VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Instat: Në Shqipëri numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se i vrasjeve

By | July 5, 2017
blank

Komentet

blank

“Askush nuk është mbi ligjin”, Ambasadorja amerikane: Mesazhi i SHBA, ata që pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë duhet të ndiqen plotësisht

TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht, askush nuk është mbi ligjin. Ky ka qenë mesazhi i dhënë gjatë takimit me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe në takimin me kreun e SPAK Arben Kraja.

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.

blank

blank

KFOR-i: Dekadën e fundit s’kemi regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm kundër Manastirit të Deçanit

Pavarësisht se organizata “Europa Nostra” e ka futur në listën e shtatë monumenteve të rrezikuara në Evropë, Misioni i KFOR-it në Kosovë thotë se nuk ka regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm kundër Manastirit të Deçanit në dhjetë vitet e fundit. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, KFOR-i thotë se situata e sigurisë përreth monumentit fetar të Manastirit të Deçanit është e qetë.

Institucionet kosovare dhe organizatat e shoqërisë civile e kanë kundërshtuar futjen e Manastirit të Deçanit në listën “7 monumentet më të rrezikuara të Evropës” nga ana e organizatës “Europa Nostra” qe merret me trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto institucione i kishin radhitur argumentet se pse Manastiri i Deçanit nuk duhet të jetë në listën e “Europa Nostra”-s.

Se situata në Manastirin e Deçanit është e mirë e thonë edhe nga misioni paqeruajtës i KFOR-it. Në një përgjigje për Gazetën Express, nga KFOR-i thonë se nuk është regjistruar ndonjë incident i konsiderueshëm kundër Manastirit të Deçanit në dhjetë vitet e fundit.

“Ne nuk kemi regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm të sigurisë në dhjetë vitet e fundit kundër Manastirit të Deçanit. KFOR-i do të vazhdojë të operojë me qëllim të garantimit të një bashkekzistence paqësore në atë zonë. Të gjitha objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në mbarë Kosovën duhet të respektohen dhe të ruhen. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në përputhje me parimin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Express.

KFOR-i gjithashtu vlerëson se situata e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit është e qetë.

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të vet, që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillimit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Brenda kësaj kornize, ne e mbajmë praninë tonë në zonën e Manastirit të Deçanit. Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme në tërë Kosovën dhe në zonën përreth manastirit”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani i kanë dërguar letër organizatës “Europa Nostra”, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në këtë letër, shefi i qeverisë dhe shefja e shtetit kanë argumentuar pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Zëvendëspresidenti i organizatës “Europa Nostra”, Guy Clausse, në një përgjigje për Express para disa ditësh ka thënë se nominimi i Manastirit të Deçanit në listën “7 monumentet më të rrezikuara në Evropë” është mbështetur në raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe në bisedën me Igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Ndaj futjes së Manastirit të Deçanit në listën e “7 Vendeve më të Rrezikuara në Evropë” ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Çeku ka thënë se monumentet e përfshira në listën e “Europa Nostra”-s janë në rrezik shkaku i faktorëve të ndryshëm, ndërkaq përjashtim bën Manastiri i Deçanit.

Ndërkaq organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë qenë mjaft të ashpra në reagimin e tyre për futjen e Manastirit të Deçanit në atë listë.

Sipas tyre, të dhënat e prezantuara në dokumentin e nominimit janë nxjerrë kryesisht nga raporte të institucioneve të Serbisë, të cilat, për arsye politike,e paraqesin rrejshëm realitetin e Kosovës.

blank

Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110 000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe s’bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur sot turin e takimeve nga Vlora.

Basha ka folur në Vlorë edhe për video-përgjimin e publikuar për kreun e Kadastrës, Artan Lame duke theksuar se Rama tashmë do të prishë 110 mijë shtëpi.

Ai thotë se përsëri Rama do të gënjejë shqiptarët me legalizimet, por pas 25 prillit nuk mban asnjë premtim, por u kthen shpinën shqiptarëve.

Basha i bën thirrje qytetarëve të Vlorës që mos ia hapin derën dështimit për herë të tretë.

 

‘’Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vlonjat e vlonjate. Dita e ndryshimti dhe fitores të dielën do të nisë nga Vlora, mirësejugjej, më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati e çdo vlonjateje.

Vëllezër dhe motra, për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, i la pensionistët në baltë, shkatërroi bujqësinë e Vlorës, premtoi hënën dhe diellin por e ktheu Vlorën në çifligun e klientëve, oligarkëve, miqve të tij në restorin personal të pushimeve, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, dështimet e 8 viteve më parë, duke e konsideurar Vlorën pronë të tij, dhe vlonjatët robër të tij. Gabim historik, sepse e dinë gjithë Shqipëria, Vlora e vlonjatët i takojnë vetvetes, Shqipërisë, kombit, dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri, nuk ka forcë që i ndal.

Edhe 3 ditë na ndajnë, nga dita e ndarjes me 8 vite dëshmtim, rrënim ekonomik, edhe 3 ditë nga 8 vite mjerim, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë e Mesdheut, perlën e margaritarit, ku sonte duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë, që mbyll qepenat nga taksat e larta. Sonte duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshqve, dështimi 8-vjeçar i Ramës.

E pra vëllezër dhe motra, 8 vite dështime, 8 vite në shpinë, në qafë të vlonjatëve, dhe tani ka guximin të afrohet përsëri e të kërkojë edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, me thesine  gënjeshtrave në shtëpi, e .

110 mijë shtëpi po bëhen gati për t’i prishur ai, kërkon votën për legalizimet, por ‘ska ndërmend t’i legalizojë, por t’i prishë. Siç bëri me Astirin. Ky është Edi Rama i vërtetë, premton për votën, dhe të nesërmen jo vetëm nuk e zbaton por ia kthen shpinën. ‘’- tha Basha.

blank

Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Rrugaç, vagabond, para meje sillesh si lepur

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ka paralajmëruar të tjera gjëra në ditët në vijim. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët, ku foli për akuzat e Ramës ndaj tij dhe artikuloi sërish të tjera ndaj shefit të maxhorancës, Meta e quajti ‘karagjoz’, ‘rrugaç’ e ‘vagabond’, teksa tha se e gjithë bota e ti se 140 vota për reformën në drejtësi i bëri ai vetë. Meta tha se Rama nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.

“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti. Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë. Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.  Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë”, tha Meta.

blank

Meta: Dako, Çela e Koka tre bandat që veprojnë në Durrës, duhet të ishin në burg, por SPAK nuk pati kohë

TIRANË

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta foli sot për tre banda në Durrës të cilët sipas tij po terrorizojnë durrsakët për të mos votuar LSI.

“Në Durrës janë tre banda, dy banda të njohura Dako i Shijakut dhe Durrësit, Ard Çela i OSHEE që blen vota dhe i treti që duhet të ishte në burg po SPAK s’ka patur shumë kohë, është Lefter Koka, që terrorizojnë vajzat e gratë që të mos votojnë LSI që e bëri ministër, e mbajtën mbi supe gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës e rrugacërive të djalit të tij edhe vete shpi më shpi bashkë me policë e persona të tjerë në kërkim e që janë liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës.” tha Meta ndërsa denoncoi me foto skemën abuzive sipas tij me paratë e shqiptarëve, për të cilën tha se provat janë në prokurori e duhet t’i dëgjojnë edhe ndërkombëtarët’.

“I çon lekët te Sucalba, në total mbi 2 mln euro që i ka SPAK po nuk vepron se nuk e lë Rama e Engjëll Agaci.

Çfarë ndodh, ministri i merr vetë në kompaninë e tij. Është korrupsion i pastër.  Ja edhe Arbër Shylla të gjithë janë lidhjet e tij të ngushta, dhe keni aty 5.8 mln euro.

Ja ku i keni tre inceneratorët, ja edhe Klodian Zoto bosi i inceneratorëve, evazioni 22 mln e ca euro, që vidhet shteti shqiptar, para që duhet të shkojnë për spitale, zjarrfikëse rimburse nga covid. po këto lekë i duhen bandës për të blerë vota, e pikërisht ët LSI se LSI rritet e ky është shqetësimi e madhi i Edi Ramës.

Numri 17 në Tiranë. Ky pas Lefter Kokës mban përgjegjësi të drejtpërdrejt për gjithë aferën e inceneratorëve. Shikoni sa merr babai i tij nga kompania që i ka dhënë ky punën, 10 mln lekë në muaj. Nuk ka ligj për babain e tij. Pse i duhet Alqi? E keni parë ndonjëherë të dalë në debat, nuk del dot se duhet të japë llogari. Alqi është për të blerë vota, e dinë tek njësia 1, e dinë shtabet. E kuptuat reformën në drejtësi të Edi Ramës? Dhe me mbrojtjen e policisë për të blerë vota.” – u shpreh Meta.

blank

Meta del me personazhin e videos: Ka ngritur padi në SPAK. Tensionimi i situatës ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për gazetarët me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se” fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”.

Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër.
Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.
Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, deklaroi Meta. bw

blank

Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme: E ftoj dhe kryeministrin në detyrë të më ndjekë, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. Një konferencë që pritet të nisë në orën 10:45, teksa Meta fton dhe kryeministrin Edi Rama ta ndjekë ‘live’.

“Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.
E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë ‘live’, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë”, shkruan Meta.

blank

Më 22 prill 1983 lindi Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

 

Lumir Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 kishte marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Në vitin 2013, ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vitesh hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i ishte bashkuar këtij instituti në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka qenë i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.

Për një kohë, Abdixhiku shkruante nga një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore “Koha Ditore”.

Në vitin 2017, Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dy palë zgjedhje të mbajtura, ai u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë e ka arritur edhe në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.

Në angazhimin e tij parlamentar, Abdixhiku kishte qenë edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Lumir Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 37-vjeçari ka marrë shumicën e votave të delegatëve, për ta marrë udhëheqejen e partisë.

Ai u bë kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë. Për të votuan 191 delegatë të partisë. Prapa e ka lënë nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq Besian Mustafa ka marrë 16 vota.

blank

Kryesia e Vatrës merr pjesë në tubimin e PD-së në Durrës, Basha: Bashkë do çelim derën e BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilli sot një takim elektoral në Durrës, ku Kryesia e federatës Vatra ishte e ftuara e veçantë e këtij takimi.

Ky fakt u bë i ditur nga vetë demokrati Basha.

Basha e nisi fjalimin duke falënderuar miqtë e veçantë që iu bashkuan asaj që ai e quajti manifestit për demokraci.

“Dua ta nis sot duke falenderuar miqtë e veçantë, që na janë bashkuar në këtë manifestim vullneti për këtë demokraci, për shtetin e së drejtës, për liri, për të drejta e njeriut, kryesinë e shoqatës atdhetare shqiptare-amerikano VATRA, për kontributin e saj në shekullin e kaluar nuk ka fjalë të shkruhet, po jam i bindur se me ta, me vëllezërit dhe motrat tona shqiptaro-amerikane, me diasporën e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë në Europë, së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sepse çdo durrsak dhe durrsake e di se ajo është rruga, rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, drejt demokracisë, drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët.
Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen në sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, e me këtë rast, më lejoni ti uroj nga zemra gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!

Por dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, sytë e rinisë durrsake ndriçojnë këtë shesh, sepse Durrësi e di siç e di gjithë Shqipëria, dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores!

Fitorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do ti takojë një partie as dhe një koalicioni por do ti takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve e të gjithë Shqipërisë, sepse qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do t’i takojë çdo shqiptare e çdo shqiptari,” -tha Basha.

blank

Basha nga Durrësi: Gjithë Shqipëria e di se e diela është dita e ndryshimit dhe e fitores më të madhe

DURRËS

Partia Demokratike ka mbajtur mitingun e fundit në Durrës në prag të zgjedhjeve të së dielës. Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Durrësi e di dhe gjithë Shqipëria e di se e diela është dita e ndryshimit dhe fitores më të madhe.

“Jam i bindur se së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në BE. Sepse çdo durrsak e di se ajo është rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, demokracisë ,drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët. Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen nga sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, dhe me këtë rast iu uroj besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar. Dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, të rinisë durrsake sepse Durrësi e di se dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores. Fitorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do t’i takojë një partie, as edhe një koalicioni, por do t’i takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve. Qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do t’i takojë çdo shqiptareje dhe çdo shqiptari. 8 vite të gjata, 8 vite të vështira, plot dështime dhe mashtrime”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se një pyetje do të marrë përgjigje më 25 prill: “A do durojë Durrësi dhe 4 vite të tjera pas 8 vitesh të njeriut që nuk bëri asgjë, nuk mbajti asnjë premtim, që qeveris Durrësin me banda, shkel mbi intelektualët, mbi qytetarinë apo që për 8 vite me radhë ia kyçi portat Shqipërisë, duke ndalur në vend numëro aspiratën e shqiptarëve, Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Edhe 4 vjet të tjera për atë që dështoi 8 vite me radhë. Që mashtroi dhe e bëri Durrësin një nga qytetet e emigracionit më të madh apo ndryshim? Bashkë për ndryshim. Kjo është thirrja që ushton dhe që ka bashkuar në mënyrën më të bukur, në një familje të madhe, në një komunitet zemrash që rrahin me një qëllim, t’ia kthejmë Durrësin qytetarëve. Durrësi nuk mund të jetë i oligarkëve as i bandave, ky është Durrësi juaj. Më 25 prill, durrsakët, demokratë e socialistë do ta rimarrin Durrësin, duke votuar numrin 9. Ky është Durrësi juaj, ky është vendi juaj”, deklaroi kreu i PD.

blank

Zyrtare: Ministri i Jashtëm gjerman nesër në Kosovë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka konfirmuar për Gazetën Express se Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do të qëndrojë nesër në Prishtinë. Haas do të takojë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Kryediplomati gjerman pritet të diskutojë me krerët e institucioneve për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

 

Qeveritë evropiane dhe administrata Biden vazhdimisht kanë deklaruar se qeveria e Kosovës duhet t’i rikthehet dialogut me Serbinë për t’i hapur rrugë marrëveshjes përfundimtare.

Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se kryeministri Kurti në javën e ardhshme do të udhëtojë për në kryeqytetin evropian për t’u takuar me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane, por kanë mohuar se do të ketë takim me presidentin serb Vuçiq, i cili gjithashtu do të qëndrojë në Bruksel javën e ardhshme.

Për punën e dialogut me Serbinë, nesër do ta vizitojë Kosovën edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Vizitën e tij e kanë konfirmuar për Express edhe ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04.2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Për më tepër nga Gjermania zyrtare ka pasur reagime kundër idesë së ndryshimit të kufijve të shteteve në Ballkan, pasi disa ditë më parë u raportua për një dokument jozyrtar që qeveria e kryeministrit slloven, Janez Jansa ka dërguar në adresë të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Ministri për Evropë i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Michael Roth, në një intervistë për Deutche Welle ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e Berlinit zyrtar kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor, debat ky i rikthyer pas publikimit të një letre jozyrtare e në të cilën përshkruheshin lëvizje kufijsh e shkëputje territoresh.

Roth ka thënë se në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk përfshihet kurrfarë demarkacioni i kufijve në Ballkanin Perëndimor.

blank

Basha mesazh për zgjedhjet: Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë!

Kreu i PD, Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë 4 ditë para zgjedhjeve.

Basha thotë se na ndajnë 4 ditë nga fitorja e madhe e opozitës.

Ai i fton qytetarët të votojnë numrin 9 që ai dhe PD të sjellin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë! 🇦🇱✌️


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend