Infeksionet fungale janë shumë të pranishme tek gratë. Nëse janë në fazat e para ato mund të trajtohen përmes mënyrave natyrale, në të kundërt ju duhet të konsultoheni patjetër me mjekun sepse mund të jenë shkaktare për formimin e mykut në trup.

Ja disa mënyra natyrale që janë efektive për trajtimin e infeksioneve fungale:

Cajrat: çaji i rozmarinës është një mënyrë e mirë për të trajtuar infeksionet fungale. Ky çaj lehtëson kruarjen dhe djegien e shkaktuar nga këto infeksione. Ju duhet të pini 3 gota të këtij çaji në ditë. Çaji i boronicës është një tjetër aleat shumë i mirë për të trajtuar infeksionet fungale. Bëni çaj me boronica të thata dhe pijeni gjatë gjithë ditës.

Vajrat: vaji i pemës Australiane është shumë efektiv për të trajtuar infeksionet fungale. Thithni një tampon me pak vaj dhe lëreni të veprojë për 2 orë.

Uthulla e mollës: nëse është e papërpunuar, është magjike për trajtimin e infeksioneve. Përzieni një filxhan uthull në 1 litër ujë dhe përdoreni për shpëlarje. Përdorni një peshqir pambuku për t’u fshirë.

KUJDES! Ju lutem mos i përdorni këto metoda gjatë periudhës së shtatzanisë pa u konsultuar më parë me mjekun.

Burimi: Choose Healthy Life