VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Instituti serb: Shumica e qytetarëve serbë e konsiderojnë Kosovën të humbur

By | March 28, 2019

Komentet

MISIONARËT E DHJETORIT NË PANTEONIN E KOMBIT – Nga Azgan HAKLAJ

 

 

-Dhjetori i Rilindasve Evropianë Pjetër Budi e Pjetër Bogdani.

-Dhjetori i Shen Terezës dhe Atit të Kosovës e Gandit të Ballkanit, Ibrahim Rugova.

-Dhjetori i Triumfit të Legalitetit mbi Revolucionin Bolshevik në vitin 1924.

-Dhjetori i Demokracisë Shqiptare: -“Lavdia e tyre nuk ka nevojë për asgjë, kemi nevojë ne për lavdinë e tyre”.

-Dhjetori i dhunuar i 45-ës nga Satanai Enver Hoxha dhe Dhjetori i tanishëm i dhunuar nga Sulltan Rama, uzurpatori i të gjitha pushteteve na bajnë thirrje: -“Në këmbë që të mos këndojmë këngë zie për lirinë e humbur”.

 

 

Kujtesa historike e Kombit Shqiptar ka evidentuar me të drejtë Nëntorët e Lirisë si evenimente të mëdha e pika kthese në rrugëtimin tonë drejt ardhmërisë, shtetformimit e prosperitetit.

Protagonistët e Nëntorit të Parë e të Dytë, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) e Ismail Qemali, i pari Heroi Nacional e i dyti i Aktit të Pavarësisë në vitin 1912, janë figurat më të nderuara e të pakontestuara nga bashkëkombasit e tyre në trojet etnike.

Nëntori i vitit 1908, plot 111 vjet më parë është Ditëlindja e Alfabetit Shqip dhe gurëthemeli i Identitetit Kulturor të Shqiptarëve dhe çertifikimi i Shtetit-Komb.

Me 28 nëntor 1944 u çlirua Shqipëria, por fatkeqësisht të nesërmen e kësaj dite u pushtua nga komunistët, të cilët e kishin projektuar disa muaj me parë në Kongresin e Permetit, 24 maj 1944.

Me devizën bolshevike: “Të gjithë pushtetin Sovjetëve”, Kmerët e Kuq zhbënë Shtetin Modern të së Drejtës, Monarkinë Kushtetuese të krijuar nga burrështetasi Ahmet Zogu, i cili u kishte bërë ballë horrdhive bolshevike e fashiste tre dekada.

Komunistët, të udhëhequr nga Pol Poti, Enver Hoxha, ia arritën qëllimit dhe instaluan diktaturën e proletariatit në Asamblenë Kushtetuese të Dhjetorit 1945.

28 Nëntori është ditëlindja e Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të UÇK- së së lavdishme, e krijuar me 28 nëntor 1997, e cila realizoi ëndrrën qindra vjeçare të Popullit të Kosovës për Çlirim Kombëtar.

Po të vëzhgojmë me vëmendje protagonistët e historisë, burrat që në jetën e tyre, me veprën e tyre, vendosën gurë të rëndë themeli në Historinë e Rilindjes Kombëtare e Kulturore të Shqiptarëve, në iluminimin e ndërgjegjes atdhetare, politike e kulturore të këtij vendi, të cilit të huajt i kanë vënë epitetin madhështor “Toka e Shqiponjave”, do të vërejmë se Dhjetori flet me gjuhën dhe emrin e personaliteteve të shquara të Historisë Shqiptare, të denja për Panteonin e Kombit Shqiptar, e për t’u nderuar me lavdi të përjetshme.

Në Dhjetorin e vitit 1922 në rrethana të dyshimta u nda nga jeta Pjetër Budi, klerik, patriot i flaktë, erudit dhe humanist i madh, i cili me kulturën e tij të gjerë, shumëdimensionale, me përpjekjet e mëdha për lëvrimin e Gjuhës Shqipe, e mbrojtjen e saj nga asimilimi, luajti një rol jetik për të ruajtur nga zhbërja identitetin historik e kulturor të popullit të vet.

Para Budit kishim 7-8 vargje shqip të Lek Matrengës, kurse Ai na la trashëgimi 23 vjersha me 2.300 vargje në Poezinë Shqipe. Na la veprat: “Doktrina e Krishterë”, “Rituali Roman”, “Pasqyra e të Rrëfimit”. Pjetër Budi ishte jo vetëm autor i shquar e i begatë i Letërsisë sonë të Vjetër, por njëherësh edhe njohës i shkëlqyer i gjendjes së Popullit Shqiptar, nën sundimin Osman. Ai i ra kryq e tërthor viseve arbërore duke ngjallur kudo shpresën e besimin tek liria dhe optimizmin se do të rikthehet Moti i Madh i Arbërit, siç e cilësonin atdhetarët e asaj kohe Epokën e ndritur të Gjergj Kastriotit. Budi luftoi me guxim e stoicizëm, jo vetëm kundër pushtuesit të egër turk, por njëherësh kundër uzurpatorëve të huaj të Kishës Shqiptare, konkretisht kundër Vatikanit. Kjo betejë në dy fronte dhe Aleanca Turko-Veneciane kundër tij dhe kurthi që i ngritën atij e çuan drejt vdekjes fizike e njëherësh drejt pavdekësisë, ngase ai ishte dhe do të mbetet një monument i pamatë i Gjuhës, Kulturës e Çështjes Kombëtare Shqiptare.

330 vjet më parë u nda nga jeta Pjetër Bogdani, Korifeu i kulturës, letërsisë e mendimit, humanizmit të shekullit të 17-të, që ndezi dritën e pashuar të kulturës, dijes e patriotizmit shqiptar, Trini e Shenjtë kjo që do të bëhej gurë themeli dhe udhërrefyese e veprimtarisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në prologun e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.  Bogdani, autor i veprës monumentale “Çeta e Profetëve”, shkrimtar,  poet, filozof, humanist, ishte një dijetar poliglot i kalibrit të lartë europian, zotërues i 16 gjuhëve të huaja dhe i lauruar me dy doktoratura në Romë. Ai ishte ideatori dhe organizatori i Kryengritjes së madhe antiosmane 1687-1689 në Kosovë. Bogdani arriti të mobilizonte 20.000 luftëtarë vullnetarë të lirisë, i cili në aleancë me Perandorin Austro-Hungarez Leopold I synonte të çlironte popullin e vet nga robëria turke. Kjo fuqi e madhe ushtarake, e rreshtuar pas Bogdanit dhe deshira e flaktë e bashkatdhetarëve të tij për të këputur prangat e robërisë e bënë Perandorin Austriak t’i konsideronte shqiptarët aleatët e tij besnikë e faktor për çlirimin e Ballkanit nga robëria turke.  Leopoldi I ju drejtohej luftëtarëve të udhëhequr nga Bogdani me shprehjen fisnike e atërore: “Albanezët e Mi”.

Ripushtimi i Kosovës e kryeqendrës së saj Prishtinës nga turqit në vitin 1689 dhe dhunimi i varrit të Bogdanit nga hordhitë barbare aziatike ngjallën indinjatë e zemërim në mbarë trojet shqiptare. As zhvarrimi i tij dhe as dhuna e egër e ushtrisë së Sulltanit nuk arritën ta shuajnë flakën e lirisë që ishte ndezur në zemrat e shqiptarëve.

Aleanca largëpamëse e Bogdanit me Perandorinë Habsburge ishte jo vetëm një kryevepër diplomatike, por dhe një domosdoshmëri jetike për mbijetesën e Kombit Shqiptar, në kushtet kur Rusia Cariste kishte dalë në Skenën Europiane e Botërore si fuqi e madhe ekspansioniste, e cila kishte filluar ngjalljen e lëvizjes ortodokse për të shtrirë hegjemoninë e saj në Ballkan. Shqiptarët ishin të detyruar të luftonin në disa fronte njëherësh për të mbijetuar. Austro-Hungaria u ba aleatja më e flaktë e Shqipërisë, në luftën e saj për Pavarësi dhe krijimin e Shtetit Kombëtar, e kjo aleancë ka si themel të saj veprën e një burri të ndritur e të pavdekshëm si Pjetër Bogdani.

Me dt 24 dhjetor 1924 në virgjilje të Ditëlindjes së Jezu Krishtit forcat nacionaliste shqiptare hyjnë triumfalisht në Tiranë dhe i dhanë fund grushtit të shtetit të qershorit të ideuar e sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë. Kjo datë historike që njihet si “Triumfi i Legalitetit”, ku si protagonist absolut ishte Ahmet Zogu, njeriu që me gjeninë e tij politike, kurajon e guximin e pashembullt si ministër i brendshëm, Kryeministër, President i Republikës e më vonë Mbret i Shqiptarëve, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve në shekullin e XX-të. Ai i dha emrin Epokës së Tij dhe të ngjitet në Panteonin e Historisë si themeluesi i Shtetit Modern Shqiptar.

Shekulli i XX-të, shekulli i Luftës së Dytë Botërore të përgjakshme e vendosjes së Diktaturës Komuniste në Shqipëri dhe asaj Titisto-Rankoviçiane në Kosovë është shekulli ku konstelacionin e qiellit shqiptar do ta shndrisin me dritë të pashuar e të amëshuar emrat e Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, njëra Shenjtore e Emblemë Botërore e humanizmit e solidaritetit njerëzor e tjetri gjeni i politikës, intelektual, humanist, vizionar e iluminist, të cilin Bota e ka pagëzuar me emrin “Gandi i Ballkanit” dhe “Ati i Kosovës”.

Është ky muaj i 40- vjetorit të Laurimit të Shenjtorës Nënë Tereza me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, çertifikim para njerëzimit i shpirtit filantropik dhe solidaritetit të Genit Shqiptar, të demonstruar nëpër shekujt e mijëvjeçarët e historisë. Ajo do t’i lutej Bill Klintonit:- “Ndihmoni Kombin Tim-Kombin Shqiptar”.

Në Vitin e Mbrapshtë Shqiptar 1997, të projektuar nga dishepujt e komunizmit e pinjollët e diktaturës, në epilogun e jetës së saj Ajo lutej për Shqipërinë. Pas Çlirimit të Kosovës, Presidenti Bill Klinton, shkoi tek varri i Shenjtores Nënë Tereza dhe ju drejtua me fjalët:- “Unë ta kreva Amanetin- ta realizova Lutjen, tani është koha të luteni Ju për mua nga Parajsa”.

Dr Ibrahim Rugova, ashtu si Abrahami, emrin e të cilit mbante besoj deri në fund se Zoti e don popullin e tij dhe projektoi politikën e tij gandiste, të ardhmen e ndritur të Kosovës martire.

8 Dhjetori është Dita e Rinisë Shqiptare, apogjeu i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90 dhe vetëm pas tre ditësh, më dt 11 dhjetor, Ditëlindja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ngjarja më madhore e Shqipërisë, pas Shpalljes së Pavarësisë së saj në vitin 1912.

Ajo shembi Diktaturën Komuniste, regjimin satanik ateist më të egër në Europë dhe institucionalizoi  Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, konsolidoi atë dhe e integroi Shqipërinë në strukturat Euro-Atlantike.

Ky vit është viti Jubilar i 75 -vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe 20- vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

21 vite më parë, me 14 dhjetor 1998, tek likenet e Hasit, në fshatin Gorozhup të Pashtrikut ranë në pritën e hordhive serbe 140 luftëtarë të lirisë, ku mbetën për t’u përjetësuar si misionarë të lirisë 40 dëshmorë, mes të cilëve njëri prej tre shqipeve të themelimit të UÇK-së, Muj Krasniqi (Komandant Kapuçi), Beqir Gashi, Luljeta Shala e të tjerë.

Në këtë muaj të shenjtë të misionarëve të lirisë dhe demokracisë shqiptare, të misionarëve që u ngjitën në Panteonin e Kombit duhet të perifrazojmë shprehjen franceze për Molierin: – “Lavdia e tij nuk ka nevojë për asgjë, por lavdija jonë ka nevojë për Të”.

Dhjetori i Vitit ‘45-të i dhunuar nga Hoxha dhe ky i tanishmi i dhunuar nga Sulltan Rama, uzurpatori i të gjitha pushteteve, na bajnë thirrje të ngrihemi në këmbë për një Dhjetor të Ri, për të mos kënduar këngë zie të lirisë së humbur.

Tiparet fashiste që demonstroi “antifashizmi” serb, maqedonas dhe malazez në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës me vise gjatë Luftës së Dytë Botërore

Nga Prof.dr. Muhamet Shatri

 

 

Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e saj krijuan kushte të reja gjeopolitike në Ballkan dhe në trojet etnike shqiptare. Gjatë kësaj lufte Kosova me vise e tjera shqiptare të robëruara nga sllavët e jugut u pushtuan nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria dhe u ndanë në mes tyre. Në bisedimet rreth ndarjes u theksua se kriter themelor për përcaktimin e kufijve të rinj do të ishte përkatësia kombëtare e popullsisë, ndonëse nuk u respektua plotësisht, parim ky që ishte shkelur shumë nga Fuqitë e Mëdha gjatë caktimit të kufijve të Shqipërisë jo vetëm në këtë kohë.

Bashkimi me Shqipërinë, edhe pse jo i plotë, ishte bashkim kombëtar që u krye në rrethanat e konfrontimit dhe të konfliktit botëror. Duke konfirmuar këtë të vërtetë studiuesi Patrick Moulton shkruante se ”është ironi e fatit që në këtë kënd të errët të Evropës, vetëm fashizmi ndreqi atë që ishte dhe vazhdoi të jetë padrejtësi”.

Udhëheqja e PKJ që në fillim të luftës kishte kristalizuar vijën politike e ushtarake, të gjenocidit antishqiptar dhe e kishte përpunuar e programuar në format e metodat më të sofistikuara për zbatimin e saj.

Udhëheqja e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), nën diktatin e emisarëve të Partisë Komuniste Jugosllave (PKJ), që në fillim pranoi vlerësimet globale të PKJ për Shqipërinë si ”arterie kryesore të imperializmit italian në Ballkan dhe si bazë e kundërrevolucionit dhe e shtypjes së Lëvizjes Nacionalçlirimtare (LNÇ) të popujve të Ballkanit”. Ajo nuk i njohu kufijtë e caktuar nga Italia, Gjerma­nia dhe Bullgaria, jo se me këtë ndarje kishin mbetur shumë treva shqiptare jashtë shtetit amë, por pse këta kufij ishin vendosur nga pushtuesit fashistë, dhe siç propagandonte ajo, u shërbenin atyre. PKSh theksonte se ”zgjerimi i Shqipërisë është parullë e fashizmit dhe e tradhtarëve të vendit, për të ngjallur ndjenjat shoviniste, për të forcuar armiqësinë e popullit tonë me popujt fqinjë jugosllavë e grek dhe për ta larguar atë nga lufta”.

Zhvillimi i Lëvizjes Antifashiste për shkak të përvojës së hidhur nën pushtetin serbo-jugosllav, si dhe për faktin se idetë komuniste vinin nga Rusia, projektuese e zbatuese e platformës dhe e strategjisë shekullore antishqiptare, nuk patën mbështetje në popullin shqiptar të Kosovës dhe të  viseve të tjera shqiptare të pushtuar nga sllavët e jugut. Prandaj, komunistët shqiptarë të Kosovës dhe të viseve për rreth, përfshirë këtu edhe ata të ardhur nga Shqipëria, mbetën deri në fund të luftës ujdhesë e izoluar në detin e komunistëve sllavë dhe përpjekjet e pjesës së tyre atdhetare për jetësimin e idealeve të çlirimit kombëtar në bashkëpunim me armiqtë shekullorë ishin një utopi.

Për jetësimin platformës se çlirimit dhe të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, me përkrahjen e Italisë dhe të Gjermanisë, vepruan dhe luftuan Komiteti Kosovës, Lidhja Popullore Shqiptare dhe sidomos Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizrenit, e cila nga shtatori i vitit 1943 deri në gjysmën e dytë të nëntorit të vitit 1944 arriti të mbronte pjesën më të madhe të Shqipërisë se Sipërme, përfshire edhe një pjesë të Sanxhakut. Por një pjesë e tij, përkatësisht bërthama e Lëvizjes Nacional Demokratike (grupi i irredentës në krye me Selman Rizën), duke ndjekur përcaktimin programatik e rilindësve, e shihte vendin e Shqipërisë në botën demokratike perën­di­more dhe nuk bashkëpunoi me shtetet fashiste.

Komunistët jugosllavë, ndonëse i thërrisnin shqiptarët që ti kundërviheshin fashizmit, nuk ishin të kënaqur me demonstratat antifashiste, që u organizuan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare gjatë viteve 1941-1943. Atyre nuk u pëlqente pse këto demonstrata përkujtonin përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në analizën që Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste për Kosovë e Metohi (KK i PKJ)  u bëri këtyre demonstratave u kritikua pjesëmarrja e komunistëve dhe e veprimtarëve shqiptarë të Lëviz­jes Antifashiste në to dhe u nënvizua se ky aktivitet kishte qenë i njëanshëm dhe në dobi të inte­resave të nacionalizmit shqiptar.

Udhëheqjes jugosllave nuk i konvenonte as angazhimi i shqiptarëve të Kosovës me vise në “Lëvizjen Nacional Çlirimtare” (“LNÇ”). Ajo donte që ata të mos faktorizoheshin nëpërmjet “LNÇ” dhe t’i shpallte të gjithë bashkëpunëtorë të fashizmit për t’i zhdukur apo të shpërngulur më dhunë nga Kosova.

Në këto rrethana vazhdoi propaganda edhe denigrimi i shqiptarëve të Kosovës, e cila u mbështetë fuqimisht edhe nga udhëheqja e PKSH. Kështu Enver Hoxha në letrën drejtuar sekretarit të Komitetit Qarkor të PKJ për Rrafshin e Dukagjinit, Ismet Shaqirit, në prill të vitit 1944, shkruante se Kosova është bazë e reaksionit shqiptar e jugosllav” dhe se kundër tyre duhet luftuar pamëshirshëm. ”Nga Kosova, theksonte ai, do të rekrutohen një numër i madh forcash, të cilat armiku do t`i dërgojë kundër partizanëve të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë”. Prandaj, ai u bënte thirrje formacioneve partizane kosovare që të bëjnë çmos për vëllazërinë e popujve të Jugosllavisë, për t`u bashkuar në luftën e përbashkët dhe për t`u ruajtur prej grackave, të cilat do t`ua bëjnë shovinistët duke i nxitur në grindje reciproke.

Në tetor të vitit 1944, me kalimin e formacioneve të Ushtris Nacionalçlirimtare të Shqipërisl në Kosovë e në Jugosllavi, u vendosen lidhjet e ngushta e të vazhdue­sh­me midis tyre dhe reparteve partizane kosovare e jugosllave. Nuk ka dyshim se kalimi u bë në kohën kur udhë­heqja e PKJ-së kishte përcaktuar përfundimisht qëndrimin e saj për të ardhmen e viseve shqip­tare. Përpara këtyre qëndrimeve dhe presioneve u gjunjëzua plotësisht edhe udhë­heqja e PKSH, e cila jo vetëm që nuk mundi të shtrojë problemin e të ardhmes së Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, por që nga Plenumi i Beratit vuri në pikëpyetje edhe ekzis­ten­cën e Shqipërisë si shtet i pavarur.

Nga ata tjetër, udhëheqja e PKJ e përçmonte deri në skajshmëri aleaten e saj duke theksuar se pushteti që u vendos në Shqipëri nëpërmjet Luftës Antifa­shis­te Nacional­çlirimtare ishte ende i dobët dhe i pa konsoliduar. Prandaj, sipas saj shteti i ri shqiptar nuk mund të ekzistonte dhe të hynte “në rrugën e ndër­timit të shoqërisë socialiste” në rast se atij do i bashkohej edhe Kosova dhe Rrafshi i Duka­gjinit, popullsia e të cilave “kishte mbajtur qëndrim armiqësor gjatë Lëvizjes Antifashiste. Propagandën denigruese të udhëheqjes së PKJ e mira­tonte edhe Hysni Kapoja, komisar i Korparma­tës I dhe anëtar të KQ të PKSH-së kur u shtronte   komisarëve të të dy brigadave të dërguara në Kosovë si detyrë parë­sore: ”Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë” etj, pa përmendur me asnjë fjalë të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe për statusin e Kosovës pas lufte, e mos të flasim për çështjen e bashkimit me Shqipërinë.

Përkundër faktit se repartet e UNÇSH kishin ardhur me ftesën e udhëheqjes së PKJ  që t’u ndihmonin maqedonasve, serbëve dhe malazezëve për ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, atdhetarët e këtyre trevave nuk pranuan të vazhdonin luftën kundër vëllezërve të tyre nga Shqipëria. “Me zemër e me pushkë jemi me ju, deklaronin udhëheqësit e forcave atdhetare dhe jemi gati që edhe pushkët tona t’i bashkojmë në luftë kundër gjermanëve, por gjithnjë kemi frikë nga forcat serbe, sepse serbët janë të pabesë”. Ata njëkohësisht shprehnin edhe drojën se mos brigadat shqiptare i tradhtonin. Megjithatë, “shqiptarët u vëllazëruan shpejt me shqiptarë” dhe, pas 28 tetorit të vitit 1944, luftimet në Kosovë u zhvilluan pothuaj plotësisht vetëm kundër forcave gjermane.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944 formacionet partizane të Serbisë filluan sulmin frontal për ripushtimin e Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Shtabi Kryesor i Serbisë në Proklamatën e gushtit të vitit 1944 drejtuar shqiptarëve të Kosovës i akuzonte dhe kërcënonte njëkohësisht: ”Ju deri më tash keni qenë të mashtruar prej gjermanëve dhe u keni ndihmuar. Ata ju kanë hedhur në luftë për llogari të vet në Mal të Zi, në Maqedoni dhe më në fund në Shqipëri. Në këtë mënyrë ju jeni bërë pjesëmarrës në krimet që ka bërë okupatori gjerman. Së bashku me pushtuesit fashistë ju keni ngritur dorën kundër popujve fqinjë, dhe në këtë mënyrë keni bërë turpin më të madh. Për shkak të qëndrimit të këtillë, ju deri më tash nuk keni fituar të drejtën të jetoni në barazi dhe vëllazëri me popujt e Jugosllavisë”.

Propagandës thellësisht armiqësore e shumë denigruese për shqiptarët si shovini­stë e kriminelë, i printe gazeta “Borba”, organ i KQ të PKJ-së, e cila në nëntor të vitit 1944 shkruan­te se në Kosovë pas 6 prillit të vitit 1941 serbët dhe malazeztë kishin jetuar nën shtypjen e sho­vi­nis­­tëve shqiptarë, që i shndërruan këto treva në arenë të tmerrshme të vrasjeve dhe djegieve”. Si­pas saj, ata ishin reaksionarë e shovinistë, që kishin bashkë­pu­nuar si popull me pushtuesit e huaj dhe që si të tillë duhej të jepnin llogari. Sipas kësaj logjike shqiptarët duhej të përgjigjeshin për krimet e fashizmit, për gjendjen e popullsisë jugosllave në Koso­vë dhe në viset tjera shqip­tare në kohën e pushtimit, etj.

Udhëheqja e PKJ përdori të gjitha mjetet për të diskredituar e njollosur popullin shqiptar, që do t’i shërbente për të justifikuar zbatimin e planeve dhe të proje­kteve të vjetra anti­shqip­­tare. Për shqiptarët nuk vlente asnjë lloj ligji dhe ata nuk mund të ishin të barabartë me popujt e tjerë të atij vendi. Kështu me Ligjin e amnistisë, më 20 tetor 1944, xhandarët, nëpunësit e financës, të policisë, oficerët dhe të gjithë pjesëmarrësit e njësive çetnike të Drazha Mihaj­llo­vi­qit, kriminelët e të gjitha ngjyrave, jo vetëm që u amnistuan, por atyre u jepej njëko­hë­sisht mundë­sia për t`u futur në aradhet partizane, dhe ashtu si më parë, me kokardën çetnike, tani me yllin pesëcepësh të vrisnin ”kundër­revo­lu­cionarët shqiptarë”. Ligji mbi amni­sti­në që ishte i vlefshëm për të gjithë popujt, nuk shërbente për shqiptarët. Asnjëherë nuk u tha zyrtarisht se edhe nga radhët e shqiptarëve kishte elementë të gënjyer nga demagogjia e okupa­torit fashist, siç u tha për popujt tjerë, në veçanti për popullin serb.

Propaganda komuniste jugosllave ishte në funksion të përpjekjeve për spastrimin etnik të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, që u forcua prej tetorit 1944, duke u justifikuar si luftë kinse kundër ”kundërrevolucionit” dhe mbetu­ri­nave të tij. Ai filloi në zonat periferike, por shpejt u shtri në mbarë trevat shqip­tare. Këto veprime luftarake, veç formave të tjera, u shoqë­ruan edhe me projek­tet antish­qiptare të Vasa Çubrilloviqit,  ”Problemi i pakicave në Jugos­llavinë e re”, dt. 3. XI. 1944 për pas­tri­min etnik të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Fushës së Pollogut e të trevave të tjera etnike shqiptare, nëpër­mjet shfarosjes dhe shpër­ngul­jes së shqipta­rë­ve e serbizimit të këtyre trevave.

Masakrat kundër shqiptarëve në rajonin e Karadakut të Shkupit filluan në vjeshtë të vitit 1944 nga Brigada VIII e Preshevës, Brigada XII serbe e Bujanocit, Aradhja Parti­zane e Shkupit dhe një batalion i ushtrisë bullgare. Këto njësi vranë, plagosën, keqtrajtuan dhe plaçkitën shumë shqiptarë të kësaj ane.

Fushata e terrorit antishqiptar u shtri edhe në rajonin e Kumanovës e të Preshevës. Nga mesi i nëntorit të 1944-ës aty u ekzekutuan shumë shqiptarë nga Presheva dhe rrethina, si dhe nga Malësia e Gjilanit dhe e Bujanocit. Masakra të ngjashme u bënë edhe në fshatin Novosellë e Epërme, në Zarbincë etj., nga Brigada XVII maqedonase dhe nga repartet e OZN-as.

Kjo praktikë zbatohej edhe në trevat e Maqedonisë Perëndimore dhe mori përmasat e terrorit dhe të gjenocidit të organizuar. Për këtë qëllim u krijuan burgje e kampe të përqendrimit jo vetëm në qytete, por edhe në qendrat më të vogla, në zonat e dislokimit të reparteve të shumta ushtarake dhe të OZN-as. Në Tetovë, në stacionin e Monopolit të Duhanit, u mbyllën, më 17 nëntor të vitit 1944, rreth 1000 veta, midis të cilëve shumë pleq dhe fëmijë nga qyteti dhe fshatrat përreth, një pjesë e të cilëve u likuiduan mizorisht. Kampe u ngritën edhe ndërmjet Dibrës dhe Gostivarit dhe nëpër viset tjera të Maqedonisë shqiptare. Këto veprime i mbështeste edhe përfaqësuesi i Stabit Suprem të Ushtrisl Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ), Svetozar Vukma­no­viq-Tempos, i ndodhur atëherë në Maqe­do­ni. Sipas urdhrit të tij në gjitha kampet e përqendrimit pushkatimet, sipas listave të përpiluara më parë nga repartet e OZN-as, ua lanë vendin masakrave me proce­durë të shpejtë.

Edhe depërtimi në Kosovë dhe në trevat shqiptare të reparteve të ushtrisë bullgare u shoqë­rua nga veprimet arbitrare mbi popullin shqiptar. Sipas raporteve të asaj periudhe nga terreni, në Mitro­vicë e në Vushtrri, repartet e ushtrisë bullgare kryen grabitje, vjedhje, keqtrajtime, rrahje vrasje të shqiptarëve dhe dhunime të grave me çarçaf. Vetëm në fshatrat Dërvar, Dobërllukë dhe Kçiq të Vushtrrisë, gjatë ditëve të fundit të nëntorit 1944, u vranë 22 veta.

Vlen të theksohet se formacionet ushtarake serbe që depërtuan në Kosovën e sotme mbanin primatin në veprimtarinë e tyre kriminale antishqiptare. Madje disa reparteve që u dër­guan në rajonin e Kaçanikut iu dha direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”, ndërkaq në planin më të gjerë formacionet ushtarake të Serbisë kishin për detyrë “ta pastronin Kosovën nga bandat fashiste dhe të dënojnë zullumqarët”. Në përputhje me këtë përcaktim kriminal antishqiptar Shtabi i Divizionit të 46-të Serb, në raportin e 17 nëntorit 1944, dërguar Kor­parmatës XIII të UNÇJ-së, veç tjerash, vinte në dukje se ”të gjithë meshkujt në sektorin e Gjilanit dhe të Prishtinës ishin të mobilizuar në repartet e armikut dhe kishin marrë pjesë akti­visht në luftë kundër nesh së bashku më gjermanët”.

Veprimtaria kriminale e antishqiptare e ushtrisë jugosllave dhe e OZN-as u shtua pas qëndresës së armatosur në Ferizaj, Rahovec, Janjevë, Gjilan dhe anë e kënd në trevat shqiptare, që shërbyen si pretekst për t’i shndërruar trevat shqiptare në një kasaphanë të vërtetë.

Populli shqiptar i Kosovës dhe i trevave të tjera etnike ishte i vetëdijshëm për misionin e reparteve jugosllave dhe i priti ato me zjarr. Mirëpo, fatkeqësisht këtë nuk e dinin, apo nuk donin ta dinin udhëheqësit e Shqipërisë dhe disa nga drejtuesit e reparteve të UNÇSH-së që erdhën në Kosovë. Për të kuptuar këtë realitet, ata nuk i ndihmuan as vërejtjet e shumta të popullit, si të njerëzve të thjeshtë ashtu dhe të kryepleqve e të parisë së vendit dhe insistimi i tyre se Kosova dhe trevat e tjera shqiptare nuk duheshin lënë në dorë të të huajve.

Propaganda jugosllave i kishte mashtruar aq shumë disa nga komisarët e zëvendës-komi­sa­rët e UNÇSH, sa që ata i kërcënonin me plumb ”kosovarët reaksionarë”, madje edhe ushtarët e vet nëse shtronin çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kështu, zëvendës-komisari i Brigadës XXV të UNÇSH-së, Spiro Pano, më 17 dhjetor 1944, i shkruante KQ të PKSh, se ”Brigada XXV përbëhet nga luftëtarë të Malësisë së Gjakovës, të Hasit e të Kosovës, që janë shovinistë të tërbuar. Ata propagandojnë me ngulm se Kosova e trevat e tjera janë shqiptare dhe duhet të bashkohen me Shqipërinë.”

Mirëpo, një pjesë e drejtuesve të reparteve të UNÇSH-së kishin qëndrim tjetër fare. Ata nuk mund ta kuptonin përse autoritetet jugosllave i kishin shpallur Kosovën me vise baza të okupatorëve fashistë, vëllezërit e tyre armiq të ”vëllazërimit” shqiptaro-jugosllav dhe ”çerdhe të reaksionit”. Aq më pak e kuptonin pse shtabet e tyre para se të vinin në Kosovë ishin porositur : ”të mos bihet në pozitat e disa njerëzve, pasi në zonat ku shkojmë (lexo në Kosovë) shovinizmi (mendohej në atë shqiptar, sepse atë jugosllav as që guxonin ta zinin në gojë (shënim i autorit), ”është i zhvilluar gjer në krime”. Dhe shtabet e brigadave të UNÇ të Shqipërisë, në vend që t` i merrnin në mbrojtje shqiptarët, urdhëronin vartësit e tyre që ”t´u jepnin goditje të fortë masave shqiptare për t`i ndarë nga drejtuesit kriminelë”.

Më 9 dhjetor 1944, SHS i UNÇJ-së urdhëroi largimin e reparteve të UNÇSH-së nga Kosova dhe kalimin e tyre në Sanxhak dhe në Bosnjën Lindore. Me këtë veprim, udhëheqja jugosllave donte t’i kishte duart e lira për të vepruar në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare. Pas largimit të brigadave të UNÇSH-sëdhuna dhe terrori u përhap edhe në Rrafshin e Duka­gji­nit. Një nga krimet më të shëmtuara në këto anë e përbën masakra e 22 dhjetorit 1944 kundër familjes së Rexhep Halit Bardhecit në fshatin Muzhevinë (Muzakaj) të komunës së Istogut. Aty sadi­zmi arriti kulmin, kur një nga ushtarët serbo-malazez pasi ngriti djepin e fëmijës 7 muajsh, e qëlloi atë me automatik. Në pjesën jugore të shtëpisë njëkatëshe brenda kopshtit të saj u varro­sën 12 anëtarët e masakruar të kësaj familje. Shpëtoi vetëm një vajzë 6 vjeçare që arriti të fshi­hej në turrën e druve. Dhe e gjithë kjo u bë në shenjë hakmarrjeje për plagosjen e një partizaneje, që u godit nga i zoti i shtëpisë kur mbronte familjen.

Këto të dhëna konfirmohen edhe nga raportet e reparteve të UNÇSH-së, që u kthyen në këto anë nga Sanxhaku, ku thuhet se repartet serbo-malazeze pa asnjë kriter kanë vrarë njerëz. Vrasjet dhe pushkatimet janë kryer aq mizorisht, sa janë marrë fëmijë të vegjël dhe pa menduar fare, janë vrarë dhe janë lënë mbi tokë të pavarrosur. Nga ana e tij, Shtabi i Brigadës III të UNÇSH-së theksonte se ”në disa vende kufomat ishin lënë jashtë”. “Në Istog kemi gjetur 7 të vrarë, kufomat e të cilëve po i hanin qentë”. Derisa ndodhnin këto, kryetari i Këshillit ”Nacional Çlirimtar”  të Kosovës i zgjedhur në Bujan, Mehmet Hoxha, u zu keqas me Shtabin e Brigadës III të UNÇSH në Pejë, sepse drejtuesit e këtij forumi kishin lejuar familjet për të varrosur 30 të masakruarit shqiptarë në atë qytet.

Në ditët e para të janarit të vitit 1945 forcat ushtarake dhe ato të OZN-as, pasi e arres­tuan Gani Kryeziun, duke u thënë se do t’i dërgonin në Pejë, i nxorën nga kulla e Sylej­man Krye­ziut 22 luftëtarë të Ganiut dhe 4 ithtarë të tij. Në rrugë e sipër, në fshatin Hereç të Deça­nit, i zbri­tën nga kamioni dhe i mbytën që të gjithë. Dëshmitarët Malë Shyti nga Berisha dhe Zenel Ade­mi nga Gashi, që patën fatin të shpëtojnë, kanë lënë dëshmi rrëqethëse për këtë ngjarje tragjike.

Më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Fierzë (ish Novosellë) të Pejës repartet e Brigadës IV Kosovare pushkatuan 22 banorë të fshati dhe 5 të tjerë nga fshatrat përreth.

Plaçkitjet, dhuna e gjenocidi përfshiu edhe Plavën e Gucinë, si dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi ku u dallua sidomos Brigada I e Bokës dhe ajo VI Malazeze. Kundër kësaj veprimtarie të shëmtuar kishte protestuar pranë Misionit Ushtarak jugosllav në Shqipëri edhe Tuk Jakova, i cili sekretarit të këtij misioni, Nijaz Dizdareviqit i pohonte se ”shokët tuaj malazezë tregojnë urrejtje ndaj shqiptarëve” dhe si pasojë “urrejtja kundër Jugosllavisë është përhapur tek gati tërë populli shqiptar në Mal të Zi”.

Edhe shqiptarët e këtyre trevave u shpallën ballistë e bashkëpunëtorë të okupatorit. Kundër tyre u ndërmorën ekspedita shfarosëse nga Tivari e deri në Ulqin, Plavë e Guci, Rozhajë e Pazar të Ri. Në shënjestër të OZN-as dhe të ekspeditave antishqiptare u vunë veprimtarët dhe pjesëtarët e familjeve të njohura shqiptare, të cilët u likuiduan në mënyrat më mizore.

Pushteti ushtarak i vendosur në Kosovë më 8 shkurt 1945 ishte i njëjtë me pushtetin që i ishte imponuar popullit shqiptar më 1912 dhe më 1918 dhe shërbeu për t’i mohuar atij të drejtat e ligjshme, të fituara me gjak dhe të garantuara me Kartën e Atlantikut të Fuqive të Koalicionit antihitlerian. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në të cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjer­ma­nët. Me vendosjen e Pushtetit Ushtarak fushata e ndjekjes dhe e terrorit antishqiptar u fuqizua dhe mori përmasa të gjera.

Për t’i pasur duart e lira në zbatimin e terrorit dhe të gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhëheqja jugosllave gjatë marsit të vitit 1945 mobilizoi me dhunë forcën më vitale të shqiptarëve “për ta dërguar në Frontin e Veriut dhe Veriperëndimit në luftë kundër trupave gjermane”. Shumë prej të rinjve shqiptarë të mobilizuar në brigadat kosovare ose në radhët e njësive të tjera jugosllave u likuiduan prapa krahëve, ose në sektorët më të vështirë të luftimeve. Gjurmë e mbresa të thella e tronditëse lanë masakrat masive në Tivar, Goricë dhe ekzekutimet masive anë e kënd trevave shqiptare dhe tokave të Jugosllavisë.

Përkundër qëndrimit nënshtrues të njësiteve të UNÇSH-së ndaj atyre jugosllave largimi i tyre nga këto anë ndikoi në përkeqësimin e gjendjes dhe rrethanave. Tani kur udhëheqja jugosllave kishte konsoliduar pozitat e veta dhe kur gati tërë Jugosllavia ishte çliruar, prania e ushtrisë shqiptare në këto treva përbënte një faktor kërcënues. Prandaj Josip Broz Tito, për të dalë nga gjendja e papëlqyer, inskenoi nevojën e ndjekjes së ”bandave reaksionare ” drejt jugut, drejt Greqisë. Për këtë qellim, ai kërkoi ndihmën e atyre forcave të Shqipërisë që ende ishin në Kosovë. Udhëheqësja shqiptare u pajtua edhe me këtë kërkesë. Në prill të vitit 1945, forcat e UNÇ të Shqipërisë u larguan nga rajonet e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë në drejtim të Gjilanit dhe të Ferizajt. Prej andej, në verë të po atij viti, ato forca u dis­lo­kuan në trevat shqiptare në Maqedoni.

Përkundër pranisë së brigadave të UNÇSH-së në trevat shqiptare të Maqedonisë vazhdoi dhuna dhe terrori. Në kujtesën e shqiptarëve në Maqedoni ruhen kujtimet më të hidhura, për veprimtarinë e njësiteve ushtarake, OZN-as dhe të administratës maqedonase që i bashkonte antish­qipta­rizmi.

Në fund të vitit 1945, kur dhuna dhe terrori nuk kishin të ndalur, forcat e UNÇSH-së u detyruan të largoheshin nga territori shtetëror i Jugosllavisë, duke kaluar në përmjet të zonës e Korçës e të Prespës. Populli shqiptar i këtyre anëve e ndjeu po aq rëndë sa edhe ai kosovar tërheqjen e ushtrisë së vet dhe mbetjen nën sundimin jugosllav, që u bë me pëlqimin e udhëheqjes së PKSH. Është ky një shembull sui generis që ushtria e shtetit amë të ndihmojë forcat e armatosura të armiqve shekullorë (të Jugosllavisë) për të ripushtuar pjesët më të çmueshme e më të dhimbshme të atdheut, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të vitit 1913. Si rrjedhim, vazhdimi i dhunës dhe terrorit mbi pjesën e popullit shqiptar në Kosovë dhe vise të tjera për ndisa dhjetëvjetësha e mbajti të ndezur zjarrin e frymës se qëndresës dhe të luftës për liri e pavarësi, e cila mori intensitet sidomos në vitet e 90-ta dhe kulmoi me Luftën Çlirimtare të viteve 1998-1999, me të cilën mori fund pushtimi Kosovës nga Serbia. Por, Maqe­donia shqiptare, Kosova Lindore, Plava Gucia dhe Malësia e Tuzit, bregu i detit prej Tivarit në Ulqi­nin, bashkë me Sanxhakun mbeten në sundimin e huaj.

Zonja e randë Shkodër – Shkodra eshte nje mundesi strategjike .. .. ( Pergjigje e nje artikulli shkruar keto dite ne nje gazete ne –Itali) Nga Merita Bekteshi Urbano

 

Sot bana nje xhiro ne qytetin tim,Shkoder.Ndersa po baja pazarin ne supermerkaten Conad ne lagjen Rus, Irena nje shitese shume e sjellshme, me dha nje muhabet te kandshem e m’u pergjigj :

– Pse shkruajne kaq keq per qytetin tone, pse ndjellin keq? Tuj ndjell keq e keqja s’na ndahet !

Kemi kete vend kaq te bukur, kaq te mrekullueshem qe na ka dhan’ Zoti e shkojme neper bote per jetu….

Po! Sipas disa thashethemeve ne vendet e huaja ,ne Shqiperi duket sikur kemi ngelur ne 1700000 vete !? Sa ka te vertete ne keto thashetheme !?

Shkodra ,qyteti verior i Shqiperise i vendosur ne anen e liqenit ma te madh ne Ballkan, ku notojne here me vrull e here qete qete dy lumej, Buna dhe Drini .Shkodra nje nder qytetet ma te lashta ,ku ndodhej tregu ma i madh i Ballkanit ,nga ku tregetaret niseshin me lundra nepermjet lumejve , per tregeti ne Evrope qe ne koh shum te hershme !

Shkodra e pushtume prej turkut e dhunume prej serbo –malazezeve ,e torturume prej komunisteve te cilet nuk po dojne me leshu zgjatimet e tyne as sot e kesaj dite ,me lloj lloj manovrash e perzimjesh politiko-ekonomike ,me lloj lloj shkusish antikombetare ,sot po tregohet krejtesisht anemike ,per te rigjet vendin e vet ne ket ngaterrese politiko-ekonomike qe disa te coroditun e quajten shtet.Shtet me jurista 6 mujore,shtet me kryetar bashkish te skedum neper bote,shtet me hajdute fondesh apo me manipolatore projektesh .Shtet ku parelija asht ne kry te vendit packa se mjetet e sigurimit te ketyre parave jane te padrejta,jo ligjore,deri dhe kriminale.

Ne Shkoder gjithesesi nuk ka varferi ekstreme,ka indiference shteterore, edhe ne braktisje familjare.Shkodra ka prodhime ,ka aq shume sa dhe shpeshhere shitesat i tresin neper plehna ,edhe per faktin qe pakesimi i popullsise pakeson konsumin,por aresyeja ma e drejtperdrejt e ketij tregu te mbushur eshte jo vetem renja e konsumit per shum shkaqe ekonomiko-sociale,por dhe mungesa e kordinimit ndermjet prodhuesve private dhe shperndaresve te prodhimeve,mungesa e organizuar e pikave te grumbullimit dhe te mirembajtjes se ketyre produkteve ,politikat indiferente ,false dhe dashakeqese ne perkrahje dhe shperndarjeve te produktit vendas.

Ka prodhime qe hyjne edhe nga jashte ,dhe ky asht fati i Shkodres ,afersia kufitare me Malin e zi ,ka nxit konkurencen ne prodhimin e produkteve me cilesi dhe me cmime te leverdisshme.Ajo qe e penalizon sot Shkodren eshte mungesa e investimeve te rendesishme ne infrastrukturen turistike ,si nje nga burimet ma te sigurta dhe te pashtershme ne grumbullimin e te ardhurave direkt nga qytetaret, nepermjet aktiviteteve turistike ,gastronomike, kulturore e cdo fushe tjeter lidhur me shfrytezimin e turizmit detar dhe malor..

Shkodra nder ma te bukurat ne Ballkan asht peng i egoizmit politik.Gjithesekush don me e sundu e me e perdor simas oreksit te vet ,e spyet per perftushmerine ekonomike apo per strategjine e zhvillimit afatgjate te kesaj zone kaq te rendesishme. Qyteti ka mbylle ne nje arkivol prej akullit gjithe bukurine dhe mundesite e tija shperthyese vetem e vetem per kapricot politike te politikaneve te korruptum qe mbajn peng dhe nuk lene te depertoje askush qe mund te gjeje ne rruge e siper skelete te panumerta te shkeljeve, apo te pandeshkueshmerise apo pergjegjesise , te demtimeve strategjike ,qe ne te themelet e administrates publike apo dhe te vete historise se qytetit ,me qellim tjetersimin dhe shtremberimin e historise,kultures, trashegimise dhe gjithcka ce ka lidhje me vazhduershmerine e zhvillimit ekonomiko-shoqeror te tij.

Frika nga pergjegjesia kolektive ka anatemuar te gjithe qytetin qe ka muaj qe reciton te njejtin refren ,te merzitshem,here neper ruget e pijaces ,here brenda dhe jashte bashkise,e here diku tjeter ,vetem e vetem per me i tregu qendres dhe botes,se edhe ne Shkoder ka njerez qe jetojne ,punojne ,kane nje administrate publike qe funksionon ,e jo qe vegjeton si nje loper ripertypese.

Po , Shkodra eshte shnderruar sot ne nje loper ripertypese,qe konsumon ate qe nxjerr.Konsumon uje te ndenjun.Besoj se ma mire asht me i kput ujnat se me ngel neper brraka siq kemi ngel tash sa vjet ,nga brraka ne brrake.Po per te ndrru ujnat duhen njerez,e njerezit aktuale,pak nga shteti e pak nga vedi jane te paralizum neper celular e klube futbollesh.Ekonomia e tregut mban peshen e gjithe levizjes se mallrave ne Shkoder.Njerezit konsumojne gjithcka prodhojne duke mos pase asnje mundesi investimi ,por vec riciklojne e konsumojne edhe vetveten.Bankat jane shnderru ne infrastrukture ne vete ku qarkullojne vetem fonde, projekte si dhe te ardhunat e atyne pak taksapaguesve te mbetun ,te pafshire akoma nga nje ekonomi tregu qe bazohet ne pastrim dhe riciklim ,por kurresesi ne zhvillim.Njerezit qe duhet me ndryshu Shkodren ,jo vetem nuk besojne por nuk duan te besojne se dikush mund ta ndryshoje .Dhe fajin e ka gjithmone lopa ne qender .Aty duhet me ndryshu puna .Ne vend te lopeve ripertypese me vu njerez ,njerez qe jetojne me nje llogjike ekonomiko-social e politike.Njerez qe duhet te vendosin piketat e nje shteti te ri dhe rigjenerojne forcat apo benefitet egzistuese,njerez qe duhet te nderprejne urgjentisht konsumin hemoragjik te perligjun me anen e koncesioneve apo te gjithe manovrave te tjera per fituese antikombetare .

Njerez te ndergjegjshem jo hajdute e kriminele.

Ja pra kjo asht Shkodra e sotme ,te cilen disa njerez te cuditshem po e perdorin si nje prostitute qe del neper rruget e Evropes. Jo ! Shkodra nuk duhet me kene nji lope !

SHKODRA ASHT MUNDESI STRATEGJIKE GJEOPOLITIKE,LUM AI QE DO E KUPTOJE E REALIZOJE

Drejt marrëveshjes, pa kërkim-falje

Bekim Bislimi

Përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën, me luftën dhe me pranimin ose jo të krimeve të luftës, shpërfaqin dallimet thelbësore ndërmjet dy vendeve, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen, e cila do të ndikojë shumë në raportet ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “krimi në Reçak ka qenë i fabrikuar”, gjë që ka nxitur reagime të ashpra të autoriteteve të Kosovës, të cilat e kanë cilësuar këtë deklaratë si mohim të krimeve të luftës.

Politologu Ramush Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë se bazamenti i përplasjeve verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, është koncepti, të cilin Serbia e ka mbi luftërat në ish-Jugosllavi dhe i cili është i ndryshëm nga ai që kanë ish-republikat tjera, përfshirë edhe Kosovën, e cila në përbërjen e shtetit të kaluar të përbashkët, kishte statusin e krahinës autonome.

Sipas tij, Serbia mendon që luftërat në ish-Jugosllavi kanë qenë civile, separatiste dhe për shkatërrimin e Jugosllavisë. Popujt tjerë, siç thotë ai, mendojnë se ato kanë qenë luftëra të tyre për liri, përfshirë edhe Kosovën, e cila luftën me Serbinë, e sheh si mënyrë për t’i shpëtuar gjenocidit dhe okupimit nga Serbia.

“Nëse kjo çështje nuk zgjidhet, nuk mund të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse është e drejtë që pa e pranuar Serbia që pikërisht politika serbomadhe dhe pikërisht politika e (ish-presidentit serb, Slobodan) Milosheviqit ishte fajtore për shkatërrimin e Jugosllavisë, nuk mund të ketë përparim. Në këtë luftë nuk mund të ketë dy fajtorë, por njëri do të jetë çlirimtar dhe tjetri okupues”, thotë Tahiri.

Njohësi serb i çështjeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, përmes përplasjeve verbale lidhur me çështjen e krimeve të luftës, janë duke blerë kohë, për rregullimin e problemeve të brendshme.

“Kjo përplasje verbale është blerje e kohës për Prishtinën dhe Beogradin, marrë parasysh se ato nuk janë të gatshme që në këtë moment të bisedojnë. Në atë moment që bashkësia ndërkombëtare e sheh të arsyeshme që duhet ulur në tavolinë, do të harrohen të gjitha këto dhe do t’iu qasen atyre zgjidhjeve që janë të mundshme. Ka zgjidhje, për të cilat duhet biseduar, marrë parasysh që marrëveshjen (e Brukselit) në mënyrë të njëjtë nuk e respektojnë as Beogradi, e as Prishtina”, thekson Nojkiq.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, nuk mund të ketë alternativë tjetër pozitive.

*Video nga arkivi: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Por, se a do të trajtohen në një marrëveshje të tillë çështja e krimeve të luftës dhe kërkim-falja eventuale për ato krime, sipas tyre, është pak e besueshme.

Politologu Tahiri thotë se kërkim-falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, më tepër është çështje emocionale, e cila nuk ka ndonjë peshë të rëndësishme si çështje juridike-penale.

Ndërkaq, sipas tij, çështje juridike është që kriminelët që kanë kryer krime lufte, të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për krimet, si dhe politika, e cila i ka shkaktuar këto krime, të gjykohet dhe të marrë një dënim.

“Kërkim-falje nuk do të ketë dhe as që ka ndonjë tentim që të ketë. Derisa bëhet në politikat gjermane – e patëm edhe (kancelaren) Merkel në Aushvic – pra, ata e kanë futur në ligj, kundër fashizmit në ringjallje dhe kundër atyre që e mohojnë Holokaustin. Por, në Serbi, kjo e fundit konsideron që nga këto luftëra ka pësuar dhe nuk e ndjen veten fajtore”, vlerëson Tahiri.

Nojkiq thekson që shqyrtimi i krimeve të luftës, në një moment, do të vijë në rend dite. Por, sipas tij, tash për tash ende nuk janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.

Megjithatë, siç thotë ai, kur palët të pajtohen për një marrëveshje, atëherë ato do të ulen dhe të ballafaqohen me problemet e së kaluarës dhe që secila palë t’i pranojë mëkatet e veta. Por, brenda vetë marrëveshjes, ai nuk pret të përfshihet një kërkim-falje për krimet e luftës.

“Mendoj që kjo nuk do të jetë, përveç në rast se bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë se një gjë e tillë është e domosdoshme. Fundja, ne kemi marrëveshjet nga luftërat e kaluara të Ballkanit, ku palët janë marrë vesh, por nuk ka pasur kërkim-falje në kuptimin që ajo edhe formalisht të shkruhet në marrëveshje. Kërkim-falja është e mundshme kur të ngrohen marrëdhëniet dhe kur të dyja palët të jenë të gatshme për diçka të tillë. Nuk pres që dikush të insistojë që diçka e tillë të qëndrojë në marrëveshje”, thotë Nojkiq.

Që të dy njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë, lidhur me krimet e luftës, do të vazhdojnë edhe më tutje.

Deklarata e presidentit serb Vuçiq, e cila ka nxitur reagimet në Kosovë, ka ardhur pas dënimit me 2 vjet burgim, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të ish-ministrit të Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, për nxitje dhe përhapje publikisht të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë.

Ky i fundit kishte deklaruar më 24 mars të këtij viti se “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve shqiptarë dhe organizatave të shumta ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e fjalës, nuk e ndaluan paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë shqiptare të shkojë një hap më pranë miratimit, duke kaluar për shqyrtim këtë javë në parlament. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me dy ekspertë të lirisë së medias, mbi ndikimin që mund të ketë kjo paketë në mjedisin mediatik në Shqipëri dhe mundësinë e censurimit të fjalës së lirë nga qeveria.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gazetarët shqiptarë kanë kohë që kanë shprehur shqetësim për të ashqutuajturën paketa e ligjeve anti-shpifje duke e parë atë si një mundësi të qeverisë për të shuar fjalën e lirë dhe kritikat ndaj saj.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë tregues se qeveria i ka marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga organizatat ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë që paketa të miratohet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri por edhe ndikimin në të ardhmen të këtij ligji në mjedisin mediatik në Shqipëri ku gazetarët përballen tashmë me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje të debatueshme si korrupsioni dhe politikat e brendshme”, thotë Gulnoza Said, drejtuese e programit për Evropën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shohë problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Gjëja më e mirë që mund të bëjë qeveria shqiptare është të krijojë një ambjent ku mediat kanë aftësi të krijojnë të ardhura të qëndrueshme biznesore të cilat shërbejnë si karburanti i biznesit për të krijuar ide të mira dhe përmbajtje të mirë. Pa patur media të qëndrueshme nuk do të ketë informacion të mirë”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike.

Pozicioni ynë parimor, thotë Gulnoza Said është që qeveria nuk duhet të ndërhyjë me mënyrën sesi media vepron në vend.

Në se një media është ekonomikisht e qëndrueshme, pasi për të ka interes dhe ka audiencë, njerëzit janë gati të paguajnë për të, lere të funksionojë, në mënyrën që zgjedh ti mbulojë lajmet dhe ngjarjet. Në se një media nuk është e qëndrueshme ajo do të pushojë së funksionuari në një mënyrë të natyrshme“, thotë zonja Said.

Përvoja klasike e botës perendimore, thotë zoti Dardeli qëndron tek angazhimi i gjykatave për tu marrë me shpifjet, me cënimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjensi që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.

Zoti Dardeli thotë se qeveria duhet të reflektojë dhe të ndryshojë amendamentet që po përpiqet të miratojë tani.

“Informacioni i mirë është gjëja që duhet të promovojë qeveria shqiptare dhe nuk duhet të fokusohet në parandalimin e një lajmi të rremë. Betejën me lajme të rreme individuale, gjithmonë do ta humbë. Duhet të fokusohet tek informacioni i mirë dhe tek aftësitë kritike të qytetarëve për të procesuar informacionin – të investojë në edukim, në mendimin kritik, duke filluar nga fëmijët e deri tek të rinjtë”.

Megjithëse është përpjekur të përmirësojë paketën anti-shpifje, zoti Dardeli thotë se amendamentet që po diskutohen tani nuk kanë ndryshuar.

“Në rradhë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive po fiton pushtet më tepër seç i duhet për të kontrolluar shtypin dhe përmbajtjen që sjell shtypi në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithashtu këshilli i Ankesave që ekziston poshtë AMA-s po fuqizohet dhe në fjalë konkrete po i jepet diskrecion dhe një farë monopoli për t’u marrë me cilësinë e përmbajtjes që botojnë mediat shqiptare. Gjithmonë kur kemi monopol dhe diskrecion kemi korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit. Kjo është baza, ky është themeli që qeveria shqiptare duhet ta korrigjojë”.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropianë dhe drejt institucioneve perendimore, thonë ekspertët, integrimi i Shqipërisë në këto insitucione nuk bëhet duke e sulmuar shtypin e lirë dhe lirinë e fjalës.

Media amerikane dhe zhurma për shkarkimin e Presidentit Trump

Buja e një shkarkimi të mundshëm të Presidentit Donald Trump nga detyra ishte në qendër të diskutimeve në emisionet e debateve televizive të së dielës në Shtetet e Bashkuara, pa asnjë dakortësi politike mbi meritat e çështjes kundër tij.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët do të votojë nga mesi i javës për ta bërë presidentin republikan liderin e tretë amerikan që do të fajësohet në historinë 243-vjeçare të vendit, edhe pse dënimi i tij në një gjykim muajin tjetër në Senatin me shumicë republikane dhe largimi nga detyra mbetet i pamundur.

“Ne do të kemi bërë detyrën në Dhomën e Përfaqësuesve,” tha kongresmeni Jerrold Nadler në emisionin “This Week” të rrjetit ABC, dy ditë pasi Komisioni Juridik i Kongresit që ai drejton, miratoi listën e akuzave kundër presidentit Trump duke i dërguar ato për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve ndoshta të mërkurën.

Komisioni me shumicë demokratike, përballë opozitës republikane të unifikuar, akuzoi Presidentin Trump për abuzimin e pushtetit duke i kërkuar Ukrainës për të hetuar një prej sfiduesve të tij kryesorë të demokratëve në zgjedhjet e vitit 2020, ish nënpresidentin Joe Biden, dhe më pas duke penguar rishikimin nga Kongresi të veprimeve të tij duke refuzuar të dorëzonte mijëra faqe dokumentash tek hetuesit e Kongresit dhe bllokimin e dëshmive të ndihmësve kryesorë të Presidentit Trump.

“Ky president komplotoi, kërkoi ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e vitit 2016”, tha kongresmeni Nadler. “Ai po kërkon hapur ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e vitit 2020. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë.”

“Ky është një krim kundër Kushtetutës dhe kundër demokracisë amerikane,” tha zoti Nadler.

Në të njëjtin emision, kongresmeni Adam Schiff, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve që zhvilloi disa javë dëshmish mbi shkeljet e supozuara të Presidentit Trump, pyeti: “Përse republikanët nuk duan të bëjnë detyrën e tyre” për ta mbajtur Trumpin përgjegjës? Ai tha se nëse paraardhësi Trumpit, Presidenti demokrat Barack Obama, do të kishte bërë të njëjtat propozime ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për një hetim të ngjyrosur politik, “Unë do të votoja për ta fajësuar atë”.

Senatori republikan Ted Cruz, një përkrahës i vendosur i Presidentit Trump i cili do të jetë një nga 100 juristët që do të gjykojë çështjen kundër presidentit Trump në Senat, bëri debat në të njëjtin emision të ABC se zotërinjtë Nadler dhe Schiff ishin të angazhuar në “sulme partiake” kundër Presidentit Trump dhe tha se nuk ekziston asnjë prove për një krimi të kryer nga Trumpi.

Senatori Cruz argumentoi se “Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e urrejnë presidentin”. Ai tha se ishte ” brenda detyrave të presidentit” për të kërkuar që Zelenskiy të hetojë rolin e Bidenit dhe djalit të tij Hunter Biden si anëtar i bordit të një kompanie ukrainase të gazit natyror, Burisma, dhe një teori të diskredituar që Ukraina ndërhyri në zgjedhjet e 2016 për të minuar fushatën e Presidentit Trump. Komuniteti i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhje për të ndihmuar Trumpin të fitonte.

Në CNN, një tjetër përkrahës i Trumpit, senatori Rand Paul, e quajti fajësimin e afërt të presidentit diçka “shumë partiake”, duke thënë se demokratët “kanë vendosur të kriminalizojnë politikën”. zëri i amerikës

Kosova ka mbi 10 mijë vullnetarë të rinj të regjistruar

Luljeta Krasniqi – Veseli

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 10 mijë të rinj të cilët bëjnë punë vullnetare në komunitet. Në mesin e këtyre personave është edhe Arbrita Uka, 18 vjeçare nga Lipjani, studente e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore në Universitetin e Prishtinës.

Ajo thotë se u angazhua në punë të ndryshme vullnetare duke ndarë kohën e saj për fëmijët e familjeve me asistencë sociale, në ruajtjen e ambientit në shkollat fillore në Komunën e Lipjanit dhe aktivitete tjera.

Arbrita dhe disa vullnetarë të tjerë

Arbrita dhe disa vullnetarë të tjerë

“Arsyeja pse unë bëj punën vullnetare është se më bën të ndihem mirë dhe më plotëson shpirtërisht, por ndihmoj edhe të tjerët, njoh njerëz të rinj dhe bëj aktivitete të reja. Me qenë vullnetare është diçka e vlefshme dhe diçka e mirë dhe i kisha inkurajuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë punë”, thotë Uka.

Kosova ende nuk e ka Ligjin për Vullnetarizëm. Në Kosovë puna vullnetare rregullohet përmes Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, i miratuar në vitin 2009.

Puna vullnetare e të rinjve, sipas këtij ligji, rregullohet me kontratën për punë vullnetare ndërmjet organizatorit dhe vullnetarit të ri dhe duhet të njihet si përvojë pune e cila do të konsiderohet si përparësi në rast të konkurrimit për punësim.

Vullnetar, konsiderohet ai person i moshës 15 vjeç deri 24 që ofron shërbime pa pagesë në të mirë të shoqërisë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me ndihmën e UNICEF-it, ka krijuar platformën për njohjen e punës vullnetare e cila ishte funksionalizuar me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për Punë Vullnetare të të Rinjve në vitin 2016.

Kastriot Mehmetaj, administrator i platformës për njohjen e punës vullnetare në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i vullnetarëve të regjistruar gjatë viteve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje.

Aktualisht sipas tij, janë të regjistruar gjithsej 10362 vullnetarë.

“Vet numri që tregon se janë të regjistruar mbi 10 mijë vullnetarë tregon për interesimin e të rinjve, si dhe çdo ditë kemi vullnetarë që regjistrohen në platformë. Nëpërmjet platformës ekzistojnë shumë mundësi që ofrojnë organizatat e ndryshme, ku shumica prej tyre janë mjaft atraktive për të rinjtë”, thotë Ahmetaj.

Ai thotë se jo të gjithë të rinjtë regjistrohen në platformën për punë vullnetare pasi që mungon informimi.

“Vullnetarët duhet të regjistrohen në platformën – Kosovovolunteers.org, dhe pasi që përfundon punën vullnetare, organizatori i punës vullnetare kushdo qoftë OJQ, shoqatë ose çdo lloj tjetër që është në pajtueshmëri me udhëzimin administrativ për punën vullnetare ia certifikon orët e punës vullnetare, ku pastaj ato orë i verifikojmë ne si ministri i monitorojmë dhe i certifikojmë”, thotë ai.

Puna vullnetare, sipas Arbrita Ukës, nuk sjell përfitime, por sjell, siç thotë ajo, kënaqësi shpirtërore pasi që kontribuohet në mirëqenien e komunitetit.

Ajo tregon që së fundi, së bashku me dy shoqet e saj vendosën që përmes hapjes së një biznesi të vogël që bazohet në prodhimin e ushqimit të xhemit nga frutat, fitimet t’i ndajnë për aktivitete vullnetare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit.

“Jam duke punuar në një projekt timin dhe dy shoqeve të mia, Majlinda Avdiu dhe Argjenta Gashi. Ideja e ‘super-xhemit’ ka nisur në prill të vitit 2018 në një punëtori të organizuar nga UNICEF-i. Kishim një trajnim dhe në ditën finale ‘super-xhem’ është zgjedhur si projekt dhe është mbështetur me një grant prej 2 mijë eurove nga UNICEF-i”, tregon ajo.

Ajo thotë se nga prodhimi i xhemit, mundohen që një pjesë të fitimit ta ndajnë për zhvillimin e biznesit e një pjesë tjetër për aktivitetet vullnetare që organizohen në të mirë të mjedisit.

35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri

Një grup prej 35 organizatash nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Platformës së Solidaritetit” i bashkohen deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

“Organizatat nënshkruese nënvijëzojnë se dy projektligjet e paketës kundër shpifjes i japin Autoritetit të Mediave Shqiptare dhe Autoritetit të Komunikimeve Postare dhe elektronike kompetenca kuasi-gjyqësore për të sanksionuar mediat, ndërsa këto organe administrative, megjithëse të pavarur nga përcaktimi në ligj, nuk japin garanci funksionale për të vepruar në mënyrë të pavarur në praktikë, ashtu si  gjykatat,” nënvizon deklarata.

 

Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kane qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.

Përveç mbështetjes fuqimisht të argumentave të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti “Platforma Solidaritetit” vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

35 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lirë./ Reporter.al

Dënohet me gati pesë vite burg shqiptari që planifikonte sulme terroriste në Amerikë

Alameti

Fabjan Alameti, shqiptari 21 vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg. Më herët ai kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e Hetuese kur u pyet rreth aspiratave të tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik dhe planin për hakmarrje pas sulmin në një xhami në Nju Zelandë.

Atij iu lexua dënimi në gjykatën federale në Missoula të shtetit të Montanës. Alameti është dënuar me 4 vite e 9 muaj heqje lirie.

Autoritetet e drejtësisë intervistuan Alametin për herë të parë në vitin 2018. Më vonë ai kishte postuar shkrime në rrjetet sociale, në mbështetje të organizatës ISIS.

Prokurorët thonë se ai po udhëtonte me autobus drejt Montanës më 15 mars, kur një person i armatosur vrau 50 njerëz në një xhami në Christchurch të Nju Zelandës. Alameti kishte biseduar online me një person pa e ditur se ai ishte informator, e të cilit i kishte shpalosur planin e tij që të sulmojë njerëz të zakonshëm në shenjë hakmarrje sikurse edhe planet e tij që të ndëmerrte një sulm kundër një objekti ushtarak në SHBA.

Ai u arrestua më 3 prill në një poligon armësh në shtetin Montana.

Avokati mbrojtës i të dënuarit tha se deklaratat e klientit të tij janë të mbrojtura nga amendamenti i parë. zëri i amerikës

“Popull i burgosur”, Adi Krasta: Shteti inekzistent, vota është bërë e pamjaftueshme si ndëshkim

Kritik dhe i ashpër ndaj pushtetit, është shprehur moderatori Adi Krasta në monologun e tij të parë në emisionin që startoi mbrëmë në televizionin T7 në Kosovë.

“Nëse fakti është një informacion i verifikueshëm atëherë mosekzisteenca e shtetit shqiptar pas tërmeteve është fakt. Dhe diletantizmi dramatik i qeverisjes, madje dhe nervozizmi i skajshëm në fytyrën e lodhur e të deformiar të saj.” shprehet Krasta ndërsa shtoi se ndëshkimi për një krim ndaj popullit dhe Atdheut duhet bërë edhe përtej votës. “Vota tanimë është bërë e pamjaftueshme.” vijon ai.

Nga Adi Krasta

Nëse fakti është një informacion i verifikueshëm atëherë mosekzistenca e shtetit shqiptar pas tërmeteve është fakt. Dhe diletantizmi dramatik i qeverisjes, madje dhe nervozizmi i skajshëm në fytyrën e lodhur e të deformiar të saj.

Kur sheh kronikat që i shpëtojnë policisë së informaconit dhe agresivitetit të dështimit, sheh fytyra të lodhura ku lexohet pa fjalë trauma jo vetëm nga tërmeti por edhe nga njeriu. E kaluara e tashme na bën të qeshim hidhur e me shpoti. Sytë i kemi tek e ardhmja. Ajo qe qendron si vater e ndezur e alarmit te brendshem eshte Shqiperia e pas disa muajve. Shqiperia, edhe kur lekundet nga termetet, edhe kur abuzohet nga fjalet e gjestet, edhe kur vidhet e tallet, eshte e njerezve te zakonshem. Ata, ne, nuk duhet te lodhemi e te frikesohemi.  Nje kryetar bashkie  hajdut dhe mashtrues duhet ta dije cfare mendohet per te. Propagande te shfrenuar ata, te verteten kokeforte ne. Ne rrethana te jashtezakonshme duhen marre masa te jashtezakonshme. Ndeshkimi per nje krim ndaj popullit dhe atdheut duhet bere edhe pertej votes. Vota tanime eshte bere e pamjaftueshme. Sikurse jetike dhe e pashmangshme te rrisim aktivizmin, pertej militantizmit te partive. Dikur ndaj nje skandali publik kishte reagim njerezor te menjehershem. Sot pafytyresia populiste na ka bere te pandjeshem. Shoqeria shqiptare eshte e detyruar te reagoje mencurisht. Le ta kalojme luften mediatike online. Keto rrjete nuk mund te jene terroriste vetem kunder njeriut te ndershem por pa pushtet. Si ne median tradicionale por sidomos ne gazetarine popullire online Emertimi dhe turperimi. Publikimi i faktit dhe diskutimi e analiza e gjalle jo partiake eshte me e forte se vota. Narrativa e te vertetes nuk i perket vetem gazetareve, madje tani pa Bryli Broadway, JOQ, Lolita, pa Gencin, Kriston e shume te tjere, pa grupin e stermadh per mbrojtjen e teatrit, puna jone si gazetare eshte e paplote, e pambrojtur dhe shpesh e pakuptuar plotesisht. Mbyllja e faqeve, sulmet ad hominem, mbyllja e programeve televizive realiste dhe promovimi e financimi i sherbetoreve te pushtetit eshte reale. Ka nje zgjim te vemendjes nga jashte. Ne nje leterkembim me presidentin e parlamentit europian David Maria Sassoli, ai dha garanci se eshte shume i ndjeshem per standardet demokratike ne vend. Por ne e dime se reagimi i brendshem eshte zgjidhja.

Ndaj Tallja publike, diskretitimi i propagandes, leximi e dekodimi i dyfytyresise dhe i veseve qe drejtojne sot shqiperine eshte me i forte se vete vota. Vota ka treguar se blihet. Shpirti i lire demokratik jo.

Le la leme kete pushtet pushtues te thermohet. Eshte e tepert ta bejme ngjarje. Le te forcojme qytetarin. Te behen padi te medha si te Nurembergut per pushtetaret pushtues qe dehja e momentit dhe mosndeshkimi i paraardhesve te tyre u krijoi bindjen e rreme se nuk do paguajne. Te vazhdoje diskretitimi i hajduterise dhe karagjozlkekut. Nisma thurrje,  Vajza e djem te rinj kurajoze, juriste, mjeke, mesues qe duan me shume shqiperine se partine, momenti i duhur eshte tani.

30 vjet eshte shume per te kuptuar se ky vend do kete nje fund te trishte nese shqiptari i zakonshem nuk do reagoje fort per demogracine, ligjin dhe llogaridhenien.

Nje fund vjen natyrshem. Por nuk duhet te na mjaftoje. Te bejme presion per rithemelimin serioz te Republikes. Ky Atdhe duhet te prodhoje nje zgjidhje te sigurte e afatgjate.

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE – Nga VETON SURROI

Kryeministri Rama e ka të vështirë ballafaqimin me problemet e OSBE-së, duke qenë i zhytur në baltën politike në vend.

1.

 Ditën e parë të vitit të ardhshëm Shqipëria do ta marrë kryesimin e OSBE-së, Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në pranim-dorëzimin që bëhet me kanale diplomatike, mund të imagjinohet skena ku Sllovakia, kryesuesi i deritanishëm, do ta informojë Shqipërinë për misionet paqeruajtëse të OSBE-së në Ukrainë, Gjeorgji, Transdnjestër (Moldavi) dhe Nagorno Karabah. Do ta informojë, po ashtu, për misionin në Kosovë (“Kosovo and Metohija” kur duhet folur me Serbinë, Rusinë dhe me tërë orbitën rreth saj). Dhe, mund ta informojë për misionin e OSBE-së në një vend që nuk është pjesë e zhbërjes së Bashkimit Sovjetik e ish- Jugosllavisë, një vend që quhet Shqipëri.

Shqipëria, kryesues i radhës i OSBE-së, pra, do të marrë informatën nga kryesuesi paraprak për punën që OSBE-ja bën në Shqipëri. Skena duket , dhe është, absurde, por nëse Shqipërisë dhe shqiptarëve u shërben si një lloj ngushëllimi, nuk është hera e parë që ndodh diçka ngjashëm. Bosnjë-Hercegovina u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që përgatitej që raporti i radhës për shqyrtim në të ishte gjendja në Bosnjë-Hercegovinë.

Në fakt, nuk është kurrfarë ngushëllimi. Bosnjë-Hercegovina nuk është shtet funksional.

2.

Shqipërisë pa dyshim i është bërë një nder me kryesimin e OSBE-së, në masë të madhe për shkak se është vlerësuar lart nga shumë shtete për rolin e saj pozitiv në tërë tragjedinë e luftërave të zhbërjes së ish-Jugosllavisë. Dhe, kur u dakordua kryesimi për vitin 2020, perceptimi për të ishte për një shtet i cili tashmë është stabilizuar edhe si anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE, një shtet mesdhetar-ballkanik që merr gradualisht dhe me siguri rrugën e një demokracie funksionale që u siguron perspektivë qytetarëve të saj. Në kësi konteksti, kryesimi vetëm sa do ta avanconte pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë drejt një pike të klubit të shteteve me kredibilitet.

Por Shqipëria, e cila do ta marrë kryesimin më 1 janar, vështirë që mund të japë ndonjë vlerë të shtuar, ndonjë shpjegim misionit në Luhansk të Ukrainës, intencës së rusëve të zvogëlojnë armatimin në Transdnjestër, apo thirrjeve rituale për pajtim në misionin e Nagorno Karabahut. Diplomacia ruse tashmë do t’u ketë shpjeguar klientëve të vet gjithandej “konflikteve të ngrira” se diplomatët e radhës që do të vijnë t’iu shpjegojnë se paqja është më e mirë se lufta edhe vetë kanë mision të OSBE-së brenda vendit të vet.Misioni quhet në formë të butë “prani” dhe merret, ritualisht, me një problem që riciklohet legjitimiteti demokratik i pushtetit. Apo, thënë shkurt, zgjedhjet.

3.

Misione të ngjashme të OSBE-së ka në Serbi dhe në Maqedoninë Veriore (njëri shtet gjithnjë më autokratik, tjetri gjithnjë më demokratik), por vendi i cili po e merr kryesimin e OSBE-së është në krizë serioze shtetërore, një krejtësisht origjinale krahasuar me gjithë çmenduritë që kanë ndodhur në fqinjësi të tij. Shqipëria hyn më 2020 tërësisht e çekuilibruar në pushtetet e veta. Gjyqësori i vendit ka mbetur tashmë dy vjet pa instancën më të lartë, atë Kushtetuese. Legjislativi i vendit nuk ka opozitë. Kryeministri nuk ka baraspeshë institucionale e politike, rrjedhimisht mund të qeverisë pa nevojë përfilljeje ndaj mendimit ndryshe. Presidenti i vendit, në mungesë të balancave mes legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit është shndërruar në opozitë. Opozita është shndërruar në spektator.

Kam frikë se Shqipëria që qe paraparë ta kryesojë OSBE-në më 2020 nuk është më dhe nëse ndonjëherë ka qenë e atillë, ka mundur të jetë vetëm në projeksion.

Kryeministri i vendit, figura e vetme që ka staturë të mjaftueshme në Qeveri për të qenë kryesues i OSBE-së, është dhe do të jetë gjithnjë e më thellë i zhytur në baltën e politikës së brendshme. Do të jetë vështirë e paramendueshme që çkado që të jetë përparësi për misionet paqeruajtëse të OSBE-së të mbërrijë ta ketë vëmendjen qoftë edhe njëminutëshe krahasuar me tërë makinacionet bizantine që do përdorur për të instaluar njerëzit brenda “reformës” në drejtësi. Sepse po nuk e bëre ti, e bën kundërshtari; po nuk e kape ti “reformën”, do ta kapë ai tjetri.

Tërë kësaj zymtësie do shtuar edhe tërmetin e 26 nëntorit, me pasojat e të cilit do të merret Qeveria e vendit intensivisht tërë pjesën e parë të vitit 2020.

4.

Kur Shqipëria fitoi përkrahjen për kryesimin e vitit 2020 u gëzuan jo pak njerëz dashamirë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo posaçërisht vlen për një gjeneratë diplomatësh që mund ta përfaqësonte vendin, dhe ngase një sfidë e këtillë do të kishte efekt edhe më të madh emocional; aparati shtetëror në këso rastesh rrit performancën edhe tej kapaciteteve të veta të njohura. Në kësi rasti ngjizet energji e re që shoqëria dhe shteti nuk kanë ditur që kanë.

Por, ka gjasa të mëdha që kjo të mos ndodhë, që Shqipëria të vazhdojë të avancojë në krizën e legjitimitetit të vet demokratik derisa të vendosë se duhet një prerje.

Dhe, në një lojë absurdesh që mund të lozë historia, shteti kryesues i OSBE-së mund të ketë nevojë të madhe për OSBE-në, në mënyrë që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e vendore, e në mënyrë që të rifitohet legjitimiteti demokratik i institucioneve të përfaqësimit dhe ekzekutivi i tyre.

Nëse kryesimi i OSBE-së është konsideruar si një lloj ndihme e lehtë dhe e shpejtë mjekësore për problemet e parandalimit të konfliktit dhe tejkalimit të problemeve transicionale në demokraci, Shqipëria ka gjasa ta gjejë veten në paradoksin e ofruesit dhe kërkuesit të këtyre shërbimeve. Njëkohësisht. /© KOHA

Doktor, paditur e padashur, hodhëm në erë Shqipërinë – Nga SHPËTIM NAZARKO

Po lexoja Doktor Berishën sot, që shkruante për rrëzimin e diktaturës, dhe m’u rikujtua Profesori im i vjetër që më mësonte shahun. E pyeta një ditë kur isha rrotull 15 vjeç, me kureshtjen e një fëmije. Profesor, pse lojërat tona nuk na dalin si të Fisherit a Kapablankës?

Profesori ishte bashkëvuajtës në Lushnjë, i internuar, kampion absolut shahu në kohën që e lanë… Nxënës i një prej fizikantëve më të mëdhenj të historisë Enriko Fermit, i laureuar me ar në Torino, ktheu kokën dhe më tha me gjysmë buzagazi dhe trishtimi të plotë. Sepse janë të kalbura në bazë Shpëtim. Dhe pandaj nuk pjellin dot asgjë.

Kjo fjali e llahtarshme, që do më shoqërojë tërë jetën, më ka bërë shpesh të buzëqesh me trishtim, kur flasim për një përvjetor të tillë. Unë nuk e kam kritikuar asnjëherë rëndë Berishën, ashtu si bëj dhe me Ramën, apo të tjerë. Më del përpara fjalia e mësipërme, që më ndalon.
Tani çdo ditëzi, e di që në 1990 regjimi kishte mbaruar. Për t’i rënë shkurt mjafton një fjali. Në 1 janar 1991, regjimi që na jepte rrogat e 15-ditëshit, kishte vetëm 6 milionë dollarë në arkë. Kishte dy a tre vite që po harxhonte floririn e fundit, se kleringu nuk shkonte më. Kishte krijuar një borxh po dy a tre vitet e fundit para se të binte, gjysmë miliardi dollar. 150 milionë dollarët e fundit, i përpiu thatësira e atij viti të tmerrshëm.

E kisha të qartë këtë dhe i thashë një ditë doktorit nga fundi i shkurtit të vitit 1991. Më kishte marrë si tip ndihmësi. Doktor! Është e qartë se ti do të jesh i pari. Po unë mendoj, të vesh t’i thuash Ramizit që të rrijë edhe nja dy vjet. Po u soll mirë, jepini dy dhoma e një kuzhinë në fund. Po u soll keq dhe mendon që është akoma në krye, shpjereni te 7 penxheret. Regjimi ka rënë, po ka ca probleme që do t’i vuajmë më shumë nga sa mendon.. Doktori më sheh i habitur. Ç’kuptim ka kjo, më pyeti?

Është e thjeshtë. Vendi rron me lekët e 15- ditëshit i thashë. Komunistët e zyrave nëpër rrethe ia kanë mbathur. Oborri i PD-së nuk ka vetëm militantë e të vuajtur, por shumë xhambazë të të gjitha llojeve, që e kuptojnë se ka mish për të ngrënë, si ato korbat që vijnë rrotull kufomave. E dinë më mirë që nuk ka më lekë. Hoxha u ka hequr pronat të gjithëve dhe nëse nuk ka lekë 15 ditëshin tjetër, do të fllojë një llahtari që nuk është parë e dëgjuar. Dhe vazhdova.

Në veriun nga jeni Ju, nuk ka njeri pronë dhe kooperativa dhe në kohën e Enverit, nuk u jepte lekë as për një bukë. Po Hoxha ishte kujdesur që një nga pjesëtarët e familjes ta mbante në minierë. Një familje tjetër e kishte në pyje. Një në hidrocentrale. Një në bimë medicinale. Këta mbajnë shtëpinë, se kanë rroga të mira për kohën. Kur të mbyllen këto sic thotë Zoti Pashko, a Ju brenda ditës, ku do vejë kjo masë e madhe njerëzie? Pa pronë e pa punë?

Do arratiset nga sytë këmbët. Serbia nuk i lë. Do zënë Italinë, sa munden se ka det. Një pjesë Greqinë me tokë, po shumica do vijë në Tiranë. Po për të ardhur deri këtu duhen lekët e rrugës dhe të shtëpisë për të fjetur…Ku t’i gjejnë ? Do presin pyjet, do shkatërrojnë e vjedhin miniera, e çka për të shitur për të ardhur këtu. Dhe nuk e kam të vështirë të shoh me sytë e mendjes një Tiranë, me 1 milionë njerëz në tre a katër vjet, të cilët ajo, do t’i duhen 50 vjet të tjera t’i tresë….

Ngjau ajo që ngjau.. Ramizi që e njihte më mirë se ne arkën e shtetit dhe si funksiononte sistemi, na e la në dorë, pa asnjë lloj revolucioni. Nuk është sekret i madh të dish se një qeveri mund të bjerë dhe në 5 minuta. Me grusht shteti a me një bandë të armatosurish, po një mënyrë jetese do shumë të bjerë. Dhe pandaj isha për uljen e ngadaltë dhe jo për merakun për Ramizin që kishte kohë që kishte vdekur bashkë me sistemin…

Në thelb po vuajmë ato që thashë më lart dhe nuk ishin vështirë për tu parashikuar. Profesori i vjetër po më jepte leksion praktik. Tridhjetë vjet më pas jemi po në të njëjtën gjendje. Megjithëse ky shtet është i gjithi i privatizuar, pothuajse të gjithë pasanikët e tij, rrinë me sy e veshë te arka e shtetit…. Sepse nuk bëmë shtet. Nuk dhamë dot prona. Nuk i mbrojtëm dot pyjet dhe tokat. Dhe kemi bërë një bartërdi urbane që do dhe tridhjetë vjet të tjera ta riparojmë. Kavaja, një qytet që e kishte deputet Doktorin 20 e ca vjet, është një shembull tipik i asaj që ndodhi. Një i huaj që e shoqëroja një ditë, duke hedhur sytë në drejtim të qytetit më tha pas një minute.

Nuk duhen më shumë se 5 sekonda të kuptohet, se Shqipëria është një shtet i falimentuar. Mjafton të shikoj këtë batërdi të shtëpive të Kavajës ta kuptojë. Mund të kishte parë Kamzën, që më kujton çfarë thashë më lart. Të duket se je në mesjetë, apo ca më keq. Dhe njerëzia vuan pafundësisht. Kë rregulluam? Pronat? Ujërat? Tokën e punueshme? Infrastukturën urbane? Shoh vetëm militantë të dy kampeve. Një palë që mallkojnë komunistët e vjetër dhe të rinj. Një palë militantësh kanë filluar më keq se budallët të kërkojnë Enverin… Vendi i ngjan një çmendine, ku të tërë sillen vërdallë dhe nuk prodhojnë dot asgjë.

Po Shpëtim, më thotë Profesori im i vjetër nga varri. Do t’u ndodhte, se loja juaj ishte që në bazë e kalbur. Nuk dinit, a nuk donit është tjetër gjë. Nuk është për t’u mburrur cfarë krijuam. Nëse do të flisja me ironi, do të kujtoja një ndodhi sa të vërtetë, aq edhe jo të tillë. Kur “reformatori”  Brezhnjev, që erdhi pas Hrushovit vajti te nëneja e tij, në fshatin e lindjes me makinën që e ngiste vetë (sidozot Nanua ynë dikur) me një Linkoln që ia kishin dhënë amerikanët dhuratë dhe po i tregonte asaj makinën, nënja i tha, Shumë e mirë është bir. Po si do t’ja bësh, sikur të vijë prapë Xherxhinski i sovjetëve? Do na marrësh më qafë…

Te ne nuk do vijnë sovjetë dhe komunizmi kurrë. Do të vijë SPAKU, që është thuajse e njëjta gjë, por vetëm për ata që kanë vjedhur. Ndërkaq një gjë është e sigurt. Dhe këtë jo vetëm doktori, po dhe e gjithë kasta e vjetër 30-vjeçare alla Brezhnjev, duhet ta dijë të vërtetën e thjeshtë. Këto tridhjetë vjet që ndërtuam apo lozëm këtë lojë shahu po të doni, e bëmë mbi baza të kalbura. Dhe nga kjo lloj loje nuk vjen gjë e mirë. Nuk na ngushëllon dot as hyrja në NATO e as në BE. Thjesht duhet bërë pyetja: Ku gabuam dhe pse gabuam? Dhe si i bëhet për të shpëtuar nga këto gabime, e në vënd të ndreqnin maskarallëqet e bëra nga komunizmi i Hoxhës deri në 90-ën, i dhjetëfishuam ato, njëqind, a njëmijë herë. Këtu është cështja.
Kush ecën me kujtime dhe në rastin më të mirë dhe kjo vlen edhe për Doktorin që është tifoz i Hygoit, të cilin recitonte shpesh në parlament është mirë që më shumë se të flasë për atë ditë të kujtosh fjalët e kollosit francez..
Kush ecën me kujtime, nuk bën gjë tjetër veçse zvarritet./ Konica.al