VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

India arreston një politikan të Kashmirit në aeroport

By | August 14, 2019

Komentet

Në vazhdën e tensioneve, Irani kryen test të ri raketor

Teheran

Në vazhdën e tensioneve në rritje në rajonin e Gjirit Persik, Irani sot testoi një raketë të re.

“Irani gjithmonë do të vazhdojë të testojë sisteme të ndryshme të mbrojtjes dhe strategjike”, ka thënë Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare, Gjeneral Major Hossein Salami, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.

Salami ka thënë se testet synojnë “avancimin e fuqisë së mbrojtjes dhe parandalimit” dhe se ato “nuk do të ndalen”.

Ai, megjithatë, nuk dha asnjë informacion në lidhje me testin raketor.

Testimi i sotëm vjen në vazhdën e tensioneve në rajon pasi SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit. aa

Groenlandë do të thotë vendi i gjelbёr – fakte për ishullin më të madh në botë

Groenlanda ndodhet pothuajse nё Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejё ishullin arktik. Kjo tashmё dihet. Por a e dini, se amerikanёt kanё dashur ta blejnё edhe mё parё Groenlandёn? E qё atje dikur ka pasur pyje?

Sado absurde tingёllon, qё Donald Trump do ta blejё Groenlandёn, nё fakt kjo ide nuk ёshtё edhe fort e gabuar. Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar.

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siҁ ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё.

E gjitha ka nisur me vikingёt dhe me gjuetinё e balenave. Vikingёt nё shekullin e 18 dhe 19 mёsynin nga Norvegjia nё masё drejt Holandёs, Gjermanisё dhe Danimarkёs. Ata ndёrtonin vendbanime dhe baza mbrojtёse. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diҁka. Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve ҁliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra./DW

Zjarret në Amazona, Europa kundër Bolsonaros

“Mushkëria e gjelbër e botës”, sikurse quhet territori i Amazonës, është përfshirë nga flakët: Tani në grindjen me Brazilin për djegiet e pyjeve në territorin e Amazonës krahas Francës, Irlandës dhe Finlandës tani edhe Komisioni i BE-së ka kërcënuar me pasoja. Djegiet në pyllin më të madh tropikal të botës po i ndjekim me shqetësim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, tha zëdhënësja e Komisionit Mina Andreeva. Instrumenti më i mirë i BE-së është influenca ndaj qeverisë braziliane, duke i bërë asaj presion përmes Marrëveshjes së fundit Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palet kontraktuese, ndër to Brazilin, që të respektojnë standardet e mjedisit dhe ato të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015.

Me Marrëveshjen Mercosur BE dhe katër vende amerikano-jugore synojnë të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Kjo do t’i kursejë çdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxisë eksportet. Në Marrëveshjen Mercosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.

Marrëveshja e arritur në fund të qershorit megjithatë ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Ekologjistët në Gjermani kanë kritikuar, që BE-ja i ka besuar premtimit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, por nuk ka vendosur rregulla efektive për zbatimin e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Edhe partia E Majta  kërkon ndalimin e marrëveshjes.

Jair Bolsonaro, Edson Leal Pujol (picture-alliance/AP Photo/E. Peres)

Komisioni i BE-së përshëndeti që zjarret në pyjet tropiakle, me kërkesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, do të jenë temë në takimin e grupit G7 në fundjavë në Biarritz të Francës. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh, për këtë sikurse njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Berlin. Në sfondin e rëndësisë globale dhe “situatës tronditëse me mijëra zjarre” është e udhës që të flitet për këtë çështje në samitin e G7.

Franca deklaroi ndërkohë, se do ta bllokojë marrëveshjen e tregtisë. Presidenti Emmanuel Macron ka arritur në konkluzionin, se presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka “mashtruar” atë lidhur me objektivat e tij për mbrojtjen e klimës, tha një nëpunës i nivelit të lartë të presidentit Macron.  “Në këto rrethana Franca e refuzon Marrëveshjen Mercosur në formën aktuale”.

Zjarret në Amazona po shkatërrojnë mushkërinë e gjelbër të Brazilit

Edhe Irlanda kërcënon, siaps mediave, me bllokimin e marrëveshjes Mercosur, në rast se Brazili nuk e mbron më mirë pyllin tropikal. Kryeministri Leo Varadkar është i shqetësuar për përmasat rekord të shkatërrimit të pyllit tropikal, njofton gazeta “Irish Independentduke iu referuar deklarimeve të kryeministrit. “Irlanda nuk asnjë mënyrë nuk do ta miratojë Marrëveshjen Mercosur, në rast se Brazili nuk u përgjigjet detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit”, thekson Varadkar.

Screenshot Jair Bolsonaro TV Ansprache Screenshot Youtube Amazonas (Youtube/TV BrasilGov )

Finlanda bëri fjalë për ndalimin e importeve të mishit të vçit nga Brazili në BE. Në sfondin e shkatërrimit të pyllit tropikal, ministri finlandez i Financave Mika Lintila propozon, që BE-ja dhe Finlanda urgjentisht të verifkojnë mundësinë e bojkotit të këtij importi nga Brazili. Zjarret në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil janë një “kërcënim për të gjithë planetin”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë urgjentisht.” Finlanda ka aktualisht presidencën e radhës në BE.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro dekalroi ndërkohë, se do të verë flakët nën kontroll duke angazhuar ushtrinë. Në Brazil prej ditësh gjëmojnë zjarret në pyje, më të rëndat që prej shumë vitesh. Që nga janari sivjet zjarret në pyje janë shtuar me 83 përqind, sikurse njofton gazeta “Folha de S. Paulo”. Gjithsej janë regjistruar 72.843 zjarre. Në shumicën e rasteve kanë qenë të prekura prej zjarreve pyje në prona private, por edhe në zona të mbrojtura natyrore dhe prona të popullsive indigjene./DW

Brazili nuk ka mjete dhe fonde për të luftuar me zjarret në Amazon

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se vendi i tij nuk ka mjete për të luftuar me zjarret në Amazon, pyjet e shiut më të mëdha në botë, transmeton AA.

Sipas lajmit të mediave të Brazilit, Bolsonaro ka njoftuar se vendi i tij nuk ka mjete të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon.

“Amazona është më i madh se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë “Nuk kemi mjete për këtë”.

Presidenti djathtist ekstrem Bolsonaro, javën e kaluar kishte theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për para, pasi Norvegjia dhe Gjermania kishin vendosur që të ndërprejnë fondet e siguruara në kuadër të projekteve të qëndrueshmërisë së pyjeve në Brazil.

Ndërkohë edhe Paraguaji dhe Bolivia kishin nisur të ndërhyjnë në zjarret që morën nën ndikim Amazonën. Nga zjarret në Bolivi u shndërrua në hi 500 mijë hektarë pyll.

Në Brazil zjarret pyjore janë rritur për 83 për qind brenda një viti

Instituti Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë (INPE) theksoi se brenda një viti 72 mijë zjarre pyjore kanë ndodhur në pyjet më të mëdha në botë.

Sipas të dhënave nga INPE, zjarret pyjore në vend kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në 6 vitet e fundit. Numri i zjarreve është rritur për 83 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm brenda një jave kanë ndodhur rreth 10 mijë zjarre pyjore, gjë që ka prekur në mënyrë negative zonat e mbrojtura dhe popullsinë lokale.

– Bolsonaro fajëson organzitat joqeveritare mjedisore

Presidenti Bolsonaro tha se ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë shkaktar të zjarreve pyjore.

“Ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë të përfshira në një krim për të tërhequr vëmendjen e publikut, sepse ata janë kundër meje dhe qeverisë. Unë nuk e konfirmoj këtë, por është e mundur”, tha Bolsonaro.

Udhëheqësit e G-7-ës gati për përballjen me Presidetin Trump

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë do të mblidhen në Francë këtë fundjavë për takimin vjetor të Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara, ose G-7. Mikpritësi i takimit, Presidenti Francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të ketë deklaratë të përbashkët në fund të takimit për shkak të mosmarrëveshjeve midis Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë për çështje kyçe. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara sjell hollësitë.

Qyteti i turistik bregdetar i Biarritz-it po përgatitet për takimin e demokracive më të përparuara të botës të njohur si “Grupi i Shtatëshes”.

Ndërkohë, udhëheqësit e G-7-ës po përgatiten të përballen me një president amerikan të njohur për këndvështrimin e tij anti-globalist dhe qëndrimet nganjëherë konfrontuese kundër aleatëve, thonë analistët.

“Unë kam ndjekur takimet e G-7-ës, dhe G-8-ës për ca kohë dhe kjo është hera e parë që në të vërtetë mund të ndiejë një lloj nervozizmi”, thotë Karoline Postel-Vinay nga Qendra për Studime Ndërkombëtare në Paris.

Në takimin e G-7-ës vitin e kaluar në Kuebek, Presidenti Donald Trump kërcënoi të ndalte marrëdhëniet tregtare me disa vende anëtare, e quajti mikpritësin e tij, Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau “të dobët” dhe tërhoqi miratimin e tij për një komunikatë të përbashkët.

Të Mërkurën, Presidenti Francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk do të ketë komunikatë të përbashkët, hera e parë në historinë e G-7-ës, duke përmendur si arsye dallimet midis Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë mbi çështjet si Irani dhe ndryshimet klimatike.

Ky qëndrim në skenën botërore, të cilën disa analistë e shohin si armiqësor, është në përputhje me doktrinën e Presidentit Trump “Amerika e Para”. Kjo mund t’i shërbejë atij politikisht në përpjekejt për t’u rizgjedhur President në vitin 2020. Megjithatë, disa analistë thonë se Presidenti Trump është parë si një forcë përçarëse në forumet ndërkombëtare.

“Kur Shtetet e Bashkuara udhëheqin këto forume, ata mund të realizojnë gjëra. Kur Shtetet e Bashkaura nuk marrin rol udhëheqës ose nuk janë të interesuara, atëherë është shumë e vështirë që të arrihet ndonjë gjë. Unë mendoj se kjo ka qenë shumë e theksuar në takimet e fundit të G-7-ës dhe G-20-ës.”

Ankthi i udhëheqësve të G-7-ës lidhur me Presidentin Trump nënvizon pasiguritë e tyre për rolin në ndryshim të Amerikës në botë, në një kohë kur ekonomia globale po përballet me kërcënime nga recesioni.

“Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ne ishim mësuar të kishim një udhëheqës të botës së lirë me të cilën ishim shumë të qetë, dhe tani nuk po e shohim më”, thotë Karoline Postel-Vinay nga Qendra për Studime Ndërkombëtare në Paris.

Përpara takimit, Presidenti Trump përsëri hodhi idenë për ta rikthyer Rusinë në grup. Ai përsëriti pohimin e tij se përse mendonte që Moska u dëbua nga G-8.

“Rusia ia hodhi Presidentit Obama. Ata e morën Krimenë gjatë mandatit të tij, jo gjatë mandatit tim”.

Në vitin 2014, anëtarët e G-8-ës pezulluan Rusinë nga grupi për shkak të aneksimit të Krimesë, një territor ukrainas, të cilin Moska akoma e mban nën pushtim.

Rusia nuk ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në grup. Disa analistë e interpretojnë këtë si një lojë të Putinit.

“Ata me siguri po mbajnë këtë qëndrim që të duken sikur Uashingtoni po u lutet të kthehen”, thotë William Hill i Insitutit Kennan në Qendrën Wilson.

Të mërkurën zoti Macron tha se ripranimi i Rusisë në grup pa zgjidhjen e krizës së Ukrainës do të ishte një “gabim strategjik”. za

Presidenti Trump këmbëngul se demokratët janë të dëmshëm për Izraelin

President Donald Trump speaks with reporters before departing on Marine One on the South Lawn of the White House, Aug. 21, 2019, in Washington.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi të këmbënglute të mërkurën që hebrejtë amerikanë duhet të votojnë për republikanët, sepse votimi për një demokrat do të tregonte injorancën nga ana e tyre ose mungesë besnikërie. Deklarata e tij fillestare para disa ditësh ishte pjesë e një sulmi ndaj katër ligjvënëseve demokratë, dy prej të cilave janë ndaluar të vizitojnë Izraelin, me sa duket me nxitjen e tij. Shumë hebrenj amerikanë thonë se vënia në diskutim e besnikërisë së tyre nga zoti Trump është e ngjashme me një paragjykim historik që ka ushqyer ksenofobinë kundër hebrenjve në të gjithë botën. Komentet e Presidentit Trump kanë shkaktuar reagime të ndryshme në Izrael.

Zoti Trump i ritheksoi komentet e së martës se hebrenjtë amerikanë që votojnë për demokratët “tregojnë ose një mungesë totale dijeje ose një mungesë të madhe besnikërie”. Para se të nisej për një vizitë në Kentucky të mërkurën, presidenti shkoi edhe më tej, duke thënë se demokratët duan të bëjnë shumë gjëra që dëmtojnë Izraelin.

“Sipas mendimit tim, (nëse) votoni për demokratët, po tregoheni shumë jo besnik ndaj popullit hebre dhe Izraelit. Dhe vetëm njerëzit e dobët nuk do ta thonin këtë.”

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ligjvënës hebre me peshë në Kongresin Amerikan, dënoi komentin në Twitter, duke thënë se është nxit — me dashje ose pa dashje – antisemitët në të gjithë vendin dhe botën.

Senatori Bernie Sanders nga Vermonti, i vetmi hebre që kandidon për president, reagoi ndaj komentit në një tubim në Iowa të martën.

“Unë jam një hebre krenar dhe nuk kam asnjë problem të votoj për demokratët. Dhe në fakt, unë kam ndërmend të votoj për një hebre që të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.”

Shumë hebrenj në Izrael mbështetën presidentin amerikan.

“Ai ka të drejtë – 1 milion për qind. Ata nuk janë besnikë. Demokratët nuk janë besnikë. Ata ishin gjithmonë kundër nesh, kundër njerëzve, kundër vendit, kundër Izraelit. Ata na sollën Klintonin dhe Obamën. Çfarë bëri Obama? Vetëm solli probleme. Trumpi ka të drejtë “.

“Nëse e tha një gjë të tillë, ai me siguri e di se ç’po flet dhe është i vetëdijshëm për atë që po thotë. Nëse Trump e tha, unë jam dakord me të 100%”.

Të tjerë, përfshirë studiuesin dhe analistin nga Tel Avivi, Shmuel Rosner, shprehën shqetësimin.

“Ne e dimë nga historia jonë e gjatë se dyshimet për besnikërinë e hebrenjve nuk i shërbejnë kurrë popullit hebre. Qoftë nëse bëhet fjalë për besnikërinë ndaj vendeve të tyre, apo besnikërinë ndaj popullit të tyre, këto gjithmonë shërbejnë si municion në duart e armiqve të hebrenjve Dhe kur presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë diçka të tillë, kjo krijon një mjedis ose atmosferë, që është e pashëndetshme dhe e pasigurt për shumicën e hebrenjve “.

Sondazhet e fundit tregojnë se rreth 75% e hebrenjve amerikanë identifikohen si Demokratë. Komentet e presidentit Trump për “besnikërinë” shihen si një përpjekje për ta ndryshuar këtë shifër. Pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, shumë hebrenj janë të shqetësuar se sugjerimet se ata janë më besnikë ndaj Izraelit dhe besimit të tyre sesa ndaj vendit të tyre mund të rrezikojnë sigurinë e tyre në një klimë rizgjimi të supremacistëve të bardhë dhe neo-nazistëve. za

Trump dëshiron rikthimin e Rusisë në takimet e G-7-tës

U.S. President Donald Trump, right, and Russian President Vladimir Putin greet each other during a bilateral meeting.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se dëshiron që Rusia të kthehet në takimet e Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara të botës, edhe pse ende kontrollon gadishullin e Krimesë. Moska u nxorr nga grupi G-7 për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014. Krimeja ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Ukrainës.

Ndërsa udhëheqësit e G-7-ës shkojnë në qytetin bregdetar francez të Biarritzit në Atlantik për takimin e tyre vjetor këtë fundjavë, Presidenti Trump tha se do të kishte kuptim që Presidenti rus Vladimir Putin të ishte përsëri pjesë e grupit.

“Është një votë për atë që tani është G7. Ata u nxorrën jashtë sepse Putini mori me mençuri Krimenë dhe shmangu vijat e kuqe për këtë çështje dhe për gjëra të tjera. Ia hodhi Obamës. Obama u irritua. E nxorrën jashtë lojës. Mendoj se Rusia duhet të jetë pjesë e grupit sepse ne jemi në kërkim të paqes botërore, tregtisë dhe gjërave të tjera. Dhe do të ishte shumë më e lehtë ta kishim Rusinë atje ku ka ka qenë gjithmonë”.

Presidenti Trump dukej se nuk ishte i shqetësuar nga fakti që Rusia e konsideron Krimenë pjesë të territorit të saj; në vend të kësaj ai fajësoi ish-Presidentin Barack Obama për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Pjesë e grupit G-7 janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk është e qartë nëse ndonjë nga vendet e tjera e mbështesin rithimin e Rusisë në G-7 për ta bërë atë përsëri G-8.

Takimi i shtatë vendeve më të industralizuara të botës do të zgjasë tre ditë duke filluar nga e shtuna. za

Mbi 72 mijë zjarre në pyjet e Amazonës që nga fillimi i vitit

Mbi 72 mijë zjarre kanë përfshirë pyjet e Amazonës në Brazil që nga fillimi i këtij viti, transmeton AA.

Instituti Nacional i Vrojtimeve Hapësinore (INPE) tha në një deklaratë se numri i zjarreve në rajonin e Amazonës është rritur për 83 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raportoi BBC.

Siç thuhet në deklaratë, mbi 72 mijë zjarre kanë përfshirë pyjet Amazonës nga 1 janari, kurse më tepër se 9.500 zjarre kanë ndodhur në Brazil që nga dita e enjte, shumica po ashtu në rajonin e Amazonës.

Në maj të këtij viti, organizata Imazon, e cila merret me hulumtime mbi ruajtjen e gjallesave dhe shpyllëzimin në Amazon, njoftoi se zjarret kanë shkaktuar zhdukjen e rreth dy mijë kilometrave katrorë pyje nga gushti i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019.

INPE po ashtu ka njoftuar se 920 kilometra katrorë pyje janë zhdukur në qershor të këtij viti dhe një mijë në korrik.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro ka pohuar se INPE “mund të ketë publikuar shifra çorientuese” mbi shkatërrimin e pyjeve në mënyrë që ta komprometojë qeverinë, duke shtuar se zyrtarët që kanë ofruar shifra “të dyshimta” do të largohen menjëherë nga detyra.

Mbrojtja e Amazonës ka qenë një nga elementet më të rëndësishme të politikave ambientaliste të Brazilit para ardhjes së Bolsonaros, i cili para zgjedhjes kishte theksuar se mbrojtja e Amazonit pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe kishte premtuar hapjen e kësaj hapësire për përdorim tregtar.

Nga ana tjetër, shkencëtarët theksojnë se ruajtja e pyjeve të Amazonës, pyjet më të mëdha të shiut në botë, luan rol të madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Reagon Rusia pas provës së SHBA-së me raketë Kruz

Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendve.

Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake“, tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Por zoti Ryabkov tha se megjithatë Rusia nuk do të bëhej pjesë e një “garë të kushtueshme armatimesh”.

Komente të tij u bënë një ditë pasi Pentagoni njoftoi kryerjen e kësaj prove.

Raketa e lëshuar të dielën në ishullin San Nicolas të Kalifornisë “goditi me preçizion objektivin e saj pas më shumë se 500 kilometrash fluturim”, thuhej në një njoftim të Pentagonit

Më parë Shtetet e Bashkuara nuk mund të prodhonin raketa tokësore të afta për të përshkruar një gjatësi nga 500 në 5.500 kilometra për shkak të Traktatit të Forcave Bërthamore të Raketave me Rreze të Mesme Veprimi (INF), një pakt nënshkruar me Rusinë i cili daton disa dekada m parë.

Uashingtoni u tërhoq nga ky pakt më 2 gusht, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kryera përgjatë disa viteve.

Pentagoni theksoi se raketa ishte e aftë që të mbante një ngarkesë konvencionale dhe jo armë bërthamore.

Sekretari i ri i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se nëse ushtria amerikane prodhon një sistem raketor plotësisht tokësor, ai do të donte që raketat konvencionale amerikane me rreze të mesme veprimi të diskolohen në Azi. za

Johnson kërkon heqjen e ndalesës kufitare nga marrëveshja për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson i ka thënë Bashkimit Evropian se plani për të krijuar ndalesë në kufirin irlandez, duhet të pezullohet, pasi është “i paarritshëm” dhe “jodemokratik”.

Në një letër të nisur drejt presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, Johnson ka thënë se ndalesa që synon të parandalojë krijimin e një kufiri të ashpër mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, rrezikon dëmtimin e procesit të paqes në atë zonë.

Nëse ky plan largohet nga diskutimi, ai ka pretenduar se marrëveshja për Brexit do të miratohet në Parlament.

Brukseli në anën tjetër nuk është përgjigjur ende.

Megjithatë, BE-ja ka insistuar vazhdimisht se ndalesa duhet të jetë pjesë e marrëveshjes dhe nuk mund të ndryshohet.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar në orët e vona të së hënës në mes të kryeministrit britanik dhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ky i fundit ka përsëritur se marrëveshja nuk mund të diskutohet më dhe se ndalesa nuk ndryshohet.

Kjo ndalesë, që është pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të zyrtarëve evropianë dhe ish-kryeministres britanike, Theresa May, e cila është refuzuar tri herë të Parlamentin Britanik, është politkë që parandalon krijimin e një kufiri të ashpër në Irlandën Veriore.

Nëse fillon së zbatuari, ajo parasheh që Irlanda Veriore të mbetet e lidhur përmes disa rregulloreve me tregun e BE-së.

Në letrën e tij, Johnson e ka konsideruar këtë marrëveshje “në kundërshtim me sovranitetin e Britanisë” dhe ka insistuar se nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes për largim.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se marrëveshja në kushtet aktuale “dobëson balancin e ndjeshëm” të dokumentit të ashtuquajtur, Marrëveshja e të Premtes së Mirë.

Kjo marrëveshje është arritur më 1998, për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Irlandën Veriore.

Kryeministri britanik ka bërë thirrje për “zgjidhje fleksibile dhe kreative” si dhe “marrëveshje alternative, të cilat të bazuara në teknologji do të anashkalojnë kufirin e ashpër”.

“Koha është shumë e shkurtër. Mirëpo Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ecë shpejt dhe duke marrë parasysh nivelin e bashkëpunimit, shpresoj se edhe BE-ja është e gatshme të veprojë njëjtë”, ka shkruar ai.

“Unë po ashtu besoj se Parlamenti do të ishte në gjendje të veprojë shpejt nëse ne miratojmë një marrëveshje që nuk përfshin ndalesën”.

Laburistët opozitarë në anën tjetër kanë thënë se Johnson më parë ka votuar për planin e kryeministres May, përfshirë ndalesën.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë të gjitha dokumentet rreth ndikimit që mund të ketë në Britani, Brexiti pa marrëveshje, pasi gjatë fundjavës një dokument që ka qarkulluar, ka treguar për shkurtime të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve.

Michael Gove, ministri i kabientit britanik, përgjegjës për të kryer përgatitje nëse Brexiti përfundon pa marrëveshje, ka thënë se informacionet që kanë qarkulluar kanë qenë të vjetra dhe planet për Brexit kanë ndryshuar prej kur Johnson është bërë kryeministër.

Megjithatë Corbyn ka thënë: Nëse qeveria dëshiron t’i besojmë se ato dokumente nuk tregojnë realitetin, atëherë duhet të publikojë të gjeturat më të reja tani”.

Ne do të nisim mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar një Brexit pa marëveshje. U kam nisur shkresë dhe partive tjera opozitare, që të bashkohen në këtë nismë”, ka thënë ai.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se informacionet e përditësuara, që janë në interes të publikut rreth këtij procesi, veçse janë në faqen e qeverisë në internet.

Johnson ka thënë se dëshiron të arrijë marrveshje me BE-në, mirëpo Britania duhet të largohet patjetër nga blloku evropian në fund të muajit tetor.

Letra katër-faqëshe e Johnsonit drejt Tuskut, ka ardhur pasi kryeministri britanik është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Përgatiti: Krenare Cubolli

El Salvadori shfajëson nënën për vrasje të foshnjës

Pamje nga protestat për ligjet kundër abortit. Foto nga arkivi.

Evelyn Hernández, 21-vjeçare, foshnja e të cilës është gjetur e vdekur në banjon ku ajo ka lindur, është liruar nga akuzat për vrasje gjatë gjykimit të saj.

Ajo ka deklaruar vazhdimisht se është e pafajshme, duke thënë se nuk e ka ditur se është shtatzënë dhe se ka humbur vetëdijen gjatë lindjes.

Prokurorët kanë kërkuar që ajo të dënohet me 40 vjet burgim.

Rasti i saj është ndjekur nga afër në El Salvador dhe vende tjera në botë, pasi aktivistët për të drejta të grave kanë kërkuar shfajësimin e saj.

El Salvador njihet si një prej vendeve me ligjet më të ashpra kundër abortit.

Aty aborti është i paligjshëm në të gjitha kushtet dhe ata që gjenden fajtorë për kryrje të tij përballen me dënime me burg nga dy deri në tetë vjet.

Madje në disa raste, duke përfshirë atë kundër Hernandezit, akuza ndryshohet në vrasje, dhe dënimi minimal është 30 vjet burgim.

“Falemnderit Zotit, drejtësia është vënë në vend”, ka thënë Hernandez teksa është larguar nga ndërtesa e gjykatës pas 33 muajve “të vështirë” në burg.

“Unë do të vazhdoj të ardhmen duke studiuar dhe do të arrijë synimet e mia. Jam e lumtur”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International e ka përshkruar këtë lajm si “fitore për të drejtat e grave në El Salvador” dhe i ka bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund “praktikës diskriminuese të kriminalizimit të grave”.

Edhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut i ka kërkuar më parë El Salvadorit që të bëjë reforma në ligjet për abort.

Dokumentet sekrete parashikojnë katastrofë në rast Brexit-i pa marrëveshje

Dokumente sekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë paralizim në gjithë vendin në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Dokumentet u publikuan nga gazeta “The Sunday Times” dhe sipas burimeve qeveritare që nuk pranuan të identifikohen, ato janë dhënë shtypit nga një ish-ministër.

Britania pritet të përballet me probleme të mëdha nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare, thuhet në disa dokumente të publikuar nga gazeta “The Sunday Times”.

Në në rast të tillë vendi do të përballej me ndërprerje të furnizimeve me ilaçe, ushqime e karburant, që mund të zgjasnin deri në gjashtë muaj.

“The Sunday Times” shkruan se “dosja ofron një vështrim të rrallë mbi një plan sekret të qeverisë për të shmangur një kolaps katastrofik në infrastrukturën e vendit”.

Dokumentet ku detajohet ndikimi negativ në vend në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, janë nxjerrë nga një ish-ministër në një përpjekje për të ndikuar negociatat e qeverisë me Bashkimin Evropian, tha një burim qeveritar të dielën.

Sipas të njëjtit burim “dokumenti i përket kohës kur ministrat po bllokonin atë që duhej bërë për t’u përgatitur për largimin dhe fondet nuk ishin në dispozicion”, siç tha ai.

Megjithëse skenarët e zymtë, që përshkruhen në dokumentet që kanë rrjedhur prej qeverisë, janë diskutuar prej kohësh nga akademikët dhe ekonomistët, ato janë hedhur poshtë si përhapëse të paniku nga përkrahësit e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor pa një marrëveshje edhe nëse nuk do të mundet të rinegociojë marrëveshjen e paraardhëses së tij Theresa May me bllokun.

Megjithatë zyrtarët e kanë paralajmëruar kryeministrin Boris Johnson se dalja pa marrëveshje nga Brexit, do të vendoste në rrezik bashkëpunimin për ndarjen e informacionit që u nevojitet forcave të zbatimit të ligjit si dhe industrinë e shërbimeve financiare.

Dokumentet e publikuara nga “The Sunday Times” citojnë gjithashtu zyrtarët të paralajmërojnë se deri në 85 për qind e kamionëve nuk do të ishin gati për të kaluar doganat franceze në vendkalimin kritik, Kanalin e Lamanshit në 31 tetor, duke shkaktuar radhë që mund të zgjasnin me ditë. Rreth 75 për qind e të gjithë ilaçeve që vijnë në Britania arrijnë përmes këtij vendkalimi, thuhet në dokumente.

Zyrtarët parashikojnë prekje të “elementëve kritikë” të zinxhirit të furnizimit me ushqime “që do të krijonin mungesa në treg e do të rrisnin çmimin, me pasoja tek grupet më të prekshme”. “The Sunday Times” nuk e ka shpjeguar se si i mori dokumentet edhe qeveria nga ana tjetër nuk i është përgjigjur kërkesave për komente.