VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: I paharruar qofsh për të gjithë, Mustafa Arapi!

By | January 21, 2021
blank

Komentet

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për gazetarët në Bruksel, 15 qershor, 2021.

 

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.

Kurti i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan, Joe) Biden, do të duhej të bëhej marrëveshja, mirëpo sa më herët që bëhet, aq më kollaj është. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Është e qartë, Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë”, tha Kurti.

Në takimin e së martës në Bruksel, Vuçiq tha se me delegacionin e Kosovës nuk janë pajtuar “absolutisht për asgjë”.

Në këtë takim, Kurti tha se ka ngritur çështjen e të pagjeturve dhe shtoi se nuk ka parë gatishmëri nga pala serbe për këtë çështje.

“Nuk duket që ka gatishmëri (nga Serbia) për t’u marrë me njerëzit përgjegjës të asaj kohe, të cilët, fatkeqësisht, janë edhe në pozita shtetërore. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputetë me votat e qytetarëve, por për njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm, në ato pozita që i kanë”, u shpreh Kurti.

Palët paralajmëruan se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet në fund të muajit korrik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

blank

Shqipëria zbrazet nga të rinjtë, zëvendësohet në tregun e punës nga pensionistët

Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë, po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet ndjeshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në tremujorin e parë të vitit 2021 forca e punës në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi 326,106 persona, 27 mijë më pak se një vit më parë ose 7.7% më pak.

Forca e punës reduktohet për dy faktorë themelore.

E para, rënia e përgjithshme popullsisë në moshë pune dhe e dyta kur popullsia në moshë punë bëhet inaktive (nuk dëshiron të punojë).

Përgjithësisht kur forca e punës bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivët. Por në rastin e grup moshës 15-29 vjeç inaktiviteti është rritur shumë pak në krahasim me rënien që ka ndodhur në forcën e punës, duke reflektuar qartë rënien e popullsisë banuese në vend në ketë grup-moshë.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2020, rreth 8800 të rinj kanë rënë në inaktivitet, por ndërkohë forca e punës ka rënë me 27 mijë të rinj.

Tkurrja e numrit të të rinjve të forcën e punës po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartë të kësaj grup moshe. Të dhënat e mëparshme të Eurostat mbi azilkërkuesit tregojnë se mbi 80% e azilkërkuesve shqiptare janë të rinj.

Arsyeja e dytë lidhet me rënien e lindjeve pas vitit 2000. Rënia sistematike e lindjeve ka ulur në mënyrë të natyrshme grupin e të rinjve në forcën e punës.

Projeksionet e popullsisë për tri nënndarje të grup-moshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, tregojnë qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme gjatë viteve në vijim, tendencë kjo që shënon pikënisjen e trendit rënës për forcën e punës.

Shifrat flasin për vështirësi të punësimit të hasura kryesisht tek të rinjtë. Tek grup-mosha 15-29 vjeç tregu i punës është i paqëndrueshëm.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23,3 %. Papunësia e të rinjve shfaqi tendencë rritëse. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e parë 2021, është 3,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020 është rritur me 1,6 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbënin 70,1 % te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë në tremujorin e parë 2021, ndërsa 9,0 % u klasifikuan si të papunë të dekurajuar.

Rritet me 30% numri i pensionistëve në punë

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave në punë mbi 60 vjeç arriti rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Ata po bëhen gjithnjë e më atraktiv në tregun e punës për shkak të zanateve që zotërojnë. Bizneset po gjejnë më shumë aftësi te moshat e vjetra. Të rinjtë janë më të pakët në numër dhe gjithnjë e më pak po tentojnë të mësojnë zanate. Tendenca për të fituar shpejt dhe shumë pa lodhje është tashmë evidente.

Shumë biznese sidomos në sektorin e ndërtimit dhe fasonit po vuajnë mungesën e punonjësve, teksa kanë nisur përpjekjet për ti plotësuar nevojat me të huaj nga Afrika dhe Azia./Monitor

blank

Presidenti Biden me paralajmërim të fortë para takimit me udhëheqësin rus

Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

Zoti Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

Zoti Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha zoti Macron.

Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump.

blank

Kryeparlamentari Konjufca: Kurti nuk do të lejojë që të hapen sërish temat e brendshme të Kosovës në Bruksel

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do të lejojë që të hapen sërish temat e brendshme të Kosovës në Bruksel.

“14 shkurti i përkthyer në realcion me dialogu, i bie që nuk mund të ketë dialog të njëjtë siç ka pasur në Bruksel më herët, për shkak se ky opsion që ka fituar zgjedhjet ka fituar me shpjegimin dhe konceptim që dialogu i deritashëm ka qenë i formës së gabuar, ka qenë dialog që ka trajtuar temat e brendshme të Kosovës…”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se neve na duhet një përfaqësim i ri politik, që i jep garanci qytetarëve që gjëra të tilla nuk do të ndodhin. “Jam shumë i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme do ta përfaqësoj dinjitetshëm atë që ka ndodhur me 14 shkurt. E më 14 shkurt qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, e ajo është edhe çështjet që janë trajtuar në dialogun me Serbinë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se kryeministri Kurti do ta prezantoj opsionin e një dialogu në të cilin Kosova e kërkon atë që është substanciale në raport me Serbinë, e ajo është që Republika e Kosovës të jetë shtet i njohur dhe i pranuar nga Serbia. “Aleksandar Vuçiç duhet ta pranoj një realitet që prej vitit 1999 është realiteti që Kosova është e lirë, prej 2008 është realiteti që Kosova është shtet i pavarur dhe prej 14 shkurtit është realiteti tjetër që Kosova qeveriset nga një forcë politike e cila nuk bënë kompromise duke i hapur temat e brendshme të Republikës së Kosovës”, u shpreh Konjufca. Kryekuvendari më tej shtoi se do të ishte mirë që institucionet tona mos ta lidhin procesin e liberalizimit me dialogun.

“Nëse dikush mendon që liberalizimin e vizave duhet me vendos si kusht shtesë për Kosovën në relacion me dialogun, mendoj se do të ishte lajm i keq për qytetarët e Kosovës, pasi që kriteret janë plotësuar në vitin 2017. Liberalizimi i vizave nuk duhet të kushtëzohet me dialogun me Serbinë”, tha Konjufca.
Konjufca tutje shtoi se është vështirë të kryhet dialogu shpejt, kur Vuçiçi mendon se duhet të marrë diçka në Kosovë. “Ne kemi dëshirë që dialogu me përfundua më shpejt por me këto qëndrime të Vuçiçit mos u çuditni nëse dialogu do të zgjasë me vite të tëra”, tha Konjufca.

blank

Edhe Kosova do të përfshihet në deklaratën e samitit të NATO-s

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s gjatë samitit të NATO-s në Bruksel më 14 qershor 2021.

 

RFE/RL

Në deklaratën e përbashkët e cila do të miratohet sot (14 qershor) në samitin e NATO-s në Bruksel do të përmendet edhe Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në draftin e kësaj deklarate, i cili ka rreth 50 faqe, do të flitet kryesisht për sfidat e NATO-s në përballje me kërcënimet e reja, reformën e Aleancës, por edhe për angazhimet e saj jashtë territorit të vendeve të NATO-s.

Në tekstin e përgatitur për miratim nga ana e shefave të shteteve të Aleancës pritet të mbështetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pritet po ashtu të përsëritet përkushtimi i NATO-s për të ndihmuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do t’iu bëhet thirrje vendeve të rajonit për një partneritet dhe bashkëpunim më të madh mes vete.

Në tekstin e deklaratës do të shprehet mbështetje edhe për Bosnje e Hercegovinën, integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

Samiti i sotëm në Bruksel është i pari në të cilin merr pjesë edhe presidenti amerikan, Josep Biden, që nga betimi i tij në këtë pozitë, në janar të këtij viti.

Nesër (15 qershor) në Bruksel do të zhvillohet edhe një samit i BE-së me Shtetet e Bashkuara. Këto takime, si në NATO ashtu edhe në BE, shihen si dëshmi për forcimin e aleancës mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Pikërisht rajoni i Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, shihen si shembull ku bashkëpunimi transatlantik është rruga më e mirë për të arritur sukses.

Shumica e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë anëtare të NATO-s me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë anëtare të Partneritetit për Paqe me NATO-në ndërsa në Kosovë NATO-ja ka misionin e saj ushtarak të KFOR-it.

blank

Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s

VOA

Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhen shumë të tilla.

blank

“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në “pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

“Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë,” tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit.

blank

Pamjet e 22 viteve më parë, si u tërhoqën ushtarët serbë nga Kosova (Video)

Ushtarët dhe policia serbe kishin 11 ditë për të lënë Kosovën, sipas planit të tërheqjes. Sidoqoftë, sipas reporterëve të luftës të cilët ishin në Prishtinë atë ditë, edhe pas afatit të caktuar, disa automjete të blinduara dhe xhipa mbetën të parkuar para ndërtesës së Komandës së Korpusit të Prishtinës.

Tërheqja e njësive të policisë dhe ushtrisë jugosllave nga Kosova ishte një nga dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës të nënshkruar në 9 qershor 1999.

“Ata u larguan dymbëdhjetë orë më vonë se afati i caktuar, duke pritur që një kolonë ushtarako-policore nga Mitrovica e Kosovës të kalojë së pari nëpër rrugët e bllokuara të Kosovës” – shkruante media serbe në atë kohë.

Tërheqja u mbikëqyr nga përfaqësuesit e forcës paqeruajtëse të KB, automjetet e blinduara të së cilës ishin në krye dhe prapa kolonës. Ata ishin të shoqëruar nga një kolonë e automjeteve civile të serbëve të cilët, u larguan nga shtëpitë e tyre.

Duke shtypur Marrëveshjen Ushtarako-Teknike në Kumanovë, u krijuan kushtet për tërheqjen e UJ-së dhe MUP-it të Serbisë nga Kosova, dhe në të njëjtën kohë filloi hyrja e forcave të KFOR-it. I pari që arriti ishte një autokolonë ruse nga forca paqeruajtëse e KB, e cila hyri në qendër të Prishtinës në 12 qershor dhe më pas vazhdoi drejt Fushë Kosovës dhe Aeroportit të Sllatinës.

Në të njëjtin mëngjes, ushtarët britanikë ishin të parët që hynë në Kosovë nga territori i Maqedonisë së sotme Veriore. Paratrupat britanikë dhe anëtarët e njësisë speciale Gurka kaluan kufirin pranë Bllacës, me gjashtë helikopterë transporti dhe menjëherë më pas, kolonat e automjeteve ushtarake britanike dhe franceze hynë në territorin e Kosovës.

Kontingjenti i parë me rreth 800 ushtarë gjermanë në KFOR hyri nga territori maqedonas afër Bllacës rreth mesditës në të njëjtën ditë, së bashku me trupat britanike, ndërsa anëtarët e forcave italiane hynë në Pejë natën midis 14 dhe 15 qershorit, dhe kontigjenti gjerman KFOR në Rahovec.

Si pjesë e KFOR-it, 37.200 ushtarë nga 36 vende ishin vendosur në Kosovë, dhe në periudhën e kaluar, ky numër është zvogëluar ndjeshëm.

Tërheqja e ushtrisë serbe nga Kosova filloi jo shumë larg Podujevës, kur komandanti i Korpusit të Prishtinës, gjeneral Vladimir Lazarevic, lëshoi ​​një urdhër.

“ Pastaj ai shikoi orën e tij dhe tha “është koha për të lëvizur përpara” – raportuan mediat në atë kohë.

Marrëveshja e Kumanovës i parapriu hyrjes së trupave të huaja në Kosovë

Më 9 qershor 1999, pas pesë ditësh negociata, u nënshkrua një dokument që shënoi fundin e agresionit të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme FR, i cili zgjati 78 ditë.

Nënshkruesit e Marrëveshjes së Kumanovës ishin, në emër të forcave ndërkombëtare NATO dhe KFOR, Gjenerali Britanik Michael Jackson dhe në emër të Jugosllavisë së FR, Gjenerali i Policisë Obrad Stevanoviç dhe Gjeneral Koloneli i Ushtrisë Jugosllave Svetozar Marjanovic.

blank

PD shpall sot fituesin, Lulzim Basha siguron mandatin e tretë në krye të selisë blu

TIRANË

Partia Demokratike shpall paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend. Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

Ndër tre rivalët e tjerë të zotit Basha, i dyti u rendit Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

blank

(Video) SHI, SHI, SHI… – Poezi nga Vehbi Skënderi Lexon e bija, Elida Buçpapaj

Shi, shi, shi! Era sikur përton të ikë.
Dita sikur nxiton të shqitet
Shpejton të fiket.

Cicërojnë harabelët që nga qielli
Një zgavër plage dhëmb e ther së thelli.
Vetëtima varur ngeli.

Ne çapim, kot më kot, s’di si, mbi baltë.
Matanë gardhit pret misteri natë
Lugatja natë!

E shpojnë trupin ca pika shiu gjemba.
Në mijra fije na ka lidhur dhëmbja.
Nga retë zbret, si e menduar, mbrëmja.

Ngatërrohen çaste pas këmbëve si leqe:
O ti e dlira! Ҫ’të ndjek kjo hije – dreqe?
Ҫ’ka me ty bota e keqe?

O ti e mira! Mjaltë e çdo muzike
Pse sa ra nata, more rrugën e u nise
Ike, u arratise!

O ti e ëmbla, lule qit nga shtati.
Pse vuan kaq? Me ty kjo botë ç’pati?
Pse ç’të dha qielli, nuk të dhënka fati!

blank

(Video) ISHNJE APO NUK ISHNJE! Poezi nga Vehbi Skënderi – Lexon e bija, Elida Buçpapaj

Në ditët gri të dimrit arabeska shkarravisnje
Përmbi petale bore diç shkruanje e diç prisnje.
Ti erdhe të më falnje a të më telendisnje,
Ti erdhe të më ngjallnje a nën varr të më batisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Me rrezet e mëngjesit si vesa ti shëndrisnje,
Mbinje nga dheu si bar a bletë prej qielli zbrisnje,
Ti ditë e zjarrtë vere, ti natë bryme e ngrice:
Ti ishnje vishnjë ezmere a fllad që shushushurisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Ti posa ngrinje dorën mjegullën davarisnje
Ndër mijëra drunj të thatë bisqe e gjeth buisnje
Me një të tundur kryet qytetin e gremisnje!
Një mijë diej i fiknje, një mijë diej i ndisnje!

Më thuaj ishnje ëndërr a grua vërtet ishnje?

Ishnje apo nuk ishnje!Ishnje apo nuk ishnje

Në ditët gri të dimrit arabeska shkarravisnje
Përmbi petale bore diç shkruanje e diç prisnje.
Ti erdhe të më falnje a të më telendisnje,
Ti erdhe të më ngjallnje a nën varr të më batisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Me rrezet e mëngjesit si vesa ti shëndrisnje,
Mbinje nga dheu si bar a bletë prej qielli zbrisnje,
Ti ditë e zjarrtë vere, ti natë bryme e ngrice:
Ti ishnje vishnjë ezmere a fllad që shushushurisnje.

Ishnje apo nuk ishnje!

Ti posa ngrinje dorën mjegullën davarisnje
Ndër mijëra drunj të thatë bisqe e gjeth buisnje
Me një të tundur kryet qytetin e gremisnje!
Një mijë diej i fiknje, një mijë diej i ndisnje!

Më thuaj ishnje ëndërr a grua vërtet ishnje?

Ishnje apo nuk ishnje!Ishnje apo nuk ishnje!

blank

Nis votimi, 75 mijë anëtarë zgjedhin kryetarin e ri të PD, në garë Lulzim Basha dhe tre kandidatë të tjerë

TIRANË

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave me 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin do të votojë mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

blank

(Video) Interpreton JUSTINA ALIAJ – Mbaj një zemër gruaje ndër duar – Poezi nga VEHBI SKËNDERI

Mbaj një zemër gruaje ndër duar. Mollë të ëmbël!
Shoh përherë ëndërr. Shoh syçelur ëndërr
Rrugëve…

Druaj, se mos shpejtoj hapin e troshitet,
Mos më zë ferra vragën e gërvishtet,
Mos më shkel këmba në akull dhe më vritet!

Druaj mos vrenjtet qielli e trishtohet,
Mos zemërohet deti e pikëllohet,
Mos bjerë kund tërmeti dhe lëndohet!

Kam ndër duar një zemër gruaje. Shihni, ç’mollë e ëmbël!
Syçelur shoh ëndërr rrugëve. Shoh ëndërr…

Kam frikë mos ma gjuan kush me gur. Kam frikë!
Mos ma ngrin vrik acari, bari
Mos ma fshikë. Kam frikë!
Mos ma djegë shkrumb zjarri!
Mos ma vrasë kush me fjalën – plumb. Kam frikë!

Mbaj ndër duar një zemër gruaje.
Mbaj gjithë bisqet e shelgjeve dhe vreshtave (të posaçelur)
Gjithë sythat e lëngët të nyjeve,
Gjithë çerdhet e shkrepave dhe pyjeve
Më bëjnë kaq të ndjeshëm e kaq të pasur!
Kaq të prapë, kaq të metë… e kaq të dashur!

Mbaj një zemër gruaje ndër duar.
Kurrë s’kam mbartur
Thesar më të çmuar.

Druaj mos ma thajë bryma! Mos ma helmojë ndryshku,
Myku, tymi i ambjentit!
Shkel mbi qelq e thëngjij papushuar…

Sikur mbaj gjithë kristalet dhe brilantet e Orientit!
Mbaj një zemër gruaje ndër duar!

Flokët varur mbi sup, fustanin ngjyrë vishnje
Ti shkelnje nëpër pluhur a nëpër re barisnje,
Si vetëtimë e bardhë hapësirat përshkëndisnje…
Të pruri udha kot a dole të më prisnje?


Send this to a friend