“Marrëveshja për Konfederatën Jugosllave do të jetë e mundshme vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb.”
Kjo është thënie e Stipe Mesiçit, e shqiptuar në dhjetor të vitit 1990, të cilën e kam shënuar saktësisht atëherë dhe e sjell këtu fjalë për fjalë, gërmë për gërmë, pikë për pikë e presje për presje. Para se të kem zgjeruar vetë thënien e Mesiçit, do kthyer në zhvillimet e mëvonshme të derisotme.
Stipe Mesiç në atë kohë ishte nënpresident dhe pak ditë më vonë do të fillonte detyrën e presidentit të Jugosllavisë, i fundit para shpërbërjes së federatës. Më herët ai kishte qenë gjyqtar, kryetar bashkie, nënkryetar i parlamentit krotat, kryeministër i Kroacisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kroacinë e pavarur do të ishte kryetar i parlamentit, kryetar i Partisë së Kroacisë së Pavarur, më vonë Partisë së Popullit. Pas vdekjes së Tuxhmanit do të ishte dy mandate (10 vjet) president i Kroacisë, duke qenë gjatë gjithë kohës në krye të sondazheve si politikani më popullor i Kroacisë.
Domethënia kuptimplotë e thënies së Mesiçit, saktësia e përkufizimit që Mesiçi ia bën nacionalizmit serb, mjerisht u provua dhe u vërtetua në gjithë periudhën e mëvonshme deri në çastin kur unë jam duke i hedhur këto radhë.
Mesiç i thoshte fjalët e mësipërme në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse ishte e mundur që Jugosllavia të mbijetonte duke u shndërruar në konfederatë, pra në një bashkim të republikave të pavarura, një projekt ky që tashmë tingëllonte vetëm si nostalgji utopistësh të sëmurë.
Qysh në vitet e fundit të jetës të Titos ishte pranuar botërisht se Jugosllavia ishte brejtur në themel nga përplasja mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmave republikane. Në kundërpërgjigje të nacionalizmit serb pranohej se ishte ngjallur nacionalizmi sidomos në udhëheqjet e republikave, në elitat e tyre, në intelektualët dhe në masën e rinisë. Kur Mesiç e shqiptonte thënien e lartshënuar, Millosheviçi kishte rreth dy vjet në krye të Serbisë, ia kishte hequr në mars 1989 autonominë Kosovës, duke prishur përfundimisht baraspeshat e konfederatës të krijuara nga Tito. Revanshi nacionalist serb me në krye Millosheviçin ndaj pjesëtarëve të tjerë të federatës kishte nisur pikërisht në Gazimestan më 28 qershor 1989, në shënimin e 600 vjetorit të humbjes së Betejës së Kosovës përballë Osmanëve, me pjesëmarrjen e 1 milion serbëve. Aty kishte lindur edhe sllogani i hedhur nga Millosheviçi se ku ka serbë i thonë Serbi, aty kishte filluar maratona e trenave plot nacionalistë serbë nëpër gjithë territorin e federatës, kishte filluar mbushja e stadiumeve, e shesheve me tubime nga ato që mund të jenë parë vetëm tek fashistët e Musolinit dhe nazistët e Hitlerit në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930.
E pra, çdo logjikë normale, do të thoshte se orekset e nacionalizmit serb, duke pasur nën zotërimin e tyre një hapësirë sa rreth 40% e sipërfaqes së Jugosllavisë, do të ndiheshin të kënaqura.
Mbretëria Serbe, më vonë Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, pastaj Mbretëria Jugosllave e, në fund, Republika Federative Jugosllave, siç provoi koha, ishte një gjeopolitikë e sajuar, ishte një krijesë artificiale e Evropës së Vjetër, në trysninë dhe për hatrin e Rusisë. Kjo miniperandori do të ushqente idenë e Serbisë së Madhe dhe nacionalizmin përkatës, me orekse të pangopshme. Kjo do të sillte dukurinë famëkeqe të “ballkanizimit”, do të sillte serbocentrizmin në trajtimin e rajonit nga ana e Evropës dhe bashkisë ndërkombëtare, pra vënien e interesave serbe në qendër të vëmendjes në dem të interesave të fqinjëve të tyre, madje duke i flijuar këto interesa.
E arnuar si mos më keq nga pjesë të mbetura të Perandorisë Austro-Hungareze, qytetarët e të cilës e ndienin evropianë, si dhe me pjesë të mbetura të Perandorisë Otomane, sajesa artificiale e krijuar nga dy Frankenshtajnë – Evropa e Vjetër dhe Rusia, do të ishte një koniunkturë dyshekullore në duart e serbëve, e financuar nga Lindja dhe Perëndimi. Edhe në periudhën e Titos, serbët arrinin të mbajnë në duart e tyre forcat e armatosura, pra ushtrinë, policinë, shërbimet inteligjente. Në fund të viteve 1980 ata kishin në duart e tyre makinerinë jugosllave të luftës, një nga më të shtrenjtat e kohës. Kjo makineri pothuaj gjatë gjithë viteve 1990 do të përdorej kundër kombeve fqinje – kryesisht kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Kroatët – 12 shekuj katolikë, ndër ta Mesiçi, e ndienin dhe e ndiejnë veten evropianë dhe vendin e tyre Evropë gjatë gjithë kohës, aq sa serbët – 11 shekuj ortodoksë e ndienin dhe e ndiejnë veten shumë më afër rusëve dhe Rusisë. Kjo kundërthënie kaq e pazgjidhshme do të ishte në qendër të shpërbërjes përfundimtare të federatës së mbisunduar nga serbët. Pamundësia për marrëveshje me serbët do të ishte dhe do të jetë në qendër të destabilitetit që ende vazhdon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Natyrisht, nacionalizmi më i fuqishëm, i përftuar si pasojë e drejtpërdrejtë e nacionalizmit serb, do të ishte nacionalizmi kroat, i cili do ta gjente veten tek Franjo Tuxhmani, presidenti i çlirimit të Kroacisë dhe konsolidimit të saj shtetëror. Duke folur për presidentin nacionalist kroat Tuxhman, Mesiç thotë se ai ishte ‘udhëhequr nga ideja se kur Millosheviçi rrëmbente një pjesë të Bosnjës, atëherë edhe Kroacia duhej ta rrëmbente një pjesë të saj.
Kroacia do të ndeshej e para me makinerinë serbe të luftës dhe do të shndërrohej në shkollë edhe për disa nga komandantët dhe luftëtarët e shquar shqiptarë, në krye të luftës për liri disa vite më vonë në Kosovë.
Nacionalizmi shqiptar, në prag të mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe të shpërbërjes së Jugosllavisë, do të figuronte si nacionalizmi më i goditur, si gjatë gati një shekulli në Jugosllavi, ashtu edhe gjatë një gjysmë shekulli në Shqipëri. Në Jugosllavi u ushtrua genocid sistematik ndaj çdo shfaqjeje të nacionalizmit shqiptar. Për këtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, u përdorën edhe partizanët e Shqipërisë dhe qeveria e Shqipërisë e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore.
Fat do të ishte që nacionalizmi shqiptar i ditëve tona do të formulohej nga Ibrahim Rugova, me prejardhje të mirëfilltë nacionaliste shqiptare, Rugovës i ishin vrarë nga partizanët serbo-malazezë gjyshi Rrustemi dhe babai Uka, me të cilin nuk u pa kurrë dhe nuk e njohu kurrë, sepse e la në barkun e nënës. Rugova do të zgjidhte rrugën paqësore të kundërshtimit ndaj serbomëdhenjve dhe do të përcaktohej për Kosovën e pavarur dhe sovrane, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi bazën e këtij vizioni, oreksi i nacionalizmit shqiptar do të ndjehej i përmbushur me konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, me realizimin e statusit shtetformues për shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës e të tjerë, të cilëve t’iu njihen të drejtat e pakicave kombëtare, sipas standardeve më të përparuara të Bashkimit Evropian.
Antonomia midis kroatëve dhe serbëve, siç e pamë, do të ishte një antonimi e plotë. Ndonëse sllavë të jugut, ata përbënin dy kultura të ndryshme, e para vinte si kulturë dhe qytetërim i mirëfilltë evropian, e dyta vinte nga përvoja bizantine dhe postbizantine (otomane), pra përfaqësonte kulturën më të sofistikuar aziatike.
I njëjti këndvështrim vlen për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mes Serbisë dhe shqiptarëve. Kjo u provua edhe gjatë dy shekujve të fundit. U provua edhe gjatë dy-tre dekadave të fundit sidomos në Kosovë dhe ndaj Kosovës. Në të njëjtin këndvështrim do parë edhe situata aktuale e përpjekjeve të Brukselit për të bindur Serbinë të nënshkruajë me Kosovën një marrëveshje të hartuar nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje i detyron të dyja palët barabar t’i përmbahen fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, duke respektuar ndërsjelltas pavarësinë dhe sovranitetin, çka është në të mirë të të dy vendeve, përkatësisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në tërësi e veçanërisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë e në Serbi.
Zyrtarët dhe analistët evropianë dhe perëndimorë pranuan se Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen për shkak të presionit të kishës ortodokse serbe dhe të nacionalistëve serbë. Kështu pranohet se nacionalizmi serb është nacionalizëm i frymëzimit fetar. Ndërkohë që dihet se nacionalizmi me frymëzim fetar është një ndër rreziqet më të mëdha të kohës sonë. Pra, këtë nacionalizëm e udhëheq dogma fetare. E udhëheq edhe dogma e përpunuar nga shkenca serbe. Dihen platformat e prodhuara nga kjo akademi, sidomos në dëm të shqiptarëve. Dihen edhe elaboratet famëkeqe të Cubrilloviqit, Andriqit e të tjerëve, analistët perëndimorë edhe sot citojnë thënien e një ish kryeministri serb, Vlladan Gjoergjeviqit se shqiptarët “kanë bisht si majmunët dhe kur i zë nata në pyll, ngjiten në pemë, e lidhin bishtin në degë dhe flenë”.
Në fakt, në fuqi në Beograd janë pikërisht dy parti nacionaliste. Partia e Sheshelit – nacionaliste e djathtë, ka presidentin e Serbisë, ndërsa partia e Millosheviçit, nacionaliste e majtë, ka kryeministrin e Serbisë, repsektivisht Nikoliqin dhe Daçiqin.
Mjerisht, asgjë nuk pritet nga këto parti të damkës së vjetër, aq sa nuk pritet nga një parti si ajo e Tadiçit, tashmë e Gjilasit. Asgjë nuk pritet as nga brezi më i ri i politikanëve të Serbisë, ndër të cilët, Vuk Jeremiq, i njohur si krahu i djathtë i Tadiçit.
Jeremiç, i datëlindjes 1975, me shkollim kryesisht perëndimor, në periudhën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës duke udhëtuar personalisht në Argjentinë, Brazil, Kil, Kubë, Xhamajkë, Venezuelë, Meksikë, Egjipt, Libi, Gabon, RD Kongo, Afrikën e Jugut, Ganë, Marok, Algjeri, Lesoto, Namibi, Nigeri, Kinë, Indi, Indonezi, Malajzi, Singapor, Vietnam, Kuvajt, Azerbajxhan, Tailandë, Filipine, Pakistan, Siri, Oman dhe Iran. Gjithashtu ka lobuar në takimet e larta të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Teheran, në Unionin Afrikan në Sharm-el-Sheik dhe në Malabo, në Sesionin e 38të dhe të 40të të rregullt të Organizatës së Shteteve Amerikane , në Forumin Ekonomik Rajonal të Meksikës, në Forumin 2010 të Aleancës së Qytetërimeve në Rio De Zhaneiro, në takimin e Lidhjes Arabe në Egjipt, në Teheran ka takuar ministrat e Jashtëm të Mongolisë, Sri Lankës, Algjerisë, Bruneit, Kenias, Kubës, Iranit, Pakistanit, Butanit, Laosit, Bangladeshit, Singaporit, Venezuelës, Panamasë, Kilit, Kolombisë, Marokut, Sirisë, Tunizisë dhe Bolivisë. Në Meksikë ka pasur takime me Felipe Kalderón, Daniel Ortega, Antonio Saka, Ãlvaro Kolom Kaballeros, Manuel Zelaya dhe Fernando Araújo Perdomo. Në vitin 2009, ai u takua me prelatin e Vatikanit Pietro Parolin që të ketë konfirmimin dhe miratimin e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo madje përbën edhe krenarinë e Jeremiçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Jashtëm i Serbisë.
Jeremiç, natyrisht, nuk ka si të krenohet me faktin se ai i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jepte mendimin ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë “një precedent”, sepse gjykata dha vendimin bumerang për Jeremiçin dhe Serbinë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i cënon ligjet ndërkombëtare.
Ishte hera e parë që një deklaratë pavarësia dërgohej në gjykatë. Dhe gjykata e shpalli opinionin e saj më 22 korrik 2010. Me një votim 10 me 4, ajo deklaroi se “deklarata e pavarësisë e 17 Shkurtit 2008 nuk e shkeli ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar, (1)sepse ligji ndërkombëtar nuk përmban ndalim të deklarimit të pavarësisë, (2) deklarata e pavarësisë nuk e shkeli as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përderisa kjo nuk e përshkruan statusin përfundimtar të Kosovës, (3) as vetë Këshilli i Sigurimit nuk ia ka rezervuar vetes vendimin për statusin përfundimtar.”
Në vend që Jeremiçi dhe vetë qeveria e Tadiçit të jepnin dorëheqjen e menjëhershme për këtë humbje të rëndë, atyre iu hodh varka e shpëtimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare me Rezolutën për Kosovën të 9 shtatorit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë që ia linte Bashkimit Evropian pajtimin e palëve, pra Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e mënyrës së zbatimit të planit Ahtisari, mbi të cilin ishte shpallur pavarësia e Kosovës dhe ishte bazuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Me përkrahjen e Rusisë, Kinës, shumicës së vendeve në zhvillim dhe një numri të vendeve perëndimore, i kundërshtuar nga vendet kryesore perëndimore, Jeremiç arrit të zgjidhet kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, detyrë të cilën e filloi në shtator të vitit 2012. I pyetur se a do të lejonte anëtarësimin e OKBsë në Kosovë gjatë mandatit të tij në OKB, Jeremiç deklaroi se pa kaluar mbi trupin e tij Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në OKB.
Serb nga babai, boshnjak nga nëna, ortodoks nga babai, mysliman nga nëna, Jeremiç duket se e vuan çmendurisht dyzimin e tij, saqë nuk njeh skrupuj në shërbimet ndaj projekteve të çmendura nacionaliste për Serbinë e Madhe.
Pak muaj pasi ka filluar detyrën në Pallatin e Qelqtë, Jeremiç ka futur në përmbyllje të koncertit të Vitit të Ri në Kombet e Bashkuara këngën e paraqitur si ‘Marshi i Madh i Paqes’, i kënduar nga kori serb ‘Viva Vox’, i cili ishte në fakt një himn serb, i titulluar ‘Marshi për në Lumin Drina’ i kënduar nga ultranacionalistët serbë gjatë luftërave të viteve 1990. Më 15 janar Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës Veriore postonte një letër të hapur në ueb-faqen e vet për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Në të përfshiheshin nënshkrimet e liderëve të Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit, të Këshillit Konsultativ për Bosnje dhe Hercegovinën dhe të Institutit Boshnjako-Amerikan për Gjenocid dhe Qendrës Edukative. Në letër thuhej: “Koncerti ishte një ofendim skandaloz i viktimave të gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë, sepse orkestra interpretoi këngën famëkeqe dhe nacionaliste serbe “˜Marshi në lumin Drina’. Gjenocidi që ka ndodhur në Srebrenicë dhe në Zepa, si dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës, është kryer nga agresorët serbë, të cilët këndonin këtë këngë, derisa kryenin dhunimet, vrasjet dhe bënin spastrimin etnik të popullatës joserbe.” Sapo mori vesh të vërtetën për këngën e futur kontrabandë nga Mesiçi, e cila nuk ishte as në listën e programit zyrtar, nxiti zëdhënësin e Ban Ki Munit që të shprehte keqardhjen.
Por skandali më i madh i Jeremiçit në Kombet e Bashkuara është organizimi këto ditë i debatit për rolin e Tribunalit të Hagës, ku praktikisht Jeremiçi, Nikoliqi e Mërkiqi vënë Hagën në bankën e të akuzuarit, ku madje Nikoliqi e konsideron inkuzicion Gjykatën Ndërkombëtare kundër Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Njerëzimit në ish Jugosllavi. Nuk ka pranuar të marrë pjesë presidenti i Tribunalit Theodor Meron, i cili e ka kritikuar debatin duke thënë se “me të vihet në pikëpyetje respekti thelbësor për sundimin e ligjit”. Debati do të bojktohej nga Shtetet e Bashkuara dhe disa nga vendet kryesore perëndimore.
Të nesërmen pikëpamjen e Departamentit të Shtetit se diskutimi i ditës së djeshme për gjykatat penale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është shndërruar në një polemikë “çekuilibruar” dhe “nxitëse” e përsëriste edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker: “Debati ishte një mundësi për të forcuar sistemin global të gjykatave ndërkombëtare, ndërsa u shndërrua në debat negativ”, tha Reeker, duke shtuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm punën e Tribunalit të Hagës dhe të gjykatave tjera të Kombeve të Bashkuara. Reeker tha se iniciativën për këtë debat, të iniciuar nga Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, SHBA fuqimisht e kundërshtonte dhe se diskutimin e bojkotuan shumica e vendeve perëndimore meqë i kishin parasysh përpjekjet për të sulmuar Tribunalin e Hagës.
Fakte të tilla nuk mund të mos përforcojnë bindjen se nacionalizmi serb është i vetmi nacionalizëm revanshist në rajon e më gjerë. Të gjithë nacionalizmat e tjerë i kanë përmbushur ose përkufizuar kënaqshëm objektivat e tyre. I vetmi nacionalizëm që nuk mund të parashikohet as në synimet, as në mjetet, as në skrupujt është nacionalizmi serb.
Rruga e integrimit të Serbisë dhe të serbëve në Evropë dhe në Perëndim është një formë e drejtë edhe për paqësimin dhe përparimin afatgjatë të rajonit e të kontinentit. Kjo nuk do të thotë që integrimi me çdo kusht i tyre t’i vonojë apo t’i mbajë peng si deri sot fqinjtë e tyre. Fakti është se Serbia, nëpërmjet Republikës Serbe, po e mban të paralizuar Bosnjën, duke ia mohur çdo perspektivë asaj. Fakti është se Serbia, nëpërmjet pranisë së saj të shtrirë në formë metastazash, po e mban gjithnjë e më të paralizuar Kosovën. Një autonomi e veriut të Kosovës do të ishte rrënim i Kosovës.
Me rastin e refuzimit nga Beogradi të nënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Brukseli për fqinjësinë me Kosovën, shumë analistë dhe zyrtarë perëndimorë shfaqën mendimin se Serbia mund ta nënshkruajë marrëveshjen vetëm nën diktat dhe se këtë diktat nuk mund ta ushtrojë Bashkimi Evropian, mund ta ushtrojnë vetëm Shtetet e Bashkuara, prandaj procesin duhet të marrin në dorë Shtetet e Bashkuara.
Shumë analistë, ndërkohë, me të drejtë, shprehen se Serbia nuk është serioze në zbatimin e marrëveshjeve, edhe kur i nënshkruan ato, ashtu si ka ndodhur me marrëveshjet e pjesëshme të nënshkruara me Kosovën, ndonëse atje Kosovën e ka katandisur si mos më keq, me fusnotë.
Prandaj është e domosdoshme që Serbisë, përfundimisht, t’i vihet kusht sine qua non njohja e Kosovës së pavarur dhe sovrane, si pikënisje kryesore për hapat e mëtejshëm integrues të Serbisë në Evropë dhe në Perëndim, sepse çdo marrëveshje është e mundshme, siç thotë Mesiçi “vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb”.
*Ribotim. Është botuar për herë të parë më 14 prill 2013
Qe nga ekzistimi i sahe LDK si parti shtetndertuese per te interesave madhore ka krijuar koalicione me parti te tjera.
Keshtu ishte ne fillimvitet e 90-ta ,keshtu ishte gjate kohes se luftes,kujtojme Rambujen,keshtu ishte pas lufte dmth gjate kohes se Profetit Ibrahim,keshtu ishte edhe pas ikjese se tije ne amshim,dhe pikerisht kete e beri pasuesi Politik i Profetit Ibrahim Dr.Fatmir Sejdiu Präsident i shpalljese se pavaresise,duke e mundur Serbin ne GJND ,dhe pikerisht ne kete kohe ishte I.M ai i cili krijoj kauze te rreme kunder PDK-se vetem e vetem per te rrenuar gjitheqka qfar ishte Rugoviane .
IM erdhi permese rruges dhe ndihmes se nentokes te SHIKut te cilet i dhan flaken selise se LDK-se.
Derisa Dr.Fatmir Sejdiu vendit i solli pavaresin dhe fitoren ndaj Serbise ne GJND gjitheqka pasoj me vone Kosoven e kthyen prapa.
Shkrimi i juaj Elida eshte tendencioz dhe nuk ofron zgjidhje.
Te kujtoj vetem nje qellimi i juaje po dihet dhe ai perputhet tersisht me ATE te I.M i cili prapa perdeve ngriti V.O. e cila i duhet atije te realizoj qellimet e tija shkaterrimin e LDK-se
Sejcili shkrim i cili mesazh ka regjionslizimin e LDK-se shkon ne disfavorin e saje
Dikur kur ne disa mundoheshim ti hapnim syte me gisht ti nuk ndegjoje,tani ben te njejten gje dhe pothuaj per aq sa mban pergjegjesi I.M dhe klani i tije per aq mban pergjegjesi V.O. dhe ndonje tjeter afer sah
A thua si mund te me shpjegohet fakti ndryshe kur V.O gjendet ne liste per deputete derisa figurat emblematike te saje si ADEM SALIHAJ i gjendur ne listat e SHIKut per likudim nuk ishte ne Listen e kandidateve per deutet,mu ashtu sikur nuk ishte as llapjani Dr Shpejtim Bulliqi i cili ishte kryeheroi i LDK-se dhe tokes dardane,pastaj Fatmir Rexhepi politikani me parimor me Hatim Baxhakun ?!?
E gjitha ka prapavi mu ashtu sikur edhe shkrimi i juaj
Mustafë ti je fans i Sejdiut dhe nga pozita të tilla nuk je i paanshem. Nuk e solli as Sejdiu dhe as Thaçi pavaresine. Sejdiu ne zgjedhjet e 2007 mori vetem 129 mije vota dhe doli me 25 deputete, 3 here me pak se Rugova ne zgjedhjet e 2001 dhe 2004. Kongresi famekeq i 2006 e shperbeu LDK nderkohe që Sejdiu lidhi aleance me Thaqin i cili e shtrydhi si limon dhe e hodhi. Mos harro se Isa Mustafa ishte keshilltar i Sejdiut dhe ishte Sejdiu qe e zgjodhi ne jrye te LDK, por isa i doli i pabese. Te gjitha sa shkruaj jane fakte te verteta. Kush humb zgjedhjet jep doreheqjen dhe largohet nga politika.
Ai i ciili i HUMBE ZGJEDHJET, nuk ka ma asnje te drejte, as njerzore, as morale, as politike, me u RIKANDIDUE. Kjo duhet te jete RREGULL, ne disa shtete perendimore per partite politike eshte TASITE (TACITE-Tacitus)!
Nuk ka ma arsye, nevoje, kohe dhe energji me humbe ELEKTORATI, pas HUMBESEVE, kush do qe te jete ai. Nuk guxojme me ba POLITIKE JARANIJE, KUMARIJE, FAREFISNIJE, APO SIMPATIJE!
Pikerisht kēshtu i nderuar Avdulla Rexhaj.
Ju flm.
Elida mbaj mend vetem Fatmir Sejdiu eshte ai i cili mund TU dali perball ketyre sfidave
Une nuk di te bej tifozeri per interesa te ngushta.
Tifozeria ime e veteme eshte per LDK te Ibrahimit dhe vendite
Elida me shume je ti kundershtar i LDK-se dhe Fatmir Sejdiut se sa qe une jam fans i tije.
Te kujtohet sa je krekosur per Isa Mustafen .
Sekleti yte me i madh eshte gazeta Bota Sot ku dikur me burrin tuaj punonit dhe nga atje fitonit leke te mire .
Ajo kohe edhe pse do te isha fans i kthimit te saje me keqeardhjene me te madhe nuk mund te kthehet me.
Derisa gazetat tjera arriten te fusin ne loje para te pista Bota Sot as nuk i kishte ato dhe as nuk e kishte ne vizionin dhe kodeksin e saj gazetaresk diqka te tille,andaj ajo kohe tanime eshte passe,diqka qka nuk mund te thuhet per LDK-ne,nese ajo kryen reformat e domosdosheme duke u bazuar ne pervojat dhe njohurit e atyre te cilet e krijuan ate
LDK si levizje gjithepopullore dhe si force kryesore politike e kishte pushtetin moral dhe besa fiktiv qe nga fundviti i 89-tes pothuaj per gjate gjithe kohes deri me tani dhe jo vetem qe pushteti konsumon ,pore per hire te krijimit te balancave partiake ,dhe te paqese se brishte e cila LDK-se po ia hengete kokat e saja nga atentatet e hienave pas shpine ishte projekt i miqeve tane qe ajo te dobesohej,dhe rasti u gjete Ibrahimi duhej te shkonete ne amshim ,dhe me te ne njefar forme edhe LDK e tije.
Koha post Rugoviane ishte me e veshtira per LDK dhe vendin,ketu vlen te permenden protestat tragjike te marsit te 2004-tes derisa LDK ishte ne bashkoalicion me rrenuesit e shtetndertimit te cilet me venjene flake kishave dikur shqiptare tani te menagjuara nga nga serbet ,ne njeren ane rikthyen mitin e mundur dhe deplasuar serb nga Profeti per Kosoven,e ne anen tjeter vendosen vendin e sidomos Profetin Ibrahim me LDK,-ne e tije ne mese kulle dhe qekani .
Vlen te ceket vizita e delegacionit shqiptar ne kongresin amerikan ku pergjegjesi i tije vuri poashtu nene presion te papare delegscionin shqiptar te udhehequr nga ipeshkvia e Kosoves.
Plaget dhe varret e atyre ngjarjeve antishqiptare me fajin e PDK-se as sot e asaj dite nuk arriten te shrrohen duke krijuar kushte optimale per faljene e mesjetes serbeve dhe keshtu shqiptaret praktikisht u gjveshen nga mesjeta dhe tradhigimia e tyre Historike.
Ne keso rrethanash kreatori dhe vula e shtetndertimit te Kosoves ne rrethana tejet te dyshimeta Ibrahimi dhe Dora e tije e djathte Imzot Mark Sopi iken ne amshim,dhe be keso rrethanash paduesi Politik i presidentit Historik pranoj kreun e LDK-se dhe vendit, duke vazhduar dhe finalizuar amanetin e Profetit me shpalljene e pavaresise dhe mundjene e Serbise neGJND
Keshilltari i tije I.M kishte dhe ka ne Mission shkaterromin e LDK-se dhe dezorientimin e vendit qka deri me tani ia arriti qellimit
Fatmir Sejdiun e analizoj prej 2006 deri dhjetor 2010. Natyrisht qe klani i Llapit ia punoi Sejdiut, por Sejdiu u ba vegel e tyne. Sejdiun ata e hoqen ndersa vete ngelen. Po Sejdiu çka bani prej 2010 deri sot? Perse nuk iu kundervu pisllekut?
Ti Elid lidhje me politik nuk paske ju koki e keqja e ldkse si ju qe po bajki analiza eshte vetum gaajram gecaj ju jeni turpi i ldk se
Ai tere kohen ka kundershtuar pisellekun,dhe tani kur diferencuan njerezit me te mire si Dr Shpejtim Bulliqi,Fatmir Rexhepi,Adem Salihaj Hatim Baxhaku dhe te tjete ne menyre demonstrative u terhoq nga kryetari i nderit si dhe nga anetari i KP.
Tani si thua ti te kap revolen dhe te filloj me te shtena?!?
Jo kjo nuk eshte as filozofi Rugoviane prandaj as e tije dhe familjese se tije e cila njihet si krenari e kombit
Ai tere kohen ka kundershtuar pisellekun,dhe tani kur diferencuan njerezit me te mire si Dr Shpejtim Bulliqi,Fatmir Rexhepi,Adem Salihaj Hatim Baxhaku dhe te tjete ne menyre demonstrative u terhoq nga kryetari i nderit si dhe nga anetari i KP.
Tani si thua ti te kap revolen dhe te filloj me te shtena?!?
Jo kjo nuk eshte as filozofi Rugoviane prandaj as e tije dhe familjese se tije e cila njihet si krenari e kombit
Niveli yte gazetaresk nuk shkon pertej bajraktareve te dhunshem te mehallave tona,te cilet jan antipodi i Prof.Dr.Fatmir Sejdiut te cilin e karakterizon familje me vyrtete te larta intelektuale dhe atdhedashurise.
Burim i dijese dhe nacionaldemokracise.
Dija,pervoja,qendrimi dhe burreria .
Ato te cilat i ka kryer Prof.Dr. Fatmir Sejdiu ne ditet me te veshtira per vendin nuk i kan kryer te gjithe ATA te cilet ishin afer Profetit tim
Te kujtoj ai ishte personaliteti kryesor i Profetit Ibrahim per detyra te veqanta.
Kujtoj rastin e mesuesit Geci i cili u vra nga fallangat famkeqe
Rasti i familjese Jashari pas renjese ne altarin e lirise.
Demonstrata dhe protesta gjithepopullore kunder gjenocidit serb se ciles i priu dhe para tankseve u ul kembekryq duke i thyer doren.
Ishte i deleguar i Profetit Ibrahim qe te takohej me amabsadoret e shteteve Mike ne Beograd ku me vete kishte te mshehura sjellur fotot e barbarise se regjimit gjenocidial ,duke kaluar mbi 500 km neper territorin e tyre.
Foto te cilat tronditen perfaqesusesit e shteteve mike.
Foto te cilat pushtuan boten pas konferences me gazetaret e huaj ne mese Beogradit.
Te Tilla veprime mund te kryenete vetem intelektuali me boshtkurrizor dhe i vendosur per TU sakrifikuar .
Ato te cilat i ka kryer Prof.Dr Fatmir Sejdiu ne nje dite te veteme te tjereve u duhen shekuj te tere jetese.
Gjarperi kishte hyre ne te gjitha poret e jeteses dhe vendi kishte dy mundesi ose te pranonete luften civile dhe te shuheshin ato enderra shekullore Öse duhej me te disi te kryheshin proceset e shtetndertimit.
Koka,shpirti dhe mendeja e Prof Dr.Fatmir Sejdiut jan ne trupin e njeriut te lindur per atdhe
po
pershndetjw Mustaf Shabani ti je ni njeri qe ke kontribu me kan ni LDK unike qysh kan deshir te gjith elektorati i LDK së dhe tu kisha lut mos u mer me pipilia si kjo qe nuk perfaqson diqka nga ldk ja ti je simbol i LDK Së Mustaf Shabani RESPEKT