndërmend të pyes prej nga janë, por nëse kuptohem me ta apo jo.

I vetmi debat që kisha me prindërit e mi në baza kulturore, ka qenë një fjali e thënë, në moshën time 14-vjeçare: “Definitivisht, unë nuk mund ta paramendoj veten të kem një mik nga Maqedonia“. Kjo fjali e imja i kishte dëshpëruar pa masë prindërit dhe për ta ishte e paimagjinueshme. Por, unë i di disa histori të këtyre çifteve të cilat kanë dështuar, pasi burri mbetet i papunë, pa shkollim, nuk di asnjë fjalë të vetme gjermanisht dhe partneren e saj e ka shfrytëzuar vetëm për ta fituar rastin që të qëndrojë në Zvicër“.

Në fund të storjes së saj, shqiptarja nga Maqedonia është paraqitur me nofkën “Ani“./TetovaSot/

S`PAKU QE 17 VJET NA SHKUAN KOT TUE PROVUE PUSHTSHTETARËT VENDORVENDOR.. ! – Nga Abas Fejzullahi

Lidhur me zgjedhjet 2017-06-11

Lakmia për pozitë, pushtet dhe pasuri, në 17 vitet e fundit, në Kosovën hallemadhe, ka qitur në sipërfaqe lakuriq, të gjithë pushtshtetarët, të veshur e ngjeshur me profesione nga më të ndryshme, me tituj e grada, lavdërime e dekorata (marrur brenda nate, ti mua unë ty) me qerre të blinduara, e me nga disa turproje (truproje)  që më parë ( skanë pasur as brisk rroje e as dyrrotesh-biçikletë), tani me rroba (snobësh), të shtrenjta e kravate rreth qafes, tue mendue se ata janë të parë, të ditur, guximtar e luftëtarë dhe si ata ska të tjerë, prandaj atyre u takon gjithë ajo që sytë e tyre shofin, që mendja i urdhëron dhe shpirti e zemra ua don, pasi që tani më vetja u ka hy në qejf e begeni, për veprimtarin e tyre atdhetare për Kosovën (që në të vërtet gjendjen e saj e kanë afruar  në breg të varrit  dhe vetem pritet koha se kur dhe si do ta lëshojnë në varrë … me veprimtarinë e tyre të deritashme që vazhdojnë ta bëjnë… !)

Këta pushtshtetarë vendor të Kosovës hallemadhe, të lyer e ngjyer e pispillosur, me xhepa plotë e tru thatë, nisë e sosë krye shoshë e bosh, mendojnë se kravata rreth qafe, (do të ua fsheh krimet e bëra, ndaj popullit e atdheut..), se kravata, do të ju jep pamjen e zotërisë, të ditur, besnik, premtues e shtetformues, për popull e atdhe.. !

Por, veprimet e tyre praktike, dëshmuan të kundërtën, me qeverisjenë që bënë në vendë, në veçanti prej viti 2008, ata për veten e tyre dhe bashkëveprimtarët siguruan e përvetësuan pasuri marramendse, u shëndërruan brenda natës në milionera, vjedhen, plaçkiten, privatzuan e tjetërsuan pasurit publike, të lëvizëshme dhe të pa lëvizëshme, mbi tokë e besa edhe nënë tokë, të qytetarëve të Kosovë, në bashkëpunim me dreqin e të birin me Serbi e Turki, ndërsa popullit si dhuratë i dhanë papunësin, shkopin e lypsit, terrin e tmerrin dhe shuarjen e shpresës për ardhmëri më të mirë shkatrruan shëndetësin, drejtësinë dhe arsimin në veçanti, këto tri shtyllatë kryesore të shtetit, pra shkatrruan shpresën dhe ardhmerinë e rinisë e të popullit i dhanë rrugët e botës për të ikur nga Kosova, ku do që të munden për një jetesë më të mirë..!

Këte s`arrijti ta bënë as Serbia, gjatë pushtimit të saj..!

E për të hyrë në histori, bënin marrëzira një nga një:

Në veçanti në acarrin e muajt shkurtor të dimrit të vitit 2008, që ky muaj s`njifet për ndonjë datë me rëndësi historike për Kosovën, për herën e dytë shpallën Kosovën Republikë, për të hy në histori ata që me dredhi e mashtrime moren poste dhe pozita tue u thirrur në tituj e grada të ndryshme, për bamet e pa pa bame… !

Shtetësin Republikë, të nejtit e fshin dhe e bënë të pa qenë, me Fusnotën e nënshkruar sipas kërkesës së Serbisë, që tani Kosova kudo në botën e jashtme paraqitet dhe aq sa njihet vetem si Kosovo, siç e quajn dhe shkruajn serbët, e shpeshëherë edhe në Kuvendin e Kosovës, kuvendarët apo pushtshtetarët serb hapatas Kosovën se pranojn e se njohin si shtet e hiq se hiq si Republikë, e marrin të ardhura mujore nga taksapaguesit shqiptarë e të tjerë, punojnë pothuajse haptas kundër Kosovës dhe për Serbinë.. me dijen dhe bekimin e Hashim Thaçit i cili me këmbnulje kërkonte vendet e rezervuara në Kuvend, për 3% serbë kolonizator ardhacak në Kosovë, sikur të ishin 30% , të cilët, e quajn Kosovën në Kuvend (Kosovo i Metohi) pra si provincë e Serbisë, dhe asnëhere Kosova nuk shqiptohet shqip.. !

Këto janë dhurata të ish kryeminstrit dhe tani kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilin populli nuk e zgjodhi, por pazaret politike mes PDK-së dhe LDK-së, e Listës Serbe, ndërsa Shpalljen e parë të Kosovës Republikë me Kushtetuten e Kaçanikut dhe zgjedhjen e kryetarit të parë historikë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës me referendum gjithëpopullor, në kohën më të rrezikshme nënë pushtimin e Serbisë, në vitin 1990 dhe 1991, të kontrolluar e mbikqyrur nga ushtria dhe policia serbo-jugosllave, pa fije turpi jo vetem që se pranonin në vazhdimsi dhe pengonin jetësimin e saj, aq më shëmtuar e bënë të pa qenë me kërkesen e tyre para administratorit ndërkombëtar, në vitin 2000, z. Bernard Kouchner, se s`ka funksionuar Kuvendi, Kushtetuta e as kryetari(persidenca) sepse ishte kryetar njeriu më i urryer i tyre Dr. Ibrahim Rugova, që pasi vet erdhi në pushtet sa për sy e faqe apo për dinakri që ka dhe hipokrizi shkonë e përkulet te varri, jo pse e ka dashur dhe as që don edhe për së vdekuri, po për interea te tij ditore e karrjeriste… !

Në kohën kur Kosova u shpall Republikë në vitin 1990, këta s`kanë qenë, askushi e kërkushi, lidhur me ngjarjet e asaj kohe, por në vitin 2000 s`lanë gjë pa bë, vetem e vetëm që pushtetin ta marrin në mbikqyrje dhe kontroll, jo për të bërë Shtetin dhe Drejtësinë për të gjithë qytetarët një soj, por për të ndërruar e tjetërsuar rrjedhatë e ngjarjetë historike, për interesatë e type për të kapur Shtetin  e pushtetin dhe për të zhvilluar krimin e organizuar politikë dhe ekonomik në vend… !

Të dhëna e dëshmi :
Qe 17 vite flitet haptas për krimin e organizuar politik dhe ekonomik në të gjitha nivelet  institu- cionale, në veçanti prej vitit 2008, ku të gjitha partitë të cilat bënë bashkimin e tyre  me dëshirë apo pa dëshirë, me kushtëzime apo kërcënime, që ato vet i dinë më së miri, janë përgjegjëse për gjendjen e tashme të mjerushme në Kosovë, për qeverisjen e përçudnuar e të shëmtuar në dëm të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës hapata është folur nga kuvendarë të partive të ndryshme në pozitë dhe opozitë, për kapjen e shtetit, krimin e organizuar ekonomik dhe politikë, të pushtshtetarëve të nivleve lokale dhe qëndrore, për vjedhje dhe plaçkitje, për vrasje e çfarë jo tjeter me emër e mbiemer, që ekzistojnë inqizime të RTV të ndryshme dhe shënime e shkrime të gazetarëve, ku Prokuri i shtetit, ka heshtur, drejtësia vendore s`ka vepruar dhe këta kanë vazhduar bashkëqeveri- sjen, dhe asnjëherë s`kanë dhënë përgjegjësi në asnjë mënyrë apo formë për veprimet e tyre apo rëndimet që u janë drejtuar nga folës të ndryshëm në mbledhjet e ndryshme të Kuvendit të Kosovës… !
Të nejtit vazhdojnë të mbajnë pozita dhe pushtet, që si pushtshtetar kontrollojnë gjdo gjë në Kosovë për t`ruajt pozitat e tyre dhe pushtetin, pasurinë e fituar pa mund e pa djersë, dhe pa fije turpi ne secilatë zjedhje përsëritin të njetat premtime, që vazhdimisht s`i kanë mbajtur, përveq atyre veprimeve të tyre kriminale që i kanë përsosur edhe më shumë… !

Lidhur me këto rrjedha të shëmtuara në Kosovë në 17 vitet e fundit, mund të shkruhen jo artikuj por libra në shumë vëllime, për dëmet dhe të kqijat që këto struktura të stërkequr vendore, ja kanë  sjellur Kosovës dhe popullit të saj në veçanti prej vitit 2008.

Si  përfundim :

Asnjë parti politike që në çfardo forme kanë bërë bashkimin e tyre deri më tani dhe kanë qeverisur me vendin, se meritojnë voten e popullit, pavarësishtë që disa prej tyre për interesa të tyre janë ndarë e përçarë, gjëja për një kohë kanë dalur në opozitë, janë të një brumi dhe kjo u dëshmua tani se u bashkuan përsëri me të njejtat premtime rrena e mashtime, se këta do ta shpëtojnë Kosovën,  do ta bëjnë Zvicër, por qëllimisht harruan( apo s`ju ra ndër mend) me parashtruar vetem disa pyetje për të dhënë pergjegje :

⦁    Kush e qeverisi vendin prej vitit 2008 ?
⦁    Kush është përgjegjës për gjendjen ekzistuese në Kosovë që flitet hapatas në Kuvend?
⦁    Kush dha përgjegjësi nga qeveritarët që sollën këtë gjendje në Kosovë ?
⦁    Si munden të njetit që e sollën në këtë gjendje Kosovën ta shpëtojnë, pa dhënë përgjejësi ?

Prandaj shkuan 17 vite tue provuar të njejtit që Kosovën e shëndrruan në një laborator eksperimentesh ku eksperimentuan djaj vendor dhe të huaj dhe sollën këtë gjendje që tani lëngon, kosova hallemadhe e sulmuar nga të gjitha anët nga keqbërsit.. !

S`ka mbetur gjë tjetër për votuesin, vetem të provohen ata që s`kanë pasur deri më tani pushtetin, dhe po premtojnë qeverisje të pastër,

Si porosi dhe këshillë për lexues dhe votues në Kosovë, mjafton të lexojnë vetem këto dy këshilla në vijim:

⦁    « NJË POPULL QË ZJEDH NË KRYE TË VENDIT NJERËZ TË KORRUPTUAR, HAJDUTË, MASKARENJË DHE TRADHËTAR… NUK ËSHTË VIKTIMË ! POR ËSHTË BASHKËPUNËTOR I TYRE ! » George Orwell

⦁    « VOTA ËSHTË MA E FUQISHMESE PLUMBI !
ME PLUMB MUND TË VRASËSH ARMIKUN TËNDË, KURSE ME VOTË MUND
TË VRASËSH TË ARDHMEN E FËMIJËVE TË TU…! »  Abraham Lincoln

Sqarim lidhur me domethënien e fjalës Pusht, i – ai që shkon shumë pas femrave, maskara , pusht i ndyrë… pra kjo vlen për pushshtetarët e kosovës…

KONKURSI I DITURISË 2017 TRADITË NË SHKOLLËN SHQIPE – Fotoreportazh nga NEXHMIJE MEHMETAJ

Të dielën më 4 qershor, LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër organizoi Konkursin e diturisë ‘17 në nivel të shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe në fshatin Lengnau në afërsi të Bernit. Në kuadër të kësaj shkolle, ku mësohet gjuha amtare dhe letërsia shqipe, kënga shqipe, historia kombëtare, gjeografia e etnikumit shqiptar dhe artet (muzikor, figurativ etj ), fëmijët e mërgimtarëve tanë, me qëndrim dhe punë në Zvicër ruajnë identitetin kombëtar dhe përgatitën për dygjuhësi.

Në anën tjetër, që nga viti shkollor 1994/1995 është praktikuar që në fund të vitit shkollor të organizohet manifestimi (konkursi) i diturisë së nxënësve, e që, tash i sivjetshmi, po trason rrugën e bërë traditë.

Organizimi i manifestimit të diturisë ka për qëllim pasurimin e mendjes sonë me njohuri për atdheun tonë, pastaj gjallërimin e jetës sonë kulturore në shkollën shqipe. Garat e fëmijëve, nxënësve tanë në nxënien e diturive për gjuhën dhe atdheun kanë synim edukimin dhe arsimimin e brezit tonë të ri që gjendet jashtë atdheut etnik shqiptar.

Përshëndetja ime sot shkon për ju fëmijë të dashur, për ju mësuese/ mësues dhe prindër që edhe larg vendlindjes përpiqeni për t’iu mësuar fëmijëve të shkruajnë e të lexojnë gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e atdheut tonë të dashur e hapi takimin kryetari i LAPSH-it Nexhat Maloku- sepse sot të gjithë bashkë festojmë punën dhe arritjet e sukseset tona ndër vite.

Në atmosferën e gëzueshme të nxënësve, mësuesve, prindërve ishte i pranishëm edhe Zoti Nuhi Gashi përgjegjës për mësimin plotësues në diasporë nga MASH-it Kosovës. Ndër të tjera tha: “Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ju mësimdhënës të palodhur e të përkushtuar, për ju prindër atdhetar të shquar që së bashku keni bërë të mundur të ndriteni në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, për këta nxënës të mrekullueshëm që në vend të pushimit kanë zgjedhur të shkojnë në shkollën plotësuese e të mësojnë gjuhën dhe historinë shqipe, si një domosdoshmëri për identitetin e tyre kombëtar dhe dygjuhësinë…

Në manifestimin e rëndësishëm morën pjesë Shkollat Shqipe vetëm të pesë kantoneve. Shkolla shqipe e Zyrihut dhe ajo e Juras ishin të përfaqësuara denjësisht sipas rregullit me nga tri ekipe nxënësish për të tri nivelet, Friburgu mori pjesë me dy ekipe të ciklit të ulët dhe të mesëm, ndërsa Gjeneva dhe Vaudi me nga një ekip për cikël të mesëm.

Pjesa tjetër e shkollave nuk morën pjesë në garën e diturisë për arsye të ndryshme, ku më kryesorja, më e hidhëta është mungesa e përkrahjes nga koordinatorët e Këshillave Kontonale dhe nga vet mësimdhënësit/et.

Stafi i mësueseve të pranishëm mjaft të përkushtuar, Nexhat Maloku, Naser Ulaj, Remzije Shabani, Sabahate Krasniqi- Zyrih, Metush Zenuni – Friburg, Hyrije Kurteshi –Gjenevë, Tefik Xheladini- Vaud, Nexhimje Mehmetaj – Jura.

Manifestimi filloi në orën 10.30 ashtu siç ishte paraparë dhe mbaroi në orën 14 me gjithë një orë pushimi kushtuar drekës. Konkursi u drejtua nga Nuhi Gashi dhe Nexhat Maloku. Gara e diturisë është zhvilluar me tri cikle apo nivele nxënësish, secili ekip përbëhej nga tre nxënës. Pyetjet janë bazuar në mësimet që kanë marrë nxënësit gjatë gjithë vitit. Ato ishin konceptuar nga lëndët gjuhë shqipe që lidheshin me gramatikë, morfologji dhe sintaksë të shqipes, pyetje nga letërsia shqiptare, nga historia kombëtare dhe gjeografia e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, përkojnë plotësisht me planin e programin mësimor të miratuar nga Ministria e Republikës së Kosovës që punohet në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe jashtë atdheut.

Nxënësit të cilit morën pjesë ishin të shoqëruar me prindër: Leart Asllani Ervesa Rexha, Indrit Bajraktari, Rinesa Rexha, Luan Idrizi, Florina Bajrami,Olsa Baftiu, Jonida Maliqi, Elsa Dinolli, Samir Asani, Dion Jaha, Butrint Zenuni, Endrina Kuqi,Tuana Salihaj. Lorik Ferati, Klea Ajeti, Gentian Ramabaja, Ardi Mahmuti, Elona Ramadani, Alba Berisha, Erona Ramabaja, Altina Mahmuti, Drilona Maksuti, Agnesa Kurteshi, Albina Iseni, Diana Sulejmani, Eliza Hajredini, Andi Bajrami (28).

Komisioni vlerësues i përbërë nga Veton Dizdari, Entela Ajeti dhe Nezir Mehmetaj shpalli ekipet fituese.

Cikli ulët: I Zyrihu, II Friburgu dhe III Jura.

Cikli II: I Gjeneva, II Vaudi, III Zyrihu.

Cikli III: I Zyrihu dhe II Jura.

Dita e Konkursit të diturisë ishte një ditë e cila shpalosi aq bukur të gjitha vendet ku flitet në gjuhën e shqipeve, në ato vise me bukuri dhe pasuri natyrore, të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe atë të idhtën, për begatitë kulturore e shpirtërore të popullit tonë. Të gjitha këto nxënësit tonë të vegjël përpiqeshin të i thonë për një popull të madh, sepse populli që ia dha Evropës dhe botës Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën dhe të madhërishmin Ismail Kadare është një popull me gjuhë, histori dhe kulturë të lashtë e të pasur.

Kështu mësimi plotësues shqip i ndihmon fëmijët tanë të njohin dhe respektojnë vetën dhe shoqërinë ku jetojnë.

 

 

Delemont, 8. 06. 2017

Nexhmije Mehmetaj

Zvicra nuk fton Ajetin, kthen në shtëpi Hadërgjonajn që “dogji” dy ditë më parë

Trajneri i përfaqësueses zvicerane, Vladimir Petkoviç, nuk ka ftuar Albian Ajetin për ndeshjen zyrtare që kjo Kombëtare do të zhvillojë kundër Ishujve Faroe ditën e premte.

Sulmuesi, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, përflitej se do të ishte përforcimi shqiptar i radhës për kombëtaren zvicerane, por me sa duket plani nuk ka shkuar siç mendohej dhe futbollisti nuk është grumbulluar as për miqësoren me Bjellorusinë që u zhvillua dy ditë më parë, dhe as për këtë ndeshje zyrtare.

Ndërkaq, pasi e “dogji” në pjesën e dytë të miqësores me Bjellorusinë, Petkoviç ka vendosur që të kthejë në shtëpi Florent Hadërgjonajn. Mbrojtësi, i cili deklaroi pak ditë më parë se ëndërronte të bëhej si Behrami për Zvicrën, nuk është pjesë e 23-shes që do të luajë kundër Ishujve Faroe./panoramasport

Zvicër: Bardhyl dhe Maria Coli marrin çmimin “Hotelierët në ngritje” për sezonin 2017/2018

Foto: Bardhyli së bashku me bashkëshorten e tij Maria Coli kanë marrë çmimin e hotelierëve të vitit në ngritje(“Aufsteiger des Jahres”).

Në solemnitetin e mbajtur të hënën në kuadrin e vernisazhit të librit “Die 150 besten Hotels in der Schweiz 2017/2018” (150 hotelet më të mirë të Zvicrës 2017/2018) është shpërblyer edhe hotelieri i ri shqiptar Bardhyl Coli, njofton albinfo.ch. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij Maria Coli kanë marrë titullin e hotelierëve të vitit në ngritje (“Aufsteiger des Jahres”).

Bashkëshortët Coli njihen për menaxhimin e dy hoteleve luksoze në dy vende të ndryshme të Zvicrës, të destinuar për dy lloje turizmi. Gjatë dimrit ata janë në krye të hotelit “Waldhotel” në Davos, ku është përqendruar turizmi dimëror e i skitarisë ndërsa gjatë verës, çiftin Coli e gjejmë në krye të hotelit “Vitznauerhof” në Vitznau, buzë liqenit Vierwaldstättersee, në Zvicrën Qendrore .

Në të vërtetë, 80 për qind të personelit të d hoteleve ndërrojnë vendin e tyre të punës, varësisht nga sezoni, sqaron Bardhyli në një prezantim në portalin zentralplus. “Ne jemi si një familje, në mesin e 42 punëtorëve tanë, një numër janë çifte bashkëshortorë”.

Në këtë prezantim, Bardhyli 33 vjeçar ka treguar edhe për ambiciet e tij politike. “Kur shikon në të ardhmen, ai sheh edhe sfida. “Ne duhet që Vitznau-n ta bëjmë më të njohur dhe si bashkësi hoteliere të jemi një forcë politike”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Coli bën pjesë në FDP (Parti Liberale) dhe përpiqet që me zërin dhe votën e tij të luftojë për kushte më të mira në degën e hotelerisë. “Nganjëherë them se demokracia mund të funksiononte më shpejt”, shpreh dëshirën ai.

Drejtori më i ri i një  hoteli luksoz në Zvicër

Bardhyl Coli është hotelier i diplomuar ndërsa punën dhe kualifikimin e tij në hotelieri, ai e ka filluar që nga viti 2000. Ky shqiptar 33 vjeçar, i ardhur nga Kosova në Zvicër si vogëlush 8 vjeçar, ka disa vite që është mjaft i pranishëm në mediat zvicerane si menaxher i suksesshëm hotelier, shkruan albinfo.ch. Para katër vitesh ai ka qe shpallur drejtori më i ri në Zvicër i një hoteli të kategorisë luksoze siç është Waldhotel në Davos.

Ron Atiqi fiton çmimin kitaristi më i mirë i ri i Zvicrës

Pasi ka kaluar me sukses të gjitha nivelet në garat e kitaristëve të rinj, Ron Atiqi ka fituar dje edhe çmimin më të lartë që për këtë kategori ndahet në Zvicër. Ai ka dalë i pari në finalen e Garës Zvicerane të Muzikës për të Rinj (SJMW) që është mbajtur dje në Le Chaux de Fonds në kantonin Neuchatel.

Roni, në finale ka interpretuar këto vepra muzikore: “Variations sur La Traviata, D-Dur nga Arcas Julian, “Tarantella” nga Castelnuovo-Tedesco, Mario dhe “Julia Florida-Barcarolla, D-Dur” nga Barrios Mangore, Augustin Pio.

Megjithëse gara quhet e të rinjve, në konkurrencë me Ronin 17 vjeçar ka pasur edhe instrumentistë të moshave pak më të vjetra, studentë 22-23 vjeçarë, tregon babai i tij, Ali Atiqi.

Kjo fitore në nivel nacional për talentin e ri shqiptar është hapje e portave për suksese të tij ndërkombëtare që priten shumë shpejt.

Fituesit nga të gjitha kategoritë në garë, do të mbajnë nesër, më 21 maj koncertin festiv në Konservatorin e Muzikës në Neuchatel.

Roni është i lindur para 17 vjetëve në një familje artdashëse të Mitrovicës që jeton në qytezën Elg afër Winterthurit në Kantonin e Zyrihut. Babai i tij, Ali Atiqi është po ashtu kitarist dhe merret edhe me pikturë.

Ron Atiqi njihet edhe nga artdashësit shqiptarë të Zyrihut e më gjerë, pasi që është prej kohësh pjesë e aktiviteteve kulturore të mërgatës së këtushme shqiptare, për çfarë albinfo.ch ka shkruar tashmë disa herë. Së fundi ai ka shkëlqyer në programin pararendës të koncertit të Eda Zarit në Zyrih, ku për interpretimet e tij mjeshtërore me kitarë është duartrokitur gjatë nga publiku.

Pak muaj më parë Roni pati marrë çmimin promovues të qytetit të Zyrihut për të rinjtë në muzikën klasike, për interpretim me kitarë.

Landrit Ejupi – Baseli shpërblen talentin 17 vjeçar shqiptar (video)

Baseli ka shpërblyer disa prej lojtarëve të rinj të akademisë së saj.

Në mesin e shumë futbollistëve të rinj që u shpërblye ishte edhe Landrit Ejupi.

Ky i fundit është 17-vjeçar dhe vjen nga qyteti i Gjilanit të Kosovësi.

Ai është ndër lojtarët më të mire në akademin në e skuadrës së së Baselit U-17 dhe konsiderohet si një nga talentët më premtues për të ardhmen e klubit kampion të Zvicrës.

Kujtojmë se prej kësaj akademie të ekipit zviceran kanë dalë shumë emra të njohur si Xherdan Shaqiri dhe vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka që luajnë në liga mjaft të forta.

Lukë Frrokaj, Kryetari i PSHDK-së Bern jep dorëheqjen pas koalicionit në Kosovë të PSHDK-së me PDK

I Nderuari kryetar i BD të PSHDK-së në Zvicer Z.Nue Kaqinari!

I Nderuari Sekretar i BD të PSHDK-së në Zvicer Z.Tush Berisha!

 

Me lejoni t’ju njoftoj se pas shumë veprimeve të kryesisë së PSHDK-së,

mendoj në dëm të elektoratit dhe në veçanti pas shkarkimit pa asnje argument

dhe pa u thirrur në asnjë nen të statutit të partisë tê antarit të kryesisë time!

I zhgenjyer shumë me këto vendime pata ofru dorheqjen,

por ju kryetar i nderuar nuk pranuat dorheqjen time dhe pas bisedave që patem dhe në pritje të sqarimeve nga Prishtina gjë që nuk e bëri kurrë e shtyem për një kohë dorheqjen time!

Por sot me veprimin që bënë udheheqsit e PSHDK-së në Kosovë duke hyrë në koalicion me PDK-PD etj jam i detyruar të largohem si kryetar i Deges së më Bern.

Edhe pse elektorati jonë deshironte një tjeter koalicion atë me LDK-në si në kohen e të medhenjeve DR.Ibrahim Rugova dhe AKD.Mark Krasniqi,

për çka edhe une personalisht kamë luftu në këtë drejtim dhe kam marrë përkrahje nga elektorati.

Andaj në shenjë respekti për elektoratin e PSHDK-së,

gjithashtu në shenjë përgjegjsie,

nuk mundem ta uli koken thua se nuk ka ndodh asgjë,

dhe në shenjë të parimeve të mia që kam:

Jap dorheqjen nga pozita e kryetarit të PSHDK-së në Bern dhe gjitha funksionet në BD të PSHDK-së në Zvicer.

Nga sot do të jemë antar i thjesht i PSHDK-së!

Lukë Frrokaj Bern

DT:17.05.2017

Intervista – Dr. Pierre Maurer: Ja ngjashmëritë dhe dallimet mes shqiptarëve e zviceranëve dhe e ardhmja e marrëdhënieve me Zvicrën Intervistoi Nexhmije Mehmetaj

VOAL – Intervistën e dr. Pierre Maurer, personalitet i njohur zviceran dhe mik i shqiptarëve, njohës i çëshjes së Kosovës e i çështjes shqiptare në përgjithësi, e ka realizuar për voal.ch, Nexhmije Mehmetaj.
Zotin dr Pierre Maurer e takova ditën e shtunë, datë 21 prill, 2017 ora 18.30 do të bëhet hapja e ekspozitës të piktorit shqiptar Samedin Asllani në qytetin e Porrentryës – Jura-Zvicër. Ai është një personalitet zviceran që ngre ura bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe zviceranëve. Kisha dëgjuar për të se ka qenë anëtar udhëheqës kryesor në kuadër të misionit të OSBE në Shqipëri dhe në kohën e luftës në Kosovë, kontributi i tij padyshim është i çmueshëm. Lidhjet midis njerëzve si me zotin Pierre Maurer kalojnë në ura midis popujve e këto shpien, qoftë dhe në masën e vet të thjeshtë, në paqe mes shteteve. Ndërgjegjja e ditës ato i ulë te nënndërgjegjja e njeriut duke i kthyer në pasurimin e marrëdhënieve të njohura në histori mes dy vendeve. Bëmë një bisedë të shkurtër me të. Në fund i kërkova një Intervistë për portalin voal.ch të cilën ma dha me mirësjelljen e zakonshme fisnike të tij ( në gjuhën shqipe).

Z. Pierre Maurer, cila është vendlindja juaj dhe çfarë trashëgoni prej saj në kujtesën tuaj?
P. M. Jam me origjinë gjermane, jetoj në Zvicër, gjithashtu jam zviceran dhe jetoj në Porrentruy. Kam studiuar Sociologjinë, Zhvillimin dhe Shkencat Politike. Kam përfunduar doktoraturën mbi Politikën e Jashtme Jugosllave. Unë kam qenë student dhe studiues në Universitetin  e Lozanës, Gjenevës, Bradford, Bruxelles, Beograd dhe Harvard. Aktualisht punoj si diplomat në Divizionin Humanitar të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila është pjesë e Ministrisë së Jashtme Zvicerane. Një kohë të gjatë kam punuar në Ballkan ( më shumë se 15 vite ) në funksione të ndryshme. Aktualisht punoj si diplomat në Divizionin Humanitar të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, është pjesë e Ministrisë së Jashtme Zvicerane.

A mund të na tregoni si u formua dashuria – miqësia me shqiptarët?
P. M. Për herë të parë kam qenë në Shqipëri për hulumtime tregtare përfaqësues i Kompanisë Burrs . Pastaj kam punuar për OSBE në Shqipëri, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë (1998 – 2000). Kam qenë në Bajram Curri, Gjirokastër, Vlorë, Berat etj. Mandej kam punuar në Kosovë pas luftës. Fillimisht kam qenë shef i sektorit për partitë politike në Kosovë në kuadër të OSBE dhe mandej në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë. Gjithashtu shumë herë pushimet i kam kaluar në Ulqin

Cilat ishin njohuritë e para mbi shqiptarët?
P. M. Për herë të parë kam njohur një familje shqiptare në Shqipëri ka qenë ( klienti i Kompanisë Burrs cigareve Parisien në Zvicër) që në kohën e Enver Hoxhës. Edhe pse ishte shumë i pasur bënte një jetë shumë modeste. Në vazhdimësi kam njohur qytetarë në Tropojë, të cilët ishin shumë mikpritës, gjithashtu edhe  shumë të kujdeseshim. Ata respektojnë jashtëzakonisht shumë miqtë dhe respektojnë me të vërtetë besën. Më kujtohet se në një varrim, isha ulur pranë vrasësit, i cili ishte toleruar për të marrë pjesë në varrimin e personit që vrau, sepse babai i të vdekurit pranonte praninë e tij. Ky pranim u hoq menjëherë pas varrimit dhe vrasësi duhej të ikte për të shpëtuar jetën e tij. Ata njëkohësisht janë edhe konservatorë dhe sidomos gratë shpesh kanë një jetë të vështirë. Ndërsa fjalën e parë që e kam mësuar shqip është fjala ,,Nuk e di” për arsye se të gjithë më përgjigjeshin kështu prej qytetareve të thjesht deri te njerëzit zyrtare. Ndërsa gjatë qëndrimit në Kosovë kam krijuar një rreth me miq shqiptarë.

Kur e keni vizituar Kosovën për herë të parë dhe kohëve të fundit?
P. M. Në Kosovë për herë të parë kam qenë në kohën e okupimit serb, më kujtohet kur në Prishtinë shihja çdo 50 metra polic. Dhe në hotelin Grand ku qëndroja kishte vetëm 5 apo 6 mysafirë. Herën e fundit kam qenë në janar të vitit 2015, për t’ i vizituar miqtë e mi në Kosovë.

Cilat janë përshtypjet e juaja për shqiptarët?
P. M. Për mua shqiptarët dukën shumë të hapur, miqësorë dhe mikpritës. Ata i përmbahen traditave të tyre dhe janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre ekonomike. Lidhur me çështjet fetare, ata janë shumë tolerant.

Sipas jush ku afrohen e ku largohen, sadopak, Zvicra me Kosovën?
P. M. Është e vështirë të krahasohet Zvicra dhe Kosova. Ndër gjërat që ata kanë të përbashkët , do të përmendja një individualizëm ose egoizëm (që nuk është rasti për shqiptarët nga Shqipëria, të cilët janë më kolektiv). Të dy popujt  janë gjithashtu mjaft konservatorë në besimet dhe zakonet e tyre. Shqiptarët janë gjithashtu shumë krenarë (mendojnë se ata kanë mundur vetëm Ushtrinë Serbe, me UÇK-në, duke harruar se NATO luajti gjithashtu një rol të caktuar), siç janë zviceranët që mendojnë se janë më të mirë se gjithë të tjerët. Të dy popujt  janë gjithashtu poliglot, edhe pse  kosovarët nën moshën 35 vjeç për fat të keq nuk flasin më gjuhën serbe, gjuhën e fqinjëve të tyre. Si dallime, do të them se kosovarët kanë një perceptim të ndryshëm të kohës, më shumë ballkanike sesa zvicerane. Niveli i arsimit është gjithashtu një ndryshim, kryesisht për shkak të rrethanave historike, gjë që e bënte të pamundur që një brez i tërë kosovarësh të ndjekin shkollën normalisht. Kjo ka pasoja tragjike, edhe pse askush nuk e përmend këtë .

Por me kohë dhe me rritjen e numrit të shkëmbimeve mes dy vendeve, unë jam i sigurt se këto dallime do të reduktohen ngadalë.

A mendoni se Kosova ka ndryshuar për të mirë në këto vitet e fundit?
P. M. Kosova ka ndryshuar sigurisht në vitet e fundit, por këto ndryshime nuk janë shumë të dukshme. Për fat të keq, ekonomikisht, gjërat mbeten kryesisht të pandryshuara, me një pjesë të madhe të të rinjve pa punë dhe pa perspektiv, dhe një grupi të vogël njerëzish shumë të pasur (shpesh të ulur në Parlament).

Politikisht, shumë gjëra mbeten të bllokuara, jo vetëm në dialogun midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe midis vetë shqiptarëve. Brezi i liderëve të vjetër të UÇK-së mbanë në kontroll  forcat kryesore politike dhe të shoqërisë, dhe ka pak mundësi për ndryshime. Një brez i ri politik mezi doli, edhe pse  kishte disa individë me kapacitete të dukshme.

Për sa i përket çështjeve sociale, përparim i vogël është arritur, me traditat shqiptare që ende ndikojnë shumë në jetën e përditshme të popullit dhe vendosin modele konservatore dhe sjellëse për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Megjithatë, në këtë fushë, unë shoh më shumë potencial për ndryshime. Për shembull, niveli i lindjeve tani ka arritur standardet evropiane, larg situatës që mbizotëronte në kohën komuniste, ku familjet me 8 ose 9 fëmijëve ishin të zakonshëm, për të mos thënë standarde. Kjo ka ndryshuar krejtësisht.

Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Kosova mbetet shumë e varur nga ndihma e parë dhe subjekti i ndërhyrjeve politike, veçanërisht amerikane. Marrëdhëniet me fqinjët kanë mbetur të kufizuara, me përjashtim te pushimeve verore qe i kalojnë ne Ulqin një numër i madh i kosovarëve.

Çuditërisht, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk kanë çuar në bumin ekonomik që pritej nga disa observues. Marrëdhëniet me BE mbeten të dobëta dhe problematike, ilustruar nga mohimi i liberalizimit te vizave , e cila është  prioritet i jashtëm i Prishtinës për shumë vite. Mungesa e njohjes së Kosovës nga vende të tjera, përfshirë edhe BE, mbetet një pengesë që pengon zhvillimin e saj. Ende kërkohen shumë ndryshime.

Çfarë mendoni për të ardhmen e Kosovës dhe ku i shihni mangësitë në qeverisje?
P. M. Bazuar tek ajo qe  thashë me lartë , nuk jam optimist për të ardhmen e Kosovës. Reformat serioze në të gjitha fushat, në veçanti në qeverisje, janë të domosdoshme. Transparenca në sistemet gjyqësore dhe ekonomike është urgjentisht e nevojshme. Duhet të bëhet një luftë e vërtetë kundër korrupsionit. Një nga prioritetet është zgjidhja e çështjes së pronës, e cila bllokon të gjitha mundësitë e zhvillimit. Unë jam i vetëdijshëm se e gjithë kjo nuk është e lehtë, por qeveria duhet t’i trajtojë këto çështje urgjentisht. Arsimi është gjithashtu një problem qendror, mungesa e mjeteve, niveli i dobët i mësuesve, kushtet e këqija të shkollës, e gjithë kjo e bën shumë të vështirë që Kosova të fillojë një fazë të vërtetë zhvillimi. Prioritetet duhet të rishikohen. Për shembull, unë nuk mund ta kuptoj insistimin nga lidershipi i Kosovës për të krijuar një ushtri: në rrethana aktuale, unë nuk mendoj se kjo është ajo që i nevojitet më së shumti Kosovës për momentin!
Megjithatë, kam frikë se parakushtet për ndryshime të rëndësishme ende nuk janë në dispozicion në Kosovën e sotme.

Si do ta përshkruani imazhin e shqiptarëve në Zvicër ?
P. M. Imazhi i shqiptarëve në Zvicër është shumë negativ. Gazetat janë të mbushura me tregime që paraqesin shqiptarët me stereotipa: të paarsimuar, të dhunshëm etj. Si zakonisht, kjo vjen nga një pakicë e keqbërësve që nuk janë përfaqësues të të gjithë popullit. Dhe disa “shembuj të mirë” të shqiptarëve të suksesshëm, si disa futbollistë, burrështetas si Behgjet Pacolli dhe të tjerë, apo artistë si Sam Asllani, nuk janë të mjaftueshëm për të balancuar këtë perceptim negativ. Kam frike se do të duhet kohë para se të ndryshojë kjo.

Këto ditë ju jeni angazhuar në hapjen e Ekspozitës së piktorit të shquar shqiptar Samedin Asllanit në Porrentruy duke dhënë kontribut të çiltër në forcimin e miqësisë tradicionale midis dy popujve. Si lindi ideja për këtë mbështetje fisnike?
P.M.Arsyeja është se Samedin Asllani është një artist i madh, po krijon një stil të pastër, të veçantë, gjithashtu është një person që po jep një imazh pozitiv për kosovaret në Zvicër, gjithashtu edhe për arsye të personalitetit të tij dhe si njeri shumë profesional. Ne fillim ideja ka lindur nga miku im ish ambasadori i Kosovës në Zvicër Naim Malaj.

A mos keni përshkruar ndonjë udhëtim, kujtim nëpër Shqipëri apo Kosovë që do ta veçoni?
P. M. Po. Kam shkruar një raport për OSBE që tregon përvojën time në Tropojë gjatë vitit 1998, ishe një eksperiencë  e pabesueshme, ishte një kohë kur sundonte kaosi (asgjë nuk ishte nën kontroll). Shumë njerëz vdisnin, ishte shumë rrezik, njerëzit shtinin me armë gjatë gjithë kohës. Ndërsa Bajram Curri ishte qendra e grupimit të të gjithë luftëtareve të UCK, që vinin nga të gjitha këndet e botës. Puna ime ishte si monitor pranë OSBE përgjatë gjithë kufirit, më lejonte të shihja luftën direket përgjatë kufirit. Ju mund ta imagjinoni që kam përjetuar shumë momente shqetësuese që do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë. Ju mund të gjeni krejt ketë përshkrim në librin “Mission impossible en Albanie”nga Gerard de Villiers të cilit ia kam treguar regjionin gjatë asaj kohe. Mund të gjeni gjithashtu përshkrime për ketë periodë në librin e Ismail Kadaresë ,,Lulet e Prillit”, duke e pasur parasysh stilin e tij shumë imagjinar dhe karakteristik. Kjo ishte për mua një përvojë e paharrueshme në një regjion shumë të bukur siç është Valbona.

Ju falënderoj me respekt të veçantë për intervistën e bukur e të sinqertë!

Delemont, 15.05.2017                                   Nexhmije Mehmetaj